Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A

Shko poshtë 
+45
rrimtaf
Lumo Kolleshi
arberia
Driniiiii
socratus
Shejh
Ummu-Hurejra
nanda
Blerti_Gashi
Xili
Arber01
Kasper
Ali Baba Tepelena
Mirushe
kacimix
Delia
tom sojer
Mergimtari
feratkoca
Eagle Eye
agim__barja
anila
Shqipo_
Leka i Madh
Eva0506
Ago Muji
Luki
Nezir Myrta
murturi
valdrini
blerim
Guximi
bukla
zeriatdheut
naqeta
Orfe@
Euridika
schumi
Anna
Riki30
Sofra
Beton
Kosovarja
drenusha
besa-bese
49 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 15  Next
AutoriMesazh
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptySun Nov 04, 2007 2:01 pm

Ti biem drejtë: me Adem Jasharin apo Marti Ahtisarin?

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 ArbenZeqiriArben Zeqiri

Sado që po mundohemi ti mbyllim sytë e veshët për të mos parë fatkeqësinë që po u ndodh dhe për të mos dëgjuar zërin e popullit që kërkon VETËVENDOSJE, aq më e madhe bëhet fatkeqësia dhe aq më i zhurmshëm bëhet zëri i popullit. Andaj, lus të gjithë ata që i mbyllën sytë dhe veshët përfundimisht ti hapin dhe mos të mashtrojnë vehten e me këtë të marrin në qafë një popull.


Thonë e bardha dhe e zeza ka dallim, por në Kosovë janë bërë njejtë. Thonë që liria dallon shumë prej robërisë por në Kosovë nuk ka dallim, thonë që luftuam për çlirim e sot në Kosovë lufta quhet krim dhe në vend të çlirimit kërkohet riokupim.
Vëllezër e motra, ashtu si di ni të zgjidhni të bardhën dhe të zezën duhet zë zgjidhni dhe të arrdhmen tonë dhe tuajën. Thonë që dita e parë shihet që në mëngjes dhe kjo e përkthyer në realitetin Kosovar do të thotë që andej nga jemi nisur, atje dot përfundojmë, andaj duhet menduar mirë se kah jemi nisur dhe pas kujt jemi rreshtuar.
Duhet njëherë e përgjithmonë të vendosim se pas kujt do rreshtohemi dhe këtu kemi vetëm dy zgjidhje që janë krejtësisht të kundërta dhe që për fat të keq shumica në Kosovë akoma vazhdon mos ti dallojë.

A thua vallë ju duken njejtë kushtrimi i Adem Jasharit dhe ai i Marti Ahtisarit? Pas kujt do rradhitemi?

Unë nuk jam ai që mund të udhëzoj dikend se ku dhe si të rradhitet por e ndjej obligim moral që të gjithë atyre që harruan t'ua rikujtoj dallimet mes dy rrugëve që njëra na shpien atje ku na do zemra dhe tjetra na çon andej ka jemi nis symbyllur, drejt e në humnerë. Unë vetëm po ju rikujtoj dallimet mes dy prirësve që bënë thirje krejtësisht të kundërta dhe që janë krejtësisht të ndryshëm nga njëri tjetri.

- Duke u nisur nga vetë lufta e bacës Adem Jashari, luftë kjo që prej atëherë inkurajoi shqiptarët në rrugën drejt çlirimit të Kosovës ju rikujtoj se sot po ajo luftë për çlirim quhet krim dhe terorizëm nga Marti Ahtisari.
- Thirja e Adem jasharit ishte për çlirimin e Kosovës dhe më pas të trojeve tjera shqiptare dhe bashkimin e tyre me Shqipërinë, ndërsa Marti Ahtisari këtë e quan nacionalizëm, ekstremizëm, terorizëm dhe një tendencë reptësisht të ndaluar.
- Adem Jashari kërkonte Shqipërinë Etnikë, ndërsa Marti Ahtisari Union me Sërbinë.
- Adem Jasharin e vranë sërbët, Marti Ahtisarin na sollën sërbët.
- Adem Jashari na la amanet rrugën e tij drejt bashkimit kombëtarë, Marti Ahtisari na fton të shkelim mbi gjakun dhe amanetin e tij.
- Adem Jashari ngriti flamurin kombëtarë shqiptar dhe u përkul përpara shqiponjës dykrenare, Marti Ahtisari na ndaloi këtë flamur dhe shqiponjën dykrenare.
- Adem Jashari rra për të mirën e kombit të vet, Marti Ahtisari po jeton nga të mirat e kombit tonë.
- Adem Jashari dëboi ushtrinë dhe policinë sërbe prej Kosove, Marti Ahtisari don të na kthej ata.

--- dallimet janë dhe më shumë, mjafton të mendoni vetëm pak!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptySun Nov 04, 2007 2:04 pm

14 pikat e treshes = plani Ahtisari - pavarësi + më tepër të drejta dhe komuna për sërbët

Arben Zeqiri

Propozimi i fundit që u lansua nga treshja ndërkombëtare e që sipas të gjitha gjasave do shtrohet menjëherë në tavolinë dhe do merret shumë seriozisht siqë janë marrë të gjitha propozimet e ndërkombëtarëve pa mos u analizuar fare nga Grupi i Unitetit, kësaj rradhe nuk paraqet zvarritje të procesit, por drejtpërsëdrejti dështim i këtij procesi dhe riokupim të Kosovës nga Sërbia.



1. Beogradi dhe Prishtina dotë fokusohen në zhvillimin e marrëdhënjeve speciale ndërmjet tyre të cilat bazohen në aspektet historike, kulturore e njerëzore.

Beogradi dhe Prishtina janë dy qytete dhe kjo nuk na le përshtypjen se këtu kemi të bëjmë me dy shtete, por dy qendra që sipas këtij dokumenti nënkupton të jenë pjesë e një shteti apo federate në të ardhshmen. Përveç kësaj, nuk ka nevojë që të fokusohen në zhvillimin e marrëdhënieve speciale, por duhet të krijojnë marrëdhënie normale si që do të krijoj me shtetet e tjera fqinjë. Kosova si një shtet i pavarur do të duhej që Sërbinë apo Beogradin zyrtarë të respektojë njëlloj si Shkupin, Podgoricën, Zagrebin, Sarajevën, Londër, Brukselin apo kryeqytetet e tjera në botë edhe ate duhet ta respektojë aq sa do ta respektojë dhe Beogradi, ndërsa marrëdhënie speciale duhet të ketë me Tiranën zyrtare, Preshevën dhe mbarë Luginën dhe të gjitha qytetet e tjera të banuara me shqiptarë meqë kjo do ishte më e logjkishme dhe më e realizueshme. Nga ana tjetër aspektet historike, kulturore dhe njerëzore nuk duhet marrë për bazë sepse po të nisemi nga e kaluara historike dhe marrëdhëniet historike Beogradi zyrtarë nuk meriton asnjë fije respekti nga asnjë shqiptarë, andaj çdo tendencë për të falsifikuar historinë dhe për të improvizuar një të kaluar të mirë ndërmjet dy vendeve do të shkonte në dëm të gjithë procesit, sepse shqiptarët e Kosovës dhe sërbët aty dhe në Sërbi kurrë nuk kanë patur marrëdhënie të drejta historike dhe aq më pak kulturore e sa për aspektet njerëzore të gjithë jemi dëshmitarë se Sërbia nuk ka respektuar asnjë nga elementet dhe të drejtat e njeriut gjatë trajtimit të shqiptarëve.

2. Beogradi e Prishtina në të ardhmen do ti zgjidhin me mjete paqësore, dhe nuk do të përfshihen në akcione ose anime që do të karakterizoheshin si kërcënim i palës tjetër.

Edhe këtu në rradë të parë gabimi qëndron te emërtimi Beogradi dhe Prishtina dhe do duhej të ishte Kosova dhe Sërbia.
Ajo që për dekada e ka mbajtur nën okupim Kosovën ka qenë Sërbia dhe për këtë është obligim i Sërbisë të zotohet se nuk do të bëjë invazion ndaj Kosovës, ndërsa Kosova nuk ka asnjë obligim të garantojë se nuk do të jetë në mbrojtje të tokës së vet në rast të ndonjë tendence të Sërbisë për sulm. Kosova duhet të ketë forcën e vete mborjtëse dhe të drejtën për vetëmbrojtje, sepse as në të kaluarën e as sotë, shqiptarët nuk kanë zhvilluar asnjë betejë për marrjen e Beogradit apo sulm ndaj popullatës sërbe, por ka mbrojtur vendin dhe shqiptarët sa herë që sërbët kanë sulmuar Kosovën andaj dhe nuk ndjen asnjë obligim moral të nënshkruajë premtim se sdo luftojë asnjëherë.

3. Kosova do të inkuadrohet në strukturat regjionale, sidomos në ato që kanë të bëjnë me bashkëpunim ekonomik.

Është e drejtë e shto shteti sovran dhe popullit të atij shteti se në cilat institucione, organizata, struktura do të anëtarësohet dhe për këtë nuk duhet të pyetet as Beogradi e as Sërbia. Andajm, kjo duhet të ngel si një çështje e brendshme e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës.

4. Nuk do të ketë kthim në gjendjen para vitit 1999

Edhe për këtë pikë nuk ka çfarë të nënshkruajë Grupi i Unitetit sepse gjendjen e 1999 e krijoi Sërbia dhe si pasojë e dhunës së tyre populli u ngrit në kryengritje dhe nëse ka kthim të dhunës dhe represiont sërb përsëri populli do jetë ajo forcë që do të ngrihet përsëri në kryengritje dhe jo Grupi Unitetit apo institucionet e Kosovës, sepse as në vitin 1999 nuk u përfshi qeveria apo institucionet por ishte vet populli që u çua në kryengritje. Çdo premtim për mos kthim në atë gjendje do të ishte qesharake dhe e nivelit të ulët për të gjithë ata që mendojnë të mbajnë nën kontroll një popull të tërë.

5. Beogradi nuk do ta qeverisë Kosovën

Kjo nuk garanton nëse edhe Nishi nuk do ta qeverisë Kosovën, sepse këtu garanton vetëm një Beograd. Ana tjetër e mashtrimit është dhe forma e një unioni apo federate ku përsëri nuk do jetë Beogradi ai që do qeverisë Kosovën por në atë rast as Prishtina nuk do ndërmerte asgjë pa lejen e Beogradit.

6. Beogradi nuk do të ketë prani fizike në Kosovë

Kjo nuk garanton se në Kosovë nuk do ketë as trupa federale.

7. Beogradi dhe Prishtina janë zotuar të punojnë në përparime të cilat çojnë në asociim e më vonë në anëtarsim në Bashkimin Europian, si dhe kyçjen në strukturat euro-atlantike.

Në rradhë të parë ata që kanë përpiluar këto pika duhet të kenë parasyshë se Beogradi kategorikisht ka deklaruar se nuk do të anëtarësohen as në strukturat europiane e as në NATO andaj dhe Prishtina nuk ka çfarë të angazhohet për integrimet e Beogradit e as ta ndihmojë atë, e për sa i takon integrimit të Kosovës për këtë gjë duhet të pyetet populli në formë referendumi si që është pyetur në të gjitha shetet anëtare të BE-së dhe fundja kjo është e drejtë absolute dhe e pamvarur e një shteti sovran pa marë parasyshë vullnetin e shteteve fqinjë.

8. Prishtina do të zbatojë masa shumë të gjera për përmirësimin e pozitës së serbëve të kosovës si dhe të bashkësive tjera jo-shqiptare, posaqërisht përmes de-centralizimit të pushtetit, garancive kushtetuese si dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Kosova kaloi një proces që u bë i famshëm si "PLOTËSIMI I STANDARDEVE" që nënkuptonte miratimin dhe impelemntimin e të drejtave të pakicave, decentralizimin dhe krijimin e komunave sërbe dhe të tjera, garantimin e numrit të deputetëve në parlament, kthimin e të ikurve dhe rinovimin e shtëpive të tyre dhe shuëm e shumë të drejta të tjera për të cilat pas realizimit Kosova do të fitonte Pavarësinë dhe kjo nuk ndodhi. Çfarë masa më të gjëra ka nevojë të zbatohen për përmirësimin e kushteve për pakicat. A thua vallë këto të drejta dhe kushte që i kanë sot sërbët në Kosovë paskan nevojë për përmirësim aq të gjërë saqë thuajse Kosova spaska bërë asgjë për ata? Po Sërbia a mer ndonjë obligim për përmirësimin e të drejtave dhe kushteve për shqiptarët nën Sërbi?

9. Beogradi dhe Prishtina do të bashkëpunojnë në çështjet kyçe, përfshirë
a) fatin e personave të pagjetur dhe kthimin e personave të shpërngulur
b) mbrojten e pakicave
c) mbrojtjen e trashëgimisë kulturore
ç) perspektivën e tyre europiane dhe nisjativën regjionale
d) çështjet ekonomike, përfshirë poltikën fiskale dhe energjinë, tregun dhe harminizimin e stadardeve të bashkësisë europiane dhe zhvillimin e oraganeve të përbashkëta ekonomike dhe zhvillimin e strategjisve në përputhje me nisjativat regjionale ekonomike
dh) lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitave dhe shërbimeve
e) në sektorin bankar
ë) në infrastukturë, transport dhe komunikacion
f) mbrojtjen e mjedisit jetësor
g) në shëndetësinë publike dhe përparimin social
gj) luftën kundërm krimit, posaqërisht kundër terrorizmit, tregtisë së armëve, të drogës, të njerëzve, si dhe në fushën e krimit të organizuar
h) në bashkëpunimin ndërmkomunal dhe autoriteteve të njërës palë dhe tjetrës
i) në arsim

Të gjitha këto nënpika nënkuptojnë drejtpërsëdrejti se Kosova po pregaditet të hyjë në një shtet të përbashkët me Sërbinë sepse po të ishte ndryshe, atëherë një kosovë e pamvarur do të vendoste vet për arsimin, shkencën, mbrojtjen e ambientit, ekonominë, etj. Përderisa duhet të nënshkruajë dhe ti përmbahet një bashkëpunimi me Beogradin, kjo nënkupton që duhet të jetë drejtpërsëdrejti i lidhur me Beogradin dhe asesi të mer vendime të njëanshme. Kjo nënkupton një kontroll të rreptë të Sërbisë mbi Kosovën që ndryshe quhet federatë, union apo një autonomi për Kosovën brenda Sërbisë.

10. Beogradi dhe Prishtina do të ndërtojnë organe të përbashkëta të cilat do ta sigorojnë bashkëpunimin.

Këtu edhe më tepër përcaktohet fati i institucioneve të Kosovës dhe që defakto institucionet definojnë dhe statusin e shtetit. Nëse kemi institucione të përbashkëta me ndonjë shtet tjetër atëherë kjo nënkupton se edhe defakto edhe dejure jemi lidhur ngushtë me atë shtet por vetëm ka ngelur pa u vendosur se do jemi si një krahinë autonome brenda atij shteti, do ndajmë një federatë me atë shtet apo ndonje formë unioni, por aesei nuk lejon Pavarësi të plotë nga ai shtet apo vendimmarje të njëanshme të institucioneve tona pa lejen e shtetit tjetër.
Përfundimisht Kosova duhet të ketë institucionet e veta zyrtare, ndërsa me Sërbinë mund të vendosë vetëm bashkëpunim diplomatik, fqinjësor edhe atë nëpërmjet ambasadave apo konsulateve diplomatike.

11. Beogradi nuk do të përzihet në raportet e Prishtinës me organizatat financiare ndërkombëtare.

Edhe këtu vetë emërtimi me qytete e jo me shtete na lë të kuptojmë se Kosova asesi nuk po pranohet si shtet sovran dhe me të drejtë të vetëvendosjes. Edhe sikur kjo pikë të nënkuptonte dy shtete, përsëri këtu na flet vetëm për një pavarësi ekonomike që në rradhë të parë kjo paraqet vetëm një segment të pavarësisë përderisa Pvarësia e tërësishme nënkupton pavarësi sociale, politike, shkencore, ushtarake, ekonomike, arsimi, etj.... dhe një pavarësi ekonomike sot në shtetet e zhvilluara perëndimore gëzojnë edhe qytetet nga njëra tjetra. P.sh. jo më larg, në Slloveni qytetet kanë një pavarësi të ngjajshme nga njëra tjetra kur secili qytet ka të drejtë të vendos për bashkëpunimin ekonomik me cilëndo organizatë po institucion ndërkombëtarë.

12. Prishtina do të menaxhojë plotësisht në mënyrë të pavarur me financat e saja (tatimet, të ardhurat buxhetore etj).

Kjo nënkupton decentralizimin fiskal që është realizuar dhe po zbatohetnë të gjitha shtetet. Edhe sikur të ishte më tepër po e ceki përsëri se decentralizimi ekonomik nuki sjell Pavarësinë apo sovranitetine një shteti.

13. Procesi i stabilizimit dhe asocimit në Bashkësinë europiane i Kosovës nuk do të pengohet pa kurrfarë pengese nga Beogradi.

Për këtë Beogradi nuk duhet të detyrohet të nënshkruajë në rast se vërtetë do kemi një shtet të Pamvarur të Kosovës, por duhet të jetë e vetëdijshme apo vetëm ti ceket se jo vetëm integrimet euroatllantike por asnjë proces tjetër nuk guxon të pengohet nga ana e Sërbisë sepse kjo do paraqiste ndërhyrje në punët interne të një shteti, e në rast së kërkojmë mëshirë nga Beogradi e Sërbia për këto punë, kjo automatikisht nënkupton se Kosova do jetë pjesë përbërëse e Sërbisë dhe pa lejen e saj s'mund të merr asnjë vendim.

14. Bashkësia ndërkombëtare do ta mbajë praninë e saj civile dhe ushtarake në Kosovë edhe pasi që statusi i Kosovës të jetë përcaktuar.

Edhe për këtë pikë duhet të merret vesht Kosova dhe qeveria e Kosovës me NATO dhe BE-në dhe aspak të drejtë nuk ka Sërbia të përzihet në atë se kush do të sigurojë Kosovën dhe trupat e kujt do të patrollojnë. Sikur edhe për këtë pikë të pyetet Sërbia apo së paku të bisedohet me Sërbinë, kjo do të nënkuptonte jo vetëm gjunjëzimin e Kosovës por të mbarë bashkësisë ndërkombëtare përpara Sërbisë, kjo do nënkuptonte se NATO e cila njëherë e detyroi Sërbbinë të largohet nga Kosova sot po e lut dhe i kërkon leje qëndrimi në Kosovë. Një turp i madh për Kosovën dhe aleatët ndërkombëtarë.

Përfundimi:

Në vend që kësaj rradhe treshja ndërkombëtare të tregonte vendosmëri dhe pjekuri më shumë se Marti Ahtisari dhe propozimi i tyre të ishte më i drejtë dhe më i qartë, u treguan më të dështuar, më të padrejtë dhe ishte propozimi i parë që aq në mënyrë të drejtëpërdrejtë kërcënoi Pavarësinë e Kosovës dhe rrezikoi kthimin e kontrollit sërb mbi Kosovën dhe nga ana tjetër dëshmoi dështimin e të gjithë faktorëve që u angazhuan për pavarësinë e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 2:47 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071104170400 16:45/04.11.07 - Surroi: Kosova do te marre detyrimet e saj ndaj te drejtave te shqiptareve ne Lugine te Presheves


Kryetari i partisë ORA, Veton Surroi, deklaroi se Kosova e pavarur duhet të marrë detyrimet e veta të veçanta ndaj pakicës shqiptare në Serbi.

Çështja e të drejtave të njeriut në Luginën e Preshevës është pjesë e shqetësimit tonë dhe duhet të jetë pjesë e detyrimeve të çfarëdo marrëveshjeje që të arrihet me bashkësinë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Kosova e pavarur duhet të marrë detyrimet e veta të veçanta ndaj pakicës shqiptare në Serbi, në këtë rast në Luginë, ku ne duhet të aspirojmë për lidhje të pandërprera mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, deklaroi Veton Surroi, anëtar i Ekipit të Unitetit, para nisjes së Delegacionit të Kosovës për në Vjenë.

Ky është një qëndrim shumë normal, jo vetëm nga aspekti i të drejtës, por edhe nga aspekti i lidhjeve familjare të cilat ekzistojnë, këtu dhe andej, tha Surroi, i cili një ditë para takimit të drejtpërdrejtë të Ekipit të Unitetit me delegacionin e Serbisë në Vjenë, zhvilloi në Prishtinë një takim konsultativ me një delegacion të Luginës së Preshevës. Duke theksuar se fjalët e tij janë njëkohësisht qëndrimi i Ekipit të Unitetit, Surroi i quajti shqetësuese paralajmërimet e Beogradit për bllokimin e kufirit me Kosovën e pavarur. Ai theksoi nevojën e monitorimit nga BE-ja për të ruajtur normalitetin edhe në kufi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 2:48 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071104092859 09:00/04.11.07 - Presidenti Topi nuk arrin te pajtoje dot PDSH dhe BDI; ato vazhdojne te nxisin armiqesine ndershqiptare


Edhe pas takimit me presidentin e Shqiperise Topi, PDSH dhe BDI nuk kane dhene asnje shenje afrimi midis tyre. Ato perkundrazi e kane ashpersuar me tej luften mes njera tjeteres. Ne nje deklarim te fundit PDSH shprehet se: «PDSH-ja, duke marrë në konsideratë se shoqëria shqiptare në këto hapësira nuk mund të jetë kurrsesi objekt eksperimentesh nga një grupim i caktuar politik. Duke marrë parasysh se qytetarët e këtij vendi duhet të jenë në koherencë të plotë më qytetarët e shoqërive të tjera perendimore. Duke marrë në konsideratë së shoqëria shqiptare katër vitet e pushtetit të BDI-së përjetoj vite të tmerrshme. Duke marrë në konsideratë se është koha e progresit, qetësisë, sigurisë, stabilitetit, mirëqënies dhe i përqafimit të vlerave perendimore, BDI-ja duhet në mënyrë urgjente të korigjojë veprimet e saj aventureske. Është shanci i fundit që ky subjekt politik të bëjë një llogari të thjeshtë: gjaku, eshtrat, apo krizat nuk mund të përkthehen si votë për të marrë pushtetin. pra: BDI-ja të heqë dorë që përmes krizave të arrijë tek pushteti.
-Të tregojë racionalitet dhe të orientohet drejt normave dhe standardeve demokratike;

-Të mos shërbejë si marionetë e LSDM-së, si në rastin e gjykatës kushtetuese;

-Të gjejë kurajon dhe t’i kërkojnë opinionit publik falje për keqqeverisjen dhe abuzimet e galopante, duke nisur nga mosrealizimi i kërkesave të shqiptarëve dhe deri në korrupsioni marramendës;

-Të mos hedhë gurin dhe të fshehë dorën duke promovuar dhe frymëzuar elementët kriminale;

-Të heqë dorë nga manipulimi me qytetarët dhe të mos i përdorë ata si instrument për të ricikluar krizë dhe cështe më kryesorja të mos bie në grepin e Cervenkovskit i cili përmes Moskës dhe Bogradit kërkon të destabilizojë gjithë ballkanin.



PDSH-ja, ofron siguri dhe qetësi


Si përfundim, Partia Demokratike Shqiptare publikisht bën edhe njëherë thirrje që BDI-ja të heqë dorë urgjentisht nga këto veprime kriminale, të ndërpresë malltratimin dhe dhunimin e shqiptarëve dhe përfundimisht kjo parti të reformohet dhe tu bindet standardeve demokratike. PDSH-ja e siguron popullatën shqiptare se do të parandalojë cdo tendencë për destabilizmin. Politika e PDSH-së do të forcoje sigurinë, qetësinë, stabilitetin dhe do të ofrojnë qytetarëve me shumë mirëqenie, me shumë progress shoqëror»
Nga ana e saj edhe BDI ka vazhduar akuzat ndaj PDSH. Ne deklarimin e tyre te fundit thuhet se: Incidentet në Tetovë po vërtetojnë se kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, vazhdon skenaret me grupet e njejta kriminale me të cilat kur ishte në opozitë kërcënonte gjendjen e sigurisë në Maqedoni. Ngjarjet e fundit janë rezultat i konfliktit të interesave mes klaneve dhe bandave kriminele të cilat në vazhdimësi kanë marrë legjitimitet dhe mbështetje politike nga kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi. Përkujtojmë opinionin se para se të arrestoheshin, të arratisurit nga burgu i Dubravës kanë qenë të strehuar në fshatin Kondovë, ku zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike Shqiptare, u jepnin liri të plotë për të terrorizuar popullatën lokale dhe komunitetin shqiptar në përgjithësi.

Pyesim haptas: cili është roli i grupit të Kondovës në përleshjen me grupin e Xhavit Morinës dhe çfarë po bëjnë organet e punëve të brendshme? Përleshja që rezultoi edhe me të vrarë tregon qartë se pjesëtarët e dikurshëm të grupit të Kondovës sot janë ndarë në grupe armiqësore për shkak të mospajtimeve të natyrës kriminogjene dhe luftës për kontrollin e bizneseve.

Partia Demokratike Shqiptare, si subjekt politik në pushtet, ka për borxh opinionit t’i sqarojë se si arritën të arratisurit nga Dubrava të hynë në Maqedoni dhe të vendosin postblloqe, pa u kapur nga organet e rendit? Incidentet serike po dëshmojnë haptas për funksionimin e dy strukturave paralele në kuadër të policisë dhe ky fakt komprometon institucionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) dhe vetë Qeverinë. Rivaliteti i ashpër në kuadër të MPB-së mes z. Refet Elmazi dhe z. Gordana Jankullovska po degjeneron në atë masë sa që e shkatërron kredibilitetin e institucionit. Nuk ka më kohë për hezitim. Z. Nikolla Gruevski duhet të intervenojë për ta ndalë këtë luftë klanesh brenda MPB-së. Për fat të keq, duke dashur ta fshehë këtë betejë evidente, z. Gruevski po e keqpërdor Gjykatën kushtetuese duke e thelluar në këtë mënyrë akoma më shumë krizën politike në vend, të shkaktuar pas vendimit të gjykatës për abrogimin e neneve nga Ligji për përdorimin e flamujve.


Bashkimi Demokratik për Integrim, duke mos dashur të bëhet objekt manipulimi nga zyrtarët e Partisë Demokratike Shqiptare, fton publikisht z. Ruzhdi Matoshi që t’i bëjë publikë emrat e zyrtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilët dje i akuzoi për bashkëpunim me grupet kriminele.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 2:50 am

04.11.07 - Tadic: Mund te kete dhune neqoftese pavarsia e Kosoves eshte e njeanshme


Presidenti serb, Boris Tadiç, ka paralajmëruar se Serbia mund të provojë një periudhe mungese të qetësisë nëse shqiptarët e Kosovës në mënyrë unilaterale shpallin pavarësinë.

Udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë kanë thënë se do të ndërmarrin veprime unilaterele nëse negociatat mbi statusin e Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje së shpejti. Tadiç tha se një deklaratë e tillë mund të destabilizojë demokracinë në Serbi dhe mund të çojë drej dhunës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 3:04 am

Kosova ka nevojë për njerëz shtetndërtues– thotë nënkryetari Limaj në Gjilan

Nënkryetari politik i PDK-së z.Fatmir Limaj ka bërë një vizitë në qytetin e Gjilanit. Gjatë kësaj vizite z.Limaj fillimisht ka bërë një vizitë pune në degën e PDK-së në Gjilan, ku është takuar me kryetarin e degës z.Qemajl Mustafën, anëtarët e kryesisë së degës dhe me aktivistë tjerë të PDK-së. Limaj poashtu ka vizituar edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të komunës së Gjilanit dhe ka mbajtur një diskutim publik me qytetarë gjilanas.

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 18052006_f_kr

Nënkryetari i PDK-së z.Fatmir Limaj njëkohësisht në selinë e degës së PDK-së në Gjilan është takuar edhe me familjarë të dëshmorëve të komunës së Gjilanit.

Më pastaj, z.Limaj ka bërë vizita në familjet e dëshmorëve të komunës së Gjilanit, me të cilat ka ndarë shqetësimet e përbashkëta lidhur me ndërhyrjet dhe ndryshimet që janë bërë në Ligjin për vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, në të cilin përveç nënkryetarit Limaj bënin pjesë edhe kryetari i degës së PDK-së në Gjilan z.Qemajl Mustafa, anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së z.Ismajl Kurteshi dhe udhëheqës tjerë të PDK-së në Gjilan, ka bërë vizita në familjen e dëshmorit Abdullah Tahiri në Malishevë të Gjilanit, në familjen e dëshmorit Alban Ajeti, të dëshmorëve Hyseni, në familjen e dëshmorit Kastriot Arifi, pastaj në familjen e dëshmorëve Ukshini.

Limaj dhe udhëheqësit demokratë të Gjilanit poashtu kanë bërë vizitë edhe në familjen e dëshmorit Agim Ramadani në Zhegër të Gjilanit dhe në familjen e dëshmorit Urim Mehmeti.

Në të gjitha takimet me familjarë të dëshmorëve z.Fatmir Limaj është interesuar për gjendjen dhe problemet me të cilat ballafaqohen familjet e dëshmoëve të komunës së Gjilanit. Limaj ka theksuar se “lufta e UÇK-së ka nxjerrë mbi 20 mijë vëllezër e motra ushtarë të lirisë, të cilët janë garancë për ndërtimin e shtetit funksional të Kosovës, duke çuar kështu deri në fund sakrificën e dëshmorëve të kombit”.

Njeriu i dytë i PDK-së pasditen e sotme ka marrë pjesë edhe në një diskutim publik me strukturat e degës së Partisë Demokratike dhe me qytetarë gjilanas. Në këtë diskutim z.Limaj ka folur rreth aktualitetit politik në vend, me theks të veçantë rreth Ligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka filluar dhe është duke vazhduar reformimin e saj thelbësor, duke u përgatitur kështu për proceset tjera të rëndësishme të pas statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj kanë nevojë për njerëz shtetndërtues dhe ata njerëz janë në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vizion duhet të fitojë, pra vizioni i fitores së njerëzve shtetformues” potencoi Limaj.

Z.Fatmir Limaj poashtu ka shprehur qëndrimin se për Kosovën dhe të ardhmen perëndimore të qytetarëve të vendit është domosdoshmëri e kohës një qeverisje efektive, e përgjegjshme dhe mbi të gjitha që punon në interes të ndërtimit të një të perspektive për rininë. Prandaj, tha nënkryetari Limaj, të gjitha strukturat e PDK-së duhet të angazhohen me seriozitetin e lartë dhe duke qenë në nivel të përgjegjësisë të punojnë që Partia Demokratike e Kosovës të korrë fitoren e saj. “Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për fitoren e PDK-së, prandaj ne do të fitojmë”. tha Limaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
drenusha
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 201
Registration date : 23/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 3:12 am

I gjithë populli ka qenë i imponuar për të punuar, por kur të gjithë i
thanë stop punës për serb, atëherë të gjithë u larguan ata që ishin
shqiptarë, dhe filluan bizneset e tyre private për mbijetesë , familjen dhe
për ndërtimin e shtetit tonë e jo më të Serbisë.
UÇK- ja ua ka fal disave fajet ! Ti thua se “…kjo shkonte në të mirë të
shkaut përçarje shqiptare” dhe e ke gabim kur thue”… , po ka gabuar UCK-ja
se këta ka qenë dashtë te gjithë me i pushkatu se askush nuk të kërkon
dëmshpërblim në luftë me vra shpihunat”. E ke gabim. Pse janë gjyqet në paç
dëshmi se është kriminel –akuzoje në Prokurori me fakte e jo në stilin
“gjuaje gurin e fshehe dorën”. Kjo për mua është jo burrëri, or frikë. Pse
nuk del haptas për mua kënd e vrava unë apo e shpura në burg. Kur mua
komunistët dhe disa nga këta udbashë më burgosën dhe më mbajtën në burg”.
Për fund e kam një pyetje për zotëriun Ukë Lushi , ç’t’u deshtë te më
fusësh në listën e tillë, kur unë as babë e babëgjysh s’e kam pasër në UDB.
I kë harruar disa udbashë. Së pari, e harrove babën tënd Lush Ukën….Së dyti,
harrove shumë Udbashë në gazetarinë e Kosovës ,si fjala vjen, Zenun
Qelajn(gazetar në Rilindje , tash z.kryeredaktor në Zëri), Beqir Hotin
(kryeredaktor në Rilindje ),Hilmi Sylen (redaktor përgjegjës në Rilindje për
APJ dhe Mbrojtje Popullore) apo Mustafa Rushitin (kryeredaktor në “Zëri të
Rinsë). Pse këta s’i fute në listë e qindra të tjerë që tash janë bërë
patriotë.
Nuk i keni përmend të gjithë. Mos hezitoni se ka mjaft që nuk janë fut
këtu në listën ,,famoze” të zezë të forumeve tuaja fashiste.
Kujdes!

Flori Bruqi

_________________________________________________________________
Ja një sihariq i botuar kohë më parë për nofkagjiun Nezir Myrtja ,në
“Metaforen poetike”:

Shkencëtarët s’kanë nevojë të shkruajnë me pseudonime


Në shumë shkrime virtuale në internet forumuistët përdorin nofka të
ndryshme, duke fshehur identitetin e tyre. Ka syresh që përdorin emrat e
tyre të vërtetë, sepse të tillë nuk i frikësohen të vërtetës. Ata kanë edhe
website e tyre virtualë.
Ka kohë në disa forume virtuale në internet të hasim emrin Drilon Gega,
Odise,Dijedon, Iliriani 01, Lulja 04 etj.,ndërsa sipas mendimit tim është i
njëti person, që keqpërdor forumet letrare dhe shkencore.
Një gjë të tillë, duke dashur të humbet gjurmë, ai i cili në vitet 60-ta
dhe 70-ta i këndonte himne Titos, tani kyfarë “poeti”dhe forumisti që
atëbotë shkruante me emrin e vet të vërtetë, Nezir Myrta,nga Radoniqi i
Gjakovës, tani me vendbanim në Nju-Jork, është lëshuar “thellë” dhe merret
me trillime dhe të pavërteta për njerëzit…
Neziri si adoleshent filloi të shkruante poezi dhe t’i botonte në
revstën letrare “Jeta e re”, në Prishtinë. Për të gjithë lexuesit shqiptarë
vlen të veçohen dy poezi (pometha), që ia pati kushtuar
Titos siç janë: Josip Broz Tito, Jeta e re, nr.2, 1969, fq.195 dhe
poezia tjetër “Burrit të dheut”, Titos me rastin e 80-vjetorit të lindjes,
Jeta e re, nr.3,1972, fq.393.
Ja, pra kush na ishte “zoti” Nezir Myrta, që tani tenton të mashtrojë
opinionin dhe të shtiret jo vetëm si krijues, por edhe shkencëtar, duke u
“marrë” me ilirishten dhe pellazgjishten, pa pasur njohuritë më elementare
për to, por, vetëmse i përshkruan të dhënat nga autorë të ndryshëm, saqë
veten e quan edhe më të madh se Çabej, etj., duke mos cituar as literaturën
e shfrytëzuar…
Kohët e fundit po ky pseudoshkencëtar merr guxim “intelektual” t’i fyejë
edhe fytyrat më eminente të kulturës sonë, si fjala vjen, Prof. Isa
Bajçincën, njëri ndër njohësit më të mirë të gjuhë së sotme letrare andej
dhe këndej kufirit dhe më gjerë. Ai, zotria në fjalë s’e paska harruar akoma
zanatin e spiunimit, saqë nuk resht së denoncuari shkrimtarin dhe studiusin
e njohur Kadrush Radogoshin, të cilin N.M. me klikën e vetë, në Gjakovë dhe
rrethinë saherë u tekej e fusnin në burg, e izolonin e gjer të pushimi nga
puna, ku fatkeqësisht vetë Neza ia zinte Radogoshit vendin e punës.
Të njëjtin e quan tani Radogoshiq pa fije turpi. Po kështu e emërton
edhe mësuesin e popullit, tashmë të ndjerë, Murat Bruqi, në Bruqko. Në të
njëjtin stil e fyen edhe Nezir Myrtajn, një burrë që dha kontrubut të madh
për lirinë e Kosovës, gazetar i “Kosovës së lirë” dhe agjencisë
“Kosovapress”.
Ky skriboman i sojit të vet nuk është i vetëm që përgojon, por ka edhe
aftësi kompiluese të marra nga shkencëtarët tjerë si Çabej, Jokli, Peackok ,
Zeune etj., dhe për çudi askush nuk iu kundërvua përveç Agim Doçit dhe unë,
që jam vetëm shkrimar dhe gazetar e jo albanolog. Ku është pra guximi
intelektual i disa shekncëtarëve, shkrimarëve dhe formustëve që nuk i
kundërvihen këtij pseudoshkencëtari virtual.
“Lartmadhëria” e tij shfrytëzon IP-të 209.228.34.141 dhe Id:<195.360
dole.2f 10433b aol.com.
I njëjti, keni kujdes se ka “aftësi” edhe hakeruese dhe mund t’iu
shkatërrojë edhe hark diskun me virusa, me emërtim “A Card for You” etj.
Përveç këtyre, opinioni është e nevojshme të njoftohet se ky person
është shumë i rrezikshëm dhe imoral. Një njeri që ka pasur më se paku pesë
gra, ku disa prej tyre thonë në Gjakovë i ka mbyllur nën dry. Madje, ai ka
qenë i dënuar për dhunim të një vajze nga Klina , sigurisht kur ka punuar si
mësues. A thua vallë, këtë tip duhet mbajtur në forum, duke dëgjuar
marrëzirat idioteske të tij?!Apo?
Me siguri me trillet që bën Neza do t’i shpëlajë mëkatet e tij , dhe, aq
më keq, si një mërgimtar lajthit moderatorët e forumeve të ndryshmeme
lloj-lloj nofkash(pseudonime).
Eshtë mirë t’i thuhet troç: mjaft më!

Prishtinë,9.1.2005


http://mitglied.lycos.de/metafora/floripseudonimet.htm

_________________________________________________________________
Is your PC infected? Get a FREE online computer virus scan from McAfee®
Security. htt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 10:57 am

Lajme nga Koment

Ka ardhur momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet siç duhet

Politikat kulturore

Autori i Lajmit: James Pettifer Miranda Vickers

Një nga përshtypjet më shokuese të Epirit bashkëkohor, është zbrazëtia shpirtërore e kësaj province veriore greke, që për shqiptarët është e njohur si çamëria.
Pyje të tëra tashmë mbulojnë atë që dikur ka qenë një tokë e begatë, duke lënë thjesht ca vendbanime të shpërndara aty-këtu, të braktisura si rezultat i një historie të ashpër që ka përfshirë shqiptarët, sllavët dhe grekët e këtij rajoni, për shkak të etnicitetit apo besimeve të tyre politike.Shkretëtira që i kalon kufijtë, ka mbështjellë shumë fshatra që dikur kanë qenë të banuara nga shqiptarët etnikë, ose nga çamët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në fund të Luftës së Dytë Botërore.Megjithatë, kanë mbetur ca dëshmi të palëvizhme të këtij rajoni dikur të populluar, në formën e shtëpive të shkatërruara, xhamive dhe ndërtesave të tjera, të cilat zgjaten që nga kodrat, apo nga skutat e izoluara, të fshehura nëntokë në rrethinat e vendbanimeve të reja.
Këto ndërtesa të vjetra të Epirit/çamërisë përbëjnë një nga zonat më të rëndësishme të grumbulluara gjeografikisht të monumenteve historike të periudhave veneciane dhe otomane në Evropën Juglindore.
Ato ekzistojnë në një rajon kompakt, që shtrihet në brendësi nga kufiri shqiptaro-jugor i 1913 në jug të Janinës dhe Artës, dhe poshtëë Vonitsas dhe Prevezës në bregdet.
Përveç teatrit të Dodonës, ekzistojnë edhe ca monumente nga periudha e lashtë. Rrënojat e pakta mbresëlënëse janë përqendruar në fortifikimet majë-kodrave të ilirëve, të cilët më pas u bënë themelet e kështjellave të mëdha veneciane dhe otomane si: Kalaja e Rogoit dhe Karavosstar-it. Ekzistojnë edhe një numër i konsiderueshëm monumentesh islamike të gjetur në gjithë Epirin, të cilat përfshijnë, xhaminë e bukur dhe të palëvizshme në liqenin e Janinës, ngrehinën ushtarake otomane në Pende Pigada, dhe shumë ura të mrekullueshme në Arta dhe kudo.
Mijëra shtëpi të thjeshta, shumica të pabanueshme, kanë mundur t i mbijetojnë disi historisë së dhunshme dhe tragjike të rajonit gjatë shekujve nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të njëzetit.
Gjendja e turpshme e ruajtjes së shumicës së kësaj pasurie nga qeveria greke duhet të bëhet një çështje e shqetësimit ndërkombëtar.Pavarësisht se vitet e fundit është bërë shumë progres në deklarimet për t i ruajtur këto zona në qytetet greke, shumë ndërtesa historike dikur të banuara prej shqiptarëve janë shkatërruar që nga viti 1945.Në fshatra, kanë nisur disa punë restauruese që në themelet e ndërtesave si në kështjellën e Rogoi-t, por pjesa më e madhe e burimeve të vlefshme ndodhet në zonat si Dodona, e cila mund të zërë një vend në kanunin e miratuar të historisë greke.
Sidoqoftë, në këtë punë restauruese ekzistojnë ca shtrembërime trashanike të historisë së lashtë dhe moderne në informacionet që u jepen vizitorëve. Periudha ilire nuk përmendet kurrë, dhe natyra e përkatësisë etnike të drejtuesve si Mbreti Pirro, ose lihet në harresë ose shtrembërohet qëllimisht.
Fakti që fiset lokale gjatë periudhës së lashtë ishin një përzierje e grekëve dhe folësve jo grekë gjithashtu nuk thuhet.
Në periudhën moderne, natyra e shtrembërimeve të tilla bëhet edhe më negative. Kjo është veçanërisht periudha gjatë qeverisjes së Ali Pashë Tepelenës (1788-1823).
Shumë monumente otomane nuk kanë informacion as historik dhe as kulturor të vlefshëm për të gjithë llojet e turistëve.
Vetëm xhamitë e pakta mbijetuese janë cilësuar si muzeume , duke ndjekur kështu modelin e shpikur nga komunistët jugosllavë, pavarësisht ekzistencës së myslimanëve vëzhgues në shumë lokalitete.
Varrezat myslimane janë përdhosur vazhdimisht nga puna e ndërtimeve moderne, veçanërisht ndërtesat pranë rrugëve.
Në të njëjtën kohë shumica e punës restauruese është e financuar nga Bashkimi Evropian, që është në dijeni se fondet e BE-së, po përdoren për të nënshkruar projeksionin ideologjik të historisë nacionaliste greke.
Kriza më therëse nga e gjithë kultura arkitekturore çame, është pasuria private (shtëpitë) e tyre. Kjo është natyrisht e lidhur pazgjidhshmërisht me dështimin e qeverisë greke për ta zgjidhur si duhet këtë, me pronarët e vërtetë shqiptarë çamë.
Praktikat ndryshojnë në secilin lokalitet.
Në disa raste, shtëpitë historike që u përkisnin familjeve të çamëve të zhdukur, janë respektuar si monumente në zonat përkatëse, dhe nuk është ndërhyrë në to, edhe pse mund të kenë patur shumë nevojë për riparim.
Sidoqoftë të tjerat, shpesh janë përdorur në mënyrë të paligjshme për qëllime të papërshtatshme, si streha për kafshët e fermave.
Kudo shtëpi të tilla janë pushtuar nga pronarë të paligjshëm grekë ose nga emigrantë brenda për brenda Greqisë.
Në vende të tjera ka një numër të rëndësishëm shtëpish të vjetra të larta të shqiptarëve, ose kulla, të një cilësie arkikulturore mahnitëse, që kanë mbijetuar mes pyjeve dhe zonave me shkurre, për shkak se kanë qenë në zona të vjetra ushtarake afër kufirit shqiptar.
Monumentet më të rëndësishme urbane janë Paramithia dhe Margariti, dhe në qytete të vogla si Perdika. Paramithia ka një kullë të madhe çame, që gabimisht përshkruhet nga autoritetet lokale greke si "veneciane", si dhe një kështjellë otomane e krijuar mrekullisht, të cilën e pranojnë me vështirësi.
Margariti ka një numër të konsiderueshëm shtëpish private të mëdha, përfshi dhe banesën e vjetër të pashait otoman.
Ndërsa shtëpia e tij e re, është e mbuluar krejtësisht nga bimësia, saqë është e vështirë të shihet nga vizitorët.
Në disa disa zona, shtëpitë e çamëve, janë pushtuar ilegalisht nga ca grekë lokalë, madje edhe nga kisha ortodokse greke, dhe ato mund të përfundojnë me shkatërrimin ose restaurimin e papërshtatshëm të pasurisë çame.
Kështu ruajtja e trashëgimisë së madhe sociale dhe historike të çamërisë është ndërthur me problemin politik dhe ligjor të drejtësisë për pronarët e pasurive çame, dhe deklarimet për kompensim nga familjet e prekura nga gjenocidi i Zervas në vitet 1943-1944 dhe përpjekjet e hershme për spastrim etnik.
Strategjia në Epir e qeverisë pasuese greke ka qenë lejimi i një procesi të ngadalshëm dhe tepër të fshehur të erozionit të historisë dhe trashëgimisë çame, dhe zëvendësimi i saj me modernizmin grek.
Një proces i ngjashëm gjithashtu prej mijëra prona në Greqinë veriore, që u përkasin sllavo-maqedonasve, të cilët u detyruan të largoheshin nga Greqia pasi mbështetën palën humbëse në luftën civile greke 1944-1949. Në këto raste, Greqia shkel ligjin e Bashkimit Evropian dhe ligjin ndërkombëtar që aplikohet për pagimin e kompensimeve dhe kthimin e pasurisë për viktimat e luftës dhe të spastrimit etnik.
Arsyeja kryesore për vazhdimin e gjendjes së luftës nga parlamenti grek dhe kufizimet e paligjshme ndaj minoriteteve turke dhe sllavo-maqedonase, është që të shmanget një zgjidhje racionale e këtyre çështjeve dhe të mbrohet Greqia nga deklaratat financiare për kompensim.
Por nuk duhet të ndëshkohet vetëm Greqia për neglizhencën e pasurisë arkitekturale çame. Qeveria shqiptare gjithashtu ka treguar një shpërfillje të konsiderueshme për çështjet që lidhen me pronat e çamëve në Greqi. Vetëm pas botimit të një dokumenti britanik mbi statusin e pasurisë çame në Greqi në prill të 2002, Parlamenti shqiptar nisi të merrej me çështjen çame.
Pavarësisht nga një projekt për zgjidhjen e kompensimit dhe kthimit të pasurisë çame të miratuar nga grupi parlamentar i Partisë drejtuese Socialiste në mars të 2004, nuk ka patur asnjë përparim të mëtejshëm në këtë çështje.
Nëse qeveria e Tiranës vazhdon të shtyjë zgjidhjen e kësaj çështjeje, ajo do të bëhet përgjegjëse për ndëshkimin e mëtejshëm të pasurisë kulturore dhe historike çame dhe gojëdhënave mbi Epirin që po shfarosen.
Disa kritikë socialiste në Tiranë gjithashtu duhet gjithashtu të ngrenë zërin se kjo neglizhencë është bërë paralelelisht me indiferencën e treguar nga qeveria për ruajtjen e zonave historike otomane si Tregu i Korçës, brenda Shqipërisë.
Është në interesin e përgjithshëm të vetë shqiptarëve dhe kujtdo tjetër të shqetësuar për ruajtjen e trashëgimisë arkitekturale të Evropës juglindore, për të ndalur këtë proces të erozionit arkitektural. Neglizhenca e trashëgimisë kulturore çame nga qeveritë greke dhe shqiptare, tregon shpërfilljen dhe indiferencën e plotë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe të BE-së, si dhe ndaj drejtësisë natyrore.
Greqia si anëtare e Bashkimit Evropian është ligjërisht e detyruar të respektojë të drejtat e minoritetit dhe të drejtat kulturore të minoritetit.Përsa i përket trashëgimisë së çamëve dhe minoriteteve të tjera në Greqi, duket se ka pak ose aspak respekt për kulturën e minoriteteve, kombinuar kjo edhe me politikë të sofistikuar dhe aktive të qeverisë e drejtuar ndaj erozionit apo asimilimit të plotë. Shumë ligje të BE-së asnjëherë nuk janë përshtatur si duhet brenda legjislacionit kombëtar në Athinë, dhe është një skandal që Greqia vazhdon të marrë fonde për projekte trashëgimie që në shumë instanca në Greqinë veri-përëndimore nxit shkatërrimin e elementit thelbësor të kësaj pasurie.
Është momenti që trashëgimia çame në Greqi të ndërkombëtarizohet siç duhet.
Rruga e mundshme për ata që kërkojnë të ruajnë këtë trashëgimi, është të kërkojnë përfshirjen e organizmave ndërkombëtarë si UNESCO dhe Monumentet në Rrezik (Monuments in Danger), apo organizatës britanike Ruani pasurinë e Evropës (SAVE Europe s Heritage), për ta detyruar Greqinë të njohë problemin dhe të ndërmarrë hapat e duhur për ta ndrequr këtë.
Shkatërrimi i këtyre ndërtesave po vazhdon të shtohet me një rritëm alarmues, dhe nëse nuk merren masa të shpejta, Evropa do të ketë humbur një pjesëz të mahnitshme të së kaluarës së saj otomane. Trashëgimia kulturore është gjithashtu e rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Për shembull, shkatërrimi i statujave budiste nga talebanët në Afganistan në vitin 2001, u bë një faktor tepër i rëndësishëm në mobilizimin e opinionit ndërkombëtar kundrejt regjimit taleban, dhe në ndihmesën e një veprimi ushtarak humanitar të legjitimuar në këtë vend.
Në të njëjtën mënyrë, sulmet ndaj kishave ortodokse në veri të Qipros, vjedhja e ikonave dhe vandalizmi ndaj tyre, u morën në konsideratë për ilustrimin dhe përqendrimin e vëmendjes ndërkombëtare mbi çështjen e të drejtave të njeriut atje.
Politikat kulturore dhe orientimi ndaj të drejtave të minoriteteve i Greqisë moderne janë tepër të papajtueshme me anëtarësinë në Bashkimin Evropian dhe ligjin ndërkombëtar, kështu që qeveria dhe organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri nuk duhet të kenë asnjë hezitim në ndjekjen energjike të të drejtave çame, ashtu si për të drejtat e të tjerëve.
Nëse Greqia nuk ndryshon politikat e saj aktuale, BE ka përgjigje të ndryshme për ta penalizuar Greqinë, si ato të aplikuara në krizat e mjedisit për nxjerrjen në breg të foleve të breshkave në ishullin jonian të Zakinthos. Financimi i BE-së u ndalua deri sa atje nuk pati më mospërputhje me ligjin e BE-së në ruajtjen e jetës së egër.
Nxitja e restaurimit të ndërtesave çame, është gjithashtu pjesë e një çështjeje më të njohur të çeljes së pasurisë otomane si pjesë normale e historisë moderne greko-evropiane.
Ajo gjithashtu mbyll çështjen e njohur të përmirësimit të të drejtave të njeriut dhe statusit ligjor të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Greqi. Arritjet kulturore të 500 viteve të qeverisjes turke asnjëherë nuk ka qenë subjekt i vlerësimit në Greqinë moderne.

Një autor që shkruante në volumin e referencave të besueshme "Guida Blu e Greqisë", kohët e fundit ka pohuar se nuk ka patur asnjë "arkeologji otomane në Greqi".
Në mënyrë që të asistojmë në lëvizjet për të restauruar zonat më të rëndësishme arkitekturale, nevojitet marrja e një numri hapash të qartë. Duhet të hartohet një inventar i hollësishëm i monumenteve çame, kështu që të bëhet e qartë për komunitetin ndërkombëtar kulturor se çfarë ndërtesash duhet të ruhen.
Nevojitet urgjentisht një regjistër qëndror kadastral mbi pronësinë e shtëpive para masakrave të vitit 1944.
Duhet të krijohet një hartë e hollësishme e çamërisë, ku të tregohen emrat e vendeve çame dhe emrat e vendeve moderne greke.
Gjuha shqiptare në Greqi është e kufizuar dhe ka nevojë për një njohje të përshtatshme të saj si një gjuhë minoriteti, po ashtu si përdorimi i gjuhës turke në Thrakë.
Zhvendosja e pasurisë fizike çame nga grekët, ka qenë e pamundur, pasi ato janë delegjitimuar në predikimet kulturore ndërkombëtare, dhe janë zëvendësuar me versionin kanunor të historisë nacionaliste greke për trashëgiminë.
Mbi të gjitha, qeveria shqiptare, organizatat kulturore dhe universitetet në komunitetet shqiptare në gjithë Ballkanin dhe në diasporë, kanë nevojë që të kuptojnë qartë se trashëgimia çame, nuk është një çështje që i përket vetëm një grupi.
Ligjshmëria e vendbanimeve çame në veri-përëndim të Greqisë duhet të konsiderohet si primare për të fituar një njohje ndërkombëtare të kulturës shqiptare, ashtu si beteja për pavarësinë e Kosovës, dhe përmirësimi i të drejtave njerëzore të shqiptarëve në gjithë botën.
Ky lajm është publikuar: 24/10/2007
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 1:48 pm

drenusha shkruajti:
I gjithë populli ka qenë i imponuar për të punuar, por kur të gjithë i
thanë stop punës për serb, atëherë të gjithë u larguan ata që ishin
shqiptarë, dhe filluan bizneset e tyre private për mbijetesë , familjen dhe
për ndërtimin e shtetit tonë e jo më të Serbisë.....

.... A thua vallë, këtë tip duhet mbajtur në forum, duke dëgjuar
marrëzirat idioteske të tij?!Apo?
Me siguri me trillet që bën Neza do t’i shpëlajë mëkatet e tij , dhe, aq
më keq, si një mërgimtar lajthit moderatorët e forumeve të ndryshmeme
lloj-lloj nofkash(pseudonime).
Eshtë mirë t’i thuhet troç: mjaft më!

Prishtinë,9.1.2005


http://mitglied.lycos.de/metafora/floripseudonimet.htm


-----------------------------------------------------------------------
Më duhet të reagoj për këtë link më nalt që solli Drenusha dhe shpresoj që Drenusha këtë link e ka sjell rastësish duke mos e ditur veprimtarin e atdhetarit Nezir Myrtaj.
Nëse Drenusha nuk e dinë veprimtarin e Nezirit Myrtes, Flori kjo dezinformatore po e djka fortë mirë vetëm se po u mundojka që të ja nxijë veprimtarin përmes intrigava duke e ka ditur se dikush do të bjer në grep.

Florit harron apo nuk donë të dijë se pikrisht në Qershor 81. Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrtaj me grupin e tyre të fshehtë, lëshuan në qarkullim platformën për organizimin e mëtejm me titull: “Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Në këto teza jepen argumentet që flasin se Kosovës i takon statusi i Republikës në Federatë, se ajo është e arritshme dhe se populli i Kosovës ka potencial të luftojë për fitimin e saj.

Prandaj është mirë që forumistët të mësojnë se kush është Nezir Myrtaj.
Qershor 1981. Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi e Nezir Myrtaj me grupin e tyre të fshehtë, lëshuan në qarkullim platformën për organizimin e mëtejm me titull: “Teza rreth Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”. Në këto teza jepen argumentet që flasin se Kosovës i takon statusi i Republikës në Federatë, se ajo është e arritshme dhe se populli i Kosovës ka potencial të luftojë për fitimin e saj.

Ahmet Qeriqi: “Margaritarit kurrë nuk i humbet vlera, as shkëlqimi”

Nezir Myrtaj, i burgosur në vitin 1981 dhe i dënuar 12 vjet burg nga regjimi titist jugosllav, për shkak të aktivitetit të organizuar kundër regjimit të RSFJ-së, profesor i fizikës, analist i gazetave: “Bashkimi” dhe “Zëri i Kosovës” në vitet 90-të të shekullit të kaluar, pjesëtar i Lëvizjes dhe pjesëmarrës i luftës së UÇK-së, analisti i Radios-Kosova e lirë gjatë dhe pas luftës, tashmë është bërë emri më i njohur i kritikës autentike, realiste, në letrat shqipe.
Janë të rrallë analistët shqiptarë, si Nezir Myrtaj, të cilët do të kenë mbajtur kurdoherë të gjallë vigjilencën, thellësinë e mendimit filozofik e mbi të gjitha mprehtësinë realiste në trajtimin e ngjarjeve të ndryshme lidhur me zhvillimet politike veçmas në Kosovë, në dy deceniet e fundit. Janë mjaft deficitarë analistët tanë në parashikimin e zhvillimit të ngjarjeve, si z. Myrtaj, shkrimet e të cilit kurdoherë rrezatojnë begatinë e tejshquar të perceptimit realist, thellësinë e gjykimit dhe filozofinë autentike të trajtimit e shtjellimit të temave, të cilat i ka shqyrtuar dhe i shqyrton me një vëmendje të jashtëzakonshme.

Duke qenë njohës i shkëlqyer i realitetit dhe antagonizmave shoqërore e klasore, teorik i thellë i vlerësimit të situatave të caktuara historike e politike, parashikues i ngjarjeve, të cilat rrjedhin si shkak pasojë në kalkulimet e ndryshme politike e strategjike, e mbi të gjitha krijues me kredo, qëndrim dhe dinjitet sokratjan, Nezir Myrtaj në analizat, esetë, vështrimet e kritikat e tij ka bërë emër si krijues origjinal, e mbi të gjitha si vrojtues shumë i thellë i rrethanave politike e shoqërore, jo vetëm në Kosovë.
Pena e tij godet pamëshirshëm, por godet me vend, duke identifikuar faktorët e vërtetë të gjendjes së rëndë politike, ekonomike e sociale, e cila ka mbretëruar dhe ende po mbretëron në Kosovë dhe kudo në trojet shqiptare. Duke i mbetur besnik realitetit dhe mbi të gjitha besnik shembullor i mbrojtjes së interesit kombëtar, z. Myrtaj, nuk ka lëshuar asnjëherë pe, dhe nuk ka reshtur duke e ngritur zërin kundër të gjithë atyre, që kanë abuzuar me votën e popullit, dhe kundër të gjithë atyre, që kanë shkelur aspiratat e lirisë dhe bashkimit kombëtar, kundër përfituesve të luftës e të pasluftës dhe kundër durimtarëve të pandreqshëm.
Është analisti i parë në Kosovë i cili paralajmëroi se Ekipi i Unitetit kishte shkelur aspiratat e popullit dhe kishte tradhtuar interesat jetike kombëtare të shqiptarëve. Disa muaj më vonë, doli sheshit se anëtarët e ekipit të Unitetit kishin pranuar unanimisht “pakon” e Ahtisarit me të gjitha lëshimet, që kjo pako iu bën serbëve vendorë dhe politikës agresive të Beogradit. Qysh prej shkrimeve të para të botuara në gazetën “Liria” pastaj në gazetën “Bashkimi” pas daljes nga burgu në vitin 1991, në gazetën “Zëri i Kosovës”, ai nuk ndaloi hapin e tij kurdoherë të matur dhe të sigurt në vrojtimin dhe trajtimin me korrektësi e mprehtësi shkencore të zhvillimeve politike e shoqërore në vend.
Në vazhdën e aktivitetit të analistit, “Nezir Myrtaj ka botuar përmbledhjen me komente “Jehonë lufte”, - 2002, pastaj përmbledhjen tjetër me analiza, kritika e vështrime publicistike, “Rrugë e papërfunduar”, - 2004, dhe librin publicistik “17 dhe 18 marsi 2004”, botuar dy muaj pas revoltës popullore të marsit të atij viti. Aktualisht është kryeredaktor i monografisë, “Feniksët e lirisë”.

“Jehonë lufte”

Vlerësimet realiste mbi zhvillimin e ngjarjeve të kohës së luftës, njohja mjaft e thellë e politikave vendore e ndërkombëtare, analiza e bazuar në një përvojë shumëvjeçare për zhvillimet politike në Kosovë e më gjerë, bëri që komentet e Nezir Myrtajt të lënë gjurmë të thellë në pasqyrimin shumë korrekt dhe objektiv të shumë gjitha zhvillimeve, para, gjatë dhe pas luftës. Vrojtimi analitik, në kushte dhe rrethana të caktuara, që Myrtaj u ka bërë ngjarjeve të njohura politike, shquhet për thellësinë e mendimit kritik, për depërtimin në esencën e të gjitha manovrimeve politike të kohës nga qarqe të caktuara, për trajtimin realist dhe tejet serioz të shumë ngjarjeve në vend dhe në botë. Analizat politike, të cilat gjatë kohës së luftës i ka komentuar analisti, sajuesi i informatave dhe redaktori i Radios-Kosova e lirë, Nezir Myrtaj, shquhen për një mori specifikash krijuese.
Ai, në unin e tij vlerësues-krijues, shquhet për origjinalitet të mendimeve dhe ideve, shquhet për depërtimin në thellësi të kontradiktave e të problemeve të ndryshme, shquhet për parashikime të sakta të ngjarjeve të caktuara. Komentet e tij, të shkruara nën breshërinë e granatave dhe të raketave të armikut gjatë kohës së luftës, e ruajnë ritmikën tipike të hapërimit me kohën, të përkujtojnë ndeshjen e ashpër dhe fyt për fyt të luftëtarëve të lirisë kundër forcave okupatore serbe.
Komunikimi i Nezir Myrtaj me opinionin tonë, sidomos gjatë luftës, përmes shënimeve, vështrimeve e komenteve të emetuara nga Radio-Kosova e lirë dhe nga Agjencia e lajmeve Kosovapress, ka qenë komunikimi më objektiv dhe më i pasur me qasje dhe ide, lidhur me të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në Kosovë dhe rreth saj. Analiza që ai iu ka bërë zhvillimeve në terren, analiza që u ka bërë hapave të diplomacisë botërore e në veçanti asaj perëndimore, e cila mori përsipër ndërhyrjen ushtarake kundër federatës jugosllave, shquhen për trajtim realist dhe tejet të qartë të ngjarjeve me rëndësi vendore dhe ndërkombëtare.

Duke përcjellë më shumë vëmendje dhe me gjykim kritik rrjedhën e ngjarjeve, më 9 janar të vitit 1999, Nezir Myrtaj, në shënimin e titulluar: “Paraloja e një aventure të re serbe në Kosovë”, pasi u bën një analizë të thellë zhvillimeve, parashikon fillimin e një çmendurie tjetër të bandave serbe kundër civilëve shqiptarë. Vetëm pesë ditë më vonë, sodomistët serbë kryen masakrën e çmeritur në Reçak, ku në mënyrë barbare vranë e masakruan 43 shqiptarë të gjinive e të moshave të ndryshme. Masakrën e Reçakut, më 20 janar të po atij viti, Nezir Myrtaj do ta definojë si akt të komprometimit të NATO-s, duke i përkujtuar opinionit se “në qoftë se nuk dëshirohet përsëritja e masakrave të reja edhe më të tmerrshme mbi shqiptarë, intervenimi ushtarak kundër satrapit të Ballkanit duhet të jetë mjeti i parë dhe jo i fundit kundër tij”. Ky konstatim kuptimplotë mbërthen në vete realitetin e hidhur të hezitimit të perëndimorëve, të cilët NATO-n, asokohe e improvizonin si gogol për ta frikësuar gjakatarin Millosheviq. Pasojnë pastaj shumë komente lidhur me luftimet, ndërrimin e ushtarëve në mes të SHP të UÇK-së dhe armatës okupatore serbe, të cilin Myrtaj e komenton si akt të legjitimimit të UÇK-së, si palë ndërluftuese.
Janë me interes të veçantë komentet e shënimet lidhur me Konferencën e Rambujesë, e ndër to do të veçoja në këtë rast konstatimin realist kuptimplotë se pala serbe do të nënshkruajë në Rambujetë e tjera, pasi të bindet se NATO-ja nuk kërcënon, por vepron.
Nëse duhet vdekur dikush, më mirë unë sesa Kosova ime, kishte thënë komandanti! – Nëse duhet vdekur dikush, më mirë të gjithë ne sesa Atdheu, kishin thënë të gjithë Jasharët në Kështjellë. Me këto dy fjali, më 5 mars të vitit 1999, Nezir Myrtaj e kishte sintetizuar në mënyrën më kuptimplote qëndresën heroike të Jasharëve, më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, me rastin e përvjetorit të parë të qëndresës, në Prekazin e heroizmit shqiptar.

Në mesin e analizave të shumta që komentuesi dhe redaktori i informimit i radios “Kosova e lirë”, u ka bërë zhvillimeve në Kosovë e më gjerë, vend të rëndësishëm zënë edhe komentet ku stigmatizohet politika pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe e pasuesve të tij, sidomos gjatë luftës. Duke demaskuar politikën e pritjes dhe retorikën boshë të liderit pacifist, Myrtaj ua çjerr maskën prapaskenave të rrezikshme, në të cila notonte Rugova, jo si peng i Millosheviqit, por si peng i paragjykimeve dhe i qyqarisë së tij për të marrë qëndrim kundër kryekriminelit, Millosheviq. Në veprimet tejet kontraverse të Rugovës, Myrtaj zbulon njeriun, i cili nuk ishte i burgosuri i Millosheviqit, por një krijesë kukull, vegël në shërbim të politikës dhe të koniukturave antikombëtare, aminxhi dhe përderecak i papërgjegjshëm. Janë antologjike komentet: “Për Rugovën nuk ka më nëse’…; “Çarmatosjen e kujt, në fakt, e dëshiron Rugova”; “Kori i apologjetëve të Rugovës”, e komente të tjera, ku analisti Nezir Myrtaj fshikullon prapaskenat dhe mungesën e moralit të njeriut, i cili “qesh kur duhet qarë dhe qan kur duhet qeshur”.
Tematikë e komenteve dhe e vështrimeve të profesor Myrtajt, gjatë kohës së luftës ka qenë edhe politika ndërkombëtare dhe zbërthimi i vëmendshëm i të gjitha segmenteve të asaj politike, karshi çështjes shqiptare në përgjithësi, e në veçanti karshi çështjes së Kosovës. Mirëpo, në të gjitha komentet e tij ka dominuar kritika luftarake kundër makinerisë okupatore serbe dhe kundër krerëve të asaj politike.
Në kohën e bombardimeve të NATO-s, komentuesi shfaq besimin e tij të paluhatshëm se “Makinës vrastare po i afrohej fundi i turpshëm”, se “Nuk do të spastrohet Kosova, por truri shovinist serb”, se” Serbisë po i a nxjerrin sytë duke ia kruar vetullat”, “se Serbisë po i kthehej haku me kamatë”,” Serbia, sinonim i territ”, “ Serbia do t’i ndijë pasojat e Millosheviqit edhe pas tij”; se “Krimineli Millosheviq është i pandreqshëm dhe i papenduar...”, dhe shumë komente të tjera, në të cilat parashihej fundi i turpshëm i okupatorëve serbë, meqë më në fund: “Shqiptarët po kthehen, serbët po shkojnë” dhe “Nga Kosova u largua antihistoria”. Gjuha luftarake e këtyre komenteve i ka mobilizuar kudo dhe në çdo kohë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët edhe nëpër istikame të luftës e dëgjonin “Radion Kosova e lirë”, zëdhënësen e jehonës së pushkëve të trimave e të trimëreshave të Adem Jasharit.

Përmbledhja me komente e vështrime e Nezir Myrtajt, “Jehonë lufte” është një perlë e vërtetë e mendimit dhe e filozofisë së rezistencës shqiptare. Nuk kemi të bëjmë këtu me komente të thjeshta ditore, mbi ngjarjet e caktuara politike, as me vlerësime dosido, sikur jemi mësuar të lexojmë kudo në shtypin shqiptar.
Në asnjë rresht të këtyre komenteve nuk vërejmë dilemë apo tërheqje nga pozicioni i luftës dhe besimi në fitore, nuk vërejmë pasiguri a ndrojtje nga e nesërmja, por të gjitha komentet përshkohen me realizëm magjeps, me zë burrëror në mbrojtje të së drejtës universale njerëzore, pa patetikë, pa retorikë boshe dhe pa asnjë luhatje nga pozita e qartë e domosdoshmërisë së ngadhënjimit të së mirës mbi të ligën. Gjuha, stili, figuracioni artistik, qartësia e mendimit, formulimi konciz, fjalori tejet i pasur, janë vetëm disa nga tiparet dalluese të këtyre margaritarëve të mendimit politik të epokës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komentet e Nezir Myrtajt, shkruar gjatë luftës, nuk janë vetëm analiza mbi ngjarjet e caktuara, ato mbi të gjitha janë dokumente të një epoke, janë perla fascinuese krijuese, janë dëshmi e qëndresës dhe e vitalitetit të gjeneratës më të përkushtuar të çlirimit të trojeve të robëruara të Shqipërisë. Ato janë krijime të veçanta të një epoke të veçantë heroike.
Është edhe një fakt tjetër, i panjohur për lexuesin, për mënyrën si janë hartuar këto komente.
Gjatë kohës së luftës, sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, stafi i Radios tashmë ishte vendosur në tendë, në “Rrezen e Baliqit”, në Berishë, ku ishte hapur edhe bunkeri. Neziri, zakonisht shkruante në malet dhe shkrepat e Pallanikut, atje ku transmetohej programi i Radios. Gjatë kohës së hartimit të komenteve vazhdimisht goditej edhe vendi ku ai i hartonte komentet dhe analizat e tij. Pavarësisht nga rrethanat, i strukur në një vend, ku në dukje ndihej më i sigurt, po ku shpeshherë dridhej tërë vendi nga fuqia e shpërthimit të predhave armike, ai do të shkruante faqet më të ndritshme të heroizmit të luftëtarëve të lirisë, do të komentonte ngjarjet më të rëndësishme të ditës, duke mos shfaqur asnjë pikë dyshimi në domosdoshmërinë e fitores. Dhe jo vetëm kaq.
Ka ndodhur që gjatë tërë ditës të ketë ecur këmbë, nga një mal në tjetrin, gjithnjë nën breshërinë e predhave të armës armike, shpeshherë edhe i uritur, por gjithnjë i gatshëm për ta shqiptuar, si për grykë të topit, fjalën e drejtë dhe të vërtetë, përmes valëve të Radios-Kosova e lirë, e cila asokohe ishte mediumi i vetëm elektronik, që transmetonte në tërë hapësirën e Kosovës. Në të tilla kushte, kur analistët pacifistë hartonin komentet e tyre profane ngazyret e tyre me klimë në Prishtinë apo në Tiranë, Nezir Myrtaj fjalën e tij çlirimtare e përhapte brenda Kosovës, nga zonat e pashkelura, që mbronte me gjak dhe i mbante nën kontroll UÇK-ja.

Komentet, analizat dhe shënimet e librit “Jehonë lufte” janë faqja më e ndritur e gazetarisë shqiptare gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë dokumentet më autentike të kësaj lufte, janë rrëfimet më autentike të historisë sonë më të re, të kohës së UÇK-së së lavdishme dhe fitimtare.................

...Vazhdon më poshtë.


Edituar për herë të fundit nga në Mon Nov 05, 2007 2:16 pm, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 2:05 pm

Vazhdim nga postimi më lartë.

“Rrugë e papërfunduar”

Libri publicistik “Rrugë e papërfunduar”, i analistit Nezir Myrtaj, është sajuar nga komente të caktuara, “kryesisht të karakterit politik” që kanë të bëjnë me periudhën e pas mbarimit të luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999 e deri në shkurt të vitit 2003. Në këtë libër janë trajtuar tema të ndryshme si: disfata e turpshme e forcave kolonialiste serbe në Kosovë, kthimi dhe marshimi i çlirimtarëve dhe i ushtarëve të NATO-s në vendin tonë, transformimi i UÇK-së në TMK, pastaj shkrime me përmbajtje sociale, komente për robërit e luftës, për të zhdukurit, për pasojat e luftës, për qytetin e ndarë të Mitrovicës, për zgjedhjet e lira, për opstrukcionet e Serbisë, për dërgimin e Milosheviqit në Hagë dhe tema të tjera, ku me shumë sukses është trajtuar sidomos skena e mjerë dhe e varfër politike e Kosovës, lëshimet dhe profanitë e papërgjegjshme të grupeve e klaneve të caktuara politike.
Duke mbetur parashikues realist, pse jo edhe vegimtar tejet i thellë i proceseve politike, nëpër të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova, analisti Myrtaj, në “parathënien” e këtij libri me kohë ka shfaqur brenga e shqetësime lidhur me këtë proces, duke vërejtur me vëmendje se “për të arritur deri te çlirimi dhe liria e ëndërruar nga brezat, duhet bërë edhe shumë rrugë. Mospërfillja e këtij fakti, mund të bëhet njëri prej faktorëve, që do të ndikonte në zgjatjen e kësaj rruge, prandaj kam bërë përpjekje që shqetësimin tim individual ta ngris në atë kolektiv, për shkak të çorientimit dhe devijimeve të ndryshme brenda shoqërisë sonë të pasluftës”.

Nuk ka si të shprehet ndryshe një shqetësim i tillë tejet i ndërgjegjësuar, individual edhe kolektiv, për të parë dhe për t’ u bindur më në fund, se pikërisht nga devijimet e tilla, që i bëri kreu politik i Kosovës, kemi mbetur këtu ku jemi.
Asnjë analist tjetër në Kosovë, nuk ka bërë parashikime të tilla kaq vegimtare. Vetëm analisti, Partik Mur, kohë pas kohe ka bërë parashikime të tilla, por për mendimin tim, parashikimet e z. Myrtaj janë shumë më të thella, më objektive, sepse ato burojnë nga një përvojë e gjatë e perceptimit autentik të realitetit të së kaluarës dhe së tanishmes. Ato kanë mbështetje pozicionin realist politik, shoqëror, kombëtar e filozofik. Ky pozicion ka qenë dhe ka mbetur alfa dhe omega e preokupimeve të autorit, jo vetëm si analist, por në radhë të parë si personalitet me ego dhe dinjitet, me një të kaluar, e cila shkëlqen në drejtim të aktivitetit të gjithanshëm, në rrugën tejet të rrezikshme dhe të vështirë të realizimit të aspiratave tona kombëtare. Nga kjo përvojë dhe nga ky qëndrim, gjithmonë i pathyeshëm dhe i palëkundshëm, mbështetur kurdoherë në të drejtën dhe në të vërtetën, Nezir Myrtaj, tashmë ka krijuar filozofinë autentike të vrojtimit të proceseve politike e shoqërore, të cilat në veçanti kanë të bëjnë me problemet tona kapitale kombëtare, “në rrugë të papërfunduar”, ende në një rrugë “eksperimentale”, në të cilën tashmë janë implikuar faktorët kryesorë vendimmarrës ndërkombëtarë.
Të marrësh në shqyrtim, analizat, komentet dhe vështrimet e z. Myrtaj, ose të bësh përpjekje për të definuar konceptet e tij filozofike, të bësh përpjekje për të dhënë gjykime të prera lidhur me problemet, që ai ka trajtuar dhe trajton aktualisht, është një punë tejet e vështirë, sepse Neziri ka qenë dhe vazhdon të mbetet një sfidues i llojit të vet, një sfidues që të përkujton dialogun sarkastik të Sokratit, maturinë dhe thellësinë meditative të Aristotelit, zërin burrëror të Platonit, ashpërsinë e shpatës së Skënderbeut, e cila godet nga të gjitha anët dhe jehonën e krismave të luftëtarëve të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pikërisht për këtë, analizat e tij politike janë krijime të veçanta, jo vetëm publicistike e artistike. Nuk janë këto krahasime pa mbulesë, sikur mund të mendojë ndokush, i cili ende nuk i ka lexuar komentet dhe analizat e z. Myrtaj, por janë dëshmi, që flasin për një penë, jo vetëm të talentuar, një penë, jo vetëm të latuar me kujdes e korrektësi, me të cilën ai ka shënuar gjykimet më realiste dhe më të thella në publicistikën tonë në përgjithësi. Përderisa marr të drejtën të bëj gjykime dhe krahasime të tilla, këto do të mundohem ta vërtetoj përmes analizave dhe dromcave filozofike të z. Myrtaj, i cili shkrimet e tij i ka kualifikuar si shkrime publicistike, por ato në esencë janë shumë më tepër se një publicistikë, cilado qoftë ajo. Në fillim të kapitullit të parë të përmbledhjes “Rrugë e papërfunduar” në komentin “Prerja e nyjës gordiane” ai ka konstatuar:
“Më 24 mars të vitit 1999, në raportet midis Kosovës dhe Serbisë, u bë prerja e nyjës gordiane dhe njëkohësisht kthesa e madhe historike... Ajo ditë vulosi synimin e përhershëm të shqiptarëve për t i dhënë fund kolonializmit serb mbi Kosovën dhe hapi faqen e re të historisë së saj: faqen e jetësimit të lirisë dhe pavarësisë së synuar... Përderisa pas 24 marsit Kosova është dhe do të jetë ndryshe, Serbia po vazhdon drejt perspektivës që ia ka trasuar Milosheviqi.
Ky parashikim shumë i qartë, po mbetet edhe sot e kësaj dite një konstatim shumë aktual për mendësinë kolonizatore serbe, që shprehet me votëbesimin, që ky popull i ka dhënë radikalëve të Sheshelit e socialistëve të Milosheviqit.
Në shënimin e shkurtër “Kush i pari?” Nezir Myrtaj i ka dhënë një përgjigje meritore dilemës se kush hyri i pari në Kosovë më 11 e 12 qershor të vitit 1999. Ai, me vëmendjen e analistit të ditur dhe të përgjegjshëm ka konstatuar se “në njëvjetorin e triumfit shqiptaro-ndërkombëtar mbi Serbinë kolonialiste, gjatë vlerësimit të rolit të faktorëve triumfues, na ka rënë të dëgjojmë edhe spekulime se “kush hyri i pari në Kosovë, KFOR-i apo UÇK-ja? Një pyetje e tillë nuk ka kuptim të shtrohet, për faktin e lidhmëria e këtyre dy faktorëve çlirimtarë ishte e pashkëputshme. Çdo përpjekje për t’ i trajtuar shkëputurazi këto merita nënkupton fyerjen e UÇK-së, por edhe mohimin e kontributit të NATO-s për vendosjen e paqes”. Edhe këtu kemi gjykimin e drejtë të një vizionari, një njohësi të shkëlqyeshëm të rrethanave relevante historike dhe jo vetëm kaq.
Duke komentuar ikjen e serbëve nga Kosova, në qershor të vitit 1999, Nezir Myrtaj vlerëson se “ikja e serbëve nga Kosova, nuk mund të trajtohet si pasojë e veprimeve të shqiptarëve, meqë ikja e tyre është rezultat i politikës kolonialiste të shteti të tyre dhe i dështimit të synimeve antishqiptare serbe, të kthyera në bumerang fatal”, për të konstatuar se serbët e pafajshëm nuk janë larguar nga Kosova, ndërsa serbët e fajshëm paraqesin palën e ndëshkuar ndërkombëtarisht.
Me rastin e bisedimeve, lidhur me kthimin e serbëve nga kreu politik i Kosovës, nuk janë marrë në konsideratë këto gjykime realiste dhe as është biseduar fare lidhur me ndërtimin e një strategjie mbarëkombëtare mbi këtë pozicion.
Në mesin e analizave gjithnjë largpamëse, do të veçoj me këtë rast një konstatim shumë domethënës nga shënimi “Heshtja që do të flasë më vonë”. Nga analiza që i ka bërë situatës në Kosovë dhjetë muaj pas çlirimit të vendit nga okupimi serb, Myrtaj ka identifikuar përçarjen e faktorit ndërkombëtar, në bazë të interesave, dobësimin e faktorit evropian për të përfunduar se “Realiteti i sotëm është dëshmues se problemet në Kosovë kanë arritur deri në shkallën, përtej së cilës nuk mund të shkohet, pa rrezikuar krejt atë që është investuar për të krijuar një realitet të ri. Trendet shqetësuese të zhvillimeve në Kosovë dhe tendencat e shpërthimeve në trojet shqiptare jashtë saj, paraqesin dëshmi komprometuese për faktorin evropian dhe njëkohësisht imponojnë aktivizimin e atij amerikan”. Këto konstatime kanë qenë dhe do të mbesin jo vetëm konstatime që ende e ruajnë aktualitetin, por mbi të gjitha janë gjykime të shëndosha, lidhur me ndikimin e domosdoshëm amerikan deri në përfundim të përcaktimit të statusit të Kosovës.

Duke komentuar arrestimin dhe dërgimin në Hagë të kryekriminelit serb Milosheviq, analisti, Nezir Myrtaj me gjuhën dhe stilin e tij shumë të pasur me figuracione artistike, me gjuhën e fitimtarit flet për “Shitjen e kokës së perandorit”. Ai, (Milosheviqi) nuk ndodhet më në Burgun Qendror të Beogradit dhe as në tokën e Serbisë së tij, të cilën kishte ëndërruar ta bënte të madhe. Brenda kësaj Serbie ai ka lënë gjurmët e këmbëve të tij, përkrahësit e vet dhe turpin e Serbisë... Mirëpo është e padiskutueshme se kryekriminelit të Beogradit dhe përkrahësve të tij, tashmë edhe Serbia e vogël do t’u duket tepër e madhe”.

Në pjesën e dhjetë të librit “Rrugë e papërfunduar”, në kapitullin “Parafrazim dilemash” analisti, Nezir Myrtaj, ka sintetizuar në mënyrë kronologjike segmentet kryesore të “çështjes shqiptare” në përgjithësi, e në veçanti të “çështjes së Kosovës” dhe të trevave shqiptare, të ndara e të shkapërderdhura në shtetet e Ballkanit, duke konstatuar se “shqiptarët jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme politike vazhdojnë të jenë të pjesëzuar e të ndarë me kufij të dhunshëm. Luftërat e fundit çlirimtare që bënë ata, ishin përpjekje dhe gjasë kolosale për të arritur realizimin e aspiratës për çlirim kombëtar. Një gjasë e veçantë historike, për t’ u çliruar e pavarësuar, duke bërë më të afërt e më të lehtë zhvillimin e mëtejshëm të procesit të natyrshëm të bashkimit kombëtar. Mirëpo kjo gjasë, sot vazhdon të jetë e pezullt, ashtu siç është edhe statusi politik i Kosovës”...
Në vazhdim të parafrazimit të dilemave, Myrtaj ka diagnostifikuar të gjitha rrethanat shoqërore, politike, ekonomike dhe të gjitha zhvillimet, që e degjeneruan procesin në përgjithësi dhe që ndikuan në restaurimin e status-quosë së rrezikshme, e cila do të shpërthejë me revoltën e 17 dhe 18 marsit të vitit 2004.
Në mesin e shumë faktorëve që ndikuan në stërkeqen e procesit afirmativ, në rrugë drejt pavarësisë, ai ka stigmatizuar feudo-mentalitetet e së kaluarës dhe një mori faktorësh të tjerë, të cilët ndikuan në frenimin e rrugës drejt zgjidhjes së shpejtë të statusit të Kosovës.
Me shumë të drejtë ka konstatuar se “ pas fitores së luftës, në Kosovë, në vend të një mentaliteti, të një logjike e të një kulture të re fitimtare, u restaurua shprehia e vjetër publike. Si rezultat i dominimit të logjikës së rikthimit, në çdo sferë të jetës, e reja u sfidua nga e vjetra. Në përputhje me këtë logjikë pozitën e tyre të mëparshme e aspiruan të gjithë ish-nëpunësit, ish-policët, ish-shefat, ish-drejtorët, ish rojet e pyllit, ish-kasapët dhe ish bashkëpunëtorët e pushtetit serb, Për fat të keq, kjo pozitë jo vetëm u aspirua, por në shumë raste edhe u rikthye, sepse shoqëria kosovare, pas luftës, nuk arriti t’i ndërpresë fijet e lidhjeve midis matrapazëve, tregtarëve e bashkëpunëtorëve shqiptarë dhe padronëve të tyre të deridjeshëm serbë.

Në pasqyrimin e realitetit, i cili u imponua pas luftës sonë çlirimtare dhe fitimtare, analisti, Nezir Myrtaj, shkaktarët e vërtetë të degradimit të vlerave të luftës nuk i ka kërkuar vetëm te qarqet e huaja apo te administrata ndërkombëtare, por i ka identifikuar përbrenda vetë faktorit shqiptar, përbrenda klasës durimtare e servile, e cila në kushte dhe rrethana të caktuara, me servilizmin e njohur e mirë të mësuar ndaj padronit, cilido qoftë ai, u vu në shërbim të qarqeve të caktuara, të cilat ndikuan në zvarritjen dhe stërkeqen e procesit politik që po zhvillohej në Kosovën e pas luftës. Ai me keqardhje ka konstatuar se “në vitet e pas luftës, mijëra shqiptarë deklaruan shtetësinë jugosllave përmes dokumenteve të ndryshme civile e shtetërore. Me qëllim për të përmbushur nevojat e tyre personale ata bashkëpunuan me mafian serbe duke u mundësuar atyre për t’ i mbrojtur interesat pronësore në Kosovë”....

Pas një analize të gjerë dhe të gjithanshme që i bën realitetit mbizotërues në Kosovë, në vitet e para të pas luftës, analisti largpamës, Nezir Myrtaj, ka shkoqitur edhe një segment shumë domethënës që degradoi në restaurimin e mentalitetit të vjetër, të mentalitetit të robit, i cili mbase është rrjedhë e sundimit të huaj shumëshekullor. Ai, pasi ka vënë në spikamë të gjithë faktorët që quan në këtë, ende “rrugë të papërfunduar”, në këtë rrugë e cila zgjati më shumë se tetë vjet, ka veçuar edhe një segment tjetër realist, i cili po ashtu është shumë sinjifikativ. Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve të para dhe të dyta pas dëbimit të forcave okupatore serbe nga Kosova, ai ka nënvizuar se “Testimi më i qartë i ndjenjave dhe i ndërgjegjes së shoqërisë kosovare u bë me rastin e zgjedhjeve vendore dhe atyre qendrore. Në këto zgjedhje shumica e elektoratit shqiptar, dëshmoi përcaktimin e tij, në favor të forcave të dyshimta politike, madje edhe të personave, të cilët e kishin penguar luftën dhe jo në favor të forcave të reja politike. Rasti i Kosovës, në këtë kontest bëri përjashtim nga të gjitha vendet e tjera të rajonit të dala nga lufta, me përjashtim të Serbisë”.

Krijimtaria e z. Myrtaj shkëlqen ashtu sikur shkëlqen margaritari, të cilit kurrë nuk i humbet vlera. Ajo, është e tillë, sepse është shkruar me përkushtim, e mbështetur në një pozicion të fortë kombëtar, është shkruar me ndërgjegje dhe përgjegjësi të thellë kombëtare e politike. Shkrimet e tij mbi të gjitha shquhen për gjuhë dhe stil shumë të pasur, brendi e përmbajtje të begatshme, koncizitet e korrektësi në paraqitjen dhe trajtimin e problemeve, realizëm, gjykim autentik dhe shumë veçori të tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 4:28 pm

Në Vjenë po mbahet raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit





  • SOT në Vjenë ka filluar raundi i katërt i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit lidhur me planin e modifikuar të treshes ndërmjetësuese ndërkombëtare për Kosovën.






    Dokumenti në fjalë nuk paragjykon statusin të Kosovës, por ofron disa propozime për raportet e ardhshme të Prishtinës dhe të Beogradit, mbi bazën e të cilave mund të arrihet deri te zgjidhja.

    Treshja ndërmjetësuese fillimisht është takuar me delegacionin e Serbisë ndërsa në këto çaste është duke biseduar me udhëheqësit më të lartë të Kosovës. Në seancën e pasdites do të organizohet një takim i drejtpërdrejt i delegacioneve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyMon Nov 05, 2007 4:29 pm

Botuar: 05 Nov 2007
Kuvendi i Shqipërisë diskuton shkarkimin e Sollakut

  • Parlamenti i Shqipërisë diskuton sot kërkesën për shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku dhe pritet të përfshihet nga debate të ashpra. Mazhoranca paraqet raportin sipas të cilit kryeprokurori ka kryer shkelje të rëndë të ligjit dhe duhet shkarkuar.





    Nga ana tjetër opozita kërkon që mazhoranca të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kërkesën e kryeprokurorit që e cilëson antikushtetuese ngritjen e këtij komisioni, por duket se kjo nuk do të ndodhë pasi Parlamenti tashmë ka përfshirë në agjendën e tij këtë çështje.
    /V.H./Liria
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 12:53 am

Treshja takon ndaras përaqësuesit e Prishtinës dhe Beogradit
Vjenë, 5 nëntor - Me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare për statusin e Kosovës, sot në orët e paradites në Vjenë nisi raundi i ri i bisedimeve mes përafqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit. Fillimisht treshja është takuar me përfaqësuesit e palës serbe, kurse më pas edhe me përfaqësuesit e Prishtinës. Ndërkaq në orën 13.30 treshja ndërkombëtare do të takohet me përfaqësuesit e të dyja delegacioneve, takim që pritet të zgjasë tri orë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:36 am

Premtime të sigurta "dushk për gogla"

Merreni me mend, edhe sot ne arkivat e osmanlive në Stamboll ka të dhëna arikivore për tapitë e qytetarëve, apo vërtetësia dhe origjinaliteti i tyre mund të bëhet shumë lehtë, mund të gjenden edhe në arkivat e Medreses së Shkupit, të mos flasim për ato të konfiskuara dhe të grabitura, në adminiatratën paralele në Graçanicë dhe në Serbi. Sa ishin të devotshëm në kryerjen e detyrave administrative tregoi rasti i Prizrenit, që mori shumë pisllëqe me vete, duhet pra me çdo kusht të bëhet ndërrimi i normal i pushtetit lokal, nëse për asgjë tjetër, bile për të kuptuar hilet e hyqmetlijëve lokal, më mirë tash kur ende nuk është vonë, se më vonë do të bëhet shumë vonë. Mbase nuk janë edhe tash të vonshme fjalët "transferoni tapitë, diku në sefet e bankave perëndimore, ngase ato mund t'i kap flaka zgjedhore".

Agim Vuniqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:38 am

A do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë krimi i organizuar ?!

Realizimi i pavarësisë, as në ëndërr :

Qytetarët e Kosovës, me përjashtim të serbëve, preokupim kryesor tash e kanë a do të dalin fare në zgjedhje dhe nëse vendosin të dalin në këto zgjedhje, për kend të votojnë atëhere?

Ngase ata që kanë votuar më parë, në masë të madhe janë zhgënjyer dhe dilemat janë krejtësisht normale. Më parë, në të gjitha zgjedhjet e mbajtura oferta kryesore për t’i joshur votuesit ishte vota për pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë ata që nuk do të dilnin në zgjedhje cilësoheshin si kundërshtarë të pavarësisë, kundërshtarë të Amerikës, bashkëpunëtorë të Serbisë, kundërshtarë të BE –së dhe proceseve integruese dhe pallavra të tjera që korrespondonin shumë mirë me karakterin, injorancën, përmbajtjen morale dhe njerëzore të ofertuesve të këtij tregu politik.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:40 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071105220918 21:05/05.11.07 - Delegacioni i Kosoves: Nuk e pranojme variantin e Honkongut per Kosoven


Delegacioni i Kosovës ka hedhur poshtë propozimin më të ri të Serbisë, që statusi i Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Hong Kongut. Zëdhënësi Skënder Hyseni ka thënë se Kosova e Hong Kongu nuk kanë asgjë të përbashkët. Ai më tutje ka thënë se në takimin e sotëm nuk ishte arritur kurrfarë progresi, pasi, sipas tij, pala serbe synon zvarritjen e procesit.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:41 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071105173743 17:35/05.11.07 - Raporti i Komisionit hetimor: Me 77 vota pro, 37 kunder dhe 3 abstenime eshte miratuar propozimi per shkarkimin e Sollakut


Me 77 vota pro, 37 kunder dhe 3 abstenime eshte miratuar raporti per shkarkimin e prokurorit te pergjithshem Sollaku. Propozimi do ti paraqitet presidentit te republikes Bamir Topi. deputeti Ngjela ka spieguar voten e tij kunder duke thene se me kete votim parlamenti ka vdekur dhe eshte rikthyer thjesht ne nje mexhlis

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:43 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071105170841 17:05/05.11.07 - Rohan: Bisedimet e Vienes jane te deshtuara


Bisedimet e sotme për Kosovën, në Vjenë, nuk mund të sjellin asnjë rezultat, ka deklaruar zëvendësi i të dërguarit të OKB-së për Kosovën, diplomati austriak, Albert Rohan.

Bisedimet për statusin e Kosovës nuk mund të sjellin asgjë, sepse Serbia ka thënë qartë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ndërsa Prishtina është e qartë në qëndrimin se nuk pranon asgjë më pak se pavarësia. Do të ishte naive sikur të llogarisnim se do të vijë deri te ndonjë ndryshim qëndrimesh, ka thënë Rohan.

Në rast të njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës, ka thënë tutje ai, rreziku nga një konflikt i armatosur përmasash të mëdha është i vogël, por duhet llogaritur në aksione të kufizuara në veri të Kosovës dhe në jug të Serbisë, ka thënë diplomati austriak, Albert Rohan.
|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:49 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071105171507 17:00/05.11.07 - BE: Maqedonia ka ngeur ne vend


Raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë do të përmbajë vlerësime kritike për situatën e sigurisë dhe atë politike, kurse për ekonominë do të thuhet se janë ndërmarrë hapa që mund të ndikojnë në kahje pozitive.
Raporti, i cili bëhet publik të martën vjen në një kohë kur në Maqedoni ka tensione të brendshme dhe të jashtme kjo e fundit përsa i përket negociatave për emrin me Greqinë.
Ngecje, kjo do të jetë fjala që do të karakterizojë raportin e KE-së për Maqedoninë.
Burime pranë BE-së i thanë BBC-së se raporti do të jetë kritik përsa i përket politikës.
Zyrtarët e Brukselit në raport do të thonë se Maqedoni nuk ka bërë përpara në këtë drejtim si dhe do të evidentojnë ngjarje si mungesa e dialogut politik, mungesa e bashkëjetesës qeveri-president apo dhe skenat e dhunshme në parlament, si shkaqet pse raporti nuk do të mund të konsiderohet si pozitiv.
Gjithashtu raporti do të jetë kritik edhe për mungesën e reformave sidomos në sistemin e drejtësisë. Gjithashtu ai do të përmbajë referenca të tilla si politizim i administratës.
Raporti i KE-së do të përmendë edhe situatën e sigurisë. Për këtë segment do të thuhet se ajo është përkeqësuar në krahasim me një vit më parë.

|||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 1:51 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071105170207 16:45/05.11.07 - Jusufi: Nuk kam firmosur vendimin per te kufizuar Flamurin shqiptar


Disa ditë pas dorëheqjes së parevokueshme nga funksioni i kryetarit dhe gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë, Mahmut Jusufi deklaroi se nuk ka nënshkruar kufizimin e përdorimit të simboleve të bashkësive, siç ishte thënë në disa media.
Me miratimin e këtij vendimi, tre gjykatësit të cilët janë emëruar nga Parlamenti i Maqedonisë me shumicë votash (sipas parimit të Badinterit) u mbivotuan nga gjashtë gjykatës të tjerë. Kështu u bë ndarja e përbërjes gjyqësore në baza nacionale, megjithëse gjatë marrjes së vendimeve ishte i nevojshëm edhe konsensusi i gjykatësve të emëruar në bazë të parimit të lartpërmendur. Kjo, aq më shumë se vetë Ligji për përdorimin e flamujve të nacionaliteteve, është miratuar në Parlamentin e Maqedonisë në bazë të këtij parimi, tha Jusufi.
Unë nuk e nënshkrova këtë vendim dhe atje ku do duhej të ishte nënshkrimi, shënova se çdo nënshkrim që do të vihet në këtë vendim është i pavlefshëm, sepse isha i bindur që nënshkrimi im mund të manipulohej dhe keqpërdorej, tha Jusufi për mediat.
Ai shtoi se thëniet sipas të cilave kryetari e tërhoqi nënshkrimin e vet pas tri ditësh, nuk duan koment.
Po të kishte qenë kështu, vendimi do të ishte dërguar menjëherë në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë dhe do të shpallej, vërejti Jusufi.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë, Mahmut Jusufi dhe Bajram Pollozhani, anëtar shqiptar i kësaj gjykate, dhanë dorëheqjen më 30 tetor, për shkak të vendimit që kjo Gjykatë mori më 24 tetor, për heqjen e disa dispozitave nga Ligji i përdorimit të flamujve të bashkësive në Maqedoni. |||Lajme.Net|||
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 2:17 am

Gjatë bisedave të ndryshme në shoqërëri shpeshta arrijm deri tek pika e bisedës se; cilit individ t’i besohet. Këtë situatë në Kosovë e kanë krijuar aletaët e Serbisë, të cilët e zgjatën me qëllim të caktuar mandatin e rezolutës 1244, me arsytim sa të krijohen kushte të favorshme për ta realizuar.

Por në të vëret kujt i shkoi për shtati kohzgjatja e këtijë mandati të rezolutës 1244 !!!?

Serbia në vitin 1999 ishte në pozita shumë më të vështira ... kurse prej pranimit të zgjedhjeve të para e tutje Serbia dhe Rusia vazhdimisht u forcuan së bashku me kundërshtarët tjerë të shqiptarëve. Tani e tutje prej ’99-ës kur u krijuan rrethanat politike të zgjedhjes së problemit me mjete politike, po shkohet nga ajo që problemi jonë të zgjidhet përmes armës së organizuar. Nga ajo që më 1999 ka pasur 99% për zgjedhje politike po shkon drejt asaj që kjo përqindje të kthehet në të kundërtën dhe në kushte të vështira ndërkombtare. Por e pashmangshme se shqiptarët nuk do të jetojnë në robëri, për shqiptarët çlirimi është jetik . Rezoluta 1244 nuk ka mundësi të realizohet pa luftë kundër shqiptarëve, këtë e di tër bota dhe për këtë shumë fuqi botërore janë deklaruar kundër saj. vetëm Serbia dhe Rusia po e mbrojnë me ngulm dhe atë duke e parë naivitetin politik të bartësve të politikës shqiptare të institucioneve të dalura nga rezoluta 1244.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyTue Nov 06, 2007 6:37 pm

Botuar: 06 Nov 2007
Përfundoi pa rezultate takimi ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Sejdiu-ceku-thaci

Në Vjenë,ka përfunduar raundi i katërt i bisedimeve të drejtpërdrejta në mes të Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare të Grupit të Kontaktit për statusin e Kosovës. Dy drejtuesit e Ekipit Negociator serb, kryetari dhe kryeministri i Serbisë, Boris Tadiq e Vojisllav Koshtunica, kanë kërkuar që të shqyrtohet propozimi i Serbisë për autonomi substanciale të Kosovës dhe i njëjti të krahasohet me marrëveshjen për statusin e Hong Kongut, si njësi e veçantë administrative, brenda territorit kinez.

Ky model, sipas Tadiqit, “ofron elemente për zgjidhjen e statusit të ardhshëm të Kosovës, në një mënyrë që do t’i konvenonte stabilitetit dhe integritetit evropian të regjionit”. Megjithatë, pala kosovare ka vlerësuar se ky model është plotësisht i pazbatueshëm në rastin e Kosovës. “Këto janë propozime tërësisht konfuze”, ka thënë për media pas takimit, Skënder Hyseni, zëdhënës i Ekipit Negociator të Kosovës, duke njoftuar për vlerësimin e palës kosovare se edhe në këtë takim nuk ka pasur kurrfarë përparimesh.
"Nuk mund të njoftoj për përparime të arritura në këtë takim. Është vlerësim i keq i Beogradit se bëhet fjalë për procesin e ruajtjes së sovranitetit të Serbisë”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se Serbia ka dalë me propozime të cilat, “nuk paraqesin zgjidhje, po në rastin më të mirë, gjysmë-zgjidhje”. "Kosova është kundër zgjidhjeve gjysmake dhe angazhohet për zgjidhje ekskluzivisht të qëndrueshme”, është shprehur Hyseni, për të rikujtuar qëndrimin e ekipit kosovar se, e vetmja zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën është pavarësia e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 12:40 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071106174945 16:00/06.11.07 - Kajdanou: Nuk ka analogji midis Kosoves dhe Honkongut


Shefja e Zyrës amerikane në Prishtinë Tina Kajdanou, me rastin e propozimit të Serbisë që problemi i Kosovës të zgjidhet sipas modelit të Hong Kongut, ka deklaruar se nuk ekziston një analogji midis Kosovës dhe cilitdo rajon tjetër në botë.

Zonja Kajdanou ka thënë për një radio lokale serbe në Kosovë, se Kosova ka rrethana të veçanta historike dhe një rrjedhë të posame të zhvillimeve dhe se në këtë mënyrë duhet vështruar. Diplomatja amerikane tha se nuk pret që procesi negociator do të vazhdojë pas 10 dhjetorit, duke theksuar se procesi nuk guxon të prolongohet, sepse nga kjo askush nuk do të kishte dobi.
Kosova gjendet në Evropë dhe çfarëdo që të ndodhë me të, do të ketë ndikim në BE dhe në stablitetin dhe sigurinë e rajonit, ka thënë Kajdanou.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 12:41 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071106171715 16:00/06.11.07 - Topi: Ftoj partite politike te rikthehen ne tryezen e reformave te drejtesise


Presidenti Bamir Topi ftoi partitë politike, që t'i kthehen tryezës së reformimit të sistemit të drejtësisë pa asnjë lloj paragjykimi.
Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidenti siguroi, në lidhje me shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, se do të ndjekë të gjithë ato procedura që konsiderohen ligjore.
Që ka probleme të korrupsionit gjyqësor, kjo është evidente, dhe nuk konstatohet vetëm nga Kryetari i Shtetit, por dhe ju si personazhe të medias e konstatoni tek mikrofoni i hapur, tha Presidenti Topi. Sipas tij, këto janë probleme që sot i konstatojnë të gjithë.
Në lidhje me reformën në drejtësi, Kreu i Shtetit tha se kjo është një çështje që është sot në parlament, ndërsa shprehu mendimin se urgjentisht duhet të fillojë puna në Parlament me pjesëmarrjen e të gjithë përfaqësuesve të partive politike dhe të reformojmë sistemin e drejtësisë. Momenti i parë është të shprehet vullneti politik dhe ne jemi në momentin, kur ky vullnet politik duhet të kthehet në procedurë juridike, theksoi Presidenti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 EmptyWed Nov 07, 2007 12:42 am

A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 20071106171030 15:45/06.11.07 - BE: Shqiperia ka bere njefare perparimi


Raporti i KE per Shqiperine pershkrihet nga fjala ka «bere njefare perparimi». Ne raport thuhet se: «Shqipëria e ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në në qershor të vitit 2006, dhe ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga vendet anëtare vazhdon.
Raporti thotë se Shqipëria ka bërë një farë përparimi përsa i takon demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Një farë përparimi është arritur edhe përsa i takon të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së pakicave si edhe në forcimin e të drejtës së pronësisë.
Shqipëria ka vazhduar të luajë një rol pozitiv në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka kontribuar në arritjen e Marrëveshjes Rajonale për Tregtinë e Lirë, CEFTA.
Megjithatë, duhet të zhvillohet kultura demokratike dhe në mënyrë të veçantë dialogu konstruktiv mes palëve, me qëllim që sistemi politik të funksionojë në mënyrë efektive dhe transparente.
Është e rëndësishme që Shqipëria të përfundojë reformat e vonuara elektorale dhe gjyqësore të cilat janë diskutuar.
Korrupsioni mbetet i përhapur, thuhet në raportin e Komisionit Evropian.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A   A K T U A L I T E T E  dhe I N T E R V I S T A - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 15Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 8 ... 15  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: