Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 27 ... 36  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 12, 2008 7:10 pm

Nezir Myrta shkruajti:
Nezir Myrta / SHQIPTARI I RI


-
Poetëve të forumit



Po lindet shqiptari i ri
tok -
me Nëntorin E Tretë -
aty ku kishte lisa të mëdhënj stuhishë illirian antik
me rrënjet e lashta trungu egjean jonian e adriatik
e trekontinental -
linden vishkuj të rinj shqip thikpërpjetë fjalës së bukur
nëpër shkronja të reja
bulëzojnë bulevarde të fjalës artistike
vishkuj të rinj patjetër u ngjajmë lisave të lashtë qiellor
se rrënjet e tyre i kemi në shpirtin flakada
fjalës së re ndritë feneri i kohës sonë
e kushtrimi zgjon lindjet e reja illire
vesa ushtare e plumt agimeve yllëzon mbi gjethe tingujsh të rinj
sofra plot bujari shqiptare - bukë kosove pjekur rrezesh
me sy tejbjeshkëve symësy me kohën symize
eva harroi mollën në degën e fjalës së atit
vrapon kopshtit edean plot tinguj mbushur frymë
gas e lot me një tufë bulëzash fjale në dorë
biligoa i pëshpëritë vllait skendërbean
mos të ndodhi kurr më tradhtia mes shpatash
gatitë tinguj të rinj zjarri me fletëza trëndafilësh
gota tingujsh plot nektar shpirti
anila pishë e kallur ndez pishtar mbi varre dëshmorësh të rinj
plot vrushkuj të zgjuar dashurie
veneta m'i kujton venetët e lashtë me shtiza trojane
e deradiane që sylot shpojnë mallin e Të Bukures Moree
shqiponja e re flatron lartësive të tingujve dardhan
duke i thyer lartësitë në rithme të rinj shkronjash
shqiptari i ri po lindet
në Nëntorin e Madh

Nëntori i Tretë po vie!

( 11.11.08 )


skjarim për fenerin: authori i kësaj poezie - Nezir Myrta, (e Nëzir Myrtaj - me-j është person tjetër) edhe heqi gërrsherët nga dora kur bëhet fjalë për antarët e forumit! Shpresoj të mirkuptohemi!

flmnd


Poezi shumë e mirë i nderuari Nezir, vazhdim edhe në të ardhmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 12, 2008 7:16 pm

feneri shkruajti:
3. NE U NISËM E PAGËZUAM



Atë pjesë dielli
Që na ndriçon tokën
Na e zinin –
Dritën të na marrin
E sytë tanë
Në terr t’i lënë përgjithmonë !

Ju e dini çdo të thotë i verbër !


I nderuari feneri poezi shumë të mira suksese dhe vetëm suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 12, 2008 9:22 pm

SONET


Edhe në frymëmarrje ke zënë e troket
Idilë që buron nga damarët e jetës
Mimozë e këndshme -shfaqesh pulëbardhë në det
Josh ëndërrat gënjeshtare apo të vërtetës ?

Agut të dritës që vjen pas errësirës
Troket si drenushë që dridhet nga vrapimi
Inxhia e buzëqeshjes të del si ylber pas vetëtimës
Sytë t'shpërndajnë shigjeta pushtimi !

Aurora e shpresës më ndalet në hark
Hapërimi pikëtakimet i pret si kandil
Agori i fytyrës të merr zjarr për fill !

Dremis i heshtur si vjeshta - Ti blerim prej larg
Estradës së vetmisë si t'i kthej jetë
Fanarë i ndezur për dashurinë e vërtetë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 12, 2008 9:45 pm

PËRKUSHTIM PËR LI.. SA... !


Të ëndërrova që nga lindja
por kurrë s'të pata pranë
tashti kur të gjeta
më ndjekin tiranë !

Të ndjejë ! Të kam afër !
Kufiri na ka ndarë !
Kushedi sa vuajte ...
Se di ! Sa kam qarë !

Prita në kufindarje
për leje - pak fjalë,
ishin ciklopë pa zemër
me: Stop ! Kishin dalë !

Kurrë nuk u zbrapsa
nisa periudhat,
thinjat në kokë mbinë
e në ballin tim rrudhat !


Por s'u binda kurrë
rilinda përsëri,
Përkushtim Li.. Sa... !
për bashkim të ri !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 12, 2008 9:49 pm

SI TË KUPTOHEMI


Si të kuptohemi -
për dëshirat që nuk mund t'i shprehim
akoma një muzg
bën hije rrugës sonë
dhe, ëndërrat e lumturisë
na i rrëmbejnë - furtunat !


Si të kuptohemi -
me fjalë nuk shprehet aljo llavë e zjarrtë
që ec padukshëm nëpër trup
dhe na kthen në amulli
të agimit tonë të ashpër
agimit tonë të gjakosur !


Si të kuptohemi -
se dashuruam në terr dhe dashurojmë -
pa hile ! As lajka nuk përdorëm
se s'kemi kohë për të !
Po ti thyejmë armiqt,
dhe mblesërinë,
atëherë - kuptohemi për dashuri Ilirinë ...!

E botuar më 21.05.1978 në Flaka , Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 3:23 am

30.

Nëpër kopsht lulet ujis
në secilin lule ka mirësi
secila ditë është një dhuratë
kur ty të shoh gjithçka shndritë


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Dec 06, 2008 1:25 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 3:55 am

Shume vargje te bukura dhe gjithe jete Sofra! Te uroj suksese gjithmone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 4:26 am

Disa vargje


Ne nje qiell te panjohur

si zogj trembur me pak fjale

me veshtrojne si duket embel

mes vargjesh miresi udhezojne...


Ngjyren e syve te ma njohin

Duket sikur e kerkojne

I lexoj dhe rilexoj

Sa deshire kam te t'i njoh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 10:44 am

Eva poezi shumë e mirë, shpresojm se një ditë të gjithë krijuesit e vargjeve të këtijë forumi do takohemi dhe pimë kafe së bashku.

Edhe një herë urime dhe suksese në krijimtarinë tuaj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 2:20 pm

Kushtuar Tahir Mehes

Permbi dhe kur ngritet dielli,
cicrrojn zogjt e hapen lulet,
dhe kur ylli i fundit sduket,
koka e tij kurr nuk perkulet.

Pse ket her na u nxi qielli,
iken zogjet me nxitim,
pse ket her u shkrumbun lulet,
se n'Prekaz lufton ni trim.

Lufton trimi me zapti t'shkaut,
po i permbysë nje nga nje,
zemra flak po i qet djalit,
i thrret Baba qendro o trim.

Fillikat kur na mbet trimi,
qau rrethimin si drangue,
si lun syni si dridhet gishti,
hasmi eshte tu u tranue.

E kthen koken t'shikoj kullen,
po kjo kulla eshte shkrumbue,
e kthen koken t'shikoj plakun,
ja sheh plagen n'krahnor vnue.

I mbyll syt e sheh flamurin,
i jep shpirt e i jep zemer,
per her t'fundit sheh vatanin,
fiton kushtin gjith me jetue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 2:24 pm

Sofra, Eva0506, Ago Muji, ju pergezoje per keto poezi shum te bukura, vetem vazhdoni keshtu, ju deshiroje suksese...!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 3:03 pm

Sofra shkruajti:
Eva poezi shumë e mirë, shpresojm se një ditë të gjithë krijuesit e vargjeve të këtijë forumi do takohemi dhe pimë kafe së bashku.

Edhe një herë urime dhe suksese në krijimtarinë tuaj....

Sofra, ju felenderoj shume per fjalet e ngrohta, gjithashtu deshiroj shume te takohem me te gjithe ju dhe te pime nje kafe ose te festojme ditelindjet se bashku.
Urime Ago Muji per poezine kushtuar Tahir Mehes, suksese te metejshme.
Faleminderit shume BiBiKiM per fjalet e mira. Respekt per ju.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyTue Nov 18, 2008 6:03 pm

Ago Muji poezi shumë të mirë ke krijuarë.

"E kthen koken t'shikoj kullen,
po kjo kulla eshte shkrumbue,
e kthen koken t'shikoj plakun,
ja sheh plagen n'krahnor vnue."


Vazhdim të mbarë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 19, 2008 6:42 am

Zoti, Unë dhe Ti


Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

I lashti ligj i botës është kthyer mbrapsht rrëmbimthi.
Vetë Zoti sofrën shtron…
Dhe ne si dy të mjerë i shesim tangërllik
Si Papë apo Cambronne.

Dhe s’kemi frikë fare, por rrahim krenarë krahët
Prej parafine bërë.
E Zoti buzëqesh kur na sheh majë kalit.
S’le diellin të na zërë...

Që krahët mos na shkrijnë dhe me ndriçim qiriri
Mos biem përmbi dhe.
Na lë të ndjejmë dhe pak të Bardhën Dritë të Qiellit,
paçka se s’është për ne.

Dhe prapë qëndrojmë larg, me mijra vite dritë,
ndonëse kaq të vetmuar
e Zotit zemërmadh i shesim tangërllik,
me zemrën tonë të shuar.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 19, 2008 6:52 am

Eva0506 shkruajti:
Zoti, Unë dhe Ti


Sa larg! Ndoshta gjithmonë mes nesh ka qene kjo largësi
dhe ndoshta fare kot na dehu ideja e marrë
se ishim prane te dy.

Jam larg! Në ndjenja e mendime as unë nuk di se ku.
Ndoshta dhe fare pranë kur ty të kam qëndruar
s’kam qenë aspak këtu.

E ku është pikëthyerja? Në cilat labirinte ngeci ndonjë vështrim?
Mes gjithe fjaleve te embla, mes tingujsh, peshperitjesh
Nje thirrje a takim?

I lashti ligj i botës është kthyer mbrapsht rrëmbimthi.
Vetë Zoti sofrën shtron…
Dhe ne si dy të mjerë i shesim tangërllik
Si Papë apo Cambronne.

Dhe s’kemi frikë fare, por rrahim krenarë krahët
Prej parafine bërë.
E Zoti buzëqesh kur na sheh majë kalit.
S’le diellin të na zërë...

Që krahët mos na shkrijnë dhe me ndriçim qiriri
Mos biem përmbi dhe.
Na lë të ndjejmë dhe pak të Bardhën Dritë të Qiellit,
paçka se s’është për ne.

Dhe prapë qëndrojmë larg, me mijra vite dritë,
ndonëse kaq të vetmuar
e Zotit zemërmadh i shesim tangërllik,
me zemrën tonë të shuar.



Prej gjithë këtij makthi ditor, prej vrerit të krijuar nga postimet në forum që përballen se si të vënë në plan një lubrifikim të lustruar që ka shkelqim mellasi, arrita më në fund të lexoj nga mendja dhe pikëshikimet e poetes Eva0506 Kangjelat e urtië, të drejtës dhe të vërtetës! Tani nuk më vjen keq perse e kalova këtë natë sepse prita në aurorën e bardhësisë këtë simfoni magjike!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 19, 2008 6:59 am

Jeni shume i ngrohte dhe i dashur Gjakushi! Ju falenderoj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyWed Nov 19, 2008 10:27 am

Une...

Mesnate. Yjet kane qendisur qiellin

Ne mua trishtimi qendis paje nuserie

Dritarja e vjeter me priti edhe sonte

Trupin me erresire ma mbeshtolli, ne shenje miqesie.



Strofull vuajtjesh! Ec neper kohe... e humbur!

Janaret s’prekin dot fundin. Ne cdo hap, acar.

Dhembja e shperndare kudo porsi polen

Dhe loti qe stoikisht besnik qendron, perdore me mban.



Horizonte te reja para meje, rruge te gjata, te largeta...

E kembet e mia?! O Zot!

Gjithe jeten gurishtave kam ecur, neper tragjedi

Kembe te gjakosura kane shenuar hapat e mi.



Ngre dolli me naten

Me fund e pi kupen plot zhgenjim

Per fatin, qe kurre doren s’ma zgjati

Pak meshire per mua o Nate, me servo nje kupe harrim!



Ne pellgje harresash dua te zhytem

Ta le pas mallin qe djeg per ty

Per nje cast nga kujtesa ime te zhdukesh

Mbase shpirti do te puth qetesine!



Por, ti e di qe s’te shkul dot nga zemra

Thelle brenda meje ke zene vend

Le te dehem, cmendem a harrohem

Bota ime mban emrin tend!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyThu Nov 20, 2008 8:49 pm

Veneta shkruajti:
Une...

Mesnate. Yjet kane qendisur qiellin

Ne mua trishtimi qendis paje nuserie

Dritarja e vjeter me priti edhe sonte

Trupin me erresire ma mbeshtolli, ne shenje miqesie.



Strofull vuajtjesh! Ec neper kohe... e humbur!

Janaret s’prekin dot fundin. Ne cdo hap, acar.

Dhembja e shperndare kudo porsi polen

Dhe loti qe stoikisht besnik qendron, perdore me mban.



Horizonte te reja para meje, rruge te gjata, te largeta...

E kembet e mia?! O Zot!

Gjithe jeten gurishtave kam ecur, neper tragjedi

Kembe te gjakosura kane shenuar hapat e mi.



Ngre dolli me naten

Me fund e pi kupen plot zhgenjim

Per fatin, qe kurre doren s’ma zgjati

Pak meshire per mua o Nate, me servo nje kupe harrim!



Ne pellgje harresash dua te zhytem

Ta le pas mallin qe djeg per ty

Per nje cast nga kujtesa ime te zhdukesh

Mbase shpirti do te puth qetesine!



Por, ti e di qe s’te shkul dot nga zemra

Thelle brenda meje ke zene vend

Le te dehem, cmendem a harrohem

Bota ime mban emrin tend!



Nëse fjala është aq depertuese dhe të rremben, ajo bëhet për aq ma pushtuese në vargjet e Veneta. Ajo me egon e saj është në pikëqëndrimin e mesnatës dhe prej aty shperndan miqësinë me pajë nusërie. Ky bullar shperthimi, ky sens i shprehur e ka ngritur tensionin poetik ku janarët se prekin fundin duke shperndarë acar.

Nuk eshtë ky perfundim poetik i trisht.Befas te prek ndjenjat dhe të mbushte shpirti polen. Sepse sëndertohen gjithë linjat e mundshme që të arrijnë në binarët e një përjetësie aty ku " Bota ime mban emrin tënd ".

Veneta suksese !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 12:03 am

Flakë zemren, zjarrë sytë

Permbi urë sikur n'llogore,
ç'bene njaj trim, njaj sy shqiponje,
i rrethum prej te dy aneve,
qane perpara si drangoj.

Rrjedh shpejt lumi nen kembe t'tij,
lufton trimi per Shqipni,
ecin ret mbi me nxitim,
Si e ka emnin njaj trim?

Si e ka njaj Mic Sokol,
qe i kap shkijet me dore,
si mi thone atij Skifteri,
qe mka gjamen si Jakup Ferri?

Po ai trim asht djal Gradice,
a e sheh, azgan drenice,
nje toge shkie e ka shti n'dhe
fillikat meci atje.

Flak i qet martina burrit,
zjarrmi t'madhe bebza e syrit,
njato dur kurr s'leshojn pushken,
Mehmet Gradicai i thone trimit.


Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 12:29 am

Shaban Polluzhës



Vjen kallnor, shkurt... maj

Shkrin dëborë

Harlis çdo livadh’.



Ja atje mbi ato suka,

Suka të bukura, zabele e fusha

Oshëtin një emër i fismë,

Shabani ynë nga Polluzha.



Shtegëtar që të bjen udha në Drenicë,

Kujto motet me ngricë,

Tek ecnin një nga një në rradhë,

Luftëtarët çlirimtarë.

Në Drenicë në atë mot me ngricë.

Shabani në Polluzhë, Mehmeti në Gradicë.



Shtegëtar i viseve të mia,

Kujto këngën e Shabanit!

Emri i tij oshëtin mbi fusha,

Trimi im Shaban Polluzha.



Ishte trim, ashtu e njihnim,

Ishte burrë, burrë mbi burra.

Mbi serbosllavë seç mbolli lemerinë,

Seç nderoi nënë Shqipërinë.



Ngrite zërin atëherë kur duhej,

Me shqiptarë – the – jo nuk luhet;



Ishe trim burrë mbi burra,

Hutën n’krah Shaban Polluzha.

Në brez ngjeshur xhamadanin,

Fishek m’fishek

Për mbrojtje të vatanit!



Populli vargje seç ka thurë,

Si themeli i thurë mbi gurë:

Zemërflakë e i urtë,

Trimat mblidhen në Polluzhë!



Kënga kujtimin për Ty nis

afsh e frymë e lirisë!

Sup me sup jemi lidh si malet,

Hovi jonë jo nuk ndalet!



Emri yt mbi fusha - fusha

Përgjithmonë Shaban Polluzha!



LEKA I MADH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 12:30 am

Për 1945’ën dhe Shabanin



Një Shaban Polluzha

Trim nga të malit,

Në mes të Drenicës

Valëviti flamurin e Qemalit.



Dimër i ftohtë,

Njëmijë e nëntëqind e katërdhjetë e pesë,

Kryengritje me flakë, shtrëngim besa - besë.



Në log të kuvendit,

Prin nga Polluzha,

Trim i madh dragua

Ky Shaban Polluzha.



Në kuvend mori fjala:

‘Bini djem ju prift e mbara,

Jemi bërë bashkë shok e vllazni

Për vatan dhe liri!



‘Të besatum jemi të tan,

Për me mposht atë dushman!’

Shaban trimi në krye të vendit:

‘Mos iu trembni kurrnjë sendit!’



Dhe vien përditë egërsirat titiste

Dhe rankoviqiste

Bëjnë zullum në popull,

Bëjnë zullum ndër vite.



Kamxhiku i rëndë.

Në kurriz kërcet,

Të zitë e ullirit

Kosova po e heq.



Që nga malet e Sharrit gjër në Mitrovicë

Tund një dasmë e madhe që bëhej në Drenicë.



Një Drenicë e kuqe

Ngriti armët lart.

Shqipërinë e duam për të derdhim gjak.



Në krye të luftëtarëve

Shquhej nga të malit,

Trimi ynë i urtë

Shabani, Shabani.



Me krismat e alltisë

Iu dha plumb Serbisë,

Se e shkrepi një burrë mbi burra,

Trim ynë Shaban Polluzha.



Drenica në flakë, Drenica e kuqe,

Çka mangut lindte ditën,

Plotësonte natën Mehmet Gradica.



murlani fryen e kërcet kërbaqi,

Tundet e shkundet Çiçavica, Gradina,

Berisha e Kosmaçi.



Se nuk trembet kurrë Drenica,

Sa ka zemër prej titani,

Prin në mes të janarit,

Komandant Shabani.



LEKA I MADH
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 12:33 am

Blerti Gashi trim dai,
i thot Nezos dil zotni,
se jam nip i Azem Bejtes,
ta pi gjakun nmaje te vetulles.!!

Shkruar nga Ago Muji.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 1:03 am

BIJTE E SHQIPES
Heu SHqiperije He nane SHqiperij
Per keta djem qe linde ty
Linde Agon trime me flete
Linde Blertin sy pa tremb

Heu SHqiprije moje Nene
per ty Betimin kena dhane
Ty je nena jone me nder
je ty lulja qe linde XHAXHI ENVER
Mbaju Loke se nuk te leme
Tradhetare e Serb do i hajme me dhame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Blerti_Gashi
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Blerti_Gashi


Male
Numri i postimeve : 593
Age : 36
Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !!
Registration date : 20/10/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptyFri Nov 21, 2008 1:10 am

Zeri te falenderoj nga zemra per kete poezi shum te bukur, gjithashtu dhe Ago Mujin e falenderoj shum.


Nje per te gjithe te gjithe per nje, Rrofte Bashkimi Kombetar fla fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.BashkimiKombetar.com
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 EmptySat Nov 22, 2008 8:20 pm

gjakushi shkruajti:
Veneta shkruajti:
Une...

Mesnate. Yjet kane qendisur qiellin

Ne mua trishtimi qendis paje nuserie

Dritarja e vjeter me priti edhe sonte

Trupin me erresire ma mbeshtolli, ne shenje miqesie.



Strofull vuajtjesh! Ec neper kohe... e humbur!

Janaret s’prekin dot fundin. Ne cdo hap, acar.

Dhembja e shperndare kudo porsi polen

Dhe loti qe stoikisht besnik qendron, perdore me mban.



Horizonte te reja para meje, rruge te gjata, te largeta...

E kembet e mia?! O Zot!

Gjithe jeten gurishtave kam ecur, neper tragjedi

Kembe te gjakosura kane shenuar hapat e mi.



Ngre dolli me naten

Me fund e pi kupen plot zhgenjim

Per fatin, qe kurre doren s’ma zgjati

Pak meshire per mua o Nate, me servo nje kupe harrim!



Ne pellgje harresash dua te zhytem

Ta le pas mallin qe djeg per ty

Per nje cast nga kujtesa ime te zhdukesh

Mbase shpirti do te puth qetesine!



Por, ti e di qe s’te shkul dot nga zemra

Thelle brenda meje ke zene vend

Le te dehem, cmendem a harrohem

Bota ime mban emrin tend!



Nëse fjala është aq depertuese dhe të rremben, ajo bëhet për aq ma pushtuese në vargjet e Veneta. Ajo me egon e saj është në pikëqëndrimin e mesnatës dhe prej aty shperndan miqësinë me pajë nusërie. Ky bullar shperthimi, ky sens i shprehur e ka ngritur tensionin poetik ku janarët se prekin fundin duke shperndarë acar.

Nuk eshtë ky perfundim poetik i trisht.Befas te prek ndjenjat dhe të mbushte shpirti polen. Sepse sëndertohen gjithë linjat e mundshme që të arrijnë në binarët e një përjetësie aty ku " Bota ime mban emrin tënd ".

Veneta suksese !
Te falenderoj shume gjakushi! Me vjen mire qe e ke kuptuar se megjithe brishtesine e madhe, perfundimi nuk eshte i trishte!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 18 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 18 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 10 ... 17, 18, 19 ... 27 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: