Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 27, 28, 29 ... 31 ... 35  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:49 pm

Mbledhja e Këshillit Bashkiak për Buxhetin

Gjirokastër,më 26.03.2004

Të nderuar këshilltarë!

Duke vlerësuar miratimin e buxhetit si momentin organizativ më kulmor të veprimtarisë së Bashkisë, uroj që ta kaloni atë me konsensus të gjërë, e me objektivitetin e duhur, për t’i mundësuar qytetit një veprimtari normale e efektive në dobi të zhvillimit e të përparimit të tij të vazhdueshëm.

Nga materiali i paraqitur për miratim vërehet një punë serioze, një përgjegjësi më e madhe dhe një angazhim më i plotë për të venë në vend gurë të rëndësishëm në konturet e qytetit, që pret çdo ditë t’i dalim zot me përkujdesje më të madhe dhe me investime më të qenësishme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:49 pm

Aparati i Bashkisë ka bërë një punë të madhe në vlerësimin e buxhetit të vitit të kaluar, në korrigjimin e përvojës së realizimit të këtij buxheti dhe në thithjen e mendimit të kualifikuar të specialistëve dhe intelektualëve vizionarë të qytetit për hartimin e një buxheti të ri e më të guximshëm, më real dhe më produktiv. Rritja me 20% e të ardhurave të brendshme të bashkisë, ulja e shpenzimeve administrative dhe programimi i masave për një menaxhim efikas të grantit të vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit, janë vlerësuar si shtylla të një projekti, që zgjidh nevojat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:50 pm

prioritare e imediate të Gjirokastrës dhe vë themele të një zhvillimi perspektiv të lakmuar.

74 milionë lekë investime, që parashikohen këtë vit nga Bashkia, bashkë me shumë investime të tjera që janë parashikuar në sektorë të tjerë me shtrirje rajonale, por që veprojnë në qytetin e Gjirokastrës, do të përbëjnë këtë vit një lëvizje ripërtëritëse të madhe, në zbatim të programit ambicioz të Qeverisë së Koalicionit për Integrim.

Ju do ta diskutoni në vijim këtë buxhet, por unë do të doja të ndalesha në ndonjë sugjerim paraprak lidhur me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:50 pm

Nisur nga përvoja e vitit të kaluar si dhe nevojat e mëdha, që ndihen për investime, do të ishte më efektive që investimet të mos copëzoheshin, por të përqëndroheshin në më pak objekte, pasi siç është vënë re, ngaqë objektet ndërtohen apo rikonstrukturohen me 3 - 4 faza, kur përfundon faza e fundit e objektit, faza e parë ka dalë jashtë funksionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:50 pm

Krahas buxhetit jo të vogël, që është vënë re në dispozicion nga shteti (rreth 44 milion) në kuadër të Festivalit Folklorik, që pritet të zhvillohet këtë vit, edhe Bashkia mund të investojë më shumë në sektorë të rëndësishëm të qytetit si në rikonstrukturimin e Pazarit, të çative dhe fasadave të tij, në kalldrëme e mure mbajtëse, në dekor e gjetkë. Gjithashtu, ndikimi i Bashkisë mund të ishte më i madh, dhe, nëse është e mundur edhe tani, që shpërndarja e fondit për trashëgiminë kulturore të ishte më racionale. Kuptohet që shteti s’ka fuqi të mbajë gjithë këtë Gjirokastër – Muze, por, siç është praktika dhe në shumë vende të Botës, mund të përqëndrohet në një lagje më karakteristike, apo në Pazarin e Qytetit, siç mund të ishte rasti ynë. Shpërndarja e fondeve në shumë objekte të qytetit, nuk na duket si zgjidhja më e drejtë. Çatitë e Pazarit, dritaret e kateve të dyta, fasadat dhe kalldrëmet e prezantojnë Gjirokastrën turistike mirë ose keq në raportet fillestare me çdo vizitor të huaj, por edhe me vetë banorët, që përjetojnë me pensimizëm rrënimin e qytetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:50 pm

Gjatë zbatimit të buxhetit, kërkohet një kontroll i rreptë mbi cilësinë, pasi, siç ka ndodhur rëndom, objektet e investuara nuk kanë jetëgjatësi. Ju keni planifikuar objekte nga ato që ende si kemi gëzuar si të reja, pasi janë dëmtuar në një kohë të shkurtër pas ndërtimit.

Gjithashtu, më tepër kujdes duhet bërë për mirëmbajtjen e objekteve të ndërtuar vitet e mëpërparshme e të mos shihen ato si të tjetërkujt.

Gjithsesi, ne kemi përpara një projekt - buxhet ambicioz, i cili pret zbatim të shpejtë për të mbyllur plagët e shumta e për të plotësuar nevojat në rritje të komunitetit gjirokastrit. Si i tillë ai duhet miratuar me unanimitet duke përfshirë edhe vërejtjet e konstatimet konstruktive të këshilltarëve.

Ju faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:51 pm

Një kohë e paktë e një lidhësi e bukur



mbresa pune

Nga Kasëm Lamaj,

Prefekturë Gjirokastër





Vetëm një muaj pune me Profesor Vasil Bicin

Në kohë shumë pak, por përvoja e fituar nga bashkëpunimi me figura të tilla është e madhe dhe e vyer. Me Profesorin njihesha kohë më parë, mbasi vajzën e një të afërmes së tij, mbesën e mësues Andon Golemit nga Sheperi i Zagories e kam nusen e djalit tim të dytë. Një lidhësi e bukur dhe e qëndrueshme. Kështu që respektet e ndërsjellta i kishim krijuar vite më parë edhe si banorë të qyteti të gurtë. Njohja dhe bashkëpunimi si prefekt kuptohej që do të krijonte marrëdhënie në stade e nivele më të reja.

Detyrën e tij të re e filloi natyrshëm, pa i bërë jehonë. E kishte këtë pulsim në natyrën e tij. Me të ardhur në punë i urova “punë të mbarë” si dhe bashkëpunim të frytshëm. Me modestinë e tij karakteristike më shprehet: “Na vaftë mbarë të gjithëve bashkërisht!”

Ceremonia e prezantimit të tij në detyrë u bë në një auditor të gjërë me drejtuesit kryesorë të rajonit, ku Prof. Vasili bëri një përshëndetje të shkurtër, por në të të lije të nënkuptoje se administrata shtetërore duhej të ngrihej në nivelin, që kërkon koha, për t’i shërbyer sa më mirë komunitetit. Në drekën e përcjelljes të prefektit që largohej dhe të riut, dreka, pra, e mirëseardhjes u ngritën dolli dhe u bë edhe humor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:51 pm

Dita e parë e punës në Prefekturë



Në ditën e parë të punës ai e filloi në orarin e duhur, me përpikmërinë që e karakterizonte, duke realizuar edhe kontaktimin e parë me bashkëpunëtorët e tij. Shkëmbim mendimesh për punën dhe problemet e tjera në rajon. Mbaj mend që në këtë takim të parë u shpreh: “ Ju faleminderit ! Përfitova shumë nga ju!” Për çdo punonjës jepte vlerësimet si epror dhe konkludoi natyrshëm: “Kemi një staf të mirë dhe me realizimin e një bashkëpunimi të frytshëm do të kemi arritje”. Vijonte edhe jepte mendime, edhe këshilla.

Dhe vërtet një muaj punë e lodhshme për të vlerësuar e dhënë zgjidhje problemeve të ndryshme të rajonit, për kujdesjen që puna e institucionit të ecte normalisht për bashkërendimin e punëve midis administratës shtetërore me njësitë e qeverisjes vendore, sipas kompetencave të Prefektit, për marrjen e masave për realizimin e detyrave, për pritjen e qytetarëve dhe të huajve e shumë e shumë probleme të tjera. Profesor Vasili kërkonte e merrte informacion për çdo problem e nuk lodhej për të nxjerrë nga ato konkluzionet për të vepruar.

Ja kështu me punë, komunikim, bashkëpunim e fjalë të mirë të Tij kaloi ai muaj marsi 2004, duke marrë dhe puna një impuls të ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:51 pm

Dita e fundit e punës aktive

Por jo nuk ishte e thënë që ne të bashkëpunonim gjatë me shokun dhe eprorin tonë, Vasil Bicin.

Dita e fundit për të ishte një ditë e ngarkuar me punë, me takime, me një korrespodencë të ngjeshur, por e priste edhe rruga “e pasosur” për në Janinë. Mbas takimeve të punës më thërret në zyrë e më thotë:

“ “Dosja e korrespodencës” është e ngarkuar. Të punojmë ta shpërndajmë atë në Zyrat përkatëse”.

Unë iu shpreha: “Ju jeni për rrugë, me atë punojmë nesër”.

“Jo , - më thotë, - ta përfundojmë tani, mbasi zyrat duhet të punojnë, “ - duke treguar kështu një përkushtim për punën.

E pas kësaj u ndamë, duke i uruar njëri – tjetrit : “Mirutakofshim!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:51 pm

E rëndë dhimbja e ndarjes



Por, përsëri jo, ne nuk do të takoheshim më. Mbas dy orësh na erdhi lajmi i pabesueshëm për humbjen e tij, të cilin ne e përjetuam me dhimbje të thellë, ashtu si gjithë shokët e bashkëpunëtorët e tij.

E rëndë dhe shumë e dhimbshme ishte ndarja me të: “ Lamtumirë, i dashuri Vasil!”

Mirënjohja dhe respekti për Prof. Assoc. Dr. Vasil Bicn do të na shoqërojë gjithë jetën.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:52 pm

NJË VEND BOSH NË UDHËT E JETËS

nga Harillaq Koxhioni



Vështirësi karakterizimi…

E kam të vështirë të hedh në letër disa mendime për mikun, shokun, vëllain apo nuk gjej përkufizimin më të saktë në shkallën më të lartë për portretin e Vasil Bicit, se kam pak ndrojtje, ndoshta dhe një farë pasigurie për të nxjerrë dhe evidentuar vlerat e një njeriu të dimensionit të tillë si AI. Një përcaktim jo i saktë në vlerë ndesh me vlerësimin e atyre, që e njohin dhe kanë patur lidhje direkte me të në punë, shoqërore, miqësore apo familjare, njëkohësisht edhe për ata që nuk e njohin.

Kjo mëdyshje, padyshesë, është e vështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:52 pm

Ai arriti që, në një kohë relativisht të shkurtër, të shfaqte ndjenja dhe bindje patriotike, të cilat është për t’i pasur zili. Këmbëngulja dhe mendja e kthjellët për të vënë çdo gjë në vendin e vet kanë qenë parim themelor i tij. Nuk janë të rastësishme këto. Shtrati nga i cili rridhte dhe mjedisi ku ai mori mësimet e para me ecurinë e jetës së tij ishin determinante. Si pinjoll……. i familjes së Ilia Dilo Sheperit dhe bashkëlagjas i Poetit të madh Andon Zako Çajupi nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Këto rrënjë të thella në fshatin e tij të lindjes do të plotësonin në harmoni të plotë me etjen për kulturë dhe erudicion, do të ishin pikë referimi në veprimtarinë e tij dhe do ta shoqëronin gjithmonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:52 pm

S’mund ta shpreh dot se sa mirë e kam ndjerë veten në Shoqatën Atdhetare - Kulturore “ Çajupi”, ku Kryetari i degës së Gjirokastrës ishte Vasili. Këtë pozicion ndjenje nga bisedat, që kam pasur me bashkëfshatarë, miq e kanë identifikuar edhe ata. Mua më ka gëzuar fakti që asnjë zagorit tjetër, të paktën për kohën e moshës sime, nuk arriti që, në një kohë kaq të shkurtër, që punoi dhe jetoi ai në Gjirokastër, të formohej dhe të konsolidohej si faktor i unitetit zagorit. Kujdesi i tij, përkushtimi për të fituar kohën e humbur në vlerësimin e vlerave dhe figurave të shquara të krahinës sonë, i cunguar dhe i harruar prej kohësh, më ka habitur. Ai në këtë drejtim ka punuar pa u lodhur me dinjitet, me argumente dhe kurajo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:53 pm

Inagurimi i bustit të Andon Zako Çajupit, vendosja e emrit të shkollës “Çajupi” në Gjirokastër, inagurimi i bustit të Themo Vasit në Nivan dhe këmbëngulja e tij, që i jepte kënaqësi të madhe, busti i Ilia Dilo Sheperit, vendosja e tij në Sheper. Asqë mund të jem edhe unë i qetë që, ndoshta, prezenca fizike në përurimin e bustit nuk ishte, për vetë fatin tragjik, por prezent ishte shpirti i tij i madh, veprimtaria e tij e palodhur për të vënë në vend atë që Sheperit dhe Zagorisë i mungonte prej kohësh. Kjo do të ishte një nga sadisfaksionet më të mëdha të jetës së tij, të cilin nuk mundi t’ia jepte vetes.

###
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:53 pm

###



Në Nivanin e Themos

Unë kam pasur kënaqësinë e madhe që, më 2 tetor 2003 në mëngjez herët, të udhëtojmë të dy me makinën time drejt Zagories, në Nivanin tonë të dashur. Sot e kujtoj me nostalgji këtë fat të papërsëritshëm. Sjell në kujtesën time fytyrën e qeshur të tij, bisedat tona ”intime” dhe mendimet që kishte ai për më tej. Atë ditë inagurohej busti i Heroit të Popullit Themo Vasi. Fjala e tij në drekën e shtruar, me këtë rast, për ata që ishin të pranishën ishte mbresëlënëse.

Figura dhe fizionomia e tij erdhi gjithmonë në rritje në një varg lodhjesh dhe peripecish. Ai diti t’i kalonte dhe të ngrihej mbi meskinitetin dhe zemërvogëlsinë, t’i bënte ballë dallgëve të jetës dhe së fundi të arrinte të fitonte.

Lidhjet tona erdhën gjithmonë duke u forcuar. Ato ishin shoqërore, vëllazërore e familjare, sidomos në ditë festash, të cilat i kalonim bashkë mes miqsh dhe shokësh.

Vasil Bici nuk ishte vetëm yni. Dimensioni i tij shpirtëror i kalonte përmasat e të voglit. Tek ata që e njihnin bëhej një mik që në takimin e parë, kurse për Vason hapej një “portë”. E them me bindje të plotë se sot njerëz si Vaso Bici në shoqërisë tonë janë të pakët. Etja e shoqërisë për njerëz të tillë nuk do shuhet asnjëherë. Vlerësimi publik është shpërblimi më i mirë.

Njerëzit e mençur shprehin gjithnjë energjitë e karakterit të tyre në kohë të vështira dhe bëhen të admirueshëm për pasardhësit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:53 pm

###



Zbulesa

Mbaj mend një rast, sepse ai në klinikën tonë vinte shpesh, kur më thotë: “Kam gjetur disa vargje të Çajupit për ne, të cilat nuk janë botuar”.

Unë i habitur ia ktheva: “Si për ne?”

Ai me buzë në gaz më thotë: “Po ja për ne që pimë nga pak raki e verë…”.

Dhe me shkrimin e tij më la të shkruar këto vargje të Andon Zako Çajupit, që i ruaj tashmë si kujtim të vlefshëm e të bukur:

Pesë herë kam dëshirë

për të pirë shumë verë:

Kur vjen ndë shtëpi

një nga miqtë e mi,

kur dua të pi,

sot dhe tjetër herë,

kur mund të gjej verë

të mirë e të vjetër

dhe kur kam shkak tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyMon Jan 25, 2010 11:54 pm

###

Nuk mundi të arrinte kulmin, faji jo i tij, por i kohës

Kam me dhjetra mbresa e kujtime nga miqësia jonë, të cilat do t’i mbaj në kujtesë, do t’i them mes miqsh, për të flakur tutje mendimin që ai nuk është fizikisht i pranishëm në mesin tonë.

Do të mundohem ta largoj me dhimbje atë zile celulari në momentin, kur na dha lajmin e kobshëm të aksidentit, i cili na krijoi një vakum, një vend bosh në udhën e jetës, që nuk do të mund ta plotësojë asgjë.

Them me keqardhje që koha nuk i dha mundësinë që ai të arrinte kulmin, por një jetë e prerë nga mesi na hidhëroi. Për ne do të mbetet gjithmonë Vasil Bici, Sheperi Zagoria, apo , ndoshta, edhe diçka më shumë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:40 pm

“Drejtësia
e bën njeriun të fortë”



Nga
arsenali i fjalëve të mënçuruara






Vasili,
njeriu i ideve dhe i veprimit



nga
Prof. Assoc. Dr. ILIR BOZGO






Vasili erdhi në Universitet si kancelar. Ishte një
vend i porsahapur. Njëkohësisht filloi të jepte mësim në departamentin e Gjuhës
dhe Letërsisë shqipe, kryesisht në fushën e metodikave të mësimdhënies së
këtyre lëndëve edhe në degët e Ciklit të ulët dhe atë Parashkollor.



Ishin dy fusha në të cilat ai në një kohë shumë të shkurtër tregoi se kishte
formimin, aftësistë dhe përvojën e nevojshme për t’i kryer me sukses. Sidomos
kërkimi në fushën e gjuhësisë dhe artin e mësimdhënies dhe drejtimit të arsimit
ishte ëndrra e tij e vazhdueshme. Kishte
qenë për një kohë të gjatë drejtues arsimi dhe mësues i Gjuhës shqipe (madje në
këtë fushë kishte dhe një traditë të trashëguar familjare). Kishte mbaruar
kursin pasuniversitar për Gjuhësi, kishte punuar në Kabinetin pedagogjik dhe në
Drejtorinë Arsimore të Gjirokastrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:41 pm

Tek
Vasili ishin sintetizuar dy grupe aftësish: njeri i ideve dhe njeri i veprimit.
Në të dy drejtimet e sipërmendura (si drejtues dhe si mësues) të dy këto linja të personalitetit të tij kishte
një lidhje organike dhe ndihmonin e mbështetnin njëra - tjetrën. Ishte në një
sinkron të admirueshëm. Nuk i duhej kohë e gjatë Vasilit për të kaluar nga
ideja në realizimin praktik të saj. Dinamizmi dhe shpejtësia ishin tiparet e
tij karakteristike. Vasili vazhdimisht shpejtonte. Ai shpejtonte, por nuk
nxitohej. Ishin dinamizëm dhe shpejtësi të natyrshme (ndoshta edhe një
karakteristikë gjenetike, gjithsesi e vlefshme, e njerëzve të krahinës nga ai
vinte). Ishte shpejtësia e sigurt që ta jep përvoja, kompentenca pse dhe jo edhe intuita e mprehur gjatë sprovave
të mëdha të jetës. Por unë mendoj se ishte dhe shpejtësia e njeriut që do të
fitojë “kohën e humbur” diku, në një shkollë të vogël të një fshati të vogël të
Tepelenës. Ose ndoshta do të ishte më mirë të thoshnim “kohën e mohuar” nga
absurditeti i një regjimi që për një
“njollë” në biografi, në mjaft raste vriste ëndrrat për të ecur përpara,
duke degdisur e harruar në skaje të humbura të vendit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:42 pm

Dhe puna në Universitet, ngritja e tij e shpejtë në shkallët e kualifikimit
profesional, aktivitetit shkencor dhe botues treguan se me të vërtetë mundësitë e Vasilit ishin mjaft të mëdha se sa ato për një mësues apo drejtues shkolle fshati. Ato synime, dëshira e motive të penguara, ato “vullnete të ndrydhura”, siç shprehet Migjeni i madh, gjetën më në fund rrugën për të realizuar. Dhe do të realizohej gjithnjë e më mirë…
Por për fatin e tij të keq, për fatin e keq të familjes (gruas, fëmijëve e të
afërmve), për fatin e keq të shokëve, miqve dhe kolegëve, Ai shpejtoi edhe aty ku kurrsesi nuk duhej: drejt ditës së fundit të jetës… Shumë synime të tjera nuk u plotësuan, shumë ëndrra ngelën pa u bërë realitet.
Por edhe ato që arriti të bënte, mjaftojnë për të thënë se ai e shkroi emrin e vet në listën e atyre
njerëzve që do të përmenden gjatë për kontributin në shumë fusha të jetës së qytetit tonë e më gjerë.





Gjirokastër, Mars 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:44 pm

Portreti i latuar mjeshtërisht




nga Jorgo Telo


Për ata që e ndjenë më fort peshën e dhimbjes prej dritëfikjes së syrit të Vasil Bicit, fletët e kalendarit të vitit, që sapo kaloi, duke ia lënë vendin njëra - tjetrës kanë qenë të lagura me lot pikëllimi, me dënesa të
motivuara e psherëtima malli të pashëmbullta.
Në kësi rastesh ndihet nevoja e shpërndarjes së dhimbjes, por s’na ecnin këmbët drejt banesës ku gjallonte Ai aq vrulltas e aq optimist, aq studiues e aq produktiv në fushën e linguistikës, aq i duruar dhe i kthjellët e aq i përkushtuar në pozicionet e reja që i ofroi shoqëria.
Ai gjallim i syve të tij, ajo mprehtësi të gjykuari, ajo zhdërvjelltësi dhe bukuri në shprehjen e mendimeve, më sillen në përvjetorin e parë të ndarjes me një rrëzëllim të veçantë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:44 pm

Veç takimeve të rastësishme,
ku shkëmbenim mendime për gjuhësinë, letërsinë, Çajupin, Ilia Dilo Sheperin e
në përgjithësi për vlerat mendimore e njerëzore të Zagorisë, nuk rrinim pa
prekur dhe pengesat, që dilnin dikur për t’i
nëpërkëmbur mjaft nga këto vlera, qofshin ato arsimore, kulturore,
letrare e deri në shkencore…



Erdhi e më dha kurajë, kur
dergjesha i sëmurë një kat më lart… Kur u ndjeva disi më mirë shkova dhe
shkëmbeva mendime me të për një vëllim me fabula, ku patëm mirëkuptim e
diskutuam së toku mjaft miqësisht e jashtë çdo interesi meskin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:45 pm

Tepër bujar dhe i gatshëm u tregua, kur i bëra një kërkesë, para se të botoja librin me poezi mbi motive popullore “Tingujt e shpirtit”. Dija mirë që para disa vitesh kish dalë në një kartolinë me ngjyra grupi i përzier i Zagorisë, që interpretoi këngën e Kurbetit në FFK 1973. Dëshiroja ta kisha atë pamje në mbulesën apo brenda librit.
“Këtë s’e kam, - më tha Vasoja, - por e di që kam një revistë, ku keni dalë
bardhëezi. Të duhet?” Unë u emoncionova dhe nuk më mbante vendi, sa pas dy orësh ma dërgoi me njërën nga vajzat. Me ngut e fotokopjova, atë çka më
interesonte, dhe, për korrektesë, ia dërgova sakaq revistën “Shqiptarja e re”
në shtëpi, pa harruar falenderimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:46 pm

Mbeta i befasuar një ditë nga biblioteka e tij sa madhështore aq dhe e
pasur e mjaft e sistemuar shkencërisht dhe estetikisht. Më shtruar kuvenduam në ballkonin plot me lule, prej nga ku mund të kqyrje ëndshëm një pjesë të mirë të qytetit. Andej sodisnim fushën, malet matanë, përtej të cilave ndodhet Zagoria jonë, dashurinë, mallin e dhimbjen për të cilën e shihnim qartë në sytë e njëri - tjetrit. Nuk reshtte goja e Vasilit së ligjëruari sërish për Ilia Dilon, gramatikanin e shquar sheperiot e
ndërkohësisht të madhin e fisit prej nga merrte zanafillë edhe vetë… Me pathos e dhimbje njëkohësisht më fliste për vitet e shkuara, kur i ishte përkushtuar me ngulm mësimdhënies, apo kur punoi si drejtues në shkollat e rrethinave të Tepelenës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 EmptyTue Jan 26, 2010 4:48 pm

Me emocionet e përshfaqura thekshëm në sytë e tij, rrekej të më shpjegonte dritëhijet e shumta që më së shumti ishin konvertuar në llohë ndjellakeqe për jetën e veprimtarinë e Ilia Dilos, pse jo dhe për mjegullnajat, që lëshonin hera - herës ndaj tjetrës figurë të përndritur, Andon Zako Çajupit. Sa herë i silleshin në mend ato sekuenca banale e bajate të disa qarqeve intelektuale apo sferave intelektuale e sferave shtetërore ndaj këtyre figurave, përvijohej e dilte prej shpirtit të tij të revoltuar një psherëtimë në përmasat e revoltës. Hapte dosjet e më rrefente dorëshkrimet shkencore të papërfunduara ende.
Edhe kur më priti aq ngrohtë në zyrën e kancelarisë në Universitet, s’më nxori duarbosh. Disa nga librat e tij zunë vend denjësisht në bibliotekën time në kolanën e krijuesve zagoritë. Bisedonim ngaherë shtruar si të ishim përqark vatrës.
Vasoja dinte të komunikonte me këdo që ia lypte kuvendin e të mos distancohej kurrsesi për shkaqe të gradës së kulturës që zotëronte. Vasili fliste dhe unë meditoja për genin mënçuror prej nga rridhte bashkëfolësi im… Tek pamja e tij, tek zëri i tij, tek drita e syve të tij shihja unë e gjithkush tjetër portretin e latuar mrekullisht e katërcipërsht gjer në përmasat e mundësisë për të patur edhe ziliqarë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty
MesazhTitulli: Re: "Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani   "Jetari" vepër  e shkrimtarit Kristaq F. Shabani - Faqe 28 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Jetari" vepër e shkrimtarit Kristaq F. Shabani
Mbrapsht në krye 
Faqja 28 e 35Shko tek faqja : Previous  1 ... 15 ... 27, 28, 29 ... 31 ... 35  Next
 Similar topics
-
» Në fron “Jetari” : Ali Podrimja... Nga Kristaq F. Shabani
» Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
» GJIROKASTRA : KRISTAQ F. SHABANI, BASHKEPUNETOR ABI, USA
» Metafora e “luleve” nga Kristaq F. Shabani
» "Kur lind Nënta" nga KRISTAQ F. SHABANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: