|
| A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
+45rrimtaf Lumo Kolleshi arberia Driniiiii socratus Shejh Ummu-Hurejra nanda Blerti_Gashi Xili Arber01 Kasper Ali Baba Tepelena Mirushe kacimix Delia tom sojer Mergimtari feratkoca Eagle Eye agim__barja anila Shqipo_ Leka i Madh Eva0506 Ago Muji Luki Nezir Myrta murturi valdrini blerim Guximi bukla zeriatdheut naqeta Orfe@ Euridika schumi Anna Riki30 Sofra Beton Kosovarja drenusha besa-bese 49 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 15, 2007 7:25 pm | |
| Sonte përfundon fushata e zgjedhjeve, vlerësohet se procesi po kalon pa pengesa Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tim Guldiman dhe kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së, Mazllum Baraliu kanë paraqitur sot hollësi rreth zgjedhjeve të 17 nëntorit, duke njoftuar se të shtunën do të jenë të hapura 623 qendra votimi me mbi 2 mijë e 210 vendvotime. Numri i qytetarëve me të drejtë votë është rreth një milion e pesëqind mijë, ndërsa numri i votuesve që do të votojnë për herë të parë është 160 mijë. Vendvotimet do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00. Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, njëherësh kryesues i Komisionit të Zgjedhjeve, Tim Guldiman, tha se i tërë procesi zgjedhor po kalon në frymë të mirë dhe pa pengesa pavarësisht disa vështirësive. Ai tha se përkushtimi i të gjithë akterëve të ndërlidhur në këtë proces është që ai të rrjedhë në mënyrën më të mirë. Përkundër faktit se janë prekur disa interesa individuale procesi është pozitiv. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet teknike, në saje të ekipit brenda OSBE-së, tha Guldiman. I tërë materiali ka arritur dhe do të shpërndahet në të gjitha zonat zgjedhore në Kosovë. Në ditën e zgjedhjeve ne llogarisim në përkushtimin e të gjithë pjesëmarrësve të KQZ-së, këshillave nëpër vendvotime që të jenë aty dhe t’i numërojnë votat. Këto zgjedhje janë të bazuara në njerëzit që kanë shumë idealizëm për hir të së ardhmes së Kosovës, tha Guldiman. “E tëra varet nga populli i Kosovës, nga votuesit që të marrin pjesë në këto zgjedhje, pasi kjo ka të bëjë me të ardhmen, me ndërtimin e institucioneve demokratike në prag të diskutimeve dhe sfidave të caktuara. Unë shpresoj për një pjesëmarrje të fuqishme në këto zgjedhje, në mënyrë që të sigurohemi që e ardhmja e Kosovës të jetë në duar të politikanëve me përkrahje të madhe demokratike” , tha Guldiman. Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet e nëntorit të jenë të suksesshme. “Qytetarët me pjesëmarrjen e tyre masive në këto zgjedhje duhet të dëshmojnë edhe një herë gatishmërinë e tyre për avancimin e proceseve demokratike në Kosovë dhe të tregojnë para botës se kosovarët dinë kur duhet vepruar, dinë të zgjedhin dhe të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë aktive” , tha Baraliu. Qytetarët do të kenë kohën e nevojshme për votim pa marrë parasysh se sa do të zgjasë ajo. Vendvotimet do të hapen në orën shtatë të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19-të mirëpo qytetarët që ndodhen para vendvotimeve do të kenë mundësinë të votojnë edhe pas kësaj kohe.Sa i përket pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje në këtë takim me gazetarë u tha se në qoftë se ata do të pengojnë hapjen e vendvotimeve nëpër objektet institucionale, atëherë OSBE-ja ka paraparë që të improvizojë ato nëpër automjete të ndryshme. Buxheti për këto zgjedhje kap vlerën prej 6 milionë eurosh, mirëpo, sipas Baraliut, këto mjete nuk do të shpenzohen në tërësi. 15 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 15, 2007 7:26 pm | |
| SHBA rithekson qëndrimin ndaj Kosovës dhe paralajmëron Serbinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e tyre të palëkundur në mbështetje të pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, ndërkohë që i kanë tërhequr vërejtjen Serbisë që të mos planifikojë apo nxisë çfarëdo konfliktesh gjatë periudhës kalimtare të statusit. Nënsekretari Amerikan i Shtetit për Çështje Politike, Nicholas Burns ka theksuar dje në një fjalim të tij në Kongres se nëse nuk do të ketë një marrrëveshje deri më 10 dhjetor, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj ndaj Kosovës. Në fjalën e tij para nënkomisionit për Çështje të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, nënsekretari Burns ka paralajmëruar Serbinë rreth përpjekjeve të saj për nxitje të cfarëdo konflikti, në veçanti në pjesën veriore të Kosovës. Ai ka thënë se NATO-ja ka 17 mijë ushtarë në mesin e të cilëve edhe 1500 ushtarë amerikanë të cilët kanë mandatin për ruajtje të rendit dhe sigurisë. "NATO-ja do të shtypë çfarëdo përpjekje nga cilado palë për ta marrë ligjin në duar të veta me qëllim të ndarjes apo destabilizimit", tha nënsekretari Burns duke qenë zyrtari i parë amerikan që në këtë fazë të ndjeshme jepë garancionet për paprekshmërinë e kufijëve të Kosovës gjatë periudhës tranzitore të statusit. Ai edhe njëherë ka ritheksuar se duhet t'i besohet NATO-së në kryerjen e detyrës por njëkohësisht edhe diplomacisë në mënyrë që të bindet populli se duhet të ecë përpara, duke pas parasysh faktin se 95 për qind e banorëve që jetojnë në Kosovë janë shqiptarë. Komentet e djeshme të nënsekretarit Burns para Kongresit kanë pasuar pas një takimi në Departmentin e Shtetit me dy nga tre ndërmjetësuesit që po udhëheqin biseidmet shtesë, Wolfgang Ischinger dhe Frank Wisner. Ischinger në një fjalë të tij të mbajtur në Këshillin Atlantik në Washington pardje ka thënë se treshja ndërmjetësuese po përgatitet t'u paraqesë palëve propozimin e ri të quajtur 'status neutral'. I pyetur lidhur me këtë propozim zëdhënësi i Departmenti të Shtetit, Sean McCormack tha se 'qëndrimi amerikan mbetet i pandryshuar'. "Unë nuk di se çfarë ka thënë ai, por po ju them se qëndrimi ynë për Kosovën është i pandryshuar", tha McCormack,duke shtuar se nëse një propozim i ri përputhet me parametrat e qëndrimit tonë, atëherë jam i sigurt se do ta dëgjojmë. Ne do të dëgjojmë çfarëdo qe të jetë ai, mirëpo ne kemi qenë shumë të qartë për këtë çështje", tha Mccormack. Ai njoftoi se dje kanë biseduar për Kosovën edhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice dhe ministri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bildt në një takim në Washington. "Sekretarja Rice ka dëgjuar mendimet e tij për Kosovën dhe në të njëjtën kohë ja ka përsëritur qëndrimin tonë rreth kësaj çështje," tha zëdhënësi Mccormack. /S.gashi/ 15 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 15, 2007 7:27 pm | |
| Hagë: Mbrojta e akuzon Avni Krasniqin për josinqeritet dhe hakmarrje
Në Hagë ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës - Ramush Haradinajt dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij - Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt.
Në seancën e sotme, dëshmitari i detyruar të Prokurorisë, Avni Krasniqi është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së zotit Ramush Haradianj dhe Idriz Balaj, kryesisht lidhur me rastin e vrasjes së Sanije Balajt dhe dëshminë e tij lidhur me të. Avokati Emerson dhe Gaj Smith e akuzuan Krasniqin për dëshmi jo të sinqertë dhe për pjesëmarrje të tij në vrasjen e Sanijes, si dhe për hakmarrje ndaj Idriz Balajt dhe shokëve të tij. Avni Krasniqi u mundua që të arsyetojë dëshminë e tij, duke thënë se ajo që po e thotë ky është e vërtetë. Në seancën e sotme, kryesuesi i trupit gjykues, Alfons Orie, ka informuar se prokuroria ka kërkuar edhe disa ditë shtesë për të dëgjuar dëshmitarët e saj dhe për të shqyrtuar dhe pranuar si prova materiale disa deklarata e dokumente të ofruara nga dëshmitarët e saj. Ai kërkoi nga Prokuroria që të reduktojë numrin e këtyre dokumenteve. Ndërkaq, sot, është dashur që të mbahet senaca fillestare ndaj dëshmitarit të Prokurorisë, Sadri Selcës, nga Barani i Pejës, i cili akuzohet për përbuzje të Gjykatës ndërkombëtare e Hagës. Mirëpo, kjo seancë është shtyrë dhe nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se kur do të dalë ai para trupit gjykues. (Nuhi Bytyci)
15 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 15, 2007 7:28 pm | |
| Ryker: Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një perspektivë të qartë pas 10 dhjetorit Shefi i UNMIK-ut Joakim Ryker konsideron se pas 10 dhjetorit nuk duhet të ketë shtyrje tjetër të zgjidhjes së statusit të Kosovës por duhet të kalohet në fazën tjetër. "Vlerësimi im i situatës në terren flet se nuk duhet të ketë shtyrje të tjera. Njerëzit e Kosovës, të gjitha komunitetet, duhet të kenë një perspektivë të qartë pas 10 dhjetorit", ka deklaruar Ryker për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti". Ryker hodhi poshtë vlerësimet sipas të cilave situata në terren nuk ka ndryshuar dhe se për serbët dhe joshqiptarët nuk ka liri të lëvizjes dhe kthim të të zhvendosurve, duke thënë se në Kosovë ka pasur progres të rëndësishëm që nga viti 1999, gjë që shihet edhe nga raportet e rregullta të UNMIK-ut. Ryker për AKSH-në tha se është e ndaluar në Kosovë dhe se ajo është një grup ekstremist, sikur se edhe "Garda e car Llazarit", por theksoi se "sa më shumë që zgjat zgjidhja e procesit të statusit do të kenë më shumë grupe ekstremiste nga të dyja anët, të cilat do të përpiqen të luajnë lojën e tyre, gjë që mund të destabilizojë situ 15 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Thu Nov 15, 2007 7:30 pm | |
| 24 orë rrymë gjatë zgjedhjeve, me kosto të importit 1,2 mil.€
Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës thanë sot për KosovaLive se 1.2 milion eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u për këtë kompani, kanë mundësuar importin e energjisë elektrike gjatë periudhës së zgjedhjeve, duke siguruar furnizim 24 orë me rrymë për të gjithë konsumatorët.
Zëdhënësi i KEK-ut, Nezir Sinani tha se Qeveria dhe UNMIK-u i kanë ndarë KEK-ut, secila nga 600 mijë euro, në mënyrë që gjatë periudhës së zgjedhjeve, duke filluar prej nesër e deri më 19 nëntor, te sigurohet furnizim i pandërprerë me rrymë. KEK-u u bëri thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën, në mënyrë që të evitohen ndërprerjet e detyrueshme të energjisë elektrike si pasojë e mbingarkesës së rrjetit të shpërndarjes.
15 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Nov 16, 2007 7:07 pm | |
| Prishtina mori zyrtarisht ftesën për takimin e radhës Prishtina e ka marrë edhe zyrtarisht ftesën për takimin e radhës me treshen ndërkombëtare dhe palën serbe, që do të zhvillohet me 20 nëntor ne Bruksel. Kjo u konfirmua nga zëdhënësi Skender Hyseni, pas takimit të sotëm të Ekipit të Unitetit . Ai tha se pala kosovare shkon me qëndrimin e palëkundur për pavarësi. Ekipi i Unitetit e ka marrë edhe zyrtarisht ftesën, për takimin e radhës, në kuadër të bisedimeve shtesë për statusin, që do të mbahet me 20 nëntor në Bruksel. Zëdhënësi i Ekipit , Skender Hyseni tha se agjenda e takimit është e ngjashme me atë të takimeve të mëhershme. Ai perseriti edhe nje herë qëndrimin e palëkundur të palës kosovare për pavarësië, ndërsa tha se pas dhjetë dhjetorit Kosova do të lëvizë shumë shpejt drejt shpalljes së pavarësisë. Sipas zëdhënësit Hyseni, sa me konsensuale të jetë shpallja e pavarësisë, aq me lehtë dhe aq më i shpejtë do të jetë procesi i njohjes së shtetit të Kosovës. Në pjesën e parë të takimit me Ekipin e Unitetit , sot kanë marrë pjesë edhe shefja e zyrës amerikane Tina Kajdanov dhe i dërguari i Solanës në Prishtinë, Jonas Jonson. Zëdhënësi Hyseni tha se aty është diskutuar për progresin në rrafshin e pakos legjislative e cila rrjedh nga pakoja e Ahtisarit . Takimi i sotëm i Ekipit, ishte i fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës. Zëdhënësi Hyseni, tha se Ekipi do të funksionojë në përberjen e njejtë, deri në formimin e institucioneve që do të dalin pas zgjedhjeve të përgjithëshme që do të zhvillohen nesër. 16 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Nov 16, 2007 7:10 pm | |
| Institucionet dhe populli nuk do të pranojë asgjë më pak se pavarësia, thotë Çeku Institucionet dhe populli i Kosovës nuk do të pranojnë asgjë më pak se pavarësinë e Kosovës, tha sot kryeministri Agim Çeku. Ai e ka njoftuar kabinetin qeveritar me ecurinë e procesit të statusit, ku ndër të tjera ka theksuar se mund të bisedohet për çështje për tej statusit, por nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia. Drejtori i zyrës për informim të qeverisë, Bedri Gashi tha se kryeministri ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të përshpejtohet procedimi i të gjitha ligjeve që janë paraparë me pakon e Ahtisarit. Kabineti qeveritar shpreson se pas zgjedhjeve do të formohet shumë shpejt legjislativi i ri i cili do të marrë kompetencat për shqyrtimin dhe miratimin e mëtejmë të ligjeve që janë paraparë me pakon e Ahtisarit. Ndërsa qeveria tha Gashi, do të punojë me përkushtim deri në fund të mandatit të saj. Gashi tha se qeveria tashmë ka formuar një grup punues për hartimin e një raporti vjetor, i cili do të përfshijë realizimet e deritashme dhe planin e punës për vitin 2008, me qëllim që të jetë i gatshëm dhe t’i dorëzohet qeverisë së re. Ai tha se ky grup punues është duke punuar të gjithë substancën e angazhimeve dhe të realizimeve të qeverisë aktuale. Ndërsa planet e punës për vitin 2008, qeveria e re do të mund t’i harmonizojë me prioritete e caktuara paraprakisht. 16 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Fri Nov 16, 2007 7:12 pm | |
| Forcat e BE-së të gatshme në rast të çfarëdo rrëmuje në Kosovë, thotë gjenerali Bentegeat Forcat e Bashkimit Evropian do të mund të merren me çfarëdo rrëmuje që mund të krijohet për shkak të gjendjes politike jostabile ose tensioneve në Kosovë, ka bërë të ditur gjenerali Henri Bentegeat, kryesues i komitetit ushtarak të BE-së. Deklarata u bë pas takimit në Bruksel me ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të BE-së. 16 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 1:47 am | |
| 18:15/16.11.07 - Do li ne shitje libri: Te denuar te bashkohemi i Koço DanajDoli nga shtypi dhe eshte hedhur ne qarkullim libri i ri i politologut Koço Danaj me titull : Te denuar te bashkohemi. Libri eshte ne tre gjuhe, shqip, anglisht dhe serbisht. Ai paraqet nje trajtese socio-politike mbi domosdoshmerine e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem. Autori ne liber shtron dhe argumenton idete se shqiptaret jane te denuar te bashkohen per te mos u shperbere si komb, per tu zhvilluar dhe per tu integruar ne Europe. Autori shtron dhe argumenton idete se rajoni i Ballkanit do te qetesohet, do te zhvillohet, nuk do te jete fuci-baruti vetem pas bashkimit te shqiptareve. Autori shtron dhe argumenton idete se bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te vetem pervec se eshte nje pikpamje bashkekohore dhe europeiste, ai mund dhe duhet te realizohet me mjete paqesore dhe me dialog demokratik. Autori ne liber shtron dhe argumenton idete se shqiptaret jane te detyruar te bejne aleance edhe me djallin apo me te birin ne funksion te bashkimit te tyre kombetar. Libri eshte i shoqeruar me nje parathenie te punlicistit te njohur rezear Xhaxhiu te titulluar : Jemi te denuar te besojme Koçon. Libri nga data 18 nentor do te jete ne te gjitha librarite e Tiranes. Ndersa pas kesaj date e ne vazhdim ne te gjitha librarite e Shqiperise, te Kosoves dhe Maqedonise |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 1:48 am | |
| 16:45/15.11.07 - Burns: SHBA do te njohin pavarsine e mbikqyrur te KosovesZyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Nicholas Burns, ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për t'i dhënë Kosovës pavarësi të mbikqyrur, nëse negociatat për statusin e saj nuk çojnë në marrëveshje deri më 10 dhjetor. Zyrtari kryesor i Departamentit të Shtetit që merret me politikën për Kosovën tha se komunitetit ndërkombëtar do t'i duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij për Kosovën nëse nuk arrihet marrëveshje me bisedime. Në një njoftim të radios Zëri i Amerikës, Zoti Burns citohet të ketë përsëritur mbështetjen amerikane për të kaluar në një periudhë pavarësie të mbikqyrur për Kosovën, e cila do të çonte pastaj në pavarësi të plotë, siç është propozuar nga ndërmjetësi i OKB-së, Martti Ahtisaari. Lidhur me paralajmërimet e disa figurave politike të Beogradit që kanë lënë të kuptohet se Serbia mund t'i rezistojë me forcë zbatimit të planit të Ahtisaarit, Burns i bëri Serbisë një paralajmërim të nënkuptuar" që të mos përpiqet t'i rezistojë me forcë një rezultati të tillë. |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 1:49 am | |
| 16:35/15.11.07 - Ryker: Bashkesia nderkombetare duhet te kete qartesi per KosovenShefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker, ka thënë se edhe në rast të mosarritjes së një marrëveshjeje në bisedimet për statusin, duhet të ketë qartësim të së ardhmes së Kosovës, që është edhe çelësi i stabilitetit në rajon. Këto komente, Ruecker i ka bërë në Vjenë, duke folur përpara Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Duke i rikujtuar fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ruecker ka thënë se duhet marrë në shqyrtim mënyra se si të adresohet një situatë, në të cilën palët nuk mund të arrijnë marrëveshje në fund të një periudhe angazhimi. |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 7:47 pm | |
| 17:00/17.11.07 - Ora 15: Vetem 24 perqind e zgjedhesve kane votuarVazhdon te jete e ulet pjesmarrja ne zgjedhjet e Kosoves. Drejtuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovës dhe ata nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), thanë gjatë një konference për media se deri rreth orës 15.00 pjesëmarrja e votuesve arrin në 24 për qind. |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 7:48 pm | |
| 13:00/17.11.07 - Surroi: Ja kemi filluar mbare, pjesmarrja ne zgjedhje shume e uletNë qendrën e votimit 1 tetori në Prishtinë, e cila është hapur me vonesë për shkak të problemeve teknike, ka votuar lideri i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi. Shpresojmë se ia filluam një dite të mbarë ndonëse me vonesë dhe të shkojë me rregull procesi i votimit. Vota e sotme është votë edhe për Kosovën, e cila tregon pjekurinë e popullit tonë që në momentet kur vendoset për statusin jemi në gjendje të zhvillojmë edhe një fushatë të rregullt dhe të mbajmë zgjedhje të rregullta, tha Surroi. Nderkaq pjesmarrja ne zgjedhje deri ne kohen qe fliste Surroi ishte shume e ulet |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 7:49 pm | |
| "Nuk më kanë sulmuar shqiptarët, por serbët", thotë Stojanka Petkoviq nga Zveçani
Deputetja e Partisë "G 17 plus" në Kuvendin e Serbisë, serbja kosovare, Stojanka Petkoviq, ka deklaruar për mediat serbe se mjetin shpërthyes në shtëpinë e saj, në Zveçan, mbrëmë e ka hudhur serbët e jo shqiptarët. "Këtë nuk e kanë bërë shqiptarët, këtë e kanë bërë serbët dhe dua që këtë ta di opinioni", tha ajo.
"Përndjekja ime politike fillon kur si deputete jam kandiduar në listën e "G 17 plus", sepse lufta ime ka të bejë me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, për drejtësi dhe të vërtetën, për tërheqjen e vërmenjdes atje ku nuk punohet mirë", ka thënë zonja Petkoviq. Ajo ka cekur se para disa kohesh ka marrë kërcënime se kundër saj do të kryhet atentat për atëherë as që ka ka mundur të besoj dhe këtë të dhënë e ka paraqitur të enjtën mbrëma në mbledhjen e Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën, duke shtuar se nga një gazetë e Beogradit ka mësuar se pikërisht në atë mbledhje është kërcënuar. /f.m./
17 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 7:54 pm | |
| Deri në ora 10 votuan 10% e votuesve
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 10:00 , në mbarë Kosovën kanë votuar 146. 375 votues, ose rreth 10 % e trupit elektoral në Kosovë. Dalje më e madhe në zgjedhje është shënuar në Drenas 18 %, ndërsa në komunat veriore të Kosovës, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, pjesëmarrja ka qenë 0.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u shpreh i kënaqur me ecurinë e procesit të votimit deri në orën 10. Shefi i misionit të OSBE-së e kryetar i KQZ-së Tim Guldiman ka vizituar nw mëngjes disa qendra votimi dhe u shpreh i kënaqur me ecurinë e procesit.
Problem i veçantë politik është cilësuar hapja e qendrave të votimit në pjesët e banuara me shumicë serbe. Guldiman tha se gati gjysma e qendrave të votimit nëpër trevat me shumicë serbe është arritur të hapen.
Ndryshe, kryeshefi i Sekretariatit të KQZ-së Mazllum Baralaiu njoftoi se deri në orën 10 kanë votuar 146 mijë e 375 votues. Përqindja nëpër komuna luhatet nga 3-18 përqind. Në Prishtinë ishte 10 përqind. Në tri komunat serbe në veri të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan dalja ishte zero përqind. Në pjesën veriore të Mitrovicës drejtorët e shkollave nuk kanë lejuar hapjen e qendrave të votimit prandaj ka filluar zbatimi i ekipeve mobile, të cilat siç thanë zyrtarët, do t’u mundësojnë të gjithëve të votojnë. Nëpër disa komuna disa qendra janë hapur me vonesë për shkak të problemeve teknike dhe motit të keq, por Baraliu tha se kjo nuk ka dëmtuar procesin. Ambasadori Guldiman, ndërkaq, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të cilët për shkak të moshapjes së qendrave të votimit me kohë, janë kthyer pa votuar, që gjatë ditës të rikthehen dhe të votojnë. Ndryshe, gjendja e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, në konferencën për shtyp u vlerësua e mirë. Zëdhënësi i SHPK-së Veton Elshani njoftoi për rastin e Hanit të Elezit ku mbrëmë janë djegur 15 kuti votimi, por tha se nuk është djegur materiali për votim. Në nivel vendi, tha ai, SHPK-ja po asiston procesin zgjedhor.
Sipas vendimeve të KQZ-së qendrat e votimit duhet të mbyllen në orën 19. Mirëpo, rregulloret në fuqi parashohin që qendrat të mbesin të hapura edhe më vonë, në rast se ka votues që janë duke pritur në radhë. Të dhënat më të reja nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikohen rreth orës 16.
17 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sat Nov 17, 2007 7:55 pm | |
| Deri në mesditë procesi zgjedhor i rregulltë, thotë "Demokracia ne veprim"
Deri në ora 12.00 procesi i votimit përgjithësisht ka shkuar në mënyrë të rregullt. Vëzhguesit e “Demokracisë në Veprim” i kanë regjistruar paregullësitë dhe ngjarjet në vijim.
Gjakovë
Në qytetin e Gjakovës, një numër i madh i votuesve po votojnë me kusht. Duket se ka probleme me listat e votuesve. Në një qendër votimi ekziston vetëm një tavolinë informuese që nuk mjafton për votuesit e shumtë që kërkojnë informata. Në një qendër votimi 100 persona kanë votuar me kusht, ndërsa në një tjetër deri në ora 12:00 kanë votuar me kusht më shumë se 50 qytetarë.
Deçan
Në Junik ka munguar kapaku i një kutie të votimit, që ka arritur në ora 9 kur edhe ka filluar votimit. Në vendvotimin 0104c07 (në Shkollën “Edmond Hoxha”) janë vonuar zarfat dhe si pasojë e kësaj nuk është hapur vendvotimi deri në ora 9.45. Deri në ora 11:00 kanë votuar rreth 13% të votuesve të regjistruar.
Prishtinë Në vendvotimin Sallën 1 Tetori nuk ka ngrohje dhe bën shumë ftohët. Ky problem, i cili është duke e vështirësuar votimin deri në orën 12:00 nuk është zgjidhur nga KQZ-ja. Në Hajvali, është shënuar një votues që ka hy në qendër të votimit me kapelë të AKR-së, por pas vërejtjes së zyrtarëve për zgjedhje, i njëjti e ka hequr kapelën me shenjtë të partisë dhe ka votuar sipas rregullave. Në qendrën e votimit në Babinmoc, rreth orës 12.00 kutia për zgjedhjet komunale që ka qenë e mbyllur, është vërejtur se ka qenë e hapur. Nga komisioni është kërkuar që të vijnë vëzhguesit ndërkombëtar. Në qendrën e votimit 1911e (Shkolla Ismail Qemali) vendvotimi 08, zyrtarja për kontrollimin e gishtërinjëve u jep llampën ndriçuese vëzhguesve të partive politike dhe ata e bëjnë verifikimin e votuesve, deri sa ajo nuk është e pranishme në vendvotim.
Bb>Gjilan Në fshatin Partesh i banuar më qytetarë serb në ora 11.00 është mbyllur vendvotimi, asnjë qytetarë nuk ka votuar.
Graçanicë Deri në orën 12:00, sipas vëzhguesve tanë në një vendvotim kanë votuar rreth 50 qytetarë serb, ndërsa në shumicën e vendvotimeve të tjera nuk ka votuar asnjë votues.
Mitrovicë Në pjesën veriore të qytetit nuk ka votuar asnjë serb deri në orën 12:30. Në komunat veriore deri në orën 12:00 kanë votuar vetëm shqiptarët, në Leposaviq mbi 20 qytetarë, në Zveqan mbi 25, në fshatin Çabër të Zubin Potokut ka pasur mbi 120. Në vendvotimin në Rashan ka pasur më shumë se një vëzhgues nga e njëjta parti, dukuri kjo e cila është vërejtur edhe në disa vendvotime të tjera. Në disa raste madje edhe vëzhguesi i tretë i LDD-së ka hyrë në vendvotim. Sipas vëzhguesit tonë, vëzhguesi i PDK-së në këtë vendvotim është duke ju treguar qytetarëve se si mbushen listat dhe duke u sygjeruar në drejtim të PDK-së. Sejdi Çela, kandidat per deputet të Kuvendin komunal nga radhët e LDK-së është dukur më shumë se një herë në oborrin e shkollës ne Rashan ku zhvilloheshin votimet. Afër qendrës së Rashanit ka pasur postera të AAK-se brenda 100 metrave nga qendra e votimit.
Vushtrri Në Stanovc të Epërm në vendvotimet 5 dhe 6 nuk po verifikohen votuesit me llampën ndriquese, si edhe drejtori i shkollës (Behxhet Dregaj, aktivist i LDK-së) përpiqet të ju ndihmojë votuesve për mënyrën e votimit. Në një vendvotim, vëzhguesit e PDK-sa janë kërcënuar si reagim. Një numër i personave votojnë më shumë se një herë. Gjendja është qetësuar pas intervenimit të policisë.
Në vërejtje është se anembanë Kosovës drejtorët e shkollave, si qendra të votimit, janë angazhuar si menaxherë. Problemi qëndron se shpesh drejtorët janë aktivistë të partive të caktuara. Pasi që këta persona shpesh njihen si aktivistë të partive, ka krijuar huti dhe frikë te vëzhguesit tanë. Në disa raste, ata janë vërejtur se tentojnë t’ju ndihmojnë votuesve, gjë që nuk duhet lejuar (ishte rasti në një vendvotim në Vushtrri).
17 nëntor 2007 | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 18, 2007 3:12 pm | |
| 08:00/18.11.07 - Zgjedhjet: PDK e Thacit del forca e pare politike me 35 perqind te votaev, LDK e dyta me 22 perqindKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur fitore në zgjedhjet e 17 nëntorit, megjithëse rezultatet përfundimtare ende nuk janë konfirmuar. Zoti Thaçi tha se kjo ishte një ditë historike për Kosovën, se per Kosoven tani filloi shekulli i ri etj. Ai ka premtuar se do të shpallë pavarësinë. |||Lajme.Net||| | |
| | | Riki30 Admin
Numri i postimeve : 2358 Age : 48 Vendi : Prishtine Registration date : 09/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 18, 2007 3:17 pm | |
| Po Besa Bese edhe pse sjane rezulltate perfundimtare keto jane shum te peraferta me ato mund te luaj deri ne 0.5 % por jo me shum ta shohim a do ti mbaj premtimet e dhena .[/b] | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 18, 2007 3:26 pm | |
| Po i nderuar Riki, cdo gje mori fund, edhe pamvaresisht se sdulen as gjysa e Votusve, u pa se babadimnit spo i besohet më !!! Fitorja e PDK-së ka qene e merituar sepse e kam thane edhe ma heret (mkat qe su bana analiste edhe une hahahaha) se ka qene e vetmja parti qe ka ruajte unitetin brenda partise duke krahasu me partite tjera qe u ndanë , e te ndare e perqarë si don kerkush. Sdo te thot se edhe PDK ka arrite kumeditë cka, por se paku me je kualicion te ri me dike e ka rastin te qeverisë dhe ato premtime ta shohin votuesit e saj se sa do ti realizoj, a mos harroni se edhe fjalimi i thaqit ne mesnate ishte refreni i Rugoves .....euroatlantike,BE, miqesia me ameriken, gjestet dhe shume te tjera keshtu qe mos te harrojme se karshi te huajve o msu me ba politike qe e dallon nga e kaluara, thjesht tash ne postin e kryeministrit kane mu quditë njerezit e kane me thane a eshte Hashimi i LDK apo I PDK-së. E them kete sepse tashme ka presionin nga te huajtë me teper se sa deri me tani, e te jesh ne pozitë e kane me lehte ta identifikojne si tanet ashtu edhe te huajt. ia uroj vitoren PDK edhe pse vota ime ka qene aty ku ishte vota e mbi 55% te Kosovereve. | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Sun Nov 18, 2007 9:17 pm | |
| Botuar: 18 Nov 2007 Hashim Thaçi shpalli fitoren e PDK-së në zgjedhje
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi ka shpallur fitoren e subjektit të tij në zgjedhjet Parlamentare dhe ato lokale. Ai në një solemintet të organizuar mbrëmë në sheshin 21 në Prishtinë, ka thënë se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës, është fillim i shekullt të ri dhe orë e re për vendin tonë.
Duke e quajtur veten kryeministër të Kosovës, Thaçi ka thënë se që nga dita e nesërme do të nisë së punuari, për të ndërtuar një Kosovë, ku do të krenohen të gjithë qytetarët. Kreu I PDK – së, Hashim Thaçi, ka thënë se vizioni dhe fokusi i qeverisë së tij do të jetë realizimi I premtimeve të bëra gjatë fushatës zgjedhore.
/V.H./Liria
| |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Nov 20, 2007 2:06 am | |
| 18:45/19.11.07 - KQZ: PDK me 34 perqind, ORA me 4.2 perqindKomisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Kosovë. Sipas këtyre rezultateve, në zgjedhjet parlamentare prin Partia Demokratike e Kosovës me 34 perqind, Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 21.8 perqind, Aleanca Kosova e Re ka 12.1 perqind, Lidhja Demokratike e Dardanisë ka 10.4 perqind, Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës ka 9.9 perqind dhe Ora ka 4.2 perqind të votave. Komisioni vlerësoi se pjesëmarrja në zgjedhje ishte ndërmjet 40 e 45 për qind. Rezultatet përfundimtare priten të shpallen në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm, pasi të numërohen votat e dërguara me postë dhe ato me kusht. |||Lajme.Net||| | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Nov 20, 2007 2:07 am | |
| 15:45/19.11.07 - Thaci: Nuk pres kompromis nga Serbia per statusin e KosovesKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk pret kompromis me Beogradin rreth statusit të Kosovës. Nuk pres një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do ta respektojmë agjendën e Treshes deri më 10 dhjetor, ka thënë Thaçi, në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung. Pas 10 dhjetorit, Kosova do ta caktojë vetë agjendën e saj, ka shtuar ai. Ajodo ta marrë vendimin për pavarësinë e saj dhe pres mbështetjen ndërkombëtare për këtë, ka deklaruar Thaçi. |||Lajme.Net||| | |
| | | Sofra Admin
Numri i postimeve : 7564 Registration date : 13/08/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Nov 20, 2007 2:26 am | |
| Nuk e di sa është pregaditur Thaçi për një vendim të tillë që ta ndërmarr këtë hap. Shpresoj se do të dal ashtu si mendon ai, por shpallja e Pavarsis e një anshme pasojat do ti marr vet mbi supe Kosova kurse Bashksia Ndërkombëtare nga larg do të bëjë sehir. Unë nuk pres ndonjë gjë nga Bashksia Ndërkombëtare, ndonjë të mirë por vetëmse do të ishte mirë që armatimi të vinte deri në Kuks edhe ai armatim jo si ai që luftoi para vitit 99 por diçka ekstra Shteti Shqiptar ka mundësi dhe të drejtë ta siguroi etj etj.....
Edituar për herë të fundit nga në Tue Nov 20, 2007 3:18 am, edituar 1 herë gjithsej | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Tue Nov 20, 2007 2:32 am | |
| I nderuari sofra, Thaqi nga vullneti e ka se guximin ia njohim kahere, qe kur e pranoj at kornizen ..... dhe prej qe u inkuadru ne grupin e "hunitetit" perndryshe nuk ia han hiq me shpalle pavaresine, sonte i ndegjovalajmet dhe reagimet e BE keshtu qe mos ke dert se jemi mesu me pritje dheme premtime te kota te lidereve tane. keshtu qe shpallja e pavaresise memire eshte te behet paraprakisht me protesta ne shenje te paknaqesise se qytetareve te kosoves, e pastaj ua lehtesojme politikajve punen ne menyre qe mosdurimi yne te reflektohet edhe ne bashkesine nderkombetare si brenda ashtu edhe jasht Kosoves. Thaqi eshte frigacak, e tash kur mendon se i ka fitu zgjedhjetm eshte edhe me frigacak se sa ishte! | |
| | | besa-bese Anëtar i Besueshëm
Numri i postimeve : 1178 Registration date : 27/10/2007
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A Wed Nov 21, 2007 1:24 am | |
| Bruksel: Prishtina këmbëngul për pavarësi, Beogradi ofron modelin e Hong Kongut |
| Në Bruksel janë duke u zhvilluar bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit kushtuar statusit të Kosovës. Pala kosovare ka përsëritur se do ta shpallë pavarësinë, por në koordinim me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Ekipi negociator i Beogradit, në bisedimet e sotme në Bruksel, ka propozuar që statusi i Kosovës të afatizohet për 20 vjet dhe të zgjidhet mbi bazën e autonomisë çfarë e ka Hong Kongu dhe ishujt Olande. |
Në anën tjetër, kryetari i Këshillit të Dumës Ruse për marrëdhënie me jashtë, Konstantin Kosjaçov, ka deklaruar për medien serbe, se përfaqësuesi i Rusisë në Treshen ndërmjetësuese të Grupit të Kontaktit ka marrë "instruksione", që në bisedimet e sotme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të mbështesë iniciativën e Beogradit për shfrytëzimin e modelit të Hong Kongut si zgjidhje për çështjen e Kosovës. RFE
|
| |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
| |
| | | | A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |