|
| A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
+45rrimtaf Lumo Kolleshi arberia Driniiiii socratus Shejh Ummu-Hurejra nanda Blerti_Gashi Xili Arber01 Kasper Ali Baba Tepelena Mirushe kacimix Delia tom sojer Mergimtari feratkoca Eagle Eye agim__barja anila Shqipo_ Leka i Madh Eva0506 Ago Muji Luki Nezir Myrta murturi valdrini blerim Guximi bukla zeriatdheut naqeta Orfe@ Euridika schumi Anna Riki30 Sofra Beton Kosovarja drenusha besa-bese 49 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| | | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Feb 17, 2009 6:21 pm | |
| Të nderuar antar të këtij forumi me qëllim të caktuar disa pjesë nga ky shkrim i kam ndarë me ngjyra... mos e lëshoni këtë rasat pa e lexuar këtë shkrim shumë të mirë .....
Pse Grekët dhe Serbët sulmojnë sot Skëndërbeun Nga Mathieu Aref (Arif Mati) Gazeta Ndryshe
Që kur Shqipëria u çlirua prej komunizmit (u bënë plot 18 vjet!) e që kur Kosova u bë e pavarur (megjithë refuzimin e Serbisë, Rusisë dhe mosnjohjes të ndonjë shteti tjetër i pashtruar) nepsi për tokat shqiptare po shton oreksin e Greqisë për jugun e Shqipërisë dhe të Serbisë për një ndarje etnike të Kosovës. Për Serbët, si dhe për Grekët, të gjitha mjetet janë të pranueshme për të manipuluar mendjet, me qellim që e tërë bota të besojë në vërtetësinë e pretendimeve të tyre. Nëpërmjet besimit fetar, Grekët duan të përforcojnë praninë e Kishës ortodokse në Shqipëri (veçanërisht në jug) dhe me kalimin e kohës, të penetrojnë pabesisht, për të arritur si përfundim pushtimin paqësor të jugut shqiptar (çfarë utopie!). Serbët (të mbështetur në zellin e fesë ortodokse) dëshirojnë të bindin botën mbarë, dhe veçanërisht Bashkimin Evropian, se Kosova qenka djepi i Serbisë.
Kjo goditje kundra Skënderbeut, figurës madhore kombëtare shqiptare, nuk është e paqëllimte, ajo dëshmon se demonët e vjetër trazojnë edhe në ditët e sotme, disa shpirtra hakmarrës dhe një dogmatizëm fetar që është ende gjallë. Për të sqaruar më mirë këtë çështje, po bëj një shqyrtim shumë të përmbledhur (ndonëse do të duhej të shkruhej një libër i tërë) të këtij debati steril dhe shumë të rrezikshëm, të krijuar nga dy vende fqinjë të Shqipërisë, mëmëdheut të të gjithë Shqiptarëve kudo në botë. Fatkeqësisht, këto lloj pohimesh, të dëmshme dhe të pavërteta, ideologjish dhe analizash boshe si dhe veprime keqdashëse, që kryhen nga armiqtë e huaj, janë përqafuar dhe po përsëriten përsosmërish, pa asnjë pjekuri e ndershmëri nga ca shqiptarë : gazetarë të mediave të ndryshme, shkrimtarë të doktrinuar, analistë e komentues të tjerë. Është vërtet për të ardhur keq, që disa shqiptarë, marrin stafetën e armiqve të Shqipërisë e të shqiptarizmës. Përveç tentativave të tyre manipuluese e të gënjeshtërta, Grekët ashtu si dhe Serbët (një aleancë fetare, një bashkim i shenjtëruar apo luftë e shenjtë?) kanë hapur këto kohët e fundit një shteg të ri për pretendimet e tyre: të sulmojnë historinë e Shqipërisë dhe tërësinë e saj tokësore, po kështu dhe figurat e mëdha të shqiptarizmës e në mënyrë të veçantë atë të Skënderbeut. Të gjitha këto sulme, këto manipulime e vullgaritete historike janë jo vetëm të palogjikshme dhe të pabazuara, por njëkohësisht të ulta e shpifëse. Ato nuk mbështeten mbi asnjë themel, asnjë argument vërtetues dhe provë historike. Qëllimi i tyre është i qartë. Serbët gjithmonë kanë pretenduar se Kosovarët (territori i të cilëve s'është gjë tjetër veçse ai i Dardanisë së lashtë, emër që shpjegohet bukur nga shqipja si "vendi i dardhave") nuk qenkan "autoktonë" por një popullsi e ardhur nga Shqipëria, Turqia apo gjetiu! Ndërkohë që historia e shkruar dhe e mirënjohur pohon se Sllavët e jugut janë shfaqur në Ballkan veçse andej nga fundi i shk. VI-të apo të VII-të erës sonë dhe ata pushtuan hapësirën tokësore (nga dy anët e Danubit deri në Greqi, e nga Adriatiku deri në Detin e Zi) që u përkisnin Ilirëve (Panonëve, Istrianëve, Venetëve, Liburnëve, Dalmatëve, Dardanëve, Tribalëve etj) dhe Trakëve (Dakëve, Gjetëve, Brigëve, Mesianëve, etj) që, në pjesën më të madhe i asimiluan duke marrë një pjesë të kulturës e traditave të tyre (fjalë, kostume popullore, rapsodi, etj). Të gjitha tribut e para sllave (Sërbe, Sllovene, Kroate) dhe Bullgare u kristjanizuan vetëm në shek. IX të erës sonë pas krishtit, nga dy prifterinj grekë sllavofone: Cirili dhe Metodi. Që nga kjo kohë ata filluan të ndërtojnë disa kisha nëpër Ballkan dhe veçanerisht në zonën shumë të bukur të liqeneve të Ohrit e të Prespës. Deri në ditët e sotme, fanatizmi dhe nacionalizmi i kishës ortodokse nuk kanë rreshtur. Madje, në mënyrë të çuditshme, sërbët transformuan një dështim (fusha e Mëllënjave - Kosovë - 1389) në një fitore, në një simbol kombëtar, dhe bëjnë të besohet se kjo qe një luftë vetëm midis Serbëve dhe Otomanëve, ndërkohë që ishte një luftë shumë-etnike kundër trupave turke e zhvilluar nga hungarezët, shqiptarët, serbët, bullgarët, etj.! Pa harruar se në këtë beteje u vra sulltani otoman Murati i I-rë, pikërisht nga një Shqiptar! Ja pra si qëndron Historia, ajo e vërteta!Për sa u përket Grekëve, këta pretendojnë, pa të drejtë, jugun e Shqipërisë d.m.th. Veriun e Epirit të lashtë. Për ç'arësye? 1) Pikësëpari, ata mendojnë se Epiri ishte një provincë greke. Dhe shkojnë deri aty sa pohojnë se etnia greke vjen nga veriu i Greqisë, d.m.th. Epiri, ndërkohë që kjo zonë s'ka qenë kurrë pjese e Greqisë. Qenë Romakët, që pas pushtimit të mirëfilltë të Greqisë, sajuan një "Greqi të re" duke përfshirë aty Maqedoninë, Thrakën dhe Epirin. Straboni, (fillimi i erës së krishterë: vitit 58 para Krishtit - 21 apo 25 pas Krishtit), pohonte se në kohën e tij Epiri ndodhej jashtë Greqisë. Të gjithë autorët e lashtë (shek. VI dhe V para Krishtit), pa përjashtim, e trajtonin Thesprotine (emri i lashtë i Epirit) si një vend të populluar nga "barbarët" që do të thotë "ata që s'flasin greqisht". Zanafilla e kësaj legjende, qe një gabim i Aristotelit (cituar në librin tim të fundit "Mikenët = Pellazgët" - përkthyer në shqip në vitin 2008 nga shtëpia botuese Plejad). Duhet të shtoj se tekstet e para të shkruara në greqisht (të Homerit dhe Hesiodit) nuk kanë përmëndur as Helenët, as Dorët dhe as Ionët. Në raste të rralla kur këto emra janë përmëndur, bëhet fjalë për ndërfutje (shtojsa) të mëvonshme të bëra nga disa logografe (shkrues) helenofilë: kjo vërtetohet prej "kritikëve të Aleksandrisë". Nga ana tjetër duhet shënuar fakti që shumica e heronjve të pavarësisë greke të shek. XIX-të ishin me origjinë epiro-shqiptare apo Arvanitë (si dhe shumë burra të politikës, si Papandreu): Boçari, Tsavallas, Bubulina, Kanaris, etj. Ç'u mbeti grekëve? Skënderbeu?! 2) Në vazhdim meqenëse jugu i Shqipërisë (i quajtur prej Grekëve "Epiri i Veriut") u konvertua në fenë ortodokse, Grekët kanë bërë të besohet (dhe vazhdojnë ta bëjnë) se Shqiptarët ortodoksë paskan qenë dhe janë Grekë, ndërkohë që në Shqipëri janë gjithesej 40 mijë grekë të mirëfilltë. Pra Grekët dhe Serbët e konsiderojnë "fenë" si "kombësi"!?! Ishin organet e Bashkimit Europian që ju imponuan Grekëve heqjen nga pasaporta, përkatësinë fetare. Ashtu siç Serbët kërkojnë "copëtimin" e Kosovës, Grekët duan një copë të Shqipërisë : strategjia e tyre ka kohë që ka nisur duke formuar një "bashki separatiste" (shqiptare të nënshtruar fanatizmit të kishës ortodokse!) në Himarë në Jug të Shqipërisë. Po kjo Kishë ortodokse, e mbështetur nga shteti grek, kërkon ngritjen e "monumenteve për të rënët" të ushtarëve grekë në jug të Shqipërisë, etj etj. Është për tu vënë në dukje gjithashtu se kisha ortodokse shqiptare drejtohet nga një klerik i ardhur prej Greqisë si duket për një nënshtrim grek të radhës, mbi asamblenë e episkopatit ortodoks shqiptar. A janë kaq naivë autoritetet shqiptare, për t'iu lënë dorë të lirë Grekëve? 3) Nuk duhet të harrojmë se ndërmjet viteve 1920 dhe 1924 Greqia ka ndërmarë pastrimin e parë etnik dhe etnocid [shkatërrimin e identitetit kulturor dhe shpirtëror të një populli - shënim i përkthyesit] në Europe : shpërnguljen e më shumë se 450 000 Shqiptarëve të Epirit të jugut (nën dominimin grek) drejt Turqisë kundrejt kthimit të 1 500 000 grekëve të Turqisë drejt Epirit. Ata donin të na bënin të besojmë se këta Shqiptarë "myslimanë" ishin Turq (pikërisht siç bënë serbët me Kosovarët)! Kështu ata i zëvendësuan shqiptarët e përzënë nga Epiri, me Grekë të ardhur nga Anatolia . Por nuk flitet aq sa duhet për këtë problem të rëndë që duhet ta denoncojmë njëzëri dhe në mënyrë zyrtare tek organet e "Amnistie Internacional". Një tjetër marrëzi është duke u bërë në ditët e sotme në Greqi : autoritetet greke i shtyjnë emigrantët shqiptarë të "greqizojnë" emrin dhe mbiemrin, madje të ndërrojnë edhe fenë. U japin madje edhe kombësinë greke! Çfarë bëjnë organismat europiane për të ndaluar këtë veprim të turpshëm të ç'kombëtarizimit masiv, dhe të manipulimeve të papërgjegjshme, shqetësuese, çnjerëzore dhe të turpshme? A nuk shkelen "ë Drejtat e Njeriut" në Greqi, anëtar i BE-së? Tashmë, për ta përforcuar më mirë këtë fushatë antishqiptare, ata sulmojnë pa u hyrë gjembi në këmbë, identitetin shqiptar e sidomos heroin e tij kombëtar "Skënderbeun". Ata dëshirojnë të ç'kombëtarizojnë Shqiptaret duke u mohuar çdo lidhje me të kaluarën e tyre të famshme. Grekët duan edhe një herë, të vjedhin Historinë e tyre, ashtu siç bënë me paraardhësit e tyre Pellazgë, të cilëve, ata ju përvetësuan një pjesë të madhe të kulturës, traditave dhe mitollogjisë së tyre. Gjergj Kastrioti (1405-1468), i mbiquajtur "Skënderbe" ("Zot Aleksandër" d.m.th. i denjë për bëmat e Aleksandërit të Madh) prej Otomanëvë, është hero kombëtar shqiptar i njohur nga të gjithë historianët e të gjitha vendeve mbarë, siç e vërtetojnë arkivat otomane, të Vatikanit, spanjolle, italiane, franceze, ato të lindjes, etj. Kjo është e shkruar e zezë mbi të bardhë . Për rrjedhojë, të gjithë këta shpirtzinj nuk do të mundin kurrë të ndryshojnë historinë e shkruar dhe të pranuar njëzëri. Duhet shënuar se për nder të Skënderbeut shqiptar, shumë biografë (nga të cilët më i rëndësishmi është Barleti në shek. XVI), shkrime historike (si ai i Jacques de Lavardin, Paganelit, Hammer-purgstall), shumë tragjedi dhe drama nga të cilat një gjysmë_duzinë në Francë e të tjera në Spanjë, ku ai qe një figure e madhe e Teatrit spanjoll, në poema si ajo e shkruar nga Ronsardi dhe një opera e kompozitorit të madh Vivaldi etj. qenë shkruar gjithandej në Europë e më gjerë. Së fundi, me që Skënderbeu ishte i krishterë dhe mbret i Arbërisë (Shqipërisë) dhe i Epirit (i populluar në atë kohë kryesisht nga shqiptare) u dashka me ia vesh atij nënshtetësinë greke ose serbe etj. Skënderbeu është vlerësuar si një hero autentik shqiptar. Deri më sot asnjëri nuk ka vërtetuar të kundërtën. Pra sot nuk kërkohet veçse të njolloset kujtimi i tij, të turbullohen shpirtrat dhe të mbillet përçarja jo vetëm mes Shqiptarëve por edhe ndërmjet popujve e shteteve të tjera të botës. Grekët dhe Serbët e përshkruajnë, me shumë këmbëngulje, figurën e Skënderbeut si një lloj "miti" që shqiptarët e paskan përvetësuar ! Fjala " mit " e përdorur nga armiqtë e historisë heroike të Shqiptarëve, merret këtu në kuptimin negativ të saj. Historia e Skënderbeut nuk është as mit e as legjendë por një histori e vërtetë e njohur nga të gjitha Shtetet e shek. të XV-të si dhe Vatikani, e nga të gjitha arkivat historike të Shteteve të kësaj epoke. Kjo egërsi anti-shqiptare, ky denigrim pa shkak, këto manipulime të ulëta e kjo fushatë shpifëse nuk nderon askënd. Përkundrazi, kjo rrezikon t'i vihet zjarri barutit, në këtë zonë të Ballkanit që është populluar prej pushtuesve të ndryshëm dhe që përmbledh një shumëllojshmëri të tillë etnike, gjuhësore, kulturore, politike (mozaik etnik, dhe Kullë Babeli) që jo më kot është quajtur "fuçi baruti". Veprimet me paramendim dhe provokimi nga ana e serbo-grekëve janë më se të dukshëm: ata dëshirojnë të prishin imazhin e Shqiptarëve dhe të heronjve të tyre. Shpresoj qe t'iu vijë mëndja (arsyeja) dhe të hedhin tutje këtë armiqësi të kotë e këtë urrejtje të gjatë shekullore. I kërkoj sidomos autoriteteve shqiptare të jenë vigjilent, të mos dorëzohen ndaj sirenave serbo-greke : mos u bëni naive. Duhet qëndruar syhapur kundrejt çdo prekje të integritetit tokësor te Shqipërisë e Kosovës e të dinjitetit të tyre si shtete sovrane. A duhet shitur shpirti e dinjiteti thjesht për të hyrë në Bashkimin Europian? Historia dhe e ardhmja do të jenë gjykatësit e vetëm. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Wed Feb 18, 2009 12:42 am | |
| Pluralizmi shqiptar në harkun e një shekulli
| Partitë politike parlamentare, në pozitë dhe opozitë që nga themelimi i shtetit shqiptar | Cila ka qenë historia e partive politike shqiptare? A kanë qenë ato parti të vërteta, apo thjesht kopjuese të emrave të partive politike të perëndimit dhe kaq? Cila ka qenë e kaluara e pozitave dhe opozitave në më pak se një shekull të ekzistencës së shtetit shqiptar? Këto dhe të tjera pyetje kanë marrë përgjigje në një varg studimesh të historianëve shqiptarë. Por studiuesit e huaj mbeten më të cituar për shkak të mundësisë më të madhe të të qenit objektivë. Në një cikël shkrimesh gazeta “Metropol” mëton të risjellë në vëmendjen e lexuesit kalimin nga sistemi pluralist në atë monist dhe metamorfozën tjetër që pasoi pas vitit ’90 të shekullit të njëzetë. Ende Shqipëria mbetet një vend ku përcaktimi “parti për kryetarin dhe jo kryetar për partinë” qëndron sot e gjithë ditën si pohimi i vetëm i së tashmes politike në të gjithë spektrin e partive shqiptare. Në këtë numër dhe në numrat në vijim, me një vështrim të shpejtë do të sjellim në vëmendjen e lexuesit të interesuar një pasqyrë të evolucionit të pluralizmit ose të pseudopluralizmit shqiptar që nga fillimet e tij e deri më sot. Fillimet Sistemi politik në vend filloi të konturohej pas Kongresit të Lushnjës, pikërisht në vitin 1921. Robert C. Austin në librin e tij “ Shtegu i pashkelur i Nolit” ( Demokracia shqiptare në vitet 1920-1924) saktëson se: “ Në këtë kohë dolën dy parti, të cilat pasqyronin nivelin e ulët të zhvillimit politik dhe peshën e personaliteteve mbi politikën: Partia Popullore dhe Partia Përparimtare. Jashtë tyre kishte persona të caktuar të pavarur dhe klika të prirura për të dredhuar në politikë, duke shpresuar të siguronin përfitime zyrtare dhe pushtet politik. Edhe pse emërtimet e këtyre partive ishin marrë nga emërtimet e përdorura në demokracitë e zhvilluara dhe supozohej që duhej të angazhoheshin për të shkuar drejt perëndimit, asnjëra prej tyre nuk ishte parti e vërtetë politike në kuptimin perëndimor të fjalës, me programe të përcaktuara mirë dhe organizata masash. Të dyja partitë reklamonin me të madhe programe pothuaj të njëjta, që bënin thirrje për reforma politike dhe ekonomike, për arsimim të masave dhe zhvillim ekonomik. Megjithatë, këto programe nuk shkuan kurrë më tej se sa parullat dhe në thelb ishin personalitetet në udhëheqjen e partisë ata që përcaktonin anëtarësinë dhe politikën e saj”. Partia Popullore, saktëson autori, ishte partia më e madhe dhe prirej të përfaqësonte si mendimin konservator, ashtu edhe atë liberal, siç del nga anëtarësia në të edhe e Fan Nolit, që qe dhe udhëheqësi i parë i partisë, edhe e Ahmet bej Zogut. Në përgjithësi kjo parti ishte më shumë e dhënë pas reformës; ajo kërkonte një shtet të zhvilluar përmes linjave moderne, ishte kundër sundimit të vazhdueshëm të bejlerëve, përfshinte shumë intelektualë dhe elementë demokratikë dhe ishte përkatësisht e përfaqësuar mirë në Shqipërinë e jugut. Edhe pakica katolike, që prirej të luante një rol të matur në politikën shqiptare, parapëlqente programin e qartë të Partisë Popullore, por mbeti gjerësisht jashtë saj për shkak të pranisë së Zogut, ndikimit në rritje të të cilit kishte filluar t’i trembej. Partia Përparimtare, pohon ai, ishte pak a shumë parti e bejlerëve dhe përfaqësonte interesat e Shqipërisë qendrore ku çifligarët e mëdhenj mbanin pushtetin. Në thelb, në favor të statuskuosë, platforma e saj ishte më “e pabesueshme për masat, të cilat preferonin t’u përmbaheshin traditave kombëtare dhe shoqërore.” Partia sundohej prej Shefqet Vërlacit nga Elbasani, një nga çifligarët më të mëdhenj të Shqipërisë, i cili kundërshtonte ashpër çdo lloj reforme të tokës. Në të bënin pjesë edhe anëtarë të Komitetit të Kosovës ( i krijuar për të përkrahur përfshirjen brenda Shqipërisë të krahinës shqiptare të Kosovës të sunduar nga serbët) si Bajram Curri, Hoxhë Kadriu dhe Hasan Prishtina që kishin cilësuar Ahmed Zogun si pro serb. Megjithatë, anëtarësimi në çfarëdo parti nuk ishte i prerë dhe organizatat apo individët kalonin nga njëra tek tjetra në varësi të kushteve dhe perspektivës së përfitimeve personale. Me përjashtim të Nolit dhe mbështetësve të tij më të afërt, pak politikanë shqiptarë qenë dogmatikë në devotshmërinë e tyre ndaj njërës apo tjetrës zgjedhje. Lufta e Dytë Botërore Gjatë viteve të luftës zhvillimet politike ishin të shpejta dhe po në këtë kohë shënohet krijimi i Partisë Komuniste Shqiptare dhe i dy partive nacionaliste, Balli Kombëtar dhe Partia Monarkiste. Bernd J. Fisher në librin e tij “Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945”, sqaron se si arritën komunistët të dominonin skenën politike të vendit në këto vite: “....Ndonëse komunistë patën mjaft sukses në punën e tyre për të nxitur opozitën në rritje kundër italianëve dhe kukullave të tyre shqiptare, ata patën sukses shumë të vogël në tërheqjen e njerëzve në shkallë të gjerë drejt lëvizjes së tyre. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi në parti mbizotëronin intelektualët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Numri i tyre i natyrshëm ishte i vogël”. Autori pohon duke iu referuar statistikave se në vitin 1939, në vend nuk kishte më shumë se dy deri tre mijë vetë që mund të quheshin intelektualë, dhe përkundrejt përqindjes së popullsisë Shqipëria kishte sigurisht klasën e mesme më të vogël në Evropë. Për sa u përket partnerëve ideologjikë tradicionalë të komunistëve, klasës punëtore, mjafton të përmendet se në vitin 1939 industria përbënte vetëm 4% të ekonomisë kombëtare. Këtë gjendje, që edhe kështu ishte e vështirë, komunistët e bënë vetë edhe më sfiduese, pohon Fisher. Ata i krijuan probleme vetvetes me faktin se shumica e këshilltarëve të tyre më të dukshëm ishin sllavë, e sllavët kishin ngjallur përherë dyshim e frikë midis shqiptarëve. Tani, në sajë të hapjes së kohëve të fundit të arkivave të partisë, po mësojmë se sa shumë varej Hoxha nga këta këshilltarë, thotë historiani. Në analizën e mëtejshme të ngjarjeve dhe qëndrimin që mbajtën palët, ai ndalet edhe më shumë në “lëvizjet” e Enver Hoxhës dhe në mënyrën se ai mori revanshin. Në lidhje me Krijimin e Ballit Kombëtar, fishek shprehet: “ Liberalët, republikanët dhe bejlerët që kishin hedhur poshtë ftesën e Hoxhës për të marrë pjesë në Konferencën e Pezës i shikonin këto zhvillime të ndryshme me shqetësim të madh. Shumë prej tyre arritën në përfundimin se për të mos u përjashtuar krejtësisht nga pushteti në fund të luftës duhej të manifestonin diçka më shumë se sa thjesht mospëlqim të zbutur dhe mosbashkëpunim me italianët. Për të arritur më lehtë një rol aktiv, liberalët nacionalistë, disa prej të cilëve kishin vendosur disa lidhje të dobëta me LANÇ, në nëntor të vitit 1942 formuan një grup të quajtur “Balli Kombëtar”. Ky grup shpresonte të përbënte një organizatë politike dhe ushtarake për të moderuarit që nuk kishin besim te komunistët. Autori thekson edhe rivalitetin midis dy forcave, duke saktësuar se: “BK vinte në dukje bërthamën komuniste të LNÇ, shumimin e të huajve në udhëheqjen e saj dhe mundësinë që Shqipëria të humbiste pavarësinë në rast të një Ballkani të dominuar nga sllavët, ose të paktën të humbte Kosovën. Nga ana e vet LNÇ kundërsulmonte, duke nënvizuar se udhëheqja e BK nuk ishte gjë tjetër veçse elita e vjetër tradicionale sunduese që po përpiqej ta mbante Shqipërinë sikurse kishte qenë në kohën e Zogut, por pa Zogun….” Pas luftës Arshi Pipa në librin e tij “Stalinizmi shqiptar”, shprehet kështu për instalimin e pushtetit të PKSH në vend, pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore: “…Më 27 nëntor të vitit 1944, partizanët çliruan Tiranën. Shteti i ri, i quajtur Republika Popullore e Shqipërisë, është një instrument i PK Shqiptare me imponimin e diktaturës mbi klasat, grupet dhe personat armiqësorë ndaj komunizmit. Politika e brendshme ka dy objektiva: të industrializojë vendin duke krijuar një klasë punëtore thuajse a nihilio- nga asgjëja dhe të ndërtojë socializmin në vend duke detyruar fshatarët në kooperativat bujqësore….” Vijon Nesër Çfarë do të lexoni: - Pse Partia Komuniste e Shqipërisë ndërroi emrin në Partia e Punës e Shqipërisë? - Kundërshtimet për emërtimin nga anëtarët në bazë. Kongresi i I-rë i Partisë. - Sqarimet: Ndryshimet e strukturës së përbërjes sociale të partisë, sollën nevojën e ndryshimit të emrit, më shumë punëtorë, më pak fshatarë. - Si ndryshoi për herë të dytë emrin ish PKSH-ja, nga PPSH në Partia Socialiste e Shqipërisë. - Propozimet në kongresin e 10-të të PPSH-së. - Cilët qenë emrat e tjerë të propozuar. Olimbi Velaj : Gazeta Metropol
|
| |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Feb 21, 2009 5:44 am | |
| Shtatorja e Skënderbeut në Peshkopi
http://mydibra.com/thumbnail.php?file=peshkopii_266213308.jpg&size=article_medium
Ndërkohë, që media po pasqyron një fushatë “pro” dhe “kundër” Skënderbeut, në qendër të Tiranës, në studion e skulptorit Sadik Spahia, po punohet një shtatore e re për Gjergj Kastriotin. Kjo shtatore është sponsorizuar nga biznesmeni, Zaim Krosi dhe mendohet që stina e pranverës në Peshkopi të vije së bashku me të. Shtatorja, 3.3 metra e lartë, do vendoset në një bazament rreth 1.5 metra, duke e çuar lartësinë e përmendores 4.8 metra, një ndër më të lartat, ngritur për heroin tonë Kombëtar. Zaim Krosi, nuk preferon të flasë shumë, por thekson se “kjo ka qenë një dëshirë e hershme dhe ndjehet shumë i gëzuar që arriti ta realizoj këtë vepër.” Në studion e Dekanit të Fakultetit të Arteve Figurative në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, shkojnë pothuajse çdo të shtune miq dhe dashamirës të tij, por edhe dibranë që kanë informacion se po ndërtohet shtatorja për Skenderbeun. Ata e lënë pa punë “artistin”, por edhe ai ndjehet i gëzuar që i ka mes tyre. “Kjo është një vepër që do qëndrojë mes tyre gjatë gjithë kohës, thotë skulptori Spahia, dhe unë, para se kjo vepër të dalë në publik, kam dëshirë të marr çdo perceptim të atyre që neser do ta kenë në qytetin e tyre”. Shtatoren që po punohet e vizitojnë shpesh, përvec sponsorizuesit, Zaim Krosi, edhe Naim Plaku dhe Qerim Sula. I pari ka hartuar tekstin e një kënge për Skënderbeut, ndërsa i dyti e këndon atë. Muzikën e këngës e ka kompozuar kompozitori dibran Përparim Tomcini. Skënderbeu në shtatoren e artistit Sadik Spahia nuk është siç e kemi njohur ne, në krye të ushtrisë duke luftuar për atdheun, me shpatë në dorë dhe majë kalit, por nuk është as si përshkrimet romaneske të Oliver Jens Schmitt, por është i gjallë, burrëror, mes trimash të tjerë dibranë, që u shtrin dorën dhe i fton për betejat për çlirim. Në shtatoren e Spahisë formësohet çdo ditë që kalon një figurë artistike e madhështisë së Skënderbeut, siç nuk është parë kurrë me parë. Lidhur me detajet e vendosjes së bustit në qytetin e Peshkopisë, organizatorët kanë menduar çdo gjë, shumicën e të cilëve duan ti ruajnë suprizë për ditën e vendosjes. Gjithçka po ecën normalisht dhe deri në pranverë, kur shtatorja prej bornxi të jetë gati për në Peshkopi, duhet të pritet vetëm një vendim i Këshillit Bashkiak të Qytetit për ta vendosur Heroin Tonë Kombëtar. Beçir Sinani. | |
| | | Mergimtari Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 755 Age : 111 Vendi : Jashtë forumit Registration date : 31/05/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Mar 05, 2009 1:28 am | |
| " Fyerjet per Nene Terezen, bashkesia islame fal imamin 04/03/2009 09:55 Bashkesia islame ne Kosove vendosi te mos mbaje qendrim ndeshkimor ndaj imamit Shefqet Krasniqi, pas deklaratave te tij fyese ndaj Nene Terezes. Ne nje deklarate per Top Channel, zevendeskryetari i kesaj bashkesia tha se konsideron se deklarata e disa diteve me pare e bere nga ky institucion eshte e mjaftueshme. Imami Shefqet Krasniqi ka fyer rende humanisten shqiptare Gonxhe Bojaxhi ne nje nga predikimit e tij fetare, duke marre persiper te percaktoje edhe adresen e saj ne boten e pertejme. Fahrush Rexhepi tha se pohimi i imamit ishte i rende, por vleresimet e bera nga bashkesia islame kane qene te mjaftueshme. Deklarata e imamit eshte cilesuar si skandaloze nga shtypi i perditshem ne Kosove. Vete imami i cili predikon ne xhamine e madhe ne Prishtine ka vendosur te shkepuse kontaktet me mediat prej disa ditesh. Ai eshte justifikuar se keto deklarata i ka bere para kater apo pese vitesh dhe ka thene se eshte penduar. Nga ana tjeter Bashkesia islame ne Kosove ka rregullat e saj se kur mund te ndermarre masa ndeshkimore ndaj nje predikuesi te fese myslimane. Sipas Rexhepit, ndaj nje imami qe nuk kryen obligimet ne vendin e punes, nuk sillet me pergjegjesi sipas parimeve te islamit dhe ben gabime, mund te merren masa, deri ne perjashtimin nga puna. Ne librin e rregullave te bashkesise islame nuk bejne pjese edhe vlerat kombetare, apo figurat kombetare si Nene Tereza. Nene Terezen sic e njeh e gjithe bota bashkesia islame e Kosoves e permend vetem ne emrin e saj te vertete Gonxhe Bojaxhi. Arsyet lidhen mes nje rivalitet te heshtur qe ekziston mes perfaqesuesve te dy komuniteteve fetare ne Kosove, atij mysliman dhe katolik. " /topchannel/ Çfarë mendoni ju antarë të dashur ? Çfarë meriton ky imam(haxhi) sipash jush ? | |
| | | socratus Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 556 Age : 43 Vendi : Prishtinë Profesioni/Hobi : psikologji, teologji, design Registration date : 11/02/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Mar 05, 2009 2:13 am | |
| Tungjatjeta Mergimtari.
Kete intervist e kam lexuar edhe ne shtypin ditor. Per pyetjen tende te shtruar nuk do e dija se qfar meriton, por eshte nje veprim i cili ka shkelur te gjitha normat etike, morale si dhe normat kombetare, ndersa pozita e autorit te shkrimit e bene edhe me te rend gjendjen. Cili nga nesh do e gezoj parajsen nuk besoj se dihet nga dikush te cilen gje besoj se autori e predikon. Kjo nuk mund te quhet nje kritike por eshte nje fyerje dhe poshtrim i madh jo per Gongje Bojaxhiun por per vete autorin e shkrimit.
Akte te tilla nuk duhet te tolerohen, dhe kete veprim e denoj ashper. | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Mar 06, 2009 8:07 pm | |
| Fjalor politik i bashkimit kombëtar
Në raportin e një gazetari nga një takim pesëpalësh diku në Shqipëri do të mund të lexohet edhe kjo: “...në takim morën pjesë shqiptari Ilir Meta, maqedonasi Ali Ahmeti, kosovari Albin Kurti, serbi Jonuz Musliu dhe malaziasi Mehmet Bardhi”. Ky raport nuk është montim për të qeshur, por situatë e imagjinuar që lehtë mund të bëhet realitet dhe që pjesërisht edhe ndodh nga përdorimi jo i drejtë i fjalorit të përditshëm, që në esencë është politik. Që të mos vijë deri te situata të tilla tragji-komike, situata që mund të krijohen qoftë nga mosdija, qoftë nga deformimi qëllimkeq i termave themelore që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe shqiptarët, ia vlen t’i bëjmë standarde disa prej termave më të rëndësishme të politikës, historisë dhe gjeografisë sonë kombëtare. Më poshtë do të trajtohen 15 terma ashtu siç mendoj se duhet të përdoren nga të gjithë shqiptarët. Shqipëria – territor kompakt i banuar aktualisht me shumicë nga populli – komb shqiptar. Më së shumti gabohet në përdorimin e këtij termi. Shpesh kur përmendet ky term mendohet në Republikën e Shqipërisë. Ndërsa shqiptarët do të ishte mirë të mendojnë dhe të flasin me saktësi për këtë çështje. Shembull, një strugan duhet ta ndiejë dhe ta thotë se jeton në Shqipëri, por në një pjesë të Shqipërisë të administruar nga pushteti qendror i Shkupit, nga një shtet që quhet Maqedoni. Ndërsa secili shqiptar nuk duhet të kursehet në të folur, që do të thotë se kur flet për territorin e Republikës së Shqipërisë, të mos thotë Shqipëria, por ashtu siç është – Republika e Shqipërisë. Pra, të mos e lërë anash fjalën republikë. Shqipëria etnike – term i barasvlershëm me termin Shqipëria. I ndërtuar për t’iu kundërvënë termit diskreditues dhe përbuzës për veprimtarët e bashkimit kombëtar – Shqipëria e madhe. Mirëpo, termi Shqipëria etnike është i dobishëm edhe për të dalluar termin Shqipëria, kur përdoret pa kujdes, në vend të termit Republika e Shqipërisë. Shqipëria e madhe – Në vitin 1941, sipas fqinjëve shovinistë u ndërtua Shqipëria e madhe (nën Italinë fashiste). Territori i atëhershëm i shtetit vasal shqiptar ka qenë i ndërtuar nga territori i sotëm i Republikës së Shqipërisë, një pjesë e territorit të Republikës së Kosovës (deri te Vushtrria) dhe nga një pjesë e territorit të Republikës së Maqedonisë. Pjesët tjera të Shqipërisë ishin nën Gjermaninë naziste (Mitrovica me rrethinë dhe Sanxhaku) dhe nën Bullgarinë pronaziste (Shkupi, Ohri, Presheva, Kaçaniku etj.). E vërteta është se edhe shteti vasal i vitit 1941 nuk ka qenë Shqipëri e madhe, madje nuk ka qenë as sa Shqipëria etnike. Më saktësisht, edhe kufijtë e Shqipërisë së vitit 1941 kanë qenë shumë të cunguar. Përgjithësisht, termi shtet i madh u ndërtua nga politika evropiane e shekullit të XIX-të, për t’i cilësuar pushtetet politike ultranacionaliste, të cilat kishin pushtuar territore të banuara me shumicë tjetër kombëtare nga kombi që përfaqësonin pushtuesit. Po të flitet me këtë gjuhë, sot, fqinjët e shqiptarëve me plot të drejtë do të quheshin: Greqia e madhe, Serbia e madhe, Maqedonia e madhe dhe Mali i Zi i madh. Të gjitha këto në dëm të shqiptarëve etj. Termi Shqipëria e madhe përdoret me qëllim shigjetues nga shovinistët fqinjë, që janë gjallë edhe sot, ndërsa gabimisht përdoret edhe nga disa politikanë shqiptarë. Republika e Shqipërisë – është shtet i njohur ndërkombëtarisht, të cilin e përbën një pjesë e popullit dhe territorit shqiptar. Në vitin 1912 aspirata dhe angazhimi i shqiptarëve ishte për krijimin e shtetit shqiptar në tërësinë e trungut të vet, mirëpo shovinistët fqinjë dhe politika jo e drejtë e fuqive të mëdha vendosën që shumica e tokave shqiptare të copëtoheshin nga fqinjët, e si pasojë shteti shqiptar – sot Republika e Shqipërisë u ndërtua nga një pjesë e vogël e Shqipërisë. Republika e Kosovës – është shtet i ndërtuar në një pjesë të Shqipërisë pas rezistencës shekullore dhe luftës çlirimtare (1998 – 1999) që bënë shqiptarët. Meqenëse qysh në fazën e luftës (1999) në Kosovë u inkuadruan forcat ndërkombëtare, edhe procesi i fitimit përfundimtar të lirisë u ngjyros me shumë interesa të të tjerëve. Më 17 shkurt 2008 u shpall Republika e Kosovës si shtet multietnik. Për shkak se gjatë luftës, nga presionet ndërkombëtare, udhëheqja e UÇK-së hoqi dorë nga lufta për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare që ishin nën sllavët e jugut dhe u kufizua vetëm brenda kufijve të Kosovës, administrimi ndërkombëtar më 1999 u shtri vetëm në kufijtë administrativë të ish – krahinës së Kosovës, e cila kishte një status politik autonom në ish – Jugosllavi. Republika e Kosovës ka edhe tri të meta tjera të mëdha. E para, instalimi i “pushtetit multietnik”. Kjo pasoi për shkak të politikës vasale të përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe për shkak të qëndrimit jo të drejtë të bashkësisë ndërkombëtare, sepse dhjetëra shtete tjera që kanë heterogjenitet më të madh të popullsisë sesa Republika e Kosovës nuk funksionojnë si multietnike. E dyta, sovraniteti i kufizuar vertikal, ose sovranitet i kufizuar në marrjen e vendimeve kapitale politike. Dhe e treta, sovraniteti i kufizuar horizontal (defekt tjetër i madh i Republikës së Kosovës), d.m.th. sovraniteti i pushtetit qendror nuk shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Me gjithë këto defekte, shpallja e Republikës së Kosovës dhe njohja e saj nga shumica e shteteve të forta, është hap i madh historik drejt çlirimit kombëtar të shqiptarëve. Lugina e Preshevës – term gjeografik që përfshin një pjesë të luginës së lumenjve Morava dhe Vardar, pjesën rreth Preshevës. Ky term është përhapur gjerësisht ndër shqiptarët vetëm pas vitit 2000, i servuar nga politika e huaj për shqiptarët dhe me qëllim të zëvendësimit të termit Kosova Lindore. Kosova Lindore – term i ndërtuar natyrshëm nga politika shqiptare në fillim të viteve 1990 për ta shprehur aspiratën për liri të popullit shqiptar të sunduar nga pushteti serb. Si term i qëlluar shpreh drejt disa dimensione: në aspektin gjeografik është lindja e territorit me shumicë shqiptare që prej dekadash quhet Kosovë, në aspektin politik shpreh nevojën dhe kërkesën për liri dhe në aspektin historik shpreh faktin që kjo pjesë e territorit shqiptar ka qenë edhe administrativisht nën pushtetin e Krahinës së Kosovës deri në vitin 1959. Në vitin 1959 shovinistët serbë, për ta zotëruar territorin në të cilin do të kalonte autoudha dhe hekurudha që lidhte Beogradin me Shkupin e që vazhdonte deri në Selanik, bënë shkëmbimin e territoreve, duke marrë territor të konsiderueshëm shqiptar në lindje dhe duke ia dhënë Kosovës Leposaviqin në veri. Me këtë ndërrim edhe në kohën tonë u bë një tkurrje e madhe e territorit shqiptar, sepse deri në vitet 1950 shqiptarët shtriheshin jo vetëm në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë, por deri në Vranjë e Leskovc. Mirëpo, Vranja dhe Leskovci tanimë i takojnë historisë, ani pse një historie shumë të afërt. Flamuri kombëtar shqiptar – simbol i të gjithë shqiptarëve, në radhë të parë, dhe simbol shtetëror i Republikës së Shqipërisë në radhë të dytë. Flamuri shtetëror – simbol i një shteti që nuk do të thotë gjithsesi të jetë edhe simbol i një kombi. Ashtu siç kanë flamur të vetin edhe njësitë më të vogla organizative politike sesa shteti (për shembull komuna etj.), edhe shteti mund të ketë flamur që përmban karakteristika lokaliste, pa e lënduar dhe pa e përjashtuar flamurin kombëtar. Kur është fjala për “flamurin shtetëror të Republikës së Kosovës”, me qëllim të përfitimit politik, krijuesit e tij dhe pushtetarët aktualë kanë lënë dykuptimësi. Kosovar – deri në shpalljen e Republikës së Kosovës ky term ka qenë njëkuptimor, ndërsa tani pretendohet nga disa politikanë dhe media servile që ky term të fitojë edhe një kuptim të dytë. Ky kuptimi i dytë pretendon deri edhe ndërtimin e një kombi të përzier. Ata pak shqiptarë që përqafojnë këtë ide, ndoshta harrojnë se kosovarë nuk mund të bëhen vetëm shqiptarët e Kosovës, por edhe serbët etj. Pra, nuk mund të krijohet një komb i përzier, kur të gjithë e urrejnë atë. Ai do të krijohej ndoshta, në rrethanat kur të gjithë do ta donin atë. Për t’i ikur kuptimit negativ të termit kosovar, duhet të përdoret termi shtetas i Kosovës. Shtetas i Kosovës – është secili banor i Republikës së Kosovës që e ka shtetësinë e saj, pa marrë parasysh përkatësinë kombëtare. Shembull: në kohën e luftës në Kosovë në një nga gazetat e Republikës së Shqipërisë ke mundur ta lexosh këtë titull: “Malaziasi në burg, për armëmbajtje pa leje”. Ky “malaziasi” ishte shqiptar nga Plava – pjesëtar i luftës çlirimtare që po zhvillohej në Kosovë! Pra, për të mos i thënë shqiptarit maqedonas a malazias, duhet që përkatësinë shtetërore ta theksojmë në këtë mënyrë: shtetas i Maqedonisë, shtetas i Malit të Zi, pra edhe shtetas i Kosovës,. E njëjta duhet të vlejë edhe për dokumentet zyrtare. Te zëri “shtetas” një shqiptar i Kosovës duhet të shkruajë “i Kosovës”, e jo “kosovar”. Ngjashëm edhe për shqiptarët në pjesët tjera të atdheut. Integrimi i shqiptarëve – term i krijuar për pozicionim politik ndërmjet bashkimit politik të shqiptarëve dhe ndarjes së shqiptarëve. Integrimi dhe bashkimi gjuhësisht janë një, d.m.th. është e njëjta fjalë. Por në konotacionin aktual politik dallojnë jo vetëm në dinamikën e hapave të bashkimit, por edhe në qasjen ndaj thelbit të bashkimit kombëtar. Integrimi politik nënkupton një afrim të kujdesshëm të shqiptarëve në disa sfera, por jo edhe në unifikimin e atyre sferave. Ndërsa për bashkimin politik, ushtarak dhe territorial as që e mendojnë. Bashkimi kombëtar i shqiptarëve – nënkupton bashkimin politik të shqiptarëve në një shtet të vetëm, me një territor pa pretendime historike, pa pretendime për të sunduar apo robëruar dikë që nuk është shqiptar; pra, themelimi i një shteti të vetëm shqiptar në Ballkan, në territorin kompakt me shumicë shqiptare.Ithtarët e idesë së bashkimit kombëtar i çmojnë dhe angazhohen për hapat intergrues brendashqiptar, por këta hapa duhet të shkojnë deri në fund me unifikim të asaj sfere bashkëpunimi. Shembull: bashkëpunimi në fushën e bibliotekarisë. Zhvillohen takime, këmbejnë përvoja, ndoshta edhe ndonjë titull, por në anën tjetër, ka Bibliotekë kombëtare në Tiranë dhe Bibliotekë kombëtare në Prishtinë. Kjo nuk mund të quhet as integrim; madje në realitet është e kundërta e integrimit – bashkimit. Procesi i bashkimit të shqiptarëve në BE – është sintagmë, kuptim dhe proces i menduar, që më shumë mbahet në gojë nga ata që e përdorin termin “integrimi i shqiptarëve”. Ky term dallon esencialisht nga bashkimi kombëtar për dy arsye kryesore. E para, deri në hyrjen eventuale në BE shqiptarët do të jetonin të ndarë dhe pa angazhim për tu bashkuar. Dhe e dyta, ata do të jenë të ndarë edhe pas hyrjes në BE. Nuk përjashtohet mundësia që ngjarjet të zhvillohen në këtë mënyrë, që para bashkimit kombëtar të ndodhë hyrja e shqiptarëve në BE pjesë – pjesë. Edhe kështu shqiptarët do të përfitonin më shumë të drejta sesa që gëzojnë tani , por jo edhe synimin shekullor të kamotshëm dhe interesin madhor të sotëm – bashkimin kombëtar. Bashkimi kombëtar – ide romantike, e tejkaluar (?) – këtë sintagmë e kanë në gojë pseudobiznismenët, pseudopolitikanët, pseudointelektualët etj. Mjafton të merret si shembull bashkimi i Gjermanisë. Shtytës të bashkimit kombëtar janë edhe dëshira e emocioni, por kurrsesi këto nuk janë kryesoret dhe të vetmet. Shtytësi kryesor është liria – liria e zhvillimit ekonomik dhe intelektual të një bashkësie njerëzore
Shukri Klinaku 6.3.2009, www.levizjaperbashkim.com | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Mar 09, 2009 12:12 am | |
| Varësi e frikshme
Dy deklarata të ditëve të fundit, njëra nëpërmjet kancelares gjermane Merkel, tjetra nga ish-ambasadori slloven në Prishtinë, Vojko Volk (sot drejtor politik për Ballkanin në MPJ të Sllovenisë) dhanë një sinjal alarmi për raportet e skajshme të varësisë së plotë të politikës zyrtare të Kosovës me faktorët e jashtëm. Ato thanë troç diçka që është ditur tashmë në sferat e mirënjohura me zhvillimet politike në Kosovë shumë më herët, por asnjëherë deri më tani nuk është aktualizuar kaq qartë dhe fuqishëm, sidomos nga ana e faktorëve ndërkombëtarë, e që tregon edhe për një deficit të rëndë themelor në raportet politikanë të Kosovës-faktorët ndërkombëtarë. Kancelarja gjermane në një takim të mbajtur ditëve të fundit me gazetarë në Berlin vetëm sa vërtetoi raportin e varësisë së skajshme të politikës së Prishtinës me faktorët ndërkombëtarë dhe dëmin potencial që shkaktojnë këto raporte aktuale. Ajo kërkoi vendosmëri nacionale nga udhëheqja e Kosovës që ta bëjnë atë një shtet funksional. Merkel u shpreh: “Kurrfarë faktori ndërkombëtar nuk mund të nxisë forcat e vendit; njerëzit e Kosovës këtë duhet ta bëjnë vetë.” Kurse Volk ishte edhe më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë. Ai në një deklaratë për gazetën sllovene “Dnevnik” tha: “Bëhet fjalë për formën e varësisë të cilën nuk e kam parë askund në Ballkan. Në Slloveni nuk ka ekzistuar kurrë kjo varësi. Gjithçka që kemi fituar, kemi fituar dhe rregulluar vet, keq ose mirë.” Më tej ai thekson se kjo varësi në Kosovë është e frikshme. Dhe ky alarm në radhë të parë bie për Kosovën, për perspektivën e zhvillimit të saj në të ardhmen. Alarmi është i thjeshtë: politika e Kosovës është e varur dhe e paralizuar nga “këshillat” e miqve ndërkombëtarë në atë shkallë, saqë pamundëson çfarëdo nisme për ndryshim nga faktori i brendshëm “vendim-marrës” politik dhe kështu është krejtësisht e paaftë të sillet dhe të mendojë e pavarur, në përputhje me shtetin e pavarur dhe sovran të shpallur vetëm një vit më parë. Më e rrezikshmja është që kjo varësi totale vjen nga ato nivele përfaqësimi politik e institucional që do të duhej të ishin shembull për horizont të gjerë e vizionar që buron nga mendje të zgjuara e të hapura, për të cilat varësia e nënshtrimi ndaj “këshillave të miqve” jo vetëm që do të ishte e huaj si mënyrë pune, por edhe si mënyrë e të menduarit politik. Natyrisht kjo nuk do të thotë injorim i ndikimit të faktorëve të jashtëm apo hapje e vijave të konfrontimit me ta, por thjesht ndërtim i qëndrimit tënd si shtet, jo mbi bazën e shprehjes inekzistente në cilindo fjalor politik “miqtë tanë”, por mbi bazë të një platforme politike e cila është rezultat i analizave të mira të interesave politike, ekonomike e gjeostrategjike të lojtarëve të mëdhenj që janë aktualisht të pranishëm në skenën ndërkombëtare (BE-ja, SHBA-ja dhe Rusia) dhe përfitimit tënd si shtet nga përputhja apo përplasja e këtyre interesave për dhe rreth Kosovës. Por në Kosovë kjo nuk ndodh pothuajse për vite me radhë. Përkundrazi, fitohet përshtypja që më i aftë është ai politikan apo ajo politikë e cila e ka “më fort” me “miqtë ndërkombëtarë”. Pra njësi matëse e (mos)suksesit të politikës nuk ka qenë së paku deri më sot, aftësia e politikës që të përballet dhe t’i zgjidhë problemet konkrete të qytetarëve, por matet me takimet e nivelit të lartë e jo të lartë me përfaqësues ndërkombëtarë të shteteve të ndryshme, aq sa lajm i rëndësishëm për politikanët është bërë këtyre ditëve edhe marrja e meritave të njëri-tjetrit për njohjen e fundit të Kosovës nga Ishujt Maldive. Ky parametër vlerësimi edhe ka pasur njëfarë logjike deri në përfundimin e luftës më 1999 kur me të vërtetë çdo takim i cilitdo nivel me përfaqësues të jashtëm jepte njëfarë shprese në opinion e brendshëm (sado që edhe kjo keqpërdorej shumë nga politikanët e çdo krahu për ruajtjen e status-quosë nën Serbi), por ndryshimi i madh i rrethanave politike pas këtij viti ka bërë që ky “parametër” të mos mund të pranohet sot, sidomos kur jemi në periudhën e pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe njohjes së kësaj pavarësie nga shumë shtete anembanë botës. Një shtytje plotësuese për demagogjinë e këtij parametri në këtë drejtim e dhanë me qëndrimet publike të tyre kancelarja gjermane dhe ish-ambasadori slloven në Prishtinë. Shembuj të kësaj varësie të pështirë janë të panumërt dhe, çka është më skandalozja, kjo varësi nuk është e plotë vetëm në raport më çështjet politike me peshë, siç është “hartimi” i deklaratës së pavarësisë së 17 shkurtit të cilën institucionet e Kosovës e kanë përkthyer, kurse Deklarata si e tillë është hartuar - servuar nga lart (lexo: lart nga kodra “Arbëria” në Prishtinë), por edhe në çështje t’i quaj kushtimisht më “të lehta” (kujto këtu përpjekjen e katërt të njëpasnjëshme dhe të pasuksesshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për emërimin e Avokatit të Popullit, që nuk po mund të realizohet që nga viti 2006). Për të vazhduar më tej me fusha tjera me peshë që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarit të Kosovës, siç janë decentralizimi i pastër etnik dhe asimetrik duke u thirrur në bashkëjetesë e shumetnicitet, miratimi absurd i një statusi special për kishat dhe manastiret mesjetare serbe, mbrojtja e të cilave nuk ka lidhje në thelb me “mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe”, por është kryekëput imunizim politik i këtyre objekteve të kultit, emërimet në nivele të larta politike që duhet të bëhen doemos me aminin e ndërkombëtarëve, apo marrja e vendimeve që prekin në thelb identitetin kombëtar të Kosovës (aprovimi i ligjit për simbolet dhe festat zyrtare në Kosovë) me të cilat së paku formalisht Kosova zhvishet nga çdo gjurmë sado e vogël shqiptare në simbolet përfaqësuese të saj. Vargani i këtyre shembujve është i pafund, por porosia që ato përçojnë në opinion është e qartë: paaftësi, lakmi e pafre për pushtet dhe mohim i plotë i tërë sakrificave dhe përpjekjeve të derisotme të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar nga ana e krerëve institucionalë. Të gjitha veprimet e dëmshme të politikës në raport me faktorët ndërkombëtarë vishen me formulime boshe dhe pa përmbajtje të tipit të “integrimeve euro-atlantike” të cilat i aspiron Kosova e që në fakt janë një maskë për servilitetin e pakusht të politikanëve të Kosovës ndaj ndërkombëtarëve. Mirëpo defekti qëndron në bazën e këtij konstruksioni akrobatik. Për të qenë e aftë që të hyjë në rrjedhat e integrimeve evropiane dhe atlantike të cilat edhe duhet t’i synojmë pa asnjë dyshim, së pari duhet që në rregullimin kushtetues të Kosovës të përcaktohet qartë bartësi i këtij sovraniteti që do ta çonte vendin drejt këtyre integrimeve. Kjo në Kushtetutën e Kosovës qëllimisht është lënë pezull, pikërisht për shkak të moszgjidhjes përfundimtare të raporteve shqiptaro-serbe, raporte këto që vetëm sa komplikohen edhe më me shpikjen e kategorisë së komunitetit/komuniteteve në të gjitha aktet juridike të Kosovës ahtisariane. E ardhmja jonë do të jetë shumë e pasigurt gjithnjë përderisa ta kemi në pushtet një udhëheqje të këtillë politike çfarë e kemi ne tani, udhëheqje e cila nuk di t’u thotë JO miqve tanë ndërkombëtarë as atëherë kur PO-ja e tyre ka pasoja fatale për popullin tonë. Kambanat e alarmit po bien për të gjithë ne: duhet ndërmarrë diçka që kjo gjendje të ndryshojë...
Driton Avdiu 8.3.2009, www.levizjaperbashkim.com | |
| | | Driniiiii Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 3268 Age : 43 Vendi : Belfast Registration date : 17/02/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Apr 12, 2009 3:13 am | |
| Sondazh i KTV per Bashkimin e Kosoves me Shqiperine Koha Vision, Emisioni Rubikon me 09.04.2009 Pytja: Aduhet te bashkohen Kosova dhe Shqiperia? Per bashkim.....................2110-67% Kunder bashkimit...............1075-33% Ne Sondazh kane marre pjese 3185 votues Debati eshte organizuar nga Adriatk Kelmendi, Kryeredaktor i KTV-se Ne debat kane marre pjese 1) Albin Kurti nga Levizja Vetevendosje! 2) Valon Murati nga Levzja per Bashkim 3) Kim Mehmeti, Shkrimtar 4) Halit Matoshi, publicist. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue May 05, 2009 12:03 pm | |
| Ai imami ,Shefqet Krasniqi,pas gjithe atyre fyerjeve dhe poshterimeve qe i ka bere NENE TEREZES,nenes me te madhe dhe me humane ne te gjithe boten,per mendimin tim ai nuk duhet te jete me nje imam. Feja myslimane nuk duhet ta pranoje kete njeri ne gjirin e saj.vetem nje i pafe mund te shprehet me kaq cinizem per nje SHENJTORE si NENE TEREZA. | |
| | | Lumo Kolleshi Fillestar/e
Numri i postimeve : 20 Age : 63 Vendi : Mertinj, Permet, Albania Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar Registration date : 12/07/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Oct 23, 2009 9:51 am | |
| Agresiviteti i kolltukut po e çon Shqiperine dhe çeshtjen e saj te integrimit drejt kalendave greke. Integrimi nuk mund te behet as me dogma, as me patriotizmin e shtirur te kolltukmbajtesve tane, kur gjerat jane akoma me te thjeshta: te zgjidhin perfundimisht krizen politike ne vend, krize kjo qe perfundimisht po çon ne krizen me te thelle te besimit ndaj votes. Nje krize e tille minon vet themelet e demokracise qe kemi dy dekada qe ende nuk po e ndertojme. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Oct 23, 2009 9:54 am | |
| Gjithmon ka qen kjo kur Shqipatret afron per te ber nj pun te madhe del nje e bal llug po sigurisht se asht i paguar mir nga te tjerët . | |
| | | rrimtaf Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1090 Age : 55 Vendi : kosov Registration date : 30/07/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Oct 23, 2009 12:21 pm | |
| Ne fushaten zgjedhore ne kosove kandidatet po japin premtime qe nuk mund ti realizojne dhe po kerkojne voten e qytetarit me ngulm ,kurse ato me kryesoret per te marre voten nuk po premtojne ,si rrymen ,ujin punesimin ,do te thote qe nuk na presin dite me te mira . | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Oct 23, 2009 1:35 pm | |
| si mund te realizojne diqka ku qe 10 vite nuk kane realizue. Thaqi premtoi rryme 24 ore Autostrada 6 traka etj. Qka beri . ska rryme uje pisllik berllog .Rruge te asfaltuara sote ne ser gropa. hajni korrupsion rrena rrena te gjitha partit politike. Coptuan tokat per qdo dite shkaterrojne kosoven popullin varferi skamje papaunesi hikje e rinise nga kosova . vetvrasje papunesi shkaterrim te kombit identitetit. Dhe qka ka shqiptare. Kjo ka nje emer e kjo quhet tradhti kombetare . | |
| | | kasapi Fillestar/e
Numri i postimeve : 39 Age : 64 Vendi : prishtine Registration date : 23/10/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Oct 26, 2009 11:06 am | |
| mos votoni lider partishe . Mos votoni kolonin . mos votoni sundimin e huaj. Mos votoni ata qe tradhtuan amanetin e deshmoreve . Mos votoni ata qe tradhtuan shoket deshmoret luften e uck luften e shokeve te vet. Adem jashari Mos shkelni ne gjakun tim te derdhur dhe te shokeve te mi. Ata qe thirren ne emrin tim dhe te shokeve jane shkarravina qe ne lufte hynen per interesa personale fitim pruese. Per karrig e per pushtet. Une nuk luftova qe ata te vijne ne pushtet pa shtet. As shoket e mi. Ata nuk kane gjak shqiptari. Mos luani me gjakun tim dhe te deshmoreve. Se ne dhame betimin jeten per bashkim kombetare . Ata qe shkelen betimin amanetin jane ne pushtet pa shtet. Zoti i denofte te gjithe ata qe i votojne keta tradhtare antishqiptare. Adem jashari eshte gjalle nuk ka vdekur. Nje dite do tju hakmerrremi per tradhtine qe naj bete. ne nuk luftuam per kosven multietnike as per rez 1244. As qe te shkaterrohet uck e tmk. PO nje dite do te ngritem nga varri dhe do tju hudhi te gjitheve ne ferre. per tradhti qe i bete atdheut. Adem jashari eshte gjalle. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Oct 26, 2009 12:33 pm | |
| Të gjith një soj premtojn por nuk realizojn gjë , ka disa gjëra që kan lëviz nga vendi por ka shum e shum punë për tu bër , | |
| | | xhiti Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1858 Age : 64 Vendi : Prishtine Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve Registration date : 26/03/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Oct 26, 2009 1:15 pm | |
| bojkot te perkrahen levizjet qlirimtare. | |
| | | veli kryeziu Fillestar/e
Numri i postimeve : 7 Age : 44 Vendi : Rogane-Dardane Registration date : 13/09/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Apr 26, 2010 9:56 am | |
| Shqetsimet e Ban ki Munit për Strategjin e Qeverisë së Republikes së Kosovës për Integrimin e Veriut të Kosovës, jan dhe do të mbeten anim haptas nga Serbia dhe shkelje e Sovranitetit të Republikes së Kosoves nga OKB-ja. Si nuk shqetsoheni o i marr për mbajtejen e zgjedhjeve të paligjshme të Serbis në Kosovë, e që mund seriozisht të provokojn tensionin e shumices shqiptare pasi që po këto struktura paralele kan bërë krime mbi popullin e Kosovës e ju i marr “Ban Ki Mu..t, po shqetsoheni se kontrollimi i kufijve shtetëror mund ta destabilizoj vendin dhe të jet tension . Nga i merr këto parametra o i marr, ju duhet tju vijë turp kur flitni për Kosoven, sepse për 9 vite Administrim nga UNMIK-u , Kosova është vjedhur, plaqkitur , izoluar, madje ju kujtoj se edhe krime kini bërë në Kosovë kundër Popullit të Këti shteti Liridashës, ju vrat Arben Xheladinin e Mon Balen Julutemi të distancoheni nga parametrat e dhënë më parë se me deklaratat e juaja pompoze, po na shqetsoni ne si popull shumic që jemi Popullin Shqiptar që ende nuk i ka shëruar plagët e Luftës Kriminele të Serbisë ndaj këtij populli o i mjeri Ban Ki M..ut!. shko ne RRS bashk me Boris Dadiqin. Ju uroj rrugen e Ferrit o të mjerë. | |
| | | arberia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 814 Age : 44 Vendi : tirana Registration date : 04/05/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Feb 25, 2011 6:23 pm | |
| edhe kjo ndodh ....Gazeta Shekulli eshte nje nga gazetat me te medha qe del ne tregun shqiptar. Eshte gjithashtu nga gazetat me te hershme qe i kane rezituar kohes. Ne internet nxjerr lajmet prej shume vitesh dhe ka website-in me te realizuar te gjithe mediave shqiptare.
Por KUJDES: Ka kohe qe lajmet kryesore dhe fotografite qe publikohen aty jane manipuluese dhe te njeanshme. Prej me shume se 2 vjetesh publikohen eskluzivisht lajme kunder qeverise dhe kundershtaret nxirren ne poza qesharake. Keto teknika te mirenjohura ne gazetari po shkojne me tutje kohet e fundit. Jo vetem lajmet ndertohen per qellime politike, por edhe mendimet dhe letrat e njerezve perzgjidhen nga redaksia qe te dalin vetem shfryrjet dhe inatet ndaj qeverise (ose ofendimet personale ndaj Sali Berishes). Asnje koment tjeter nuk lejohet te publikohet. Askush nuk arrin te nxjerre nje germe nese kritikon median apo nese nuk bie dakort me gazetarin. Gazeta eshte kthyer tashme ne nje lavatriçe propagande qe synon hutimin e njerezve me metoda te fshehta. Fakti qe tentativa e manipulimit nuk ndalon tek toni i lajmit, por perzgjedh komentet "e duhura" tregon qe stafi i gazetes kerkon te manipuloje imazhin qe krijojne njerezit mbi lexuesit e tjere. Ky eshte hapi me i rrezikshem i manipulimit masiv. Letrat qe botojne nga lexuesit perzgjidhen per te konfirmuar vizionin se shumica e njerezve e mendon njesoj, urrejne dhe shajne Sali Berishen dhe qeverine.
Gazeta Shekulli eshte bere sot gazeta me e rrezikshme ne treg. Eshte alter-egoja e Zerit te Popullit, perdor te njejtat metoda manipulative te periudhes komuniste, tregon vetem aspekte qe i interesojne me shembuj nga njerez te afert me vizionin e pronarit. Lirine e informacionit ia ka lene vetem sektorit te kultures, por ne te vertete puna kryesore e gazetes perqendrohet tek manipulimi i njerezve per ti bere kunder qeverise.
Personalisht nuk mbeshtes qeverine dhe Sali Berishen, por kthimi i nje media ne mjet te thate propagande eshte drame me e madhe sesa nje lider politik. Nje media e manipuluar deri ne kete pike i heq njerezve mundesine per te kuptuar cfare po ndodh dhe cili eshte realiteti. I kthen njerezit ne ushtare te pavetedijshem te klanit te gazetes.
Prandaj kujdes!
Shekulli nuk eshte ASPAK burim i besueshem i realitetit shqiptar. Cdo gje qe shikoni aty eshte krijuar ne menyre qe lexuesi te manipulohet. Mos bini ne kurthin e tyre por mendoni me koken tuaj. Nese besoni ne nje gazetari te ndershme mos u beni mjet i asnje klani. Pakenaqesite ndaj qeverise mos i publikoni aty ku ju perdorin, sepse mendimi juaj sherben vetem qe klane te caktuara te marrin pushtetin. Nje media qe arrin aty sa te perzgjedhe komentuesit sipas interesave te pronarit nuk eshte media, eshte vetem nje mjet propagande. Gazeta si kjo po fshehin shqiptarin nga shqiptari, po na kthejne ne mjet per te luftuar njeri tjetrin pa arritur te dialogojme. Po na kthejne ne militante llogoresh pa dashur te jemi te tille. Nje mendim apo nje kritike mbi situaten kemi te drejte ta kemi te gjithe, por Koço Kokedhima nuk ka te drejte te na ktheje ne ushtare te njetrajtshem per te arritur qellime te uleta biznesi ose politike. Ne jemi publiku dhe publiku eshte me i rendesishem sesa interesi i ndonje klani per te na manipuluar.
Beni kujdes, mos ushqeni gazeta te tilla qe perdorin metodat komuniste te ushtrimit te kontrollit mediatik. Evitoni te beheni bashkepuntore ne krimin mediatik te pronareve pa skrupuj. Tregojini se indiferenca ndaj medias se tyre eshte çmimi qe duhet te paguajne per tradhetine ndaj publikut dhe manipulimet banale deri ne nivel komentuesish.
---------------------------------- Pronari i gazetes Shekulli, Koço Kokedhima, eshte personi qe ndertoi pasurite fillestare duke privatizuar ndermarrjet shteterore thuajse falas. Disa vjet me pare nje kronike hodhi dyshime mbi aferat korruptive qe çuan ne privatizimin e ketyre ndermarrjeve. Njera prej tyre (ne Durres) u privatizua per 30 mije dollare... nderkohe qe vlera e saj si toke ishte disa qindra mijera dollare (pa llogaritur ndertesat). Ky njeri qe beri leket duke blere shtetin per hiçgje tani po na kthen ne epoken komuniste kur lajmet kontrolloheshin nga vija e Partise dhe njerezit mashtroheshin sistematikisht. Ajo qe lexoni ne gazete eshte pjese e nje sistemi te nderlikuar manipulimesh qe nuk mbaron te gazeta Shekulli, por aty pronari ka dale hapur duke imponuar manipulimin mediatik si menyre e shpejte per te lejuar miqte e tij te marrin pushtetin. ndodh apo jo edhe kjo ,e4shte ne aktualitetin shqiptar..... | |
| | | detektivi Anëtar i Suksesshëm
Numri i postimeve : 2116 Age : 44 Vendi : Here ne kosove here ne Evrop Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave Registration date : 15/03/2009
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Feb 26, 2011 7:25 pm | |
| Arberi ke ra ne hall me te gjith, kush eshte kunder sal tradhtarit jane ,,anti shqiptare" sipas teje . Kushe eshte me salen ,,jan shqiptare"sipas teje. A harroni se kushe perkrah salen jane antishqiptare dhe gjak perzier. Ata skan lidhje me shqiptarizem.. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
| |
| | | | A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |