Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:58 pm

Jetoj në ishullin e heshtjes…

Sonte kam frikë nga koha…
Shoh ngjyra të errëta, rrugë të verbëra
Bashkëjetoj me zërin e heshtjes
Nuk dëgjon as thirrjet, as këngët, as vajet…

Sonte kam fikë nga lajmet…
Kam shkruar miliona letra dashurie për njerëzimin
Asnjë përgjigje nuk kam marrë…

Sonte kam frikë nga vetja ime…
Jetoj në ishullin e heshtjes, hipokrizisë,
Akrepat e orës nuk kanë lëvizur nga pritjet…
Kam 5 shekuj që nuk kam puthur…

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:58 pm


Dëshira e burrave

Dëshirat e burrave janë vetëm, për “duel” zjarresh...
Fjala e parë: Do të falja gjithë botën, unë vdes për ty.
Fjala e dytë: Hëna ka shtruar pëlhurën e mëndafshtë vetëm për shtratin intim...
Fjala e tretë: Oh, ti je mbretëresha e seksit.
Dhe kështu, burrat në faqet e librit të dëshirave ngrenë urën e zjarrit seksual...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:58 pm


Hiret e saj

Endet mes dritëhijeve
Pengohet
Nga avujt
Nga retë
Nga zilia...

Hiret e saj
Buzëqeshin
Rrëzë një peme
Të kërrusur prej çarjeve...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:58 pm

Pashë…

Pashë sytë e mi
Të fundosen
Nënë këmbët e natës…
Të përpëliten
Nën tymnajën e yjeve…

Atë natë
Pashë sytë e mi
Të lëngëzohen
Nën çadrën prej shiu…


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:58 pm

Si aureolë në shtratin e tij…


Nën hijet e ëmbla të errësirës
Hyra si kukull në dorën e një fëmije,
Dhe ildisa të gjitha qelizat e mia
Si aureolë në shtratin e tij…

Ai zhvishte pa asnjë drojë...
Duke ndjerë prushin e frymëmarrjes…
Buzët pikturonin forma elastike,
Mes avujve të psherëtimave…

Sot e ruaj poshtë fustanit
Aromën e lëkurën së tij
Si një lyerje me kremra
Nuk duken njollat e diellit të zi...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:59 pm

Shtati i luleve


Portreti yt
Si flokët e dëborës
Varur
Në epitafin nënujor,
Ku rritet shtati i luleve
Aromëndjellëse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:59 pm

Kurth i frikshëm


Ndërsa ndiqja më kënaqësi
Ngrysjen e ditës që përflakej
Shtëllungave shumëngjyrëshe të perëndimit,
Pija verë të bardhë...

Mbrëmja më guduliste me kërshëri...
Kupa e verës dridhej e dridhej,
Në kurthin e frikshëm të pasionit...
Indet shpupuriten në gojë të ajrit...

E frymëzuar këpus fijet e flokëve të mi
Dhe pikturojë dorën e një ylli,
Sa ndritka mëkati i bardhë!...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:59 pm

Duart e hënës

Sonte hëna
Shtriu duart e arta
Më përkëdheli flokët e shprishura...
I ndjeva gjymtyrët të digjeshin në prush...
Ndala për një çast frymën...
Sonte hëna
Rrëmbeu sytë e një ylli të ndriçonte terrin tim,
E ndjeva se gjaku m’u ndez në faltoren e dëshirës...
Buzët më shkriheshin në prehrin e hënës...
Qerpikët e yllit pagëzuan ndriçimin tim...
Nga flokët e hënës binin rrëke, fjala dashuri,
Duart e hënës ishin velat e anijes
Në limanin e pritur...


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:59 pm

Ajri

Dje, pa zbardhur mirë, ajri u deh apo u trullos, s’e di…
Veç kam parë e ndjerë nga maja e kozmosit,
Se e gjithë frymëmarrja ime u shua…
Të gjithë u armatosëm me bombola oksigjeni,
O Zot, të vdekurit u ngritën nga varret dhe qeshnin me të gjallët….
Ajri u atrofizua në histerizëm të paparë….
Bombolat e oksigjenit, si duar të fildishta, vetëm preknin…
Preknin të vdekurit dhe psherëtinin gati në orgazëm…
Ajri lëshoi një tis të hollë ngjyrë vjollce
E lëshoi të gjithë ushtrinë e tij të përvëluar drejt perëndimit,
I gatshëm për të krijuar strehëzën romantike…
Sytë e ajrit vunë qerpikët e hënës
Për të veshur e zhveshur njëri tjetrin...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 10:59 pm

Petalet e skeletit tënd
Sa shumë e prita atë verë
Sa dielli më rreshku ballin
Dhe perëndimi më verboi sytë
Duart e buta të hënës
Më freskonin nxehtësinë
Fshihesha pas gjurmëve të valëve...
Duke shkelur kafkat e guackave
Një erë e lehtë më përkëdheli flokët
Ku në folezën e fijeve të verdha
Kanë mbetur si relike, petalet e skeletit tënd.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:00 pm


Me imazhin tënd

Nga fundi i ferrit dëgjoj një zë të ngrohtë
Që më përkëdhel si dielli në dimër...
- Oh e dashur, mos bëj marrëzira,
Edhe mua çasti më ka vrarë...
Me imazhin tënd fluturoj
I gjallë edhe në varr...




Një natë të braktisur

Ti je fshehur si kufomë
Brenda dëshirës sime
Dhe më lëndon...

Tani s’kam më shpirt,
Ka fluturuar, nëpër tinguj,
Harbimi, tërbimi, trishtimi...

Një natë të braktisur
T’u dhashë si e marrë...
Tani s’kam më shpirt...
Ma rrëmbeu një dëshirë e bardhë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:00 pm


Vizitorja e galaktikës
Mbështillem me pelerinën e reve
Rrokullisem nëpër skutat më të errëta të hapësirës
Dhe luaj me errësirën siç lot ajo me mua,
Duke gërmuar të gjej rrënjët e diellit.

Dielli kishte nënshkruar në KULTIN e tij:
- Nuk ke çelësin e duhur për t’më shijuar...

Vesha kostumin e kuqërremtë të perëndimit
Për të përkëdhelur flokët e hënës
Hëna kishte lëshuar hiret në prehër të yjeve
Dhe bënte dashuri me hijen e diellit.

Ndala çapin e magjepsur, grisa çarçafin e errësirës...
Dhe varem në degëz të një ylli që më ndiqte si i krisur:
-Eja, tha, - eja, ma jep dorën, ti je vizitorja e galaktikës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:00 pm

Dashuria për qytetin tim

Askush më mirë se unë nuk e njeh dashurinë e detit
Buzëmbrëmjes shëtisja nën fëshfërimën e vetmisë
Më ndiqte pas hija e hënës, që fërkohej pas kurmit tim si gjethnajë
Për të përkëdhelur kockat e dhimbjes së largimit
Dhe për të më thënë se për ty kam mall…

Tërë jetën time e kam dashur këtë breg,
Që shtrin krahët në qytetin më të bukur të botës,
Durrësin, ku unë kam qarë për herë të parë,
Ku më ka dalë dhëmbi i parë dhe sot që jam bërë grua
E dashuroj si Jezusi kryqin, si mali gurin, si buka grurin…

Buzëmbrëmjes shëtis nën melodinë e valëve,
Ku syri i hënës vizaton hijen time.
Vetmia më tmerron e më godet si shpatë pas shpine,
Kërkoj këngën e pulëbardhës që e kam lënë në këtë breg
E harlisur deri në palcë të zemrës, kërkoj pak dashuri…
Shpiti im është i mbushur me petale e aromë femërore
Që çelin kaltërsive deri në shpërthim…
Ndaj të dua dhe tek ti rilind çdo ditë, deti im!...




Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:00 pm

Simfoni e gruas së dashuruar

Pasqyra ime është pikturuar
Në copëza frymësh, si stuhi e papritur...
Që kërkon një copëz diell
Të fsheh sytë e lëngëzuar...
Nën rrugëtimin e pemëve
Të sapoçelura ...

Pasqyra ime vegël muzikore
Ku dëgjon tinguj drurësh vjeshtorë
Ku luan me gishtërinjtë e erës
Nëpër telat e flautit ....
Dëgjon simfoninë e gruas së dashuruar:
“Po digjet nata nga dëshirat...”
Nën hije të pasqyrës,
Unë luaj me hirin e pasionit,
Kërkoj gacën e ndezur
Të puthjes nën qiell të rimtë.

Pasqyra ime petal trëndafili,
Zhvishet hirshëm
Prej këmishëzës së petaleve.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:01 pm


Kërkoj strehëzën e trëndafilave

Puthja ime fle nën breshër
Dashuria në lëndinë me yje të vrarë
Errësira fluturon si avion vdekjeje mbi mua
Qivuri si statujë fshehur nën re...

Kërkoj strehëzën e trëndafilave
Atë që ma dhuroi i dashuri në 8 Mars
Por aroma kish mbetur strukur në sirtarë
Si hije xixëllonjash më vinte pranë:

Një puthje dua, një puthje, vetëm një puthje
Kërkoj çerdhen e puthjeve, ajo është magji e rrallë
Ma jep, të lutem, o diell i prapë, jam mit, jam zanë
Jetoj në të kaltrën hënë, me degë zjarri
Me frymën e Zotit, me ajrin e virgjër, me gjethe malli…

Një puthje dua, një puthje, vetëm një puthje.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:01 pm

Natë e bardhë

Natë e bardhë, je shkrirë nën kurorë të serenatave
Ku valët ngërthehen të eksituara nga dashuria...
Teka të shoh, të ndjej si në legjendë,
Natyra më shkund dëshirat e mallit, ndaj të lutem:
Fli me mua sonte, mbi aromën e gjinjve të jetës...
Nuk jam vizitore e kësaj rrugice, ku shtegtojnë zogj të zi
Vij prej shtigjeve të largëta, me ndjenja të fisme
Kam fshirë partiturat e dhimbjes e të zhgënjimit
Kur agimet vajtonin me shami të kuqe valëvitur...

Natë e bardhë, o ç’nur të paska rënë sonte
Retë duken më të bukura, nën qepallat e syrit tënd
Si virgjëresha vallëzojnë tej në horizont...

Sonte jam mikja jote, po dehem duke pirë yjet
Fli me mua sonte, mbi aromën e gjinjve të jetës...
Kam veshur brinjët me gjethe dafinash
Mbuluar me kadife, prej llambës së qiellit paqësor .

Natë e bardhë, përulem para kthjelltësisë
Së ujit të shenjtëruar të Adriatikut
Që rrëzëllen nga solemniteti i rrezeve të arta...
Natë e bardhë, tingulli që më zgjon nga zhgjëndrra.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:01 pm

Puthmë dhimbje, puthmë



Puthmë dhimbje, puthmë,
Në krahë të muzgut të përdalë,
Që më bën të ndjej, më bën të vuaj,
Herë stufë zjarri, e herë akull në oqean.

Puthmë dhimbje, puthmë,
Pa mëshirë deri sa shpirtin të ma shkulësh,
M’i zhvish të gjitha qelizat e helmuara,
Të gëzoj në krahë të muzgut të përdalë.

Puthmë dhembje, puthmë,
Në krahë të errësirës së eksituar,
Pas reve kërkojë një yll të më feks,
Të shijojmë një çast të rrallë.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:01 pm

Çast i rrezikshëm


Më kanë zënë ethet e natës
Që përkundet në shilarësen e hënës...
Më ftojnë drejtë altarit të mëkatit,
Sytë fërgëllojnë të uritur...
Unë flirtoj me yjet.

Më ka zënë ankthi i çastit...
Çasti nuk flet, nuk ka zë,
Nuk jep e nuk kërkon premtime.
Çasti është i rrezikshëm,
Fatlumë, i vrullshëm si stuhitë,
Ka duar të gjata, lule-rrëmbim.

E ndjej, e ndjej se më dridhen fijet e qelizave...
Më ysht çmenduria e ndjenjës delikate
Drejt strehëzës së natës që më eksiton...
Dua të bëj dashuri në gjoks të çastit!



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:02 pm

Si t’i fshihem mallit

Nuk e di si t’i fshihem mallit...,
Si mundem të fshij sharmin e kujtimin tënd?
Ku brenda qenies sime, pjalmi i puthjes
Ëmbël shkund flatrat e vetmisë...

Nuk di si t’i fshihem mallit, që rri varur
Në qerpikë të buzëqeshjes tënde,
Si dritare behari, nga ku sodis petalet e diellit.

Malli lakuriq, zhveshur nga dëshira,
Ikje e kthim, si zogj shtegtarë,
Mashtruar marrëzisht prej një puthjeje.

I dashur, në të kaptë ty vetmia,
Flake zemrën në portëzën time,
Në një akuarel gjelbërimi do të të tres…
Do të mbështjell si kukull me lule manushaqe
Dhe në ballin e qeshur do të përkëdhelin meloditë.

Nuk di si t’i fshihem mallit...
Aty, ku fle i dallgëzuar mallëngjimi,
Zgjohen në oazin e shikimit të gjelbër
Fjalëza dashurie me hojëza malli.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:02 pm


Në cilin shtrat po fle dashuria ime?


Sa herë skicoj në mendje portretin tënd,
Hija më kafshon si përbindësh,
Netëve të tërbuara...
Më thuaj çfarë po ndodh, ku je strukur, dashuria ime.
Pse s’loz me erën që aq shumë e ke dashur?

A e mban mend kur vishja fustanin e kaltër
Dhe nën avujt e frymës së shenjtë,
Ti më quaje valë deti dhe zhyteshe për të zbuluar
Fundin e lumturisë së detit…?!

Të kërkoj mbrëmjeve, dashuria ime,
Të kërkoj të qeshur, të gëzuar,
Me shpirtin e tretur nga dhimbja e urrejtja
Që s’mu përgjigje kurrë...

Dhe unë dashuroj thellësisht dhimbjen
Trishtimin e bekuar, lutem për ty
Dua të të shoh të qeshur, si lulet e pranverës
Por ti mbete kërcell i lules së dimrit në vazo,
Pa e ndjerë freskinë e muzgut,
Pa e pirë lotin e hënës,
Pa u djegur nga sytë e diellit...

Sa herë skicoj në mendje portretin tënd
Thërras emrin tënd, orëve të trazuara
Që këndojnë tradhtitë antike…
Tingujt tani dëgjohen shumë pranë e larg…
Kush e di, se në cilin shtrat po fle dashuria ime?


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:02 pm

Balada e puthjeve
I dashur,
Puthjen që të dhashë në parajsë, e quajte mëkat,
Unë e ndjej ende burimin e frymës sate deri në amshim
Puthja jote këndoi aq ëmbël me puthjen time,
Por heshtat e xhelozisë ngritën një kult marrëzie,
Për t’i thënë njëri tjetrit:
Lamtumirë!
I dashur,
Kam ftohtë,
Në portën e heshtjes
Kam qëndisur një portret me fijeza malli,
Ku hija jote shkëlqen nga loti i puthjes së legjendës,
A i dëgjon tingujt që po digjen në zjarrin e Dantes
Shekspirit, Pertarkës, Eseninit?
Oh, i dashuri im,
Po shkrihem tek Pranverat e Boticelit...
Po më rrëmben balada e puthjeve,
Në partiturat e jetës, të gdhend dashurinë për ty.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:02 pm

Gëzuar Krishtlindjet

Festa buon natale, më e lashtë sa vetë njerëzimi
Të gjithë qiejt e botës brohorasin nga tingujt e fishekzjarrëve
Ngjyrat ndryshojnë gjendjen shpirtërore të njerëzimit,
Kur në sofrat e tyre shijojnë ëmbëlsirën il pannetone
Ëndërrojnë për një jetë më të mirë…
Jeta është vlera më e madhe që duhet ta jetojë çdo njeri…
Por më shumë se të rriturit,
Kjo festë është gëzimi dhe lumturia e fëmijëve.

Për çdo vit “buon natale” na bën të ëndërrojmë,
Në ç'do vit, na lind një fije shprese, më shumë,
Që varet në muret e jetës, për të fluturuar lart e më lart.
Do të doja që zemra ime të shndërrohej në një pemë krishtlindjeje,
Ku në çdo degë të saj, bukuria e dhuratave dhe e lodrave
Të kënaqë të gjithë fëmijët e botës,
Të derdh tej ju, një lum gëzimi dhe hareje.
Të sjell lumturi atij fëmije, që jeta nuk i ka buzëqeshur si bashkëmoshatarët e tij,
Atij fëmije, që nuk ka një lodër ndër duart e tij,
Por në portretin e tij lexon dhimbje e varfëri...
Sa do të doja të dhuroja gëzim çdo njeriu të vetmuar nga pamundësia...

Atij njeriu që është larg nga të afërmit e tij dhe që ka nevojë për pak ngrohtësi.
Për ata vocërrakë që jetojnë në vende lufte...
Që në duart e vockla, nuk mbajnë lodra, por shkelin mbi predha...
Kjo festë t’ju dhurojë shtëpinë e PAQES.
Për ata që në zemrën e tyre bluajnë urrejtje,
T’ju dhuroj pakëz dashuri,
Për ata, që fati i privon të shohin dritë, përjetojnë errësirë..
Le të shkëlqejë drita si meteor në sytë e pafajshëm,
Aty ku ka dritë, humanizëm, dashuri, paqe
Aty ka jetë.
Jetë.
Jeta është dhurata më e çmuar që Zoti na e ka falë,
Zemra ime, së bashku me kompozimin e ngjyrat e fishekzjarrëve,
Uron:
Gëzuar Krishtlindjet!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:03 pm

Dora ime

E shtrij dorën e majtë
Drejtë lindjes së diellit
Për të prekur dorën tënde,
Ndryshkur
Tek unazat e heshtjes…


Zgjas hijen e duarve
Për të prekur gishtërinjtë e mallit…
Sytë e diellit
Rrëshqasin nën këmbët e ftohta
Të tokës….

Dora ime
Si skelet perëndie
Rri varur
Pas flokëve të erës….



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:03 pm

Me damarët e dritës

Jetoj në ishullin tim kokëkrisur,
Pa emër,
Pa ngjyrë,
Pa tinguj,
Rrethuar me shkopinj prej morali…

Strehëza e vetmisë,
Më vë kokë një kurorë dafinash
Për të thyer moralin e përbetuar
Të dashurisë pa fat,
Në dyert e ndryshkura…

Jetoj në ishullin tim kokëkrisur
Strehëza e vetmisë
Më fton të mëkatojë
Me damarët e dritës,
Në lagunën,
Ku freskohen mjellmat.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 EmptyTue Aug 17, 2010 11:03 pm

Bri varrit lotues të pres


Ah, dashuria ime, ti endesh
Në gojën e një jete të gënjeshtër...
Unë fle bri varrit lotues e të pres... të pres...
Nën hijen e blirit që e pagëzuam bashkë
Thyhen të harruara buzëqeshjet,
Si rrufe të tretura…

Nën ato hije, çelën mrekullisht
Barërat e kopshtit mitologjik...
Ku me lidhëzat e frymës sime,
Mblodha gjethe të arta...
Dhe ia mbështolla kurmit tënd,
Si fletët që kërkojnë pemën e së ardhmes..


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi   Mimoza Sali  Shkembim universal vlerash... Poezi - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mimoza Sali Shkembim universal vlerash... Poezi
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 4Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4  Next
 Similar topics
-
» Shkëmbim universal vlerash
» LIDHËSI DHE SHKËMBIM UNIVERSAL VLERASH
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu
» ACTIVITIES FOR LITERATURE, ART, CULTURE, UNIVERSAL PEACE...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: