| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|
+90Dreni Drenova gentiana lohaj dodgjeka ...... shefqet mujota zana. xhema BashKom agim__barja Driniiiii play meri ILTA Sema dibranja delick Psikologu veletini VetetimaAL Eklips Muja e Halili klodian Xili paioni Blerim1 Aleks J. Zhapa Kristaq Th. Gushi lepurush egzona- spirito Uskana E_Bukura sela-mi tina elisa Blerti_Gashi Leka i Madh Albona Veneta anila Fjona Nezir Myrta shqip0nja Trimi beti cristal Parapsikologu Martina zeriatdheut Eva0506 Poeti liri_b mall metiii Tesa Riki30 **Embelsira** Lanetja Mergimtarja ficam bukla Mysafir Begu Guximi interesant Jorgo S. TELO eri M gjakushi Orfe@ feneri Ago Muji Delia Albea Edonis vjollca Adem Berisha petritkola Beton Euridika rrebelja Lejla Arta tom sojer Urata Aquila shaban cakolli Kosovarja besa-bese Sofra 94 posters |
|
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Oct 19, 2012 5:20 am | |
| 12 DYMBEDHJETE VARGJET E MIA
Lodhem, duke qëmtuar të ardhmen. Fle në shtratin e Arushës së MADHE. Zgjohem nga tringëllima e kristalit të ëndërrave. Lahem në dushin e rrezeve diellore. Krihem me degëzat e pyjeve halore. Vishem me këmishën e përgjakur të Krishtit. Udhëtoj sforcuar midis shpresave dhe hiçit. Çlodhem më së tepërmi duke punuar… Jashtë bezdive protokollare kam dashuruar. Jetoj nën përkujdesjen e Engjëjve. Do vdes me shterimin e ëndërrave… Ringjallem në sinfoninë e gërmave…
Kjo poezi e shkruar nga i nderuari Jorgo S TELO me pelqeu pa mase.
Shum suksese ne jete Jorgo S TELO. | |
|
| |
gentiana lohaj Fillestar/e
Numri i postimeve : 3 Age : 28 Vendi : ferizaj Registration date : 19/11/2012
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Nov 19, 2012 4:27 pm | |
| Bleta
Degë më degë,
Lule më lule,
Fluturojnë bletët,
Duken si nure.
Nektarin thithin
Dhe nxitojnë,
Që në koshere
Mjaltin ta çojnë.
Është i ëmbël,
Me ngjyrë të artë,
Për shëndetin,
Me vlerë të lartë.
S’ka si bleta punëtore,
E palodhur, shembullore!
Gjithë ditën ajo punon,
Mjaltin ne na e dhuron.
Bleta është si flori,
Kosheret janë si mbretëri!
| |
|
| |
xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Dec 26, 2012 9:33 pm | |
| PYKË E DJALLIT
PYKË E DJALLIT (Ibrahim Rugovës)
Ti qe një thes i qymyrit, Ibrahim, Dhe nga ky thes s'del pluhur i bardhë, Pemë e tharë, e hidhur, pa frut... Robërinë e kombit e quaje: "behar".
Ti qe një vrimë e madhe në anije... Dhe doje në det ta fundosje, Dimrin e quaje: "pranverë të butë..." Asgjë nuk le në tenxhere, Asgjë popullit s'i le në lugë.
Ti qe një " gjeneral" i vetëzgjedhur, Po që ushtri tënde s'doje... Ti s'qe veçse një papagall i hedhur Dhe bijtë e popullit pareshtur i haje.
Ty, miop i verbuar, arrogant i humbur, Të rrihte zemra veç për kolltuk; Aq, të bënte vajë e gjak i popullit, Farë e keqe, ti tartakut!
Ti qe, vërtet, një "arkitekt", Ibrahim; "Arkitekt" i turpit e i nënshtrimit... Armikut përherë i thoshe: "Peqe!"-"Amin!" Përballë dhunës e poshtërimit.
Ti s'i doje as fjalët: "luftë", "revolucion", S'i doje trimat, që për liri dolën në mal, Të mjaftonte të quheshe mbret pa ushtarë në FRON... E kishe për ndot të quheshe shqiptar.
Doje me SHALL të na mashtroje... Sikur kishe ndonjë "sekret" a "strategji", Doje popullin në agoni, ta hipnotizoje, Ta mbaje të gjallë titizmin përsëri.
Dhe vërtet qe "arkitekt" Ibrahim, Pykë e djallit në mes Shqiptarisë... As në "atë botë" s'do kesh shpëtim- -E ke vulën e tradhtisë!
Bensheim, më 4 janar 2oo7 | |
|
| |
mujota V.I.P
Numri i postimeve : 219 Age : 29 Vendi : Mollopolc Registration date : 13/06/2011
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Dec 26, 2012 9:41 pm | |
| Se di
Kur pikat e shiut do flasin, kur dielli do qesh me ne, kur hena s'do na shoqeroj naten, nje ndryshim ju veni re?!!.. Dhe ju do mundoheni ta prekni ajrin me dore, duke harruar se nuk preket dot... Do te lundroni me fantazmat e jetes dhe do kaloni kohen kot... Por bota nuk eshte sic duket, por eshte sic ti e ndjen!!.. Te gjitha te kqijat le te zhduken nje e keqe prap do t'gjen.... | |
|
| |
Dreni Drenova Fillestar/e
Numri i postimeve : 58 Age : 56 Vendi : Pejë Registration date : 14/12/2012
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Dec 29, 2012 3:17 pm | |
| Operacioni "SHIGJETA"në Pashtrik
Në qiellin e përflakur nga thërmi granatash valvitej flamuri me shqiponjën egersuar tundeshin bjeshket e Pashtrikut nga zhaurim bombardimesh e brambullim topash.
Truri fshehurazi dikton zemrës time dëgjimin e krismave të armëve vdekjeprurëse plasariteshin dherat buzët thaheshin për një pikë ujë në Hasin e thatë gjarpinjtë villnin helmin përzier me aromë baroti.
Zemra e brengosur më mëson shumë më tepër artin luftarak trimat e brigadës 128 të UÇK-së luftonin me trimëri armikun për t,ju bashkangjitur luftëtarëve të lirisë atje në Kosovë që luftonin për jetë a vdekje!...
Më vijenë në mendje Bashkëluftëtarët e mi Që ranë heroikisht Në betejat e Gorozhupit e Pashtrikut Tek ecnin prapa legjendës së gjallë Të armatosur përballë rreziqeve Hapin shtizet e zëna.
Ne ecim të sigurt Në paqe të helmatisur! Me ndjenja iluzionore Se do të bëhet mire?!...
31 Maj 1999 Pashtrik.
| |
|
| |
dodgjeka Anëtar i ri
Numri i postimeve : 76 Age : 85 Vendi : vulaj malsia Profesioni/Hobi : autolakir ën penzion -poezia Registration date : 30/06/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Jan 03, 2013 1:30 pm | |
| Deciqi dikur
Dimo Zot dita e ShnaKryqit Dikur â ken i bukuri Ball kullotshin brîs Deçiqit Lop e qe berre e dhi
Gjîthkû â tije trokja e berrit Qysh Tërgajet deri ën Plagza Qysh Mileshit e Kodra t’Derrit  kên plot me djelm e varza
Çobanesha kuq si molla Opâkët e kuqe çarapt e barrll Me xhubleta e rasha t’holla Për pas barret tye me dal
E çobanat tye meu prî Kâtka t’vjetra jâ po kton “Prêl Gjeloshi i burr doji e “Çka ka Lëkuqa çi blegron”
Ën hije t’lisit tye mrizua Berre e dhi jan bërzije Tye i ra fellit tye me kënua Edhe piskat jan tye u tije
Mei tije piskat â kên lezet E prej fellit gjimote mali Varzêt zêmra pou pëlset Prej Rrase Mâlle këthehej zâni
Tash po tihet veç qyqja e malit Brîs Deçiqit tye me knua Felli,piskat e kâtka e djalit Për gjithmon jân harrua
| |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 14, 2013 11:27 pm | |
| Kosovë e SHqiperi historia shekullore është e shkruar ne fletore është nji ditë shumë madheshtore shqiptaret te lidhur dore per dore jemi shqipetar kemi nji emer ketë shekull e festojm me zemer Isa Boletini a je zgjue me pa popullin duke marshue jam i vdekur qendroi ne varr para nji shekulli kam qen i gjallë i kam dal armikut per ball drejt ne Vlorë kam marshue me flamur jam perqafue ja u kamlan amanet per atdhe duhet me vdek me u bashku Kosovë SHqiperi per flamurin kuq e zi mos mendoni me u perqa po jetoni si vlla me vlla te valoi flamuri ne Vlorë kuq e zi edhe ne Kosovë SHqiperi oj SHqiperi ta urojm ketë pavaresi do bashkohemi un dhe ti pa bashkim nuk ka liri .Begishe Gashi[img][/img] | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Thu Feb 14, 2013 11:28 pm | |
| Kosovë e SHqiperi historia shekullore është e shkruar ne fletore është nji ditë shumë madheshtore shqiptaret te lidhur dore per dore jemi shqipetar kemi nji emer ketë shekull e festojm me zemer Isa Boletini a je zgjue me pa popullin duke marshue jam i vdekur qendroi ne varr para nji shekulli kam qen i gjallë i kam dal armikut per ball drejt ne Vlorë kam marshue me flamur jam perqafue ja u kamlan amanet per atdhe duhet me vdek me u bashku Kosovë SHqiperi per flamurin kuq e zi mos mendoni me u perqa po jetoni si vlla me vlla te valoi flamuri ne Vlorë kuq e zi edhe ne Kosovë SHqiperi oj SHqiperi ta urojm ketë pavaresi do bashkohemi un dhe ti pa bashkim nuk ka liri .Begishe Gashi[img][/img] | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 15, 2013 9:48 am | |
| Vitet e hijezuara
sikur doja ta dija sa e sa vite te kaluara sa her te zhdukura e te paharruara sikur me par te diktuara
jetoja me vite te tera hija me ndiqte kudo me shpirt me shigjetë me shpoja mendoja do te zhdukej ndojherë
kudo qe te shkoja ma larg a thu a ka vite me hije a do mi degjonte ndokush keto endrra te mija
a ka hije vetem kur është natë apo hije me ditë me diell mjegulla kur e mbulon token apo kur vuan njeriu
gjithqka mbetet e hijezuar pran afer apo ma larg unë qdo herë e hutuar mendoja nji jetë te pa fat
a do te zhduket hija ndonji herë tishpalos mendimet e mija mjegulla te na sjell shiun dielli tna kujton femirin
jo hija nuk do largohej ne qdo hap e ne qdo vend edhe ata qe kan qen ma zdo te jen e as gjurmet nuk do ti ken
do te behet hije e perjetshme do te ndalet ne vend te caktuar aty ku vendosen guret e njeriu është i paketuar
a do tna qetsoi dheu apo bari kur te me mbin mbi ato vrima do te shkruhet vuajtjen askush nuk ta din
se bashku me hije ne vite jeta do te perfundoi nuk gjendet kush ne ketë botë qe shpirtin ta qetsoi . Begishe Gashi | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 15, 2013 11:38 am | |
| gjetja e poezive te mija Begisheb Gashi | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 15, 2013 12:06 pm | |
| RRUGTIMI
qetësi dhe vetem qetsi an e mban në këtë Kosovë nuk ndihej zeri i askuj vetëm shushurima e zogjeve ne rrugë duke hec
më bilbili spo kendon ne gjuhen tonë shqipetare qdo her mendja me shkon si ta lam ketë tokë dardane
a do te kthehemi ne fole në zërin tonë te bilbilit apo valet do na percjellin mu ne vendet e mergimit
kudo vate kudo shkojmë të gjithë jemi nji kemi gjuhen tonë shqipetare po të nejten fole
prej nji vendi në nji vend po shtegtojmë si zogjet shtegtar por nji ditë do të arrij e të behët bashkimi kombetar mos mendoni se kemi vdekur zemren e kemi të fortë do te luftojmë me pend e pushk atdheut do ti dalim zot
gjuhën e kemi te ëmbel kudo qe te shkojmë të larguar e te bashkuar gjuhën tonë mos ta harrojmë
populli rrugës po qendron edhe rruget në gjum kan ra hëna rrezet i ka lshu zogjet ne qerdhe nuk janë ra
rrugë te gjata etë paharruara ishte e madhe kjo Kosovë mu ne rrugë afer lendine ulur populli po kuvendojn
sikur zoti tna jep forcë me imbyt keta barbar asnji leckë e tyre mos tmbet e as syt mos me ja par
me shetit neper këtë tokë e me ndejt me dhimbje tmdha me i pa shqiptaret duke hjek e me tardh shumë gjynah
mos harroni luften qe ndodhi mos i harroni njerzit e vrarë mos te zhduket gjaku i humbur tkini dhimbje per shqipetar
mendja le te na rri në ketë tokë shqipetare e shkau le te zhduket e te dali fare
le ne token e gezuar bilbili kenges le tja thote loti i nenave mos te perseritet por atdheut ti dalim zot
nenat tjene te gezuara me femijet e tyre prane tokat tjene te begatshme me bashkimin tone ane e mbane. Begishe Gashi
| |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 15, 2013 11:38 pm | |
| NENA NE PRAG TE DERES
mos rri e vetmuar ne prag mos u mahnit per luftë mos derdh lot pa u ndal mos rri qdo herë në prit
mos qaj e mos vajto mos prit dimer mos prit pranëverë mos degjo zëra bilbilash as lule qe sapo kan qel
mos prit djalin mos e loto tokën mos ki dhimbje mos ki frikë mos u hidhro se koha po kalo
mos i shiqo pyjet mos paraftyro krizma mos kujto të kaluaren se toka u mbulua me gjak
mos bredh nepër pyje mos kerko njeri se lufta e beri te vetën per pleq e të rinj
mos vajto nënë se djemtë tu kan vra behu shumë e fort tokën me gjak e kanë la toka me gjak është mbulu liria është fitu Begishe Gashi | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Feb 15, 2013 11:39 pm | |
| NENA NE PRAG TE DERES
mos rri e vetmuar ne prag mos u mahnit per luftë mos derdh lot pa u ndal mos rri qdo herë në prit
mos qaj e mos vajto mos prit dimer mos prit pranëverë mos degjo zëra bilbilash as lule qe sapo kan qel
mos prit djalin mos e loto tokën mos ki dhimbje mos ki frikë mos u hidhro se koha po kalo
mos i shiqo pyjet mos paraftyro krizma mos kujto të kaluaren se toka u mbulua me gjak
mos bredh nepër pyje mos kerko njeri se lufta e beri te vetën per pleq e të rinj
mos vajto nënë se djemtë tu kan vra behu shumë e fort tokën me gjak e kanë la toka me gjak është mbulu liria është fitu Begishe Gashi | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Feb 25, 2013 1:21 am | |
| Bashkimi Kombëtar
Mos i humbë shpresat popull nëse pushteti i nxirë t' gënjen shpirti atdhedashës jeton dita e suksesit po vjen
Nga e sotmja mos u shqetsoni pushtet i nxirë, gënjeshtar s' duam tradhëti e t' bashkpunoni do t`ju demaskojmë pa ndalë.
Nuk do t' heshtim, do t' veprojmë derisa gëzimi popullit t'i vjen pushtetin e nxirë kur ta rrëzojmë Bashkimin Komëtar do e bëjmë....
| |
|
| |
Vesa Admin
Numri i postimeve : 256 Age : 41 Vendi : Ne mes te luleve Registration date : 13/07/2010
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Mar 05, 2013 11:29 am | |
| | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Mar 11, 2013 9:02 am | |
| ju lutemi dua ti shiqoj shkrimet e poezive te mia .Begishe _gashi@hotmail.com | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Mar 11, 2013 9:20 am | |
| ju lutemi nuk mundem te shkruaj ma gjat nese nuk mund ti gjejë te gjitha poezit e shkruara e mos te na i kopjon askush .begishe gashi | |
|
| |
begishe_gashi@hotmail.com Fillestar/e
Numri i postimeve : 23 Age : 65 Vendi : rezall skenderaj Registration date : 13/02/2013
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Mar 11, 2013 10:38 am | |
| zgjuarsia e nji nxënësi nëper valet e detit dija po valvitet në mendime te nxënësit dija persëritët
mendja ndritët me te mesuar fëmiu rritët me tu zhvilluar libri mesohej prej femirisë shkronjat janë dritë e diturisë.
nese shkronja te mungon fjala shkruhet qart e mirë zgjuarsia do mbretron shkronjen do ta permirson
formo fjali pa piksim por femijë do ta dish se fjalia pa piksime zdo mbretroi ne diskutime
vendos pikën në pushim presjen ne diskutim po quditsja po ngatrrohet se pikpyetja po krenohet
jam e bukur si nji krraqke kokën lartë si nji draper pika posht po figurohet kur femiu po qetsohet
pikquditsja po drejtohet jamë e bukur per qudi bëjë ngatrresa për fëmijë shumë njerëz i befasoi aty unë ku mbretroi
unë jam shumë e qetë pushoi pak nuk ngatrroi punën prap e vazhdoi kërkoi njeriun mos largohet fjalia mirë te formohet . begishe gashi
plumbat mbi kokë femijët duke fjetur disa ditë me të qeta , e disa shumë të merzitura po kalojnë.
Nese jemi njerëz të perendisë do te kemi shpetim .Po na brengosin keto vite me vuajtje , njerëz me thas ne shpin duke hy në mulli ,disa në pyje duke ndezur zjarr për te zier kollomboqa ,qe ta ngjallin shpirtin e tyre .Të mjerët ne ,po kthehemi me shekuj mbrapa duke bredhur pyll me pyll,për te gjetur strehim e për të ngrën diqka .Momentët e diellit kur po e rrezon atë vend të Mulliri i Malës ,po na i gezon shpirtërat .Femijët po lozin nëpër atë lendin duke shiquar atë lum me peshqi qe i shprehin deshirat e tyre .Ditët dhe nëtetë kalonin po per ne ishin shumë të gjata .Filluam ta kalojm nji jetë të pa deshiruar ,sepse nuk ishim te vendosur në nji vend të caktuar .Me kalimin e kohës edhe na po bredhnim posht e lartë ne shtigjet e jetës .Kosova ishte nji hapsir e madhe , me nji populli cili nuk u tremb kurr nga armiku ,i qendronte besnik tokës ku kemi lindur e aty do te vdesim .Jemi te lumtur e me plot krenari qe e mbrojtëm atëdheun dhe se boll vuajtem e sakrifikuam .po asnji hap nuk u larguam nga toka jonë e shejt duke u mbshtetur të allahu . Kur shqipetaret do të bashkohen kush është trim e nuk frigohet kush luftoi e derdhi gjak per atdheun ton te dashur jeta nuk iu dhimbs aspak
kur do bejmë nji bashkim ball te ndar cop e grim kemi nji fe ,kemi nji emer shqiptarin e duam me zemer
trimat e mdhenj kurr nuk ndalen nepër pyje duke luftue asnjiher nuk kan te ndalur atdheun per me bashkue
nuk i ndali shiu as furtuna as bora e as acari me arm ne dorë luftuan për atdheun luftuan .Begishe Gashi është nji lloj tregimi i nxjerrur nga libri qe do ta botoi me titull .RRefime te perjetuara luftarake në Drenicë. | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Fri Jul 12, 2013 5:32 am | |
| Edhe kete here rreshqiten cakejt aprovuan krimin ne Parlament u nda shapi nga sheqeri per ta amnestuar veteveten. | |
|
| |
BashKom Admin
Numri i postimeve : 767 Age : 54 Vendi : Prishtin Registration date : 27/08/2009
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Sat Jul 27, 2013 2:33 am | |
| Po nuk e anmestove veten pasi që jan futur deri ne fyt me lloj lloj krime e hajni kush do ti amnestoj, | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Sep 10, 2013 11:01 am | |
| Syt me jane mbushur me lot kur lexova kete analize qe kishte bere miku im i nderuar... i cili fizikisht nuk eshte me ne mesin tone, por jeta e tije ne sherbim te atdheut te cilin fort e deshti do te jetoj pergjithmon.
Sofra shkruajti: 3. Plisi drejt dritës
Kam ecur rrugëve duke numruar hapat ngjyrat e ylberit jam ngutur t'i zë.
Rruga shumë e gjatë me ulirima ujqish me sy i shikojë me shpirt i ndjejë
Syt përgjonin dritën Plisi shndriste në terr hapat nuk ngadalsohen Flamurin ta shpiejm në vend.
Nuk janë vargje forumistësh. Janë kurorë margaritari, që deshifruan emblemën e qëndresës shqiptare. Ishte ai plisi që eci shtigjeve gjithkah me ëndërrën e shpresave ! Po! Nëpër " ulërima ujqish"! Dhe, krijuesi, Sofra, këtë ditë marsi, më orienton drejt shtigjeve ku
" Syt përgjonin dritën Plisi shndriste në terr '' !
Thash se do të jetë kulmi dhe e hijezova . Megjithatë krijova përshtypjen, se tufa e krijimeve të Sofra, dhe të tjerat që e shoqëronin këtë gjerdan të bulëzave poetike më nxitën t'u bashkohem dhe t'u them : Se më në fund, prehem ashtu si desha : Me nivelin e krijuesëve që e kanë në zemër e shpirt Bashkimin dhe Pavarësinë e Shqiptarëve në atë tokë të nëpërkëmbur nga djajt, e të shenjtë për ne shqiptarët ! | |
|
| |
Vesa Admin
Numri i postimeve : 256 Age : 41 Vendi : Ne mes te luleve Registration date : 13/07/2010
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Tue Sep 10, 2013 3:36 pm | |
| | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Mon Sep 23, 2013 4:13 am | |
| si te kuptoj
Një këngë ndëgjoj Zhytem në mendime grushtin shtërngoj realitetin e sotëm si ta kuptoj.
Edituar për herë të fundit nga Sofra në Fri Dec 13, 2013 7:42 pm, edituar 1 herë gjithsej | |
|
| |
Vesa Admin
Numri i postimeve : 256 Age : 41 Vendi : Ne mes te luleve Registration date : 13/07/2010
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Sep 25, 2013 10:32 am | |
| Shum mir si gjith mon | |
|
| |
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët Wed Sep 25, 2013 3:43 pm | |
| Faleminderit Vesë, na humbe krejt. | |
|
| |
Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët | |
| |
|
| |
| Poezi të krijuara nga forumistët | |
|