Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Safet Hasani
Fillestar/e
Fillestar/e
Safet Hasani


Male
Numri i postimeve : 5
Age : 47
Vendi : Vushtrri
Profesioni/Hobi : Mr. Historisë
Registration date : 26/04/2012

DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË Empty
MesazhTitulli: DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË   DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË EmptyMon Oct 21, 2013 2:14 pm


Mr. Safet HASANI

DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË


Pas çdo konflikti apo lufte mes popujve të ndryshëm, fillon dhe zhvillohet politika për ta stabilizuar gjendjen, të iniciuar nga pala e tretë të përbërë nga faktorët apo shtetet që nuk janë të përfshirë në atë luftë apo konflikt. Në këtë rast, çështja e shqiptarëve të Kosovës me serbët është një çështje delikate e cila u shkallëzua në atë masë, sa që, edhe bisedimet ndërkombëtare mes fuqive të
mëdha për çështjen e Kosovës nuk mund të arrijnë përfundimin e duhur që ta qetësojnë situatën. Marrja e ndonjë vendimi të duhur dhe të drejtë, nga faktori ndërkombëtar nuk është duke i korrektuar apo korrigjuar gabimet që i ka bërë shekuj me radhë. Ngase, sa herë është biseduar për tokën dhe popullin shqiptar është tradhtuar dhe nuk është përfillur e drejta elementare e këtij populli, fatkeqësisht janë duke u përsëritur, tani të njëjtat tradhti që janë bërë në shekuj të kaluar, në veçanti shekullin që lamë pas.
Duke u bazuar në fjalorin diplomatik, se çdo politikë fillon me bisedime, vazhdon me kërcënime, shkallëzohet me luftë dhe përfundon sërish me bisedime dhe marrëveshje, varësisht nga suksesi i arritur në fushën ushtarake, mund të vijmë në përfundim se faktori ndërkombëtar është duke e cenuar të drejtën elementare të këtij populli (popullit shqiptar), për të jetuar i lirë në trojet e veta stërgjyshore, të cilat padrejtësisht u janë copëtuar trojet nga vet shtetet që ishin në fuqi në atë kohë, ku edhe tash të njëjtat shtete janë duke biseduar për rregullimin e situatës të cilën vet e kanë sjell në këtë gjendje që gjendemi sot.
Gjeneza e problemeve tek shqiptarët e Kosovës nuk gjendet në marrëveshjen e Kumanovës, ku nuk u përfillën shqiptarët, as në Beograd ku u minua dialogu. Gjenezën e problemeve duhet ta kërkoni në kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, kur diplomacitë e kohës i falën Serbisë pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Ngjarjet pas këtyre konferencave, sidomos luftërat që u zhvilluan në këtë hapësirë vitet e fundit janë një dëshmi e pa kontestueshme se gabimet dhe padrejtësitë politike nuk riparohen lehtë, madje mund të jenë edhe të pa riparueshme. Me fjalë të tjera, padrejtësitë që i bënë atëherë popullit shqiptar diplomacitë e Fuqive të Mëdha, nuk do të mund të rregullohen lehtë siç mendojnë diplomatët ndërkombëtar dhe ata vendor. Ato tani dolën në shesh me dredhitë e miqësisë sllave duke i përsëritur gabimet dhe mashtrimet kundër popullit shqiptar, fatkeqësisht këto tani janë bërë edhe imune në ndjenjat ndërkombëtare që sa herë që bisedohet për çështjet e shqiptarëve, të favorizohen ardhacakët sllavë e të dëmtohen autoktonet e këtij vendi, shqiptarët. Si duket, kësaj rruge do t’i përmbahet Serbia. Ajo për t’u imponuar shqiptarëve vullnetin e vet kërkon dialog. Në qoftë se shqiptarët nuk do të binden me diktatin e saj, ajo do të kërcënohet me luftë. Logjika e ngjarjeve të deritashme çon në këtë konkludim, meqë shqiptarët nuk e fituan luftën me forcat e veta dhe Serbia kapitulloi me ndihmën e NATO-së. Ajo e konsideron veten si fituese e luftës dhe ndjehet krenare. Nga ana tjetër diplomacia ndërkombëtare është duke shkuar në rrugën që të garantoj sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën sepse kështu e parasheh marrëveshja e Kumanovës. Mbi këtë marrëveshje mbështeten edhe përparësitë që UNMIK-u dhe tani EULEX-i u jep serbëve të Kosovës dhe beneficione të mëdha atyre që kthehen e vijnë në Kosovë, duke u dhënë banesa, mobile, mjete materiale dhe çdo gjë që u nevojitet.
Mirëpo, çështjet nuk janë aq të thjeshta siç duken nga jashtë dhe siç mendoni ju zotërinj ndërkombëtar. Situata është shumë e komplikuar dhe siç vepron Serbia aktualisht, duke bërë presion indirekt mbi shqiptarët, ju do të detyroheni
t’i shkelni ato marrëveshje nëse doni të ruani paqen. E paqen mund ta gjeni vetëm atëherë kur do t’i përmirësoni gabimet që keni bërë sa herë që është biseduar për çështjen e shqiptarëve në përgjithësi.
Po, këta jeni ju zotërinj të nderuar që baballarët dhe gjyshërit tuaj na i ndanë trevat tona pa kurrfarë të drejte, duke filluar që nga Greqia, pjesën e Çamërisë, gjysmën e Maqedonisë duke e përfshirë edhe Shkupin, Kosovën deri në qytetin e Nishit, qytetet e Malit të Zi me Malësinë si dhe Kosovën Lindore Preshevën, Bujanovcin dhe Medvegjën. Tash mendoni ju po që se doni stabilitet në Ballkan e në Evropë, atëherë mendoni si do t’i përmirësoni gabimet e të parëve tuaj, ata që ishin në pozitën ku gjendeni ju tani. Madje, edhe ato riparime që do të bëhen, nuk do të mund të jenë të plota dhe nuk do të mund t’i kompensojnë dëmet e mëdha që i kanë shkaktuar popullit shqiptar. Prandaj atë territor që fuqitë e mëdha në të kaluarën i falën Serbisë, sot serbët e konsiderojnë si territor të vet dhe me eufori e mburrje shprehen se Kosova është djep i Serbisë, duke ushtruar diktat mbi shqiptarët dhe duke u munduar që t’i trajtoj si pakicë kombëtare. Ju mund të insistoni që shqiptarët t’i nënshtrohen këtij diktati, por unë besoj se një politikë e tillë e trajtimit të shqiptarëve nuk do të ketë jetë të gjatë, dhe se, mund të vij deri te një konflikt që nuk e dëshironi ju as gr
abitqarët e trojeve të huaja, e në këtë rast Serbia. Shqiptarët nuk do të tolerojnë më që të trajtohen si pakicë kombëtare në pjesët shqiptare të pushtuara nga Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia dhe pushtuesit e këtyre trevave t’u caktoj të drejtat. Ne shqiptarët nuk mund të shkelim mbi gjakun e atyre që ranë për çlirimin dhe dekolonizimin e Kosovës, nuk mund të shkelim mbi gjakun e të masakruarve, nuk mund t’i harrojmë sakrificat dhe vuajtjet e popullit tonë gjatë gjithë shekullit të kaluar, nuk mund t’i harrojmë barbaritë e bëra për të shfarosur popullin tonë, kurrë nuk mund të harrojmë gjenocidin që bëri Serbia gjatë luftës së fundit dhe të përbuzim vuajtjet dhe lotët e nënave, të fëmijëve që ngelen pa më të afërmit dhe më të dashurit e tyre.
Kjo tani mund të jetë një nga arsyet e atyre që do ta kuptojnë pozitën e atyre që nuk e kanë kuptuar se çfarë dëmesh i shkaktuan këtij popul
li dhe se ndoshta do të kthehen në rrugë për ta përmirësuar gjendjen, e tani do të jetë shumë vështirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lutfi coka
Fillestar/e
Fillestar/e
lutfi coka


Male
Numri i postimeve : 67
Age : 73
Vendi : shqiperi
Registration date : 29/06/2012

DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË Empty
MesazhTitulli: Re: DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË   DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË EmptyWed Oct 23, 2013 8:57 pm

Ne Kosove ekziston nje Shote Galice e kove moderne,per mbrojtjen e atdheut jo ma me pushke poe me pene.Kjo eshte ajo vajza qe komentopi viziten e kryeministrit Turk ne prizeren.Kujtoni te kaluaren e hidhur te pushtimit Turk dhe ndertoni nje strategji te re moderne
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
DIPLOMATËVE NDËRKOMBËTARË
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 8 Marsi- Dita ndërkombëtare e grave.
» Urime 8 Marsin-dita nderkombetare e grave
» MBROJTJA NDËRKOMBËTARE E MINORITETEVE nga Mimoza Agalliu
» Shefket Hasani: Forca ndërkombëtare në Kosovën Lindore
» Filluan Garat Ndërkombëtare të Kur'anit në Arabinë Saudite

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: