Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Ardian Dedi " Fundi i ëndrrës" skicë Sun Nov 26, 2017 4:52 pm | |
| Ardian Dedi Fundi i ëndrrës Skicë - Mbeti në varreza, - iu drejtua bashkëbisedueses për gjitonen. - Kë do të marri? - ia ktheu ajo. Vërtet s’kaloi viti dhe të lartpërmendurës i vdiq djali. Nëse s’heq dorë nga zia, në kohën e duhur, i hap derën mortit. Kodi zhvillimit, arsyeja , e vërteta, dhuna , e drejta është thjesht fjala “djali”. Por, kjo perspektivë nuk është pafundësisht e trashëgueshme. Karakteri i shkretëtirës është të jesh përbindësh… Iu kujtua zakoni i mbretëreshës te bletët, e cila, kur e kupton që lind mbretëreshë, e mbyt. Zakon ky i trashëguar edhe te supernova e një ylli, e cila, gjithashtu, shërben edhe si lindje yjesh të rinj… “Me sa duket, - mendoi- S’ bëhem dot burrë që të vras veten”. Megjithatë, nuk mund të thuash se s’luftova për perspektivë, mungesë e së cilës, të trondit. Por perspektivën e marrin brezat e rinj, ata janë e ardhmja. Veprat e këtij universi janë madhështore, por kjo përmbajtje ka për të humbur kuptimin; është dialektike. Dashuria të bën kurjoz, të shtyn për të jetuar dhe pasioni i dytë që është Arsyeja, mund t’i japi kuptim jetës. Dalja e një produkti të ri bujqësor, që stimulon mendimin, pa qenë i nevojshëm, kalvari i vujatjeve dhe kriza e vdekjes është vetë jeta. Çast i rotacionit të së mirës,moment ky i përjetshëm. Ky eksperiment dëshmon për materializimin e pasionit të mendimit. Platforma e hiçit përballë tempullit të mendimit. Kjo ëndërr nuk vdes kurrë, është e pavdekshme. E gjithë kjo për të fshehur dështimin.
| |
|