Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyWed Nov 07, 2007 12:42 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071106171402 14:00/06.11.07 - Politika maqedonase: Do te sakrifikojme antarsimin ne NATO per hir te emrit Maqedoni


Udhëheqësit e Maqedonisë thanë se do të zgjidhnin emrin Maqedoni edhe pse kjo mund t’i pengojë të anëtarësohen në NATO, nëse nuk arrijnë një zgjidhje me Greqinë në mosmarrëveshjet e vjetra për çështjen e emrit.
Presidenti Branko Cervenkovski dhe Kryeministri Nikolla Gruevski thanë se emri kushtetues i vendit të tyre është Maqedoni.
Ata e kanë quajtur integrimin në NATO një përparësi kryesore strategjike për vendin, por thanë se do të ishin të gatshëm të sakrifikojnë anëtarësimin në NATO nëse alternativa do të ishte ndryshimi i emrit të vendit të tyre.
Maqedonia e mori këtë emër kur shpalli pavarësinë nga Jugosllavia në vitin 1991. Të njëjtin emër ka edhe një provincë e Greqisë veriore.
Greqia thotë se përdorimi i këtij emri nënkupton pretendime ndaj territorit të saj. Ajo ka kërcënuar se do të bllokojë anëtarësimin e mundshëm të Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 2:01 am

21:35/07.11.07 -

Jankullovska: Operacioni policor mbaroi, por shtetrrethimi do te vazhdoje


Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë konfirmoi se ka mbaruar me sukses operacioni policor i quajtur Shtrëngata e malit, që filloi sot herët në mëngjes në Malësinë e Sharrit të Tetovës. Në një konferencë shtypi, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se nuk ka të vrarë civilë, se aksioni u krye me profesionalizëm" dhe u morën të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e popullatës civile. Ajo përgënjeshtroi informacionet se u rrëzua një helikopter i policisë.

Gjatë orvatjes për të arrestuar gjashtë persona, u hap zjarr nga disa pozicione mbi pjesëtarët e policisë, dhe këta pastaj iu përgjigjën zjarrit. Atëhere pjesëtarët e grupit të armatosur filluan të ikin, përshkroi Jankullovska rrjedhën e ngjarjeve, duke shtuar se nga forcat e policisë që u sulmuan nga grupi i armatosur, siç tha ajo, nuk ka asnjë të vrarë.

Jankullovska pranoi se gjatë operacionit janë vrarë katër njerëz dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, dhe këta, tha Jankullovska, ishin pjesëtarë të grupeve të armatosura që ishin vendosur në fshatin Brodec të Tetovës.

Fillimisht, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, kishte konfirmuar për agjencinë maqedonase MIA se së paku tetë pjesëtarë të grupeve të armatosura janë vrarë në aksionin e sotëm të policisë në Malësinë e Tetovës, në fshatrat Brodec, Veshalë dhe Vejcë.
Pak kohë pas deklaratës së Jankullovskës, policia njoftoi se në fshatin Brodec, të Malësisë së Sharrit, kishte gjetur trupat pa jetë të dy pjestarëve të tjerë të grupeve të armatosura, të vrarë në aksionin e sotëm policor.

Ndërkaq, dëshmitarë dhe përfaqësues të mediave që janë drejtuar për në Tetovë, pohojnë se të gjitha vendkalimet dhe rrugët që shpien në fshatrat e Malësisë së Tetovës - Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë, qëndrojnë ende të bllokuara nga policia.
Sipas dëshmive të banorëve, në zonën e Sharrit nuk janë lejuar të kalojnë as autoambulancat, për t'u dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore të plagosurve, numri i të cilëve nuk mund të dihet për shkak të mungesës së burimeve të informacionit.

Pyetjes së gazetarëve në se në aksionin e sotëm janë dëmtuar objekte civile, ministrja Jankullovska iu përgjegj se momentalisht po kryhet ekspertiza.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 2:02 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071107235202 20:00/07.11.07 - Qeveria e Kosoves: Kerkojme zbatimin e ligjit ne Maqedoni


Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se po ndjek me vëmendje ngjarjet e sotme në Maqedoni dhe se synimi i saj është stabiliteti rajonal dhe fqinjësia e mirë.

Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin e stabilitetit rajonal dhe krijimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, duke respektuar tërësisht sundimin e ligjit, thuhet në një deklaratë të Qeverisë, të shpërndarë sot.
Në njoftim thuhet gjithashtu se edhe Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK) dhe KFOR-i, po patrullojnë dhe monitorojnë gjendjen afër kufirit me Maqedoninë.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 2:04 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071107172406 17:00/07.11.07 -
Luftimet: Policia deklaron se operacioni mbaroi, grupet e armatosura shprehen se jane ne pozicione




Eshte kaotike situata ne rajonin e Shipkovices, ne fshatrat Brodec, Vejle etj. Burimet policore maqedonase thone se operacioni ka mbaruar me 4 te vrare dhe 6 te aarestuar nga grupet e armatosura.

Ndersa burime nga Tetova thane per lajme.net se banoret e ketyre fshatrave jane pozicionuar ne mbrojtje te jetes se familjeve te tyre. Sipas tyre te vraret jane civile dhe jo pjestare te grupeve te armatosura.
Nderkaq partite kryesore te shqiptareve akoma nuk jane prononcuar per ngjarjen.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 2:05 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071107162958 15:00/07.11.07






- Luftimet ne Maqedoni:
Jane 8 civile te vrare, shtetrrethim ne zonat me popullsi shqiptare


Në fshatin Brodec të Tetovës ka tetë civilë shqiptarë të vrarë dhe disa të plagosur gjatë aksionit të sotëm policor në fshatrat e Malësisë së Sharrit.

Lajmi u mësua fillimisht përmes telefonit nga burime jozyrtare, por më pas u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski, i cili deklaroi se janë vrarë së paku tetë pjesëtarë të forcave të armatosura.

Zëdhënësi shtoi gjithashtu se gjatë aksionit nuk pati policë të plagosur. Gupet e armatosura janë shpërndarë, ndërsa forcat speciale të policisë janë në terren, tha zëdhënësi Kotevski. Njoftimi zyrtar citon burime nga Qendra mjekësore urgjente në Shkup dhe nga Spitali i Tetovës, që kanë konfirmuar se deri tani atje nuk janë dërguar të plagosur. Ndërkaq, bëhet e ditur se në rrugën Shkup-Tetovë, policia e Maqedonisë nuk lejon të lëvizë asnjë automjet, ndërsa në hyrje të komunës së Sarajit të Shkupit (komunë me popullatë shqiptare), ka vënë postblloqe ku kontrollohet çdo banor që lëviz aty.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyThu Nov 08, 2007 3:25 am

Deklaratë publike Nr.2 e Zonës nr.3 të FBKSH-së Kosova Jugore - Lugina e Vardarit (ILIRIDA)

Shkup

Drejtuar:

1. Popullatës shqiptare të Zonës Nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore / Lugina e Vardarit - ILIRIDA
2. Mediumeve dhe agjencive informative
3. Institucioneve, partive politike dhe kreut shtetëror


Sot me pikëllim morëm lajmin për sulmin qyqar që ndërrmorën forcat policore-ushtarake të IRJM-së ndaj vëllezërve tanë që ishin të strehuar në malësinë e tetovës ku sipas informacioneve të para që na kanë arritur kemi dhe dëshmorë si dhe viktima në civilë dhe dëme të mëdha materiale që i janë shkaktuar popullatës të malësisë së tetovës. Kryesia qëndrore e FBKSH-së em qendër të Tiranë dhe kryesia e këshillave të FBKSH-së në Zonën Nr.3 po zhvillojnë hetime dhe grumbullojnë të gjithë informacionin rreth asaj që sot ka ndodhur në terren pas çka do të merret një veprim i prerë për masat që do merren pas kësaj ngjarje tragjike.

Na lejoni që në rradhë të parë tju njoftojmë se FBKSH dhe krahu ushtarak Armata Kombëtare Shqiptare nuk kishte planifikuar asnjë sulm apo tentativë për të sulmuar forcat policore të këtij shteti artificial dhe këtë ua kemi bërë me dije të gjithëvë dhe në veçanti partive politike shqiptare dhe Institucioneve vendore të cilët qysh më herët me stilin e tyre të një dhelpre kërkonin mëshirë dhe luteshin që mos të ndërmarim sulme në emër të procesit të Pavarësisë së Kosovës dhe rregullimit të statusit të shqiptarëe në IRJM.

Kush ishin vëllezërit që u strehuan në fshatin Brodec?

Në fshatin Brodec prej shumë më herët (para shumë muajsh) kanë qëndrruar vëllezërit tanë shqiptarë të cilët janë ish ushtarë të UÇK-së dhe ndaj të cilëv ishte vënë në ndjekje pushteti sllavo-maqedonas dhe qarqet antishqiptare duke u pregaditur atyre procese të montuara politike dhe kurrthe për ti eliminuar dhe si pasojë e kësaj ata krijuan një ambient të sigurtë në fshatërat e tyre duke gjetur kështu edhe mbrojtjen e bashkëfshatarëve të tyre, me shpresë se do ët gjejnë rrehatinë dhe shumë shpejt do të tërhiqen të gjitha nismat dhe tentativat që u ndërmorën kundër tyre prej paa shumë kohësh. Me arratisjen e vëllezërve tanë nga burgu i Dubravës të cilët kanë meerita të pakontestueshme për formimin e celulave të para e deri te Shtabi i Përgjithshëm i Armatës Kombëare Shqiptare konkretisht Xhavit Morina, Lirim Jakupi, Ramadan Shiti dhe të tjerë, ish bashkëluftëtarët e tyre të UÇK-së nga këto fshatra u bënë strehë dhe i ftuan për bashkëmbrojtje dhe strehim në tokën shqiptare të Malësisë së Sharrit. Në fshatin Brodec, e as në fshatrat përreth nuk po pregaditej ndonjë sulm apo rrezik për organet e këtij vendi por ata vetëm ishin strehuar në shtëpitë e tyre, gjegjësisht të vëllezërve të tyre. Është mëse e vërtetë që burrat e AKSH-së nën udhëheqjen e Lirim Lakupit dhe Ramadan Shitit bashkë me vëllezërit e tyre të ish UÇK-së posedonin armatim dhe një poligon ushtarak ku trajnoheshin për të qenë të aftë për vetëmbrojtje në raste si kjo që ndodhi sot. Vëllezërit tanë të ish UÇK-së të cilët gjatë gjithë kohës mbanin uniformat dhe e emblemat e UÇK-së kërkuan dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të na u bashkangjitur dhe bërë pjesë të AKSH-së në rast të fillimit të luftës për Bashkim Kombëtarë.
Pra, në malësinë e Tetovës ishin strehuar ish ushtarrë të UÇK-së të cilët kishin ftuar dhe u kishin bërë streh edhe vëllezërve të tyre të AKSH-së të arratisur kohë më parë nga burgu i Dubravës dhe nuk po planifikohej ndonjë sulm apo rrezikim i qytetarëve dhe institucioneve të IRJM-së siç pretendojnë të përdorim si arsyetim krerët e këtij shteti artificial.

Kërkojmë nga vëllezërit shqiptarë që të jenë të kujdesshëm sepse struktura partiake, shtetërore dhe të tjera antikombëtare janë vënë në kërkim të anëtarëve të tjerë të FBKSH-së dhe luftëtarëve të AKSH-së, si dhe të përkrahësve tanë në këtë zonë, andaj mos lejoni ët bini në provokimet e tyre dhe kurrthet e pregaditura e që më pas mun ta pësoni sherrin e tyre. Keni durrim dhe na lejoni që të bëjmë të gjitha hetimet dhe pas mbledhjes së Kryesisë Qëndrore do të merret një vendim dhe ky rast nuk do të mbarron me kaq sepse edhe pse kjo nuk u inicua nga ne, e ndjejmë për obligim që këtë rast ta pastrojmë ashtu si na ka hije dhe të gjithë do të paguajnë për gabimin e madh që bënë sot me sulmine tyre ndaj komandantëve të AKSH-së të strehuar në Malësine e Tetovës dhe vëllezërve tanë nga ish UÇK.

Prej nesër, pas hetimeve të detajuara dhe mbledhjes së K.Q. do të prononcohet Kryetari i FBKSH-së Prof.Dr.Bashkim Mitrovica dhe zëdhënësi politik i FBKSH-së Mr.Gafurr Adili ku do të sqarohet i tërë rasti dhe do të njoftoheni me vendimet e mara të Kryesisë Qëndrore të FBKSH-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.



Mr.Kastriot HASI,
Kordinator i këshillave të Zonës nr.3 të FBKSH-së, Kosova Jugore/Lugina e Vardarit (ILIRIDA)


SHARR
07.11.2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 2:05 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071108224039 21:05/08.11.07








- Danaj: Nacionalizmi maqedonas nuk pranon bashkejetesen me shqiptaret


Drejtori i Institutit te Prognozave politike rajonale, Koço danaj e ka cilesuar daten 7 nentor 2007 si daten kur naxcionalizmi maqedonas i drejtuar nga Gruevski dhe Cervenkovski shkelin perfundimisht mbi marreveshjen e Ohrit duke e shndrruar ate ne nje leter pa vlere. Deklarimi u be pas masakres se forcave speciale dhe atyre te motorizuara maqedonase kunder popullit shqiptar ne Malesine e Tetoves nen pretekstin e ndjekjes se krimineleve.

Danaj u shpreh edhe per qensdrimin e partive politike shqiptare ne maqedoni. Sipas tij: Per kryetarin e PDSH, Menduh Thacin, dita e masakres mbi shqiptaret eshte dita me e turpshme e karieres se se tij politike. Me deklaratat arrrogante te aprtise se tij ne mbrojtje te nacionalizmit dhe ultranacionalizmit maqedonas kjo parti u shkeput nga interesat kombetare te shqiptareve duke pare vetem interesat pushtetore. Kjo ka qene dita me e turpshme edhe per Ali Ahmetin, kryetarin e BDI. Deklaratat e tij dhe te partise se tij per masakren maqedone ishin deklarata prej frukacakesh. Ato tregojne se ata nuk jane me ne gjendje te mbroje interesat kombetare te shqiptareve, por vetem ato pushtetore.

Danaj eshte shprehur se perderisa maqedonet dhe politika e tyre nacionaliste dhe primitive nuk duan te jetojne me shqiptaret mbi bazen e barazise, edhe shqiptaret nuk kane pse te pranojne te jetojne me ata si qytetare te dores se dyte dhe bujkrober moderne. Shqiptaret nuk jane bekshinj te maqedonise, por qyxtetare te denje te Europes te cilet me mjete demokratike dhe vetem demokratike, do te dine te mbrojne te drejtat e tyre edhe ne Maqedoni.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 2:07 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071108165628 15:45/08.11.07 - Masakra e Brodecit: Policia shqiptare hedh poshte njo^ftimet maqedonase se nje i vrare eshte nga Shqiperia


Shteti shqiptar ka përgënjeshtruar zërat se mes viktimave të ngjarjeve të djeshme në Tetovë gjendet edhe një shtetas nga Shqipëria, i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, sqarohet se shtetasi Fatos Aliaj nuk është i arrestuar apo i vrarë në ngjarjet e Tetovës.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 2:08 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071108162928 15:00/08.11.07 - Zogaj: Ngjarjet ne Maqedoni jane dramatike dhe tragjike


Kryetari i komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, Preç Zogaj, reagoi ndaj ngjarjeve të djeshme në Maqedoni, duke i cilësuar ato dramatike dhe tragjike.
Ne jemi të shqetësuar për këto ngjarje, që janë të padëshirueshme, pasi stabiliteti i Maqedonisë është pjesë konstante e politikës sonë, si një vend fqinj me Shqipërinë. Po ashtu, stabiliteti i Maqedonisë është i nevojshëm për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. Ato krijojnë pikpyetje për zhvillimet në këtë vend dhe në rajon, tha deputeti Zogaj.

Ne do t'u bënim thirrje partive politike në Maqedoni dhe sidomos partive shqiptare që të dëshmojnë maksimunin e pjekurisë në këtë moment delikat. Duke nënvizuar domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit në këtë vend, gjithashtu, ne do t'i bënim thirrje qeverisë së Shkupit që të shmangë përdorimin e alibive apo justifikimeve për të rritur represionin, duke diferencuar qartë se çfarë është e papranueshme dhe çfarë është brenda kuadrit demokratik, theksoi kryetari i komisionit të Jashtëm në Kuvend.
Në këtë kontekst, shtoi ai zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit pa asnjë dilemë është një garanci për ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit në Maqedoni.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:37 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071109190033 17:00/09.11.07
- BE: Presim qe Beogradi dhe Prishtina te vijne me ide te reja


Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të vijnë me ide të reja që mund të çojnë në gjetjen e një zgjidhje të negociuar për statusin në takimin e rradhës në Bruksel në 20 nëntor.

Zyrtarët evropianë kërkojnë nga Prishtina e Beogradi, që në takim të jenë më krijues për të mundësuar zgjatjen e takimit të fundit në 26 nëntor.Ata kanë thënë megjithatë se kohëzgjatja e tij, varen plotësisht nga rezultati i bisedimeve paraprake në Bruksel.
Zyrtarët megjithatë thonë se takimi mund të zgjasë tre ditë.
BE-ja, kanë thënë burimet e afërta me të, po këmbëngul në gjetjen e një zgjidhje të negociuar mes palëve.
Brukseli megjithatë, e ka bërë të qartë se procesi i bisedimeve shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit, përfundon në 10 dhjetor!

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:39 pm

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071109191747 16:05/09.11.07

- Bakojani per politiken maqedonase: Ndryshoni emrin qe te hyni ne NATO


Greqia shprehet se Maqedonia zbaton politike te dyfishte lidhur me hyrjen en NATO.
Këtë e tha shefja e diplomacisë greke Dora Bakojani në fjalimin para anëtarëve të komisionit parlamentar për politikë të jashtme.
Zhvillimi i ngjarjeve tregon se Shkupi mendon të zbatojë politikë të dyfishtë. Nga njëra anë, ata konsiderojnë se mund të bëhen anëtare të të gjitha organizatave ndërkombëtare me referencën FYROM, ndërsa nga ana tjetër, drejtpërdrejt e kontestojnë atë emër, deklaroi Bakojani.
Sipas saj, tani është koha që Greqia të ushtrojë trysni për gjetjen e emrit të Maqedonisë për përdorim ndërkombëtar, para se të vendoset për aplikimin e saj për hyrje në NATO në samitin e prillit të vitit të ardhshëm.
Koha për zgjidhje është tani…para samitit të NATO-s. Kemi gjashtë muaj për negociata, deklaroi Bakojani në seancën e komisionit parlamentar të enjten.
Shefja e diplomacisë greke përsëriti kërcënimin e Athinës për veto ndaj anëtarësimit eventual të Maqedonisë në NATO, pa marrëveshje paraprake për emrin.
Ne thamë - do të bëheni pjesë e NATO-s prej momentit kur do t`i përmbushni kushtet për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë që nënkupton edhe gjetje të emrit me kompromis, deklaroi Bakojani.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:42 pm

Merkel - Bush, ‘shkëmbim të thellë mendimesh’ për Kosovën





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Angela_erkel Kancelarja gjermane Angela Merkel u nis sot nga Berlini për në Shtetet e Bashkuara, ku do të vizitojë presidentin George Bush në fermën e tij në Crawford, Texas, ku ndër tjerash do të diskutohet edhe për Kosovën.

Programi bërthamor i Iranit dhe statusi përfundimtar i Kosovës janë disa nga çështjet që dy udhëheqësit do t'i diskutojnë gjatë vizitës private 20 orëshe. Burimet zyrtare në Berlin kanë thënë se Bush dhe Merkel parashihet të "bëjnë një shkëmbim të thellë mendimesh" për Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:44 pm

Qeveria dhe KEF miratuan projektbuxhetin e 2008-tës





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Qevereia_kosoves Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Ekonomik Fiskal kanë miratuar projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili i procedohet parlamentit për votim, më së largu deri më 20 dhjetor, në mënyrë që të nënshkruhet brenda këtij viti nga shefi i UNMIK-ut.


Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri tha se të hyrat buxhetore për vitin 2008 do të jenë 816 milionë euro, ndërsa niveli i shpenzimeve për vitin e ardhshëm është caktuar në 1 miliard e 27 milionë euro.

Deficiti buxhetor prej 212 milionë eurosh, do të mbulohet nga grumbullimi më i madh i të hyrave buxhetore dhe nga tepricat buxhetore të viteve paraprake, pohoi Shatri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:45 pm

Sejdiu: Shpallja e pavarësisë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Sejdiu Nuk do të ketë vendim për statusin e Kosovës në fund të mandatit të treshes ndërkombëtare, e kjo nuk pritet të ndodhë as menjëherë pas 10 dhjetorit, siç janë zotuar disa herë anëtarët e Ekipit të Unitetit. Presidenti Fatmir Sejdiu e arsyetoi këtë me kohën që do të marrë shqyrtimi i raportit të treshes nga ana e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun dhe konsultimeve të nevojshme të tij.

Pas takimit me ministrin e jashtëm të Irlandës, Dermot Ahern, sot në Prishtinë, Sejdiu vlerësoi se është më mirë që shpallja e pavarësisë së Kosovës të bëhet në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, duke e lënë nën hije mundësinë e shpalljes së njëanshme të pavarësisë.
Ndërsa, diplomati irlandez Dermot Ahern tha se Kosova është një çështje shumë e rëndësishme për Bashkimin Evropian, duke thënë se BE-ja duhet të ketë qëndrim unik rreth statusit të saj. Për këtë arsye ai kishte ardhur në Kosovë për t’u informuar drejtpërdrejt për procesin e statusit, në mënyrë që Irlanda të mbajë një qëndrim të saktë dhe të drejtë për Kosovën pas përfundimit të misionit të treshes.
"Dua të them se do të dëshironim që Ballkani Perëndimor të jetë një vend stabil, duke e ditur faktin se ka një perspektivë evropiane që ne e mirëpresim dhe duam që të sigurohemi se do të ecë përpara në një mënyrë pozitive. Do të ketë vendime të rëndësishme në BE dhe ne duhet të informohemi mirë në mënyrë që t'i marrim vendimet e duhura që do të ishte në të mirë të popujve të rajonit në përgjithësi", tha Ahern .
Duke folur për procesin e bisedimeve në mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti Fatmir Sejdiu hodhi poshtë edhe njëherë tezën se bisedimet do të mund të kishin më shumë efekt, në qoftë se ato do të mbaheshin në Prishtinë apo në Beograd.
“Për ne është qasje shumë e hershme shumë e studiuar mirë dhe shumë e efektshme që këto të bëhen në radhë të parë me ndërmjetësimin ndërkombëtar, sepse çështja e Kosovës është problem ndërkombëtar. Dua t’ju them se një kërkesë apo një lojë të tillë e ka luajtur Serbia gjatë kohë, por ne nuk e kemi pranuar asnjëherë”, theksoi Sejdiu.
Ndërkaq, në një takim të veçantë të Ekipit të Unitetit me zëvendësministrin e jashtëm të Italisë, Famiano Crucianelli, u konfirmua edhe një herë mbështetja e qeverisë italiane për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. Udhëheqësi i ekipit, presidenti Sejdiu tha se garanci kanë marrë edhe gjatë vizitës së ekipit në Romë, në Lisbonë dhe në Berlin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:46 pm

Pak gjasa që Prishtina dhe Beogradi të arrijnë kompromis, thotë Kushner





Shefi i diplomacisë franceze, Bernar Kushner, ka vlerësuar në Paris se ekzistojnë gjasa të vogla që bisedimet për statusin e Kosovës të kenë sukses, njoftojnë mediat vendore.

Kushner duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit Kombëtar më rastin e shqyrtimit të buxhetit për ministrinë që ai e udhëheqë, ka thënë se gjasat për arritjen e një kompromisi në bisedimet që udhëhiqen nga Treshja, mes Prishtinës dhe Beogradit, janë “ndoshta dhjetë përqind”, por që ato “ekzistojnë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:47 pm

Sejdiu bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje





Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu, vizitoi sot Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Qendrën e Numërimit të Votave, me qëllim të njohjes për më së afërmi me procedurën rreth zgjedhjeve. Me këtë rast, ai bëri thirrje tek qytetarët që të dalin masovikisht në zgjedhje. Kryetari i Sejdiu, theksoi se në fillim të dhjetori do të bëhet edhe përbërja e Parlamentit të ri.

Njohja për nga afër e procedurës zgjedhore, ishte edhe qëllimi i vizitës së kryetarit të Kosovës Fatmir Sejdiu, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe në Qendrën e Numërimit të Votave. Sipas tij, parapërgatitjet për zgjedhjet e sivjetme janë bërë në kualitetet më të larta. Me këtë rast, para gazetarëve në KQZ, kryetari Sejdiu bëri thirrje të përgjithshme tek qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masovikisht në shfrytëzimin e tyre të së drejtës elektorale dhe të zgjedhin të preferuarit e tyre. Ai më tutje bëri thirrje edhe për votuesit serb që të mos i nënshtrohen presionit serb, por të jenë pjesë aktive e debateve që duhet të zhvillohen në institucionet e Kosovës. Në vizitë në Qendrën e Numërimit të Votave, kryetari Sejdiu tha se përgatitjet në këtë qendër janë garanci e mira që të përmbyllet rezultati me sukses, pasi që është punuar me një ritëm të shpejt dhe të efektshëm.
Kryetari Sejdiu, bëri të ditur që konstituimi i Parlamentit të ri, do të bëhet më së largu në javën e parë të muajit dhjetor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptyFri Nov 09, 2007 9:48 pm

Greqia kundër fiksimit të afateve për Kosovën





Rëndësia e mbështetjes ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës është theksuar në takimin e ministrit të jashtëm gjerman Frank- Valter Shtajnmajer me homologen e tij greke Dora Bakojanis.

E pyetur nga Deutsche Welle nëse ajo ishte në të njëjtën linjë me ministrin Shtajnmajer për arritjen e një rezultati në bisedimet për Kosovën deri më 10 dhjetor, ministrja greke u përgjigj se "Greqia nuk është për fiksim afatesh. Mendoj se afate të tilla të ngurta nuk duhet të ketë. Por kjo nuk do të thotë se problemet duhet të vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje. Nëse nevojiten edhe 10 ose 15 ditë me kusht që në fund të tunelit të shihet një dritë atëherë jam e sigurtë se në fund kjo kohë do të jepet."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 5:34 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071110173328 14:25/10.11.07 -






Godo kunder Topit: Shqiperia duhet ta njohe e para shtetin e Kosoves


Presidenti i Nderit i Asamblesë Kombëtare të PR-së Godo ne fjalen e tij ne Kongresin e PR, i eshte kundervene tezes se presidentit Topi sipas te cilit Shqiperia nuk do ta njohe e para shtetin e Kosoves.

Godo u ndal në çështjen e Kosovës, duke theksuar se Kosova po numëron ditët për të arritur pavarësinë pas një robërie të gjatë dhe të rëndë, ndërkohë që kjo pavarësi që do të arrihet në mbarim të këtij viti, do të vendosë paqen në rajon dhe do të shënojë ngjarjen më të shkëlqyer të gjithë shqiptarëve.
Sipas tij: Kuvendi ynë e ka njohur pavarësinë e Kosovës 12 vjet të shkuara, tani na takon të jemi të parët në aktin formal të njohjes së saj dhe jo te presim te tjeret.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 5:35 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071110173645 14:00/10.11.07 - MPJ: Autoritetet greke duhet te zbardhin vrasjen e shtetasit shqiptar Lata


Ministria e Punëve të Jashtme dënoi me indinjatë të thellë ngjarjen e rëndë, ku ndaj një grupi shtetasish shqiptarë, të cilët kishin kaluar kufirin për në Greqi, u hap zjarr nga rojet greke të kufirit, si pasojë e të cilit mbeti i vrarë shtetasi Ilmi Lata.
Përmes një deklarate për shtyp, MPJ-ja u bën thirrje autoriteteve greke të marrin të gjitha masat për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë si dhe për ndëshkimin e merituar të fajtorit sipas ligjit. Ministria e Punëve të Jashtme vëren me shqetësim se ky është një ndër rastet e përsëritura kur shtetas shqiptarë janë bërë subjekt i keqtrajtimeve nga pjestarë të autoriteteve greke të rendit, të cilat janë shoqëruar edhe me pasoja fatale, si ky i fundit. Ministria e Puneve të Jashtme konsideron tepër të rëndësishëm hetimin, zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të të gjitha rasteve të tjera kur shtetasit shqiptarë kanë qënë viktima të abuzimit apo tejkalimit të kompetencave të autoriteteve të shtetit fqinj.
Është imperative për parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen që të bashkëpunohet më shumë për shmangien dhe çrrënjosjen e paragjykimeve dhe frymëzimeve raciste, të cilat ndikojnë negativisht në imazhin e komunitetit shqiptar në Greqi dhe marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis vendeve dhe popujve tanë, thuhet në deklaratën e MPJ-së.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 5:36 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071110174459 14:00/10.11.07 - Kosumi: Procesi i statusit te Kosoves ka degraduar


Ish-kryeministri i Kosoves Bajram Kosumi e konsideron degradim, procesin aktual lidhur me statusin e Kosoves. Sipas tij: fatkeqësisht ne kemi përjetuar këta gjashtë muajt e fundit, një periudhë të degradimit të procesit të statusit të Kosovës. Prej momentit kur Këshilli i Sigurimit ka dështu të miratojë Rezolutën e re për Kosovën, procesi i bërjes së Kosovës shtet është në degradim dhe fatkeqësisht jemi në pozitat kur njerëzit tashmë kanë filluar të humbin besimin se mund, kjo rrugë mund të çojë në të vërtetë te shteti i Kosovës. Po ashtu edhe disa shtete të tjera evropiane që para gjashtë muajsh kanë mundur të jenë më unike, më të vendosura në pranimin e dokumentit të Ahtisaarit, tash kanë shfaqë disa skepsa, dyshime dhe kanë filluar të bëjnë rirreshtime të reja. Por unë besoj se është momenti i fundit kur klasa politike e Kosovës duhet ta stopojë këtë proces të degradimit të vendimit për statusin final. Kjo do të thotë, klasa politike e Kosovës duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë për ta bërë shtetin e Kosovës. Dihet shumë mirë se shteti i Kosovës sikurse çdo shtet tjetër, nuk bëhet me deklarata, nuk bëhet me letra, me fjalë, por duhet të merren përgjegjësitë konkrete në teren dhe në bashkëpunim me shtetet, me qendrat ndërkombëtare si SHBA, Anglia dhe Bashkimi Evropian ne të shpallim shtetin tonë dhe të kërkojmë njohjen ndërkombëtare të shtetit tonë.
|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 5:37 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 20071109211754 20:00/09.11.07 - Pacolli: Bisedimet shqiptaro-serbe duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine


Bexhet Pacolli, kryetari i AKR ne Kosove ne nje interviste eshte shprehur se bisedimet midis serbeve dhe shqiptareve duhet te zhvilloheshin ne Beograd dhe Prishtine dhe jo ne Bruksel apo Viene. Sipas Pacollit: Ndoshta prej një aspekti se komuniteti ndërkombëtarë është dashtë që këto konferenca ndoshta t’i bëjë jo në Vjenë e Londër, por t’i bëjë dikund në Beograd, Kragujevc, në Prishtinë, Prizren. Dhe të fillohet një kooperim në këtë drejtim. Që këto konferenca të shkonin, të themi, të bisedohet jo me përkthyes, po drejtpërsëdrejti. Secili prej nesh njef gjuhën, mentalitetin. Dhe këto konferenca të bëhen ndoshta me një gradë më pak oficiale, diku në mes oficiale dhe jo oficiale. Dhe është dashtë nga Kosova pak a shumë të lobohet edhe më tepër. T’u tregohet serbëve se me një pranim të realitetit, që pranohet pavarësia e Kosovës, Serbia nuk do ta humb Kosovën Kosova është këtu, ajo do të jetë aty gjithmonë dhe nuk do të, nuk ka ndodhë asgjë jonormale. Pavarësia do të vjen, është fakt se do të vjen. Kishte me qenë më mirë që kjo pavarësia po të ishte akceptuar nga fqinjët tanë të veriut dhe nga Këshilli i Sigurimit normalisht, do të ishte një pavarësi e shëndoshë, një pavarësi e seruar në tavolinë. Por kjo si duket nuk do të ndodhë dhe Kosova do të shpallë njëanshëm pavarësinë. Normalisht ky hap duhet të bëhet shumë me kujdes. Do të shpallje atëherë kur ne do të kishim siguresën se do të pranohej prej miqve tanë tradicional, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian.|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 2:50 pm

Steinmeier thotë se Evropa duhet të jetë unike rreth statusit të Kosovës

Evropa duhet të jetë unike në çështjen e statusit të Kosovës, deklaroi ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Ai këto komente i bëri në Pragë, pas takimit me ministrin e jashtëm çek, Karel Schwarzenberg.

"E pranoj se gjasat janë të vogla", tha zoti Steinmeir, për procesin aktual të bisedimeve, të udhëhequra nga treshja ndërkombëtare dhe shtoi se BE-ja "do ta humbte kredibilitetin nëse thotë se çka do të bëjë nëse procesi dështon".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 6:50 pm

Më 17 nëntor nuk pritet të ketë radhë të gjata, thotë KQZ

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Zgjedhjet
Ndërsa 17 nëntori po afrohet, Komisioni Qendror Zgjedhor thotë se ka kryer të gjitha përgatitjet që secili i interesuar me të drejtë vote të mund ta shfrytëzojë këtë të drejtë. Kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se nuk pret që të ketë radhë të gjata ditën e votimit, pasi që është shtuar dukshëm numri i qendrave të votimit dhe i vendvotimeve, krahasuar me zgjedhjet e fundit.

Kanë mbetur edhe 5 ditë deri në ditën e zgjedhjeve kur qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, në Kuvendet Komunale dhe kryetarët e komunave. Përkundër faktit se do të votohet në tri fletëvotime dhe gjithashtu sistemi i ri zgjedhor jep mundësinë e votimit të drejtpërdrejtë, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se procesi i votimit nuk do të zgjatë shumë dhe nuk pret radhë të gjata.

“Kemi bërë maksimumin që mos të zgjasë shumë, sepse kemi shtuar numrin e qendrave të votimit dhe numrin e vendvotimeve në krahasim me zgjedhjet e vitit 2004, kështu që konsiderojmë që edhe sqarimet dhe udhëzimet po edhe sistemi nuk është i komplikuar- ani që procesi është kompleks sepse kemi të bëjmë me tri palë zgjedhje”, tha Baraliu.
Më 17 nëntor do të hapen 623 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 210 vendvotime. Tashmë janë kompletuar Këshillat e vendvotimeve dhe janë kryer trajnimet e nevojshme të njerëzve thotë kryeshefi i SKQZ-së. ”Janë njerëz të motivuar të punojnë në këto komisione. Është një armatë e madhe, janë diku rreth 25 mijë njerëz që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, që do t’i presin mirë qytetarët”, tha ai.

Sipas rregullores, vendvotimet do të hapen në ora 7 të mëngjesit ndërsa do të mbyllën në orën 19 mirëpo, Baraliu thotë se do të krijohet mundësia që çdo i interesuar me të drejtë vote të mund ta shfrytëzoj këtë të drejtë edhe nëse paraqitet nevoja e shtyrjes së votimit për disa orë.

11 nentor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 6:51 pm

Bush dhe Merkel ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Bush_merkel Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ka pritur në rezidencën e tij në Teksas, kancelaren gjermane Angela Merkel . Të dy liderët diskutuan në një atmosferë miqësore çështje të rëndësishme globale, ndër të cilat problemin e statusit të Kosovës dhe çështjen e Iranit .

Sakaq, të dy liderët theksuan se e ndajnë të njëjtin qëndrim për Kosovën, por nuk dhanë detaje konkrete se si do të zgjidhet statusi i Kosovës. Merkel është liderja e dytë evropiane që takon Bushin brenda dy jave. Dy ditë më parë, në Uashington qëndroi presidenti francez Nikolas Sarkozy, i cili i dha mbështetje të plotë SHBA-ve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 EmptySun Nov 11, 2007 6:52 pm

Ahtisari bën thirrje për një vendim sa më të shpejtë rreth Kosovës





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Ahtisrai Ish i dërguari i posaçëm i OKB-se, Marti Ahtisari e ka quajtur Kosovën si prioritet të parë me rastin e themelimit të Këshilllit Evropian për politikë të jashtme në Berlin.

Ai ka thirrur për një vendim sa më të shpejtë lidhur me statusin e Kosovës, ndërkaq që ministri i jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier, e ka potencuar si të nevojshëm bashkëpunimin me palën ruse, që ka për qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4 ... 9 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: