Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

ERIH MARIA REMARK  “Një natë në Lisbonë” Roman Empty
MesazhTitulli: ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman   ERIH MARIA REMARK  “Një natë në Lisbonë” Roman EmptySun Nov 26, 2017 4:13 pm

ERIH MARIA REMARK

“Një natë në Lisbonë”
Roman

Ishte marramendja e të mërguarit në formën e saj të kulluar, zbrazëtira në stomak, lëmshi në grykë dhe dhimbja në rrënjët e syve. Ajo që njeriu, për pesë vjet me radhë, është përpjekur ta varrosë, ta harrojë e t’i largohet si një të sëmuri nga kolera, nxjerr krye prapë: kujtimi vdekjeprurës, kanceri i shpirtit, që mbërthen emigrantin! U orvata të shpëtoja nga kjo lëngatë. Si edhe më parë, u ktheva të sodisja tablotë e paqes e të qetësisë, tablotë e Sislejt, të Pisaros e të Rënuarit; rrija me orë të tëra në muze..., por tani efekti ishte i kundërt. Këto piktura nuk më qetësonin më, përkundrazi, ato nisën të thërrisnin, të kërkonin, të më kujtonin një vend të pashkretuar akoma nga gërbula e murrme, të më kujtonin disa mbrëmje nëpër rrugë, mbi muret e të cilave lulëzonin jargavanët, buzëmbrëmjet e praruara të qytetit të lashtë, kambanoret e blerta, rreth të cilave silleshin fluturim dallëndyshet..., dhe gruan time.

Jam njeri i zakonshëm dhe nuk kam cilësi të veçanta. Me time shoqe kisha jetuar katër vjet, siç është zakon të jetohet, pa vështirësi, rehat, por jo me ndonjë pasion të madh. Pas muajve të parë, marrëdhëniet tona ishin bërë ajo që quhet një martesë e mirë, një lidhje ndërmjet dy njerëzve që pranojnë se respekti i ndërsjellë është bazë për një bashkëjetesë të qetë. Nuk na vinte keq për mungesën e ëndrrave. Të paktën, kështu më dukej mua. Ishim njerëz të arsyeshëm dhe e donim njëri-tjetrin.

Por gjithçka ndryshoi: nisa ta qortoja veten që kisha bërë një martesë aq të rëndomtë. Kisha humbur aq shumë gjëra. Përse kisha jetuar? Ç’po bëja tani? Fshihesha dhe rroja me të keq. Gjer kur do të vazhdonte kështu? Dhe si do të përfundonte? Do të shpërthente lufta, dhe Gjermania do të fitonte. Ishte i vetmi vend i armatosur gjer në dhëmbë. Ç’do të ndodhte më pas? Ku do të fshihesha po të më mbetej akoma kohë e frymë? Në ç’kamp do të vdisja urie? Pas ç’muri do të më shembte përtokë ndonjë plumb pas zverkut, po ta kisha këtë fat?

Pasaporta, në vend që të më jepte qetësi, më hodhi në dëshpërim. Vrapoja rrugëve gjersa lodhesha aq shumë, sa nuk mund të vazhdoja më tutje; por s’mund të flija, sepse, edhe kur më zinte gjumi, përsëri më zgjonin ëndrrat. Shikoja time shoqe në një bodrum të Gestapos, e dëgjoja të thërriste për ndihmë nga oborri prapa hotelit, dhe një ditë, tek po hyja në Café de la Rose, m’u duk sikur e pashë fytyrën e saj në pasqyrën e varur shtrembër përballë derës, të zbehtë, me sy të pikëlluar; ajo fytyrë u kthye në një çast nga unë dhe, sa hap e mbyll sytë, u zhduk. Ishte aq e gjallë, sa m’u bë sikur do ta kapja me dorë dhe aty për aty shkova me vrap në dhomën që ndodhej prapa pasqyrës. Si përherë, dhoma ishte plot me njerëz, por ajo nuk qe midis tyre.

Për disa ditë kjo m’u bë si një ide fikse: më dukej sikur edhe ajo kishte ardhur që matanë kufirit dhe po më kërkonte. Qindra herë e pashë të dilte nga një qoshe, të rrinte ulur mbi një stol në Kopshtin e Luksemburgut dhe, kur i afrohesha, më dilte përpara një fytyrë e panjohur dhe e habitur; e shikoja t’i binte mes për mes Sheshit të Konkordës mu në çastin kur lumi i automobilave do të vihej sërish në lëvizje, dhe më ngjante sikur qe me të vërtetë ajo: ishte ecja e saj, mënyra si i mbante supet, më ngjante madje sikur njihja edhe veshjen e saj, por, kur polici e ndalte më në fund vargun e makinave, dhe unë vrapoja pas saj, vija re që ajo qe zhdukur, e gëlltitur nga gryka e zezë e metrosë... Dhe, kur zbrisja poshtë, në platformë, shihja vetëm dritat tallëse të bishtit të trenit që zhdukej në errësirë.

(ERICH MARIA REMARQUE: “Një natë në Lisbonë”,
Titulli i origjinalit: “Die Nacht von Lissabon”,
Roman, Shtëpia botuese “FAN NOLI”, 258 faqe.)
Perkthimi ;Aristidh Ristani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Begzat Rrahmani : COPTIM NATE
» ROMAN N Ë N A SH E G Ë E PESË GOCAT Adem Demaçi
» "Valëzimet e Simbiozës" roman nga Mimoza Llavdaniti
» GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani
» Ku duhet varrosur Kolonel Janullatosi?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: