Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani Empty
MesazhTitulli: GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani   GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani EmptySun Nov 26, 2017 4:17 pm


Aristidh Ristani

GËTE

“Afritë përzgjedhëse“
Roman
Fragment nga "DITARI I OTILIES"

Me nderim e mirënjohje pedagoges sime
të dikurshme të gjermanishtes në Universitetin
e Lajpcigut, zonjës Rosemarie Freyer, e cila
ma pati dhuruar origjinalin me urimin që një ditë
të arrija e ta përktheja në gjuhën time amtare këtë
vepër të shkëlqyer të shkrimtarit të madh gjerman.
PËRKTHYESI

Hedhim në ditar një mendim të bukur që kemi lexuar, ose diçka të rrallë që kemi dëgjuar. Por, po të merrnim mundimin e të zgjidhnim nga letrat e miqve fakte interesante, mendime origjinale, fjalë të mençura fluturake, atëherë do të pasuroheshim shumë. Letrat ruhen që të mos lexohen më kurrë; më në fund zhduken për arsye fshehtësie, dhe kështu davaritet përgjithmonë, për ne e për të tjerë, më i bukuri, më i drejtpërdrejti flurim jetësor. Dua të heq dorë nga kjo pakujdesi.

Dhe kështu përralla nis e përsëritet çdo vit nga fillimi. Tani, falë Zotit, ndodhemi sërish në kapitullin më të bukur të saj. Manushaqet dhe lulet e majit janë në vend të titujve e të ilustrimeve. Kemi përherë një ndjesi të këndshme kur i shohim prapë tek shfletojmë librin e jetës.

Shajmë të varfrit e sidomos të miturit kur rrinë rrugëve dhe lypin. Mos vallë nuk vëmë re që ata bëhen aktivë sapo gjejnë diçka me se të merren? Ende pa shpalosur mirë natyra ato thesaret e veta tërheqëse, fëmijët turren me vrap të bëjnë ndonjë punë; asnjëri syresh nuk lyp më, secili të zgjat një buqetë me lule; i ka mbledhur kur ti ishe akoma në gjumë, dhe kërkuesi i lëmoshës të vështron me po aq përzemërsi sa edhe dhurata e tij. Askush nuk duket si mjeran kur ndien se ka njëfarë të drejte të kërkojë.

Po pse viti është nganjëherë kaq i shkurtër e nganjëherë kaq i gjatë? Pse ngjan kaq i shkurtër e kaq i gjatë në kujtime? Kështu m’u duk viti që kaloi, dhe askund gjetkë nuk e ndiej aq thellë sa në kopsht atë pleksjen e fortë mes gjërave kalimtare e gjërave jetëgjata. E megjithatë, nuk ka asgjë aq fluturake sa të mos lërë pas ndonjë gjurmë nga vetvetja.

Njeriu mund ta quajë të bukur edhe dimrin. Të duket vetja si më e lirshme kur ke para syve pemët që ngjajnë si fantazma, si diçka aq e tejpashme. Ato s’janë asgjë, por as nuk fshehin gjë prej nesh. Mirëpo, kur vjen një ditë dhe bulojnë prej tyre sytha e lule, s’na durohet gjersa të shpërthejë tërë gjethnaja, gjersa peizazhi të vishet i tëri me blerim dhe pemët të marrin forma të qarta.

Çdo gjë e përkryer në llojin e vet duhet të ngrihet më lart, duhet të shndërrohet në diçka tjetër, në diçka të pakrahasueshme. Bilbili në disa dredhule mbetet ende zog, por mandej ngrihet sipër llojit të vet dhe ngjan sikur kërkon t’i tregojë tërë shpesërisë se ç’është kënga e vërtetë.

Një jetë pa dashuri, një jetë larg të dashurit s’është gjë tjetër veçse një comédie á tiroirs, një pjesë e keqe teatrore me sirtarë. I tërheq njërin pas tjetrit, i shtyn prapë dhe ngutesh të kalosh tek i mëtejmi. Çdo gjë e mirë e me vlerë që has aty, ka një lidhje mjerane me të tjerat. Kudo duhet t’ia nisësh nga e para dhe gjithandej do të doje t’i jepje fund.

(Johann Wolfgang von Goethe: “Afritë perzgjedhëse”, titulli i origjinalit: “Die Wahlverwandtschaften”, Roman, Botimet “SANTORI”, Tiranë 2015, 310 faqe.)
Perkthyer nga: ARISTIDH RISTANI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
GËTE “Afritë përzgjedhëse“ roman, perkthyes Aristidh Ristani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» H. HESSE “Narcisi dhe Gojarti..."perkthyes Aristidh Ristani
» G. KELER “Romeo dhe Zhuljeta ne fshat” perkthyes A. Ristani
» ROMAN N Ë N A SH E G Ë E PESË GOCAT Adem Demaçi
» ERIH MARIA REMARK “Një natë në Lisbonë” Roman
» "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: