Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu  Empty
MesazhTitulli: MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu    MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu  EmptyFri Nov 01, 2013 2:52 am

MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE
MBROJTJA NDËRKOMBËTARE
E MINORITETEVE
Mimoza Agalliu
2
Mimoza Agalliu
Autor: Mimoza Agalliu
Titulli: MBROJTJA NDËRKOMBËTARE
E MINORITETEVE
Redaktor shkencor : Prof. Dok. Eqerem Yzeiri
Redaktor letrar: Kristaq F. Shabani, IWA, WPS, AOM
Art grafik: Dashamir Vranici
Libri u mundësua nga Albanisa sh.p.k
Copyright Mimoza Agalliu, 2013
Libri u shtyp në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese
Marin Barleti , 2013

Kur interesi i produktivitetit mendor hapësiron
vizionin
nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
Trajtesa e një teme të tillë me objekt është një sprovë
dinamike e autores Mimoza Agalliu, e cila shfaqet në një
fu shë sip ërgjerë d ip lomatike të p ërbazu ar në fu shën
legjislative të së Drejtës Ndërkombëtare të Minoriteteve.
Për v oja p olit ike si d h e n iv eli i sa j ku ltu r or e ka
shpjegueshmërinë e këtij azhurnimi elitar.
Një sipërmarrje e mençur, sidomos në këto kushte të
ecurisë së botës të progresivitetit, kur organizmat e krijuara
enkas p ër këtë synim mad hor , janë p ërku shtu ar d he
përkushtohen për krijimin e një legjislacioni balancues,
sipërmarrës me koncept e nocion të pushtetshëm për të sjellë
në fokus e për të kuruar në parametra moderne këtë plagë
shtetesh , shkaktuar nga sjelljet dhe ndërsjelljet kohore jo
tipike të shteteve, të cilët, krahas territoreve të tyre, në
veprime të padrejta, me kërkesa dhe me vendosje të vetos
apo në sajë të marrëveshjeve me favore, kanë përcaktuar
fatin e minorancës, të minoriteteve. Kjo e ardhur edhe nga
supermacia e të madhit, apo fuqisë përfaqësuese të madhe
në diplomacinë botërore, apo të supermacisë në fushën
ushtarake. Sikundër rroket dhe në këtë libër tipik, i destinuar
për të shpjeguar këtë teori dhe prakticizëm të ndjekur, deri
më tashmë, nga organograma e krijuar për të vepruar në
favor të së Drejtës, e cila është gjithmonë në p ërsosje,

shpjegohet ligjshëmëria d he p raktika, sillen fakte d he
ilustrime argumentuese në vend esidomos ballkanike, dalin
në pah zbulimet e fenomeneve ekzistuese dhe këshillohet
terapia moderne.
E Drejta Ndërkombëtare e Minoriteteve është lakuar
gjithmonë dhe është krijesë e politikave të reja bashkëkohore
me botë, në një botë demokratike, e cila nuk mund të ketë
cikël vegjetativ të përhershëm, në rast se nuk i përkushton
ku jd es kryefjalës: Lid h ësi, bash këp u n im, jetesë të
minoriteteve me etninë më të cilën frymëmerr.
Vetë ky term teor ik d he i p raktiku ar gjërësisht në
korpuset e shteteve të formuara, lindjen apo rrjedhojën e ka
nga shkëputjet e këtyre minoriteteve nga etniciteti tyre, i
lindur, sikundër e cekëm pak më lart përgjithshëm edhe
n ga n d a sitë, sh p ërblesa t , kën aq ës it ë or eksiv e t ë
pushtetshmëve triumfues në luftra, nga uzurpimi me synim.
Madje, duhet theksuar, edhe nga qëllimi për t i mbajtur nën
pushtet shtetet, të cilat kanë qenë kokëfortë ndaj më të
mëd h en jv e...Du h et th eksu a r d h e fen omen i t jetër i
amalgamës së shteteve të krijuara, të formuara jo mbi bazë
të një etniciteti, por kompleks etnicitetesh dhe precipitim
në to të shumë minoriteteve, të cilat kanë sjellë shtatzaninë
në lindjen dhe acarimin e fenomeneve .
Ligjërohet, sanksionohet, gjithë forca mend imore;
argumentohet gjithë arsenali teorik dhe veprimtaria praktike
në favor të së Drejtës Ndërkombëtare të Minoriteteve, të
cilat, në praktikën historike botërore, kanë qenë produktore
të mosmarrëveshjeve, të keqsjelljes, të kundërveprimit dhe
të impulsimit, të nxitjes së invazioneve d he lu ftrave të
hapësirave të ndryshme, deri në Luftra gobale, sjellëse të
pasaojave katastrofike e tjerë.
Au tor ja ka bërë një p u në d ënd u rore p ër të hap u r
horizontin, për të ndriçuar veprimtarinë në këtë fushë, e

cila shpesh herë edhe nëvlerësohet. Pra një ngritje e shkallës
së impulsimit total dhe e veprimit të ligjëruar shquhet në
këtë libër.
Pra ky libër hed h d r itë d he bën zbërthesën e këtij
fen omen i, n gr ë sh ka llën e n joh jes së in d ivid it d h e
institucioneve si dhe rrit kulturën legjislative për të vepruar
me nerv në këtë fushë, e cila është prezente gjatë gjithë kohës...
Libri i autores Mimoza Agalliu shpjegon me elegancë
një gjuhë të kuptueshme këtë të tërë, këtë ndodhi , nëpërmjet
një diagrame rritjeve në ligje, në dokumentacion dhe në
sipërmarrje të diplomacisë botërore për të luftuar fenomenet
negative që ndeshën dhe për të normalizuar e që minoritetet
ta ndjejnë veten në shtetet ku bëjnë pjesë si forcë aktive në
p r oblemet d h e të p ër ligju r p ër t ë d r ejta t e tyr e.
Këndvështrimet në këtë libër shpalosen me një gjuhë të
kuptueshme sensibile dhe forcëvepruese... Këtu qëndron
forca ndërvepruese e kësaj sipërmarrje të guximshme.
Duke u nisur dhe nga prezenca jonë një organizëm letrar
n d ërkombëta r si IWA (Oh a jo, SHBA), i cili n ë
p rogramacionin e vet ka d he mbrojtjen e të d rejtave
njerëzore, nd ërmora këtë shpjegim p ërfaqësu es d he të
nevojshëm. Shtysë direkte ishte prekja e kësaj teme madhore
nga autorja e këtij libri, e cila ka bërë një punë pasionante
për t ia paraqitur botës njerëzore në parametrat e nevojshme.
Shpreh bindjen time se ky libër do të jetë shumë i kërkuar
për hapje të vizionit individual dhe për leximin e panoramës
shqiptare të emigrimit
Tiranë, shtator 2013


KAPITULLI I
VËSHTRIM HISTORIK MBI MBROJTJEN
NDËRKOMBËTARE TË MINORITETEVE
Edhe më herët, por posaçërisht, pas përfundimit të Luftës
së Pa r ë Botëror e kemi n jë zgjer im të mbr ojt jes së
minoriteteve në pikëpamje të subjekteve të detyruar, edhe
pse në Statutin e Lidhjes së Kombeve nuk flitet për të drejtat
e min or iteteve kombëta r e ed h e p ërku n d ër fakt it që
presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Wodrow Wilson, kishte
kërkuar që shteteve të reja, si kusht për njohjen e pavarësisë,
t u kërkohet mbrojtja e minoriteteve kombëtare.1
Mirëpo, sikundër dihet, pas Luftës së Dytë Botërore, do
të shuhet Lidhja e Kombeve dhe do të krijohet OKB-ja. Por,
për fat të keq, Karta e saj nuk do të përmbajë dispozita
kushtuar minoriteteve kombëtare. Siç do te shihet, më vonë
d o të d alë gati p rofetike fjalia e Presid entit amerikan
Wodrow Wilson: ...Kurrgjë me gjasë s do ta prishë paqen
në botë, sikurse pozita që në disa rrethana do të gjendeshin
minoritetet .
1 Kurtesh Saliu E d rejta kushtetuese -libri I, Universiteti i Prishtinës,
Prishtinë, 2001, faqe 152

Kjo d o të vërtetohet me fillimin e d ekompozimit të
federatave socialiste dhe mund të thuhet se ky dekompozim
i përgjakshëm do të ndikojë që Asambleja e Përgjithshme e
OKB-se të miratojë Deklaratën për të Drejtat e Personave
që u përkasin Minoriteteve Kombëtare e të tjera 2 . Për më
tepër, Bashkimi Evropian do të nxjerrë një deklaratë për
kriteret për njohjen e shteteve të reja në Evropën Lindore,
ku kriter për njohjen e shtetit. pervec te tjerash, do të jetë
mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve. Po ashtu,
Këshilli i Evropës, në shkurt të vitit 1995, miraton Konventën
Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare .
1.1 SHEKULLI XVI dhe XVII
Historia e mbrojtjes së minoriteteve nis me përpjekjet e
ndërmarra gjatë shekullit të XVI dhe te XVII për t u siguruar
mbrojtje pakicave fetare, si pasojë e konflikteve me bazë
diskriminimin fetar.
Problemet lid hur me minoritetet kombëtare apo ato
etnike nxjerrin krye me vonë, kur nacionalizmi lindi si një
ideologji dhe si një kompromis për të modifikuar pasojat
ekstreme të hegjemonisë etno-nacionaliste.
Mbrojtja më e hershme ndërkombëtare e minoriteteve
daton në vitin 1535 me nënshkrimin e një traktati midis
Turqisë dhe Frances, i cili garantonte mbrojtjen e të drejtave
fetare të qytetarëve franceze.3
2 Mr.sc.Zemri Elezi Satusi i Minoriteteve Kombëtare sipas kushtetetutave
aktuale në disa vende të Ballkanit faqe 2.
3 Zejn u lla Gru d a Min or ity p r ot ect ion Min or ily Righ ls
.KMDLNJ.Prishtinë.Kosove 2000.Faqe 22 (cituar nga Jordan Daci Të drejtat e
njeriut . faqe 218 Tiranë, 2006).

Ky traktat pasohet me një Kapitulacion më 1604, i cili
garantonte të drejtën e të krishterëve të vizitonin vendet e
shenjta dhe mbrojtje nga rojet në Varrezat e Shenjta.4
Ne mesin e shekullit te XVII, në Kongresin e Westphalia
(ne 1648) nënshkruhet Traktati i Westphalia, i cili është traktati
i parë ndërkombëtar shumëpalësh, i cili synonte mbrojtjen
e barabartë midis shumicës katolike të Evropës dhe pakicës
protestante.5
Në sheku llin e XVI d he të XVII d iskriminimi nd aj
pakicave fetare, të mbetura brenda territoreve, të cilat, si
rezultat i traktateve të paqes i cënoheshin një shteti tjeter,
njihte një përhapje të gjërë. Kjo shpjegon pjesërisht faktin
përse zhvillimet ndërkombëtare të mbrojtjes së pakicave e
kane burimin në traktatet që marrin në mbrojtje të drejtat e
tyre. Këto traktate përmbajne klauzola, të cilat tregojnë një
vëmendje të veçantë ndaj komuniteteve, feja apo kulti i të
cilëve ishte i ndryshëm nga ai i shumicës së popullsisë të
shtetit në të cilin ato jetonin.
1.2 PERIUDHA PAS LUFTËS SË PARË BOTËRORE
(1919 - 1945)
Problemi i minoriteteve u trajtua më gjërësisht pas Luftës
së Parë Botërore.
Traktati i Versajës, i cili u përfundua në mbarim të Luftës
imponoi ndryshime të mëdha territoriale, të cilat pasuan
ato të Fuqive të mëdha, me 1912 - 1913, në Konferencën e
Ambasadorëve.
Ndryshime të tilla patën pasoja negative për disa kombe,
pasi, si rezultat i percaktimit të kufijve të rinj, kombe të
4 Po aty.
5 Po aty.
ndryshme u ndanë në disa shtete.
Për të lehtësuar d isi regjimin e këtyre popullsive të
shkëputura nga trungu kombëtar, sidomos për të shmangur
tensionet d he tend encat për separatizëm, fu qitë aleate
përcaktuan disa detyrime për trajtimin e këtyre popullsive,
d etyrime, të cilat binin mbi ato shtete që kishin të tilla
popullsi minoritare brenda kufijve të tyre.
Mbrojtja dhe mbikqyrja e trajtimit të tyre u bë pjesë edhe
e sistemit të Lidhjes së Kombeve e themeluar më 1919, si e
para organizatë ndërkombëtare me karakter universal. Ajo
luajti një rol të veçantë në drejtim të përcaktimit dhe të
respektimit të disa rregullave në lidhje me pozitën e këtyre
popullsive.
Çështja e minoriteteve ka qenë një ndër aspektet kryesore
të vep r imtar isë së Lid h jes. Ajo bër i p ërp jekje p ër të
përpunuar një regjim të pranuar gjërësisht për minoritetet,
p ër n jë mbrojt je të qën d ru eshme të tyr e n ë sh ka llë
ndërkombëtare.
Si s temi i Lidhje s s ë Kombeve pë r mbrojtjen e
minoriteteve u ngrit mbi tre forma:
1) Së pari, shtetet fituese nënshkruan traktate me shtete,
të cilat kishin qenë aleatë të tyre, ose me ato të sapokrijuara
p ër mbrojtjen e minor iteteve d he me konkretisht me:
Poloninë, Çekosllovakinë, Ju gosllavinë, Rumaninë d he
Greqinë.
2) Së dyti, në traktatet e paqes të nënshkruara me shtetet
humbëse u përfshinë kapituj për mbrojtjen e minoriteteve
të mbetura brenda kufijve të tyre. Traktate të tilla u lidhën
me Austrinë, Bullgarinë, Hungarinë dhe Turqinë.6
6 Te Drejtat e njeriut Cikel leksionesh.
3) Së treti, disa shtete bënë deklarata përpara Këshillit
të Lidhjes së Kombeve, duke marre përsipër angazhimin
ndërkombëtar për respektimin e të drejtave të minoriteteve,
si kusht për anëtaresimin dhe pranimin e tyre në Lidhje.
Ndër këto shtete, deklarata bëri edhe Shqipëria në vitin 1921.
Qeveria shqiptare e Nolit u detyrua të bënte një deklaratë
të p osaçme p ërp ara Lid hjes, ku zotohej se njihte d he
respektonte të drejtat e minoriteteve.
Në vija të përgjithshme, klauzolat për mbrojtjen e të
drejtave të minoriteteve nga këto traktate kishin të bënin
me: barazinë përpara ligjit në lidhje me të drejtat civile dhe
p olit ike, lir in ë e bes imit , të d r ejt ën e an ëta r ev e t ë
minoriteteve të përdornin gjuhën e tyre, të drejtën për të
pasur institucionet e tyre fetare dhe arsimore. Gjithashtu, u
përfshi edhe e drejta për të zhvilluar mësimin në gjuhën
minoritare në zonat, ku minoritetet përbënin një numër të
konsiderueshëm.
Si rrjedhojë, bazuar në këtë tërësi të drejtash të akorduara
p er son av e q ë u p ërka s in min or it et ev e, mbr ojt ja e
minoriteteve në këtë periudhë karakterizohet nga dy aspekte
themelore.
Aspekti i parë mbulon parimin e mosdiskriminimit, i
cili në thelb garanton anëtaret e një minoriteti të gëzojnë
njëlloj të drejtat civile dhe politike me anëtarët e shumicës
së popullsisë.
Gjykata e Përhershme e Drejtësisë Ndërkombëtare ka
argumentuar se qëllimi i parimit të mosdiskriminimit është
p arand alimi eventu al i trajtimit jo të barabartë d he jo
garantimi i një regjimi p rej të cilit bu ron një trajtim i
privilegjuar. Në këtë kontekst, gjykata është shprehur se
dispozitat mbi të drejtat e personave, të cilët u përkasin
minoriteteve kanë karakter negativ, sepse ato kufizohen në
ndalimin e çdo lloj forme të diskriminimit.
Aspekti tjetër i mbrojtjes ndërkombëtare të minoriteve,
në këtë fazë, parashikon që anëtarët e minoriteteve duhet
të gëzojnë të drejta të barabarta në themelimin, kontrollimin
dhe drejtimin e institucioneve të tyre fetare dhe kulturore,
shkollave dhe institucioneve të tjera edukative, me të drejtën
për të përdorur gjuhën e tyre dhe ushtrimin lirisht të besimit
të tyre fetar.
Shtetet palë vendosen në obligimin jo më të mosveprimit,
por të veprimit për të ndikuar në realizimin e këtyre të
drejtave.
Një interpretim i tillë përforcohet me kërkesën se, në
atë pjesë të territorit, ku minoritetet përbënin shumicën në
raport me pjesën tjetër të popullsisë, shteti duhet të siguronte
zhvillimin e mësimit edhe në gjuhën e minoritetit dhe një
ndarje të drejtë të fondeve publike me qëllim realizimin e
këtyre të drejtave.
Dispozitat e traktateve të përfunduara, në këtë periudhë,
iu referohen anëtarëve të minor itetit d he jo thjesht
minoritet . Kjo tregon qartë se Fuqitë aleate kërkonin të
mënjanonin ngritjen e imperium in imperio apo shtete
brenda shteteve , duke iu garantuar minoriteteve autonomi
politike.
Le të ndalemi, paksa, te sistemi i Lidhjes së Kombeve.
Lidhja e ushtronte funksionin e garantit nëpërmjet një
p raktike të shqyrtimit të p eticioneve, të cilët mu nd t i
p araqiteshin në emër të minoriteteve, ku r këto kishin
pretend ime për shkelje të të d rejtave të tyre. Ankesa i
drejtohej Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve.
Në rast se ai e konsideronte atë të pranueshme, Këshilli i
Lidhjes ngrinte nje Komitet ad hoc të Minoriteteve, i cili
synonte në një zgjidhje paqësore të çështjes.
Nëse p ërp jekjet p ër të konklu d u ar në një zgjid hje
paqësore të çështjes midis Lidhjes dhe shtetit kundrejt të
cilit kishte një pretend im për d hu nim të të d rejtave të
parashikuara në traktat dështonin, Këshillit i njihej e drejta
për ta referuar çështjen për shqyrtim përpara Gjykatës së
Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare.
Një ndër rastet e pakta, nga të cilat Gjykata ka shqyrtuar,
ka qenë çështja e shkollave minoritare në Shqipëri, kur
qever ia shqip tare mor i një vend im p ër shtetëzimin e
shkollave private, duke përfshirë edhe ato të gjuhës greke
për minoritetin grek, në jug të vendit.
Si pasojë e angazhimeve të marra, në kuadër të Lidhjes,
pakicës së vogël greke në jug të vendit iu njoh e drejta e
kr ijimit të sh kollave n ë gju h ën gr eke. Këto sh kolla
kontrolloheshin nga qeveria greke. Në mënyre të vecante,
mësuesit mbaheshin me rroga, të cilat ua jepte qeveria e
Athinës.
Në kendvështrimin e shtetit shqiptar, kjo konsiderohej
një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe një
cënim i sovranitetit të shtetit shqiptar. Vendimi, i cili prekte
të gjitha shkollat private d he jo vetëm ato greke, nuk i
mohonte të drejtën pakicës greke për të patur shkollat e tyre,
por, ajo që kërkohej ishte se ato të kontrolloheshin nga shteti
shqiptar dhe të mbaheshin me mjetet e tij publike.
Në këtë çështje Gjykata insistoi në nevojën për të ruajtur
barazinë përpara ligjit dhe deklaroi se mbyllja e këtyre
shkollave nuk ishte në përputhje me parimin e trajtimit të
barabartë të minoriteteve.
Traktatet e përfunduara në këtë periudhë përbëjnë një
hap drejt mbrojtjes së minoriteteve dhe njohjen e të drejtave
të njeriut. Rëndësia themelore e tyre konsiston në faktin se,
tashmë e drejta ndërkombëtare publike nuk kishte objekt
të saj vetëm marrëd hëniet nd ërmjet shteteve, p or d he
ruajtjen edhe garantimin e të drejtave të individeve, ndonëse
në fusha të kufizuara.
Për herë të parë, shtetet dhe komuniteti ndërkombëtar u
ndërgjegjësuan se ka individë, të cilët jetojnë pa një mbrojtje
normale ligjore d he se ato kërkojnë garanci shtesë për
gëzimin dhe ushtrimin e të drejtave të tyre themelore nga
një organizëm ndërkombëtar, sepse mbrojtja e tyre nga
sistemet e brend shme kombëtare mu nd të mos jetë e
mjaftueshme.
Por, me gjithë përpjekjet që u benë për të ngritur në
këmbë një r regjim p ak a shumë të p lotë të mbrojtjes
ndërkombëtare të minoriteteve, veçanërisht në Evropë, nuk
u arrit ndonjë zgjidhje e qëndrueshme.
Një nga të metat kryesore të sistemit ka qenë mungesa
e universalizmit në rregullat e miratuara. Detyrimet në
fushën e minoriteteve nuk u përfshinë në Statutin e Lidhjes,
p or u ngarkoheshin vetëm shteteve të lid hu r me këto
detyrime në traktatet e paqes.
Përpjekjet e vazhdueshme për të tërhequr vëmendjen në
këtë çështje, për ta bërë sistemin më universal, rezultuan të
pasuksesshme. Një ndikim ka pasur edhe humbja e prestigjit
nga ana e Lidhjes së Kombeve, e cila u tregua e pafuqishme
për t iu kund ërvenë kursit të armatimeve dhe politikës
agresive.
Fundi i Lidhjes u deklarua zyrtarisht me 1946. Ajo ishte
mbyllur në të vërtetë qysh me 1939.7
7 Margaret Macmillan Paris 1919' Gjashte muaj qe ndyshuan boten .Tirane,
2006.faqe 113.


1.3 PERIUDHA PAS LUFTËS SË DYTE BOTËRORE
(1945-1989)
Pas Lu ftës Dytë Botërore, çështja e minoriteteve ka
tërhequr vëmendje më të madhe dhe mori një dimension të
ri. Një varg i tërë aktesh ndërkombëtare i referohen kësaj
çështjeje. Pak kohë para nënshtrimit dhe kapitullimit të
Gjermanisë, që shënoi dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore,
p ër faqësu es n ga 50 ven d e të globit u mblod h ën n ë
Konferencën e San Franciskos, në prill të vitit 1945 dhe
miratuan Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Karta përbën dokumentin themelues të Organizatës së
Kombeve të Bashkuara, organizata pasuese e Lidhjes së
Kombeve.
Organizata e Kombeve të Bashkuara solli në vizionin e
saj shpresën e njerëzimit për një botë të barazisë dhe të
drejtësisë, veçanërisht të atyre që kishin përjetuar rrezikun
e nacionalizmit të shfrenuar. Kështu, një nga qëllimet e
Organizatës është arritja e bashkëpunimit ndërkombëtar
në promovimin dhe nxitjen e respektimit të të drejtave dhe
lirive themelore për të gjithë, pavarësisht racës, seksit, gjuhës
apo fesë .8
Më 10 d h jetor 1948, n ëp ërmjet Rezolu tës 217 të
Asamblesë së Përgjithshme të OKB, u miratua Deklarata
Universale e të Drejtave të Njeriut , si ideali i përbashkët
që duhet të arrihet nga të gjithë popujt dhe kombet, në
respektimin e të drejtave të njeriut .
DUDNJ nuk i përmend të drejtat e minoriteteve, por
proklamon parimin e mosdiskriminimit: Secili gëzon të
gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë Deklaratë,
8 Neni 1, paragrafi 3 i Kartes se OKB.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 8 Marsi- Dita ndërkombëtare e grave.
» PEGASI ALBANIA "Shtatorja e kurores "MIMOZA AGALLIU
» Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore
» Lidhja e Prizrenit
» DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: