Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:50 pm

Poetja Mimoza Sali

Mimoza Sali ka lindur me 10.04.1973 në Durrës, Shqipëri. Ka mbaruar shkollën Pedagogjike të Gjuhëve të Huaja në Shqipëri dhe më pas, ka përfunduar studimet për Multikulturat në Itali. Punon për të drejtat e emigrantëve në Itali, gazetare në gazetën kulturore “di tutti i kolori” në Cuneo.
Në 1996 ka botuar në Itali, një libër me poezi italisht “il vento della fortuna”Në Tiranë boton librin me poezi në tre gjuhë: “Lëkura e gjarprit” Shqip, italisht, anglisht.
Është fituese e dy çmimeve të para dhe të dyta në takime letrare në Itali, është vlerësuar me çmim të parë, në takimin e poeteshave të diasporës, maj 2009 në Kosovë.
Poezitë e Mimozës janë përfshirë në disa antologji letrare në Itali, si “Nutorevelli”, “Cosi è la vita” dhe në Greqi.

Libri Lëkura e gjarprit

(LA PELLE DEL SERPENTE)

Poezia e Mimoza Sali-t
Poezia e Mimoza Sali-t vetëdijshëm ndërton një bosht poetik, të fuqishëm, që është aureola e dashurisë. Dimensionet e saj, sintetizohen me dhembjen, me humbjen, me mungesën, me dashurinë për atdheun, për njerëzit e dashur, për kujtesën tragjike e fëmijërinë e trisht, nëpër të cilën ka kaluar ajo gjatë diktaturës së egër në vendin e saj. Drama jetësore e poetes, e evokuar përmes kujtimeve të makthshme për fëmijërinë, bëhet shpërthyese, ndërsa dufi i shpirtit të saj të robëruar, shpërthen, me një poezi që e bart në vete tërë peshën e tragjikes së asaj jete, për t’u shndërruar në një shenjë estetike të një kohe makabre, që dehumanizonte njeriun. Poezia e Mimoza Sali-t, me tiparet e saj tematike dhe stilistike, me universin e saj ligjërimor dhe ideor, është një poezi që pasuron poezinë shqipe, sidomos atë korpus të letërsisë shqipe të gjinisë femërore.

Ndue Ukaj, kritik

Libri
Poezi Mimoza Sali

Titulli: Lëkura e gjarprit
LA PELLE DEL SERPENTE

Redaktor: Dukagjin Hata
Dr. Bashkim Nikolla
Recensent: Ndue Ukaj
Iliriana Sulkuqi



Perceptimet poetike të Mimoza Sali-t
Ndue Ukaj

Poezia është një zhanër letrar, ku gërshetohet gjuha, thellësisht emotive, me implikimet e shumëfishta stilistike në tekst. Në fakt, poezia është arti që evokon dhe këtë e bënë nëpërmjet një ligjërimi specifik, që bukur shumë është i kodifikuar, sipas para koncepteve të njohura për artin e poezisë, qysh nga koha antikitetit e këndej. Në të vërtetë, poezia, duke u perceptuar arti më personal, është arena e pakufishme, ku infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimet e pakufishme figurativ, derdhën brenda një bote specifike letrare, nëpërmjet diskursit lirik, që është esencialisht një diskurs emocional, që shmang idenë dhe e fshihet pas figurave. Ligjërimi poetik, me specifikat emotive, gjuhën evokuese dhe asociacionin e shenjave dhe simboleve, është një dialog i përjetësisë, ku perceptimet me sublime për botën e njeriun, për tokësoren e qielloren, konstruktohen me shenja e motivime, kode e figura të shumta stilistike, që këtij arti i japin një dimension tejet specifik, një emocion dridhmues. Poezia, nëpërmjet shprehjes figurative dhe dimensionit estetik e semantik, përplotëson universin e gjuhës së figurshme, asaj që e njohim si poezi. Në fakt, poezia është trajta më universale e komunikimit të ndjeshmërie njerëzore.
Nëpërmjet kësaj forme ligjërimi e krijimi, poezia shenjëzon, me nuanca të fuqishme figurative, gjuhë të nënkuptueshme, ndjesimet e njeriut, si dhembjet, dashuritë, urrejtjet, me një fjalë, gjitha pulset e krijuesit dhe perceptimet e tij për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme që i kërkon me aq ngulim poezia. Dhe pra, poezia, kjo formë kreacioni që ka bashkëjetuar me njeriun përgjatë gjitha kohërave, është bërë amalgamë e shpirtit të njeriut, paradigma e transfigurimit të jetës në figurë, në art, në emocion. Duke qenë përhershmërisht e lidhur me emocionet e njeriut, ajo është bashkudhëtare e përjetimeve njerëzore. Pikërisht brenda këtyre konditave teorike, mund të konceptohet dhe lexohet poezia e Mimoza Sali-t, e përmbledhur në librin, “Lëkura e gjarprit”, ku poetja e transfiguron ekzistencën poetike dhe përtej poetike, në varg, në poezi, në figurë, të realizuar mjeshtërisht, përmes një laryshie tematike e stilistike, por, gjithnjë me emocione të fuqishme, gjuhë bindëse poetike dhe një sistem leksiku poetik të përpunuar mjeshtërisht, ku krahasimet ecin paralelisht me metaforat dhe gradacionin poetik, tipare këto që tekstit lirik i japin dramacitet të kënaqshëm letrar dhe e bëjnë shprehësinë e tij më të fuqishme, më kumbuese.
Poezia e Sali-t, ndërtohet nga dromca jete, nga sekuenca përjetimesh e ndjesimesh, por që ndërtojnë një Olimp poetik të veçantë, që komunikon me të bukurën, përmes një dimensioni thellësisht etikë dhe që shpërfaq tekstin si një realitet estetik e human. Dhe kjo për faktin se autorja është e kalitur në stuhitë e jetës, në rrebeshet e pafundme me dhembjen, prandaj këndimi i saj poetik universalizon dhembjen për t’i dhënë dimension human: Askush më mirë se unë nuk e njeh dashurinë e detit/Buzëmbrëmjes shëtisja nën fëshfërimën e vetmisë/ Më ndiqte pas hija e hënës, që fërkohej pas kurmit tim si gjethnajë/Për të përkëdhelur kockat e dhimbjes së largimit (“Dashuria për qytetin tim”). Këtë tipar poetik, e sforcon fuqishëm edhe te poezia “Gëzuar Krishtlindjet”, ku vërehet një perceptim thellësisht etik i poezisë së autores dhe një kumbim i fuqishëm i kërkesës poetik, për një të mirë universale.
Poezia e Mimoza Salit vetëdijshëm ndërton një bosht poetik, të fuqishëm, që është aureola e dashurisë, e cila tematikë, tejkalon rrafshet e erosit, ndërkaq dimensionet e saj, sintetizohen me dhembjen, me humbjen, me mungesën, me dashurinë për atdheun, për njerëzit e dashur, për kujtesën tragjike e fëmijërinë e trisht, nëpër të cilën ka kaluar ajo gjatë diktaturës së egër në vendin e saj. Këto perceptime poetike dhe rënkime poetike, poetja i shqipton fuqishëm në poezinë “Rikthim”, kur ndërton këto vargje: “Dikur kam qenë në këtë tokë/ Me sytë e ulur dhe emrin e njollosur/Isha vetëm një vogëlushe 2 vjeçare/ Ku iluzionet vareshin/ Në çengelat e sistemit...”. Dhe ky tip i ligjërimit poetik, duke rikthyer momentet e trishta të kaluarës së saj nga fëmijëria, i pikas jashtëzakonisht fuqishëm në poezinë “Fëmijëria ime”, në të cilën poetja, me një potencë kreative transfiguron makthin e diktaturës dhe fëmijërisë së saj, kur ajo ishte e internuar, në vargje të goditura dhe të realizuara poetikisht. Vargjet e saj, kështu e transfigurojnë atë kohë duke vënë në kontrast jetën prej ëndrrave dhe realitetit tmerrësisht tragjik, që e ka sfilitur atë: “Atë kohë, fëmijëria ime ishte lojëbalte/ Lulet ishin të infektuara me virusin e vdekjes/ Ajri kishte veshur rrobat e errëta të burgosurve/ Detin e shihja çdo natë në ëndërr…” Drama jetësore e poetes, e evokuar përmes kujtimeve të makthshme për fëmijërinë, bëhet shpërthyese, ndërsa dufi i shpirtit të saj të robëruar, shpërthen, me një poezi që e bart në vete tërë peshën e tragjikes së asaj jete, për t’u shndërruar në një shenjë estetike të një kohe makabre, që dehumanizonte njeriun: “Atë kohë, fëmijëria ime ishte lojë e ftohtë/ Pa ngjyra, pa tinguj, me kufi telash e vulash/ Rreth e qark vallëzonin/ Gjarpërinj uji/ Gjarpërinj fushe/ Gjarpërinj mali/ Që na helmuan frymëmarrjen/Liria kish shtegtuar degëve të thyera të legjendës”.
Rrafshet tematike dhe diskursi lirik i poezisë së Mimoza Salit është i shumanshëm, ndërkaq dhembja si metaforë poetike e motivim poetik, endet në tërë poezinë, mirëpo jo si prototip dëshpërimi e retorike monotone, por si dimension i përsiatjeve të thella për fenomene tokësore e qiellore, madje edhe kur klith dhimbshëm: “Puthmë dhimbje, puthmë/ Në krahë të muzgut të përdalë/ Që më bën të ndjej, më bën të vuaj/Herë stufë zjarri, e herë akull në oqean. (Puthmë dhimbje, puthmë)”. E gjithë kjo duhet të ndodh, në tekstin lirikë, ngase poetja kërkon katharisisn, shpirtëror e poetik, si dimension qenësor i poezisë dhe letërsisë, me vargun “M’i zhvish të gjitha qelizat e helmuara”.
Brenda një konglomerati temash e motivesh të shumta, poezia e Mimozës asnjëherë nuk e tund shikimin prej një krenare shqiptare, edhe kur e përbuzin, kur i mungon dashuria, kur e vajton atë, kur evokon tragjiken e emigrimit, sikur ta zëmë që del fuqishëm në vargjet e poezisë: “O Zot, jam larg…shumë larg…”. Ky diskurs poetik, me shenja e simbole, që enden dhe prekin reminishencën, kujtesën kombëtare, bëhet shënjues tipologjik e ideor i kësaj poezie. Dhe kjo ndjeshmëri, e bënë poeten të fortë, gjuhën e saj e sforcon për të dëshmuar ajo fuqishëm identitetin e saj, krijues e etnik. Madje, shpërthimi i saj është me një nerv të fuqishëm kundërshtie, karshi atyre që përbuzin etninë e saj, të kombit të saj, kur ndërton vargun simbol, si titull të poezisë: “Nuk kam turp nga emri im”, në të cilën poezi, autorja dialogun me gjuhë të mbrehtë poetike dhe evokon sekuenca historike që e bëjnë atë të ndjehet krenar me emrin e saj, sepse është e “ngazëllyer nga krenaria e rrënjëve/ Më të lashta në Ballkan”. Dhe motivimi poetik për këtë krenari, si reminishencë evokohet intencionalisht në vargjet e fundit, kur poetja shpërthen me tërë dufin poetik: “Në shpirtin tim kam ngjeshur imazhin e Nënë Terezës/ Njerëzisë dua t’i dhurojë vetëm mirësi e dashuri”. Ky model i ligjërimit poetik, është i sforcuar përmes një figuracioni poetik që e vë në epiqendër gradacionin, te poezia “Jemi bijtë e tu”, ku poetja kërkon ringjalljen e kombit, edhe përkundër faktit se ai qëndron heshtur përballë zhurmave. Teksti lirik i poetes është i motivueshëm nga e ndodhura, drejt emocionit: “Emrin ta kanë njollosur të padenjët. Dhe këtë njollë, poetja kërkon ta heq, duke “njom buzën e tharë ndër shekuj” . Në këtë linjë të ligjërimit poetik, mund të konceptohet edhe poezia “Në prehrin tënd Kosovë, lashë një copëz zemre” dhe vargjet e realizuara poetike, që shpërfaqin mallin për vendin e quajtur Kosovë, atë tokë të premtuar, në të cilën ajo lundron me botën e saj poetike dhe vargjet e fuqishme: “Unë pulëbardha krahëkuputur nga Epiri/ Fluturova drejt anijes së dashurisë si epitaf i lashtë/ Tek ti Kosovë, zonjëz e stërlodhur nga plagët shekullore/ Unë pulëbardha krahëkëpur nga Epiri, në prehrin tënd Kosovë/ Lashë një copëz zemre, bri shekullit më të ri, ku po derdhet dritë, dritë...”
I fuqishëm është ligjërimi poetik edhe në poezinë: “Shqipëria ime, dashuri e dhimbje” dhe vargjet Shqipëria ime, dashuria, dhimbja/ E vogël nuk më nxë, e madhe sa gjithë bota”.
Mimoza, është një poete e hollë, e cila, tamam si alkimiste e fjalës, zhbiron në thellësi të emocioneve dhe ato i përpunon mjeshtërisht në laboratorin e saj krijues, për t’i ofruar para lexuesit me gjuhën e së bukurës, e bindur fuqishëm në fuqinë e saj që e thotë Jonathan Culler për poezinë: "Poezia është e lidhur me retorikën: ajo është gjuhë që përdor pa masë figurat letrare dhe gjuhë që synon të jetë fuqimisht bindëse", tamam sikundër del në vargjet e mëposhtme:
Mblodha një kosh/Me fjalë dashurie/Dhe ia vara në qafë/ Kalit më të lashtë në botë/ Që kurorëzoi dashurinë / E Evës me Adamin… (“Lot i bardhë”).
Libri me poezi i Mimoza Sali-t, “Lëkura e gjarprit”, sjell para lexuesit shqiptar dhe poezisë shqipe, tiparet e një poezi, të përjetuar deri në palcë, veçoritë e një poezie të shkruar me dufin e shpirtit. Kësisoj, kjo poezi bëhet shenjë e një shpirti të apasionuar pas të bukurës, në jetë dhe poezi. Këto dy dimensione, autorja i mpleks fuqishëm dhe me një stilistikë poetike të konsoliduar, në këtë përmbledhje poetike. Ndërkaq, këto dimensione karakteristike poetike, janë në harmoni me bukurtingëllimën e kësaj poezie, e cila pulson timbrin e një muzike shpirtërore, të përjetuar deri në thellësitë më intime, ku fjala zhbiron kuptime të motivueshme dhe të variueshme, që rrëfejnë me një gjuhë lirike subtile, perceptimet e shumëfishta për jetën, e metafizikën, për dashurinë dhe antipodin e saj, për shfrenimin dhe etosin. Pra, poezia e Salit, tipologjikisht është një diskurs lirik, thellësisht intim, por që “rrëfen” për universin, erosin, dhembjet e gëzimet e njeriut, për vdekjen dhe shtypjen, për historinë dhe projeksionet e njeriut në stuhitë e kohës. Pra, ajo është jeta dhe kur jeta paraqitet ashtu siç është e zhveshur në letërsi, është autenticiteti i një arti që rrezaton, i një poetike që evokon, i një ligjërimi që shqipton, i një intencionaliteit që demonstron. Për të sforcuar diskursin e saj poetik, Mimoza nuk i fsheh ëndrrat, përkundrazi i konfronton me realitetin. Këtë e bënë në poezinë “Rrugica ime”, në të cilën realizon vargje të fuqishme dhe dëshira të fashitura: “Diku, në një cep të rrugicës sime/ Kam stacionizuar një ëndërr/ Një ëndërr që më mundon dhe më zgjon...” Dhe kjo ëndrra jetësore, e munguara, bëhet realitet letrar i dhembjes, i të munguarës, i kërkimit të përhershëm. Këtë intencionalitet poetik, autorja e ndërton fuqishëm edhe në poezinë “A më dëgjon nënë”, ku rënkimi poetik, është i tipizuar me mallin për nënën dhe dialogun me gjuhë ninullash, për të rrëfyer dhembjen, evokimet dhe asociacionin e shenjave dhe motiveve që shprehin adhurimin dhe rrëfimin para qenies së më të dashur: “A mundesh moj nënë/Të ma përkëdhelësh shpirtin e plasaritur/Që mërmërit në hirin e ninullave/ Këngën e dhimbjes?”
Ajo që e karakterizon këtë poezi dhe që e dallon dukshëm në poezinë e re shqipe, është fakti se poetja vargun e sforcon me fuqinë e fjalës dhe bukurinë e gjuhës poetike. Vargu i saj ndërtohet me pedanteri, ndërkaq fjalën e gdhend me elegancë, në të gjitha vjershat si tërësi, apo vargjet në veçanti dhe leksiku i saj në poetik është shumë i pasur. Këto tipare dëshmojnë për një poezi të jetuar, një art i ngjizur me jetën, si mishi me thuan, si diçka që nuk mund të shkëputet. Kësisoj, kjo poezi është emocionale dhe shpërthen nga drithërimat e një shpirti poetik, që perceptimet për botën dhe të fshehtat e zemrës, i pëlcet jashtë, por jo me stërhollime të panevojshme retorike, por, me një gjuhë që kërkon të përhershëm, universalen. Prandaj kjo pëlcitje, ka ngjyrën dhe timbrin e dhembjes, pasionit, mallit, humbjes, tretjes, kërkimit, etj, sikundër del në vargjet e mëposhtme: Me damarët e dritës/ Jetoj në ishullin tim kokëkrisur/Pa emër/ Pa ngjyrë/Pa tinguj/Rrethuar me shkopinj prej morali…/ Strehëza e vetmisë/Vë në kokë një kurorë dafinash/Për të thyer moralin e përbetuar. (Ndërthurje emocionesh)
Tematika, e cila e dominon poezinë e Mimozës është dashuria, erosi, me të cilën tematikë ajo edhe e pagëzon librin, “Lëkura e gjarprit”. Ndërkaq, në këtë kontekst poetik, realiteti letrar asaj i jep mundësi që përmes lojës së gjuhës, të shpërfaq fuqinë e dashurisë dhe variantet e saj, që janë humbja, mosbesimi, dashuria e njëanshme, përmes një modusi lirik të gërshetuar me dhembje të thellë e përsiatje metafizike.
Në poezinë me tipare erotike, Mimoza del një krijuese e kultivuar, që di mjeshtërisht t’iu ik tabuve letrare dhe anatemon sterotipet e ndryshme për qenien femër. Prandaj edhe titulli i librit, sikundër rithekson animin e saj nga dëshira pa njëanshmëri. Dhe këtë ligjërim poetik e sforcon te poezia Dëshirat e burrave, të cilat i sheh sikur në vargjet e mëposhtme: Dëshirat e burrave janë vetëm, për “duel” zjarresh.../ Fjala e parë: Do të falja gjithë botën, unë vdes për ty/Fjala e dytë: Hëna ka shtruar pëlhurën e mëndafshtë vetëm për shtratin intim/ Fjala e tretë: Oh, ti je mbretëresha e seksit/Dhe kështu, burrat në faqet e librit të dëshirave ngrenë urën e zjarrit seksual...
Kjo poezi, përveç se shpreh botën poetike të subjektit krijues në relacion me objektin, ajo është edhe një metaforë e goditur për dëshirat sterotpie të burrave. Në këtë linjë tematike, poetja ndjehet me e fuqishme, shpërthen me hovet e shpirtit të pasionuar, qoftë kur parodizon dëshirat e burrave, qoftë kur vë në pah dëshirat e femrave. Të kësaj kategori poetike, do të veçoja poezinë, “Diku…” dhe vargjet e bukura: Në një qytet të vogël/ Është një pab/ Burrat që kam njohur aty/ Ende vazhdojnë të frekuentojnë/ Me flokë të llackosura/ Me këpucë me majë/ Ku kanë lënë gjurmë/ Gishtërinjtë e grave.
Poezia e Mimozës është një metamorfozë për dashurinë, e cila, gjitha ndjenjat i fuqishme i shoshit në vargje dhe i kthen në kuptime simbolike, metaforike, alegorike. Në poezinë “Kam ankth i dashur”, apo poezinë “Simfoni e gruas së dashuruar”, ajo modusin lirik e konstrukton me ritmin poetik, i cili përcjell fuqishëm emocionin dhe perceptimet, brenda një situatë ku pasioni shpërthen fuqishëm: “Pasqyra ime është pikturuar/ Në copëza frymësh, si stuhi e papritur/ Që kërkon një copëz diell/ Të fsheh sytë e lëngëzuar”.
Koncepcionet poetike të Mimozës janë të ndërlidhura me dashurinë, mirëpo, ajo ndonjëherë është e dhimbshme, tragjike, sikur del te poezia, “Një natë të braktisur”, Ti je fshehur si kufomë/ Brenda dëshirës sime/ Dhe më lëndon/ Tani s’kam më shpirt. Këtë ton poetik, autorja e sforcon më fuqishëm dhe më dhimbshëm në poezinë, “ ...nën kthetrat e diellit të zi”, ku, nëpërmjet vargjeve të fuqishme rënkon humbjen e paplotësuar: Përpëlitem si një gjethe e hutuar dimri/Që rënkon nën kthetrat e diellit të zi/ Më është vrarë dashuria, ankth, delir, mërzi.
Poezi e fuqishme është edhe “Dua të pi cigare”, në të cilën, timbri i poezisë, rrit gradacionin e ideve dhe shpërthen fuqishëm, për të sfiduar të vështirat e jetës. Kjo poezi e shkruar në formë vargjeve, është si një metaforë bohemës para “shikimit” të vrazhdë të jetës. Dhe kjo motivohet nga shkaku sepse autorja është e revoltuar nga presioni i moralit dhe një stereotipi që e demaskon, prandaj kërkon lirinë, atë liri të pakufishme që e gjënë të poezia dhe shpërthimet e saj të fuqishme: “Unë tashmë s’pyes para askujt, mjaft kam jetuar nën presion të moralit/Moralit të pështirë, që të fut si peshku në rrjet, dua të pi vetëm cigare /Ai, ai, i dashuri im, ma ka lënë hijen e tij ndër duar, si gjethe të kalbëzuara, se deshi një tjetër.
Këtë diskurs të dhembjes, Mimoza e pikasë mjaft bukur edhe në poezinë “Balada e puthjeve”, në të cilën, përmes një dialogu imagjinar me qenien e dashur, poetja ndërton tekstin e realitet metafizik, ku shkrihet malli, i përzier me trishtimin e humbjes dhe të mungesës: Oh, i dashuri im/ o shkrihem tek Pranverat e Boticelit/Po më rrëmben balada e puthjeve/Dua të pushtoj universin me tinguj lumturie/Në partiturat e jetës, të gdhend dashurinë për ty.
Në përgjithësi, poezia e Mimoza Sali-t, me tiparet e saj tematike dhe stilistike, me universin e saj ligjërimor dhe ideor, është një poezi që pasuron poezinë shqipe, sidomos atë korpus të letërsisë shqipe të gjinisë femërore. Dhe duke qenë origjinale në idetë e saj, Mimoza, duke luftuar sterotipet e ndryshme, duke rrëfyer dhembjet, jep një poezi të ndjeshme dhe të realizuar poetikisht.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:51 pm


O Zot, jam larg… shumë larg…

Në mëngjes më troket si degë e thyer mbrëmja…
Si paralajmërim i erërave të errësirës…
Në mbrëmje m’hyn nga dritarja, ngjyra gri e mëngjesit,
Ngarkuar mbi shpinë me pështafin e reve…
Një zë i largët më thërret: “Merrma dashurinë!”
Mos ma lërë të vetmuar në breg të detit,
A s’i sheh valët që duan të ma murosin…?

O Zot, jam larg…shumë larg…
Nuk dua të vonohem për të shpëtuar zërin e dashurisë,
Por për të arritur deri atje, kurrizi im i sfilitur do të kapërcejë
Njëqind male dhimbjeje, njëqind vjet të grisur si letra pa vlerë…
Dëshira ime, gjysmëtretur udhëve të emigrimit nuk arrin…

O Zot, kjo botë ka varur hijen time
Ia ka besuar baladës së shekujve mizorë
Ku gjurmët e tyre kanë ngjyer gjurmët e hijes sime
Për të shtegtuar me yjet e errësirës, larg, shumë larg,
Përtej dashurive, që dergjet brigjeve të detit Adriatik
Bri bustit të Mujo Ulqinakut në qytetin e lashtë ilir
Aty, dashuria ime përpëlitet nën barin e njomë
Dhe unë po vdes për të mbledhur fijet e barit…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:51 pm

Nuk kam turp nga emri im


Ti më përbuz, e di, e shoh në sytë e tu
Por unë nuk fyhem,
Nuk kam turp nga emri im,
Ngazëllehem nga krenaria e rrënjëve
Më të lashta në Ballkan…
Që e ka emrin SHQIPËRI.

Sa herë dehesha nga dëshira
Të qëndroja si shelgu pranë moçalit
Kur shihja dramën e lisave, kangjellat e shtëpive
Qëndronin dremitur nën errësirë,
Ku krahët e shqiponjës mbyteshin nga stuhitë…

Sa herë shkelja trotuareve të përgjakur
Ku edhe hija e tyre derdhte lot,
Ku zërat e lirisë gjëmonin
Në faqet e errëta të golgotës...
Unë përqafoja nënën,
Kolonë zanore e Rozafës dhe Argjirosë...

Ti më përbuz, e di, e shoh në sytë e tu
Por unë nuk fyhem, jam gur i lashtë
I kështjellës të ngritur me zemër Shqiponje
Rrethuar me lule bliri që mbulojnë diellin e zi

Nga dritarja e kështjellës unë,
Këndoj për të madhen dashuri,
Këndoj se jam grua, jam njeri,
Dhe ti më përbuz, se nuk je si unë, me ke zili.

Ec krenare nëpër gjurmët e historisë,
Në shpirtin tim kam ngjeshur imazhin e Nënë Terezës
Njerëzisë dua t’i dhurojë vetëm mirësi e dashuri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:51 pm

Përballje kujtimesh

Dromca kujtimesh, më sillen si re të buta
Si buzëqeshjet e vajzave të virgjëra
Që dridhen si shiu i butë në këmbë të tokës...
Ku dashurohet imazhi i pafajshëm i buzëqeshjes
Me dashurinë mëkatare ndaj njerëzve.

Dromca kujtimesh, si shigjeta ndriçuese të paemra
Që ulërasin në kohë pritjesh: vetëm pritje... pritje...pritje...
Duke kërkuar jetësimin e dallgëve të mallit
Ku unë përballem, emigroj nga e tanishmja.
Notoj të arrij bregun tjetër, më ndjekin zëra të mbytur....




Rikthim...


Një herë dëgjoja zëra të pafajshëm
Të veshur me veshjet e stinëve të gabuara...
Dëgjoja shpirtin e pa fjalë si më groposte ëndrrat...

Atëherë me sytë e diellit të lënduar
Mjekoja buzëqeshjen time të fikur,
Me dorën e shpirtit të braktisur,
Kërkoja gëzimin, tej botës së yjeve...

Zemra ime e çjerrë
Nga thonjtë e lirisë
Ecte fshehurazi me buzët e ngrira
Të dashurisë së verdhë...

Dikur kam qenë në këtë tokë
Me sytë e ulur dhe emrin e njollosur,
Isha vetëm një vogëlushe 2 vjeçare
Ku iluzionet vareshin
Në çengelat e sistemit...
Dhe sot rikthehem
Me veshjen e emigrantes
Si një këngëtare e mallëngjyer
Me zërin e dashurisë së bardhë.

Plagët i kam lidhur
Me fijet e nostalgjisë
Për aromën e kësaj toke,
Për profumin e këtyre maleve
Ku magjia natyrore e fshatit Ishëm
Ndriçon dashurinë për jetën.
Ndaj, zemra belbëzon vetëm një fjalë:
Fali o Zot!
(Pjesëmarrëse në takimin e poetëve durrsakë)
Verë, Ishëm 2004, fshat ku familja e saj ka qenë 15 vjet në internim



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:52 pm

A më dëgjon nënë?

Jam këtu
Në tokën e parajsës së verdhë,
Eshtrat e lotit të tharë
Shkërmoqen në ajrin e lagësht…

Jam këtu,
Shoh flakën e qiririt
Tek ndriçon fytyrën, dhimbjen, buzëqeshjen...
Atë buzëqeshje që çelte sythe dashurie
Kur përkundje djepin tim.
Ninullat më përkëdhelnin sytë,
E gjumi më strukej në magjinë melodioze
“Nina-nana, nina-nana,
Fli shpirt i nënës ..ooo”

Jam këtu,
A më dëgjon nënë?!
Buzët puthin pllakën prej mermeri,
Mbi të dremit kurora me lule-dimri,
Ngjyrat puthin zërin e ninullave
Përplasen në murin e qiellit...

Jam këtu,
Dëgjoi ofshamat e shiut të rrëmbyer,
Cigarja po shuhet...
Zërin e ngrohtë e kam mbjellë kujtimeve...

A mundesh, moj nënë
Të ma përkëdhelësh shpirtin e plasaritur
Që mërmërit në hirin e ninullave
Këngën e dhimbjes?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:52 pm

Fëmijëria ime

Atë kohë, fëmijëria ime ishte lojë balte
Lulet ishin të infektuara me virusin e vdekjes
Ajri kishte veshur rrobat e errëta të burgosurve
Detin e shihja çdo natë në ëndërr…
Në breg ngrija kështjella me rërë të lagur,
Dhe i rrëzoja prapë, siç bien e ngrihen perënditë.

Nga kangjellat e barakave dëgjohej muzikë funebre
Hëna ime kishte veshur mantelin e zi
Nga dritaret dilte tymnajë frike,
Në sofër shtrohej e ngrihej uria,
Oxhaku kishte ftohtë, ftohtë…
Ah, fëmijëria ime e paharruar,
Ishte poshtëruar nga humbëtira e ligësia,
Kukullës sime ia kishin qorruar sytë…

Atë kohë, fëmijëria ime ishte lojë e ftohtë
Pa ngjyra, pa tinguj, me kufi telash e vulash...
Rreth e qark vallëzonin
Gjarpërinj uji
Gjarpërinj fushe
Gjarpërinj mali
Na patën helmuar frymën...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:52 pm

Era e fatit

Një lule e rënë në udhën e pashpresë
Pret erën e fatit për t’u shpirtëruar…
Ndoshta era është dashuruar me vjeshtën
Dhe fryn drejt gjetheve zverdhaluqe
Që kalben nën këmbët tona...
Flatrat e erës rrahin parmakët e ballkonit tim...
Dhimbja e gjetheve të përhumbura nga era ulërinë, ulërinë...
E ku i dihet ku i shpie era e udhës së fatit?


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:53 pm

Një njeri

Imazhi i dritëshpresës
Thyhet n’mur
t’mbiekzistencës...
Njeriu i papunë...
Pikturon në sofër
Vdekjen,
Për të pagëzuar
Urinë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:53 pm

Loti i ëmbël


Jam
Vesa e lotit
Në trungun pa gjethe të një lisi.

Jam
Loti i ëmbël
Të ujis
Klithmat e gjymtyrëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:53 pm

Lëkura e gjarprit

Ndër duar mbaj
Lëkurën e një gjarpri
Damarprerë….
Ngjyrat e luspave kreshpërohen
Hijeve të klithmave
Kërkojnë bregun e amshimit…

Ndër duar mbaj
Lëkurën e një qenie pa jetë...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:53 pm

Lot i bardhë

Mblodha një kosh
Me fjalë dashurie
Dhe ia vara në qafë
Kalit më të lashtë në botë
Që kurorëzoi dashurinë
E Evës me Adamin…

Duart m’u kthyen në imazhe
Imazhet në statuja
Statujat në kështjellë
Lotit të bardhë
I klith ëndrra...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:53 pm

Diku…
Në një qytet të vogël
Është një pab
Burrat që kam njohur aty
Ende vazhdojnë të frekuentojnë
Me flokë të llackosura
Me këpucë me majë
Ku kanë lënë gjurmë
Gishtërinjtë e grave…

Ata,
Ende vazhdojnë
Të vjedhin buzëqeshjen
E një gruaje të vetmuar,
Të cilës, një çast i dha besim tek vetja….

Në një qytet të vogël
Është një pab…
Atje,
Atje,
Ma rrëmbeu buzëqeshjen e pafajshme,
Puthte trishtimin tim
Hija e telave të këputur të një kitare…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:54 pm

Kam ankth i dashur

Qielli është nxirë
Deti është tharë
Pylli është djegur
Në një cep të botës
Avioni ka marrë flakë…

Kam ankth i dashur,
Më jep sytë e tu
Të qesh e qaj si fëmijë,
Sytë e mi janë fundosur
Si ujë i ëmbël tej në thellësi…

Kam ankth, i dashur
Ëndrra më është shuar,
Më jep gjumin tënd
Të zgjohem në një lëndinë,
Puthjet të përzhiten ëmbëlsisht..

Kam ankth i dashur
Dashuria po rënkon
Në parajsën e gjelbër...
Më jep dorën e diellit
Të vallëzoj me gjinjtë e erës...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:54 pm

Jeta është mbretëri e paprekshme
Përpëlitem si një gjethe e hutuar dimri
Që rënkon nën kthetrat e diellit të zi
Më është vrarë dashuria, ankth, delir, mërzi.
Mëngjeseve, mbrëmjeve kronika të zeza
Nga klithma e tokës së përzhitur,
Ku shpërthejnë fije jete të përgjakura.

O dashuria ime sa shumë rënkon
Ditët e zymta ikin të mbledhura lëmsh
E vijnë rreth vajit të nënave e grave...

Sa pak vlen jeta në këto net sterrë.
E gjithë bota ngujohet para ekranit
Në Shekullin e XXI, shohim veç viktima...

Zemra ime prej gruaje digjet nga dhimbja e apelon:
Mjaft më me luftë, mos i vrisni dashuritë!
Jeta është mbretëri e paprekshme.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:54 pm

Jemi bijtë e tu

Ti qëndron e heshtur
Përballë zhurmave
Kurmin kanë rrahur shumë rrebeshe,
emrin ta kanë njollosur të padenjët.
Por ti, mos u trishto!
Me gjilpërën e mendjes së rilindësve,
Të qepim plagët që ke marrë gjatë kohëve,
Të të mjekojmë shpirtin e ngrysur nga hallet,
Të të fërkojmë ballin e rreshkur,
Të të njomim buzën e tharë ndër shekuj,
Të ngrijmë lart lavdinë tënde
Dhe t’i tregojmë botës me krenari:
Se jemi bijtë e tu Shqipëri.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:55 pm

Në prehrin tënd Kosovë, lashë një copëz zemër

Unë pulëbardha krahëkuputur nga Epiri
Fluturova drejt anijes së dashurisë si epitaf i lashtë
Tek ti, Kosovë, zonjëz e stërlodhur nga plagët shekullore.
Erdha për të mjekuar plagët e të parëve të mi,
Dhe sëbashku kënduam këngën e gjyshërve tanë...

Buzët e mia të thara për një pikëz ujë prej lumit Kalama
Pinë lotët e legjendës, buzë varreve familjare në Drenicë
Që kërkuan rizgjimin e lirisë hyjnore...

Ah, Drenicë! Në lotin e dhimbjes vara gjerdanë shqiptarie
Si meteor lindi muza e dashurisë brenda mureve të lashta të Vushtrrisë.
Të ngritura prej një gjuhe, një tradite dhe një historie...

Zemra ime digjet tani nga malli, nana më flet nga varri:
“Bijë, bijë dëgjoi ninullat e kombëtarizimit
Se Kosovë e Çamëri, janë NJI, NJI, NJI!”
Përjetova një emocion që gëlon mes dy kohërave...
Me krahët e ARTËS përkëdhela dashurinë më të madhe njerëzore,
Në trungun që u munduan ta shkulnin nga rrënjët,
Por gjoksi kurrë s’ju shkul prej ijës
Aty, gjeta mikpritjen dhe dashurinë, siç pret nëna të bijën.

Unë pulëbardha krahëkëpur nga Epiri, në prehrin tënd Kosovë
Lashë një copëz zemre, bri shekullit më të ri, ku po derdhet dritë, dritë...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:56 pm

Kërkoj bekimin tënd

Kërkoj bekimin tënd,
Mos më mundo,
Qepallat janë mbytur nën rrezet e lotëve
Dëshira fle në shtratin e vesës së mëngjesit
Shëndeti shpirtëror ka ngritur një pellg grimcash
Dhe presin vetëm një buzëqeshje
Kangjellat janë ndryshkur?
Lumturia ka marrë ngjyrën e ndryshkut.

Kërkoj bekimin tënd
Mos më torturo pas portës së mbyllur...
Kam shekuj që pres... pres... pres...
Dashuritë rrinë varur si pikëpyetje
Vendimet mbetën si testament i pluhurosur
Në sirtarët e ndërgjegjes së vrarë...

Hëna më vështron si pasqyrë vdekjeje
Yjet më ndjekin nga pas si përbindësha
Unë ndjej dhimbjen e sfilitur nga gënjeshtrat
Errësira shtron çarçafin e të përditshmes...

Kërkoj bekimin tënd
Të jetoj, të ndjej se jam njeri.
Kërkoj bekimin tënd
Të jem një ëndërr në sytë e tu.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:56 pm


Rruga ime nën lastra të qelqta

Vështroj hiret e rrugës së qelqtë
Nën aromën e degëve të mimozave
Që bashkëjetojnë me emrin tim, në një trung,
Në një shpirt, në një flirt…
Shkëlqen, dromitet, errësohet...
Dhe prapë dritëzohet si fener i nxirë nga tymrat...

Ah, rruga ime, nën lastra të qelqta
Ku çelin degët e hirta të blirëve
Ku ëndrrat rrinë zgjuar si qeshje fëmije
Nga valët e detit dëgjoj tingujt e kitarës
Flladeve tek vjen me gjuhë dashurie…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:56 pm

Jam zonjë Shqiptare

Seç u deha nga dëshira
Të qëndroja si shelgu pranë moçalit
Porsi lisi pranë malit
Seç me ndriti errësira
Nga vegimi u verbova
Porsi ti o lule bliri
Anembanë të parfumoja
Puthma zemrën fllad pranvere
Të shpalos krahët si shqiponjë
Të vrapoj në qiellin ziliqar
E t’i tregoj se jam zonjë shqiptare.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:56 pm


Rrogozave të tymosur

Kur koha fshihet nën rrogozat e tymosura,
Ngrihet një mur lëkurë-kockë.
Ti vështron drejtë syve të mi të mbytur
Nga mëshira për gurët që po kalben...
Nën eshtrat e dashurive të murosura
Muzgjeve të thyer...
Në prehër të hënë së verbuar...
Në gjoks të diellit të çalë…
Pikturë e deformuar,
Brenda rrethit të rrogozave të tymosur…





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:56 pm

E di se çfarë mendon


Nuk të shoh në bebe të syrit,
Por e di se çfarë po mendon...
Por, mos ma thuaj të lutem!
Qielli mbushet me re
Dhe gjithçka mbulohet nga ngjyra gri
Retë vrapojnë, vrapojnë
Mbas tapetit të kuq….
Pasqyra prej skeletesh
Pikturohet në blu.
Perdet e zeza të mëndafshta
Kërcejnë me erën
Për të kapërcyer pragun...

Po, e di që ti e di
Po nëse mundesh, mos ma thuaj
Dhe mos më pyet, përse?
Sot është kështu
Shoh degë të thyera të buzëqeshjes...
Nesër, nuk i dihet…
Ndoshta do lulëzojnë bimë me aromë...
Hapësirat do të kuqëlojnë nga dëshirat...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:57 pm

Dua të pi cigare



Po më pihet një cigare edhe pse ligji e ndalon ta pi në vende publike
E ku pyet tymi për ligje, unë dua të pi cigare ani pse është helm, më bën keq, por ja që dua të vdes, dua të vdes, s’e duroj dot shtrëngatën të më rrahë në gjoks
Si tufani i paparalajmëruar nga sinoptikanët....

Dashuria ime është shndërruar si një pëllumb i plagosur,
që s’ka frymë të gugatë, përpëlitet nën kthetrat e tymnajës, ka pushtuar qelizat e dashurisë, rrahjet e zemrës pulsojnë nën presion, ndaj dua të pi cigare këtu mu në bar,
le t’më shajnë, le t’më gjobisin, le t’më fusin në burg.
Unë tashmë s’pyes para askujt, mjaft kam jetuar nën presion të moralit,
Moralit të pështirë, që të fut si peshku në rrjet, dua të pi vetëm cigare,

Ai, ai, i dashuri im, ma ka lënë hijen e tij ndër duar, si gjethe të kalbëzuara, se deshi një tjetër. Tani më kanë mbetur në shpirt vetëm trëndafilat e mirësisë që dua t’i ruaj të shenjta, për t’ia dhuruar ndonjë ditë, atij fatlumi që do t’më dhurojë dashurinë e vërtetë.

Ndaj sonte mos më paragjykoni, dua të pi vetëm cigare, dhimbja ime të harmonizohet nën efektin e nikotinës, të çelë në sytë e mi, dashuri, dashuri, vetëm dashuri.
Për ketë ndjenjë sublime ka nevojë çdo grua, çdo njeri.




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:57 pm

Kurora e fatit


Ishte aq e bukur ajo natë, aq e bardhë
Sa shpirti im u braktis nga puthja e parë.
Shtrati hyjnor ishte aq i tejdukshëm
Sa lulet e natës u vyshkën dhe të nesërmen
Pashë se çelën gonxhe të reja.

Ishte aq e magjishme ajo natë
Kur mbi mua binin zambakë të helmuar
Unë i shtrydhja në gotën e kristaltë
Për t’u shëruar me helmin e saj...

Lotët i vara si fjongo në muret e puthjes
Dashuria qëllonte me shigjetë në humnerë
Ku kisha varrosur zemërimi tim
Dhe thërrisja me gjithë forcën e bebes së syrit
Kush ma vodhi natën e bardhë?
Puthjen e shekullit, kush ma ka vrarë?

Nëpër honet e natës fshihej zemra ime
Dridhjet lëviznin frikshëm nën hirin e shkëlqimit,
Heshtja qeshte me vetminë e çastit...
Që nënshkruan kurorën e fatit:
Gruaja në dashuri është skllavja e vetvetes!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:57 pm

I adhuroj valët e detit...
I adhuroj valët e detit
Aty ku feks dashuria,
Nën shkëlqimin hyjnor të hënës
shfaqet bota lakmitare e pasioneve…

E dua shushurimën e ngërthimeve
Të natyrës së detit me natyrën e njeriut,
Kur valët puthen ethshëm
Nën këmbë të gaforreve,
Të dashuruarit shpëlajnë emocionet
Nën këmbët e hënës…

Kridhem në koloritin blu të detit
Sytë e mi marrin ngjyrën e qiellit,
Si shtegtare e zjarrtë e shpirtit të lakmuar
Përkëdhel puthjet natyrore me xhelozi,
Përse valët dashurohen përjetësisht,
Dhe njerëzit shpesh kanë një fund të trishtë?





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi EmptyTue Aug 17, 2010 10:57 pm

Rrugica ime


Diku, në një cep të rrugicës sime
Kam stacionizuar një ëndërr,
Një ëndërr që më mundon dhe më zgjon…
Mbrëmjeve kur dëshirat këpusnin lule-zjarri,
Në krahë të erës verore që vallëzonte n’horizont…
Dhe gishtërinjtë melodiozë të zemrës
Çngjyrosin ngjyrën e palcës, deri në tundim...

Diku, rrugica ime e harlisur është mbuluar
Me gjethnaja, ëndrrave muzgjethyer...




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 4Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shkëmbim universal vlerash
» LIDHËSI DHE SHKËMBIM UNIVERSAL VLERASH
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu
» ACTIVITIES FOR LITERATURE, ART, CULTURE, UNIVERSAL PEACE...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: