kacimix Anëtar i ri
Numri i postimeve : 104 Age : 46 Vendi : Albania Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika Registration date : 26/10/2008
| Titulli: UNMIK-u diskriminon shqiptarët në Veri të Kosovës! Sun Nov 02, 2008 1:42 am | |
| Sipas informatave të KMDLNJ-së, Qendra Rajonale në Mitrovicë, më 30 tetor 2008, afërsisht 25 persona (shqiptarë dhe serbë) janë përleshur fizikisht me ç’ rast ka pasur edhe të lënduar. Gjithnjë sipas KMDLNJ-së në Mitrovicë janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri por nuk ka pasur të plagosur. Në fakt, një grup i serbëve lokal me forcë ka penguar një kompani të ngarkuar për rindërtimin e shtëpive në lagjen “Kroi i Vitakut”, pronë e Ali Kadriut i cili me këtë rast edhe është rrahur nga ekstremistët serbë.
KMDLNJ përkujton gjithashtu se Ali Kadriut gjatë luftës forcat serbe i kanë vrarë vëllaun dhe ia kanë djegur shtëpinë. Qeveria serbe ka ofruar shuma marramendëse për shtëpinë e Ali Kadriut meqë gjindet në një pozitë të rëndësishme strategjike.
KMDLNJ e vlerëson këtë sulm si dhunë të motivuar etnikisht dhe si përpjekje që po e bënë Qeveria e Serbisë përmes ekstremistëve serbë për spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës. Këtë veprim të ekstremistëve serbë haptazi është duke e përkrahur UNMIK-u.
KMDLNJ proteston edhe kundër administratorit rajonal të Mitrovicës z.Janaus Kazlas që i kishte sugjeruar z. Ali Kadriu t’i ndërpresë punimet në rindërtimin e shtëpive të tij. Nuk është hera e parë që UNMIK-u merr qëndrim diskriminues ndaj shqiptarëve dhe përkrah ekstremistët serbë.
UNMIK-u e pengoi ndërtimin e ujësjellësit në Suhadoll pasi që këte e kundërshtuan serbët lokal. UNMIK-u ka penguar ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve çdo here kur serbët e kanë kërkuar këtë, si p.sh. në fshatin Farashër.
Opinioni është i informuar se afër Gazimestanit është penguar ndërtimi i një objekti të pronarit shqiptar pasi këtë e kanë kundërshtuar serbët edhe Kisha Ortodokse serbe.
UNMIK-u po përpiqet ta detyrojë z. Ali Kadriu të marrë leje ndërtimi nga autoritetet lokale në veri të Mitrovicës (lexo ekstremistët serbë) duke i injoruar skajshmërish institucionet e Republikës së Kosovës.
UNMIK-u është nënshkrues i konventave kundër diskriminimit ndërkaq që në praktikë nuk i zbaton ato apo i zbaton në mënyrën më të keqe të mundshme, duke i diskriminuar qytetarët për shkak të përkatësisë së tyre etnike ( shqiptarët ).
Shërbimi për Informim i KMDLNJ’së | |
|
feratkoca Anëtar
Numri i postimeve : 294 Age : 35 Vendi : Shqiperi/Mitrovicë Registration date : 21/10/2008
| Titulli: Re: UNMIK-u diskriminon shqiptarët në Veri të Kosovës! Mon Nov 03, 2008 5:08 pm | |
| unmiku eshte problemi kryesor ne veriun e Kosovës , ne rastin e fundit qe ndodhi nje incident mes shqiptareve dhe serbeve edhe per kete UNMIK-u eshte shkaktar kryesor , une personalisht kame qene te ata banore te cilet jan sulmuar ishin edhe komisioni per siguri ne ato momente qe u mbajt edhe nje mbledhje me ata banore shqiptare ne ate vende strategjiko ushtarak , per 2 shtepi te lagjeja "kroi i vitakut" jan ofruar nga 1 miljon euro per secilen prej tyre nga qeveria e serbise ka nje siperfaqe e cila gjindet ne nje pozite strategjike ushtarake nga kjo lagje mund ta kontrollosh Mitrovicën ,Zveqanin dhe Zubni Potokun pra ka nje pamje nga te gjitha anet prandaj duhet perkrahur keta njerez per te mos i shitur shtepit e tyre sidomos ne nje pike kaq strategjike | |
|