|
| "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:06 pm | |
|
Mimoza Llavdaniti
Valëzimet e Simbiozës
roman
Shtëpia botuese “Marin Barleti” Tiranë, 2006
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:06 pm | |
| Mimoza Llavdaniti “Jetë dhe dashuri” roman
Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani Ideoi kopertinën: Art grafik: Elton Galanxhi Copyright Mimoza Llavdaniti,2006
Libri u përgatit nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Gjirokastër
Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “ Marin Barleti”, Tiranë 2006
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:06 pm | |
| Hyrje Edhe dashurinë e zjarrtë tregoje, por edhe vigjilente të jesh,…
Ana zgjohej nga gjumi zakonisht jo shumë herët, si do të bënin shumë gra të moshës së saj, që ditën e mbushnin me aktivitete me detyrën e punës ndaj shtetit, me bërjen gati të fëmijëve për t’i çuar në kopësht. Por, gjithmonë, preferonte t’i merrte gjërat shtruar dhe pse ishte e detyruar që, për një kohë të gjatë, ditën e kishte të zakonshme: gatim, punët e shtëpisë, marrja e fëmijëve, ushqim dhe ndonjë shëtitje të vogël, ku për çdo ditë shihje po të njëjtat fytyra; dëgjoheshin po të njëjtat fjalë dhe shpeshherë edhe ndonjë thashethem, që sa vinte edhe zmadhohej. Por, duke qenë një natyrë që, s’para ua vinte veshin shumë fjalëve, i dëgjonte vetëm sa për të kaluar kohën. Ndonjëherë edhe, pse hiqej indiferente thellë në shpirt, nuk donte ta provonte ose më shumë as ta besonte se, një ditë do të dëgjonte fjalë lart e poshtë edhe për burrin e saj. Si mund të pranonte ajo këtë ndryshim të menjëhershëm në etikimin moral të të shoqit? Të pranonte “etikimin” e ri për atë, të cilin ajo e kishte quajtur të përkryer, të përkushtuar ndaj familjes, fëmijëve, ku interesimi i tij ishte i shkallës sipërore që asgjë të mos u mungonte | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:06 pm | |
| fëmijëve edhe pse kishin rroga jo shumë të mëdha? Kjo ishte një provë e gjallë e familjes së shëndoshë. Ishte një absurditet i gjallë, i cili fliste me anën e dytë të medaljes. Ata në ndërtimin e marrëdhënieve familjare, si dy protagonistë, niseshin nga parimi tashmë i vërtetuar nga jeta: “Lumturi nuk janë vetëm bollëku i parave dhe ngrënia në mënyrë të përkryer, por harmonizimi i të jetuarit dhe perspektiva familjare”. Kishin hapësirë të gjerë mendimi që loznin në dy pozicione me të njëjtët gurë me një qëllim të vetëm: fortesë familjare… Por ja që fjalët prodhohen nga njerëzit që dëshirojnë të fokusojnë njerëz. Kishte bindje se bashkëshorti i saj nuk mund të hidhte hapa të pamenduar dhe të linte në heshtje një | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:06 pm | |
| dashuri të përbetuar e të provuar. Kështu ajo nuk donte të ndryshonte pozicionin e mendimit, por sidoqoftë edhe prekja me fjalë, përhapja e tyre si një tymnajë e madhe bënte të sajën dhe plagoste zemrat. Po sikur?… Mundohej me arsyetimin e saj të largonte këto pyetje dyshuese. Ajo qetësoi vetveten. Provat janë ato që tregojnë realen apo hedhin dritë mbi ndryshimin. Provat,...Por e kishin mësuar përvojat e tjera dhe me ato çka kishte mësuar nëpër libra me tema të spikatura të dyshimit dhe të tradhtimit bashkëshortor. Mos ndoshta ato ishin stisje apo prodhim të shkrimtarëve për të bërë sa më tërheqës romanin, apo gjinitë e tjera letrare, për komercialitet? A nuk dëgjonte ngjarjet e ditës në qytetine saj e më gjerë se divorci, sidomos në këtë periudhë të hapjes ishte i pranishëm? “Sidoqoftë, Anë, - filloi ta këshilloi vetveten, hapi sytë katër. Edhe dashurinë e zjarrtë tregoje, por edhe vigjilente të jesh, se vigjilennca gjithmonë është e mire dhe asnjeri nuk të zë në befasi e jo ai që çdo ditë qëndron me të”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:07 pm | |
| 1. Mesazhi turbullues
Tregimi i parë i Anës U ngrita. Nisa të bëja gati fëmijët për në shkollë dhe në kopsht, siç bëjnë nënat. I putha në faqe. Ndjeva dashurinë e tyre që, kur nuk më kishte mbaruar dhe asqë mendohej të mbaronte kurrë. A mund të mbarojë një dashuri e çimentuar qiellore? Shpesh kaloja nëpër mendje: “Sa e madhe është dashuria e nënës; ç’përmasa të gjera ka ajo… Kjo kuptohet fare mirë kur bëhesh nënë. Vetëm atëherë kupton këtë nocion jetësor dhe se sa i përkushtohesh këtij nocioni bazë në një celulë familjare, me të cilën ke lidhur zemrën, shpirtin dhe trashëgimin tënde… I përcolla fëmijët me sy, derisa nuk dukeshin më, dhe u futa brenda. Shikoja Andrenë që flinte. Iu afrova pranë,…Më ishte bërë tashmë zakon ta kundroja ashtu, kur flinte. Herë afrohesha t’i prekja flokët ngjyrë gështenjë dhe herë largohesha, sikur kisha frikë prej tij, frikë që vetëm konturohej në çast si e tillë, por asqë mund të mendohej ekzistenca e saj. I lashë këto «pasiguri” duke u kujdesur për të mos ia prishur gjumin me zhurmimet e mia. E lashë, pra, të flinte. Mbylla lehtazi derën dhe, papritur, në vetvete më lindi një dëshirë, ecila nuk ishte shfaqur kurrë më parë dhe që nukdo t’ia lejoja kurrë vetes: T’i kontrolloja xhepet. E përsëris: Nuk e kisha bërë kurrë një veprim të tillë. Se si vendosa në çast dhe veprova në kundërshtim me stilin tim të përmbajtjes. Çudi si janë çastet! Ata të shtyjnë dhe të heqin vetpërmbajtjen, kur brenda në mendimin tënd futet apo fillon brejta e dyshimit. Kështu nisa t’i kontrolloja xhepet. U trondita, sikur po prekja ndonjë gjë që do të më tregonte diçka që nuk e dija. Po mëkomandonte dyshimi dhe vërtetimi për të zgjidhur një diçka qëkish filluar të më konturohej brenda mendimit tim. Ne gratë kemi | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:07 pm | |
| qejf të zbulojmë enigma… Dora preku celularin. Nisa të rrëmoja numra, mesazhe që ishin të shkurtra, por sytë befas m’u ndalën në një mesazh të gjatë, që shprehte dashuri me pasion të zjarrtë. Sytë m’u verbuan. Kisha kapërcyer në një gjendje të re emocionale. Nuk doja ta besoja. Gjithë trupi m’u mpi i tëri. Nuk isha më unë ajo, që qëndroja aty përballë atij njeriu, që e kisha dashur aq shumë, që nuk kisha mundur ta zëvendësoja për asnjë çast me një tjetër, qoftë vetëm me imagjinatë. Nisa përsëri ta lexoja,pa u besuar syve të mi. Atëherë ishte fare e kuptueshme që ai më kishte zëvendësuar me një tjetër, që nuk e dija akoma se cila ishte ajo, e cila kishte rrëmbyer dashurinë e vetme, dashurinë që nuk e zëvendësoja dot me asnjë tjetër. Mundohesha të fshija nga mendja ato fjalë, por ishte e pamundur. Ato rrihnin si çekiç pneumatik pareshtur në kokën time. Si ishte e mundur që dashurisë sime t’i këputeshin krahët e saj, që unë i konsideroja të fortë, dhe t’i montoheshin dy krahë të tjerë të një tjetre që lëshonte pasione në një ekran celulari ? S’po e përmbaja | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:07 pm | |
| dot veten. Kisha mësuar një diçka që asqë mund ta mendoja. Kaq papritur, me një shtyrje vetiake, për të rrëmuar diku... Më dukej prapë e pabesueshme, por teksti i mesazhit ishte i gjallë dhe më thoshte: “Ja ku jam, o Anë !Të kam pushtuar ish dashurinë tënde!... Ti beson te dashuria jote në mënyrë fanatike, por, unë mesazhi, të zhvesh nga kjo dashuri dhe ti !... Në atë çast më erdhi një frazë në mendje: “Mallkuar qoftë ai që shpiku mesazhet e tilla ! » Këtë e thosha se nuk dija si të dilja nga kjo situatë endërlikuar që u shfaq papritmas,kur qielli im i dashurisë nuk kishte asnjë re, qoftë edhe në kalim të shpejtë... Më lindi një dëshirë ta shkruaja mesazhin në një copë letër; t’ia përplasja të gjitha në fytyrë, t’ia vendosja mbi komodinë dhe pastaj të ikja, të zhdukesha njëherë e përgjithmonë nga ai që ma shpërblen | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:07 pm | |
| kështu, duke ma hedhur kaq bukur dhe më përbetohet se më do dhe kjo është dashuria etij e parë dhe e fundit! Ajde besoju burrave! Nga të gjitha këto mendime më shkëputi zëri i tij që foli nga dhoma e gjumit: “Ana, të lutem, ndize pak dushin!” Bëra sikur nuk e dëgjova dhe vazhdova të përgatisja drekën… Atë copë mesazh, të shkruar në një copë letër, e mbaja fort në xhepin e tutave. Herë pas herë shikoja se mos dilte nga xhepi dhe fillonte të fliste: “Ana ka zbuluar se ti e tradhëton!”
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:08 pm | |
| Nuk e fshihja dot nervozizmin. Duart më dridheshin dhe gati nga sytë më shpërthenin lot të dhimbjes dhe të gjendjes shpirtërore të krijuar nga mesazhi dashuror. Nuk doja ta jepja veten. Brenda meje i lutesha Zotit të më ndihmonte ta përballoja me qetësi dhe të arrija të zbuloja se, cila ishte kjo nepërkë që qe futur midis nesh kaq papritur, për të na përçarë lumturinë dhe dashurinë tonë. Nga që e doja kaq shumë, shpesh herë nuk e vija re nervozizmin e tij dhe për këtë mendoja se, ishte i lodhur, për shkak të punës së gjatë me orare të stërgjatura. Kjo buronte edhe nga që, ndoshta, edhe pse ekonomia jonë nuk ishte edhe shumë e fortë, pavarësisht se unë kisha mbaruar një shkollë të lartë, nuk kisha mundur të dilja në punë për shkak të fëmijëve. Vajzën, edhe pse vazhdonte shkollën fillore, unë mundohesha ta ndihmoja në mbarëvajtjen e mësimeve. Që në fillim të shtatzanisë kishim rënë në të njëjtat mendime dhe kishim vendosur që do të qëndroja në shtëpi, për aq kohë sa fëmijët të rimerrnin veten. Djali qe më i shkujdesur. Luante vetëm me lodrat e tij. I linte vend e pa vend. Mbi divan kishte lënë automatikun. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:08 pm | |
| Ndjeva që u hap dera e dhomës. Doja të reagoja, të shpërtheja, të ulërija me zë të lartë, por s’mundesha dot. Nga njëra anë qëndronte dashuria, që më mbante të heshtur fjalën dhe veprimin dhe nga ana | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:08 pm | |
| tjetër urrejtja, e cila më vlonte përbrenda vetes dhe më fliste pareshtur për vetëpërmbajtje në situata të tilla komplikuese. - Nuk më dëgjove Ana? – më pyeti i qetë Andrea. - Përse?- e pyeta e nervozuar. - Të thashë të ndizje dushin, por megjithatë mos u lodh, se shkoj dhe e ndez vetë, - tha ai dhe nuk u kthye, si herët e tjera, të më puthte lehtë në gushë, ashtu siç bënte çdo mëngjes. Asnjëherë nuk e kisha parë të bënte dush që në mëngjez.Si ndryshoi kjo procedurë etij e larjes? Ishte mesazhi që e detyronte . Ky ishte shpjegimi dhe përgjigja e këtij veprimi larës. Doja që çdo veprim timin ta kontrolloja. Mundohesha të fshihja nervozizmin se, në rast mos përmbajtje, ndoshta, do të plaste skandali dhe çdo gjë nuk do të shkonte ashtu siç e kisha menduar. Duhet të vetëpërmbahesha me domosdo. Por ngandonjëherë njeriu nuk e ka veten në dorë dhe aty, ku s’duhet, shpërthen qoftë edhe në një plan të bërë me veten. Heshtja ishte çelësi më i mirë për të mbyllur të gjitha shtigjet e një lufte midis dy gjërave që kishin prishur balancën. Mbasi bëri tualetin dëgjova të më fliste përsëri: - Ana, më nxirr të vesh ato pandallonat që më ke blerë ti.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:08 pm | |
| Nuk e di, në moment, u gëzova apo u trishtova që më kërkoi të vishte atë veshje, të cilën unë e pëlqeja shumë dhe atij i shkonte edhe me ngjyrën çokollatë të fytyrës. U afrova pranë dollapit. I nxora pandallonat dhe ia lashë mbi kanape. Si duket atij i ra në sy heshtja dhe nervozizmi im: - Nuk më dukesh si shumë në formë sot! - foli duke u veshur dhe i kënaqur nga konstatimi i bërë. - Mos ndoshta të mundon ndonjë gjë, që unë nuk e di? Gati sa nuk ia përplasa atë pusullë mbi komodinë, ku qe vendosur celulari, por u përmbajta dhe duart filluan të më drisdheshin.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| - Jo, nuk kam ndonjë gjë për t’u shqetësuar, por thjesht ndihem shumë e lodhur. - Të kuptoj, e dashur, të kuptoj! - Atëherë , kur e kupton, çfarë bën pse ikën? - Më duhet të iki, zemër, në një takim pune, - dhe u afrua të më puthte, siç bënte zakonisht. - Megjithatë në mbremje, të jap fjalën, do të dalim të katërt“. Duke dëgjuar këto fjalë arrija të ngushëlloja veten, por, nga ana tjetër, përsëri kaloja nëpër mendje se mos ato fjalë ishin ndonjë lojë e përgatitur. Pra në gjendjen që isha më mbante të lidhur pas vetes dilema.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| * * Tregimi i dytë i Anës
Mëngjesin Ana e kishte bërë zakon që e përgatiste shpejt. Ua vendoste fëmijëve secilit në vendin e vet. Pothuajse atë ditë u ndje disi e lehtësuar, kur papritur bie zilja e telefonit. Nguroi për një çast ta ngrinte. Receptori i zi i kallte tmerrin. Dukej sikur do të jepte ndonjë lajm, të cilin, shpeshherë, ajo e kalonte nëpër mend. U zgjua nga këto mendime dhe vrapoi drejt telefonit. - Alo, - u dëgjua zëri matanë telave. Ishte mamaja. – Kam një copë herë që po i bie telefonit , moj vajzë! – iu ankua e ëma. - Oh, mama! Si jeni? Si keni qenë? - Unë mirë, mirë, jam! Po ju si jeni? Vajti gati një javë që s’je dukur në telefon. Çfarë keni, mos jeni gjë sëmurë? Ti, Andrea, vajza, djali mirë jeni? – Jo, jo, mirë jemi. Mos keni merak. Andrea si gjithmonë në punë. Ikën në mëngjes dhe kthehet në darkë vonë. Pastaj dhe unë gjithë ditën merrem me punët e shtëpisë, me fëmijët duke i çuar e marrë kopsht, shkollë. - Mirë, të jeni mirë, por fundja marr edhe unë. - Po Daniela si duket me mësime. - Mirë, shyqyr, mirë thotë. - Kushedi se si do t’i vejë fati dhe kësaj. Sivjet ka edhe atë konkursin për universitet dhe, ishalla, do Zoti fiton dhe kjo atë degë që do juridik a politikë, se unë nuk i mbaj mend dhe aq mirë. Ana, më dëgjon? - foli e ëma
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| - Po, po të dëgjoj, shumë mirë, -- ia ktheu ajo. – Po ti mos u mërzit, moj mama, se Dana do t’ia arrijë asaj që do patjetër. - Mirë, o shpirt i mamit! Tani mirupafshim! Të jeni mirë. Të fala Andreas. Puthi fëmijët fort nga nëna. - Puthe Danën nga unë. Të puth edhe ty fort dhe herën tjetër do të të marr unë. Mos u harxho se nuk ju del pensioni. Ana ndjeu një çlirim në shpirt, kur foli me të ëmën. Ishte e vetmja ajo dhe motra që i kishin ngelur nga njerëzit e shtëpisë, sepse babai kishte gati dy vjet që kishte ndërruar jetë. Eh, e ndjente shumë mungesën e të atit! Iu kujtua koha, kur ishte në gjimnaz. Me babin ishin dy shokë të mirë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| “Nuk e di,- tha Ana me vete,- me babin e kisha shumë më të lehtë për të biseduar, ndonëse në këto momente e ndiej shumë mungesën”- dhe nga sytë i rrëshqitën lotët. Vdekja e babait ishte e papritur. Një infrakt i menjëhershëm. Megjithëse kishte shumë pak kohë që kishte filluar të ndiente shqetësime, por asnjëherë nuk i kishte kushtuar ndonjë rëndësi vetes për t’u kuruar. Atëherë ishte dhimbja e parë që kisha provuar dhimbje, që nuk arrija të përballoja dot, por në momente të tilla njeriu duhet ta mbledh veten, jeta vazhdon. Më dilte për detyrë t’i qëndroja mamasë pranë dhe njëkohësisht edhe motrës, që ishte më e vogël se unë. Dana qante pa pushim, sa që u detyruam t’i bënim qetësues dhe të flinte sadopak. Ajo ishte e dërmuar fare. Në momente të tilla Andrea mundohej me të gjitha mënyrat të qetësonte mua dhe mamanë. Ngrohtësia e tij më çlironte, më jepte forcë për të përballuar gjendjen tonë. Sa herë rrija deri vonë në mbrëmje për të pritur Andrenë, mendja punonte vetëm në një vend. Goditjet e zemrës më rrihnin me një ritëm të fortë, sikur ajo do të më dilte nga kraharori. Papritur, dëgjova zhurmë nëpër | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| shkallë. E trokitura e tij në derë më zgjoi sërish nga kujtimet, që më kishin mbërthyer për ditë me radhë. Hapa derën. - Ana, po ti nuk ke fjetur? -Jo, - ia preva shkurt! – Ndjeva një erë parfumi që kundërmonte… Më shumë të bezdiste, se sa të qetësonte. - Po ti nuk do të hash darkë?- e pyeta me të njëjtin ton. Ai u afrua më vuri dorën mbi supe. – Jo nuk më hahet. - E di, Ana, të kujtohet Drini? - më pyeti sërish. - Po e pastaj? Çfarë lidhje ka Drini, shoku yt i fakultetit, me oreksin tënd? - Pikërisht këtë doja të thosha. Na qerasi, sepse kishim shumë vite pa u takuar me njëri - tjetrin dhe ka vendosur përfundimisht të kthehet nga Gjermania. Do të hapi një biznes të ri. Më foli për idetë e tij dhe, mbas kësaj, u shtruam në një nga restorantet, ku shpesh herë shkojmë dhe bashkë. - Aha… ky na qenka edhe justifikimi!? -Jo, Ana, të betohem nuk është justifikim, por është e vërteta. Pastaj, e dashur, përse ke filluar të dyshosh kaq shumë? - Jo, - thashë me zë të fortë, gati sa nuk ulërita me gjithë forcën: “Po numri i celularit, mesazhi çfarë janë?” Doja të thosha këtë frazë, por arrita ta përmbaj veten time. - Shoh që ke ndryshuar edhe parfumin dhe kjo erë ta shpif. Mos, vallë, ke ndryshuar mendim dhe ke vendosur të blesh vetë, sepse gjithmonë preferon që këto janë gjerat, që duhet t’i blej unë. - Ah, po, rastësisht kalova në një butik të vogël dhe, nuk e di as vetë, që, për momentin, më pëlqeu.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:09 pm | |
| Ishte hera e parë që shfaqja biseda të tilla dhe pse kisha kohë që kisha filluar të dyshoja. Nuk mendoja fare se çfarë mendonte Andrea për gjithë këto pyetje që i bëja? Në kohën që u shtrimë të flinim, ai i mbylli sytë menjëherë. Në ata sy prisja të mësoja diçka. Gjithashtu pashë se ishin rralluar netët e përkëdheljeve të gjata. Kjo krijonte dyshime. Përkëdheljet, mesazhi, parfumi i ndërruar dhe dyshimi… Një kuartet dyshues! Për ato sy kisha dëgjuar me mijëra fjalë të mira, për ato sy ishte drithëruar qysh në gjimnaz! Dhe në këto momente përfytyronte dy sy të trishtuar, të cilët nuk e dëgjonin, por zemra e saj ishte fashitur mbas gjoksit të Andresë. Apo ajo dëgjonte zhurmën e zemrës së tij. Sa e vjetër ishte për të kjo zhurmë! Por edhe sa e bukur kjo mbështetje në dëgjim rrahje të një zemër që e do marrësisht! Me këto mendime u mundova të flija dhe ta përcillja veten në ëndërrime. Në dritare u shfaq dhe u zhduk drita e hënës. Ajo ishte e madhe. Shfaqja e saj ishte me të vërtetë verbuese. “Kisha heshtur gjatë nën pushtetin e përfytyrimit dhe, kur ai u rrit, vura re se Andrea flinte i qetë. Kur mendova se u qetësova sadopak, aty në shtratin tim ndodhej Andrea, m’u bë sikur kisha kaluar një kohë të gjatë vetëm duke menduar. Dëgjova gërhimat e Andresë dhe më vinte ta zgjoja dhe atë. Bëri një lëvizje dhe u kthye nga unë, lëvizi pak qepallat, sikur më lexoi mendimet. U çova nga krevati, lëviza pak perden dhe hëna vazhdonte të më zgjonte akoma kujtimet.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:10 pm | |
| Shqetësimi i Andreas dhe retrospektiva
Andrea po bëhej gati të nisej si zakonisht. Ditët e zakonshme pothuaj ishin bërë të njëjta. Ai merrej me punët e tij, me mbarëvajtjen e hotelit, që sapo kish filluar së ndërtuari dhe unë me ato që çdo ditë i quaja detyra të një amvise dhe të një nëne të përkushtuar ndaj fëmijëve dhe bashkëshorte e denjë. - Po nisesh ? – e pyeta. - Po. Ndoshta mund të vonoj. Mos u bëj merak. Çfarë gjëje që të kesh më merr në telefon. Andrea e puthi lehtë. Puthja qe e ftohtë akull. Ana ngriu nga fjalët që sapo dëgjoi. Andrea, pasi ndezi kasetofonin, filloi të dëgjonte muzikë. Ishte një këngë e vjetër dhe, si për çudi, i kujtoi vitet e gjimnazit. Ishte pikërisht koha në të cilën ai u dashurua marrëzisht pas Anës.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:10 pm | |
| Po tani çfarë po bënte? “Nuk e di as vetë, nuk e di, përse kishte arritur të krijonte një lidhje jashtë martese”. Nuk arrinte të besonte se cilat qenë shkaqet. Në këto momente ra zilja e celularit, e cila e shkëputi nga mendimet. Nuk donte të përgjigjej. Donte ta largonte atë imazh, që po e torturonte dhe qe futur, ashtu krejt rastësisht, në jetën e tij. Zilja vazhdonte të binte papushim. Atëherë ai e mori celularin me një neveri, të cilën kurrë më parë nuk e kishte shfaqur. - Alo, i dashur!- u dëgjua zëri. - Po unë jam. - Çfarë të shqetëson sot? - E dije, Blerta,……. që unë sot jam shumë i ngarkuar me punë. Nuk mund të shkëputem për asnjë çast. Kemi folur edhe herën e fundit që u takuam. Tani sa kanë filluar punimet për ngritjen e hotelit. Jam shumë i zënë. Për çdo gjë do të të marr unë”.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:10 pm | |
| - Ana dhe ti sa keq që flet u dëgjua zëri i B. Dua të të kujtoj se për tri ditë unë kam ditëlindjen… - Ah, po, ky është një rast për t’u festuar patjetër dhe tani mirupafshim! - Të puth fort, - foli Blerta. Në qetësinë e Andresë nuk dëgjohej gjë, përveç zhurmë së makinës dhe zërit të dobët të kasetofonit. Me shpejtësinë që kishte makina po i afrohej qytetit bregdetar, nga ku Andrea kishte vendosur të krijonte një biznes të fuqishëm. Hodhi sytë nga deti. Ai ishte i mrekullueshëm. Në rrugë makinat formonin një vargan të gjatë dhe secila prej tyre mbarte me vete diçka të panjohur. “Nuk më besohet akoma që në jetën time ka hyrë dikush tjetër”. Ndali makinën. “Dua të freskohem, - foli me vete. - Ndoshta do të mundem të largoj sadopak gjithë mendimet, që më kanë pllakosur trurin”. Kur arriti në vendin, ku kishte menduar se do të ngrinte hotelin, mori celularin dhe një ide i erdhi krejt papritur: “Do t’i flas Anës. Ndoshta zëri i saj i ngrohtë do të më qetësojë disi.“ Nuk përqëndrohej dot dhe kjo e nervozonte akoma më shumë. “Sa të vazhdoj kështu, në këto lojëra, kurrë nuk do të jem i qetë…”. - Ana , ku ndodhesh? - Po, jam duke përgatitur drekën. - Ana, çfarë ka ndodhur? Më dukesh e shqetësuar? - Mos të ka ndodhur gjë?. - Oh, jo ,jo, nuk e di, sepse ndjeva një nevojë të flisja. - Ti më dukesh i shqetësuar! Mos ndoshta nuk je mirë? - Jo, vetëm thjesht, doja të të dëgjoja, dhe befas nisa të marr forcat. M’u kujtuan vitet e shkollës, kur ti largoheshe dhe kisha shumë nevojë të të dëgjoja, apo të rrinin sadopak bashkë.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:10 pm | |
| # Ana hyri në jetën time, ashtu, krejt papritur, si lindin dashuritë e para, por, gjithmonë, se sa vazhdonin këto varej nga respekti që tregohet ndaj njëri – tjetrit. Megjithëse ishim shokë të një klase, shpesh herë, Anës i dukej e tëpërt që shumë herë e shoqëroja deri në shtëpi. Ndoshta ishte dhe kjo një nga shkaqet që lidhja jonë u forcua shumë. Një ditë të bukur, kur sapo kishte çelur pranvera, e përcolla për në shtëpi dhe mora guximin, iu afrova. I shtrëngova dorën dhe ndjeva se zemra po më gufonte. Nga zemra ime doli fjala e madhe: - Ana, të dua! Ajo u skuq në fytyrë dhe vrapoi të ngjiste shkallët. Unë dëgjoja vetëm ritmin e zemrës sime, që rrihte si e çmendur dhe derën, e cila u mbyll me një zhurmë, që më zgjoi nga mendimet.
& & Të nesërmen e ditës tjetër ajo nuk qëndroi që ta përcillja, si zakonisht. Atëherë pyesja veten: “Mos ndoshta gabova? Por, në fund të fundit, çfarë faji kisha bërë unë që zemra ime rrihte vetëm për atë? Ndërsa sot diçka po ndodh… Jeta na afronte ndiesi të jashtëzakonshme, të çuditshme. Qëndrova gjithë këto ditë pas hijes së saj dhe, kur më në fund, e pashë. Ishte mbledhur me shoqet dhe shihnin një tufë me fotografi. Ana, për çudi, mbante në dorë një fotografi që kishte qenë e fëmijërisë. - Ej, vajza, shihni se kush është këtu. - Ti i fola,- unë nga pas krahëve. - Andrea, ti qenke këtu? Ia mora nga dora fotografinë. Sytë e zinj dhe dy bishtaleca më turbulluan keq. - S’paske dalë keq.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:11 pm | |
| - Të mos qahemi, - foli ajo dhe qeshi. Dy gropëzat që i formoheshin në faqe ia shtonin akoma bukurinë. Nuk e di, por, që ditën e parë të njohjes midis meje dhe Anës u vendos një marrëveshje disi e heshtur, por e kuptueshme. Kur në dorë mbaja fotografinë e Anës, gjithashtu m’u duk e njohur që nga sytë, buzët, bishtalecat. Po bëhesha gati për t’u larguar, sepse më dukej vetja disi i tepërt, kur dëgjova zërin e Anës: - Të vjen keq ta bëjmë rrugën bashkë, - pëshpëriti lehtas. Ndjeva një gëzim që nuk mund ta përshkruaj dhe ta përmbaja dot veten. Më kot mendova se e kisha lënduar. - Ështe një nga kënaqësitë e mia. Njëkohësisht bisedojmë edhe për sezonin e provimeve që së shpejti po afron. Duhet të mendojmë se cila nga degët e fakultetit të pëlqen më shumë ose e thënë ndryshe: pasionet rinore.
| |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti Tue Sep 14, 2010 7:11 pm | |
| * * * * Takim i papritur
Edhe pak ditë i ndante njerëzit nga ditët e festave për të festuar pashkët. Ditët e prillit kishin një ndjesi të veçantë: qenë momente të bukura, kur të gjithë ktheheshin pranë familjeve për të festuar këtë festë, që për shumë kohë nuk kishte pamjen e një feste madhështore, por tek - tuk e festonin fshehurazi. Skuqnin ndonjë vezë të kuqe dhe të vegjëlit, që nuk e kuptonin se përse gjyshet e bënin vezën me ngjyrë të kuqe, asnjëherë nuk kishin marrë përgjigje. Ashtu me këto mendime Ana u kujtua që kërkonte shumë të dinte, por nuk kishte marrë ndonjë përgjigje, sepse edhe në shpirt mbante një brengë, e cila po ia gërryente shpirtin, tregohej më e kujdesshme për t’u plotësuar fëmijëve dëshirat. Nuk donte që gjithë ky hendek të bëhej me i thellë ; të ishte i pranishëm në mendjet e fëmijëve, pavarësisht se, shumë herë, nuk e përmbante veten dhe vajza, që ishte më e madhe, e pyeste shpesh: - Mami, se si më dukesh këto kohët e fundit. Për çdo gjë ti vetëm na bërtet. Ana mendohej të shfaqësohej përpara vajzës dhe pse thellë në shpirt donte t’ia tregonte, por ajo akoma nuk i kuptonte këto gjëra. Gjithmonë në sytë e saj ata do të dy ishin prindër të shkëlqyer, ku njeri punon, që t’u sigurojë të ardhura dhe t’u plotësojë të gjitha dëshirat dhe tjetra duhet të kujdesej për mbarëvajtjen e fëmijëve. U shkëput nga këto mendime, kur trokiti dera. Përpara fytyrës së Anës u shfaq Zana, dikur shoqe jo shumë e afërt në fakultet, por në këtë qytet ajo nuk kishte shumë të njohur dhe iu duk një kënaqësi
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
| |
| | | | "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |