|
| Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
+59xhema voglushja ...... lirik ILTA rrimtaf mimoza rexhvelaj Ada_Kondi Driniiiii meri Kastrioti paioni Aldo gjergji Albona aristokrati Ago Muji Xili Mergimtari MARY Mirushe feneri ylari Blerti_Gashi Veneta feratkoca Ajet zeriatdheut stabili Nezir Myrta Gjura naqeta Fjona Pirro i Epirit Parapsikologu echo Eva0506 Poeti lilu rolling atlantida Lanetja gjakushi Guximi **Embelsira** Orfe@ E_Bukura Albea Kosovarja Ani Euridika Çamshqiptar Urata Arta shaban cakolli Sofra dibranja Beton Lina 63 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Sep 19, 2009 9:17 pm | |
| Ku asht Ukshin Hoti Pyeta te gjithe njerzit Asnje fjale s'me thane Pyta zogjt e malit: -Amos e kane pare!?... Psheretine Kosova -Po ku gjendet valle?... Po thote Krusha e Madhe: "Mbeti ne Dubrave..." Ti ishe buzqeshja! Uniteti i Kombit! Luftetaret po pyesin: Ku asht Ukshin Hoti Po te pret Prishtina! po te pret Prizreni! Ku je Ukshin Hotin? Po te pret Kuvendi! Mbi supet e tua Peshon vete lirija. Nuk lidhet me pranga Ukshin Shqiptarija! Fluturimi i shqipes Lart ku puthen rete Birin e Kosoves Atje e ka gjete! Ti je tek Flamuri Tek palet e tija. Je tek rranjet e Burrit Qe ka SHQIPTARIJA A.Doci | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Sep 23, 2009 8:47 am | |
| SYRGJYN VDEKUR
Neno moj, mbaj zi per vellane, Me tre plumba na i rane, Na e vran e na e shane, Na i thane trathetor.
Se te deshte dhe s'te deshnin, Se te qante kur te qeshnin, Se te veshte kur te zhveshnin, Neno moj te ra deshmor.
Neno moj, vajto, merr malin, Larot ta permbysne djalin, Qe me Ismail Qemalin, Ngriti flamur trimeror.
Neno moj, ma qaj ne Vlore, Ku te dha liri kurore, Shpirt i bardhe si debore, Ti si dhe as varr per hor.
Neno moj c'eshte perpjekur, Goje-mjalt e zemer-hekur, Syrgjyn - gjalle e syrgjyn - vdekur, Ky vigan Liberator.
FAN S. NOLI | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Sep 23, 2009 8:51 am | |
| HYMNI I FLAMURIT
O Flamur gjak, o flamur shkabë, O vënd e vatr' o nën' e babë, Lagur me lot, djegur me flagë, Flamur i kuq, flamur i zi.
Fortesë shkëmbi, tmerr tirani, S'të trëmb Romani, as Venecjani, As Sërb Dushani, as Turk Sulltani, Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lind Shën Kostandinin, Pajton Islamin e Krishtërimin, Shpall midis feve vellazërimin, Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben u lavdërove Dhe në furtun i funtmi u shove, Me Malon prapë lart vrapove, Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për dhe u shtrive, Me zjarr e zi u ndeze, u nxive, Po çdo mizor me shpat e grive, O fushë kuq, o shkabë zi.
Përpjetë prije Shqipërinë, Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë, Diell për vellanë, yrnek për fqinë, Për botën ënderr e qiell i ri.
FAN S. NOLI | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Sep 23, 2009 9:00 am | |
| Gjuha shqipe
Përmbi za që lshon bylbyli, gjuha shqipe m'shungullon, përmbi er' që jep zymbyli, pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb' tjere, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m'rreh zemra e mjera e prej mallit derdhi lot.
Nji kto gjuhë që jam tue ndie, jan' të bukra me themel por prap' kjo, si diell pa hije, për mue t'tanave iu del.
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi me zbardh, Shqipe, zanin tand, e ku Drinit a burimi që shpërndahet kand e kand.
Geg' e tosk', malsi, jallia jan' nji komb, m'u da, s'duron; fund e maj' nji a Shqipnia e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.
Qoftë mallkue kush qet ngatrrime ndër kto vllazën shoq me shoq, kush e dan me flak' e shkrime çka natyra vet' përpoq.
Por me gjuhë kaq t'moçme e mjera si nj'bij' kjo që pa prind mbet: për t'huej t'mbajshin dhenat tjera, s't'kishte kush për motër t'vet.
E njat tok' që je tue gzue, e ke zan' tash sa mij' vjet, shqiptaria, që mbet mblue sot nën dhe, edhe shqip flet.
NDRE MJEDA | |
| | | ILTA Anëtar i ri
Numri i postimeve : 129 Age : 41 Vendi : Shqiperi Registration date : 09/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Sep 23, 2009 9:03 am | |
| LIRIA
O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni: a shndritë rreze lirie n'ato majë; mbi bjeshkë t'thepisuna e n'ograjë, ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?
A keni ndie ndokush, kah fluturoni ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj, A keni ndie nji kangë të patravajë? O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni!
Lirim, lirim, bërtet gjithkah Malcija; A ka lirim ky dhé që na shklet kamba, a veç t'mjerin e mblon anembanë robnija? Flutro, shqype, flutro kah çilet lama, siellju maleve për rreth që ka Shqypnija, e vështroje ku i del lirimit ama.
______________
Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija: Lodhun prej hekrash që mizori i njiti, lodhun prej terri ku robnimi e qiti, shpreson me e zgjue fluturim mënija.
E kqyrë: Ndër male po përhapet shkëndija e lirimit t'Atdheut; mshehtas shetiti kësollë për kësollë rreth buneve e soditi frymë të re tue shprazun për gjithkahna, hija e Skanderbegut. Qe ndër djepa rrisin nanat e Hotit djelmëninë ushtore e idhnim n'armikun nëpër gji i u qisin.
E nalt, ndër maje, bukuri mbretnore, hapi flatrat e mnershme qi përshndrisin, me thoj t’harkuem shqypeja arbënore!
NDRE MJEDA | |
| | | lirik Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 66 Vendi : gjermani Registration date : 28/09/2008
| Titulli: protestë Mon Nov 16, 2009 12:11 am | |
| pamvarsisht se disa her kam thënë të mos preken vargjet e mia neper forume pa autorizimin tim perseri ky agron i ka prekur - sepse te disa njerz poshtersia dhe deshira per tu lavdruar nuk ka fund sepse disa nuk kan kurfar freni hiq kurfare per kurgjë ne ket forum shihet titullli
vraponi në himarë ku i esht hequr emrio e mbiemri vargjeve qe i kan vargjet e mia ku do poshtë dhe lart dhe vendosen ketu me poshtersi
ku shkruan nga agron por te ndalohet k,jo praktikë tradhtare e sjelljeve te tilla antijnerzore
autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi | |
| | | lirik Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 66 Vendi : gjermani Registration date : 28/09/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 12:28 am | |
| Puna shkruar krijuar nga autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi o shqiptarë n’atdhe kah jini, t’ gjitha moshat me gjini, a thue vallë nji gja e dini, kush ju jep shpresë e liri, kush ju jep dritë gaz e qehre, kush ju bën me u ndje krenarë, si n’ per fshatra si n’ per shehre, kush ju jep emrin shqiptarë, kush ju jepë nderin,stolinë, edhe namin permbi dhe, kush esht ai qe mbanë shqipninë, vetem puna per atdhe, puna pra puna o te mjerë, punen shpallne t’shejt e t’ mirë, mos,lakmoni,n,dhena,tjerë, se,per,besë,s,ju,bjen,aq,mirë, puna,puna,e,gzume,puna, ajo,shejtni,ma,e,ndershmja,e,motit, ju,bën,t,mirë,mos,me,u,ra,dhuna, puna,asht,formula,e,sotit, pun,pra,punë,o,shqiptarë,t,mirë, punen,shpallne,kult,e,famë, per,me,qenë,gjithmonë,njerz,t,lirë. thueni,punes,at,e,amë, puna,o,vllazen,puna,,e,shejtë, ësht,e,ëmbel,ësht,hyjnore, qe,si,len,njerzin,,me,ndejtë, por,i,lidhë,per,zemre,e,dore, puna,e,gzueme,qoftë,levdue, qe,na,e,fali,perendija, ah,njeriun,qe,e,bën,me,u,gzue, me,i,r,a,n,buz,gazi,e,hjeshija, puna,,e,shpeton,nderin,e,token, puna,i,sjell,t,mirat,mbi,dhe ajo,e,gzon,edhe,i,jep,doken, mbi,ftyr,t,globit,jetes,t,re, shpallne,punen,mbret,mbi,mbret, permbi,qiell,e,permbi,dhe, si,mbi,koder,mal,e,det, si,nen,drit,te,hanes,t,re puna,le,t,jet,ligj,i,shq*ptarve, puna,le,t,bahet,ndera,e,juaj, puna,u,len,emrin,e,t,parve, mos,me,u shkelë,gjith,këmbes,t,huej puna,puna,puna,ju,o,vllazen puna,gjithkah,simbol,per,ju, puna,u,mban,gjurmen,,e,bazen puna,u,len,mbi,dhe,me,u,shtu, qdo,shq*ptar,qe,rrnon,mbi,dhe, kur,t,takon,ndoj,mik,a,shok, s,pari,per,punen,ndoj,fjal,t,re, pastaj,llaf,tjeter,le,t,rrokë, qdo,shq*ptarë,n,darsem,e,n,gzime, njiher,punes,ti a,jep,fjalen. pashë,at,emer,t,shq*pnis,trime, pun,s,njiher,jepni,levdaten, edhe,ju,qe,pershendetni, n,vend,mir,mjesit,ju,lumt,puna, thueni,kshtu,se,mir,do,t,mbetni, n,token,tuej,s,do,t,bjen,furtuna, se,pa.punë,pra,bjen,kiameti, bjen,varfnija,mbi,dhe,tuej, ju,bjen,skamja,e,pushteti, qe,ua,sjell,pushtuesi,i,huej, puna,lviz,gjlallri,e,mot, leviz,drita,e,uzina, puna,i,sjell,t,mirat,n,per,botë, puna,i,lviz,trena,e,makina, puna,e,lviz,gjith,puntorin, gjith,,njrzin,kah,,ec,planetit, puna,e,sjell,me,mall,sasinë, e,si,shtrohet,krajl,as,mbretit, por,se,punes,t,gjith,i,shtrohen, ajo,esht,mbretresha,e,botes, ata,njerz,pun,s,qe,i,largohen, nuk,mund,t,gzojn,frytet,e,tokes, puna,qesh,n,per,vneshta,e,ara, puna,,jep,gjak,e gjallri puna,n,tokë,esht,lindë,e,para, per,qdo,qenje,e,qdo,njeri, puna,puna,vetem,puna, puna,puna,,o,shq*ptarë, puna,asht,ma,e mir,se,dhuna, puna,e,ndjek,varfrinë,me,ar, puna,t,jep,t,mira,mbi,dhe puna,t,jep.mshir,e,prodhim, puna,t,mban,moshen,e,re, puna,t,mbush,zemren,me,gzim, puna,t,mbron,ah,prej,prej,armikut, puna,t,mbron,e,qet,me,nder, puna,t,ban,si,shpat,t,qelikut, puna,t,jep,emer,.e,vler, puna,t,pshton,ftyr,e,atdhe, puna,sjell,drit,,e,m,irsi, dielli,i,drits,kur,t,shndrit,pa,le, n,pun,le,t,dalin,plak,e,ri, n,pun,pra,rroknu,o,shq*ptar, lidhni,bes,e,lidhni,dorë, le,t,jet,puna,kulti,i,parë, qe,t,mos,mbes,shq*ptari,i,gjorë gjith,kah,jeni,ju,shq*ptarë, permbi,glob,kah,sillet,dheu, merreni,punen,sa,ma,parë, qe,t,shpetoj,me,nder,atdheu, punen,punen,o,shq*ptarë, ngritni,punes,permendore, dilni,n,kopsht,e,dilni,n,arë, turr,e,vrap.lshonu,n,xehrore, shkoni,n,pun,hapni,fabrika, rrxoni,bjshk,hapni,tunele, n,kamb,o,burra,djem,e,q*ka,, mbjellni,druj,rritni,zabele, hapni,shkollla,shtoni,prona, neper,shkolla,hapni,,sytë rrrini,n,pun,deri,n,net,vona, se,n,varfni,dojn,me,na,mbytë, msoni,shkolla,e,mjeshtri, per,zanate,e,ingjinjera, gjith,kah,ka,shqiptar,n,shqipni, n,pun,me,dalë,ma,rrept,se,era, n,punë,o,burrra,e,gra,shq*ptare, gjithkah,flet,shq*optari,shq*p t,mbushim,banka,e,thesare, kshtu,e,vrasim,qdo,armik, kush,s,punon,nuk,asht,shq*ptar, asht,armik;i,kombit,shtetit; nuk,do,t,ket,mik,as,kumarë, hupne,tretene,pertej,detit, t,papuntor,mos,t,mban,shq*pnija, le.,ti,shpall,armiq,per,jetë, mos,i,dasht,as,perendija, buk,mos,paq*n,sa,nji,fletë, mos,iu,dhashtë,shq*pnija,ujë, diell,as,fat,e,rreze,,t,arit, kush,punon,per,hesap,t,huej, e,s,punon,per,dhe,t,shq*ptarit, strini,duer,e,shtrini,dije, ti,bashkoni,mendje,e,punë, per,shpetim,t,asaj,shqipnije, mbjellne,token,plot,me,grunë, pemë,perime,n,per,qdo,pllamb, n,per,qdo,vend,mbi,dheun,e,nanes, t,mos,na,shkel,i,huej,me,kamb, tue,na,e,marr,driten,e,hanes, se,me,pun,hasmi,po,u,pritka, ah,me,pun,qdo,gja,n,binarë, me,asgja,tjeter,s,po,u,vritka, jo,armiku,gjakatarë, as,varfrija,hasmi,i,tokes, as,gjaksori,belaqorë, prini,djem,t,shqipni,nanlokes, shum,.miljon,me,u,bë,puntorë, ma,puntor,se,japonija, se,koreja,e,gjermani, n,ball,per,pun,le,t’ prin,shq*pnija, si,bajrak,n,mjedis,balllkani, pun,saktsi,e,disiciplinë, shpaLlni,punes,dashuri, ti,shqiptar,gzoje,shqipninë, per,ti,hjek,dere,varfninë, puna,puna,puna,puna, ah,puntor,,ju,ma,t,mir,t,n,botë, se,mbi,ju,do,t,shtrihet,dhuna, n,mbetshi,t,varfer,n,jet,e,mot, sa,po,t,lind,ai,fmija,i,djepit, tjeter,ninull,mos,i,thuej, msoja,punen,gjuthkush,t,vetit, n,fjalë,e,germa,fol,e,shkruej, shkruej,e,mso,shqiptarë,per,punen, mbjelle,n,gjak,e,mbjelle,n,gen, ruaj krimit e hiqe dhunen gzoju punes kur t e vjen puna aman kult le te mbetet puna ligj e puna nderë se varfriaj keshtu tretet mund t jetojm me djers e nderë puna puna punes kendoni gjithmon punen puna e sht jeta puna te vlon ka dhe i joni puna esht caku e verteta
shkruar nga xhelal ferizi nga mergimi gjermani --------------------------------- | |
| | | lirik Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 66 Vendi : gjermani Registration date : 28/09/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 12:33 am | |
| VRAPONI NE HIMARE autori xhelal ferizi vraponi ne himarë o plisa vraponi e dilni nga gurra o burra shqiptarë si lisa armiku po vjen me turra
vraponi o te bijt e guximit vraponi si rrufeja e motit ajka shqiptare e trimit sternipt e kastriotit
guret atje ju thrrassin e vales ndjeshmeria dhe bjeshket po pelcasin ka hy ne palcë trinitrija
shqiptar kaho me gjak te fisit e fares s e vjeter himaren po ua lidhin me lak danajt e quajtur greker
dhe dilni te gjith si grejzit prej zguri nga lisat kur ngucen me krande shqiptar te granitit ma te fort se guri vdis o shqiptar per token tande
himara si syt e ballit si drita q e vjen shejtni po o qajnë damaret e zallit e guri po thrret per shqipni
shqiptar a jeni ne jetë a thue Jeni per t’ gjall vdekë ku jini o trima me fletë himares mesyni ne shtek
kahdo shqiptarë qe rrezet ju bijn ne sy te qerpikut mos leni shqiptare brezet ne pranga t’ perjetshme t’ armikut
DHE THUANI TE PAFUNDMIT QIELL E TE VULLKANSHMIT ZJARR NEN DHE TE ZJARTIT TE SHNDRITSHMIT DIELL SE JETë NUK KA PA ATDHE
VRAPONI VRAPONI DREJT HIMARE SE UJQIT KAN RA NEPER MJEGULL MOS LENI PERLEN SHQIPTARE NE KTHERA ME RA SI NJI TJEGULL
SE TJEGULL NUK ESHT HIMARA NDOJ SPIRR E GURIT E FJERë POR ESHT ME FUSHA E ME ARA E MAHNITSHMJA VLERë MBI VLERë
TOKA O BURRA TOKA E TE PARVE ESHT HIMARA SHQIPONJA ATJE ME DY KOKA KA LINDUR MBI DHE E PARA
UJVARAT NA I DUAN E GURET E DETTIT VATRAT E LASHTA STERGJYSHORE TE BUKREN BUZEN E BREGUT FUSHAT E BEREQETIT HIMAREN MA TE BUKUREN ARBNORE
JO JO JU NUK E LESHONI HIMAREN ATJE UJI ESHT ME SAFIRE ATJE ME SHEGEN E NAREN GAZMON QEHRJA E LASHT ILIRE
ATJE KA HY KALI I DRURIT DANAJT ME PLOT DHURATA A I NDJENI JU DHEMBJET E GURIT DHE QYQET ME VAJE TE GJATA
KOBI PO SILLET MBI KRYE VRAPONI SOT O SHQIPTARë SE NJI NGA NJI ME NA THYE KAN DALë HELEN E BARBAR
SHQIPTAR VRAPONI O BURRA O GRA O VASHA SORKADHE MOS LENI TE HIMARES GURRA ARA BASHTINA E LIVADHE
MOS LENI AS SHEGEN E PJEKë ME GJAK TE KUQ SHQIPTARI MOS LENI PIPAT ME VDEKë AS UJIN ME VLERë SI ARI
MBRONI KROJE E LAJTHIJA E KUMBULLEN ME Të PAPRSHKRUSHMEN SHIJE MOS LENI ME VDEKë ETNIJA HIMARA VALA E KALTRIJA
SE VALA ATJE ESHT MAGJIKE SE UJI ATJE ESHT SHPIRT JETE SE TOKA E LASHTE ILIRIKE ESHT ëNDJE MA E BUKUR JETE
O JU SHQIPTARE MBI DHE KOSOVA E HIMARA SOT KAN NISE NE MISH ME U BRE VRAPONI PASH T’ GZUEMIN ZOT autori xhelal ferizi | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 1:01 am | |
| Edmond Shallvari
Më flet Akili
Ka kohë që më flet Akili "Ç'kujtoni, se thembra më vrau? Legjendat kupash vere i pini Nga dehja thoni: Kështu ngjau.
Vazhdoni o të ngratë, me dehjen Akili ju përqesh në mijra vjet Nuk kisha pikë të dobët thembrën Por egon e të fortit, që s'vdes!" | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 1:04 am | |
| Edmond Shallvari
Kodi i shpëtimit
Prapakthimi-Budallallëk! Paraecja-Çmenduri? Paraprapa një hendek Hendekosur Një Njeri.
Ai, zbret në ngjitje Në zbritje ngjitet Sizif në dhimbje Rrokulliset...
Majtasdjathtas tkurrur Djathtasmajtas bumyer Në zbritje përkulur Në ngjitje zhgënjyer.
Çmenduri-Paraecja? Kodi i shpëtimit Kyçosur tek vetja! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 1:15 am | |
| Shaban Ajvazi
KUR MË NUK KE BUZËQESHJE
Kur trishtimi të reflekton në sy Ngase diellin e kanë mbuluar retë, Kur mendon se bota është me Ty Por rrugën e jetës e kalon fill vetë!
Kur nuk merr frymë dot Por erërat të thajnë, Kur këmbët të këputen Dhe më nuk të mbajnë!
Kur nga dhembja që ndjen Më dot nuk buzëqesh, Kur ti vishesh E bota të çvesh!
Kur ti dashuron, Por lot ke në sy Kur ti i ofron të gjitha Dhe gjen veç trathëti!
Mbështet kokën tek unë Dhe lotët zbrazi mbi mua, Edhe nëse të urren tërë bota Mos harro: Unë TË DUA! | |
| | | Parapsikologu Hero anëtar
Numri i postimeve : 3125 Age : 56 Vendi : Ferizaj-Kosovë Profesioni/Hobi : Poezia Registration date : 18/07/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Mon Nov 16, 2009 2:04 pm | |
| Eva, me bere nje nder shume te madh, te falemnderit nga zemra. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Nov 28, 2009 7:12 pm | |
|
Lagja e Varfun
Krahët e zez të një nate pa fund e varrosën lagjen pranë, dritë, jetë, gjallsi askund, vetëm errsinë e skam. U harrue jeta e ditës ndër shtresat e natës, e pagja u derdh nga parzm' e errsinës... n'andrra përkundet lagja. Njerzit ndër shtëpia flejnë me gjoksa të lakurtë e të thatë e gratë... fëmi po u lejnë pa ushqim në gji, pa fat, Pushojnë gjymtyrt e shkallmueme në punën e ditës së kalueme, shërohen trutë e helmueme në gjumin e natës s'adhrueme. Veç zemrat e njerzve të lanun me të rektunt prralla rrfejnë: mbi barrat e jetës së namun që shpirt dhe korriz thejnë. Prralla mbi fëmij rrugaça barkjashtë e me hundë të ndyta, që dorë shtrijnë me vjedhë, me lypë e ngihen me fjalë të ndyta. Prralla mbi varza të fyeme me faqe e me buzë të thithna. Prralla mbi djelm, me të thyeme shprese, në burg me duer të lidhna, të cilt nesër para gjyqit për delikt do të përgjegjin, vetëm dreqit e hyllit të gjith fajet tash ua mbshtesin. Kështu lagj' e varfun pëshpritë dhe errsinës hallet tregon. Një gjel i undshëm, me dritë të hanës i rrejtun, këndon. Hesht! or gjel kryengritës, i lagjës së varfun. Këtu nuk zbardh për ty drita e dritës. i gjikuem je me ngordhë n'u.
| |
| | | ...... Anëtar Nderi
Numri i postimeve : 4682 Age : 36 Vendi : Atje ku un dua .............. Registration date : 24/05/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 29, 2009 11:49 am | |
| T më ndigjon o malli im i zhuritur! Me dhimbje sërish të thërras nga thellësia, O Tokë e vaditun shekullit të gjatë, Me gjak e me eshtra që kërkoj Liria!
Unë një vocrrak i yti, i tretun kësaj bote, Pa shtëpi, pa strehë, pa liri në Atdhe… Nëpër gjamë e gjëmime të vajit të shpirtit, Po të thërras unë sot e të them: Ku je ?!
E di` se si Truall qëndron në mes t’ballkanit, Ti zemër e Atdheut e tokëve të Ilirisë! Po ku më je ti o popull, o tokë e përgjakur Që thirre nëpër flakë emrin e Lirisë?!
Çtë gjeti ty o Kosovë martire, bijt e bijat ku janë ?! Kur sot ty sërish po të qesin në treg… E bixhoz po luajnë me ty si atëherë… Kur gjymtyret ti prenë e të ndanë me Nanë !
Çpo bëjnë politikanët e tu, „Doktorët, Profesorët… Analistë, Gazetarë, Biznesmenë“ e të tjerë pseudo…çfarë janë…?! Çpo bëjnë ata që mi ke vënë në kyre ?! Për pamvarsinë tënde, vallë çfarë thonë?!
Çfarë thonë pra bijtë e tu që mi ke mbi krye… Kur Europa i lëshon fjalet si në mejhanë...: “Që Kosova të jetë prap nën Serbi…” për ato deklarata turpi, bijtë e tu, çfarë bëjnë ?!
Ai` kryeparlamentari, vetë Presidenti, Kryeministër-pari, dhe Parlamenti, Intelektualë e të tjerë, të graduarit „Doktorra“… Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnë si kodosha?!
*** Oh, asgjë nuk thanë, asgjë nuk bënë, As nuk do të bëjnë, këtë mirë e di! Veç ofshamë e popullit për njerëzit e vrarë, Do të ndigjohet shekujve të veshur në të zi!
Kosovë, Kosovë, unë ta shoh prap lotin... Gjamën e vajtimin ta shoh në sy si atëherë… Fabrikat e sllavisë po e terin barotin... Racizmat po i stërvisin që të të vijnë në derë...!
Si shefa e drejtues të autonomisë, Do të vijnë ata me maska të reja… Të gjoja integrimit të shtetit të Serbisë, Në Europën kurvë, he’ këtë e vraftë Rrufeja!
E pastaj Kosovë, shikoj krerët që mbi krye ke sot, Se si në Beograd kafën e turpit do ta pinë… Biles në darkë të madhe të fitores sllave, Vallën gisht për gisht “Doktorrat” do ta shtrijnë…
E vashat Kosovare, nanat që qëndrojnë Krenare për bijtë e vrarë në emër të lirisë... Rrobën e përjetshme të zise do ta harrnojnë, Dhe vorreve të Heronjëve vajtimi do të nisë...!
Ehhh` rinia jonë, jetimët, bijtë e luftëtarëve..., Udhëve të botës do të tresin sërish mërgimtarë… Sepse shpirti i tyre nuk do të mundet ta durojë, Atë shkelje të gjakut të Etërve të vrarë !
Kosovë, Kosovë, të shoh të tradhëtuar si mos më zi! Nga klyshët e tradhëtisë të etur për tituj e lavdi Që pas premtimesh tinzare nga shokë e miqasi…, Po nënshkruajnë në heshtje, që ty të lënë “nën” Serbi!
Ehhh, atyre po mu raftë një pikë bash përmbi sy! E kurr, as vorret mbrënda mos i laçin ! Politikanëve e të gjithëve çfarë sot mi ke në kyre! Nëse ata pamvarsinë për ty urgjent nuk e thërrasin!
E nëse Europa pamvarësinë nuk ka me ta ligjërue, Si shtet më vehte, Si popull Kosovar në përgjithsi, As vetë Europa nuk do të jetë kurrë e bashkueme As nuk do të ketë kurrë paqe, as drejtësi !
E t`gjithë të ligat ballkanit dhe Europës mbarë, Ja sjellin racizmat e sllavit e të grekofilisë, Të cilët i kanë miqt deri dhe ndër Shqiptarë Që Tiranës e Prishtinës më rrijnë tuj u kapërdisë !
Kosovë, Kosovë, mos qoftë e thënë që të heshtë e drejta! E bota aq mizore mos me u kallzue, Për gjakun që shkoj krojeve si lumë pa u ndalë, Për atë pamvarsi që po shkon tuj tu largue!
Dhashtë zoti që krenë në Europë dhe në Shqiptari U bashkofshin bashkë në vepra e mendime… Dhe ta dhaçin ty të lumën pamvarsi, Si shënjë qytetrimi edhe për Europën në lindje! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sun Nov 29, 2009 11:44 pm | |
| IKJA E Nezir Murtoviqit
Kjo ruga perdridhet si gjarper i zi per ku po vrapon Nezo mor i Zi? Pelerinen era ta ngre me tallaz poetuci Nezo erë fende le pas.
Tito të hap udhet muzgu bie ngadal pse te dridhet zëri o poet funeral? Leshrat gjithe pluhur te godasin syte mbi boshllek te tyre balli i ftohte i yt.
Nata zbret mbi udhet larg zjare cobenjsh potuc Nezo perse shpaten zhvesh? Udha eshte e gjate tutje terri nxin i ndergjegjes troku prapa oshetin.
Larg dy-tre shkendija patkoi shkrepetit ndan udhes se madhe ndergjegja jep shpirt Nezo ndergjegjes valle si i re? Ajo ngrihet,bie mbytur gjak perdhe.
Nata eshte e shkrete troku naten mbush vec poezisë për Tito prapa s'te ndjek kush Ne kalldreme shekujsh vargu yt i zi Nezo i Myrtajve Poet maloku i -Zi. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Dec 23, 2009 3:06 pm | |
| Zëri i Rozafës
- Enertin Dheskali -
Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima Në tavanin e qiellit mbushur me re, Mua s’më trembin të ngratat vetëtima, Që bien me vërtika përmbi dhe.
Më tremb zëri i foshnjes nëpër kohë, Malli më djeg në gjirin e bërë gur, Qumështi që rrodhi, përzier me lotë, U bë llaç dhe mbrujti këtë mur.
Kalimtar i heshtur që sytë hedh mbi mua, Pse i mbajte hapat, çpo mendon?! E dëgjove zërin e djalit që mu zgjua Dhe nga lumi i shekujve ma solle pranë?!
Mjergulla që po bie, është brenga ime, Mbi këtë qytet do të përkëdhelë çdo gur, Me puthje malli dhe lotë të tretur vese, Do çmall foshnjen time që se pashë më kurrë.
Kalimtar i heshtur që troket me psherëtima Mbi portën e këtij qyteti të gurtë, Djali do më rritet e do të rrisë trima, Me qumështin tim që do rrjedhë përjetë. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Dec 23, 2009 3:10 pm | |
| Flamurit
- Enertin Dheskali -
Në mijëra beteja E përcëllove trupin tend, Në mijëra të tjera, U njome me gjakun e atyre Që të mbanin në duar.
Armiku, S’te pa veçse duke u valëvitur E duke qeshur me vdekjen në erë. Por s’të rrëzoi dot kurrë, Fitimtar çave shekujt, Simbol lavdije përherë.
O krenari ynë kuqezi, Që shqipja, shqipen të zgjodhi për simbol, Ti je flakërimë e ëndrrave për liri, Je ndërgjegjia e një kombi të gjallë. Në mijëra beteja, Me ty i çamë retë e luftrave, Dhe dallgët e robërisë, Në miljona të tjera, (në pastë), Në ballë do të mbajmë si gjithmonë, Deri në dyert e përjetësisë… | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Dec 24, 2009 9:10 pm | |
| GLUHA JON Kemi gluhen pa gram si na than ne mend e mbam. Gluha vetem flitet edhe sa vete ritet Ritet edhe shtonet nuku pakesonet shtonet edhe ritet edhe sa vete flitet Gluha kuvendonet edhe sa vete shtonet Arvanite me kamar kudo ven jan te par Kaq vitra shkuan prindet se haruan gluh e Besen na lan "te mos i harroni than" Marr nga libri i Teuta Kamberi-Llalla | |
| | | voglushja Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 906 Age : 42 Vendi : ngat njanit Profesioni/Hobi : psikologe Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Dec 24, 2009 9:36 pm | |
| ka shume poezi te poeteve te mdhenje e me emer qe i dua e qe me kan pelqyer por une po veqoj poezine e eves e cila me ka pelqyer shume,tanime e di permendesh,te falemnderit eva per poezit e bukura qe na ofron... Je Zemra Jone Shqiperi...
Ti je kenga e pare qe femije degjuam, Je me e forta ndjenje, dashuri, Me i dhembshmi lendim qe ne jete provuam, Ti je Shpirti Yne, Shqiperi…
Do doja vec bulezime pranvere te njihje, Te kishe, vec diell, pavdekesi. Do jepja gjithshka qe te keqen ta fshije Nga Trupi Yt Shqiperi…
Ne shekuj o Nene ke mbajtur lart koken, Te kemi ne Ty Perendi! Me gjakun e derdhur mes qiellit e tokes, Je Nderi Yne Shqiperi..
Nga krahet ke shkulur gjakpires, tradhetare, Shpirti te qan nga vreri i tyre i zi. Por ballin e paster e mbajte te bukur, krenar, Je Jeta Jone Shqiperi...
Ke lindur bij trima, ashtu do jete pergjithmone. Te kane ne kenge e ne lufte, te mbajne ne flamur kuqezi. Je enderr e bukur, e dhimbshme e dashura jone. Je Zemra Jone Shqiperi. | |
| | | xhema Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2337 Age : 59 Vendi : Ferizaj -gjermani Registration date : 30/03/2009
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 25, 2009 12:27 am | |
| Vargje shum mbres lense met vertet,rrespekt per ju poetve por per te keqen qe nuk jetoni ne boten ton,se ju keni nji bot tjeter,ineresante keshtu thon! | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Fri Dec 25, 2009 1:09 pm | |
| Respekte Voglushe, respekte Xhema. Une do te sjell vargjet e Ndre Mjedes qe me pelqejne shume te poezise Gjuha Shqipe:
Përmbi za që lshon bylbili, gjuha shipe m’ shungullon, përmbi erë që jep zymbyli, pa da zemrën ma ngushllon. Ndër kombe tjere, ndër dhena tjera, ku e shkoj jetën tash sa mot, veç për ty m’rreh zemra e mjera, e prej mallit derdhi lot. Nji kto gjuhë që jam tue ndie, janë të bukura me themel, por prap kjo, si diell pa hije, për mue t’ tanave iua del. Geg’ e Toskë, Malsi jallia, janë nji komb m’ u da s’ duron, fund e maje nji a Shqipnija, e një gjuhë t’gjith na bashkon. Qoft mallkue kush qet ngatrrime, ndër kta vllazën shoq me shoq! kush e ndan me flak’ e shkrime ç’ ka natyra vetë përpoq. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Wed Dec 30, 2009 5:22 pm | |
| Po sjell nje poezi te Shaban Cakollit shume te bukur dhe shume prekese:
KOSOVA E KUQE
- Shaban Cakolli -
(Oj Kosovë e kuqe e lame në gjak ty ta falim jetën dhe na duket pak)
Shporru këlysh i bushtrës çka kërkon n´kto anë ne ta nisim luftën me pushkë e me këngë
Se këto troje shqipesh na i lan të partë jan troje fisnikësh ne i mbrojmë me gjak.
Oj Kosovë e kuqe e lane me gjak ne ta falim jetën dhe na duket pak.
Ky refren i këngës dëgjohej n´brigadë kur ja thoshte këngës Muja komandant
Bushtra e sllavisë dridhej në të zeza kur ja thonin këngës Muja edhe Beqa.
GJëMONTE kOSHARJA KRENOHEJ GJILANI KUR JA THOSHTE KËNGËS AGIM RAMADANI
Këlyshët e sllavisë digjeshin nga inati bukur i qëndiste ai Isa Kastrati.
Bacë Ademi e Hamza pushkë e këngë në prag mbi kulla flamuri valëviste lart
Oj Kosovë e kuqe ngriti supet lart ty ta falim jetën s´na dhimbset aspak.
Ti ke lëshu kushtrimin trimat janë vargisë kemi dhënë betimin t´jem zot të shtëpisë. | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Jan 02, 2010 6:41 pm | |
| Eva Sotiri
Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.
Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur.., qyteti, mbrëmja, unë edhe ti. Aroma e përzierë e flokëve, ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.
E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë? Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes, apo ndoshta e imja me tingull këmbane?
Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij. Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon. a je ti që pushon brenda syve të mi…! | |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Sat Jan 02, 2010 6:47 pm | |
| Eva Sotiri Shpirti yt – vezullim
- Avni Rustemit -
Nëpër vite vjen kushtrim përsëri Zemra jote e madhe, hapi yt, Avni.
Për Atdheun tim – domosdoshmëri Shpirti yt flamur duhet përsëri.
-------
Vezulloi fort kur Atdheu përbaltej, Kur toka e shenjtë me tradhëti matej.
Kur shitej, kur blihej si një mall pa vlerë, Erdhi për t’i sjellë respekt edhe nder.
Plumbi i tij dërmoi veç Esat Toptanit Gjithë kob – mizorinë që i thurej Vatanit.
Bëri që tradhëtia të vdesë çdo ditë Erdhi si një ëngjëll, sjellë nga Perënditë.
I dha tjetër emër vendit tënd, vendit tim, U bë dritë shprese, brezave kushtrim.
Buzëqesh dhe sot, e loton bashkë me ne. Nën krismat e tij zemra ndryshe rreh…
Krah të fortë i jep Shqipes për liri, E shfaros tradhëtinë madhështi e tij. | | |
| |
| | | Arta Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 760 Registration date : 06/09/2007
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! Thu Jan 07, 2010 11:38 pm | |
| KRUJA Unë jam Kruja e Skenderbeut krenaria e atdheut Unë jam Kruja legjendare me kalanë shumë shekullore ku u mbrojt nderi e lirija ku u mbrojt tërë Shqipëria . ÇAMËRIA Në robëri jam unëÇamëria pa drejtësisht më mori Greqia pres një ditë heret a vonë bashkë me ju të jem përgjithmonë. KAÇANIKU Kaçanik mua më thonë emrin Kaçaniku i Idriz Seferit ku i këndohet në tel të lahutës aktit të shpalljes së kushtetutës. VLORA Mua më quajnë Vlora trime mbaj në zemër shumë kujtime kujtoj plakun mjekër bardhë që i pari mbajti fjalë mbajti fjalën e drejtësisë ngriti flamurin e lirisë pastaj erdhi Boletini me shumë trima në Vlorë hyri gëzim e mall e kaploi burrin ra në gjunj e puthi flamurin . PRIZRENI Ndërsa unë jam Prizreni aty ku u mbajt kuvendi aty ku u lidh besa e madhe për t'u mbrojtur tokat shqiptare . TETOVA Unë e kam emrin Tetovë m'u dogj zemra për Kosovë tani që ju shoh të lirë edhe unë ndihem më mirë . ARBËRESHA Unë jam Arbëresha nga Kalabria nëna ime është Shqipëria të parët e mi e lëshuan atdheun që në kohën e Skënderbeut po zakon ,gjuhë e kulturë i mbajtëm gjallë si harruam kurrë. GUCIA Unë jam lule rritë në malsi emri im është Guci me tradita të lashta shqiptare bukë e kripë zemër bujare . Jemi shumë vllezër e motra le ta dij fort mire Evropa s'njohim ndarje as kufi jemi një trup një Shqipëri . | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
| |
| | | | Poezi që më kanë pëlqyer shumë! | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |