|
| A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
+45rrimtaf Lumo Kolleshi arberia Driniiiii socratus Shejh Ummu-Hurejra nanda Blerti_Gashi Xili Arber01 Kasper Ali Baba Tepelena Mirushe kacimix Delia tom sojer Mergimtari feratkoca Eagle Eye agim__barja anila Shqipo_ Leka i Madh Eva0506 Ago Muji Luki Nezir Myrta murturi valdrini blerim Guximi bukla zeriatdheut naqeta Orfe@ Euridika schumi Anna Riki30 Sofra Beton Kosovarja drenusha besa-bese 49 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Dec 22, 2008 2:52 am | |
| Terror i përmasave shqetësuese
Zejnulla VESELI Shkup, 21 dhjetor - Ky terror që po bëhet ndaj shqiptarëve dhe që po vazhdon në kontinuitet është edhe një sinjal i injorancës dhe paaftësisë së partisë shqiptare në Qeveri. Kështu fillon reagimi i Demokracisë së Re të Imer Selmanit, në të cilin reagim thuhet se shqiptarët në Maqedoni në zgjedhjet e fundit nuk votuan që të bastisen dhe të terrorizohen në mënyrë kaq brutale. "Shprehim shqetësimin tonë më të thellë për bastisjen në shtëpitë e familjeve të dëshmorëve, ish-pjesëtarëve të UÇK-se si dhe të një gazetari, akt të cilin e cilësojmë si veprim kundër mendimit dhe fjalës së lirë. Andaj kërkojmë sqarime nga partia shqiptare në qeveri se çka është duke ndodhur me gjithë këto bastisje nëpër vendbanimet shqiptare", thuhet në komunikatën e DR-së.
Po përsëritet situata e 2001-it
Ndërkohë, kreu i Bashkimit Demokratik Kombëtar, Hysni Shaqiri, në reagimin e tij drejtuar gazetës, konstaton se aksionet e policisë me motive tepër banale, bastisje të shpeshta dhe arrestime individësh të pafajshëm, po akumulojnë krahas terrorit edhe revolta të mëdha te popullsia. Shaqiri thotë se "bastisja e shtëpisë së gazetarit Ratkoceri tregon se sa Qeveria dhe policia është në gjendje të bëjë vetëm për të mbyllë fjalën dhe dyert mediave të lira". "Ndërsa panika që po shkaktohet në zonat e luftës ka një prapavijë të qartë: përsëritje të situatës së vitit 2001 dhe krijim të një terreni më të pastër për realizimin e planeve të tyre. Strategjinë që po e përdor policia është e njohur. Gabimin më të madh e mbajnë partitë politike shqiptare, të cilat kanë krijuar terren për realizimin e kësaj strategjie, sidomos me incidentet e ndodhura edhe gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku forcave policore maqedonase iu krijua mundësia të zbatojnë lloj-lloj skenarësh", thuhet në reagimin e Shaqirit.
Po ashtu, vëren kreu i BDK-së, qëllimi i këtyre aksioneve dhe bastisjeve është të thyhet egoja e shqiptarit dhe të zhvlerësohet çdo lloj vlere e luftës që u arrit me shumë shumë sakrifica. Tash forcat policore me ndihmën e disa individëve të caktuar të përfshirë në kriminalitet dhe që rrënjët i kanë edhe te pushteti, realizojnë skenarët.
"Fatkeqësisht, ne nuk jemi vigjilentë dhe nuk jemi të zgjuar që këto dukuri t'i ndërpresim", thotë Shaqiri. Në mbështetje të tezës se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO ka rrezik që të destabilizohet vendi dhe rajoni, koalicioni qeveritar VMRO-BDI ka ndërmarrë një fushatë diplomatike në politikën e jashtme dhe një dhunë të paparë ndaj shqiptarëve në politikën e brendshme. Kështu nis reagimi i Bashkimit Demokratik Shqiptarë, kreu i të cilës, Bardhyl Mahmuti, vlerëson se bastisja, dhuna dhe presionet ndaj botuesit dhe drejtorit të së përditshmes shqiptare "Koha", Arben Ratkoceri dhe të familjes së tij, hyjnë në funksion të terrorit shtetëror për të imponuar heshtjen mediatike ndaj shtetrrethimit të pashpallur të vendbanimeve shqiptare të komunave të Shkupit, Hasnabegut, Haraçinës, Kumanovës dhe Likovës. "Bastisja dhe dhuna e mbi 3000 familjeve shqiptarë vetëm për tre muajt e fundit janë dëshmi se autoritetet shtetërore të Maqedonisë nuk lënë mjet pa përdorur për të provokuar destabilizimin e vendit. Arrestimet në Haraçinë, Çair të Shkupit dhe Opajë të Kumanovës janë sinjal alarmi për të gjitha institucionet demokratike ndërkombëtare se Maqedonia po hyn në një konflikt të pashmangshëm me shqiptarët, pasojat e të cilit mund të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon", thuhet në reagimin e BDSH-së.
Tendencë për të heshtur fjalën e lirë
Agjencia e lajmeve INA reagon ashpër kundër bastisjes dhe dhunës psikologjike ndaj gazetarit dhe drejtorit të gazetës "Koha" në Shkup, Arben Ratkoceri. Nëpërmjet një reagimi drejtuar mediave, INA thekson se "kjo ndërhyrje dhe dhunë psikologjike në shtëpinë e kolegut Arben Ratkoceri nuk është spontane, as rastësi, por këtë e kuptojmë si tendencë për të heshtur dhe trembur fjalën e lirë dhe gazetarët shqiptarë, përballë një situate të mjerë dhe nënçmuese që për çdo ditë bëhet më e rëndë në Maqedoni". Ndërhyrja e dhunshme në adresë të një personaliteti publik, sipas INA-s, nuk donë arsyetime dhe broçkulla për lëshime, gabime apo forma të tjera të arsyetimeve, por është një atak i rëndë dhe i pakompensueshëm ndaj fjalës së lirë. "Ndjehemi të tmerruar nga ky akt i turpshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kërkojmë përgjegjësi të plotë nga krerët e saj më të lartë, duke thirrur edhe prononcimin e Qeverisë dhe institucioneve të tjera", thuhet në reagimin e INA-s.
Botuesit: Presion direkt ndaj mediave
Reagim në adresë të KOHA-s ka dërguar edhe Shoqata e Gazetarëve Shqiptarë të Maqedonisë, e cila ka dënuar ashpër bastisjen nga njësitë e forcave speciale banesën e botuesit dhe gazetarit, Arben Ratkoceri. "Konsiderojmë se ky akt është abuzim flagrant me të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe një sulm ndaj fjalës së lirë. SHGSHM apelon të gjithë institucioneve përkatëse dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më shpejtë të marrin të gjitha masat dhe të zbardhin incidentin e ndodhur. Në të kundërtën, këtë rast do ta konsiderojmë si një sulm të rëndë ndaj lirisë së mediave dhe shkelje të patolerueshme të të drejtave të njeriut", thuhet në reagimin e SHGSHM-së. Reagim po ashtu ka dërguar edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila bastisjen e shtëpisë së botuesit të KOHA-s, e vlerëson si presion direkt ndaj lirisë së fjalës së lirë dhe trysni ndaj gazetarëve.
"Konsiderojmë se kësisoj ndodhi janë presion ndaj botuesve dhe janë direkt të drejtuara ndaj lirisë së publikimit që është bazë e lirisë së të shprehurit", thuhet në reagim të Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
IMER SELMANI Shqiptarët në Maqedoni në zgjedhjet e fundit nuk votuan që të bastisen dhe të terrorizohen në mënyrë kaq brutale. Kërkojmë sqarime nga partia shqiptare në qeveri se çka është duke ndodhur me gjithë këto bastisje nëpër vendbanimet shqiptare
HYSNI SHAQIRI Panika që po shkaktohet në zonat e luftës ka një prapavijë të qartë: përsëritje të situatës së vitit 2001 dhe krijim të një terreni më të pastër për realizimin e planeve të tyre. Strategjinë që po e përdor policia është e njohur. Gabimin më të madh e mbajnë partitë politike shqiptare, të cilat kanë krijuar terren për realizimin e kësaj strategjie
RUFI OSMANI Fotografitë në televizionet e vendit për bastisjet e egra në shumë shtëpi të shqiptarëve dhe në shtëpinë e z.Ratkoceri më prekën rëndë. Këto skena trishtuese të këtij shteti i kam përjetuar personalisht në vitin 1997. Në pamundësi të ju asistojmë në mënyrë tjetër, ju shprehi përkrahjen time të plotë morale në denoncimin që u bëni këtyre veprimeve inkriminuese dhe jonjerëzore të pushtetit
BARDHYL MAHMUTI Në mbështetje të tezës se nëse Maqedonia nuk hyn në NATO ka rrezik që të destabilizohet vendi dhe rajoni, koalicioni qeveritar VMRO-BDI ka ndërmarrë një fushatë diplomatike në politikën e jashtme dhe një dhunë të paparë ndaj shqiptarëve në politikën e brendshme | |
| | | Arber01 Fillestar/e
Numri i postimeve : 34 Age : 43 Vendi : arberia Registration date : 20/12/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Dec 22, 2008 3:15 am | |
| Kakaoja dhe çokollata
A e dinit se kakaoja ka veti antioksidante shumë të fuqishme?! Falë kokrrave të kakaos, të cilat kanë veti ushqyese shumë të dobishme, ky ushqim me bazë bimore ka veti antioksidante, të cilat e rendisin në ushqimet më të dobishme krahas zarzavateve, fasuleve, drithërave dhe frutave të thatë, por gjithmonë kur konsumohet në sasi të moderuar.
Kokrrat e kakaos janë të pasura në një antioksidant specifik të quajtur flavonol. Flavonolet gjenden në sasi të konsiderueshme te mollët, manaferrat, fasulet, frutat e thatë, rrushin e kuq, verën e kuqe dhe çajrat bimore. Në anglisht, kokrrat e kakaos quhen “cocoa beans” pra fasulja e kakaos, por në fakt ato nuk janë fasule. Ato janë fara të pemës Theobroma cocoa. Këto fara përdoren për të prodhuar kakaon dhe çokollatën. Pudra natyrale e kakaos prodhohet duke presuar dhe larguar sasinë më të madhe të gjalpit të kakaos nga korra e saj. Çokollata bëhet nga kakaoja, duke i shtuar gjalpë ekstra. Çokollatat e ndryshme përmbajnë flavonole në përqindje të ndryshme dhe studimet tregojnë se ato i japin veti mbrojtëse për shëndetin.
Kakaoja i jep trupit fuqi antioksidante Duke ngrënë sa më shumë ushqime forcohen mekanizmat mbrojtës të organizmit kundër molekulave të dëmshme, siç janë radikalet e lira. Kakaoja dhe çokollata janë të pasur në antioksidante. Kur i krahasojmë ato me ushqime të tjera, kakaoja dhe çokollata mund të kenë 10 herë më shumë fuqi antioksidante dhe për këtë renditen në fillim të listës së ushqimeve me veti mbrojtëse për organizmin. Për të bërë zgjedhjen më të mirë, shikoni të zgjidhni kakao të pa –alkalizuar (non –alkalized cocoa). Kakaoja natyral është i pa-alkalizuar. Gjithashtu, zgjidhni çokollatën e errët në ngjyrë, ose me të paktën 40% kakao.
Kakaoja, flavonolet dhe shëndeti Flavonolet janë substanca të studiuara për kontributin e tyre në aromën dhe ngjyrën e ushqimeve të ndryshme. Benefitet e kakaos dhe çokollatës prekin sistemin kardiovaskular, veshkat, shëndetin e trurit, sistemin imunitar, diabetin, si dhe presionin e gjakut. Deri tani studimet mbi kakaon dhe çokollatën kanë raportuar efektet mbrojtëse të mëposhtme për sistemin kardiovaskular: •Ulje të riskut të formimit të pllakave në arterie, duke ulur kolesterolin e keq LDL •Rrisin nivelin e kolesterolit të mirë HDL •Ndihmojë në hollimin e gjakut, duke e bërë atë të qarkullojë më mirë në enët e tij •Ul presionin e gjakut •Ndihmojë në nivelin e sheqerit në gjak •Ndihmon në ekuilibrin e neurotransmitorëve, duke pasur një efekt relaksues dhe antidepresiv (kujdes se sasi të mëdha konsumi të çokollatës mund të krijojnë vartësi për këtë arsye!!!) Si të gjejmë kakaon dhe çokollatën e përshtatshme Normalisht, sa më shumë të ketë përqindje të kakaos natyrale në çokollatë, aq më e madhe është dhe përqindja e flavonoleve. Por, fatkeqësisht, ashtu si dhe me zarzavatet, procesi i përpunimit dhe i gatimit e ul përqindjen e nutrienteve të dobishme në këtë produkt. Megjithatë, prodhuesit e mëdhenj të kakaos dhe çokollatave janë duke punuar për gjetjen e mënyrave që ruajnë sa më shumë vlerat ushqyese. Si një ushqim me prejardhje bimore, edhe çokollata mund të bëhet pjesë e një sëmundjeje të shëndetshme, nëse ajo konsumohet në sasi të moderuar. Çokollata u jep ushqimeve një aromë shumë të këndshme, duke i bërë ato edhe më të pëlqyera, si p.sh., qumështit. Megjithatë, mos harroni se dhe çokollata ka kalori të shumta, prandaj duhet konsumuar me sasi të vogla. 1 pafkë çokollatë (10 - 20gr) çdo ditë ju ofron shije që ju pëlqen dhe mjaft benefite për shëndetin. | |
| | | Arber01 Fillestar/e
Numri i postimeve : 34 Age : 43 Vendi : arberia Registration date : 20/12/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Dec 22, 2008 3:16 am | |
| Shtypi gjerman për mbylljen e kampit të Guantanamos
"Wiesbadener Kurier": Përgatitjet e Pentagonit për mbylljen e Guantanamos, një lajm i mirë jo vetëm për të burgosurit e atjeshëm, por për të gjithë amerikanët të cilët u kushtojnë rëndësi të drejtave të tyre kushtuese.
Gazeta "Westfalen Post" (Hagen) shkruan: "Qëndrimi ndaj kampit të torturave Guantanamo nuk ka qenë gjithmonë pa hipokrizi. Edhe pse dihet prej vitesh që në të mbahen të burgosur persona të pafajshëm, kur ka qenë fjala se ku duhet të çohen ata, edhe kritikuesit më të fortë të Bushit heshtnin. Gjermani Kurnaz dëshmon se fati i tij nuk u interesonte shumë aktivistëve për të drejtat e njeriut nga radhët e social-demokratëve dhe ekologjistëve.
Gazeta "Wiesbadener Kurier" vëren: Përgatitjet e Pentagonit për mbylljen e Guantanamos janë një lajm i mirë jo vetëm për të burgosurit e atjeshëm, por për të gjithë amerikanët të cilët u kushtojnë rëndësi të drejtave të tyre kushtuese. Vetëm pasi kjo njollë turpi të jetë fshirë, presidenti Obama do të ketë mundësi të reklamojë sërish në botë vlerat e SHBA-ve dhe të kërkojë të ketë ndikim në drejtimin e saj.
Kurse "Ostseezeitung" (Rostock) shkruan: Mbylljes së kampit në Guantanamo jo vetëm që i kishte ardhur koha prej kohësh, por në fakt ai as që duhej ngritur. Në fund të fundit ky kamp sikurse edhe torturat në burgun irakian në Abu Ghraib, më tepër i kanë dëmtuar se sa u kanë ardhur në ndihmë SHBA-ve. Fushata mbarëbotërore e SHBA-ve kundër terrorizmit u diskretitua moralisht dhe politikisht. Nën drejtimin e George Bush-it Uashingtoni besonte, se lufta kundër terrorit justifikon vërtet çdo mjet. Nën drejtimin e Obamës ky qëndrim do të ndryshojë. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Dec 23, 2008 5:55 pm | |
| Hulumtim: Serbët në Kosovë ndihen më të sigurt se shqiptarët 12 23, 2008 03:36:00 Kosovarët dëshirojnë që vitin e ardhshëm të dalin në zgjedhje parlamentare. Me këtë konkluzion ka dalë hulumtimi i ri i opinionit "Paralajëmrimi i Hershëm" i bërë nga PNUD në Kosovë.Rreth 40 përqind e të anketuarve kanë thënë se në vitin 2009 në Kosovë duhet të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, krahas atyre lokale, përderisa 17 përqind favorizojnë vetëm mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Krahas këtyre shifrave, hulumtimi tregon një rritje të lehtë të kënaqshmërisë së opinionit ndaj institucioneve, por edhe rritje të vullnetit të tyre për të dalë në rrugë për të protestuar. "Fatkeqësisht, sipas opinioneve të respondentëve, ekziston një gatishmëri në rritje në Kosovë për të protestuar arsye politike dhe ekonomike. 77 përqind thonë se janë të gatshëm të protestojnë për arsye ekonomike dhe 60 përqind për arsye politike", deklaroi Frode Mauring, shef i PNUD-it për Kosovë. PNUD, në raportet e veta tremujore të këtij lloji, për herë të parë është marrë edhe me matjen e disponimit të qytetarëve ndaj liderëve politikë. Presidenti dhe Kryeministri kanë marrë së bashku rreth gjysmën e votave të të anketuarve, ndërsa i treti qëndron kreu i opozitës, Ramush Haradinaj me 14 përqind të besimit. "Përderisa nga 23 përqind e respondentëve i besojnë Presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, 25 përqind e tyre nuk i besojnë asnjërit nga liderët apo nuk e dijnë kujt t'i besojnë", u shpreh Mauring. Befasia më e madhe e hulumtimit është se serbët ndihen më të sigurt se shqiptarët dhe pakicat tjera në Kosovë. Rreth 50 përqind e shqiptarëve ndihen të rrezikuar për sigurinë e tyre krahas rreth 30 përqind të serbëve që kanë këtë perceptim. "Te serbët e Kosovës kemi më pak se 30 përqind që ndihen të shqetësuar apo në ankth gjatë ditës. Një përqindje më e lartë e tyre ndihen nganjëherë të shqetësuar dhe në ankth, por lajmi i mirë është se mbi 30 përqind e tyre nuk ndihen të shqetësuar për sigurinë e tyre, pra janë më të sigurt", deklaroi Faton Bislimi, analist i PNUD-it. Sipas hulumtimit, ndërmarrja më e korruptuar publike në Kosovë është Korporata Energjetike e Kosovës e ndjekur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit. Përparim Isufi ALSAT KOSOVA | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Dec 26, 2008 7:51 pm | |
| PNUD nderon Arta Dobroshin me titullin “Kampione”
PNUD ka nderuar aktoren kosovare Arta Dobroshi, me titullin “Kampione e objektivave te zhvillimit te Mijevjecarit ne Kosove”. Aktorja per kater vjet do te punoje ne programet kunder varferise, permiresimit te shendetit dhe shkollimit te femijeve.
“Jam teper e nderuar per titullin”, u shpreh aktorja perpara te pranishmeve. Shefi PNUD-it, Frode Mauring e falenderoi ate per pranimin e titullit.
“Ju uroj per sukseset ne karrieren tuaj ne kinema dhe ndihmen qe do te jepni duke u bere kampione e objektivave te Mijevjecarit”, tha ai.
Dobroshi do te angazhohet ne veprimtarite per fuqizimin e grave, luften kunder semundjeve ngjitese dhe mbrojtjen e mjedisit. Ajo bashkohet ne kete mision me futbollistin e kombetares Lorik Cana.
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Dec 28, 2008 7:10 pm | |
| Mat - Protesta te organizuara kunder Del Pontes
Protesta në Gurre te Matit kunder akuzave te Karla Del Pontes per transplante te supozuara organesh ne nje shtepi te fshatit Rripe.
Qindra matjane kane vendosur te mblidhen e te protestojne publikisht ndaj akuzave te hedhura prej ish kryeprokurores se Hages Karla Del Ponte e qe jane perseritur kohet e fundit nga media e zyrtare serbe, se ne nje shtepi te fshatit Rripe ne komunen e Gures jane mbajtur rober serbe gjate kohes se konfliktit te Kosoves e mbi ta jane kryer tortura deri dhe transplante organesh.
Mbi 300 banore nga zona te ndryshme te Matit jane mbledhur perpara shtepise se Abdulla Katucit, pikerisht shtepia e perfolur ne librin e kujtimeve te Del Pontes.
Ne proteste ka marre pjese deputeti i zones Qemal Minxhozi nderkohe qe jane hedhur parrulla kunder Del Pontes e Milloshevicit duke kerkuar drejtesi per shpifjet.
Ne hetimet e zhvilluara deri tani ne lidhje me akuzat e Del Pontes, asnjehere nuk eshte konfirmuar ndonje nga dyshimet qe ngriti teza e ish-kryeprokurores
| |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Dec 28, 2008 7:17 pm | |
| Mjeshtëria e manipulimit me popullin
(Adnan ABRASHI)
Sot, profesioni më i kërkuar, më i preferuar dhe më përfitues në Kosovë, pa dyshim se duhet të jetë ai i politikanit. Mjafton të jesh i dëgjueshëm dhe gjithmonë servil; të kesh prirje t’i trillosh mirë gënjeshtrat dhe ato t’u përshtatësh nevojave ditore duke besuar edhe vetë në vërtetësinë e tyre (vetë rren dhe vetë kujton se është përnjëmend). Më pas, edhe kur gënjeshtra të zbulohet, e që dikur patjetër do të zbulohet, nuk ka problem. E aplikon teknikën e largimit të vëmendjes së opinionit kah diçka tjetër e parëndësishme. Konkretisht, ta zëmë, e kurdis promovimin publik të ndonjë investimi, hapjen e ndonjë shkolle apo rruge, etj.
Në këtë drejtim të shërbejnë mirë edhe mediat tona në dispozicion, e posaçërisht ato elektronike, të cilat pandërprerë do të transmetojnë lajme optimiste se te ne gjendja është shumë e mirë, prandaj aspak nuk ka vend për panik dhe shqetësim. Ato e paraqesin realitetin tonë aq “lule – dritë”, saqë, të gjithë fillojmë automatikisht të besojmë:“ Hajt se kjo s’është asgjë! Ka edhe më keq!” Pastaj, mos të harrojmë se aty kemi edhe muzikë, sport, filma, telenovela... që me dashje, apo pa dashje, na përqendron kahen e vëmendjes sonë kah bota e iluzioneve të pafundme të fantazisë kreative joreale.
Me sa duket, mu këtu qëndron edhe esenca e realitetit të përditshëm shoqëror-politik që ne e kemi sot në Kosovë. Dhe, pikërisht, tek fenomeni i besueshmërisë së verbët ndaj informatave të shumta të servuara nga ana e autoritetit të caktuar, e posaçërisht atij politik, pa e vlerësuar së pari se është ajo e drejtë dhe ku shtrihen qëllimet e kurdisura politike të atij veprimi në prapavijë.
Pse është kështu?
Filozofi Antik Grek Sokrati, dikur i ka mësuar nxënësit e vet se gjatë kërkimit të së vërtetës, rruga e vetme përmes së cilës duhet të shkohet, është, kurë, së pari, të analizohet dhe vihet në pyetje para vetes çdo bindje që e kemi mbështetur fortë gjer në atë moment. Nëse një besim konkret i kalon të gjitha testet e evidencës, deduksionit dhe logjikës, atëherë, ajo ide mund të përqafohet si e vërtetë. Në të kundërtën, e njëjta duhet mohuar, ndërsa, më pas, bartësi i saj duhet ta pyes veten se çka e ka nxitur atë që gjer në atë moment të mendoj ashtu.
Fatkeqësisht, ky princip sokratian, te ne nuk aplikohet sa duhet as në nivele më të larta akademike, e lere më në bindjet dhe mënyrën e të menduarit të masave tona të gjëra popullore.
Ata ekspertë, që e njohin psikologjinë e sjelljes sociale, e dinë mirë se në terminologjinë profesionale, besimi i tepruar dhe jo kritik i masës së gjerë ndaj informatave të prezantuara autoritare publike, si fenomen shoqëror, quhet sindroma “leming”.Çka nënkupton në realitet ky sindromë psiko-social i sjelljesh tonë shoqërore?
Lemingët janë një lloj i minjve të vegjël, të cilët, fare pa angazhuar instinktin e vlerësimit vetjak për rrezik, verbërisht i përcjellin sjelljet dhe veprimet e minjve tjerë. Kështu, kur njëra prej tyre hidhet nga lartësia në greminën pa shpëtim vdekjeprurës, ashtu në varg veprojnë të gjithë anëtarët tjerë të grupit. Ky fenomen krahasues, gjatë analizën së gjendjeve psiko-sociale të sjelljes së njerëzve në shoqëri, në psikologji njihet si sindroma “leming”.
Për njeriun LEMING, në krahasim me popullaritetin e personalitetit qe e thotë një ide, logjika e shëndosh e cila duhej të qëndron prapa atij besimi, fare nuk ka rëndësi dhe nuk është në veprim. “Lemingu”, që të besoj fuqishëm në diçka, mjafton që predikuesi i saj të ketë autoritet, edhe pse, në të kundërtën, ky autoritet mund të jetë i dyshimtë.
Mekanizmi më i përshtatshëm i manipulimit të elitës sunduese me masat e gjëra popullore, që kanë prirje të shprehur kolektive të sindromës “leming”, e thamë edhe më sipër, janë mediet.
Në vazhdim, do t’ua prezantoj një shembull tjetër, që më bindshëm do t’ju vërtetojë këtë konstatim:
Edvard Bernays, magnat dhe udhëheqës i rrjetit më të fuqishëm global informativ “CBS” në SHBA, përndryshe, nipi i themeluesit të famshëm botëror të psikanalizës Sigmund Frojd, në një fragment të veprës së vetë të titulluar “PROPAGANDA”, kishte shkruar:
“Kur të arrijmë ta kuptojmë mekanizmin dhe motivet e vetëdijes grupore, tek atëherë është e mundur të kontrollojmë dhe të udhëheqim me masat ashtu sikur na konvenon neve, e, që, për këtë, ata fare të mos jenë në dijeni… Një manipulim i vetëdijshëm dhe inteligjent me shprehitë e organizuara dhe opinionin publik të masave, është element tejet i rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Ata që manipulojnë me këtë element të padukshëm të shoqërisë, formojnë një qeveri të fshehtë e cila është fuqia që realisht sundon në pushtetin tonë… gati në të gjitha aspektet të jetës sonë të përditshme, pa marrë parasysh se a ka të bëj me sferat e politikës apo biznesit, me sjelljen tone sociale apo të të menduarit etnik, ne dominohemi nga një numër relativisht të vogël njerëzish…të cilët i kuptojnë proceset mentale dhe sjelljet sociale të masave. Mu këta janë ata që tërheqin litarët e çdo gjëje që e kontrollon vetëdijen e opinionit”
Besoj se pas këtij citimi nuk ka nevojë për ndonjë koment shtesë?
“Leming” efekti, në një shtet të drejtë dhe vërtet demokratik, mund të ndikojë pozitivisht në përparimin dhe zhvillimin e mirëfilltë të asaj shoqërie. Andaj, shikuar më thellësisht dhe anën tjetër të medaljes, lemingiteti si fenomen shoqëror, gjatë procesit të ruajtjes dhe zhvillimit të një bashkësie njerëzore, është një virtyt i vlefshëm dhe i nevojshëm i sjelljes sociale, por, sikurse çdo fenomen tjetër natyror, edhe ky mund të keqpërdoret. Ky keqpërdorim posaçërisht është i shprehur tek rastet, kur shteti si aparat i fuqishëm i sundimit me masa, gjendet në duart e njerëzve të gabueshëm dhe amoral, nëse në atë shoqëri mungon liria e vërtetë e mendimit dhe e shprehjes, nëse vepron roli dominues i medieve servile të cilat vetëm për pak para të mbijetesës, i shërbejnë me devotshmëri asaj ane të gabuar që është në pushtet, etj.
Në bashkësitë e organizuara shoqërore që njihen vërtetë si shtete demokratike, ndonjëherë me mënyra të ndryshme manipuluese, mund të vijnë në pushtet edhe grupe apo individ të gabuar, të cilët, përmes po këtij “leming” efekti, do të tentojnë të instalojnë ndonjë formë antidemokratike të qeverisjes. Por, në ato shtete, një sistem mandatar i ligjshëm zgjedhor, i jep mundësi popullit të vetë, që, posa ta nuhasin këtë manipulim, të reagojnë përmes mosdhënies së besimit në zgjedhjet e ardhshme. Bile-bile, nën mundësinë e realizimit të presionit për mbajtjen e tyre të parakohshme.
Këtu në Kosovë, është diçka tjetër, sepse, duhet pranuar haptas se ne nuk kemi ende shtet të mirëfilltë. Sepse, ne nuk kemi liri as demokraci të vërtetë, prandaj, ky sindromë i natyrshëm psikologjik i masave, gjithnjë keqpërdorohet krejtësisht për qëllime të tjera.
| |
| | | Vizitor Vizitor
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Dec 28, 2008 7:32 pm | |
| Eva, te falenderoje shume per kete shkrim qe ke sjellur ketu. Po ashtu e pershendes Adnan ABRASHI dhe e pergezoje per kete shkrim te mrekullueshem qe ka shkruajt. Adnan ABRASHI, eshte dhe antar i forumit tone. Kemi nderin te kemi njerez sikur A. Abrashi ne mesin tone . Respekt, BiBiKiMi. |
| | | Xili Hero anëtar
Numri i postimeve : 4309 Registration date : 06/04/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Dec 29, 2008 10:33 pm | |
| | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Dec 30, 2008 11:54 pm | |
| Kosove, flake e te shtena ne Mitrovice 30/12/2008 19:30 Flake dhe te shtena armesh zjarri jane regjistruar para pak castesh ne uren mbi lumin Iber, ne veri te Mitrovices. Aktet vandale kane ardhur nga reagimi i banoreve serbe, pas plagosjes se nje te riu nga ky komunitet nga dy shqiptare. Sic raportojne mediat ballkanase, ne vendngjarje jane mbledhur forca te shumta te KFOR-it, per te vene nen kontroll situaten. Ura mbi lumin Iber mund te konsiderohet teresisht e blinduar. Plagosja e 16 vjecarit serb Nikolla Bozovic ndodhi ne zonen e quajtur Tre Rrokaqiejte, pas nje perleshjeje mes disa te rinjve shqiptare me disa bashkemoshatare serbe. | |
| | | Delia Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 514 Registration date : 13/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Wed Dec 31, 2008 4:02 pm | |
| Deri kurë vall kështu ? Kemi Shtet dhe Qeveri ? Për tendera dhe karrika të mira e që për Popullin që i zhgjodhi e harruan votën e tyre përse ndodhin kto ,kemi Polici tash u bë edhe Forca e Kososvës përse që pun kryejn kto për ta mbajtur popullin ndër thunderëne tyre që mos tu a bëj kush me gisht . Si një pakic serbe e luan rolin e shteti fqijn dhe kto shofin seri ,përse u lejohet kjo nuk paska Kosova qaq fuqi për ti ndal kta bisha të egra e që jan ende në ëndërr,po të doj shteti një dit asht e madhe për ty vën të gjitha nën kontroll sipas ligjit por jo sepse po u prishet qejfi agallarve të huaj. Duhet mar msim nga fqinjët e vet si Serbija në mes të ditës bën kerdin të pa par ndaj Shiptarve ne Kosovën Lindore kjo duhet të jet shkoll për ta edhe kto duhet të marrin aksine të tilla sepse në Mitrovic ka shum e shum kriminel serb që duhet që miti të jen prapa grillave por jo kto nuk kan forcën e guxim ti bëjn kto gjëra prandaj ndodhin edhe kto gjëra a ta luajn lojën e tyre ,deri kurë kët duhet ta thot qeverija | |
| | | Blerti_Gashi Anëtar aktiv
Numri i postimeve : 593 Age : 36 Vendi : Në Troje të Enver HOXHES !! Registration date : 20/10/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Jan 03, 2009 10:53 pm | |
| Ashtu fliste Mixha Dil !!
Nga Adnan Arbashi
Në dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të falshëm botëror dhe Evropian, unë, më këtë artikull timin, do ta bëja të kundërtën. Do ta prezantoj thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale të shprehur përmes individëve popullor. Konkretisht, mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht i ulur në ndonjë stole të parkut të qytetit tim, e kalon me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh”me guraleca.
Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të preferuar të ndejës, dhe aty ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të tij. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta:
- “E, po, mixha Dil, po na vjen EULEX-i. Si e komenton ti këtë punë?
- “ Paqedashësja dhe trimëria duhet ta lartësojë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të volitshme historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil.
“Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por ta trajtosh atë si produkt i dalë nga raporti i forcës të cilën nuk e do as Zoti. Me të ardhë dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote, apo me të mëso se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër të tu të familjes, kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikan tanë. Një herë e kishim si babaxhan në kokë krejt botën (UNMIK-un), ku në të u vërehej se më shumti i ecte fjala Evropës, tashti po na vjen mu kjo Evropë me këtë EULEX-in ku, më së shumti po i ecë fjala Serbisë, e po tutna që mas disa viteve, runa Zot, fundi i kësaj pune, mos po na del ne si Kosovë, ku do të dominoj vetëm Serbia”
“Por, sipas teje, si duhet me ia bë kësaj pune, mixha Dil?” – e pyeta unë në vazhdim
Me paqedashësi po se po, biri im, por edhe me trimëri. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit. Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vendet e duhura. Sikur po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tri biçim njerëzish si politikan: dikush që është ose politikan i vërtetë, ose gjysmë-politikan, ose hiq-politikan. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët; gjysmë politikan është ai që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq politikan është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja ti vetë se çfarë biçim politikanësh ne sot i kemi në pushtet këtu në Kosovë”?
- “A ke fëmijë, o dashamirë? - Ndërhyri papritmas në këtë bisedë me pyetjen e tij shoqëruesi tjetër dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil.
- “Po, 3”!- i thash.
- “Me ymër të kofshin, biro”! –uroi nga zemra plaku . “Por si të thërrasin ata ty”?
- “Babë” – ju përgjigja i çuditur unë me këtë pyetje.
- “E, a e di ti se pse ata të tharësin ashtu?
- “Paj...”??!
- “Sepse ju ke “shk...nënën...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? - u përgjigj duke qeshur me ironi plaku tjetër. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?! Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë...!!?
Për aktualitetin tonë politik sot, ashtu fliste, mixha Dil...dhe bashkëshoqëruesi i tij, kuptohet! Kështu flisnin “filozofët” tanë të zhgënjyer popullorë nga përditshmëria.
Për fund, për ta prezantuar sa më natyrale këtë kontakt, edhe mua mu deshtë që në këtë artikull ta ruaj origjinalitetin e bisedës. Prandaj, edhe u shpreha troç: mu ashtu sikur dëgjova nga ta.
Por...me sa duket, këta pleq edhe kishin të drejtë: A thua, për të vepruar urtë në politikë, neve si popull, shumë na u dashka në të ardhmen: paqedashësia, largpamësia, dhe gjetura në situata të volitshme historike, ama, nga ana tjetër, edhe pa ja “shk... nënën” dikujt, nuk po të thirrka babë..?!
Adnan Abrashi . | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Jan 04, 2009 12:02 pm | |
|
Aventurat në Shqipëri të një turisti anglez (Daily Camera)
Gazeta angleze Daily Camera shkruan për Shqipërinë, impresionet e një gazetari të saj. Në këtë artikull ai tregon të mirat dhe të këqijat e Shqipërisë
Pasi kalova disa ditë nëpër Shkup të Maqedonisë, një vend i vogël dhe i lezetshëm, pashë një autobus që udhëtonte natën për në Shqipëri. Ishte ky një vend tjetër që më tërhoqi vëmendjen. Megjithëse të gjithë miqtë e mi më thanë të mos shkoja, unë u nisa, pasi asnjë prej tyre nuk kishte qenë vet në këtë vend.
Shqipëria ka kohë që është në listën e zezë të udhëtimeve turistike. Por unë doja të vizitoja një vend me reputacion të tillë, isha shumë kurioz. U shqetësova pak në autobusin që udhëtonte natën pasi kishte vetëm dy burra, dy shoferët dhe unë. Por kuptova më pas që ishin shumë mikpritës dhe të dashur, megjithëse nuk dinin asnjë fjalë anglisht më lanë të kuptoja se ishin vërtet të mirë. Ata provonin të më jepnin kafe dhe ushqim sa herë ndalonim.
Zbrita nga autobusi në orën 5 të mëngjesit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën. Nuk kisha asnjë ide se ku ndodhesha. Gjëja e parë që më ra në sy ishte se çdo ndërtesë kishte një ngjyrë të ndryshme. Do thosha që më ngjanin si vezë pashkësh.
Ngaqë kisha dëgjuar se këtu shumë pak njerëz flasin anglisht, isha përpjekur të mësoja sa më shumë fjalë dhe shprehje në shqip.
Transporti në Shqipëri ishte shumë absurd. Nuk kishte stacione autobzi dhe gjithandej mund të shikoje plehra.
Pyeta një vazjë se ku niset autobusi për në Sarandë. Ajo qeshi me shqipen time të tmerrshme dhe u mundua me të gjitha forcat të ma tregonte, por nuk mundi të thoshte më shumë se 10 fjalë anglisht, kështu që vetëm murmuritëm me njëri- tjetrin. Por u tregua e gatshme të më shoqëronte në stacion.
Dukej se stacioni për në Sarandë kishte ndrruar kohët e fundit. Ne shkuam aty ku ajo mendonte se ishte por kur nuk gjetëm gjë, pyeti njerëz të tjerë dhe më në fund ja arritëm të gjenim stacionin e ri.
Kur arritëm në stacion një skuadër e madhe u bashkua me mua për të më treguar ku ndodhej autobusi për në Sarandë. Kur e gjeta më në fund, të gjithë më shtrënguan dorën e më uruan rrugë të mbarë.
Shoferi i autobusit nxorri nga xhepi paratë që unë duhet të paguaja dhe nuk u mundua aspak të ma hidhte, megjithëse unë se kisha idenë e parave shqiptare.
Në autobus pas meje u ul një vjazë 10-vjeçare e cila fliste një anglishte të shkëlqyer. Ne folëm për gjëra që mund të fliten me një vajzë të këndshme 10-vjeçare. Sa herë që autobusi ndalonte njerëzit përpiqeshin të më tregonin se ku të bleja për të ngrënë. Më pëlqeu jashtëzakonisht kjo sjellje e tyre.
Ata mund të mos flasin anglisht por kjo ishte edhe aventura e këtij udhëtimi. Sa herë më duhet të paguaja nxirrja nga xhepi të gjitha paratë që kisha dhe ata merrnin sa donin, por asnjëherë nuk u përpoqën të ma hidhnin.
Njerëzit e shikonin se isha i huaj dhe më ofronin kafe e përpiqeshin të komunikonin me të gjitha mënyrat, qoftë edhe duke thënë Hello!.
Ajo që ishte e keqe në këtë vend ishin makinat e amortizuara si dhe plehrat. Gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në Shqipëri, mikpritja ishte e pafundme. Kushdo që fliste qoftë edhe dy fjalë anglisht ishte i gatshëm për të më folur dhe të ndante me mua pjesë nga vendi i tij. Për këtë arsye ndoshta Shqipëria më la impresione të paharrueshme, më të mira se çdo vend tjetër që kisha vizituar.
| |
| | | nanda Fillestar/e
Numri i postimeve : 15 Age : 65 Vendi : Prizren Registration date : 04/09/2008
| Titulli: ÇKA JE NË HOROSKOP, HASHIM, FATMIR...?! Mon Jan 05, 2009 2:40 pm | |
| ÇKA JE NË HOROSKOP, HASHIM, FATMIR...?! Në rrethin e shoqërisë sime të ngushtë, gjithmonë kur ndonjë nga bashkëshoqëruesit tanë fillon ta teproj me krekosje dhe lëvdata për vete, ose bëhet i mërzitshëm me muhabetin e tij, për ta ndërprerë që të vazhdoj më tej, praktikonim që në atë moment, ndokush nga ne të ndërhyjë me pyetjen karakteristike të formulës paralajmëruese: “Çka je bre në horoskop?”. Për at moment, kushdo që ta kishte fjalën dhe i bëhej kjo pyetje, menjëherë e kuptonte se e ka tepruar diku.
Kjo formë e shprehisë së ndërprerjes së dikujt që flet dokrra, kohën e fundit më ishte instaluar si një ves i keq në mua, dhe këtë mënyrë të ndërhyrjes pak sa të pahijshme ndaj të tjerëve, e praktikoja edhe në vende dhe situata të tjera jashtë shoqërisë sime. Çuditërisht, kjo shprehi e reagimit nuk më shfaqej vetëm kur dëgjoja ndonjë “muhalife” nga dikush që ishte aty për aty prezent, por automatikisht atë e thuaja në vete edhe gjatë leximit të ndonjë fjalimi apo artikulli si edhe kur dëgjoja ndonjë deklaratë apo lajm alla dokrra dhe kopalla në televizion.
Dita e fundit të vitit që e lamë pas, në mediat tona ishte me përplot lajme nga konferencat përmbyllëse për shtyp të i institucioneve shtetërore dhe udhëheqësve tanë të lartë politik Unë, ngjashëm reagova me zë edhe në fjalimin festiv të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, drejtuar popullit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pasi i dëgjova me vëmendje dhe u ngopa me lëvdatat dhe krekosjet e tyre përplot optimizëm të rrejshëm, ëmbël qesha në vete dhe spontanisht nga brendia e qenies sime, më doli me zë të lartë ajo pyetja e çuditshme sarkazmatike si shprehi: “Çka je ti bre Hashim në horoskop? Po ti Fatmir... ?“ Kështu reagova radhazi edhe në rastet tjera të paraqitjeve të ministrave si dhe përfaqësuesve të institucioneve tjera qeveritare dhe publike të Kosovës.
Asgjë interesante këtu! Por, mbi të gjitha, kulmimi i tendosjes sime nervore arriti kur në lajmet ditore në TV, e dëgjova konferencën për shtyp të përfaqësuesve të KEK-ut dhe shpallja e vitit 2008 nga ta, si vit më produktiv dhe tejet të suksesshëm. Me këtë rast, jo vetëm që isha i befasuar, por u bëra i çmendur.
“Çka është tepër, është tepër!” - thash në vet, dhe nga “nervoza” spontanisht e ndala televizionin
Nuk është kjo e tëra! Kur u qetësova dhe më kaluan emocionet e tendosura, tentova që sërish ta kuçi TV aparatin. Merrni me mëndë?! Ai në atë moment nuk më punoi fare, sepse nuk kishte rrymë...!?
Mu në natën më të hareshme të ndarjes së dy motmotove e cila me drita shënohet në tërë botën, unë nuk pata rrym dy orë, ndërsa, po në natën e ditës së parë festive të Vit të Ri 2009, nuk pata rrymë katër orë.!
A thua, ku fillon dhe ku mbaron te ne marrëzia?!
Gëzuar Vitin e Ri 2009, Kosovë...!
Edhe pak misticizëm!
Alkimia është një urtësi e fshehtë e civilizimeve të lashta, e cila, në mes tjerash, merret edhe me njohjen dhe deshifrimin e shenjave paralajmëruese për parashikimin e së ardhmes sipas gjuhës mistike të ndodhjeve të fenomeneve në natyrë dhe lëvizjeve të vogla por specifike si sjellje kolektive të njerëzve dhe grupeve një shoqëri. Ajo, çdo ngjarje apo efekt natyror dhe shoqëror, tenton ta deshifroj si sinjal metaforik për diçka të madhe konkrete që mund të na ndodhi në të ardhmen.
Nëse së paku për momentin tentojmë që të jemi alkimist, atëherë ajo çka ndodhi si paralajmërim në ditët e findvitit me burgosjen spektakulare të 10 shqiptarëve të Kosovës Lindore nga policia speciale e Serbisë, si dhe, ajo çfarë ndodhi në ditën e parë të Vitit të Ri 2009, në pjesën veriore të Mitrovicës; qytetit të Kosovës së “pavarur” dhe “sovrane”, aktualisht të njohur nga më shumë se 50 shtete, dhe që, sipas premtimit të Skënder Hysent, gjatë vitit 2009, do të njihet edhe nga më shumë se 70 shtete tjera, bazuar në metodat e gjuhës interpretuese alkimiste, nuk po më duket se, në të ardhmen, po na shkruhet mu ashtu sikur na uruan udhëheqësit tanë në fjalimet e tyre përmbyllëse festive të fundvitit.?!
Duke vazhduar më tutje me stilin tim sarkazmatik, nuk do ta pyes Kosovën se çka është në Horoskop, sepse mirë e di se ajo ka lindur më 17 shkurt dhe sipas zodiakut i takon shenjës së UJORIT. Por, edhe kur e shikoj kartelën NATALE të parashikimit astrologjik të kësaj shenje për vitin 2009, ajo nuk më bënë aq optimist.?!!
Duke bërë shpesh në shkrimet e mija komperacione figurative astrologjie me gjendjen tonë të tanishme politike në Kosovë, këto ditë, nga një lexues që jeton në SHBA, pranova një letër me përmbajtje specifike. Aty, në mes tjerash, ai më quante “ astro- analist shalatan”. Shumë interesat, pa dyshim. Dhe, përgjigja ime atij, ishte kështu:
“Edhe presidenti i juaj BUSH , sikur të qëndronte vetëm një javë këtu, do të fillonte të merrej me ASTROLOGJI, sepse në Kosovë ne nuk kemi rrymë edhe nga 6-8 orë në ditë (besa ndonjëherë edhe me ditë të tëra ). Kështu që, këto rrethana specifike, na mundësojnë që t’i shohim yjet në qiell edhe në pikë të ditës, e lere më natën.”.
Për kuriozitetin tuaj, miku im amerikan, nuk më është përgjigjur ende në këtë letër. E, sa për horoskopin e KOSOVËS si UJOR, atë më gjerësisht do ta prezantoj së shpejti. Pikërisht në vigjilje të ditëlindjes së saj të parë.
Gëzuar Vitin e Ri 2009, Kosovë...!
Adnan Abrashi | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Jan 06, 2009 8:06 pm | |
| Presheve - Protesta per arrestimin e 10 shqiptareve.
Sot në Preshevë do të mbahet një protestë kundër arrestimit të 10 shqiptarëve, të dyshuar për siç thuhet, krime të luftës të kryera në Kosovë në verën e vitit 1999.
Siç njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, protestës pos familjarëve të arrestuarve do t'i bashkëngjiten edhe qytetarë të komunave te tjera shqiptare të kësaj ane.
Kjo është protesta e dytë, ndersa në ditët e ardhshme do të vazhdojnë protestat deri në lirimin e 10 shqiptarëve të pafajshëm që po mbahen nëpër burgjet e Serbisë.
Familjarët, udhëheqësit politike dhe popullata e këtij rajoni kërkon lirimin e të arrestuarve, duke mohuar çdo mundësi të përfshirjes së tyre në krime lufte.
Arrestimet kanë nxitur reagime në Luginën e Preshevës. Ato janë dënuar edhe në Kosovë, ku përfaqësuesit politikë thanë se ky veprim i Serbisë synon të provokojë Kosovën, e cila ka më pak se një vit që ka fituar pavarësinë. | |
| | | nanda Fillestar/e
Numri i postimeve : 15 Age : 65 Vendi : Prizren Registration date : 04/09/2008
| Titulli: ASHTU FLISTE MIXHA DIL! Wed Jan 07, 2009 6:10 pm | |
| ASHTU FLISTE MIXHA DIL! Në dallim prej shumë analistëve dhe publicistëve të tjerë, të cilët, në publikimet e veta, kanë shprehi që si shembull krahasues, gjithnjë t’i citojnë thëniet apo qëndrimet e të urtëve dhe filozofëve të famshëm botëror dhe evropian, unë, në këtë artikull, do ta bëja të kundërtën. Me këtë rast do ta prezantoj thjeshtësinë e filozofisë tonë tradicionale përmes individëve popullor. Konkretisht, të mixhës Dil, plakut më të moshuar të lagjes sime, dhe njeriut të urtë popullor, i cili thellësinë e pleqërisë së vetë, zakonisht e kalon në ambientet e bukura të parkut të qytetit tim, me moshatarët e tij duke lozur “shesh-besh” me guraleca. Këto ditë qëllimisht e takova, në vendin e tij të preferuar të ndejës, dhe aty ai ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar të vetë. Posa u përshëndeta me ta, e pyeta: - “E, po, mixha Dil, po na vjen EULEX-i. Si e komenton ti këtë punë? -“Paqedashëja dhe trimëria duhet ta lartësojnë këtë popull, ndërsa largpamësia dhe gjeturia në këto situata të vështira historike, do ta shpëtojnë atë. I forti, biro, nuk i lutet Zotit, e Zoti kurrë nuk e donë forcën”- vazhdoi më tej mixha Dil - “Logjikën e kësaj pune, kurrë mos e kërko duke u mbështetur në moralin e parimeve të drejtësisë hyjnore, por atë duhet ta trajtosh si raportit i forcës, të cilën nuk e do as Zoti. Me të ardhë dikush në shtëpi dhe me të kontrollua kush hyn e kush del te dera e jote, apo me të mësu se si do ta pleqërosh drejtësinë me robër të tu të familjes, kjo ka një emër tjetër, biri im, e jo ndihmë e miqësi, qysh po na thonë këta politikanë tanë. Një herë e kishim si babaxhan në kokë krejt botën (UNMIK-un), ku në të u vërejt se më së shumti i ecte fjala Evropës, tashti po na vjen mu kjo Evropë me këtë EULEX-in, ku, më së shumti po i ecë fjala Serbisë, e po tutna, runa Zot, mos po na del fundi i kësaj pune mbas disa viteve, që në Kosovë të dominoj vetëm Serbia”?!! - “Por, sipas teje, si duhet me e bitisë këtë punë, mixha Dil?” - e pyeta në vazhdim. - Me paqedashësi po se po, por edhe me trimëri, biri im. Me gjeturi në situata, patjetër, por edhe me largpamësi, sepse shtëpinë, s’e mbajnë trarët, por njerëzit. Andaj, ne për me arrit këtë shkathtësi të urtë vepruese, do si do, na vyejnë politikan të aftë. Njerëz të duhur në vende të duhura. E, sikurse po vërej unë, ne sot në Kosovë kemi tre biçim politikanësh: politikan të vërtetë, gjysmë-politikanë, ose hiq-politikanë. Politikani i vërtetë është ai që ka qëndrimin e vet dhe këshillohet me të tjerët; gjysmë - politikanë është ai që ka qëndrimin e vet por nuk këshillohet me të tjerët, ndërsa hiq-politikanë është ai që kurrë nuk ka qëndrim të vetin dhe gjithmonë i dëgjon vetëm të tjerët. Nga këto tri kategori, qëlloja ti vetë se sot te ne në Kosovë, çfarë biçim politikanësh kemi”? -“A ke fëmijë, o dashamirë? - ndërhyri papritmas në këtë bisedë shoqëruesi dhe bashkëlojtari në “shesh-besh” i mixhës Dil. - “Po, 3”!- i thash. - “Me ymër të kofshin”! - uroi nga zemra plaku. “Por si të thërrasin ata ty, o birë”? - “Babë” - ju përgjigja duke shprehur habi në vete për këtë pyetje. - “E, a e di ti, pse ata të tharrësin ashtu? - “Paj...”??! - “Sepse ja u ke “shkër...nënën...”! Ma merr mendja se po e kupton ku po ta qes me këtë mesele? - mu përgjigj duke qeshur me ironi plaku. “Vetëm shiko se çka po ju bën Serbia këtyre?! E ata?! Në vend që ta dënojnë, veç po e shpërblejnë atë...!!?
* * *
Për aktualitetin tonë politik sot, ashtu fliste, mixha Dil...dhe bashkëshoqëruesi i tij, kuptohet! Mu kështu flisnin “filozofët” tanë të zhgënjyer popullorë nga përditshmëria e jonë. Në fund, për ta prezantuar sa më natyrshëm këtë bashkëbisedim, mu deshtë që në këtë artikull ta ruaj origjinalitetin e bisedës. Prandaj, edhe u shpreha troç: mu ashtu sikur dëgjova nga ta. Por..., këta pleq edhe kishin të drejtë- mendova në vete. Më duket se, për të vepruar urtë në politikën tonë, neve si popull, në të ardhmen na u dashka shumë: paqedashësia, largpamësia, dhe gjeturi me shkathtësi në situata të vështira historike, ama, nga ana tjetër, edhe pa ja “shkër... nënën” dikujt, nuk po të thirrka babë...?!
Adnan Abrashi | |
| | | Ummu-Hurejra Fillestar/e
Numri i postimeve : 17 Age : 33 Vendi : Pejë Registration date : 06/01/2009
| Titulli: 6200 fëmijë palestinezë të rrëmbyer nga forcat sioniste Thu Jan 08, 2009 10:54 am | |
| Qendra palestineze për mbrojtjen e të burgosurve njoftoi se që nga fillimi i Intifadës në vitin 2000 e deri më tani, regjimi sionist ka arrestuar 6200 fëmijë palestinezë. Sipas një raporti të gazetës Al Hayat, 350 fëmijë palestinezë vazhdojnë të mbahen të burgosur nëpër burgjet e regjimit sionist ku përballen me torturat më çnjerëzore fizike dhe psiqike.
Qendra palestineze për mbrojtjen e të burgosurve njoftoi se regjimi sionist, ligjet dhe rregullat e parashikuara për të rriturit i zbaton edhe kundër fëmijëve palestinezë. Sipas këtij raporti, që nga fillimi i Intifadës së vitit 2000, sionistët kanë arrestuar edhe 98 gra palestineze, 20 prej të cilave kanë qenë fëmijë, madje në kushte shumë të vështira higjienike nëpër burgjet sioniste kanë lindur edhe shumë fëmijë palestinezë. Sipas të dhënave, femrat shtatzëna palestineze të arrestuara nga forcat sioniste, fëmijët e tyre i kanë lindur me duar dhe këmbë të lidhura dhe ky realitet bie ndesh me të gjitha ligjet humane dhe ndërkombëtare. Funksionarët sionistë lejojnë që nënat palestineze vetëm deri në moshën dy vjeçare të kujdesen për fëmijët e tyre kurse me pas, fëmijët largohet nga burgjet dhe kjo lë pasoja të rënda për këto nëna. Në fund të këtij raporti të qendrës palestineze për mbrojtjen e të burgosurve theksohet se forcat sioniste për çdo ditë sulmojnë territoret palestineze me qëllim arrestimin e qytetarëve palestinezë dhe vetëm gjatë 8 viteve të fundit këto forca kanë arrestuar dhe mbajnë të burgosur mbi 11 mijë palestinezë.
Burimi:Agjencia e lajmeve | |
| | | Ummu-Hurejra Fillestar/e
Numri i postimeve : 17 Age : 33 Vendi : Pejë Registration date : 06/01/2009
| Titulli: Protestohët ndaj lojtarëve Izraelit në Ankara Thu Jan 08, 2009 10:55 am | |
| Shikuesit hedhin këpucët e tyre në lojtarët e klubit basketbollistik Bnei Hasharon të Izraelit si protestë ndaj sulmeve Izraelite në Gaza. https://www.youtube.com/watch?v=UhEcO87mgGA | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Jan 08, 2009 10:18 pm | |
| Interneti pushtohet nga viruset
Sipas shifrave të “Security Intelligence Report 5”, janë zbuluar rreth 1.274.325 viruse dixhitale në gjashtë mujorin e parë të vitit që shkoi dhe gati 20% më shumë në fund të vitit. Janë shndërruar në viruse inteligjentë, tani mashtrojnë kompjuterin dhe jo njeriun. Vetëm në Itali janë zbuluar 1.2 milionë viruse në gjashë muaj.
Vijne nga Rusia, nga Rumania dhe ka pak kohe qe vijne edhe nga Bullgaria, futen në kompjuter,vjedhin shkatërrojnë dhe dalin pa lënë gjurmë. Materialet e vjedhura i shesin në një web- treg të zi, i cili është shndërruar në një rrjet më të rendësishëm se ai i shitjes së drogës.
Një dollar për një “dozë” do të thotë për një identitet dixhital të vjedhur në ndonjë anë. Kaq pak kushtojnë identitetet e njerëzve, emrat paswordet ,llogaritë bankare, që shërbejnë për të vjedhur e për të mashtruar në kurriz të atyre që janë prekur nga viruset.
Këta janë kriminelët e rrezikshëm që janë vënë në fokusin e objektivave të policisë kriminale.
Sipas shifrave të “Security Intelligence Report 5” në kompaninë Microsoft, janë zbuluar rreth 1.274.325 viruse dixhitale në gjashtë mujorin e parë të vitit që shkoi dhe gati 20% më shumë në fund të vitit.
Duhet theksuar se pjesa më e madhe e këtyre viruseve janë të llojit “kali i trojës” që do të thotë me ndonjë surprizë brenda për të shkatërruar atë që quhet notebook.
Behet e ditur se edhe presidenti i francez Sarkozi ka rënë pre e vjedhjeve të vogla nga llogaria e tij bankare. Por më e çuditshmja është se të gjithë specialistët e kontaktuar për të zbuluar përgjegjësit që kanë vjedhur numrin e llogarisë së tij bankare nuk janë zbuluar ende.
Kohët e fundit mjafton të shikosh një video, edhe nëse nuk klikon gjëkundi për tu bërë pre e viruseve.
Mund të ndodhë në Facebook, në Youtube, kudo, sepse këto viruse janë shndërruar në programe shumë inteligjente që aktivizohen vetëm nëpërmjët disa fjalëve celës.
Web-i është shndërruar kështu në një terren gjigant në të cilin janë vendosur mina e bomba në cdo milimetër të tij.
Mund të duket një ekzagjerim ,por mjafton të përmendim disa shembuj për të parë se sa i rrezikshëm mund të jetë ky fenomen. Vetëm 10 viruset më të rrezikshëm në vitin 2004 kanë shkaktuar 30 miliardë dollarë dëme, që konsistonin në kompjtera të papërdorshëm apo shërbime të bllokuara. | |
| | | Shqipo_ Anëtar i ri
Numri i postimeve : 194 Age : 112 Vendi : Prespe Registration date : 31/08/2008
| Titulli: Gjuetia serbe në Arnautët e Kosovës - Masakrat Serbe ne 1912 Wed Jan 21, 2009 1:58 am | |
| Pjesa 1 http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/1167/C6/C21/ Të zhveshur, të prerë dhe të dëbuar. Të quajtur shtazë dhe të lënë totalisht pas dore, pa asnjë ndihmë nga askush, kishin mbetur shqiptarët në Luftën e Parë Ballkanike. Kështu e përshkruan Kosovën, gazetari i gazetës Riget, nga Danimarka, Fritz Magnussen, cili sjell rrëfime nga fronti serb në muajt tetor – nëntor 1912. Rreth 25 faqe raporte gazetareske të gazetarit ende ruhen në Arkivin e Bibliotekës Mbretërore të Danimarkës, të cilët tek tani, pas 100 viteve, janë lejuar për botim. “Express”, sjell disa nga rrëfimet e gazetarit, Magnussen.
Nga Ardian Jasiqi më 19.01.2009
Pjesa 2 http://www.gazetaexpress.com/index.php/artikujt/lexo/1246/C6/C21/ | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Jan 25, 2009 9:52 pm | |
| Topalli - mashtrim me kongresmenin e SHBA
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pretendon se gjatë vizitës në Uashington, e ka shoqëruar një kongresmen amerikan. Ai quhet Bill (William) Hanbury. Ajo i ka përshkruar takimet me zotin Hanbury në njoftimet e ndryshme për shtyp, madje në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë janë publikuar edhe foto ku, zonja Topalli dhe kongresmeni Hanbury, shfaqen krah për krah.
Problemi i vetëm është se, zoti Hanbury s'është kongresmen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, madje, s'është fare kongresmen, por thjesht Kryetari i një shoqate hotelerie dhe agjencish turistike nga Uashingtoni, të cilin nuk dihet se në çfarë rrethanash e ka takuar Kryetarja e Kuvendit gjatë ceremonive të betimit të Presidentit Obama.
Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, dhe pikërisht në nëndarjen që i dedikohet Kryetares, spikat një album fotografish, ku vizitorët mund të sodisin momente të ndryshme nga aktivitetet e zonjës Topalli gjatë vizitave të saj, sidomos atyre jashtë shtetit.
Betimi i Presidentit të ri amerikan, Barak Obama, është ndër aktivitetet e fundit, për të cilët mund të gjesh fotografi në albumin e faqes zyrtare të Kuvendit.
Shikuesi i zakonshëm, si rregull, impresionohet nga niveli tepër i lartë i njohjeve dhe lidhjeve që ka personaliteti shqiptar dhe ndjen një respekt të fshehtë për të. Por, mjafton një kërkim i thjeshtë në internet rreth zotit Hanbury, për të zbuluar se ai, në fakt, është një personazh i njohur atje.
Më 18 janar, gazeta "Washington Times" e ka cituar atë në një artikull, ku flitet rreth shqetësimit që ngrenë agjenci të ndryshme hotelerie dhe limuzinash që jepen me qira në Uashington, për dyndjen e madhe të vizitorëve, me rastin e betimit të Obamës.
Zoti Hanbury paraqitet në artikull si shefi i shoqatës turistike "Destination DC" dhe është ilustruar edhe me një fotografi, për të ndihmuar të gjithë ata që duhan të bëjnë një krahasim, nëse Hanbury i agjencisë turistike është i njëjti me Hanbury kongresmen, që shoqëroi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë vizitës së saj historike në Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, mbetet dyshimi se mos Bill Hanbury, përveçse një hotelier i zoti, është njëkohësisht edhe kongresmen. Një kontroll i listës së Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan: (http://www.house.gov/house/MemberWWW_by_State.shtml), vërteton se atje nuk figuron asnjë person me emrin William apo Bill Hanbury.
Një vizitë në faqen zyrtare të "Destination DC", shpjegon shprehimisht se kjo kompani është "një korporatë private, jofitimprurëse", ku aderojnë një numër biznesesh dhe organizatash të sektorit të turizmit në Uashington. Të dhënat rreth "Destination DC", ku zoti Hanbury figuron si Kryetar, mund të lexohen në adresën: www.washington.org.
Nuk është hera e parë në Shqipëri, që personazhe të ndryshme politike mundohen të shfrytëzojnë edhe takimet më të rëndomta në shtetet e huaja për të impresionuar publikun vendas.
Takime nga më të rëndomtat, shtrëngime rastësore dore, mesazhe rutine dhe telegrame nga më formalet të dërguara në seri, merren dhe publikohen nga zyrtarët shqiptarë në media dhe në faqet zyrtare të internetit, duke u shitur për triumfe personale dhe mbështetje politike.
Rasti në fjalë është ndër më flagrantët dhe rrezikon të perceptohet si një skandal i vërtetë në sytë e opinionit publik shqiptar që, së fundi, është bërë gjithnjë e më skeptik dhe mosbesues për shfaqje të tilla. | |
| | | Eva0506 Hero anëtar
Numri i postimeve : 3323 Age : 42 Vendi : Shume larg...! Registration date : 28/01/2008
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Mon Jan 26, 2009 9:46 pm | |
| Shqiptarët e Bukureshtit përkujtojnë Viktor Eftimiun
Kjo u bë këto ditë, përmes një vizite përkujtimore dhe vendosje lulesh në Varrezat Bellu, ku prehet dramaturgu së bashku me të shoqen e tij Axhepsina Makriu, me rastin e 120 vjetorit të lindjes.
Në këtë eveniment merrnin pjesë aktorët e mirënjohur të teatrit dhe të filmit rumun Radu Beligan, Adela Marculescu, Carmen Stanescu dhe Florin Piersic, të gjithë aktorë që kanë luajtur pjesët e Eftimiut kur ai jetonte, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë Laurian Stanchescu, shkrimtarë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë etj.
Nga ana e Ambasadës Shqiptare në Bukuresht për vlerat e shkrimtarit të mirënjohur me origjinë shqiptare, për rëndësinë e tij dhe për motivet shqiptare në veprën e Viktor Eftimiut foli sekretari i parë Dr. Luan Topçiu.
Nga organizatorët foli deputetja e komunitetit shqiptar të Rumanisë, znj Oana Manolescu dhe përkthyesi i mirënjohur i Ismail Kadaresë në rumanisht z. Marius Dobrescu.
Nga folësit u vu në dukje ndihmesa e madhe që ka dhënë Eftimiu për kulturën rumune, për origjinën e tij, për dy udhëtimet e shkrimtarit në vitet e fundit të jetës etj. Z. Dobrescu përmendi “shortin e përbashkët të dy shkrimtarëve rumunë me origjinë shqiptare Victor Eftimiu dhe Cezar Ivanescu.
Të dy para se të ndaheshin nga kjo jetë vizituan Shqipërinë. I dyti banoi në shtëpinë e të parit në Bukuresht, si një lidhje e fatit të tyre dhe padyshim lidhjen me origjinën e tyre nga Shqipëria.
Viktor Eftimiu, i ardhur në Bukuresht në moshën 13 vjeçare, nga Boboshtica e Korçës, do të shndërrohet një nga shkrimtarët më produktivë dhe më punëtorë të letërsisë rumune. Ai ishte poet sonetist, romancier, tregimtar, dramaturg i shquar, përkthyes, anëtar i Akademisë Rumune. Eftimiu është bërë i njohur në kulturën rumune me pjesët e teatrit, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, “Kaposh i zi”, “Prometeu” etj.
Është ai që ka futur në teatrin rumun: teatrin poetik, sipas modelit të Federico Garcia Lorca-s në letërsinë spanjolle. Fatkeqësish, pas vitit 1990, vepra e tij, me vlera të sigurta artistike, i është lënë harresës, sepse nuk janë identifikuar trashëgimtarët që mbajnë të drejtën e autorit për të ribotuar veprën e tij.
Statuja që poeti e ngriti vetë gjatë jetës në parkun Çishmixhiu u zhduk viteve të fundit.
Përshpirtja dhe përkujtimi i organizuar nga Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë dhe Ambasada Shqiptare në Bukuresht, e solli Viktor Eftimiun në vëmendje të shtypit rumun dhe të opinionit publik. | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Feb 03, 2009 5:48 am | |
| Intervistë me Gëzim Mekulin - kritik dhe magjistër i shkencave për media Mekuli: Secili të krenohet dhe vlerësohet me punën e vet
Gëzim Mekuli lindi dhe u rrit në Pejë. Tash jeton në Oslo.
Mr. Gëzim Mekuli Kjo i jep mundësinë që të shkruaj jo për të "jetuar" po për obligim profesional dhe kënaqësi. Është magjistër i Shkencave të Mediave (Drejtimi- Retorikë) dhe punon në sistemin arsimor norvegjez. Prindërit e tij rrjedhin nga fshati i bukur shqiptar Nokshiq në Mal të Zi ndërsa ai për këtë shprehet: "Jam i afërt me familjen e të nderuarve Esat dhe Hasan Mekuli. Por me rëndësi të veçantë, mendoj unë, është që secili të krenohet dhe të vlerësohet më punën e vetes së vet dhe jo të mburremi më punën e djersën e të tjerëve. Ky mentalitet yni është duke mbijetuar akoma në mendimin tonë, qe besa edhe në atë politik"-thotë ai. Ka më shumë se dhjetë vjet që është i pranishëm në publicistikën shqiptare, kryesisht me trajtesa e kritikë të mediave. Në vitin 2006 ka botuar librin "Mediat dhe Politika" dhe udhëheq Agjencinë Informative "Mekulipress". Mban lidhje më atdheun dhe duket se sa gazetarinë e do udhëtimin drejt Kosovës e Shqipërisë...
Ku ishte, ku është dhe çfarë bën Gëzim Mekuli?
Kam lindur në Pejë. Prindërit e mi rrjedhin nga Nokshiqi, një fshat i bukur shqiptar në Mal të Zi. Pas studimeve në Prishtinë regjistrova Shkencat Politike në Universitetin e Mainzit, Gjermani. Në Norvegji kam studiuar Shkencat e Mediave dhe të Komunikimit - në Universitetin e Stavangerit, Oslos dhe Kristiansandit-. Kam magjistruar në Shkencat e Retorikës në Universitetin e Bergenit, po ashtu në Norvegji. Jetoj përkohësisht në Oslo. Jam i punësuar në sistemin e arsimit norvegjez.
Ç' mund të na thoni për jetën tuaj të derikëtushme?
Sa isha fëmijë dhe përderisa jetoja në Kosovë kisha një jetë të këndshme, por jeta në Perëndim nuk ishte e shtruar me trëndafila të kuq, ashtu siç edhe shumë herë mendohet. Jeta si student në Perëndim ishte paksa e rëndë, por jo e pa përballuar. Vetëfinancohesha...
Ndonëse s'ka përkufizime të përkryera as për gazetarinë, si do ta përkufizonit ju atë?
Gazetaria është zanat për intelektualë. Te jesh gazetar është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe. Shqiptarët kanë shumë gazetarë e gazetare. Por, shtrohet pyetja se sa janë të mirë këta. Gazetaria përballet me shumë pasiguri por edhe me shumë kërkesa. Gazetaria, sot, është nën presionin nga komercializimi dhe nga monopoli i burimit të lajmit. Gazetaria është nën presionin edhe nga kompromiset dhe nga marrëveshjet e shumta interne. Me këtë dua te them se mediat janë duke u industrializuar. Por, gazetaria nuk duhet të jetë industri. Ne kemi nevojë për një gazetari profesionale, për intelektualë që mund "të gatuajnë" dhe sigurojnë informacione të cilësisë së lartë. Ne jemi të uritur për një informacion që është brumosur në përputhje me rregullat gazetare. Shqiptarët kanë nevojë për një gazetari që është kritikëhapur ndaj burimit të informacionit dhe njerëzve të "rëndësisë së veçantë".
Ç' rol luajti e luan gazetaria në trevat shqiptare për emancipimin e shoqërisë?
Gazetaria shqipe luan rol të varfër në emancipimin dhe lehtësimin e jetës se shqiptarëve. Por, duhet pranuar edhe një të vërtetë: Gazetaria jonë është prodhim i mentalitetit tonë, prodhim i gjendjes sonë sociale, intelektuale e rrethanave politike. Fatkeqësisht, në shume raste, kjo gazetari më shumë po e ngatërron se sa që e ndihmon opinionin publik shqiptar. Sa isha në Kosovë, pashë se ishin themeluar shumë fakultete private për media, komunikim dhe për gazetari. Por shtrohet pyetja se sa shkencore janë këto. Unë dyshoj në cilësinë e tyre! Janë disa momente me përgjigje të përkohshme: Gazetaria profesionale shpeshherë po bëhet nga amatorë të internetit. Pra, sot, ne mund të jemi edhe gazetarë e edhe redaktorë të vetvetes. Pa dyshim se kjo është kohë e përshtatshme, me mundësi të reja për t"u shprehur, por edhe arenë, po ashtu e re, për të ndërtuar dhe ndihmuar demokracinë. Ne kemi nevojë për një gazetari që ka aftësi e mprehtësi intelektuale për të analizuar, duke përfshirë këtu edhe aftësinë për reflektimin vetanak. Kemi nevojë për gazetarë e gazetare, të cilët me gjithë mend e kanë lexuar dhe e respektojnë kodin moral të gazetarisë, "atë prishtinas e tiranas", ku, ndër të tjera, duhet të ceket se "obligim i gazetarisë është që të hulumtojë se si mediat vetëpërmbushin rolin dhe detyrat e tyre në shoqëri". Pra shqiptarët kanë nevoje për një gazetari që nuk është vetëm kritike, por edhe vetëkritike. Kemi nevojë për gazetarë e gazetare që kuptojnë jo vetëm rolin e tyre në media, por edhe fuqinë dhe pushtetin që këta e "fitojnë" prej mjeteve të informimit. Gazetarët duhet të kuptojnë fuqinë që posedojnë dhe se çfarë kuptimi ka për të tjerët në shoqëri "dramaturgjia dhe teatri" që këta e administrojnë. Në këto ndryshime të mëdha që gjendet populli shqiptar, në kemi nevojë për gazetarë të cilët i kuptojnë kufijtë e tyre, që kuptojnë politikën ekonomike moderne të mediave. Të besosh se të gjithë janë gazetarë e gazetare vetëm e vetëm se publikojnë ndonjë shkrim në gazetë, është budallallëk. Kjo do të ishte e njëjtë sikur të besosh se në të gjithë jemi mjekë vetëm e vetëm nëse çdo ditë pyesim njëri-tjetrin: "Si je me shëndet? A po të dhemb barku sot?" Kemi nevojë për gazetarë e gazetare që kanë të zhvilluara mirë njohuritë për zhanrin gazetar dhe që kanë vetëbesim për atë që shkruajnë. Pra, në kemi nevojë të madhe për gazetarë e gazetare që dinë diçka, që dinë më shumë sesa të bëjnë vetëm pyetje të zbrazëta dhe të mbajnë mikrofonin në dorë. Por, ne nuk kemi nevojë për gazetarucë që investojnë në egon e tyre dhe që rreziten nën shkëlqimin e luksit të mediave. Edhe më pak, në shqiptarët nuk kemi nevojë për gazetarë e gazetare që janë prodhim ideologjik i partive politike dhe UNMIK-ut.
Ju jeni i pranishëm në mediat tona të shkruara me anë të artikujve që kanë të bëjnë me problematikën e ndërlikuar mediale. Sa jeni vlerësuar për këtë nga të tjerët?
Kam pranuar shumë përgëzime nga elita jopartiake intelektuale, e nënvizoj jopartiake. Këtu do te veçoja vlerësimin e lartë që akademik Rexhep Qosja dhe intelektuali i nderuar Ramiz Kelmendi i bënë librit tim të botuar me 2006 "Mediat dhe Politika". Këtu do të cekja edhe përgëzimet dhe ftesën qe zoti Prof. Dr. Hamit Boriqi nga Universiteti UFO i Tiranës, më bëri për të marrë pjesë në Seminarin Ndërkombëtar te Gazetarisë, ku unë isha i vetmi njohës i mediave i ftuar nga diaspora. Më është bërë ftesë po ashtu edhe nga Universiteti i Prishtinës, dega e gazetarisë, që të jem pranë tyre. Po ashtu isha i ftuar të ligjëroja edhe në Universitetin veror të Prishtinës.
Agjencia Informative "Mekulipress" vazhdon të funksionojë. Si lindi ajo dhe me çfarë vështrësish përballet?
Agjencia Informative "Mekulipress" lindi si nevojë dhe kërkesë e kohës. Censura dhe monopoli në lajm dhe në informatë ishte dhe është mbizotëruese në përmbajtjen e mediave "tona". "Mekulipress" sot është arena e mendimit kritik dhe "mendimit tjetër". Jo rastësisht në faqen tonë te internetit www. mekulipress.com ne kemi me shumë se 6 mijë vizitorë në ditë nga e mbarë bota. "Mekulipress" është e regjistruar tek autoritetet norvegjeze dhe lanson informata edhe në gjuhën norvegjeze. Çdo gjë që bëhet këtu, bëhet nga vullneti dhe nga dëshira për të thyer mendimin bunker dhe për të pasur një opinion tjetër nga ai që jemi mësuar ta dëgjojmë nga njerëzit e "fortë në pushtet".
Cili është mendimi juaj për mediat shqiptare në përgjithësi përfshirë edhe ato "mërgimtare"?
Mediat shqipe janë në pozitë të vështirë. Këto, siç thash edhe më sipër, i dhunon politika, trysnia ekonomike dhe jo padija. Nuk kemi gazetari hulumtuese apo siç unë e quaj me qejf gazetari gërmuese. Gazetaria gërmuese është kërkuese e madhe sa i përket profesionalizmit dhe sidomos kërkuese e madhe në kohë dhe në financa. Flitet shumë se ne kinse kemi gazetari gërmuese të mirëfilltë, por duke pasur në mendje kohën kur gazetarët tanë filluan të shkollohen, mund të themi se ngecja në gazetarinë hulumtuese edhe ”mund të kuptohet”, por jo edhe të arsyetohet. Paramendoni, te ne fillet e idesë së gazetarisë evropiane kanë filluar të shpojnë pas ikjes së zezonës serbe. Pra në fund të vitit 1999. Sot jemi në vitin 2008. Nëse llogarisim do na dalë se ne kemi vetëm nëntë vjet shkollim shkencor evroperendimor. Pra gazetarët tanë janë në klasën e 9-të. Shihni pra se sa shumë kohë na duhet për të arritur atje ku ne synojmë. Ne akoma jemi në shkollën fillore të gazetarisë.
Një ditë e juaja e (zakonshme) dhe lidhjet tuaja me vendlindjen, atdheun...?
Pasi që jam i angazhuar në sistemin shkollor norvegjez, unë edhe jam i fortlidhur me leximin. Lexoj dhe shkruaj. Me time shoqe Editën udhëtojmë shpesh. Por më me kënaqësi udhëtojmë në Kosovë e Shqipëri. Ushqehem me familjen time në Pejë. Peja është "oksigjeni" im.
Diçka për fund...?
Gëzuar, Shëndet dhe Fat në Vitin e Ri 2009. Shumë suksese gazetës suaj "Tung". Paçit faqen e bardhë e ju priftë e mbara!
15 janar 2009 | |
| | | Guximi Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 2427 Age : 31 Vendi : Në "Komedinë Njerëzore" Profesioni/Hobi : Student Registration date : 12/09/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Feb 03, 2009 8:17 pm | |
| Qeveria e Kosovës në rrugë pa krye (Çështja në lidhje me zbatimin e Planit Gjashtëpikësh ka shkuar aq larg saqë Qeveria e tanishme e Kosovës, edhe po ta kishte vullnetin, nuk ka mundësi ta pengojë atë.) Plani Gjashtëpikësh, si një marrëveshje në mes të Serbisë e Kombeve të Bashkuara, përveç që parasheh zgjidhje të caktuar për gjashtë çështje tepër të ndjeshme për gjendjen në Kosovë dhe për të ardhmen e saj, parasheh edhe vazhdimin e bisedimeve për mënyrën e zbatimit të tyre. “ Do të nevojiten negociata të mëtutjeshme mes palëve relevante negociuese...”, - thuhet prerazi në këtë plan. Ditëve të fundit është aktualizuar nga ana e shtetit serb dhe nga ana e Përfaqësuesit të OKB-së, shefit të UNMIK-ut, z. Zanier, çështja e bisedimeve në mes të palës kosovare dhe asaj serbe për zbatimin e të ashtuquajturave Gjashtë Pika të Ban Ki Mun-it, bisedime të cilat po quhen “bisedime teknike”. Qeveria e Kosovës tani do të përballet me pasojat e veprimeve të saj të mëhershme dhe do ta paguajë tagrin e gabimeve të saj të pafalshme, qoftë për shkak të veprimeve të veta krejtësisht të gabuara, qoftë për shkak të qëndrimit duarkryq para situatës tepër të rrezikshme që e sollën Pakoja e Ahtisarit e Gjashtëpikëshi. Ajo ndodhet tani në një situatë tepër të rëndë dhe pothuajse të pashpresë. T’i pranojë bisedimet teknike apo t’u thotë JO atyre, - kjo është çështja. T’i pranojë bisedimet do të thotë të angazhohet për zbatimin e Planit Gjashtëpikësh, i cili, pa asnjë dyshim, Kosovën fillimisht e fut në një ndarje funksionale, e pastaj në ndarje faktike. Qeveria e Kosovës dhe këshilltarët e saj ndërkombëtarë e kanë plotësisht të qartë se një zhvillim i tillë i situatës do të ketë pasoja tepër të rënda për Kosovën, por pasojat do ta prekin edhe skenën politike të saj. Ata që do të marrin pjesë në bisedime për zbatimin e Gjashtëpikëshit përballen me rrezikun e humbjes së besueshmërisë së popullit, i cili faktikisht do t’i vuajë pasojat. Një zhvillim të tillë nuk e dëshiron as Hashim Thaqi, e as faktorët relevantë ndërkombëtarë. Prandaj Hashim Thaqi, i këshilluar nga faktorë të caktuar ndërkombëtarë, si dhe nga ndërgjegjshmëria e tij karrieriste do t’u thotë JO pa dyshim edhe bisedimeve teknike Kosovë-Serbi. Por kjo akoma nuk e ndalon zbatimin e Gjashtëpikëshit, ashtu siç ndodhi me rastin e miratimit të tij në KS të OKB-së. OKB-ja përmes UNMIK-ut do t’i zhvillojë bisedimet teknike dhe do t’i zbatojë ato pa Qeverinë “e rebeluar” të Kosovës. Zbatuesi në terren do të jetë EULEX-i i shtrirë në tërë Kosovën. Veriu i Kosovës dhe enklavat serbe do ta vazhdojnë jetën e veçantë nga pjesa tjetër e Kosovës dhe jashtë kushtetutës së saj. Por tani me bekimin “juridik” të faktorit ndërkombëtar. Kjo do ta komplikojë edhe më tepër situatën në Kosovë dhe do ta vështirësojë akoma më shumë zgjidhjen e kësaj situate. Pra, çështjet në lidhje me Planin Gjashtëpikësh kanë shkuar aq larg (ka dalë në skenë si marrëveshje OKB-Serbi, është pranuar në KS të OKB-së, të gjithë faktorët ndërkombëtarë e kanë pranuar) sa që Qeveria e Kosovë, me anë të JO-së apo me anë të PO-së ndaj “bisedimeve teknike” nuk do të mund ta pengojë zbatimin e Planit Gjashtëpikësh. Asaj i mbetet vetëm edhe një rrugë: ta pengojë në praktikë zbatimin e Gjashtëpikëshit A mundet Qeveria e Kosovës ta bëjë një gjë të tillë? Le ta shohim. Do ta marrim shembullin më të lehtë për Qeverinë e Kosovës – Graçanicën – dhe të shohim nëse ajo ka gjasa ta pengojë zbatimin e Gjashtëpikëshit. Njëra nga çështjet e Gjashtëpikëshit është policia dhe zinxhiri i saj komandues. Plani parasheh që në stacionet e policisë të komuniteteve (lexo: veriu i Kosovës dhe enklavat serbe), pra edhe në Graçanicë emërimet në funksionet e larta policore të bëhen nga ana e UNMIK-ut, ose në rastin tjetër nga ana e EULEX-it, pra nga faktori ndërkombëtar dhe jo nga ana e mekanizmave të shtetit të Kosovës. Sipas planit në fjalë raportimet do të bëhen tek UNMIK-u, me çka do të humbet zinxhiri komandues i policisë së Kosovës. Me çfarë mjeti do ta pengojë Qeveria e Kosovës një gjë të tillë? Është më se e qartë se Qeveria e Kosovës, sidomos dhe në radhë të parë duke qenë e shkëputur nga qytetari i vet, duke qenë qeveri jokreative, duke qenë politikisht plotësisht pasive, duke qenë pa vizion e largpamësi politike, duke qenë servile deri në paturpësi, nuk do te mund ta pengojë Serbinë në realizimin e qëllimeve të saj, e sidomos kur ajo do ta ketë përkrahjen e OKB-së dhe gjithë faktorëve ndërkombëtarë. Një zhvillim i tillë i ngjarjeve do të jetë me pasoja afatgjata për Kosovën dhe popullin e saj. Ma merr mendja se Qeveria e Kosovës nuk do të këndellet as nga kjo situatë dhe do ta vazhdojë avazin e vjetër. Ajo do t’u thotë JO “bisedimeve teknike” dhe zbatimin e Gjashtëpikëshit në terren do të mundohet ta maskojë në forma të ndryshme duke e gënjyer qytetarin e Kosovës se kjo nuk do të thotë zbatim i Gjashtëpikëshit, se kjo është në të mirën e popullit, se ne e kemi planin Katërpikësh etj., etj. Një Qeveri e vërtetë e Kosovës do të duhej që urgjentisht ta alarmojë situatën në të cilën jemi futur, do të duhej ta paralajmëronte popullin për rreziqet e Planit Gjashtëpikësh, do të duhej ta aktualizonte çështjen e dhjetëra mijëra të dëbuarve nga pjesa veriore e Kosovës dhe do të këmbëngulte në zgjidhjen e këtij problemi, do të duhej ta aktualizonte çështjen e pazgjidhur të popullit shqiptar të mbetur nën pushtimin serb në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë etj. Kështu, një Qeveri e tillë padyshim se do ta fitonte mbështetjen e qytetarëve dhe të vetë forcave politike në vend. Një Qeveri e tillë do të respektohej ndryshe edhe nga vetë faktorët ndërkombëtarë, ndërsa situata politike do të zhvillohej në një drejtim krejtësisht tjetër – në drejtimin e duhur. Avni Klinaku Levizja per Bashkim. | |
| | | Shejh Fillestar/e
Numri i postimeve : 14 Age : 114 Vendi : Ilirida Registration date : 23/01/2009
| Titulli: Vdes karikaturisti qe perqeshte profetin Muhamed Wed Feb 11, 2009 1:37 pm | |
| 08.02.2009 Karikaturisti nga Danimarka, Kurt Westergaard që para tre vjetësh publikoi në gazetën daneze Jyllands Posten karikatura të Profetit Muhamed është gjetur i vdekur në banesën e tij. Vdekja e karikaturistit ka ardhur nga rënia e zjarrit, duke e lënë të vdekur në vend për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë. Edhe pse rasti ka ndodhur më 21 janar të këtij viti, lajmi nuk është publikuar në media, për shkak të censurimit të rastit. Megjithatë, lajmin në epokën e internetit, merr dhenë brenda pak çasteve. Karikaturisti, publikoi disa karikatura në median daneze, jashtë çdo etike dhe morali njerëzor, duke cenuar fenë Islame. Menjehërë pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, në mbarë botën u zhvilluan protesta të mëdha. Madje në disa vende gjatë protestave pati me dhjetarë viktima në njerëz. Protesta u organizuan edhe në Shkup. Ndërsa shumë politikanë dhe organizata joqeveritare nëpër botë, dënuan veprimin skandaloz të gazetës daneze Jyllands Posten, e cila lejoi që në faqet e saj të botohen karikatura të profetit Muhamed. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
| |
| | | | A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |