|
| Ardian Dedi "Shqiponja" tregim | |
| | Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim Sun Nov 26, 2017 4:37 pm | |
| Shqiponja Tregim Ishte një rrugë, në të cilën, kur mësonte në gjimnaz bënte vrap në mëngjes. Kur mbaroi gjimnazin, u fut në punë në një firmë ndërtimi dhe tashmë energjitë i harxhonte për të ndërtuar: spitalin, bankat, restorante, kafene, butikë, supermarkete, universite, shtëpi publike, komplekse pallatesh, tatimet, stadiumin, pallatin e sportit, burgun, komisariatin e policisë, gjykatën, prokurorinë, noterinë, avokatinë, bashkinë, hotele, internet – kafe, parqe dhe lulishte dhe aeroportin, në zgjatim përfundimtar të saj. Pronari i firmës nuk kishte fëmijë dhe firmën e trashëgoi ai . Bëri një plan të ri urbanistik, ku mendoi të kthehej aty, ku kishte nisur tek arsyeja, ndaj hodhi hipotezën e ndërtimit të një katedraleje dhe shkatërrimit të gjithçkaje, që kishte ndërtuar më parë, si punëtor. Amaneti i një brezi të tërë ishte: Të mos prishet rruga, me nostalgji kujtonin pritje - përcjellje, lot dhe përfytyronin jetën e dytë të saj. Aty ishin dashuruar, kishin përcjellë njerëz për në varreza, personalisht kishte refuzuar ofertën për të shkuar në kryeqytet, kishte blerë rroba me vlerën e kujtimeve dhe tani prishja e saj e hutonte, i dukej e krahasueshme me sakrifikimin e një kurbani. U ndezën debate të forta dhe retorikë e ashpër. Si do të jetë kjo postrrugë në të ardhmen? -Do të lindin fëmijë , do të marrin nuse, do të varrosim të moshuarit. Kur po ndërtohej ujësjellësi i ri, kishte ndodhur një aksident me vdekje në punë dhe kryetekniku kishte përfunduar në burg. Siç duket rruga kërkonte të flijojë diçka. Mbi punëtorin, kur u varros u hodh baltë dhe dhe’. Të rinjtë, të nxitur nga lëvizja e popullsisë, dëshira për t’u martuar, çështjet ekonomike ishin në kundërshtim me nostalgjikët e brezit të vjetër, të cilët ishin simpatizantë të së shkuarës dhe jetonin me kujtime, donin t’ia përcillnin edhe brezit të ri mesazhin e tyre njerëzor.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim Sun Nov 26, 2017 4:38 pm | |
| Me sa duket që të dy brezat nuk e kuptonin të ardhmen. Dramat, më të mëdha të qytetit, ishin zhvilluar te kjo rrugë. Brenga, halle, vuajtje, përgjërime, sëmundje, dhunë, mall ndjenjë, ndarje nga më të ndryshmet, kishin dëgjuar gurët e saj. Të braktiste gjithçka, duke ikur jashtë shtetit, për t’u martuar. - Nëse kthej kokën pas, s’kam për të ecur kurrë përpara, – mendoi. Njëlloj, si dashurinë e vjetër, nuk e braktiste dot këtë rrugë. Të paktën tani e kuptoi se, nëse nuk je i lumtur, kur je i ri, s’ke për të qenë kurrë. Në fillim është mjaltë, pastaj bëhet reçel, po pastaj bëhet m.., pra një kthim në origjinë. Nëse mposhtet ky kthim pas, sepse kjo ego të shkatërron themelet , ka mundësi suksesi. Nga kjo luftë e drejtë, dola i humbur dhe jetën ia kam borxjh idealit. Në fakt femra dashurohet me burrat dhe jo me idealin. Kush vallë e mendonte kështu? Gjithsesi, i pëlqente akoma, ashtu i përhumbur, të udhëtonte në këtë rrugë që tashmë mund ta portretizohej, si e humbur në kujtesë. Kur flet, ulëret dhe s’të dëgjon njeri, ai që s’ka veshë, përfundon në burg dhe rolet këmbehen. Pasi e ndërtoi katedralen dhe falimentoi. U hodh baltë, gurë, çimento e llaç mbi veprën e tij, por, ndërkaq, dhe ai evoloi. Mendoi se duhej ta fotografonte gjithë këtë, para se ta prishte dhe ta ruante këtë të fundit, si dokument, duke e ditur se, pa të, nuk mund të ecet përpara. Ju kujtua historia e Perandorit që pyeti: - Sa e madhe është Perandoria ime? Përgjigja ishte vrasëse: - Dy metra dhe’! Gjithashtu u kujtua se në flamur Kombi i tij kishte një shpend, shqiponjën, e cila, jo rastësisht ka dy koka, një simbol, ky që kurrsesi nuk duhet monopolizuar. - Po e lë pikërisht aty, ku e kam nisur, - mendoi. – Po kjo katedrale a do të prishet,- vazhdoi me ndershmëri dhe sinqeritet mendimet e mëposhtme. Ra në depresion dhe ia kushtoi jetën fesë, ku gjeti një ritëm të ri.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim Sun Nov 26, 2017 4:38 pm | |
| Në këtë raport të ri me Zotin, nuk e ndjente veten vetëm. Për hir të kësaj miqësie, mbolli një shelg lotues, në kujtim të vuajtjeve që kishte kaluar. Tek vëzhgonte kopshtin, rreth katedrales, mendoi ta shfrytëzonte përvojën e tij për të ndrequr, ndaj u fut si përgjegjës i punëtorëve në Ndërmarjen Komunale. Dalloi një “mëllagë” të shkatërruar që kishte çelur një filiz. Ç‘ishte e shkatërruar e shkuli dhe filizin më të shëndoshë e la gjallë, duke bërë kështu diferencën. -Ç’do kërkojë ky filiz i dobët që i pinin jetën gjithë ato shushunja?- mendoi. -Të shumohet , -u përgjigj, po vetë,- do të kërkojë të mbushë gjithë parkun, deri sa të përsëritet e njëjta praktikë. Kjo mëllagë, ka egon e një burri me mustaqe, që ndihet i turbulluar e me gjak të ndezur përpara femrës, i cili pasi shuhet edhe qetësohet . Fatkeqësia është se që të dy nuk e njohin fundin që i pret . Si të bësh mirë, si keq, fundi është i njëjtë. -Kush ka, do shumë , - iu kujtuan fjalët e mençura të një plaku që kishte gjiton. Një çift me dallëndyshe, në këndet e katedrales, në të njëjtën mënyrë se si Zoti kishte ndërtuar tokën, po ndërtonte një fole. Fjala ” Fole” ka rrënjë të njëjtë me fjalën “foli”. Ky çift i bukur dallëndyshesh e kuptonte, më së miri, domethënien e rrugës. Dëgjonte shumë muzikë dhe gatuante a thua se revolucionin e ndryshimit e kishte harruar. Njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbasdite, kryente një vajtje- ardhje te bulevardi i ri, një rinovim i ngjashëm me taktikën e seksit , punës dhe ritualin e të ngrënit, mendim ky që i vinte, kur futej në të thella. Ndoshta kjo ishte edhe zanafilla e së resë. Evolucion është të vëzhguarit, dalja e një produkti të ri për t’u ushqyer, kërkesa e vazhdueshme për të renë, lindja, dhe të gjitha këto, zhvillohen në kohë krize, gjë kjo që të mëson shumë. Patentën e vrasjes duhet ta ketë dikush që njeh thellësisht të mirën dhe të keqen.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim Sun Nov 26, 2017 4:38 pm | |
| Eksplorimi i dijes nga brezat, një rrugë ndoshta e panjohur, që kërkon udhëheqje, por këtu qëndron dhe e bukura, tek strategjia e shtigjeve të reja që përfshin përuljen ekstreme. Përsosje race me durim që njeh të drejtën e trashëgimisë së kombeve, si pasuria më e madhe në univers. Seksi, në këtë laborator, rijetëzon kompleksitetin e Arsyes. Tek lapidari i dëshmorëve, rënë në luftën për liri, një adoleshente e veshur me xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe me një kapele nga hapësira e së cilës kishte nxjerrë flokët, vuri një tufë me lule. Lapidari kishte qëndruar gjithmonë aty dhe në kohë të ndryshme kishte parë emrat e dëshmorëve të gdhendur në gurin e përjetshëm… Drita që ndriçonte skulpturën e gdhendur me mermer të dëshmorit, zbërthente gjithë kuptimin e jetës. Kur të vjen vdekja një nga keqardhjet më të mëdha të jetës , është fakti që nuk e sheh më këtë dritë. Dritë do të thotë edhe zgjuarsi. Fjalën “zgjuarsi” e përdorim edhe kur zgjohemi nga gjumi. - Kjo rrugë është teatri i së ardhmes dhe një mundësi për universin. Që të zhvillohesh dhe të jesh i drejtë, janë dy gjëra të kundërta, që nuk përputhen. Pa qenë i drejtë, nuk e sheh dot fundin. Siguria e së ardhmes varet nga rregulli. Vetëm nga këndvështrimi i zhvillimit dallohet e drejta, e cila, kur është në pushtet, dashurohet me zhvillimin. Perspektiva lind nga përplasja e këtyre dy rrymave. Kur gjen punë, punon për familjen , fëmijët dhe kur dikush e tepron, në këtë fushë, thua: “Mu sikur e ushqej unë”. Nuk të lë testosteroni që të jesh largpamës. “Na rëndohen fëmijët tanë, - thonë, – kur kërkojnë pjatën e dytë me gjellë”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim Sun Nov 26, 2017 4:39 pm | |
| Në fakt që të gjithë jetojnë nën mëshirën e Zotit, motoja e të cilit është: “Ku hanë tre , hanë edhe katër “. Humbja e besimit në Zot, sjell kohë të humbur, zhgënjim, kosto për të ardhmen dhe shumë probleme të tjera. Besim ky që duhet rifituar. Ky është themeli që krijon stabilitet. Mendja është natyrë e koncentruar dhe pasqyrimi mund të mos pajtohet me realitetin, të gjejë gjithashtu një rrugëzgjidhje, por është e pafuqishme dhe nuk krahasohet me Krijuesin, i cili vëzhgon. Kjo është energjia seksuale e ndërthuruar me punën që rrjedh nga energjia e trurit. Ekuilibri dhe fitorja e energjisë së trurit ndërmjet artit, teknologjisë, do të nënshkruajë perspektivën. Ky është shkaku pse ndërtojmë, punojmë, shkruajmë. Nisur nga ky bulevard, kontrollin e universit le ta marrë fuqia e trurit. Nëse, seksi nuk udhëhiqet nga testosteroni, fëmijët që lindin do të jenë inspirim dhe rezultati do të jetë fitorja e dashurisë, Arsyes. Kur egoizmi të izolohet, rruga e brezit të ri, do të jetë e lirë dhe do të nderohen fëmijë e baballarë. Urë miqësie, ku lotët shkatërrojnë urrejtjen, me synimin për të ndërtuar bërthamën e kështjellës. Me siguri që kjo spermë shënon shpresën, ndryshon të ardhmen. Vjen një moment që e vërteta shkatërrohet dhe bëhet luftë. Kjo luftë, që e pason, të ketë, si pikësynim largpamës, të vërtetën, ku heronjtë janë dëshmorë që kundërshtojnë të keqen. E vetmja mundësi kjo që justifikon rindërtimin. Por ç’do të bëhet me të vërtetën, kur evolucion të arsyes nuk ka? Duhet ndërhyrja e “Dorës së Zotit”.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Ardian Dedi "Shqiponja" tregim | |
| |
| | | | Ardian Dedi "Shqiponja" tregim | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |