Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 15  Next
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptySun Nov 11, 2007 6:54 pm

Forumi i Gruas së LDK-së mbajti tubim elektoral në Prishtinë





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Ldk Liria, pavarësia dhe demokracia, gjithmonë janë mesazhe të reja, plotësuese dhe të fuqishme. Andaj Lidhja Demokratike e Kosovës, është në kërkim të kësaj ecjeje të mëtutjeshme. Kështu u shpreh Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu në tubimin elektoral të Forumit të Gruas së LDK-së të mbajtur sot në Prishtinë.





Forumi i Gruas së LDK-ës për gjithë këto vite me punën e vet u bë zë i fuqishëm i gruas për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, tha Melihate Termkolli, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së. Në fund të këtij tubimi, u bë edhe prezantimi i 34 kandidateve femra nga radhët e LDK-së për deputete të parlamentit të Kosovës .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptySun Nov 11, 2007 6:55 pm

Makolli vizitoi lagjen Arbëria të Prishtinës





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Akr Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AKR – së, Ibrahim Makolli e vazhdoi sot fushatën zgjedhore në lagjen Arbëria të Prishtinës. Makolli vizitoi familjet e rrezikuara nga rrëshqitja e dheut duke u premtuar se me ardhjen e tij në krye të Prishtinës, ata më nuk do të ndihen të rrezikuar.

Nëse AKR – ja vjen në pushtet, do të ndërtojë një digë mbrojtëse për tejkalimin e rrezikut për familjet e rrezikuara, tha Makolli . Makolli akuzoi autoritetet e deritashme komunale për neglizhencë në qasje ndaj këtij problemi , ndërkohë që premtoi se familjet e zhvendosura do të kthehen sa më shpejtë në shtëpitë e tyre. Ai më tej qëndroi edhe në mesin e qytetarëve të lagjes Bregu i Diellit të cilëve u premtoi se nëse vjen në krye të Prishtinës, do të jetë në shërbim të tyre .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptySun Nov 11, 2007 6:56 pm

Ora prezantoi sot kandidatët e saj për Viti





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Ora Partia reformiste ORA ka mbajtur tubimin elektoral sot në Viti. Kreu i kësaj partie Veton Surroi, tha se program i Ora-së, është program që duhet ta transformoj këtë vend dhe të mos presim që dikush të na mësoj se si të punojmë, ngase ne jemi zot të shtëpisë.

Kreu i partisë reformiste ORA Veton Surroi, ka theksuar para anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie në Viti, se për të realizuar gjithë atë që e premtojmë, nevojitet vota e juaj, ngase ne e dimë gjendjen e tanishme të qytetarit të Kosovës, andaj duhet ndryshuar këtë situatë. Surroi më tej ka premtuar një angazhim më të madh për diasporën dhe bashkatdhetarët për faktin se komuna e Vitisë, ka një numër të madh në shtetet perëndimore. Andaj mendojmë që ministria e ardhshme e punëve të jashtme të quhet ministri e punëve të jashtme dhe diasporës. Në këtë tubim elektoral, u promovua kandidati për kryetar komune Shaban Ismajli dhe 30 kandidatët për këshilltar të Kuvendit Komunal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptySun Nov 11, 2007 9:31 pm

Kliko?
Video e te vrareve ne Brodec te Tetoves (VIDEO+18)

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Brodecvideo

Nje video e regjistruar nga nje celular eshte publikuar dje ne Jakujam.com. Ne video duken trupat e pa jete te shqiptareve dhe degjohen talljet e policeve maqedonas, te cilet flasin nje gjuhe tjeter sllave.



Sulmi ne Brodec, nga forca serbo-maqedonase

11.11.2007
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 AkshKështu thuhet në një komunikatë të një organizate të quajtur Sigurimi Kombëtar Shqiptar, një krah i Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas këtij grupimi, sulmi ndaj shqiptarëve u be nga forcat serbo e maqedonase.

Sulmi i zhvilluar në fshatin Brodec të Maqedonisë, mund të jetë kryer nga forca të përbashkëta serbo-maqedonase. Kështu thuhet në një komunikatë të një organizate të quajtur Sigurimi Kombëtar Shqiptar, një krah i Armatës Kombëtare Shqiptare. Sipas këtij grupimi, sulmi ndaj shqiptarëve nuk u bë nga formacioni maqedono-shqiptar i përzier etnikisht sic thotë Ministria e Brendshme, por nga forcat serbo e maqedonase. “5 ditë përpara sulmit në Shkup arritën mercenarë serbë të cilët pas vëzhgimit të territorit dhe me ndihmën e spiunëve shqiptarë planifikuan dhe realizuan sulmin, ku si pasojë kane gjetur vdekjen më tepër se 10 policë të kësaj përbërje”, thuhet në komunikatën qe e ben publike agjencia e lajmeve INA. Ky burim thotë se helikopteri qe u rrëzua në Maqedoni gjatë atij sulmi, kishte në bord vetëm serbë. Të 4 përsonat në bord, sipas këtij burimi gjetën vdekjen. Viktimë është dhe një polic maqedonas, por emri i tij nuk bëhet publik. Të dhëna kontradiktore vazhdojnë të shkruhen në media për ngjarjen e rëndë të fshatit Brodec ku policia maqedonase nisi një ofensivë ndaj grupimeve të armatosura shqiptare.
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Aksh

/news24/
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 1:41 pm

Besa të lumt për punën tëne që po ban .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 2:03 pm

12.11.2007

Deputeti Shqipërisë i kushton 100 mijë ndërsa Maqedonisë 62 mijë $

Shpenzimet që bën qeveria shqiptare për një deputet janë 100 mijë $ në vit. Në Maqedoni, çdo deputet kushton rreth 62 mijë $. Ndërsa në Bashkimin Evropian shpenzimet për parlamentarët variojnë nga 250 mijë euro në vit, që i ka Spanja deri në 1,5 milionë euro për parlamentarët e Italisë.
Shpenzimet që bën qeveria shqiptare për një deputet janë 100 mijë dollarë në vit. Këto para, që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë shkojnë për të paguar punën dhe dietat e ligjvënësve. Për vitin e ardhshëm, buxheti i shtetit do të japë rreth 14 milionë dollarë për Kuvendin e Shqipërisë. Këto
para do të shpërndahen për pagat dhe dietat e deputetëve, pagat për
shoferët dhe punonjësit e administratës së Kuvendit. Me këto fonde do të mbulohen edhe shpenzime për telefonat celularë të deputetëve, numrat fiks, shpenzimet për karburantet dhe çdo shpenzimet tjetër që ka të bëjë me aktivitetin e Kuvendit. Praktikisht, ky buxhet përfshin të gjithë koston financiare për të mbajtur aparatin e Kuvendit të Shqipërisë. Krahasuar me vitin 2007, financimi i buxhetit për Kuvendin është rritur me 27 për qind ose e konvertuar në para me 3 milionë dollarë.

Pagat

Për pagat e deputetëve përfshirë edhe kontributet e sigurimeve do të harxhohen rreth 506 milionë lekë ose e konvertuar gati 6 milionë dollarë, ndërsa për zërin mallra dhe shërbime rreth 3,8 milionë dollarë të tjera. Pjesa tjetër e parave do të shkojë për shpenzime të ndryshme. Për vitin 2007, shpenzimet për pagat e deputetëve ishin 479 milionë lekë dhe rritja prej 27 milionë lekësh të reja për vitin 2008 vjen kryesisht si pasojë e kompensimit të taksës së sheshtë, që qeveria u ka bërë deputetëve. Administrata e Kuvendit në total së bashku me deputetët parashikohet të arrijë në 440 punonjës nga 434 që është për vitin aktual.
Por veç rrogave të fryra, deputetët kanë edhe një sërë privilegjesh të tjera fiskale. Kështu, një deputet nuk paguan taksa kur kalon kufirin, nuk paguan doganë kur importon makinë dhe ka të drejtën për të marrë kredi me kushte lehtësuese për të blerë shtëpi. Parlamentarët kanë edhe të drejtën e mbajtjes së pasaportave diplomatike për vete dhe familjarët e tyre.

Krahasimet

Në Maqedoni, që është një vend me ekonomi të ngjashme me këtë tonën, çdo deputet kushton rreth 62 mijë dollarë amerikanë ose e thënë ndryshe rreth 40 për qind më pak se deputetët shqiptarë. Ndërsa në Bashkimin Evropian shpenzimet për parlamentarët variojnë nga 250 mijë euro në vit, që i ka Spanja deri në 1,5 milionë euro për parlamentarët e Italisë, shifër kjo
që konsiderohet më e larta në bllokun e Bashkimit Evropian.

Ecuria

Në vitin 1996, Kuvendi i Shqipërisë e kishte fondin 2 milionë dollarë dhe rroga e një deputeti ishte vetëm 320 mijë lekë të reja.
Në vitin 2005, shpenzimet nga buxheti ishin mbi 8 milionë dollarë dhe për vitin 2008 kjo shifër arrin në 14 milionë dollarë. Po pse kaq shumë para nga taksat e popullit? Mos vallë janë shtuar deputetët? Jo. Shifra është konstante:
140 deputetë. Por qeveritë e kanë kthyer administratën e Kuvendit në një strehë për militantët e tyre. Çdo pesëmbëdhjetë ditë në bordero vendosen mbi 440 firma. Një deputet ka pak më shumë 3 veta që i shërbejnë.
Shpenzimet e tejfryra të Kuvendit të Shqipërisë janë më shumë sesa grantet që marrin së bashku qarqet e Beratit, Fierit, Tiranës, Elbasanit, Korçës Kukësit, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës dhe Lezhës. Të 12 këto qarqe së bashku marrin nga buxheti i shtetit pak më shumë se 13 milionë dollarë së bashku në formën e granteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 2:11 pm

Merkel-Sarkozi diskutojnë për Kosovën





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Angela_erkel Sot në Berlin në kuadër të Samitit franko-gjerman pritet diskutimi mbi çështjen e Kosovës ndërmjet kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Nikolas Sarkozi .

Ndërkaq të mërkurën në Paris, pritet të takohen Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kushner dhe shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, në fokus të bisedimeve të të cilëve gjithashtu do të do të jetë edhe Kosova dhe zhvillimet më të reja rreth saj.






12 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 2:12 pm









Rice: Kosova ende pa ekonomi- Bosnja ende nuk është shtet





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Condeleeza_rise Sekretarja e Amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajz, ka vlerësuar sot se zhvillimet e pasluftës në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë nuk kanë shkuar siç është pritur, sepse Bosnja dhe Hercegovina “me tre presidentë, tri polici dhe tri ushtri” nuk funksionon si shtet i vërtet, derisa Kosova “ende nuk e ka ekonominë e fortë”.

Rice për të përditëshmen Dallas Morning News theksoi se " Ne arritëm të ndalnim luftën, por tranzicioni nuk po arrin të funksionojë mirë”.
SHBA-ja po përpiqet me aleatët por edhe me Rusinë që të gjejë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e shpejtë të statusit te Kosovës, por kompromisi global për këtë çështje duket i largët. Analistët thonë se Kosova dhe statusi i saj do të destabilizojë më shumë Bosnjën. Vetë nacionalistët serbë kanë thënë se në rast të pavarësisë së Kosovës edhe republika e Serbeve të Bosnjës do të ndahet dhe do të bashkohet me Serbinë.






12 nëntor 2007


Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 13, 2007 12:40 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 2:13 pm

Stasi shpreson që zgjedhjet në Kosovë do të jenë demokratike





Shefi i Misionit vëzhgues të Këshillit të Evropës për zgjedhjet në Kosovë, Gjovani di Stasi, ka deklaruar se shpreson që zgjedhjet në Kosovë do të jenë demokratike, të lira dhe të drejta.

Ai ka thënë se ato janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe se organizimi i tyre bartë më vete përgjegjësi të caktuara. Di Stasi ka vlerësuar se shkalla e lartë e papunësisë në Kosovë mund të ndikojë në daljen e qytetarëve në zgjedhje”.








12 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyMon Nov 12, 2007 2:16 pm

Bush falënderon Merkel për vizionin e qartë rreth Kosovës





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Angela_merkel Kancelarja Merkel ndërkaq tha se bisedimet po hyjnë në një fazë vendimtare dhe u bëri thirrje palëve për përpjekje maksimale përzgjidhje të arsyeshme të problemit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush,edhe pas takimit me kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel tha se në një seri bisedimesh dyditëshe midis tyre kishin pasur për objekt edhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës në një kohë kur tani ka mbetur më pak se një muaj kur treshja ndërkombëtare duhet t'i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara lidhur me rezultatin e bisedimeve katërmuajshe shtesë."Dua të falënderojë kancelaren për vizionin e saj të qartë në çështjet si ajo e Kosovës, e Burma-së dhe Libanit, tha presidenti amerikan, duke numëruar edhe çështje të tjera që ata kishin përfshirë në menynë e tyre të diskutimeve të premten dhe të shtunën në minisamitin që mbajtën në fermën private të presidentit në Crawford në Texas. Kancelarja gjermane Merkel, duke folur në gjuhën gjermane që përkthehej në anglisht, tha se me presidentin amerikan kishin këmbyer mendimet për një sërë çështjesh përfshi edhe atë të Kosovës."Ne gjithashtu biseduam edhe për çështjen e Kosovës. Tani po zhvillohen bisedime të cilat po hyjnë në një fazë vendimtare. Në i bëjmë thirrje tani të dyja palëve asaj si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë që të bëjnë përpjekje maksimale për të ardhur tek një zgjidhje të arsyeshme të problemi. Ne do të bëjmë gjithë c'ështe e mundur për ta nxitur atë zgjidhje," tha Merkel duke ju referuar çështjes së Kosovës në daljen e saj dhe të presidentit amerikan para gazetarëve dje vonë pasdite. /S.gashi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 12:41 am

Gallach: Treshja do bëjë propozime konkrete për statusin e Kosovës





Treshja ndërmjetësuese në bisedimet për statusin do të bëjë propozime konkrete rreth të ardhmes së Kosovës në takimin e javës së ardhme në Bruksel, ka bërë të ditur zëdhënësja e Javier Solanës, shefit të diplomacisë evropiane.

Treshja e përbërë nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Rusisë do të ndryshojë rol, duke kaluar "nga roli ndërmjetësues", që ka pasur deri tani "në një qasje me proaktive", tha Cristina Gallach. "Të tre do vënë idetë mbi tavolinë", në takimin e 20 nëntorit, kur pritet të dihet dhe rezultati i zgjedhjeve të 17 nëntorit në Kosovë, tha Gallach.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 12:42 am

“Vetëvendosje” kërkon lirimin e Albin Kurtit nga arresti shtëpiak





Lëvizja “Vetevendosje” ka kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të Albin Kurtit, të cilit arresti shtëpiak i është vazhduar edhe për dy muaj të tjerë.

Në letrën e kësaj Lëvizje drejtuar shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe kryeministrit të Kosovës, Agim Ceku, thuhet se mbajtja në izolim e Kurtit është në kundërshtim me fjalën e lirë dhe në kundërshtim me demokracinë. “Kërkojmë ta braktisni këtë sjellje dhe ta lironi Albinin, në të kundërtën ju do të jeni përgjegjës të drejtpërdrejtë për shkeljen gjithnjë e më të rëndë të të drejtave njerëzore dhe per tensionimet e pashmangshme në lidhje me këtë rast”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Këshilli Organizativ i Protestave kundër burgosjes së Albin Kurtit.







12 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 12:43 am

Hagë: Vazhdon procesi Haradinaj, fillon procesi ndaj dëshmitarit Avni Krasniqi

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Fotocrop.03-05-2007.0053



Në Hagë ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës - Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij - Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. Në seancën e sotme, para trupit gjykues është paraqitur dëshmitarja e Prokurorisë me shifrën 23.




Dëshmitarja me shifrën 23, e cila e paraqiti dëshminë me masa mbrojtëse përmes video-lidhjes nga Prishtina, fillimisht u përgjigj në pyetjet e prokurorit Difacio lidhur me rastin e ndalimit të burrit të saj nga persona të panjohur të armatosur në verë të vitit 1998.Ndërkaq, avokati mbrojtës i Lahi Brahimajt, Richard Harvi e pyeti dëshmitaren për lidhjet e bashkëshortit të saj me policinë serbe dhe armët që mbante me leje të saj, si dhe për shkuarjen e tij në Jagodinë para dëshmisë së tij në Hagë. Dëshmitarja u mundua të mohoj lidhjet e tilla.Ndërkaq, si i akuzuar për përbuzje të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, para trupit gjykues është paraqitur Avni Krasniqi, nga Vranoci i Pejës. Krasniqi është arrestuar në fundjavën që shkoi, pas aktakuzës së kryeprokurores Karla Del Ponte për refuzim të ftesës dhe mosparaqitje si dëshmitar i Prokurorisë më 29 tetor të këtij viti në procesin kundër Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.I pyetur nga gjykatësi Hopfel se a e ka ka lexuar dhe kuptuar aktakuzën, Krasniqi u konsultua me avokatin mbrojtës, Majkëll Plesman dhe kërkoi që ajo të lexohet në këtë seancë fillestare. Një pjesë e seancës fillestare ndaj Avni Krasniqit, ku bë fjalë lidhur me gjendjen e tij shëndetësore u zhvillua e mbyllur. Ky proces u tha se është i ndarë nga ai Haradinaj, Balaj e Brahimaj. Avni Krasniqi do të qëndrojë në paraburgim në Sheveningen dhe ka afat 30 ditë afat për tu deklaruar se a ndihet fajtor apo jo për përbuzje të Gjykatës ndërkombëtare të Hagës.
(Nuhi Bytyçi)







12 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 12:50 am

Intervista e Z.Ahmet Isufi dhene me heret por aktuale per ish kryeministrin dhe legjenden e gjalle Ramush haradinaj

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Galery
http://www.meramushin.org/home.php?sq=4
klikoni ne link dhe keni nje fotogaleri shume te pasur te z. Haradinaj

ISUFI: BESOJMË FUQISHËM NË PAFAJËSINË E HARADINAJT

“Ne jemi këtu për shumë arsye, sepse besojmë fuqishëm në pafajësinë e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, ashtu siç besojmë në pafajësinë e luftës sonë çlirimtare. Ne të gjithë, populli i Kosovës, bota demokratike kujtojmë me respekt luftën çlirimtare kundër regjimit të Millosheviqit, sakrificën dhe vuajtjet e shumta të qytetarëve të Kosovës”, vlerësoi Isufi.

Sipas tij, Haradinaj dha kontributin e tij të çmuar si në betejë, si luftëtar i devotshëm për liri dhe demokraci, ashtu edhe në paqe si ish-kryeministër, i cili sipas nënkryetarit të AAK-së, në fakt e trasoi rrugën për zbatimin e standardeve demokratike dhe krijimin e shtetit funksional, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

“Ne jemi këtu pasi që të gjithë besojmë fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare ashtu siç beson edhe vet Ramushi. Ai edhe në kohërat më sfiduese për Kosovën besoi në drejtësi ndërkombëtare dhe vendosi për të mos u fshehur, vetëm e vetëm për të ndihmuar Kosovën të arrijë atje ku dëshirojmë të gjithë ne”, vlerësoi Isufi.

Nënkryetari i AAK-së beson se Kosova do të vazhdojë rrugën e drejtë dhe vizionin e ish-kryeministrit Haradinaj për ndërtimin e një Kosove të pavarur dhe sovrane.

“Ashtu siç ka thënë i ndjeri z. Robin Cook, se ‘nën udhëheqjen e tij, Kosova ka përparuar më shumë në përmbushjen e standardeve kryesore, sesa gjatë pesë viteve të kaluara, dhe profesori Ismajl Kadare se ‘zoti Haradinaj, me dorëheqjen e tij të menjëhershme dhe me nisjen e menjëhershme për në Hagë dha një shembull qytetarie që e nderon atë vetë dhe qeverinë që kryeson’”, tha ai, duke qenë i bindur se Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij nuk e kanë vendin në Hagë, por në familjet e tyre në shoqërinë e tyre dhe në detyrat që i presin në proceset e reja që po i kalon Kosova.

Profesori i Universitetit të Prishtinës dhe veprimtari i njohur i të drejtave të njeriut, Pajazit Nushi, theksoi se revolta e jonë si pjesëtare të vazhdueshëm e kësaj moskënaqësie buron prej arsyeve shumë të thella, të cilat i janë dëshmuar pikërisht nga ata, të cilët e kanë përkujtuar tmerrin dhe terrorin e masakrave të ndryshme.

“Në këtë pikëpamje mund të them se e tërë kjo anë që ka përjetuar masakrat është mbrojtur nga një nga njësitet mbrojtëse të UÇK-së, të cilat i ka udhëhequr Ramush Haradinaj”, tha profesor Nushi.

Edhe kryetari i Këshillit Organizativ të marshit “Me Ramushin”, Valon Tolaj, tha se sot të gjithë ne jemi njerëz të bashkuar për një qëllim. Sipas tij, të gjithë besojnë në drejtësinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim kërkojmë drejtësi për Ramushin dhe bashkëluftëtarët e tij.

Tolaj theksoi se ashtu siç quhet edhe vet marshi “Me Ramushin” të gjithë ne bashkë do të festojmë lirimin e Ramushit me bashkëluftëtarët e tij në Kosovën e pavarur.

Ky është marshi i 15 me radhë, i cili është edhe përmbyllja e marsheve paqësore, që janë organizuar nëpër qytete të ndryshme të Kosovës. Marshi Paqësor “Me Ramushin” u organizua nga Parlamenti Studentor, Aleanca e të Rinjve e Kosovës dhe shoqëria civile.



kosovanews.info, 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:45 pm

Ishinger: Bisedimet për Kosovën po hyjnë në një fazë kritike





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Wolfgang_ischinger Përfaqësuesi i BE-së në treshën ndërmjetësuese për të ardhmen e Kosovës, Volfgang Ishinger ka deklaruar se bisedimet për statusin po hyjnë në një fazë kritike. Palët në bisedime kanë qëndrime të ndryshme - Serbia refuzon të bëjë kompromis për sovranitetin, kurse Kosova kërcënon me shpallje të njëanshme të pavarësisë, thotë Ishinger.


Sipas tij bisedimet janë të vështira, por ato janë në rrugën e duhur, dhe se treshja ndërmjetësuese po shqyrton çdo mundësi për arritjen e ndonjë marrveshjeje.






13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:46 pm

Zyrtarët e NATO-s diskutojnë për Kosovën





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Nato Zyrtarët më të lartë ushtarakë të vendeve të NATO-s dhe partnerët e Aleancës, takohen sot në Bruksel për të shqyrtuar suksesin e misioneve në Kosovë dhe Afganistan.

Takimi dyditësh do të përfshijë edhe sesionin e Këshillit NATO-Rusi, i cili do të fokusohet në Planin e punës për vitin 2007. Në ditën e dytë do të zgjedhet kryetari i ri i Komitetit ushtarak të NATO-s, dhe do të adresohen misionet në Kosovë e Afganistan, është njoftuar nga selia e Aleancës Veriatlantike.






13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:47 pm

Miliband e Rupel: Është i domosdoshëm pozicioni unik i BE-së për Kosovën





Ministrat e punëve të jashtme të Britanisë së madhe dhe të Sllovenisë, Dejvid Miliband dhe Dimitrij Rupel, kanë rënë dakord sot në Londër se është i domosdoshëm pozicioni unik i Bashkimit Evropian, posaçërisht kur bëhet fjalë për Kosovën.

Ndërkohë, çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të jetë temë diskutimi edhe në takimin e Shefit të diplomacisë ruse, Sergei Lavrov me shefin e Diplomacisë sllovene, në Slloveni. Gjatë vizës se Lavrovit ne Slloveni, temë me prioritet do të jetë situata në Ballkan, më theks te veçantë zgjidhja e statusit të Kosovës dhe në implementimin e marrëveshjes së Dejtonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, ka thënë drejtori i zyrës për informim në Ministrinë e jashtme të Rusisë, Mihajl Kaminjin.






13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:48 pm

Propozimi i Ahtisarit-kompromis për shqiptarët, shkruajnë mediat gjermane





E përjavshmja gjermane "Shpigel" shkruan se për 90 për qind të shqiptarëve të Kosovës propozimi i Ahtisarit paraqet kompromis, të cilin mezi e kanë pranuar. "Të gjithë presin 10 dhjetorin, kur i skadon mandati treshes ndërkombëtare. Më pas, shqiptarët e Kosovës në mënyrë të njëanshme do të shpallin pavarësinë, kurse SHBA-të këtë shtet të ri do ta njohin, si dhe shumica e anëtarëve të BE-së", shkruan"Shpigel".

Sipas gazetës, pasojat e kësaj janë të paparashikueshme, skenari më i mirë për Evropën dhe Perëndimin do të ishte sikur Serbia me pak protestë, megjithatë të lëshojë pe, dhe sikur me BE-në të nisin negociatat për integrimin. Si kompensim Brukseli mund të ngrijë dorëzimin e kriminelëve të luftës. Për këtë skenar shpresojnë shumë diplomatë perëndimorë, përfshirë edhe shefin e diplomacisë gjermane Frank Valter Shtajnmajer, shkruan "Spiegel".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:49 pm

LDK përmbylli fushatën në Istog





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Ldk Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti tubimin përmbyllës në Istog. Kryetari i Kosovës dhe i LDK-së Fatmir Sejdiu tha se Kosova po ecë e sigurt drejtë pavarësisë.

LDK-ja tha Sejdiu, dinë të krijojë shtet dhe do të udhëheq Kosovën edhe në të ardhmen. Për Istogun ai premtoi se do ta bëjnë komunë shembull për të tjerat, sepse siç tha Sejdiu, ky është obligim për vendlindjen e ish kryetarit Ibrahim Rugova.






13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:50 pm

ORA mbajti tubim me komunitetin e personave me aftësi të kufizuara





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Ora Udhëheqësit e Partisë ORA, Surroi, Hysa e Kollqaku, në tubimin elektoral me komunitetin e personave me aftësi të kufizuara në Prishtinë, kanë folur për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë. Ata kanë theksuar faktin se në listën e tyre zgjedhore është kryetari i Koalicionit të shoqatave të personave me aftësi të kufizura, Halit Ferizi.

Ferizi ka folur edhe për zhdukjen e analfabetizmit të personave me aftësi të kufizuara.









13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:51 pm

PD prezantoi platformën zgjedhore në Viti





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Pd Me moton "Në emër të zotit me drejtësi", Partia e drejtësisë ka mbajtur fushatën elektorale sot në Viti, ku shpalosi platformën e saj zgjedhore para anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.

Kryetari Partisë së Drejtësisë Sylejman Qerkezi tha se vota për Partinë e Drejtësisë është votë e cila do të sjellë drejtësi tek qytetarët dhe përspektivë në të ardhmen.
Ndërsa nënkryetari i Partisë së Drejtësisë prof.dr Ferid Agani, u zotua se kjo parti kërkon drejtësi në punën profesionale, në jetën e përditshme, drejtësi në aspektin politik, drejtësi për rininë dhe pensionistët dhe drejtësi në të gjitha lëmit e jetës për qytetarin e Kosovës.
Në këtë tubim u promovuan 13 kandidatët për këshilltar të asamblesë komunale nga dega e Partisë së Drejtësisë në Viti, si dhe nga dega e kësaj partie të Gjilanit.









13 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyTue Nov 13, 2007 9:53 pm

Limaj vizitoi Kodrën e Trimave





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Pdk Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës Fatmir Limaj vazhdoi sot bashkëbisedimin me qytetarët, duke vizituar lagjen Kodra e Trimave.

Kandidati i PDK-së Fatmir Limaj kritikoi udhëheqësinë e tanishme të Prishtinës, për mungesë planifikimi të prioriteteve, në projektet e infrastrukturës. Duke takuar banorë të lagjes Kodra e Trimave, Limaj fokusoi problemet që shkaktojnë punimet gjatë vjeshtës nëpër rrugët e lagjes.
Limaj premtoi se me PDK-në në krye të kryeqytetit do të ketë planifikim më të mirë dhe punimet e tilla zakonisht do të fillojnë në pranmverë për t’u finalizuar në vjeshtë.







12 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyWed Nov 14, 2007 7:41 pm

Ishinger: Treshja po përgatitë propozimin e quajtur "statusi neutral"





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Wolfgang_ischinger "Treshja ndërkombëtare për statusin e Kosovës po përgatitet t'u paraqesë palëve një propozim të ri të quajtur "status neutral", që synon normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit", tha mbrëmë në Uashington përfaqësuesi europian në treshen diplomatike, Volfgang Ishinger.

Ai tha se propozimi i ri mund të çonte në një marrëveshje që do të normalizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë por ku nuk do të thuhej asnjë fjalë e vetme për statusin. Ishinger ka njoftuar se Treshja e ka përgatitur këtë propozim, por është e paqartë nëse ai do ta marrë dritën jeshile nga qendrat e vendosjes.










14 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyWed Nov 14, 2007 7:43 pm

SHBA e cilëson si sukses të organeve të rendit operacionin në malësinë e Tetovës






A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 State_department Departmenti Amerikan i Shtetit nga podiumi i zëdhënësit dje u deklarua për herë të parë rreth ngjarjeve tragjike në fshatërat afër Tetovës, duke e quajtur ndërhyrjen 'një sukses të organeve të rendit'.


"Duket se ka qenë një operacion i suksesshëm i organeve të zbatimit të ligjit që është kryer nga një forcë policore shumetnike. U ndërmorë ndaj një grupi, në mesin e të cilëve ishin disa kriminelë në kërkim, të cilët kohë më parë kishin ikur nga një burg në Kosovë", tha
zëdhënësi Tom Casey. I pyetur nga një gazetar grek se a kishin lidhje ata me grupe fundamentaliste islamike, si Al-kaidan, zëdhënësi tha se për këtë nuk kishte informata.
"Nuk kemi asnjë informatë që mund të besohet për lidhjet vahabiste të grupit, mirëpo shprehim kënaqësi që ata janë arrestuar dhe u janë konfiskuar disa materiale që kishin. Ne inkurajojmë autoritetet që shpejt të rikthejnë gjendjen normale në fshatin ku u zhvilluan
ngjarjet", tha Casey. Në pyetjen shtesë nga i njejti gazetar 'nëse Washingtoni si mbështetës i pavarësisë së Kosovës ishte i shqetësuar me këto aktivitete të paligjshme të shqiptarëve' zëdhënësi tha se qëndrimi i
SHBA-ve rreth Kosovës ishte i njohur gjithandej, ndërsa edhe njëherë shprehu 'kënaqësinë që ishin hequr nga rrugët njerëzit e armatosur përmes operacionit të suksesshëm të zbatuesve të ligjit'. /S.gashi/







14 nëntor 2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 EmptyWed Nov 14, 2007 7:51 pm

replika ime lidhur me kete me larte qe ka thene zëdhënësi Tom Casey!!!

Ajo qe ndoshi dite me parë ne malesine e Tetoves ishte asgje tjeter por formë e dhunes tani me te njohur sllavekunder popullit shqiptar, deklarata e mesiperme me rikujton deklaratat e ish zedhenesve te huaj dhe atyre ish serbosllav qe leshonin kunder popullit shqiptar te Kosoves dekada me radhe. Ne fund, aleanca e Natos u binde se serbosllavet nuk ishin asgje tjeter por njerez te kategorise se II-te dhe iu pergjigjen me dhunë!!!

Eshte interesant se sllaveve u ecë gjuha e politikes, politika e tyre qfaredo qe te jete , perkrahet nga te huajte, pra

Neve na rrahinm dhunojne, shtypin, na e ndalojne edhe simbolin kombetar -FLAMURIN- te jehoi i lire dhe perfundimisht edhe na vrasin e te huajte e quajnë sukses te organeve te sigurimit maqedon (sllavo shki te mjerë dhe bisha me te cilet rrofte vetem gjuha e plumbit ne ballë), edhe ne duhet te mesohemi ne te ardhmen ....!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 9 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: