|
| "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:17 pm | |
| Klara dhe qeni i saj La aty aromën e parfumit dhe mendimet e trishtuara Eda kishte mbetur e vetme në zyrë së bashku me mendimet e saj të zvarritura. Nuk mendonte që këtë verë do të shkonte me pushime, siç kishte bërë gjithë këto vjet. Çdo verë, e shoqëruar nga familja, ajo shijonte bukuritë e Jonit. Qeshi nën buzë, kur kujtoi se në pushimet e fundit që kishte bërë me prindërit, njohu aty një njeri, jo se ndiente dashuri, por i pëlqente, kur diskutonin për studimet, për jetën që i priste më pas, vendet e punës, të cilat ishin një prej pikave, ku mendimet përputheshin më së miri. Djali sa kishte mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Fliste shumë mirë dhe tri gjuhë të tjera, por kjo nuk do të thoshte se e kishte të lehtë për të siguruar një punë që vërtet do t’ia vlente. Megjithatë ditën e fundit të largimit ai i kishte kërkuar të shkëmbenin ndonjë mesazh, nëse do të ishte e mundur dhe nga ana e Edës. Në fillim asaj iu duk paksa qesharak një veprim i tillë, por, duke menduar se ai ishte sjellë mirë me të, e miratoi dëshirën e tij. Në mendjen e saj filloi të krijohej një përfytyrim i çuditshëm dhe një i kuq i lehtë i mbuloi fytyrën. Por, në ndryshim me atë kohë, tani e dinte se nuk mund të ëndërronte, sepse shumë gjëra kishin marrë një rrjedhë tjetër. Nëpër veshë i kalonin fjalët e së emës që duhet të gjente një njeri, sepse dhe mosha e tyre bënte punën e vet dhe donin ta gëzonin, sa të ishin gjallë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:17 pm | |
| Nuk i bëhej fare të punonte. Mori celularin dhe filloi të shkruante mesazhe të gjithë shokëve dhe shoqeve që kishte pasur në shkollë. Iu kujtua Eni, shoqja e saj më e mirë, por që tani ndodhej shumë larg me të fejuarin. “Sa mire, sikur ta kisha këtu pranë, mbase ku i dihet, do të më kishte ndihmuar për të mos rënë në dashuri si e çmendur me një burrë të martuar. Mos ndoshta duhet të bisedoj edhe me mamin, - mendoi ajo me vete, por prapë iu kthye mendja.- Vërtet që e ëma kishte qenë shoqja e saj, por nuk do ta pranonte kurrsesi këtë lidhje dhe aq më keq, kur në mes janë dy fëmijë. Do t’i binte ndonjë infrakt, sepse kohët e fundit nuk ishte ndier mirë, prandaj e hoqi menjëherë mendimin. Megjithë këto mendime ajo prapë mendonte për Andrean. Në fillim i ishte dukur si një lojë, por tani ishte kthyer në një robinë e tij. I pëlqente çdo gjë tek ai njeri. Nga mënyra se si vishej, nga fjalët që përdorte; ngandonjëherë edhe pse ishte xheloze për të shoqen e tij, ndiente kureshtje dhe një farë zilie, kur e dëgjonte të fliste për gruan. Ishte e tërhequr e gjitha nga imazhi i tij, sa që edhe nëpër gjumë e mendonte, megjithëse kishte shumë pengesa, të cilat nuk dinte nëse do t’i arrinte t’i kapërcente. Nxori nga çanta parfumin, e kaloi lehtë nëpër duar, hodhi pak dhe e la ashtu të hapur që aroma e tij të përhapej gjithandej dhe kënaqej me mendimin se aroma do të mbetej aty deri nesër dhe do të ishte Andrea i pari ai, që do të hapte derën dhe do ta ndiente praninë e saj. I bëri një të hedhur flokëve nga prapa supeve, hapi dritaren dhe hodhi vështrim nga qyteti, nga kodrat që e rrethonin këtë qytet dhe mendoi me vete: “Sa i lashtë duhet të jetë, ky qytet! Ç’historira ka dëgjuar dhe ç’ngjarje ka përjetuar, por përsëri ai jeton, jeton me ditët e shkuara, por është edhe në pritje dhe në ankth dhe të ditëve që vijnë. Pa nga larg karvanin e gjatë të njerëzve, të cilët ecnin të shkujdesur, secili në drejtim të vet, pa i kushtuar ndonjë vëmendje të madhe dritareve që ishin të hapura ose ato që ishin të mbyllura, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:17 pm | |
| sepse vetë qyteti kishte përcjellë shumë prej banorëve të tij në vendet e zhvilluara, nga ku flitej që aty jeta ishte ndryshe, mirëqenia më e mirë. Qyteti priste në heshtje, kur ata ktheheshin për ndonjë festë ose ndonjë nevojë të familjeve që i kishin lënë këtu dhe i përcillte i drithëruar, duke menduar se mos do ta braktisnin. Sepse i erdhën këto mendime dhe Edës i erdhi keq për qytetin, ku ajo ishte lindur, rritur dhe vetëm qe shkëputur prej tij në kohën që duhetj të vazhdonte studimet e larta………….. Me këto mendime që po i kalonin njëra pas tjetrës, mendoi që më e mira ishte të ikte në shtëpi dhe ashtu bëri. Sot nuk rrihej më në zyrë. La aty aromën e parfumit dhe mendimet e trishtuara. Mbasi u sigurua që mbylli derën, hodhi çantën mbi sup dhe u nis. Pak metra më tutje dëgjoi që dikush po i fliste nga pas. Ktheu kokën dhe dalloi Klarën, një shoqe të gjimnazit. - Për ku je kështu? – e pyeti Eda, pasi u përshëndetën, megjithëse nuk kishin pasur ndonjë shoqëri të madhe në vitet e shkollës. - Dua të çoj djalin në vendin e lojërave…, - dhe me vete mbante dhe një qen të bukur. – Pse nuk vjen edhe ti me ne ,- vazhdoi ajo ritualin e bisedës. – Do të kënaqesh, - vazhdoi,- se shoh që qenke dhe vetëm. Megjithëse nuk donte ta jepte veten Eda e pranoi ftesën. - Qenka i bukur qeni! Paska edhe sy shumë të bukur. Djali vazhdonte të luante, ndërsa Klara vazhdonte t’i fliste për jetën që bënte, për paratë që i shoqi i sillte çdo mbrëmje. Eda e dëgjonte e përhumbur. Iu duk vetja e pambrojtur. U turbullua. Fjalët e Klarës nuk i bënin përshtypje dhe për një moment mendonte më mirë të ishte atje në zyrë, duke soditur qytetin se sa të dëgjonte fjalët e Klarës. Klara e vuri re nervozizmin e Edës. - Nuk dua të të fyej! Ti gjithmonë ke qenë një vajzë e zgjuar, ndaj mos u mërzit. Ke për të parë do ta gjesh edhe ti shokun tënd të jetës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:17 pm | |
| Eda pohoi lehtë me kokë, por në këto çaste ajo ishte ndryshe. Pastaj i buzëqeshi shoqes dhe e kuptoi mirë se vendi nuk po e mbante më. - M’u bë qejfi që të takova dhe je kaq mirë, por tani dua të largohem se më presin në shtëpi. Ky është dhe numri i telefonit. Po të duash më telefono… Nuk donte ta jepte veten, pse kishte ardhur aty kot fare. - Patjetër, - foli Klara, - dhe unë kam nevojë për shoqe. Nuk e duronte dot idenë pse duhej të kishte zili një grua që mendonte vetëm për paratë që i sillte i shoqi në shtëpi dhe për atë qen që e shëtiste çdo mbrëmje.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:17 pm | |
| # # # I hipi një dëshirë ta kishte pranë, ta shtrëngonte mes krahëve,...
Eda atë ditë nuk donte të çohej nga shtrati. Që kur dielli ishte shfaqur përmes perdeve, sytë mundohej t’i mbyllte dhe më shumë. Vuri re se, e ëma kishte vendosur mbi komodinë gotën me qumësht. Sa i pëlqente, kur ajo ia sillte aty. E ktheu gotën shpejt e shpejt,u vesh dhe pa që ora ishte 8. 30. U kujtua se duhet të paraqitej në firmë, pavarësisht se Andrea i kishte thënë se, nuk do të rrinte shumë. Në këto momente nuk po e vriste mendjen, në se ai do të rrinte 3 -5-10 ditë, por e rëndësishmja ishte se ai do të kthehej prapë. Më në fund, ajo kishte rënë në një grackë që gjithë atyre viteve, kur ishte studente ishte munduar të krijonte një personalitet për t’u ëndërruar nga çdo mashkull, që donte një jetë të sigurt. Ndërsa në këtë rast ishte ndryshe. Ecte rrugës e shkujdesur. Rruga ishte plot njerëz dhe ditët nuk i ngjanin njëra tjetrës. Jo të gjitha ditët mbartnin të njëjtën ndjenjë të njëjtin kujtim që do të mbështillet nga kujtesa për të mos harruar më. Njeriu ecën, ëndërron, mendon. Çdo gjë që mendon është një lajthitje e vogël në një ëndërr të madhe. Në vitet më të lumtura ke veshur me dashuri figurën e dikujt që ka mbetur thellë i ngulitur në kujtesë. Si çdo njeri edhe ajo në adoleshencë kishte thurur shumë vargje romantike për të dashurin, por nuk kishte mendur asnjëherë, se do të qe ai princi i kaltër që do të luante me mendimet e saj. Dhe çka mendonte dhe e çudiste shumë ishte se, gjithmonë, e kishte dashur atë njeri. Duke menduar për dashurinë i dukej vetja si nëj vajzëz e vogël që nuk kishte mësuar asnjë të keqe nga jeta. Mos ndoshta i ishte futur një | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:18 pm | |
| aventure të kotë, që në fund do të ishte e dhimbshme, si të gjitha ato dashuritë e adoleshentëve. Mos vallë largimi i tij për një kohë do të shërbente për mirë, por kujtimet e bukura që sillte në mendje ia largonin përsëri këto imazhe të frikshme. E ndiente se kishte mall. Çdo gjë përreth ishte e zymtë, e ftohtë akull. Megjithatë sot kishte vendosur të flliste në telefon. Në shpirt e ndiente se dashuria nuk kishte ndryshuar. Kishte pasur momente, kur priste vetëm në atë zyrë të ftohtë dhe ndiente se e donte shumë, sikur i merrej fryma nga mungesa e tij. I hipi një dëshirë ta kishte pranë, ta shtrëngonte mes krahëve, të nuhaste flokët e tij; të ndiente në shpirt atë që i kishte munguar prej disa ditësh. Sa e vetmuar ndihej në këto momente! Mos ai harroi fare, në këto ditë pranë familjes, që kishte lënë pas një zemër të vrarë. Ky mendim e torturonte. Ditët dhe netët i ishin nënshtruar një ankthi. Në sytë e saj shkriheshin të gjitha ndjenjat, gëzimi, zëmrimin, egërsia, trishtimi. Nuk ishte më ajo vajza që në sy i lexoje një ndjenjë të qetë. Kur jeni të dashuruar nuk mendojmë për asgjë, sepse e vetmja pikë reference mbetet ai, të cilin duam. Dashuria lë një gjurmë tek çdo njeri. Gjatë ditës mundohemi me të gjitha forcat ta harrojmë, ndërsa natën vjen për të na torturuar. Por e nesërmja duhet të jetë e kthjellët, pavarësisht sa lot kemi derdhur, duhet të jemi të kthjellët se, ndryshe nuk kapin dot hapin e shpejtë me të cilin bota ecën. Ajo nuk quhet e privilegjuar, në këtë rast, sepse nuk e kishte pronë njeriun e duhur. Ishte njësoj si shumica evajzave në atë qytet. Kishte provuar një ndjenjë, e cila e bënte të ndihej në parajsë, por, në të vërtetë, ajo ishte një ndjenjë mashtruese, e pavlerë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:18 pm | |
| Pushimet e bukura dhe sfilimi i dashurisë
Andrea, e kishte vendosur që pushimet e kësaj vere, siç e kishte pohuar dhe ai vetë më parë në bisedën me Edën, do t’i bënte jashtë vendit dhe Ana kishte pranuar, por jo me kënaqësi të madhe, ndërsa fëmijët ishin hedhur përpjetë nga gëzimi, sepse për herë të parë ato do të shkonin jashtë Shqipërisë. * * * Mëngjesi i asaj dite i hapi dyert e natyrës duke i dhuruar një përshtypje të ëmbël për momentin. Andrea u kthye me biletat e udhëtimit ndër duar. Udhëtimi në target ishte i njëjti. Ajo kishte qëndruar jashtë për të parë dallgët, të cilat përplaseshin vinin dhe iknin si të çmendura. Ndihej tepër e emoncionuar, i dukej sikur valëzonte së bashku me detin. I dukej sikur fluturonte për të prekur të panjohurën. Sa shumë e mundonte kjo e panjohur, e cila në disa raste i bënte vërtet mirë për të harruar, por në disa të tjera, çastet e kthimit në kohë, e bënin të ndihej keq. Ngandonjëherë i dukej vetja egoiste, sepse mendonte se kjo situatë do t’i shkaktonte dhimbje. Gjatë gjithë rrugës ishte menduar shumë edhe pse në këto momente ai mesazh ishte një fill i padukshëm. Përkrah dëgjoi të qeshurat e një çifti dhe kujtimet e çuan diku larg. Andrea vazhdonte të luante me letra me vajzën. Në atë qetësinë e tij kishte diçka që të linte të dyshoje. Nëpër mendje u kthyen vitet e fëmijërisë. E kishte futur të tërën në gjirin e vet duke i fshehur makthet. S’dinte si ta shpjegonte pse njerëzit kur janë të trishtuar i kthehen fëmijës. Ata duan të bëhen të vegjël, të mos dinë asgjë për botën dhe misteret e saj. Por aty ishte vetëm akti i parë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:18 pm | |
| Mbasi përgatitën valixhet e mbushura plot me rroba dhe me disa prej lodrave të djalit, i cili për një moment nuk shkëputej dot prej tyre u nisën. Ishte herë e parë për Anën që largohej nga vendi i saj. Radha e gjatë e makinave të krijonte përshtypjen e një karvani nuk do të kishte të mbaruar, për të hipur në traget. Duke menduar i rrinte mendja herë pas herë te mamaja dhe te motra, që këtë vit priste me padurim për të vazhduar studimet për juridik. Rruga ishte vërtet e lodhshme, por në disa momente humbiste në atë peizazh të mrekullueshëm, në ato ndërtime që të linin vërtet të mahnitur. Sot ajo kishte një ndjenjë të çuditshme, që e lidhte me shumë mendime njëherësh. Sapo iu afruan godinës sportelistja i uroi: “Pushime të mbara!” Ana e falënderoi me një përulje të kokës. Ishte fat që, këto vite, ajo kishte mësuar gjuhën për të komunikuar. E mori çelësin, e rrotulloi disa herë në dorë, sikur ai çelës mbante gjithë sekretet e njerëzve që hynin dhe dilnin pa pushim. U futën në dhomë. Fëmijët vrapuan menjëherë drejt e në krevat për t’u çlodhur, ndërsa Andrea e ndihmonte për të hapur valixhet e radhitura njëra pas tjetrës që prisnin radhën….. - Edhe ti, - dëgjoi, si nëpër tym, zërin e Andreas që t’i fliste, - ke marrë gjithë shtëpinë me vete... Ajo nuk donte të debatonte, në këto çaste, ndaj më mirë zgjodhi heshtjen, si mënyrën më të mirë për të kundërshtuar, megjithatë edhe pse ajo nuk nxori asnjë fjalë nga goja, ai përsëri vazhdoi të fliste. - Çfarë paske marrë edhe djath?- nuk iu durua më Andreas, - sikur këtu nuk ka. - E di, - i tha Ana. –Për deri sa............ ne kishim mundësi ta merrnim, e pse të mos ta merrnim, nuk duhet? - Më duket qesharake, - vazhdoi bisedën Andrea.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:18 pm | |
| Ana nuk foli, nuk donte të vazhdontem dialogun, por mendohej t’i vendoste gjithçka që kishte marrë me vete nëpër vende, sepse dhe fëmijët donin të qetësoheshin. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:19 pm | |
| # Dita gdhiu e bukur. Rrezet e diellit e përshëndetën përmes depertimit prej perdeve të dhomës. Andrea vazhdonte të flinte, si gjithmonë i qetë. Ngandonjëherë asaj nuk i pëlqente ta shihte të flinte ashtu. Parapëlqente zhurmat e mëngjesit, kur i përgatiste kafen dhe përqafimin e ditës. Nuk u ndie. Doli në ballkon. Aroma e detit të tërhiqte si me magnet. U fut përsëri në dhomë, vështroi një herë rreth e rrotull dhomat, të cilat ishin të mobiluara mjaft mirë. Peizazhi i afronte shumë bukuri që nuk i haste në vendin e saj, por përsëri Ana jetonte me një shqetësim, që në momente trishtimi nuk arrinte të njihte edhe veten e saj. Përse mendimet nuk i shkëputeshin dhe shkaktonin një ndjenjë trishtimi, së paku..... mund të shijonte e qetë këto ditë, sepse në shumicën e rasteve dukej egoiste dhe e lumtur në vetvete, për ato që bënte, kurse pranë tij çdo gjë ishte relative, e ndryshueshme, e paparashikueshme, por e bukur. Ndoshta shumë nuk e kuptonin se çfarë mbante ai shpirt që paraqitej me pamjen e mospërfilljes, por vetëm ajo dinte të zbërthente njësoj si ato ekuacionet. E shikonte ashtu që vazhdonte të flinte. Mendohej ta shikonte botën me sytë e saj dhe bota i dukej kaq e bukur. Nuk e imagjinonte dot se si mund të ishte jeta pa të. Një muzikë që erdhi diku aty afër, sikur ia shkëputi me magji gjithë ato mendime të trazuara. U qetësua disi. Ajri, muzika e këndshme në këto ambiente i krijuan një nga ato vegime që Ana i shikonte dhe pa pasur kushte kaq ideale. Nuk dinte se çfarë të bënte. Ishte e zhytur krejt në endërrime, sa që nuk e
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:19 pm | |
| ndjeu praninë e Andreas, ndërsa ai mundohej të shkëputej nga realiteti, donte një botë që ta kishte të vetën me liri dhe dëshira. - Je si e përhumbur, - dëgjoi ajo, pas shpine, zërin e tij. - Çfarë? Jo…, vetëm po mendoja. - Po a mund ta di dhe unë se për çfarë po mendon? - Po të ishte se doja ta dije, do të flisja me zë të lartë. Ai e shikoi paksa me habi, por nuk e vazhdoi bisedën. Ngandonjëherë ajo i dukej e afërt, por, në të tilla raste ndryshonte dhe çuditërisht transformohej në e largët. Ai hodhi një sy nga deti. Dukej me të vërtetë i mrekullueshëm. Një tufë pëllumbash kukurisnin në atë mëngjes të freskët.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:19 pm | |
| * * * Edhe një ditë kishte kaluar e qetë aty në breg të detit. Zhurmat e shumta sa vinin dhe pakësoheshin. Sa ditë kishin kaluar nga dita e parë? Plot dhjetë ditë. Nuk i kishin mbetur edhe shumë përveç një pesëditshi tjetër. Ndjenja të çuditshme i përshkuan trupin. Nuk e dinte pse ndihej ashtu. Ndoshta për vetë faktin që këto ditë kishin qenë të zjarrta dhe herë ndihej e nervozuar, ndonëse Andrea nuk ishte shkëputur për asnjë ditë nga Ana. Kishte pasur shpesh telefonata, por këto kishin qenë thjesht telefonata pune. Sa do të donte që të mos ekzistonte ai mesazh!… Donte vetëm ta harronte, sepse i shkaktonte veç dhimbje. Agimi i ditës së nesërme do të ishte ndryshe. Pa që Andrea po përgatiste kafen. Një ndjenjë drithëruese e pushtoi, e donte me gjithë qenien e tij. Ai dukej i qetë, ndoshta dhe vetë ajo duhej ta tregonte atë ndjenjë, por ajo i ishte ngulur aq thellë, saqë do t’i duheshin shumë… Mbrëmë ata kishin fjetur vonë. Kishin kaluar çaste si dikur. Puthjet nuk kishin të mbaruar; ato ishin veç puthje lakmitare. Shtrati i paprishur i ftonte të zhyteshin brenda çarçafëve ngjyrë deti. Donte me gjithë shpirt që ai ta tërhiqte drejt shtratit.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:19 pm | |
| - Më fal, e dashur, se për pak harrova, - dhe rregulli i krevatit u prish nëminutë. –Unë të dua, Ana! – dëgjoi ajo përmes puthjeve, - megjithëse ti, në disa raste, dukesh e nervozuar, sikur unë nuk ekzistoj. Po si vallë ajo ta hiqte atë mendim që po e sfiliste, megjithëse e largoi për një moment dhe e përkëdheli. - Ti duhet të kesh parasysh se, edhe pse, në disa raste, jam i hutuar, kjo vjen ngaqë kemi probleme të mëdha me firmën. Ana i vuri dorën në gojë dhe nuk e la më të fliste. Nuk donte ta prishte lumturinë e kësaj nate.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:19 pm | |
| # # # Freskia e atij mëngjesi e bëri që të afrohej akoma më afër trupit të saj… Rruga ishte e mbushur me gjithfarë lloj njerëzish të racave të ndryshme. Shikonte dhe kënaqej duke soditur pafundësinë e detit të kaltër, dallgët që luanin njëra me tjetrën melodinë dhe ritmin që kurrë nuk kishte ushtuar së pushuari asnjëherë, qoftë në kohë me diell ose me shi. Shikonte shijen e hollë femërore, ku secila prej tyre kishte zgjedhur rrobat e banjos sipas preferencave. Çdo njëra prej atyre përpiqej të ruante sadopak linjat e trupit, për të qenë sa më të qeta me veten e tyre dhe çdo njerës i pëlqente sadopak pamja e vet, duke mos ua vënë veshin shumë atyre recetave strikte të të mbajturit të dietës. Vazhdonin ta parapëlqenin veten, ashtu siç ishin, por në shumicën e rasteve iu krijohej një panik nga mbipesha, sepse e dinin që ishte rreziku më i madh për jetën. Ajo rrinte e mbështetur në krah… Në ato momente nuk donte të mendonte për asgjë. I dukej vetja njësoj si në ato vite të rinisë, megjithëse nuk kishte shumë vite martesë. E veshur me rrobat e banjës ngjyrë rozë, që ia kishte blerë Andrea verën e shkuar,
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:20 pm | |
| megjithëse atë verë nuk kishin shkuar në plazh, për shkak të punëve të shumta, ajo vezullonte e gjitha. Trupin e kishte po të njëjtë. Nuk vëreje ndonjë të metë, që do ta bënte të ndihej keq. Shpesh herë nuk e mendonte dot veten të plakur, ku të gjitha pjesët e trupit fillojnë dhe pësojnë ndryshime. I urrente ato gra që, me kalimin e moshës, fillojnë dhe e lënë veten pas dore. Mbështeti akoma më shumë kokën mbi supin e tij. Do të donte të zgjaste ky moment deri në pafundësi. Të gjithë e mendojnë pafundësinë, por askush nuk e di kuptimin e saj, megjithëse kjo është e ndërvarur edhe nga mënyra se si çdo njeri e jeton jetën. Kjo ndërvarej gjithashtu edhe nga zemra. Zemra e madhe hapet vetëm nga dashuria dhe arrin të mbyllet pakthyeshmërisht nga urrejtja. Ajo i shtrëngoi dorën. - Të dua shumë!… Nuk mund ta mendoj dot jetën time pa ty, as tani e as kurrë. Andrea ngriti kokën dhe e vështroi në sy. Një ndjenjë e fuqishme, si dikur, bëri që ta puthte lehtësisht. Njerëzit e shumtë që kalonin në breg të detit ecnin secili për interes të vet dhe nuk iu bëri ndonjë përshtypje të madhe veprimi që panë. Fëmijët vazhdonin të luanin të dy së bashku dhe dukeshin që ishin të mrekulluar, në atë fantazitet të tyre. Të gjithë flasin gjuhë të ndryshme dhe secili jeton sipas mënyrës së vet. Bukuria e vendit fqinj e kishte rrëmbyer të tërën. “Si mundet që kemi jetuar kaq të mbyllur?! Larg çdo lodhje. E keni parë jetën brenda një imagjinate vetëm bardhë e zi. Kemi menduar se jeta jonë ishte me të vërtetë më e lumtura, atje brenda asaj kornize. Duhet ta heq nga mendjen tani nga ajo e kaluar, e cila më sjell vetëm kujtime të largëta dhe të hidhura“.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:20 pm | |
| Mori frymë e lehtësuar. Shpresonte që vitet e ardhshme të jenë një nisje e re për çdo njeri të stërmunduar. Papritur, dëgjon zërin e fëmijëve: - Mami, unë dua një akullore të madhe, - i tha djali. -Edhe unë,- vazhdoi të fliste vajza, e cila akoma mbante në duar kovën e mbushur me rërë deti. Andrea dhe Ana shikuan njëri- tjetrin në sy. Fëmijët ishin çelësi i pandarë i një lumturie, e cila dukej skur sapo kishte filluar të ndihej brenda secilit trup, por mundoheshin ta merrnin secili për vete.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:20 pm | |
| * * * Sa shpejt kaluan këto ditë! U zgjua në mëngjes duke bërë gati valixhet,. Ditë të tjera e prisnin. Shpesh gjatë këtyre ditëve kishte menduar për kohën dhe vitet në të cilën ecnin. I duhej të kujtonte Andrean se nuk mund të qëndronte në shtëpi. Dëgjoi zërat e fëmijëve, të cilët vraponin dhe bënin shumë zhurmë. Ata nuk mendojnë, kërkojnë vetëm lumturi. - Denisa, të lutem, mos flisni me zë të lartë. - Më fal, mami, - i kërkoi falje vajza dhe uli zërin, ndërsa djali vazhdonte të luante. E mori hopa në duar. Duke u dhënë pas tij, harroi që kishte shumë punë për të bërë. Filloi të luante së bashku me djalin. Edhe pse ai fliste, herë pas here me zë , zëri tij ishte i lehtë dhe ngjante një melodi të këndshme.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:20 pm | |
|
Drejt emigrimit të pashmangshëm
Mbas disa përpjekjeve të forta, Marsida kishte mundur të bindte prindërit dhe sidomos mamin, e cila për çdo kohë insistonte që nuk kishte përse t’i duhej shkolla e lartë. Më në fund prindërit e vendosën përfundimisht se do të udhëtonin për në Greqi. Megjithëse mendimin për të ikur nga qyteti, për një farë kohe, Marsida e kishte pritur me gëzim. E keqja e saj e madhe ishte se nuk pranonte që të përfundonte shërbëtore e ndonjë plake ose dado për të rritur fëmijët e pasanikëve grekë. Shpesh herë pyeste veten se, çfarë do të bente ajo atje, në atë vend, ku shoqëria dhe miqtë mungonin. Pastaj gjithmonë kishte menduar se do ta ndërtonte karrierën e vet me forcat e saj. Donte me çdo kusht që të mbaronte studimet dhe më vonë kishte shumë projekte për të ardhmen. Ishte nata e fundit që qëndronte bashkë me prindërit. Nesër, po që nesër, jeta e saj do të ishte ndryshe. Do të duhej të kujdesej më shumë për shtëpinë; të ngrihej çdo ditë të përgatiste drekën. Pra, më fund, dukej se liria e kishte dhe një stacion, sepse të gjitha këto i gjente gati nga mami. Dhe porositë e mamit s’kishin si të shteronin: “Dëgjo, Marsida, për dy ditë gjella është gati, e përgatitur në frigorifer, - dhe padashur lotët i shkanë në faqe. Ishte herë e parë që ato të dyja ndaheshin nga njëra - tjetra. Dhe kjo gjendje sentimentale, natyrisht që ishte e shpjegueshme dhe e justifikueshme. Edhe kur ishte e vogël, ajo nuk i ndahej për asnjë
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:20 pm | |
| çast. Kujtonte edhe pse duhet të shkonte te e ëma që nuk e kishte më shumë se dy lagje të vogla larg, edhe kur shpesh herë binte shi ose bënte shumë vapë. Marsida e vogël vraponte dhe i hidhej në gjoks së ëmës dhe i lutej se do të rrinte dhe ajo. Drita e fuste në gjoks vajzën e vogël dhe nisnin rrugën si dy shoqe. Ndërsa tani Drita nuk po kuptonte se si po e linte vetëm, megjithëse kishte edhe prindërit e saj, që ishin treguar të gatshëm se do të kujdeseshin për vajzën. Mbasi u uroi dhe i uruan gjumë të ëmbël, Marsida u nis në dhomën e gjumit. Mbi komodinë arushi i bardhë dukej sikur lexonte në sytë e vajzës trishtimin për largimin e prindërve, por edhe në njërën anë gëzimin që, më në fund, kishte fituar. Do të mbaronte studimet e larta dhe mbase do të sistemohej në ndonjë punë të mirë. Shtypi hundën e lepurushit, fiku abazhurin dhe po mundohej të flinte. Hapat që u dëgjuan në korridor bënë që të zbulonte kokën, zakon ky që e kishte marrë që fëmijë. - Marsida, - dëgjoi zërin e së ëmës. – Akoma zgjuar je? Drita e shikonte të bijën dhe buzëqeshte, tani në këto momente që ajo Marsida e vogël ishte rritur dhe problemeve preferonte t’u jepte zgjidhje vetë. Drita iu afrua, i përkëdheli kokën, ia mori në duar dhe lotët ranë mbi buzët e së bijës. Marsida u mundua ta qetësonte të emën, por edhe vetë e kishte të pamundur përmbajtjen e lotëve. Ia fshiu lotët Dritës dhe të dyja, secila më vete, kalonin regjistrimin nëpër kujtesë të viteve të kaluara. - Mami, të lutem, kjo do të jetë një provë për mua, sepse në fund të fundit, një ditë unë do të bëhem e zonja e vetes, prandaj ti mos u mërzit! Drita u shkëput nga Marsida dhe shkoi të shtrihej. Valixhet e radhitura njëra pas tjetrës dukeshin sikur i kishin përgjuar ato të dyja dhe ndiente një lloj turpi, që e kishte lëshuar veten, deri në atë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:21 pm | |
| pikë. Drita, në një farë mënyre, u bind dhe sidomos nga insistimi i Marsidës. I vinte çudi me të shoqin, i cili gjatë kësaj kohe nuk ishte ndier dhe, më në fund, kishte aprovuar mendimin e vajzës. Ajo kishte parë në sytë e të shoqit të shkëputeshin vetëm dy lot, por pastaj kishte parë përsëri krenarinë burrërore të shpërthente: “Eh, si janë të ndërtuar këta burrat! - vazhdoi Drita dialogun me veten. - Ngandonjëherë janë aq të butë, por në shumicën e rasteve janë të ashpër, të prerë, qoftë edhe të gabueshëm, por përsëri veten nuk e dorëzojnë lehtë. Me këto mendime Drita shkoi të shtrihej, por gjumi ishte prishur. Mendimet kapërcenin çdo kufi. Hëna në dritare vazhdonte të reflektonte përtej perdeve ngjyrë gruri. Mbase nesër hëna do të vijë sërish për të përshëndetur, por ajo do të jetë në tjetër vend.
* * * Mëngjesi ishte si në një ditë jo të zakonshme. Qielli nuk kishte asnjë re. Puhiza e ngrohtë e ajrit të rrëmbente. Pemët të veshura lëviznin ngadalë, sikur të ishin të plakura. Kishte një ndjenjë malli për vendin që la pas. Kështu i dukej sikur edhe ajri ishte ndryshe, gjithçka ndryshe! Përmes këtyre mendimeve dëgjoi zërin e telefonit. E ngriti receptorin me kujdesin më të madh, sikur të qe prej qelqi. - Drita, shpejt, - dëgjoi zërin e së motrës. Nuk ka kohë për të qëndruar. Vete ora dhe do të na lëjë autobuzi. Pale pastaj që do të çoj dhe ty sot të të prezantoj me zonjën Dhespini. Drita uli dorezën e receptorit dhe pse të punonte për sot…………. ishte e vështirë të pranonte se duhej t’i ngryste netët në vetmi, duke i shërbyer një plake. Për çdo veprim të saj do të merrte urdhra nga dikush tjetër. Kur arriti e motra, ajo ishte bërë gati dhe po e priste me duar të kryqëzuara.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:21 pm | |
| - Zgjidhi duart. Nuk është ndonjë hata e madhe. Do të punosh si mijëra të tjerë. Do të sigurosh të ardhura që në vendin tonë prindërit tanë nuk i siguruan dot, as kur dolën në pension. - Meri, ti e ke të lehtë, sepse u largove në një moshë, që nuk le ndonjë gjë pas, ndërsa me mua është ndryshe. -Ndoshta ti ke të drejtë, - ia ktheu motra, por mendo ç’të ardhme e pret Marsidën, duke mos pasur asnjë mundësi ekonomike të mirë. Pa mendo që ku do të punoje tani. Do të shisje te tezga dhe do të fitoje vetëm për bukën e gojës. Të gjitha ato fabrika që ishin në Shqipërinë tonë të dashur, i morën të tjerët, i ndanë sipas dëshirës dhe miqësisë. Pa mendo ke punuar gati që në moshën 20 vjeçare në këpucë dhe nuk more asnjë lidhëse. Askush nuk erdhi të shikonte se çfarë shtroje në tavolinë. Askush nuk u interesua se çfarë do të bëhej me gjithë ata punëtorë, të cilët ngelën pa bukë, prandaj të lutem, largoi ato mendime. Drita duhet të zbresim. E çuditshme njerëzit zbrisnin pa e shtyrë, siç i kishte ndodhur shpesh herë, kur zbriste nga autobuzi në vendin e saj. Pra njerëzit këtu kishin marrë një formë tjetër edukimi, pavarësisht se ishin me ngjyrë ose të bardhë. Se si u ndie në atë çast. Ëndërroi që për një moment koha të kthehej prapa. Dana i ra ziles së një vile dykatshe. Një zë u dëgjua nga brenda. “Kalimera, Qirie Dhespina! - përshëndeti Dana. - Kjo është motra ime, për të cilën ju kam folur ». Të dyja vazhdonin të flisnin pa pushim, ndërsa Drita rrinte e dëgjonte si e huaj. Më në fund Dana e porositi Dritën se çfarë duhej të bënte sot si dita e parë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:21 pm | |
| * * * Urgjenca për shpëtimin e një jete
Papritur, në shkallët e pavijonit, po dëgjoheshin zhurma që shpesh herë bëheshin në raste tepër të rënda. Dikush vraponte të merrte asensorin, dikush tjetër ngjiste shkallët dy e nga dy. Diku u dëgjua një zë: “Një rast urgjent!… Tepër urgjent! Sytë e kureshtarëve kthyen të gjithë kokën andej nga erdhi zëri. Në krevatin barelë fanitej një fytyrë e nxirë me fytyrë të zgurdhulluar, që jepte dhe merrte mes jetës dhe vdekjes. Nga pas e ndiqnin gjithfarë njerëzish, të afërm, kureshtarë, të cilët u ndodhën aty ato momente. - Shpejt! Shpejt! Dhoma e oksigjenit…, - foli një infermiere me trup të shkurtër dhe menjëherë vrapoi pas krevatit barelë. Me hapa të shpejta dhe me një lloj mendimi disi të lëkundur për jetën e vajzës, që quhej Vito, ishte dhe mjeku, që u ndodh në korridorin e gjatë. Nxori stretoskopin nga xhepi i përparses. Të rrahurat e zemrës ishin shumë të dobta, gati - gati të pakapshme me një cianozë, që të jepte përshtypjen, sikur, nga momenti në moment, vajza do të jepte shpirt. - Shpejt, vajza, - u foli ai infermiereve perfuzion nga të gjitha anët. Shpejt me pika shumë të shpejta!
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:21 pm | |
| Ato për çudi vraponin sa njëra dhe tjetra. Nga çasti në çast jeta e vajzës ishte në rrezik. Nuk kishin kohë të mendonin se çfarë e kishte çuar vajzën në atë gjendje sa t’i jepte fund edhe jetës. - Të lutem, - iu afrua një grua infermierit. - Të lutem, më thoni diçka… A është në rrezik të madh për jetën? - dhe nga sytë iu shkëputën lotët e dhimbjes. - Në këto momente nuk mund t’ju themi dot asgjë! Mos u shqetësoni, do të bëjmë të pamundurën! - Jam nënë dhe kam një zemër të vrarë, - foli gruaja më shumë me vete, sepse infermieri vazhdonte të mos e dëgjonte. Ecejaket nëpër korridorin e gjatë ishin të panumërta. Dikush ndizte dhe fikte cigaret papushim. Nëpër fjollat e tymit, ndoshta shumë prej të afërmëve të vajzës përfytyronin jetën në fije të perit, që në këto momente kishte marrë një rëndësi tepër të veçantë. Të gjithë lëviznin pareshtur në ndihmë të një jete, që kërkonte të jetonte, por një moment kritik kishte menduar për vetëasgjësim dhe vetëm kaq.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:22 pm | |
|
Një kthim plot ëndrra * * * Edhe pse gushti kishte mbaruar, ditët ishin mjaft të nxehta. Rrugët e qytetit ishin pothuajse të zbrazura. Tek- tuk shihje ndonjë kalimtar të vonuar. Në momentin e mbrritjes Ana seç ndieu një mall për atë qytet. Vështroi përsëri nga çatitë e shtëpive, por asnjera nuk kishte ndryshuar. Nga ballkoni vështroi degët e një kumbulle. Mbi të kishin mbetur disa kokrra, ndoshta i zoti nuk kishte mundur t’i kapte dot dhe i kishte lënë aty të stërmundoheshin nën veprimin e rrezeve përvluese dhe një ditë ato do të binin të prishura nga pema. Andrea u fut i pari në dush, sepse duhej të merrte të dhëna të reja për punimet. Në ndërtesën që ishte e rrethuar me pemë dëgjoheshin zëra. Ai vështroi nga larg se si ajo po hidhte shtat. Më në fund kishte bërë diçka që do t’i vlente për gjithë jetën dhe nuk do të rrinte të vriste mendjen se duhej të priste rrogën për të mbajtur familjen. U afrua te dera e zyrës. Ajo ishte e mbyllur, domethënë Eda nuk ishte aty. Për momentin ndjeu mall. Vështroi muret e dhomës dhe i dukej e trishtuar.................. Në ato momente iu bë sikur i kishte harruar edhe emrin edhe fytyrën. U ngjit sipër në katet e tjera, përshëndeti punëtorët dhe pyeti për Fatmirin, nëse ishte aty. « Jo,- iu përgjigj,- ai ka nënën të sëmurë dhe ka dy ditë që është në Tiranë ».
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:22 pm | |
| -Duhet të më kishte njoftuar, - u qa Andrea se më shumë ndjeu keqardhje, por për momentin ndryshoi tonin e të folurit. Nuk duhej të tregohej mosmirënjohës karshi Fatmirit. Ai kishte qenë një njeri korrekt me punën. I hodhi dhe një sy godinës. Ajo dukej vërtet madhështore. Kishte menduar për vendin e lulishtes dhe parkimin e makinave. Hoteli dukej vërtet i mrekullueshëm nga jashtë. Mendoi ta vishte me gurë të gdhendur. Zbriti shkallët e mermerta dhe pas la zhurmën e punëtorëve që vazhdonin të ishin të dhënë mbas punëtorëve. Andrea nxori makinën nga parkingu dhe doli në rrugë. Pasi u soll nja dy herë në qendër, mori rrugën e kthimit, por befas iu kujtua se duhet të takonte Drejtorin e Arsimit për punën e Anës. Ajo mezi priste të fillonte punë. U fut në lokalin më të afërt,vështroi orën. Tani duhet të jetë ora e përshtatshme. Godina nuk ndodhej larg. Trokiti në derë. Një vajzë e brishtë vazhdonte të punonte në kompjuter. Ajo ishte zhytur aq shumë në punë, sa që nuk ndjeu tokitjen e derës. Andrea trokiti dhe një herë. Atëherë vajza u skuq dhe i kërkoi të falur që kishte qenë e pavëmendshme. - Ju lutem Drejtorin dua pak. - Në këto momente është i zënë, por mbaron shpejt. Mund ta prisni,- dhe i afroi karrigen. Andrea e falënderoi, u ul dhe ndezi cigaren. - Më vjen keq, mos ndoshta ju besdis,- i foli. Vajza ia bëri me shenjë se nuk përbënte ndonjë problem dhe nisi përsëri të punonte. Nga korridori u dëgjuan përsëri zhurma. Disa burra flisnin me zë. Vajza u çua nga kompjuteri dhe i bëri me shenjë Andras se drejtori doli nga mbledhja. Drejtori e përshëndeti. Ai ishte një burrë i thinjur me një fytyrë të ashpër, por me zemër flori. -Ah, më falni! Ju jeni Andrea, - i foli drejtori. - Më ka folur për ju dhe familjen tuaj Fredi. Ai ëhtë shoku im i kursit. Kemi mbaruar bashkë fakultetin.
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
| |
| | | | "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |