Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 27 ... 36  Next
AutoriMesazh
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 8:36 pm

Heshtje nate !

Pa frymë mbes! Ndjej Heshtje nate!
Jargët turfullijnë nga metafora !
Jashtë - sulmet i bën një lloj shtërngate :
- Cak-ataku ! - Lulebora!

Turret nga shkëmbi me bubullima
derdh vrer mbi kurorë mendimesh te Forumi!
Me helmetë dhe dylbi Bubulina -
mbushet me horra bodrumi!

Sërish Azem Galica nxjerr ballin :
- Jam unë ! I fortë si Herkuli!
Nga Plava e Gusia ua dëgjon hallin,
i vetëm në prita Esad Mekuli!

Dridhet si breg! Bleron si fushë!
E mbjell ugarin me Shota Kosove !
Në Poradec te Kroi , e Lasgushit - Drenushë,
të shituarve - u jep ujë prej kove!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 8:42 pm

.NE QIELL S'KA YJE !

Në qiell s'ka yje, as dritë nga retë
mbi tokë i mbyti gjaku dëshmorët!
Me Shpatë Demokleu u priten gjymtyrët,
si pajë nusërie - ua mbledhin dasmorët !

Ua vënë te vendi, t'formojnë gjymtyrët!
Të mbesin bashkë në POLIFONI !
-Kështu tha Tomorri , dhe Labëria Trime !
Të thotë Gjakushi : Ilirida - eja edhe Ti !

Ajkuna - e ngrata ia nis gjëmës,
me zë i bashkohet Sulltana e Xheva !
Në lis - Sefë Kosharja ai bir'i nanës,
tundet e shkundet nga leva !

Kosova muhaxhire e Shekullit të ri,
Ëndërroi një ditë , dhe bëri Pavarësi!
Në Pollog -Pellagoni - dreqi se di,
përse ndrydhen fjalët me breshëri ?!

- Të heshtin krejtësisht ! Thonë Shën Stefanët!
-Rroftë Abdyl Frashëri ai Kushtrim Profet !
Le të plasë po deshi sllavi,..., junani!
se zë i kushtrimit na thërret !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 8:46 pm

Te lumte dora qe vetem fjale te arta shkruaka!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 8:53 pm

ALFABETI I DËSHMORËVE

Ju fëmijë nëse doni
A-në në mend t`a mbani
Thoni , A- Adem Jashari
Thoni, A- Agim Ramadani.

Kur ta mësoni A-në
Mbani në mend në daçi
Mos thoni A-aeroplani
Thoni, A- Abaz Thaçi.

Kur të shkoni te B-ja
Mos thoni bujku a bisha
Thoni, B- Bedri Shala
Thoni, B- Bekim Berisha.

Dhe lavdërohet F-ja
Thotë unë jam në flamur
Jam te Fehmi Lladrofci
Që nuk harrohet kurrë.

Mos thoni H, H, Hëna
Kur H-në e takoni së pari
Në mend e mbani më lehtë
Të thoni H- Hamëz Jashari.

Kur do ta mësoni I-në
Mos u thoni I- kuajve lodra
S`do ta harroni kurrë
Kur thoni, I, I- Ilaz Kodra.


Unë po ju tregoj
Mos thoni nuk e diti
Se me Z të madhe
Është Zahir Pajaziti.

Ju lus fëmijë të dashur
Në qytet e katund
Këtë alfabet që e nisa
TA ÇONI DERI NË FUND U-C-K

TETOVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 8:58 pm

TË BASHKUAR SHPETOJMë NGA ROBËRIA


(Me rastin e 100 vjetorit te ABC, dhe kurorezimit te fatit të një cifti, miqt e mi me te dashur, AH me ES )


Pri Ilirida ! Përse të shtrydhemi nga inati!
Si bëjmë hero junanin as sërboshllavinë!
Krijuesëve çdoherë u shkon përshtati,
sëbashku me trima të bëjnë I L I R I N Ë !

Vetëm kështu ngadhnjejmë mbi armiq !
Të bashkuar shpëtojmë nga robëria, krimi !
Athina e Beogradi në Moskë sërish u bënë miq !
Shqipezezë të mbesim - kurrë t'mos vijë agimi !

Ndaj ne do të lidhemi dhe shqip do të rritemi
nga djep i stërgjyshërve rritur në shtërngatë,
Kudo qoftë e dijmë si ngritemi -
se : Një gjak e një gjuhë - nuk bëjnë shamatë... !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySat Nov 22, 2008 9:09 pm

TA BËJMË SHQIPËRINË

Atje ku bebëz e Tokës buron gjak
Atje ku Besë e Flamur në lashtësi
Atje ku në bisht ngreh kokën Bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...!

Atje ku janë ndërtuar kullat dardane
Bajraqet ngritur,lart në atë troll
Lojë e fëmijëve në gjuhën iliriane
Atje ajo Tokë quhet Kosovë...!

Atje ku fushë mejdanet kundërmojn erë barot
Ku kali i Trojës merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Toke e bekuar,Kosovë quhet prap.

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi parahistori
Atje ku Osa Kuka në krye t'arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Arbëri!

Atje ku flasim,qajmë e qeshim shqip dhe sot
Ku u mbajt Kongresi në zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n'akord me gaz,hare e lot
Në Abetare të shkruhet: Ajo Tokë është Iliri!

Atje ku sot pallen bijtë e Helen-usit
Edhe ai Dhe është i Shqipeve,Çamëri
Unik të marshojm përpara lak-muesit
Ora e fundit bie:Ta bëjmë Shqipërinë-SHQIPËRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 8:24 pm

Zeri shume poezi te bukura keto.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 8:25 pm

Kalendari i dhembjes

Edhe nje date me shume,
i shtohet kalvarit te numrave,
te vuajtjeve te shekujve te tere,
te dates qe mban lart flamur.

Edhe nje 28 me shume,
i shtohet historisë,
së ndarjes e pikellimit,
luftes së bashkimit.

Edhe nje 28 i vuajtur,
prap pa diten e bashkimit,
kombi qendron i heshtur,
shikon momentin e pësimit.

Vetem nje 28 nentor,
pas dates se atentatit,
dhe tere bota let habitet,
kombi jone jo kurr nuk vritet.


Po ti o 28 nentor,
date e kthimit t'Skenderbeut,
je yll je drit shpetimi,
ndriçim e shenj pajtimi.

O date e shenjtë heroike,
nuk zbehet kujtimi per ty,
Flamurin e kuq e ngritem
kurr sdo te ulet perseri.

O 28 nëntor,
qe linde trima te mëdhenj,
të cilet në ngricë e shqotë,
tu gjenden në ball përher.

O 28 nëntor,
do jesh ditë e bashkimit,
kur te gjithë do thrrasim tokë:


Rrnofsh o flamuri kuq e zi,
një mijë vjet mbas kijametit.


Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 9:24 pm

Poezi te botuara në Kushtrimi i Lirisë dhe të shperndara në Prishtinë Qendra e studentëve 1977 - 1981


KUR T’I NGULËN KTHETRAT KOSOVË


I vardisem-
trupit tënd pa kokë,
në kohëra –
sulltanët u kërleshën
dhe kokën ta groposën !
Mbete trup pa kokë,
Pa kokë mbete o tokë !

Nga truri –
Atëherë erërat shpërndanë
Anë e mbanë idealin
Si farën e grurit kur e mbjellim në vjeshtë
Çdo filiz të lindë-
E të rritet në kthetrat e ngulura
- Si eshkë !

Ndaj e pret ti pranverën
Të të kallë blerimi
Në trupin tënd eshkë
Xixa kurrë t’mos shuhet !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 9:32 pm

Në ethe e rëqethje
Trupin tënd –
E përshkuan gërshërët,
Eshtrat –
T’i mbërthyen dërët!
Dhe ti u dergje
Kosovë n’amulli
Mbuluar – me çarçaf të zi!

Kosovë moj barkthata ime
Nga shumë tufane e pak gëzime!

Kraharorin tënd-
E copëtuan ,
E di !
Fushat i gërryen
Lumenjtë i shterrën,
I tundën malet,
Dhe ti - u dergje në spitalet
E mbeturinave të zjarrit,
Por ti –
Rrite kapotën e beharit
Mbi shpinë,
Dhe ëndërrat e Pavarësisë
Ndër stinë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 9:33 pm

(Ata sy të ndjekin )

Ata sy të ndjekin nga pas
Kur ec ti serbes
E si shikon kthetrat kur t’i ngulin
Në kokë trup e këmbë,
Por ty s’të përkulin edhe atëherë
Kur kafshon gjuhën –
Me dhëmbë!

E shtrihesh pas goditjes si e vdekur
Kur plaga të kullon gjak…,
Ar e hekur pastaj –
Lind në një skaj e vetmuar
Një bir e bijë bineç !
Kosova ime në rolin kryesor –
Të bëjnë –
Aktore për skeç !

Ata sy të ndjekin
E para të dalin –
Mur i pakaluar,
Të ndalin : Stop !
Është fati yt në greminë!
Urdhëruan sulltanët,
Bijtë e sulltanëve,
Për një hop –
Të gjindesh në gropë,
Edhe më zi,
Nëse ti s’përkulesh
Përpara Balozëve që dalin-
Nga Beogradi i Zi !

E ti fërkon qepallat
Shikon rreth e rrotull – zjarr
- Jeta jote në kurtha !

Pastaj në gjumë tretesh
E fle,
Dhe e di se zgjimin
E ke të shkrumuar,
Shikon ëndërrën e vërtetë
Të flatrave të thyera –
Nëntë plagë një mbi një
Kullojnë vrer të zi,
Me të e shkruan etjen –

ujit blerimin – LIRI !

Kosova ime plakë
Kosova ime që humb,
Në ty ka shumë plagë
Në ty ka shumë plumb,
Në ty ka flori
Në ty çka s’ka sot,
Ka edhe fuqi
Të shkrirë nëpër Botë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 9:36 pm

(Nyje shtegu )

Diku të shoh nyje shtegu
Ose – kothere mbetur në fyt
E pa përcjellur kurrë nga Arapët
Që dolën dhe dalin nga Deti i Zi !

Është kjo përralla
Që ma tregoj gjyshja
Një natë dimëri,
Atëherë isha i vogël
Si ti në këtë shteg – plot stuhi,
E ujëra të turbullt – rrëmet!
Dhe u rëqetha nga flladi

Si ti kur u drodhe në tërmet !

Tashti –
Unë rri i qetë në mendime
Kosovë –
Faqe ndritura ime !

Kur ushujzat
Deri në palcë t’u ngulën
E s’ të përkulën,
Kurrë s’të përkulën!
Gërshërët –
Për Ty prenë një veladon
Të qëndisur me kob
Në të katër skajet,
Por, Ti u duke –
E madhërishme atëherë
Krenarja e trimërisë
Më e larta se Himallajet !

Diku të shoh nyje shtegu
Ose : Luan –
Midis kurthave mbërthy !
-Përkulu në do të jetosh,
Ose vdis ! të than :
-Këtu ka dy !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 9:37 pm

(Rruga jote nderi )

Dhe kurrë e përkulur
Në rrugën e mundimit,
Vdekja –
Kush është s’pyete
Edhe atëherë kur frytet
Të vdisnin – pa lindur !

E bëre jetën –
Jetë në erë , acar
Dhe kurrë s’pate verë
Kurrë s’pate behar !

Domethënia jote ishte:
- S’përkulem !
Unë s’di të ulem
As të bëj temena !
Unë vdes përpara
Kurrë të mos dëgjohem !
Me ju –
S’pranoj në një kupë të ha !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptySun Nov 23, 2008 10:11 pm

Ago Muji, Feneri, ju pergezoj shum per keto poezi kaq te mira qe keni . Suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyTue Nov 25, 2008 4:20 pm

VDEKJA

ket leter Bia ime e dashur ta shkruaj per fundit here

kur te degjosh per mua te lutem mos derdh lot

keto vargje ti shkruaj spse vdekja me arriti me shpejci

te madh edhe mua me grabiti kur ta lexosh ket leter te

te lutem mos u mbregos si hije,pran teje vi ti mos umerakos

Kur te iki un ti mos me vajto bane veten te fort edhe te

te varri kur te shkosh.Nje lutje per ty qe ishe pran syve

Mos u pendo fare gjith mon me mbaj ne kujtime edhe gjethet

kur te gjelin ti mua me imagjino nder drurit te blinit era

e let ne floket e tua do ti valoss , E ti si nje engjull pran

Drurit Qendro.Atehre Bia ime die se un ende jetoj do te jam

Ajo fortuna qe deget i trazon mos u tut fare se un veq te perqafoj

kjo Bia ime e dashur esht letra e fundit nga un mbaje

Ne gji , kur te merzitesh shplase dhe lexo fjalet e mia

Lamtumir Engjullushja ime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyTue Nov 25, 2008 10:28 pm

vesa shkruajti:
VDEKJA

ket leter Bia ime e dashur ta shkruaj per fundit here

kur te degjosh per mua te lutem mos derdh lot

keto vargje ti shkruaj spse vdekja me arriti me shpejci

te madh edhe mua me grabiti kur ta lexosh ket leter te

te lutem mos u mbregos si hije,pran teje vi ti mos umerakos

Kur te iki un ti mos me vajto bane veten te fort edhe te

te varri kur te shkosh.Nje lutje per ty qe ishe pran syve

Mos u pendo fare gjith mon me mbaj ne kujtime edhe gjethet

kur te gjelin ti mua me imagjino nder drurit te blinit era

e let ne floket e tua do ti valoss , E ti si nje engjull pran

Drurit Qendro.Atehre Bia ime die se un ende jetoj do te jam

Ajo fortuna qe deget i trazon mos u tut fare se un veq te perqafoj

kjo Bia ime e dashur esht letra e fundit nga un mbaje

Ne gji , kur te merzitesh shplase dhe lexo fjalet e mia

Lamtumir Engjullushja ime



Vetë titulli i poezisë të mberthen me mister dhe ftohtësi. Sepse Vdekja si fenomen eshte shkatrrim. Por, poetja e ka orientuar mesazhin që krijesa e saj Bija, të mbahet e fortë, të dijë të mbijetojë dhe të përballet për të dominuar.

Vesa, mesazh i mbushur me humanizëm guximi. Vazhdo !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyWed Nov 26, 2008 11:16 pm

Ora e madhe

Kullen e gurit
pameshirshem e rrahin ererat
koken ne gjoksin tend du' ta ve babe,
me defto si egersohet shqipja,
sa tmerruese i ka kthetrat e madhja shkabe!

E ndjej si te fryhen damaret,
zemra nga gjoksi do te dale,
ne syte e tu ka harruar diellin stina,
gllaberues behet trimi, per te mjeret tradhetare!

Ora e madhe po na perqafon,
ne qiell hedhin vallen shqipet,
babe, me merr ne lufte dhe mua,
ta perjetoj triumfin, si bashkohen rreth trungut viset!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyWed Nov 26, 2008 11:22 pm

Veneta shkruajti:
Ora e madhe

Kullen e gurit
pameshirshem e rrahin ererat
koken ne gjoksin tend du' ta ve babe,
me defto si egersohet shqipja,
sa tmerruese i ka kthetrat e madhja shkabe!

E ndjej si te fryhen damaret,
zemra nga gjoksi do te dale,
ne syte e tu ka harruar diellin stina,
gllaberues behet trimi, per te mjeret tradhetare!

Ora e madhe po na perqafon,
ne qiell hedhin vallen shqipet,
babe, me merr ne lufte dhe mua,
ta perjetoj triumfin, si bashkohen rreth trungut viset!

Në këtë nëntoriadë Veneta keni dalë tia këndoni lavdinë Kullës së gurit. Sepse vetem ato i përcollën dhe i mposhtën rrebeshet, sa herë ia behën!

Ke sendertuar një ringritje në arkitekturen e misherimit, ashtu sic eshte trashegimia jaonë. Ne kulla Ora e madhe na perqafon. Është ai kushtrimi per Bashkim që në mënyrë shume metaforike e ke nderuar edhe netoriaden ! Perpara Veneta!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyWed Nov 26, 2008 11:43 pm

SHTËPIA E VJETËR


Përballë kohërave -
shpresën tonë ringjalle
në zemër,
në shpirt!

Shekujt -
nuk të gjunjëzuan !

Madhërisht e mblodhe
sigurinë,
për mirëqenie të miqëve -
bijëve të Vatanit!


Në mijëra shembuj
planet hartove
që ne -
t'i trashëgojmë të parët
në kohën e re !


Nga dritaret me frengji
dhe kapakë të drunjtë
shfaqe botën e ëndërrave,
shfaqe diellin e artë !


E ne,
e përgdhelëm agimin
për rritën ,
dhe rrugën e qartë !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyWed Nov 26, 2008 11:47 pm

LAGJA E SH E K U J V E


Buzëmbrëmja ra !
Edhe njëherë xixat e shpresës llamburisin .

Përrallën për ujkun kryeplaku rrëfeu
dhe në kasolla blegërima e qingjave -
heshtjen e zgjonte nga mallëngjimi
se lagja kurrë s'mbeti e shkretë !


Analizat e gjata -
të ekspertëve mjekrroshë ,
treguan se do të vdesë ! Shfaroset !
Nga sëmundja e radioaktivitetit iks
nga klima polare !

Banorët do të mbesin mumje
reljefi - vend i shkretë !

Kafkat që do t'i gjenë në shekuj
do të zgjojnë kurreshtje
për shkencën e mjekësisë !

Kronikanët do ta sjellin shkaktarin
ta njollosin vdekjen , paradoksin
për vdekjen e njeriut - kipc i lagjës !

Murnajat në dritën e rentgenëve
do t'u shëmbëllejnë korrizorëve
që vdesin dhe ringjallen
me tehun e thikës së xhelatve,
por kurrë s'përkulen dhe thyhen !

Se : Shpirt marrin -
nga era e pranverës,
zë - nga kënga e gjelit ,
dhe , sërish madhështore ,
Lagja niset në kujtime
të jetojë - ndër shekuj !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyThu Nov 27, 2008 12:05 am

Vargje te medha ke thur Feneri. Je plot bote!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyThu Nov 27, 2008 12:11 am

BIJTE E SHQIPES
Heu SHqiperije He nane SHqiperij
Per keta djem qe linde ty
Linde Agon trime me flete
Linde Blertin sy pa tremb

Heu SHqiprije moje Nene
per ty Betimin kena dhane
Ty je nena jone me nder
je ty lulja qe linde XHAXHI ENVER
Mbaju Loke se nuk te leme
Tradhetare e Serb do i hajme me dhame
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyThu Nov 27, 2008 12:16 am

zeriatdheut shkruajti:
BIJTE E SHQIPES
Heu SHqiperije He nane SHqiperij
Per keta djem qe linde ty
Linde Agon trime me flete
Linde Blertin sy pa tremb

Heu SHqiprije moje Nene
per ty Betimin kena dhane
Ty je nena jone me nder
je ty lulja qe linde XHAXHI ENVER
Mbaju Loke se nuk te leme
Tradhetare e Serb do i hajme me dhame


Sa do e shkurtër kjo poezie e Zërit, eshtë jehona ma kuptimplotë që ngritet si bullari dhe në të përmbyten armiqtë. Vazhdo o zeriatdheut se je bë tmerr i xhuxhimaxhuxhëve të Arbërit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyThu Nov 27, 2008 10:56 pm

Ti dhe Une...

Dite plote mjegull
Dhe ne te dy
mbushur gjithe pritje dhe mendime.
Ne nje moment te ndjej prane meje
Me pas je larg, shume larg…

Kur mendoj se ke ikur
Syte e tu me afrohen
ne formen e shkronjave
Dhe mu duken sikur kane
ngjyren e oqeanit.

Ti me duket se ke ...
Aromen e qiellit dhe te luleve.
Nje cast me ben te ndjehem
Plot perkedhelje nga embelsia jote
Dhe nje cast me vone
Te ndjehem ngrohte.

Nje naten e mire dhe me pas
Endrra ne mes yjesh ne qiell..
Ne mengjes nje enderr
Qe bota do te kete gjithmone gezim
Dhe ti gjithmone do buzeqeshesh
Dhe do me therrasesh “Zemer "… !!


Edituar për herë të fundit nga BiBiKiM në Fri Nov 28, 2008 1:54 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 EmptyThu Nov 27, 2008 11:02 pm

Shume e bukur kjo poezi BiBiKim. Uroj te lexoj edhe shume poezi e tjera te bukura si kjo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 19 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 19 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 11 ... 18, 19, 20 ... 27 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: