Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë Empty
MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë   ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë EmptySun Nov 26, 2017 4:27 pm



ARDIAN DEDI
Dy motrat
skicë
Ishin familje e gëzuar. Befas pllakosi fatkeqësia dhe babai asaj i vdiq… Familja s’kishte me se ta ushqente dhe vendosi ta bënte murgeshë. U mbyll në manastir, ku ushqehej mirë dhe nuk i shmangte dot mendimet për princin e kaltër.
Një djalë e rrëmbeu andej dhe nuk vonoi martesa me të. Por, me sa dukej, pas vdekjes së babait, në një moshë të re, i vdiq dhe burri.
Nëna e mori veçmas, pas varrimit, dhe i tha:
“ Mblidh mendjen e kokës, se bota atë do që të tallet”.
E mbetur vetëm, ua kushtoi jetën rritjes së fëmijëve, të cilët, në një moment të caktuar, edhe u martuan.
Ndërkaq motra i kthehet nga emigracioni dhe bleu një shtëpi afër saj.
Motra organizonte festa familjare, piknike në natyrë dhe e ftonte edhe këtë. Me dyshim, ajo vërente afrimin herë të mirëstudiuar, si rezultat i pranisë së saj dhe herë të verbër të së motrës. Meqënëse, burri i motrës ishte mjek, shpiku një sëmundje gjinekologjike, por edhe motra nuk i shqitej, tashmë kishte kuptuar gjithçka. Kur bisedonin i bënin lojë njëra – tjetrës. Ndodhi e pashmangshmja: Ia mori burrin motrës.
Ishte e turpshme, qesharake, ajo që ndodhi, por kjo s’i pengonte meshkujt ta ftonin motrën e ndarë për seks. Motra e ndarë ulte kokën e turpëruar, përpara këtyre propozimeve dhe nuk ua varte .
E dinte që, asnjë prej tyre, nuk ishte i prokopisë dhe e quante veten femër të mbyllur. Bënte një jetë të thjeshtë, pa shumë pretendime. Nuk shikonte rrugëdalje në jetën e saj.
Ndërkohë motra, e cila i kishte marrë burrin, u sëmur me kancer.
Ajo e kuptoi që Zoti për të shuar energjitë seksuale, ia hodhi këtë sëmundje.
“Plumbi e do me plumb!” një shprehje e vjetër kjo. Por çështja nuk u mbyll me kaq. Iu sëmur dhe burri rëndë nga zemra. Që të dy u katandisën invalidë. Kishin para, shërbëtorë, ishin të sëmurë, pa fëmijë, pinin ilaçe, por, sigurisht, u mungonte dashuria dhe kujtimet po zverdheshin. Që të dy ishin bërë pishman, por ishte vonë për të ndrequr diçka.
Një lidhje interesi për të kaluar pleqërinë. S’kishin asgjë të përbashkët. U vinte mendja të ndaheshin përsëri, por ishin të sëmurë.
Shihte plot admirim motrën që ishte veshur me të zeza dhe gëzonte shëndet të plotë, ndërkohë që ajo duronte rromuzet e botës dhe kushërinjve.
Humbi interesin për jetën, për seksin; u shëndosh dhe u bë llupëse e madhe. Turpërohej dhe vetja po i dilte jashtë kontrollit.
Në një çast kthjellimi, teksa vështronte burrin e sëmurë, pyeti veten:
”Ç‘më lidh me të? Çfarë dua unë këtu?”- mbylli mendimin.
Teksa e shihte ashtu të përhumbur, në një moment thellësisht të sinqertë, burri e kuptoi domethënien e çehresë së saj.
“Vallë, kaq i huaj jam për të?”- mendoi.
Kontaktet e vendosura ishin false.
“Kjo që na ndodhi ishte komedi, e cila përfshin vuajtjen me perspektivë: komedinë e zezë,” - i tha burri.
“A mund të përfitojmë gjë nga kjo vuajtje?”- ia ktheu gruaja, e cila më kot priti përgjigje.
Shkatërroi motrën, por edhe veten.
E pashpresë, motra e ndarë, një ditë vrau veten dhe u hapi plagë në zemër të gjithëve.
Kur ishte në prag të vdekjes, motra invalide mblodhi të dy vajzat dhe thellësisht e ndërgjegjshme i porositi:
“Atë gabim që bëra unë, mos e bëni kurrë. Vendin e vërtetë e kam afër fëmijëve”.
Deklaratat e mëdha, proza me ironi nuk e mbajnë të shëndetshme një marrëdhënie, përkundrazi këto shprehje të tërthoreta, të largojnë nga thjeshtësia. Vetëm sinqeriteti bën të lotojë si teknologjia dhe statujat, duke dhënë versionin e ri të dashurisë.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "Dy motrat" skicë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ardian Dedi "LULEDIELLI" skicë
» ARDIAN DEDI "Fëmija e dytë" skicë
» Ardian Dedi " Fundi i ëndrrës" skicë
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: