Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr

Shko poshtë 
AutoriMesazh
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr Empty
MesazhTitulli: Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr   Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr EmptyWed Mar 04, 2009 9:10 pm

Si pasoj e provokimeve te vazhdueshme te serbeve ne veri te Kosoves banoret e Lagjes se Boshnjakve (Lagja LUMBARDH) sot duke filluar pikrisht ne oren 14:20 protestuan dhe kerkuan arrestimin e kriminelve serb ne veri te Kosoves ku edhe bllokuan rrugen per te gjithe duke perfshir KFOR-in EULEX-in SHPK-ne si dhe qytetaret. Mbrem nga kriminelet serb u dogjen kurorat e vendosura tek pllaka e deshmorit te kombit Avni Hajredinajt ne lagjen e Boshnjakve .
Banoret paralajmruan se edhe neser duke filluar ne oren 14:00 do te ket protesta per zbatimin e ligjit , ku ne kete protest i ftojne te gjithe ata qe e ndiejne veten shqiptar sepse djegja e kurorave ne gurthemelin e Avniut eshte shkelje dhe loj me ndjenjat tona kombetare .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr Empty
MesazhTitulli: Re: Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr   Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr EmptyThu Mar 05, 2009 1:28 pm

Rruga: Vendi i vetëm ku shqiptarët po mund t'i mbrojnë interesat e tyre
04 Mars 2009

Komunikatë për media e lëshuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! në mbështetje të protestave të banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, kundër tentimit për djegien e lapidarit të dëshmorit Avni Haradinaj, nga ana e strukturave paralele të Serbisë.
Në vazhdimësinë e përpjekjeve të strukturave paralele serbe për dëbimin e heshtur të të gjithë shqiptarëve të mbetur në veriun e Kosovës, më 4 mars 2009 (të mërkurën) në orën 2 të mesnatës, strukturat paralele serbe i dogjën kurorat e vendosura rreth lapidarit të dëshmorit të kombit Avni Haradinaj. Lapidari i cili është i vendosur në Lagjen e Boshnjakëve aty ku ra Avniu në përpjekje për t’i ndalur forcat serbe gjatë dëbimeve masive të shqiptarëve në vitin 2000, kishte qenë cak i sulmeve të këtyre strukturave disa herë.
Në orën 14:00 të po kësaj dite, qytetarët e Lagjes së Boshnjakëve, si shumëherë më parë, u organizuan dhe dolën për të protestuar kundër këtij akti dhe kundër këtyre strukturave paralele që po ua bëjnë jetën të padurueshme atje. Rreth 60 protestues, të mbështetur edhe nga dhjetëra studentë, e bllokuan udhëkryqin kryesor në rrugën “Tirana”. Ata gjithashtu paralajmëruan protestën e radhës që do të mbahet nesër (e enjte, 5 mars) në orën 14:00. Të bindur që EULEX-i në Kosovë nuk e ka për qëllim shtrirjen e sovranitetit të Kosovës, por është thjeshtë vazhdimësi e UNMIK-ut dhe politikave të tij toleruese ndaj strukturave paralele të Serbisë, qytetarët nuk i lejuan makinat e EULEX-it që të kalonin andej.
Prej ardhjes së misionit të ICO/EULEX-it në Kosovë, çdo ditë e më tepër ky mision i ka shfaqur politikat e tij konsekuente me ato të UNMIK-ut. Ky mision, vazhdon t’i forcojë dhe legalizojë strukturat paralele serbe nëpërmjet tolerimit, negocimit me to si dhe nëpërmjet decentralizimit. EULEX-i, sikurse edhe UNMIK-u, as që përpiqen t’i parandalojnë sulmet e tilla ndaj shqiptarëve, e lëre më që t’i hetojnë e ndëshkojnë kryesit e këtyre sulmeve. Thjeshtë EULEX-i këtu po punon drejt vetëm një plani-atij 6 pikësh-i cili e thellon ndarjen e brendshme të Kosovës, si dhe i homogjenizon enklavat serbe.
Fatkeqësisht, mosveprimi i pakuptimtë i institucioneve të Kosovës po ia lehtëson tej mase veprimin EULEX-it dhe strukturave paralele. Kjo qeveri qe veten e quan si përfaqësuese të popullit të Kosovës, po rri duarkryq kundrejt tendencave të hapura për fshirjen e kujtesës së shqiptarëve (në rastin e fundit duke tentuar shkatërrimin e lapidarit të dëshmorit Avni Haradinaj, e në raste të tjera nëpërmjet mënyrave të ndryshme). Për më tepër se kaq në Kosovë kanë filluar të zbatohen dy lloje qasjesh së pushtetit ndaj qytetarëve. Në veri mund të arrestohen grupacionet kriminale shqiptare ndërsa ato serbe lihen të lira për t’i djegur pronat e qytetarëve shqiptarë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! vazhdon t’i mbështesë të gjithë ata qytetarë që demonstrojnë për drejtat e tyre; që dalin në rrugë për ta rikthyer dinjitetin; që bllokojnë rrugë kundër këtij sistemi antidemokratik si dhe për sovranitet të plotë. Në vendin tonë çdo ditë e më tepër po dëshmohet që institucionet tona nuk po na i mbrojnë interesat. Prandaj, e vetmja rrugë e mbetur për ne, është rruga!
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr Empty
MesazhTitulli: Re: Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr   Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr EmptyThu Mar 05, 2009 10:08 pm

Anulohet protesta e paralajmruar per sot , gjoja per shkaqe sigurie etj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
Sponsored content





Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr Empty
MesazhTitulli: Re: Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr   Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sot ishte nje protest ne lagjen e Boshnjakve ne Veri te Mitr
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: