Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore Empty
MesazhTitulli: Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore   Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore EmptySun Oct 26, 2008 6:08 pm

Hasani:Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore
26/10/2008

Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore Shefket%20Hasani
Shefket Hasani, një nga komandantët e parë të ish-UÇPMB-së në një intervistë ekskulzive për INA flet për zhvillimet në rajonin e Luginës së Preshevës...



Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, Shefket Hasani në një intervistë për agjencisë e lajmeve INA thotë situata aktuale në Luginën e Preshevës është shumë e rëndë dhe tmerruese.

Ai thotë se Beogradi, po mundohet dhe po i bënë presion të madh qytetarëve autokton që janë në këto treva shqiptare.

“Pushka është krisur kundër padrejtësive, kundër robërisë dhe e kemi pasur të drejtën e revoltës. Kërkoj nga Beogradi zyrtar, që po thirret si properendimor, që neve shqiptarëve autokton të Kosovës Lindore, të mos na pengojë, të mos na maltretoj sikur dikur Millosheviqi, nëse vazhdon kështu, atëherë do të bëjmë shpejt ate që duhet ta bëjmë. Kjo është reale dhe këtë duhet ta dijë i gjithë opinioni”, theksoi komandanti i parë Shefket Hasani.

Ish- komandanti i UÇPMB-së thotë se shqiptarët nuk janë për prishje të qetësisë në Evropën Juglindore, janë për integrim në BE dhe NATO, por Beogradi provokon dhe synon destabilizimin e këtij rajoni.



INA: Hasani, ju njiheni si një nga ish-komandantët e parë të UÇPMB-së. Tani më Kosova u pavarësua, na thoni realisht sa jeni i kënaqur me gjendjen aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?


Shefket Hasani: Nuk dua të bëjë politikë, apo të jap përgjigje diplomatike, sepse më duket se po përgjigjem shtrembërisht.

Kosova u pavarësua dhe u jemi gëzuar natyrisht të gjithë, sinqerisht se këtë gëzim e kanë ndjerë edhe fëmija në djep. Për gjendjen aktuale në Kosovën Lindore aspak nuk jam i kënaqur. Ku mundem të jem i kënaqur kur ende nuk guxoj të shkoj në vendlindjen time. Kur malet janë të mbushur me xhandarë dhe paramilitarë. Ku mundem të jem i kënaqur ku në qendër të qytetit të Preshevës, Bujanocit është flamuri me katër S i Serbisë. Duhet të folim realisht, gjendja është atje e tmerrueshme, mjerët ata që mashtrohen se është mirë.


INA: Me 15 nëntor 2008, po bëhen nëntë vjetë nga fillimi i konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës. Tani kaluan kaq vite dhe qëllimi juaj dhe i gjithë popullatës së kësaj ane nuk u realizua. Si e vlerësoni këtë proces ?


Shefket Hasani: Lufta nuk ishte ilegale, por legale. Kur e krisa pushkën i pari, me shokët e mijë të idealit, e kemi pasur qëllimin që të çlirohemi nga regjimi i egër i millosheviqit. Në këtë rast, përkulem para dëshmorëve të lirisë, përkulem para luleve të lirisë, që ranë trimërisht për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Regjimi serb ishte shumë i egër dhe të gjithë e dimë, se sa la pasoja të mëdha pas vetes. Beogradi, sot po mundohet dhe po i bënë presion të madh qytetarëve autokton që janë në këto treva shqiptare. Pushka është krisur kundër padrejtësive, kundër robërisë dhe e kemi pasur të drejtën e revoltës. I drejtohem edhe presidentit të Kosovës prof.dr.Fatmir Sejdiut dhe kryeministrit Thaçi, se Kosova Lindore nuk është mirë me Serbinë.

Nuk ndjehemi mirë me njerkën, nuk ndjehemi mirë të jemi kurban. Gjendja nuk është edhe aq e mirë, sa po thuhet në këto treva. Vijnë lajme të shpeshta nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, se nuk është puna mirë, duhet të shikojmë realisht. Respektoj punën e qeverisë së Kosovës, që është duke punuar për të mirën e Kosovës, natyrisht me respekt përshëndes edhe opozitën që po kritikon shpesh qeverinë. Neve banorëve të Kosovës Lindore, nuk na ka mbet rrugë tjetër, ose pushkën ose ikjen. Shikojeni gjendjen në Medvegjë, se sa shtëpi kanë mbetur shqiptare, se kush po ia blenë pronat shqiptarëve. O vëllezër, duhet me u zgju nga gjumi, malet plot me ushtar, ndërtohen kazerma dhe dikush bënë politikë paqësore. Diplomat nuk njihen, mediat punojnë me pak të drejta që i kanë të kufizuara, që mashtrohen me një pagë e kështu me radhë. Serbia nuk do të respektojë të drejtat sikur Ju që respektoni të drejtat e pakicës serbe në Kosovë sipas pakos së Nobelisit Ahtisari. Pra, nëse nuk na njohin të drejtat që na takojnë, atëherë do ti fitojmë ashtu si duhet ti fitojmë. I drejtohemi edhe faktorit ndërkombëtarë, miqëve tanë SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë etj, që shqiptarët e Kosovës Lindore, vërtetë janë të përbuzur, vërtetë janë në gjendje të rëndë, prandaj të intervenojnë sa nuk është bërë vonë. Largohet rinia, shiten shtëpi dhe shkojnë në Kosovë për një jetë më të mirë. UÇPMB-ja e ngriti në shkallë të lartë internacionalizimin e çështjes shqiptare të kësaj ane. Demobilizimi i UÇPMB-së mbylli kapitullin e periudhës së armatosur duke i´a lëshuar vendin proceseve politike. Me gjithë ngadalësimin e këtyre proceseve lufta politike për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve vazhdon edhe sot fatkeqësisht.


INA: Mendoni se faktori politik shqiptar është duke funksionuar në Luginën e Preshvës ?


Shefket Hasani: Tetë parti. Interesante krej politikanë. Janë duke punu më shumë për veten. Ata duhet të jenë unik. Kontakte kam të shpeshta me shumë nga ta, por thënë realisht nuk jam i kënaqur aspak. Nuk e di me çka munden të krenohen, me çfarë rezultati, kur nuk ka pasur rezultat. Xhandarët dalin me maska nëpër qytet me pushka të mbushura deri në dhëmbë, nuk komunikojnë me askend, malet plot me ushtarë e paramilitarë e kështu me radhë. Neve na duhet uniteti, të shikojmë më shumë dhe të punojmë më shumë. Faktori politik shqiptar atje, hahet mes veti, se nuk po munden me i nda megjet. Plot parti, interesant, çdo kush politikan. Janë fjalë të dhimbshme, por janë reale, se kjo po ndodhë. Po e mashtrojnë popullatën, rinia pa kurrfarë të mire është duke jetu atje, mundohen të ikin dhe dita ditës ikin, dikush në diasporë e shumë në Kosovë.


INA: Me cilin subjekt politik në Luginën e Preshevës keni më shumë kontakte?


Shefket Hasani: Natyrisht me ata që ishin të pushkës. Me ata komunikojë më shumë në Konçul e kështu me radhë, sepse ata e thonë të vërtetën dhe nuk u trembet syri. Nëse popullata fillon me u shpërngul atëherë do të jetë vërtetë fuqi baroti. Më mungojnë 28 ushtarë të lirisë e të tjerët janë të gatshëm të fitojnë të drejtat që i meritojnë. Prandaj, i lutem faktorit ndërkombëtarë, që të bëjë sa më urgjent ndonjë projekt qetësimi në këtë pjesë të Evropës, sepse sinqerisht është e dhimbshme situata. Ne jemi për zgjidhje të problemeve në mënyrë paqësore, por nëse na imponohet, atëherë duhet të bëjmë ate që e kemi bërë më 1999, por tani mundësitë janë krejt më ndryshe.


INA: A do ta kishit pranuar një pako të Ahtisarit edhe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?


Shefket Hasani : Ne do pranojmë një zgjidhje me të drejtat që i kanë serbët në Kosovë. Ne nuk jemi pakicë, sepse jemi 95% shqiptarë autokton, por nëse nuk realizohet autonominë do ta nxjerrim.Pakoja e presidentit Ahtisari ishte çështje specifike për gjithë Kosovën, ishte kompromisi më i madh i mundshëm që mund të bëhet. Në Kosovë kjo pako është duke u praktikuar dhe të drejtat që u garanton pakicave është shumë e mirë dhe siç ju thashë, kjo pako do të jetë model edhe për Serbinë dhe shtetet tjera të Ballkanit që nuk gëzojnë të drejtat e pakicave, që u janë të mohuara, prandaj jemi për një zgjerim të kornizave për realizimin e të drejtave të pakicave. Rruga e vetme është që deri në fund të realizohet kjo pako dhe kjo të refleketohet në gjithë Ballkanin dhe kjo padyshim se është një qetësim i rajonit. Apetitet e serbëve janë të mëdha, por u ka mbet gozhda në dhëmbë. Tani Serbia ka probleme me veten e saj, ka probleme në politikën e saj që po e mashtron popullatën. Shikojeni Vojvodinën që janë gati për ndarje, me një fjalë, Serbia do të mbetet me pashallëkun e Beogradit e hiq më shumë. Ku është Medvegja, ku është Kurshumlia, Leskoci etj, këto vërtetë ishin tokat tona, ishin vendet tona, por ashtu siç ka ditur dinakëria serbe ti pushtojë i ka pushtuar. Kemi plot bashkëkombas që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Kosovë, që janë nga këto pjesë të atdheut. Nuk jam ka e kuptoj këtë politikë të egër që po e bënë Serbia. Serbia duhet të na lus neve shqiptarëve që ta pranojmë si shtet, e jo ajo të na imponojë neve. Ajo ka ditur të bëjë dinakëri, por kjo dinakëri i ka dal, e ka parë e gjithë bota.


INA: Çfarë duhet të ndërmerret që pozita e shqiptarëve në tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të jetë në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare?


Shefket Hasani: Unë nuk guxoj të jem në atdheun tim, atje ku kam lindur edhe nëse shkoj, atëherë shkoj i fshehur. Paramendojeni mos me guxu me shku lirshëm në vendin ku ke lindur. Sikur të shkojë e di se çka më gjenë, por unë do të shkoj, atëherë kur do jem ashtu siç dua unë, atëherë kur e kemi edhe faktorin ndërkombëtarë në mes nesh, atëherë kur do të valojë flamuri ynë kombëtar mu në mes të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, atëherë kur do ta kemi në qendër Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe Adem Jasharin, atëherë kur vërtetë do frymojë lirshëm atdheu ynë. Kjo ditë do të vije, sepse e meritojmë dhe është vendi jonë. Normat e së drejtës ndërkombëtare natyrisht se nuk përputhen me këtë dhunë të lirisë, me këto zingjirë të robërisë. Ne me që jemi paqësor, pranuam bisedime për uljen e pushkëve, por jo kështu që të jemi të përbuzur. Faktori ndërkombëtarë, është duke e parë Serbinë që është duke u fundosur në ujin e pistë, por shpresojë që ne të mos jemi viktima. Ne mundemi të bëjmë prap ate që e kemi bërë atëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore Empty
MesazhTitulli: Re: Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore   Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore EmptySun Oct 26, 2008 6:08 pm

INA: Me cilin subjet politik në Kosovë keni raporte më të mira?


Shefket Hasani: Me të gjithë jam mirë. Në Dobrosin kur e kam krisur e kam pasur dhëndrrin në Kosovë atje ku duhet të ishte. Kam simpatinë e madhe tek Ramush Haradinaj. Ramush Haradinaj, vërtetë është duke u angazhuar për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ai siç dihet po kërkon domosdo të jetë një zyre lidhëse mes Kosovës dhe Kosovës Lindore në Prishtinë, kjo do të thotë, se respekton dhe kërkon që edhe neve të na njihen të drejtat elementare.


INA: Po në Maqedoni?


Shefket Hasani: Sinqerisht ua them se nuk kam asgjë të keqe me askend, i dua dhe i respektoj shumë ata që punojnë për të mirën e kombit, e ata që janë për karrike nuk i dua hiq. Natyrisht edhe në Maqedoni e respektoj krahun e luftës dhe kam më shumë kontakte me kryetarin e BDI-së z.Ali Ahmeti, i cili gjithnjë ka qenë, është dhe do të jetë më i lidhur me ne. Ne e kemi mik të mirë, sepse ai sheh më mirë në këtë drejtim. Me Ali Ahmetin kam hëngër bukë nga viti 1980.


INA: Para pak ditësh u dënua edhe kryetari i OVL- UÇMB-së, z.Nazmi Hajredini. Si e shihni këtë veprim të Serbisë?


Shefket Hasani: Ky lajm është i njejtë me ate kur Serbia dënonte padrejtësisht aktivistët në Kosovë, i maltretonte, i burgoste dhe i vriste.

Serbia na përkujton se është këtu, për të përbuzur shqiptarët, për të dënuar dhe për të shtypur, e cila në vazhdimësi është duke zbatuar një politikë diskriminuese. Është e padrejt dhe joargumentuese fakti që gjykata Serbe akuzoi ish Kryetarin e OVL UÇMB-së për armët që i takojnë ish ushtrisë tani më të shpërbërë para 7 viteve, armë që kryesisht nuk kanë qenë pronë e z. Nazmi Hajredini ,armë që janë korozionuar dhe jashtë përdorimit. Këtë që po e bënë Serbia sot, është më e keqe se sa kur e bënte Millosheviqi, sepse tani është faktori ndërkombëtarë më aktiv dhe po e sheh se çka po bënë Serbia, por kemi besim siç kemi pasur gjithmonë besim, nga shtetet e fuqishme ndërkombëtare, se do i tregojnë Serbisë rrugën e përparimit dhe të keqes, e ajo pastaj do të zgjedh cilën ta dojë. z.Hajredini gëzon respekt nga të gjithë dhe ne e dënojmë një zëri këtë që po e bënë Serbia. Gjendja e rëndë politike dhe e sigurisë që po mbretëron në Kosovën Lindore është si pasojë e politikës degjeneruese serbe, me qëllim që edhe më tej ta mbajë këtë popullatë të robëruar e të okupuar, politikisht, ekonomikisht dhe kulturor



INA: Medvegja po boshatiset, kanë mbetur edhe pak familje. Cila do ishte mënyra më e mirë e mundshme që të kthehet popullata e kësaj ane?


Shefket Hasani: Po jemi të informuar, se kjo pjesë ka mbetur si e shkretë, pa njerëz, ose disa pleq. Nuk ka perspektivë. Medvegja nuk do të jetë e vetme asnjëherë, për këtë duhet të bëjë çmos faktori politik që është atje duke funksionu, që të ketë takime më të shpeshta me faktorin ndërkombëtarë dhe t'u tregoj se çka po ndodhë. Jam shumë optimist, se medvegjasit, nuk do ti shesin tokat e tyre, por do ti ruajnë, sepse do të vija dita jonë. Ata që nuk shesin dhe ata që investojnë në Medvgjë është diplomaci. Të mos ikim nga vendet tona. Deri më 1878 e kemi pasur deri te Molla e kuqe. E dimë histroinë dhe ta kujtojmë ate. Ka maltretime shumë kjo pjesë e popullatës.


INA: Prej cilit vit nuk keni qenë në vendlindje?


Shefket Hasani: Prej vitit 1984 nuk guxoj të shkojë. Në Maqedoni shkoj si shtetas i Shqipërisë. E di se çka ndodh nëse shkoj, si mua edhe shokëve të mijë. Mjreisht po ndërtohet një kazermë e madhe shumë gjigante e Cepotinit.

Që nga koha e konfliktit të armatosur në Preshevë dhe Bujanoc, është aktuale zona kufitare e kontrollimit në pesë kilometra dhe kjo zonë pesë kilometrëshe dhe shpesh edhe më shumë kilometrëshe, po kontrollohet nga ushtarë të ndryshëm dhe xhandarë serbë, që nuk u dihet se nga janë dhe çka bëjnë dhe kend e ruajnë apo në çka shërbejnë.


INA: E atëherë çka duhet bërë me Luginën e Preshevës ?


Shefket Hasani: Serbia nuk ka hesap me humb me neve. Se shqiptarët nuk janë sikur të kohës së vëllazërim bashkimit. Ndihemi si rob dhe e fitojmë gjithçka që tenton Serbia. I besoj vetes dhe shokëve dhe pushkës. Duhet pritur se si po ecë faktori ndërkombëtarë. Serbia nuk është më Jugosllavi. Serbia ka mbet vetëm me Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me u marrë, por do ta harrojë këtë shpejt. Sherri mundet të krisë shpejt në Kosovën Lindore.

Ne jemi për rregullat paqësore, por këto nuk po ndodhin. Djemtë e rinjë të Kosovës Lindore, janë bezdisur nga dhuna dhe stresi politik. Një gjë është më se e sigurt, se kazermat nuk u shërbejnë qetësisë, ato janë provokime të rënda të kohës së Millosheviçit, provokime të tmerrshme, që dëshirojnë të hapin zjarre dhe jo të integrohen në Europë dhe NATO. Duhet domosdo të vihen forcat paqëruese ndërkombëtare të NATO-s, të përfshijë hapësirën e tri komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe të demilitarizohet nga forcat e xhandarmërisë dhe ushtrisë; Faktori ndërkombëtar duhet të marrë përsipër dhe të ndërtojë rendin dhe sigurinë, në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, shqiptarët e Luginës së Preshëvës votuan 99% lidhur me tekstin e referendumit për një autonomi territoriale-politike, kulturore në Luginën e Preshëvës, me të drejtë edhe bashkimin me Kosovën. Jemi deklaruar se njohim edhe parimet e grupit të kontaktit për mosndryshimin e kufijve.

Bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën është një zgjidhje më e mirë, por e bazuar me metodat e dialogut, mirëkuptimit dhe të gjitha atyre përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të problemit.

Punimet për ndërtimin e korridorit të 10-të janë duke u zhvilluar. Puna në zgjerimin e rrugës magjistrale fillon nga Leskovci në Vranjë për të vazhduar në Bujanoc e Preshevë deri në Kumanovë, kufi me Maqedoninë. Lugina e Preshevës është si kryqëzim i korridoreve. Serbia e ka paraparë që një ditë do ta lëshonte Kosovën.

Kjo ka qenë arsyeja që Lugina e Preshevës në kohën e Titos u shkëput nga Kosova, për t’iu bashkëngjitur Serbisë, në këmbim të Zveçanit e Zubin Potokut, që ishin me Serbinë dhe kaluan me Kosovën. Është pikërisht "lufta e korridoreve". Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim.Marrëveshja e paqes në Konçul, me 21 maj 2001, nuk po përmbushet në praktikë, mosimplementimi i saj i garantuar nga faktorët ndërkombëtarë, paralajmëron kthimin në gjendjen e mëparshme. Sigurimi dhe garantimi i lirive themelore dhe të drejtave individuale e kombëtare të shqiptarëve do të bëhet mbi bazën e dokumenteve relevante ndërkombëtare.


INA: Jetoni në Zvicër. Si trajtoheni nga mërgimtarët tanë?


Shefket Hasani: Unë jam i respektuar nga të gjithë dhe i respektoj. Diaspora shqiptare ka qenë, është dhe do të jetë zemra kryesore e të mirës në atdhe. Të mos e harrojë diasporën atdheu dhe të investojë për ne projekte me vlerë të mirë. Kudo që shoh mërgimtarë, më thërrasin Komandant, si i kemi punët. I dua të gjithë bashkatdhetarët ngado që janë, në çdo tubim jam pjesmarrësh dhe më nderojnë.


INA: U jemi mirënjohës për këtë intervistë?


Shefket Hasani: Pata kënaqësinë që fola për këtë agejnci lajmesh. Punë të mbarë dhe suksese, mos e harroni Kosovën Lindore, të shkruani edhe më shumë.


Intervistoi: Dashnim HEBIBI, redaktor përgjegjës i INA për Evropë

http://www.ina-online.net/default.aspx?news=b4848682-8431-4bad-bbd2-9254b3542ca2&ln=3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
 
Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ç' dijmë për Kosoven Lindore ?
» Qka mendoni???? per MITROVICEN dhe KOSOVEN LINDORE .
» MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu
» 8 Marsi- Dita ndërkombëtare e grave.
» REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: