Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14, 15  Next
AutoriMesazh
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyThu Nov 27, 2008 6:59 pm

Arrestohen 40 persona të dyshuar për vrasjen e policit

11 27, 2008 06:11:00

Janë arrestuar 40 të dyshuar për sulmin e djeshëm ndaj pjestarëve të njësitit Alfa në Shkup ku një mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën.

Ata vazhdojnë të merren në pyetje ndërsa policia ende nuk ka ngritur padi ndaj tyre. Sic ka njoftuar minstrja Jankullosvka gjatë ditës së djeshme dhe sot, ne pyetje jane mare edhe rreth 200 persona të tjerë, si dëshmitarë okular. Policia ka njoftuar gjithashtu ka arritur të gjejë edhe veturën nga e cila është shtënë mbi pjestarët e njësitit Alfa. Vetura është gjetur në afërsi të Shkupit në vendin e quajtur Kucevishka Bara.
"Gjatë mbrëmjes së kaluar janë kryer mbi 20 bastisje ku janë arrestuar 40 persona,. Gjatë këtyre bastisjeve janë konfiskuar dhe një numër I madh armatimi, municion armësh, materiale eksplozive dhe pas dokumentimit për gjithë këto vepra do të procesuhohen padi penale adekuate për këto raste.Gjatë orëve të hershme të mëngjesit në vendin e quajtur Kucevishka Bara është gjetur vetura e tipit Golf 3 prej ku dhe është shtënë mbi patrullën e policisë. Vetura është marrë nga policia për ekspertizë me qëllim të sigurimkt të shenjave biologjike dhe cfar do lloji tjetër, të cilat do të ndihmonin zbuliminh e identitetit të sulmuesve", deklaroi ministrja e brendshme Gordana Jankullovska.
Alsat mbrëmë regjistroi aksionin e policisë në lagjen e Çairit në Shkup ku u arrestuan dy persona. Në të njëjtën kohë, policia kishte bastisur disa shtëpi edhe në lagjen e Dizhonit dhe Hasanbegut. Janë bastisur edhe disa shtëpi në fshtrat e Kumanovës Hotël dhe Opajë. Në këtë fshat u bastisën shtëpit e familjes Qerimi, ku u arrestua edhe Ejup Qerimi, ish pjestar i UCK-së..
"E bastisën shpinë krejt shka patën i praptun burrin e morrën pa pas kurgjo. Kurgjo nuk kan gjet veq na kan ardh e na kan trishtu, te kunetët i kan thy me dyer me krejt shka ka. Na nuk e dim për shka kan ardhë, veq pse ka qenë ushtar i Uçk-së", rëfen bashkëshortja e të arrestuarit Ejup Qerimi.
Një qytetarë tjetër dyshon se vëllau i tij është arrestuar sepse gjatë luftës së 201-shës ka qenë në fshatin Sllupçan. "E shikoni çka na kanë bërë,të thyera çka ka, nuk e dimë edhe ne për çka , nuk kanë gjetur asgjë në shtëpitë tonë, në shtëpitë tona asnjërën.", thotë vellau i të arrestuarit Rexhail Qerimi.
Mbi patrullën policore dje në mesditë, u hap zjarr në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror nga një automjet në lëvizje. Familjarë, miq dhe të afërm, sot i dhanë lamtumirën e fundit të ndjerit Afrim Arifi 39 vjec, pjestarë i njësitit Alfa i cili humbi jetën në sulm. Gjendja shëndetësore e njërit nga të plagosurit i shtruar në Qendrën e Klinikave vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa ministrja Jankullovska sot vizitoi të plagosurin e dytë i shtruar në spitalin e qytetit. Gjendja e tij shëndetësore rezulton e stabile.
Valmir Kuqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyThu Nov 27, 2008 7:34 pm

kacimix shkruajti:
o njerez ai shqipetari nuk e ka meritue vdekjen u desht ata sshkjet me i farue po qa me boee
Na trego arsyen , pse ai nuk e ka meritu ?

Nëse nuk gabohem këto njësitet "alfa" po shkaktojnë terror mbi shqiptarët apo jo ? Në këto njësite ka edhe "shqiptarë" që bashke më makobullgarët po terrorizojnë shqiptarët e Iliridës, po arrestojnë ish komandant të UÇK-së , po arresotjnë njerëz të pafajshëm , po bastisin shtëpi shqiptarësh nëpër trojet e banuara me shqiptarë me pretektstin qe po kerkojne arme , jane te dyshuar , etj etj... Pse këto aksione nuk po ndërmirren në qytet e banuara me makobullgarë ? Mos vallë ata janë të parmatosur , mos vallë ata nuk janë kriminel por janë engjuj ?

Poshtë tradhtarët , ky është një mesazh i mirë për pjestarët e tjerë "shqiptarë" në forcat policore makobullgare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Nov 28, 2008 3:28 am

ORGANIZATA "VOJVODAT" KANE MARRE PERGJEGJSI PER SULMIN E KRYER.... ME SHUME INFORMATA DOT KETE NE EDICIONIN E GAZETES 'LAJM' SOT....

Kjo organizate maqedono-bulgare thote se e kane kryer dhe Shqiptaret bastisen dhe arrestohen......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Maqedonasit marrin përgjegjësinë, policia ndjekë shqiptarët   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Nov 28, 2008 5:59 pm

Shiqoni po interesant ky rast !!!Sulmin e së mërkurës mbi njësitin policor “Alfa” ku u vra një polic shqiptarë dhe u plagosën dy të tjerë e ka marrë përsipër organizata maqedonase “Garda Vojvodi”, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmjen e së mërkurës ka bastisur 19 familje dhe ka arrestuar rreth 40 shqiptarë nga Kumanova dhe Shkupi. Organizata Garda Vojvodi” me anë të një kumtese drejtuar mediave shkruan se “Sulmuam para se të na sulmojnë”, ndërsa shkas marrin “Luftën me alfat e Nikolla Gruevskit”. Në komunikatën e kësaj organizate, të nënshkruar nga kryetari i saj Aleksandar Bugarski ka porosi për kryeministri Nikolla Gruevski, pjesëtarët e ARM-së dhe të MPB-së si dhe, siç i quajnë ata vëllezërit maqedonas. “Të paralajmëruam ty, bashkëpunëtorët e tu si dhe të gjithë opinionin se nuk jemi lodër fëmijësh siç na quan ti, por jemi organizatë serioze patriotike që do ta mbrojmë Maqedoninë dhe popullin maqedonas nga planet e tua dhe bashkëpunëtorët e tu nga Serbia dhe Greqia”, thuhet në porosinë drejtuar Gruevskit. Sipas kësaj organizate, ky sulm le të jetë leksion për pjesëtarët e ARM-së dhe MPB-së, pasi siç shkruhet aty “çdo plumb i gjuajtur drejt nesh do t’ju kthehet juve”. Për MPB-në nuk ia vlen të komentohen çmenduri të tilla. “Nuk merremi me çmenduri të turpshme që jepen për një rast të këtillë. Nëse ishin ata, menjëherë do ti kishim zënë nëpërmjet internetit”, tha për “Lajm” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski. Nga MPB njoftuan se policia ka kryer 19 bastisje dhe ka arrestuar 40 persona të cilët janë marrë në pyetje. “Pasi është bërë hetimi i 70 gëzhojave prej 4 pushkëve automatike, janë gjetur dhe gjurmë të tjera të cilat së bashku me makinën ‘Mazda 323’ janë dorëzuar për ekspertizë. Po ashtu janë anketuar rreth 200 qytetarë që kanë qenë të pranishëm para, në momentin dhe pas sulmit me qëllim që të vërtetohet dinamika e raportit, janë legjitimuar persona të dyshimtë si dhe janë ndaluar të gjithë automjetet e tipit ‘Golf 3’”, informojnë nga MPB-ja. Ata sqarojnë se katër prej të arrestuarve janë lëshuar pas marrjes në pyetje, pesë janë ndaluar, ndërsa me të tjerët vazhdon biseda informative, ndërkaq që gjatë bastisjeve janë gjetur tre pistoleta, plumba, karikatorë, pranga, etj. Automjeti me të cilin është shtënë mbi forcat speciale është gjetur të enjten në orët e para të mëngjesit në fshatin Kuçevishtë. Nga MPB thonë se punojnë intensivisht për gjetjen e aktorëve të krimit. Ndërkaq të enjten u bë edhe varimi i 39 vjeçarit Afrim Arifi nga Shkupi, pjesëtar i “Alfa”-ve që u vra në sulmin e së mërkurës.


Bastisen shtëpitë e shqiptarëve
Njësia speciale të policisë “ALFA” ka bastisur dhjetëra shtëpi në Komunën e Çairit, Likovës, Kumanovës, Haraçinës eti, ku janë arrestuar dhe ende po mbahen nëpër stacione policore dhjetëra shqiptarë. Banorët ankohen se policët janë sjellë brutalisht duke krijuar tmerre tek familjarët e sidomos tek gratë dhe fëmijët. Gjatë mbrëmjes së të mërkurës qytetarët pothuajse nuk kanë guxuar të dalin dhe të jenë të lirë pasi që ndaloheshin nga njësia speciale “Alfa”.

Shkup, një policë i vrarë dhe dy të plagosur dhe tema Maqedonasit marrin përgjegjësinë, policia ndjekë shqiptarët

Keto dy tema u bashkuan ne kete teme.

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Këshilli i Sigurimit i OKB-së nxit luftë të re në Ballkan   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySun Nov 30, 2008 4:48 pm

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nxit luftë të re në Ballkan




30/11/2008 13:56:52


Sipas BDSH-së, kërkesa për rishikimin dhe ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës paraqet kërkesë për të mbështetur agresionin e ri serb kundër Kosovës.


“Lëshimet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së i bëri klanit ruso-serb, duke miratuar Raportin që legjitimon shkatërrimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës, trimëroi politikën luftënxitëse të Beogradit dhe vuri në rrezik përpjekjet e demokracive perëndimore për siguri e paqe në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në reagimin e Bashkimit Demokratik Shqiptar.


Lexo meshume aty:
http://www.ina-online.net/default.aspx?news=295971fc-5999-47cd-874c-cd6ed8b8b6fe&ln=3

Kjo teme u bashkua, ju lutemi keni kujdes ne hapjen e temave, nuk eshte e thene per cdo lajme qe shohim ne TV. apo lexojme ne nje Gazete te hapet nje teme.

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyMon Dec 01, 2008 8:29 pm

RKL: Pretendimet e kreut politik të Kosovës për ta paraqitur humbjen si fitore


Zhvillimet e fundit në vendin tonë kanë befasuar për të keq të gjithë iluzionistet, pacifistët e mendjelehtët, të gjitha ata që kanë rrahur dhe vazhdojnë të rrahin gjoks se Kosova tashmë është e pavarur dhe nuk ka kthim prapa, se plani i Ahtisarit është Bibla apo Kurani i Kosovës, se Serbia vetëm po manovron me fjalë dhe nuk po arrin të bëjë asgjë, e të tjera. Përkrahja që mori plani prej gjashtë pikave i sekretarit të OKB-së, Ban Ki Mun në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lidhur me praninë, shtrirjen, detyrat dhe obligimet e dy misioneve ndërkombëtare, në Kosovë, UNMIK-ut si mision kryesor, dhe EULEX-it si mision i varur prej të parit, nuk ishte vetëm një goditje e fortë për kreun politik të Kosovës, por edhe goditja vendimtare, që iu dha pavarësisë tashmë edhe më të gjymtuar të Kosovës. Kreut institucional të vendit tash i kanë mbetur vetëm fjalët e mëdha, retorika e sforcuar dhe premtimet ndër më të ndryshmet e më të pakuptimtat që janë bërë ndonjëherë.
Pretendimet për ta paraqitur humbjen si fitore, pretendimet për t’i qitur hi syve popullit, me përpjekje për ta bindur atë se qenka EULEX-i ai që së bashku me Qeverinë e Kosovës do ta vendoskan ligjin në tërë territorin e vendit, nuk janë vetëm pretendime naive, por janë edhe mjaft hipokrite, ashtu sikurse ka qenë tejet hipokrit e demagogjik i tërë procesi i bisedimeve me Beogradin, lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës dhe ashtu sikurse ka qenë tejet djallëzor dhe antikombëtar pranimi pa rezervë i planit të Ahtisarit.
Duke folur lidhur me vendosjen e EULEX-it në Kosovë, zëvendës-kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë për BBC-në është cituar të ketë deklaruar se paanshmëria e EULEX-it ndaj statusit, të përmendur në raportin e sekretarit të përgjithshëm është një sfidë për Deklaratën e pavarësisë së Kosovës dhe sovranitetin e saj. Albert Rohan ka saktësuar me këtë rast se ka bazë për skepticizëm, në marrëveshjen gjashtëpikëshe të OKB-së me Serbinë, posaçërisht në fushën e policisë, të kufijve dhe doganave. Ai tha ka shumë gjasa që plani gjashtëpikëshdo të çojë drejt ndarjeve në fushën administrative dhe strukturore të policisë, doganave dhe të drejtësisë, që do të jenë në kundërshtim me qëllimet e autoriteteve të Kosovës dhe planit Ahtisari, duke precizuar se vendosja e EULEX-it, jashtë planit është një nonsens, sepse misioni evropian është një element i paketës.

Mosprani i planit prej gjashtë pikave të Ban Ki Munit, i hartuar për të rikonfiguruar ndarjen edhe “de jure” të Kosovës, në anën tjetër pranimi i EULEX-it, duke ditur mirëfilli se misioni i BE-së është mision vasal i UNMIK-ut, janë gjëra që kundërshtohen, janë përpjekje për të bashkuar dy koncepte krejtësisht të kundërta. Dhe, këto përpjekje bëhen në mënyrë tejet hipokrite, me qëllim perfid për të mbuluar gjërat që nuk mbulohen dot, sepse nuk e kupton filozofinë e politikës së tillë vetëm kryetari apo kryeministri i vendit. Këto çështje madje janë aq të thjeshta, sa i kupton edhe fshatari ynë pa shkollë fillore. Sepse të pretendosh se Kosova është unike dhe e tërë, e të mos i lejohet qoftë edhe një shqiptari të vetëm të jetojë në shtëpinë e tij në pjesën e Kosovës që kontrollohet nga UNMIK-u dhe serbët qysh prej 10 vitesh, është pretendim naiv dhe intazi.
Përse kryetari e kryeministri nuk vizitojnë territorin “de facto” të ndarë të Kosovës?
Përse ata, as rastësisht nuk mund të shkojnë për vizitë në komunën e veriut të Mitrovicës, të Shtërpcës, të Zveçanit, të Leposaviqit, të Graçanicës, që deri dje ishte bashkësi lokale e Prishtinës?
Përse ata nuk mund të shkelin në asnjë enklavë serbe të Kosovës?
Nuk shkojnë atje, sepse nuk kanë interesim t’ i vizitojnë serbët, që janë qytetarë të Kosovës, apo sepse nuk ua mban, apo sepse nuk i lejon UNMIK-u dhe Beogradi. Ndërsa Tadiqi, Nikoliqi dhe zyrtarët serbë të Beogradit sa herë që duan të vizitojnë Kosovën, nuk marrin fare leje nga kryetari apo kryeministri i vendit tonë, për më tepër bëjnë edhe fushatë zgjedhore dhe gjezdisin lirshëm kudo ku të duan nëpër Kosovë, nën mbrojte rigoroze të policisë së UNMIK-ut.
Në këtë zezonë që e ka kapluar vendin, nuk ka si të mos na kujtohet ajo thënia e njohur e Nasradin Hoxhës, i cili i zënë ngushtë nga fqinji, që i kishte kërkuar gomarin, i drejtua me fjalët: “A më shumë i beson palljes së një gomari apo fjalëve të një myslimani të nderuar”?
Është e vërtetë se ky popull halleshumë dhe i keqtrajtuar gjatë tërë historisë së tij, me këtë rast do të detyrohet t iu besojë fjalëve të udhëheqësve tanë, dhe jo veprimeve të UNMIK-ut e të EULEX-it, të cilët po i tregojnë krejt hapur qëllimet për t’i ndarë territoret e Kosovës në mënyrë të qetë, pa trazira dhe duke mos u bërë shumë merak se e pranon apo jo kreu i Kosovës planin: OKB- BE- Serbi.
Katandisja në këtë nivel e kreut tonë politik bëhet në radhë të parë për mungesë të perceptimit real të politikës nga ana e tyre, bëhet për shkak të kryeneçësisë dhe mendjemadhësisë për të treguar veten se qenkan autoritete të fuqishme, se qenkan politikanë me ndikim, edhe pse tashmë po shihet fare qartë mungesa totale e ndikimit të tyre në këto procese.
Fillimi zbatimit të ligjit nga EULEX-i në Kosovë, që do të pasohet me nxjerrjen para gjyqit dhe dënimin e shumë luftëtarëve të UÇK-së, me përmbushjen e procesit të decentralizimit, gjithnjë sipas planit të Ahtisarit ( edhe nëse Ahtisari ndërkohë nuk neveritet dhe heq dorë vetë nga plani i tij ) do të jetë edhe goditja e fundit që do t’ i jepet Kosovës, masakrimi i tërë territorit të vendit tonë. Një Kosovë e tillë, e copëtuar, e rrudhur dhe e ndarë me mure kishash e manastiresh serbe, me korridore speciale që do të lidhin enklavat dhe me kibuce që do të ndërtojë Qeveria e Kosovës për kthimin e serbëve, nuk do të zgjidh asnjë problem, përkundrazi do të krijojë edhe shumë probleme të tjera dhe do të bëjë të pamundshme jetën e njerëzve në Kosovë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyMon Dec 01, 2008 8:30 pm

Ahmet Qeriqi: Shteti i Kosovës është ndërtuar sipas planeve dhe jo sipas parimeve të njohura ndërkombëtare

Zhvillimet e kohëve të fundit në vendin tonë kanë nxjerrë në sipërfaqe shumë defekte të Shtetit të Kosovës, të cilin, të këtillë sikur është, e kanë njohur 53 shtete të botës.
Shteti i Kosovës është krijuar në bazë të një plani, të cilin e ka hartuar ish-kryenegociatori për zgjidhjen e statusit, Marti Ahtisari dhe stafi i tij. Në këtë aspekt Kosova është krijuar si shtet artificial, për nga përmbajtja i ngjashëm me statutet e autonomive, të cilat në vend të kushtetutës kanë një statut ku përcaktohet mënyra e qeverisjes dhe ekzistencës së një entiteti të tillë me tipare të veçanta. Një statut të tillë e ka pasur Kosova pas Kuvendit të Prizrenit të gushtit të vitit 1945, e deri në vitin 1963.
Dallimi mes statutit të kohëve të kaluara dhe planit të Ahitsarit nuk është aq i madh sa pretendohet nga qeveritarët dhe analistët shërbëtorë të regjimit, por në disa segmente mbetet më i varfër sesa statusi i vitit 1963, kur Kosova ishte shpallur njësi e veçantë territoriale në kuadër të Republikës së Serbisë. Më vonë, me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova do të përcaktohet si njësi në përbërje të Serbisë, por në një segment lidhej edhe me Federatën jugosllave, krijesë kjo, e cila asokohe ishte sajuar nga gjashtë republika dhe dy njësi autonome.

Pakoja, apo plani i Ahtisarit e përkufizon Kosovën si shtet shumëkombësh, me të drejta dhe liri të veçanta për entitetin serb dhe me synim për krijimin e identitet kosovar të shqiptarëve të kësaj pjese të Shqipërisë.
Plani i Ahtisarit është projektuar duke pasur për bazë të gjitha planet e mëparshme antishqiptare, qysh nga “Naçertanija” e Ilia Garashaninit e deri të Plani për dëbimin dhe asgjësimin e shqiptarëve të Kosovës, të hartuar nga historiani shovinist serb, Vasa Qubriloviq dhe shkrimtari serbo-boshnjak Ivo Andriq , i cili ka marrë çmimin “nobel” për letërsi, ashtu sikurse e ka marrë edhe Marti Ahtisari për hartimin e planit të tij. Në dukje kemi një plan që përfillë të drejtat dhe liritë universale të njeriut, por që përjashton çdo shenjë, çdo simbol të kombit shqiptar, duke sanksionuar madje edhe ngjyrat e natyrës, të kuqën dhe të zezën, të cilat janë përjashtuar nga dukja e flamurit zyrtar të Kosovës, vetëm e vetëm që në flamurin e ri të mos ketë as edhe një element të flamurit tonë kombëtar, pikërisht sepse shteti i Kosovës nuk është krijuar si rezultat i luftës shekullore kundër pushtuesit serb, edhe pse një luftë e tillë u zhvillua dhe u pranua nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar, as u krijua si rezultat i së drejtës së kombeve për vetëvendosje. Duke përjashtuar këto dy kategori esenciale dhe të vetme të krijimit të një shteti të ri, u arrit kompromisi, që për statusin përfundimtar të Kosovës të hartohet një plan dhe në bazë të atij plani të nxirret një Kushtetutë dhe ligjet e veçanta.

Kreu qeveritar i vendit “planin” e Ahtisarit e krahason me Biblën dhe Kuranin, që do të thotë se ky plan po trajtohet si libër i shenjtë i kosovarëve që flasin shqip, edhe pse planin e ka hartuar një njeri, i cili ka treguar me vepër se shqiptarët i urren patologjikisht ashtu sikur Andriqi apo Çubriloviqi, të cilët zgjidhjen e çështjes shqiptare e shihnin në asgjësimin e elementit shqiptar, ndërsa plani i Ahtisarit parasheh vdekjen graduale të identitetit shqiptar dhe krijimin e identitetit kosovar.
Në këtë aspekt, plani i Ahtisarit është më i avancuar, madje më human në dukje dhe i përshtatet kohës dhe rrethanave mbizotëruese në botë, kur po shihet dhe po kuptohet fare qartë se në kushte dhe rrethanat e sotme, nuk është lehtë ta zhdukësh një popull, për shkak të përkatësisë, fesë apo traditës. Këtë e provoi Milosheviqi, por nuk ia doli.
Ndërsa Marti Ahtisari, ia doli, madje arriti që planin e tij, i cili nuk u pranua në OKB, as në NATO, as në BE dhe as në Serbi, ta bëjë të pranueshëm pa asnjë rezervë për klasën politike të Kosovës, e cila u lejua që në kuadër të këtij plani ta shpallë pavarësinë e Kosovës dhe të nxjerrë ligje konform këtij plani.

Prej ditës së shpalljes së kësaj pavarësie, Kosova nuk është më ashtu sikur ka qenë në të kaluarën, por nuk është as shtet me norma dhe predispozita të caktuara ndërkombëtare.
Institucionet e vendit nuk shtrihen në tërë territorin, nuk kanë sovranitet dhe nuk mund të ushtrojnë detyra të caktuara në shtetbërje. Kosova nuk ka as pritet të ketë vend në OKB, apo në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë, nuk ka as nuk do të ketë ushtri, nuk ka dhe as parashihet të ketë kufij të mbrojtur, madje as dogana, në të gjitha hyrjet e daljet e saj.
Kosova sipas planit të Ahtisarit nuk është mish, as peshk. Këtë e di tërë bota, e dinë të gjithë shqiptarët në përgjithësi, por nuk janë në gjendje të bëjnë diçka më shumë, sesa të vazhdojnë ta pranojnë improvizimin e shtetit dhe të institucioneve me retorikën tashmë të njohur, por edhe të deplasuar.
Çfarë shteti është ky, kur një qytetari shqiptar i ndalohet madje edhe të hyjë në shtëpinë e tij, ashtu sikurse mijëra shqiptarëve të tjerë që iu ndalohet kthimi në shtëpitë e tyre, në veri të vendit, kurse qindra mijëra serbë, sipas planit të Ahtisarit po përgatiten të kthehen nëpër enklavat serbe, të cilat do të qeverisen vetëm nga Beogradi, nga EULEX-i dhe nga Kisha serbe?
Këto janë vetëm disa nga segmentet antishqiptare të planit të Ahtisarit. Pranimi i këtij plani është kushtëzuar me krijimin e një shteti hibrid, pa asnjë përmbajtje esenciale të shtetit të mirëfilltë, por me një performansë të shprehur retorike dhe me improvizime deri edhe naive, por të shpërfytyruar në tërësi nga identiteti kombëtar shqiptar.
Kosova është shtet invalid, i krijuar me qëllim, jo për ta zgjidhur çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, por me qëllim të diskreditimit të etnosit shqiptar, mu për shkak të besimit islam dhe për shkak të urrejtjes shekullore të shumë shteteve të Evropës kundër kombit tonë. Mjerisht, Evropa edhe kësaj radhe po arrin të na nënshtrojë duke keqpërdorur një kastë të politikanëve shqiptarë, lehtë të konvertueshëm, të cilët mbi të gjitha kanë prirje dhe synime që të sundojnë edhe nën EULEX-in, ashtu sikur dikur na kishin sunduar nën Jugosllavinë, ashtu sikur na kanë sunduar nën UNMIK-n.

http://www.radiokosovaelire.com/komente.php?nav=6
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyTue Dec 02, 2008 11:29 pm

Nje pjese nga intervista e Ismail Kadarese, ne emisionin Opinion, me gazetarin Blendi Fevziu:

Kalojme ne disa ceshtje qe megjithese nuk kane lidhje me vepren, jane koherente, te diteve te fundit. Ju jeni shprehur publikisht me shikimin me realist te figures se Skenderbeut...

Une nuk jam perfshire ne debat, por gjate takimit ne Gjirokaster me kane pyetur dhe kam dhene nje pergjigje shume te shkurter, ky nuk eshte debat qe ka lindur tani, por ka shume vite qe zhvillohet ne Shqiperi, e kam quajtur nje turp dhe mendoj se eshte nje turp.

A ka nje himnizim, krijimin e nje miti se sa nje figure reale...

Perkundrazi, ai vazhdon te jete i nenvleftesuar.

Ne c'sens?

Ne te gjitha senset. Ai eshte padyshim figura me e madhe shqiptare, me e madhja ne Ballkan, pa asnje diskutim. Po ju them nje shembull, homologu i tij, eshte hungarez, nuk eshte fare aq i famshem sa Skenderbeu. Rrezatimi i tij, po ta shikosh neper bibliotekat e botes eshte shume here me i madh. Ja ku jane dy heronj qe jane te dy aleat, nuk eshte thyer as njeri dhe as tjetri. Per nje kureshtje, Ponjadi ka bere luften e dyte te Kosoves qe nuk e permend asnje njeri. Pas luftes se pare, eshte bere nje beteje e dyte dhe ballkanasit nuk u bashkuan, ajo lufte vazhdoi deri ne fund. Prandaj Skenderbeu eshte figura me e plote, eshte njeriu qe ktheu, krijoi nje vizion te ri ne Ballkan, eshte nje vizionar i ri ne Ballkan, e ktheu veshtrimin ballkanik drejt Evropes perendimore, ketu eshte rendesia e tij dhe ketu eshte arsyeja perse luftohet.

Po luftohet apo historiografia po perpiqet te tregoje aspektin e tij me irealist?

Absolutisht jo. Cfare do me thene aspektin e tij jorealist? Cfare duhet te themi per heroinen e Frances, Zhan Dark, ka qene nje vajze 16 vjece qe shikonte zera dhe degjonte vizione, gjeja e pare qe mund te themi eshte qe nuk eshte serioze si figure. Cfare duhet te themi per personazhe te tille qe jane me pikepyetje. Megjithate popujt nuk shpejtojne t'i shkelmojne dhe t'i hedhim poshte.

A ju ka intriguar Skenderbeu ne femijeri?

Po.

A vazhdon t'ju intrigoje?

Po, sepse nuk ka qene e mbushur me mister dhe me ate boten fantastike feminore, ka qene figure qe ka qene shume prane historikes dhe reales, dhe per femijet natyrisht eshte me pak interesant se sa figurat e krijuara nga letersia plot enigma dhe mister, me vone i kam kuptuar permasat e tij. Nuk kuptohet arsyeja pse ne duhet te veme ne pikepyetje Skenderbeun kur asnje popull nuk e ben kete. Nuk ka mit te Skenderbeut te demshem. Per shembull, kane rumunet nje hero, Drakulen, me sa duket eshte kunderthenes i gjithi, me sa duket ka qene nje luftetar kunder perandorise osmane, saqe pjesa e eger e humbi pjesen e tij heroike dhe Evropa e njeh si nje gje monstruoze. Po ta kishte Skenderbeu nje ane te tille do te humbte. Por nuk kemi asnje arsye. Pse akuzohet? Polemika ka kohe. Problemi eshte ketu, qe Shqiperia ka njerez te tille qe thone se Skenderbeu ishte negativ ne historine shqiptare sepse ai ngriti doktrinen e rezistences, e qendreses. Ne me turqit do te kalonim me mire po te mos kishim Skenderbeun, ketu ndahen. Domethene ne Shqiperi, per turpin e kombit, po tentohet per te krijuar nje filozofi te roberise, doktrine te roberise, nderkohe ne jemi shqiptar, por edhe gjysme rober. Ne jemi i vetmi popull ne Evrope qe rrezikojme te damkosemi me nje turp te tille, te themi qe kemi qene te pushtuar pra, jemi identifikuar si ato prodhimet biologjike te modifikuar. Perse nuk u modifikuan greket, rumunet sllavet, pse ne duhet te modifikohemi?

Zoti Kadare, nuk dua t'i hyje debatit qe keni pasur per identitetin e shqiptareve sepse eshte nje ceshtje qe keni trajtuar dhe shume i gjate. Por do te doja te trajtoja ceshtjen e ketyre diteve, qe lidhet me 100 vjetorin e Kongresit te Manastirit, nje eveniment ku nje grup shqiptaresh, shume pak njerez, te iluminuar vendosen alfabetin latin dhe shikimin e nje Shqiperie krejtesisht orientale, dhe e izoluar ende pjese e perandorise otomane drejt Evropes. Si e gjykoni?

Pikerisht kjo eshte nje nga ato gjerat e ndritura qe ka bere, ose ky grup elitar i Shqiperise te gjeje prerjen natyrale te Shqiperise, nuk krijuan ata prirje artificiale, ajo prirje ishte te kombi shqiptar. Por prirja ishte e pergjumur pas nje terrori te gjate 500 vjecar. A e dini cdo te do thote 500 vjet te mos kete shkolle nje popull? Ishte i vetmi popull ne Ballkan qe iu ndaluar gjuha dhe shkollat. Turqia nuk ua ndaloi te tjereve. Ajo zgjodhi kete vend, do ta turqizoje Shqiperine dhe shqiptaret qe kujtonin se ishin me te favorizuar, shqiptaret ishim me te diskriminuar nga te gjithe, truri i kombit shqiptar pesoi nje tragjedi. Tre vjet pa shkolle te jete nje popull eshte nje tragjedi, po 500 vjet pa shkolle?

Nderkohe kam nje shkrimin tim, ne fund te shekullit te XIX, ne Shqiperi kishte 3000 shkolla, 1200 shkolla publike turke, 1200 private greke, 300 shkolla bullgare, greke dhe nje shkolle shqip dhe ajo iu vra drejtori, Pandeli Sotiri dhe u mbyll. Pse te gjitheve u lejuan. Pse do te na duken ne per cudi kjo perandori nje mikeshe e madhe per ne?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: TE SHPETUARIT E KOSOVES - nga Shirley Cloyes DioGuardi   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyWed Dec 03, 2008 5:31 pm

http://www.aacl.com/email_blast/saving_kosova_alb.htm
TE SHPETUARIT E KOSOVES
nga Shirley Cloyes DioGuardi



Liderët politikë të Kosovës dhe organizatat joqeveritare, që sollën mëse 30,000 njerzë në rrugë më 19 Nëntor për të protestuar planin “gjashtë pikësh” të OKB-së, duhet të përkrahen nga të gjithë ata që u intereson e ardhmja e Evropes Juglindore. Implementimi i planit gjashtë pikësh – bazuar vetëm në rekomandimet e Beogradit për doganat, kontrollin kufitar, policinë, gjyqësinë, vendet religjioze serbe, dhe vendosjen e EULEX-it në Kosovë—do të cënonte sovranitetin e Kosovës, do të minonte pavarësinë, dhe do të përfundonte shancin për të sjellur paqë dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan për shumë dekada të ardhëshme. Kundërshtimi ndaj planit gjashtë pikësh ishte mesazhi I duhur që është dashur të dërgohet tek komuniteti ndërkombëtar. Dhe, le të shpresojmë që nuk është shumë pak shumë vonë.
Korrikun e kaluar, në artikullin tim “Kosova po rreshqet” kisha thenë se ishte e paqartë se kush ishte në krye të Kosovës, që organizatat ndërkombëtare kishin mandate konfliktuoze ndërmjet tyre, që të gjitha nga to nuk kishin forcën e duhur, dhe që përfundimisht askush nuk ishte në krye të asgjëje. Mandej kisha theksuar po ashtu se Serbia po merrte hapa të rendësishëm me qeverinë e re qe po I conte para interesat serbe në skenën e politikës ndërkombëtare. Me ndihmën e Rusisë, Beogradi gati krejtësisht pati sukses në bllokimin e procesit të njohjes së Kosovës, dhe qeveria e Kosovës në vend se t’I merrte gjërat në duart e veta, po përulej para dëshirave të komunitetit ndërkombëtar. Kasha paralajmëruar atëherë që kjo situate po e bënte “mjaft të pamundëshme ndonjë përgjigje adekuate ndaj veprimeve serbe për të rrënuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës” dhe se derisa kjo gjendje të ndryshonte, Kosova do të mbetej “e pavarur vetëm me emër.” VIJON ATY..............

http://www.aacl.com/email_blast/saving_kosova_alb.html

Shqipo_, ke kujdes mos hap tema, vetem per nje ngjarje qe ndodhe apo dicka e tille, e ke kete teme, ku mund te postosh ate qe deshiron.

Me mirekuptim Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: MITROVICA E TENSIONUAR !!!   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyThu Dec 04, 2008 2:50 pm

Dëmtohen 15 vetura të shqiptarëve në veri

Nga Artan Behrami më 04.12.2008 9:41 CET

Rreth 15 vetura janë dëmtuar mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Në shënjestër kanë qenë veturat me targa KS, që ishin të parkuara në këtë lagje. Adem Mripa, kryetar i kësaj lagjeje tha për Express se kohën e fundit janë shtuar provokimet ndaj banorëve shqiptarë në atë pjesë.

“Mbrëmë janë dëmtuar 15 vetura, derisa një natë më parë ishin dëmtuar dy vetura”, tregoi Mripa, duke shtuar se këto provokime janë vetëm fillimi i atyre që pritet të pasojnë ditëve të ardhshme.
Ai beson se provokimet vijnë pas paralajmërimeve për vendosjen e EULEX-it edhe në veri të Kosovës. “Pritet të shtohen këto ditë, për shkak të ardhjes së EULEX-it. Këta dirigjohen nga MUP-i i Serbisë. Kohën e fundit ka një shtim shumë më të madh të punonjësve të MUP-it serb. Ata i provokojnë familjet”, shtoi Mripa i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri.

Ai tregoi se brenda vetëm një muaji familja e tij është provokuar disa herë nga banorët serbë. Sipas tij, këto provokime bëhen me qëllim të destabilizimit të gjendjes së sigurisë në veri. "Këto sulme bëhen nën dirigjimin e MUP-it. Shtrirja e EULEX-it në veri do t’i neutralizojë këto struktura.

LEXONI ME SHUME TEK LINKU:

http://www.gazetaexpress.com/online/home.php?tempulli=8&category=82&id=1489

Shqipo_, ke kujdes mos hap tema, vetem per nje ngjarje qe ndodhe apo dicka e tille, e ke kete teme, ku mund te postosh ate qe deshiron.

Me mirekuptim Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mirushe
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Mirushe


Female
Numri i postimeve : 149
Age : 39
Vendi : Prizren
Registration date : 17/09/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Dec 05, 2008 10:58 am

Kosova në rrezik!



Shkruan: Avni Klinaku, Kryetar i Lëvizjes për Bashkim



Situata nëpër të cilën po kalon Kosova është mjaft e rëndë e me rreziqe për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Imponimi i Planit gjashtëpikësh nga ana e komunitetit ndërkombëtar do të ketë pasoja afatgjata për Kosovën. Prandaj na duhet një reflektim i thellë i secilit nga ne, na duhet një rishqyrtim i gjithanshëm i politikës së deritashme, na duhet një analizë me saktësi matematike e situatës nëpër të cilën po kalojmë, për t’ia dhënë përgjigjen e duhur situatës së tanishme.



Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, pas analizave të gjithanshme, sidomos në tre muajt e fundit, që i bëri situatës politike në të gjitha trojet shqiptare me theks të veçantë në Kosovë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, pat dalë me deklarata, konferenca e artikuj të shumtë për ta paralajmëruar situatën e rëndë në të cilën po hyn Kosova.

Në vazhdim do të shihni vetëm disa fragmente nga kjo analizë:



(12.10.2008) Konferencë për media



“E kemi thirrur këtë konferencë për media për shkak të shqetësimit në lidhje me ofensivën më të re serbe ndaj Kosovës, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në planin ndërkombëtar...



...Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ku do të rishqyrtohej politika e Kosovës ndaj Serbisë, ndaj veriut të Kosovës, ndaj pakicës serbe në Kosovë (sidomos ndaj decentralizimit), si dhe ku do të shqyrtohej qasja dhe qëndrimet e politikës së deritanishme të Kosovës dhe institucioneve të saj ndaj popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë....



...Opsioni serb për ndarje të Kosovës është shumë i qartë për opinionin e gjerë: veriu i Kosovës (me shumicë serbe), pjesa qendrore e Kosovës (me një pakicë relative serbe), si dhe rajoni i Preshevës, Bujanocit e Medvegjës (me një shumicë shqiptare) t’i mbeten Serbisë, pastaj pjesës tjetër të Kosovës t’ia njohë pavarësinë!!!...



...Megjithatë, e keqja më e madhe nuk qëndron në deklaratat e Tadiqit dhe në tendencat e Serbisë, por në mungesën e vizionit dhe guximit të Qeverisë së Kosovës për të reaguar në mënyrën e duhur ndaj pretendimeve serbe...



...Sjellja e Qeverisë së Kosovës, me politikën e saj inerte në raport me veriun e Kosovës, me qasjen e gabuar ndaj pakicës serbe që jeton në pjesën qendrore të Kosovë, si dhe me politikën e gabuar ndaj shqiptarëve që jetojnë në trojet e veta historike në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, po i kontribuon në mënyrë indirekte (ndoshta edhe pa vetëdije), ose ndarjes së dhimbshme të Kosovës, ose luftës së re”.



(27.10.2008) Komunikatë për media



“Ky refuzim dhe ky “rebelizëm” nuk i duhet Kosovës në këto momente; ky refuzim dhe ky “rebelizëm” është shumë i rrezikshëm dhe me pasoja; ky refuzim dhe ky “rebelizëm” është vetëm hedhje hi syve të publikut për zgjidhjen alla-serbe të çështjes së veriut të Kosovës e me gjerë...



...Serbia do të merret vesh edhe pa përfaqësuesit e Kosovës me OKB-në për “ndarjen funksionale” të veriut (konfederalizim i Kosovës) dhe institucionet e Kosovës nuk kanë mekanizma t’i kundërvihen një marrëveshjeje të tillë”.



(10.11.2008) Komunikatë për Media



“Me lojën politike e mediatike që po luajnë institucionet e Kosovës, në radhë të parë presidenca dhe kryeministria, me popullin e vet, duke u fshehur prapa kundërshtimit pa mbulesë dhe pa asnjë efekt, po e fusin Kosovën në një rrugë të verbër dhe me rreziqe...



...Kundërshtimi i institucioneve të Kosovës, së pari i bisedimeve, e pastaj edhe i planit në fjalë, pa nxjerrë në tavolinë rrugëzgjidhjen e Kosovës si ballafaqim, ka vetëm kuptimin e pastrimit para popullit dhe ruajtjen e “patriotizmit” të tyre”.



(12.11.2008) Deklaratë publike



“Tani situata në terren nuk e lejon komoditetin e vetëm një JO-je!

JO-ja në këto rrethana e ka vetëm kuptimin e mbrojtjes së kësaj udhëheqjeje politike nga populli, e jo edhe mbrojtjes së popullit nga ky plan. Sepse, nëse vazhdohet me këtë mënyrë veprimi, OKB-ja dhe BE-ja në bashkëveprim me Serbinë do të na e imponojnë planin e tyre pavarësisht nëse ne i themi PO apo JO...



...Për të dalë nga kjo situatë në të cilën Qeveria e Kosovës e ka futur vetveten dhe ne të gjithëve, duhet të ndërmerren hapa shumë më të guximshëm e më frytdhënës:

Qeveria e Kosovës duhet ta kërkojë ndihmën e popullit e ta thërrasë atë në një tubim paqësor, përmes pjesëmarrjes në të cilin populli do ta shprehte vullnetin e tij kundër kësaj “marrëveshjeje”;

Qeveria e Kosovës duhet të dalë me një plan të vetin për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur shqiptaro-serbe dhe ajo duhet t’i përmbajë vetëm dy pika:

Çfarëdo zgjidhjeje që t’i bëhet veriut të Kosovës (pa Mitrovicën), e njëjta duhet të zbatohet edhe për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën;

Serbët në brendësi të Kosovës janë pakicë kombëtare dhe do t’i gëzojnë të drejtat e pakicave sipas konventave ndërkombëtare”.



(17.11.2008) Thirrje për demonstratë



“Lëvizja për Bashkim mbështet demonstratën e organizuar nga organizata joqeveritare dhe lëvizje të tjera kundër Planit gjashtëpikësh të Ban Ki Mun-it.

Me këtë rast Lëvizja për Bashkim thërret anëtarët, simpatizuesit dhe të gjithë qytetarët që t’i bashkohen demonstratës. Ndërsa nga qeveria dhe presidenca kërkon t’i japin fund mungesës së transparencës dhe ta bëjnë publik Planin gjashtëpikësh, në mënyrë që opinioni të njoftohet drejtpërdrejt me rreziqet që paraqet ky plan për të sotmen dhe të ardhmen e këtij vendi”.



Pavarësisht nga kjo, ne mendojmë ende se Kuvendi i Kosovës (“më mirë vonë sesa kurrë”!) duhet ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme, ta rishqyrtojë politikën e shtetit të Kosovës si në raport me Serbinë, ashtu edhe në raport me vëllezërit tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe të ndërmarrë hapa konkret në tejkalimin e situatës në të cilën kemi hyrë. Përndryshe populli, duke e parë paaftësinë dhe djallëzinë e udhëheqësve politikë, do të përgjigjet në mënyrën e vet.

Populli shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë duhet të mos humbë më asnjë minutë dhe t’i gjejë format e ta kërkojë ndarjen funksionale nga Serbia, mu ashtu sikundër e parasheh Plani gjashtëpikësh i Ban Ki Mun-it ndarjen funksionale të serbëve në veriun e Kosovës.





Prishtinë, 25.11.2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Dec 05, 2008 11:15 am

Drejtuesit komunalë në Mitrovicë dënojnë incidentin e shkaktuar nga ekstremistët serbë që ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, ku është sulmuar një vajzë shqiptare, mandej janë dëmtuar disa vetura të pronarëve shqiptarë dhe një e UNMIK-ut.

Nënkryetari i komunës, Ismajl Smakici tha se incidente të tilla të shkaktuara nga ekstremistët serbë, në prag të vendimeve dhe ngjarjeve me rëndësi, janë të njohura për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm.

Ai kërkoi nga strukturat e sigurisë, sidomos në KFOR-i që të shtojë praninë në lagjet e banuara me shqiptarë në veri, në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe provokimet.

Në të njëjtën kohë nënkryetari Smakici kërkoi nga banorët që të jenë gjakftohtë dhe mos të bien pre e provokimeve të këtyre grupeve ekstremiste dhe të strukturave paralele serbe, të cilët kanë për qëllim eskalimin e situatës, thuhet në një njoftim të lëshuar nga Zyra për informim pranë Keshillit Komunal Mitrovicë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Dec 05, 2008 1:35 pm

KUMTESË

e
Këshillit Organizativ të protestës së mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër
në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës

Këshilli Organizativ, i formuar më 27 Nëntor 2008, me përbërje nga veprimtarë në Zvicër, në mbledhjen e vet të mbajtur më 29 Nëntor 2008 në Zürich, vendosi:
Më 6 dhjetor, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke filluar nga ora 14.00 të mbahet një protestë publike e mërgimtarëve shqiptarë në shenjë proteste kundër pazarllëqeve në kurriz të popullit shqiptar dhe në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.
Në protestë do të shprehet me forcë kundërshtimi i planit famoz të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nga kjo protestë do të kërkohet që të mos negocohet me askë në dëm të pavarësisë, të sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës, kurse nga OKB, SHBA dhe BE, që do të kërkohet ta mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës pa hyrë në aventuar të tjera të lojrave të rrezikshme me zjarrin.
Nga protesta do t‘u dërgohet një Memorandum OKB-së, BE-së, vendeve te Grupit të Kontaktit dhe Kuvendit të Kosovës, me të cilin do të kërkohet garantimi i mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.

Gjatë protestës do të mbahen këto banderola:

JO! - planit 6-pika të Ban Ki-Moon
Të mbrojmë kufinjtë!
Kosova një dhe e pandarë!
Amaneti i dëshmorëve - aspiratë shekullore e kombit!
Serbi, larg duart nga Kosova!
Evropë, mos luaj me zjarr!
Evropë e Amerikë, tregojeni në Kosovë vendosmërinë dhe fuqinë tuaj në vepër kundër neoimperializmit rus e kundër hegjemonizmit e terrorizmit shtetëror serb!
E drejta për vetëvendosje edhe për shqiptarët në Ballkan!
Kompromisi më i dhimshëm i çështjes shqiptare - PAVARËSIA e Kosovës!
Jo! coptimit të mëtejmë të Kosovës!
Jo! enklavizimit të Kosovës!

Jo negociatave me Serbinë për statusin e Kosovës!
Jo konfederatë me Serbinë!
Faleminderit Zvicer dhe Calmy-Rey për mbështetje politike!

Ftojmë gjithë mërgimtarët shqiptarë në Zvicër dhe shteteve përreth si dhe miqtë tanë zviceranë, që të marrin pjesë në këtë protestë për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me çështjen e Kosovës.
Kontributi ynë në këtë protestë do të jetë edhe një ndihmë tjetër atdheut tonë të dashur në rrugën drejt pavarësisë së plotë dhe bashkimit kombëtar.

Zürich, 29.11.2008 Këshilli Organizativ i protestës
së mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySat Dec 06, 2008 10:19 am

Tetëmbëdhjetë vite pritje


A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Kim%20Mehmeti%200
Kim MEHMETI







Tetëmbëdhjetë vite me radhë, shqiptarët e Shqipërisë e jetojnë dritë-terrin e tyre, mungesën e rrymës elektrike, si dhe grindjet e pafundme mes politikanëve të atjeshëm, e të cilët shijojnë privilegjet politike, por jo edhe përgjegjësinë për atë që bëjnë. Gjatë tri dekadave të shkuara, shqiptarët e Kosovës, i kaluan thuajse të gjitha rrathët e ferrit, që të arrijnë aty ku ndodhen sot – të kenë shtet të pavarur, të qeverisur nga tri struktura paralele “qeveritare” (UNMIK, EULEX dhe qeverinë vendase). Tetëmbëdhjetë vite rresht, shqiptarët e Maqedonisë, jetojnë inferioritetin e tyre politikë ndaj palës etnike maqedonase dhe sillen rreth e qark të vërtetës me të cilën nuk duan të përballen, a e cila është shumë e dukshme, e përsëritur thuajse çdo ditë në të kaluarën dhe sot, e që thotë: maqedonasit etnik duan të mbeten pronar të vetëm të shtetit. Gjatë këtyre tetëmbëdhjetë viteve, shqiptarët e Shqipërisë e të Kosovës, mësuan shumëçka dhe besuan se do vijë dita kur Korporatat Elektrike shqiptare, nuk do menaxhojnë shpërndarje e territ, por të dritës, besuan se protektorët me qëllime kundërthënëse, do e kuptojnë se me ambiciet e tyre të fshehta për të rivizatuar hartat e Ballkanit, nuk ia ngatërrojnë hapin vetëm Kosovës, por tërë kësaj hapësire. Edhe shqiptarët e Maqedonisë, gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, iu dorëzuan durimit dhe pritjes që të arrijnë gjeneratat e reja, të cilat nuk do ndjehen inferior ndaj bashkëqytetarëve të tyre të etnitetit maqedonas. Pra shqiptarët, kudo që janë, gjatë tetëmbëdhjetë viteve të kaluara, arritën të mësojnë e të kuptojnë shumëçka, por mbase jo edhe atë se në Ballkan, ende nuk ka mbaruar shekulli i nëntëmbëdhjetë, se kalendari i këtyre hapësirave nuk shënon datën e saktë të shekullit të sotëm. Si të tillë, ata mirë e lexojnë kalendarin e të së kaluarës së vet, por mbrapshtë i kremtojnë festat e shënuara në të.

lexo me shume aty..
http://lajmetari.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySat Dec 06, 2008 12:46 pm

Sofra shkruajti:
KUMTESË

e
Këshillit Organizativ të protestës së mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër
në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës

Këshilli Organizativ, i formuar më 27 Nëntor 2008, me përbërje nga veprimtarë në Zvicër, në mbledhjen e vet të mbajtur më 29 Nëntor 2008 në Zürich, vendosi:
Më 6 dhjetor, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, duke filluar nga ora 14.00 të mbahet një protestë publike e mërgimtarëve shqiptarë në shenjë proteste kundër pazarllëqeve në kurriz të popullit shqiptar dhe në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.
Në protestë do të shprehet me forcë kundërshtimi i planit famoz të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Nga kjo protestë do të kërkohet që të mos negocohet me askë në dëm të pavarësisë, të sovranitetit e të integritetit territorial të Kosovës, kurse nga OKB, SHBA dhe BE, që do të kërkohet ta mbrojnë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin teritorial të Kosovës pa hyrë në aventuar të tjera të lojrave të rrezikshme me zjarrin.
Nga protesta do t‘u dërgohet një Memorandum OKB-së, BE-së, vendeve te Grupit të Kontaktit dhe Kuvendit të Kosovës, me të cilin do të kërkohet garantimi i mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit teritorial të Kosovës.

Gjatë protestës do të mbahen këto banderola:

JO! - planit 6-pika të Ban Ki-Moon
Të mbrojmë kufinjtë!
Kosova një dhe e pandarë!
Amaneti i dëshmorëve - aspiratë shekullore e kombit!
Serbi, larg duart nga Kosova!
Evropë, mos luaj me zjarr!
Evropë e Amerikë, tregojeni në Kosovë vendosmërinë dhe fuqinë tuaj në vepër kundër neoimperializmit rus e kundër hegjemonizmit e terrorizmit shtetëror serb!
E drejta për vetëvendosje edhe për shqiptarët në Ballkan!
Kompromisi më i dhimshëm i çështjes shqiptare - PAVARËSIA e Kosovës!
Jo! coptimit të mëtejmë të Kosovës!
Jo! enklavizimit të Kosovës!

Jo negociatave me Serbinë për statusin e Kosovës!
Jo konfederatë me Serbinë!
Faleminderit Zvicer dhe Calmy-Rey për mbështetje politike!

Ftojmë gjithë mërgimtarët shqiptarë në Zvicër dhe shteteve përreth si dhe miqtë tanë zviceranë, që të marrin pjesë në këtë protestë për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me çështjen e Kosovës.
Kontributi ynë në këtë protestë do të jetë edhe një ndihmë tjetër atdheut tonë të dashur në rrugën drejt pavarësisë së plotë dhe bashkimit kombëtar.

Zürich, 29.11.2008 Këshilli Organizativ i protestës
së mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër
Uroj që numri i pjesmarrësëve të jetë i madh, këso organizimesh duhet të bëhen në të gjithë diasporën shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyWed Dec 10, 2008 1:08 am

Dhuna e policise greke
09/12/2008 20:20

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Greket-dhuna

Kriza
e pergjithshme qe ka kapur Greqine pas vrasjes nga policia te nje
adoleshenti grek 15 vjecar, eshte rezultat i nje prove qe policia e
shtetit fqinj e ka dhene here pas here kryesisht ndaj emigranteve.


Endersa dhuna e ushtruar nga policia greke ndaj emigranteve eshte
shoqeruar me protesta sporadike, rasti i fundit ku kjo dhune u pasua me
vdekjen e nje shtetasi grek po trondit gjithe shtetin helen. Por
provat gjenerale te dhunes policia greke duket se i ka ushtruar ndaj
emigraneteve shqiptare apo ndaj atyre qe kane tentuar te kalojne
kufirin per te marre statusin e emigrantit.

Lexone artikullin e plotë dhe shikone kronikën(videon në të djathtë) :
http://www.top-channel.tv/new/artikull.php?id=137355



- Personalisht u preka shumë , nga inati dhe urrejtja ndaj grekofilëve mu mbushën sytë me lotë dhe thash me vete "do t'ju vie rradha shumë shpejt ore grekofilë të ndyrë".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyWed Dec 10, 2008 6:19 pm

Kah po shkon Kosova?


KOSOVA, KOLONI E BE’së E QEVERISUR NGA EULEX’i



· EULEX-i do të monitorojë procesin e decentralizimit, kur edhe “de jure” enklavat do të bashkohen mes veti në mënyrën horizontale dhe do të qeverisen nga Beogradi në mënyrë vertikale. EULEX-i po ashtu do të marrë nën përkujdesje kishat dhe manastiret serbe, të cilave do t’ u përcaktohen pronat dhe të cilat do të qeverisen vetëm nga kreu i Kishës serbe. Një detyrë tjetër me rëndësi e EULEX-it është edhe nxjerrja para gjyqit e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët janë akuzuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë, e periudhës së regjimit kriminal të Milosheviqit.


Shkruan: Ahmet Qeriqi - Prishtinë, 09. 12. 2008
____________________




Kosova, fillon të qeveriset nga një protektorat i ri, nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit. Shtrirja e këtij misioni do të bëhet, sa për sy e faqe edhe në pjesën veriore të vendit, ku rendin dhe ligjin e kontrollon dhe e bën Beogradi dhe një segment qeverisës i UNMIK-ut.

Në këtë pjesë të Kosovës, do të vendosen po ata policë ndërkombëtarë të cilët aktualisht janë të pranishëm, por do të ndërrojnë vetëm uniformat, dukjen e jashtme, sa për të pajtuar shqiptarët iluzionistë dhe me besim të patundur te Evropa.



Se cila do të jetë përmbajtja e këtij misioni do të dihet qysh në ditët e para të vendosjes. Protektorët e rinj po vendosen në Kosovë me qëllim që të ushtrojnë ndikim te institucionet vasale të vendit, për sikur thuhet, vendosjen e ligjit. Dhe cili do të jetë ky ligj do të shihet së shpejti.



EULEX-i është mision që do të shtrihet në Sigurinë e rendit në vend, në Organet e Drejtësisë, në Prokurori, në Dogana dhe në segmente të caktuara të zbatimit të planit të Ahtisarit, sa i përket kthimit kolektiv të serbëve në Kosovë, ( të të gjithë atyre serbëve të cilët shprehin dëshirë të kthehen, pavarësisht se kanë bërë apo jo krime kundër shqiptarëve gjatë kohës së luftës). EULEX-i do të monitorojë procesin e decentralizimit, kur edhe “de jure” enklavat do të bashkohen mes veti në mënyrën horizontale dhe do të qeverisen nga Beogradi në mënyrë vertikale.



EULEX-i po ashtu do të marrë nën përkujdesje kishat dhe manastiret serbe, të cilave do t’ u përcaktohen pronat dhe të cilat do të qeverisen vetëm nga kreu i Kishës serbe. Një detyrë tjetër me rëndësi e EULEX-it është edhe nxjerrja para gjyqit e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së, të cilët janë akuzuar nga Ministria e Drejtësisë së Serbisë, e periudhës së regjimit kriminal të Milosheviqit. Jo vetëm 163 prej tyre, për të cilët Ministria e Drejtësisë e Beogradit, i ka shpallur terroristë dhe për të cilët tashmë ka ngritur aktakuzat, por edhe kundër qindra ish-luftëtarëve të lirisë, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen dhe likuidimin e ushtarëve e policëve serbë gjatë kohës së luftës, luftë kjo e cila nuk është pranuar nga faktori ndërkombëtar.



Sa për ilustrim të përmendin vetëm një fakt. Gjatë periudhës së pas luftës në Kosovë janë nxjerrë para gjyqit dhe janë dënuar më shumë se dy mijë pjesëtarë të UÇK-së, në mesin e tyre shumë eprorë dhe komandantë të njohur të luftës. Fushata e tillë do të intensifikohet dhe do të kryhet gjatë afatit të sundimit të EULEX-it, i cili parashihet të qëndrojë në Kosovë përafërsisht sa ka qëndruar edhe misioni i UNMIK-ut. Do të fillojnë hetimet, do të nxirren para gjyqit dhe do të dënohen të gjitha ata shqiptarë, kundër të cilëve ka ngritur aktakuzë Serbia. Lidhur me këto veprime nuk do të pyetet asnjë institucion i Kosovës.



Natyrisht se gjatë fillimit të proceduarave hetimore do të anashkalohen personalitetet e njohura politike e shoqërore, që kanë bashkëpunuar me faktorin ndërkombëtar dhe që kanë nënshkruar të gjitha marrëveshjet, të cilat e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme dhe të pa rrugëdalje. Do të anashkalohen dhe bosët e profiterisë, drejtuesit e trafiqeve të ndryshme, të cilët përfitimet do t'i ndajnë me kreun e këtij misioni, ashtu sikur i kanë ndarë dhe i kanë bashkërenduar veprimet me misionin e UNMIK-ut gjatë 10 viteve të kaluara.



Misioni i BE-së në Kosovë ka për qëllim jo vetëm të monitorojë, por edhe të ndikojë në zbatimin sa më të shpejtë të përmbajtjes së “planit” të Ahtisarit, i cila parasheh ndërrimin e qetë të identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës dhe krijimin e një entiteti hibrid, të zhveshur nga përkatësia dhe krenaria kombëtare, të liruar nga e kaluara historike, të joshur për të pranuar vlerat fetare perëndimore dhe për të hequr dorë nga identiteti i sotëm fetar, me qëllim për t’ u liruar nga sindromi i shpifur i fundamentalizmit islam. Fakti se xhamitë nuk gëzojnë të drejtën e pronave, as nuk mbrohen nga UNESKO-ja, as nga organizatat panislame, lë për të kuptuar se një proces i tillë do të zhvillohet qetë dhe pa tronditje për protektorët dhe mbështetësit e tyre.



Tashmë janë ndërmarrë të gjitha masat për klonimin e entitetit të ri, duke filluar nga flamuri me përmbajte evropiane, nga himni po ashtu i kompozuar pa tekst, si dhe simbolet e tjera ku është përjashtuar madje çdo fjalë shqipe, por edhe ngjyrat kuq e zi, të cilat para se të kenë qenë ngjyra të flamurit shqiptar, kanë qenë dhe janë ngjyra të nënës natyrë, të njëjta për të gjitha qytetërimet dhe fetë e botës, por të ndaluara për shqiptarët e Kosovës, një pjesë prej të cilëve këto ngjyra i ka ngritur në kult kombëtar, ashtu sikur kanë bërë edhe popujt e tjerë të Evropës dhe të botës.



Misioni i BE-së në Kosovë do të fuqizojë monopolet e përfitimeve dhe do të përkujdeset për të joshur të gjithë njerëzit, të cilët do t’ i binden ofertës për ndërrim të identitetit, ndërsa do t’i injorojë dhe do t’i anashkalojë të gjitha ata, që do të insistojnë ta ruajnë identitetin duke i paraqitur si shqiptarë ekstremistë, enveristë, UÇK-istë, apo si “muxhahedinë”.



Procesi i konvertimit të ri, i klonimit dhe adaptimit në formë bashkëkohore, do të jetë i gjatë, por ai e ka bazën e vetë në planin e Ahtisarit, të cilin e ka pranuar një pjesë e madhe e shqiptarëve, që rrjedhin nga përmbajtja ideologjike e ish-regjimeve antishqiptare, dhe të cilët, me përjashtime të rralla, kanë qenë në shërbim të të gjitha regjimeve antishqiptare deri te regjimi i Milosheviqit, i UNMIK-ut dhe tani i EULEX-it.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mergimtari
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Mergimtari


Male
Numri i postimeve : 755
Age : 111
Vendi : Jashtë forumit
Registration date : 31/05/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyThu Dec 11, 2008 2:59 pm

Komplekset pro-serbe të Berluskonit

• Nga Elira Canga
Kur Silvio Berluskoni deklaronte javën a kaluar në Tiranë se do të bënte avokatin e shqiptarëve, askush nuk e dinte se pak ditë më pas ai do të vishte togën e prokurorit.

Kryeministri italian akuzoi dje shtetin e tij për sulmin ushtarak kundër Serbisë, që detyroi Beogradin t’i jepte fund gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Në një shfaqje të pragmatizmit politik, ai tha se nëse do kishte qenë në pushtet në ’99, nuk do t’i lejonte italianët t’u bashkoheshin forcave të NATO-s për të bombarduar Serbinë.

Lexo artikullin e plotë:
http://balkanweb.com/sitev4/index.php?id=30799
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySun Dec 14, 2008 4:48 pm

fla

Të gjitha ngjarjet lidhur me çështjen e kombit Shqipëtar kanë si burim ambicjet e pa skrupullta,të pa ngopura,të errëta e të zeza si vetë shpirti i mbartësve dhe projektuesve të tyre,dy shushunjat e ballkanit,Sertbi dhe Greku.
Pa u shuar zjarri në veri,pa u mbyllur plagët,pa u mbiksur ednde gjaku i derdhur,pa zënë mirë kore fshikullimat e egërra të kamzhikut nga xhelati Serb,hidhet shkëndija e zjarrit në jug të shqipërisë duke nxitur një grup elementësh reaksionar,armiq të vetë-vetes,shqiptar tradhëtar,pa besë,pa zemër,të verbuar pas metalikeve greke,guxojnë dhe kërkojnë autonomi.
Këta donkishotë të kohës,që vetë rrjedha e jetës e ngjarjeve,do ti flakë si leckë e neveritur nga trupi i shëndoshë,i mbajnë iso një kënge të armikut të tyre.Kjo i ngjanë zërit të Sirenave të Odisesë,i cili i këshilluar nga Çirçja mbylli veshët me dyll,për të mos u ligështuar nga "mallëngjimi"I tyre.Atë do bëjë edhe historija me këta tradhëtar.
Ky është plani afat gjatë i SerboGrekëve i 25 marsit të 1997-ës.Pjesë e këtij plani është edhe EULEX-i në Kosovë.
Populli Shqipëtar dhe kryesishtë politika e diplomacia Shqipëtar duhet të dinë,të gjejnë momentin dhe të bëjnë të ditur të vërtetën,të cilën nuk e njeh Evropa.
Mbi të gjitha ne Shqipëtarët kemi një proverb të cilin shumë nga ne nuk e dinë,ose e harrojnë.Vërtetë kemi besë që na krenaron e na nderon por "Nuk i jepet besa armikut" thotë populli."Një herë e besoj armikun Ali Pasha Tepelena dhe e pagoj me kokë".Kujdes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyTue Dec 16, 2008 4:08 pm

EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit dhe do të bazohet në Rezolutën 1244!


REPUBLIKËN SERBE TË BOSNJES E BËRI RICHARD HOLBROOK, NDËRSA REPUBLIKËN SERBE NË KOSOVË PO E BËN DALËNGA DALË PIETER FEITH

Nëse vazhdohet kështu, Kosova do të shndërrohet në një Bosnje të dytë në Ballkan. Titulli përfundimtar i filmit evropian "Kosova" do të jetë "Bosnia Reloaded". Lart protektorati ndërkombëtar me në krye përfaqësuesin e Javier Solanës, poshtë ndarja e institucioneve dhe e territorit mbi baza etnike, kurse ndërmjet këtyre politikanët vendas që vjedhin e rrejnë. Qytetarët mbesin të ngujuar dhe shtrydhen për ta mirëmbajtur burokracinë enorme. Ata i ngjajnë njerëzve në inkubator te filmi "Matrix", të cilëve makina gjigante ua merr energjinë e trupit për të funksionuar vetë ajo.


Shkruan: Albin Kurti - Prishtinë, 12. 12. 2008
______________________

Shpallja e pavarësisë e bëri Kosovën vetëm
formalisht të pavarur


Kur rruga drejt pavarësisë nuk është vetëvendosja, përmbajtja e pavarësisë nuk është sovraniteti. Shpallja e pavarësisë e bëri Kosovën vetëm formalisht të pavarur. 9 muaj kohë i pati Qeveria e Kosovës për ta bërë sovrane Kosovën e pavarur. 9 muaj kohë i pati Qeveria e Kosovës për ta bërë veten Qeveri. Nuk e bëri Kosovën dhe nuk u bë vetë. Mirëpo, Qeveria e Kosovës nuk është as e mundur. Sepse, paradoksalisht, Qeveria e Kosovës nuk dështoi. Qeveria e Kosovës është e humbur. Sepse Qeveria e Kosovës as që provoi ta bëjë Kosovën sovrane.

Pas 9 muajve erdhi 6 pikëshi i Ban Ki-mun’it. Kur pavarësisë formale nuk i shtohet sovraniteti, asaj nis e i tretet edhe formaliteti. Serbia arriti ta ndërlidh EULEX-in me 6 pikëshin, duke e futur atë nën sqetullën e UNMIK-ut të rikonfiguruar.

Përveç që EULEX-i do të ketë fuqi ekzekutive dhe imunitet nga ndjekjet penale në Kosovë, ai nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës:

· EULEX-i do të jetë neutral ndaj statusit dhe do të bazohet në Rezolutën 1244.

· Për pasojë, EULEX-i nuk do t'i arrestojë asnjërin nga qindra zyrtarë të strukturave paralele të Serbisë.

· EULEX-i do të bashkëpunojë me ta dhe, kësisoj, nga shtrirja e EULEX-it nëpër tërë Kosovën nuk do të fitojmë asgjë.

· Ah, më falni, megjithatë do të fitojmë diçka: forcimin e iluzionit se Kosova është e pandarë. Duke mos e bashkuar ne Kosovën, EULEX-i do ta maskojë ndarjen që do ta thellojë.

Republikën Serbe të Bosnjes e bëri Richard Holbrooke, ndërsa
Republikën Serbe në Kosovë po e bën dalëngadalë Pieter Feith-i




Nëse vazhdohet kështu, Kosova do të shndërrohet në një Bosnje të dytë në Ballkan. Titulli përfundimtar i filmit evropian "Kosova" do të jetë "Bosnia Reloaded". Lart protektorati ndërkombëtar me në krye përfaqësuesin e Javier Solanës, poshtë ndarja e institucioneve dhe e territorit mbi baza etnike, kurse ndërmjet këtyre politikanët vendas që vjedhin e rrejnë. Qytetarët mbesin të ngujuar dhe shtrydhen për ta mirëmbajtur burokracinë enorme. Ata i ngjajnë njerëzve në inkubator te filmi "Matrix", të cilëve makina gjigante ua merr energjinë e trupit për të funksionuar vetë ajo.



· Harta: Kështu duket Bosnja sot, e ndarë në dy etnitete.

· Harta: kështu duket Kosova sot, po në dhjetor 2009 si do të duket ajo, pas krijimit të komunave të reja serbe, sipas pakos së Ahtisarit…?! Dhe kur i shtohen edhe Ligjet për Zonat e veçanta të dala nga pakoja e Ahtisarit, ndoshta Kosova mund t’ia kaloi edhe Bosnjes!!! (Sh.B)





Çfarë është bërë e sajuar për dy javë në Konferencën e Daytonit për Bosnjen, në Kosovë do të bëhet për disa vjet. Republikën Serbe të Bosnjes e bëri Richard Holbrooke shpejt e shpejt, meqë në Bosnje atëbotë po bëhej luftë dhe gjendja ishte emergjente. Republikën Serbe në Kosovë po e bën dalëngadalë Pieter Feith-i (por edhe Lamberto Zannier-i e Yves de Kermabon-i) meqë në Kosovë ka paqe dhe situata është e qetë.

Ndarja e Bosnjës në dy entitete e përjetësoi atje paradigmën ndërkombëtare për stabilitet (pa zhvillim). Që prej 13 vitesh e gjithë energjia dhe koha u shpenzua në ruajtjen e një uniteti formal, fiktiv e artificial të vendit. Në hartën e Evropës, Bosnja duket si një shtet i vetëm porse aty brenda i gjen së paku dy shtete, ku policia, gjyqësia, ushtria, arsimi e shëndetësia mbesin tërësisht të ndara. Asaj rruge po e shpien edhe Kosovën.

Me Lamberto Zannier-in, Yves De Kermabon-in dhe Pieter
Feith-in Kosova nuk mund të jetë vend demokratik




Kosova do të vazhdojë të jetë shtet jonormal, do të vazhdojë të quhet rast “sui generis”, me të cilin do të vazhdohet të eksperimentohet. E, në një këso vendi, nuk do të ketë investime nga jashtë dhe as progres ekonomik. Në një këso vendi do të ketë veçse korrupsion dhe mjerim social.

Me Lamberto Zannier-in, Yves De Kermabon-in dhe Pieter Feith-in Kosova nuk mund të jetë vend demokratik. Këta burokratë ndërkombëtarë e mishërojnë autoritetin sovran që e ka fjalën e fundit sikurse mbreti. Nuk ka asnjë institucion a organ të Kosovës të cilit këta i japin llogari, nuk ka asnjë institucion a organ të Kosovës që nuk është përfundi tyre, dhe nuk ka asnjë ligj apo rregull të Kosovës i cili mund t'u bëjë gjë këtyre. Demokracia me këso instancash politike s'është e mundur në asnjë prej varianteve të saj, as si liberaldemokraci dhe as si socialdemokraci.

Prandaj, të gjithë ju, të dashur politikanë e analistë që e mbani veten për përkrahës të demokracisë, ose braktisni parimet tuaja dhe mbështeteni sundimin jodemokratik ndërkombëtar mbi neve, ose luftojeni këtë sundim në emër të parimeve tuaja për demokracinë. Edhe demokracia liberale apo socialdemokracia në njërën anë, edhe Zannier-i, Feith-i e Kermabon-i në anën tjetër, bashkë nuk shkojnë. Përndryshe, sjellja juaj është hipokrizi. Përndryshe, qëndrimi juaj është vetëracizëm ose mazohizëm. Nuk ka se si të interpretohet ndryshe mbështetja juaj për demokracinë si parim dhe dobi për popujt dhe shtetet në përgjithësi, e kombinuar me gatishmërinë tuaj të veçantë që ajo të suspendohet pikërisht për popullin të cilit i takoni e në shtetin ku jetoni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyWed Dec 17, 2008 6:13 pm



Mungesa e një kërcënimi


NGA PËRULJA DHE PËGJUMJA JONË PËRFITON SËRBIA!

Shkruan: Lizandër Saraçi * - Tiranë, 17. 12. 2008

__________________

Përulja jonë…

Serbia, pas fitores së parë diplomatike, votimit të rezolutës serbe për shqyrtimin e pavarësisë së Kosovës në gjykatën ndërkombëtare, po përgatit festën për një fitore të dytë, aprovimin nga OKB-ja të planit djallëzor për ndarjen e Kosovës. Festën e parë ia prishi disi njohja e pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi dhe IRJM-ja, që Serbia historikisht i pat konsideruar si shërbëtorët e saj në vrasjen dhe persekutimin e shqiptarve. Por kjo "tradhti" nuk erdhi as si frut i një dashurie të re të për shqiptarët që konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë në këto vende, dhe as si rezultat i diplomacisë shqiptare. Ajo ishte thjesht rezultat i aspiratave të këtyre vendeve për tu anëtarësuar në BE e NATO.

Diplomacia shqiptare, për të qenë të sinqertë, i bëri disa tentativa për ta penguar kalimin e rezolutës serbe në OKB, por ato ishin të pafuqishme sepse qenë të minuara që nga koha e negociatave dhe e pranimit pa kushte të planit të Ahtisaarit. Që në momentin e negociatave Serbisë i duhej hequr mundësia e refuzimit të pavarësisë së Kosovës, duke i imponuar si zgjedhje të mundshme formimin e shtetit të ri ose bashkimin natyral të dy pjesëve më të mëdha të kombit shqiptar. Roli i Shqipërisë duhet të ishte shumë aktiv dhe mbi të gjitha shumë më agresiv në kohën e negociatave të drejtuara nga Ahtisaari. Kurrësesi Tirana zyrtare nuk duhet të pajtohej me mungesën e saj në tryezën e negociatave dhe akoma më pak me imponimin për mosbashkim kombëtar. Në vend të ngritjes së zërit politikanët tanë u sollën si struci duke mohuar deri edhe ekzistencën e ëndrrës së çdo Shqiptari të vërtetë. Ndaj në negociata, kjo sakrificë madhore e jona, jo vetëm nuk u shpërblye por përkundrazi çështja e bashkimit u kthye në një çështje tabu.

Serbia duke përfituar nga përulja jonë, pati guximin e çmendur ta refuzojë pakon e Ahtisaarit, që duhet të ishte një ëndërr e paarritshme për xhelatët e Ballkanit. A do e imagjinonte kush që gjermanëve të Polonisë apo Francës t'u jepeshin pas luftës së dytë botërore, të drejta si serbve të Kosovës? Të drejta të tilla as që krahasohen me ato të shqiptarve, jo vetëm në Kosovën Lindore apo në Mal të Zi, po as në IRJM ku janë popull përbërës. Kështu, ajo që duhet të ishte pikësynimi i negociatave të palës serbe u kthye në pikësynimin e palës shqiptare. Ky qëndrim i politikanëve tanë ka si strumbullar paralelizmin midis Serbisë së madhe dhe bashkimit tonë kombëtar, me anë të të cilit ndonjë ndërkombëtar naiv apo i paguar ka arritur të trembë politikanët tanë. Por ky paralelizëm është po aq absurd sa ai midis dy njerëzve që duan të bëhen të pasur, njëri duke vrarë, plaçkitur e dhunuar, dhe tjetri duke punuar ndershmërisht dhe duke respektuar të tjerët. Politikanët tanë nuk janë aq budallenj sa mos ta kuptojnë një gjë të tillë, por ata nuk guxojnë t'i kundërshtojnë ndërkombëtarët se kanë si pikësynim të fitojnë konkursin e servilizmit që do t'u siguronte mbështetje në zgjedhjet e radhës, e jo mbështetjen e çështjes kombëtare.

Përgjumja jonë…

Kjo ka bërë që sot serbët të kërkojnë gjithmonë e më tepër. Pas aprovimit të planit 6-pikësh të Ban Ki Mun, që është baza politike e ndarjes së Kosovës, ata kërkuan së fundmi rishikimin e marrëveshjes së Kumanovës. Pra kërkojnë legjitimimin e një ndërhyrje në veri të Kosovës, sipas modelit rus në Gjeorgji. Nëqoftëse sot kjo marrëveshje mbron disi Kosovën e detyruar për të mos patur ushtri (këtu prapë është evident fakti që viktima, Kosova, trajtohet njëlloj si agresori i Luftës së Dytë, Gjermania), nesër tanket serbe do e kishin shumë të lehtë të penetronin në veri. Askush nuk është aq budalla sa të mendojë se ushtarët francezë apo çfarëdo qofshin do luftojnë e do jenë gati të vriten për të mbrojtur Kosovën.

Këto parishikime politikanët tanë i quajnë skenare katastrofike, që i shpikin djem si Albin Kurti dhe tërë ata që mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE ! (që s'janë gjë tjetër veçse shqiptarë të zgjuar, që kanë kuptuar se kanë të drejtë të thonë se si duan të jetojnë). Ndaj bëjnë ç'mos që të margjinalizojnë çdo kënd që ngre zërin në emër të të drejtës së popullit të Kosovës dhe të përgjumin popullin me idenë se SHBA’të dhe BE’ja i tremben ndarjes së Kosovës, sepse ajo do sillte rishikimin e tërë kufijve në Ballkan. Por kjo nuk është taman kështu. Vërtet, ata i tremben rishikimit të kufijve, por kjo do të ndodhte vetëm në qoftë se shqiptarët do kishin forcën e mjaftueshme për të negociuar bashkimin e tërë trojeve shqiptare në rast të ndarjes së Kosovës. Përndryshe, do kemi veç rishikim të kufijve të Kosovës dhe e vetmja forcë që do përdoret do jetë ajo ndaj protestuesve shqiptarë si në shkurt 2007 gjatë protestave paqësore të VETËVENDOSJE !-s, ku policia e UNMIK-ut shtoi listën tepër të gjatë të dëshmorëve shqiptarë.

Përgjumja është një faktor shqetësues që fatkeqësisht na ka karakterizuar këto vitet e fundit (që prej fundit të luftës në Kosovë). Më tepër kemi shpresuar te mbështetja e ndërkombëtarve se sa kemi punuar për zgjidhjen e problemeve kombëtare. Jo se zgjidhja e problemeve mund të arrihet pa ndihmën e partënerve strategjikë, por kjo ndihmë nuk mund të konsiderohet e fituar a priori. Ajo varet kryesisht nga faktori gjeopolitik dhe ai ekonomik. Për të dy këta faktorë duhet një qëndrim konstant që bazohet në interesat madhore të cilat nuk përputhen korrësesi me servilizmin e politikanëve.

Flitet shumë për interesat gjeopolitike amerikane në Ballkan. Është evidente që ne jemi populli më pro-amerikan në Ballkan (për të mos thënë në botë), dhe kjo edhe falë mbështetjes amerikane në momente kyçe. Por është gjithashtu shumë evidente se fati i shqiptarve nuk është një prioritet për ta. Ndaj në momente kur Rusia apo BE-ja kërkojnë lëshime ndaj Serbisë, ne duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm që këto të mos bëhen në kurrizin tonë, siç u bënë shpesh në të kaluarën. BE-së, një dreq e di përse, i është mbushur mendja se s'mund të bëjë pa Serbinë. Ndaj sa herë del një personazh politik në Serbi që thotë dy llafe të mira për BE-në, ata sulen me vrap për t'i bërë lëshime që janë drejtpërdrejt apo tërthorazi në kurriz të Kosovës.

Në qoftë se ne vazhdojmë të flejmë me mendjen top se kemi Amerikën, zgjimi rrezikon të jetë shumë brutal. Nuk dua të them se ne duhet të luajmë rolin e lavires që flirton herë me njërin e herë me tjetrin (siç e bën ndonjë vend i BE-së e NATO-s që vazhdon të blejë armë në Rusi), por në asnjë mënyrë nuk mund të luajmë rolin e atij qenit të bindur që shtrihet me urdhër. Detyra e politikanëve tanë është që të shfrytëzojnë sa më mirë atë çka ne i ofrojmë partënerve tanë. Ndaj privatizimet apo projektet madhore duhet të realizohen me partënerë strategjikë në mënyrë që të na sigurojnë mbështetje të palëkundur. Serbia privatizoi disa sektorë strategjikë (telekomunikacionin dhe naftën), dhe nuk pyeti për çmimin, po ja dha Rusisë, e në këmbim siguroi një mbështetje, që askush nuk e imagjinonte kaq të qëndrueshme.

Rruga Durrës-Prishtinë, vërtetë po na kushton shumë shtrenjtë, por të paktën çmimi i paguar duhet të na kish siguruar një pavarësi të sigurt dhe të pacënueshme për Kosovën. Akoma më flagrant është rasti i termocentrelit Kosova C, ku Shqipërisë iu ndalua pjesëmarrja në investim me urdhër. Po të shtojmë edhe indikimin ekologjik të këtij projekti, llogaritë dalin akoma më të disfavorshme. Ata që kanë negociuar këto projekte (e të tjera si këto) duhet të japin llogari e nuk mund të mjaftohen me tundjen gjatë fushatave të ndonjë fotoje ku ky apo ai president a kryeministër i ka begenisur.

Nga rruga pa krye ku na kanë futur politikanët tanë nuk dilet duke ndenjur e akoma më pak duke kritikuar protestat e VETËVENDOSJE !-s, apo me deklarata si ajo e Jakup Krasniqit, me pretendimin se po na hidhërohen partënerët tanë. Përkundrazi, vetëm duke ngritur zërin do fitojmë kredibilitetin që na ka humbur politikanët. Ndryshe do jemi si gjithmonë në këto 100 vjetët e fundit: mall për kompensim.


· Autori është kryetar i “Klubi Kombëtar Shqiptar” - Tiranë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Dec 19, 2008 3:35 pm

Ahmet Qeriqi: Miti apo historia, gënjeshtra apo e vërteta?

Demokracia u ka sjellë shqiptarëve shumë të mira, e mbi të gjitha ka sjellë mendimin e lirë, madje edhe të shfrenuar për të shkruar, për të sharë e për të fyer këdo, për ta fajësuar të kaluarën si atë komuniste ashtu edhe të kohës së Skënderbeut.
Kjo demokraci e kuptuar kështu, dita ditës po e sheshon kaosin dhe po përzien përfundimisht vlerat dhe jo vlerat, të cilat po zihen në të njëjtin kazan, që e kanë farkuar e mbushur me ujë dhe që po i fryjnë zjarrit antishqiptarët, nga jashtë e nga brenda.
Nuk di a ka kund ndonjë popull tjetër që prodhon më shumë bastardë se ky populli ynë, bastardë të tillë që ka prodhuar jeta nga robëria në robëri, saqë tani, në këtë lirinë e përgjithshme e pa fre, “ këta përngjajnë me kafshët e egra, që kanë ikur nga Kopshti Zoologjik, dhe kur nuk arrijnë të gjejnë ushqimin, kthehen prapë në kopsht, sepse janë mësuar që atje ta gjejnë racionin ditor të ushqimit.” Të tillë janë disa analistë dhe disa nga ata, që veten e quajnë shkrimtarë dhe të cilët mundohen me çdo kusht t’ i japin munxët Shqipërisë dhe kombit shqiptar, në emër të modernizmit, në emër të altruizmit, por gjithnjë në shërbim të qarqeve, që i financojnë me qëllim për të shkatërruar njësinë kombëtare, gjuhësore dhe kulturore shqiptare.
Nuk ka personazh të historisë dhe të kulturës shqiptare, që të mos jetë kontestuar nga ky soj njerëzish.
Kohëve të fundit ka filluar gara për ta përdhosur edhe figurën madhështore të Skënderbeut, pasi janë përdhosur, sharë e fyer të gjithë, me radhë deri te këta të kohës sonë.

Në këtë luftë bastardësh për të “demitizuar” historinë dhe për t’i çmontuar shtyllat e bazamentit kombëtar, është arritur edhe deri shtylla kryesore, deri te figura e Skënderbeut. E kishin filluar këtë punë të pandershme disa islamikë të ndërkryer, pastaj një sulm tjetër të poshtër i ka dhënë edhe Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” dhe tash së fundi edhe botimi i monografisë për Skënderbeun nga Oliver Jens Shmit, që ka nxitur debate, meqë kjo vepër edhe është përkthyer me qëllim për ta diskredituar këtë figurë madhështore të kombit.
Në këtë aktivitet antikombëtar po marrin pjesë njerëz me prirje të sëmurë, për të qenë të pranishëm në medie dhe për të dhënë gjykime ndër më të ndryshmet.
Bastardët, në figurën e Skënderbeut shohin mitin jo historinë. Historisë nuk duan t i besojnë, sepse thonë se është shkruar shtrembër, por duan ta bindin opinionin se paska qenë Rilindja Kombëtare, ajo që nxori në sipërfaqe Skënderbeun dhe e madhëroi atë, me qëllim për t’ i dhënë hov luftës kundër Turqisë. Dhe çuditërisht, sipas tyre, ishin vetë shqiptarët islamë ata që po e kryesonin këtë luftë, nipat e atyre që ishin konvertuar. Ja për shembull si e përkufizon mitin e Skënderbeut, sociologu nga Tirana Enis Sulstarova.

( Miti i Skënderbeut)
(Kryengritja e Skënderbeut në shek. XV ishte një dështim. Qëllimi i saj, qoftë ky hakmarrje personale, kryqëzatë apo ruajtja e zgjerimi i zotërimeve të tij, nuk u arrit. Shumë kohë pas vdekjes së tij, kujtimi i Skënderbeut në Shqipëri nisi të harrohej. Kryengritjet në zonat malore nuk patën sukses dhe një popullatë që shkallë-shkallë po myslimanizohej nuk kishte pse të investonte në kujtimin e një luftëtari të krishterë që i ishte kundërvënë padishahut. Miti i Skënderbeut u krijua nga Rilindja Kombëtare Shqiptare qindra vjet më vonë vdekjes së tij. Qëllimi i Rilindjes ishte krijimi i shtetit kombëtar shqiptar dhe miti i Skënderbeut i shkonte për shtat: periudha e Skënderbeu u kujtonte shqiptarëve ekzistencën e shtetit mesjetar; Skënderbeu kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane; me mitin e Skënderbeut si "mbrojtës i Evropës" mund të kërkohej nëpër kancelaritë evropiane përkrahje për të drejtat e kombit shqiptar. Në njëfarë mënyre, Rilindja Kombëtare e zbuloi mitin e Skënderbeut nga vetë shkrimtarët evropianë të Rilindjes Evropiane që e kishin krijuar atë...)

Në të gjitha segmentet ky përkufizim është tendencioz dhe i mbrapshtë. Në radhë të parë sepse jo vetëm kryengritja e Skënderbeut, por të gjitha kryengritjet e shekujve 15-16 të popujve të Ballkanit dhe të Evropës qendrore kanë dështuar në luftë kundër Turqisë. Ky sociolog nuk e njeh historinë, ose i bën bisht, për arsye që vetëkuptohen. Nuk është aspak i vërtetë fakti se Rilindja Kombëtare e zbuloi Mitin e Skënderbeut nga shkrimtarët e Rilindjes Evropiane. Dihet mirëfilli se në cilën kohë është shkruar vepra e parë madhore e Marin Barletit për Skënderbeun dhe qindra vepra të periudhës pasuese të Renesancës dhe iluminizmit jo vetëm në Itali, Gjemani, Francë, Angli por edhe në shumë shtete të Evropës e të botës.
Nuk ishte shpikje kjo, për më tepër, përfaqësuesit e Rilindjes Kombëtare shqiptare, nuk kishin sa duhet njohuri për veprat e Skënderbeut, sepse ato nuk i gjenin dot në gjuhën turke, por as në gjuhën shqipe, që ishte gjuhë e ndaluar. Vetëm ata që në rrethana të ndryshme kishin mësuar frëngjisht , italisht apo gjermanisht kishin kontaktuar me veprat e romanet e shkruara për Skënderbeun.
Skënderbeu nuk ishte “mbrojtës i Evropës”, as ishte “atlet i Krishtit”, as që mund të ishte i tillë, përderisa Evropa nuk e përkrahu, meqë paraprakisht kishte humbur dy beteja të mëdha në luftë kundër Perandorisë Osmane, në vitin 1389 në Fushë të Kosovës, dhe në vitin 1448, po në Fushë të Kosovës, kur pësoi fatalisht prijësi i Evropës së krishterë, Janosh Hunjadi dhe tërë fisnikëria evropiane e kohës. Dihet mirëfilli se në këto beteja kanë marrë pjesë edhe hungarezët, austriakët, çekët, polakët, rumunët dhe popujt e ballkanit etj.

Përse u dashka “çmitizuar” Skënderbeu?

Realisht, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu nuk iu përket tregimeve popullore, edhe pse ka ndonjë rrëfim të tillë. Ashtu sikur nuk i përket mitit e mitologjisë as Milosh Kopiliqi, që është një personazh i mirëfilltë i historisë sonë, për të cilin kujtesa jonë kombëtare, e përcjellë përmes rapsodësh homerikë, ka ruajtur hiq më pak se 3400 vargje këngësh, që kanë mbijetuar deri në ditët tona. Në Shalë, në Drenicë, në Dukagjin e gjithandej nëpër Kosovë janë ruajtur 8 këngë epike heroike për këtë trim me gjak arbëri. Mitin për këtë hero të Mesjetës, e ndërtoi me mjeshtëri dhe e përdori për qëllime ekspansioniste kisha serbe dhe kreu nacioanlshovinist i Serbisë.
Po të mos ishte shqiptar Milosh Kopiliqi, për çfarë arsye do ta ruanin kujtimin dhe këngët për të, pikërisht shqiptarët që ishin islamizuar? Të gjithë rapsodët shqiptarë, të cilët kanë kënduar këngë epike historike për Milush Kopiliqin dhe që këndojnë edhe sot, me ndonjë përjashtim, janë shqiptarë të besimit islamë. Përse ata nuk do ta hymizonin Sulltanin, edhe pse në disa variante këngësh, të cilat me kohë kishin ndërruar përmbajtjen hymnizohet fuqia e Sulltanit, i cili luftonte kundër 7 krajlive.

Figura e Milush Kopiliqit ka qenë fatkeqe me faktin se nuk u njoh nga Rilindja jonë Kombëtare, ndërsa regjimi kolonizator dhe shqiptarvrasës serb e kishte përvetësuar, duke ia ndërruar edhe emrin e mbiemrin (Milosh Obiliq) dhe e kishte bërë përpjekje shekullore ta përvetësonte, në mos edhe e ka përvetësuar, meqë janë vetë historianët shqiptarë të kohës sonë, të cilët shprehin rezerva dhe nuk kanë gatishmëri ta mbrojnë të vërtetën historike, meqë për një kohë kishin qenë në shërbim të historiografisë serbe.
Po çka ka të përbashkët “miti” për Skënderbeun, përderisa ai i takon historisë dhe është personazhi i saj më realist, i kundruar nga kronikat dhe shkrimet e kohës. Nëse në një rrëfim, apo në një tregim të Barletit gjemë ndonjë të dhënë, që na duket jo reale, apo nëse hasim në një shprehje artistike ku thuhet “se shpata e Skënderbeut çante malet”, kjo nuk na lejon që të kokludojmë se kemi të bëjmë me mite. Fakti se kujtimi për Skënderbeun është ruajtur në traditën e rrëfimeve apo edhe në kodet dokesore, nuk na lejon të përfundojmë se ai qenka mitizuar, përveç kur me pretendime të tilla, dëshirohet të rrënohet morali i kombit.
Nuk është aspak e vërtetë se regjimi komunist në Shqipëri e ka mitizuar këtë hero të kombit. Përkundrazi regjimi komunist i Enver Hoxhës në vitin 1968 organizoi një Simpozium mbarëkombëtar, ku studiues shqiptarë dhe shumë të huaj nga Evropa e bota, hodhën dritë dhe ndriçuan në tërësi jetën dhe veprën e Skënderbeut. Të krisurit dhe të çmendurit mund të “logjikojnë” se pikërisht ky simpozium dhe shumë të tjerë paskan bërë të Skënderbeu të “mitizohet”. Kemi të bëjmë me historinë e mirëfilltë të epokës së Skënderbeut, të shkruar e të dokumentuar me mijëra referenca, me qindra burime, turke, italiane, gjermane, franceze, ruse etj, dhe jo me mite e gënjeshtra.
Në atë Simpozium u lexuan qindra kumtesa, të gjitha kumtesa shkencore, të qindra autorëve madje edhe rusë e turq, italianë e gjermanë, anglezë, austriakë, arbëreshë nga Italia, etj.
Natyrisht se po të mos nxirrej fare në sipërfaqe, Skënderbeu edhe do të harrohej, ashtu sikurse është harruar dhe është injoruar pabesisht dhe tmerrësisht, Halil Patrona nga Hurpishti i rrethit të Manastirit, kryengritësi i Stambollit në vitin 1730, që është njëri ndër personazhet më të njohura të historisë turke dhe botërore, shumë më i njohur në botë, sesa Skënderbeu. Ky është shembulli me ilustrues, për të treguar se çka ndodh kur memorja kombëtare pëson defekt, sepse defektet e tilla i shkaktojnë bastardët e të gjitha kohërave dhe politikat e qarqeve të caktuara antikombëtare si në të kaluarën ashtu edhe sot.
Për dallim nga Skënderbeu, i cili me ushtarët e tij besnikë u kthye në Krujë, në pronat e babait dhe të njerëzve të gjuhës e të gjakut dhe ngriti flamurin, të cilit iu bashkuan shumica e princërve shqiptarë, Halil Patrona ngriti në këmbë turmat e pakënaqura të Stambollit kundër Sulltanit, i cili jetonte në ar dhe begati, duke kultivuar tulipanë dhe duke ndërtuar shtëpi publike në Stamboll. Kërkesat e Halil Patronës ishin kërkesa njerëzore, universale. Ai kërkonte që të zbuteshin tatimet, të shfuqizoheshin tatimet e përjetshme, “malikanet”, dhe në kohën kur në Stamboll populli vdiste urie, të prisheshin dhe të digjeshin 150 shtëpitë e dëfrimeve, të prostitucionit, të cilat po i ndërtonin inxhinierët francezë, në vendin “Te ujërat e ëmbla”.
Jetën dhe veprën e Halil Patronës nuk e njohin shqiptarët, sepse ai është përjashtuar nga tekstet e historisë tonë kombëtare, meqë nuk ka kërkuar ta bëjë Shqipërinë. Është e vërtetë se ai ndoshta as ishte kujtuar ta bënte Shqipërinë, por donte drejtësi për të gjithë dhe dënonte amoralitetin, perversitetet dhe marrëzitë. Qëllimi i tij ishte universal, ashtu sikur qëllimi i Nënë Terezës, e cila asnjë ndihmë nuk i dha kombit të vet as fëmijëve të sëmurë shqiptarë, por me përkushtimin e saj rrezatoi mbi tërë njerëzimin, meqë ajo doli nga suazat e ngushta të kombit dhe iu përkushtua fesë e humanizmit. E tillë, për nga dimensioni ishte vepra e Halil Patronës, i cili edhe u vra pabesisht nga Sulltan Mahmudi në nëntor të vitit 1730 së bashku me 12.000 jeniçerë shqiptarë.
Ben Blushi në romanin e tij “Të jetosh në ishull” në mënyrën më bastarde shtrembëron figurën e Halil Patronës, ashtu sikur edhe atë të Skënderbeut dhe Ali Pashë Tepelenës, por madhëron dhe ngrit në qiell figurat mitologjike serbe e greke. Ky është shembulli tipik i një bastardimi të marrë.
Të pretendosh, se vetëm shqiptarët e krishterë e paskan ruajtur kombësinë dhe shqiptarët islamë paskan qenë dhe qenkan mercenarë dhe njerëz pa identitet, kjo nuk është më pak se një urrejtje morbide, të cilën e ka lakmi Beogradi dhe Athina, për të mos thënë se edhe e financojnë po këto dy pole antishqiptare.
Por e vërteta nuk mund të mbyllet “në një ishull” të një bastardi, as ne komente të një të marri, as me sharjet e një pisi, meqë të gjitha figurat më madhore të kombit tonë, me përjashtime të rralla kanë qenë dhe janë shqiptarë të besimit islamë, edhe pse ata kurrë nuk e kanë identifikuar kombin me fenë, por kanë mbajtur një qasje krejtësisht emancipuese në këtë drejtim, me moton “Fe e shqiptarit është shqiptaria”.
Kjo moto i pengon bastardët, ashtu sikur iu pengon Skënderbeu, Halil Patrona, Ali Tepelena, Avdyl Frashëri, Ismail Qemali, Ahmet Zogu, Enver Hoxha e deri te personalitetet e sotme të njohura të kombit shqiptar, si Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ismail Kadare, madje edhe Adem Jashari, të cilin një bastard i tillë, e quan “fshatar kopuk që mori në qafë tërë familjen”. ( Vepra e Henri Perrit, për UÇK-në).

Tash për tash kemi vetëm disa emra arrogantësh që po bëjnë përpjekje ta përçajnë njësinë kombëtare, historike e kulturore të kombit, si Ben Blushi, Fatos Lubonja, Avdi Baleta, Aurel Plasari, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi, Baton Haxhiu, Jusuf Buxhovi e të tjerë, që hiqen pas tyre. Të tillët, në dukje janë pak, por duke parë disponimin e disa qarqeve evropiane, proserbe, në politikat e tyre antishqiptare, duket se politika e moderuar e Evropës, e cila po shpik identitete të reja mbi kurriz të kombit shqiptar, dhe e cila nuk pranon në asnjë mënyrë që shqiptarët të bëhen bashkë me një shtet, sikur kombet e tjera të Ballkanit, atëherë kjo çështje duhet të merret me seriozitet, në radhë të parë nga të gjitha ata, që nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga kombi, historia, gjuha dhe kultura e tyre.
Bastardë ka pasur në çdo kohë dhe do të ketë.
Është mirë kur ata vetë identifikohen. Ka rrezik nga ata që veprojnë nën maska dhe të kamufluar si ideologë të politikave të caktuara, të cilët po e drejtojnë kombin e ndarë në pesë shtete dhe po bëjnë përpjekje që kësaj ndarje t’i japin vulë të përjetshme.
Kjo është e rrezikshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptyFri Dec 19, 2008 4:38 pm

Faleminderit Vrana per kete shkrim te Zotit Ahmet Qeriqi: Miti apo historia, gënjeshtra apo e vërteta?

Eshte tamam koha kur duhet prekur fort kjo ceshtje antishqiptare, e cila kohet e fundit po fillon te marre permasa absurde dhe me synime te qarta. Ne nje kohe kur Europa krenohet me nje hero gjigand sic eshte Gjergj Kastrioti Skenderbeu, tek ne disa vegla te qellimshme, kerkojne te mbulojne Diellin me shoshe. Por keto sterkala balte nuk e arrijne dot Qiellin dhe Yjet.

Edhe nje here falenderoj Zotin Ahmet Qeriqi dhe e uroj te shkruaje sa me shume qe te jete e mundur per kete teme, duke u nisur edhe nga fakti qe brezat e rinj kane nevoje te lexojne materiale te reja te botes shqiptare dhe te mos ndjehet aspak boshlleku qe po kerkohet te krijohet ne kete kohe te mbrapshte, e cila shpresoj t'iu kthehet 100 fish atyre qe duan te zbehin dhe te shemtojne historine e lavdishme dhe heroike te Shqiptareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shqipo_
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Shqipo_


Male
Numri i postimeve : 194
Age : 112
Vendi : Prespe
Registration date : 31/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: TERRORI SHTETEROR VAVHDON NE IRJM...   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySun Dec 21, 2008 3:16 am

MARREZIA VAZHDON --- BDI DUHEJ TE DALE NGA QEVERIA TANI SKA KUPTIM TE MBETET ATY...

-------------------------------------------------------------
Policia arrestoi tre persona nga Haraçina


Gjatë aksionit të bastisjes në disa shtëpi në Haraçinë, policia arrestoi tre persona, dy në familjen Beqiri, të cilët i dyshon për vrasjen e policit të Alfa-s para ca kohe në Shkup.


Dyer e mobilje të thyera, trishtim dhe revoltë tek qytetarët. Kjo është fotografia e ditës së sotme për shumë familje shqiptare të cilat ishin cak i aksionit të pjesatrëve të MPB-së. Gjatë aksionit policor në orët e hershme të mëngjesit u basistën disa familje në Haraçinë dhe Çair të Shkupit nën dyshimin se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së një pjestari të njësititi policor Alfa që ndodhi kohë më parë në Shkup. Në Haraçinë janë arrestuar tre persona prej të cilëve dy në familjen Beqiri, familje kjo e cila është bastisur edhe herën e kaluar menjëher pas sulmit mbi pjestarët e njësitit Alfa në afërsi të Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup.

"Po të dytë i morën, edhe Mirsadin edhe Rijadin edhe dolën deri aty i morën, ata shkunë na metëm këtu. Për këtë rastin pse e kanë vra këtë të Alfës, këto nuk kanë lidhje me ato, në shpi janë kanë. Unë nuk po di cka me bo, vec me lanë këtë shtet e me dal", thotë nëna e të arrestuarve Hidushe Bekiri.

Fuat Bekiri, vëllau i të arrestuarve, thotë se nuk e ka të qartë cfarë po ndohë me vëllëzrit e tij."makinën e autorëve të vrasjes e gjejnë dikun tjetër, vijnë te na e lypin, ndodhë dikun tjetër, vijnë prap te na, familja Bekiri sikur me qenë kriminelt më të mëdhej në Maqedoni", rëfen Fuati. Sipas tij policia e ka ndjekur disa ditë me radhë dhe nuk e kanë lënë të qetë deri sa ka shkuar në shkollë. "Është bërë puna edhe me lënë shkollën prej atyre, cka të bëjë",ankohet ai

Aksioni policor në po të njejtën kohë është realizuar edhe në lagjen Çair të Shkupit ku është bastisur familja Dauti. Janë arrestuar tre persona në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Kosovës .
"Vëllanë edhe djalin e tezez e kanë rahur dhe i kanë përgjakur.Babain gjithashtu e pashë të shtrirë. Policia e shtinë edhe djalin e tezes dhe vëllanë. Drdhëshin të dy ndërsa policët nuk i lejonin të vishen", thotë Luljeta Dauti, motra e të arrestuarit.

ME SHUME: http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/9010.html

**************************************************

Arrestohen 4 persona nga Opaja e Kumanovës
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Thumbnail.php?file=bastisje_566786206


Forca speciale të policisë gjatë orëve të para të mëngjesit kanë bastisur edhe shtëpinë e familjes Qerimi në fshatin Opajë të Kumanovës duke arrestuar katër djemtë.
Nga kjo familje janë arrestuar katër vëllezërit Rexhail, Jetulla, Ejup dhe Zeqirija Qerimi, të cilët sipas familjarëve të tjerë janë keqtrajtuar nga ana e policisë pa asnjë pretekst.Gjatë bastisjes së policisë në shtëpi ka qenë edhe vëllai i të arestuarve që jeton në Zvicër së bashku me familjen. Ata thonë se janë tmerruar nga aksioni i mbrëmshëm, duke u nisur nga fakti se edhe fëmijën e tyre me të meta psikike e kanë maltretuar.
Bashkëshortja e axhës Arife Qerimi thotë se policiët e kanëmaltretuar edhe një person të familjes së tyre me të meta mendore.

"Për asgjë, hiq qe dy herë që bëjnë kështu, a është e drejt kështu pa pasur faj? Nuk kanë lënë tesha pa përmbysur, nëpër frigorifer.Andej, këndej turr kanë bërë, ska. Duke na i mbajtur pushkët në gojë kërkonin automatikët. A i mbahet tyta e pushkës fëmijës së vogël dhe të sëmur", rëfen Arife Qerimi.

Nipi familjes Qerimi, Bunjamini thotë se axhallarët e tij janë të pafajshëm dhe nuk e di se pse janë arrestuar. "Me rend po i marrin të gjithë! Nuk po e dimë çfarë është kjo? Sikur të kishin bërë diçka nejse që kanë hyrë në shtëpi, ama pa bo asgjë.kur të hyjsh hyn...",ankohet ai
Familja Qerimi është bastisur edhe para 1 muaji kur dhe u vra pjestari i njësitit të policisë ALFA. Atëherë u arrestua vetëm Ejup Qerimi, i cili pas marjes në pyetje u la i lirë .
Valmir Kuçi

*********************************************

Bastiset botuesi i gazëtës Koha

12 20, 2008 03:06:00
Madhësia: A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Font_decrease A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Font_enlarge
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Thumbnail.php?file=Arbwen_567957236



Botuesi Arben Ratkoceri thotë se mbi 30 pjesëtarë të policisë pa mos i treguar vendimin e gjyqit për dy orë kanë bastisur shtëpinë e tij në pranin e familjes së tmerruar.

Për dy orë e gjysmë rresht në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme bastiset shtëpia e botuesit të gazetës KOHA Arben Ratkoceri. Arsyet e bastisjes nga forcat speciale policore, nuk i ka të njohura as vetë Ratkoceri të cilit nuk i është dhënë vendimi gjyqësor për ta parë me pretekst që të mos e sheh emrin e gjykatësit hetues.

"Sot në mëngjes rreth orës katër deri në 06;30 minuta njësitet speciale të Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, diku mbi 30 të armatosur dhe me maska u futën në shtëpinë time dhe familjes time ku bënë një kontroll të detajuar dhe në të cilën kontroll shkaktuan një tmerr dhe një terror të paparë ndaj dy fëmive të mi të mitur si dhe prindërve dhe kuptohet bashkëshortes. Arsyeja, me insistimin timë për të kërkuar dokumentin e gjykatësit hetues për bastisje, ata nuk ma jepnin duke u arsyetuar se nuk guxon ta shohësh emrin e gjykatësit hetues se mund të marish ndonjë masë më të dhunshme në ditët e ardhme", shprehet botues I gazetës KOHA, Arben Ratkoceri.
Sipas Ratkocerit pas bastisjes dy orëshe ku policia nuk ka gjetur asgjë ka marrë në pyetje personalisht atë por edhe prindin e tij duke u parashtruar pyetje banale.

ME SHUME: http://alsat-m.tv/Lajme-nga-vendi/9007.html

*************************************************


Për vrasjen e policit dyshohen 18 persona

12 20, 2008 04:17:00

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Thumbnail.php?file=ivo_kotevski_775582441_537018443_717745564_110169651



Aksioni i sotëm i polcisë me ç'rastë janë bastisur afro 20 shtëpi dhe janë privuar 18 persona është vazhdimësi e aksionit policor për zbardhjen e rastit të policit të vrarë të njësitit Alfa Afrim Arifi, më 26 nëntor të këtij viti.Në këtë sulm në afërsi të Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup mbetën të plagosur edhe dy pjesëtarë tjerë të njësitit Alfa.
"Sot në mëngjes duke filluar nga ora 4, në më shumë objekte, më saktë bëhet fjalë ëpr 20 objekte në rajonin e Shkupit, Haraçinës dhe Kumanovës është kryer bastisje nga ana e policisë me çrrastë për shkak të indikacioneve për përfshirje në atentatin apo për shkak të mundësisë se posedojnë informata të caktuara për kryerësit e sulmit në polici janë ndaluar 18 persona prej të cilëve 17 shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas të Kosovës", deklaroi Ivo Kotevski, zëdhëëns I MPB-së.
Sipas Kotevskit të gjitha bastisjet janë ndërmarrë me vendim gjyqësor dhe gjatë tyre nuk është shkaktuar ndonjë incident Ndërkohë sipas tij bastisja në shtëpinë e botuesit të gazetës Koha Arben Ratkoceri ka ndodhur si rezultat I koincidencës. Mirëpo përgjigja e Kotevskit, në pyetjen se pikërisht kanë hyrë në shtëpinë e Ratkocerit, ishte shumë konfuze.
"Nuk kërkohet botuesi i Kohës, por vetëm bëhet fjalë për koincidencë rreth asaj që ai është botues i Kohës dhe në përgjtihësi bëhet fjalë për keqpërdorim të mediumit, meqë Koha në asnjë moment nuk është lëndë hetimi", shtoi Ivo Kotevski.

Sipas Kotevskit, personat e ndaluar po merren në pyetje dhe në rastë se do të konstatohet nevoja e procedimit të mëtejmë, atëherë ndaj personave që do të konstatohet se janë të involvuar në rastin do të ngritën edhe padi penale.
Bedri Rexhallari
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbksh-aksh.tk
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 68
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 EmptySun Dec 21, 2008 6:34 pm

lox

Shkruar nga Danel Cana

MIKROÇIPI I EMIGRANTIT

( Fejton... për fëmijët pushtetar.)

Kur të shihni se jam tretur,

Mos kujtoni se kam vdekur.

Jam i gjallë e jam në jetë,

Jam në dritë të vërtetë.

-Naim Frashëri-



“ Një mizë e kapur në rrjetën e një merimangeje befas mundohej të çlirohej prej saj dhe i lutej merimangës ta zgjidhte nga ato fijet e mallkuara që nuk e linin të lëvizte lirishtë.

-Më vjen shum keq...- Ju përgjigj merimanga me mirësjellje.

-...Për të lidhur di...Për të zgjidhur nuk kam mësuar akoma.”



E kemi thënë e stërthënë,por shteti dhe qeveria Greke është më keq se ai fëmija kokëfort që, kur i flasin të mëdhenjtë, të mos e bëj një veprim,ai vepron më me kokë-fortësi dhe bën më keq, për t’i shkuar e tija!Të tjerët kur e shohin thonë me keqardhje: - “ E do me të mirë,..ndryshe egërsohet !”

Tamam...! Me të mirë po e merr qeverija Shqipëtare dhe shteti Shqipëtar por as kështu nuk u zbutkërka!

Ç’far do ti? - I thotë qeverija shqiptare.

- Do varrezat e bashkëkombasve të tu, që ranë në luftë me italianët? Merri...Bëji ku të duash,sa të duash dhe kur të duash.Respektojmë ndienjat kombëtare të popullit Grek..S’ka gjë se poshtërohen ato të popullit Shqipëtar..!

- Do flamurin grek në Himarë? Ngrije kur të duhet dhe sa të duash...!

- Do tabelat e rrugëve greqisht? Merri...bëje me gërma të mëdha, si të duash ti..!

- Do shkolla greke? Posi...ku të duash dhe sa të duash...!

- Do dhe tekstet e historisë t’i botosh vetë? Edhe këtë bëje, si të të dojë kokrra e qejfit...!

- Do kryepeshkopin ta kesh tëndin ? Posi ore..do ta mbajmë si ujët e pakët...! Se është përfaqësuesi shpirtëror i Ortodoksëve shqipëtar...!

Ajo ga...Shqipëria,...na....

Po Greqia?

- Ç’far do ti? – I thotë Shqipërisë.

- Do të njohim Kosovën? Aaaaa prit...nuk jan pjekur kushtet...! Do mendohemi dhe do të marrim në telefon...!

- Do patetntat shqipëtare të konvertohen?Aaaa..nuk je në Evropë!Nuk më duhet se ç’bën Italiani apo tjetëri.

- Do të hysh në Evropë? Aaaaa,nuk është në dorën tonë! Ne vetëm veton kemi....!

- Do t’i trajtoj mirë emigrantët? Posi ore...! I mbaj si ujët e pakët se më duhen.Nuk i lë të dalin gjakundi.U kam vënë nga një “mikroçip” të vogël në qafë, për t’i parë se nga lëvizin.Po kaluan kufirin pa leje..e dinë ç’i pret...Punon gërshëra !

- Si thatë? Si u realizua mikroçipi? Po të sqaroj.Shum kollaj fare.Shum e thjeshtë.Ligj për ligjërimin nuk nxierr! Por nxierr për çligjërimin! Ai ka efektin e mikroçipit dhe shkuar atij.Çfar do bëj emigranti kur është me familje dhe mezi mbijetoj që e ngriti atë në Greqi? “Duhet të mendohet mirë e mirë që të largohet apo të ngrerë krye”- Shprehet ndonjë ministër.Ligj për t’u ligjëruar nuk kam nxierr ndonjëherë dhe as kam ndërmënd, por për të mbetur të pa ligjshëm gjithmon është në fuqi.Për të marrë lejen e qëndrimit emigranti duhet të presë shumë,pasi ka paguar në rregull detyrimet...edhe ndonjë gjobë mbi të...se është krizë botërore!Këto janë kushtet nuk kemi mundësi të tjera...!

Për të dalë i pa ligjshëm, del brënda ditës.Shërbimi këtu është shumë, shumë xhentil-qirjos..amesos..(zotëri,në moment,i regullt)

Do të pyes ndonjë...jashtokësor,si e pse gjoba.?Ka ligje,”pedhi mu”! Ndërron vënd banimin...? Ka gjobë...Ndërron punën..? Ka gjobë...! Ndërron pronarin,,,? Ka gjobë! Ndërron furrën e bukës..? Ka gjobë! Ndërron mëndje e shkon në Shqipëri kur merr asistencë “tamio anergjias”? Ka gjobë! Nuk e deklaroj asistencën. “tamion”në bashki? Ka gjobë. Nuk deklaroj sa her merr frymë? Ka gjobë! Nuk deklaroj sa her lëviz? Ka gjobë! Me një fjalë i kam vetë në dorë..edhe gurin edhe arrën...bëj si dua.



Jam Sulltan,mbret i vërtetë,

Shokë të tjerë s’kam në jetë.

Gjakësor e zemër derr,

Nga frika më bëjnë nder.

-Çajupi-



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 13 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 13 e 15Shko tek faqja : Previous  1 ... 8 ... 12, 13, 14, 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: