Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 8 ... 15  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 6:19 am

AKTUALITETE
Rubrika e aktualiteteve dhe intervistave
me rendesi ekonomiko-politike qe lidhen

me Trojet e Bashkimit Kombetar


Edituar për herë të fundit nga në Wed Nov 07, 2007 1:22 am, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 6:45 am

Derisa Serbia ka nisur të kërcënojë edhe me luftë dhe Evropa turpërisht hesht përballë kërcënimit, Kosova ka nevojë t’i japë fund këtij debati të të shurdhërve: ta shpallë pavarësinë


Shkruar nga Agron Bajrami

Zyrtarët serbë, prej nacionalistëve deri tek “demokratët”, kanë nisur ta “armatosin” retorikën e tyre kundër pavarësisë Kosovës edhe me kërcënime me luftë.
Derisa eksponentët e Koshtunicës ka kohë që hapur flasin se Serbia do të kundërpërgjigjet me “çdo mjet në dispozicion” ndaj shpalljes së pritur të pavarësisë, pas 10 dhjetorit, shpresat e Perëndimit në Serbi – Boris Tadiq e Vuk Jeremiq – aktrojnë të brengosurit, duke thënë se pavarësia e Kosovës do të mund të shkaktonte luftë dhe kërkojnë mirëkuptim nga Evropa për t’iu shmangur edhe një tragjedie në Ballkan – duke e mohuar vetëvendosjen për Kosovën.
Kështu, i përkrahur në çdo mënyrë nga Moska, Beogradi nuk heziton që, sa më tepër që afrohet 10 dhjetori, të shtojë muskujt kërcënues edhe në deklarimet edhe në vendimet zyrtare që kanë të bëjnë me Kosovën.
Kështu, pos kërcënimit gojor me armë dhe plumba, Serbia tashmë ka marrë vendim për të nxjerrë serbët e Kosovës tërësisht nga administrimi i UNMIK-ut, duke paralajmëruar se serbët në Kosovë nuk do të votojnë në zgjedhjet e shpallura nga OKB-ja, por do të dalin në zgjedhje të veta, paralele, që do të mbahen në kuadër të zgjedhjeve, ende të pashpallura, të Serbisë.
Me këto, Qeveria e Serbisë, e cila (siç e thotë vetë Boris Tadiqi), kur bëhet fjalë për Kosovën, “është thjeshtë unike”, edhe kërcënon Evropën me një luftë të re në Kosovë, edhe sfidon autoritetin e OKB-së, edhe sakrifikon komunitetin serb në Kosovë, duke e nxjerrë atë plotësisht jashtë sistemit politik e shoqëror kosovar.
Me fjalë të tjera, Serbia po përgatitet për ndarje të Kosovës, dhe për këtë qëllim tashmë emisarë të Koshtunicës, jozyrtarisht, “masin pulsin” evropian.

* * *

Se ndarja është qëllimi përfundimtar serb në Kosovë, mund të merret vesh edhe nga qëndrimet e Boris Tadiqit, i cili, jo një herë, ka thënë se Serbia nuk ka pretendime t’i qeverisë shqiptarët e Kosovës.
Deklarimi i tillë, natyrisht, është vetëm gjysma e parë e pozicionit të tij – gjysma tjetër, e pathënë por që nënkuptohet, është se as serbët nuk duan të qeverisen nga shqiptarët.
Se kjo nuk është politike e rastit, e improvizuar në momentin e fundit, mund të shihet qartë nga faktet e tetë viteve të pasluftës, ku shteti i Serbisë ka ndërmarrë hapa të shumtë për të ndarë, edhe fizikisht, serbët nga shqiptarët, duke e shndërruar ndarjen territoriale e etnike si zgjidhje që imponohet vetvetiu.
Natyrisht, faktorë të ndryshëm shqiptarë në Kosovë kanë luajtur për mrekulli në favor të planit serb, duke krijuar atmosferë negative të sigurisë për minoritetet, që është përdorur si arsyetim i përkryer për krijimin e enklavave, ndërtimin e infrastrukturës alternative, ndarjen shoqërore, ekonomike, kulturore e politike të pakicës serbe nga shumica shqiptare.
Derisa në afat të shkurtër kjo ndarje sigurisht se u ka konvenuar strukturave të ndryshme legale e jolegale shqiptare në Kosovë, prej atyre politike e ekonomike, deri tek ato kriminale, në afat të gjatë kjo ka krijuar një realitet në terren – sikur në veri të Kosovës - që është vështirë të ndryshohet, dhe që, në instancën e fundit, ka sjellë deri tek zhvillimet aq të padëshiruara e të kundërshtuara në Kosovë, sikur që është decentralizimi.
Në anën tjetër, derisa argumente se ndarja është opsioni i vërtetë prapa fushatës diplomatike-politike serbe ka shumë, ndër më eksplicitët dhe që e elaboron këtë opsion në detaje është propozimi i Dobrica Qosiqit, i bërë në librin e tij “Kosova”, të botuar në vitin 2004.
Qosiqi, që nga publicistë serbë është thënë se ka pasur rolin vendimtar në arritjen e koalicionit të brishtë qeverisës mes Tadiqit dhe Koshtunicës, konkludon se për zgjidhjen e çështjes së Kosovës ka katër opsione të mundshme: 1. Kosova e pavarur nga Serbia, 2. Kosova në kuadër të Serbisë, 3. Kosova si një lloj njësiti në konfederatë me Serbinë, dhe 4. ndarja territoriale e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve.
Dhe këtu, Qosiqi, që për opinionin e tërë ish-Jugosllavisë njihet si “babai i nacionalizmit modern serb” dhe eminenca gri e ngritjes së shovinizmit serb të fundshekullit të 20-të, përcaktohet për opsionin e fundit, ndarjen e Kosovës, si të vetmin që mund të ketë sukses në afat të gjatë. Ai thotë se ndarja territoriale e Kosovës mes serbëve dhe shqiptarëve është “kompromisi historik” dhe e vetmja zgjidhje që “paraqet fundin racional mes dy antagonizmave”.

* * *

Dhe para se të gëzohen ata shqiptarë që duan bashkimin kombëtar, duke menduar se oferta serbe për ndarje të Kosovës do të mund të rezultonte me një shkëmbim territoresh që do t’i sillte diç Kosovës apo shqiptarëve, duhet pasur parasysh disa fakte:
1. Opsioni i ndarjes së Kosovës, në mendjen e serbëve dhe atyre vendeve në Evropë e botë që do ta përkrahnin atë, kufizohet vetëm në territorin e Kosovës dhe nuk e përfshin as Luginën e Preshevës e as ndonjë territor tjetër me popullatë shumice shqiptare në fqinjësi të Kosovës.
2. Ndarja e Kosovës nuk do të thotë me automatizëm edhe njohje zyrtare nga ana e Serbisë të pavarësimit të “pjesës shqiptare” të Kosovës. Për më tepër, të gjitha indiciet janë se Beogradi nuk do ta negociojë ndarjen, por do ta vendosë si realitet “të imponuar”, duke e konsideruar “pjesën shqiptare” të Kosovës si territor “nën okupim”.
3. Skenari i ndarjes, po ashtu, do t’i linte objektet e caktuara të kultit – sikur Patrikanën e Pejës dhe manastiret e Deçanit, Deviçit apo Graçanicës – jashtë juridiksionit të Prishtinës, dhe me mbrojtje të siguruar nga forcat ndërkombëtare.
4. Ndarja, në fund, do të rezultonte me importimin e modelit të Qipros në Kosovë, ndërkohë që shpresa serbe do të ishte se në atë konstelacion, Serbia do të anëtarësohej para Kosovës në BE, me çka do të kishte veton e hyrjes së Kosovës në BE, derisa Prishtina nuk pajtohet me kushtet serbe për status.
E gjithë kjo, natyrisht, nënkupton proces të stërzgjatur, edhe kush e di sa vjet, gjatë së cilës kohë Beogradi do të përpiqej të ndikojë në ndryshimin e pozicioneve perëndimore karshi Kosovës.
Pra, procesi në vijim, pas 10 dhjetorit, dhe të gjitha opsionet e tjera, pos Planit të Ahtisaarit, mund të zhvillohen vetëm në dëm të pozicionit të Prishtinës.
Dhe kjo është arsyeja pse, në fund të këtij procesi, të themi më 17 dhjetor 2007, Kuvendi i Kosovës do të duhej të shpallte pavarësinë, për të nisur një proces tjetër, të njohjes së shtetit më të ri evropian.
Përndryshe, nëse presim unifikimin e pozicioneve evropiano-perëndimore, rezultati lehtë mund të jetë ai i kërkuar nga Qosiqi.

agronb@kohaditore.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 7:01 am

Drejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Volker Stanzel tha sot se nëse Prishtina dhe Beogradi nuk arrijnë një zgjidhje kompromisi për statusin deri më 10 dhjetor, duhet të mendohet si të veprohet pas kësaj date.

Diplomati gjerman u takua në Prishtinë me kryetarin, Fatmir Sejdiu, kryeministrin Agim Çeku dhe me liderin e PDK-s, Hashim Thaçi.
Diplomati gjerman, Volter Stanzel nuk dha një përgjigje të qartë nëse Gjermania ka vendosur që ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse ajo shpallet pas 10 dhjetorit në Kuvend. Një lajm i tilli ishte publikuar ditë më parë në mediat gjermane, por drejtori politik në ministrinë e jashtme të këtij vendi, nuk e konfirmoi një gjë të tillë. “Sikur të ishte ashtu unë nuk do të vija për vizitë në Kosovë”, pohoi diplomati gjerman.

Ai tha se vendi i tij angazhohet për arritjen e një marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për statusin, pasi siç u shpreh Stanzel kjo është shumë e rëndësishme për tërë Evropën. Por Stanzel theksoi se nëse procesi negociator që po udhëhiqet nga treshja SHBA-BE-Rusi dështon në gjetjen e zgjidhjes deri më 10 dhjetor, duhet të mendohet si të veprohet më tutje.“Në qoftë se gjatë bisedimeve deri më 10 dhjetor nuk është e mundur në asnjë mënyrë të gjendet një zgjidhje kompromisi e pranueshme për të dyja palët, atëherë duhet të mendojmë si do të veprojmë pas kësaj date”, tha Stanzel.

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha pas takimit se kishte shprehur qëndrimin tashmë të njohur të Prishtinës që procesi të përmbyllet me 10 dhjetor dhe pas kësaj date gjërat të lëvizin drejt pavarësisë së Kosovës.”Ne jemi të përkushtuar që krejt pak ditë të jenë ditë të konsultave për të marrë vendimin. Mendoj se parlamenti i Kosovës do të marrë vendimin e vet, ne jemi në partneritet me të gjitha vendet që mbështesin dhe që kanë mbështetur këtë proces dhe ecjen e Kosovës drejt pavarësisë të cilën edhe ta realizojmë”, tha Sejdiu.

Gjatë qëndrimit në Prishtine, drejtori politik në ministrinë e jashtme të Gjermanisë është takuar edhe me kryeministrin Agim Çeku dhe me kryetarin e PDK-s, Hashim Thaçi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 7:11 am

"Nëse bisedimet 120 ditore nuk do japin rezultatin e dëshiruar, atëherë ne do të përkrahim njohjen e njëanshme të pavarësisë duke mos qenë të parët, por duke u bashkërenduar me partnerët tanë ndërkombëtarë".
Kështu është shprehur sot presidenti shqiptar Bamir Topi në një takim me Ministren e Jashtme të Hungarisë, Kinga Gënç.

Pasi ka përsëritur qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të Paketës Ahtisari, Presidenti Topi theksoi se "pavarësia do të sillte qëndrueshmërinë e dëshiruar në rajon dhe do çlironte edhe vetë Serbinë nga marrëdhëniet e ngurta e do ta bënte të shihte drejt së ardhmes në familjen euroatlantike".

Ministrja Gënç ka vlerësuar efektin e qëndrueshmërisë që ka Shqipëria në rajon në qetësimin e situatave duke ulur tensionet e presionet, që janë të ndjeshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 7:14 am

Shqiptarët e Luginës të përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemeve, thotë Mustafa

Prefekti i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kundërshton deklaratat e kreut të policisë në Bujanoc se përreth vijës administrative me Kosovën ekzistojnë grupe të armatosura nga ana e Kosovës të cilat grupe mund t’i rrezikojnë njerëzit në komunën e Bujanocit.
"Deklaratat e shefit të policisë janë vetëm përpjekje të kota për krijimin e kushteve për destabilizim të rajonit, por shqiptarët e Luginës janë të përcaktuar për zgjidhje paqësore të problemeve të tyre", ka deklaruar prefekti i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 7:16 am

LKÇK filloi fushatën elektorale në Gjakovë

Me moton “Me ne drejt bashkimit kombëtar” Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të saj , filloi fushatën elektorale në Gjakovë.
"Numri 75 përmban vlerat e mirëfillta kombëtare .

Ne do të kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që urgjentisht dhe në mënyrë të drejtë të zgjidhë çështjen tonë kombëtare. Ky është programi më i mirë të cilit qytetarët duhet t'ia japin besimin" , tha në fjalën e tij kryetari i LKÇK-së për degë në Gjakovë Xhevdet Sadrija .

Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, kësaj radhe për Asamblenë komunale konkuron me 11 kadidatë për këshilltarë ndërsa 6 kandidatë të këtij subjekti politik do të garojnë për 120 ulëset sa do të këtë Parlamenti i Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 7:20 am

Nuk ka probleme të pazgjidhshme, thotë Fatmir Limaj

“Në lagjen e Matit në Prishtinë nuk ka probleme të pazgjidhshme” tha sot kandidati i partisë Demokratike për kryetar të Prishtinës, Fatmir Limaj, gjatë vizitës në këtë lagje. Ai premtoi ndërtimin e rrugëve dhe ndriçimin e tyre si dhe përgjithësisht kushte më të mira për jetesë.

Kërkesat e qytetarëve të lagjes së Matit janë reale dhe ato mund të zgjidhen shumë shpejtë, tha sot kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Fatmir Limaj. Ai premtoi ndërtimin e rrugëve, ndriçimin e tyre, zgjidhjen e problemeve me ujë ashtu si edhe kushte më të mira sidomos për fëmijët e lagjes.

“Praktikisht kur kthehesh në këtë pjesë nga qyteti është si të kthehesh në një vend krejt të errtë. Ne do të bëjmë ndriçimin dhe ajo që po shihet e domosdoshme këtu është krijimi i tortuarëve për fëmijë. Shkolla ndodhet krejt në pjesën tjetër dhe duhet ndërtuar trotuaret në mënyrë që fëmijët të mos rrezikohen nga komunikacioni. Pra duhet të merren masa për sigurimin e jetës së fëmijëve tanë” tha Limaj.

Limaj tha se është i gatshëm të vazhdojë punët e mira që ka nisur pushteti aktual. Ai tha se me PDK-në në udhëheqje të Prishtinës do të fillojë edhe ndërtimi i unazës së qytetit. Limaj bashkëbisedoi me qytetarët dhe shoqërohej nga kandidatët për këshilltarë komunalë të PDK-së dhe përfaqësues të partive që janë në koalicion me PDK-në.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 4:03 pm

Berlin: Der-Tagesspiegel: NATO dhe BE janë duke u përgatitur për ndarjen e Kosovës nga Serbia.\02.11.07\

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Berlini NATO dhe BE janë duke u përgatitur për ndarjen e Kosovës nga Serbia pas datës 10 dhjetor, shkruan sot e përditshmja Der-Tagespigel e Berlinit. Ndër vendet e BE që ende janë kundër pavarësisë gazeta përmend Qipron dhe Greqinë nga frika se rasti i Kosovës do të jetë precedent edhe për Qipron turke. Kjo gazetë njofton se Spanja dhe Sllovakia tashmë janë pajtuar të njohin pavarësinë e Kosovës. Me gjithë qëndrimin e Qipros dhe Greqisë, presidenca portugeze llogarit në unitetin e plotë të 27 vendeve.\02.11.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 5:07 pm


"J.List": Pavarësia e Kosovës - përfundim sombolik i shpërbërjes së Jugosllavisë


Zagreb, 2 nëntor 2007

- E përdtishmja e Zagrebit "Jutarnji list" boton një koment me titull "Pavarësia e Kosovës: fundi i Jugosllavisë", në të cilin konstatohet se "pavarësia e Kosovës shënon përfundimin sombolik të procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë".

Gazeta pohon se shpallja e pavarësisë së Kosovës përmban domothënie të ndryshme, por të rëndësishme si në nivelin e "politikës ditore lokale" ashtu edhe të "politikës botërore" dhe se njëherësh shënon edhe një "konflikt ndërmjet Rusisë në rritje dhe kërcënues të Putinit" dhe të Perëndimit.

Gazeta paralajmëron se pavarësia pothuajse me siguri do të shkaktojë përshkallëzimin e tensioneve në pjesën serbe të Bosnjës, duke vënë në një pozitë të pakëndshme BE-në. Pasi theksohet se "Jugosllavia nisi të vdesë në Kosovë", autori i komentit përkujton se Prishtina ishte qyteti i parë në ish-Jugosllavi në të cilin më 1981, APJ përdori forcën duke vrarë me dhjetra studentë.

Gazeta gjithashtu shkruan se lufta në rajonin e ish-Jugosllavisë nisi në Kosovë, ndërsa forca ushtarake serbe përfundimisht u thye në Kosovë, gjë që solli edhe largimin e Millosheviqit nga pushteti dhe vdekjen e tij në burgun e Hagës.
Por gazete kroate konsideron se "pavarësia e Kosovës në finale është lajm i mirë edhe për Serbinë", e cila më në fund duhet të heqë qafet politikën e saj mitologjike dhe t'i kthehet të ardhmes së vet, pa pasur si barrë Kosovën, Bosnjën apo viset serbe në Kroaci.

"Një Serbi e tillë moderne dhe përfundimisht postjugosllave, mund të bëhet një lojtar serioz politik dhe ekonomik në Evropën Juglindore", pohon gazeta. Por, sipas autorit të komentit, "derisa Serbia nuk emancipohet nga Kosova, si dhe nga pjesa serbe e Bosnjës dhe Hercegovinës, Beogradi, për fat të keq, do të mbetet i sëmuri i Ballkanit apo më mirë të thuhet, i Jugosllavisë", konstaton në fund gazeta "Jutarnji list".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 5:09 pm

Vjenë, 2 nëntor

- Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjtësimin e Treshs ndërkombëtare do të mbahet më 5 nëntor, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme austriake.

I njëjti burim thekson se nuk është paraparë që pas takimit pjesëmarrësit të prononcohen për media. Para takimit të drejtëpërdrejtë, Treshja do të takohet me ekipin e Beogradit dhe më pas edhe më atë të Prishtinës.

Në takimin e së hënës, ekipet do të përfaqësohen në nivelin më të lartë shtetëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 5:13 pm

Brukseli kërkon nga Beogradi që të mos bëhen krahasime mes Bosnjes dhe Kosovës


Bruksel, 2 nëntor

Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel pranojnë se situata në Ballkan ka filluar gradualisht të tensionohet dhe këtë e lidhin posaçërisht me procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, që vazhdon të jetë sfida më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare në rajonin e Ballkanit. Brukseli kërkon nga Beogradi që të mos bëhen krahasime mes Bosnjes dhe Kosovës.

Sa i përket protestave të ditëve të fundit, që kanë ndodhur në Bosnje e Hercegovinë në BE dhe në NATO pohojnë se duhet bërë çmos që të mos ketë krahasime në mes të Bosnjes dhe Kosovës. "Kosova siç kemi thënë disa herë është një rast i veçantë, pra sui generis dhe nuk mund të krahasohet me askënd.

Prandaj do të hedhim poshtë çdo krahasim që mund të bëjë dikush kudo në rajon, apo diku tjetër me Kosovën", kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Edhe BE-ja i është bashkangjitur demarshit, që kanë dërguar disa vende të Grupit të Kontaktit ndaj Beogradit, duke tërhequr vërejtjen se as Beogradi nuk duhet të bëjë krahasime në mes të Kosovës dhe Republikës serbe në Bosnjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:16 pm

Aktualitete nga Maqedonia:






  • Botuar: 02 Nov 2007
    Gazeta zyrtare e RM-së ka konstatuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese përmban mungesa formale

Shërbimi juridik i NP Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë më 31 tetor e shqyrtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese me ç'rast është konstatuar se përmban mungesa formale. Që të ruhet ligjshmëria e punës në letrën që e dërguam në Gjykatën Kushtetuese kërkuam sqarim pse vendimi nuk është nënshkruar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese Mahmud Jusufi i cili më 24 nëntor ka qenë i pranishëm në seancën e Gjykatës kur është marrë vendimi.

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi drejtori i NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Toni Trajanov. Ai theksoi se kryetari i Gjykatës Kushtetuese Mahmud Jusufi ka qenë i pranishëm në seancën e mbajtur më 24 nëntor dhe nëse nuk ka qenë, atëherë nuk do të ishte kontestuese që është nënshkruar Branko Naumovski, anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Trajanov shfaqi pritje që vendimi të nënshkruhet nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe të tregohet se pse Naumovski është nënshkruar në atë.

"Në vend të sqarimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese mora kërcënim nga sekretarja e përgjithshme e Gjykatës, Milica Nikollovska. Përmes telefonit ajo më tha se vendimi urgjentisht duhet të publikohet pa marrë parasysh faktin që e njëjta ka mungesa formale. Ajo mu kërcënua se përderisa vendimi nuk publikohet me datën 31 tetor, Gjykata do të ndërmarrë masa për konfirmimin e përgjegjësisë sime", tha Trajanov.

Gjykata Kushtetuese më 30 tetor në NP Gazeta Zyrtare ka parashtruar për publikim vendimin për heqjen e Ligjit për përdorimin e flamujve të bashkësive në Republikën e Maqedonisë.


"Habitshëm është edhe mënyra me të cilën Gjykata Kushtetuese mu drejtua mua pasi unë si drejtor dhe kryeredaktor dhe përgjegjës i Gazetës Zyrtare e RM-së në çdo rast jam vendosur në pozicion të përgjigjem për gjithë atë që publikohet në gazetën zyrtare, por edhe me vet faktin unë jam kompetent ta kontrolloj edhe vlefshmërinë e akteve të parashtruara nga aspekti formal", shtoi Trajanov.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:19 pm

Tërmet në Kërçovë

Tërmet me intensitet prej 4-5 ballë sipas shkallës makroseizmike evropiane sot ndodhi në afërsi të Kërçovës, lajmëroi obserbatoriumi seizmologjik.

Tërmeti ka ndodhur në ora 14 e tre minuta me epiqendër rreth 80 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Sipas të dhënave të deritanishme tërmeti është ndjer në Kërçovë dhe rrethinë me intensitet prej 4-5 ballë sipas shkallës makroseizmike, ndërda në Krushevë, Makedonski Brod, Demor kapi dhe vendet përreth me intensitet prej 4 deri 4 ballë.
/02 Nov 2007/V.H.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:21 pm

Ekspres: Arrestime në UNMIK?


Aktualitete nga Kosova

Gjatë disa ditëve të ardhshme do të vijojnë arrestime të anëtarëve të një grupi të organizuar në kuadër të UNMIK-ut, publikoi sot gazeta "Ekspres" e Prishtinës.

Sipas burimit të njëjtë, anëtarët e grupit janë të dyshuar për mitëmarrje në vlerë prej disa milionë eurove që i kanë marrë për të ndryshuar vendime gjyqësore.

"Ekspresi" bën të ditur se për aktivitetet e tyre është informuar sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, si dhe përfaqësues të zyreve ndërkombëtare në Kosovë.


/02 Nov 2007/V.H.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:25 pm

Aktualitete në Ballkan " 2 nentor 2007"

Bashkëpunim të forcave të armtosura greke dhe serbe

Kryeshefi i Shtatmadhorisë greke Dimitros Grapsas sot në Beograd realizoi takim me kolegun e tij serb Zdravko Ponosh.

Qëllimi i takimit të përbashkët është bashkëpunimi ushtarak mes Athinës dhe Beogradit i cili sipas të dyja palëve do të duhej të rezultojë me paqe dhe stabilitet në rajon.

"Qëllimi i kombeve tona ëstë stabiliteti dhe paqeja në rajon. Besoj se bashkëpunimi i forcave tona të sigurimit do të jetë i suksesshëm dhe konstruktiv", deklaroi Grapas pas takimit me Ponoshin.

Sipas kryeshefit të Shtatmadhorisë serbe, sivjet janë realizuar mbi 80 për qind të aktiviteteve të planifikuara në bashkëpunim me Greqinë.


/02 Nov 2007/V.H.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:45 pm

LETËR E HAPUR. Z. VLADIMIR PUTIN- Presidentit të Rusis

Jam një shqiptar i zakonshëm,që po u dërgoj këtë letër të hapur.
Qëllimi:Të na njihni ashtu siç jemi,historikisht,jo emocionalisht dhe për konjuktura politike,siç e kishin traditë shtetet e mëdha në të kaluarën.Ne shqiptarëve,të sakatosur nga fuqitë e mëdha, aty nga vitet 1918-1924, e më vonë,na lindi shpresa,se lirinë dhe bashkimin e atëdheut do ta sigururonim me ndihmën e Rusisë Sovjetike,nga Bashkimi Sovjetik.Kjo shpresë përfshiu disa nga atdhetarët e mëdhenjë të Shqipërisë.Bajram CURRI,i dërgoi letër Leninit,më 1919,duke e quajtur “Arzeti” Lenin,pasi Lenini botoi në vitin 1918 “Traktatin e Fshehtë të Londrës” të Prillit 1915,midis vëndeve të “Antantës”,Anglisë,Francës dhe Rusisë me Italinë,që e zhdukte fare kombin shqiptar nga harta.

Avni RUSTEMI, detyroi në vitin 1924 Parlamentin Shqiptar të mbante 5 minuta zi për vdejken e Leninit, si mik i madh i Shqipërisë. Imzot Fan .S.Noli përshëndeti në vitin 1927, në Sheshin e Kuq në Moskë, në emër të popujve të Ballkanit,10-vjetorin e Revolucionit të Tetorit, megjithse gazetat e klerit katolik të Shkodrës e akuzuan: “Komunist” dhe “Prift i Kuq”.
Gjatë luftës së dytë botërore, Shqipëria u pushtua nga fashizmi Italian e më pas nga Nazizmi Gjerman. Në Nëndor 1942 Shqipëria u pranua antare e kolalicionit të Madh Botëror Antifashist me në krye tre shtetet e mëdha:Sh.B.A.,B.S dhe Britania e Madhe.

Me luftën heroike të 28 brigadat partizane shqiptare gozhduan në Shqipëri 240 000 forca nazifashiste gjith kjo falë gjakut të 28 000 dëshmorëve të popullit shqiptar.
Edhe populli i Kosovës, me 14-brigadat partizane të tij luftoi me trimëri krahas partizanëve të shqipëesirë e jugosllavisë deri në fund të luftës, duke u radhitur në anën e fitimtarëve.
Dhe ne, shqiptarët, patëm shpresa të mëdha tek Marksizëm-Leninizmi, për zgjidhjen e çeshtjeve nacionale dhe tek deklarata e 3-shteteve të mëdha, aleate të koalicionit të madh antifashist botërore, për të drjtat e popujve për vetvendosje. Këto shpresa qenë vetëm iluzione të bukura e zhginjime te hidhura. I varëm shpresat tek Karta Universale e OKB dhe tek Karta e Helsinkit, mbi të drejtat e njeriut dhe poujve për vendosje,por edhe këto “Karta” po dalin më shumë të përdredhura,të paktën deri tani.
Bindja e përgjithshme e shqiptarve sot është:

Të gjitha fatkeqsit e kombit shqiptar,që nga Kongresi i Berlinit më, 13 Qershor 1878 dhe deri më sot, tetor 2007, për gjatë 129-vjetësh, i janë shkaktuar direkt nga Rusia, siç më poshtë::
Copëtimi i Shqipërisë në 5-shtete.
Genocid e shpërngulje, dëbim në masë me dhjetra e mijra në Turqi dhe Shqipëri,mjerimi dhe gjaku i derdhur lumë për të mbrojtur tokën e stërgjyshërve ,kombësinë shqiptare,gjuhën e nënës,zakonet,traditat,kulturën unikale në Ballkan dhe në Europë.

Të gjitha këto janë bërë nga fqinjët tanë shovinist,lakmitar,por me ndihmën e mikes,mëmës Rusi,se vetëm ata e kanë ditur kush është shqiptari!
Ky realitet i provuar historikisht,na dëshpëronë,na ka zhgënjyer e zëmëruar,pasi nga një rreze drite,shprese,Rusia na doli armiku më i rrëzikshëm i kombit shqiptar.
Historinë e dime shumë mire,por kemi pasur të drejtë që të shpresojmë, dhe shpresuam se Rusia e re,do kishte ndryshuar nga Rusia e vjetër,me mëndësi hegjemoniste,ku sundonin emocionet në vënd të shkencës dhe parimeve njerëzore.
Në vitin 1961 qevria sovjetike,e fryrë me emocione ideologjike dhe si superfuqi, i preu marrdhënjet ekonomike dhe diplomatike me shqipërinë. Ajo shpresoi që ne shqiptarët do vdisnim për bukë thatë,ose do shiteshim për 30-aspra. Qeveria Hrushovine dështoi në cinizmin e saj. Në Shqipëri shpërtheu entuziazmi atdhetar i të gjithë popullit shqiptar,që shpuri në forcimin e pavarsisë dhe zhvillimin e vrullshëm të ekonomisë së vëndit.

Z.President!
Shkenca e histories botërore ka vërtetuar se themeli i kulturës Europiane është trekëndshi “Iliri-Greqi-Romë”.
Përpara këtij fakti duhet të përulen me respekt të gjithë, në radhë të pare njerzit e shkencës, kulturës dhe politikanët e Europës dhe botës.
Është vërtetuar që Ilirët janë vëndas,ata i pritën grekët kur erdhën nga veriu dhe i përcollën në jug të Ballkanit, aty ku janë sot. Perënditë e quajtura greke,në të vërtetë janë Pellazgo-Ilire.
Grekët prune besimin e tyre , por nuk mund të binin si çdo plaçkë edhe vëndet e shënjta si Olimpin,Delfin etj. Këto vënde të shënjta ishin aty, të krijuara nga besimi dhe imagjinata e popullsise Pellazgo –Ilire,para greke. Ilirët e Grekët e njihnin njëri-tjetrin dhe i respektonin kufijt midis tyre.
Çamëria e sotme,ose Epiri, ka qënë shqiptare deri në vitin 1913, kur me këmbnguljen e Rusisë Cariste iu dha Greqisë nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër.
Atje kanë banuar Mollosët,Thesprotët dhe Kaonët,të cilët historianët grekë i quanin “barbar”-jo grekë. Këtë e di e gjithë bota ,sidomos Greqia dhe mikja e saj Rusia demokratike. Ndërsa Romakët janë akoma më të vonët se Ilirët.
Ka dokumenta që dëshmojnë për zhvilimin ekonomik e kulturor të Ilirëve,që përpara shekullit të XII-p.e.r. dhe për mardhënjet tregëtare me popujt mediterran e sidomos me trojën,si qëndra më e zhvilluar në Mesdhe. Në shekullin e-XII-p.e.r. koalicioni i shteteve greke sulmoi për të plaçkitur Trojën. Në mbrojtje të saj vajtën vullnetar nga Iliria.

Ushtari i pare grek Protesilau u vra nga një Dardani (Kosova) sapo kapërceu anëdetin e Trojës.
Në varrin e Protesilaut në Eleus”Esqi Hisarlikun e sotëm, Leka i madh theri kurbanë dhe u fal për të pasur ogur në fushatën për shkatërrimin e perandorisë persiane të Darëve në Azi. Për Ilirët e Shqiptart e sotëm ka dokumenta,që vërtetojnë se janë vëndas në tokën e tyre.
Turma fisesh barbare gjermane e sllave,në shekujt e V,VI të erës së re,erdhën nga veriu e lindje drejtë Europës qëndrore e jugore. Ata u asimiluan me popullsin vëndase,veç Ilirëve, Grekëve e Romakëve, që i kishin kristalizuar gjuhën,zakonet e kulturën e tyre shumë kohë më parë. Barbarët ishin nomad,endacak,ku i zinte mëngjezi nuk i zinte darka.
Ata ishin pa atdhe dhe u mungonte ndjenja morale, ajo më e thinjura dhe më e fuqishmja,ndjenja për atdheun,që i dallon popujt e kombit në histori.
Barbarët ishin injorant,zbathur,veshur me lëkurë delesh,pa qethur e të pa larë e kudo grabisnin e shkatërronin. Në këtë kohë Iliria kishte jetë qytetare mbi 1500 vjeçare,ndërsa sot festohen 2500 deri 3000 vjetorin e tyre. Dhe në Mallakastër p.sh.ka pasur qytete nga 600-1000 vjetë p.e.r..s, si Gurzeza, Orgesi, Nikaja, Dimali, Bylisi,ku ka pasur gjimnaze,teatër,biblioteka,shetitore,furra buke, banjo, punishte, monedha bronxi dhe tregëtia zhvillohej me vëndet e mesdheut e Lindjen e Mesme.

Turma fise sllave erdhën në Ballkan në shekullin e VI,nga përtej Uraleve. Perandori Bizantin Justiniani i ndali dhe u dha toka reth Danubit,me kusht që të mbronin perandorinë nga dyndjet e tjera barbare.
Sërbo-Sllovenët, nga muhaxhir në tokën e botës, filluan të grabisin tokat iliro-shqiptare në Ballkanin perndimor dhe sidomos në Kosovën e sotme.
Ky rrezik disa shekullor është aktual me ndihmën e huaj, sidomos të Rusisë.
Për Europën Demakratike, tani në fillim të shekullit të ri,të arsyes e të moralit,do të ishte turp të shesë popullin shqiptar të Kosovës, në pazaret e së kaluarës që historikisht kanë qënë të fëlliqura.
Ndërsa për Rusinë e sotme demokratike, përpjektjet për ta penguar pavarsinë e Kosovës,me arsye e mos arsye të kota, që edhe vetë nuk i besion,do ishte veprim i shëmtuar që do të habiste opinionin demokratik botëror.
Nuk jemi sot në kohën e Carërve, perandorve e sulltanëve, që shpesh ligjet i bënin Rasputinët.
Nuk jemi as në kohën e Bismarkut,Eduart Greit dhe traktateve të fshehta që zhduknin popujt e vegjël, po heroik,me një firmë. Kështu po ndodh me Kosovën,që nga viti 1913 e deri sot,me genocide,shpërngulje,varre masive,veprime ç’njerëzore për ta mposhtur e zhdukur fare.

Zoti President!
Ju ndoshta nuk e imagjinoni., Qeverit e vëndeve të mëdha nuk kanë begenisur të studjojnë histoinë e popujve të vegjël. Kemi qënë të dënuar me vdekje nga fuqitë e mëdha,që firmosën mbi fatet e popujve të vegjël,duke mos u mbështetur në njohjen e tyre shkencore,historike,por në emocione,në ruajtjen e interesave dhe krijimin e konjukturave midis tyre,në urrejtjen raciale dhe hegjemonzmin territorial. Ky rrezik,për jetë a vdekje,ka qënë shumë i egër gjatë histories sonë.
Nga viti 1913 deri në vitin 1925,në kordinim me shovinistët fqinj,u likuiduan fizikisht,brënda e sidomos jashtë Shqipërisë,figurat kryesore,heronjët e popullit shqiptar,diplomatët botëror,gjeneralët popullor dhe rilindasit zëmër zjarrë:Ismail Qemali,Luigj Kurakuqi,Hasan Prishtina,Isa Boletini,Idris Seferi, Ded Gjon Luli,Azem e Shote Galica,Avni Rustemi,Bajram Curri etj.
Qëllimi i kësaj ishte që populli shqiptar të mbetej pa udhëheqës,të mposhtej dhe të coptohesh përfundimisht.
F.Noli thotë: “Rronë ore,rronë dhe nuk vdesë kurr shqiptari”, në Perugia të Italisë,në 28 Janar 1919,i cili pengonte zbatimin e Traktatit të Fshehtë të Londrës 1915,Gazeta “Koha e Re”e Shkodrës dha gjëmën: “Na mbriti lajmi i zi si korbi, I ftohtë si akulli,i mpreht si shpata e mejdanit Vdiq Ismail Qemali i Vlonës”………………..

Atdhetari Mihal Gramëno shkruan në gazetën e Korçës:
“Mos qani.Mos qani,se kini për të turpëruar një komb fisnik e kalorës në botë,që ka lindur luanë e botës”. Dhe për ilustrim,për ti ditur ato që nuk i dinë dhe ata që janë rrekur pë të na vjedhur heronjët tanë,po u tregoj disa nga luanët që ka lindur populli shqiptar:
Dy gjeneralët më të mëdhenj të botës vjetër:
Aleksandri Madh i biri Olimbis Ilire nga Mollosët e Epirit (Çamërisë).
Pirrua i Epirit –Iliria –(Çamëria). Teuta-Mbretëresha e parë në historinë e vjetër,në shekullin e III-p.e.s që theu legjonet romake në fushën e Durrësit në vitin 229 p.e.s. duke e penguar pushtimin e Ballkanit nga Roma.
Dymbëdhjet perandor të Romës dhe pesë perandor të Bizantit, si Konstandini i Madh, Aureliani etj kanë qënë Ilir, ku shumë kombe të mëdhenj sot në atë kohë ishin nomad ose nuk ekzistonin fare

Kostandini i Madh nga Durrsi i Ilirisë(Shqipërisë),u bë perandor i Romës dhe në vitin 313 të e.s në Ediktin e Milanit,shpalli për here të pare Kristianizmin fe, zyrtare të perandorisë Romake,u sigurot lirinë e besimit dhe ktheu pasurinë e konfiskuar nga shteti Romak. Konstandini i mbrojti krishterë nga heretikët. Në vitin 325 Konstandini i Madh mblodhi Koncilin në Nikea,(Turqi),ku u përfundua parimi themelor i fesë Kristiane,si fe sunduese në perandorinë Romake dhe Jezu Krishti u shpall zyrtarisht profet dhe i biri i zotit,me shumicë votash.
Shqiptari Shën Nikeda i Dardanisë(Kosova) është i pari në historinë e Kishës Kristiane,që kompozoi Hymnin e Shenjtë të fesë “Tedeumin” duke i dhënë shpirtin e tij shqiptar.Luani i madh Skënderbeu(Gjergj Kastrioti),heroi ynë legjendar,që kur ishte gjallë në shekullin e XV,Papa Piu i II e quajti “Atlet të krishtit”.
Ndërsa në vitin 1994 Papa Vojtina,Gjon Pali i II- në vizitën që bëri në Shqipëri tha:
“O tokë e larë me lotë,tokë e vaditur me gjakë,tokë martirësh dhe më tej:
“O vënd i pasur me virtute kulturore dhe shpirtërore”
“Atlet i Krishtit,kristjan i flakët është Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në luftimet për pushtimin e kështjellave shqiptare në vitet 60-70 të shekullit të –XV-,kur turqit brohorisnin Roma-Roma, shqiptart e Shqipërisë,Kosovës,Maqedonisë,Çamërisë e Malit të Zi,luftonin me heroizëm për mbrojtjen e Europës perndimore nga pushtimi turk.
Dy sulltanët më të mëdhenj Murati i II- e Mehmeti i II-të mbiquajtur “Sulmues të botëve”,ishin të aftë të fusnin nën thundërn e kuajve të tyre Italinë e krejt Europën perndimore,ashtu siç e kishin futur Rusinë e madhe pushtuesit nomad Tartaro-Mongol dhe që e mbajtën të pushtuar pë 300 vjetë,nga fillimi i shekullit të XIII- deri në fillim të shekullit të XVI. Për dieni, superfuqinë turke e ndaloi vetëm populli shqiptar me në krye Skënderbeun,në një kohë kur në shqipëri derdhesh gjaku lumë dhe Europa dridhej nga tmerri i invadimit turk, krajli i Sërbisë Brankoviçi i jep sulltanit të turqisë vajzën e tij,Kantakuzinë,për grua,duke u betuar me gojë,me shkrim e me vulë që e bija ishte e virgjër.
Europa perndimore do të kthehesh 300 vjetë prapa,në jetë nomade të Azis qëndrore,ashtu siç u kthye Rusia nga zgjedha mongole,e cila formalisht e hoqi bujkrobërinë në vitin 1861,kohë që në Europë luftonte sistemi kapitalist.
Kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468,Sulltan Mehmeti tha:
“Luan të tillë nuk do të lindë bota kurrë”
Luanët që ka lindur populli shqiptar nuk kanë të mbaruar si Ali Pashë Tpelena,Mehmet Ali Pasha(themeluesi i Egjyptit modern),Ismail Qemal Vlora (themeluesi i shtetit shqiptar e tj). Por, rreziku ka qënë,se këta luanë,kanë dashur të na i vidhnin Sërbët dhe Grekët.
Ata kanë thënë që Skënderbeu është yni,Ali Pash Tepelena etj.
Të gjithë luanët e Revolicionit Grek i ka vjedhur qeveria greke,por luanët nuk vidhen kollaj, si Nikolla Skufaj krijoi në Odesë në vitin 1814 Organizatën “Shoqëria e miqëve”,Heteria e cila udhëhoqi Revolucionin grek. Komandantët e lavdishëm të panvarsisë së Greqisë:Teodor Kollokotroni,Aleksandër Ispilati,Andrea Miaulli,Gjergj Karaiskaqi,Kanori,Bubulina,Marko Boçari,Tombazi,Shahturi,Pepini,Foka,Kryeziu,Haxhi Baba,Noti Boçari etj.
“Noti Boçari i pari Ministër i Mbrojtjes i Greqisë dhe Miaulini krye admirali i pare i flotës greke i cili kur vdiq në vitin 1835,u varros në Pire,pranë Themistokliut,pë mirnjohje”.(Leon K.Leontini”Çeshtja shqiptare Athinë 1897 (f.41-47).
“Shqiptarve u takoi nderi, që ti vinin kurorën në Besarabi, Otonit, mbretit të parë të Greqisë,pasi që të tre ishin shqiptar Miauli,Boçari dhe Pllaputa”.(L.K.Leontini “Çeshtja shqiptare”Athinë 1897).
“Kur u ngrit monomenti i shqiptarit Marko Boçari në Mesallongji,oratori falenderoi Shqiptarët e Greqisë dhe të Shqipërisë për ndihmën e madhe në fitoren e revolucionit dhe pavarsisë së Greqisë. Mbreti,Otoni i I- u çudit. Peshkopi Portirio,që drejtonte cermoninë iu përgjegj mbretit”
“Po Madhëri, Shqipëria lindi themeluest e kombit tënd”.Pastaj peshkopi u kthye nga populli i zëmëruar e tha: “Mjer kombi,Mbreti i tij nuk njeh historinë”.
(Po aty L K Leontini “Çeshtja shqiptare” Athinë 1897)


vazhdon ne faqen tjeter

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 9:46 pm

Zoti President!
Luanët e shqipërisë nuk kanë të sosur,në të gjitha fushat e jetës.
I gjithë populli shqiptar është luan.
Më vonë, në luftën e dytë botërore shqipëria ishte një milion e njëqindmije dhe me luftë heroike bllokoj në shqipëri 270 000 forca fashiste dhe naziste,duke ndihmuar në këtë mënyrë luftën e koalicionit të madh antifashist botëror. Në Tetor 1943 qyteti i Fierit kishte 3 500 banor dhe nxori në një ditë partizanë vullnetare 68 vajza e gra kundër nazizmit gjerman. Cili qytet i madh i Rusisë dhe botës mund të krahasohet me Fierin tone?
Një proverb franceze thotë: “Fier Comme une Albanias”.
Krenaria e shqiptarit është gjenetike dhe nuk mund të nëpërkëmbet kurrë.
Kapiteni i anijes kozmike “Intever”Bill Gregori,në Mars 1995 ,nga kozmosi tha:
“Jam krenar me orgjinën time shqiptare”.
I gjithë njerzimi është krenar me shënjtoren Nenë Tereza. Edhe kjo koiçidencë hyjnore ,Zoti i di të gjitha. Sa për dieni, Nënë Tereza është Gonxhe Bojaxhiu,bijë e shënjtë e popullit shqiptar nga Kosova.
Kosovën 6-fuqitë e mëdha,me këmbënguljen e Rusisë Cariste,në vitin 1913 ja dhanë Sërbisë,ashtu siç i dhanë Çamërinë Greqisë,toka e Malit te Zi e Maqedonise , duke lënë në trungun nën 1/3 e teritorit shqiptar .
Dhe serbet në Kosovë, por edhe grekët në Çamëri, këto 95 vjete të pushtimit,ja pinë gjakun shqipëtarve ,me metodat raciste e fetare jezuide mesjetare si kanibalë,me genocide i zhdukën,i dëbuan në masë,i lanë në injorancë,i vranë masivisht shpirtin liridashës,krenarinë dhe ndërgjegjen kombëtare.
Ata u grabitën lirinë e pavarsinë kombëtare, u nëpërkëmbnin dinjitetin njerzor e kombëtarë me qëllim të na hiqnin besimin fetar,tek zoti,na përgjysmuan me çdo mjet çnjerzor, penguan zhvillimin a arsimit e kulturës kombëtare të tjetërsonin zakonet e traditat, të na hiqnin gjuhën dhe shkollat në gjuhë shqipe,mohuan përdorimin e flamurit kombëtar të vaditur me gjakun e kulluar të shqiptarve. Të gjitha këto me një skenar të dirigjuar nga Rusia Cariste, dhe ajo e sotmja demokratike kundër shqipatrëve në Kosovë, Çamëri, Maqedoni.
Qëllimi është i qartë,të zhdukej kombi shqiptar dhe të kënaqeshin miqtë e Rusisë në Ballkan. Për këtë qëllim,të gjitha traktatet e fshehta të fuqive të mëdha,me këmbnguljen e Rusisë,gjithnjë kanë qënë kundër shqipërisë. Prandaj Pater Gjergj Fishta në këtë kohë shkruan:
“Moj Europa shpresa e motit Ç’far i patëm bërë zotit Që gjithë tokat e shqipërisë Ja u dhe klyshëve të Rusisë”
Lind pyetja:-Cila e drejtë njerzore,kombëtare,morale,politike,juridike,natyrore e justifikon këtë padrejtësi ?!
Si lejohet genocide mbi një popull heroik,më i vjetri në tokat e tij në Ballkan?
Vëndi i Skënderbeut që mbrojti Europën e krishterizimin nga pushtimi turk,i Nënë Terezës, shënjtores së pare pas Jezu Krishtit etj?
Të gjitha Organizmat Europiane,Amerikane dhe botërore e dine,që Kosova është rast i vacant. Ajo u pushtua nga Sërbia në vitin 1913 dhe gjatë 95 vjetë u sundua me terror e genocide. Në vitin 1976 Titua e shpalli Krahinë Autonome me kufijtë e sotëm të cunguar,me të drejt vetqeverisje administrative,me të drejtën e përdorimit të flamurit komëtarë,shkollat në gjuhën shqipe nga fillorja deri në universitet,kultura e arti në të gjitha gjinit,shtypi dhe radiotelevizori, nëpunës dhe organet e rendit ishin shqiptar,përfaqësues në organet qëndrore të Federatës Jugosllave,parlament,qeveri e presidencë. Këto të drejta i hoqi diktatori Sllobodan Milosheviçi që përdori diktaturën e egër,mbylli institucionet në gjuhën shqipe,shtypin,radiotelevizorin,universitetin etj,dhe ndërmori burgimet masive dhe masakrat si ajo e Reçakut në vitin 1999. Shpërtheu kryengritja popullore “UÇK” dhe me nderhyrjen e Natos në vitin 1999,Kosova u çlirua nga sundimi sërb dhe gjatë 8-vjetësh administrohet nga OKB, Kosova kërkon të shpallë pavarsinë e plotë në të gjithe teritorin e saj si shtet i pavarur shumë etnik e demokratik.
Këtë të drejtë legjitime të Kosovës e përkrahin qeveritë e Ballkanit,Europës dhe Amerikës,veç qeverisë së Federatës Ruse dhe dhe ju Z.President,duke kërcënuar me votën kundër në Këshillin e Sigurimit të OKB. Vetua e Rusisë po çudit botën dhe i ngjan një dhëmballe të krimbur.
Zoti president, këtë dhëmballë hiqe,mbajtja e saj e diskreditonë Rusinë si shtet i madh,të cilës i ka hije të merret me probleme të mëdha me Europën,Amerikën e botën,jo me idjotët nacionalist Sërb.
Të gjithë e dine,sërbët edhe juve,që Kosova do e marrë pavarsinë e plotë,atëhere përse rrekeni duke e përdorur për qëllime të tjera. Nuk është e moralshme të tallesh me një popull heroik,që mijra vjetë ka qënë në robëri,nën Romën,Bizantin,Turqinë dhe Sërbinë nga viti 229 p.e.r.deri sot 2236 vjetë më vonë.
Rusia juaj ka mbajtur me shqiptarët gjithnjë qëndrim armiqsor, lexoni z.President:
Në paqen e Shen Stefanit 1877,Bullgaria erdhi deri në Elbasan.
Kongresi i Berlinit shkëputi Plavën,Gucinë,Hotin,Grudën,Ulqinin etj.
Konferenca e Ambasadorëve më 1913,në Londër na ndau në 5-shtete.
Ju Zoti President-jeni me Rusinë e vjetër apo me Rusinë demokratike?
Më tej, në protestat e Kongresit të Lushjes në Janar 1920, dërguar Konferencës së paqes në Paris thuhet: “ Ka ikur ajo kohë,kur shqipërinë e tërhiqnin prej litari,si bagëti dhe e shisnin në pazaret e Europës.Ajo sot ka zot bijt e saj”.
Nuk ka popull në botë që të jetë terrorizuar,pa shkak dhe pa ndërprerë sa populli shqiptar.
Historiani rus E.A.Kosminski, për zgjedhën Mongole mbi popullin Rus thotë:
“Zgjedha Mongole jo vetëm shtypte,por fyente dhe thante edhe vet shpirtin e popullit që bëhej viktimë e saj”.
Ai këtu e ka fjalën për “Hordhin e Artë”që rrafshonte qytetet e Rusisë,burrat i therte dhe grate e femijët e Rusisë i shiste skllevër në pazaret e Azisë Qëndrore.
Kështu kanë bërë edhe xhelatët Sërb me popullisinë e Kosovës.
Dhe kanë kurajon e paturpësinë të kërkojnë të bashkëjetojnë me ta në një shtet të përbashkët viktimat me xhelatët e tyre sërb.
Shqiptart pa ndërprerë kanë ndjerë peshën e rëndë të diskriminimit dhe coptimin e vazhdueshëm, deri në këtë gjëndje që është sot.
Sa kohë do të durohet kjo gjëndje nga shqiptarët?
Këtë duhet ta kuptoi mire klasa politike e ndërgjegjshme e Europës,Amerikës dhe sidomos ajo e Rusisë. Kosova është shëndrruar në symbol dhe dhimbje për të gjithë kombin shqiptar. Shqiptarët janë rracë me vitalitet të pa krahasueshëm dhe kudo,ku janë të shpërndarë,si zogjët e shqiponjës nëpër botë,kur ti thërresë Nëna Shqipëri,nuk ka force dhe kufi shtetesh që ti ndalojë,për tju ndodhur Nënës pranë, ashtu siç thotë dhe F.Noli në vitin 1920:
“Qan e lutet Nënë e mjerë Kërkon vathën edhe nderë Bijtë e besës thërret pranë Kur i thiri dhe si vane Për lirinë e vëndit tone Sot se nesër është vonë”
Sot, Sërbia deklaron,se: po u vendos pavarsia e Kosovës.ajo do ta pushtojë atë me forcën e armëve.
Forcën më të madhe të armëve Sërbia e kishte në vitin 1999 dhe e pa e gjithë bota,Milosheviçt,Karadiçët,Mlladiçt etj,që ja mbathën me bisht nën shale.
Apo “mburren” me ndërhyrjen ushtarake të Rusisë?!
Nuk e beson kush, që nacionalizmi i ndryshkur sërb,të tërheq prej hundësh Rusinë për të mbrojtur një padrejtësi të së kaluarës.
Nuk mund të bjerë aq poshtë Rusia,që ka lindur kollosë gjatë histories së njerzimit,sa të nxjerrë gjuhën sot bota demokratike.
Nuk ka shqiptar që për tragjedinë Kosovare të mos i ngjethet trupi,të mos i vrejtet fytyra dhe zgurdullohen sytë me urrejtje. Të gjithëve u dhëmb zëmra,shtërngojnë grushtat dhe kërcasin dhëmbët, kundër shkaktarëve të kësaj tragjedie shekullore.
Dipllomatët e shquar, politikanët, shkencëtarët, historianët dhe analistët europian e botëror,mundë të parashikojnë fenomene kozmike,allejin dhe vrimat e zeza,por për fat të keq,ata nuk kanë ditur dhe nuk po dinë edhe sot,fenomenin e thjesht shqiptar,që e kanë përpara hundës,këtu në mezin e Europës plakë.
Edhe ata personalitete botërore si E.Durhami e Anglisë e Bajroni,Vilsoni dhe disa diplomat Austrohungarez etj, janë thyer përballë inkuizicionit rus, i cili u besonte symbyllur akdemikëve mjekërrbardhë, por faqe zesë të Sërbisë, edhe kur thoshin se shqiptart kanë ardhur nga Egjypti në shekullin e XVI- të e.s.
“Të gjithë autorët e lashtë, ndër të cilët, Homeri, Hesiodi, Hekatei, Milenit, Akusilaos, Hellanikos, Herodoti, Tuqididi,Efori etj,na bëjnë të ditur,shkurtimisht,por mjaftueshëm,se përpara mbërritjes së grekëve,vëndi që do të bëhej greqi,ka qënë i banuar nga Pellazgët.
Ata gjithashtu,pohojnë se këta pellazgë nuk ishin grekë,por “barbar”d.m.th. nuk flisnin greqisht dhe së fundi, se ata u lanë trashëgim grekëve një pjesë të madhe të kulteve dhe perëndive të tyre”(Shqipëria,Odisea e pabesueshme e nje populli parahelen f.13 nga Matheu Aref).
Historianët e greqisë vjetër kanë shkruar gjerësisht për Ilirët dhe Ilirinë në trojet e tyre nga Epiriotët,Taulantët,Enkelejt,Albanët,Dardanët,Ardianët dhe deri thellë në bregdetin e Dalmacisë etj. Për Sllavo-Sërbërbt nuk flitet asnjë fjalë,sepse atyre nuk u ishte dëgjuar as emeri,pasi nuk banonin në Ballkan,përpara shekullit tëVI- të e.s.
Veç histories së shkuar nga autorët antik,arkeologjia,gjuhësia e gramatika historike e tj, dokumentojnë popullsinë e madhe Pellazge dhe vazhdimsinë e tyre Ilire dhe Shqiptare në në Epir, Shqipëri, Kosovë,Maqedoni dhe Mal të Zi që nga epoka e gurit,bakrit,bronxit, hekurit e deri sot.
Arkeologjia Sërbe e akdemikëve të saj,nuk ka zbuluar asnjë vëndbanim sllavo dhe Sërb ,para shekullit të VI- të e.r,as në Sërbi,pa lëre pastaj jashtë saj,në Kosovë e më tej.
Shqiptart nuk i kap kush prej veshi.
Mos e detyroni popullin e Kosovës dhe të gjithë shqiptart,kudo ku janë nëpër botë,që ta zgjidhin vetë problemin e tyre kombëtar.
Shqiptart nuk janë 2-milion,sa llogarisin koçkandonët e Beogradit,por edhe 4-milion shqiptart e Shqipërisë,1milon në Maqedoni,Malin e Zi e Preshevë,4-milon në greqi,8-milion në Stamboll e Turqi,200 mijë në Beograd,2 milion në Itali,në Gjermani,Francë,
Angli,Kanada,ShBA,Brazil e Argjentinë,500 mijë në Rusi,Ukrahinë e Sërbi,në Rumani,Bullgari etj,gjithsej më shumë se 25 milion shqiptar.
Bota nuk ka pare se si luftojnë për liri e pavarsi kombëtare,shiptart.
Ata jetojnë me lavdinë e krenarinë e shekullit të XV-,me në krye Skënderbenë.
Ata edhe sot,pas 500 vjetësh,thonë jemi bijtë e Skënderbeut.
Shumica e shqiptarve burra e gra, shëndrrohen menjëherë në heronjë të lirisë,për të shpërthyer dufin dhe brengën e dergjur për trimëri,të mbledhur nga padrejtësitë që u janë bërë shqiptarve në shekuj.
Abdyl Frashri,në Qershor 1878 u takua me Bismarkun,kryetar i Kongresit të Berlinit dhe i tha: “U lutem mendoni mire ju për Shqipëri, Mos e bëni copa,copa sikur s’ka njeri.,Ne nuk jemi grek,as bullgar as Sërb e as nga Mali I Zi, Jemi vetëm shiptar e kërkojmë liri”.
Bismarku nuk e vlersoi këtë kërkesë dhe Kongresi i Berlinit e coptoi Shqipërinë,duke i dhënë Malit të Zi Plavën e Gucinë e Grudën dhe Ulqinin.
U bë 3-vjet luftë,nga viti 1878 deri në vitin 1881,për të mbajtur vëndin nga coptimi,duke luftuar në të njëjtën kohë kundër shovinizmit fqinj,,kundër 6-fuqive të mëdha dhe kundër Turqisë që kishte nënshkruar coptimin.
Shqiptart kanë besim se dita e pavarsisë së Kosovës do të vij shpejt,brënda 120 ditëve.Ata luten që kjo ditë të vijë nëpërmjet mirëkuptimit të organiznave të mëdha të botës demokratike. Faqet e zeza të histories së kaluar duhet të fshihen nga mendjet e ndritura të këtij fillim shekulli të ri të arsyes, që të mos tallen njërzorët që do ta trashëgojnë këtë shekull të ndritur.
Për kujtes: Papa Gjon Pali i II-e pastroi historinë 2000 vjeçare të Kishës Katolike.
Ai hodhi poshtë urdhrin Jezuid të Injac Jojolës dhe gjyqet e inkuizicionit,që mbyllte njerzit në mure ose i digjte në tura drush.
Xhordano Bruno përpara zjarrit tha: “Unë po vdes,në një kohë që ka humbur arsyeja,
ndërsa ,inkuizicioni do të varroste ditën që ajo do të gjëndet”
Sot arsyeja është gjetur. Atë nuk duan ta pranojnë shovinistët sërb dhe miqt e tyre rus.
Historinë e bëjnë popujt,me në krye individ të vaçant,që historia i ka vendosur si labidar në udhëkryqet e saj.
Lind pyetja:Gjashtë shtetet e mëdha të grupit të kontaktit,Bashkimit Europian,ShBA dhe rusia,njerzit e mënçur të këtij fillim shekulli,kur dhe si mendojnë për momentin historik,për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës,dhënjen e pavarsisë së plotë në të gjithë teritorin e saj?
Për hater të kujt duhet të bëhet kurban një popull heroik,i pushtuar dhe persekutuar çnjerëzisht një shekull të tërë nga xhelatët sërb?
Kush e ka guximin e paturpësinë të argumentoi me donkishotizma,që Kosova shqiptare me rracë,gjuhë,zakone,histori,fe, culture dhe truallin e saj, të bashkëjetoi,me gjaksorin,me armikun e saj në gjak nder shekuj?
Kjo nuk do të ndoth kurrë.
U lutemi lëreni të qetë popullin e Kosvës të ndërtoi jetë e tij të lire në miqësi me fqinjët dhe së shpejti ti bashkohet Europës Demokratike.
Mos e zgjuani, se pastaj do të jetë vështirë të qetësohet Kosova,Shqiptëria ,Ballkani dhe Europa.
Zgjidheni me kokë dhe jo me këmbë këtë problem.
Zoti Presodent:
Është në nderin dhe karakterin burrëror të popullit të madh Rus,në nderin tuaj,qeverisë dhe parlamentit të Federatës Ruse,që të hiqni përdorimin e vetos në Këshillin e Siguriomit të OKB, për pavarsinë e Kosovës.
Kështu Ju do të tregoni botërisht se jeni ndarë nga traktatet e zeza të Perandorisë cariste të Rusisë.
Arsyeja është gjetur dhe u bënë thirrje.
Dëgjoheni atë.
Ky mesazh është dashamirës.
Dëshirojmë t’ju kemi miq të mire,por gjithnjë duke ruajtur dinjitetin reciprok.


Urojmë të gjitha të mirat.

Qemal ISUFAJ
(Historian)
Mësues I Merituar



Mallakstër Albania
20.10.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 10:16 pm

Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa janë ‘Mafi politike’?
Nga Ibrahim Ademi / Fatlum Rrahmani
Jun 3, 2007, 10:59


[email]Email'o[/email]
Print'o






A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Xhemajl_hyseni

Xhemajl Hyseni, kryetar i kuvendit te GjilanitKa qenë shumë e rëndë për të mbledhja fundit e Kuvendit Komunal, ku i ka pirë më diku dy litra ujë nga presioni. Nuk e dimë nëse do të zgjidhet kryshefi ekzekutiv sivjet. Nuk dha kurrëfarë prognoze. Lansoi një akuzë për dy kreatorët e koalicionit LDK-PDK, Lutfi Hazirin dhe Rrustem Mustafën, duke i quajtur në mënyrë të tërthortë ‘Mafi Politike’. Nganjëherë ishte konfuz dhe thoshte se dega e LDDs e ka vlerësuar si ‘Mafi Politike’ dhe mundohej t’i ikte përgjegjësisë individuale, ndërsa në anën tjetër thoshte se nuk është pishman pse i ka quajtur si të tillë. “Jo nuk jam pishman, unë po ju them shumë troq”, tha i nervozuar. U mundua ta zbërthejë termin ‘Mafi Politike’, duke aluduar në kontrata të panatyrshme që, sipas tij, kanë bërë LDK dhe PDK. Nuk beson se do të ngritet padi për shpifje kundër tij, por nëse vie puna të paditet, thotë se nuk do t’i paraqitet gjykatës, ngase sipas tij asnjë matrapaz politik dhe asnjë dallaverxhi nuk mund ta ulë në bankën e të akuzuarve. Xhemajl Hyseni nuk pritoi me folë as kësaj radhe për Gazetën “Java”, edhe pse ankohej se po e mundon tensioni i gjakut.



JAVA: Mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal ishte mjaft e rëndë për juve. I keni pi dy litra ujë prej sikletit. Pse nuk po lëshoni pe?



Xhemajl Hyseni: Jo, ujë kam pi më pak se dy litra, sigurisht gati përgjysmë më pak. Mbledhja e kishte atë rrjedhën e vet. Unë kam proceduar në seancë konform ligjit, statutit të Kuvendit Komunal dhe rregullores 2000/45, dhe kam reflektuar krejt atë që e ka pasur një zhvillim paraprak procedural. Kam respektuar institucionin e konkursit, vlerësimin e panelit dhe në bazë të atij vlerësimi e kam rekomanduar kandidatin për kryeshef të ekzekutivit. Është çështje tjetër që shumicës në atë moment në Kuvend nuk ju ka pëlqyer ajo dhe kanë insistuar përkundër normës statutare të definuar, të procedojnë ndryshe, që unë nuk kam pranuar, sepse po të lëshoja pe në radhë të parë da ta shkilja ligjin, do t’i zhvlerësoja rekomandimet e panelit. Pra, po të lëshoja pe, do të bëja shkelje procedurale.



JAVA: Pse jeni lidhë veç për emrin e Enver Mujit dhe të Zijadin Maliqit?

Xhemajl Hyseni: Jo nuk jemi lidhë për këta dy veta. Konkursi ka qenë i hapur, ku kishin konkuruar 11 kandidatë dhe prej tyre 10 persona kanë qenë në intervista. Paneli në përbërje shumëpartiake e ka bërë vlerësimin e tyre dhe e ka bërë një rangim në bazë të poenave, ku i pari ka qenë Enver Muja, i dyti Zijadin Maliqi, e pastaj të tjerët. Unë e kam propozuar kandidatin që ka fituar vota më së shumti, që është vlerësuar më së larti nga paneli dhe si të tillë e kam ofruar për mandatar të mundshëm për kryeshef ekzekutiv. Edhe pse votimi në këto çështje është formal.



JAVA: Pse formal?

Xhemajl Hyseni: Sepse shumë më i rëndësishëm në procesin e rekrutimit është vlerësimi profesional i panelit dhe në Kuvend është një vendim formal, sa për të kaluar. Gjithkund në botën demokratike institucionale, aty ku kemi një votim formal shkon veç sa për t’u regjistruar se kandidati ose kandidatja e nominuar ka kaluar dhe është legjitimuar si bartës i një funksioni konkret.



JAVA: A s’keni kandidat më të mirë për kryeshef se Enver Muji e Zijadin Maliqi?

Xhemajl Hyseni: Kosova konsideroj ende nuk ka kuadro të bollshëm për të qenë bartës të përgjegjshëm në institucione dhe nëse një kuadër për 17 vite ka qenë pjesë aktive e krejt procesit, e krejt zhvillimit deri në këtë fazë, dhe nëse një kuadër nga viti 2000 kur kemi institucionet e përkohshme është në ballë të institucioneve, persona të cilët në të kaluarën e tyre kanë një bagazh profesional, një përvojë të kapitalizuar, normalisht se si kandidat kanë që shumë më të pregaditur në raport me të tjerët. Dua të them se në Kosovë, në këto 7 vite, është bërë edhe një investim në krijimin e kuadrove, përmes trajnimeve, përgatitjeve, programeve të ndryshme dhe këta dy persona që u apostrofuan nga ju i kanë kaluar të gjitha fazat. Nuk them se Gjilani nuk ka edhe kuadro tjera, por ata kishin konkuruar dhe në bazë të vlerësimit të panelit, në këtë rast zotëri Muja doli kandidati më i mirë dhe unë e propozova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 10:19 pm

JAVA: Nëse z. Muja paska dalë si kandidati më i mirë, LDD atëherë i paska punët keq, ngase Enver Muja është akuzuar shumë herë për keqpërdorime, papërgjegjësi e jotransparencë. A nuk ju kanë mbushë mend këto akuza për të mos e nominuar Enver Mujin për kryeshef?

Xhemajl Hyseni: Paralelisht me atë procesin pozitiv që e përmenda për kompletimin e kuadrove, në armatosjen e tyre me njohuri teorike dhe praktike, në kuadër të procesit të menaxhimit në administratën e Kosovës dhe atë komunale, e kemi edhe atë procesin tjetër që e përmendët ju, krijimin në thojza të atyre atributeve për t’i eliminuar thjesht në një gradacion politik, siç ndodhi me zotëri Mujën. Mund të them me shumë bindje se zotëri Muja është një viktimë e proceseve politike, e montazheve dhe e akuzave të fabrikuara nga instanca të ndryshme, individë, grupacione, që realisht u reflektua edhe në seancën e fundit kur nuk ju dha vota për ta nominuar. Kështu kanë vepruar edhe në dy seancat e mëhershme, ku nuk ju dha mundësia Kuvendit Komunal për të vlerësuar punën e tij dhe për t’i thënë ‘jo nuk të vazhdon kontrata ty’.



JAVA: Enver Muji është akuzuar se ka keqpërdorur miliona euro, i ka rrahur gazetarët dhe ka qenë krejtësisht jotransparent. Kurrë nuk ka pranuar me folë për media. Çka domethënë kjo për juve?

Xhemajl Hyseni: Enver Muja nuk ka bërë keqpërdorim të milionave. Po të qëndronte kjo, do të ishte në burg. Rasti i rrahjes së gazetarit ka qenë aksidental. Përndryshe, ne e kemi si Kuvend Komunal zyrën për marrëdhënie me publikun dhe i kemi përgjegjësit e autorizuar me komuniku me mediat.



JAVA: Për shembull “Javës” nuk i ka dhënë asnjëherë intervistë...

Xhemajl Hyseni: Ajo është çështje e tij. Dikush edhe nuk ka qejf me qenë me vetëdëshirë si akter aktiv në mediume. Fatkeqësisht, gazetat janë marrë me të shumë dhe ai nuk ka dashur të mirret me to.

JAVA: E ka për obligim të jap sqarime, se me pare të qytetetarëve është paguar...

Xhemajl Hyseni: Unë ju thash që përgjegjës për me komuniku me mediat në kuadër të Kuvendit Komunal e kemi zyrën për marrëdhënie me publikun. Në mënyrë taksative dhe me statut, është obligim i kryetarit të komunës që të komunikojë me mediat për ta njoftuar opinionin, atë që e thatë ju, taksapaguesit gjilanas, për krejt zhvillimet.





Pse zoti Xhemajli nuk jepni dorëheqje, s’keni mandat?





JAVA: Me kqyr realisht, ju nuk keni mandat për me qenë në Kuvendin Komunal, sepse qyetarët kanë votuar për LDK, jo për LDD. Pse nuk po jepni dorëheqje, me e zhbllokue punën në Kuvend?

Xhemajl Hyseni: Zgjedhjet lokale janë mbajtur në vitin 2002. Atëbotë unë kam qenë kryetar i degës së LDK dhe me ekipin tim i kam fituar zgjedhjet komunale. Zgjedhje që kanë qenë të mandatuara për 4 vite. Në tetor të vitit 2006 mandati edhe politik, edhe legaliteti, edhe legjitimiteti kanë skaduar. E dini që për shkak të zhvillimeve në Kosovë prej vitit 2006 të gjithë anëtarëve të Kuvedeve Komunale përfaqësuesi special ua ka vazhduar ushtrimin e mandateve deri në zgjedhjet lokale. Është bërë prolongimi i zgjedhjeve dhe me këtë edhe është prolonguar afati.



JAVA: E keni lënë LDK, pse nuk po e lini edhe Kuvendin?

Xhemajl Hyseni: Unë e kam lënë LDK dhe nuk do të përzihem asnjëherë në hisen e saj politike që e krijon prej momentit kur jemi nda. Prej momentit kur jemi ndarë, hisja politike dhe vlerat politike që i krijon LDK janë të saj dhe ne nuk do të përzihemi asnjëherë, as në ruajtje, as në ndarje. Ajo që e kemi krijuar deri në atë moment është aq e imja sa kam qenë i fuqishëm në subjektin në të cilin kam qenë.



JAVA: Por, tash e keni lënë këtë subjekt.

Xhemajl Hyseni: E kemi lënë, por është pjesë e trashëgimisë sonë.





Po unë i ka mposhtë edhe Lutfi Hazirin edhe Fatmir Rexhepin





JAVA: Por, qytetarët kanë votuar për LDK jo për LDD

Xhemajl Hyseni: Po të pyetej anëtarësia, sigurisht këto probleme në Kuvendin Komunal nuk do të ishin. Ju e dini, unë i kam fituar zgjedhjet, e kam mundur Lutfi Hazirin, Fatmir Rexhepin si LDK, edhe pse kemi pasur probleme që i dini edhe ju, dhe unë me ekipin tim i kemi mposhtur dhe e kemi fituar besimin. Atë besim që e kemi marrë nga këto zgjedhje ne e kemi bartë me kërkesë e anëtarësisë sonë në partinë e re, pra në Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Dhe, e keqja është se ne në institucione nuk reflektojmë me forcën reale që e kemi në anëtarësi. Po të mund të ishte një reflektim i asaj fuqie politike që kemi në elektorat, problemet në Kuvendin Komunal nuk do të ishin.



JAVA: Në bazë të çkafit po i jepni këto vlerësime se keni aq shumë anëtarësi?

Xhemajl Hyseni: Në bazë të përkrahjes dhe rreshtimit që është bërë. Në bazë të mekanizmit që e kemi nëpër teren. I kemi 34 nëndegë dhe 28 nëndegë në mënyrë frontale kanë kaluar nga LDK në LDD.



JAVA: Atëherë, tregoni qytetarëve kur do të zgjidhet kryeshefi, sivjet, n’mot a duhet me i pritë zgjedhjet e ardhshme për t’u evituar ky problem, pasi që nuk po lëshoni pe?

Xhemajl Hyseni: Pas votimit që ka ndodhur në Kuvendin Komunal.... si të thuash...votimi ka nxjerrë si pasojë vendimin për ta përsëritë konkursin e ri dhe me datën 25 të këtij muaji, kujtoj që mbyllet konkursi. Unë pres që të konkurojnë njerëzit dhe sërish përmes procedurës të bëj kandidimin e kandidatit i cili do të vlerësohet më së shumti nga paneli dhe do t’u ofrojmë mundësinë kuvendarëve që të bëjnë zgjedhjen. Kryetari i Komunës nuk është pjesë e bllokadës, kryetari i Komunës në këtë fazë është pjesë e respektimit të ligjit.



JAVA: Gjilani është pa kryeshef prej vitit të kaluar...

Xhemajl Hyseni: Jo nuk jemi pa kryeshef. E kemi ushtruesine detyrës të kryeshefit, zotëri Osmanin, i cili ushtron detyrën e vet me përgjegjësi të plotë.



JAVA: Pse nuk po e votoni atëherë Fadil Osmanin?

Xhemajl Hyseni: Zotëri Osmani nuk ka qenë më së miri i vlerësuar prej panelit. Unë nuk mund ta nxjerri kandidatin e tretë para të parit edhe me ju thanë kuvendarëve se ky është më i miri, kur s’ka qenë.



JAVA: A keni kërkuar ndonjë kandidat më të mirë jasht partive politike, një kuadër profesional që nuk është i përfshirë nëpër afera e akuza?

Xhemajl Hyseni: Po të ishte skena politike e rehatshme, nuk do të ishte asnjëherë problem kryeshefi ekzekutiv. Realisht, këtu kemi një politizim të skajshëm dhe çdo kuadër jashtë vokacioneve politike, do të ishte e pamundur për ta zgjedhë.



JAVA: Pra, qysh janë duke rrjedhur punët me prolongime e konkurse, sivjet nuk ka me u zgjedhë kryeshefi ekzekutiv apo jo?

Xhemajl Hyseni: Jo nuk mund të hyjë në ato prognoza. Une do t’i kryej obligimet e mia si kryetar në bazë të statutit dhe rregullores në fuqi, pra ligjit. Është çështje sa do të akceptohet drejt nga këshilltarët komunal obligimi i tyre ligjor.





Koalicioni LDK-PDK është “Mafi Politike”





JAVA: Koalicionin LDK-PDK e keni quajtur ‘Mafi polilitike”. Në bazë të çkafit?

Xhemajl Hyseni: Po si mund të spjegohet ndryshe kur për më pak se 5 muaj ne i presim zgjedhjet e reja, ku qytetarët me votën e vet do të përcaktojnë subjektet politike të cilat do ta marrin përgjegjësinë për të udhëhequr me komunën. Si mund të spjegohet ndryshe, kur nga tetori i vitit të kaluar jemi të gjithë në një mandat shtesë. Ne kemi insistuar së është obligim moral që ata që e kanë filluar le ta konsumojnë politikisht në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme këtë madat deri në zgjedhje. I kemi ofruar edhe LDKs dhe ju kemi thënë urdhëroni e kemi bordin e drejtorëve, e kemi kryeshefin, e kanë zëvendëskryetaren, i kemi fituar këto zgjedhje, duhet deri në fund ta kosumojmë edhe këtë afat shtesë që është dhënë deri në zgjedhje, për ta ruajtur funksionalitetin e institucioneve, për ta ruajtur qëndrueshmërinë dhe për të qenë të përgatitur në fazën në të cilën po hyjmë. Prandaj, me të drejtë kemi veçuar se nuk ka interesa tjera pos interes për të krijuar krizë, destabilitet, dhe thjesht për ta realizuar dikush edhe ndonjë apetit personal në bazë të revanshit, hakmarrjes, etj. Tash unë nuk i kam faj zotëri Hazirit pse ai ka humbë, pse unë e kam mposhtë, dhe tash përmes një procesi tjetër mundohet të më revanshohet, të krijojë kaos në komunë përmes thirrjes së vazhdueshme dhe kërcënimit të këshilltarëve komunal se’ ty kam me të lanë pa punë, ty kam me të qitë prej punës, ty s’kam me ta vazhdu kontratën’, etj.





Lutfi Haziri i kërcënon zyrtarët komunal





JAVA: Lutfi Haziri i paska kërcënuar zyrëtarët komunal sipas juve?

Xhemajl Hyseni: Njerëzit e tij. I thirrë për çdo natë, ju qet kafe dhe ju bënë presion.



JAVA: Zoti kryetar bëhuni më konkret. E keni quajtur ‘Mafi politike’ koalicionin LDK-PDK?
Xhemajl Hyseni:
Po si të kuptohet ndryshe, kur dy nënkryetarët e dy subjekteve me një relevancë politike, të mirren me një problem të vogël në një komunë. Të lidhin aleancë me ba një kryeshef.



JAVA: Domethënë, Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa janë ‘Mafi politike’?

Xhemajl Hyseni: Unë ju thash si të spjegohet ndyshe? Çfarë motivi i shtynë ata dy njerëz kur aq probleme të mëdha ka Kosova? Do të duhej të ndërtohet koalicioni për gjëra madhore, e jo të bëhet koalicioni për një kryeshef të një komune. Do të kthehem edhe njëherë te përgjigjja e parë. Nëse 6 muaj para zgjedhjeve, nëse në prag të vendosjes për statusin e Kosovës si një proces i madh historik, nëse në një mandat shtesë bëhen aq akrobacione të mëdha politike dhe aq eksperimente politike në një komunë të Kosovës kur ka projekte me prioritet shumë më madhor për angazhimin e dy nënkryetarëve të partive shumë të mëdha të Kosovës, që kanë fuqi politike sot në Kosovë, dhe ata përnjëherë e përqendrojnë aktivitetin e vet në një komunë për me zgjedh një kryeshef ose me zgjedhë 4-5 drejtorë për 4-5 muaj, kur dihet mirëfilli se në këtë fazë jostatutare çfarë janë prioritetet e një komune. Komuna e Gjilanit dihet mirëfilli se ekskluzivisht 120 ditë ka me u marrë me procesin e decentralizimit dhe me kthimin.



JAVA: A jeni pishman që i keni quajtur ‘Mafi politike’?

Xhemaj Hyseni: Jo nuk jam pishman. Unë po ju spjegoj shumë troç. Pse t’i bie pishman. Unë ju thashë që prioritet i angazhimit në Kosovë janë këto çështje që i përmenda. Nuk po them se është e parëndësishme, por shumë më pak e rëndësishme cilado komunë e Kosovës dhe zgjidhja e kryeshefit të saj. Ose me u kriju koalicione të panatyrshme, dy subjekte që programet dhe vokacionet e tyre politike janë diametralisht si nata me ditën dhe përnjeherë të gjejnë afri aq të madhe... dhe thjesht për 3-4 muaj po bojkan alemet.





Marrëveshja në mes të LDK dhe PDK e dy nënkryetarëve ka qenë jasht kontekstit logjik politik





JAVA: Kur keni thënë ‘Mafi politike’ na thuani më troç cilat janë argumentet tuaja sepse mafia vret, kallë, shkatërron, plaçkitë...

Xhemajl Hyseni: “Mafia politike” është një nocion i gjerë, që dëshmon për kontrata që dalin jasht kontekstit logjik. Dhe, ne e kemi quajtur “Mafi politike”, sepse kanë bërë një marrëveshje jasht kontekstit logjik politik. Marrëveshja në mes të LDK dhe PDK e dy nënkryetarëve ka qenë jasht kontekstit logjik politik.



JAVA: Ata kanë të drejt të bëjnë koalicion me cilëndo parti në Kosovë.

Xhemajl Hyseni: Kanë të drejtë, por në kontekstin e zhvillimit, kontekstin e ngjarjes dhe në kontekstin e procesit është shumë e panatyrshme. Dhe ne thjesht nuk kemi mundur ta identifikojmë, ku është ai motiv dhe pse ndodhë kjo.



JAVA: Zoti kryetar, keni lëshuar një akuzë shumë të rëndë për koalicionin, ku më shumë po aludoni te Lutfi Haziri dhe Rrustem Mustafa. I ka hije kjo një kryetari me i quajt “Mafi politike” kolegët?

Xhemajl Hyseni: Unë ju spjegova pse është vlerësuar si e tillë dhe nuk dua të ketë konotacion tjetër. Ju thash...ka qenë vlerësimi ynë...kjo marrëveshje dhe ai pompozitet që është dhënë para mediave që na e bëmë alamet punën, e kena lidhë një koalicion PDK me LDK në Gjilan me rrënu LDD, dhe e kemi analizu...hajde, ku janë motivet? Pse ndodhë kjo. Po ju them se është jashtë kontekstit logjik politik këtë që e kanë bërë. Kjo është jasht konteksit logjik politik. Për PDK nuk e di, por koalicionet është i autorizuar vetëm Këshilli i Përgjithshëm. Qëllimi kryesor ka qenë ai revanshim dhe zotëri Haziri është mundu me gjetë aleat kudo qoftë, e ka gjetë te PDK, për ta rrënuar një subjekt të ri, për ta rrënuar fuqinë institucionale që ka sot Kuvendi Komunal. Ky e ka gjetë shokun e vet që ju ka vu në shërbim dhe u kry puna. Unë nuk e kam quajtur asnjëherë “Mafi politike”. Ka qenë kumtesa e degës për mjetet e informimit dhe ju duhet ta lexoni me kujdes atë dhe të mos nxirrni kontekste tjera. Unë ju spjegova shumë mirë pse ne e kemi quajtur “Mafi politike”.



JAVA: Nëse ju e kishit bërë koalicionin me PDK a do ta quanit ‘Mafi politike’?

Xhemajl Hyseni: Çdo pazar politik që bëhet në këtë fazë, kudo në Kosovë, (se nuk është veç Gjilani, kushtimisht, me krizë institucionale, i keni edhe një numër të komunave që janë ushtrues të detyrave prej kryeshefit deri te bordi i drejtorëve), moralisht është i paqëndrueshëm. Moralisht e drejtë ka qenë që t’ju vazhdohen mandatet edhe pjesës ekzekutive deri në zgjedhje. Ne parimisht ju kemi ofruar LDKs që ta konsumojmë këtë mandat dhe prapë më e ndershme do të ishte një koalicion i gjerë, ose ta quaj një udhëheqje teknike në këtë fazë deri në zgjedhje, për t’ju ikë atyre motiveve politike dhe pazareve politike që bëhen.



JAVA: Nëse do të bëhej një koalicion i gjerë, a do ta lëshoni ju postin e kryetarit?

Xhemajl Hyseni: Në koalicionet e gjera me një konsensus secili duhet me lëshu pe nga diçka për t’u arritur një funksionalizim i institucioneve deri në zgjedhje. Kurrgjë nuk është e përjashtuar.



JAVA: Në PDK na thanë se do t’ju padisin për shpifje, për kualifikimin ‘Mafi politike’.

Xhemajl Hyseni: Është çështje e tyre. Unë ju thashë se është përmendur në kontekst politik dhe vetëm në atë kontekst duhet të vlerësohet.



JAVA: Kur ju ka paditur më herët Zejdush Kastrati nuk ju keni pëgjegjë gjykatës. A do të bashkëpunoni me drejtësinë kësaj radhe nëse ju paditë PDK?

Xhemajl Hyseni: Unë prapë po them se nëse subjekti....se këtu nuk ka asgjë personale, individuale....nëse subjekti, një marrëveshje të tillë e ka vlerësuar si një veprim mafioz, si “Mafi politike”, unë ju dhashë sqarimet dhe çdokujt do t’ia jap këto sqarime, pse ne e kemi quajtur si të tillë. Kjo ka qenë diçka paradoksale.



JAVA:. Po thoni që këtu nuk ka asgjë personale, e në anën tjetër thatë disa herë se si të kuptohet ndryshe kur dy nënkryetarët e dy partive bëjnë pazare në këtë fazë?

Xhemajl Hyseni: Po, ata e kanë lidhë marrëveshjen.



JAVA: Por, nëse ju padisin a do të bashkëpunoni me gjykatën kësaj radhe?

Xhemajl Hyseni: Tash varet. Të shoh se çfarë padie do të bëhet. Nuk do të ulem në bankën e zezë sipas tekeve dhe dëshirave të njerëzve. Asnjëherë.



JAVA: Ju përditë i bëni thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucione dhe nëse ju nuk shkoni në gjykatë, atëherë po i jepni shembull të keq qytetarëve duke mos bashkëpunuar me institucione.

Xhemajl Hyseni: Nuk e besoj se do të ngritet një padi ndaj meje personalisht. Unë qe 18 vjet nuk jam tuj punu për me shku me u ulë në bankën e zezë dhe asnjë matrapaz politik, asnjë dallaverxhi nuk mundet me m’ulë në bankën e zezë. Unë ju spjegova në kontekstin real pse e kemi quajtur “Mafi politike” dhe nuk kam komente tjera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 11:39 pm

Tani Kosova ja liri, ja vdekje!

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Komentt A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Dardan

Nga:Andrea STEFANI

Sa më shumë afrohet 10 dhjetori, sa më shumë bëhet e qartë se kompromisi me Prishtinës dhe Beogradit është i pamundur, aq më shumë ngrihen në etere mediatike opsionet politike dhe diplomatike që tentojnë ta shmangin Kosovën nga pavarësia. Dhe janë dy llojesh. Ca opsione ofrojnë kulaçin e miliardave që do të vërshonin në Kosovë, mjafton që kjo të mos bëhej e pavarur. Ca opsione të tjera po aq hipotetike, ofrojnë kërcënimin e kërbaçit pra, të konflikteve deri edhe luftës që do të shpërthente, nëse Kosova do të guxonte të shpallte në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Janë opsione që nuk llogaritin se nuk ka gjë më të çmuar se liria për një popull të mbetur prej shekujsh nën një skllavërim, shtypje dhe përbuzje prej gjenocidi. Kemi arritur në një moment kur kosovarët asgjë nuk mund t‘i joshë as edhe të trembë për të braktisur opsionin e pavarësisë. Kjo e bën edhe Volfgang Ishinger të pranojë se "shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, është një mundësi reale".

***

Është e vështirë të fshihet një thelb gati i padukshëm, por cinik, që karakterizon bisedimet e stërzgjatura për pavarësinë e Kosovës. Aq më tepër kur orvaten për t‘i shtyrë këto bisedime deri në pafundësi. Sepse është sa cinike aq edhe absurde të përpiqesh t‘i mbushësh mendjen një populli që, pasi ka prekur lirinë, të rikthehet të jetojë (nëse mund të quhet jetë) përsëri nën qeverisjen e një kombi që e ka sunduar madje poshtëruar, për më shumë se një shekull. Dhe që kosovarët janë gjendur nën një sundim të egër nën ish-Jugosllavi dhe më pas nën Milosheviçin, kjo është një e vërtetë tragjike dhe e përgjakshme që tashmë e pohojnë edhe vetë intelektualë serbë që janë emancipuar nga shovinizmi. Kosovarët kanë qenë negrit tanë dhe armiqtë tanë - shkruan këto ditë një nga novelistët më të njohur serbë, Vldadimir Arsenijeviç. Ky diskriminim special ka pasur përherë një thelb nacionalist, madje deri edhe racor, sepse kosovarët, i përkasin kombit shqiptar. Gjuha tyre nuk është gjuhë sllave si ato të pjesës tjetër të kombeve që përbënin Federatën Jugosllave. Ky diskriminim u përforcua me ardhjen e Milosheviçit në pushtet. Por sikundër pranon vetë Arsenijeviç, racizmi kulturor i kohës së Titos nuk ishte asgjë krahasuar "me urrejtjen vrasëse për "shiftarët" që mbërtheu serbët pas vdekjes së Titos". Dëshmi e kësaj "urrejtje vrasëse" ishin masakrat e kryera në Kosovë nga forcat militare dhe paramilitare serbe, si dhe përzënia biblike e popullsisë së Kosovës nga shtëpitë dhe trojet e veta. Dhe kush mund ta besojë se kjo "urrejtje vrasëse" është tretur si kripa në ujë për më pak se 7 vjet? Ndaj si mund të guxohet, pa qenë i pajisur me një dozë të theksuar cinizmi për fatin e një populli, që t‘u propozohet kosovarëve të kthehen nën qeverisjen serbe kur vetë intelektualë serbë si Arsenijeviç, pohojnë që pas luftës së Kosovës "shpresa për normalitet mes serbëve dhe shqiptarëve të zakonshëm, për mundësinë që ata të jetojnë krah për krah në një të ardhme të afërt, u zhduk"? Sepse vërtet Milosheviçi nuk është më, por janë ende rrënjët shoviniste shekullore të atij pushteti. Ato nuk zhduken lehtë. Dhe është fakt që deshovinistizimi i Serbisë (përjashto korrentet intelektuale dhe ndoshta shtresa më të emancipuara urbane) nuk po ndodh. Vetë zhvillimet e kohëve të fundit kanë bërë që "pikëpamja jonë për shqiptarët e Kosovës të mbetet i pandryshuar edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen" - pohon Arsenijeviç. Dhe shton se të rinjtë në Serbi kanë nisur të urrejnë përsëri. Testimet e opinionit tregojnë se "më shumë se 30 për qind e nxënësve serbë të shkollave të mesme besojnë se nuk duhet të shoqërohen me bashkëmoshatarë shqiptarë dhe as t‘i vizitojnë ata". Të gjitha këto janë premisa aparteidi dhe jo bashkëjetese evropiano-perëndimore. Shenjë e këtij antishqiptarizmi, që jo vetëm nuk është çrrënjosur, por ka vazhduar të mbillet në këto 7 vjet, është edhe këmbëngulja e politikanëve të rinj serbë për të mos njohur pavarësinë e Kosovës. Kuptohet që larg se kemi të bëjmë me një pozë elektorale, më së shumti e imponuar nga presioni i turmave shoviniste.

***

Kosovarët nuk mund të pranojnë të rikthehen nën pushtetin mbytës të antishqiptarizmit serb. Edhe sikur të sakrifikohen nën topat e Putinit dhe të Beogradit. Dhe në rast se bota nuk është bindur ende se ajo që u ofron Serbia kosovarëve mund të marrë çfarëdo lloj emri, por liri nuk mund të jetë, nëse provat e shtypjes, gjenocidit, eksodit biblik të kosovarëve nuk mjaftuakan që Evropa t‘i mbështesë njëzëri shpresën dhe etjen e tyre për liri, atëherë kosovarëve nuk u mbetet rrugë tjetër veçse t‘i qëndrojnë besnik shpresës së tyre dhe të përmbushin këtë etje që djeg prej shekujsh. Edhe nëse do t‘u duhet të sakrifikohen do të sakrifikohen për lirinë, për atë që është themeli i çdo ekzistence njerëzore, për atë që është edhe themeli, rrënja dhe zemra e vetë qytetërimit evropian. Dhe nëse Evropa e tradhton Kosovën, ajo të tradhtojë zemrën e saj, rrënjët e saja. Duke i kthyer shpinën Kosovës, Evropa do t‘i kthejë shpinën lirisë. Thonë se regjimi serb nuk është më ai i Milosheviçit dhe se nën këtë regjim të sotëm, Kosova nuk do të jetë më e shtypur. Edhe sikur të qe kështu, Kosova do të mbetej një popull i ndaluar (Qose), një popull që nuk e lënë të ushtrojë vullnetin e vet, lirinë e vet. Nuk do të ishte një popull i lirë dhe ai që nuk është i lirë, nuk ka si të mos jetë i robëruar. Robëria mund të jetë e veshur edhe me petk demokratik, por do të mbetet megjithatë një robëri. Por nëse vërtet regjimi në Serbi nuk është më shovinist, atëherë ai duhet kishte dhënë me kohë prova të qarta për këtë. Dhe një nga më kryesoret është vdekja e etjes shoviniste për të mbajtur me çdo kusht nën Serbi, një popull që nuk dëshiron të rrojë nën Serbi. Edhe sikur faktet historike të provonin se trualli i Kosovës i përket Serbisë (gjë që në nuk provohet aspak), fakti që atje mbi 90 për qind është shqiptare, i heq historisë të drejtën e çdo rivendikimi. Sepse një vend është mbi të gjitha njerëzit që e popullojnë atë prej brezash dhe jo dheu. Brezat e gjallë bëjnë që e kaluara të mos sundojë dot mbi të sotmen, e vdekura të mos mund t‘i kërkojë llogari të gjallës. Të mbështesësh një "të drejtë historike" duke sakrifikuar një të drejtë të ditës, një të drejtë të së djeshmes, duke sakrifikuar atë të së sotmes, do të ishte si të mbrosh të drejtën e vdekur kundër të drejtës së gjallë do të qe pra, një nekrofili shtetërore apo diplomatike. Prandaj, nëse vërtet politika serbe nuk është më ajo shoviniste dhe kriminale e Milosheviçit, duhet t‘i lërë kosovarët të shkojnë në lirinë që meritojnë. Sot Kosova i drejtohet me kërkesën për liri jo vetëm Beogradit, por edhe Evropës dhe botës me fjalët e Zotit dhe profetit Moisi: Lëre popullin tim të shkojë!

***

Është kërkesa më solemne që mund të paraqesë një popull. Prandaj nuk duhet pasur iluzion se kosovarët do të pranojnë të bëjnë pazar me lirinë e tyre, të shesin një pjesë të kësaj lirie vetëm sepse kështu ua do interesi disa shteteve të tjera, përfshi Rusinë, meqë ato kanë ca probleme me kombe të tjera ashtu sikundër dhe Serbisë me Kosovën. Është cinike të mendosh se Kosova mund të lëshojë nga interesi i saj më i lartë pavarësia, për hatër të interesave që nuk janë të sajat. Askush nuk ka të drejtë që për të tilla interesa, të diktojë një gjysmëliri për Kosovën. Sepse liria ose është ose nuk është. Të gjitha këto forma hemafrodite që i serviren sot Kosovës, janë si ata përbindëshat mitologjikë që edhe pse mund të kishin kokë apo gjymtyrë njerëzore, nuk ishin qenie njerëzore. Edhe liria "vetëm ekonomike, por jo politike", edhe ajo "diçka më shumë se autonomi, por diçka më pak se pavarësi" mund të jenë gjithçka, por liri nuk janë. Dhe populli i Kosovës nuk do, as më shumë dhe as më pak, por lirinë që është për të e shenjtë dhe e shtrenjtë, ashtu sikundër është për të gjithë popujt e Evropës dhe botës. Ka shekuj që e pret. Kush ia privon, kush ia ndalon bën një krim të madh pavarësisht nga "arsyet" e ftohta dhe cinike që sjell. Sepse sado të argumentuara diplomatikisht dhe realpolitikisht, ato do të jenë "arsyet" e robërisë. Ndërkaq, kryearsyeja ekzistenciale e një populli është liria. Vetëm duke hequr dorë nga robërimi i Kosovës, regjimi i Beogradit do të dëshmojë shenjë evropianizimi dhe se vendos lirinë mbi robërinë, integrimin evropian të popujve të lirë, mbi izolimin dhe skllavërimin nacionalist. Por nëse këmbëngul të mbajë Kosovën edhe nëpërmjet konflikteve dhe të tankeve, atëherë ku është dallimi me regjimin e Milosheviçit që futi përgjakshëm tanket në Kosovë? Paradoksalisht, ajo Kosovë që e kanë shtypur kaq kohë, bëhet sot prova e lidhjes së serbëve si komb me lirinë. Sepse, mesa duket, është e nevojshme të kujtojmë se që nuk mund të jetë i lirë ai popull që skllavëron një popull tjetër. Dhe nëse serbët duan vërtet të bëhen të lirë pas Milosheviçit, duhet të mbështesin lirinë e Kosovës, sepse mbështesin lirinë e tyre. Skllavëria është një virus që po u tolerua diku, përhapet si epidemi. Të skllavërosh Kosovën do të thotë të presësh rrugët e integrimit të Serbisë në Evropë. Sepse a mund të integrojë në gjirin e vet Evropa e lirë një popull që skllavëron një popull? Liria e Kosovës e afron Beogradin me Evropën dhe me Kosovën gjithashtu. Një afrim i përbashkët mbi shtratin e rrjedhës së pandalshme të lirisë.

***

Është e kotë që shpresës së papërmbajtur të kosovarëve për të qenë të pavarur, t‘i kundërvësh kostot e konflikteve të mundshme. Asnjë kosto, asnjë rrezik nuk mund të shërbejë për të shantazhuar dhe prapsur një popull kur i është afruar kaq pranë lirisë. Kosovarët kanë guxuar ta mbrojnë lirinë e tyre në kohë shumë më të errëta, kur aleat i tyre ishte vetëm huta dhe stralli i maleve. Kanë guxuar të bëhen ushtarë të çlirimit përballë makinës ushtarake të Milosheviçit, kur ende nuk ishin shfaqur aleatë të fuqishëm si NATO apo SHBA. Por edhe sikur të mbeten vetëm ata nuk mund të heqin dorë nga pavarësia tani që e kanë kaq pranë. Do të preferonin më mirë të vdisnin. Dhe do t‘i tregojnë botës mbarë se janë njerëz të lirë që nuk i durojnë më prangat. Do të preferonin të vdisnin për lirinë, duke i dhënë botës një tjetër mësim të shenjtë lirie. Prandaj duan apo s‘duan putinët e kësaj bote, do ta shpallin mëvetësinë në dhjetor. Kupa u mbush dhe nuk ka më kohë për "diplomaci" që ushqen opsionin e skllavërisë. Nuk ka më kohë as për atë lloj "maturie" që i këshillon për të mos vepruar njëanshmërisht. Kosovarët iu përmbajtën me besnikëri paktit me të gjithë. Iu përmbajtën me durim afatit të Dhjetorit. Ndaj kosovarët do ta shpallin pavarësinë dhe 2008-ta do ta gjejë Kosovën sovrane. Edhe nëse i kërcënojnë me ferrin e luftës dhe konfliktit, kosovarët nuk do ta braktisin lirinë e tyre. Guximi i ndezur i popullit do t‘i imponohet kalkulimeve të ftohta të politikës. Yjet e Kosovës, "horoskopi" i Kosovës, tregon vetëm pavarësi. Sepse kurrë më parë çështja kosovare nuk ka qenë kaq në qendër të diplomacisë dhe opinionit botëror. Kurrë këto opinione nuk kanë qenë kaq në shumicë të demokratizuara dhe pro lirisë së një populli. Dhe në këto kushte, një popull që nuk guxon të zgjatë dorën dhe të valëvisë flamurin e pavarësisë së vet, do të tregonte se nuk është i denjë për lirinë. Nëse ai do ta braktiste lirinë tani, liria do ta braktiste atë përgjithmonë. "Udhëheqësit në Prishtinë e dinë se pavarësia nuk mjafton për t‘i dërguar ata në Parajsë" - thotë Ishinger. Por ata ndërkohë ndoshta e kanë kuptuar se mosshpallja e pavarësisë, do të mjaftonte për t‘i dërguar në Ferr. Sepse populli i Kosovës e ka vendosur, më mirë të vdekur se të skllavëruar. Nën Serbi nuk kthehen më. Dhe ndaj dhe ofron vetëm dy rrugë: Ja liri, ja vdekje!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptyFri Nov 02, 2007 11:40 pm

Maqedonia, drejt Europës pa Iliridën!

Shkruan: Shefki OLLOMANI

Pushtetarët sllavomaqedonas gjatë gjithë historisë së tyre ”shtetërore”, që nga viti 1945 e deri më sot, janë treguar antishqiptarë! Kanë punuar e vepruar kundër popullit shqiptar nën këtë ”republikë-shtet”, duke i maltretuar e burgosur, duke ua mohuar të drejtat kombëtare e njerëzore, duke ua cunguar kulturën, arsimin dhe historinë e tyre origjinale.
Si në kohë të ”komunizmit” (1945-1991), ashtu edhe në kohë të ”demokracisë” (1991-2007), pozita shtypëse e shfrytëzuese e shqiptarëve nën këtë ”republikë-shtet” nuk ka ndryshuar aspak! Ajo vetëm ka njohur disa zbatica të vogla herë pas here, kur forcat e pushtetarëve kanë qenë të dobësuara, por në momentin kur pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kanë forcuar pozitat politiko-ushtarake, atëherë menjëherë ka filluar batica dhe përplasja e tyre me popullin shqiptar të Iliridës!



Duke qenë gjithmonë një dorë e zgjatur e shovenizmit serbomadh dhe ekspansionizmit bullgaromadh, pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup kurrë nuk kanë ngurruar që të nëpërkëmbin Shqiptarët, që t’i shtypin politikisht, që t’i diskriminojnë etnikisht, që t’i shfrytëzojnë ekonomikisht, deri edhe t’i burgosin dhe vrasin fizikisht!

Kështu flet historia e djeshme e këtij ”shteti”! Kështu flasin edhe ngjarjet e sotme politike në këtë vend! Pushtetarët sllavomaqedonas në Shkup thonë e trumbetojnë çdo ditë se ata kanë ndërtuar një ”shtet” i cili është e vetmja ”oazë e paqes” në Ballkan, duke u përpjekur kështu që të fitojnë poena tek ndërkombëtarët për t’u anëtarësuar në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian. Por me politikën e saj antishqiptare që ka ndjekur dhe që po ndjek në vazhdimësi, Maqedonia (IRJM) jo vetëm që nuk do të aderojë kurrë në këto organizma ndërkombëtarë, por ajo rrezikon edhe integritetin e vet territorial!

Me politikën antidemokratike, shoveniste e antishqiptare që ndjekin, pushtetarët e Shkupit e kanë dëshmuar se ata nuk duan që të anëtarësohen në NATO dhe në ”Bashkimin” Europian, sepse nuk i lejon albanofobia e tyre, sëmundje kjo kronike e të gjitha shovenizmave sllavo-greke të Ballkanit! Ata duan të integrohen në NATO dhe Europë, por pa Shqiptarët dhe pa trojet shqiptare të Iliridës. Kësaj doktrine antishqiptare i shërben edhe akti më i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Shkupit për ndalimin e përdorimit të Flamurit Kombëtar Shqiptar nga populli ynë në Iliridë, si dhe më heret të mohimit të të drejtës së Gjuhës Shqipe që të jetë gjuhë e dytë zyrtare shtetërore! Kush na garanton neve se nesër po kjo Gjykatë Kushtetuese nuk do të marrë një vendim tjetër për anulimin e Ligjit për Decentralizimin Territorial, ose se nuk do të anulojë Ligjin për Zyrtarizimin e Universitetit Shtetëror të Tetovës?!

Ky qëndrim antishqiptar i qeveritarëve sllavomaqedonas e ka burimin te mohimi dhe shkelja e vendimeve të ”Marrëveshjes së Ohrit”. Kjo do të thotë se historia po përsëritet. Historia shqiptaro-maqedonase po kthehet me shpejtësi te viti i errët dhe i përgjakur i vitit 1997! Kjo do të thotë se sërish po na troket në derë viti i përleshjeve të gjakosura shqiptaro-maqedonase të pranverë-verës 2001!
Këtë herë luftën shqiptaro-maqedonase don ta shpallë Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, një organ ”i pavarur” e ”apolitik”, i cili duhej të ishte garant i demokracisë, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe paqes ndëretnike në IRJM! Por, jo, ajo tanimë ka marrë rolin e luftënxitësit dhe përndjeksit të një populli të tërë – Shqiptarëve të Iliridës!

Nuk duhet harruar se vendimet e kësaj Gjykate janë obligative për pushtetin ekzekutiv qendror dhe lokal. Vendimet e kësaj Gjykate nuk janë të diskutueshme, ato vetëm duhet të zbatohen. Kjo do të thotë se, në rast se Kryetarët Shqiptarë të Komunave refuzojnë zbatimin e këtij vendimi, ata do të detyrohen me ligj që ta bëjnë një gjë të tillë! Në rast se ata refuzojnë përsëri, atëherë ata do të ndiqen penalisht! Kjo do të thotë se, Kryetarët Shqiptarë të Komunave do të pushohen nga puna, do t’u merret me dhunë mandati i populli dhe do të arrestohen, burgosen dhe gjykohen për shkelje të ligjit! Refuzimi i Kryetarëve Shqiptarë të Komunave që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të urdhërave të Qeverisë, do të thotë përleshje dhe gjakderdhje e re shqiptaro-maqedonase! Do të thotë fillimi i shpërbërjes definitive të këtij shteti me emrin IRJM/FYROM. Dhe fajtorë për këtë do të jetë Gjykata Kushtetuese antishqiptare e Shkupit dhe nxitësja e saj – Qeveria ultranacionaliste e VMRO-DPMNE-së dhe vazalëve të tyre “shqiptarë”!


  • Mohimi dhe shkelja e ”Marrëveshjes së Ohrit” nga pushtetarët e sotëm ultranacionalistë të VMRO-DPMNE-së është në realitet mohim i bashkëjetesës së Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonëve në të njëjtin shtet, që sot nga ata quhet Republika e Maqedonisë, kurse nga Ndërkombëtarët dhe OKB quhet Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë – IRJM (apo FYROM në anglisht).

Mohimi, anashkalimi, shkelja dhe moszbatimi i ”Marrëveshjes së Ohrit”, nga kushdoqoftë, do të thotë mohim i IRJM-së, do të thotë shpërbërje dhe ndarje e Republikës aktuale të Maqedonisë ndërmjet Shqiptarëve dhe Sllavomaqedonasve. Dhe, përderisa këtë ”Marrëveshje të Ohrit” deri tani e kanë mohuar dhe shkelur vetëm qeveritarët sllavomaqedonas, kjo do të thotë se ata janë iniciatorët numër një për ndarjen e Maqedonisë. Ç’është e vërteta, qeveritarët e VMRO-DPMNE-së edhe herën e kaluar kur ishin në pushtet, edhe tani që kanë rimarrë pushtetin, janë deklaruar disa herë hapur se janë për ndarjen e Maqedonisë, gjegjësisht për flakjen e Shqiptarëve nga ky shtet.


Qeveritarët sllavomaqedonas ”Flakjen” e Shqiptarëve nga ky vend kanë tentuar ta bëjnë edhe gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, por nuk u ka ecur. Një gjë të tillë ata tentojnë ta bëjnë edhe tani, me anë të mohimit të të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, përmes moszbatimit të ”Marrëveshjes së Ohrit” dhe përmes provokimeve të përditshme, siç është rasti i fundit përmes ndalimit gjyqësor të përdorimit të lirë e publik të Flamurit Kombëtar nga ana e popullit shqiptar të Iliridës.


  • IRJM mund të hyjë në Europë e në NATO, edhe pa popullin shqiptar, pa trojet etnike shqiptare, pa Iliridën. Ilirida, trojet e saj dhe shqiptarët e saj, së pari do të bëjnë integrimin dhe bashkimin territorial të Shqipërisë Etnike dhe pastaj si shtet i bashkuar kombëtar do të integrohen edhe në organizmat euro-atlantike të NATO-s dhe të Bashkimit Europian.

Shqipëria e Bashkuar në Europën e Bashkuar.

Nëntor 2007
/02 Nov 2007/F.F.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptySat Nov 03, 2007 12:19 am

VETNDESHKIM APO NDRYSHIM

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Komentt A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Parti08

Shkruan:Nevruz LULO

Me ne fund ndodhi ndryshimi....!Funksionet me kryesore te shtetit shqiptar kontrollohen nga lidershipi i selise blu.Tani cdo gje eshte ne rregull sepse kemi njerezit e duhur per te ndryshuar.Faktet kane qene kokeforte sepse vete doktori e kthen pllaken cdo minute,akuzon e terhiqet,therret e butesohet,dekomunistifikohet e kthehet serish ne origjine.

Pra si te thuash "loje me kungulleshka",nga ato qe admirojne vetem te konvertuarit apo dhe betuarit.Dhe serish duartrokitje pa fund,"duar te pastra" per felliqesirat dhe imoralitet per amoralet.Jemi mesuar tashme me politiken shqiptare ku akuzat keqperdorohen deri ne poshtersi dhe ku ndergjegjia harrohet sikur nuk ka ekzistuar ndonjehere.Nuk ka kontrroll pasionesh(qe shkojne deri ne kriminalitet),nuk ka kontrroll arsye(qe shket deri ne marrezi) dhe nuk ka asnje lloj tjeter pergjegjsie per tu ballafaquar me ato qe thuhen e sterthuhen nga njerezit e politikes.Premtimet harrohen,dritat fiken,uji vetem pak ore dhe hajdutet me cizme behen partnere te luftes antikorrupsion.Edhe hajde thuaj se nuk kemi ndryshuar...Sepse realitetet shqiptare ndryshimin e kane pjese integrale te jetes,gdhihesh i nderuar dhe ngrysesh superhajdut(e kushedi se si).Tifozet blu mburren me ato qe ka thene,thote e do te thote doktori(te tjeret nuk vlejne),ata roze jane me keq sepse s'dine nga t'ia mbajne(keq me te riun e keq me te vjetrin).Por megjithate nje gje eshte me se e sigurte:Komuniste kane patur,kane dhe do te kene kontrollin mbi shoqerine shqiptare sepse keshtu jane orientuar dhe nuk kane se si te bejne ndryshe.Edhe presidenti jokomunist nuk ka force per te dale rrethi vicioz i nje ishsekretari pa shtylle kurrizore.Sepse nese tenton mallkimi do ta ndjeke deri ne fund te jetes,pavarsisht qe mallkuesit jane djaj(madje me keq).Dhe keshtu shqiptaret mbeten populli me i pafat ne glob sepse jane te detyruar te mbeten skllever te perjeteshem te cmendurise se quajtur "Komunizem",madje kane privilegjin qe edhe te vdekur nuk mund t'a gezojne lirine e enderruar apo drejtesine e harruar.Keshtu le te "gezojme" te gjithe,se mallkimi n'a ka ndjekur dhe do te n'a ndjeke kushedi sa brezni.Hajde thuaj pastaj se nuk jemi te lire pavarsisht qe skllavopronaret e kuq kane nderruar vetem emrin ose ngjyren,hajde thuaj se nuk kemi demokraci kur kriminelet qajne me teper se te vuajturit dhe kur ideologet e socializmit obskurantist premtojne te ndertojne sistemin e ri(hipokrizi kriminale).Vertete eshte dicka e re sepse marrezia kolektive 50-vjecare serish persekuton shqiptaret pavarsisht ngjyrave qe ka ,fjaleve qe thote dhe njerezve qe e perfaqesojne.Ndryshimi i vertete eshte kur ndryshojne njerezit,idete,dhe prespektivat.Sepse nga kameleonet e pashpirt vetem sajesa antihumane mund te presesh.Dhe ne kemi pak nevoje per qetesi dhe integritet qe do te vijne jo nga kjo bande politke qe kemi sot.Sepse te ardhmen nuk mund t'a ndalin perversitetet dhe dekadencat e stafeve te sekretareve(kuq,blu apo roze) qe jane ekzistente ne politiken aktuale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptySat Nov 03, 2007 7:11 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A 20071102211151 02.11.07 - Sejdiu: Vendimi per pavarsine e Kosoves do te merret pak dite pas 10 dhjetorit


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se vendimi për rikonfirmimin e pavarësisë së Kosovës dhe kërkesa për njohjen ndërkombëtare të saj, mund të ndodhë vetëm pak ditë pas 10 dhjetorit. Sejdiu nuk përcaktoi ndonjë datë se kur mund të bëhet shpallja, por tha se kjo nuk është çështje muajsh, por çështje konsultash me ata që do ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Çdo zgjatje e procesit është e rrezikshme. Vazhdimi i mëtejmë i status-quo-së krijon efekte negative dhe mundësinë për tensione, theksoi Sejdiu gjatë një mbledhjeje të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptySat Nov 03, 2007 7:13 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A 20071102210837 02.11.07 - Bugajski: Pavarsia e Kosoves do te vendoset midis dhjetorit deri ne prill 2006


Analisti Janush Bugajski thotë se bisedimet janë larg temës kryesore, njohjes së faktit se plani Ahtisari është, sipas tij, zgjidhja më e mirë për statusin përfundimtar të Kosovës. Propozimet e bëra nga Treshja Ndërkombëtare janë thjesht parime bazë, nuk ka asgjë të re në to. Propozimet nuk i afrohen planit Ahtisari duke mënjanuar çështjen e pavarësisë dhe statusit përfundimtar, që supozohet të jenë pika themelore e bisedimeve. Ato janë një hap prapa, përsa i përket çështjes kryesore.

Megjithë deklaratat pesimiste të vetë Treshes për arritjen e ndonjë kompromisi, do të ketë edhe tre takime të tjera mes Prishtinës dhe Beogradit. I bindur në dështimin e bisedimeve, analisti thotë se pas 10 dhjetorit do të jetë pozicioni i Gjermanisë ai që do të përcaktojë skenarin më të mundshëm, mes miratimit të pavarësisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara apo anashkalimin e këtij institucioni.

Gjermanët duket se po pajtohen me mendimin e francezëve, britanikëve dhe amerikanëve. Këto janë fuqitë e mëdha të Bashkimit Evropian dhe në se ato bien dakord me planin Ahtisari, do të ketë një përpjekje tjetër për të parë në se Rusia do të abstenojë një votim në Këshillin e Sigurimit. Në se kjo duket e pamundur, atëherë do të duhet të caktohet një afat kohor jashtë procesit të Kombeve të Bashkuara.
Bugajski parashikon planifikimin e një kufiri kohor mes dhjetorit dhe prillit për zbatimin e planit Ahtisari dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Me fjalë të tjera Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, së bashku me institucionet e tjera do të jenë të gatshme të angazhohen sipas propozimeve të planit dhe brenda një kohe të caktuar, ndoshta midis dhjetorit dhe prillit, do te merret një vendim për shpalljen e pavarisisë dhe njohjen e saj nga fuqitë perendimore dhe Shtetet e Bashkuara. Zyrtarët amerikanë janë shprehur se dëshirojnë që i gjithë procesi të përfundojë deri në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Bukuresht që do të zhvillohet në prill.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A EmptySat Nov 03, 2007 9:23 pm

Botuar: 02 Nov 2007
Takimi mes Prishtinës dhe Beogradit mbahet më 5 nëntor

Ekipi i Unitetit takohet në Prishtinë për t’u përgatitur për raundin e ri të bisedimeve direkte me palën serbe, më 5 nëntor në Vjenë. Pritet që ndërmjetësit ndërkombëtarë së pari të takohen daras me delegacionet, ndërkaq më pas palët do të zhvillojnë bisedime sy me sy.
Ky është takim i sërishëm i nivelit më të lartë te pwerfaqesimit politik, dukleqenw se Delegacionit kosovar i prijnë presidenti Sejdiu dhe kryeministri Çeku, ndërsa atij të Serbisë, homologët Tadiq dhe Koshtunica.
Ka mjaft informacione dhe supozime se Treshja, në këte faze te procesit, do të vazhdojë me porpozime dhe ide të saj, per te cilat palet duhet te diskutojnë dhe negociojnë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 15Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 8 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: