Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: ARDIAN DEDI "RRUGA QË S’TË KTHEN MË" Sun Nov 26, 2017 5:31 pm | |
| RRUGA QË S’TË KTHEN MË
Sa afronte stina e dasmave dhe bashkia miratoi një plan të ri urbanistik, që qyteti të zhvillohej në fushë. U ndërtua bulevardi kryesor dhe, në të dyja krahët e tij institucione, si: bankat, spitali, pallate, farmacitë, lulishte, gjykata, prokuroria, dyqane, teatri, policia, kisha, klube, restorante, univesiteti, burgu dhe, në fund të tij, varrezat dhe aeroporti. Arjanit, në moshën 21 vjeçare, iu mohua e drejta e studimit. Nuk u dekurajua dhe i pëlqente të mendonte se ishte skllav i lirisë. Ai dinte se, ligjet e atyre që tashmë ishin në varreza mbizotëronin në jetën e përditshme. Pas gjithë këtyre telasheve vështron përpara dhe mbështjell me mospërfillje gjithçka, por është gjithmonë dikush që s’harron. - Duhet të iki, sa më shpejt, këtej, - mendoi Arjani, duke lënë pas mosmirënjohjen. - Dyert e këtyre institucioneve janë të mbyllura për mua. Jam në hasmëri me këtë pushtet. Dhe, vërtet, të gjitha ruheshin me policë. Këtu të gjithë më konsiderojnë si armik, një rrugëtim me problem ky. Kaloi shumë kohë me këtë monotoni, derisa, në këtë rrugë, u hap një konsullatë. Aplikoi për vizë dhe, ditën që do të ikte, bleu dhe një aparat fotografik. E ndiente që po nisej në një rrugë nga ku nuk do të kthehej më, ndaj shtrëngonte në duar aparatin fotografik. Donte ta dokumentonte të ardhmen. Sapo u nis avioni, ra në gjumë të thellë. Midis reve, iu bë se në sediljen, përkrah, u ul një plak. - E ndiej që ky fat ishte i paracaktuar, - iu drejtua Arjanit. – Pse gjithë kjo urrejtje? -Ti do të kesh tagër ta trashëgosh arsyen, - iu përgjigj plaku. - Mos u mërzit. - Unë zgjodha rrugën e letërsisë, por nuk e di sa real është ky projekt, që, në fakt, është rruga e së vërtetës. Dola në përfundim se edhe liria është një një farë skllavërie. Në këtë qytet m’u shkatërrua e shkuara. Ç’të ardhme mund të kem unë?- foli plot dëshpërim Arjani, - kur e vërteta, arsyeja, e drejta, shkatërrohen prej etjes së verbër për shumim. - Ky drejtim është i duhuri, gjendet gjithmonë një hap përpara, shmang pikëpyetjen dhe pikëçuditësen në fund të epilogut, të cilat s’janë gjë tjetër, veç miopi. - Ky aksion i përgjithshëm mbizotërohet nga e mira. Gjithashtu ato që na bashkojnë janë më të shumta, se ato që na ndjejnë. Të dyja këto janë një arsye pse ngrihesh në mëngjes, - shtoi plaku. - Si lindja, si vdekja, që të dyja janë jashtë kontrollit , ndërkohë që të zotërosh energji, do të thotë që të jesh dhe i dhunshëm. - Kur jeta e humbet kuptimin, humbet dhe ekuilibrin. Megjithëse jam dëshmitar i shumë vdekjeve, kjo e vërtetë, më shtyu të jetoj, duke më frymëzuar. Gjithashtu, si bir i denjë i këtij universi që rrotullohet rreth vetes dhe unë, duke kryer xhirron në bulevard, çdo ditë, deri në fund, kthehesha në shtëpi, - foli Arjani. - Tani s’je më i dobishëm këtu, - iu përgjigj plaku, duke shtuar, - se ta jetosh jetën për ato ideale që luftove ti, është i vetmi kuptim i jetës. - Ku vemi kështu ?- pyeti Arjani - Drejt shpresës, - foli plaku në mënyrë enigmatike, gati- gati, si i dehur dhe shtoi, pas një grimase të shkurtër: “Duke kërkuar paqen. Ky udhëtim epik është rruga e mbijetesës. - Duke jetuar çdo ditë, në këtë qytet, pata përshtypjen e gabuar të pafundësisë, por s’qenka kështu! Dhe kjo masë e papritur vjen në një moment triumfi, - foli, pa u menduar shumë, duke i vënë pikë bisedës Arjani.
| |
|