Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu Sun Apr 28, 2013 4:06 am | |
| Gjelbëroj tej e kënd ditën!…
Përpëlitesha në labirintet e shpirtit, lodhshëm, vrapova të çel portat, çudi, gjithkund dukeshin mbyllur! Kërkova mes psherëtimave mermeruar, Portën e dashurisë të çel, dhimbjen ta vras.
| |
|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu Sun Apr 28, 2013 4:07 am | |
| Vrapova, si zogtrembur, duke çukitur… E dëshpëruar kthehem, përdhe rashë, krahëkëputur, Çaste errësire ma mbuluan shpirtin, dëgjoja një zë mes heshtjes mbytëse, vinte nga larg, si kor hapësire,… Zëri gushës pëshpëriste lehtë, hapi vrullshëm dorezën e portës së mallit…
| |
|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu Sun Apr 28, 2013 4:07 am | |
| Dielli çau retë e me sytë e mëdhenj më çeli portëmadhen e kopshtit me lule, Buzëqeshja e tij më treti buzët, Duar dashurie tufëzuan tërë lulet e fushës, Midis barit të blertë mblodhën ca të kuqe e ca vjollcë, Kurorë skeptri të bukur formuan mbi kokë…
| |
|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu Sun Apr 28, 2013 4:08 am | |
| Lehtas pëshpëriti dashuria: “Kurrë mos kij frikë, se një ditë do të mbyllet kjo portë, mjafton, pëshpërit… “.
| |
|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu Sun Apr 28, 2013 4:08 am | |
| Me fllad të lehtë portën ta çel në buzë: Pëshpërimë. Gjelbëroj tej e kënd ditën!…
10 Prill 2013
| |
|
Sponsored content
| Titulli: Re: Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu | |
| |
|