|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Jan 29, 2009 5:56 pm | |
| Kete poezi kane nevoje ta lexojne shume ketu.
Fjalimi i fundit
Ndërgjegjja njerëzore ka vdekur; n’aheng zhyer, Ai shkryhet mbi të; kjo kufomë i pëlqen; Ndonjëherë, gjithë gaz, sygjak e i ndërkryer Ngre dorën e i bie së vdekurës qe s’ndjen.
Korrupsioni i sjell të ardhura gjyqtarit. Kur sheh ç’bëjnë klerikët njeriu e humbet, Gërmojnë e gjejnë qesen në arën e poçarit; Krishtin që shiti Juda, Siburi prapë e shet!
“Qesari mbretëron. Vet Zoti i lavdëruar E zgjodhi,-thonë ata.- Popull falju me shpirt!” Teksa me duart mbyllur shkojnë duke kënduar, Duket nëpër gishtërinj floriri si u ndrit!
Oh! Gjersa të qëndroj në fron ky horr nga princat, Me bekimin e papës perandor,-maskaraj,- Në njërën dorë sqeptrin, në dorën tjetër pincat, Karli i Madh prej Mandrinit që e gdhendi satanaj;
Gjersa të bëjë pallë duke bluar me dhëmbë Besë, nder e virtyt, zulmin tënd, o atdhe, Si derri në batak i zhytur kokë e këmbë Sa kohë që të jetë ky turp i zi mbi dhe;
Edhe sikur të arrinte poshtërsia në jetë Sa që ta adhuronin atë që ndjell ndot, Edhe sikur Anglia e Amerika vetë T’i thoshin mërgimtarit: “Shko se nuk të mbajmë dot!”
Dhe si fletë e këputur të vërtiteshin ne erë, Edhe të na mohonin të gjithë gjer në fund, Dhe sikur mërgimtari të endej derë më derë, Arratisur, pa i zënë këmbët dhe asgjëkund;
Dhe sikur shkretëtira, ku rrallë shkel njeriu, T’i zbonte të përzënt e t’ua mbyllte çdo shtek; Dhe sikur varri i zi të çahej prej vetiu E të vdekurit jashtë t’i hidhte brek me brek
Jo! S’do përkulem unë! Pa një ankim ne gojë, Zinë thellë në shpirt, po i qetë e krenar! Ne syrgjyn zemra ime do të ju përqafojë, Liri flamuri im! Mëmëdhe,-o alltar!
O shokë të syrgjynit, i falem kultit tuaj; Republika, o shokë, na lidh e na bashkon. Çdo gjë që shajnë e shkelin - nder e lavdi e quaj Dhe damkën unë i vë dhunës që triumfon.
Hakmarrja do të jem e atdheut të gjorë, Zëri që hedh mallkimin! Goja që thotë: Jo! Kur lëvrin të tregojnë, Qesar, larot, me dorë, Birucën – do të them – që po të pret shiko!
Përpara tradhtisë dhe atyre që iu shtruan, Do të kryqëzoj duart, ballin lart, plot zemërim. Besnikëri e hidhur ndaj së drejtës që vuan Shtylla ime ti bëhu, gëzimi e krahu im!
Po! Sa të jetë aty, o Francë, Francë e shtrenjtë, O nënë e adhuruar që të dua me zjarr, Do të me qaj syri për ty o tokë e shenjtë, - Fole e jetës sime dhe i gjyshërve varr!
S’do t’i shoh ato anë ku mendja ime rendën, O Francë! Veç detyrës, çdo gjë do të harroj. Me shokët në arrati kam për të ngulur tendën, Do rri në dhe të huaj, po skllav, jo, nuk rroj!
Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrë, Pa shikuar tjerët në qëndrojnë apo jo, Në u përkul ndokush që e pandehnim më burrë, Në ikshin shumë veta që nuk u ka hie kjo.
Një mijë ne qendrofshin, do qendroj edhe vetë; Edhe njëqind ne mbetshin, nuk tundem, jo që aty. I dhjeti të jem po qe se mbeten dhjetë: E ne mbet vec një, - do jemi unë ai!
Victor Maria HYGO | |
| | | Kastrioti Fillestar/e
Numri i postimeve : 49 Age : 60 Vendi : Tetove Registration date : 29/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Jan 29, 2009 8:48 pm | |
| Kur të më jesh e Zemëruar
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli, Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri. O, ç'ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj? Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime! Dhe haj! e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg... Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg; E çdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori, O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot... Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot! Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas, Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më çkëlqe si vetëtim, E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im; Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë, që çel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar, më shpirt të vrarë-e varfnjak, N`e mbajç në zemër zembëratën, prej helmit t`ënd s`do heq aspak; S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a thënc: Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem menc.
Lasgushi | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Jan 30, 2009 12:06 am | |
| O moj Shqypni, e mjera Shqypni O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe, qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Feb 11, 2009 7:47 pm | |
| Agrone, keto poezi qe ke postuar ti, e kan vendin tek kjo teme, e jo tek tema: Poezi te krijuara nga Forumistet.Shpresoje te hasim ne mirekuptim.Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 4:52 pm Puna o shqiptarë n’atdhe kah jini, t’ gjitha moshat me gjini, a thue vallë nji gja e dini, kush ju jep shpresë e liri, kush ju jep dritë gaz e qehre, kush ju bën me u ndje krenarë, si n’ per fshatra si n’ per shehre, kush ju jep emnin shqiptarë, kush ju jepë nderin,stolinë, edhe namin permbi dhe, kush esht ai qe mbanë shqipninë, vetem puna per atdhe, puna pra puna o te mjerë, punen shpallne t’shejt e t’ mirë, mos,lakmoni,n,dhena,tjerë, se,per,besë,s,ju,bjen,aq,mirë, puna,puna,e,gzume,puna, ajo,shejtni,ma,e,ndershmja,e,motit, ju,bën,t,mirë,mos,me,u,ra,dhuna, puna,asht,formula,e,sotit, pun,pra,punë,o,shqiptarë,t,mirë, punen,shpallne,kult,e,famë, per,me,qenë,gjithmonë,njerz,t,lirë. thueni,punes,at,e,amë, puna,o,vllazen,puna,,e,shejtë, ësht,e,ëmbel,ësht,hyjnore, qe,si,len,njerzin,,me,ndejtë, por,i,lidhë,per,zemre,e,dore, puna,e,gzueme,qoftë,levdue, qe,na,e,fali,perendija, ah,njeriun,qe,e,bën,me,u,gzue, me,i,r,a,n,buz,gazi,e,hjeshija, puna,,e,shpeton,nderin,e,token, puna,i,sjell,t,mirat,mbi,dhe ajo,e,gzon,edhe,i,jep,doken, mbi,ftyr,t,globit,jetes,t,re, shpallne,punen,mbret,mbi,mbret, permbi,qiell,e,permbi,dhe, si,mbi,koder,mal,e,det, si,nen,drit,te,hanes,t,re puna,le,t,jet,ligj,i,shq*ptarve, puna,le,t,bahet,ndera,e,juaj, puna,u,len,emrin,e,t,parve, mos,me,u shkelë,gjith,këmbes,t,huej puna,puna,puna,ju,o,vllazen puna,gjithkah,simbol,per,ju, puna,u,mban,gjurmen,,e,bazen puna,u,len,mbi,dhe,me,u,shtu, qdo,shq*ptar,qe,rrnon,mbi,dhe, kur,t,takon,ndoj,mik,a,shok, s,pari,per,punen,ndoj,fjal,t,re, pastaj,llaf,tjeter,le,t,rrokë, qdo,shq*ptarë,n,darsem,e,n,gzime, njiher,punes,ti a,jep,fjalen. pashë,at,emer,t,shq*pnis,trime, pun,s,njiher,jepni,levdaten, edhe,ju,qe,pershendetni, n,vend,mir,mjesit,ju,lumt,puna, thueni,kshtu,se,mir,do,t,mbetni, n,token,tuej,s,do,t,bjen,furtuna, se,pa.punë,pra,bjen,kiameti, bjen,varfnija,mbi,dhe,tuej, ju,bjen,skamja,e,pushteti, qe,ua,sjell,pushtuesi,i,huej, puna,lviz,gjlallri,e,mot, leviz,drita,e,uzina, puna,i,sjell,t,mirat,n,per,botë, puna,i,lviz,trena,e,makina, puna,e,lviz,gjith,puntorin, gjith,,njrzin,kah,,ec,planetit, puna,e,sjell,me,mall,sasinë, e,si,shtrohet,krajl,as,mbretit, por,se,punes,t,gjith,i,shtrohen, ajo,esht,mbretresha,e,botes, ata,njerz,pun,s,qe,i,largohen, nuk,mund,t,gzojn,frytet,e,tokes, puna,qesh,n,per,vneshta,e,ara, puna,,jep,gjak,e gjallri puna,n,tokë,esht,lindë,e,para, per,qdo,qenje,e,qdo,njeri, puna,puna,vetem,puna, puna,puna,,o,shq*ptarë, puna,asht,ma,e mir,se,dhuna, puna,e,ndjek,varfrinë,me,ar, puna,t,jep,t,mira,mbi,dhe puna,t,jep.mshir,e,prodhim, puna,t,mban,moshen,e,re, puna,t,mbush,zemren,me,gzim, puna,t,mbron,ah,prej,prej,armikut, puna,t,mbron,e,qet,me,nder, puna,t,ban,si,shpat,t,qelikut, puna,t,jep,emer,.e,vler, puna,t,pshton,ftyr,e,atdhe, puna,sjell,drit,,e,m,irsi, dielli,i,drits,kur,t,shndrit,pa,le, n,pun,le,t,dalin,plak,e,ri, n,pun,pra,rroknu,o,shq*ptar, lidhni,bes,e,lidhni,dorë, le,t,jet,puna,kulti,i,parë, qe,t,mos,mbes,shq*ptari,i,gjorë gjith,kah,jeni,ju,shq*ptarë, permbi,glob,kah,sillet,dheu, merreni,punen,sa,ma,parë, qe,t,shpetoj,me,nder,atdheu, punen,punen,o,shq*ptarë, ngritni,punes,permendore, dilni,n,kopsht,e,dilni,n,arë, turr,e,vrap.lshonu,n,xehrore, shkoni,n,pun,hapni,fabrika, rrxoni,bjshk,hapni,tunele, n,kamb,o,burra,djem,e,q*ka,, mbjellni,druj,rritni,zabele, hapni,shkollla,shtoni,prona, neper,shkolla,hapni,,sytë rrrini,n,pun,deri,n,net,vona, se,n,varfni,dojn,me,na,mbytë, msoni,shkolla,e,mjeshtri, per,zanate,e,ingjinjera, gjith,kah,ka,shqiptar,n,shqipni, n,pun,me,dalë,ma,rrept,se,era, n,punë,o,burrra,e,gra,shq*ptare, gjithkah,flet,shq*optari,shq*p t,mbushim,banka,e,thesare, kshtu,e,vrasim,qdo,armik, kush,s,punon,nuk,asht,shq*ptar, asht,armik;i,kombit,shtetit; nuk,do,t,ket,mik,as,kumarë, hupne,tretene,pertej,detit, t,papuntor,mos,t,mban,shq*pnija, le.,ti,shpall,armiq,per,jetë, mos,i,dasht,as,perendija, buk,mos,paq*n,sa,nji,fletë, mos,iu,dhashtë,shq*pnija,ujë, diell,as,fat,e,rreze,,t,arit, kush,punon,per,hesap,t,huej, e,s,punon,per,dhe,t,shq*ptarit, strini,duer,e,shtrini,dije, ti,bashkoni,mendje,e,punë, per,shpetim,t,asaj,shqipnije, mbjellne,token,plot,me,grunë, pemë,perime,n,per,qdo,pllamb, n,per,qdo,vend,mbi,dheun,e,nanes, t,mos,na,shkel,i,huej,me,kamb, tue,na,e,marr,driten,e,hanes, se,me,pun,hasmi,po,u,pritka, ah,me,pun,qdo,gja,n,binarë, me,asgja,tjeter,s,po,u,vritka, jo,armiku,gjakatarë, as,varfrija,hasmi,i,tokes, as,gjaksori,belaqorë, prini,djem,t,shqipni,nanlokes, shum,.miljon,me,u,bë,puntorë, ma,puntor,se,japonija, se,koreja,e,gjermani, n,ball,per,pun,le,t’ prin,shq*pnija, si,bajrak,n,mjedis,balllkani, pun,saktsi,e,disiciplinë, shpaLlni,punes,dashuri, ti,shqiptar,gzoje,shqipninë, per,ti,hjek,dere,varfninë, puna,puna,puna,puna, ah,puntor,,ju,ma,t,mir,t,n,botë, se,mbi,ju,do,t,shtrihet,dhuna, n,mbetshi,t,varfer,n,jet,e,mot, sa,po,t,lind,ai,fmija,i,djepit, tjeter,ninull,mos,i,thuej, msoja,punen,gjuthkush,t,vetit, n,fjalë,e,germa,fol,e,shkruej, shkruej,e,mso,shqiptarë,per,punen, mbjelle,n,gjak,e,mbjelle,n,gen, ruaj krimit e hiqe dhunen gzoju punes kur t e vjen puna aman kult le te mbetet puna ligj e puna nderë se varfriaj keshtu tretet mund t jetojm me djers e nderë puna puna punes kendoni gjithmon punen puna e sht jeta puna te vlon ka dhe i joni puna esht caku e verteta shkruar nga xhelal ferizi nga mergimi gjermani Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:00 pm VRAPONI NE HIMARE vraponi ne himarë o plisa vraponi e dilni nga gurra o burra shqiptarë si lisa armiku po vjen me turra vraponi o te bijt e guximit vraponi si rrufeja e motit ajka shqiptare e trimit sternipt e kastriotit guret atje ju thrrassin e vales ndjeshmeria dhe bjeshket po pelcasin ka hy ne palcë trinitrija shqiptar kaho me gjak te fisit e fares s e vjeter himaren po ua lidhin me lak danajt e quajtur greker dhe dilni te gjith si grejzit prej zguri nga lisat kur ngucen me krande shqiptar te granitit ma te fort se guri vdis o shqiptar per token tande himara si syt e ballit si drita q e vjen shejtni po o qajnë damaret e zallit e guri po thrret per shqipni shqiptar a jeni ne jetë a thue Jeni per t’ gjall vdekë ku jini o trima me fletë himares mesyni ne shtek kahdo shqiptarë qe rrezet ju bijn ne sy te qerpikut mos leni shqiptare brezet ne pranga t’ perjetshme t’ armikut DHE THUANI TE PAFUNDMIT QIELL E TE VULLKANSHMIT ZJARR NEN DHE TE ZJARTIT TE SHNDRITSHMIT DIELL SE JETë NUK KA PA ATDHE VRAPONI VRAPONI DREJT HIMARE SE UJQIT KAN RA NEPER MJEGULL MOS LENI PERLEN SHQIPTARE NE KTHERA ME RA SI NJI TJEGULL SE TJEGULL NUK ESHT HIMARA NDOJ SPIRR E GURIT E FJERë POR ESHT ME FUSHA E ME ARA E MAHNITSHMJA VLERë MBI VLERë TOKA O BURRA TOKA E TE PARVE ESHT HIMARA SHQIPONJA ATJE ME DY KOKA KA LINDUR MBI DHE E PARA UJVARAT NA I DUAN E GURET E DETTIT VATRAT E LASHTA STERGJYSHORE TE BUKREN BUZEN E BREGUT FUSHAT E BEREQETIT HIMAREN MA TE BUKUREN ARBNORE JO JO JU NUK E LESHONI HIMAREN ATJE UJI ESHT ME SAFIRE ATJE ME SHEGEN E NAREN GAZMON QEHRJA E LASHT ILIRE ATJE KA HY KALI I DRURIT DANAJT ME PLOT DHURATA A I NDJENI JU DHEMBJET E GURIT DHE QYQET ME VAJE TE GJATA KOBI PO SILLET MBI KRYE VRAPONI SOT O SHQIPTARë SE NJI NGA NJI ME NA THYE KAN DALë HELEN E BARBAR SHQIPTAR VRAPONI O BURRA O GRA O VASHA SORKADHE MOS LENI TE HIMARES GURRA ARA BASHTINA E LIVADHE MOS LENI AS SHEGEN E PJEKë ME GJAK TE KUQ SHQIPTARI MOS LENI PIPAT ME VDEKë AS UJIN ME VLERë SI ARI MBRONI KROJE E LAJTHIJA E KUMBULLEN ME Të PAPRSHKRUSHMEN SHIJE MOS LENI ME VDEKë ETNIJA HIMARA VALA E KALTRIJA SE VALA ATJE ESHT MAGJIKE SE UJI ATJE ESHT SHPIRT JETE SE TOKA E LASHTE ILIRIKE ESHT ëNDJE MA E BUKUR JETE O JU SHQIPTARE MBI DHE KOSOVA E HIMARA SOT KAN NISE NE MISH ME U BRE VRAPONI PASH T’ GZUEMIN ZOT Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:13 pm NAIM FRASHERI : Fjalet e Qiririt Në mes tuaj kam qëndruar E jam duke përvëluar, Që t'u ap pakëzë dritë, Natënë t'ua bënj ditë. Do të tretem, të kullohem, Të digjem, të përvëlohem, Që t'u ndrinj mir' e të shihni, Njëri-tjatërin të njihni. Për ju do të rri të tretem, Asnjë çikë të mos mbetem, Të digjem e të qanj me lot, Se dëshirën s'e duronj dot. Unë zjarrit nuk i druhem Dhe kurrë s'dua të shuhem, Po të digjem me dëshirë, Sa të munt t'u ndrinj më mirë. Kur më shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur; jam i gjall' e jam ndë jetë jam në dritët të vërtetë, Unë jam në shpirtin tuaj, Mos më kini për të huaj, M'është falurë durimi, Andaj po digjem si trimi, Se ma k'ënda t'u bënj mirë, Të mos mbeti n'errësirë. Jakëni rreth meje rrini, Flisni, qeshni, hani, pini, Në shpirt kam dashurinë, Pa digjem për njerëzinë, Lemëni të përvëlohem, nukë dua më të ftohem, Dua ta djek trupn' e kretë Për atë zotn' e vërtetë. Me zjarr ta djek mushkërinë E të tretem për njerinë, Bashkë me gëzimt të tija të vete te perëndia. Unë dua njerëzinë, Mirësin' e urtësinë. Në bëhi shokë me mua, Në më doni si u dua, Njëri-tjetërin në doni, Të paudhë mos punoni. O zëmëra fluturake, Qasju pakë kësaj flake! Mase krahët t'i përvëlon, Po dhe shpirtin ta shënjtëron. Unë duke përvëluar, Njerëzit i kam ndrituar. Kam qënë mik me njerinë, Andaj i di e më dinë. Gjithë tuajt' i kam parë, Mëm' e at' e fis e farë, Si tani gjithë i kam ndër mënt, Që rrininë më këtë vënt. Edhe sot nër ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unë si ju jam ndruar E jam përzjer' e ndryshuar, Pa jam bërë shumë herë Zjar e uj' e balt' e erë. Jam një shkëndijë pej qielli dhe një drudhëzë pej dielli. Edhe ndër qiej fluturonj, Edhe brënda në det qëndronj, Shumë herë fle në baltë, Diku ndodhem dhe në mjaltë Bënem qëngj e kec i pirë, Lul' e bar e gjeth i mbirë. Dua shumë fjalë t'u them, Po trëmbem mos i bënj ujem. E ku shkruhenë në kartë Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Feb 11, 2009 7:47 pm | |
| Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:14 pm FAN STILIAN NOLI : Anës Lumenjve Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës. Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë! Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:20 pm BARDHYL LONDO VETEN E VRASIM PERDITE Veten e vrasim perdite. Ne tavolina te pista kafenesh. Ne rrjeshta te ndyte gazetash. Ne qarqe prapesish, intrigash. Vritemi ne nje vdekje te ngadalte. Dhe, oh, Zot, s'arrime ta kuptojme vetvarsjen tone. Vjen pastaj nje cast. Merr revolverin. Kembeza nuk hiqet. Ke vdekur prej kohesh. I vdekuri nuk vetvritet. Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:22 pm FATOS ARAPI Atdheu Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje. Nje prill i pikelluar ne shpirt. Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi E mban - dhe te mban ty ne shpirt. Atdheu eshte toka e premtuar. Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe. Atdheu ska fjale , ka sy te trishtuar. Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend. Atdheu eshte buka e uritur. Te iken nga duart e dot nuk te ngop Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur Me syte n'erresire vetveten kerkon. Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr. Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind. Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare. Ne nje pike loti lirine e lind. Atdheu yt i vogli , i vogli ai hyjnori i pavdekshmi si loti Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:30 pm PASHKO VASA O moj Shqypni, e mjera Shqypni O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qite me krye n'hi? Ti ke pas qene nje zoje e rande, Burrat e dheut te thirrshin nane. Ke pase shume t'mira e begati, Me varza t'bukura e me djelm t'ri, Gja e vend shume, ara e bashtina, Me arme te bardha, me pushke ltina, Me burra trima, me gra te dlira; Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun E dhune mbrapa kurr s'i mbetun. Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise, I ka shti dridhen gjithe Rumelise; Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra, Me faqe t'bardhe gjithmone asht da. Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem perdhe, Shkon bota sipri, me kambe, te shklet E nji fjale t'ambel askush s'ta flet. Si mal me bore, si fushe me lule Ke pas qene veshun, sot je me crule, E s'te ka mbetun as em'n as bese; Vet e ke prishun per faqe t'zeze. Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra, Nder nji qind ceta jeni shpernda; Sa thone kam fe sa thone kam din; Njeni:" jam turk", tjetri:"latin" Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere, Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere! Priftnit e hoxhet ju kane hutue, Per me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n'voter, Me ju turpnue me grue e moter, E per sa pare qi do t'fitoni, Besen e t'pareve t'gjith e harroni, Baheni robt e njerit t'huej, Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog nder leqe! Qani ju trima bashke me ne, Se ra Shqypnia me faqe n'dhe! E s'i ka mbetun as buke as mish, As zjarm ne voter, as drite, as pishe; As gjak ne faqe, as nder nder shoke, Por asht rrexue e bamun troke! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M'ata sy t'bukur q'dini me qa, Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere, Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder; Ka mbet e veje si grue pa burre, Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre! Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke Ket fare trimneshe, qi sot asht meke? Kete nane te dashtun a do ta lame, Qi njeri i huej ta shklase me kambe? Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do Kete faqe t'zeze gjithkush e dro! Para se t'hupet keshtu Shqypnia, Me pushke n'dore le t'dese trimnia! Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu, Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze, Asht tok' e jona, prind na e kane lane Kush mos na e preki, se desim t'tane Te desim si burrat qe vdiqne motit Edhe mos marrohna perpara zotit. Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:31 pm FILIP SHIROKA Shko Dallendyshe... Udha e mbarë se erdh pranvera, shko, dallëndyshe tue fluturue, prej Misirit n'dhena tjera, fusha e male tue kërkue; n'Shqipni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n'qytetin tim. Shëndet prej meje të m'i falësh saj shpisë vjetër ku kam le, me ato vende rreth t'përfalesh, ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet qytetit tim. Me ato male, me ato kodra, me ato prroje rreth t'përfalesh n'ato fusha që m'ka Shkodra të lulzueme, aty t'ndalesh; tue kndue me ambëlcim, fal me shndet qytetit tim. T'mujsha dhe un' me fluturue dojsha dhe un' me u nisë me ty, dojsha n'Shkodër me kalue, m'e pa prap at'vend me sy! Por... ti shko atje... fluturim e ti qajma fatin tim. Re: Poezi të krijuara nga forumistët nga Agrone Today at 5:34 pm Fan Noli Jepni për nënën C'thote ajo e ve e gjore Mbretereshe pa kurore Faqe-cjerre, lesh-leshuar Shpirt e zemer perveluar Gjysme e vdekur: " O shqiptare Nenes mos ja beni varre". Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Qan e lutet nene e mjere Kerkon vatren edhe ndere Do lirin' e saj dhe mbrene Sic e pat me Skenderbene Bijt' e beses therret prane Kur i thirri dhe si vane? Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Cilet jane ata tirane Qe te prene e qe te vrane Qe te therne bij e bija Dhe tu nxi tu mbyll shtepia Derdhni plumba o shqiptare Gjakun nenes per te marre. Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Cilet bij te tradhetuan Dhe te ndoqne dhe te shuan Dhe te lane o shkab' e ngrate Pa fole, pa zogj, pa shpate Keta qena o shoke i mbytni Mbushni gjyle qe t'i shtypni. Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Sa kerkon e sa te duhen Burrat nga detyra s'druhen Trimi i mire do t'te jape Sot me vrap e neser prape Hidhni, Hidhni tok dollare Te mos mbetemi te share. Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Do te ndihim pa kursyer Per ty, nena jone e vyer Qe me drit' e nder te thuresh Dhe me bijt' e tu te mburresh Cila nene lyp parane Cilet bij me shpirt s'i dhane Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. Arme dhe fisheke mblidhni QESEN edhe SHPIRTIN hidhni Per lirine per mbretin* tone Sot,pa neser eshte vone Jepni, nenen te shpetoni Komb' e vatra te ndertoni. Mbahu nene mos ki frike Se ke djemte ne Amerike. |
| | | Kastrioti Fillestar/e
Numri i postimeve : 49 Age : 60 Vendi : Tetove Registration date : 29/11/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Feb 11, 2009 11:43 pm | |
| Marshi i Barabbajt
Allalla, o rezil e katil, allalla, Stroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, baterma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
Tradhëtor, ti na nxive, na le pa atdhe, Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe, Varfëri, poshtërsi, robëri ti na dhe, Derbeder, ujk e derr: Hosanna, Barabba! 0 stërnip i Kainit, tepdil si bari, Ti na shtyp e na shtryth e ti gjakun na pi, Ti na ther e na grin e për qejf na bën fli; 0 kokuth e lubi: Hosanna, Barabba! Në budrum, nëpër llom' e kufom' u-mallkofsh, Në skëterrën, katran e tiran, u-harbofsh, Me tam-tam e allarm' e me nëm' u-shurdhofsh, Në zëndan mbretërofsh: Hosanna, Barabba! 0 i çgryer, i zhyer, i vyer për hu, Turp-e-ndot-kundërmonjës të krusen mbi gju Dallkaukët, kopukët e turmat pa tru, Zëmër-krund-e-gërdhu: Hosanna, Barabba!
Allalla, o rezil e katil, allalla, Shtroni udhën me hithr' e me shtok turfanda, Gumëzhit, o zinxhir e kamçik, batërma, Lehni, laro, kaba: Hosanna, Barabba!
NOLI | |
| | | meri Fillestar/e
Numri i postimeve : 66 Age : 59 Vendi : itali Registration date : 12/01/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Feb 12, 2009 12:44 pm | |
| VARGJE PER TY Desha veç te te Pershendes rreze dielli ne mengjes! Nuk te shkrova, nuk me shkrove te kujtova, s'me kujtove! Nuk te ftova, nuk me ftove te enderrova, s'me enderrove! Nuk me thirre, nuk te thirra çfare po ngjane te gjette e mira! S'te kam thene, s'me ke thene Hena buzeqeshe ne ballin tend! Pa meshire po ikin vitet malli rritet, rritet, rritet!... Shpresa ka veç nje emer ender-shprishur per nje zemer! Pengu pushon ne nje deshire per nje buzeqeshje te dlire! Ne flokun tend nje deshire po kallet bota le te shembet se nuk na i di hallet!... Eshte kjo nje poezi qe me flen shpirt, por poeti nuk e cek dot. | |
| | | Veneta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1008 Registration date : 02/06/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 13, 2009 10:16 pm | |
| Rexhep Qosja
Vdekja me vjen prej syve te tille (insert)
Dhe me tha Viktori, i bir' i Dranes: ne syte e kalter dhe te virgjer i prehej vuajtja, qe s'ia kam kuptuar kurre shkaqet, Ndjeste paste! Amen!
Dhe me tha Danjolli, i quajtur i Sherkes: kur heshtte, si peshku, s'e dija a donte te me zvogelonte mua apo te fshihte fatkeqesine e vet. I mallkuari!
Dhe me tha Romana, e bij' e Jakupit: sa shume e kam dashur, po s'e kam bere te lumtur, ndoshta me fajin tim. O, lutuni per te, paci uraten!
Dhe thote Siriu, i bir' i Bales: ne daci te dini me shume per Xhezairin e Gjikes, lexojini me kujdes keto rrefime dhe ndaluni e mendoni me gjate per te, si per veetn.
1971-1973 | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Feb 13, 2009 11:04 pm | |
| Rrustem Geci - CAMET
Çame , Çame , Çamëri ke kraharorin me flori I ke krojet mëmë e mbesë unë te gjaku do të vdesë Çame , Çame , Çamëri Plot të vrara ke në gji tri të korra në një pemë tri të korra në një lëmë! Çame , Çame , Çamëri tremijë vjet moj i l i r i populli ynë është burrë është si gjaku në flamur Çame , Çame , Çamëri ti moj je njëmijë flori ti ke çamin që punon ti ke çamen që të donë!
|
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Feb 15, 2009 12:59 am | |
| - gjergji shkruajti:
- JA NJË POEZI NGA Arshin Rexha.
Tempulli i Dodonês
Eshtê njê shkêmb mbi Ajdonat ku folenê bên shqiponja Atje pêr njê kohê tê gjatê Tempullin e kish Dodona
Shenjtorja e çamêrisê Me kurorên gjethe lisi Rrij nê fron tê Perêndisê Ku jeta njerêzore nisi.
Nê njê shkêmb mbi Ajdonat ku buron uji dhe jeta Tempullin kishte Dodona Tempullin kish e vêrteta. Poezi shumë e mirë gjergji faleminderit që na e solle për ta lexuar. | |
| | | Albona Anëtar
Numri i postimeve : 354 Age : 35 Vendi : Kumanove Registration date : 10/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Feb 15, 2009 1:04 am | |
| FAN STILIAN NOLI :
Anës Lumenjve
Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë!
Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. | |
| | | Albona Anëtar
Numri i postimeve : 354 Age : 35 Vendi : Kumanove Registration date : 10/10/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Feb 15, 2009 1:06 am | |
| ISMAIL KADARE
Kristal
Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej si të harroj une dalëngadal si vdes tek une kujtimi yt si vdesin flokët dhe gjithçka.
Tani kërkoj poshtë e lartë një vend ku ty të të lëshoj nje strofë a notë, a një brilant ku të të lë, të puth, të shkoj.
Në s'të pranoftë asnjë varr asnjë mermer, a morg kristal mos duhet vallë prapë të të mbart gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.
Në s'gjetsha hon ku të të hedh do gjej një fushë a një lulnajë ku butësisht porsi polen gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.
Të të mashtroj ndoshta kështu dhe të të puth të ik pa kthim dhe nuk do dine as ne askush harim ish ky a s'ish harim. | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Feb 16, 2009 5:14 pm | |
| Kitara ime rrefen historine Kitara ime rrefen historine, Gjashte tela ka, me ta ben cudine! Teli i pare leshon ze femije, Sikur kerkon Rozafen ta veje ne gjume. Teli i dyte, si ninulle e embel, Rozafa nga guret historine perkund. Teli i trete, kushtrim nder beteja, Shpata e Gjergjit maleve u sjell lirine; Teli i ketert, kenge pikellimi, Eshtrat e vjedhura s'e marrin nga varri lavdine. Teli i peste, prape tingull lirie, Lavdia e Gjergjit nuk qe vec legjende; Teli i gjashte, tingull historie, Shqiponja me dy krena prape nder zemra rend. Besim Zymberi Varosh, 1992 | |
| | | E_Bukura Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2009 Age : 37 Vendi : Prishtine Registration date : 30/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Feb 19, 2009 8:24 pm | |
| Pranvera s'vjen pa luleboren
Shote Galices Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve, Nga nje lindje profetesh, nga nje mbarsim malesh! Ajo ecen me hapat e shekujve, Si pranvere sjell lule mes plumbash, mes hallesh. Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve, Per t'u dhene brezave kushtrimin. Ajo ecen me hapat e shekujve, Pranvera vec lulesh sjell ndadhenjimin. Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve, Per te shkruar ne plumb historine, Ajo ecen me hapat e shekujve, Pranvera vec lulesh sjell lirine. Ajo erdhi me perkedheljen e shekujve, Si nje Teute te mbante kuroren. Ajo ecen me hapat e shekujve, Pranvera s'vjen dot pa luleboren. Besim Zymberi Varosh, 1995 | |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Feb 19, 2009 9:55 pm | |
| PER TY KOSOVE Do te me zere gjumi ne kraharorin tend Kosova ime do te fute ne boten e erndrrave qe ta kujtoj gjakun e ushtarit do te me mpihen gishterinjet mbi token e lagur me gjak se ushtari u vra per liri,per Kosove per plis te bardhe per komb per flamur.\
| |
| | | dibranja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 542 Registration date : 19/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Feb 19, 2009 9:59 pm | |
| GJAK KOSOVE
Me shami te kuqe ta pastrova plagen kullonte gjak Kosove s'te trembi lufta me djajte as arma e rende vdiqe per ideal trimoshi im.
| |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 24, 2009 1:10 am | |
| [color:7b58="DarkRed"]1. Dardana (ish Kamenica) Galabroi të vështron nga kodrat mbi bokë Ujë të sjell nga rrënja e ahut shekullor Pemë, perime e të tjera që i bënë kjo tokë Ua sjell në rrafsh Dardanëve shembullor. Furnizon me shigjeta e shtiza - Svirca Anamali e Veliglaua sjellin stoli floriri Kulina mburoja, përkrenare e karfica E gjuetarët nga malet buria nga briri. Skup, Justinianë e Demastion - drejtim rrugësh Margen e pate ujërrëfime pikëtakim lëvizjesh E Koprën vendrrëfim udhëtarësh e konaqesh. Qendër trimërie burrash- ushtarë dardanësh. Kalaja e Trojeve me kullën e Tygjecit Kuvendonin me shenja me Gjytetin e Marecit
Ukshin Zajmi | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 24, 2009 1:11 am | |
| 2. Gjinaj (Gjilani) Amalgam ari e argjendi thurur verig Ujërat u shterën nga kullimi në jug Ura e Musë Kotorrit varr kalimi n’vig Kaushën e anatemuan të munduarit në lug! Themelet e krijuesve janë fshi’ Festat u shndërruan në panaire. Të kaluarën nuk e deshën dëshmi Emri u imponua për të bërë sehire.. Nuk frikohet më askush nga vërshimet Ajo u mposht me tiraninë e sunduesit E shpërnguljet me vrasjen e mësuesit. Statujat e bronzta u ndërruan nga regjimet Historia e re kur shkruhet me argumente E banorët nuk besojnë më ne fragmente. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 24, 2009 1:11 am | |
| 3.Vitia Trojet Urbane u bënë ara Verbane Që gruaja dardane të ndërrojë origjinë Të ndryshojë edhe historia e kësaj ane E Tërpeza të mos dëshmojë vjetërsinë. Labirinti i Smirës - filozofi e lashtësisë Kalatë e shumta rrjedha historie Nëntoka begati, natyrë e dhuntisë Ujërat shëruese, dëshmi sizmie. Malet e Zeza peshë e rëndë e barrës Rrafshina dhuratë e nënë Margës Kodra e Furrës maje e mbimjegullave. Një komb me shumë fe relikt filozofie Me një gjuhë gjaku e gjeografie Në shtrojën e liqenit të kështjellave. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 24, 2009 1:12 am | |
| 4. Artana (ish Novobërda) Rritën tënde Evropa ta pati lakmi Raguza të erdhi në vizitë për tregti Nëntoka jote botës i dha argjend e ar Pate aq shtëpi sa Kodra e Madhe bar. Kambanat bënin zhurmë pa ndalë Zeja e shkrirja zgjerohej ngadalë E nga minaret shihej çdo gjë në male Sasët gjetën strehë e punë normale Dardanët i deshën të gjithë, pa dallim Ua mësuan zeje e punë për shpëtim Mysafirit i dhanë bukë, krip e zemër. Ishe kryqëzim punësh, rrugësh e gjuhësh Bukuri arkitekture, fasade e mjeshtri gurësh Ke pas, ke e gjithmonë do të kesh emër. | |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Tue Mar 24, 2009 1:12 am | |
| 4. Artana (ish Novobërda) Rritën tënde Evropa ta pati lakmi Raguza të erdhi në vizitë për tregti Nëntoka jote botës i dha argjend e ar Pate aq shtëpi sa Kodra e Madhe bar. Kambanat bënin zhurmë pa ndalë Zeja e shkrirja zgjerohej ngadalë E nga minaret shihej çdo gjë në male Sasët gjetën strehë e punë normale Dardanët i deshën të gjithë, pa dallim Ua mësuan zeje e punë për shpëtim Mysafirit i dhanë bukë, krip e zemër. Ishe kryqëzim punësh, rrugësh e gjuhësh Bukuri arkitekture, fasade e mjeshtri gurësh Ke pas, ke e gjithmonë do të kesh emër. | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Apr 06, 2009 9:37 pm | |
| O Moj Shqypni O Moj Shqypni, e mjera Shqypeni Kush te ka qit me krye n'hi? Ti ke pas ken nji zoj e rand, burrat e dheut te thirrshin nan. Conju, shquptar, prei gjumit conju, te gjith si vllazen n'nji bes shtrengonju e mos shikoni kisha e xhamija: Feja e shqyptarit asht shqyptarija! Qysh prej Tivarit deri n'Preveze, gjithkund lshon djelli vap edhe rreze, asht toka e jona t'paret nae kan lan, Kush mos na e preki, se desim t'tane! Desim si burrat qi diqen motit E mos turprohem perpara zotit! | |
| | | Ada_Kondi Fillestar/e
Numri i postimeve : 49 Age : 41 Vendi : Gjermani Registration date : 27/12/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Apr 16, 2009 1:48 am | |
| Borxhet e mija
(Xhevahir Spahiu)
Do te vdes, do te vdes i mbytur ne borxhe, s'eshte asgje mbytja ne lum a ne dhomat e gazit I kam borxhe nenes qe s'ia ngrita varrin, i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullen, i kam borxhe dashurise qe ia vodha te dielen, i kam borxhe krimit qe s'i vura emer. Do te vdes, do te vdes i mbytur ne borxhe. I kam borxhe fjales qe s'e pashe ne enderr i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendet, i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plaget i kam borxhe ardhemrise qe ia lashe tek pragu terin e nje kohe te larget. Do te vdes, do te vdes i mbytur ne borxhe. U kam borxh te gjalleve, u kam borxh te vdekurve; gurin e varrit e shes te laj borxhet.
Dhe ve piken ketu. Tani mund te flisni per borxhet qe me kini ju. | |
| | | Ada_Kondi Fillestar/e
Numri i postimeve : 49 Age : 41 Vendi : Gjermani Registration date : 27/12/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Apr 16, 2009 1:50 am | |
| Guximi
- Hil Mosi -
Ti ke pas' pa do koh' edhe ma t'vshtira, Ti ke pas' hjek, ma shum' mjerim, Prandej qindro burrnisht sikur përpara E mos u tremb, por ki guxim! Shum' dallgë t'rrepta ti i pate hjekun, Që ty t'u turrshin me rrëmbim, E pra mbasi der sot trimnisht qindrove, Ti mos u tremb, por ki guxim! Sado e rrept' që mundet t'jet' duhia, Mos u frigso, por banu trim! Do t'bahesh prap i fort sikur përpara, Por mos u tremb, e ki guxim!
| |
| | | Ada_Kondi Fillestar/e
Numri i postimeve : 49 Age : 41 Vendi : Gjermani Registration date : 27/12/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Apr 16, 2009 1:51 am | |
| Shpejt dhe ngadalë
- nga:Johan Volfgang- GËTE -
Mos u nxito!Mos u Vono!Duro! Një kryefjalë shkruaj posi kjo Vare mbi gjoksin posi hajmali Ruaje në djellë dhe në shi; Me lulet rrotull teje mos u merr, Dhe i patrembur gjer në varr e shpjer
Mos u nxito! Pa mend mos u vono! Kur shpirti sulet, ti mos u ndalo! Mejtohu mirë, udhen drejt nis, Dhe sulu tutje me mish e me shpirt; Ngadalë, kurrë s'ndreqet një lajthim I bërë pa hesap e pa peshim.
Mos u vono! Se tutje turret jeta, Kalo si trim, guxo pa ardhur vdekja;
Një punë bëj të lartë dhe të fortë, Të cilen koha kurr s'munt ta mposht Mbi dhen nam të gjallë lër për jetë, S'prish punë si shokët vdes edhe vetë.
Mos u nxito! Mos u vono! Mejto! Gunët e fatit qetas duro! Detyren ki si prijës kryesisht: Bëjë gjithnjë të drejtën burrërisht; Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjalë.. Zoti në fund të nxjerr faqebardhë. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |