Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: ARDIAN DEDI "Kriza" Sun Nov 26, 2017 5:32 pm | |
| Kriza - Ngelëm nëpër kësolle, – i foli gruaja, – tek i sillte kafenë në mëngjes. - Epo ç’ti bësh, kur vinë të 50 –tat fillojnë dhe vdesin kushërinjtë e afërt dhe të largët dhe do, apo s’do, je i detyruar të vesh, – iu përgjigj. Ditët po çmendeshin, muajt u tërbuan prej lajthitjes, ndërsa festat e fundvitit s’po u bënin më përshtypje. Martesa ishte në krizë, e kishte humbur kuptimin. Ndërkohë larg prej këtej, nga kryeqyteti gjithnjë e më shumë po vinin lajme. Pushtetin e kishin marrë të rinjtë dhe dukej se testosteronin e kishin të lartë se kudo po ndodhnin vrasje, të cilat justifikoheshin me arsye. Është e natyrshme që të rinjtë të mos jenë dakort me teoritë e baballarëve. Pa e kuptuar po përcanin kombin. Pas detyrimit, që kishin, për të martuar fëmijët, ata, tani kishin ngelur vetëm dhe, jo pak here, edhe grindeshin. Kishte si detyrim të psoniste. Një gjiton i tij, gati – gati moshatar, kishte vrarë gruan dhe, kur kishte mbetur, krejtësisht vetëm, sepse fëmijët janë për vete, ishte hedhur edhe vetë nga ballkoni. Pa mbërritur në spital, kishte vdekur. Filloi të pinte, por në mëngjes, kur bëhej esëll, ndihej shumë keq. Mjerimi është mizerje, fatkeqësi. Nuk hante dot vetëm dhe humbi pusullën. “Në kohë krize, duhet ndërtuar,” – mendoi, duke i dhënë kurajë vetes. Njihet në shumë popuj legjenda e lashtë e flijimit të vëllait të vogël, që u shit nga vëllezërit, të cilët vuanin zinë e bukës, apo edhe nuses së vëllait të vogël në mënyrë që ura ose kështjella të ndërtohet që të mos ketë urrejtje, e cila të shkatërron. Ndoshta “urë – urrej” kanë rrënjë të njëjtë. “Urra”, formë brohoritje, gëzimi, pasi ndërtohet ura. Mori kredi nga banka dhe hapi një fermë kafshësh. Në fermë hapi edhe një kishë, për të flijuar ndonjë kafshë, për të ushqyet të varfërit, ndërkohë, që vetë vendosi të ishte vegjetarian që të mos zëmëronte Zotin. Ushtronte dhunë mbi kafshët, që kthehej në energji për qytetarët, të cilët i mbante me ushqim. Pa e kuptuar, që kishte rënë në kurth, donte t’i njihej me doemosdo statusi, si rregullator në natyrë. Ai i shikonte që kafshët ishin grabiqare të rrezikshme, që cënonin ekulibrin e natyrës. Ra sëmundje në fermë dhe s’e shmangu dot ndienjën e tiranisë, e kultivuar në gjithë këto vite, krejt pa u kuptuar. Këto grabiqare me oreks të shfrenuar, tani nuk janë më dhe natyra mund të zhvillohet lirisht, derisa të lindi një grabiqar i ri. Në këtë kohë midis, priste se çdo të bëhej më të. -“Kjo fermë, – mendoi - duhej të vazhdonte, por sa keq që kërkonin të shkatërronin gjithçka. Aty kisha kuaj që pranonin zgjedhën time, në emër të dashurisë, sesa të harboheshin nëpër lëndina, duke u riprodhuar në kaos dhe liri, ashtu sikurse dielli që pranon një trajektore të pavetëdijshme në galaktikë, gjë që e bën të dobishëm. Po, për mua vallë, ç’mendon Zoti? Po, sigurisht, ai që është i drejtë është edhe në kurth dhe mua më pëlqen që të vëzhgoj. Të vëzhgoj dhe, njëkohësisht, të shkatërroj. A ka një ekulibër mes dhunës e dashurisë? Pa dyshim, mbijetesa në kushte rreziku, përbën evolucion”. Kur kishte fermën gjithë komuniteti e respektonte. Tani vinte re se, të gjithë ata tipa të dashuruar me momentin, ishin të suksesshëm, si diktatorë të vegjël. Nuk e pranonte realitetin dhe jetonte në një botë iluzionesh të humbura. Ngeli vetëm. Vetëm edhe atëherë, si dikur në kohërat që s’mbahen mend, por edhe tani. Megjithatë, kjo vetmi i jepte fuqi. Një lumturi konfuze e bëri të përlotej. Ndodhej në udhëkryq, mes jetës dhe vdekjes.
| |
|