Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi të krijuara nga forumistët

Shko poshtë 
+90
Dreni Drenova
gentiana lohaj
dodgjeka
......
shefqet
mujota
zana.
xhema
BashKom
agim__barja
Driniiiii
play
meri
ILTA
Sema
dibranja
delick
Psikologu
veletini
VetetimaAL
Eklips
Muja e Halili
klodian
Xili
paioni
Blerim1
Aleks J. Zhapa
Kristaq Th. Gushi
lepurush
egzona-
spirito
Uskana
E_Bukura
sela-mi
tina
elisa
Blerti_Gashi
Leka i Madh
Albona
Veneta
anila
Fjona
Nezir Myrta
shqip0nja
Trimi
beti
cristal
Parapsikologu
Martina
zeriatdheut
Eva0506
Poeti
liri_b
mall
metiii
Tesa
Riki30
**Embelsira**
Lanetja
Mergimtarja
ficam
bukla
Mysafir
Begu
Guximi
interesant
Jorgo S. TELO
eri M
gjakushi
Orfe@
feneri
Ago Muji
Delia
Albea
Edonis
vjollca
Adem Berisha
petritkola
Beton
Euridika
rrebelja
Lejla
Arta
tom sojer
Urata
Aquila
shaban cakolli
Kosovarja
besa-bese
Sofra
94 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25 ... 30 ... 36  Next
AutoriMesazh
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySat Dec 13, 2008 6:36 pm

UNË JAM...!


Mos më pyet për emër
se ma merr -
e në zemra tiranësh
e ndryn!

Mos më pyet për shpresën
se ma flak-
në shpirtra kasapësh
e përgjak!

Mos më pyet për lojën
se e ndal -
nga mallkime shtrigash
është zverdh!

Mos më pyet për rritën
nuk ndalet !
As nga tiranët e kasapët,
as nga shtrigat !

Unë jam ...Brezëria
që hy në horizonte !
Blerimi i përshkon
ylberët e lirikës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gjakushi
V.I.P
V.I.P
gjakushi


Numri i postimeve : 841
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySun Dec 14, 2008 12:56 am

NJË FJALË - NJË EMËR


Rretheqark i bijë hapësirës
ku ta gjejë një Hanë,
Hana del por i ngjan shkretëtirës
kur femija s'ka nënë !


Sy me sy shkrepin shkendija
që te kallin furrë,
del dielli - pervlon nxehtësia
por, s'nxen pa baba kurrë !

Vallja zgjatet zemër më zemër
fushë e mal e kodër,
ku ta gjejë një fjalë , në emër
që eshte si fjala motër !


Edhe zemra ia njeh tik-takun
gurrës që rrjedh lumë,
zeri ndez gjallërinë, oxhakun
kur vëllau rritet në gjumë !

e shkruar më 20.03.1986
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySun Dec 14, 2008 1:47 am

POEZI PER POETET

O poete te dashur mos u ndalni se shkruari,
shkruani e shkruani pa pushim,
per Deshmoret, per Atdhun tim!
O ju yje te pendes pse na leni vetem
nuk shihni cakejte dhe hienat e etur?

Thurini lavdi me penden tuaj te arte
djemve qe kur linden thirren SHqiperine nane!
O poete te medhenj pse rrini te heshtur?
Deshmoret ju presin qe t'i shtoni rreshtat!

Te jeni krenare se keni cfare te shkruani,
per djemte e lirise penden mose e shuani.
Shkruani UCK-se, krenarise se kombit,
Cakejte i ndali nga gjaku i kombit.

Para jush poete perkulemi gjithmone,
se nga dora juaj deshmoret i kujtojme.
Qofshi te nderuar per jete e mote
o poete te medhenj, pa ju nuk ka komb!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySun Dec 14, 2008 11:47 am

FLET SHPATA PËR TRIMIN


Hapni sytë shikoni
unë në vite pres,
por kurrë mos mendoni
se ndonjëherë vdes !

Trimi im që m'pati
kerkoj me mua dritën
s'hapeshin dot gurrat
ta ujisin rritën !

Për rënkim të nënave
dhe për plagë të tokës
trimi im atëherë
gjarpërit i ra kokës!

S'ishte një kokë gjarpëri !
Hej ! Gjarpëri shumëkrerësh !
N'pambarim osmanët
në ballë jeniçerët !

Hapni sytë ju breza
n'kohëra veni veshin :
- Kush ra për liri,
të gjallë në jetë mbesin!

Gjakpirësi perandor
kujtohet ndër mallkime,
ç'është gjithë ky nderim -
dritë e jetës sime ?

Deri sot s'pushuan
vizitat dallgë lumi
Për Gjergjin që s'mposhtej
shpesh flet - muzeumi!

Ndaj, unë s'ndalem dot
unë në shekuj mbes !
Trimi im mos thoni
se ndonjëherë vdes !

e shkruar më 27.04.1986
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyMon Dec 15, 2008 6:15 pm

Eva shkruajti:


Kur nuk te takova…


Une nuk isha, ndersa ti derdhje lot,
Dhe lotet e qiellit binin mbi ty.
Shpirti me thyhej, sa shume s’e them dot,
Ne naten qe shtrihej ngadale mbi te dy.

Mungova, isha atje ku nuk doja.
Trishtuar, me duhej te recitoja gezim…
Nuk shihja as yje, as henen kundroja,
Teksa doja te rendja ku ish shpirtin tim.

Me mire, ndoshta, qe me lot nuk te pashe,
Me mire qe dhe ti me lot s’me pe mua.
Ne enderr me dhimbte, me vriste, pa fjale
Ajo largesi nga zemra qe dua.

Ne diten qe erdhi, nje diell me shihte
Trishtueshem, sikur te me thoshte me fal,
Qe s’u be aq i nxehte, sa te tera t’i shkrinte
Malet dhe rruget qe neve na ndane…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyMon Dec 15, 2008 11:41 pm

Mos ki frikë...



Eja sic deshiroj unë…eja,

Pasi ti i zbulove vetë misteret,

Sepse vetëm poetet, ndjellin,

Me gjuhën e flakës,

Që të shuajnë zjarret,

Nëpër buzë të etura!

Po ti eja,

Mos ki frikë nga përpirja e flakëve,

Se zjarret qiellore,

Futen në kuti të brishta,

Dhe aty nën pushtet princi,

Bëhen zap sa hap e mbyll sytë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyMon Dec 15, 2008 11:42 pm

Demir KRASNIQI

ASLLANAT E HASIT

Në Emshir , n’ mjedis t’ Prishtinës -
Mbetën fjetur t’ bijtë e shkinës !
Mbetën fjet këlyshët e barbarit ,
Që i shtinë hunët n’ oborr t’ shqiptarit !
Refreni:
Ju , Dragana e Millovana –
S’ keni pas punë me asllana !
Me asllanat e hasjanit ,
As me djemtë e Mejdi Asllanit !

Djemtë e Hasit, s’ bëjnë pushkë hileje ,
Por mbrojnë nderin me familje !
Mbi policët e Serbisë –
Krisma pushkësh të lirisë !

O, ju male të Gollakut ,
A i ndiet krismat e Mejdi “Plakut”?
Me djem t’ vet, me t’ fortë qëndresë –
Luftëtarë të UÇK-ës !

N’ mbrojtje t’ nderit dhe shtëpisë –
Grusht të rëndë i dhanë Serbisë !
Ju dhanë mësim këlyshëve t’ barbarëve –
T’ mos hyjnë kurrë n’ oborr t’ shqiptarëve !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyMon Dec 15, 2008 11:45 pm

EUte lumte o SHaban Cakolli qe solle kete poezi te bukur te lumte
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Uskana
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Uskana


Female
Numri i postimeve : 141
Age : 44
Vendi : Uskanë
Registration date : 08/12/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyTue Dec 16, 2008 11:43 pm

NJË URATË PËR TY !


(Mesazh poetik )

Ti qofsh e lumtur,
E gëzuar !
Se mua -
vetmia më ka pushtu!

Një ndjenjë malli -
më ndez zjarr!

Se di ku ngec,
Se di ç' marr !

Vetëm një gjë -
tashti e di :

- Arsyeja të krijoj -
Je vetëm Ti,
Je vetëm Ti !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 1:47 am

SONTE


Më kot rashë se gjumi s'më zinte
Mendimet më endën mbar' e prapë,
Një kaptinë mbaronte, tjetra krahët shtrinte
Dhe malli në zemër kishte shtrirë krevat!

E tillë shfaqej kjo skenë vetmie
gjithçka më shtrëngonte në lak !
Por befas arriti një engjull dashurie
Më morën dritë sytë tek më puthi pak !

O zot! klitha tek më hapeshin rrathët
Tek ndjeja një puhizë që më solli gjumë !
Më bleronte shpirti dhe zemra ime e ngathët
që vetmia u kishte ndal hapin me furtunë !

Nuk e di vallë çka u bë në errësirë
Asnjëherë nuk ndjej dot shpjegim !
Isha peng i asaj puthje aq të mirë
Apo enxhulli më praroj me rreze në agim ?!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 2:26 am

DO TE VI TEK TI...


Në agorin e parë do të vi tek ti,
ta shohë dhe drita se jam zgjuar
ashtu siç del një bulzë në shi,
pranverës t'ia falë aromën e uruar !

Në agorin e parë, patjetër do bëhem
pëllumb i paqës që kërkon një shteg
në shestime vegimesh edhe nëse dehem
më ngjallë vrulli për ty - ashtu si më djeg!

Në agminë e mëngjesit do të vi
në meridiane të shtrira horizontin e dua
Jam udhëtarë i largët mezi se arrijë
ta puth yllësinë që bëhet rrjedhë si krua!

Në agminë e hershme kur drita del pak
Dhe nga lartësia e qiellit bukuria si Hanë
ma kthen gjithë lumturinë e vrarë në konak
Se Ti atë çast më qëndron shumë pranë.

Në bardhësinë e blerimit të dalish ti
Me hijeshinë tënde të më bësh shërim
I rilindur unë me një zjarr në gji
të shkruaj lirikën që kam në vegim...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tina
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
tina


Female
Numri i postimeve : 2564
Age : 41
Vendi : qka po ju interson juve bre
Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan
Registration date : 18/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 2:33 am

feneri te pergezoj per poezin i nderuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 2:36 am

Shaban Cakolli, Uskana dhe Feneri, iu pershendes shum dhe iu pergazoje per poezite, iu deshiroje suksese.

Respekt,
BiBiKiMi.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 3:56 am


Ja dhe poezia e embel vjen per ju
Me sa duket caffeja me piperi me solli gjer ketu.


Si pika shiu rrjedhin,
Mendimet per te shkruar
Por me mire per neser
T’i le kur te jem zgjuar.
Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 9:04 am

Feneri, ju pergezoj per poezite e bukura. Keni shije te holle ne te shkruar, dhe se besoj te kete ndokush nje shije kaq fine sa ju!

BiBiKiM, me pak vargje paske arritur ta prezantosh boten e brendshme. I vershuar nga mendimet, por qe parapelqen t'i hedhesh ne leter vetem kur je esell (i kthjellet). Bravo!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Begu
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 62
Registration date : 15/04/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 1:10 pm

feneri shkruajti:

DO TE VI TEK TI...


Në agorin e parë do të vi tek ti,
ta shohë dhe drita se jam zgjuar
ashtu siç del një bulzë në shi,
pranverës t'ia falë aromën e uruar !

Në agorin e parë, patjetër do bëhem
pëllumb i paqës që kërkon një shteg
në shestime vegimesh edhe nëse dehem
më ngjallë vrulli për ty - ashtu si më djeg!

Në agminë e mëngjesit do të vi
në meridiane të shtrira horizontin e dua
Jam udhëtarë i largët mezi se arrijë
ta puth yllësinë që bëhet rrjedhë si krua!

Në agminë e hershme kur drita del pak
Dhe nga lartësia e qiellit bukuria si Hanë
ma kthen gjithë lumturinë e vrarë në konak
Se Ti atë çast më qëndron shumë pranë.

Në bardhësinë e blerimit të dalish ti
Me hijeshinë tënde të më bësh shërim
I rilindur unë me një zjarr në gji
të shkruaj lirikën që kam në vegim...



po feneri kjo vjershe me ka bere te ndjehem dhe per shume me i ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 8:56 pm

TINGULL

( Asaj që më sjell agim )


Përballë pergamenit një tingull rri
Si orë pa ndalur troket tik-tak.

Në heroglife është shkruar një histori
Duke shtri blerimin në zemër bën jatak!


S'është tingull që grryen si bisturia në plagë
Por të ysht për shpresa -të kallë për blerim.

Në ritmin e vrullit është amanet pa vrragë
se të flak errësirën e të sjell agim!

Çfarë dehje që se ka puhia e pranverës
As gurra e lirikës të shtruar në pergamenë .

Ashtu bëhet nektari në horizontin e sferës
se tingulli magjik - johonë e shndërron dhenë !



Gjithë ky horzont i hapur gjithë kjo Yllësi
Më ka vënë në hark meditimi - se Ti je gjithësi...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 9:50 pm

Gjithqka me benë të kujtoj ty


Atëher kur i them vetes se
duhet te te harroj ,
pikërisht atëher gjithqka me bënë
të të kujtoj.

Sonte rash te fle dhe u
mundova të të mos mendoj
por ti me erdhe ne enderr dhe
me bere të të kujtoj.

Mezi prisa te agoj mengjesi
e ne dhom me te mos rri te
dal e te humb diku ne rrug pa mabarim
e te mos mendoj per ty

Ecja ashtu e vetem ne nje rrug
qe nuk e njoh ,diku nga larg nje
fetyr e shoh ,ajo buzeqeshje tek une reflektoj
ata sy qe i pash me ben ty te te kujtoj

Vazhdoja te ecja prap por kahjen e
rruges nisa ta nderroj hyra ne nje rrug
edhe mendova se do gjej qetesi, por kur
ktheva koken pash veten tek vendi ku
kam qenë me ty .

Nga ai vend me vrap u largova
dhe rruges vetmia me shoqeronte
thash me vete tani me te vertet do te harroj
por tingujt e nje kenge qe thonin Te Dua ty
prap me bene te te kujtoj .

Ateher fillova te vrapoj si e qmendur
dhe nuk dija se kah te shkoj sepse
kudo qe shkoj ngado qe rri gjithqka me bene
të të kujtoj ty .

U ndala dhe qiellin po e shikoj
''Ah sa do te doja qe ne nje vend te
larget te shkoj atje ku nuk njoh njeri "te pakten
nuk do te ket diqka qe do me bej te te kujtoj ty .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 9:52 pm

SYLYNJARI I ETJES



Dridhej , tundej dallga
Shkëmbin - e vriste deti !
Me sylynjarë të etjes
ndritej gjithë qyteti!


Me kangjela lutjesh
Muzgu mbulon dëshirën!
S'ia ndali dot dritën
Që e veçon ma të mirën !

Se ajo është Nimfa
noton në çdo damarë !
Është në çdo pore trupi
blerimit i ndez fanar !


Të mbulojë gjallëria
jeta - të mos ketë vetmi !
Sylynjari i etjes -
Ujvarë në dashuri!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 11:14 pm

NDARJA E TRISHTË



Na ndajnë pak çaste deri tek takimi,
Pastaj gjithçka mundet një varg t'i ruaj
Por, lotët nuk hyjnë aty se ai det pikëllimi ,
Më përmbyt me zjarr që dot se shuaj!

Na ndajnë pak çaste të të sikoj syrin
Imazh që më flet me gjuhën e shikimit
Për shijen, oreksin, ngjyrën që mbyll dryrin
Pa puthjen e buzëve të vegimit !

Na ndajnë pak çaste ! Po na ndajnë ne !
Jemi bërë qiell , diell, dhe yje në jetësim !
As n'errësirën e mesnatës nuk kemi nge
Se ndarja e trishtë na e vrau gëzimin...!.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 11:18 pm

Feneri, jane si gjithmone te mrekullueshme poezite tuaja, nga ato qe te bejne te harrosh gjithshka. Ju falenderoj dhe ju respektoj per miresine tuaj, qe i postoni keto perla ne forumin tone te nderuar dhe kemi mundesine t'i lexojme, ndoshta te paret.

Urime Rrebelja per poezine tuaj, vertet eshte shume e ndjere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyThu Dec 18, 2008 11:42 pm

PA TITULL


Sa herë më shitoj në zemër bukuria e Zanës
E përshkruja vetull'hark- me portret të hënës.

Ishte e vërteta me dritë përjetësie
Natyra e një ritmi me ode dashurie.

Thellësia e një deti dallgë që shkumzon nga gurra
Tufan mbi gjithçka, ylber që del mbi ura!

Po ishte dhe puthje, ishte klithmë balade
Në buzë shkrinte ngricat për vargje serenate !


Ishte gjithça ! Ngrohtësi, rreze, dhe ngricë veriu
Dashuri që shton jetën si e do njeriu !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tina
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
tina


Female
Numri i postimeve : 2564
Age : 41
Vendi : qka po ju interson juve bre
Profesioni/Hobi : me nga mas topi mujsha me zan
Registration date : 18/09/2007

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptyFri Dec 19, 2008 1:08 am

oooooo rrebelja jo vetum mua qe me ke mungu po gjith kti forumi na mungojn poezit tua kaq bukura qe i shkruan te pergezoj per poezin dhe vetum vazhdo e shkruaj

i madhi dhe shum i respektuari feneri pergezime per poezit te falenderoj per gjitha kto qe i shkruan dhe per mundin qe bon per te gjith ne jeni shum i respektuar feneri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySat Dec 20, 2008 1:14 am

RRITË SHEKULLORE



Çfarë çastesh! Gjithmon në mendime
Njeri endacak në rrugën e kërkimit
Me lirikën që thurrë ndjenjën time
që del nga thellësitë e pikëllimit!

I plagosur në shpirt, në zemër me katandi
Me dëshirë dhe me shpresë rindërtimi
Nuk jam zemrëplasur , as shkrum, as hi
Por jam gurrë që fal bulëza blerimi!

Sizif mund të më thonë, për shumçka
Por nuk e pranoj të jetoj në greminë
Nga gëzimi dhe shpresa asgjë nuk më nda
Se jetë - se quaj kurrë vetminë !

Nuk jam ai që nuk lejoj afër meje
të vijë Muza e të këndojë serenatë,
Se ajo e di çdo të thotë ai çast hareje
që në qetësi nate më puth gjatë !

Se atëherë bëhem kaltërsi qielli me Yllësi
Dhe Muza bëhet engjull i lirikës pa fund
në boheminë që ndizet ajo dashuri
rritën shekullore vargu e perkund!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 EmptySat Dec 20, 2008 1:32 am

RRITË SHEKULLORE



Çfarë çastesh! Gjithmon në mendime
Njeri endacak në rrugën e kërkimit
Me lirikën që thurrë ndjenjën time
që del nga thellësitë e pikëllimit!

I plagosur në shpirt, në zemër me katandi
Me dëshirë dhe me shpresë rindërtimi
Nuk jam zemrëplasur , as shkrum, as hi
Por jam gurrë që fal bulëza blerimi!

Sizif mund të më thonë, për shumçka
Por nuk e pranoj të jetoj në greminë
Nga gëzimi dhe shpresa asgjë nuk më nda
Se jetë - se quaj kurrë vetminë !

Nuk jam ai që nuk lejoj afër meje
të vijë Muza e të këndojë serenatë,
Se ajo e di çdo të thotë ai çast hareje
që në qetësi nate më puth gjatë !

Se atëherë bëhem kaltërsi qielli me Yllësi
Dhe Muza bëhet engjull i lirikës pa fund
në boheminë që ndizet ajo dashuri
rritën shekullore vargu e perkund!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi të krijuara nga forumistët   Poezi të krijuara nga forumistët - Faqe 24 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi të krijuara nga forumistët
Mbrapsht në krye 
Faqja 24 e 36Shko tek faqja : Previous  1 ... 13 ... 23, 24, 25 ... 30 ... 36  Next
 Similar topics
-
» Poezi te krijuara nga Gurbetqarja?....
» Ese nga forumistët!
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» POEZI
» Hajk

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: