|
| UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:33 pm | |
| Në kushtet e kësaj shoqërie primitive, njeriu është i prapambetur e kupton më mirë të drejtën, dhe ka naivitet dhe sinqeritet. Mjeku, Gjykatësi, Berberi dhe Rrobaqepësi, duke iu përmbajtur si model funksionit të trupit të njeriut dhe imitimit të lëvizjes së tokës në hapësirë, shpikën diskun fluturues, i cili i lejonte që të eksploronin planete të tjerë. Atëherë Mjeku tha: “Le të fryjë era e racës njerëzore, trajektorja e së cilës, pasi të ketë arritur kulmin, do të jetë në rënie të lirë, këtu njeriu do të jetë i zhvilluar, por megjithëse i veshur me rroba të shtrenjta do të skllavërohet prej vetë idesë së shtimit të | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:33 pm | |
| pasurisë, dhe vetëm nëqoftëse nuk na japin status do t’u hapim një gjyq pa avokat”. Njeriu harron si të mirën ashtu dhe të keqen dhe vështron përpara. Kur është i pushtuar prej të mirës, duke vështruar drejt së ardhmes e harron atë dhe dashuron të keqen dhe anasjelltas. Veprimi qoftë i mirë apo i keq, justifikon ekzistencën dhe kështu mban hapur portat e së ardhmes. Ne do t’i ngarkojmë me energji pozitive individët, për të udhëhequr shoqërinë njerëzore drejt suksesit. Për të shpëtuar shoqërinë prej ligjit të xhunglës, ku individit i mungon pika e referimit, do të shpikim vdekjen. Nëpërmjet, institucioneve të vejushave dhe virgjëreshave ata themeluan kombet, të cilat më vonë krijuan shtete, që themeluan pronën private dhe shpikën luftën, e cila bëhej për përhapjen e zakoneve, kulturës dhe qytetërimit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:33 pm | |
| Ariani ishte në rënie të lirë. Nuk e kuptonte që po binte, ndaj dhe nuk kishte frikë. Nuk e kuptonte as ku ndodhej, ndiente vazhdimisht rënien, derisa u përplas, por nuk u vra. Diçka kundërveproi në thellësi tek ai. Kishte varur buzët si një pikturë në ngjyrat e së cilës lexohej ngjyra e trishtimit. Vështroi rrotull dhe pa se gjithçka ishte bosh. Një heshtje si para mynxyrave të mëdha e trazuar me një parandjenjë të keqe e rrethoi, si pa të keq. Ndjeu thonjtë e heshtjes t’i depertonin thellë në shpirt. U tkurr instiktivisht dhe mendimet e shpërndara në skaj të trurit, ngrinë, u këputën tok për t’u ndërlikur në qendër. Një mosbesim i errët e mbështolli me çarçafë të tejdukshëm. Gjithë ajo masë lënde e ngrohtë e paformuar, që kishte mbetur pezull po skalitej mizorisht nga një dorë e huaj e padukshme. Si ajo egërsira e dëshpëruar me | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:34 pm | |
| sy të verbuar prej rrëmbimit të këlyshëve, që vajton me vuajtje fundin e vet, vuri re një heshtje prej gjëmbi shterpë. Një ulërimë e plagosur si e qeshur buçitëse i buroi nga shpirti i vrarë, duke shkundur njëherë e përgjithmonë atë qetësi vdekjeprurëse që flinte aty. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:34 pm | |
| Nëpër tëmtha ndiente t’i rrihnin fuqishëm dhe ritmikisht valse dhe marshe të nxituara, pa pikën e bukurisë të një orkestre të çakorduar. Një zë ngushëllues i pëshpëriste fshehtas në vesh: - Ajo ishte vegim i ëmbël, një masë drithëruese, pjellë e yjeve të paaritshëm, vjedhur prej horizontesh misteriozë, që rastësisht pikoi mes errësirës së natës, ngjizur prej fijesh të kulluara shpirtërore që kishte marrë jetë me magji, në formën e shkrirë të trupit njerëzor, për t’u ngurtësuar përsëri në hapësirën e panjohur. S’kaloi shumë dhe pa se ishte shpirti i vrarë, që pëshpëriste: “ Jam unë ai që ka zbritur në tokë, ”- tha me vete.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:34 pm | |
| Tabloja e Mazaçios “Të përzënët nga Parajsa“ iu shfaq me fuqinë e sekondës në tru. Në këtë moment pranvera ishte një kundërshti e dhimbshme. Se nga i rridhte një ulërimë që e trondiste, e kishte diku të fshehur, i dukej se kishte lidhur kontratë me të. Kjo pranverë i shtriu kthetrat thellë tek ai. Më kot lodhej me filozofime për të ditur se kush e kishte fajin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:34 pm | |
| S’i mbetej gjë tjetër veçse të shkaraviste një pikëpyetje të madhe. Pranvera do të kalonte dhe vera, vjeshta me gjethet e verdha të shtruara kudo, shiu, bora, akulli i dimrit do të binte mbi të.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:34 pm | |
| Liria ose Kohët Moderne
Laboratori
Qyteti ngrihej mbi faqen e malit. Mbi shtëpitë e gurta dhe kalldrëmet e qendisura bukur po me gurë, mbretëronte diktatura, dhe Perandori, që e mbante në këmbë gjithë këtë strukturë, thuhej se ishte në grahmat e vdekjes. Gjithë qyteti u thirr në një miting të madh te sheshi para muzeumit, ku djali i Perandorit i ftoi gjithë qytetarët t’i ngrinin një piramidë poshtë në fushë për hir të kultit të babait të tij.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:35 pm | |
| Në miting morën pjesë edhe disa grupe njerëzish, të cilët njiheshin nga veshja që nuk ishin vendas, por përpiqeshin me shumë mund për të mësuar gjuhën, dhe që morën përsipër ngritjen e piramidës. Ndërkohë njerëzit në qytet jetonin pa mundur të zhvillonin aftësitë e tyre. Në ato vende ku urrejtja kundër diktaturës shkon në skaj, pikërisht aty përvetësohen në mënyrë të shkëlqyer me anë të terrorit psikologjik, çlirimit të instikteve nga njëra anë dhe shtypjes së instikteve nga ana tjetër, hakmarrja, urrejtja dhe etja për revansh, të cilat skaliten në karakter.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:35 pm | |
| Sunduesit ishin pa botë shpirtërore dhe i kishin zhdukur të gjitha mundësitë dhe kontaktet me shoqërinë edhe kjo kishte sjellë shkatërrimin e energjive. Ky qytet, i lindur shekuj më parë si fshat, ishte një masë e konsoliduar, ku shoqëria fabrikonte individin. Në rini u formohej | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:35 pm | |
| personaliteti, më vonë martoheshin, derisa u vinte koha e ndërgjegjësimit. Në miting shikoje plot fytyra idiote dhe imitim në mënyrë qesharake prej tyre të gjesteve të Perandorit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:35 pm | |
| Kulti në familje dhe ëndrra për një kult të tyre, bënte që, kur i krahasoje këto fytyra me të bukurën e pafajësinë, e cila është nën pushtet dhe që kujton se jeta është kështu dhe s’ka se si të jetë ndryshe e merr atë pa komplekse, dhe me thjeshtësi, ndërkohë që zhdukja e ideve sjell zhdukjen e së ardhmes. Institucionet kulturore mbroheshin prej mediokërve, të cilët gënjenin vetveten, kur njëkohësisht dihet që ata janë gjahtarë të pushtetit. Dritëshkurtër, cinikë, gjysmëidealistë dhe moralistë ata zotëroheshin prej kënaqësisë së pronësisë dhe shpeshherë gostitnin vetveten me fondet publike. Atëherë kur vetë individët, shesin interesat e kombit për atë personal, ka rënë ora tragjike për atë komb, ka rënë ora e krizës, e cila shfaqet pas zhgënjimeve të mëdha dhe në krizë të gjithë i kapërcejmë kufijtë e vetvetes. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:36 pm | |
| Në përfundim të mitingut u fol se një kohë e re po trokiste për qytetin, gjë që u duartrokit me entuziazëm prej njerëzve të huaj, të cilët hodhën idenë e re: Nxjerrjen e statujave të mermerit nga muzeumi dhe vendosjen e tyre në natyrë, ku ata zotoheshin se do të ngrinin një shëtitore bashkëkohore, ku veç piramidës do të ndërtonin banka, spitale, farmaci, akademi shkencash, gjykatën, teatrin e qytetit, policinë, katedralen, universitetin, burgun në periferi, shtëpinë publike. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:36 pm | |
| Shpeshherë njeriu për hir të interesit, por edhe i shtyrë nga kurioziteti, kryen seks me para.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:36 pm | |
| Një nga pleqtë më të vjetër të qytetit, kur dëgjoi gjithë këto premtime, tha se ishte shfaqur kali i drunjtë modern, sepse gjithë ky zhvillim do të sjellë paranë dhe paraja sjell luftën, dhe se qyteti së shpejti do të përjetonte një dramë. Nga nevoja shumë të rinj të qytetit vendosën të lënë familjen dhe të punësohen poshtë në fushë, ku disa prej tyre vendosën edhe të martoheshin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:36 pm | |
| Një qytetërim projektohet gjithmonë prej elitave dhe ndërtohet gjithmonë prej të ardhurve. Kur nuk e njeh vetveten dhe iu bindesh instikteve jeton si në ëndërr. Ndërkohë ndërgjegjja punon intensivisht pa u kuptuar dhe kështu arrin me lehtësi gjëra të paarritshme. Tashmë qyteti sipër ishte braktisur plotësisht prej të rinjve, atje kishin mbetur vetëm të moshurarit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:36 pm | |
| Nën një mbasdite, ku rrezet e perënduara të diellit lëshonin nëpërmjet reve një ngjyrë bezhë të ëmbël dhe flladi i butë, që frynte, dukej sikur i njomte, duke theksuar akoma më shumë ngjyrën, rrugët e shtruara me mermer, poshtë ndërtesave hijerënda prej xhami dhe betoni, shatërvanet, piramida, parqet, statujat, krijonin një përkryerje estetike, ndërthurur këto me njeriun e veshur bukur, hijshëm, harmonia e të cilit në këtë ambient luksi bënte që të shpërthenin ndjenja fisnike, që ta mbushnin zemrën me krenari… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:37 pm | |
| U bë dhe inagurimi i të gjitha veprave të bulevardit në pjesën e poshtme të qytetit. Nuk u mor vesh se u shpall ndonjë dekret, qoftë dhe i fshehtë ky, u organizua ndonjë puç, por që të gjitha institucionet u zaptuan prej aktorëve, të cilët me vullnet e shkrinë teatrin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:37 pm | |
| Gjithë arkitektët më të zotë projektuan fjalën e fundit të shkencës në këto ndërtesa. Këto ide të arkitekturës, tashmë të materializuara konkretisht, do të ndikojnë në formimin e karakterit të brezave njerëzorë që do të vinë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 4:37 pm | |
| Ndërkaq qyteti po përjetonte një bum ekonomik, ishte ndërtuar shteti ligjor, kishte jetë sociale, çmimet ishin të ulëta dhe fuqia blerëse e popullit vinte në rritje. Individët kishin përqafuar kulturën demokratike që i kish bazat themelore te toleranca. Ky ishte dhe kulmi i zhvillimit. Qytetërimi këtu kishte nisur me rininë dhe gratë, por qytetërimi i ndryshon ata. Liria e përfshin gabimin, dhe që të luftosh për një ide duhet të jesh i përgatitur.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 5:10 pm | |
| * * * Duke ecur në maksimumin e mundshëm të shpejtësisë një autoambulancë hyri në maternitet. Nuk u pa mirë kush foli, por nga turma erdhi një zë: “Ç’është jeta?!” Pas një pauze jo të gjatë u përgjigj po vetë: “Një udhëtim nga materniteti në varreza. Pas maternitetit luan me shokët në park, pastaj futesh në universitet, shkon për të psonisur në supermarket, martohesh në bashki, merr shtëpi anës bulevardit, pastaj të përcjellin miqtë dhe fëmijët në varreza, të cilat përbëjnë skajin e fundit të kësaj rruge të drejtë”. Arkeologu dëgjoi shkarazi gjithë këtë monolog, tek po vazhdonte rrugën për në shtëpi, i lodhur nga puna e ditës. Ndjeu një çikë vështirësi në frymëmarrje, tek po ngjiste maloren e shtëpisë dhe, kur arriti brenda, u shtri menjëherë për gjumë, pasi nuk kishte uri.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 5:10 pm | |
| Duke vështruar çatitë e qytetit, prej krevatit ku ishte shtrirë, në atë natë të ftohtë dimri me hënë, dalloi një Iluzion Elektrik të fuqishëm, që mbushi dhomën. Nuk kaloi shumë dhe njëlloj sikur të ishte plagosur rëndë, dëgjoi një orator të plotëfuqishëm me zë kumbues gjithë jehonë shpresëdhënëse dhe gjithë autoritet. Ishte trajta e frymës së shenjtë të Zotit: “Ti do të jesh Profet i Njerëzimit. Do të të injektoj vuajtjen si armën më të mirë për të njohur njerëzit dhe shoqërinë. Njëlloj siç nxjerr statujat nga nëntoka ashtu do të zbulosh Vlerat e së Vërtetës dhe së Drejtës”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 5:11 pm | |
| * Papritmas ia nisi një rrebesh i egër breshëri. Presioni që bënte në xhama, ndërsa ishte i shtrirë në pozicionin e një të vdekuri, e bëri ta çonte mendjen tek ta. Gjithë tmerr mendoi sesi ky breshër depërtonte në formën e shiut nën baltë, hynte në arkivol, derisa prekte rrobat dhe trupin e ftohur përgjithmonë. O tmerr! Qoftë ditë, a qoftë natë s’e duronte dot shiun, breshërin, borën në varreza. U drodh i tronditur, ndërkohë që hamullima qensh mbushnin zbrazëtirën, dalloi dritën e vdekur mbi sixhade, dëborën që zbardhte jashtë dhe erën që frynte si e marrë. Doli në dritare dhe dalloi dëborën si përkrenare, që zbardhte mbi statujat e udhëheqësve dhe artistëve të vdekur, ndërsa nëpër rrugë dhe parqe kishte shkrirë. Mbulesa e bukur dhe e ngrohtë me të cilën u mbulua e ndolli, duke e mbështjellë më në fund në një gjumë të thellë e të rëndë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 5:11 pm | |
| * * Thashë në shtëpi se do martohem me Shpresën. Nuk thanë asgjë. U mblodh fisi, shtruam darkën pa asnjë koment rreth ngjarjes. Ndihesha i sëmurë fizikisht e shpirtërisht. -Do të jetë nga dhëmballa, – tha vajza e xhaxhait. Darka vazhdoi e qetë dhe të nesërmen ata u nisën për në qytetin e poshtëm. Andej do të ktheheshin me nuse. Shpresa s’dinte gjë për mendimet e planet e mia. Ata erdhën. Kishin kaluar mirë, por nuse s’prunë, megjithatë mendoja se do të vinte dhe emocionohesha duke pritur natën e parë të martesës. Por ajo s’erdhi, askush s’tha gjë për të, e prisja të vinte, kisha një ngurim të pazgjidhur se mos isha pak shpejt për martesë, dhe duke qenë dhe pak i sëmurë më zuri gjumi, me njëfarë lloj peng-pritjeje.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi Tue Jul 31, 2012 5:13 pm | |
| Të nesërmen vajta për të vizituar dhëmbët, dentisti u tmerrua nga sëmundja e dhëmbit, por e mblodhi veten shpejt. Më vendosi ca penj dhe që të dy u qetësuam disi. Tani që mori fund disi puna e sëmundjes, prapë ngela në mëdyshje nëse ishte vërtetë punë me mend martesa në këtë moshë. Ajo s’kishte ardhur ende dhe njerëzit ishin shpërndarë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi | |
| |
| | | | UDHËTIMI DREJT VETVETES nga Ardian Dedi | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |