Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:33 pm

- Nuk duhet të shqetësohesh, Selda, - foli Fredi,duke përdrur ton qetësues. – Do të japim para dhe gjithçka do të rregullohet. Unë do të dal prej këtij ferri. - Telefonoi Andreas, - i tha ai.
Selda ishte mbërtthyer pas hekurave si e kryqëzuar. S’dinte si të vepronte, kur burri i saj ishte i prangosur. Jeta ebukur ishte vetë e prangosur, kur ishinmirë e bukur. Pasi e vështroi një herë filloi të shpërthejë lehtas:
-Të kisha thënë në mënyrë kategorike: « Mos vazhdo më!“
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:33 pm

Ai i vuri dorën mbi buzë për të mos e lejuar të shprehte atë çka kishte nëmendjen e saj dhe Fredi e kuptonte mjaft mirë. Selda heshti. Në kokë i rrihnin si çekan pyetjet se kush kishte folur dhe kishte treguar për këto inkursionetë Fredit. Mendime të liga i silleshin në kokë. Gjithmonë ishte mësuar të zgjidhte gjërat me mënyrën më të lehtë, atë të korruptimit dhe deri atëherë i kishte ecur mirë. Ishin përulur para parasë si skllevër burra nga më të nderuarit, ndërsa sot asnjë nuk kishte ardhur ta shikonte.Në raste të tilla të gjithë hiqen mënjanë dhe ndihma është thuajse e pakët, për të mos thënë që nuk ekziston. “E bukur është paraja që thithet në këtë mënyrë, por ajo ka brenda telashin e madh, në të cilën kishte rënë tashmë edhe burri i saj. Njeriu në raste të tilla thur plane shpëtimi.
Këto mendonte Selda, teksa ecte në anë të trotuarit, kur padashur u ndesh me Andrean. Ai i shtrëngoi dorën miqësisht dhe e pyeti për Fredin.
“Kam ditë që nuk jam lidhur të. Mos ndoshta është në Gjermani?
Selda i shpjegoi se çfarë kishte ndodhur. Të dy ishin në një rrugë pa fund. Andrea i premtoi Seldës se do të bënte të pamundurën që Fredi të dilte me anë të një miku avokat. E dinte që Fredit i kishin pëlqyer shumë paratë, që kur ishte student. Ai prishte më shumë nga të gjithë shokët e dhomës, ndërsa sot duhet të paguante miliona për të dalë nga ai kafaz. U nda me Seldën duke i dhënë shpresën për lirimin e shpejtë të Fredit, por e ndiente dhe veten shumë të prangosur dhe në trurin e tij vente e vinte problemi i tij madhor.






Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:33 pm



Hapi drejt asaj që mbizotëron

Mëngjezi i asaj dite iu duk i zymtë. Sapo hapi sytë e ndjeu se nuk kishte pranë as Eldën, që dikur e përkëdhelte dhe as Anën që çdo mëngjes i sillte kafen. Ishte në dhomën e punës. Fotografia e Anës kishte zënë pluhur. E mori në duar, e pastroi, ndjeu mall. Sot donte të takonte avokatin për të biseduar për Fredin, por sot gjithashtu do të bënte dhe një hap tjetër më të matur se kurrë, donte të sqaronte gjithçka që kishte të bënte me familjen. Kujtimet e shpërndara në mijëra pjesë ishin mbledhur sërish në turbullirën e mendjes për të thënë se ishte shkëputur përgjithmonë nga lojërat që kishte nisur pak muaj më parë. Ecte rrrugës i shkujdesur dhe shikonte njerëzit që kalonin. Mendonte me vete se sa prej tyre ishin të lumtur; sa prej tyre kishin gjetur vërtet atë që kërkonin në jetë? Sa kishin dështuar dhe jetonin me ndjenjën zhgënjyese? Në fytyrën e tyre kishte një maskë që, herë e vinin dhe herë mundoheshin ta hiqnin, por maska prapë ekzistonte dhe mbulonte mendimet, që fshihte ndjenjat e u falte sigurinë për të mos u zbuluar nga askush. Ecte dhe mendimet i kishte bashkudhëtare të tij. Nuk i bënin më përshtyje gjethet e pemëve të rëna për tokë; as ditët dhe netët e pambarimta, as shirat që derdheshin rrëmbyeshëm. Ai e dinte se nuk ishte as i pamposhtur, as mbinjerëzor. Ishte një njeri që kishte vuajtur pa kuptuar, që i ishte futur një rrugë të lodhshme. Në një moment vështrimi u tret diku në një ballkon. Dalloi një grua. Vallë a kishte nevojë ajo grua për burrin që kishte ngatërruar rrugën, apo mos kishte nevojë vetëm për ato të holla që do t’i siguronin jetën pa e çarë kokën. Vështrimi u bë i akullt, shpirti i trazuar, jeta e mërzitshme,vetja e neveritshme. Në mes të kësaj simbioze të urryer duhet të jetosh me shpresën se, nesër nuk do të jesh më kështu.
Vazhdoi të ecte dhe këmbët e çuan përpara hyrjes së pallatit. Nga brenda dëgjoheshin zëra. Trokiti në derë. Qëndroi për pak caste, ashtu si dru i thyer në mes. Trokiti përsëri. Dëgjoi një zë që i tha të hynte.
Ana nuk besoi syve, kur pa Andrenë. Filxhani i kafes iu drodh në duar. Ai qëndroi pak te dera dhe iu lut të futej brenda.
-Të ulem ? – e pyeti, duke e parë në sy.
« Përse kishte ardhur? »pyeti sakaq veten Ana. Njeu se po dridhej. U mundua të imagjinojë një mijë gjëra, por ndihej e turbulluar sa nuk mund ta çonte mendmin gjer në fund .
–Përse ke ardhur ?- e pyeti pa dredhi.
- Për të biseduar, - ia ktheu ai.
E kuptoi se ajo ishte e gatshme të dëgjonte dhe u ul përballë saj. E dëshironte me gjithë qenien e tij.
-Ti duhet të më ndihmosh, Ana... Dua të kthehem në shtëpi. Unë të dua Ana !
Ajo u ngrit nga vendi dhe një revoltë e brendshme i çante kraharorin.
- Të lutem, Andrea, ti e gjete veten diku tjetër! Ne jemi dy njerëz që jetuam bashkë, jetuam një dashuri të sinqertë, gjersa fati ndërhyri për t’i dhënë fund. Besoj se gjithçka në këtë jetë ka një arsye që ndodh. Kjo është e vërteta e hidhur, por që duhet pranuar, - ia ktheu ajo, duke e shikuar me mall.
Ai ngriti sytë. Lotët po shpërthenin nga porta e zemrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:33 pm

- Pse nuk mundohesh ta kuptosh se kam nevojë për dashurinë tënde ? Pse nuk ma jep një shans për të filluar jetën bashkë? Të dy të fshijmë të kaluarën... Ne kemi nevojë për të qenë të lumtur. Ana të lutem, na jep një mundësi të vetme... Unë dua të jem pranë teje dhe fëmijëve. Nuk mund të rri dot larg.
Ai nuk e dinte se ç’dhimbje kishte kaluar ajo atë natë, kur ishte e detyruar të zbriste me të shpejtë shkallët e lokalit dhe i trëmbej vështrimit të njerëzve. Kishte nevojë të dinte që ajo ishte diku, që ndoshta e donte ende edhe pse nuk donte ta pranonte.
- E vërteta shikohet në këndvështrime subjektive.
- Ti e ke bërë tashmë zgjidhjen tënde, - foli ajo,- dhe nuk e di pse torturohesh dhe vjen këtu të më torturosh edhe mua ! Çfarë kërkon nga unë?! – e pyeti egër ajo.
Ai u drodh i tëri, jo nga egërsia me të cilën shqiptoi ato fjalë, por nga dëshira për ta pasur për vete.
Sa herë që ngrinte sytë dhe e shikonte, ndiente një dëshirë ta përqafonte. Pse nuk mundej të zgjaste duart dhe të përfshinte atë trup që e kishte mbajtur në krahë me qindra herë ?! Zërat e fëmijëve dëgjoheshin. Ai kishte një mall t’i përqafonte, por i la të vazhdonin në botën e tyre.Duhet të zgjidhte problemin qendror. Zemra po i rrihet fort, sa i ndiente lëvizjet e saj të shpejta. Kishte frikë. Po sikur ajo të mos pranonte ?
Ndërkaq Ana kishte hedhur vështrimin dhe shikonte mendueshëm dhe donte të kuptonte luftëne brendshme që zhvillonte ndërkohë Andrea , ku protagoniste dhe zgjidhëse e kësaj drame ishte vetë ajo.
-Ana, të lutem! Nuk më do më?!- e pyeti i frikësuar nga përgjigja që do të merrte.
Ajo u drodh. Sytë i ishin mbushur me lot…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:34 pm

- Ndiej shumë gjëra njëkohësisht dhe nuk mund të përgjigjem. Dashuria, tradhtia, falja janë të gjitha këtu dhe unë nuk e di se cila është ajo që mbizotëron…
Ai u afrua. I mori duart dhe nisi ta puthte pa pushim. Ajo nuk lëvizi nga vendi.
« Ajo që është dhe do të jetë përgjithmonë me ne ka vetëm një emër: Është dashuria! »
Fund

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 EmptyTue Sep 14, 2010 7:34 pm


Mimoza Llavdaniti u lind në Fier, në vitin 1968. Shkollën e mesme e përfundoi në qytetin e Fierit, në vitin 1987, me një mesatare të lartë. Mandej vijoi studimet e larta në Universitetin « Eqrem Çabej » Gjirokastër, në fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega Gjuhë- Letërsi shqipe, të cilin e përfundoi në vitin 2000. Pa këtij fakulteti vijoi studimet e larta për Infermieri, profesion të cilin e ushtron edhe sot në Spitalin “Omer Nishani » Gjirokastër. Qysh në fëmini i ka pëlqyer letërsia dhe është shquar në veprimtaritë letrare.
Në vitin 2005 ka botuar novelën « Unaza me gurë ngjyrë deti », botim i shtëpisë botuese “Argjiro » Gjirokastër, e cila pati sukses dhe u mirëprit nga lexuesit për temën trajtuese. Është marrë dhe vazhdon të merret me publicistikë; ka punuar me “Alpo Radion” në emisionin me temë për Shoqërinë Civile, ku është shquar për rrokjene temave të qenësishme dhe për rol aktiv në këtë fushë. Po kështu ka botuar herë pas herë shkrime në rrjetin mediatik të Jugut. Ka në përpunim librin publicistik « Kohë e trazuar » . Është anëtare e Lidhjes së Krijuesve « Pegasi » Gjirokastër, Albania dhe ka marrë pjesë në të gjitha veprimtaritë letrare të organizuara nga kjo lidhje.
Romani « Jetë dhe dashuri » rrok një temë nga jeta shoqërore dhe problemet e ditës që ka sot familja shqiptare, në këtë fazë të plurimendimit.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty
MesazhTitulli: Re: "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti   "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti - Faqe 6 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti
Mbrapsht në krye 
Faqja 6 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6
 Similar topics
-
» ROMAN N Ë N A SH E G Ë E PESË GOCAT Adem Demaçi
» Mendim kritik për poeten Mimoza Ahmeti
» GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani
» ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman
» Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: