Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lidhja e Prizrenit

Shko poshtë 
+6
Leka i Madh
besa-bese
Beton
Vuthjani
Riki30
Sofra
10 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 12:42 am

VEPRIMTARIA DIPLOMATIKE E DELEGACIONIT TË LIDHJES SHQIPTARE NË PRANVERËN E VITIT 1879





Lidhja e Prizrenit Lidhja%20e%20prizerenit



Lidhja Shqiptare e Prizrenit, krahas organizimit të veprimeve me armë në dorë përdori në shkallë të gjerë edhe veprimet diplomatike. Një vend të rëndësishëm në këtë drejtim zë veprimtaria diplomatike që zhvilloi delegacioni i Lidhjes Shqiptare nëpër kryeqytetet e fuqive pjesëmarrëse të Kongresit të Berlinit, në muajt prill—qershor të vitit 1879.
Për shkak të qëndresës së vendosur dhe të organizuar të popullit shqiptar, deri në praverën e vitit 1879, nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin vendimet e Kongresit të Berlinit. Sido-mos i mprehtë ishte bërë protalemi në Jug, në lidhje me përcaktimin e vijës së re kufitare greko-turke që kishte rekomanduar Kongresi. Lidhja Shqiptare ishte shqetësuar thellësisht nga fakti se qarqet shoviniste greke, nuk i fshihnin synimet ekspansioniste mbi gjithë vilajetan e Janinës, në të cilën popullsia shqiptare përbënte pjesën më të madhe dhe më kompakte të banorëve të saj. „...në sferat qeveritare (greke), raportonte ministri austriak në Athinë, Konti Dubski, ushqehet dëshira për t'i dhënë një shtrirje sa më të madhe"1 vijës kufitare të rekomanduar. Aneksimi i Shqipërisë së Jugut shihej si një „garanci e sigurt për të ardhmen (e helenizmit)".

Përballë këtij rreziku edhe në Jug, ashtu si në krahinat e tjera të Shqipërisë, nën udhëheqjen e Lidhjes, po zhvillohej një veprimtari e fuqishme edhe e gjithanshme për të kundërshtuar me armë shovinistët grekë, bile edhe vetë Portën, në rast se ajo do të bënte qoftë edhe një lëshim të vogël lidhur me territoret shqiptare. Në protestat, thirrjet, memorandumet që iu drejtuan Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, shprehej vendosmëria e paepur e mbarë popullit shqiptarë për të bërë çdo sakrificë dhe për të mbrojtur deri në vdekje kombësinë dhe trevat e tij jugore.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, konsulli francez në Selanik raportonte se „ ... shqiptarët janë shumë të acaruar dhe i shpallin me krenari qëllimet e tyre për të kundërshtuar çdo lloj aneksimi" dhe se „ Greqisëdo t’i duhet të përballojë një rezistencë shumë serioze në qoftë se ngul këmbë në pretendimet e sotme".2 Porta e Lartë, e interesuar për të ruajtur të pa prekura territoret e Perandorisë, megjithëse hyri në bisedime me Greqinë, nuk donte të merreshin si pikënisje linjat e rekomanduara në protokollin e 13-të të Kongresit të Berlinit. Vendimet e Kongresit ajo nuk i quante të detyrueshme dhe vijën Kalamas—Selemvria, të rekomanduar prej tij, e konsideronte të papranueshme. Por, e paaftë për t'i bërë ballë presionit të Fuqive dhe për t'iu kundërvënë atyre, përpiqej të përdorte si argument qëndresën e fuqishme të shqiptarëve. Ndërsa qeveria greke ngulte këmbë në zbatimin e linjës së rekomanduar.

Në këto kushte bisedimet e komisionit greko-turk që u zhvilluan në Prevezë në muajt shkurt—mars, e që u zvaritën ditë të tëra, nuk mund të jepnin e nuk dhanë asnjë rezultat.
Qarqet sunduese greke të ndodhura përballë qëndresës së vendosur të Lidhjes Shqiptare dhe të pakënaqura nga rezultati i bisedimeve kërkuan ndërmjetësimin e Fuqive nënshkruese të Traktatit me qëllim që të siguronin përkrahjen e tyre për aneksimin e tokave që aspironin.
Në gjendjen e krijuar Lidhja ndërmori hapa të rinj dhe zhvilloi një veprimtari diplomatike intensive për të ndikuar aktivisht në favor të çështjes shqiptare pranë Fuqive të Mëdha, dhe për të krijuar një opinion publik botëror, i cili ishte mjaft i dezinformuar nga armiqtë e Shqipërisë.

Në mars të 1879-ës, mbledhja e Komitetit të Lidhjes i Prevezës vendosi të dërgonte një delegacion në Evropë, për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e kombit shqiptar. I kryesuar nga udhëheqësi i Lidhjes Shqiptare dhe diplomati i shquar Abdyl Frashëri, delegacioni në muajt prill—qershor 1879 vizitoi krye-qytetet e pesë Fuqive të Mëdha, nënshkruese të Traktatit të Berlinit (Romën, Parisin, Londrën, Berlinin e Vjenën) si edhe Stambollin. Si përfaqësues i mbarë popullit shqiptar, ai mbrojti me guxim dhe vendosmëri pranë kabineteve evropiane të drejtat legjitime të shqiptarëve, tërësinë territoriale e paprekshmërinë e Shqipërisë dhe u deklaroi atyre se të gjithë shqiptarët, të bashkuar si një trup i vetëm do të luftonin në rast se Evropa do të lejonte aneksimin e një pjese të vendit të tyre nga ana e Greqisë, edhe sikur vetë Porta të detyrohej ta pranonte këtë aneksim.3


Edituar për herë të fundit nga në Sat Sep 01, 2007 1:05 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 12:45 am

Vazhdon.
Anëtarët e delegacionit, megjithëse kishin marrë përsipër një detyrë „shumë të guximshme nga të gjitha pikëpamjet", e kishin për nder dhe ishin të vendosur që ta përmbushin misionin e diplomatëve të parë të kombit shqiptar pa u dekurajuar. „Ne do të trokasim në të gjitha dyert, pa humbur zemër"4 — deklaronte Abdyl Frashëri.

Nisja e delegacionit ndeshi qysh në fillim, në Prevezë, në qëndrimin negativ të zëvendës konsullit të Francës si dhe të konsullit austro-hungarez, të cilit iu duk si „arrogancë" dhe „e habitshme"5 që Lidhja po niste një delegacion për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.

Aksioni diplomatik i Lidhjes Shqiptare shkaktoi gjithashtu shqetësim në qarqet qeveritare të Athinës dhe në Portën e Lartë. Të dy palët reaguan dhe u përpoqën për ta penguar veprimtarinë e delegacionit shqiptar.

Me insistimin e madh të Athinës, u nis një delegacion „epirotas" në po ato kryeqytete, si kundërpeshë për të luftuar përçapjet e misionit shqiptar dhe për të neutralizuar efektin që mund të bënte ai në Evropë.

Po kështu, Porta e Lartë, e vendosur në politikën e saj antishqiptare, për të ruajtur të paprekur sundimin e vet mbi Shqipërinë dhe popullin shqiptar nuk mund të pranonte që ky të për-faqësohej nga dikush tjetër përveç asaj, dhe aq më tepër që shqiptarët të vepronin në mënyrë të pavarur në arenën ndërkombëtare. Prandaj përpjekjet e delegacionit ajo i konsideronte si veprime „të pahijshme" dhe të „paarsyeshme". Në telegramet që ministri i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane u drejtonte ambasadorëve të vet në Romë, Paris, Berlin, Vjenë, i porosiste të vepronin në mënyrë të tillë që përfaqësuesit shqiptarë „të heqin dorë nga misioni që kishin marrë përsipër".6

Përpjekjet e Portës së Lartë për të penguar veprimtarinë diplomatike të Lidhjes në arenën ndërkombëtare, janë një aspekt tjetër që hedh poshtë pikëpamjet e asaj historiografie që e paraqet Lidhjen Shqiptare si pjellë të Portës dhe nismat e saj si të nxitura e të organizuara nga ajo.

Me gjithë këto pengesa, delegacioni shqiptar nuk u tërhoq nga rruga e nisur, i ndërgjegjshëm se vetëm ai kishte të drejtën dhe ishte në gjendje të mbronte interesat më jetike të popullit shqiptar. „Porta e Lartë flet si qeveri e cila është e lidhur gjer në një farë mase me Traktatin e Berlinit" — deklaronte Abdyl Frashëri, ndërsa ne „kemi ardhur në perëndim me qëllim që të parashtrojmë gojarisht vendimin e një populli të tërë... e t'i japim të kuptojë Evropës se preferojmë të vdesim të gjithë me armë në dorë duke luftuar kundër atyre që duan të pushtojnë vendin tonë".7 Kjo ishte përgjigjja që përfaqësuesit shqiptarë i dhanë Portës së Lartë.

Misionin e vet delegacioni e zhvilloi nëpërmjet memorandumit me shkrim që iu dorëzoi kabineteve të Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë, si edhe me anë të parashtrimit gojarisht të kërkesave shqiptare në takimet me personalitete të larta zyrtare të tyre. Në këtë memorandum, ngrihej zëri i protestës ndaj vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, i cili kishte mohuar dhe cënuar rëndë të drejtat e kombit shqiptar.

Në të shpreheshin qartë në emër të popullit shqiptar kërkesat themelore të lëvizjes: ruajtja e tërësisë tokësore dhe njohja e kombit shqiptar, si një komb që kishte luftuar për të ruajtur atdheun e vet, kombësinë e vet, gjuhën dhe zakonet. „Një komb kaq trim dhe kaq i lidhur me truallin e tij, thuhej në memorandum, — nuk duhet lejuar, të sakrifikohet... pa asnjë arsye të ligjshme".8 Duke kërkuar nga Fuqitë e Mëdha që të hiqnin dorë nga vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit, në memorandum shprehej vendosmëria e paepur e të gjithë popullit shqiptar për të mbrojtur me gjak atdheun dhe kombësinë përballë rreziqeve që i këcënonin.

Në fillim delegacioni i Lidhjes Shqiptare shkoi në Romë, ku u takua me kryeministrin si dhe me personalitete të tjera politike.Kërkesat shqiptare gjetën një farë përkrahje në qarqet qeve-ritare italiane. Vetë kryeministri u pohoi atyre se pretendimet e padrejta të Greqisë (mbi Epirin) nuk do të merreshin parasysh.9 Ky pohim fliste për një kthesë në politikën italiane ndaj çështjes së kufirit greko-turk, në krahasim me qëndrimin e mbajtur në Kongresin e Berlinit, ku Italia jo vetëm kishte treguar „simptoma aq të ngrohta për Greqinë", por për më tepër ishte bashkuar me Francën në përkrahje të rivendikimeve greke. Tani ajo sugjeronte që mbretëria greke të dëmshpërblehej në Tesali. Kjo kthesë padyshim nuk buronte nga „dëshira e mirë" për të njohur luftën e popullit shqiptar për të drejtat e tij kombëtare, por kishte të bënte kryesisht me interesat e Italisë në Shqipëri.

Nga informatat që kishte marrë qeveria italiane ishte bindur se realizimi i pretendimeve greke do të ndeshte në një rezistencë shumë të ashpër nga ana e shqiptarëve, gjë që do të çonte padyshim „në komplikacione të rënda", duke krijuar një gjendje shqetësuese për atë. Prandaj ajo ishte e interesuar, që të mos krijohej „një situatë (e tillë) nga e cila, Austria", rivalja e saj kryesore në Ballkanin Perëndimor, „do të përfitonte dhe me pretekstin e rivendosjes së qetësisë do të okuponte edhe Shqipërinë".10
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 12:45 am

Italia, duke e konsideruar shkatërrimin e Perandorisë Osmane vetëm si çështje kohe, jo vetëm përpiqej të evitonte vendosjen definitive të Austrisë në bregdetin për karshi, por për të realizuar në të ardhmen synimet e saj preferonte që Epiri më mirë të mbetej nën Perandorinë, se sa të bashkohej dhe të asimilohej nga një shtet tjetër.

Megjithatë, Italia duke mos qenë në gjendje të luante një rol më vete, dhe nga frika se mund të izolohej krejt në „koncertin evropian", nuk mori asnjë angazhim zyrtar ndaj delegacionit. Ajo e përcolli atë me fraza të përgjithshme se protestat e tij do të merreshin në konsideratë, se ishte duke u biseduar çështja e ndërmjetësimit të fuqive, prandaj shqiptarët nuk duhej t'u shkaktonin vështirësi Fuqive të Mëdha.11

Ndryshe nga ç'ndodhi me qarqet qeveritare, kërkesat e drejta të delegacionit tërhoqën vëmendjen e rretheve demokratike si dhe të shtypit përparimtar italian, të cilat ngritën zërin në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar dhe i bënë thirrje qeverisë italiane që të mos bashkëpunonte për të shtypur një kombësi në interes të një tjetre.
Nga fundi i prillit delegacioni u drejtua për në Paris. Për përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare ishte e qartë se ato do ta kishin shumë më të vështirë realizimin e misionit të tyre në Francë.

Në Kongresin e Berlinit ishte pikërisht përfaqësuesi francez Vadingtoni që, në përkrahje të pretendimeve greke, kishte rekomanduar vijën e lumenjve Kalamas—Selemvria si bazë për rregullimin e kufirit greko-turk. Edhe më pas, Franca nguli këmbë pranë Fuqive të Mëdha për të vënë në veprim protokollin e 13-të të Kongresit, e për ta detyruar Portën që të hynte në bisedime me komisionin grek. Pasi bisedimet e komisionit në Prevezë nuk dhanë rezultat, ajo jo vetëm shprehu gadishmërinë e plotë, por edhe shpresën se kërkesa e Athinës për ndërmjetësimin e fuqive në favor të saj, do të pritej me dashamirësi.12

Megjithëkëtë delegacioni kishte iluzionin se argumentet e tij të drejta, të mbështetura me qëndresën e organizuar të popullit shqiptar, do të ndikonin për një ndryshim në qëndrimin e Francës, e cila, ndonëse ishte përkrahëse e pretendimeve greke ashtu si dhe Fuqitë e tjera, nuk ishte e interesuar për prishjen e statuskuosë në Ballkan.

Në takimin që patën me ministrin e Jashtëm Francez, Vadingtonin, përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare i deklaruan atij se protokollet e Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin jugor kishin sjellë shqetësime në të gjithë Shqipërinë, dhe, pasi kundërshtuan bindjen e Vadingtonit se cedimet në favor të mbretërisë greke nuk do të shkaktonin kundërshtim nga ana e popullsisë, ata shprehën vedosmërinë e popullit shqiptar për t'i dalë zot vendit të tyre „në rast se nuk do të merreshin parasysh protestat dhe nuk do të njiheshin të drejtat e tij".13

Përgjigjja zyrtare që Vadingtoni i dha delegacionit tregonte se kabineti francez njihte Portën e Lartë si të vetmin autoritet me të cilën mund të bisedohej për këtë problem dhe, e përcolli atë te Konferenca e Stambollit me „premtimin" se „do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll që të mos u bëhej ndonjë padrejtësi të dyja palëve".14

Shprehje akoma më e hapur e këtij qëndrimi ishte paraqitja e shtrembëruar e problemit shqiptar në gazetën zyrtare „Republica Franceze" e cila e konsideronte kombësinë shqiptare „vetëm një endërr të disa kokëkrisurve".15

Duke iu përgjigjur kësaj gazete dhe indirekt edhe qarqeve qeveritare franceze në artikullin e botuar në „Monitër Universel", në maj 1879, Abdyl Frashëri shkruante: „Franca qan gjithmonë humbjen e krahinave të saj. Banorët e Alsasë dhe Lorenës rënkojnë kur kujtojnë privimin e kombësisë së tyre. Përse një gazetë franceze i gjen qesharakë shqiptarët, të cilët përpiqen të evitojnë rrezikun e një fatkeqësie të tillë"?16

Në maj të 1879-ës, delegacioni shqiptar vizitoi kryeqytetin e Anglisë, Gjermanisë dhe të Austro-Hungarisë. Këto fuqi, ishin mbrojtëse më të vendosura të parimit të ruajtjes së Perandorisë Osmane, parim që u shërbente atyre për të ndaluar depërtimin e mëtejshëm të Rusisë dhe influencës së saj në Ballkan dhe për të vazhduar vetë grabitjen e Turqisë. Rrjedhimisht ato ishin kundër çdo lëvizjeje çlirimtare që mund ta prishte statuskuonë e me të edhe Perandorinë. Si pasojë edhe qëndrimi i tyre ndaj përfaqësuesve të Lidhjes Shqiptare ishte pothuajse i njëjtë dhe negativ. Kabineti anglez, i interesuar për të evituar „trazimet e kom-plikimet" e paparashikuara dhe të padëshirueshme për të në Ballkan, si dhe për të qenë „korrekt" me zotimet e fshehta që kishte marrë ndaj Portës në çastin e marrjes së ishullit të Qipros, ishte bërë, sipas shprehjes së një gazete të kohës „garancia më e sigurtë"17 për Turqinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 12:46 am

I trembur nga një kryengritje shqiptare, kabineti anglez mendonte se mbretërisë greke i duheshin dhënë ato territore që mund ta forconin atë, por jo ato që ajo nuk mund t'i nënshtronte e t'i sundonte në rrugë paqësore. Prandaj ai përdori tërë ndikimin e vet që mbretëria greke të hiqte dorë nga pretendimet mbi Janinën dhe mbi territoret e Shqipërisë Jugore, të cilat ajo nuk mund t'i merrte dot pa luftë. Nga ana tjetër Anglia nuk ishte e interesuar aspak që të përkrahte qoftë edhe moralisht çështjen shqiptare. Ishin këto arsyet që nën maskën e ruajtjes së statu-kuosë, „të paqes dhe të drejtësisë", nuk u prit zyrtarisht dele gacioni shqiptar. Lord Salisbëri më në fund „denjoi" ta priste delegacionin shqiptar, jo në Forejn Ofis, por në shtëpinë e tij. Pasi përfaqësuesit shqiptarë i parashtruan dëshirat e kombit të tyre dhe i dorzuan memorandumin, ai u mundua „t'i qetësonte" ata duke u deklaruar se për këtë çështje do t'i jepte udhëzime ambasadorit të tij në Stamboll, dhe se shpresonte se nuk do t'i jepej (Greqisë) ndonjë gjë nga Epiri.18 Pra Anglia i përcolli emisarët shqiptarë pa marrë përsipër asnjë angazhim në përkrahje të të drejtave të popullit shqiptar.

Akoma më i keq qe qëndrimi që mbajtën ndaj delegacionit Gjermania dhe Austro-Hungaria, të cilat nuk denjuan as ta prisnin fare atë.

Kabineti i Berlinit, vazhdonte të ishte për „inkurajimin e perspektivave" të zmadhimit të mbretërisë helene edhe në kurriz të tokave shqiptare, për ta përdorur atë si kundërpeshë ndaj pan-sllavizmit, këtij rreziku serioz" për Evropën Lindore. Me këtë shpjegohet edhe fakti që qarqet qeveritare gjermane nuk pranuan të zhvillonin kurrfarë bisedimesh me përfaqësuesit nga Shqipëria, e cila sipas Bismarkut nuk ishte veçse një „shprehje gjeografike". Siç shprehej sekretari i shtetit Bulov, ndaj delegacionit shqiptar do të mbahej një qëndrim mjaft mospërfillës.

Kabineti i justifikoi qëndrimin e vet duke deklaruar se „nuk ishte i interesuar drejtpërdrejtë në punët që i përkisnin Lindjes" (gjë që nuk ishte aspak e vërtetë) dhe se meqë „nuk kishte pra-nuar gjer tashti asnjë përfaqësues që kishte ardhur nga (vendet) e Lindjes",19 nuk mund të priste as delegacionin shqiptar. Përsa i përket memorandumit që iu dorëzua, Bulovi nuk ngurroi ta cilësojë me cinizëm si „aspak interesant" dhe se „në çdo radhë" të këtij ai shihte „vulën e një ekzagjerimi tendencioz".20

I njejti qëndrim iu rezervua delegacionit edhe në kryeqytetin e Perandorisë Habsburge në Vjenë. Austro-Hungaria, e interesuar jo vetëm për ruajtjen statuskuosë por njëkohësisht edhe si një fuqi me synime të drejtpërdrejta në Ballkan, aspironte të shtrihej në pjesën Perëndimore të tij, duke përfshirë edhe tokat shqiptare deri në Vlorë. Si rrjedhim ajo e orientonte politikën e vet kundër lëvizjes shqiptare.

Në këto kushte kancelari i Rajhut dhe Kont Andrashi, ashtu sikurse kabineti i Berlinit, nuk i pritën përfaqësuesit e Lidhjes Shqiptare nën pretekstin se nuk ishin pranuar as përfaqësuesit e Rumelisë Lindore.21

Ky qëndrim i kabineteve të Berlinit dhe të Vjenës ndaj emisarëve shqiptarë, që nuk ndryshonte në thelb nga ai i kabineteve të tjera dëshmonte se qarqet zyrtare të Fuqive të Mëdha vazhdonte me konsekuencë politikën e mosnjohjes së popullit shqiptar si komb më vehte,duke i konsideruar thjesht si shtetas të Perandorisë Osmane.

Lidhja Shqiptare nuk u tërhoq përballë këtij qëndrimi armiqësor e mospërfillës të Fuqive të Mëdha ndaj interesave të popullt shqiptar.Ajo iu përgjegj kësaj mospërfilljeje duke luftuar me armë në dorë për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar.
----------------
1 Hans-Hof-und Staatsarchiv, Politisches Archiv (më tej do të citohet HHStA PA) Raport i ministrit austro-hun^arez në Athinë dërguar Minis-trisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, më 26 !:orrik 1878.
2 Archives du Ministere des affaires Etrangëres, Correspondence polir tique et consulaire (më tej do të citohet AMAE) Raporti i konsullit fran-cez në Selanik dërguar më 12 shkurt 1879 ministrit të Punëve të Jashtme Vadingtonit në Paris.
3 Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878—1881. Për-gatitur nga Kristaq Prifti. Tiranë 1978, dok. 12 fq. 31.
4 AMAE, Raport i z/konsullit të Francës në Janinë, dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Vadingtonit në Paris më 26 mars 1879.
5 HHStA, PA, Raport i konsullit austro-hungarez në Janinë dërguar baronit von S c h w e g e 1, më 30 mars 1879.
6 Lidhja Shqiptare e Prizrenit..., dok. 13, fq. 32, dok. 23, fq. 42.
7 Pa aty, dok. 15, fq. 33.
8 Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare (1878—1912) Përgatitur nea Stefanaq Pollo dhe Selami Pulaha, Tiranë 1978, fq. 86.
9 Basvelaket Arsivi. Jildiz esas evraki kisin nr. 14, evrak no-88/7 zarf nr. 88, karton nr. 12 (më tej do të citohet BVA).
10 Po aty.
12 PAV?%' T^tër e Vadingtonit, kr-'eministër dhe ministër i Pit nëve të Shtm^tfFrancës, dërfuar Tiso, ministrit të Francës ne Athme
më ^ffldlfaShqivtare e Prizrenit..., dok. 17, fq. 35.
14 BVA dok. i cituar.
15 Arkivi Qendror Historik i RPSSH, Fondi i D e R a d ë s. Dosja 54/1 dok. 267—268.
16 Shih — A. B u d a, Shqiptarët përballë krizës lindore, në rev. „Studime Historike", 1978, nr. 1.
17 AMAE, Raport i të ngarkuarit të përkohshëm te Francës në Athinë, dërguar ministrit të Punëvs të Jashtme Vadingtomt, më 25 qer-shor 1879.
18 BVA. Dok. i cituar.
19 Po aiy.
20 Politisches Archiv des Auswartingen Amtes. Njoftlm i sekretarit të shtetit Bulov, drejtuar madhërisë së tij Perandorit dhe mbretit, Berlin, 23 maj 1879.
31 BVA, Dok. i ci .uar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 1:16 am

Të përgëzojë për temën që e ke hapur Deli ...

Lidhja e Prizrenit Lidhja_prizreni


Së pari kjo temë flet se cilat ishin arsyet që shtyen popullin tonë të vie deri tek formimi i Lidhjes së Prizrenit .... shkrirja e komiteteve lokale në një komitet kombëtar dhe deri tek kryengritja e armatosur, pastaj pengesat që i bënë Mal i Zi - Greqi - Serbi, të cilat morën zemër nga Rusia etj ...


KOMITETI I STAMBOLLIT DHE PLATFORMA E TIJ POLITIKE


Qëndresa osmane e Plevnës vazhdoi pesë muaj. Ndërkohë patriotët shqiptarë, edhe pse bisedimet e Janinës u ndërprenë, nuk hoqën dorë nga ideja e kryengritjes çlirimtare kundërosmane. Ata i vazhduan përpjekjet për t’i shkrirë komitetet shqiptare lokale në një komitet kombëtar, për formimin e komitetit qendror kombëtar dhe për përgatitjen e kryengritjes së armatosur. Por, ndërsa në malet Ballkan dhe në sektorin e Kaukazit ushtritë osmane ndalën përparimin e ushtrisë ruse, në frontin malazez, në Shqipërinë e Veriut në gusht 1877, mbrojtja turke u thye dhe ushtria osmane filloi të tërhiqej drejt jugut. Kjo ngjarje tronditi opinionin publik në Shqipërinë e Veriut. Në këto rrethana u formua në Shkodër një komitet shqiptar i përbashkët për qytetarët myslimanë e katolikë, i kryesuar nga Pjetër Gurakuqi. Në memorandumin e këtij komiteti kërkohej të formohej një shtet kombëtar më vete nën vasalitetin e sulltanit, siç ishin në atë kohë Serbia dhe Rumania. Por gjendja në frontin me Malin e Zi u stabilizua shpejt. Përparimi i ushtrisë malazeze u ndal.
Gjatë vjeshtës së vitit 1877 patriotët shqiptarë i kushtuan kujdes edhe fushatës së zgjedhjeve për parlamentin e dytë osman. Megjithëse zgjedhjet qenë indirekte dhe u zhvilluan nën diktatin e valinjve, nën trysninë që vinte nga poshtë dolën deputetë edhe disa personalitete atdhetare, ndër të cilat ishte edhe Abdyl Frashëri.
Çeljen e parlamentit në dhjetor të atij viti patriotët shqiptarë, sidomos antarët e Komitetit të Janinës, e shfrytëzuan për të organizuar në kryeqytetin perandorak një takim në shkallë kombëtare. Për këtë qëllim, përveç deputetëve të parlamentit, u thirrën në Stamboll edhe personalitete të njohura shqiptare që përfaqësonin pothuajse të gjitha krahinat e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë, që u mbajt më 18 dhjetor 1877, u miratua forumi i organizatës atdhetare revolucionare me emrin Komiteti Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, ose siç u quajt shkurt Komiteti i Stambollit. Kryetari i Komitetit u zgjodh Abdyl Frashëri. Megjithëse nuk dihet ende përbërja e plotë e këtij Komiteti, janë njohur tanimë si anëtarë të tij Pashko Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, Zija Prishtina, Sami Frashëri, Ahmet Koronica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Seid Toptani, Mustafa Nuri Vlora, Mane Tahiri etj.
Në programin politik të Komitetit të Stambollit përfshihej teza mbi organizimin me ngutësi të kryengritjes së armatosur kundërosmane dhe krijimin e shtetit kombëtar shqiptar. Komiteti vendosi gjithashtu që të zhvilloheshin bisedime me Greqinë për të arritur një aleancë shqiptaro-greke sipas platformës së parashtruar nga Abdyl Frashëri.
Ndërkohë ngjarjet në front pësuan një kthesë rrënjësore. Më 10 dhjetor 1877 qëndresa e Plevnës u thye. Ushtritë ruse filluan të përparonin përmes maleve Ballkan. Serbia e Mali i Zi morën zemër nga përparimi rus dhe rifilluan veprimet luftarake kundër Turqisë. Perandoria Osmane tani dukej se ishte në pragun e katastrofës së plotë. Në këto rrethana qeveria e Athinës e pranoi propozimin e ri të paraqitur nga patriotët shqiptarë për të rifilluar bisedimet dypalëshe që ishin ndërprerë në fund të korrikut.
Turi i dytë i bisedimeve shqiptaro-greke u zhvillua në Stamboll gjatë gjysmës së dytë të muajit dhjetor 1877. Këtë radhë qeverinë greke e përfaqësonte Stefanos Skuludhi, deputet në parlamentin e Greqisë. Abdyl Frashëri, i cili kryesonte përsëri delegacionin shqiptar, tani nuk përfaqësonte Komitetin Ndërkrahinor të Janinës, por Komitetin Kombëtar të Stambollit. Abdyli i parashtroi Stefanos Skuludhit planin e hollësishëm të shpërthimit të kryengritjes shqiptare, e cila do të fillonte në Shqipërinë e Jugut. Menjëherë pas saj do të formohej qeveria e përkohshme e Shqipërisë, që do të njihej nga Greqia, e cila do të hynte gjithashtu në luftë kundër Perandorisë Osmane në Thesali. Kryengritja do të shtrihej në Gegëri e në Kosovë. Greqia do t’i ndihmonte shqiptarët me armatime. Projekti i Abdyl Frashërit ishte i leverdishëm për të dyja palët. Shqipëria siguronte tërësinë territoriale, duke përfshirë në kufijtë e saj edhe vilajetin e Janinës (Epirin), ndërsa Greqia hiqte dorë nga Epiri, por do të aneksonte pa luftë Thesalinë, me ndihmën e oficerëve shqiptarë që komandonin ushtrinë osmane. Abdyli u përpoq edhe një herë ta bindte qeverinë e Athinës, se ishte në interes të Greqisë që ajo të kishte si aleate, kundër Perandorisë Osmane e kundër rrezikut rus, një Shqipëri të fortë, prandaj nguli këmbë që aleanca dypalëshe të ndërtohej sipas parimit të njohjes së një principate të pavarur shqiptare në kufijtë e saj etnikë, në krye të së cilës mund të vihej edhe një princ me origjinë nga dinastia që mbretëronte në Greqi. Por pala greke nuk hoqi dorë as këtë radhë nga pretendimet ndaj Shqipërisë. Si rrjedhim, në ditët e fundit të dhjetorit, me urdhrin telegrafik të ardhur nga Athina, bisedimet shqiptaro-greke u ndërprenë përsëri.
Në fillim të vitit 1878 situata në front u përmbys plotësisht. Pasi kaluan malet Ballkan, ushtritë ruse filluan të përparonin me shpejtësi në drejtim të jugut, pa ndeshur ndonjë rezistencë serioze nga ana e ushtrive osmane. Më 4 janar 1878 ato pushtuan Sofjen, më 18 janar Edrenenë dhe më 28 janar arritën në fshatin Shën-Stefan, në periferi të Stambollit. Nga paniku që pushtoi Perandorinë Osmane përfituan ushtritë serbe, të cilat marshuan pa vështirësi drejt vilajetit të Kosovës dhe, pasi morën Pirotin, Nishin, Kurshunlinë dhe Vranjën, në fund të janarit arritën në Gjilan. Po ashtu, ushtritë malazeze pushtuan më 10 janar Tivarin, më 19 janar Ulqinin dhe një javë më vonë dolën në brigjet e liqenit të Shkodrës e të lumit të Bunës.
Disfata e plotë e ushtrive osmane i shqetësoi të gjitha Fuqitë e Mëdha. Në mënyrë të veçantë ajo tronditi Britaninë e Madhe, e cila, për të penguar hyrjen e ushtrive ruse në Stamboll, dërgoi flotën e saj luftarake në detin Marmara. Në të njëjtën kohë, me nxitjen e saj, Porta e Lartë i kërkoi komandës ruse armëpushim. Duke parë se Anglia ishte e vendosur të mbronte me çdo kusht kryeqytetin osman, Rusia nënshkroi në Edrene, më 31 janar 1878, armëpushimin me Perandorinë Osmane dhe filloi bisedimet për të përfunduar Traktatin e Paqes me të.
Situata e re ndërkombëtare, që u krijua pas disfatës së plotë turke, e detyroi Komitetin e Stambollit ta rishikonte programin e vet. Sipas tij, shpërthimi në këto rrethana i kryengritjes kundërosmane në Shqipëri do të ishte një hap i dëmshëm, që do ta lehtësonte përparimin e ushtrive serbe, malazeze e greke në brendi të trojeve shqiptare dhe do t’u jepte rast monarkive fqinje që ta sanksiononin me anën e fitores ushtarake aneksimin e viseve të pushtuara prej tyre. Për këtë arsye Komiteti hoqi dorë përkohësisht nga projekti i kryengritjes së armatosur dhe hartoi një program të ri politik për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Programi i ri, i cili u përpunua në ditët e para të vitit 1878, përmbante ndryshime taktike e jo strategjike. Udhëheqësit e Komitetit të Stambollit nuk hoqën dorë nga synimi i tyre i mëparshëm, nga formimi i shtetit kombëtar shqiptar. Por tani para Shqipërisë qëndronte si detyrë e ngutshme ruajtja e tërësisë së saj tokësore. Përveç kësaj, ata mendonin se në kushtet e reja pavarësia kombëtare e Shqipërisë ishte e parealizueshme, pasi ajo nuk gëzonte asnjë mbështetje në arenën ndërkombëtare. Për më tepër, tani që kishte filluar pushtimi i trojeve shqiptare nga ushtritë fqinje, rreziku i copëtimit të Shqipërisë ishte bërë shumë serioz. Në këtë gjendje të re shqiptarët u kthyen përsëri në programin e mëparshëm. Në vend të pavarësisë së plotë kombëtare, ata vendosën të kërkonin bashkimin e trojeve të tyre amtare në një vilajet autonom shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane. Udhëheqësit e Komitetit të Stambollit shpresonin se krijimi i një vilajeti të tillë do të gjente përkrahës në arenën ndërkombëtare, të paktën mbështetjen e atyre Fuqive të Mëdha që nuk e dëshironin shpartallimin e plotë të Perandorisë Osmane. Veç kësaj, për të mbrojtur tërësinë territoriale, shqiptarët do të luftonin të veçuar nga Perandoria Osmane, do të hynin në betejë kundër rrezikut sllav, grek, austriak ose italian në emër të interesave kombëtarë të Shqipërisë. Ata ishin të bindur se një luftë e tillë, si edhe formimi i vilajetit autonom shqiptar, do ta sanksiononte në plan ndërkombëtar ekzistencën e shqiptarëve si komb dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Këto fitore do të shërbenin si bazë për ta kthyer vilajetin autonom shqiptar, në rrethana koniunkturale më të favorshme, në një shtet të pavarur shqiptar. Për të arritur bashkimin politik dhe organizativ të mbarë vendit rreth kësaj platforme, udhëheqësit e Komitetit të Stambollit vendosën të formonin një lidhje shqiptare me karakter kombëtar, ku të përfaqësoheshin të gjitha shtresat shoqërore dhe të gjitha krahinat shqiptare që bënin pjesë në të katër vilajetet perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Projektin për formimin e saj e përgatiti qysh në fillim të vitit 1878, Pashko Vasa, që në atë kohë ishte këshilltar i valiut të Kosovës.
Udhëheqësit e Komitetit të Stambollit shpresonin se me programin e tyre të ri, i cili e përjashtonte përkohësisht konfliktin e armatosur shqiptaro-turk, Porta e Lartë nuk do ta pengonte formimin e Lidhjes Shqiptare. Kjo liri veprimi kishte rëndësi të veçantë për ta, pasi u jepte atyre mundësi që ta shpejtonin formimin e lidhjes kombëtare dhe organizimin e forcave të saj të armatosura. Për këtë qëllim Komiteti i Stambollit ngarkoi një komision të posaçëm, të kryesuar nga Pashko Vasa, për të nxjerrë lejen përkatëse nga Porta e Lartë. Për një kohë të gjatë Stambolli nuk dha asnjë përgjigje.
Gjatë muajit shkurt 1878 tensionin politik të shqiptarëve e rriti edhe më shumë ekspedita që organizoi qeveria greke kundër trojeve kombëtare të Shqipërisë. Që ta vinte Rusinë para faktit të kryer dhe të merrte parasysh aspiratat e saj territoriale, qeveria e Athinës e detyroi Komitetin e Korfuzit që, para se të nënshkruhej Traktati i Paqes me Turqinë, të provokonte në Shqipërinë e Jugut një kryengritje të armatosur kundërosmane dhe të nxiste kryengritësit vendas që të kërkonin bashkimin e krahinave të tyre me Mbretërinë e Greqisë. Sipas planit të saj të përgatitur me kujdes, më 12 shkurt 1878 një bandë e madhe greke me rreth 600 “vullnetarë” të ashtuquajtur epirotë, të rekrutuar në Greqi, midis të cilëve kishte edhe disa mercenarë të huaj, të pajisur me armë e topa të ushtrisë helenike dhe të komanduar nga oficerë grekë, zbarkuan nga ishulli i Korfuzit në fshatin Lëkurës, në afërsitë e Sarandës. Pasi ngritën këtu flamurin e Greqisë, shpallën fillimin e kryengritjes “greke” në viset e Epirit. Të nesërmen, më 13 shkurt, internacionalistët grekë pushtuan Sarandën; pastaj një pjesë e tyre u drejtua për në fshatin Çukë, pjesa tjetër për në fshatin Gjashtë, duke shpresuar se aksioni i tyre do të ishte sinjali për shpërthimin e kryengritjes së përgjithshme nga ana e popullsisë vendase.
Ndërkaq popullsia shqiptare vendase jo vetëm nuk u bashkua me bandën greke, por, përkundrazi, u ngrit në këmbë kundër saj. Nën thirrjen e krerëve lokalë, me mijëra vullnetarë shqiptarë rrëmbyen armët për mbrojtjen e vendit. Përparimi i forcave greke u ndal në kodrat e Gjashtës. Më 17 shkurt vullnetarët shqiptarë, së bashku me forcat turke që erdhën nga Janina, u shkaktuan atyre dy disfata të rënda, njërën në Karalibej, tjetrën në Gjashtë, dhe i detyruan të tërhiqeshin me humbje të mëdha në Lëkurës. Pas një luftimi tjetër, që u zhvillua më 23 shkurt 1878 në Lëkurës, banda u shpartallua plotësisht. Komandanti i tyre mundi të shpëtonte së bashku me 110 veta, duke u tërhequr gjatë bregdetit, derisa u hodh në Korfuz. Të tjerët u vranë ose u zunë robër gjatë luftimeve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Naki
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Mbrojtja e Trojeve Shqiptare   Lidhja e Prizrenit EmptySat Sep 01, 2007 6:28 pm

Shqipëria dhe Kongresi i Berlinit (13 qershor-13 korrik 1878)

Kongresi i Berlinit u hap më 13 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Në punimet e Kongresit të Berlinit mori pjesë edhe një delegacion qeveritar i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga ministri i saj i Jashtëm, Kara Theodhor Pasha, me ndihmës të parë Mehmet Ali Pashën, një mareshal turk me origjinë gjermane. Por delegacioni turk nuk kishte të drejta të barabarta me ato të Fuqive të Mëdha. Ai mund të diskutonte për çdo çështje të rendit të ditës, por nuk kishte të drejtë të votonte për vendimet e Kongresit.
Me ftesën e Fuqive të Mëdha, shtetet ballkanike (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi) dërguan në Berlin delegacionet e tyre qeveritare, të cilat parashtruan dhe mbrojtën në seanca të veçanta të Kongresit kërkesat e tyre politike e territoriale.
Edhe shqiptarët, sidomos organizmat e Lidhjes së Prizrenit, i parashtruan Kongresit të Berlinit kërkesat e tyre. Në dhjetëra peticione e memorandume të dërguara gjatë muajve qershor-korrik 1878, përveç protestave kundër lakmive pushtuese të shteteve fqinje, që cenonin tërësinë territoriale të Shqipërisë, parashtrohej edhe kërkesa për t’i dhënë Shqipërisë disa të drejta autonomiste. Këtë kërkesë ia përcolli me anën e Abdyl Frashërit Kongresit të Berlinit edhe Lidhja e Prizrenit me peticionin që miratoi më 15 qershor.
Megjithëse kjo platformë e autonomisë ishte pranuar nga shumica e qarqeve patriotike shqiptare, nuk munguan t’u paraqiten Fuqive të Mëdha edhe kërkesa të tjera, që parashikonin formimin e një shteti të pavarur shqiptar. Kështu, në memorandumin, që një grup atdhetarësh shkodranë i dërguan më 13 qershor 1878 lordit Bikonsfild, kryetar i delegacionit anglez në Kongresin e Berlinit, pasi flitej hollësisht për rrezikun që i kanosej tërësisë territoriale të Shqipërisë nga shtetet fqinje, parashtrohej si zgjidhja më e përshtatshme për çështjen shqiptare, në kushtet në të cilat ndodhej Evropa Juglindore, formimi i një shteti shqiptar të pavarur. Krijimi i shtetit të pavarur shqiptar do ta çlironte popullin shqiptar nga zgjedha shekullore osmane, do të krijonte në Ballkan një mburojë kundër pansllavizmit rus dhe do të shërbente si një element ekuilibri në lindje.
Megjithatë, Fuqitë e Mëdha, të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri, kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.
Si rrjedhim, çështja shqiptare nuk u përfill fare si çështje më vete nga Kongresi i Berlinit. Të mbledhura për të rishikuar Traktatin e Shën-Stefanit, Fuqitë e Mëdha morën përsipër që të hartonin në Kongresin e Berlinit një hartë të re politike të Gadishullit Ballkanik. Në Kongres Fuqitë e Mëdha nuk u udhëhoqën nga parimi i lirisë së popujve, por nga interesat e tyre të veçantë, të cilët ishin në kontradiktë të thellë ndërmjet tyre. Perandoria Ruse luftonte për të sanksionuar kushtet e Traktatit të Shën-Stefanit, kurse Britania e Madhe me Austro-Hungarinë përpiqeshin të pakësonin sa më shumë përfitimet e Rusisë dhe t’i përforconin pozitat e tyre në Evropën Juglindore. Perandoria Gjermane orvatej të kënaqte Austro-Hungarinë për të mos e lënë që të bashkohej me Francën dhe ta neutralizonte kundërshtimin e Rusisë, duke provokuar keqësimin e marrëdhënieve të saj me Perandorinë Britanike. Synimi kryesor i Francës ishte izolimi politik i Gjermanisë, kurse Italia, nga ana e saj, kërkonte zgjidhje të tilla që do të çonin në dobësimin e pozitave të Austro-Hungarisë në Gadishullin Ballkanik.
Punimet e Kongresit të Berlinit vijuan plot një muaj. Ato përfunduan më 13 korrik 1878 me nënshkrimin e Traktatit të Berlinit, i cili zëvendësoi atë të Shën-Stefanit.
Sipas traktatit të ri, përfitimet politike e territoriale të Rusisë u pakësuan si në Gadishullin Ballkanik, ashtu edhe në Azinë e Vogël. Ideja e një principate bullgare, nën sovranitetin e sulltanit, mbeti në fuqi, por kufijtë e saj u zvogëluan gati trefish. Kongresi i Berlinit vendosi që territori i saj të shtrihej midis lumit Danub dhe maleve Ballkan. Viset në jug të maleve Ballkan do të formonin një provincë autonome të Perandorisë Osmane me emrin Rumelia Lindore. Viset e Maqedonisë, së bashku me krahinat lindore të Shqipërisë, të cilat me Traktatin e Shën-Stefanit i jepeshin Bullgarisë, do të mbeteshin gjithashtu nën sundimin osman. Kongresi i Berlinit ua njohu pavarësinë Rumanisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Ai ripohoi gjithashtu vendimin e mëparshëm për t’i dhënë Rumanisë Dobruxhën Veriore dhe për t’i shkëputur asaj provincën e Besarabisë në favor të Rusisë. Kufijve të Serbisë e të Malit të Zi ai u bëri ndryshime të rëndësishme. Me këmbënguljen e Austro-Hungarisë u vendos që Serbia të mos zgjerohej nga ana jugore (në drejtim të Novi Pazarit, të Mitrovicës dhe të Prishtinës, të cilat Vjena i lakmonte për vete), por nga ana juglindore, duke i dhënë asaj krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës e të Nishit; këto, me Traktatin e Shën-Stefanit, i qenë premtuar Bullgarisë. Për të njëjtën arsye, me këmbënguljen e Vjenës, Malit të Zi iu pakësuan së tepërmi përfitimet territoriale nga ana veriore, në drejtim të Hercegovinës dhe të Novi Pazarit. Sipas Traktatit të Berlinit, ai do të zgjerohej kryesisht nga ana jugore: do të merrte krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës e të Kolashinit. Aneksimi i Ulqinit nuk iu njoh, por Cetina fitonte të drejtën që anijet tregtare malazeze të lundronin lirisht në lumin Bunë dhe në liqenin e Shkodrës.
Përfitime tokësore në kurriz të Perandorisë Osmane patën sidomos dy fuqi të mëdha, të cilat nuk kishin marrë pjesë fare në luftën ruso-turke: Austro-Hungaria dhe Britania e Madhe. Austro-Hungaria fitoi të drejtën për të pushtuar ushtarakisht, gjoja për t’i administruar, Bosnjën dhe Hercegovinën, përveç limanit Spic, në brigjet jugore të Dalmacisë, të cilën e aneksoi zyrtarisht; po ashtu fitoi të drejtën për të mbajtur garnizone ushtarake në sanxhakun e Novi Pazarit. Britania e Madhe, e cila u paraqit në Kongres si mbrojtësja më e flaktë e Perandorisë Osmane, i shkëputi kësaj ishullin e Qipros.
Me përkrahjen e Anglisë e të Francës, Kongresi i Berlinit mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë, e cila gjithashtu nuk kishte marrë pjesë në luftën ruso-turke. Athina pretendonte të aneksonte Thesalinë, Maqedoninë, Kretën dhe sidomos Epirin (vilajetin e Janinës). Pas mjaft debatesh, Kongresi, duke marrë parasysh kundërshtimin që bëri Anglia për Kretën dhe Rusia për Maqedoninë, nuk pranoi që këto t’i jepeshin Greqisë, ndërsa për pretendimet greke në Epir, Perandoria Osmane deklaroi haptas se aneksimi i Epirit nga Greqia do të ishte i rrezikshëm për të dyja palët, pasi aty mbisundonte popullsia shqiptare, e cila do t’u shkaktonte telashe si Greqisë, ashtu dhe Turqisë. Më në fund u vendos që kufiri në Thesali dhe në Epir të caktohej nga një komision turko-grek. Megjithatë, Kongresi rekomandonte si vijë kufiri lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. Në rast se Greqia e Turqia nuk do të merreshin dot vesh ndërmjet tyre, thuhej në nenin 24, atëherë do të ndërhynin Fuqitë e Mëdha.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), sikundër edhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit). Bullgarisë nuk iu njohën viset e Shqipërisë Lindore, por, nga ana tjetër, iu dhanë Greqisë (e cila nuk përfitonte asgjë nga Traktati i Shën-Stefanit), viset e Çamërisë. Veç kësaj, me Traktatin e Berlinit lindi edhe një rrezik tjetër për trojet shqiptare. Ky rrezik vinte nga Austro-Hungaria, e cila, përveç pushtimit të Bosnjës dhe të Hercegovinës, fitonte gjithashtu të drejtën të vendoste garnizone ushtarake dhe të ndërtonte rrugë strategjike në sanxhakun e Novi Pazarit “deri përtej Mitrovicës”. Me këto koncesione Vjena hidhte hapin e parë për të pushtuar një ditë krejt Kosovën dhe për të dalë pastaj në Selanik.
Midis vendimeve të tjera që mori Kongresi i Berlinit, dy prej tyre preknin, njëri tërthorazi e tjetri drejtpërdrejt, dy çështje që kishin lidhje me aspektin politik të trojeve shqiptare, që do të mbeteshin nën sundimin e Perandorisë Osmane. E para trajtohej në nenin 23 të traktatit. Sipas këtij neni, Porta e Lartë detyrohej të hartonte për viset ballkanike, që ndodheshin nën sundimin e saj të plotë, “rregullore organike” për një administrim autonom të vilajeteve, pak a shumë të njëllojtë me atë që i qe dhënë ishullit të Kretës më 1868. Me qëllim që këto “rregullore” t’u përshtateshin nevojave të vendit, Porta duhej të ngarkonte “komisione të posaçme” për hartimin e tyre, në të cilat “elementi vendas duhej të përfaqësohej në shkallë të gjerë”. Projektet që do të hartoheshin për çdo vilajet, thuhej në po këtë nen, para se të hynin në fuqi, do të miratoheshin edhe nga Komisioni Evropian që u krijua nga Fuqitë e Mëdha për Rumelinë Lindore. E dyta ishte përfshirë në Protokollin nr.13 të Kongresit të Berlinit dhe kishte lidhje me venomet e Mirditës. Fillimisht çështja u ngrit nga përfaqësuesit e Francës dhe të Austro-Hungarisë. Këta kërkuan nga Porta e Lartë që ajo t’i respektonte edhe në të ardhmen “privilegjet dhe imunitetet” (domethënë: venomet), të cilat “popullsia e Mirditës i gëzon ab antiquo” (që në kohët e lashta). Përfaqësuesi osman e kundërshtoi këtë propozim që e pengonte Portën e Lartë ta nënshtronte Mirditën, duke u kapur pas faktit se zotimi për të respektuar venomet në këtë krahinë binte në kundërshtim me nenin 23, i cili e detyronte atë të zbatonte reforma administrative në vilajetet e Turqisë Evropiane. Megjithatë ai shtoi se Porta e Lartë nuk kishte ndërmend të zbatonte reformat e saj në krahinën e Mirditës. Fuqitë e Mëdha mbetën të kënaqura nga deklarata e përfaqësuesit turk, e cila u përfshi në Protokollin nr.13, duke marrë kështu vlerën e një zotimi zyrtar. Të dyja këto vendime ishin negative për Shqipërinë.
Me nenin 23 Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, jo pse e detyronin Perandorinë Osmane t’i pajiste viset ballkanike me administratë autonome “të përshtatshme” me nevojat e tyre, por me të drejtën që fitoi Porta e Lartë për ta mbajtur edhe në të ardhmen ndarjen administrative që ishte në fuqi, pra copëtimin e trojeve shqiptare ndërmjet katër vilajeteve të ndryshme. Reformat administrative autonomiste i kërkonin vetë qarqet përparimtare rilindëse, por ato i kushtëzonin këto reforma me bashkimin e trojeve shqiptare në një vilajet të vetëm autonom. Pajisja e katër vilajeteve me “rregullore organike” të veçantë, gjoja në përshtatje me nevojat e vendit, do t’i vështirësonte edhe më tej lidhjet ekonomike, shoqërore, politike e kulturore ndërmjet krahinave shqiptare të këtyre vilajeteve. Për më tepër, e drejta që fituan me nenin 23 Fuqitë e Mëdha për të ndërhyrë në këtë çështje, u dha atyre mundësinë, siç shkruante pak më vonë Abdyl Frashëri, që t’u jepnin reformave karakter joshqiptar, por serb në vilajetin e Kosovës, bullgar në atë të Manastirit dhe grek në vilajetin e Janinës. Si rrjedhim, me zbatimin e nenit 23 rritej më tepër në të ardhmen rreziku i aneksimit të trojeve shqiptare nga shtetet fqinje ballkanike dhe vështirësohej më shumë lufta e shqiptarëve për bashkimin e këtyre trojeve në një vilajet të vetëm autonom.
Po ashtu, me Protokollin nr. 13, Fuqitë e Mëdha cenonin interesat jetike të Shqipërisë, sepse çështjen kombëtare shqiptare e reduktuan vetëm si problem të popullsisë së saj katolike dhe në mënyrë të veçantë vetëm si çështjen e një krahine të saj, siç ishte krahina e vogël dhe e prapambetur e Mirditës, e cila, sipas tyre, nuk aspironte gjë tjetër, veçse të ruante statusin e saj partikularist e patriarkal. Protokolli nr.13 i hapte kështu rrugën Vjenës, e cila gëzonte prej kohësh të drejtën e mbrojtjes së popullsive katolike të Perandorisë Osmane (kultusprotektoratin), që të ndërhynte lirisht në jetën e brendshme të Mirditës dhe ta kthente atë në një pikëmbështetje të avancuar për ekspansionin e saj të mëtejshëm drejt brigjeve shqiptare të Adriatikut dhe drejt viseve të Ballkanit Qendror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riki30
Admin
Admin
avatar


Male
Numri i postimeve : 2358
Age : 48
Vendi : Prishtine
Registration date : 09/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Mbrojtja e Trojeve Shqiptare   Lidhja e Prizrenit EmptySun Sep 02, 2007 1:36 am

Për momentin ja ca shënime si po "mbrohen"(coptohen) trojet Shqiptare

Pjesa veriperëndimore e Kosovës që kufizohet me Malin e Zi, tek vendi i quajtur "Kulla", 6 km, forcat kufitare malazeze, kanë hyrë në vijën vertikale në brendësi të territorit të Kosovës, po ashtu në pjesën tjetër në Kuçishtë të Rugovës së Pejës, nga vendi i quajtur "Bjelluhë", kufiri ka ardhur duke u rrudhur për 3 km në vijën vertikale në brendësi të territorit të Kosovës.

Po ashtu, në pjesën kufitare me Serbinë në rrethin e Dardanës, ish-Kamenicë të Gjilanit, ka tendenca të theksuara për zhvatjen e trojeve shqiptare.

Shumë e rënduar është gjendja edhe andej nga ana e Gollakut dhe e Karadakut, tek katundet në kufi me Serbinë, ku katunde të tëra po braktisen nga pasiguria e qëndrimit përreth kufirit me Serbinë, kur ruajtja e kufirit nga forcat e KFOR-it, është në nivelin e një neglizhence të tejskajshme…

Disa herë me radhë, RTK-ja i ka paraqitur katundarët e asaj ane, të cilët kanë treguar për kalimin e ushtrisë serbe këndej kufirit, pra kanë hyrë drejt Kosovës.

Ka pasur mjaft raste kur ushtarët serbë kanë hyrë këndej dhe kanë bërë provokime të rënda, me krisma armësh" etj, etj.

Pastaj, dihet që 35 hektarë tokë të Kosovës i ka pushtuar Maqedonia.

Tani, kjo njohjen e pavarësisë së Kosovës po e kushtëzon: nëse shqiptarët hyjnë në bisedime, për zgjidhjen e demarkacionit të kufirit, para statusit të Kosovës!

Shteti i Maqedonisë ka tendenca të hapura edhe për gllabërimin e trojeve shqiptare, të dhuruara nga qeveria e Beogradit. (!)

Gjithashtu, pjesa veriore e Kosovës me qendër në pjesën veriore të Mitrovicës e cila përfshin 30 km në vijën vertikale plus enklavat e pashpallura serbe që në fakt ekzistojnë (pavarësisht se kjo nuk thuhet në dokumentet e UNMIK-ut) ato tani kontrollohen nga serbët kolonë dhe drejtohet nga Serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyWed Sep 19, 2007 5:04 pm

Mendoj se edhe kjo pjes e shkurtë do të ndikonte sado pask në kët tem.

Në kohën kur Naum Veqilharxhi zhvillonte veprimtarinë e vet në Rumani dhe krijonte lidhje me disa qendra të Shqipërisë së Jugut, në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë dhe të Sicilisë në Itali filluan të dukeshin shenjat e para të një lëvizjeje në përkrahje të çështjes kombëtare shqiptare. Ngjarjet që po zhvilloheshin në këtë kohë në Shqipëri, kryengritjet e njëpasnjëshme, përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për arsimin dhe kulturën kombëtare tërhoqën vëmendjen e një vargu intelektualësh të dalë nga gjiri i kolonive arbëreshe. Arbëreshët nuk e kishin harruar vendin e të parëve dhe i ruanin të gjalla, veçanërisht në folklorin e tyre të pasur, traditat e mëdha të luftës për liri, si dhe gjuhën e doket që kishin marrë nga mëmëdheu.
Të nxitur nga dashuria për atdheun e të parëve dhe nën ndikimin e interesit që shfaqte në gjysmën e parë të shek. XIX shkenca gjuhësore evropiane për gjuhën shqipe, intelektualët arbëreshë filluan të merreshin me studimin e historisë, të folklorit dhe të gjuhës së këtyre kolonive, si dhe në përgjithësi me historinë e mëmëdheut të tyre të dikurshëm. Në kohën kur filluan të bëheshin hapat e parë të gjuhësisë krahasuese dhe u zbuluan lidhjet gjenealogjike të një vargu gjuhësh, studiuesi arbëresh Engjëll Mashi në vitet e para të shek. XIX dhe Josif Krispi e Gjon Skiroj në vitet 30 hodhën tezën e prejardhjes së popullit shqiptar nga pellazgët e të gjuhës së tij nga pellazgjishtja, gjuhë që mendohej se ishte folur nga banorët më të lashtë të Ballkanit e të Mesdheut. Teza e prejardhjes pellazgjike, si shprehje e lashtësisë së popullit shqiptar, zuri vend e u përhap shumë në qarqet shkencore dhe në opinionin e gjerë.
Po në këtë kohë filloi veprimtarinë e tij Jeronim de Rada (1814-1903) nga fshati Makje i Kalabrisë, i cili u bë një nga figurat më të shquara të letërsisë arbëreshe dhe të lëvizjes patriotike shqiptare. Qysh në veprën e tij të parë, poema “Këngët e Milosaos” (1836), shkruar në dialektin arbëresh, De Rada i dha letërsisë shqipe një nga veprat e saj më të bukura. Duke trajtuar edhe më tej tema historike, nga luftërat shqiptaro-turke të shek. XV, si p.sh., në poemën “Serafina Topia” (1843), poeti, i frymëzuar nga kryengritjet shqiptare, si dhe nga lëvizjet çlirimtare që zienin në Itali, në të cilat mori pjesë vetë, vinte në dukje traditat luftarake e liridashëse të popullit shqiptar. Me këto vepra ai u bënte të njohur bashkatdhetarëve dhe nëpërmjet përkthimit italisht gjithë botës historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Me këtë intelektualët arbëreshë filluan të sendërtonin atë që e quajtën si detyrë të madhe ndaj mëmëdheut të tyre të lashtë: “të ringjallnin përpara opinionit publik ndjenjat e një kombi të lavdishëm, por të panjohur”, siç shkruante më 1847 në parathënien e veprës së vet “Mbi shqiptarët, kërkime dhe mendime”, studiuesi arbëresh Vinçenc Dorsa. Ai ia kushtonte veprën e vet “kombit të tij të përndarë e të përçarë, por një”. Me këtë Vinçenc Dorsa donte të theksonte se kolonitë arbëreshe e ndienin veten si “pjesë të pandara të një të tëre, të kombit shqiptar”.
Me gjithë kushtet e vështira, ndërmjet vatrave të veçanta të lëvizjes politike e kulturore shqiptare filluan të krijoheshin që herët lidhjet e para. Në vitin 1845 Naum Veqilharxhi dhe shqiptarët e tjerë të Bukureshtit e përgëzonin Jeronim de Radën me një letër për punimin e tij “Mbi hyjnitë e pellazgëve”, të botuar më 1843 në të cilën poeti përpiqej të shpjegonte se një varg emrash të mitologjisë greke në të vërtetë ishin shqip, sepse shpjegoheshin, sipas tij, me anë të shqipes së sotme dhe se pellazgët i kishin dhënë hua kulturës së lashtë greke një varg elementesh. Mendime të ngjashme në lidhje me prejardhjen pellazgjike të gjuhës shqipe të popullit shqiptar shfaqën edhe një varg albanologësh të huaj.
Këto mendime të De Radës dhe të albanologëve në lidhje me teorinë pellazgjike u përqafuan nga Naum Veqilharxhi dhe atdhetarë të tjerë shqiptarë. Ato luajtën një rol për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare të shqiptarëve dhe u përdorën për të vërtetuar autoktoninë e popullit shqiptar në trojet e veta dhe për të shtruar përpara opinionit ndërkombëtar njohjen e të drejtave të shqiptarëve si komb më vete.
Intelektualët arbëreshë ndiqnin me vëmendje ngjarjet që po zhvilloheshin në vitet 30-40 të shek. XIX në Shqipëri. Veprat e tyre jo vetëm u bënin jehonë këtyre ngjarjeve, por edhe, duke evokuar të kaluarën, ngrinin probleme të rëndësishme, si ato të luftës së armatosur për liri, të bashkimit të popullit shqiptar etj. Duke vënë në dukje rëndësinë e kryengritjeve që po ndodhnin në mëmëdheun e tyre të lashtë dhe duke i interpretuar ato si shenja të një kthese Vinçenc Dorsa i përshëndeste “këto kërcënime të vazhdueshme, inkursione, rebelime, mosbindje ndaj ligjeve, bashkimin e shpejtë nën flamurin e një kryetari dhe tërheqjen e vëmendjes që i bëjnë Portës së Lartë”. “Në këto fakte, unë lexoj, - vazhdonte ai, - përgatitjen e furtunës së afërme dhe agimin e ditës së kthjellët që do të vijë pas saj”. Dhe më poshtë: “Shqipëria beson se kjo ditë (e rilindjes së saj - shën. i aut.) është e afërme dhe besimi i vë asaj në lëvizje shpirtin për ta arritur. Ajo nuk flet veçse për rilindje...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyFri Sep 28, 2007 5:17 pm

Mendoj se edhe kjo temë lidhet me Trojet Shqiptare



Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë (tetor 1879-janar 1880)



Me revoltën e armatosur të Gjakovës dhe me aksionin diplomatik të pranverës së vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portës së Lartë de facto të drejtën që të fliste në emër të Shqipërisë. Veç kësaj, me qëndresën e saj energjike, ajo bëri që të zvarriteshin e të mos zbatoheshin menjëherë dy vendimet e rëndësishme të Kongresit të Berlinit, që cenonin interesat kombëtarë të Shqipërisë, njëri në favor të Malit të Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri në dobi të Greqisë (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
Megjithatë Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotësuar ende përfundimisht programin e saj. As gjashtë Fuqitë e Mëdha nuk ishin të prirura t’i anulonin vendimet që kishin marrë në Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë nga viset që u kishin premtuar Fuqitë e Mëdha. Si rrjedhim, lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrë fund, përkundrazi, parashikohej që ajo të merrte trajta të përgjakshme.
Pas vrasjes në Gjakovë të mareshal Mehmet Ali pashës, Porta e Lartë u dha të kuptojnë Fuqive të Mëdha se e kishte tepër të vështirë të përmbushte kundrejt Malit të Zi detyrimet territoriale që rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte të dinte për asnjë justifikim. Nga frika se me kalimin e kohës mund të ndryshonin rrethanat ndërkombëtare në dëm të saj, Cetina kërkonte vazhdimisht ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane të dorëzonte sa më parë krahinat e Podgoricës, të Shpuzës, të Zhabjakut, të Plavës, të Gucisë e të Rugovës, të cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhënë Malit të Zi. Veç kësaj, si kundërpeshë ajo po e vononte dorëzimin e Ulqinit, të Dinoshit dhe të Bregut të Bunës, të cilat i mbante të pushtuara qysh nga koha e luftës, por që sipas Traktatit të Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisë Osmane.
Presionin më të fortë ndaj Perandorisë Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtëzonte tërheqjen e ushtrive të saj pushtuese nga Traka me dorëzimin e krahinave që i qenë premtuar Malit të Zi. Fuqitë e tjera të Mëdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetësim qëndrimin e mëtejshëm të ushtrive ruse në afërsi të Stambollit. Kështu, në fund të vitit 1878, Porta e Lartë vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi.

Vendimi i Stambollit ngriti përsëri në këmbë shqiptarët. Për të shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjëherë, në fillim të janarit 1879, Komiteti Kombëtar i Lidhjes, i cili ripohoi qëndrimin e vet të caktuar më parë. Sipas kësaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorëzimin e Podgoricës, të Shpuzës e të Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi të përziera sllavo-shqiptare, por do ta kundërshtonte me armë lëshimin e Plavës dhe të Gucisë, popullsia e të cilave ishte në masën dërrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombëtar e miratuan të dy komitetet ndërkrahinore të vilajeteve të Shkodrës dhe të Kosovës, të cilat po në janar 1879 mblodhën kuvendet e tyre të jashtëzakonshme, pothuajse në atë kohë që zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndërkrahinor i Prevezës. Meqenëse Plava e Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm, me Ali pashë Gucinë në krye.
Ndërkaq u mblodh në fshatin Virpazar, në afërsi të liqenit të Shkodrës, komisioni turko-malazez, i cili më 2 shkurt 1879 nënshkroi marrëveshjen dypalëshe për formalitetet e dorëzimit brenda një jave të krahinave të vilajetit të Shkodrës, që i takonin njëra-tjetrës sipas Traktatit të Berlinit. Nga frika e kryengritjes së shqiptarëve, Porta e Lartë nuk pranoi ta përfshinte në marrëveshje dorëzimin e Plavës e të Gucisë, duke e lënë çështjen e tyre për t’u zgjidhur më vonë. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vështirësi. Po ashtu u bë edhe dorëzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut të Bunës nga ana e autoriteteve malazeze. Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punën të zgjatej më tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjëherë Fuqive të Mëdha, duke kërkuar prej tyre që ta detyronin Perandorinë Osmane t’ia dorëzonte dy krahinat shqiptare (Plavën dhe Gucinë) Malit të Zi. Nga ana e vet Porta e Lartë u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë e në Guci një Komision Ndërkombëtar për t’u bindur për vështirësitë që gjente te shqiptarët e egërsuar nga padrejtësitë e Kongresit të Berlinit. Në vend të tij ato dërguan Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të përbërë nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe të dy shteteve të interesuara. Komisioni filloi nga puna në maj 1879 dhe për disa muaj me radhë u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës, kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë e në Guci, përfaqësuesit e Komitetit Ndërkrahinor të Prizrenit u paraqitën Fuqive të Mëdha, më 22 gusht 1879, një notë me shkrim, me të cilën deklaronin se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa pjesëmarrjen në Komisionin Ndërkombëtar të krerëve të Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithë” Shqipëria. Pas kësaj note të rreptë, Komisioni Ndërkombëtar e ndërpreu punën e vet, pezulloi udhëtimin e tij për në Plavë e në Guci.
Me këtë rast filluan përsëri protestat e Malit të Zi dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane që ta zgjidhte sa më parë çështjen e Plavës e të Gucisë. Porta e Lartë provoi t’i bindte banorët e dy krahinave kufitare që të hiqnin dorë nga qëndresa e mëtejshme, duke u premtuar familjeve, që nuk dëshironin të jetonin nën sundimin malazez, se do t’u jepte tokë në vendbanime të reja dhe se do t’i çlironte nga taksat për dhjetë vjet. Por shqiptarët nuk u lëkundën nga vendimi i tyre. Atëherë knjaz Nikolla filloi të kërcënonte se do ta zgjidhte këtë çështje me anën e luftës së armatosur dhe se në një rast të tillë nuk do të aneksonte vetëm Plavën e Gucinë, por edhe vise të tjera shqiptare.
Në këto rrethana, marrëdhëniet shqiptaro-malazeze erdhën duke u keqësuar vazhdimisht. Gjatë muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi përqendrimin e ushtrive në kufi, duke e çuar numrin e tyre në 5 600 veta. Këtyre masave Lidhja e Prizrenit iu përgjigj duke vënë në gatishmëri luftarake forcat e saj të armatosura.
Sipas vendimit që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes kishte marrë më 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nën kryesinë e Ali pashë Gucisë, i krijuar nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, shpalli për zonën e Plavës e të Gucisë gjendjen e luftës. Të gjithë burrat plavianë e gucianë të aftë për armë u shpallën luftëtarë që do të qëndronin në gatishmëri në shtëpitë e tyre. Po në tetor 2 mijë gjakovarë të armatosur u nisën për në Guci. Në fund të tetorit mbërritën këtu edhe vullnetarë nga Shkodra e Malësia. Porta e Lartë, për të mënjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinës që në vend të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë t’i jepte disa vise sllave të Hercegovinës. Por propozimin e Stambollit, të cilin e kundërshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyFri Sep 28, 2007 5:21 pm

Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, që ndodhën gjatë tetorit, knjaz Nikolla vendosi më në fund të kalonte në sulme të hapura. Më 31 tetor dhe 1 nëntor 1879 forcat malazeze, duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe, njëherazi, të matnin pulsin e shqiptarëve, kryen dy inkursione kundër vijës mbrojtëse të forcave të Lidhjes, të parin në fshatin Pepaj dhe të dytin në fshatin Arzhanicë. Në këtë të fundit vranë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft shtëpi, por pas disa orë luftimesh u dëbuan nga forcat e Lidhjes. Në të vërtetë këto qenë sulme demonstrative, të cilat shqiptarët i përballuan pa ndonjë vështirësi. Edhe pse dështoi, sulmi malazez nxiti një valë të madhe mobilizimi në të katër anët e Shqipërisë. Me mijëra vullnetarë të tjerë vrapuan në krahinat e Gjakovës, të Pejës, të Dibrës e të Shkodrës. Gatishmëria e shqiptarëve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, i vendosur në Guci, u detyrua të pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojën dhe nuk kishte mundësi për t’i sistemuar.
Në fillim të muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenë rreshtuar gjatë vijës kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, kurse forcat shqiptare përballë tyre në fshatrat Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare në sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetëm me një urë prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndërsa në atë shqiptare dominonte pllaja e Plavës.
Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta. Në këto luftime u vra edhe një nga komandantët e shquar të ushtrisë së Lidhjes, Jakup Ferri.
Vendosmëria e shqiptarëve për të qëndruar deri në fund dhe këmbëngulja e Cetinës për të vazhduar më tej luftën alarmuan si Fuqitë e Mëdha, ashtu edhe Perandorinë Osmane. Nga frika e ndërlikimeve të reja, Porta e Lartë vendosi ta zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave kufitare. Për këtë qëllim ajo nisi menjëherë për në Kosovë mareshal Ahmet Muhtar pashën, i cili atë kohë ishte komandanti i Armatës osmane të Rumelisë me qendër në Manastir. Mareshali, i shoqëruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarë), sapo arriti në Prizren thirri në takim anëtarët e Komitetit Kombëtar të Lidhjes për t’i bindur që t’i nënshtroheshin vendimit të sulltanit. Por ata nuk pranuan. Më 14 dhjetor 1879 lëshoi një shpallje, me të cilën u kërkonte shqiptarëve që të merrnin në konsideratë gjendjen kritike të Portës së Lartë dhe të mos pengonin dorëzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qëndresën e tyre po shkaktonin shkatërrimin e Perandorisë Osmane, por as lutjet, as kërcënimet nuk dhanë rezultat. Më 15 dhjetor 1879 u mblodh në Guci Kuvendi i përfaqësuesve të Komitetit Ndërkrahinor të Kosovës, i cili vendosi që ta kundërshtonte me armë deri në fund dorëzimin e kalasë së Gucisë. “Ne, banorët e Plavës e të Gucisë, - thuhej në memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane që u japin malazezëve tokat e trashëguara nga prindërit tanë. Ne do ta kundërshtojmë me armë dorëzimin e tokave tona”.
Sipas porosisë që kishte dhënë Porta e Lartë, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake për të penguar vajtjen e vullnetarëve shqiptarë në Plavë e në Guci. Për këtë qëllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione të tjera, të cilat i vendosi nëpër shtigjet e rrugëve. Pas kësaj u nis për në Gjakovë, ku gjeti një gjendje më të acaruar se në Prizren. Gjakovarët e paralajmëruan se, po ta vazhdonte më tej rrugën drejt kufirit, do të pësonte fatin e Mehmet Ali pashë Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugën për në Plavë e në Guci, mareshali osman e ndërpreu misionin e vet, hoqi dorë nga vajtja në Guci dhe u kthye në Prizren. Dështimi i misionit të Ahmet Muhtar pashës e bindi përfundimisht knjaz Nikollën të mos shpresonte më as te ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha. Si rrjedhim, ai vendosi të ndërmerrte kundër forcave të Lidhjes Shqiptare një mësymje të përgjithshme, e cila u zhvillua javën e parë të muajit janar 1880. Në këtë mësymje u hodh pothuajse e gjithë ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijë veta, që u rreshtuan përballë Plavës e Gucisë.
Sapo u njoftua për përgatitjet ushtarake të Cetinës, Shtabi Ushtarak Shqiptar i përforcoi masat mbrojtëse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijëra vullnetarë nga e gjitha Shqipëria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat më të largëta të Shqipërisë së Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashë Gucia, që mori vetë në dorë drejtimin e operacioneve luftarake, përqendroi në zonën kufitare me Plavën e Gucinë 4 mijë luftëtarë vendas dhe 3 mijë vullnetarë të tjerë, gjithsej 7 mijë veta.
Komanda malazeze kishte rreshtuar në vijën e parë të frontit forcat vullnetare të komanduara nga Mark Milani, të cilët do të fillonin sulmin sipas taktikës së tyre tradicionale që kishte pasur kurdoherë sukses përballë ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin përqendruar në një sektor të ngushtë (Velikë-Pepaj), me qëllim që t’i shpartallonin shqiptarët që me sulmin e parë, në drejtim të Plavës. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezëve në mënyrë të papritur iniciativën. Më 6 dhe 7 janar 1880 njësi të vogla shqiptarësh, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, ndërmorën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga ana e sanxhakut të Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdonin të sulmonin nga verilindja, për t’u dalë forcave të tyre prapa shpine e tërhoqi ushtrinë nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të rreshtuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar një sulm të furishëm kundër pozitave të armikut që ndodhej në Velikë, në Pepaj e në Arzhanicë.
Sulmin e nisën luftëtarët e Nokshiqit të komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mësymja ishte e furishme dhe pas luftimesh të ashpra e trup më trup forcat malazeze, të përbëra nga 4 mijë luftëtarë, u detyruan të tërhiqeshin. Ushtritë e Lidhjes, pasi thyen edhe njësitë malazeze të komanduara nga Mark Milani, hynë në tokën malazeze, shtinë në dorë Arzhanicën, Velikën e Pepajn dhe u drejtuan për në Murinë. Luftimet më të përgjakshme u bënë në Velikë e në Pepaj, prandaj përpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeskë. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndërmend të vazhdonte përparimin në thellësi të tokës së Malit të Zi. Më 9 janar ai urdhëroi forcat shqiptare, që nuk hasën ndonjë kundërshtim nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër.
Gjatë betejës së Pepajt e të Velikës, të dyja palët patën dëme në njerëz, por, sipas të dhënave të ndryshme, ato të Malit të Zi qenë më të shumta. Shqiptarët lanë në këto luftime edhe dy kapedanët trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.
Vrulli patriotik që përshkoi luftën në Velikë e në Pepaj dhe fitorja që shqiptarët korrën kundër ushtrive malazeze më 8 janar 1880, la përshtypje të thellë në opinionin ndërkombëtar. Disa ditë më vonë, kryekonsulli austro-hungarez në Shkodër, Shmuker, i cili e ndoqi së afërmi zhvillimin e betejës, i raportonte qeverisë së vet: “Vetë malazezët pohojnë se në luftën e Velikës e të Pepajt shqiptarët luftuan burrërisht dhe fituan mbi ta. Dhe me të vërtetë, fuqia e Lidhjes (së Prizrenit - shën. i aut.) e theu atë ushtri malazeze që ka qenë kurdoherë e zonja t’u bëjë ballë forcave turke. Shqiptarët luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare”. Pas kësaj, opinioni publik evropian filloi të interesohej për historinë e popullit shqiptar dhe për të drejtat e tij kombëtare. Veç kësaj, disa publicistë kritikuan Kongresin e Berlinit që nuk i kishte përfillur të drejtat e një kombi aq trim dhe aq liridashës, siç ishte populli shqiptar.
Me fitoren që korrën në Nokshiq, në Pepaj e në Velikë shqiptarët i dhanë të kuptonte diplomacisë evropiane se Perandoria Osmane, sado që po e mbante Shqipërinë prej pesë shekujsh nën zgjedhë, nuk ishte zonjë e trojeve të saj dhe se zotër të këtyre trojeve ishin banorët shqiptarë. Disfata që pësoi në front e bindi qeverinë malazeze se ajo vetë nuk ishte në gjendje ta thyente qëndresën e Lidhjes Shqiptare me anën e luftës së armatosur. Për këtë arsye knjaz Nikolla shpalli menjëherë se i kishte pezulluar veprimet luftarake në kufi dhe se zbatimin e Traktatit të Berlinit në këtë pikë po ua linte përsëri në dorë Fuqive të Mëdha. Madje ai kërkoi nga konsulli britanik në Shkodër që të ndërhynte pranë autoriteteve qeveritare të vilajetit, me qëllim që edhe shqiptarët t’i pezullonin veprimet e mëtejshme luftarake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyThu Oct 18, 2007 5:21 am

NËSE VETËM NJË LIBËR SHQIP GJINDEJ NË FSHAT, ATËHERË DIGJEJ I TËRË FSHATI (XXI)Prishtinë, 01 maj 2004 (KeL / Qazim META) - Sipas të dhënave që gjenden në Arkivin e Jugosllavisë, (Fondi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (1918-1941), në Kosovë do të fillojë çvendosja e shqiptarëve në kampet e përqëndrimit në Nish dhe Leskovcë (1919-1921). Sipas këtyre materialeve vetëm gjatë vitit 1919 në Kosovë janë likuiduar:
Në Prefekturën e Pejës janë likuiduar 1563 shqiptarë, kryesisht gra, pleq e fëmijë, ndërsa janë djegur 714 shtëpi.
Në Prefekturën e Mitrovicës janë likuiduar 1330 persona të moshës së shtyrë, ndërsa janë djegur 42 shtëpi.
Në Prefekturën e Prizrenit janë vrarë 4600 shqiptarë, ndërsa janë djegur 2194 shtëpi.
Në Prefekturën e Vuçiternës janë vrarë 2179 shqiptarë, ndërsa janë rrënuar 1463 shtëpi.
Në Prefekturën e Preshevës janë vrarë 267 veta, ndërsa janë djegur 182 shtëpi.
Ky dokument thekson se asokohe janë likuiduar mbi 13 mijë shqiptarë të cilët ishin qytetarë të qetë. Jo vetëm gjatë vitit 1920 pushteti serboçetnik filloi ndjekjen e shfarosjen në masë të popullsisë shqiptare. Vetëm në Kampin e përqëndrimit në Nish Serbia dërgoi si peng anëtarët e 640 familjeve, ndërsa në Leskovcë u morrën peng anëtarët e familjeve të 241 shqiptarëve të evidentuar në listat e policisë si persona që duhet të likuidohen. Në këto kampe të përqëndrimit, sipas dokumenteve serbe, shihet se ishin përcaktuar për t’u eleminuar pjesëtarët e familjeve të kaçakëve që kishin dalë në male për shkak të dhunës e terrorit shtetëror. Atyre pushteti serb u kishet shpallur ultimatum se duhej të dorëzohen deri më 10 mars të vitit 1921. Sipas këtyre të dhënave del qartë se fashizmi së pari në Evropë është zbatuar në viset shqiptare nga ana e Serbisë.
Pushteti serb gati të GJITHA XHAMITË në Kosovë gjatë vitit 1919 i kishte kthyer në shtalla kuajsh në mënyrë që të provokohen shqiptarët dhe të shpërngulen për Turqi. Në të shumtën e rasteve varrezat shqiptare ishin rrënuar. Të gjithë imamët e xhamijave ishin “thirrur në bisedime” dhe më nuk ishin kthyer të gjallë në shtëpi. Nëse vetëm një libër shqip gjindej në fshat, atëherë digjej i tërë fshati. Sidomos gjatë dimrit të vitit 1919-1920, xhandarmëria serbe filloi një terror të organizuar kundër familjes shqiptare. Sipas dokumentit të Komitetit të Kosovës gjatë kësaj kohe xhandarët serbë plaçkitën e rrëmbyen stolitë e 23415 femrave shqiptare. Shumicës së tyre ia shkyen veshët duke bërë keqtrajtime të tjera të pashembullt e të paderguara më parë. Sipas dokumenteve serbe të kësaj kohe, 23011 shqiptarë, shumica e moshuar, gjindeshin në burgje, ngaqë këta, për shkak të moshës nuk kishin patur mundësi të arratisen nëpër male. Shqiptari terrorizohej në rrugë, në arë, në çdo pore të jetës, ky terror kishte qëllim që të detyronte shqiptarët të shpërnguleshin vetë për në Turqi dhe Kosova të kolonizohej dhe serbizohej. Si rezultat i kësaj politike në Turqi fillon shpërngulja masive:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 04, 2007 8:17 am

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë (tetor 1879-janar 1880)

25 maj 2003 (KeL) - Me revoltën e armatosur të Gjakovës dhe me aksionin diplomatik të pranverës së vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portës së Lartë de facto të drejtën që të fliste në emër të Shqipërisë. Veç kësaj, me qëndresën e saj energjike, ajo bëri që të zvarriteshin e të mos zbatoheshin menjëherë dy vendimet e rëndësishme të Kongresit të Berlinit, që cenonin interesat kombëtarë të Shqipërisë, njëri në favor të Malit të Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri në dobi të Greqisë (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
Megjithatë Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotësuar ende përfundimisht programin e saj.

As gjashtë Fuqitë e Mëdha nuk ishin të prirura t’i anulonin vendimet që kishin marrë në Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë nga viset që u kishin premtuar Fuqitë e Mëdha. Si rrjedhim, lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrë fund, përkundrazi, parashikohej që ajo të merrte trajta të përgjakshme.
Pas vrasjes në Gjakovë të mareshal Mehmet Ali pashës, Porta e Lartë u dha të kuptojnë Fuqive të Mëdha se e kishte tepër të vështirë të përmbushte kundrejt Malit të Zi detyrimet territoriale që rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte të dinte për asnjë justifikim. Nga frika se me kalimin e kohës mund të ndryshonin rrethanat ndërkombëtare në dëm të saj, Cetina kërkonte vazhdimisht ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane të dorëzonte sa më parë krahinat e Podgoricës, të Shpuzës, të Zhabjakut, të Plavës, të Gucisë e të Rugovës, të cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhënë Malit të Zi. Veç kësaj, si kundërpeshë ajo po e vononte dorëzimin e Ulqinit, të Dinoshit dhe të Bregut të Bunës, të cilat i mbante të pushtuara qysh nga koha e luftës, por që sipas Traktatit të Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisë Osmane.
Presionin më të fortë ndaj Perandorisë Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtëzonte tërheqjen e ushtrive të saj pushtuese nga Traka me dorëzimin e krahinave që i qenë premtuar Malit të Zi. Fuqitë e tjera të Mëdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetësim qëndrimin e mëtejshëm të ushtrive ruse në afërsi të Stambollit. Kështu, në fund të vitit 1878, Porta e Lartë vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi.
Vendimi i Stambollit ngriti përsëri në këmbë shqiptarët. Për të shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjëherë, në fillim të janarit 1879, Komiteti Kombëtar i Lidhjes, i cili ripohoi qëndrimin e vet të caktuar më parë. Sipas kësaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorëzimin e Podgoricës, të Shpuzës e të Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi të përziera sllavo-shqiptare, por do ta kundërshtonte me armë lëshimin e Plavës dhe të Gucisë, popullsia e të cilave ishte në masën dërrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombëtar e miratuan të dy komitetet ndërkrahinore të vilajeteve të Shkodrës dhe të Kosovës, të cilat po në janar 1879 mblodhën kuvendet e tyre të jashtëzakonshme, pothuajse në atë kohë që zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndërkrahinor i Prevezës. Meqenëse Plava e Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm, me Ali pashë Gucinë në krye.
Ndërkaq u mblodh në fshatin Virpazar, në afërsi të liqenit të Shkodrës, komisioni turko-malazez, i cili më 2 shkurt 1879 nënshkroi marrëveshjen dypalëshe për formalitetet e dorëzimit brenda një jave të krahinave të vilajetit të Shkodrës, që i takonin njëra-tjetrës sipas Traktatit të Berlinit. Nga frika e kryengritjes së shqiptarëve, Porta e Lartë nuk pranoi ta përfshinte në marrëveshje dorëzimin e Plavës e të Gucisë, duke e lënë çështjen e tyre për t’u zgjidhur më vonë. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vështirësi. Po ashtu u bë edhe dorëzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut të Bunës nga ana e autoriteteve malazeze.
Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punën të zgjatej më tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjëherë Fuqive të Mëdha, duke kërkuar prej tyre që ta detyronin Perandorinë Osmane t’ia dorëzonte dy krahinat shqiptare (Plavën dhe Gucinë) Malit të Zi. Nga ana e vet Porta e Lartë u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë e në Guci një Komision Ndërkombëtar për t’u bindur për vështirësitë që gjente te shqiptarët e egërsuar nga padrejtësitë e Kongresit të Berlinit. Në vend të tij ato dërguan Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të përbërë nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe të dy shteteve të interesuara. Komisioni filloi nga puna në maj 1879 dhe për disa muaj me radhë u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës, kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë e në Guci, përfaqësuesit e Komitetit Ndërkrahinor të Prizrenit u paraqitën Fuqive të Mëdha, më 22 gusht 1879, një notë me shkrim, me të cilën deklaronin se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa pjesëmarrjen në Komisionin Ndërkombëtar të krerëve të Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithë” Shqipëria. Pas kësaj note të rreptë, Komisioni Ndërkombëtar e ndërpreu punën e vet, pezulloi udhëtimin e tij për në Plavë e në Guci.
Me këtë rast filluan përsëri protestat e Malit të Zi dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane që ta zgjidhte sa më parë çështjen e Plavës e të Gucisë. Porta e Lartë provoi t’i bindte banorët e dy krahinave kufitare që të hiqnin dorë nga qëndresa e mëtejshme, duke u premtuar familjeve, që nuk dëshironin të jetonin nën sundimin malazez, se do t’u jepte tokë në vendbanime të reja dhe se do t’i çlironte nga taksat për dhjetë vjet. Por shqiptarët nuk u lëkundën nga vendimi i tyre. Atëherë knjaz Nikolla filloi të kërcënonte se do ta zgjidhte këtë çështje me anën e luftës së armatosur dhe se në një rast të tillë nuk do të aneksonte vetëm Plavën e Gucinë, por edhe vise të tjera shqiptare.
Në këto rrethana, marrëdhëniet shqiptaro-malazeze erdhën duke u keqësuar vazhdimisht. Gjatë muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi përqendrimin e ushtrive në kufi, duke e çuar numrin e tyre në 5 600 veta. Këtyre masave Lidhja e Prizrenit iu përgjigj duke vënë në gatishmëri luftarake forcat e saj të armatosura.
Sipas vendimit që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes kishte marrë më 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nën kryesinë e Ali pashë Gucisë, i krijuar nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, shpalli për zonën e Plavës e të Gucisë gjendjen e luftës. Të gjithë burrat plavianë e gucianë të aftë për armë u shpallën luftëtarë që do të qëndronin në gatishmëri në shtëpitë e tyre. Po në tetor 2 mijë gjakovarë të armatosur u nisën për në Guci. Në fund të tetorit mbërritën këtu edhe vullnetarë nga Shkodra e Malësia. Porta e Lartë, për të mënjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinës që në vend të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë t’i jepte disa vise sllave të Hercegovinës. Por propozimin e Stambollit, të cilin e kundërshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, që ndodhën gjatë tetorit, knjaz Nikolla vendosi më në fund të kalonte në sulme të hapura. Më 31 tetor dhe 1 nëntor 1879 forcat malazeze, duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe, njëherazi, të matnin pulsin e shqiptarëve, kryen dy inkursione kundër vijës mbrojtëse të forcave të Lidhjes, të parin në fshatin Pepaj dhe të dytin në fshatin Arzhanicë. Në këtë të fundit vranë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft shtëpi, por pas disa orë luftimesh u dëbuan nga forcat e Lidhjes. Në të vërtetë këto qenë sulme demonstrative, të cilat shqiptarët i përballuan pa ndonjë vështirësi. Edhe pse dështoi, sulmi malazez nxiti një valë të madhe mobilizimi në të katër anët e Shqipërisë. Me mijëra vullnetarë të tjerë vrapuan në krahinat e Gjakovës, të Pejës, të Dibrës e të Shkodrës. Gatishmëria e shqiptarëve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, i vendosur në Guci, u detyrua të pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojën dhe nuk kishte mundësi për t’i sistemuar.
Në fillim të muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenë rreshtuar gjatë vijës kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, kurse forcat shqiptare përballë tyre në fshatrat Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare në sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetëm me një urë prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndërsa në atë shqiptare dominonte pllaja e Plavës.
Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta. Në këto luftime u vra edhe një nga komandantët e shquar të ushtrisë së Lidhjes, Jakup Ferri.
Vendosmëria e shqiptarëve për të qëndruar deri në fund dhe këmbëngulja e Cetinës për të vazhduar më tej luftën alarmuan si Fuqitë e Mëdha, ashtu edhe Perandorinë Osmane. Nga frika e ndërlikimeve të reja, Porta e Lartë vendosi ta zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave kufitare. Për këtë qëllim ajo nisi menjëherë për në Kosovë mareshal Ahmet Muhtar pashën, i cili atë kohë ishte komandanti i Armatës osmane të Rumelisë me qendër në Manastir. Mareshali, i shoqëruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarë), sapo arriti në Prizren thirri në takim anëtarët e Komitetit Kombëtar të Lidhjes për t’i bindur që t’i nënshtroheshin vendimit të sulltanit. Por ata nuk pranuan. Më 14 dhjetor 1879 lëshoi një shpallje, me të cilën u kërkonte shqiptarëve që të merrnin në konsideratë gjendjen kritike të Portës së Lartë dhe të mos pengonin dorëzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qëndresën e tyre po shkaktonin shkatërrimin e Perandorisë Osmane, por as lutjet, as kërcënimet nuk dhanë rezultat. Më 15 dhjetor 1879 u mblodh në Guci Kuvendi i përfaqësuesve të Komitetit Ndërkrahinor të Kosovës, i cili vendosi që ta kundërshtonte me armë deri në fund dorëzimin e kalasë së Gucisë. “Ne, banorët e Plavës e të Gucisë, - thuhej në memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane që u japin malazezëve tokat e trashëguara nga prindërit tanë. Ne do ta kundërshtojmë me armë dorëzimin e tokave tona”.
Sipas porosisë që kishte dhënë Porta e Lartë, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake për të penguar vajtjen e vullnetarëve shqiptarë në Plavë e në Guci. Për këtë qëllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione të tjera, të cilat i vendosi nëpër shtigjet e rrugëve. Pas kësaj u nis për në Gjakovë, ku gjeti një gjendje më të acaruar se në Prizren. Gjakovarët e paralajmëruan se, po ta vazhdonte më tej rrugën drejt kufirit, do të pësonte fatin e Mehmet Ali pashë Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugën për në Plavë e në Guci, mareshali osman e ndërpreu misionin e vet, hoqi dorë nga vajtja në Guci dhe u kthye në Prizren. Dështimi i misionit të Ahmet Muhtar pashës e bindi përfundimisht knjaz Nikollën të mos shpresonte më as te ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha. Si rrjedhim, ai vendosi të ndërmerrte kundër forcave të Lidhjes Shqiptare një mësymje të përgjithshme, e cila u zhvillua javën e parë të muajit janar 1880. Në këtë mësymje u hodh pothuajse e gjithë ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijë veta, që u rreshtuan përballë Plavës e Gucisë.
Sapo u njoftua për përgatitjet ushtarake të Cetinës, Shtabi Ushtarak Shqiptar i përforcoi masat mbrojtëse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijëra vullnetarë nga e gjitha Shqipëria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat më të largëta të Shqipërisë së Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashë Gucia, që mori vetë në dorë drejtimin e operacioneve luftarake, përqendroi në zonën kufitare me Plavën e Gucinë 4 mijë luftëtarë vendas dhe 3 mijë vullnetarë të tjerë, gjithsej 7 mijë veta.
Komanda malazeze kishte rreshtuar në vijën e parë të frontit forcat vullnetare të komanduara nga Mark Milani, të cilët do të fillonin sulmin sipas taktikës së tyre tradicionale që kishte pasur kurdoherë sukses përballë ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin përqendruar në një sektor të ngushtë (Velikë-Pepaj), me qëllim që t’i shpartallonin shqiptarët që me sulmin e parë, në drejtim të Plavës. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezëve në mënyrë të papritur iniciativën. Më 6 dhe 7 janar 1880 njësi të vogla shqiptarësh, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, ndërmorën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga ana e sanxhakut të Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdonin të sulmonin nga verilindja, për t’u dalë forcave të tyre prapa shpine e tërhoqi ushtrinë nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të rreshtuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar një sulm të furishëm kundër pozitave të armikut që ndodhej në Velikë, në Pepaj e në Arzhanicë.
Sulmin e nisën luftëtarët e Nokshiqit të komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mësymja ishte e furishme dhe pas luftimesh të ashpra e trup më trup forcat malazeze, të përbëra nga 4 mijë luftëtarë, u detyruan të tërhiqeshin. Ushtritë e Lidhjes, pasi thyen edhe njësitë malazeze të komanduara nga Mark Milani, hynë në tokën malazeze, shtinë në dorë Arzhanicën, Velikën e Pepajn dhe u drejtuan për në Murinë. Luftimet më të përgjakshme u bënë në Velikë e në Pepaj, prandaj përpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeskë. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndërmend të vazhdonte përparimin në thellësi të tokës së Malit të Zi. Më 9 janar ai urdhëroi forcat shqiptare, që nuk hasën ndonjë kundërshtim nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër.
Gjatë betejës së Pepajt e të Velikës, të dyja palët patën dëme në njerëz, por, sipas të dhënave të ndryshme, ato të Malit të Zi qenë më të shumta. Shqiptarët lanë në këto luftime edhe dy kapedanët trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.


Edituar për herë të fundit nga në Sun Nov 04, 2007 8:48 am, edituar 5 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 04, 2007 8:24 am

Vrulli patriotik që përshkoi luftën në Velikë e në Pepaj dhe fitorja që shqiptarët korrën kundër ushtrive malazeze më 8 janar 1880, la përshtypje të thellë në opinionin ndërkombëtar. Disa ditë më vonë, kryekonsulli austro-hungarez në Shkodër, Shmuker, i cili e ndoqi së afërmi zhvillimin e betejës, i raportonte qeverisë së vet: “Vetë malazezët pohojnë se në luftën e Velikës e të Pepajt shqiptarët luftuan burrërisht dhe fituan mbi ta. Dhe me të vërtetë, fuqia e Lidhjes (së Prizrenit - shën. i aut.) e theu atë ushtri malazeze që ka qenë kurdoherë e zonja t’u bëjë ballë forcave turke. Shqiptarët luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare”. Pas kësaj, opinioni publik evropian filloi të interesohej për historinë e popullit shqiptar dhe për të drejtat e tij kombëtare. Veç kësaj, disa publicistë kritikuan Kongresin e Berlinit që nuk i kishte përfillur të drejtat e një kombi aq trim dhe aq liridashës, siç ishte populli shqiptar.
Me fitoren që korrën në Nokshiq, në Pepaj e në Velikë shqiptarët i dhanë të kuptonte diplomacisë evropiane se Perandoria Osmane, sado që po e mbante Shqipërinë prej pesë shekujsh nën zgjedhë, nuk ishte zonjë e trojeve të saj dhe se zotër të këtyre trojeve ishin banorët shqiptarë. Disfata që pësoi në front e bindi qeverinë malazeze se ajo vetë nuk ishte në gjendje ta thyente qëndresën e Lidhjes Shqiptare me anën e luftës së armatosur. Për këtë arsye knjaz Nikolla shpalli menjëherë se i kishte pezulluar veprimet luftarake në kufi dhe se zbatimin e Traktatit të Berlinit në këtë pikë po ua linte përsëri në dorë Fuqive të Mëdha. Madje ai kërkoi nga konsulli britanik në Shkodër që të ndërhynte pranë autoriteteve qeveritare të vilajetit, me qëllim që edhe shqiptarët t’i pezullonin veprimet e mëtejshme luftarake.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 04, 2007 8:49 am

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ KOSOVËS NË TURQI 1912-1915 (XX)



Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Sipas dokumenteve që gjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd, në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulati gjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik në Turqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqi shpërngulen 8866 shqiptarë,
Dhjetor 1912 në Turqi shpërngulen 11493 shqiptarë,
Gjatë Janarit 1913 shpërngulen 12087 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit shpërngulen 1288 shqiptarë,
Gjatë Marsit shpërngulen 7553 shqiptarë,
Gjatë Prillit shpëngulen 6725 shqiptarë,
Gjatë Majit shpërngulen 12813 shqiptarë,
Gjatë Qershorit shpërngulen 9386 shqiptarë,
Gjatë Korrikut shpërngulen 21045 shqiptarë,
Gjatë Gushtit shpërngulen 29312 shqiptarë,
Gjatë Shtatorit shpërngulen 13380 shqitparë,
Gjatë Tetorit janë shpërngulur 14764 shqiptarë,
Gjatë Nëntorit shpërngulen 17313 shqiptarë,
Gjatë Dhjetorit shpërngulen 15502 shqiptarë,
Gjatë janarit të vitit 1914 në Turqi shpërngulen 10182 shqiptarë,
Gjatë Shkurtit në Turqi shpërngulen 25060 shqitparë,
Gjatë Marsit në Turqi shpërngulen 12346 shqiptarë,
Gjithsej, sipas dokumentit, vetëm në Turqi, janë shpërngulur 239807 persona. Në këtë shifër theksohet se nuk hyjnë fëmijët që ishin nën moshën 6 vjeçare. Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallë kanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugës tokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anije evropiane.
Sipas të dhënave të “Komitetit të Kosovës”, gjatë Prillit të vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë,
Gjatë Qershorit për në Turqi janë shpërngulur 14821 shqiptarë,
Gjatë Korrikut për në Turqi janë shpërngulur 26237 shqiptarë,
Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike (“Dokumenta o spolnjoj politici kraljevine serbije”, K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijë serbë në zonën e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës të okupuar nga malazezët.


SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SNXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)

Prishtinë, 01 tetor 2003 (KeL / Qazim META) - Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishn: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Kaukazin e vet”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabimdhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi. Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim i përditshëm”. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumente tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Në lidhje me këtë dëshmojnë dokumentet angleze të botuara në librin e BILALL SHIMSHIRIT; Rumeliden Geqlrei I. II Istambull 1979. Në ato materiale dëshmohet se asokohe në Vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit prej Sanxhakut të Nishit, prej Plavës dhe Gucisë, prej territorit të Junipazarit, janë shpërngulur 350 mijë banorë, prej të cilëve shumica absolute të Kosovës në Sanxhakun e Nishit, deri në vitin 1892 janë shpërngulur 5600 serb. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në realitet, statistika turke shënon shifrën për 450 serb më pas se sa shifrat serbe. Sipas dokumenteve serbe dhe turke, të gjithë shqiptarët prej Sanxhakut të Nishit do të vendosen në territorin e Kosovës. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës. Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjese të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 04, 2007 2:41 pm

Ju lumte ju lumte, asgje tjeter nuk mund te theme per kete teme e kete rubrike, qe paski hapur dhe qe paskeni shkruar ne te. Sa me pare do te bi edhe une shkrime te reja dhe do ti postoj ketu. Kjo teme me terheq me se shumti nga te gjithat, por ja qe nuk me ka ra ndermend ta hap. Pershendetje vellazerore nga i juaji Vuthjani...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 04, 2007 3:25 pm

Shpresoi qe me lejohet te postoi ca Foto te vjetra ne mbrojtjen e trojeve Shqiptare.



Lidhja e Prizrenit 545

Lidhja e Prizrenit 546

Lidhja e Prizrenit 547
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyWed Nov 07, 2007 1:58 pm

SI U NDA SHQYPNIA

Nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer deri
tek vrasja e Gjeneral Telinit.
Aventura per vendosjen e kufijve te Shqiperise
dhe humbja e gjysmes se territoreve. Historia e
Konsullit Haven dhe e mbeshtetjes qe SHBA vendosi
t'i jape Qeverise se Tiranes.



Eduard Grei, Ministri i Jashtem i Mbreterise Britanike dhe Kryetar i Konferences se Ambasadoreve te Fuqive te Medha per Ballkanin, kishte caktuar vetem 15 minuta kohe per takimin me perfaqesuesin shqiptar ne Londer, Mehmet Konicen. Mbi tryezen e tij qe shtrire harta e madhe e Ballkanit dhe Ministri, e dinte fare mire se Shqiperia e dobet ishte e humbura e madhe. Kishte pak vullnet per te diskutuar me nje shqiptar edhe pse, ndermjetes te takimit ishin disa miq te perbashket, aristokrate te vjeter, qe kishin ruajtur gjithmone lidhje me Orientin e larget.

Me fytyre nga dritarja, Grei nuk denjoi te kthehej, kur Ambasadori shqiptar hyri ne salle. I kerkoi atij vetem te fliste, duke ndenjur gjithmone me shpine dhe duke ndjekur levizjet ne rruge. Nje njohes i vjeter i Londres dhe mik i disa prej Lordeve me te fuqishem ne vend, Konica nuk permendi asgje per kufijte. Me nje ze te shtruar i tregoi Ministrit qe qendronte me kurriz se ne Shqiperi ishte zbuluar nje miniere e pasur floriri dhe se Qeveria shqiptare e Ismail Qemalit kerkonte qe Mbreteria Britanike te merrte koncesionin e saj. Grei u kthye dhe me mjaft delikatese e ftoi te uleshin se bashku ne tavoline. Nje minute me vone, me po aq elegance, Mehmet Konica, i shpjegoi se kjo nuk ishte aspak e vertete, porse ai kishte dashur te shihte, se si do te ndryshonin interesat e Britanise ne nje rast te tille. Askush nuk e ka pershkruar me tej biseden e tyre, por nje gje eshte e qarte. Grei i ka pranuar Konices se Shqiperia do te dilte me e humbura ne kete histori sepse kjo ishte nje ceshtje interesash. Interesa nga ato qe percaktonin politiken afatgjate te Fuqive te Medha dhe balancat midis tyre. Ne fakt, ata biseduan gjate dhe Mehmet Konica, vellai i Faik Konices, nuk foli me kurre per kete bisede. Ai e permendi vetem vite me vone, me 1949, ne Firence, ndersa kishte filluar t'i diktonte kujtimet e tij nje gazetari italian. Vdekja ja la kujtimet pergjysem dhe libri nuk u publikua kurre. Familja e tij mori nje kopje per kujtim dhe doreshkrimi ndodhet sot ne Siri, ku gjenden edhe trashegimtaret e tij.
Mehmet Konica ishte padyshim nje nder te paktet deshmitare te tragjedise shqiptare te kufijve. Ai e ndoqi ate neper disa etapa. Qe nga viti 1913, deri me 1923, kur me se fundi, nje delegacion nderkombetar i kryesuar nga nje gjeneral italian, vendosi ne Shqiperine e Jugut guret qe shenonin kufijte e shqiptaro-greke. Gjenerali quhej Telini dhe ai nuk u kthye kurre ne Itali. E vrane bandat greke ne afersi te Delvines dhe trupi i tij, i percjelle cuditerisht nga Mehmet Konica ne emer te Qeverise Shqiptare u dergua ne Rome me nderimet ushtarake. Bashke me te mori fund edhe aventura e kufijve. Nje aventure e gjate e cila ka sunduar vazhdimisht gjate ketij shekulli gjithe mosmarreveshjet ne kete ane te Ballkanit.

Konferenca e Ambasadoreve, 1913

Kufijte e Ballkanit ruajten pothuajse gjate ketij shekulli, trajten qe ju dha atyre Konferenca e Ambasadoreve me 1912-1913, ne Londer. Ne te gjitha ndermarrjet per ndryshimin e kufijve ballkanike, ajo e Londres, mbetet padyshim me decizivja. Ne te vertete tek kjo flitet per Konferencen e Londres pa folur me pare per kontekstin ne te cilin zhvillohej ajo. Me 1912, Perandoria Turke, thuajse i kishte humbur te gjitha zonat e saj evropiane. Me perjashtim te Shqiperise, ajo ruante ende sundimin ne disa territore greke, mbi Selanik, te cilat i siguronin nje lidhje tokesore me zonat e saj ne Shqiperi. Por, nese egzistenca e metejshme e Turqise, ishte ketu vetem ceshtje kohe, ndarja e ketyre territoreve nga fuqite e reja ballkanike kishte vite qe komentohej. Ne te vertete te gjitha fuqite e reja ballkanike: Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, reflektonin ne ate kohe interesat e Fuqive te Medha. Interesa, qe beheshin edhe me te mprehta, ne prag te luftes se re boterore, qe pritej te shperthente. Vrulli i shteteve te rinj me orientim kryesisht pro rus, ishte ndalur vetem nga interesat e Austro-Hungarise dhe me pas te Perandorise Gjermane, qe nuk ishin dakort me nje zgjerim te metejshem te sllaveve ne Ballkan. Pikerisht, ketij objektivi Austro-Hungarez ja dedikon ekzistencen e tij shteti i ri Shqiptar, i cili pritej te shpallte pavaresine ne vitin 1912. Vendosmeria e Austro-Hungarise dhe aleateve te saj, krijoi kushtet per nje pavaresi te mundshme shqiptare. Nuk eshte aspak e rastit, qe Ismail Qemali ne udhetimin e tij drejt Vlores, mori fillimisht bekimin dhe ndihmen e qeverise rumune dhe me pas ate te Vjenes. Takimi i tij me Ministrin e Jashtem Berthold, qe akti i fundit qe sanksionoi pavaresine shqiptare. Por, ndersa Ismail Qemali, levizte me veshtiresi drejt Durresit, Fuqite Ballkanike te lidhura ne nje aleance i shpallen lufte Turqise. Ne me pak se nje muaj, trupat e tyre korren fitore te ndjeshme dhe i larguan forcat e sulltanit nga Ballkani Perendimor. Ato pushtuan pothuaj gjithe territoret shqiptare, duke lene vetem nje trekendesh Vlore-Lushnje-Berat, nen juridiksionin e shtetit te ri shqiptar. Me hartat e reja ushtarake dhe me pretendimet e tyre historike dhe ekonomike, fuqite ballkanike zbarkuan ne dhjetor 1912 ne Londer, ku qe mbledhur Konferenca e Ambasadoreve te Fuqive te Medha per caktimin e kufijve te Ballkanit. Delegacioni shqiptar ishte i fundit qe mberriti ne Londer. Ismail Qemali, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi dhe te tjere arriten te kalojne bllokaden detare greke vetem fale kembenguljes se Dukes se Orleanit, i cili i mori ne jahtin e tij. Me t'u vendosur ne Hotel "York", Mehmet Konica, Ambasadori shqiptar ne Londer i informoi per Konferencen dhe zhvillimin e saj. Ai tregoi se gjithe vendet ballkanike kishin paraqitur projektet e tyre dhe i ftoi qe brenda 48 oresh te pergatisnin projektin shqiptar. Me 15 janar 1915 mbi tryezen e Eduard Greit, Kryetarit te Konferences, qene vendosur pese projektet mbi kufijte ne Ballkan dy projekte baze, ai rus dhe ai Austro-Hungarez, dhe tre ndihmes. Projekti Shqiptar, Serbo-malazez dhe projekti grek.
Konferences se Ambasadoreve iu deshen me shume se tete muaj diskutime per te vendosur mbi projektet dhe per te bere rregullimet e nevojshme. Veshtiresia qendronte se projektet baze qendronin shume larg njeri-tjetrit dhe kompromisi ishte keshtu mjaft i veshtire. Ambasadori rus paraqiti nje harte te madhe ushtarake, ne te cilen, kufijte e Shqiperise, percaktoheshin ne nje hapesire midis lumejve Mat dhe Vjose, duke i lene dalje ne det ne Shengjin ose ne Durres serbeve. Shkodra dhe rrethi i saj i jepeshin Malit te Zi; Dibra dhe nje pjese e madhe e Shqiperise se Jugut, perfshirw dhe Pogradecin dhe Ohrin, Serbise; ndersa Korca, Gjirokastra, Delvina- Greqise. Mbi te gjitha, projekti parashikonte qe Shqiperia te mos ishte nje vend i pavarur, por nje province autonome nen kujdesin e Turqise.
Projekti Austro-Hungarez ishte krejt i ndryshem. Ai linte jashte Shqiperise vetem tokat qe i kishin kaluar Malit te Zi ne Kongresin e Berlinit, me 1878, por perfshinte brenda kufijve shqiptare pjesen me te madhe te Kosoves, Ohrin, rrethinat e Shkupit, Manastirin, Janinen, Camerine deri ne Preveze. Projekti i Vjenes qe ndertuar mbi parimin e vendosjes se kufijve ne ato vende, qe banoheshin nga kombesi te ndryshme dhe duke pasur parasysh ndalimin e nje shtrirje te sllaveve drejt Adriatikut. Ky projekt vec Gjermanise u mbeshtet edhe nga Italia.
Projektet ndihmese, qe u shqyrtuan, qene derivate te projekteve baze. Serbet pretendonin gjithe tokat qe mbanin nderkohe te pushtuara, perfshi edhe Durresin. Ata argumentonin se ne keto vende qene ngritur kisha te vjetra serbe dhe se banoret myslimane te tyre qene turq te shqiptarizuar. Mali i Zi pretendonte Shkodren dhe sqaronte se toka e bukes rreth saj ishte jetike per ekzistencen e mbreterise se vogel ballkanike. Sipas projektit te tyre, Shqiperia mund te shtrihej nga Vlora deri ne Tirane, duke lene jashte Durresin dhe gjithe vijen bregdetare atje.
Projekti grek ishte me i sofistikuar. Vec argumenteve historike ai ngrinte edhe argumenta ekonomike. Sipas planit te tyre: Thesalia, Janina, Cameria duhej te bashkengjiteshin Greqise si toka te qyteterimit te vjeter grek. Por, delegacioni shtonte se brenda Greqise duhej te perfshiheshin edhe Himara e Gjirokastra, pasi llogjikisht keto zona ishin te lidhura ekonomikisht me Janinen dhe Korfuzin dhe furnizoheshin prej tyre. Po keshtu, keto mund te sherbenin edhe si mburoja te dy zonave te para, ne rast te nje sulmi nga shqiptaret. I njejti pretendim edhe ne juglindje, ku kerkohej Korca, si nje vijim llogjik i Follorines.
Projekti i fundit ishte ai Shqiptar, pergatitur me ngut nga delegacioni, por qe kerkonte te hidhte poshte argumentat e fqinjeve. Ideja e tij ishte ndarja e kufijve ne baze te kombesive dhe marrja parasysh e faktoreve gjeografike dhe ekonomike. Delegacioni shqiptar hidhte poshte pretendimet se te krishteret e jugut ishin greke dhe shtonte se po te zbatohej varianti rus, Shqiperia mbetej e cunguar dhe pas asnje burim ekonomik.
Vendimi u mor me 25 janar dhe u duk si nje kompromis midis dy varianteve baze. Shkodra, Durresi, Tirana, nje pjese e Dibres dhe Mirdita ju moren Serbeve dhe Malazezeve, por atyre ju la krahina e Kosoves deri ne Gjakove; nje pjese e madhe e Dibres, se bashku me qytetin me te njejtin emer, Ohri, Struga, Manastiri dhe qytete te tjera te banuara thjeshte nga shqiptare, ose ku shqiptaret ishin mazhorance dominuese.
Greket u detyruan te heqin dore nga pretendimet dhe tokat e pushtuara ne Korce, Gjirokaster, Delvine, Himare, Llogara, Permet, por arriten te marrin qytete shqiptare te Janines, Follorines, si dhe krahinen shqiptare te Camerise. Zone e diskutueshme mbeti vetem Pindi, fatin e te cilit do ta vendoste Komisioni Nderkombetar per ndarjen e kufijve. U caktuan dy komisione, qe do te benin caktimin fizik te kufijve ne vend, nje ne veri i kryesuar nga gjenerali rus Potapov dhe nje ne jug i kryesuar nga nje ushtarak i larte austro-hungarez ose ne rast te kundert italian. Komisionet do te fillonin pune menjehere dhe pjeset e pushtuara duhet te viheshin nen juridiksionin e tyre. Konferenca vendosi qe Shqiperia te ishte principate dhe princi i saj te ishte gjermani Vilhelm Vid. Per organizimin e ushtrise dhe policise do te dergohej nje force nderkombetare e drejtuar nga oficere hollandeze.
Vendimi u prit me dhimbje nga delegacioni shqiptar, gje qe u reflektua kudo. Vete Grei priti ne nje takim Isa Boletinin, qe shtypi ditor i Londres, e kishte cilesuar si Robin Hudi shqiptar dhe i kishte kushtuar mjaft komente. Me pamje te rende, Isa Boletini, i deklaroi Ministrit qe kerkonte te bente shaka duke i thene se do te nderhynte, qe vendlindja e tij te perfshihej ne Shqiperi, se kishte ardhur per gjithe Shqiperine dhe jo per qytetin e tij. Problemet nuk qene vetem keto. Mjaft persona me pushtet ne Shqiperi u ngriten kunder vendimit te Konferences se Ambasadoreve duke pretenduar se tokat shqiptare qene greke ose serbe. Bajraktaret e Mirdites nuk pranuan te bashkohen me Shqiperine duke pretenduar se jane me mire me Serbet. Ne jug, familja Cakrani, filloi nje kryengritje kunder qeverise se Vlores duke pretenduar se jane greke. Fuqia e tyre u shkaterrua nga forcat e Sali Vranishtit dhe vete beu i Cakranit u kap rob dhe u pushkatua.
Komisioni Nderkombetar i Kufijve nuk i mbaroi dot caktimet e kufijve te Shqiperise. Trazirat e brendeshme u pasuan nga Lufta e Pare Boterore dhe piramidat e kufijve shqiptare u vendoswn qe te caktoheshin me vone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptyWed Nov 07, 2007 1:59 pm

Konferenca e Paqes, Paris 1921

Evropa e re, e cila doli nga Lufta e Pare Boterore, kerkonte edhe nje rishikim te ri te kufijve te saj. Ballkani ishte padyshim i pari ne kontekstin e ri. Austro-Hungaria dhe Gjermania, dy vendet qe kishin ndihmuar Shqiperine ne Konferencen e Londres, kishin dale te humbura dhe nuk ekzistonin me si perandori te fuqishme. Ne skenen boterore kishte dale SHBA-ja, fuqia e re qe kishte qene vendimtare ne fitimin e luftes nga aleatet. Pikerisht tek kjo, u mbeshteten shpresat e Shqiperise per garantimin e kufijve te saj. Jugosllavia e porsa krijuar dhe Greqia kishin ngritur nje sere pretendimesh dhe nuk ishte cudi qe kufijte e 1913 te rrudheshin edhe me shume. Aq me teper, qe Italia e cila kishte pushtuar Vloren dhe rrethinat e saj, ishte e bindur per te mos i leshuar ato. Delegacioni amerikan, me ndwrhyrjen edhe te Vatikanit, kishte marre persiper mbrojtjen e Shqiperise. Por dukej se edhe ai vete nuk ishte shume i qarte. Per te pasur nje tablo te plote, delegacioni i kryesuar nga Presidenti Uillson ngarkoi konsullin e SHBA ne Torino, zotin Jozef Haven te bente nje vizite ne Shqiperi. Me letren e rekomandimit ne xhep dhe me nje mandat te Konferences se Paqes, Haven zbriti ne Vlore me 1919. Qeveria e Tiranes kishte caktuar per ta shoqeruar, Tefik Mborjen, Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise dhe ish Ambasador i Shqiperise ne Rome. Mborja, i cili kishte pasur miqesi edhe me pare me Havenin, kreu nje pune te mrekullueshme. Me te mberritur ne Vlore, Haven hodhi poshte ftesen e Gjeneral Piacentinit, komandantit italian te qytetit per te qendruar tek ai. U vendos ne shtepine e patriotit Qazim Kokoshi dhe me pas ne shtepine e poetit Ali Asllani. Ai ra ne kontakt me parine e qytetit, e cila e bindi se nese Italia nuk terhiqej me deshire nga Vlora, problemi do te shkonte ne ndeshje te armatosur. Haven mbeti i befasuar nga niveli i intelektualeve vlonjate. Ne italisht dhe anglisht, ata i ofruan atij nje tablo te panjohur, por mjaft dinjitoze te vendit te tyre. Ai u befasua sidomos kur nje delegacion i grave te qytetit e siguroi ne italisht, se ato do te luftonin bashke me burrat nese behej fjale per te cliruar Vloren.
Konsulli u nis nga Vlora ne Tepelene, ku me te mberritur, filloi nje demonstrate e madhe pro SHBA, te cilen ushtria italiane, qe mbante qytetin nuk mund ta ndalonte. Haven thote se ai asnjehere nuk kishte pare kaq shume flamuj te SHBA-sw, te valeviteshin me entuziazem ne ere. Nga Tepelena kaloi ne Gjirokaster, ku Kryetari i Bashkise Javer Hurshiti, bashke me Jorgji Meksin dhe Thoma Papapanon, i bene nje pritje madheshtore. Ai ishte ne shtepine e Kryetarit te Bashkise, kur e lajmeruan se jashte ishte mbledhur gjithe populli i qytetit per ta pershendetur. Nje delegacion, i perbere nga ish emigrante ne SHBA, erdhi per t'i sjelle mjaft dhurata dhe per ta pershendetur ne anglisht. Ai nuk kishte mbaruar ende me ta, kur nje tjeter delegacion, i kryesuar nga Lame Kareco dhe Eftim Cako i kerkoi takim dhe deklaroi se Gjirokastra eshte toke greke dhe deshira e popullsise se saj eshte nje bashkim i shpejte me Athinen. Kjo dergate provokoi merine e popullit te mbledhur perpara shtepise se Kryetarit te Bashkise dhe konsulli u be deshmitar i nje merie kolektive, qe desh perfundoi me vrasjen e delegateve pro greke.
Ne Permet, Leskovik dhe Kolonje, konsulli amerikan u prit me nderime dhe me kerkesen qe keto qytete te mbeteshin nen kontrollin e qeverise se Tiranes. Problemi me i madh qe ne Korce ku dhespoti Jakov dhe nje elbasanas i quajtur Efem i bene thirrje te gjithe te krishtereve te demonstrojne per nje bashkim me Greqine. Por Haveni u vendos ne shtepine e nje misionari amerikan, te quajtur Kenedi, qe e njihte mjaft mire qytetin. Kenedi e siguroi ate se Korca eshte thjeshte shqiptare dhe kete ja konfirmoi edhe Komandanti i trupave franceze te qytetit. Nje konfirmim me te zjarrte mori edhe nga komandanti francez ne Pogradec, Majori Mortier. Francezi i tha se gjithe popullsia aty ishte shqiptare dhe se shqiptaret jane nje popullsi e mrekullueshme, aq sa atij i vinte keq qe nuk ishte shqiptar. Pas nje vizite po kaq te suksesshme ne Vuno dhe Delvine, ku u prit nga Leonidha Frasheri, Jozef Haven perpiloi pjesen e pare te raportit, ate per kufijte e Jugut. Materiali u dergua me urgjence ne Ambasaden amerikane ne Rome dhe qe ketej, brenda javes u vendos mbi tavolinen e punes se Uillsonit ne Versaje.
Haven vazhdoi viziten e tij ne Durres, Tirane, Shkoder dhe Kruje ku gjeti po ate entuziazem. Ai shoqerohej kudo nga Tefik Mborja, qe duket se luajti nje rol kyc. Raporti perfundimtar u hartua nje muaj me pas dhe qe vendimtar per qendrimin amerikan. Uillsoni nuk pranoi asnje korrigjim ne kurriz te kufijve te Shqiperise dhe u ngarkua Lidhja e Kombeve te percaktonte kufijte fizike te saj. Tre muaj me vone, qeveria e Athines i paraqiti Uashingtonit nje note proteste, ku shenonte se Haveni ishte nje njeri i blere nga Shqiptaret.

Percaktimi i kufijve

Komisioni i Lidhjes se Kombeve, qe do te caktonte ne vend kufijte e Shqiperise, mberriti ne Tirane ne nje moment te trazuar. Me 7 dhjetor 1921, pikerisht diten kur kishte bere nje grusht shteti dhe qe vendosur Qeveria e Hasan Prishtines. Por, ata nuk moren vesh asgje. Hasan Prishtina dha doreheqjen pas 24 oresh dhe u zevendesua nga kabineti i Xhaferr Ypit. Po ate dite, i shoqeruar nga Major Bajram Fevziu, Ministri i Brendshem, komisioni udhetoi per Shkoder. Ky ishte komisioni, qe do te caktonte kufijte e veriut dhe u detyrua te punonte me nderprerje per me shume se nje vit. Ai kryesohej nga nje kolonel Francez dhe nje major Hollandez.
Nje vit e gjysme me pas, me 1923 mberriti komisioni qe do te caktonte kufijte e Shqiperise se Jugut. Ai kryesohej nga gjenerali Telini, nje oficer i Mbreterise Italiane dhe nga nje major britanik. Edhe kesaj here komisioni shoqerohej nga Bajram Fevzi, kesaj here Shef i Shtabit te Pergjithshem dhe deputet i Kolonjes. Komisioni punoi per gati tete muaj dhe ai kishte udhezim qe te vendoste me inisiative vijen e kufirit me ato fshatra, qe duhej te ndaheshin me dysh. Per te mos rene pre e pretendimeve, komisioni kreu nje test te thjeshte. Ata mbushnin nje grusht me monedha dhe ja hidhnin femijeve te fshatit. Femijet fillonin te shanin ne gjuhen e tyre te perditshme, e cila ishte ne masen me te madhe, shqipja. Keshtu, mjaft fshatra kufitare, iu bashkuan Shqiperise. Me sa duket kjo provokoi merine e grekeve qe vec ankimeve sulmuan disa here edhe komisionin dhe xhandaret qe e shoqeronin. Ne nje nga keto prita, Gjeneral Telini u godit ne koke dhe vdiq ne vend. Vrasja e tij shkaktoi incidente te renda mes Italise dhe Greqise. Flota italiane bombardoi dhe pushtoi Korfuzin. Ajo u largua prej andej, vetem pas bisedimeve ne Paris, te cilat i jepnin dore te lire Italise ne Greqi. Shqyrtimi i kufijve te metejshem te Shqiperise se Jugut mbeti pezull, derisa u caktua ne bisedime shqiptaro-greke me 1927. Trupi i Gjeneral Telinit u dergua ne Tirane ku ju bene gjithe nderimet ushtarake. Prej ketej u nis ne Itali. Fati e solli qe ne emer te Qeverise se Tiranes ai u percoll nga Mehmet Konica, njeriu i pare qe kishte luftuar per kufijte e Shqiperise dhe qe tani, po e mbyllte kapitullin e tyre, duke i bere nderimet e fundit, njeres prej mijera viktimave te ketij konflikti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:24 am

Më nji mbledhje Avdi Pasha, me dredhi, ankohet per mizorí e rrenime qi Vulo Radoviq-i kishte nisë të krynte në Vraninë. Sunduesi "turçeli" i Shkodrës, vetë i pá - djalë, nuk gjenë nji búrr shqíptár të zonë me i dalë perbáll të Malziasit. Oso Kuka, djalë shkodranë veshtron fjalën e Pashës, por kur ky pohon se Shqipnija kishte mbetë në vasha (çupa), i vlon gjaku, nëxehet dhe mendon të qesë në Pashën. I urti s'ngutet. Ndalë dorën, por s'mund pritet pa folë. Provon se Shqipnija ka djelm si zana, të gatshëm kurdoherë me dekë ku t'i lypë Mbreti, Atdheu, Kanuni, Besa e Feja. Ai vetë zotnohet me u provue me Cubat e Knjazit dhe me u a ndalë hovin ose me u shkrí në flakë të barutit. Në krye të javës Oso Kuka me 40 djelm të zgjedhun, "veshë e mathë e m'armë shterngue - thue se krushq po duen me shkue", rreshtohen më nji lundër në grykë të Buenës dhe nisen per Vraninë.

OSO KUKA

Zot, ç' ká thánë njaj Avdi Pasha:
Paska mbetë Shqypnija m' vasha,
Qysh se s' léka mbrendë nji djalë,
N' at Vranine mue sod me m' dalë,
N' at Vraninë, m' at t'zezë terthore,5
Kû mbe'n shkret sá armë mizore,
Kû mbe'n djerr sá tokë gratçore,
Kû mbe' n vithnat pa bagtí,
Veç prej cubash t' Malit t' Zí,
Qi po vrasin djelmt e rí, 10
Qi po mârrin lopët me viça,
Qi po presin dhênt me ogiça,
E po djegin kulla e stane,
E po thájn kaq zêmra nane!
Eh! po,knjazi ke Cetina 15
Ka lshue cubat kah Vranina,
Per me vrá atà e per me pré,
Per me djegun gur e dhé,
Veç si t, nisë degamë me né;
Pse dushmani âsht tue ndersy,20
Tokët e Mbretít per me i msý,
Per me i msý e me i rrembý.
Nji djalë m' voter t' m' ishte llâ,
Paçë m' i a lânë t' âmen me fshâ,
Paçë m' i a lânë motren me kjá: 25
T' mjeren moter, ehu! pá vllá,
E n' Vraninë un kjeçë tue e qitun,
Cubat knjazit per m' i a pritun.
Por mue djalë nuk m' ká qillue;
E n' Shqypní nji djalë drangue,30
T' cillit mos t' i dhimet jeta
Per Daulet e troje t' veta,
Fort kerkova e s' mund e gjeta.--
Kshtû ankoi Pasha turçelí.
Oso kuka paska ndí: 35
Paska ndí,po,e kênka idhnue:
M' sylah doren paska çue:
Me qitë m' Pashen ká mendue.
Por i urti kurr nuk ngutet,
Prej burrnís e jo prej tutet, 40
Prandaj Osja ndali doren,
E as m' e xjerrë s' e xuer mizoren,
N' fletë t' sylahit çatallue;
Veç pá folë s' mujt me u durue:
Avdì Pashë, tha, mâ kadalë! 45
Mos e thuaj dý herë at fjalë,
Se, per Dî'n e per Imâ'n,
T'bâj qi t' kjajë e zeza nânë!
T' bâj qi t'kjajë pa <<exhel>>tý nâna;
Pse n' Shqypní ká djelm si Zâna, 50
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimet gjâja as jeta:
E kû i lypë besa e burrnija,
Kû i lypë Mbreti e i lypë Shqypnija,
Kta mâ t' parët jânë n' fushë t' mejdanit,55
Kta mâ të rrebët janë n'ballë t'dushmanit:
Janë çelik per tef t' taganit.
Marre vedit kurr s' i lâmë!
Pá ksulë m' krye pa opingë në kâmbë,
Na per Mbret e per Atdhé 60
Per kanû, per besë e Fé,
S' druem me rá nder pré të thyeshme,
S' druem me msý kalát e rrmyeshme:
E kahdo qi t' bjerë Shqyptari,
Shkon rrufeja tue e ndezë zhari,65
Pushkë e besë pse na la i Pari.
E ti tash vjen ktû e na thue:
Se n' Shqypni nji djalë drangue,
Qi per mbret e troje t' veta
Nuk i dhimbet gjâja as jeta, 70
Fort kerkova e s' mund e gjeta...
Por s'ké faj; pse zâni i zí
Aj ká dalë, po, per Shqypní,
qysh se erdh Pasha turçelí,
Qse edhè t ' hujve sod Shqyptari 75
Qiri m' kambë do t' rrijë qyqari,
Si punue né s, na ká i Pari...
Por po i lâm tash na kto fjalë.
Në Vraninë, qe , un jam tue t' dalë,
Cubat Knjazit me t'i a ndalë. 80
Veç t'i lypi un dyzet vetë,
Dyzet vetë, po, djelm të letë,
Qi të desin kû t' zatesin:
Si mund t'léjn veç e n'Shqypn';
E po t' ap besen e Zotit, 85
Se, pa u djegë un n' flakë t' barotit,
S' ká me u lshue per t' gjallë Vranina.
Avdì Pasha kênka çue,
Osos doren ká shterngue:
Aferim, bre,ti Oso Kuka! 90
Se tý t' thotë fjala edhè duka
Qi ké lé nji sokol malit.
Zgidh kû t' jetë, po, pika e djalit,
Edhè del ti n' at rranxë boke:
N' at Vraninë, kû t'zezat loke,95
Qi kan mlue, ehu! djelmt e rí,
Qi kan kthy rejat n' gjiní,
Janë tuj t' pritë si drita diellin.
Foli Pasha. Buzës s' Cukalit,
N'krye t'javës, dielli kur u çue, 100
Per me shndritë mbí kobe të shekullit,
Kû e perbuzne shuen e drejta,
Qafës s'Kalás, qe, çeta e Osos
Po mêrr rrugen kah Vranina.
Çetë e vogel, por kreshnike: 105
Dyzet vetë mâ s' janë me t' njehun:
Djelm te zgiedhun n'mal e n' vrrî,
Jo per dukë e per pashí,
Por per zêmer e trimní:
Oso kuka na u ká prî. 110
Oso Kuka, 'i rrfé prej qiellit,
Shoq nuk ká kah vrân e kthiellet.
A she' i herë, ka' i bje sokakut,
Se ç' m'i bâjn t' gjith tungjatjeta!
Se ç' permnershem xheverdarja 115
M' i flakon mbí sup të krahit,
Si ajo rrfeja n' natë thellimit!
N' fletë t' sylahit--- folé bollash
Çatallue i ká dý kuburet:
T' mnershemet motra t' t'idhtë taganit,120
Qi ndermjet u rri kercnue.
Veshë e mbathë e n'armë shtrengue,
Shtatin div, e sý' n si zhgjeta,
Oso Kuka n' jelek arit,
Pash e m' pash po i bjen pazarit.125
Njitë mbas tij vjen shpata e dekës,
Soko Tona i Gurit t' Lekës;
Soko Tona, si Valbona,
Larg permendë m' kto male t' ona,
Si per bukë n' shpí t' tij të ngranme,130
Si per pushkë e besë të dhanme.
Thonë se i ká nja trí nishane,
Trí nishane, me fermane
Per sherbim qi i baka Mbretit
Ktej e andej valen e detit. 135
Mbrapa i shkonin qa' i biri i t' mirit,
Taro Pllumi i Jegumirit.
Mandej vînë dý rê mizore,
Dy djelmoça prej Zagore:
Kaçel Doda e Kerrni Gila: 140
Rritun mocë si karajfila.
Ehu! bre Oso, Oso-rrfeja,
Ç' kan me t'namë dý vasha t' reja:
Ç' kan me t' nam dý bija nane
N' ato mrize e n' ato stane, 145
Kúr, kercunat, kan me ndí,
Se ke zgiedhe dy dhandrra t' ri,
Me i perpjekë me Mal të Zí.
Po a thue e njef njat kime-zí,
Qi e ká ballin si siní, 150
Qi e ká sýnin si duhí,
Qi i ká shpatllat si nji arí?
Aj âsht Çoku i Mar Kolë Dinit
Prej Kabashit t' Dukagjinit:
Trim i çartun, trim si Zânë, 155
I pá tatë edhè i pá nânë,
Dy gur njitë, thonë, s' i ká lânë.
Per mbas ktij vjen çeta tjeter,
Do mâ t' rí, do prap mâ t' vjeter,
Por t' gjith mocë me trimëní: 160
Me trimní e me bujarí:
Veç, per dukë e per pashí
Dán mâ n' shâj njaj Jup Qehaja,
Galo Keqi e Sinanaja,
Vuksan Gjeli e Met Zeneli; 165
E nder t'gjith-- porsì hýll drite,
Preng Markola prej Mirdite:
Lypë per pushkë ky e per pleqní
Q' mêrr prej Shkodre e n'Peshkopí.
Veshë e mbathë e m' armë shtrengue: 170
Thue se krushq po duen me shkue:
Nja mbas nja'i po i bien Pazarit,
Si ajo rê qi prej Tivarit
Njitet zí terthoreve t'ona,
Per me shkrepe ndokahe t, e vona: 175
Edhè kapen m' at breg Buene,
Kû n' nji lunder u rreshtuene.
Vend n' at lunder t' gjith kur zune,
Rrqase âsht lundra e veli u nde,
Edhe nise âsht porsi rê, 180
Tuj çá valen nper Liqê:
Tuj çá valen kah Vranina,
Kû po bâte nâm Cetina.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:28 am

Epizodi i thekshëm i vrasjeve së Vraninasit Avdi Hisës, të cilit Vuloja i merr petka e ramë bashkë me tufën e gjâs. E motra e Avdís, zemërplasur, kah e shef të vllán në vig, e vajton përmallshëm. Vaji i sajë bâhet edhe mâ i pikllueshëm kúr ajo ankohet se i vramí s'la mashkull mbrapa per t'i a mârrë gjakun. Porositë, prandaj, zogun e zí, qi Avdís ká per t'i këndue mbí vorr, qi ai të bâhet lajmtâr në Shqipní per kobin e asajë dite. Oso Kuka, ndigjon brimën e motrës vajtore dhe mbushet me mní kundra gjaksorëvet malazez. Vendos me i u bâ vllá Avdis dhe me i marrë gjakun. Thrret shokët e me ndihmën e tyne dán me i a kthye nderën Shqipnís. U vëhet per gjurmë cubavet me djelmt e vet sokola. Në breg të Moraçës kërset mâ e para pushkë, pushka e Preng Markolës nga Mirdita, kundra Malazezvet. Vlon lufta. Dy prej çetës së Vulo Serdarit vriten, tjerët lânë gjân e plaçkat e vêhen në të hikun.Vetëm Vuloja s'e shpjeton hapin: s'ishte burrë qi trembej; por mjerisht s'ka kush e ndjek. Osja âsht habitë, persé në çetën e tij mungon Kerni Gila nga Zogorja. Gjaku ishte pague dy per nja, prandej Shqiptarët dâjnë me këthye. Rrugës Oso Kuka heton Kerni Gilen, qi tash sá kohë ishte nxanë në bejleg me të Malaziasin Jovanin.
Prejsè të dy trimat, endè s' kishin mujtë me i dá luftimet e ashpër. Kerni, tuj pá prîsin, tyrpnohet. Sjell me tanë fuqí me taganin e pergjakun n'anmik, por ky kishte ndodhë jetë - gjatë. Osja u hin ndermjet e dán dyluftimin. I lidhë varrët anmikut e e lëshon të këthejë shëndosh te shpija. E porositë, veç, qi t'i bâjë me dijtë Gospodarit të vet qi aty e mbrapa mos t'a rrêjë mâ atê as tjerët me msý tokat shqipatre.

P R E J A

Vall, kush din mue me m' kallzue,
Pse kjo qyqja ,zog i true,
Si mos kurr âsht tue vajtue
N ' at Vranine, n' at t'zeze krahinë,
M ' breg t ' Liqênit n 'at kodrinë? 5
A mos kján hallet e veta,
Persè zí i shkon moti e jeta,
Bír as bí pá rritë e shkreta?
Qyqja vehten s' âsht tue kjá,
Bír as bí pse e mjera s, ká; 10
Por po kján ajo nji moter,
Qi ka mbetë sod qyqe n' voter,
Sod qi kputë i âsht kulmi i shpís:
Kján qat motren e atí Avdís!
Jo,po,âsht vrá thonë, Avdì Hisa, 15
Mriz kah bâte nên dy lisa,
Nên dy lisa n' mal t' Vraninës:
E vrau Vulja, i biri i shkinës!
Njiky Vulja, 'i trim drangue,
N' at Vraninë fort âsht rendue: 20
Nuk lên kál, jo, me shtektue,
Nuk lên çikë, jo, me u fejue,
Ke po i vret aj djelmt e rí,
Ke po i kthen nuset n' gjiní,
Ke po i vishte nanat ne zi. 25
Edhè u çueka,zogu i shkinës,
Me trembdhete cuba t' Cetines,
Me msý mrizet e Vraninës:
Po i isht' kênë kandun mishi i dhís:
Edhè u ndeshka m' mriz t' Avdís. 30
Qaj Avdija vrik piskati:
ndalo, Vulo, mustak-giati:
Ndalo,Vulo,me caruqe,
Pse s' t i leshoj, dhít e kuqe,
Per pá e lá mrizin me gjak: 35
S ' ruej dhí per Karadak!
Edh' e drodh t' zezen <<breshanë>>,
Qi e kisht' pasë moter e nânë,
Kinsè, i mjeri, zjarm me i dhânë;
Por prej Zotit s' kisht'kênë thânë; 40
Persè i shkrepi n' dorë <<breshâna>>,
Shí kur dashtë s' do t' i a kisht' nâna.
Po, por Vùloja i terbue,
Qi per pushkë ishte i gatue,
M' <<karajfile>> i u shterngue: 45
Dekun m' tokë e la pushue.
Edhè u turr m' tê i patenzoni,
(Shka as atij s' i a epte zakoni),
E i zdeshi xhamada'n
E i a xuer edhè taga' n, 50
E i a muer pushken e giatë,
Si nder burra s' âsht zanát;
Mandej dhít i vên perpara,
Edhè u grafë neper rrege e ara.
Fort po nget capi i Vraninës, 55
Fort po ndjekë cubi i Cetinës,
Fort po kján nji e bija e Turkinës:
Fort po kján e fort po fshán,
Dekun m' vig kah e shef te vllán:
--- Kur ká dalë qaj hylli i dritës,60
O vllau i êm o vllá!
Mbí ato suka t' Podgoricës,
O vllau i êm o vllá!
Ti m' i a vne pushken krahit,
O vllau i eêm, o vllá! 65
Edhè m' dole m'derë te vathit,
O vllau i êm, o vllá!
E m'i a lshove zânin skjapit,
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue podit e livadhit, 70
O vllau i êm, o vllá!
Me i lshue m' ujë-- m' at ujë t' Moraçës
O vllau i êm, o vllá!
Me i mrizue ke aj lisi i rrashit.
O vllau i êm, o vllá! 75
Qyqja motra tue t' kundue,
O vllau i êm, o vllá!
Porsí lis me degë prarue,
O vllau i êm, o vllá!
Lis me mâje te lulzue, 80
O vllau i êm, o vllá!
Rrite e mjera tue u mendue,
O vllau i em, o vlla!
Se me ç' vashë tý me t' fejue;
O vllau i êm,o vllá! 85
Por qe Vùloja, i' drangue,
O vllau i êm, o vllá!
Me tokë t' zezë ty t' ká martue,
O vllau i êm, o vllá!
Armë e petka tue t' shkretue, 90
O vllau i êm, o vllá!
Nanë e moter tue t' zezue,
O vllau i êm, o vllá!
T' zezat qyqe tash këndojn,
O vllau i êm, o vllá! 95
Nanë e moter t' u ndihmojn,
O vllau i êm, o vllá!
Pse mâ udhë per tý s' kundrojn.
O vllau i êm, o vllá!
Tash këndon nji zog i zí, 100
O vllau i êm, o vllá!
Kah t' fluturojë neper Shqypní:
O vllau i êm, o vllá!
Kurr ket p6unë un s' e kam ndí,
O vllau i êm, o vllá! 105
Se ká mbetë kund gjak pá u kthye,
O vllau i êm, o vllá!
A me pare a se me krye,
O vllau i êm, o vllá!
Veç ká mbetë njaj gjaku i Avdis, 110
O vllau i êm, o vllá!
Qyqja motra, vaj, e Avdís!-----
Ksht vajton të vllán Turkina:
E ndien Lqêni edhè Vranina,
Edhè e ndieka aj Oso Kuka; 115
Vaj'n e ndieka e m' kambë u çueka:
--- Hani djelm! e ju vraftë buka!
Eh ju vraftë buka e Dauletit;
Eh ju dhaça ujët e detit,
Po s'u muer sod gjaku i Avdís, 120
Po s' i u kthye ndera Shqypnís.
Çou bre, Soko, e mund t' i xâmë!
T' mos t' i májm cubat me vjâmë,
T' mos t' i lâmë çikat me nâmë.
Proh! ti o Zot, kur na janë çue, 125
Mbathë e zbathë-- si kan qillue
E i kan rrokun armët Shqyptare,
Njato <<ltina>> e << xhevardare>>,
Njato t" bardhat n' za <<breshâna>>
E i kan njitë njatà tagâna, 130
E i kan vû njato calina,
Se ç' ushtimë ka marrë Vranina!
Porsì, kur ndokush t' i nguce,
Dalin grêthat jashtë biruce,
Njashtû turr per derë t' kaushës 135
Djelmt e Osos rrâjn drejt fushës
Kû kisht' krise e zezë potera,
Motra e Avdís kû kjate e mjera.
Shoqi shoqin nuk po e pritka,
Por secilli vrap po ngitka, 140
Thue se t' parit qi do t' veka,
Petku cohet do t'i u préka
'E jo mâ se po i pret deka!
S' âsht tue e drshtë, jo, kush rrezikun,
kah per gjurmë po ndjekë anmikun; 145
Veç se i lngon setcillit zêmra,
Ka mâ e letë s'i ndolli thêmra.
Sýt u qesin flakë e shkendija
Kah t' frigueshem, si duhija,
Qi kalon me t' rrebtë zhumhuer, 150
Fushës i bjen kryq e terthuer,
N'dorë tuj mbajtun pushkët arbnore,
Qi u flakojne neper terthore
Porsì rrfeja n' natë mizore.
Si i' langue, qi, dalë me gjue 155
Endet malit pá pushue,
Dér sa t' jetë <<per erë>>páu vû:
Djelmt e Osos njashtû ngasin,
Veç me cuba si mund t' Hasin.
S' kerset, jo nji pyllë mâ teper, 160
Kur mêrr zjarrë ndoj majes s' eper,
Si kerset Vranina e shkretë,
Sod qi bien Shqyptarët e letë,
Vrap tuj ngá poshtë e perpjetë:
Thue se kambve u kan vû fletë. 165
Kur,qe, krisi i' <<xheverdare>>
M' breg te Moraçës nder do zhavare:
M' breg t' Moraçës drejt Bjelopoles,
Krisi pushka e Preng Markoles.
Preng Markola pre Mirditet, 170
Nder shokë t' vet porsì hýll dritet,
I pau cubat aj mâ i pari,
Ke po majshin kah Ponari.
Ah! kadalë, bre zogu i shkinës,
Se s' i a mêrr ti gjân Vraninës, 175
Me kênë vet ëKnjazi i Cetinës!
Prenga Mirkos i vikati,
M' <<xhaverdare>>, edhè i ndêi gati.
Krisi pushka, ateherë, batare.
Krisi <<ltinë e xhaverdare>>, 180
Edhè ushtoi duhma e breshânës
Me u dridhe fmija n' zêmer t' nânës.
E pse trimi m' trim si t' hase,
E n' log Zânash si t' kersase,
Si t' kersase pushka, or vllá, 185
Rrallë pá gjak se mujn me u dá,
Pavloviqi ktû edhè u vrá:
Pavloviqi u vrá n' pushke t' para,
Ka' u grahë dhive neper ara.
Kúr pau Vùloja se shoku 190
I kje vrá, e se pataloku
Per tê s' isht nji vend bejlegut,
I lshoj dhít edhè u nis bregut.
Me dorë, burra!--- sa i mujt zâni,
Brit Osja atbotë si luâni, 195
Edhè m' shpinë aj zhgjetë i u lshue
Me djelm t' vet, porsi i' Terbue.
A ké pá ndo' i herë per seri
Se si, kur t' u bjere skyfteri,
Hikin pulat neper kaçuba? 200
Njashtû atbotë, hikne ata cuba.
Hikne cubat porsi zhgjeta,
Kush n' teposhtë, kush kah perpjeta,
Veç se Vulja, çue dollâmen,
Aj aq shpejt s' e ndrronte kâmben: 205
Kisht' kênë trim, eh i bâsha gjâmen!
Por shka? sod s' i heci e mara,
Pse edhè 'i shoq i a fiku Tara.
Tara pllumi i Jegumirit
I rá krés shi njâjë mâ t' mirit, 210
Njajë djaloçit prej Zaçirit,
Tue e lshue dekun m' do gjeth firit.
Deh! moj Zânë, m' a thuej nji fjalë:
Kû e ka Osja edhe nji djalë?
Kû e ka Osja at Kerrni Gilen, 215
Qi s' i a dáj kund <<karajfilen>>?
A thue ti, pse ndolli i rí,
E pse e dí per tê n' shpí
Rreh nji zemêr plo dashtní,
Ndoshta sod po i dhimbet jeta 220
E rrin mshefët nder shkorre e mbreta?
Nuk âsht mshefë, jo, Kerrn Zagorja,
Kerrn Zagorja---rê mizorja;
por âsht ndeshë aj me Jovanin,
M' breg t' Moraçës tue da mejdanin. 225
Desht ky Jovja i' herë me hikun,
Por per vrap s' kisht pasë kerrçikun;
Prandaj shokët e lane mbrapa,
T' cillt po hikshin me t' mdhaj hapa.
<<Urra!>> m' shpinë, atbotë, si bisha 230
I u lshue Kerrni neper plisha,
Neper plisha e bregut t' uj'' t,
M'<<karajfile>> m' nja tue e gjujtë,
M' nja tue e gjuejtë, por veç per ânë:
Gjallë me dorë dote m' e xânë. 235
Por me dorë nuk xëhej djali,
Pse kisht' kênë nji sokol mali:
Kisht' kênë Shkjau, po, me trí zêmra!
Tek e ndiu Kerrnin te th6emra,
E hodh pushken m' nji ferrmanë, 240
Edhè xuer aj t' idhtë tagâ'n,
Qi kisht' fikë mâ se nji nânë;
E t' u dredhë ka' i Zagorjani:
Kshtû po mêrr e i thotë Jovani:
Mos trrêjë mendja, or trim i rí, 245
Se e koris Malin e Zi,
Tuj t' rá n' dorë si nji baxhí;
Por, n'jé i armve e n' jé Shqyptár,
E per n' jé ndopak bujár,
Xír tagâ'n, e n' kjoftë gjykue, 250
N' bejleg kryet shkurtoma mue,
Vrik qaj Kerrni na i ndêi gati,
Na i ndi gati edhè i piskati:
Si tagan, si pushkë te giatë,
Jam Shqyptár, e i kam zanát; 255
Edhè cubi i Malit t'Zí
S' ká per t' m ' msue besë e burrní...
Por, merzitë mbasi t'âsht jeta
Me cubní e me pûnë te shkreta,
A ti ktû ké me marue; 260
Kerrni Gila pse m' thone mue,
Edhè xuer tagâ'n prej millit:
Ç' ka flakrue m'at rreze diellit!
E si pushken m' tokë e uli,
Báll per báll Jovos i duli. 265
--Or Shqyptár, qi tash n' e vona,
Tuj perbuzun Fé e zakona,
Veç mbas shpine msýn anmikun,
Hec e shifsi dredhë çelikun
Kerrni Gila e njaj Jovani: 270
Shif si dahet, bre, mejdani!
N' báll t'shoshojt ata si u gjeten,
Kryq taganit i zateten:
E si t' ishin flakë e agzot,
Lum e lum per t'Madhin Zot! 275
Se ç' filluene me vringllue,
Si dý rrfé, ehu! tue flakrue.
Shkrepshin shkendija ndaj perpjetë
Porsi m' kullme prej hekrit t' xetë,
N'ajr tagânat ka' u perpiqshin, 280
Kryet shoshojt atà ka' i ndiqshin.
Djersë e gjak xû me u Kullue;
Por s' xû asnj6ani me u ligshtue,
Mu ma fort erdh t'u terbue.
Kur varrohet n' mal nji arí 285
A me pushkë a m'hekur t' zí,
Jo veç se prej dhimës s'topitet,
Por mâ teper vjen e nzitet,
Edhè msýn, n' furi t'terbueme,
Me gjak t' vet armen t' ritueme: 290
Njashtu atbotë atà dy trima
T' shpejtë kah dora si vetma,
T' rrebtë ka' e sjellmja porsì rrfeja,
Mêrrshin turr me fuqí t' reja,
Tue terflluem e tue kercnuem, 295
Shkumë e gjak, prej gojës tu' u shkuem.
Kur i behë, qe, n' at fushore
Oso Kuka rrfé mizore,
Kah po kthete asajta n' shpí
Me dy rob edhè me dhí, 300
Qi kisht' marre prej Malit t' Zí.
Oson Kerrni tuj e pá
Disi marre atbote i rá
Ke nene s' kisht' pré anmikun;
Prandaj çon të prehtë çelikun 305
Edhè e siell me kaq furí,
Qi t'kish ndeshë n' cub t' Malit t' Zí
Fíll per gjysë, tham, kje tu'e pré.
Por jetë - giatë cubi kisht' lé;
Pse ndermjet tagâ'n i a qiti 310
Me tê deken edhè e priti.
Kur tagânat janë zatetë,
Fort shunglloi Vranina e shkretë.
Edhè u kpu' n t' dy per mjedisit,
Si t' ki' n kênë dý krande lisit. 315
<<Jam ndermjet!>> atbotë Vikati
Oso Kuka edhè u ndêi gati.
U ndêi gati me i shkatrrue,
Pse me dorë kjenë t, u pushtue.
<<Trima,mjaft pask' ni luftue: 320
Diku veç nuk ká kênë shkrue.>>
Zûni Osja atëherë me u thânë,
<<Dikû shkrue veç nuk ká kânë
Njâni tjetrin dekë me e lânë...
Prá, ti cubi i Malit t' Zí, 325
Prehi kâmbët e dredho n' shpí,
E thuej nânës e nuses s' ré
(Per n' i paç ti kund n' at dhé),
Se per s' dytit sod ké lé.
Jem' tue t'falë, po, n' ket ditë t' sodit 330
Pse, me giasë, qi kênke rodit.
Por ket fjalë shokve m' u a thuaj:
T' mos u rrêjë njaj Cari i juej
Se sundon mbi né kurr Nika,
Per pá mbetë Shqypnija m' çika. 335
Ndoshta t' dám na jem ' nder veti;
Por kû né t' na lype Mbreti,
Por kû shkjau t'na ngasë n' vend t' t' Parve,
Per ket besë, fara e Shqyptarve
Turk e i kshtênë-- êerr vesht, or djalë-- 340
Kan me u gjetun krejt me 'i fjalë...
Kshtû tha Osja. Atbotë Jovani
Njâ as dý mâ nuk i a bani,
Por, si i a lidhen varrët e shtatit,
Rroku pushken e u nis shpatit: 345
Lum! e lum! po, kopilani
Pse i u kput n' at dite tagani...
U nis shpatit per Cetinë
E Oso kuka per Vraninë,
Per Vraninë, kû kendonte Zâna: 350
Ke bje dielli e ke mêrr hâna
Oso Kukë nuk bân mâ nâna
As n' Begllerë as n' Kapidana!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:30 am

Shëndrrimi i gjendjes në Vraninë bân qi kryeqyteti i Malit të Zí, Cetina, të shqetsohet. Shkajku i këtij ndryshimit âsht Oso Kuka. Përshkrimi i hollsishëm i kreshnikut Shqiptár. Knajz Nikolla thrret Krenët e Malit të Zí dhe çilë mbledhjen tuj u paraqeitë gjendjen e Vraninës dhe planet e veta. U paraqet të pranishëmvet premtimete Carit të Rusís, premtime, të cilat nuk mund të çohen në vend parpá hjekë qafet trimin Shkodranë. I pari, qi merr fjalën mbas Knajzit, âsht i Cetinjani, Mirkja. Ai vetë, si Knajzi, pohon trimin e Shqiptarvët, por çeshtjen s'e bjen të disprushme. Me Shqiptarë - thotë - ku s'punon trimnija, ka me punue dredhija e parja, të fitmet e dasija. Per mos me bjerrë kohë ai lyp prej Cetinet 700 vetë e 400 prej Bioçet nën Gjukoviq Peren. Me ta vendosë të dalë në Vraninë.
Auktori thrret Zanën per t'i lajmue Osos vendimet e mshehta të Cetinës, Pergjegja e Zanës âsht nji ankesë e pervâjshme jo aq për dekë t'Oso Kukës, sa per pleqni të bame me coptue tokët e Burrit, të Lekës e të Kastriotit. Mbyllë kangën nji kushtrim i thekshëm, qi Poeti u sjell Shqiptarëvet e sidomos drejtuesvet, të ndjekin shembullin e kreshnikut Shkodranë dhe të desin, si ai, Pérpara se të lanë me coptue vendin e të Parvet tuj bjerrë Fé e zakone.

V R A N I N A

Vojti fjala ka cetina:
Vall ç' po bân mbi Shkijé, Vranina!
Vall ç' po bân Vranina m' Shkijé,
Rob tue záne e gjind tue pré:
Tue pré gjind, tue zânë hajduka, 5
Qysh se duel njaj Oso Kuka!
Oso Kuka, i' burre Shkodranë,
Shoq ne Shkoder, thonë, s' ká lanë
Per kah besa e kah trimnija,
Qi zanát i ká Shqypnija. 10
Kalashan e sý - pergjakun,
Mje m' sylah e ka mustakun;
Ushton mali, thonë, kur t' flase,
Dridhet fusha kah t' vikase;
E kah t'dredhë të rrebtë tagâ'n, 15
thue se rrfeja shkrepë per ânë:
Kaq vringllim aj shkon tu' i dhânë!
Edhè e ká nji xheverdare,
Xheverdare pushkë vrastare,
Qi, ke t'laje sýni i njerit, 20
Me tê sý'n i a zier skyferit.
Burrë kaprroç e trim si Zâna,
Thonë me kmishe e bâni nâna;
Edhè, thonë, ká lé drangue,
Pse trí zëmra i kan qillue, 25
E pse i ka trí pupla t' arta
Per nen krah të armve t' larta.
Prandaj plumja m' tê nuk ngulet,
M' tê tagâni edhè perkulet:
Top me i rá shpierti s' i shkulet. 30
Ky n'Vranine edhe ká zânë
Me njiqind e nji breshânë
Kú nji fjale e paska thânë:
Se per t' gjallë rodi i Shqyptarit
S'i bjen n' dorë kurr Gospodarit.35
Fjala knjazit n' vesh i ká shkue:
Edhè Knjazi na âsht idhnue,
Na âsht idhnue kur e ká ndí.
Thirrka Krenët e Malit t' Zí:
Njani arí, tjetri duhí, 40
Të gjith lé sokola malit:
E m'ledinë n''kuvend rreshtue,
Ngerthye vetllat m' shtek të ballit,
Folë u paska si tue ulurue:
Ká dalë fjala nper Cetinë, 45
Se 'i Shkodranë ká rá n'Vraninë,
N'at Vraninë, po n'at rranzë suket
Thonë ká rá 'i farë Oso Kuket.
Kaleshan e Kime-zí,
Gjak e zjarm â aj sýni i tí; 50
Edhè i ká nji pare mustaqe
Kaçarrel e leqe - leqe,
Qi me i mrîjtë mje m'fletë t' sylahit,
T' zez e t' trashë sá llana e krahit.
Ky edhè, thonë, ká lé drangue, 55
Pushkë as top mos m'e shinue,
As tagân mos m'e varrue;
E po thonë se ká zatetë
N'at Vranine me dyqind vetë,
Me dyqind fatosa t' rí 60
Djelm të zgjedhun n'mal e n' vrrî
Jo per dok ëe hijeshí,
Por per zêmer e trimní,
Qi e kan pushken tatë e nânë.
Ky edhè 'i fjaleë paska thânë: 65
Se per t'gjallë rodi i Shqyptarit
S'i bjen n'dorë kurr Gospodarit...
Prap po thonë se ky Oso Kuka
Paska zânun do hajduka:
Do i ká zânë e do i ká pré: 70
S' lên me rá mâ Shkjá n'at dhé.
Cubat vetë i paçë ndersý,
T' zezë Vraninen per me msý,
Vrasë e pré mos me i a ndalë,
Veç me Turk si t'nisi fjalë; 75
Pse Moskovi e ká pleqnue
Shqyptarín né me na lshue
M' Rozafat e m' Kishë Deçane,
Kû do t'mrrîjë megja serbijane,
Per me u gjetun Cernagora 80
Me Serbí bashkë dora - dora.
Kujtoj keq s'na kishte rá.
Shqypnín tjeter kan me e dá
Bulgarija e ajo Greqija.
Pse, mbasi Shkijét e Ballkanit 85
T' kanë pushtue tokët e Sulltanit,
E mârrë t'kenë do skele detit
Te kane lidhë besë ndermjet vetit,
Ká m' i dhânë Shkjenís e mbara,
Ká m'u shtrue ura perpara 90
Dét e m'dét m'u kapë Moskovi;
Ká m'i thye Krajlnive hovi.
Por, qe tash, mbasi ká zânë
N'at Vranine ky burrë Shkodranë,
Nuk po dij se kah t'i a majë: 95
Drue s'ka metë per sod uzdajë
Se i pushtoj tokët e Shqyptarit,
Si e kam pasë fjalen e Carit!
Kshtû tha Knjazi i Malit t' Zí.
Krenët po rrijshin tue e ndí, 100
Tue e ndi e tue mendue
Se shka Knjazi ish' tue ligjrue
Per Shqypní e per Shqyptarë.
Kur qe Mirkja, Krenësh se parë,
Po i thotë Knjazit: Gospodár, 105
Fjala e Carit n'udhë s'do lânë,
Pse ka dalë nji burrë Shkodranë
N'at Vraninë, n'at t'zezë krahinë,
N'breg t'Liqênit n'at kodrinë.
Pse, po kje se ky Oso Kuka, 110
Po âsht nji nieri qi e man buka
N'mos e mârrët pushka e kurrkuej,
(Mjaft qi, mjeri, mund t'a gjuej!)
Ká m'e marrë nji pushkë vrastore:
Pushka e babës ltinë mizore, 115
Qi der m'sod mue s'm'ká koritun,
Pse edhè m'turk ajo âsht vaditun...
Veç po e zâm se ket Shkodranë
Gjallë as dekë s'po mûjm m'e zânë,
Me gjithkta nuk do me thânë, 120
Se na s'e pushtojm Shqypnín.
Malazezt te gjith e dín
Se n'Shqypní ká djelm si Zâna,
Qi mâ t, fortë s,po t'i bân nâna.
Me armë n'dorë, si thomë na, lé, 125
Anë e kand permendë mbi dhé
Per trimní, per besë e Fé:
E prandaj p'r i' dite Shqypnija
S't'bjen n'dorë, besa, lum Zotnija.
Por me kohë e me dredhí, 130
Me u kapë mundet Mali i Zí
M' Teqe t' Krús e m'Kishë Deçane,
Kû do t'mrrîjë megja serbijane.
Pse tue kênë se kan fillue
N' Shqyptarí sod m' kâmbë me u vû 135
Muhaxhír e Anadollí,
Gjind t'pá plang edhè t'pá shpí,
Qi nuk dín se shka u kje i pari,
Zot e Mbret per t'cillt âsht ari,
E u lanë m'anesh dyert bujare, 140
Dyert bujare t 'tokës Shqyptare:
Njata krenë e kapitana,
Bajraktare, trima si Zâna;
T'msuem per Mbret me dhânun jeten,
T'msuem per vend me shkrî atà veten,145
Per ket besë, kallxou kuleten,
Se Shqypnín ké m'e pushtue
Para se t'a keshë mendue.
Prandej zên tash, Gospodár,
Me qitë fitme nder Shqyptarë; 150
Pse me kohë e dhelpëní.
Ké m' u bâ Krajl mbi Shqypní.
Edhe ndoshta mbi Serbí...
Por na as tash harû spo t'rrím:
Sá ma shpejt n'Vraninë po t' bím, 155
Me u perpjekë ma at Turk Shkodranë.
Un po t'bie me Cetinjanë,
Cetinjanë nja shtatqind vetë,
Qi per gjâ s' e bâjn ket jetë:
Si me dekë ashtû me metë. 160
Mandej t'bjerë Gjukovic Pera
Me nja katerqind pushkë tjera,
Katerqind Bijoca t'rí,
Qi janë Ora e Malit t'Zí.
Kam uzdajë se me kto çeta 165
N'sukë t'Vraninës un porsá t' veta,
Kam me ngulë m'tê Trobojnicen,
Kam m'i a vû Osos kapicen,
N'kjoftë se kryet s'i a pret tagâni,
Si n'Cetinë ka dalun zâni... 170
Pse perndryshej, kam m'i a prû
Kret n'Cetinë, t'ngulun m'nji hû...
Kshtû tha Mirkja, Kapitani.
Ver me gojë kush mâ nuk bani.
Atëherë Knjazi i Malit t'Zí 175
Mêrr e u thotë: Sokola t'mí,
Bini pra, n'Vraninë me ushtrí,
Me sa t'dueni ushtarë te rí;
Por Vraninen m'a pushtoni,
Osos kryet por m'i a shkurtoni. 180
Sá per fitme e per ngatrresa
M' lêni mue, perse, qe besa,
Me pak pare e tuj gergá,
At e bír un kam me dá:
Jo se mâ bajraqe e fise, 185
Qi, q'se mora mend e shise,
Un t'bashkuem mend nuk i majë...
Oh! po tash mund t'kem' uzdajë,
Se serbija e Crnagora
Kan me u gjetun dora-dora 190
Me Greqí e me Bullgarí,
Si n'Moskov â bâ pleqní.
Por Vraninen m'a pushtoni!
Osos kryet por m'i a shkurtoni!
Foli Knjazi, e Krenët u ndane, 195
E n' Vraninë, mbi xhebehâne
Zû me krrokë nji sorrë kob - zâne.
Deh! moj Zânë, pásh njato kroje,
Pásh currilat neper prroje,
Pásh bylbylat e Prandverës 200
E pásh t'amlin fllad te erës
E p'r at voes, qi bje prej qielli
E pásh lulet drandofille,
Deh! m'kallxo a po t'vjen keq,
Se e dau Knjazi sod nder Pleq 205
Trup nji ushtrí n' Vraninë me çue,
Osos kryet per m'i a shkurtue?
Mue m'u kputshin fletët e krah'e
Mue m'u bâshin prozhmet rrahe,
Mue m'u shuejshin kângë e valle, 210
Kângë e valle edhè zavalle
Mbi njato rudina t' buta:
Per mjedis mue m'plasët lahuta,
N'paça dhimë a kurrnji grimë,
Pse po i pritet Osos kryet, 215
Pse po i erren të dy sýt:
Krye n'Shqypní mos metët pá u pré,
N'kjoftë se n'shekull aj ká lé,
Per me u vû mbí tê kapica
Me njat shkrolë qi e shkroi Nikica! 220
Por m'lingon mue shpirti e zêmra,
Shtati m'dridhet mje ke thêmra,
Ke po ndiej un kob të rí:
Qi i ká metë sod Malit t'zí,
Per me dá t'mjeren Shqypní, 225
Kû kan lé e kû jânë perkundun,
Prej kah shk'' llin e kan tundun
Burri, Leka e Kastrijota,
Para t'cillve shueta bota:
E Shqyptarët porsi t'hutue, 230
Me duer m'i rrín tue shikjue,
Thue se 'i mend qiella e ká dá,
Rob me ndêjun kta nen Shkjá:
M'i u shtrue knjazit dheu i Shqyptarve,
Shtrêjt fitue me gjak te t'Parve!... 235
Ehú! mallkue kjoftë njaj n'Shqypní,
Kjoftë mallkue, po, a plak a i rí,
Qi per Mbret e per lirí,
S'çohet sod me armë mizore,
S'lidhet sod me besë arbnore, 240
Per ma dhânë mâ para jeten,
Per me shkrí mâ para veten,
Se me rá fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangîshem t'Gospodarit.
Shka? a thue n'kângë se ká me u vû,245
Se pá pushkë e ndêjë harû
I rá Knjazit n'dorë Shqypnija,
N'zâ kah besa e trimënija?
Jo, per Zotin! Para toka
E perpîftë me male e boka 250
E me lume e fusha t'gjâna:
Per tê dielli u errtë e hâna!...
O zotnít e Shqyptarís,
O ju krenët edhè t'Malcís,
Pashi at Zot e at êmnin t'uej, 255
Mos lakmoni pares s'huej:
Sado vonë me pasë per t'shkue
Mbi djelm t'uej ká me gjikue!
E ju t'cillve i Bukuri i qillve
U ká zgiedhun me i prî nirit 260
Ravës s'amshueme t' t' naltë Empirit,
Qi â e lirís e e s'Drejtës pasqyra,
Kinie n'mend: per jú detyra
S'âsht me mjelë veç delet t'ueja,
S'âsht me mkâmbë veç gjûhët e hueja, 265
Por me at Fé, qi kem' prej qillit,
Por me t' bardhen dritë t'Unjillit,
Mrendë dashtnín mú a ndezë Shqyptarve
Per kah giûha e vendi i t' Parve:
Qi Shqypnija t' jetë e vetit, 270
Qi Shqyptarët t'sherbejn nja'i Mbretit:
Qi per Mbret e troje t'veta
Mos tu dhimbet gjâja as jeta,
Por te desin, si Oso Kuka
Qi âsht tue dekë, ehu! n'ato suka! 275
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:33 am

Në darkë, ku marrin pjesë herojt e Vraninës, Oso Kukës i lidhet buka. Han sá me thanë, lán duertë, delm'anash e pështet brí votrës. Duhani i a lehtson mendimet. Hija e dekës, qi n'andërr i u gjá se i dha zjárr barutit të xhebehanes, s'i hiqet mendsh. Djelmnija, dikúr, çojnë tryezën e vêhen simbas dokavet, dikush të luejë, dikush të luejë e të shîjë armët. Soko Tona këqyrë me vemendje shpatullen, e cila kallxonte vorre e gjak. Shena familjarë merr ngjyrë të zymtë. Vetëm kanga e Kaçel Dodës mbi dyluftimin e Gjergj Elez Alís me Harapin dishka zhdavaritë merzín e asajë mbasdarke, por jo kujdesin e Osos Mbas kangës ky i urdhnon Met Zenelin të marrë Vuksanin, Sinanin e Kerrin nga Zogorja dhe të dalin për roje në vá. Tjerët bienë me fjetë. Oson, veç, s'e merr gjumi, ashtu si s'flêjnë anmiqt e tij shkjé: Zeliq Uka, Mirko Serdari e Gjukoviq Pera, të cilt përdorojnë natën per të rreshtue ushtrít e veta rreth Vraninës, ku në nade do të zhvilloheshin luftimet. Njimij e njiqind pushkë janë ata me të njehun. Poeti thrret Zanën per t'i lajmue Oso Kukës planin e shkajut e rrezikon qi e pret; kujtohet me nji herë se në vá janë rojet shqiptare. Në të zbardhun të dritës gërset pushka e Kerni Gilës. Në të shtíme të pare vritet Gjukoviq Pera, Lufta ndezet, shtohet, mrrín në kulmin e vet kur çetat malazeze prej së tana anësh msyjnë e kalojnë ván, Oso Kuka rrán me nji herë në ndihmë të djelmvet të vet roje. Shef se anmiku âsht tepër i madh, por s'frigohet. Kthen dalë prej ballit të luftës vetëm atëherë, kur të vett i lajmrojnë se ushtrí anmike kanë msý në drejtime të ndryshme xhebehanen dhe ngujohet në tê me ata pak luftarë, qi i kishin teprue. Kur Shkjét, në saje të numrit, i veshen kullës së ngujimit dhe kerkojnë me nxanë gjáll Shqiptarët, Oso Kuka vetë i ep zjarm barutit dhe hjedh per havá vedin e anmiqt tradhtarë. Mbyllë kangën nji grishje e qortim nanave shkina, qi mos t'i msojnë mâ fëmijt me msý tokën shqiptare. Né Vraninë ngulet flamuri tríngjyrësh i Malit të Zí.

DEKA

Kish t'a díej, ç'ká aj Oso Kuka,
Qi tue shkue s' âsht sande buka.
S'po i shkon buka as mishi i dashit:
Kot nget tryezës â ndêjë per rrashit,
Tue perdredhë njato mustaqe! 5
Thonë, ká pá nji anderr t, keqe.
Anderr t'keqe, thonë, ká pá
Mbramë, qi shkoi, porsa ká rá.
Ká pá n' anderr se prej Rjeket
Kênka nisë nji hije deket 10
Ndezun flakë, si flakë lugatit,
Qi, tue hecun fushës e shpatit
E nper kneta e neper zallina,
Fíll po vîte kah Vranina.
Kúr n' Vraninë ajo ká mrrî, 15
N' Xhebehâne, paska hî,
Edhè i dhânka zjarrë barotit.
Kur ká dhânun zjarrë barotit,
Ká plasë kulla e ká marrë gjâmë,
Asht dridhë toka per nen kâmë, 20
Ká ushtue Lqêni, mali e lumi,
Edhe Osos po i del gjumi.
Pá ket anderr Oso Kuka,
E prandej nuk po i shkon buka,
S' po i shkon buka as mishi i dashit, 25
Kot nget tryezës 6a ndêjë per rrashit.
Po, s'han bukë, veç sá me thânë;
I lán duert e del m'njânë ânë,
Per urë voters pshtetë m'nja'n brî,
Tue mendue, duhan tue pî. 30
Sa rrin osja tue mendue,
Bukë djelmnija kan marue;
Çuene tryezat e i pshteten,
Rrokull odës mandej zateten,
Kush tue dhênë, kush tue kuvendë, 35
Kush tue luejtë cic - mic hâne,
Kush tue lye ndo'i çark breshâne:
Nji tagâ'n m' unuer e mrefe,
Fushekët tjetri m' vezme i njefë.
Kur zên Osja atje mâ vona: 40
Kqyre at shpatull, Soko Tona,
E na thuej a difton gjâ,
Pse dishka nakel m' âsht bâ...
Jo, po, shpatlla keq diftote:
Luftë kah maja ajo kallxote, 45
E ka prenda disá vorre,
Tym e gjak neper oborre.
Prandaj Soko erdh e u vrâ
Kah po e kqyrte m' dritë pá zâ.
Ndoshta shpatlla,tha, s'â gjâ 50
Pse per ndryshej fort ká giasë
Se na luftë kemi me pasë;
Se shum nieri ká me u vrá;
Shum do vorre jam tue i pá...
Por prej luftës Shqyptarët nuk tuten.55
Merr, Kaçel, njihër lahuten
E na thuej nji kângë Shqyptare;
S'májm na zí pá na qitë fare!
Muer lahuten n'dorë Kaçeli,
M' tê magjarin n' vend e ngeli 60
E, mbasi per zâ atê ujdisi,
Kesht6u kângës atebotë i a nisi:
Kish' dalë nji Harap prej deti,
Trim i zí e belagjí
Edhè qitka 'i porez t'randë: 65
Ka trí bukë pagaçë per shpí,
Shtatë masë vênë per ditë me i pí,
Ka 'i taroç per mish te zí,
Ka nji dash n' mjesditë m'i a pjekun,
Ka nji skjap per darkë m'i a repun. 70
Njiqind vetë n' mejdan ká pré,
Njiqind vithna qiti faret,
Njiqind shpija edhè ká djegun.
Kur vojt rendi n' Shqyptarí,
Njati Gjergj Elez Alís, 75
Leter t' vrashtë i paska çue:
Ndiej, ti or Gjergj Elez Alí,
Mbas dý javësh si t' bjerë kjo leter,
Ti n' mejdan mue ké me m' dalun;
Pse tý kullat do t' i djegi, 80
Mal e vrrî pse do t' i shkeli,
Dhên e dhí pse do t' i mjeli,
Pse edhe gruen rob do t' a mârr!
Letra Gjergjit n' dorë ká rá;
Edhè Gjergji fort â vrâ, 85
Fort a vrâ kur e ká kndue.
Dý javë vehten e ká majtun,
Bukë prej djerrit aj tue hanger,
Mish taroçit aj tue ngrânun,
Vênë trí vjeçe edhé tue pí: 90
Edhè atin e ká majtun
Tagjí urizit n' strajcë tue i qitun,
Vênë me pí per ujë tue i dhânun.
Krye dý javësh, mushun dý javë,
Vehten Gjergji e ká provue: 95
Nji lis t' madh kish'pasë n' oborr;
Me dý duert Gjergji e ká kapun,
Me gjith tokë edhè e ká shkulun,
Opèt n' vend edhe e ká ngulun.
Kênka mbathë e kênka veshun: 100
Paska veshun petkat arit,
Paska njeshë shpaten florinit;
Zgithka gjokun pullalí,
I a vên fr6enin treqind pullash,
I a merthen me shtatë kollana, 105
Edhè nânës aj po i bân zâ:
Halláll, nânë, ti me m' a bâ
Miré e keq, shka kemi folun!
E i ka puthun nânes doren.
Amanet, morì ti loke, 110
N' kjoftë gjikue me m' pré Harapi
Lot per mue ti mos me derdhun!
---<<Hajt, mor bir, Zoti te ruejtët,
Se s' t' koritë, jo, lokja e jote.
E ká mârre topuzin n' dorë, 115
E ká hapun mbi shpinë t' atit,
Edhè â nisun per t' giatë shpatit,
Tue zbardhë drita prej sabahit
I ká vojtun n' dere Harapit.
<<Nadja e mirë, Harap i zí! 120
Nuk ké ngae me ndêjë sod n' hî,
Por çou e del n' at fushë t' mejdanit,
Sod dý javë si m' ké çue fjalen;
Sod tý kryet due me t' a pré!
Kur ká pá Harapi i detit 125
N' derë njat Gjergj Elez Alín,
Shif shka bâni atëherë Harapi:
Lkura buejsh per at ká lidhun.
Asht tutë ati i Gjergj Elezit,
E kah Gjergji paska shkue. 130
Mos u tut, bre zogu i atit:
Gjâja e coftë kurrgjâ s'mund t'bâjë.
I âsht turrë Harapi i zí
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí.
Gjergji kryet por e ká ulun: 135
Permbí krye topuzi i rrshiti.
T'i u drodh Gjergj Elez Alija:
Dalë - kadalë, Harapi i zí!
Se m' thonë Gjergj Elez Alí.
E m'topuz m' tâ edhè ká shtí. 140
M' lug t' dy krahve i a ká njitun,
Tre pash para m' dhé e ká ngulun.
Dekun m' tokë rá atbotë Harapi.
Ká marrë djali edhè ká zdrypun,
I a ka pré ata krye te zí. 145
Hukubet Zoti e kisht' falun:
Trí pllâmë buzen kishte pasun;
Kisht' pasë veshin sá 'i zhgun burrit:
Sá dy vetë me tê me u mlue.
Kur ká ndie Mbret Sylejmani, 150
Paska shkrue m'at derë Stambolle:
Trima ká e trima s' ká,
Por si ká trima n' Shqypní
S'i ká Krajli as s' i ká Mbreti,
S' i ká toka as s' i ká deti. 155
Kshtû Kaçeli po këndonte;
Rrokull oda po e vezhgote,
Po e vezhgote tue kendue,
Veç se Osja, trim drangue,
Veshin kângës s' i a kishte vû: 160
Kânga at natë s' isht'tue i pelqye;
Prandaj kânga kur u krye,
Zêmra t' kendoftë! s'i tha Kaçelit,
Veç se thotë, po, Met Zenelit:
Mêrr Vuksanin e Sinanin , 165
Edhè mêrr Kerrn Zagorjanin
Edhè dilni sogje n' vá;
Pse mjesnatë tash â tuj rá,
E thonë Shkjau se besë nuk ká...
Kshtû tha Osja, e sogjet duelen, 170
Osja e djelmt me fjetë u ulen.
Rá me fjetë, njaj Oso Kuka,
Por s' po flên jo, Zeliq Gjuka,
Nuk po flên as nuk po kotet:
Nja'i pûnës s' fortë, me giasë, po i zotet;175
Pse ka herë dikah a nisë,
Me nji strugë per krye mertisë,
Vall, moj Zânë, a din me m' thânë
Se kû Gjuka don me zânë,
Qi nper terr ká dalë ne vá 180
Thektueshem udhës tue i ra?
Zeliq Gjuka, nji zog shkinet,
Nji zog shkinet prej Vraninet,
Kah Prevlaka kâmbët po i thekë,
Me qat Mirkon per m'u pjekë; 185
Pse qaj Mirkja i Malit t' Zi
Paska dyndë nji t' madhe ushtrí
Edhè dashtka, n'nâtë t, pá hânë,
Mrendë n' Vraninë sande me zânë:
Prandej Gjukos fjalë i çueka 190
Me i prî ushtrís nder ato suka.
Edhè fjalës i nd6ejka Gjuka',
Pse, pá kndue gjelat e parë,
Aj ne â pjekë m' Mirkon Serdár,
Na âsht pjekë, po, m' tê trathtari, 195
Shtrejt pague pse e ka Serdari.
Por nuk dí a â mendue mirë,
Se n' ushtrí jânë krenat lirë...
Mbasi shêjzet pa'n prendue,
M' kâmbë ushtrija atbotë u çue, 200
Per me u nisun kah Vranina.
Shtatqind pushkë qi çoi Cetina
E qi Mirkja u kishte prî,
Tokës u nisen ví e ví
Bregut t' Rjekës s' Cernojeviqit, 205
Tuj shkue vister mbas Zeliqit;
E ato katerqind pushkët tjera,
Qi u kish'prî Gjukoviq Pera
Rjekës u nisen mbi lundrica
Tuj vozitë kahë Çakavica, 210
Per m' e msý t' zezezn Vraninë
N' báll t' Lesenders- n'at krahinë.
--Ehù! moj Zânë, pásh të dy sýt,
Shkomi Osos tash te krýet,
Edhè m'vesh atij m' i thuej, 215
Si nper tokë e si nper ujé
Ká çue Knjazi m' e rrethue,
Kryet atij per m'i a shkurtue!
Por, n' daç ndal; pse Osja fjetë
Nuk â, jo, me kater vetë 220
Qi i ká qite aj sogje n' vá.
Vetë Moskovi atý me zânë,
Pá i a zjerrë gjumin s' e lânë;
Pse kû ndolli Met Zeneli
Met Zeneli---e Vuksan Gjeli, 225
E aj Sinani --- e aj Zagorjani,
Atý fusha ká marrë gjâmë
Atý toka â dridhë nên kâmë!--
Hylli i Dritës atbotë tue lé
Per me i prú dheut shpnesë të ré, 230
Per me i prû s' mjeres Shqypní,
Ofshè, váj, nji kob të rí,
Kur qe Mirkja ndolli n' vá,
Po, a thue, sogja s' e ká pá?...
E ká pá, s' ká ndêjë tue fjetun; 235
Por ndr prita ká zatetun,
Pushken Shkjaut per m'i a fillue,
Per shêj t' pushkës si t' jetë afrue.
N'ujë t'Moraçës tek behë ushtrija,
U zdath Gjuka,--atê e vraftë buka! 240
E vraftë buka si â tue e vrá!
Edhè vaut desht aj me i rá,
Kesh me u kapun m'breg t' Vraninës,
Me u çilë shtek djelmve t' Cetinës.
Por kje rrêjtë i biri i shkinës! 245
Perse atý 'i Kerrni Gile
I ndj gati m' karajfile,
Tue i a njiteë shi m'lule t'ballit,
Tuj e ftofë shi m'' rânë te zallit.
Po, tek qiti i Zagorjani 250
Kuku, majko! Gjuka bâni
E rá dekun pik mâ i pari:
Ashtû raftë gjithmoné tradhtari!
Porsi kur nji burrë gjuetár
T'qese m' korba, grumbullue n' arë, 255
E t' a vrasé ndoj korb te zí,
Çohen korbat per ajrí,
T' u pshtjellue e t' u perzi:
Njashtû ushtrija e Malit t'Zí
At herë xûni m'u pshtjellue, 260
Kur pau Gjuken dekun shtrue.
Por, qe, rán prap trí breshâna
Trí breshâna--- si trí Zâna,
N' zí tue veshunprap trí nâna.
Kur njiburrë t' a zblojë anmikun, 265
E t' a ketë në dorë çelikun,
E çelikt t' a ket zêmren,
Edhè plum t' a kete thêmren,
Qi të dese kû t' zatese;
Shum gerset atý potera, 270
Shum do nâna atý i thán vera!
Qe edhè Mirkja kur ká pá
Se per báll kisht' priten n' vá,
<<Bini djelm-- ushtrís vikati,
Pse i ka ardhë Vraninës sahati,!>> 275
Edhè ushtrija at herë nd6j gati:
Krisi pushka atý batare:
Krisi ltinë xhaverdare,
Krisi dilke edhe breshânë,
Ushtoi L'qêni ânë e m' ânë. 280
Ah! gajret bre, Met Zeneli,
Ah! qindro, bre, Vuksan Gjeli,
Mos e lsho mori Zagore!
Ngul, Sinan, bre, rê mizore!
Pse me gjasë, ke dridhet suka, 285
Asht tuj ardhë tash Oso Kuka.
Aman ,Zot ! kur Osja mrrîni
Si rê breshni krés s' njaj vrrini,
Me tridhetë e disá burra,
E zateti neper curra, 290
Se ç' kje ndezun flakë Vranina!
Atý qiellë mâ nuk u pá,
Atý pushkë mâ nuk u dá;
Njekaq tymi erdh tue e mlue,
Njekaq gjâma erdh tue ushtue! 295
Rrihte ltina edhè dudumja;
Porsi breshni vîte plumja:
Jitshin gjindja neper kneta,
Neper kneta--- e neper mreta
Tue rektue per nâna t' veta! 300
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:34 am

Vazhdim...

--Eni e shifni oj nâna t' shkreta,
Eni e shifni 'i herë n' at vá
Djelmt e rí, qi atý u kan rá!...
Po, a dro, 'imend, mori ju shkina,
I rritët djelmt ju kah Cetina 305
Per me u mbetun ke Vranina?
Per me u mbetë nen armë t'Shqyptarit,
Vec prej llokmes s' Gospodarit?...
Kjani, at herë! s' kam dertin t' uej,
Por,ke ata kan n' mjet nji ujë, 310
E ke n' báll kan disá curra
E nper curra-- disá burra,
Qi per Mbret e troje t' veta
Nuk u dhimbet gjâja as jeta,
Fort po drue se sod n' at vá 315
Shum mâ zí kini per t' pá...
Tue krisë pushka pá i a dá,
Tue korrë deka krena m' Shkjá,
Thue se shendritshin n' qiellë dy diella
N' ânë prej t' Limit u kuq qiella. 320
E kuqë ishte edhe moraça!
E agoi drita. Neper kllaça
Kur pau Mirkja djelmt sharrue,
Me marrë fryme t' cillt ki'n harrue,
Aman, Zot, se ç' u terbue! 325
Oren xuer aj t' Karadakut,
Xuer taga'n t' dryshkun prej gjakut,
E tue brite porsi arí:
<<Mrendë, sokola t' Malit t' Zí!>>
I rá vaut porsi duhija 330
E mbas si të gjith ushtrija.
Ah, kadalë, bre, zogu i shkinës,
Krisi Osja n' curr t' Vranines,
Se ké dalun n' vá t' pa vá,
Se n' log Zânash jé tue rá! 335
Edhè m' kambë atbotë u çue,
Me tagan në dorë shterngue,
Fíll e m' ta urysh tue shkue:
Porsi ulâ, qi t' shofë anmikun
Se kah stroflli i ndên kerçikun. 340
Ehù! moj Zânë, po t'ishin ndeshun
Ata burra te kerleshun,
Qi mâ t' fortë nuk i bân shkina,
Qi mâ t' rrebtë s' i bân turkina,
Ndoshta zot ndrrue s' kish' Vranina: 345
Por n' qiellë ndryshej kndote shkrola!
Pse, pá u ndeshun kta sokola,
Briti t' madhe Prengë Mar' Kola:
<<Dredho, Oso, n' Xhebehane,
Se na rá Shkjau pre' asajë âne!>> 350
Me i rá tinzi 'i uk nder berre,
Kah t' u prîjë nper male e djerre,
S'dredhë mâ shpejt, jo, nji barí
Kah anmiku t' ket ndí,
Si m' atbotë drodh Oso Kuka, 355
Tuj u njitë perpjetë kah suka.
Kjani, kjani oj Zâna, kjani
N' ato maje, kû ju hani,
N' ato kroje, kû ju pini,
N' ato hije, kû ju rrini, 360
N' ato valle, kû vallzoni,
Kjani e lott mos i pushoni,
Perse tash, ehù! n'ata curra
Kan me mbetë ehù! njata burra,
Me aq kujdes qi i kini rritun, 365
N' armë e n' luftë qi i patit vaditun:
Qi edhè vete i kini msue
Me msý anmikun pa u frigue,
Paáu frigue, po, me msý anmikun,
Nja m' dhete vet me i bâ me hikun, 370
Mos me e lujtë p'r 'izet kerçikun!
Por shka t' bâjn sod s' jane tuj pasun:
Per gjith ânësh shkjau u â rrasun.
S'kan shka bâjn? po, a thue, mund t'desin?
T' desin, prá, nuk kan shka presin; 375
T' desin, po, si u kan dekë t'' Parët
E t' a marrin vesht Shqyptarët,
Se â mâ mirë nen dhé me u kjá,
Se per t' gjallë me ndêjë nen Shkjá...
Po, le t' desin - s'kan shka presin, 380
Pse, qe, Mirkja tash duel n' vá,
Kah Lesendra edh' â tuj rá
Tinzë, neper mal, Gjukoviq Pera
Me Bioca t' letë si era;
E janë çue Shkijét e Vraninës 385
E janë bâ me ushtrí t'Cetinës,
Per me marrë sod Oso Kuken,
Qi me ta ka pase da buken,
Qi u ká rujtun mal e vrrí
Qi u ká mprujtun erz e shpí: 390
Por, s'din Shkjau me mbajtë miqsí!
Aman,Zot, kur duel Serdari,
Se ç' kje ndezë Vranina zhari!
Aman Zot, kur mrrîni Pera,
Se shum krisi atbotë potera! 395
Por kur rán Shkijét e Vraninës
Shum u krisi plumja shpinës!
Porsi shé, qi m' nji natë gjâmet
Rritet turr e del prej âmet
Tuj ushtue-- e tue shkumue, 400
Shkaperderdhet nper zallina,
ashtû u derdh Shkjau te vranina,
N ' valë Shqyptarët krejt tue i pershî.
S'lufton ndryshe e rrebtë kulshetra
E me dhâmbë edhè me kthetra, 405
Zjarm e surfull tue flakrue,
Kur drangojt t' a kenë rrethue;
Si i qendron sod Shkjaut Shqyptari
Per dhé t' amel, qi i la i Pari:
Kâmbë per kâmbë, tuj qitë pá dá, 410
Tue korrë krena neper Shkjá.
U janë ndezun flakë breshânat,
U kullojn gjak n' dorë tagânat,
E u kullojn gjak edhè zêmra,
Veç se vendit s' u lot thêmra. 415
Por ç' dobí: dielli tue lé
Isht' tue lé m' at ditë per Shkjé!
I rán ndore Shkjaut t' terbuem
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shituem!...
O ata t' lumt, qi dhane jeten, 420
O ata t' lumt, qi shkrîne veten,
Qi per Mberet e vend të t' Parve,
Qi per erz e nderë t' Shqyptarve
Derdhen gjakun tuj luftue,
Porsi t' Parët u pa' n punue! 425
Letë u kjoftë mbí vorr ledina,
Butë u kjoshin moti e stina,
Aklli, bora e serotina:
E dér t' kndoje n' mal ndo i Zânë,
E dér t' ketë n' dét ujë e rânë, 430
Dér sá t' shndrisin diell e hânë,
Ata kurr mos u harrojshin,
N' kângë e n' valle por u kendojshin.
E njaj gjak, qi kan dikue,
Bân, o Zot, qi t' jesë tue vlue 435
Per m' i a xé zêmren Shqyptarit,
Per kah vendi e gjûha e t' Parit!
--Po váll! Osja kû do t' jetë?
Oso Kuka a mos ká mbetë?
N' Xhebehane ká zatetë! 440
Ká zatetë n' at kullë t' barotit,
Kû ká bâ êmnin e Zotit,
Se per t' gjallë nuk ká m' e lshue,
Shokët e vet per pa i pague
Tridhetë t' vrám e dhetë t' shitue. 445
Kur pau Shkjau se pushka mêni
Si kah vau, si kah Liqêni,
E se mbetë s' kisht' Oso Kuka
Me tjerë t' vrám, perjashtë ke suka,
M' Xhebehane u turr m' at hera, 450
Si, kur t' lshoje kah Prandvera,
Vrullet bleta çark njaj zgjonit,
Tue zukatë si rryma e prronit.
N'brohorí tue i lutë jete Knjazit
Njiqind vetë kcyen m' kulm t'pullazit, 455
Mâ t' permendun kah trimnija,
Njaq u njiten mbi frangia,
Tue thye muret n'gjak t' perlyeme:
--Por ká gioben shpija e thyeme!--
Krisi Osja atbotë si ulâni, 460
Mje m'Cetinë i vojti zâni:
<<Ah kadalë, Nikollë, t' vraftë Zoti!
Pse ktû i thone Oso barotí:
Se s' ké pa Shqyptár me sý,
Se djegë vehten edhè tý!>> 465
Edhè zjarrë i dha barotit.
Aman, falë i kjoshim Zotit,
Kur ká dhanun zjarrë barotit,
Se ç' â dridhë Vranina e shkretë!
Se ç' â hjedhë kulla perpjetë! 470
Se edhe L'qêni ç' ká gjimue
M' kalá t' Shkoders tuj ushtue!
Qepra, tjeglla, gur e trena:
Kembë e trupen, krahë e krena,
Hî e tym e flakë e shkndija, 475
Shi mje m' Viri i hodh duhija;
I hodh duhmja shi m'breg t' Virit
Qepra, gur e gjymtyrë nirit.
Eni,eni,mori Shkina,
Eni,eni te Vranina, 480
Mblidhni vetë nper shpat e prrue
Ehú! Kortarët e djelmve t'ue;
Edhè msoni fmín mbas sotit
Mos t' lakmojn tokës s' Kastriotit,
Pse u bjen shtrêjt, qe besa e Zotit! 485
Njasi gjakut qi Oso Kuka
Sod ká derdhun ke ato suka,
Si per Mbret, si per dhé t' t' Parve
Vlon se nder dej t' Shqyptarve.
Prá, pa u djegun n' flakë t' agzoit 490
Si Oso Kuka n' kullë t' barotit,
S' ká me rá fisi i Shqyptarit
N'thoj t'pangîshem t' Gospodarit!--
---Dielli n' cila kur u çue,
N' Vraninë s' parit u zhvillue 495
Trobojnica----kjoftë mallkue!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySat Nov 10, 2007 12:37 am

Ja kater Kenget e Lahutes se Malcise, qe i thuri i madhi jone Gjergj Fishta, ose sic eshte njohur tjeter Homeri i dyte,,, pasi qe edhe Homeri ishte shqiptar... Pershendetje dhe lexim te kendeshem te ketyre kengeve kaq te bukura per Oso Kuken dhe Vraninen,,, qe sot eshte pjese e okupatorit Malit te Zi...







Lidhja e Prizrenit Pasqyra70

pershendetje vllazrore, Vuthjani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vuthjani
V.I.P
V.I.P
Vuthjani


Numri i postimeve : 168
Registration date : 01/10/2007

Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit EmptySun Nov 11, 2007 12:42 am

Te lumte Besa-Bese jeni duke na postuar shume histori te cmuar ne Bashkimin tone Kombetar, qe shume te rinj qe nuk e din Historine mund ta pasurojne dijenine e vet ketu. Pershendetje nga ana ime dhe vetem perpara...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lidhja e Prizrenit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja e Prizrenit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Lidhja e Prizrenit sukses apo deshtim
» Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar
» Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: