|
| Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema | |
|
+4luan mreti tom sojer Parapsikologu Orfe@ 8 posters | Autori | Mesazh |
---|
Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sat Aug 23, 2008 6:29 am | |
| Duhet të kuptojmë se serbia kur do ta njohë Kosovën si shtet nuk don të thotë se është hapur tërësisht kutia e pandorës në mesë të shqiptarëve dhe serbëve . Pas pavarësisë së Kosovës Mitrovica dhe Presheva janë dy sfidat më të mdha që ende presin momentin për tu zgjidhur . Gabimet duhet të kërkohen ndoshta te fillimi i shpërbërjes dhe marrëveshja e Badinterit e viteve 90 –ta dhe qasja jo e drejtë që në atë kohë rrethë çdhurjes së ngrehinës artificiale të quajtur si RSFJ-së .
**** Nëse me njohjen e shtetit të Kosovës supozojm se mbyllet kaptina e shpërbërjes së RSFJ-së , harrojmë që në kuadër të ksaj ngrehine artificiale ishin tetë njësi, me këtë nëkuptohet të fillohet një periudhë e ridefinimit , rregullimit të mbrendshëm të shtetit të Serbisë . Vojvodina si ish-njësi e barabartë në këtë federatë duhet ti përcaktoj lidhjet me Serbinë dhe çfarë statusi kërkojn të kenë në këtë nacionaliteti me numër më të madhë në Serbi e këto janë Hungarëzët në Vojvodinë . Çfarë është interesi i Serbisë me republikën Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës , ndoshta si kundërvler duhet trajtuar edhe qështjen në Sangjakut i banuar me popullatë Boshnjake , raporti Serbi dhe Luginë e Preshevës ku më 1 e 2 mars 1992 banorët shqiptarë mbajtën referendumini dhe shumica dërmuese u përcaktuan që ky rajon të bashkangjitet me Kosovën amë .
Republika e Serbis pas Kosovës i ka edhe tri rajone apo krahina çë duhet të ballafaqohet herë kur do si me qështjen e Luginës së Preshevës , Vojvodinës dhe rajonin e Sangjakut . - Vetëm pasi të gjinden zgjidhje për këto tri rajone , por më lehtë do të jetë në krahasim me këto të cekura më lartë është me komunitetin jo të vogë si Rumunë , Bullgarë dhe Romë të shpërndarë gjithë andej Serbisë . Ndoshta është mirë Vojvodina të hynë në federatë apo konfederatë me Serbinë në mes veti por mos të hargjon kohë dhe energji , me Kosovën në asnjë variant apo kombinim vetëm si dy shtete fqinje , së bashku të integruara në NATO , BE por edhe me përgjegjësi e obligime të barabarta në Këshillin e Sigurimit të OKB-së . Populli Serbë dhe shteti i tyre , nuk kan nevoj që ne kosovarëve fare të na afrojn ndonjë autonomi substanciale , çfardo lloji qoftë e zgjeruar , themelore etj . Këto ti ruaj për tri rajone apo krahina që përveq me popullatë homogjene shumicë janë të kufizuara edhe me territor që sot janë pjesë administrative të saj . Këto nuk mund ti mbaj gjatë nën trysni , këtë gatishmëri t’ju afroj dhe duhet të vlen së pari për shqiptarët në Serbin Jogore , Hungarezët në Vojvodinë dhe Boshnjakët në Sangjak . Për asnjë moment mos të harrojmë edhe pse nuk janë me shumicë në një territor të caktuar me numër të madhë të banorëve , përveqë që janë shumicë në Komunën e Pirotit komunitetin jo të vogël që shumë pakë zihet në gojë e këto janë Bullgarët në Serbi , Rumunët në Vojvodinë dhe Romët që janë të shpërndarë nëpër tërë Serbin dhe Vojvodinën . Ndoshta faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmoj shtetin Serbë që mos të përqendrohet në Kosovë duke i patur edhe tri rajone tjera me popullatë dhe territorë të veqantë . Shteti Serbë për ti mshef këto tri gjëra të mdha që i cekëm më lartë dëshiron që luftën diplomatike ta bartë prej vetë Serbisë e Vojvodinës në Kosovë . Përqendrimi me gjithë arsenalin e mundshëm politikë e diplomatikë në Kosovë dhe rrethë Kosovës me konsekuencat të dukshme kundër pavarsisë së Kosovës . Përveq dhunës qindëvjeqare që ka ushtruar kundër Shqiptarëve të Kosovës e sidomos me paraqitjen në skenë të UÇK-së dhe intervenimin e forcave të NATO-s një intervenim i pari i këtij lloji në botë . Serbia përfundimisht nuk ka të drejtë as edhe të kthej kokën kah Kosova nëse mundet të plasoj ndonjë produkt të vetin në tregun e Kosovës vetëm me këtë mundë ti mjaftoj , se sa për për ta patur nënë sundim të vetin jo kurrë . Duke i mshefur tri probleme tri rajone , krahina me popullatë dhe territor kompakt serbia dëshiron që vëmendjen ta bartë , ta tërheq vetëm në dhe rreth Kosovës .
Politika Serbe duke e penguar me çdo kushtë njohjen ndërkombëtare ,integritetin dhe dhe sovranitetein e shtetit të pavarur të Kosovës , dëshiron që edhe më tej mundohet ti mbulon edhe tri probleme jo të vogla që herë kur do , duhet të ballafaqohet për t’ua gjetur një zgjidhje të qëndrueshme .
- Serbia atë që kërkon për serbët e Bosnjë Hercegovinës nuk mundë të ua mohon edhe Hungarezëve , ku nëse marrim një krahasim Vojvodina ishte njësi në federatën e RSFJ-së , kurse republika Sërpska vetëm në bazë të rezultateve të luftës , më mirë të themi pastrimit etnik është pranuar si e tillë, atëher edhe faktori ndërkombëtarë duhet të ketë përgjëgjësi në këtë . Nëse Serbia alarmon opinionin duke bartur kartën e vetë nëpër zyret europiane e botërore ku bëhet politika dhe diplomacia , që nëse Kosova njifet si shtet atëher do të ndihmohen Serbët e Bosnjës Hercegovine që të bashkohen me Serbinë . ! Bashkësia ndërkombëtare e ka shumë lehtë ! ? Nëse Serbëve të Bosnjës ju kanë pranuar rezultatet e luftës dhe këto dëshirojn të bashkohen me shtetin amë Serbin atëher pse nuk ju pranohet një gjë e tillë edhe Boshnjakëve në Sangjak që të bashkohen me Bosnjën . Shqiptarërve në Luginë të Preshevës për tu bashkëngjitur me Kosovën për këtë kanë mbajtur edhe referendumin të datës 1 e 2 marsit 1992 por edhe Hungarëzëve të bashkohen me Hungarin ndoshta do të ishte më mirë për të mos patur edhe më tej vatra të krizave në vete shtetin e Serbisë , pasi edhe të njifet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës si njësi e RSFJ-së , vetëm pasi të zgjidhen këto tri rajone atëher mundë të flasim për komunitete të tjera si për të drejtat e njeriut , shkollim , ruajtje të kulturës dhe identitetit nacional .
Është momenti i fundit që edhe vetë shteti i serbisë duhet të decantralizohet ! ? Shqiptarët e Luginë të Preshevës kanë organizuar referendumin me 1 e 2 mars 1992 për bashkangjitje më Kosovën , UÇPMB-ja ishte formuar dhe ka bërë luftë të armatosur kundër forcave vrastare të shtetit serb , nënë patronatin e faktorit relevante ndërkombëtarë kanë nënshkruar marrëveshjen e Konqulit për demilitarizim të gjitha këto nënë prezencën dhe të njohura edhe me akte ndërkombëtare .
Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron ndryshim të kufijve në ballkan e veqmas në ish-hapsirat e federatës Jugosllave atëher mund t’ia del edhe duke e decentralizuar serbin, sepse mundë të krijohen edhe tri rajone të veqanta si e Vojvodinës , Sangjakut dhe e Luginës së Preshevës .
Pra në këto tri rajone Serbia ose duhet të federalizohet ose duhet të organizohen edhe nga një referendum si vullnet plebishitar i popullatës se çka mendojnë banorët e këtyre tri rajoneve , ku në mënyrën më paqësore do të pranohen rezulatatet e këtij votimi dhe me një marrëveshje paraprake që do të ishte më mirë për të gjitha palët dhe do të pranohet edhe nga faktori i huaj .
Përndryshe shqiptarët në serbi përveq me pushtetin lokal që e udhëheqin në Bujanoc dhe Preshevë shum pak është bërë në përmisimin e të drejtavë nacionale të tyre . Kurse për Kuvendin Komunal të Medvegjës nuk kemi gati se çka të flasim sepse jan 8 këshilltarë shiptarë dhe ballafaqohen me mbijetësën e etnosit shqiptarë atje . Përveqë këtyre tri problemeve të mdha janë edhe tri segmente që nuk duhet nënqmuar dhe lënë në heshtje e këto janë qështja e minoriteti Rumunë , Bullgarë dhe Romë . Edhe vetë Serbia e sotshme ka një territor më një popullatë multietnike . Sa më shumë që zgjatet pranimi i Kosovës në OKB aq më shumë zgjaten edhe problemet mbrenda vetë ksaj Serbie , prandaj nuk është keqë që lobi Serb që vepron nëpër botë dhe elita intelektuale serbe të mirren shumë seriozisht për RAJONALIZIMIN apo decentarlizimin e Serbisë . Edhe Hungarëzëve në Vojvodinë , Boshnjakëve në Sangjak , Shqiptarëve në Luginë të Preshevës ju takon një Autonomi më tëpër se kulturore , duke menduar edhe Romëve , Bullgarëve dhe Rumunve jo në numër të vogël në Serbinë e sotshme . Nuk është e arsyeshme që gjetja e shpërbërjes së ngrehinës të quajtur Jugosllavi të stërzgjatet sa edhe vetë ka funksionuar në këmbë të qelqta kjo krijesë . Ku gati se u kalua gjysma e asaj periudhe ku RSFJ ishte duke funksionuar prej vitit 1945 deri në vitin 1990 . Kurse prej këtij viti deri më sot i kemi gati dy dekada kjo është një speriudh kohore jo e vogël dhe dikush duhet të bartë përgjësi për këtë vonesë tej mase , kjo është e kushtueshme në shumë aspekte edhe në rrjedha të tjera të Ballkanit dhe të Europës së Bashkuar . Mitrovica është ende e paintegruar në të gjitha poret e jetës në Kosovë . Problemi i veriut të Kosovës është një problem shumë i madhë për ta zgjedhur vetë Kosova sepse serbët e veriut nuk e ndiejn ende që ka tjetër pushtet përveq të ati të shtetit të serbisë .
Serbët lokal të Kosovës i kanë themeluar dhe i ruajnë institucionet e tyre paralele kurse për vetë serbëtë lokal dhe shtetin e serbisë shumë legjitime ! . Finacohen nga bugjeti i konsiliduar i Kosovës kan polici paralele dhe të gjitha segmentete e shtetit të serbisë . Serbët lokal të Kosovës asesi nuk mundë të barazohen me shqiptarë e Luginës së Preshevës në shumë sfera : Së pari rajoni i Mitrovicës ishte i populluar gjithmonë më popullatë shqiptare dhe çka është më e rëndësishmja sërbët lokal nuk kanë kurfar të drejte të mëtojnë se ky territor ishte dhe mund të jet i tyre . Serbia ka investuar shumë kohë , mjete dhe ka lëvizura shumë gjëra edhe në diplomacin ndërkombëtarë që vetëm e vetëm problemin e Mitrovicës ta barazoj me qështjen e Luginës së Preshevës . Në këtë ka luajtur një potez para opinionit të gjërë dhe faktorit vendimmarrës . Mitrovica duhet dhe mund të intergrohet në jetën e Kosovës sepse është një krizë artificiale e krijuar nga vetë Serbia që ka përqendruar atje minoritetin serbë , që do ti duhet dhe do ta ketë si kartë të fortë , para të gjithve pa përjashtim , kurse shqiptarët e Luginë së Preshevës ju takojn të drejtata e tyre nacioanle që kanë mbajtur referendumin dhe kanë bërë luftën e armatosur . Faktori ndërkombëtarë nuk e ka vështirë të peshoj drejtësin aspak , prandaj është sfidë për ta por jo pa rrugëdalje ! Gjilan 16.08.2008
Shkruan : Refik HASANI , Gjilan Autori është publicist i lindur në Luginë të Preshevës jeton në Gjilan punon si profesor i Ekonomisë . | |
| | | Parapsikologu Hero anëtar
Numri i postimeve : 3125 Age : 56 Vendi : Ferizaj-Kosovë Profesioni/Hobi : Poezia Registration date : 18/07/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sat Aug 23, 2008 10:03 am | |
| Parisi: Kosova është rast unik, nuk është precedent për Osetinë
Zëdhënësi i ministrisë franceze për punë të jashtme, Frederic Desagneaux, ka thënë për mediumet serbe se Kosova është rast unik dhe nuk mund të paraqes precedent për kërkesat e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore për arritjen e pavarësisë nga Gjeorgjia. "Franca mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e saj të pranuar ndërkombëtarisht", ka theksuar zëdhënësi i ministrisë së punëve të jashtme të Francës.
Desagneaux ka theksuar se është prioritet i Francës, si presidencë e radhës e Bashkimit Evropian, zbatimi i gjashtë pikave të marrëveshjes mbi armëpushimin të cilën e kanë pranuar Rusia dhe Gjeorgjia, e para së gjitha tërheqja e trupave dhe qasja e organizatave humanitare tek viktimat e konfliktit. Nga Telegraf | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sat Aug 23, 2008 2:37 pm | |
| Biligoa, infomacion interesant. | |
| | | luan mreti Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 1007 Registration date : 15/04/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sat Aug 23, 2008 5:15 pm | |
| | |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sat Aug 23, 2008 5:18 pm | |
| do na japesh informacion te sakt pra ti, shum e leht eshte te thuash diqka, por te veprosh eshte me ndryshe.... |
| | | cuni Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 47 Vendi : Gjermani Registration date : 28/07/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Fri Aug 29, 2008 12:11 pm | |
| Eshte e vertete edhe mua me duket se informacioni isakte per ato zona eshte i cunget. le te fillojme mbarazi perse nuk jane mbushur mire faqet ne vikipediat shqip. le ta bejme se bashku. kush mundet le te plotesoje dhe mendoj se ne te tjeret mund te ngreme cilesien e paraqitjes se materialit. psh nde uk e kam te qarte ne se dergohet nje pako me libra ne nje shkolle te mesme a arrijne atje apo jemi ne kohen e diktaturave??? cuni | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Fri Aug 29, 2008 1:12 pm | |
| Plotsisht e eke të drejt Biligoa Por jan probleme që dojnë shum e shum punë dhe sfida të mëdha ,por për Serbin jan një koder e pa tejkalueshme sepse problemi i Mirtovices asht ma teper një lidhet me Trepqën ,ndërsa me Presheven vija hekurudhore dhe atostratda që lidh kët shtet me Shtete tjera me një fjal i mbyllen dyert e shtëpis , ndësra me Vojvodinene dihet që kjo pjes e ka mbajt të gjth ish Jugosllavin me Buk dhe kjo ndikn që sebrija të mos e humb edhe kte sepse do mbetet edhe pa gjëjen me elemtare Buken, prandaj as kush nuk do e lejonte kët sado që do ishte e drejt të ndodh (Për serim reale do ishte të mbetej vetëm Beogradi me rrethin siq e ka pas para shum e shum kohe mirpo do ishte mbarimi i një shteti dhe kombi kët nuk e besoj se do ta lejonte ky shtet prandaj jan sfida më e madhe në histori , |
| | | cuni Fillestar/e
Numri i postimeve : 21 Age : 47 Vendi : Gjermani Registration date : 28/07/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sun Aug 31, 2008 5:43 pm | |
| MOS SHIKONI MBRAPA KY SHEKULL ESHTE I SHQIPATEREVE LE TE PUNOJME BASHKE ME TENDENCAT POZITIVE TE KETIJ SHEKULLI.. LE TE MBUSHIM FAQET E WIKIPEDIAS PER PRESHEVE BUJANOVC DHE MEDVEGJE | |
| | | fatlum Anëtar
Numri i postimeve : 272 Vendi : Prishtina/MEdvEgJë Registration date : 01/09/2007
| Titulli: Përshëndetje Sun Aug 31, 2008 6:15 pm | |
| Fillimisht mendoj se eshte nje tem e mir qe ja vlen me diskutu. Mirpo kisha me shtu diqka qe eshte shum me rendesi per neve si shqiptar.Shpesh her neper revista te ndryshme,neper gazeta madje edhe neper televizione hasim ne termin Preshev e qe sunohet te perfshij nje territor shum ma te gjer. Duhet sqaruar se Presheva eshte vetum njera nga komunat e Kosoves Lindore ,,Presheva,Bujanoci dhe Medvegja'' dhe nuk e perfaqson komplet Kosoven Lindore dhe me perdorimin e termit apo emrit Preshev duke pas per qellim Kosoven Lindore ne vet vetes po i ngushtojm territoret. | |
| | | murturi Ushtarak
Numri i postimeve : 517 Age : 48 Vendi : Bruksel Registration date : 19/04/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sun Aug 31, 2008 11:35 pm | |
| MOSKA KËRKON NDIHMË NGA SHKUPI(!?) | | BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Ca e çuditshme, por jo, edhe e rastësishme kjo thirrje e Moskës drejtuar Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë përmes ambasadorit rus në Shkup, Vladimir Soloçinski, më 27 gusht 2008.
*** Njohja e pavarësisë së njëanshme dhe e kontestueshme e Abhazisë dhe e Osetisë Jugore(që historikisht dhe ligjërisht i përkasin Gjeorgjisë) nga Rusia, paralajmëron rrezikun se, Moska, sipas kësaj të “drejte ndërkombëtare” ruse, mund ta ketë njohur edhe “pavarësinë” e “Mitrovicës veriore serbe”, që de facto dhe de jure i përket Kosovës shqiptare, jo Serbisë.
| [img(320,200):f6e9]http://lajme.dervina.com/foto/b7c32810c4b4ae54b11da418e4932bc6/M.Hyseni[1].jpg[/img:f6e9]
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
Pas aktit të njohjes së krahinave të Gruzisë (Abhazisë dhe Osetisë Jugore), diplomacia ruse së pari, kërkoi që vendet fqinje të ish-BRSS-së, ta mbështetin njohjen e pavarësisë së Abhazisë dhe të Osetisë Jugore. Ky potez i Moskës zyrtare nuk është i befasueshëm, por i kuptueshëm, sepse, të paktën teorikisht dhe, deklarativisht dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me vendet fqinje të saj, por në esencë (ende), duke i konsideruar si “pjesë legjitime” territoriale dhe administrative të ish-BRSS-së.
Mirëpo, kjo kërkesë është ca e papritur, pse Moska, së pari, iu drejtua qeverisë së Maqedonisë (kur dihet se statusi i saj historik, territorial, politik, juridik dhe kushtetues, është i diskutueshëm dhe kontestues për interesin nacional dhe shtetëror të shqiptarëve) për njohjen e Abhazisë dhe të Osetisë Jugore?!
- E natyrshme dhe, plotësisht e qartë do të kishte qenë, sikur, së pari, Moska t’i drejtohej Beogradit për mbështetjen e aktit të saj të njohjes së Abhazisë dhe të Osetisë, kur dihet se, historikisht dhe tradicionalisht , Serbia është “foshnjë epruvete” e Rusisë, e jo kurrfarë “Maqedonie”, edhe pse këto mbi bazën e krishterimit sllav i përkasin të së njëjtës “lozë” dhe të së njëjtës sferë të interesit ruso-sllav në Ballkan, jo vetëm nga Konferenca e Jaltës( Ruzvelt, Çërçill, Stalin, më 11 shkurt 1945, e cila vulosi ndarjen e botës në dy sfera (Perëndimore-kapitaliste dhe Lindore-socialiste-komuniste), por qysh nga Rusia cariste gjatë shekujve XIX dhe XX(1917).
Ia vlen të nënvizojmë faktin se, dorëzimi i thirrjes zyrtare i Rusisë përmes ambasadorit të tyre në Shkup, Vladimir Soloçinski, që Shkupi zyrtar ta njohë pavarësinë e Abhazisë dhe të Osetisë Jugore, është edhe një sfidë e radhës për konfrontim direkt me interesat strategjike të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të Uashingtonit zyrtar në Ballkan, dhe me gjerë në Evropën Lindore dhe Jugore të vendeve, që i përkisnin ish-kampit socialist-komunist, të drejtuara nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Vështruar në retrospekivën e largët historike të interesave strategjike dhe ushtarake të Rusisë, të shtrira jo vetëm në Ballkan si zonë e sferës ndikuese të saj, por edhe më gjerë deri në Grykën e Bosforit, që është “ura ndërlidhëse” dhe rruga më e shkurtër e Rusisë për të dalë më shpejt në Mesdhe, që e lidh Evropën, kërkesa e Rusisë drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka domethënien e saj tejet të qartë dhe transparente, që do të thotë rikthimin e shtrirjes dhe të sundimit të saj të dikurshëm imperial në zonën e interesit të sferës së influencës së saj lindore sllave, të cilës zonë ruso-sllave i përket edhe Maqedonia, edhe pse kjo, de facto, që nga zhbërja e ish-RSFJ-së (1990) i përket zonës së interesave gjeostrategjike, gjeopolitike, ushtarake dhe gjeoekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të partnerëve të saj evroperdimore (BE dhe NATO).
Në këtë kuptim, Maqedonia është nën mbrojtjen direkte të Amerikës dhe të Evropës Perëndimore, që pa dyshim se, në terren ndryshon nga mbrojtja e Gjeorgjisë ngase ajo ndodhet e kufizuar me Rusinë, kurse Maqedonia dhe Ballkani i përkasin Evropës Jugore, nuk kanë kurrfarë lidhjesh të afërta me Rusinë, veç hegjemonizmit dhe ekspansionizmit të saj në Ballkan mbi bazën historike të sentimentit tradicional të krishterimit ortodoks.
Njohja e njëanshme e Abhazisë dhe e Osetisë Jugore nga ana e Rusisë, para së gjithash është në kundërshtim flagrant me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me Aktin Përfundimtar të KSBE-së(OSBE-së), të miratuar në Helsinki më 1975, si dhe me të gjitha rezolutat e OKB-së që i referohen respektimit të mbrojtjes së drejtës së sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendeve të pavarura, siç është rasti i Gjeorgjisë.
Ndërhyrja ushtarake e Rusisë kundër Gjeorgjisë më 7 gusht 2008, si dhe më pas njohja e njëanshme e pavarësisë së Abhazisë dhe Osetisë Jugore, janë në shpërputhje me rregullat dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare, sepse këto dy akte arbitrare (të kryera në saje të përdorimit të forcës ushtarake) të Rusisë, ligjërisht nuk mund të kualifikohen ndryshe veç se si akte ilegale, të dënueshme dhe të papranueshme nga ana e së drejtës ndërkombëtare dhe, nga ana e sistemit pozitiv juridik ndërkombëtar të bashkësisë së sotme ndërkombëtare, edhe pse Rusia të dyja këto akte të ndëryhrjes në çështje të brendshme të Gjeorgjisë sovrane, i ka “jusitifkuar të ligjshme” sipas së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashluara dhe Aktit Përfundimtar të Helsinkit.
Pavarësisht se si Moska zyrtare “ e ka jusitifkuar” agresionin luftarak kundër Gjeorgjisë, si dhe njohjen e njëanshme dhe të kontestueshme (sipas së drejtës ndërkombëtare) të pavarësisë së Abhazisë dhe të Osetisë Jugore, BE-ja, NATO-ja, OKB-ja dhe Amerika, duhet ta kenë sanksionuar dhe izoluar ligjërisht Rusinë nga të gjitha format e bashkëpunimit dhe të partnerizmit të saj me Perëndimin si në kuptimin e diplomacisë bilaterale, ashtu edhe të asaj multilaterale. Edhe pse marrja e masave nga an e partnerëve evro-perëndimorë me në krye Amerikën nuk do të kenë ndonjë efekt me pasoja të rënda për ekonominë e Rusisë, megjithatë, do të ndikojnë negativisht në zhbalancimin e transaksioneve të saj me partnerët e saj ndërkombëtarë në Evropë dhe në botë.
Si Evropa Perëndimore, ashtu edhe Amerika, ndërhyrjen, agresionin ushtarak të Rusisë kundër Gjeorgjisë sovrane, si dhe më pas njohjen e njëanshme të dy krahinave të saj (Abhazia dhe Osetia Jugore), nuk mund t’i kuptojnë dhe, për më tepër, t’i cilësojnë ndryshe veçëse si “akte pirateske” të copëtimit dhe të aneksimit të territorit të Gjeorgjisë.
Ky potez antiligjor i politikës zyrtare të Moskës asesi nuk mund të interpretohet dhe të jusitifikohet, se ka ardhur në shprehje si “reagim i arsyeshëm” dhe urgjent i efektit të “teorisë domino”, si pasojë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Amerika, nga BE-ja, si dhe nga 44 shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare.
Përkundrazi, copëtimi dhe aneksimi i Gjeorgjisë nga ana e Rusisë, provon sheshit se “është zgjuar nga gjumi dimëror” [luani rus-sovjetik-rus], i cili, edhe përmes paradigmës së invadimit dhe demokompozimit territorial dhe administrativ të Gjeorgjisë, direkt e sfidon Amerikën dhe partnerët e saj evro-perëndimorë, se pa konsultimin dhe, pa miratimin e Rusisë, nuk do të zgjidhet asnjë problem ndërkombëtar në botë. Ky qëndrim dhe këto objektiva të politikës së jashtme dhe të diplomacisë së Rusisë së Vladimir Putinit ndaj Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s, jo që paralajmërojnë rikthimin e luftës së ftohtë në relacionin Lindje-Perëndim, por, në thelb, dëshmon se ajo fare nuk ka përfunduar (me gjithë bashkëpunimin e deritashëm kozmetik të Rusisë së Boris Jelcinit me Amerikën, me qëllim të këndelljes së saj ekonomike, politike dhe demokratike, pas shthurjes së sistemit socialist-komunist të BRSS-së, më 1989) as në kuptimin doktrinar, as në atë praktik, por vetëm se ishte një “time out” në funksion të riparimit dhe të “qetësimit” të problemeve dhe të konflikteve të saj të brendshme (si në planin e reformave ekonomike, ashtu edhe në atë politik). Këtë kohezion të konstantës strategjike të luftës së ftohtë të ish-BRSS-së, politika dhe propaganda ruse ia ka arritur që ta “konservojë” dhe, ta ruajë me fanatizëm, duke aplikuar “devizën” ideologjike dhe propagandistike të sistemit komunist sovjetik, duke e frikësuar vazhdimisht popullin rus nga civilizimi perëndimor dhe nga sistemi unipolar global ndërkombëtar me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. |
| |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sun Sep 07, 2008 10:40 am | |
| PLANI: SHQIPTARËVE T'U PRISHEN EDHE VARRET Duhet të zbatohen me dhunë të gjitha dispozitat, edhe në shtëpi, që duhet të fillojnë që me prishjen e mureve rrethuese të shtëpive, zbatimin rigoroz të masave veterinare, që do të pengojnë nxjerrjen e bagëtive të tyre në treg. Gjithashtu, duhet aplikuar edhe masa praktikeme efikasitet. Kur është fjala për fenë, shqiptarët janë shumë të ndjeshëm ndaj saj, kështu që edhe duhet të preken. Kjo mund të arrihet nëpërmjet keqtrajtimit të klerikëve, me prishjen e varrezave, me ndalimin e poligamisë dhe, sidomos, me zbatimin e pamëshirshëm të ligjit për dërgimin e detyruar të vajzave në shkollat fillore, kudo që të ndodhen ato. Edhe iniciativa private mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Kolonistëve tanë, në rast nevoje, duhet t'u shpërndajmë armë. Medoemos, duhet lëshuar një valë malazezësh nga bjeshkët që të shkëmbejnë konflikte të gjera me shqiptarët në Metohi. Ky konflikt duhet të përgatitet nga njerëz të besuar, të nxitet dhe t'i jepet hov, po nga këta, në mënyrë që të krijohet një psikozë e vërtetë, sikur shqiptarët kanë ngritur krye, dhe nga ana tjetër, krejt ngjarjet duhet të paraqiten me keqardhje si konflikt vëllezërish dhe fisesh, në rast nevoje, mund t'i jepet karakter ekonomik. Në fund të fundit, mund të nxiten edhe turbullira lokale, që do të shtypen në mënyrë të përgjakshme me mjetet më efikase, por jo aq me ushtri, se sa me kolonistë, me fise malazezësh dhe me çetnikë. Mbetet edhe një mjet, të cilin Serbia e ka përdorur në vitin 1973, duke djegur në masë fshatra dhe blloqe qytetesh shqiptarë. Harta e shpërnguljeve të shqiptarëve Rrethet që duhen të shpërngulen janë: Dibra e Sipërme, Pollogu i Poshtëm e i Sipërm, Mali i Sharit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterna, Stavica, Llabi, Graçanica, Nerodimja, Gjakova, Podgori, Gora, Podrimja, Gilani dhe Kaçaniku. Nga këto rrethe, që përbëjnë pykën shqiptare, për ne, aktualisht, më të rëndësishme janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgori, Shari, Istogu dhe Drenica, në veri këto të Malit të Sharit. Për mendimin tim, këto janë rrethe kufitare që duhet të shpërngulen me çdo kusht. Rrethet në thellësi si: Kaçaniku, Gilani, Nerodimes, Graçanicës, Llabit, Vuçiternës, mundësisht, duhen dobësuar, sidomos, ai i Kaçanikut dhe i Llabit, ndërsa të tjerët duhet të kolonizohen gradualisht e sistematikisht. Kjo duhet të realizohet gjatë dhjetë vjetëve. Gjatë shpërnguljeve të para duhen pasur parasysh shumë gjëra, por më të rëndësishmet janë: në radhë të parë duhet të bëhet shpërngulja e fshatrave dhe pastaj e qyteteve. Fshatrat janë më kompaktë, prandaj paraqesin rrezik. Nuk duhen shpërngulur vetëm të varfrit, por edhe njerëzit e pasur dhe të mesëm, të cilët përbëjnë kolonën vertebrale të çdo populli. Të varfrit, duke qenë pa mbështetje ekonomike dhe të pavarur nga bashkatdhetarët, shpërngulen shpejt. Kjo është një çështje me shumë rëndësi, pasi është një nga shkaqet kryesore për mossuksesin sa duhet të kolonizimit tonë në Jug, sepse i shpërngulëm të varfrit, kurse të pasurit mbetën dhe qëndrojnë gjithnjë në të njëjtën gjendje, ku si rezultat, shumë pak tokë u përfitua për vendosjen e kolonëve tanë. Gjatë përgatitjes së psikozës për shpërngulje, duhet të bëhet çmos që të largohen fshatra të tërë, në fund tëfundit, familje të tëra. Duhet të kihet parasysh që të mos mbeten këtu, pjesë familjesh të shpërngulura. Shteti ynë duhet të shpenzojë miliona jo për t'ua lehtësuar jetën shqiptarëve, por për t'i hequr qafe sa të jetë e mundur më parë. Për këtë duhet penguar, pa tjetër, blerja e pasurisë së shqiptarëve që shpërngulen, nga ata që mbeten te ne. Bashkë me këtë duhet kombinuar edhe shpërngulja e individëve me atë të fshatrave të tërë, kjo,nëse dëshirojmë që të kemi lehtësira gjatë procesit të shpërnguljes. Sapo të bien dakord për t'u shpërngulur, duhet t'u jepet ndihmë e gjithanshme. T'u paguhet menjëherë pasuria dhe të shkëputen menjëherë nga ana administrative, dokumentet e udhëtimit t'u jepen pa asnjë farë formaliteti. Të ndihmohen për të shkuar në stacionin më të parë hekurudhor, duke ju vënë në dispozicion trena deri në Selanik dhe prej aty të çohen menjëherë me vapor në Azi. Ka shumë rëndësi që udhëtimi të jetë i rehatshëm dhe pa shpenzime. Udhëtimin me tren, mundësisht, ta bëjnë pa pagesë, njëkohësisht të ndihmohen edhe me ushqime, pasi nga kjo varet shume shpërngulja në masë ose jo. Frika e vështirësive të udhëtimit është pengesa kryesore e lëvizjes së tyre. Për këtë arsye është e domosdoshme që të eliminohen vështirësitë, duke i zgjidhur shpejt e në mënyrë energjike të gjitha punët rreth udhëtimit të tyre. Duhet pasur kujdes që të shpërngulurit të kenë sa më pak probleme gjatë udhëtimit, pasi njerëzit e thjeshtë orientohen me vështirësi, prandaj është e nevojshme që t'u mësohet sistemi i transportit të punëtorëve nëpërmjet agjencive të mëdha. I shpërnguluri duhet të kalojë nga dora në dorë, duke mos e ndjerë peshën e kësaj lëvizjeje. Vetëm në këtë mënyrë mund të krijohet lumi i shqiptarëve të shpërngulur". Popullarizimi i krahinave të shpërngulura "Problemi i vendosjes së kolonëve në vendet e boshatisura, nuk është më i vogël se largimi i shqiptarëve. Pyetja e parë që shtrohet është se kush duhet të vendoset atje? Më e natyrshme është që atje të vendoset elementi ynë nga krahinat pasive, në radhë të parë malazez, hercegovinas, liçanas dhe kraishnicas. Malazezët janë më të përshtatshëm për shumë arsye, pasi Metohia, Drenica dhe Kosova, janë vendet më të natyrshme ku vërshojnë nga malet e tyre të varfra. Shtimi i popullsisë në Mal të Zi ka sjellë varfëri, gjë e cila ka shkaktuar lëvizje të vazhdueshme socialpolitike, kohët e fundit, jo të favorshme këto për pushtetin tonë dhe mjaft të rrezikshme, përsa i përket rendit e qetësisë në të ardhmen. Nuk na intereson që tyre t'u japim misër e pensione. Për këtë, e vetmja zgjidhje është çuarja e tyre në krahinat pjellore të Metohisë, Drenicës e Kosovës, sepse afrohen në mentalitet e temperament me shqiptarët. Malazezët janë arma më e përshtatshme për mposhtjen dhe largimin e shqiptarëve. Në radhë të parë, ata duhen përdorur në viset shqiptare në veri të Malit të Sharit, por, krahas tyre, duhen kolonizuar edhe me një sasi liçanas, kraishnicas, serbësh, çaçaka, uzhiçanash dhen topliçanas. Kjo është e nevojshme për të krijuar tek ata shprehitë e punës dhe të organizimit, për të thyer psikologjinë e tyre nomade-kolektive prej malësorësh, me qëllim që të neutralizojmë këtë psikologji me anë të përzierjes dhe martesave nga vise të ndryshme dinarike. Kështu do të arrihet të krijohet një tip i ri malazesi, më pak lokal dhe më tepër i ngjashëm me serbin. Kurbetlinjve serbojugorë, në jug të malit të Sharit, duhet t'u krijojmë kondita të përshtatshme, në mënyrë që të fusin në dorë toka pjellore. Ky do të jetë një kontigjent i ndershëm e punëtor, i cili do t'i jetë mirënjohës për gjithë jetën këtij shteti, në rast se do të krijojmë kushte për jetën e tyre në fshat. Përgjithësisht, fshati i serbëve të jugut ka të drejtë të kërkojë nga ne më shumë përkujdes dhe preokupacion nga sa po tregojmë sot. Kolonizimi me anë të këtyre varfanjakëve në Pollog të Sipërm e të Poshtëm, në Dibër si dhe dhënia e kullotave këtyre, në vend të shqiptarëve, do të bëjë të kuptohet se ky është shtet i tyre si dhe do të dinte t'i mbronte kufijtë me gjak. Pranë tyre, në jug të malit Shar dhe të Malit të Zi të Shkupit, mund të kolonizohet me vranjanët, leskovçanët, pirotasit dhe vllastiçanët, sidomos ata të fshatrave malorë pasivë. E përsërisim edhe njëherë se dinarikët nuk duhen lejuar në jug të linjës së Malit të Zi të Shkupit dhe Malit të Sharit. Gjatë kolonizimit të fshatrave të lëna nga shqiptarët, duhet evituar ngadalësia burokratike. Kryesorja, në radhë të parë, është dhënia e menjëhershme e tapive kolonistëve, për pronat ku do të vendosen, sepse një nga shkaqet kryesore të mossuksesit të kolonizimit tonë të sotëm, ka qenë, pikërisht kjo, sepse kolonialisti nuk e ka ndierë veten të sigurt në pronën ku është vendosur. Atij nuk i është dhënë tapia menjëherë dhe kështu ishte i ekspozuar përpara poshtërsirave të shumta të nëpunësve dhe poli- Dokumente sekrete të ushtrisë jugosllave për spastrimet etnike në Kosovë (4) PLANI: SHQIPTARËVE T'U PRISHEN EDHE VARRET
Edituar për herë të fundit nga Deli në Mon Sep 08, 2008 1:20 am, edituar 1 herë gjithsej |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sun Sep 07, 2008 10:43 am | |
| E SHTUNË | 2008 | OPINION Koha 11 tikanëve të p a n d ë r g j e g j s h ë m .Fshatari e ndjen veten të sigurt në pronën që posedon,vetëm atëherë kur edi se askush nuk mundta lëvizë nga atje, prandaj,duhet t'i jepet menjëherëkjo garanci. Pra,kolonialistëve u duhen krijuar të gjitha kushtet ejetesës për disa vjet, nëse dëshirojmë që ata tëmbeten atje. Pa mëshirë duhet të shuajmë çdospekulim që bëhet me pronat dhe shtëpitë e shqiptarëve të shpërngulur.Shteti duhet të ruajë për vete të drejtën e pakufizuar për zotërimin e pasurisë së tundshme e të patundshme të të shpërngulurve,madje,menjëherë pas largimit të tyre, të vendosë aty kolonistët e vet. Kjo duhet bërë pasi rrallë herë ka ndodhur që të shpërngulet menjëherë gjithë fshati. Në këto fshatra, në radhë të parë duhet të vendosë malazezë, si njerëz arrogantë, të rrëmbyer,të paarsyeshëm dhe të papërmbajtur, të cilët,me sjlljet e tyre do t'i detyrojnë shqiptarët e mbetur të shpërngulen, e mandej, të sillen në këtë vend kolonistë nga vendettë tjera. Jo më pak i rëndësishëm është për ne edhe problemi i Vojvodinës, sidomos trekëndëshi hungarez në Baçka Senta Kulla, Baçka-Topolla. Të shkatërrosh atë në Vojvodinë, do të thotë, njësoj sikur të shkatërrosh bllokun në shqiptar rreth Malit të Sharit".Kolonizimi: ushtria serbe të merret me organizimin e tij "Një problem i rëndësisë së veçantë për zgjidhjen e këtij problemimbetet ekzistenca e një aparati, që do të drejtojë të gjitha punët. Si rezultat i punës së keqe të aparatit të deritanishëm të politikës sonë të kolonizimit, qëndron një pjesë e mirë e mossukseseve tona të deritanishme. E që të evitohet kjo në të ardhmen, duhet bërë riorganizimi.Asnjë çështje tjetër nuk kërkon aq vazhdimësi e kujdes për t'u kryer, sesa kolonizimi.Kemi thënë se një nga shkaqet e mossuksesit tonë në kolonizimin në jug dhe në veri, është puna josistematike e drejtimit dhe ndryshimi i politikës sipas ndryshimit të qeverive. Që të evitohet kjo në të ardhmen,kolonizimi i duhet besuar Shtabit të Përgjithshëm, pasi ushtria jonë është e interesuar që në kufijtë tanë, sidomos në sektorë delikatë, të vendosë elementë të vetë. Për këtë do të bëjmë çmos që të sigurojmë kufijtë me një kolonizim sa më të fortë.Shtabi i Përgjithshëm si institucion primar imbrojtjes së interesave kombëtare, mund t'i japë shumë gjithë politikëssonë të kolonizimit. Tërë kompleksin e punë,Shtabi i Përgjithshëm do të mund ta drejtonte nëpërmjet një Këshilli Shtetëror për kolonizimin.Ky këshill do të ishte krejtësisht autonom,duke qenë plotësisht nën urdhrat e shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe do të kishte nën varësi të gjithaorganizmat e kolonizimit tonë. Në këtë këshill duhet të hyjnë përfaqësues të disa ministrive të interesuara, shoqatave nacionaliste, organizatave teknike dhe institucioneve shkencore. Është e nevojshme lidhja organike në politikën tonë të kolonizimit ndërmjet pushtetit shtetëror, iniciativave private dhe institucioneve shkencore.Iniciativa private mund të veprojë në shumë drejtime si, Mbrojtja Popullore, Sokollashat dhe shoqatat çetnike. E para do të jetë ushtria civile e ngritur nga shteti, sokollashat do të jenë çeta terroriste të padeklaruara, të armatosura dhe udhëhequra nga shteti për luftë kundër shqiptarëve, ndërsa çetnikët, çeta kriminelësh civilë të armatosur nga shteti për të kryer krime të vazhdueshme kundër shqiptarëve. Edhe shoqatat kulturore si: "Prosfeta" në Sarajevë, "Matica Srepska" në Novi Sad, "Sv. Sava" në Beograd e të tjera si këto, kanë detyrat e tyre lidhur me këtë çështje.Duhet të krijohet një institut kolonizimi, detyra e të cilit të jetë marrja me studimin e kësaj çështjeje. Pushteti shtetëror duhet të veçojë tashmë nga disa ministri dhe të tjera institucione që janë marrë, deri tani, me këtë problem organizma dhe të krijojë një institucion të veçantë, "Inspektoriatin e kolonizimit". Vetë teknikën organizative të shpërnguljes së shqiptarëve dhe vendosjen e kolonistëve tanë, do të përpunojë instituti shtetëror dhe instituti për kolonizim. Ndoshta, nuk do të ishte keq që përveç këtyre, të ishte edhe një organizatë private dhe të mbështetej në shoqatat ekzistuese dhe të kishte si detyrë që me vetë iniciativat private, të merrej me zbatimin e politikës sonë të kolonizimit. Më mirë do të ishte sikur përsipër këtë punë ta merrte lidhja e shoqërive tona kulturore-arsimore. Ajo do të interesohej për koordinimin e punës së shoqërive private me punën shtetërore të kolonizimit dhe do të shërbente si ndërmjetës midis tyre dhe Institutit për Kolonizim". Mjetet financiare, 600 milionë dinarë për shpërnguljen e 40 mijë familjeve "Sa herë që është kritikuar politika jonë e kolonizimit për mossuksese, mbrojtësit e saj janë ankuar për mjetet e pakta financiare që ka vënë shteti në dispozicion për të kryer këtë punë. Nuk e mohoj se nuk është kështu deri në një farë mase, por duhet thënë se më tepër është shpenzuar për mbajtjen e këtij aparati dhe për një punë joracionale, sesa për vetë kolonizimin. Megjithatë, nëse shteti nuk ka dhënë aq sa duhet, duhet pranuar se çdo shtet ka interesat e tij primare dhe sekondare. Në interesat primare futet edhe detyra e shtetit që të sigurojë vetveten në krahinat e pasigurta nacionale, të kolonizuara me elementin e vet. Para së gjithash, le të llogarisim se sa do t´i kushtonte shtetit tonë shpërngulja e 200 mijë shqiptarëve dhe vendosja e një numri po aq kolonës në ato vende. Shpërngulja e rreth 40 mijë familjeve, duke marrë mesataren që një prej tyre përbëhet prej pesë vetash, i kushton shtetit 15 mijë dinarë për familje. Pra, për shpërnguljen e tyre duhen, të paktën, 600 milionë dinarë. Shtoj kësaj edhe rreth 200 milionë dinarë që duhen për vendosjen e familjeve tona në vend të shqiptarëve të shpërngulur. Kjo llogaritet, pasi shqiptarët e shpërngulur do të lënë jo vetëm tokën, por edhe shtëpinë dhe veglat e punës. Kështu, jo vetëm që do të vendoset pjesa më e madhe e kolonistëve tanë në shtëpitë e shqiptarëve, por me një ndihmë të vogël në bagëti dhe ushqime, këta do të marrin vetëm nga ana ekonomike dhe do të bëhen të pavarur. Gjatë krijimit të kolonive të reja, aty ku e lyp nevoja, duhet të përdoret edhe forca ushtarake, ashtu siç është përdorur gjatë ndërtimit të Sremska Raqes dhe të rindërtimit të fshatrave të shkatërruara nga tërmeti në vitin 1931, në jug. Për këtë punë, t'i jepet ushtrisë e drejta dhe mundësia që me thirrjen e rezervistëve në stërvitje ose me zgjatjen e afatit të shërbimit ushtarak, të krijojë një lloj shërbimi të detyrueshëm pune për qëllime publike. Në marrëveshje me organizatat dhe shoqëritë e specializuara, duhen kërkuar rrugë më pak të kushtueshme për hapjen e tokave nga shkurret, tharjen e moçaleve dhe të tjera. Gjatë kolonizimit shteti mund t'u japë kolonistëve prona me kredi ose me para në dorë. Do të ketë mjaft nga ata që do të blejnë toka në vise të reja dhe që do të shesin tokat e tyre në vendlindje. Nga kjo shteti do të marrë një pjesë të mirë të pronave që ka dhënë. Toka mund t'i shitet vetëm atij që ka ndërmend të vendoset atje përfundimisht. Toka e dhënë me kredi nuk duhet të jetë e shtrenjtë. Kamata duhet të jetë minimale, koha e shlyerjes së kredisë duhet të fillojë disa vjet pas vendosjes së kolonëve, domethënë, kur ata të jenë fuqizuar ekonomikisht. Të marra së bashku, shuma prej disa qindra milionë dinarësh, nuk është ndonjë shpenzim i madh për shtetin, në krahasim me përfitimin që ai do të ketë. Sigurimi i pikave nevralgjike ne jug, me vendosjen e elementeve tanë nacionalë, kursejmë në rast lufte disa divizione. Duke vendosur disa dhjetëra mijë familje si kolonialistë nga krahinat tona pasive, sidomos nga Mali i Zi, lehtësohet kriza ekonomike në ato zona. Për një detyrë të tillë nacionale, strategjikoushtarke dhe ekonomike, shteti ka për detyrë të sakrifikojë disa qindra milionë dinarë. Në një kohë kur është në gjendje të shpenzojë miliarda dinarë për ndërtimin e rrugës ndërkombëtare nga Subotica deri në Caribrod, nga e cila duhet të kemi përfitime, ndoshta në të ardhmen e largët. Ai duhet dhe mund të gjejë dhe milionat e dinarëve për këtë problem madhor nacional, siç është shpërngulja e shqiptarëve. Kolonizimi gradual, ashtu si edhe në vende të tjera, nuk ka pasur sukses te ne. Kur pushteti shtetëror dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet kolonizues, në luftë për tokën, mund të ketë sukses vetëm nëse vepron brutalisht. Përndryshe, shqiptarët e rrënjosur në vendlindje janë më të fortë se kolonisti. Kjo, në rastin tonë duhet pasur parasysh se kemi të bëjmë me një racë të varfër me rrënjë dhe pjellore. Për të, pat thënë Cvijiç se është më ekspansivja në Ballkan. Statistikat tregojnë se politikën tonë të kolonizimit e mundi pjelloria e grave shqiptare. Nga kjo duhet të nxjerrim përfundime dhe të korrigjohem, deri sa nuk është akoma vonë. E gjithë Evropa është në një gjendje kaotike. Ne nuk dimë se ç'na sjell dita e jo më nata. Nacionalizmi shqiptar, edhe në viset, tona po rritet.
Dosjen në disa vazhdime të mafies së Ballkanit, konkretisht krerëve të shteteve që kanë kryer krime, tregti dhe biznese tjera të paligjshme në tokën e Ballkanit. Duke filluar nga tregtia me cigare e deri te ajo me naftë, të gjithë këto të grumbulluara në librin më të ri të publicistit dhe analistit të BBC-së, Misha Glen të titulluar "MakMafia", gazeta KOHA do të fillojë t'i publikojë nga dita e martë (9 shtator). Bëhet fjalë për bizneset e ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq, atij të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq,tregtia dhe krimet e famëkeqit Arkan dhe bizneset e Marko Millosheviq. Në këtë dosje do të publikohet edhe lufta me Bosnjën, Kroacinë dhe Kosovën, ndërsa do të përfshihet edhe furnizimi me naftë i Shqipërisë kundrejt Serbisë, mu në kohën kur kishte filluar masakrimi i boshnjakëve në Bosnjë e Hercegovinë. Mandej, në shkrimet në vazhdim o të përfshihen të gjitha vrasjet e mistershme të ndodhura në territorin e ish-Jugosllavisë deri te ishkryeministri serb, Zoran Gjingjiq. Dosja në fjalë në fillim është publikuar nga gazeta prestigjioze SHQIP në Tiranë. Dashuriae mafia së Ballkanit. |
| | | zeriatdheut Hero anëtar
Numri i postimeve : 4058 Registration date : 28/12/2007
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Sun Sep 07, 2008 7:53 pm | |
| Deli ti ke ide te mira dhe sjell shkrime vertet me kuptim por kame frige se je me fryme RUGOVNE dhe per ket je shume i mshefet flet pase perdeve shoku me fryme rugoviste | |
| | | Musafir Vizitor
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Mon Sep 08, 2008 12:07 am | |
| Zeriatdheut falem per komplimet . se dyti vlla je gabim saj per ket frymes (Rugovne )Rugoviane sepse une nuk jam as qe kam qen ndojher me ket frym se dyti me vjen keq por nuk jam msuar te ofendoj as kend qoft parti apo kushqo te jet ,si dhe nuk flas pas perde por realitetin ashtu si ma mer mendja mua , |
| | | Orfe@ V.I.P
Numri i postimeve : 9104 Age : 114 Vendi : Ne zemer te njerit Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum ! Registration date : 26/03/2008
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Tue Sep 30, 2008 5:52 pm | |
| Fajin për ndarjen e veriut e ndajnë UNMIK-u
dhe politikanët e Kosovës
Serbia e ka marrë veriun, politikanët po
na thonë se jemi shtet!
· Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet. Strukturat paralele të dalura nga zgjedhjet e majit të Serbisë në Kosovë e kanë okupuar me dhunë komunën e Shtërpcës, politikanët na thonë se në Kosovë sundon vetëm ligji i Kosovës. Enklavat do të zyrtarizohen nëpërmjet komunave të Ahtisaarit, fëmijët serbë do ta mësojnë versionin serb të historisë së Kosovës, politikanët do të na thonë që ato në këtë mënyrë u integruan, tamam siç thoshte Lutfi Haziri për komunën e veriut të Mitrovicës: ne e ndamë atë që ta bashkojmë…!
Shkruan: Glauk Konjufca - Prishtinë, 30. 09. 2008
Të shtunën mbrëma (më 27. 09. ´08), në edicionin qendror të lajmeve të RTK-së u dha një intervistë e zëdhënësit të UNMIK-ut për Mitrovicë, Georgy Kakuk, ku ai pranon haptazi se misioni i OKB-së nuk po bën asgjë për ta parandaluar kontrabandën që po zhvillohet nëpërmjet veriut të Kosovës. Ai u citua të thotë që situata në veriun e Kosovës është "jashtë kontrollit", gjë që sipas RTK’së paraqet pranimin e parë publik nga një zyrtar i UNMIK-ut për gjendjen reale që mbretëron atje. Tash përderisa vetë UNMIK-u po na e tregon të vërtetën për të cilën më parë rregullisht na ka gënjyer, politikanët u kanë dalur gjokshapur këtyre deklaratave për ta siguruar qytetarin e Kosovës se "veriu është brenda Kosovës", se "veriu nuk ka ku të shkojë, do të mbetet këtu" apo se integriteti territorial i Kosovës na qenka i garantuar nga NATO-ja e fuqitë më të mëdha të botës…
· Foto: Kosova e „pavarur“ nën varësinë e UNMIK-ut & ULEX-it etj
Të vetmin rol që mund ta luajnë politikanët tanë në këtë situatë kur UNMIK-ut i përgjërohen kurse sovranitetin nuk e kanë, është roli i atij peshkut që fryhet përpara rrezikut që i kanoset për ta krijuar përshtypjen e një madhësie të paqenë të trupit të vet. Tash kur vetë UNMIK-u po e pranon dështimin e vet, dhe kur po na tregon që Serbia ka ngadhnjyer në veri, ne do t'i kemi politikanët tanë faqezinj që do të jenë aty për ta zgjatur iluzionin e shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të Kosovës, në vend që të përpilojnë strategji konkrete për hapat që duhet ndërmarrë për rikthimin e kontrollit. Inxhinieringu i mirëmbajtjes së iluzionit - kjo është puna e tyre në politikë, vetëm përbrenda këtij funksioni ata po mbijetojnë. Serbia e ka marrë veriun, politikanët po na thonë se jemi shtet. Strukturat paralele të dalura nga zgjedhjet e majit të Serbisë në Kosovë e kanë okupuar me dhunë komunën e Shtërpcës, politikanët na thonë se në Kosovë sundon vetëm ligji i Kosovës. Enklavat do të zyrtarizohen nëpërmjet komunave të Ahtisaarit, fëmijët serbë do ta mësojnë versionin serb të historisë së Kosovës, politikanët do të na thonë që ato në këtë mënyrë u integruan, tamam siç thoshte Lutfi Haziri për komunën e veriut të Mitrovicës: ne e ndamë atë që ta bashkojmë…!
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, tha që UNMIK-u duhet ta përfundojë misionin e tij, meqë sa më parë të bëhet kjo, një gjë e tillë do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen integruese të qytetit. Është shumë e pafytyrë ta përkrahësh Pakon e Ahtisaarit, e cila e themelon Komunën e Veriut të Mitrovicës, pra e legalizon ndarjen e Mitrovicës, duke e reduktuar problemin në shkuarjen e UNMIK-ut dhe ardhjen e EULEX-it. Është hipokrizi ta dënosh UNMIK-un për mosintegrim të qytetit e njëkohësisht ta përshëndetësh letrën e Ban Ki-moon-it që kërkon negociata të reja me Serbinë për dogana, polici e gjyqësi, ndërkohë që ke pranuar Planin e Ahtisaarit si "zgjidhje përfundimtare"…
Fajin për ndarjen e veriut e ndajnë UNMIK-u dhe politikanët e Kosovës, të cilët (sidomos këta të fundit) herëdokur duhet të japin llogari dhe të nxirren përpara përgjegjësisë. UNMIK-u sepse veriun ia la Serbisë, kurse politikanët tanë sepse u pajtuan me këtë gjë. Asnjëherë politikanët e Kosovës, asnjë qeveri e deritashme, nuk ka pasur ndonjë strategji mospajtuese me planin e UNMIK-ut për t'ia lënë Serbisë kontrollin e veriut. Shpallja e pavarësisë nuk e ka ndryshuar këtë realitet. Përkundrazi, shpallja e pavarësisë i ka barikaduar "taborret". Përgjegjësia e politikanëve të Kosovës para vitit 2006 ka qenë përgjegjësi e mosveprimit, e pasivitetit, faj i qëndrimit duarkryq përpara krimit. Por pas pranimit të Planit të Ahtisaarit që e institucionalizon ndarjen etnike të Kosovës, kjo përgjegjësi legalizohet, ajo bëhet pozitive, bashkëpjesëmarrje e drejtpëdrejtë në zyrtarizimin e kësaj ndarjeje.
Jo vetëm që këta politikanë janë faktorë mbështetës të ndarjeve të brendshme - nëpërmjet përkrahjes dhe përshëndetjes së letrës së Ban Kimoon-it, ata u bënë legalizimi vendor i parakushteve për ndarjen territoriale të Kosovës mbi bazën e fuksionimit të ndarë të misioneve ndërkombëtare (UNMIK-u nëpër "territoret serbe", kurse ICO/EULEX-i përgjegjës për pjesën e mbetur ‘shqiptare’). Me vetë faktin që premtuan pavarësi të plotë, kurse na e sollën një pavarësi të mbikëqyrur së bashku me ndarjen e brendshme etnike të Kosovës (Planin e Ahtisaarit); me vetë faktin që pastaj thanë se Plani i Ahtisaarit është i panegociueshëm, kurse
pastaj pranuan letrën e Ban Kimoon-it, që thotë se kontrolli i kufijve (doganat) si dhe sovraniteti i brendshëm duhet të rinegociohen këta politikanë po na tregojnë se janë në gjendje dhe të gatshëm të pranojnë çfarëdo që vjen nga të tjerët, mjafton që kjo të shpërblehet me mbetjen e tyre në këtë pushtet, në të cilin ata kanë zënë rrënjë të thella pikërisht falë kompromiseve të deritashme në kurriz të vendit. | |
| | | tom sojer V.I.P
Numri i postimeve : 945 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer Registration date : 20/09/2007
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema Tue Sep 30, 2008 8:28 pm | |
| Kam shkruar edhe here te tjera. Nuk kam besim tek bushtra plake Evrope. Nje shprehje e popullit thote "As te q .. e as te çon!" Nuk do Evropa ta zgjidhe problemin apo nuk di Evropa kujt t'ja prishe, kete e dine kancelarite diplomatike te mbushur me plencefryre te vetkenaqur qe flasin gjuhe te ndryshme dhe qe as nuk e dine historine e kombeve ne strofullen Evrope.
Amerika, qe ka interesat e veta ne Ballkan, ka dy probleme: Rusia dhe loja ne fushe te huaj (oborri i Evropes). Them se Ahtisari beri nje pune te pelqyeshme tani qe po shohim se cfare po ndodh me Mitrovicen. Ahtisari merr nje medalje dhe shkon me pushime, kurse organizmat perveshin menget qe me qullesine e tyre apo me planet e tyre te fshehta, ta qelbin punen ne Ballkan. Enver Hoxha ka thene se Ballkani eshte nje fuci baruti dhe pa e zgjidhur ceshtjen e Kosoves ne menyren me te drejte dhe perfundimtare, kjo fuci do te jete kercenim per te gjithe boten.
Politika "as q.. e as ço" e Evropes do te sjelle nje katrahure ne Ballkan dhe populli shqiptare duhet te pergatitet per caste shume me te veshtira se sa me pare. Faktori politik si ne Kosove por edhe ne Maqedoni ka tradhetuar interesat e kombit shqiptar sepse luftojne dhe kacafyten per kockat qe u hedhin. Faktori politik, varfanjak e megalloman, ne Shqiperi eshte gjithashtu i zene me majmjen dhe luften per kolltukun. Çeshtja kombetare eshte nje teme qe keta njerez e kane "gure ne kepuce".
Mitrovicen dhe te gjithe ceshtjen tone do ta shpetoje vete populli sic ka bere gjithmone duke u treguar politikaneve qeleperxhinj vendin qe u takon ne koshin e tradhetareve te kombit.
Njerezit e mire, te rralle, ne keto vende, i ka rrethuar dhe mbytur mediokriteti i pushtetit. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema | |
| |
| | | | Kosova lindore dhe Mitrovica sfida dhe dilema | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |