Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:49 pm

Të tillë e përcjell në qenien
time Vason: model zgjuarsie, thjeshtësie, sinqeriteti, përkushtimi, serioziteti
dhe bartës vlerash të bukura njerëzore, gjer tek të qenit një familjar, prind
bashkëshort shembullor.
E pabesueshme të regjistrohej kujtesa familjare, apo në ditaret e shkruara të saj një vit të trishtë, një muaj pikëllimtar, një mesditë aq vrastare sa ajo e dy prillit 2004. U nda në zenitin e buisjes së maturisë intelektuale e kur do t’i jepte shoqërisë shumëçka kish mundësi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:49 pm

Kushedi sa dëshira sa ëndrra
vezulluese dergjeshin brenda tij!


E pabesueshme na ngjason edhe
rrjedhja e ditëve të një viti të tërë pa të. Ishin ditë të veshura e me pezm
për krejt familjen e për këdo që këmbeu dy fjalë me të.

Edhe pa praninë e tij fizike,
vetëkuptohet që, miqtë, të njohurit, të afërmit e familja e kanë akumuluar e
dinë të përdorin me efekt fuqinë e pasurisë mendore e shpirtërore të Vasili
Bicit të pavdekshëm, duke lehtësuar sadopak ligështimin e tyre shpirtëror…
Vazhdoj të ruaj imazhin e Vasos në takimin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:50 pm

rëndësishëm që pata me të në
orën 13.00 të dy prillit të kaluar në oborrin e Universitetit. Nuk do ta shkoja
kurrë nëpërmend, se ai do të ishte takimi e kuvendimi i fundit me mikun,
patriotin dhe kolegun tim të dashur.Ku ta dija se ishin fjalët e fundit
miqësore që shkëmbyem!… Tek sa shkruaj këto rreshta, më fanitet shëmbëllsia e
tij me pamje ëngjëlli para syve e ndiej sikur na pleksen heshtjet… Ç’boshati të pazëvendësueshme krijoi ikja e tij sidomos për ne , bashkëfshatarët, për
qytetin, për Zagorinë, për këdo që ia njihte vlerat.

Sa shumë kishim për t’i thënë
njëri – tjetrit…!


Ai prej një viti e tutje po na
flet një farësoj me veprën e tij, me përjetësinë e paharrimit që diti të
krijojë për veten.


Gjirokastër, më 28 shkurt 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:50 pm

Njeriu
që rrezatonte vetëm mbarësi



nga Kristaq Çombi

Njerëz si Vasili janë vërtet të paharruar! Të
tillë i bën jeta dhe vepra e tyre, ajo
çka ata i janë përkushtuar. Ai do të kujtohet me
respekt për breza me radhë. Rron si një model njeriu në kujtesën time. Unë u përkas asaj kategorie njerëzish, që nuk besojnë ende se ai nuk jeton më . S’kam ndryshuar
asgjë: në bllok kam numrin e telefonit
të celularit të tij, numrin e telefonit fiks dhe gjithmonë për ndonjë “ngecje”
më shkon në mendje të kërkoj ndihmën e tij të pakursyer. Kjo edhe, kur kam nevojë
të zgjeroj dijenitë e mia në fushën gjuhësore, apo të këshillohem si mik apo
vëllai me vëllain. Ndalem përsëri te ndihma. Sa herë doja të sqaroja diçka i
telefonoja Profesor Vasilit. Ai me dashamirësi më sqaronte, duke shprehur
kënaqësi për interesin tim, paçka se shumë herë kishte rastisur që ishte natën
vonë. Ai punonte intesivisht. Meqënëse në departament, përgjithësisht, shkoja
herët, për arsye të organizimit vetiak të punëve përgatitore të mëngjezit,
kundroja me respekt nga dritarja Profesorin, që zbriste nga rruga e shtëpisë së
tij, e cila ndodhet pas godinës së re të Universitetit. Ecte me hap sigurie me atë trupin e tij të gjatë,
me një veshje të kujdesshme, që binte menjeherë në sy për mbajtjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:51 pm

estetike të saj, me dosjen e mbushur me leksione
në dorën e tij. Studentët atë e donin
shumë dhe e respektonin fjalën e tij shkencore. Shpesh herë, kur më premtonte
koha dilja me shpejtësi te oborri dhe e prisja. Përshëndeteshim, shkëmbënim
fjalët në kësisoj rastesh. Dita kështu më fillonte mirë. Takimi me të ishte një
ogur i mirë dhe i ndritshëm për gjithë ditën e punës sime. I
tillë ishte Vasil Bici, vetëm mbarësi rrezatonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:51 pm

#



dy prill isha në Sarandë, në Bashkinë e Sarandës, për të organizuar një konkurs
pranimesh në punë të punonjësve të tatim taksave për këtë bashki. Testimi ishte
dinjitoz, transparent, profesional. Por e premtja e bukur
Sarandës, vetëm pas pak orësh, u kthye në një të premte të ngjyrtë ,të
zezuar, në një të premte “gjëmë”. Kishte humbur
jetën aksidentalisht Profesor Vasili, prefekti i Qarkut të Gjirokastrës,
miku im. Nuk e besova lajmin e hidhur, që ma dhja bashkëshortja ime, Marika,por
ishte i tillë. Ngjarja kishte ndodhur rreth orës tre e gjysmë katër të mesditës
dhe TV “Klan” dhe “Top Chanel” e kishin dhënë lajmin e hidhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:51 pm

Mbaj
mend që i tronditur dola në lagjen”18 Shtatori”, ku takova Përparimin, Spiron,
Petritin. Qyteti kishte rënë në zi.
Ngjarja ishte temë e çdo bisede. I
gjithë qyteti ndjente dhimbje, dhimbje dhe lot për humbjen e qytetarit të
dashur dhe energjik, për humbjen e profesorit të nderuar, për humbjen e
prefektit që në një periudhë shumë të shkurtër
kohe që qëndroi në krye të Prefekturës bëri emër për kompetencë,
profesionalizëm, drejtësi, korrektësi e dashamirësi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:51 pm

Ne
shkuam në shtëpinë e tij për të ngushëlluar për humbjen e madhe. Dhimbjen duhet
ta kthenim të gjithë në forcë, në
repsekt të jetës së tij aktive, të punës
plot pasion, që kishte realizuar, kudo ku kishte punuar, në çdo fshat të
Tepelenës, në çdo fshat të Gjirokastrës si mësues, inspektor, metodist, si
pedagog, si kancelar, si drejtues i degës së PSD Gjirokastër apo si këshilltar
i këshillit bashkiak të qytetit të Gjirokastrës, në dy legjislatura radhazi…



toku me shumë shokë dhe miq të tij edhe
unë u përfshiva me dhimbje në grupin organizator të ceremonisë për t’i dhënë
lamtumirën e merituar mikut të shtrenjtë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:52 pm

Njerëzit karakterin e tyre e shfaqin… edhe kur
ngrihen në përgjegjësi






Përparim Hoxha,
farmacist, Gjirokastër



Njohjen me
Vasilin do ta motivoj: njohje e ndodhur gjatë proceseve demokratike. Ishim një grup shokësh
intelektualë që vinim nga fusha të ndryshme të mjekësisë, arsimit, pedagogë,
inxhinierë e tjerë, të cilët përfaqësonin PSD e qytetit të Gjirokastrës. Ishte
një kontakt i parë me Vasil Bicin, i cili për një kohë të gjatë ishte arsimtar
dhe drejtues shkollash në Tepelenë. Që në fillesë më bëri përshtypje diskutimi
plot elokuencë dhe brumë, sidomos logjika e fortë e argumentimit të tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:52 pm

Kjo ishte fillesa e marrëdhënieve të mira e të
ngrohta midis nesh që do të përvijoheshin më tej dhe do të kalonim në një lidhje të ngushtë, shumë të
afërt. Vasili dinte të respektonte miqtë dhe shokët e tij. Ky respekt u forcua
më shumë gjatë veprimtarisë sonë partiake e sidomos gjatë fushatave elektoriale.
Ishte njeri vizionar, gjë që rridhte edhe nga profesioni i tij, i nuhaste
situatat dhe merrte vendime të drejta, duke ndërtuar gjithmonë një operacion
mendimor bindës dhe konkret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:52 pm

Doja të veçoja
periudhën shumë të shkurtër si Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës. Njerëzit
karakterin e tyre e shfaqin në periudhën e ndërrimit të sistemeve si dhe kur
rriten në përgjegjësi. Një ruajtje prefekte e cilësive dhe virtyteve. Madje,
doja të shtoja se Vasili me t’u ngjitur
në këtë post kyç, më telefononte më shpesh, më priste në zyrë mua apo edhe
shokë të tjerë, me qëllim konsultimi për probleme të ndryshme. Një stil pune i
veçantë dhe frytdhënës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:53 pm

Kujtoj një rast evident: Një ditë, para tragjikes,
kam qenë në zyrën e tij. Në kohën që unë isha në zyrë më të, e merr në telefon
Kryetari i Bashkisë së Qytetit të
Këlcyrës, ku midis problemeve të tjera, Vasili i thotë edhe për vizitën, që kishin të nesërmen në Janinë. Në
këtë moment më jep të lexoj një fjalim përshëndetës, konciz, plot përmbajtje e
probleme, që e kishte përgatitur me këtë
rast për forcimin dhe bashkëpunimin në drejtim të marrëdhënieve ndërkufitare…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:53 pm

“Drita e arsimit
të pastron, të shëndosh, ajo të qytetëron e të mbush me ndjenja humanitare”



Arsenal i fjalës
së mençuruar






Një përshëndetje e prerë në mes…





Njeriu vital e
inteligjent, në postin e përfaqësuesit
më të lartë të Qeverisë Shqiptare në Qarkun e Jugut të Shqipërisë, i përgatitur
për të suprizuar në takimin e parë jashtë vendit në vendin fqinj, Greqinë, pjesëmarrësit në një takim bilateral
dhe promovues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:53 pm

“Atë ditë i
kishte rënë një nur i bukur Vasilit,”- kishte thënë një nënë. - Djem të tillë
të qeshur, të bukur, të mençur duhet të kemi në krye. Pastë jetë të gjatë!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:54 pm

Ishin ditët e para të prillit të vitit 2004. S’kishte shumë kohë që kishte mbushur
vetëm 54 vjet. Me një moshë e re, tërë energji, burim i pashtershëm energjish,
që do t’i vinte në shërbesë të prosperitetit, progresit në bankën e provës së
madhe. Ishte aq i pjekur dhe konseguent, fjalëmbël, i prerë dhe i qetë në
marrje vendimesh. Të gjithë ishin gëzuar se, së fundi, në një post të tillë
vinte një njeri impulsiv e i mençur i ardhur nga stafi akademik i
Universitetit, i ngritur në post jo me
shtytje e me përkëdheli; dy herë këshilltar i zjarrtë dhe problematik për të
impulsuar të renë në Këshillat bashkiake të Gjirokastrës. Plot nerv dhe pasion,
i ngjiste fjala. Punonjësit e Prefekturës, të cilët ishin mësuar me prefektët e
parë, se ishin të palëvizur nga vendi, kishin edhe ndjenjën e një lëvizjeje, që
i brente në ndërgjegjen e tyre, duke parë se tashmë kishte mbërritur “energjiku”
që kërkonte përgjigje energjitizmi. Vasili kishte në trurin e tij plot
projekte, plane, të cilat dinte t’i zbatonte me atë aftësinë e tij shkencore e
profesionale. Asnjë muaj punë në një “tavolinë” drejtim shteti, por me vizion.
Pritje të mençuruara populli, shënime për problemet, kujtesë e kujdes për
kulturën, artin… Një kombinim i punës në zyrë dhe i kontakteve operative me
objekt të popullit, njerëzve intelektualë, marrje pjesë direkt në festa,
ceremoni, veprimtari të objekteve të ndryshme Gjirokastër, Tepelenë, Përmet. Më
datën 27 mars, kur lidhja jonë organizoi një prezantim libri (roman) me titull
: “Letër nga Ferri” të autorit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:54 pm

Ligor
Shyti nga qyteti i Përmetit, i aksidentuar në kodrat e Delvinës dhe i
mbijetuar, na tha shprehimisht mua dhe shkrimtarit Lumo Kolleshi: “ Ju
falënderoj për ftesën! Sa do të kisha
dëshirë të merrja pjesë në atë promovim, por s’munda!” Shtrënguam duart,
ngjatjetuam njëri - tjetrin me përzëmërsi. “Ky po, - më tha Lumoja. – Ja vlen
për Prefekt!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:54 pm

E përgatiti përshëndetjen
shumë shpejt. Në këtë përshëndetje vendosi “tharmin” e nevojshëm, duke
kombinuar të gjitha stilet e profesorit, njeriut të fjalës së bukur, të
pushtetarit dhe njeriut të idesë së vrullshme… Një kombinim i tillë e një
pozicion i tillë luftarak i zjarrtë sjell suksese në drejtim, duke luftuar
vakësinë dhe privilegjin…


Por, nuk ishte
shkruar të zhvilloheshin ngjarjet
kështu. Çifti i bukur “Bici”, atë mesditë të dy prillit 2004, s’ishte e thënë
të përjetonte çaste të mëdha, por të përjetojë një dramë, që mori në krahët e
saj të kockëta një lis të rrëzuar, që tronditi zemrat dhe shpirtrat jo vetëm të Gjirokastrës, por
të gjithë Jugut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:55 pm

“Gjithçka e mirë
vjen nga rrezet e Diellit dhe vullneti i mirë i njeriut”



E mençuruar





Është e tepërt të konfirmojmë miqësinë tonë, që
tashmë i ka kaluar provat e sinqeritetit






PËRSHËNDETJE





Duke përshëndetur
këtë iniciativë të dobishme, më lejoni
t’ju falënderoj e t’ju kumtoj ndjenjat e përzemërta të dashamirësisë e të
mirëkuptimit që shoqërojnë përfaqësuesit tanë të zgjedhur apo ekzekutivë, që
sonte marrin pjesë në këtë takim sa simbolik aq dhe bashkëpunues.


Ne
jemi këtu në celebrim të punëve të mira që mund të bëhen nën kujdesin dhe
shtysën e Konsullit tonë të Përgjithshëm, zotit Gumeni, i cili në misionin e
tij zyrtar, synon rigjallërimin e rrugëve, që kërkojnë ura lidhëse për një
bashkëpunim të gjerë dhe të ndërsjelltë, që merr parasysh afërsinë gjeografike,
shpirtërore e të mundësive të zhvillimit nëpërmjet programeve e projekteve të
përbashkëta me interes të dyanshëm. Është e tepërt të konfirmojmë miqësinë
tonë, e cila tashmë i ka kaluar provat e sinqeritetit. Jemi bashkë qysh prej
300 vjetësh në këtë fqinjësi, në cepin më me diell, më me jetë dhe dinamizëm të
Evropës, në Mesdheun e lakmuar e të trazuar nga legjendat e përbashkëta e të
mahnitshme, që na kanë identifikuar si ballkanas impulsivë e si popull, që kemi
shkëmbyer vlera e kemi bashkuar vlera në dobi të qytetërimit botëror. Në lumin
e madh të eposit heroik, përrenjtë e vegjël dhe të shumtë, që e kanë ushqyer kanë qenë pa mëdyshje ata
që kanë buruar edhe nga viset tona në dhjetra balada e legjenda që ngjizën këtë
epos madhështor e i dhanë atij përmasat e më tej se ballkanikes. Ne bashkërisht
mund të mburremi se bëjmë pjesë në një nga zonat më të vjetra epike të
njerëzimit, duke qenë kështu autorë dhe bashkautorë në disa nga thesaret më të
çmuara artistike, që janë krijuar në këtë planet. Vëreni, zotërinj të nderuar:
në të dy anët e kufirit tonë rrebeshet e shekujve të sertë, s’kanë ndjerë nevojën e ndërtimit të asnjë kalaje
apo fërngjie. Pra,ne kemi ndarë fate të njëjta e kemi bashkuar betime të
njëjta.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:56 pm

Ndaj sot ndjehemi miq tek Ju e vijmë si ata përrenjtë, që
ushqyen eposin tuaj e që na lidhën pazgjithshmërisht në fqinjësinë
tradicionale, që kërkon të bashkojë fatet dhe rrugët tona. Ne s’vijmë sot në
kushte emergjence, as për të lypur ndihma humanitare. Falë edhe ndihmës suaj të
madhe, ne sot vijmë të ringritur, me kërkesa dhe programe zhvillimore, me
ambicje e vizione të qarta në përpjekjet për një asociim të shpejtë në familjen
evropiane.


Ne
duhet të bashkëpunojmë me Ju në programe të Komunitetit Evropian si INTERREG III, për njëzhvillim të balancuar
të zonave ndërkufitare, për përmirësimin e potencialeve ekonomike dhe
financiare dhe forcimin e strukturave social - ekonomike, në të mirë të
popullsisë së të dy anëve të kufirit tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:56 pm

Ne kërkojmë, nëpërmjet Jush, ndihmën e nevojshme
për të kapërcyer problemet specifike të zhvillimit, që rrjedhin nga izolimi
relativ dhe të inkurajojmë zhvillimin e rrjeteve të bashkëpunimit në të dyja
anët e kufirit. Fushat e bashkëpunimit janë të shumta; ato do t’i shkëmbeni me
njëri - tjetrin gjatë këtij takimi pune.


Ajo
që unë do të doja të garantoja, është se tashmë në Shqipëri, gjërat kanë
ndryshuar e çdo ditë po ndryshojnë për së mbari. Ju mund të gjeni tek ne,
partnerët e interesuar e të kualifikuar, jo vetëm për thithjen e
investimeve,por edhe për zhvillimin e programeve konkrete me objektiva të
studiuara e preventivime të standarteve të kohës. Në prioritetet e zhvillimit
të rajonit tonë, ju mund të gjeni mundësi reale aplikimi, projekt- propozime
konkrete dhe përgjegjësi më të mëdha në përgjithësi të një partneriteti me
interes reciprok.

Gjithsesi,
takimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:57 pm

ynë i sotëm, është një ogur i mirë në institucionalizimin e iniciativave
të përbashkëta, që do të prodhojnë produkte pozitive në interes të përbashkët.
Si Prefekt i rajonit jugor të Shqipërisë, unë shpreh angazhimin zyrtar të
Qeverisë Shqiptare për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira midis dy
shteteve dhe rajoneve tona në dobi të përfitimit reciprok dhe të krijimit të
klimës së bashkëpunimit.



nderuar kolegë!


Le
të ndihemi siç jemi, gjitonë të mirë që jo vetëm i gjendemi njëri – tjetrit si
të tillë, por kemi edhe të gjitha
mundësitë dhe lehtësitë për të kontribuar për zhvillimin e rajoneve tona.


Ju
faleminderit për mirëkuptimin!


Janinë,më
02.04.2004.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:58 pm

“Ai që nuk e njeh vdekjen, mbetet i
pavdekshëm”






Fjalë e mençuruar e dijetarit





Në kortezhin përcjellës





Vasili jetoi aq sa arriti të lërë trashëgimi një punë të çmuar





Në emër të përfaqësuesve të pushtetit vendor
në ceremoninë mortore në nderim të Vasil Bicit
foli Kryetari i Qarkut të
Gjirokastrës. Pasi përmendi ngjarjen e
dhimbshme për humbjen aksidentale të Prefektit Vasil Bici, bëri një ekspoze të
shkurtër për jetën dhe veprën e profesor Vasilit. Mandej vijoi:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:58 pm

”Duke vlerësuar punën e tij, para një muaji,
Vasil Bici u emërua Prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, për të cilin ishim të
bindur se do të punonte dhe do të kontribuonte me përkushtim për t’i shërbyer
komunitetit në rajonin tonë. Profesor Vasil Bici do të mbetet i paharruar. Ai
ka qenë i përkushtuar në punë, njeri i
kontributeve shoqërore, i nderuar, progresist, i palodhur, i dashur dhe
komunikues me kolegët, administratën e tij dhe me pedagogët e studentët e
Universitetit “Eqrem Çabej”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:58 pm

Nëse
jeta e njeriut matet me punët e kryera
dhe vlerat e krijuara do të thoshnim me krenari se profesor Vasili jetoi aq, sa
arriti të lërë trashëgimi një punë të çmuar; arriti të krijojë një portret
profesional dhe qytetar, të cilin do ta kenë si shëmbull studentët e tij,
kolegët, të gjithë ata që e kanë njohur.






Zonja
dhe zotrinj! Jemi mbledhur sot këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit njeriut
tonë të dashur, profesor Vasil Bicit, jeta e të cilit u pre tragjikisht.
Dhimbja për humbjen e Vasilit është e madhe. Habia dhe pikëllimi na ka pushtuar
të gjithëve. Pranë Profesor Vasilit jemi mbledhur për të kuvenduar si shokë dhe
miq, si kolegë dhe bashkëpunëtorë; pranë Profesor Vasilit jemi mbledhur
zakonisht për të biseduar për problemet tona të përditshme si njerëz, por edhe
për veprimtari universitare me pjesëmarrje e përfshirje kombëtare dhe
mbarëkombëtare. Qëndronim me Prof. Vasilin, sepse ai ideonte dhe merrte
përsipër me sukses projekte serioze, sepse ai dallohej për cilësinë e mendimeve
dhe për mishërimin e ambicieve intelektuale. Profesor Vasili ka qenë përherë
protagonist në ngjarjet e shënuara në Universitetin “Eqrem Çabej”, protagonist
në ngjarjet kulturore të qytetit tonë, protagonist edhe si politikan dhe pushtetar
me një profil ku mbizotëronte mirësia e kulluar dhe kultura e rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 EmptyTue Jan 26, 2010 4:59 pm

Profesor
Vasili ka qenë i dalluar si frymëzues dhe organizator, si mësimdhënës e si
pedagog, si mendimtar dhe si veprimtar përherë aktiv me cilësi të rralla morale
dhe me energji të pashtershme fizike, ndërsa sot po ikën nga gjiri ynë kaq
papritur, kaq i ri, në kulmin e pjekurisë intelektuale, duke lënë përgjysmë
shumë gjëra të çmuara. Gjurmë të punës së tij në fushën e arsimit gjejmë në
rrethin e Tepelenës ku punoi për njëzet vjet. Nga viti 1991 fillon të
kontribuojë si pedagog gjuhësie në Universitetin tonë. Ka kryer studime në
fushën e dygjuhësisë, të sociolinguistikës, ka botuar fjalor dygjuhësh,
monografi shkencore dhe ka referuar në konferenca dhe simpoziume shkencore,
brenda dhe jashtë SHQIPËRISË. Në vitin 2003 me botimin e tekstit universitar
“Alternativa pedagogjike” ai meritoi titullin Profesor i asociuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 29 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 29 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 16 ... 28, 29, 30 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: