Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty
MesazhTitulli: REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)   REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) EmptySat Mar 29, 2008 12:36 pm

Ne 17 Shkurt parlamenti i Kosoves shpalli pavarsin,nje akte madheshtor per kombin shqiptar,qe e priste kete dite prej mese 100 vjetesh,por ajo qe pritej te ndodhte pas shpalljes se pavarsis nuk erdhi,Kosova vashdon te jete e varur,nga Umnik ne nje pjese te mire te territorit te saj qeveria e Kosoves nuk ushtron juridiksionin e saj,qe te mos themi ne tere territorin,dhe mbi te gjitha po tentohet qe kosovare te njihen si nje komb i ri qe nuk kane asgje te perbashket me shqiptaret. perse te gjitha keto? Cfare e tremb Evropen dhe ne vecanti shtetet ballkanike?
Duke qene se Kosova eshte nji krahine e mirfillte shqiptare perse shteti i ri i Kosoves te mos quhet Republika e Shqiperis VeriLindore? Perfitimet qe do te vinin do te ishin te medha,mbi te gjitha rruga drejte bashkimit do te ishte shume e shkurter.Historia e ka provuar kete,si rasti i Gjermanis. A mund te ndodh kjo? jepni mendimin Tuaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty
MesazhTitulli: Re: REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)   REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) EmptySat Mar 29, 2008 2:32 pm

Ne paqum prit qit dit per 100 vjet,o mjer na per veti,Pavarsia e Kosoves ma shum eshte pavarsi ndaj Shqiperis sesa ndaj serbis,perse?Sepse automatikisht na u mohua identiteti kombetar,i cili ishte mohuar qe me pare me pakon e ahtisaarit por tash keta e pranuan kete mohim,nuk perfaqsohen shqiptaret dhe u mohohet historia e tyre,dhe po duket si me i zbatu planet e UDBs qe u hartuan me pare per asimilim e shkombtarizim.e ka shume gjera tjera te cilat po pritoj tiu hy e ti permendi sepse besoj se ju i dini mire.Sbesoj se u derdh tere aio gjak qe nje shekull per nje kosove multietnike,me nje mine me sahat poshte kembeve dhe ku serbet jane faktor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty
MesazhTitulli: Re: REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)   REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) EmptyTue Apr 01, 2008 1:09 am

Pergezime per temen ,
Do te ishte shume edrejt sikur Kosova te quhej si Republika Verilindore e Shqiperise .Kjo do te ishte nje lidhje domosdo me shtetin amë dhe vetevetiu , pajtohem me Juve , se bashkimi do te vinte si dicka shume normale ( e them normalle per shtetet ballkanike dhe per vete Evropen , sepse per ne kjo eshte mese normale ) .Gjerat kane rrjedhe si kan rrjedh dhe ndoshta nuk ishin njerzit e duhur ne kohen e duhur ( e kam fjalen per udheheqjen politike ) mirepo kjo nuk do te thote se nuk mund te ket ndryshime .Populli i Kosoves e di cfar do, dhe me shume shume e do identitetin e vete -shqiptar . Gjerat nuk duhet lene te kalojne me gabime , por nuk duhet gjithesesi te vazhdoehen gabimet e klases politike aktuale tek brezi i ardhshem ( duhen forca te reja politike ) te cilet do te tregonin me shume interes per rendesine e respektimit te interesave te popullit karrshi atyre te vendeve te rajonit .
Dardania Antike kishte nje lloj "autonomie" ne kuader te Illirise por gjithesesi ishte pjese shume e rendesishme e saj .
Tentimi per humbjen e identitetit shqiptar te Kosoves nga ana e vendeve te Evropes te ndikuara nga shtetet sllave (sidomos Serbi-Rusi) ka qene dhe eshte i pranishem edhe sot ..duke mos dashte te :hidherojne " Rusine , vendet e Evropes po mundohen te krijojne nje "shtet eksperimental " qe as vete nuk e dijne se si mund te funksionoj duke mohuar gjithcka te vlershme kombetare ..Ne Jemi komb i vjeter , kemi historine tone te cilen nuk guxojme ta harrojme ,nuk guxojme ta leme ne harrese per hir te "evropianizimit" ..

Evropa nuk eshte e zonja te zgjidh drejt qeshtjen shqipatere , eshte ajo qe u mundua t'a shperbej kete popull te lashte ,eshte ajo qe bart me vete pergjegjesite kryesore per gjendjen e popullit shqiptar ,andaj edhe provon te perhumb me cdo kusht krenarine kombetare te shqiptarve te Kosoves .Dikur kreu ndarjen , tani pas sa vitesh po dalin siper boterisht padrejtesite dhe ajo-Evropa , mundohet te "reanimoj" kete ndarje duke i dhene vetem nje "fasad" permbi te çarat"e vjetra ..
Evropa nuk eshte e zonja te permiresoj gabimet .Amerika do te ndikoj ,per mendimin tim , qe shqipatert te realizojne te drejten per bashkim , ndoshta fal edhe interesave te saj per te mos lene Rusine te "kaploi" Gadishullin Ilirik ,pas te ciles gje do ta kishte me te lehte te "kaploi " edhe vete Evropen dhe me kete te arrinte te behej "Superfuqi"...
krejt ajo qe dua te them (se ika larg nga tema ) eshte se ; ne perkunder ketyre perpjekjeve per "ndarjen moderne" te popullit shqiptar ,duhet te dijme te shfrytezojme interesat amerikane ne rajoni dhe ne nje te ardhme jo te larget te filloj edhe ribashkimi i Republikave te Shqiperise ,Kosoves e pse jo edhe te Maqedonise?!!!?
"Nuk ndertohet e ardhmja duke harru te kaluaren sepse rrezikon te perseritet "

vazhdim te mbare ne temë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 112
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty
MesazhTitulli: Re: REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)   REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) EmptyTue Apr 01, 2008 11:32 am

Friday, February 15, 2008






Shkruan: Nezir Myrta


SHQIPËRIA VERIORE (KOSOVA) - SHTETI MA I RI NË BOTË (2008)
REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Albomap


Shkruan: Nezir Myrta

Njëqind vjet - robëri!
Njëqind vjet - pushtim!
Veç këto të fundit, që i mbaj mend unë e babai im!

Si ta quaj këtë veç Shekulli i Terrorit!

Njëqind vjet - mashtrim, dhunë, diskriminim, tortura, ndjekje, arratisje, rrahje, bastisje, burgim, vrasje, varje, tradhëti, zhdukje, zhbimje, vrasje masive, masakra, gjenocid, apartëhejd, spastrim etnik nga regjime pushtuese serve - Njëqind vjet ky Fjalor i Zi, këto fjalë të përjetuara në format e metodat ma ogurzeza, që mund t’i bën barbari ma i egër - mbi shqiptarin e pafajshëm në shtëpinë e vet, në trollin e vet stërgjyshor, me milleniume në Ballkanin illirik!

Njëqind vjet ky Fjalor i Zi! Mos na raftë ta harrojmë! E mbajshim mend në Histori!

Gjithmonë erdhem deri në zgripc të eksistencës hamletiane: të jeshë, o mos të jeshë! E mu në ato zgripce historike, në ato çaste kalimi mbi Urat e Vdekjes, pak para zhbimjes totale, si popull e komb shqiptar - doli një shpëtimtar i papritur, një Willson e tha: duhet të bëhet Shqipëria! Poashtu herën e dytë, doli një Klinton, ashtu sikurse tha ma parë (1990) ‘’Berlini është i lirë’‘, poashtu nëpër flakë lufte erdhi në Prishtinë (1999), e tha: ‘’Kosova është e lirë’‘ edhe një Bush erdhi në Tiranë (2007) e tha: ‘’Kosova do ta merr pashmangshëm Pavarësinë’‘ - mu në kohën kur një Putin tha: ‘’Kosova le të pret edhe njëqind vjet...’‘!

Sot, po nxierret vetëm një pjesë e trojeve shqiptare të pushtuara nga sllavët, me emrin Kosova, që na e thirrim me emrin tonë - Shqipëria Veriore - shteti ma i ri në botë, me Shpalljen e Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, më 17. Fror, 2008! Sot po e nxierrim vetëm një pjesë të atdheut tonë, sikur nga goja e kuçedrës, që hyn e tëra, e del copa copa - duke i lënë edhe tri Kosova tjera ende nën sllavët e grekët, ku shqiptarët e Kosovës Lindore, Perëndimore e Jugore - përkundër vuajtjes tmerruese të tyre, ende duke pritur lirinë, nën shtetterrorin maqedonas, malazias, serb e grek - vet me qafë në hekura e me duar në pranga të përditshme, shprehin mallshëm gëzime e urime për shtetësinë e Kosovës - Shqipërisë Veriore !

Edhepse na vonohemi në histori, zoti nuk është i vonë, erdhi dita që Ai të punon edhe për shqiptarët rob i huaj pa asnjë të drejtë historike, duke gllabëruar armiqtë copa-copa trojet arbanase, duke zhbirë e spastruar etnikisht mbi një milion shqiptarë nga trojet e tyre autoktone dhe sot ka fytyrë aleanca serbo-ruse të valvitet turpshëm duke bllokuar secilin hap të pavarësisë së Kosovës. Putini shkon aq larg, sa e quan të pamoralshme e lojë të dyfishtë qendrimin e Bashkimit Europian, që po dojka të ia shkëputi territorin Serbisë dhe po harron se turpi i botës ishte gjenocidi, masakrimi në masë i mbi 12.000 shqiptarëve të Kosovës në luftën (1998-1999), për dy vite mbi 12.000 viktima masakra masive: nga foshnjet e fëmijt 3 vjeçar e deri të pleqtë, gratë, dhunimet e mbi 2000 femrave shqiptare, nga forcat ushtarake e paramilitare serbo-ruso-rumune! Ai akt barbar kriminal mbi popullësinë civile masakra masive, nuk qenka turp edhe po u dashka që pas gjithë atij gjaku të derdhur, përsëri të mbetemi një krahinë titiste nën Serbinë. Putini thekson mbështetje në rezolutën 1244 të KS të OKB-së, që ajo rezolutë ka vdekur tok me RFJ, mbase nuk ekziston matutje emri Jugosllavi! Putini nuk harroi me thanë, se Kosova duhet të pret edhe njëqind vjet tjera nën regjimin serb, se nuk na bëhet vonë! Edhe këtë e harron Putini e regjimi beogradas me Jeremiqin, që shkojnë si pula pa krye hop e në OKB, thrrasin mbledhje urgjente nergut për Serbinë, thuajse OKB-në ua ka pasë bërë babai i tyre, mundohen ta privatizojnë edhe KS të OKB-së - thuase e kanë pronë private e biznes OKB-në dhe luajnë me një botë?!

Ëndrra hegjemoniste serbo-ruse në Ballkan ka marrë fund dhe kjo pavarësi e Kosovës që është faktikisht emërtimi - Shqipëria Veriore, është vetëm vazhdimësia historike, vetëm një fragment historik, me të cilin thohet se merr fund tragjedia ballkanike dhjetvjeçare - por askush mos të mendoj matutje se mund të diskriminohet, e terrorizohet populli shqiptar që është nën Serbinë në trojet e veta në Luginen e Preshevës, as shqiptarët nën regjimin terrorist malazias, po as shqiptarët në regjimin puro shtetterrorist maqedonas, po mas edhe populli çam, arbanitët nën regjimin diskriminues grek! Nuk mund të mbetet matutje shqiptari shërbëtori sllav e grek, rob i tyre, duke shkrirë djerësen e gjakun nën robëritë ma fatale që ka njohur kjo botë! Nuk mund të mbetet matutje shqiptari ballkanik me pranga në duar, në qafë e në këmbë sa herë të iu qohet barbarëve të regjimeve shtetterroriste sllavo-greke, sepse ka zot edhe për shqiptarët!

Dredhitë diplomatike sllave të këtyre ditëve tregojnë fytyrën e tyre imorale, duke tentuar, që edhe pas luftës së përgjakshme (1998-99) e gjenocidit shekullor mbi shqiptarët, që përsëri Kosova të mbetet nën kthetrat e kuçedres serbe. Trikat politik që po luhen, gjoja bllokada e ngërdhuzje anësore përmes gardave llazarake, kujtojnë se i trembin shqiptarët dhe fill pranojnë përsëri regjimin serb. Ajo ëndërr kurrë nuk do të iu realizohet pa u shkri me tokë shqiptaria!

Shqipëria Veriore - Kosova më 17-18 Shkurt, 2008, do ta shkëputi shkurt zinxhirin e robërisë mbi 100 vjeçare dhe do ta shpalli pavarësinë e plotë, sepse vetëm një emër ka pavarësia - e këto sufikse politike ishin vetëmsa ta zbusin konceptin politik. Tash, kur u pa se Kosova seriozisht po e shpallë pavarësinë, Koshtunica jep këshilla, që serbet e Kosovës, të mbesin në shtëpitë e tyre, sepse ka frigë se vërshojnë ata 200.000 serb në Serbi dhe nuk ka ku i vendosë, sepse edhe dihet mirëfilli, se ata serb janë e do të jenë të injoruar mu nga regjimi beogrqadas e as ata nuk i duan atje, por manipuluan derisot me ta, gjoja Kosova është pjesë integrale e Serbisë, duke i mashtruar për të përfituar në kohë, duke e shtyer zgjidhjen e sattutit të Kosovës. Tash edhe serbet e Kosovës, që nuk do të jenë kurrë ma të Serbisë, e kanë kuptuar realitetin objektiv, se vetëmsa e kanë ftofë ndjenjen e tyre të qëndrojnë në Kosovë. Këto ishin fakte të ditëve të fundit të reportazheve filmike. O si pllumbat bre kemi me i mbajtë ata shkije! E mos të dëshprohen me e lëshua Kosovën se marrin në qafë vetveten, sepse regjimi beogradas nuk pjerdhë për ta, vetëm e pat derisot për t’i përdorë si vegla, mburoja në luftën politike dhjetvjeçare - sepse ishte fort mirë e ditur se pas 12. Qershorit, 1999, Serbia nuk ka ma asnjë imunitet politik, diplomatik, as territorial strategjik, ushtarak as policor mbi Kosovë! Kjo ishte e ditur, por dhelpra donte të hedhi mjegull syve një bote!
Poashtu edhe ai sulltan Sabri Hamiti na habiti sot, në ekran para gazetarëve, duke u bërë zeus mbikosove, se nuk po guxojka Kosova ta shpalli pavarësinë, që kjo paraqitje e tij nuk ka se si të vlerësohet vetem tipik sikur Koshtunica e Putini! Bravo sulltan Hamiti: '' Institucionet e Kosovës nuk munden, e nuk janë të afta dhe nuk kanë kompetenca ta shpallin pavarësinë e Kosovës. Kjo është e vërteta''! Ky është turpi ma i madh për sabri Hamitin mu në këto ditë vendimtare për kosovën, komplet përkrahës i regjimit beogradas! Turp e faqja e zezë! Kosova do ta shpalli Pavarësinë edhe pa ty!

Pra, Kosovë - Shqipëria Veriore, Urime Pavarësia, Shqipëria Veriore shtet sovran! Apelojmë tek të gjithë shqiptarët, që secili shqiptarë në Kosovë, të jetë në gatishmëri të plot - ushtar i atdheut, për çdo situatë eventuale dhe të tregohet vëzhgim shqiponjash, burrërisht ashtu sikur ishin edhe rinia kosovare burrneshë në çastet e tmerreve të luftërave - të tregojnë pjekuri, gatishmëri, mobilizim konkret, me vigjilencë, syqeltësi, burrërisht ashtu sikur i ka hije atdheut në mbrojtje të pavarësisë të Kosovës këtë fundjave të shkurtit 2008!

Shqiptarë, kudo që ndodheni, prej sot e deri në vdekje, përgjithë jetë të jetëve, të gjithë të jeni ushtarë të guximshëm dhe demokratikisht ta kremtojmë dhe ta mbajmë heroikisht Ditën Madhore të Motit të Madh 2008 - Ditëlindjen e shtetit sovran - Kosova, Shqipëria Veriore!


Shqipëria Veriore - Kosovë - prore gëzuar sovranitetin - shteti ma i ri në botë!


Lavdi Adem Jasharit dhe heronjve e dëshmorëve shqiptarë, që dhanë jetën heroikisht për lirinë tonë!


Vdekje tradhëtorëve e armiqve të kombit shqiptar!

Njujork, 15. Fror, 2008. SHQIPËRIA SOT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty
MesazhTitulli: Re: REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)   REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
REPUBLIKA E SHQIPERISË VERI-LINDORE (KOSOVA)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema
» Ç' dijmë për Kosoven Lindore ?
» Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr
» Roer-ria e lumtur dhe Republika e re Shqiptare
» UNMIK-u diskriminon shqiptarët në Veri të Kosovës!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: