Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ARDIAN DEDI "E papërsëritshmja" tregim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ARDIAN DEDI  "E papërsëritshmja"       tregim Empty
MesazhTitulli: ARDIAN DEDI "E papërsëritshmja" tregim   ARDIAN DEDI  "E papërsëritshmja"       tregim EmptySun Nov 26, 2017 4:44 pm

ARDIAN DEDI
E papërsëritshmja
tregim
Ishte plak dhe kishte një urrejtje patologjike për brezin e ri, arsye kjo, për të manifestuar ligësi.
Ndau gruan e jetës, shkak ky edhe për t’u armiqësuar me fëmijët.
U kthye në një gjarpër të vërtetë, për faktin se nuk donte të vdiste.
U fut aq keq në qorrsokak, saqë donte të varroste të gjithë, në emër të egos së sëmurë. Pa interes, pa fituar diçka, nuk mundohej të bënte asgjë…
U shndërrua në një njeri shumë të rrezikshëm. I shikonte të rinjtë dhe i bënte përshtypje ngjyra e lëkurës trëndafili e ndezur, kur putheshin. Kishte pasur një jetë të shfrenuar seksuale dhe tani që s’bënte dot seks, kishte vetëm urrejtje, e cila vinte, si rezultat i mosnjohjes së dashurisë së vërtetë. Tek krahasonte lëkurën e tij me të të rinjve, kishte cmirë, por nuk e thoshte.
Humbi qetësinë. Bleu shtëpi të re, mësoi të gatuante dhe hapi restorant, por s’e shmangu dot mërzinë.
Donte të arratisej… Po ku të vinte? U sëmur, tërësisht i konsumuar, i rrënuar krejtësisht, iu dorëzua vdekjes, duke pasur zili dhe urrejtje për jetën.
*
U mundova shumë për një rrugëdalje, rrugëzgjidhje, por nuk e gjeti. Me sa duket rrugëdalja e vetme ishte martesa. I deklaroi një djalë të dashurës së vet.
Shumë e prekur, pa e mbledhur dot veten, asaj iu shkrep të qarët, nuk foli fare, por askush nuk e pengoi të mendonte:
“ Kjo përvojë vlen për të përballuar vdekjen. Kur vdekjen e ke afër bëhesh gjakprishur, gjumëprishur”.
Deri kur do të tregohej kaq kokëforë, sa që edhe vdekja të shmangej?
Mundësia e dytë përbën zhgënjim. Një temperament i fuqishëm, që ka për karakter keqardhjen, është modeli i shndërrimit të urrejtjes në dashuri, mbi bazën e katarsisit. Nëse ke sy dhe vëzhgon do të depërtosh shumë thellë. Vetëm atëherë do të kuptosh, se ajo që ndodh përpara syve, është e jashtëzakonshme, e papërsëritshme.
Fjala shqipe “i dytë” ka kuptimin të mbetesh përjetësisht i dyti dhe fiksimi për të qenë i pari, për t’u plotësuar, mbetet përgjithmonë i parealizuar. Fiksim ky që të çon në çmenduri.
Në rast se e realizon këtë fiksim, zhgënjehesh dhe bëhesh pishman për metodat e përdorura për ta arritur.
Njeriu ka zakone të shfrenuara, sepse përballet me një vdekje të ngadaltë. Kur jeta që të pret e humbet kuptimin, kërkon ta sfidosh, duke ndërtuar të ardhmen.
- Unë gjithmonë ia arrij qëllimit, - foli plaku. – Duro se do të martohesh dhe s’do kesh se çfarë të bësh.
-Jeta tënde është zhvlerësuar, moment ky, që nëpërkëmb dhe jetët tona. Më terrorizon me presion psikik. E ndjen këtë dhe hiqesh si i mëshirshëm. E shoh që nuk nxitohesh. Do të tregosh sa i fuqishëm je, por faktet tregojnë të kundërtën.
- Si guxon të arrish deri këtu?- kërcënoi plaku. - S’ke për t’ia dalë mbanë.
-Kur s’bën përpjekje femra që një lidhje të funksionojë, ç’duhet bërë?
Duhet që t’i ulesh. Kur iu vjen vdekja të vjetërve, thonë:
“ Do vete në të drejtë!”
Por, sidoqoftë, përpara vdekjes, duhet të jesh një hap para, sepse nga dhembëshuria për jetën, frikën nga vdekja, fillon dhe i lutesh xhelatit, me shpresën e marrë se, do të të mëshirojë, ndërkohë që ai ka marrë vendimin e ekzekutimit ndaj dhe duhet pështyrë.
Loja e vërtetë fillon atëherë, kur mendon se je më i madhi, më i forti, më i fuqishmi. Që të gjithë të japin informacione të gabuara, lehtësisht të besueshme. Pavarësisht kësaj, askush s’merr mundimin të të rrëzojë, duke lënë gjithçka në dorë të kohës. E dinë të gjithë që do të biesh nga froni.
Kur rrugëzgjidhje, rrugëdalje nuk ka, duhet që të ulesh. Si mund të ketë perspektivë, ai që është i destinuar të bier dëshmor?
Derisa të ardhme s’ka, je i detyruar të kthehesh pas. Pas shkatërrimit, do të kërkojë rimëkëmbjen, por s’do t’ia dalë mbanë.
- Ti , - i pohoi vajzës, që dashuronte, - je një mrekulli e evolucionit, por, fatkeqësisht, ky evolucion ka prodhuar dhe gjarpërin. Lënia e femrës së jetës në dorën e rastësisë është gafa më e madhe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ARDIAN DEDI "E papërsëritshmja" tregim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ardian Dedi "Shqiponja" tregim
»  ARDIAN DEDI "Hija e ëndrrës" tregim
» ARDIAN DEDI "Dritarja"
» ARDIAN DEDI "Kriza"
» Ardian Dedi "MONOLOG"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: