Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar   Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar EmptyMon Aug 24, 2009 9:41 am

Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar


Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Xhafer-deva-150x150Nga: Naile ZHUPANI
Lidhja e Dyte e Prizrenit eshte nje moment historik qe meriton nje vemendje mjaft te madhe per vete rendesine qe ka.Ajo eshte nje moment qe sqaron per ne Shqiptaret por edhe per boten mbare disa pika delikate qe me te cilat eshte spekuluar shume.Kjo organizatë i vuri themelet e saj në shtator të vitit 1943 me angazhimin e 45 përfaqësuesve nga Ohri, Struga, Gostivari, Dibra, Shkupi, Tetova, Prizreni, Sharri, Theranda, Kolesjani, Rahoveci, Gjilani, Prishtina, Ferizaj, Mitrovica, Rugova, Peja, Istogu, Drenica, Pazari i Ri, Senica, Rozhaja, Plava, Gucia, Gjakova dhe Malësia e Gjakovës.

Ajo u formua jo rastësisht në qytetin historik të Prizrenit për të jetësuar amanetin e drejtuesve të Lidhjes së Parë Shqiptare të Prizrenit. Ideatorë të kësaj organizate, në themel me aspiratë fisnike kombëtare, ishin Xhafer Deva dhe Asllan Boletini, biri i Isa Boletinit të madh etj.Kuvendi zgjodhi Komitetin Qendror të organizatës me 7 veta: kryetar Rexhep Mitrovicën; nënkryetar Musa Shehzade; Tahir Zajmi, Asllan Boletini, Kol Margjini, Sheh Hasani, Qazim Bllaca, anëtarë.. Ai miratoi edhe procedurën e zgjedhjes së delegatëve që do të përfaqësonin Kosovën dhe trevat e tjera shqiptare në Asamblenë Kombëtare, që do të thirrej në Tiranë më 16 tetor 1943 dhe shtroi nevojën e hartimit të Statutit të organizatës. Kuvendi autorizoi Xafer Devën, Aqif Blytën dhe Ibrahim Lutfiun për të koordinuar punën e Lidhjes me atë të Qeverisë Shqiptare për çështjen e Kosovës. Me propozimin e Tahir Zajmit, Kuvendi Themelues proklamoi bashkimin e Kosovës, Dibrës, Tetovës, Strugës, Ulqinit dhe Tuzit me Shqipërinë, si pjesë integrale të saj dhe kërkoi bashkimin me të edhe të Qarkut të Mitrovicës që i takonte Zonës gjermane të pushtimit. Me këtë rast, delegati i Gjilanit, av. Esat Berisha, kërkoi nga Kuvendi që të ndërhynte për rishikimin e vijës së demarkacionit me Bullgarinë, gjë që nënkuptonte përfshirjen brenda kufijve të Shqipërisë të trevave shqiptare që ndodheshin nën pushtimin bullgar. Sali Rama, delegat i Rugovës, theksoi domosdonë e përfshirjes brenda kufijve të Shqipërisë të trevave shqiptare që i kishin mbetur Malit të Zi. Në Kuvend u trajtua edhe çështja e organizimit politik dhe ushtarak, marrja e masave mbrojtëse kundër depërtimit në këto treva, si të forcave çetnike edhe të atyre partizane nga Mali i Zi dhe Serbia.
Me nismën e Lidhjes së Dytë të Prizrenit në shtator të vitit 1944 u themelua Komiteti i Rinisë Nacionaliste Shqiptare për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar. Në krye të saj ishte atdhetari i devotshëm Adem Gllavica. Ajo i shtroi detyrë vetes mobilizimin e rinisë për mbrojtjen e kufijve të shtetit shqiptar dhe ishte forca goditëse në luftë kundër armiqve të atdheut. Adv. Idriz Shahmani paraqiti referatin mbi rrezikun që paraqiste komunizmi për Shqipërinë Etnike. Mbi këtë bazë u aprovua Programin politik-ushtarak, ”Disiplinari i Rinisë Nacionaliste Shqiptare për Mbrojtjen e Atdheut dhe të Kombit Shqiptar” dhe u zgjodh KQ i Rinisë Nacionaliste i përbërë prej 9 vetash. Në radhët e Komitetit bënin pjesë Adem (Selimi) Gllavica (kryetar), Sali Vala-Siçani, Luan Gashi, Avdyl Henci, Shahsivar Aliu, Fuat Muharremi, anëtarë. Keshtu grupi iniciator i Lidhjes se Prizrenit ne daten 16 shtator te vitit 1943 shpalli ne Prizren Lidhjen e Dyte.Gazeta “Kombi” shkruante se “Patriotë të njohur Kosovarë muerën inisiativën për të mbledhur nji (Kongres të) Kosovës, Dibrës e të Strugës ku të çfaqej vullneti i përgjithshëm i banorëve të këtyne krahinave për bashkimin e përhershëm me Nanën Shqipni, dhe për sigurimin e këtyre krahinave prej çdo sulmi armik”Ne mengjesin e 16 shtatorit nen nje atmosfere festive,ku i gjithe populli kishte dale ne sheshe te pershendeste kete Kongres ne shkollen e qytetit me emrin “Bajram Curri” filloi punimet Lidhja e Dyte e Prizrenit.
Disa nga qellimet kryesore qe kjo Lidhje i vuri vetes ishin bashkimi i trojeve Shqiptare te Kosoves,Malit te Zi dhe Maqedonise me kufinjte e Shqiperise,mbrotjen e ketyre tokave nga popullsite sllave si dhe sigurimin ne ruge historike dhe diplomatike te qenies se Shqiptareve ne keto toka.Fjalen e hapjes e mbajti Sheh Musa Shehzade i cili foli per rendesine qe kishte mbajtja e kesaj Lidhjeje ne nje kohe kur shovinizmi sllav dhe ai grek ishin ritur se shumti.Ai gjithashtu theksoi se “Tash që kemi të gjitha mundësinat e njij organizimi të përgjithshëm të fuqinave kombëtare, duhet që ta fitojmë, mbrenda njij kohe të shkurtën, gjithë periudhën qi humbëm gjatë së shkuemes së afërt (…). Duhet të mendojmë, pra, masat dhe mënyrat e mprojës s’onë për çdo gjasë dhe për çdo rrethanë. Qëllimi që do të frymëzojë përpjekjen t’onë, nji përpjekje jete a vdekje, do të jetë nji i vetëm; Sigurimi i njisisë s’onë ethnike”.
Me vone folen edhe Shefqet Shkupi,Tahir Zajmi dhe te tjere te cilet theksuan se bashkimi Kombetar ishte e vetmja menyre per tjukundervene shovinizmit fqinj.Ne kohen qe ne Prizren mbaheshin punimet e Lidhjes, nga Tirana u nisen te deleguar nga Komiteti Ekzekutiv i Pergjithshem.Ky delegacion perbehej nga zoterinjte Rexhep Mitrovica,Xhafer Deva,Rrok Maloku dhe Bedri Bej Pejani si dhe te tjeter.Gjithashtu edhe disa publiciste si Xhelal Mitrovica dhe Mah’zar Sopoti.Rexhep Mitrovica ne fjalen e Tij foli qarte se edhe Gjermania nuk e kishte te gjate fundin e saj,por Shqiptaret duhet te perfitojne nga gjithcka per te aritur Bashkimin Kombetar.Ai tha se Shqiptaret duhet te pergatiten per pasluften,per te shtruar ne tryezen e paqes te drejtat themelore te Shqiptareve.
Lidhja zgjodhi edhe Komitetin Qendror te saj me vota te fshehta sipas te cilave :
Rexhep Mitrovica u zgjodh kryetar
Musa Shehu Nenkryetar
Kole Margjini Nenkryetar
Sheh Hasani Anetar
Asllan Boletin Anetar
Tahir Zaimi Anetar
Qazim Bllaca Anetar
Statuti i Organizates perbehej prej 22 pikash dhe u njoh nga Keshilli i Larte i Shtetit Shqiptar qe kryesohej nga Mehdi Frasheri.Vendimet e Lidhjes se Prizrenit nuk mbeten te shkruara ne leter,por ato gjeten zbatime ne realitet.Kudo u organizuan cetat lokale te cilat filluan operacionet ushtarake ne mbrojtje te teresise teritoriale. Keshtu ne fund te Nentorit te 43,cetniket e Drazho Mihajlovocit shfarosen nga Ushtria e Lidhjes ne nje lufte qe zgjati plot 22 dite dhe pak me vone edhe cetat e Pavlo Gjurrishtit dermohen nga forcat Shqiptare.Gjithashtu forcat e Lidhjes mbrojne Pazarin e Ri nga sulmet serbo-malazeze dhe me vone hidhen ne sulm te komanduara nga kolonel Fuat Dibra.Radio Londineze BBC ne emetimet e lajmeve na daten 27 shtator 1944 lajmeronte se Shqiptaret po luftojne trimerisht ne mbrojtjen e kufinjve te tyre kunder forcave serbo-bullgare qe jane me te superiore ne armatime e njerez. Operacionet ushtarake vazhduan deri ne mbarim te vitit 1944,kur ushtrite ruse arriten ne Ballkan. Gjithashtu brigadat shqiptare te komanduara prej Shefqet Pecit,filluan te godisnin pas shpine forcat ushtarake Kosovare.
Pas vendosjes se autoritetit komunist ne Shqiperi dhe ne Jugosllavi u vrane nga partizanet jugosllave reth 50.000 shqiptare,midis te cileve mjaft nga drejtusit e Lidhjes se Prizrenit si Aqif Blata,Musa Shehu,Asllan Boletini,Qerim Begolli etj.Si perfundim duhet te themi se Lidhja e dyte e Prizrenit eshte nje monument i gjalle i aspirates se popullit Shqiptar qe jeton ne Kosove per liri dhe bashkim me trungun ame.Në vazhdim të këtij studimi po japim disa të dhëna me interes për veprimtarët më të shquar të Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Vendi që u asht dhënë atyre ka të bëjë me sasinë e të dhënave që kanë mundur të sigurohen.
Prof. dr. Rexhep Krasniqi u lind me 1906 në Gjakovë. Studimet e larta i kreu n? Vjen?, ku u laurua m? 1939 doktor i historisë me temën “Kongresi i Berlinit e Verilindja e Shqipërisë”. Mentor i tij ishte prof. dr. Carl Patch. Pas kthimit n? Shqipëri punoi si profesor dhe kreu detyra t? ndryshme n? fush? t? arsimit. M? 1941 u kthye në Kosov?, n? detyr?n e Komisarit të lartë të shkollave shqipe dhe t? drejtorit t? shkollës normale-gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës. Më 1943 u zgjodh Minister i Arsimit, dhe nënkryetar i Kuvendit, ku morën pjesë deputetë t?? zgjedhur nga t? gjitha viset shqiptare dhe ku u shpall bashkimi i trojeve etnike. Mbas Luftës së Dytë Botërore u detyrua të m?rgonte dhe s? fundi u vendos n? SHBA, ku drejtoi Komitetin “Shqipëria e Lirë” dhe u b? njëri nga drejtuesit e organizatës Lidhja e Dytë e Prizrenit. Shkroi shumë në periodikun shqiptar dhe në shtypin e huaj për problemet e pazgjidhura të kombit. Vdiq n? New York më 1999.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar   Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar EmptyMon Aug 24, 2009 9:42 am

Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar


Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Xhafer-deva-150x150Nga: Naile ZHUPANI

Xhafer (Ibrahim) Deva (1904-1978), lindi n? Mitrovic?, Politikan dhe burr? shteti. U shkollua n? Stamboll dhe n? vjen?, ku u diplomua n? deg?n e inxhenjeris?. Pas kapitullimit t? Mbret?ris? s? Jugosllavis? n? vitin 1941, punoi p?r organizimin e pushtetit n? rajonin Mitrovic?-Podjev?-Vushtrri, pra n? at? pjes? t? Kosov?s q? ishte n?n pushtimin Gjerman. N? vitin 1943 ishte nd?r nism?tar?t kryesor? p?r krijimin e organizat?s Lidhja e Dyt? e Prizrenit, nd?rsa n? vitin 1944 u em?rua Minist?r i Pun?ve t? Brendshme n? qeverin? e Tiran?s. Nga gjysma e dyt? e vitit 1944 dhe deri n? mbarim t? luft?s ishte kryetar i organizat?s Lidhja e Dyt? e Prizrenit dhe drejtoi qendres?n p?r t? penguar futjen e trupave partizane jugosllave n? Kosov?. Pas mbarimit t? luft?s shkoi n? Austri, Egjipt etj dhe m? s? fundi u vendos n? Kaliforni t? SHBA. Aty u b? nd?r organizator?t kryesor? t? emigracionit antikomunist dhe sidomos t? shqiptar?ve nga Kosova q? jetonin n? Amerik?. Aty n? vitin 1966 rikrijoi organizat?n „Lidhja e Dyt? e Prizrenit“, q? propagandoi çlirimin e Kosov?s e t? trojeve t? tjera shqiptare n? Jugosllavi. Vdiq n? vitin 1978.
Marie (Mark) Shllaku , lindi në Shkodër më 1922. P?r nj? periudh? kohe punoi ndihm?se n? Qel?n e Fisht?s, nd?rsa m? pas vazhdoi studimet n? Fakultetin e Filozofis? n? Universitetin e Rom?s. Gjat? luft?s ishte sekretare e Iljaz Agushit dhe e Xhafer Dev?s. Me mbarimin e luft?s ju p?rkushtua ç?shtjes s? bashkimit t? forcave të qëndresës shqiptare. Mori pjes? aktivisht n? Kuvendin e Drenic?s dhe luftoi bashk? me burrat m? n? z? t? Kosov?s derisa u plagos dhe u zu rob nga repartet jugosllave t? ndjekjes.
Tahir (Shaban) Zajmi (1897-1971). Pjesëmarrës aktiv ne përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë për t’u çliruar nga zgjedha serbe. Rrjedh nga një familje gjakovare, e cila detyrohet të shpërngulet në Shqipëri. Një kohë qendruan në Kukës dhe në Krumë e pastaj në Shkodër. Bashkëpunëtor i Bajram Currit dhe veprimtar i shquar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë dhe angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike. Ishte njëri ndër drejtuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga fund i vitit 1944 sikurse edhe shumë atdhetarë të shquar detyrohet të marrë rrugën e egzilit politik. Kalon në Austri, Gjermani, Itali dhe vendoset në Izmir të Turqisë ku disa vite bëri jetë të mjerueshme duke punuar si punëtor i materialit ndëertimor në një shtëpi prej balte. Disa vite më vonë kaloi në Belgjikë ku pati kushte më të mira dhe mundësi për kontakte me bashkëveprimtarët në këtë vend dhe në vendet e tjera pertëndimore. Vdiq në vitin 1971. Ideal ii tij ishte bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Eshtë autor i veprës së njohur „Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruxelles, 1964 dhe “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, Bruxelles, 1970.
Rexhep Mitrovica Rexhep Mitrovica (1888-1960). U lind në Mitrovicë në një familje të njohur atdhetare. Ishte pjesëmarrës në Kongresin e Dytë të Manastirit, më 1910, në Shpalljen e Pavarësisë në Vlorë, më 1912 dhe në politikë në vitet 1920-1924; anëtar i Komitetit të Kosovës në Degën e Durrësit. Në vitet 1925-1939 veproi në emigracion. U zgjodh kryetar i KQ të Lidhjes së Dytë të Prizrenit në shtator 1943, ndërsa nga nëntori i vitit 1943 deri në qershor të vitit 1944 ishte Kryeminister i Shqipërisë. Mbas nëntorit të vitit 1944 emigroi në Austri dhe më pas u vendos në Turqi ku edhe vdiq në vitin 1960.
Luan Gashi lindi në vitin 1922 në Elbasan. Ishte i biri i Ahmet Gashit, intelektualit të njohur dhe shumë të respektuar në të gjitha trojet shqiptare. Nacionalist me vizion të qartë dhe në radhët e rinisë u shqua si njëri nga bashkëpunëtorët më të afërm të Mithat Frashërit. M? 1941 u rikthye n? Prishtin?, ku s? bashku me Vasil Andonin drejtuan organizatën e Ballit në gjimnazin-normal?n “Sami Frash?ri”. Luftoi me arm? p?r mbrojtjen e trojeve etnike në Gjilan, Prishtinë, Prapashticë e gjetiu, punoi p?r mobilizimin n? luft? t? rinisë shqiptare. U bashkua me forca atdhetare të Shaban Polluzhës, dhe punoi e veproi edhe n? kuadrin e LNDSH-së, si këshilltar i ONDSH-së të Shkupit. U detyrua t? largohej jasht? vendit, por veprimtarin? atdhetare nuk e nd?rpreu p?r asnj? çast.
Adem Selimi-Gllavica , (1916-2001) nj? nga personalitetet e shquara t? Kosovës të nviteve 50-t?. Lindi n? fshatin Gllavicë të Lypjanit. Pasi kreu Medresenë e Madhe në Shkup, vazhdoi studimet në Fakultetin Ekonomik të Universitetit t?? Zagrebit. Aty u pranua anëtar i organizatës “Besa”, q? ishte formuar më 1935 nga studentët shqiptarë q? vijonin Universitetin e Beogradit dhe t? Zagrebit. N? vitet e luft?s, sh?rbeu si nënprefekt i Ferizajt, mësimdhënës në normalen “Sami Frashëri” në Prishtinës, nd?rsa n? shtator të vitit 1944, u zgjodh kryetar i Komitetit të Rinisë Nacionaliste Shqiptare të Mbrojtjes së Kosovës, dhe më 1 dhjetor komandant i Shtabit Suprem të Kosovës. M? 2-3 dhjetor 1944, ishte nd?r drejtuesit kryesor? t? sulmit për çlirimin e Ferizajt. Mbas largimit nga Kosova jetoi dhe veproi në Australi. Vdiq në qytetin Perth të Australisë.
Prof. Ibrahim (Osman) Kelmendi (16. IV. 1916- 24. I. 1979). Rrjedh nga nj? familje intelektuale nga Presheva. Pasi kreu Medresen? e Madhe n? Shkup dhe Fakultetin Filozofik – Deg?n e Historis? n? Zagreb, n? vitet 1943-1944 sh?rbeu si profesor n? gjimnazin ”Sami Frash?ri” t? Prishtin?s. N? fund t? vitit 1944 ju bashkua q?ndres?s shqiptare, ndihmoi p?r mobilizimin n? luft? t? rinis? dhe mori pjes? pothuaj n? t? gjitha p?rleshjet me partizano-çetnik?t n? Morav?, Preshevë, Drenic?, Ferizaj etj. M? 1945 u detyrua t? emigroj? n? Greqi, Gjermani dhe n? fund, n? Melburn t? Australis?. Drejtoi organet e shtypit n? emigracion ”Flamuri”, ”Albania” (Boston) ”Shqipnija e lir?”, ”Besa” (Stamboll), ”P?rpjekja jon?” (Nju-York) etj. dhe si historian i mir?fillt? shpalosi idet? e tij atdhetare.
Demë Ali Pozhari (1905-1979) lindi n? Pozhar. Veprimtar i Lëvizjes Kombëtare. Kryetar i komunës së Rozhajës 1942-1944, një ndër organizatorët e mbrojtjes se Plavës e Gucisë, Pazarit të Ri dhe të trevave të tjera etnike. Prej nëntorit të vitit 1944- deri në tetor të vitit 1948 luftoi me pushkë në dorë kundër pushtuesve jugosllavë. Angazhimin për çlirimin e Kosovës nuk e ndali as kur doli në emigracion. Më 1968, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, u ftua në Shqipëri. Vdiq n? Stamboll.
Avdyl (Zejnullah) Zenuni, i njohur në popull si Avdyl Dura, lindi më 1893 në fshatin Duraj të Kaçanikut. Kryetar i komunës në Shtimje (1926-1937) dhe, komandant i vullnetarëve të Mbrojtjes Kombëtare të Kaçanikut (1941-1944), Në dhjetor të vitit 1944 u inkuadrua në Brigadën VII të Kosovës dhe u dërgua në Frontin e Sremit. U arrestua n? korrik të vitit 1945 por pas arratisjes nga burgu i Ferizajt, me ndihm?n e Hysni Lajçit, post?komandant i policisë, doli n? ilegalitet dhe veproi deri m? 28 qershor t? vitit 1949, kur u vra nga forcat e UDB-?s.
Bedri (Abdi) Pejani (1885-1946), publicist, diplomat dhe atdhetar i shquar. Shkollën e Mesme e kreu në Robert Kolezh dhe studimet e larta n? Degën e Historisë në Universitetin e Stambollit. Delegat në Kongresin e Manastirit (1908), dhe sekretar i Komitetit i Komitetit të Kosovës” (1918-1924). Gjith? jet?n e vuri n? sh?rbim t? kombit e t? atdheut dhe p?r k?t? q?llim bashk?punoi edhe me Kominternin dhe me LNÇ. Nga janari deri n? mes t? qershorit 1944 ishte kryetar i Lidhjes s?? Dyt? t? Prizrenit . M? 1945 u arrestua nga Sigurimi i Shtetit Shqiptar, dhe ju dor?zua autoriteteve jugosllave q? e d?nuan me vdekje. ”Vdiq” n? spitalin e Prizrenit, m? 6 korrik 1946.
Aqif (Ismail) Tetova , atdhetar i flaktë dhe deputet në kohën e Jugosllavisë së Vjetër. Në vitin 1941 organizoi administraten shqiptare në Nënprefekturën e Gjilanit, m? 1943 ishte përfaqësues i Gjilanit në Kuvendin Themelues të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe deputet në Kuvendin e Shqip?ris? (1943-1944). N? n?ntor 1944 u arrestua dhe u likuidua nga OZN-a, nd?rsa n? dhjetor kolon?t serb? ? vran? t? birin 15 vjeçar.
Xhelal Mitrovica Xhelal Mitrovica (1916-1959). Publicisti më i shquar që pati Kosova dhe Shqipëria në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Përfaqësues i Mitrovicës në Parlamentin e Shqipërisë. U emigrue ne Melburn Australi, por mbas largimit vdiq në në SHBA. Nëna e tij jetoi dhe vdiq në Tiranë, e torturuar dhe e tërhequr në një kasollë të shkretë, më 1953.
Kete shkrim asht i shkruar per Qenan Zhupani, Neshat Bilali edhe per kujtim krejt shoket atyne qe kane pasur gjate luftes edhe pas luftes. Shoke perjete, burra atdhetare, trimat, bashkeluftetare te shqiptarizmes heroike….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar   Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar EmptySat Nov 14, 2009 1:57 am

KRIZA LINDORE E VITEVE 70 DHE RREZIKU I COPËTIMIT TË TOKAVE SHQIPTARE

Planet shoviniste për copëtimin e Shqipërisë

Qysh përpara Krizës Lindore të viteve 70 shtetet fqinje ballkanike, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi, kishin shfaqur lakmitë shoviniste për t’u zmadhuar në dëm të trojeve shqiptare. Madje për këtë qëllim Greqia e Serbia përpunuan edhe platformat e tyre politike. Kryeministri grek Jani Koleti shpalli më 1844 programin e tij të quajtur ,,Ideja e madhe’’ (Megali Idea), i cili synonte të krijonte një shtet të madh helenik. Sipas ,,Idesë së madhe’’, e gjithë Shqipëria e Jugut deri në Shkumbin do të përfshihej brenda kufijve të Greqisë së madhe. ,,Megali Idea’’ greke gjeti mbështetje të fuqishme te Patrikana ortodokse e Stambollit.
Po kështu programi i ministrit serb Ilia Garashanin, i shpallur në të njëjtin vit (1844), dhe i njohur me emrin ,,Projekti’’ (Naçertania) synonte që principatën e vogël serbe ta shndërronte në një shtet të madh jugosllav, në të cilin do të përfshiheshin edhe të gjitha tokat shqiptare në veri të Shkumbinit, së bashku me Kosovën, të cilën filluan ta quanin ,,Serbia e vjetër’’ (Stara Srbija).
Këto programe kishin karakter shovinist. Ato nuk e njihnin ekzistencën e kombit shqiptar e të lëvizjes së tij kombëtare dhe si rrjedhojë, as të drejtën e tij për të krijuar shtetin shqiptar. Sipas tyre tokat shqiptare duhej të ndaheshin ndërmjet Greqisë dhe Serbisë.

Kriza Lindore dhe shqiptarët

Reformat centralizuese të zbatuara në Perandorinë Osmane për ta shpëtuar atë nga dobësimi i mëtejshëm nuk kishin dhënë rezultatet që priteshin. Si rrjedhojë, në fillim të viteve 70 të shek. XIX gjendja ekonomike dhe politike e kësaj Perandorie ishte keqësuar më tej. Kryengritjet popullore kundër shfrytëzimit feudal dhe kryengritjet e kombësive joturke kundër shtypjes osmane ishin përhapur në të katër anët e Perandorisë. Edhe gjendja ndërkombëtare e Perandorisë osmane u bë më e rëndë. Qëndrimi i Fuqive të mëdha ndaj saj nuk ishte i njëjtë. Anglia dhe Franca përpiqeshin ta mbanin në këmbë Perandorinë e dobësuar Osmane dhe të rrisnin ndikimin e tyre në zotërimet e saj. Kurse Rusia dhe Austro-Hungaria ishin për shembjen e saj. Rusia, që synonte të vinte nën kontroll ngushticën e Bosforit dhe atë të Dardaneleve për të dalë në Mesdhe dhe të rriste ndikimin në Ballkan, doli me flamurin e ,,pansllavizmit’’. Ajo filloi të nxiste popullsitë e shtypura për t’u hedhur në kryengritje kundër Portës së Lartë dhe të shtynte monarkitë sllave ballkanike (Serbinë e Malin e Zi) për të filluar luftën kundër Perandorisë Osmane. Austro-Hungaria ishte kundër formimit të shteteve të mëdha sllave në Ballkan dhe kishte synimet e veta për t’u shtrirë drejt këtij gadishulli.
Në rrethana të tilla, në verën e vitit 1875 shpërtheu kryengritja çlirimtare në Hercegovinë dhe pas saj në Bosnjë. Në pranverë të vitit 1876 ajo u përhap edhe në Bullgari, por Porta e Lartë i shtypi këto kryengritje. Menjëherë pas tyre, Serbia dhe Mali i Zi, të nxitur edhe nga Rusia, i shpallën luftë Perandorisë Osmane. Meqenëse edhe kësaj lufte Porta e Lartë i bëri ballë, Rusia filloi përgatitjet për luftë kundër saj.
Fillimi i Krizës Lindore krijoi një gjendje të re politike, shumë të rrezikshme për shqiptarët. Në atë kohë shqiptarët jo vetëm ishin, siç shprehej një dëshmitar i huaj, në ,,kulmin e varfërisë’’, por nuk gëzonin asnjë të drejtë kombëtare dhe kishin marrëdhënie shumë të acaruara me Portën e Lartë. Në të njëjtën kohë monarkitë ballkanike po vepronin politikisht dhe ushtarakisht për të copëtuar trojet shqiptare. Kurse fuqitë e mëdha nuk tregoheshin të prirura për ti njohur shqiptarët e besimeve të ndryshme si një komb më vete. Për më tepër, Rusia përbënte një rrezik të madh për Shqipërinë sepse mbështeste politikën shoviniste të shteteve sllave të Ballkanit.

Shqipëria dhe marrëveshja e Budapestit (1877)

Përpara se t’i shpallte luftë Perandorisë Osmane, Rusia ishte e detyruar të hynte në bisedime me Austro-Hungarinë, rivalen e saj kryesore në Ballkan, dhe t’i bënte asaj disa lëshime me qëllim që ajo të mbante qëndrim asnjanës. Në fillim të vitit 1877 në Budapest u nënshkrua një marrëveshje e fshehtë ndërmjet Rusisë dhe Austro-Hungarisë. Viena zotohej se në luftën ruso-turke do të qëndronte asnjanëse. Si shpërblim, në mbarim të luftës, ajo fitonte të drejtën të pushtonte Bosnjën dhe Hercegovinën. Në qoftë se Perandoria Osmane do të shembej krejtësisht, parashikohej që në Ballkan të krijoheshin tri shtete të reja: Bullgaria, Rumelia dhe me kërkesën e Austro-Hungarisë, edhe Shqipëria.
Marrëveshja e Budapestit është akti i parë diplomatik ndërkombëtar që pranoi në parim krijimin e një shteti autonom shqiptar. Megjithatë ajo cënonte tërësinë e tokave shqiptare, sepse viset jugore, të cilat përfshiheshin nën emërtimin Epir, i premtoheshin Greqisë, Serbisë i hapej rruga për të aneksuar Kosovën, Malit të Zi mendohej t’i jepeshin viset e Shqipërisë Veriore, kurse trevat shqiptare lindore ishin në rrezik të përfshiheshin brenda shtetit autonom sllav që do të krijohej me emrin Rumeli. Pas marrëveshtjes së Budapestit, më 24 prill 1877 Rusia i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Kjo luftë e thelloi më tej Krizën Lindore. Duke parashikuar disfatën e forcave osmane, të gjitha palët u vunë në lëvizje në përputhje me interesat e tyre.

Komiteti Kombëtar i Stambollit
Kur filloi Kriza Lindore, shqiptarët i kuptuan rreziqet që kërcënonin atdheun e tyre, prandaj vendosën që fillimisht të qëndronin në pritmëri dhe të ndiqnin me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve politike. Meqenëse shpërthimi i luftës ruso-turke e shtoi rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare, në radhët e patriotëve lindi ideja e organizimit të kryengritjes çlirimtare antiosmane për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ta vënë diplomacinë europiane para një fakti të kryer.
Për këtë qëllim ishte e nevojshme të krijohej një qendër drejtuese dhe të sigurohej një aleat i jashtëm. Në fillim atdhetarët formuan në Janinë, në maj 1877, një komitet të fshehtë shqiptar nën kryesinë e Abdyl Frashërit. Në verë të po atij viti u formua në Shkodër një komitet tjetër, me kryetar Pjetër Gurakuqin (i ati i Luigj Gurakuqit). Pas disa muajsh, në dhjetor 1877, u formua në Stamboll një komitet kombëtar me emrin ,,Komiteti Qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare’’, i cili shkurtimisht është quajtur Komiteti i Stambollit. Në të bënin pjesë patriotë të njohur, si: Pashko Vasa, Ymer Prizreni, Sami Frashëri, Zija Prishtina, Jani Vreto, Ahmet Koronica etj. Kryetar i tij u zgjodh Abdyl Frashëri.
Si aleat për kryengritjen shqiptare patriotët mendonin se mund të ishte Greqia, e cila ishte e interesuar të luftonte kundër Perandorisë Osmane dhe njëkohësisht të kundërshtonte zgjerimin e shteteve sllave në Ballkan. Prandaj, që në korrik 1977, përfaqësues të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare hynë në bisedime me përfaqësues të Greqisë për të krijuar një aleancë shqiptaro-greke. Mirëpo qeveria greke kundërshtonte kushtin kryesor të palës shqiptare, që ajo të njihte zyrtarisht formimin e shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë etnikë të Shqipërisë, duke përfshirë Kosovën në Veri, deri në Vranjë, dhe Çamërinë në Jug, deri në Prevezë. Bisedimet e zhvilluara disa herë përfunduan pa ndonjë rezultat, sepse pala greke nuk hiqte dorë nga pretendimi për të aneksuar Shqipërinë e Jugut deri në Shkumbin.

Traktati i Shën Stefanit dhe Shqipëria

Ushtritë ruse përparuan drejt jugut dhe në janar 1878 arritën në fshatin Shën Stefan, në periferi të Stambollit. Ndërkohë ushtritë e Serbisë dhe të Malit të Zi që kishin rifilluar luftën kundër Perandorisë Osmane marshuan drejt tokave shqiptare në vilajetin e Kosovës dhe në vilajetin e Shkodrës. Po kështu Greqia u përpoq, por pa sukses, që me rreth 500 të ashtuquajtur vullnetarë epirotë të provokonte në Shqipërinë e Jugut një kryengritje antiosmane, e cila duhej të kërkonte bashkimin e kësaj pjese të Shqipërisë me Mbretërinë Greke. E ndodhur ngushtë, Porta e Lartë nënshkroi në fillim armëpushimin e Edrenesë më 31 janar 1878, dhe në Shën Stefan, më 3 mars nënshkroi Traktatin e Paqes me Rusinë. Në të vërtetë, Traktati i Shën Stefanit iu diktua Turqisë së mundur, prandaj ai ishte krejtësisht në favor të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit. Sipas tij, Perandorisë Osmane i shkëputej pjesa më e madhe e zotërimeve të saj në Ballkan. Në këtë Traktat shqiptarët nuk ziheshin fare në gojë si kombësi më vete, por trojet e tyre copëtoheshin shumë rëndë. Gati gjysma e tokave shqiptare u jepej shteteve sllave të Ballkanit. Sipas Traktatit të Shën Stefanit, Bullgaria, që fitonte autonominë me kufij shumë të gjerë, do të merrte krahinat shqiptare të Korçës, të Pogradecit, të Strugës, të Dibrës, të Gostivarit, të Tetovës, të Shkupit, të Kaçanikut dhe të Kumanovës; Serbia do të aneksonte viset veriore të Kosovës deri në afërsi të Mitrovicës; Mali i Zi do të merrte Ulqinin, Krajën, Anamalin, Hotin, Grudën, Kelmendin, Plavën, Gucinë dhe Rugovën. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të mbetej nën sundimin osman. Si rrjedhojë, trojet shqiptare do të ndaheshin ndërmjet katër shteteve të huaja: Perandorisë Osmane, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi.
Traktati i Shën Stefanit shkaktoi një shqetësim të thellë dhe të përgjithshëm në Shqipëri. Nga të katër anët e vendit pati protesta dhe u shpreh vendosmëria për të kundërshtuar me të gjitha mjetet zbatimin e këtij Traktati. U krijuan gjithashtu besëlidhje krahinore për mbrojtjen nga copëtimi. Ndërkohë Traktati i Shën Stefanit kundërshtohej edhe nga fuqitë e tjera të mëdha, të cilat kërkuan rishikimin e tij në një kongres ndërkombëtar që u vendos të mbahej në Berlin, në qershor të vitit 1878.

KUVENDI I PRIZRENIT DHE FORMIMI I LIDHJES SHQIPTARE

Thirrja e Kuvendit të Përgjithshëm në Prizren

Pezullimi i zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit deri në mbajtjen e Kongresit të Berlinit, u jepte patriotëve shqiptarë një kohë shumë të çmueshme për ta organizuar më mirë qëndresën politike e ushtarake dhe për t’u përgatitur që t’i bënin ballë rrezikut të copëtimit të atdheut. Situata e re kërkonte mobilizimin e të gjitha forcave njerëzore dhe materiale, si dhe krijimin brenda vendit të një qendre të vetme drejtuese. Në këto rrethana u përhap në mbarë shqiptarët ideja për të formuar një lidhje të përgjithshme kombëtare, në të cilën do të përfshiheshin të gjithë shqiptarët, pavarësisht nga krahina, feja dhe gjendja e tyre shoqërore.
Më këtë ide bashkoheshin edhe dy rrymat politike që ekzistonin atëherë në Lëvizjen Kombëtare, megjithëse ato kishin ndryshime ndërmjet tyre për mënyrën se si duheshin siguruar kërkesat kombëtare: rryma radikale ishte për realizimin e tyre edhe me luftë, kurse rryma e moderuar vetëm me pëlqimin e sulltanit. Për të formuar një organizatë të tillë mbarëshqiptare u mendua të thirrej një kuvend kombëtar, ku do të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e vendit. Përpjekjet në këtë drejtim u shpejtuan në gjysmën e dytë të majit, kur u përhap lajmi se Kongresi i Berlinit do të mblidhej më 13 qershor 1878.
Patriotët shqiptarë, dhe veçanërisht Komiteti i Stambollit, fillimisht u përpoqën ta bindnin Portën e Lartë që të lejonte formimin e një lidhjeje shqiptare, por ajo nuk pranoi. Meqenëse nuk qe në gjendje të ndalonte mbajtjen e kuvendit shqiptar, ajo u përpoq me anën e agjentëve dhe të përkrahësve të saj që kuvendi të formonte jo një lidhje shqiptare, por një lidhje islamike proturke, e cila do të vepronte sipas orientimeve dhe interesave të sulltanit. Në këtë lidhje duhej të merrnin pjesë të gjitha popullsitë myslimane të Gadishullit të Ballkanit, pavarësisht nga kombësia e tyre, pra shqiptarë, turq, boshnjakë etj. Në kundërshtim me këto synime sulltaniste, patriotët shqiptarë vazhduan përgatitjet për kuvendin e përgjithshëm kombëtar. Barrën e thirrjes dhe të organizimit të tij e mori përsipër një komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova, si Ymer Prizreni, Ahmet Koronica etj.

Formimi i Lidhjes Shqiptare

Punimet e Kuvendit të Përgjithshëm u hapën më 10 qershor 1878. Për shkak të kohës së shkurtër dhe të vështirësive që nxorën autoritetet osmane, në Prizren nuk kishin arritur të gjithë delegatët e krahinave shqiptare. Delegatët e vilajetit të Shkodrës, p.sh., nuk ishin nisur ende sepse pengoheshin nga valiu, Hysen Pasha. Kuvendin e Përgjithshëm e drejtoi Iljaz Pashë Dibra, një veteran i luftërave që kishin zhvilluar shqiptarët kundër reformave centralizuese të Stambollit dhe kundër synimeve shoviniste të shteteve fqinje.
Qysh ditën e parë Kuvendi vendosi të formonte një lidhje me karakter politik dhe ushtarak, duke e quajtur në fillim thjeshtë Lidhja e Prizrenit. Po më 10 qershor, ai vendosi të njoftonte Kongresin e Berlinit, që do të mblidhej më 13 qershor, të mos i jepte asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve ndonjë shteti të huaj, përndryshe shqiptarët do të luftonin deri te njeriu i fundit. Kuvendi vendosi gjithashtu që Lidhja e Prizrenit të organizonte forcat e saj të armatosura, të pavarura nga Porta e Lartë. Këto do të ishin forca të armatosura vullnetare dhe do të përdoreshin për të mbrojtur vendin nga rreziku i copëtimit. Vendim tjetër i rëndësishëm i Kuvendit të Prizrenit ishte shpallja, sipas zakonit tradicional, e një bese të përgjithshme, me anë të së cilës të gjithë shqiptarët do të pajtoheshin, duke ndërprerë gjakmarrjet dhe mëritë që kishin ndërmjet tyre, deri sa të kalonte rreziku i jashtëm për atdheun. Pas formimit të Lidhjes së Prizrenit u zgjodhën organet e saj të larta: Këshilli i Përgjithshëm me kryetar Iljaz Pashë Dibrën për funksionet legjislative, dhe Komiteti Qendror në të cilin bënin pjesë Abdyl Frashëri, Sulejman Vokshi, Haxhi Shabani etj. për funksionet ekzekutive.

Kararnameja dhe Kanuni i Ri

Pas vendimeve të para më të ngutshme, Kuvendi i Përgjithshëm i vazhdoi punimet për të hartuar dhe për të miratuar programin e Lidhjes. Mirëpo rreth programit pati mjaft debate. Delegatët patriotë kërkuan që Lidhja të ishte një organizatë me karakter kombëtar, e cila do të luftonte jo vetëm kundër rrezikut të copëtimit, por edhe për të siguruar të drejtat kombëtare për Shqipërinë. Kurse delegatët me prirje turkomane, së bashku me disa delegatë myslimanë, turq e boshnjakë, që ishin ftuar në Kuvend, kërkuan që Lidhja të kthehej në një organizatë islamike ballkanike dhe të kundërshtonte si copëtimin e viseve shqiptare, ashtu edhe aneksimin e Bosnjës e të Hercegovinës nga Austro-Hungaria, pra t’i shërbente interesave të Portës së Lartë. Pas një javë debatesh, më 17 qershor 1878, projektprogrami i paraqitur nga delegatët turkomanë, i njohur me emrin Kararname (turqisht - libri i vendimeve) u konsiderua i miratuar, ndonëse nuk mori shumicën e votave. Me gjithë ndryshimet që iu bënë, Kararnameja shprehte besnikërinë ndaj sulltanit dhe përshkohej nga fryma islamike.
Formimi i Lidhjes së Prizrenit pati jehonë pozitive dhe ngjalli shpresa në të katër anët e vendit. Por Kararnameja u prit ftohtë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve. Në këto rrethana, kur arritën delegatët e pothuajse të gjitha krahinave shqiptare, u mblodh rishtas në Prizren, më 1 korrik 1878, Kuvendi i Përgjithshëm, i cili më 2 korrik miratoi Kanunin e Ri. Në të thuhej shprehimisht se Lidhja Shqiptare, e formuar në Prizren, do të luftonte për të drejtat kombëtare të Shqipërisë dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare. Përveç kësaj, Kanuni i Ri i jepte të drejtë Lidhjes të kishte degët në qendrat e ndryshme të Shqipërisë, të shpallte mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë, të mblidhte për nevojat e veta buxhetore një sërë taksash të ndryshme, të kishte gjyqe të veçanta etj. Me këto të drejta që përcaktonte Kanuni i Ri, Lidhja e Prizrenit fitonte funksione pushtetore të veçanta nga ato të shtetit osman dhe krijohej mundësia për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar. Miratimi i Kanunit të Ri tregonte se në Lidhje kishte triumfuar platforma kombëtare.

Vendimet e Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë

Tri ditë pasi u themelua Lidhja e Prizrenit, më 13 qershor 1878, filloi punimet Kongresi i Berlinit. Në të morën pjesë përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha: të Gjermanisë, të Anglisë, të Francës, të Rusisë, të Austro-Hungarisë dhe të Italisë. Shtetet ballkanike u ftuan vetëm për të parashtruar kërkesat e tyre. Ndonëse në Berlin do të diskutohej edhe për fatin e popullit shqiptar, delegacionin që dërgoi Lidhja e Prizrenit me nismën e vet, nuk e pranuan të fliste në Kongres. Pas një muaj punimesh të Kongresit dhe pas një lufte të ashpër diplomatike, më 13 korrik 1878 u nënshkrua Traktati i Berlinit. Sipas këtij Traktati, përfitimet politike dhe territoriale të Rusisë dhe të shteteve sllave të Ballkanit u pakësuan. Kufijtë e Bullgarisë autonome u zvogëluan tri herë. Krahinat shqiptare, që traktati i Shën Stefanit ia jepte Bullgarisë, do të mbeteshin nën sundimin osman. Serbia nuk zgjerohej në drejtim të Mitrovicës dhe të Prishtinës, por iu dhanë krahinat e Pirotit, të Trenit, të Vranjës dhe të Nishit që i qenë premtuar Bullgarisë. Malit të Zi i jepeshin krahinat e Tivarit, të Podgoricës, të Plavës, të Gucisë, të Rugovës dhe të Kolashinit.Kongresi mori në shqyrtim edhe kërkesat e Greqisë që nuk kishte marrë pjesë në luftë kundër Perandorisë Osmane dhe vendosi që kufiri i ri në Tesali dhe në Shqipërinë e Poshtme të caktohej nga një komision turko-grek. Si vijë kufiri rekomandohej vija që formonin lumenjtë Kalamas dhe Selemvria, duke i dhënë kështu Greqisë, përveç tokave greke që i takonin, edhe trevën shqiptare të Çamërisë.
Në këtë mënyrë Kongresi i Berlinit e trajtoi Shqipërinë si plaçkë tregu dhe e bëri objekt copëtimi në favor të shteteve fqinje ballkanike. Këto vendime cënonin rëndë të drejtat dhe interesat kombëtare të popullit shqiptar. Prandaj ato e shtuan edhe më tepër zemërimin e shqiptarëve. Nga të katër anët e vendit pati protesta kundër copëtimit të trojeve shqiptare.



PËRPJEKJET E LIDHJES SË PRIZRENIT PËR FORMIMIN E SHTETIT SHQIPTAR (1878 - 1879)

Platforma e Lidhjes së Prizrenit për autonomi

Në fillim të Krizës Lindore patriotët rilindas ishin të mendimit se populli shqiptar, ashtu si popujt e tjerë, duhej të çlirohej nga sundimi osman me anën e kryengritjes së armatosur dhe të krijonte shtetin e tij të pavarur. Mirëpo acarimi i mëtejshëm i Krizës Lindore nxori në shesh jo vetëm mundësinë e shembjes së Perandorisë Osmane, por edhe rrezikun e madh të copëtimit të tokave shqiptare ndërmjet monarkive fqinje. Në rrethant e reja, patriotët shqiptarë, pa hequr dorë nga synimi për pavarësi kombëtare, nxorën në plan të parë luftën për mbrojtjen e atdheut nga copëtimi dhe për sigurimin e të drejtave për autonomi në kuadrin e Perandorisë Osmane. Madje edhe kërkesat për autonomi nuk u paraqitën të plota që në Kuvendin e parë të Prizrenit. Krahas fuqizimit të Lidhjes së Prizrenit dhe të luftës së saj mbrojtëse, u plotësua dhe u ngrit më tej platforma për autonomi. Në kërkesat e para për autonomi përfshihej krijimi i vilajetit të Shqipërisë, d.m.th. bashkimi i të gjitha tokave shqiptare, që atëherë ishin të ndara në katër vilajete, në njësi të vetme administrative. Brenda këtij vilajeti, shqiptarëve do t’u njiheshin disa të drejta me karakter politik, ekonomik dhe kulturor. Kërkesat për autonomi janë paraqitur gjatë viteve të Lidhjes nga shumë kuvende krahinore e mbarëshqiptare si dhe nga personalitete të shquara shqiptare të asaj kohe.

Acarimi i marrëdhënieve të Lidhjes me Portën e Lartë

Pas Kongresit të Berlinit, shqiptarët shprehën gatishmërinë për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë të tokës së tyre. Menjëherë filluan përgatitjet për të kundërshtuar copëtimin e atdheut, duke regjistruar vullnetarë për në luftën mbrojtëse, duke dhënë ndihma në të holla, drithë, bagëti etj. Një mobilizim i veçantë përfshiu Kosovën dhe sidomos banorët e Plavës e të Gucisë, ku rreziku ishte më i madh. Për të shmangur konfliktin e armatosur, i cili nuk dihej se si mund të përfundonte, knjaz Nikolla i Malit të Zi kërkoi ndërhyrjen e fuqive të mëdha. Porta e Lartë, e ndodhur nën presionin e fuqive, veçanërisht të Rusisë, shpejtoi veprimet për t’i dorëzuar Malit të Zi Plavën e Gucinë. Për këtë qëllim, në gusht 1878, ajo dërgoi në Shqipëri mareshalin Mehmet Ali Pasha, si komisar me fuqi të jashtëzakonshme dhe me detyrë që t’i bindte shqiptarët që të mos kundërshtonin dorëzimin e Plavës dhe të Gucisë.
Më 25 gusht Mehmet Ali Pasha arriti në Prizren, ku ndeshi në kundërshtimin e organeve qendrore të Lidhjes. Ai bëri për vete vetëm disa pashallarë turkomanë. Megjithatë mareshali vazhdoi rrugën e vet për në kufirin e Malit të Zi dhe më 1 shtator 1878 arriti në Gjakovë. Këtu ai hasi në një kundërshtim edhe më të vendosur. Komiteti i Lidhjes për Gjakovën, i udhëhequr nga patriotët Sulejman Vokshi dhe Ahmet Koronica, i kërkoi mareshalit të ndërpriste udhëtimin drejt kufirit malazez dhe të kthehej në Stamboll. Meqenëse ai nuk e pranoi këtë kërkesë, forcat vullnetare të Lidhjes rrethuan sarajet e Abdullah Pashë Drenit, ku ishte strehuar Mehmet Ali Pasha dhe më 3 shtator filluan sulmin kundër tij.
Luftimet e ashpra që vazhduan deri më 6 shtator, përfunduan me fitoren e forcave të Lidhjes Shqiptare. Edhe vetë Mehmet Ali Pasha me Abdullah Pashë Drenin mbetën të vrarë. Ngjarjet e Gjakovës patën jehonë të madhe brenda e jashtë vendit.

Kuvendi i Dibrës (Nëntor 1878)

Me ngjarjet e Gjakovës iu dha një goditje e rëndë Portës së Lartë. Përveç kësaj, çështja e dorëzimit të Plavës e të Gucisë u shty për më vonë. Në këto kushte, rrethet patriotike menduan se të drejtat për autonomi mund të arriheshin pa qenë nevoja për një kryengritje të armatosur, por duke ia kërkuar Portës së Lartë. Prandaj patriotët, dhe veçanërisht Komiteti i Stambollit, përpunuan një projektprogram i cili parashikonte formimin e një vilajeti autonom shqiptar.Çështja e autonomisë u shqyrtua gjerësisht në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit, që u mbajt në Dibër më 1 nëntor 1878, nën kryesinë e Iljaz Pashë Dibrës. Në përfundim të punimeve, Kuvendi i Dibrës miratoi një program të përbërë prej pesë kërkesash: 1) formimi i vilajetit të Shqipërisë, i cili do të përfshinte të gjitha krahinat shqiptare; 2) njohja e gjuhës shqipe nga nëpunësit e këtij vilajeti; 3) zhvillimi i arsimit dhe futja edhe e gjuhës shqipe në shkolla; 4) krijimi i një kuvendi të madh që do të zbatonte reforma në Shqipëri; 5) përdorimi i një pjese të buxhetit të këtij vilajeti për arsimin dhe ndërtimet botore në Shqipëri.
Kuvendi ngarkoi një delegacion prej 14 vetash, me në krye Iljaz Pashë Dibrën e Abdyl Frashërin, i cili do t’ia paraqiste këto kërkesa Portës së Lartë. Mirëpo Porta e Lartë ishte e vendosur për të mos bërë asnjë lëshim në këtë drejtim. Megjithatë ajo, pa i kundërshtuar hapur, e zvarriste përgjigjen ndaj kërkesave për autonomi.

Kuvendi i Prevezës (janar 1879)

Gjatë kohës që vëmendja e shqiptarëve ishte përqëndruar kryesisht në çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe në kërkesat për autonominë e Shqipërisë, qeveria e Athinës i bënte presion të vazhdueshëm Portës së Lartë për të zbatuar Protokollin nr. 13 të Kongresit të Berlinit, sipas të cilit Çamëria duhej të aneksohej nga Greqia. Më në fund, të dy palët vendosën që nga fundi i janarit 1879 të organizonin në Prevezë një konferencë, ku do të diskutohej dhe të vendosej për këtë çështje. Lajmi për këto bisedime turko-greke vuri menjëherë në lëvizje patriotët shqiptarë, të cilët vendosën të organizonin në Prevezë një kuvend të jashtëzakonshëm dhe të shprehnin botërisht qëndrimin e Lidhjes Shqiptare. Kuvendi i Prevezës filloi më 11 janar 1879 me pjesëmarrjen e qindra delegatëve. Ai nuk ishte kundër që Greqisë t’i jepej Tesalia, siç preferonte Kongresi i Berlinit, por kundërshtoi në mënyrë të vendosur kalimin e krahinave shqiptare brenda kufijve të Mbretërisë Greke.
Kuvendi i Prevezës formoi tri komisione: njëri për të pritur punimet dhe vendimet e konferencës turko-greke, tjetri për të organizuar forcat e nevojshme luftarake të Lidhjes, dhe i treti për t’i bërë presion Portës së Lartë që të mos bënte lëshime në dëm të tokave shqiptare. Qëndrimi i vendosur i shqiptarëve ndikoi te Porta e Lartë. Përfaqësuesit e saj në Prevezë i zgjatën bisedimet me palën greke dhe i ndërprenë ato pa arritur ndonjë rezultat. Për të mbrojtur kërkesat e Lidhjes Shqiptare përpara fuqive të mëdha dhe për t’i bërë ato të njohura për opinionin publik ndërkombëtar, në pranverë 1879 u dërgua një delegacion i përbërë nga Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Vrioni në Europë. Delegacioni i vizitoi kryeqytetet e Italisë, Francës, Anglisë, Gjermanisë, Austro-Hungarisë e më në fund edhe Stambollin. Si në takimet që bëri, ashtu edhe me anën e memorandumit që u paraqiti ministrave të jashtëm të atyre vendeve, delegacioni dënoi vendimet e padrejta të Kongresit të Berlinit për copëtimin e Shqipërisë, shprehu vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur vendin e tyre dhe për të siguruar autonominë.

Lufta kundër administratës osmane. Kuvendi i Prizrenit (tetor 1879)

Në pranverë 1879 Lidhja e Prizrenit ishte forcuar më tej. Në çdo krahinë shqiptare ishin ngritur degët e saj. Lidhja kishte krijuar forcat e saj të armatosura. Përveç ushtrisë, ajo kishte krijuar në mjaft krahina organet pushtetore të veçanta nga ato të administratës osmane. Përpjekjet e Lidhjes për autonomi patën mbështetjen e lëvizjes popullore, e cila kërkoi me insistim të krijoheshin gjykata shqiptare, taksat të paguheshin në favor të Lidhjes e jo të autoriteteve osmane dhe shërbimi ushtarak të mos bëhej në ushtrinë turke. Lëvizja u përhap sidomos në vilajetin e Kosovës. Gjatë verës së vitit 1879 në krahina të ndryshme pati goditje kundër administratës shtetërore lokale, si në Gjakovë, Pejë, Prizren, Mitrovicë dhe në Vuçiternë.
Në vjeshtë 1879, kur përsëri u acarua çështja e Plavës dhe e Gucisë, u mblodh në Prizren, më 3 tetor 1879, një kuvend i përgjithshëm. Lidhur me rrezikun që vinte nga Mali i Zi, të gjithë ishin për një qëndresë të armatosur. Diskutime pati për pikën tjetër të rendit të ditës, për çështjen e autonomisë. Aty u shpreh mendimi se Lidhja duhej të kërkonte jo krijimin e një vilajeti shqiptar si më parë, por të një principate shqiptare ose të një republike shqiptare. Kuvendi zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes me kryetar Ymer Prizrenin. Punimet e Kuvendit të Prizrenit vazhduan më tepër se dhjetë ditë. Pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme që kishin për formën e regjimit, të gjithë pjesëmarrësit ishin për t’i siguruar Shqipërisë të drejtën e vetëvendosjes.
Punimet e këtij kuvendi shkaktuan shqetësime në Stamboll dhe ai u shpërnda me dhunë pa arritur të miratonte asnjë rezolutë.

LUFTA E LIDHJES PËR RUAJTJEN E TËRËSISË SË TOKAVE SHQIPTARE

Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë

Pas ngjarjeve të Gjakovës, Porta e Lartë e kishte shumë të vështirë të ndërhynte në Shqipëri për t’i dorëzuar Malit të Zi krahinat e caktuara nga Kongresi i Berlinit. Megjithatë, knjaz Nikolla kërkonte vazhdimisht nga fuqitë e mëdha që ta detyronin Perandorinë Osmane të zbatonte vendimin e tyre. Në shkurt 1879, Porta e Lartë u shtrëngua të tërhiqte ushtritë e veta nga Podgorica, Shpuza dhe Zhabjaku, të cilat i morën forcat malazeze. Lidhja e Prizrenit nuk e pengoi lëshimin e tyre, sepse ato kryesisht banoheshin nga popullsia sllave. Por ajo kishte vendosur të mbronte me luftë të armatosur Plavën e Gucinë, të cilat banoheshin, në masën dërmuese, nga popullsia shqiptare.
Porta e Lartë u përpoq rishtas t’i bindte shqiptarët për t’i dorëzuar këto dy krahina pa përdorur forcën sepse kishte frikë mga shpërthimi i ndonjë kryengritjeje shqiptare, por nuk pati asnjë rezultat. I pakënaqur nga zvarritja e kësaj çështjeje dhe nga qëndrimi i Portës së Lartë dhe i fuqive të mëdha, Mali i Zi vendosi të pushtonte me luftë Plavën dhe Gucinë. Pas veprimeve të para ushtarake të zhvilluara në nëntor, më 4 dhjetor 1879 një ushtri malazeze prej rreth 4 mijë vetash, nën komandën e Mark Milanit, filloi sulmin në drejtim të Plavës dhe të Gucisë. Përballë saj qëndronin forcat e Lidhjes Shqiptare, rreth 3 mijë luftëtarë, nën drejtimin e shtabit ushtarak të kryesuar nga Ali Pashë Gucia. Të dy palët luftuan rreptë. Forcat shqiptare, ndonëse më të pakta dhe pa armatime të mjaftueshme, qëndruan heroikisht. Një nga betejat më të përgjakshme u zhvillua në afërsi të fshatit Nokshiq, ku përveç pushkëve u përdorën edhe jataganët. Pas disa orë luftimesh të ashpra, forcat malazeze pësuan disfatë dhe u tërhoqën në territorin e tyre.
Megjithatë, Mali i Zi nuk hoqi dorë nga synimet e veta dhe organizoi një mësymje të përgjithshme, në të cilën u angazhuan pothuajse të gjitha forcat e tij luftarake, rreth 9 mijë veta. Në mbrojtje të Plavës dhe të Gucisë u grumbulluan rreth 7 mijë vullnetarë shqiptarë të udhëhequr gjithnjë nga shtabi ushtarak i Lidhjes. Luftimet, që filluan më 8 janar 1880, qenë të përgjakshme dhe vazhduan tri ditë. Forcat shqiptare kaluan me shkathtësi nga pozitat mbrojtëse në një sulm të përgjithshëm dhe u shkaktuan përsëri disfatë ushtrive malazeze. Në këtë mënyrë dështuan sulmet pushtuese të Malit të Zi, i cili përsëri kërkoi mbështetjen e fuqive të mëdha.

Mbrojtja e Hotit dhe e Grudës

Fitorja në Plavë dhe në Guci e ngriti moralin e shqiptarëve, shtoi besimin dhe vendosmërinë për të kundërshtuar çdo ndërhyrje të re në dëm të trojeve kombëtare. Fuqitë e mëdha, duke parë qëndresën e vendosur të shqiptarëve dhe paaftësinë ushtarake të Malit të Zi, pranuan ta rishikonin vendimin që kishin marrë në Kongresin e Berlinit lidhur me Malin e Zi. Pas shumë bisedimesh, në prill 1880, fuqitë e mëdha vendosën që në vend të Plavës e të Gucisë, t’i jepnin Malit të Zi krahinat e Hotit e të Grudës së bashku me një pjesë të Kelmendit, të cilat gjithashtu banoheshin nga popullsia shqiptare. Ato menduan se, meqenëse popullsia e këtyre krahinave ishte katolike dhe jo myslimane, nuk do ta kundërshtonte bashkimin me Malin e Zi. Këtë vendim e pranoi edhe Porta e Lartë. Parashikohej që këto krahina t’i dorëzoheshin Malit të Zi më 22 prill 1880.
Vendimi i ri i fuqive të mëdha ishte po aq i padrejtë, sa edhe ai për Plavën e Gucinë. Prandaj kudo u shpreh zemërimi dhe vendosmëria për t’i mbrojtur krahinat e rrezikuara. Protesta të reja iu drejtuan fuqive të mëdha dhe Portës së Lartë. Lidhja Shqiptare filloi përgatitjet për luftë mbrojtëse. Më 19 prill 1880 në Shkodër u zhvillua një miting i madh popullor në mbrojtje të Hotit e të Grudës. Po atë ditë u nisën rreth 1 500 qytetarë vullnetarë për t’u bashkuar me mijëra vullnetarë të tjerë nga malësitë e veriut. Shtabi ushtarak i forcave të Lidhjes me në krye Hodo Sokolin u vendos në kalanë e Tuzit. Në zbatim të vendimit të fuqive të mëdha, Porta e Lartë, më 22 prill 1880, i tërhoqi ushtritë e veta nga krahinat që i jepeshin Malit të Zi, por kur forcat malazeze me rreth 10 mijë ushtarë, të komanduara nga Petar Vukotiçi, vjehrri i knjaz Nikollës, u drejtuan për në Hot e në Grudë për t’i marrë ato në dorëzim, ndeshën në forcat e Lidhjes Shqiptare prej gati 8 mijë vullnetarësh. Përpjekja e parë e armatosur filloi te ura e Rzhanicës, pika më e avancuar e kufirit në atë kohë. Forcat shqiptare u hodhën në sulm edhe kundër forcave kryesore malaziase që ndodheshin në Helm, në breg të lumit Cem. Pas disa orë luftimesh malazeztë u thyen dhe u tërhoqën. Menjëherë pas disfatës knjaz Nikolla protestoi përsëri pranë fuqive të mëdha.

Kuvendet e Lidhjes në Gjirokastër (korrik 1880) dhe Dibër (tetor 1880)

Ndonëse kishin kaluar dy vjetë nga Kongresi i Berlinit, nuk ishin zbatuar ende ato vendime të tij që lidheshin me tokat shqiptare. Prandaj u mbajtën dy konferenca ndërkombëtare, njëra në Berlin (16 qershor 1880) dhe tjetra në Stamboll (26 qershor 1880). Konferenca e Berlinit iu përmbajt Protokollit nr. 13 të Kongresit të Berlinit lidhur me kufirin me Greqinë, kurse konferenca e Stambollit vendosi që në vend të Hotit e të Grudës, Malit të Zi t’i jepej qyteti i Ulqinit me rrethin e tij, që banohej krejtësisht me popullsi shqiptare. Në këtë situatë Lidhja Shqiptare organizoi një kuvend të ri, i cili u mbajt në Gjirokastër më 23 korrik 1880. Në të morën pjesë delegatë pothuajse nga e gjithë Shqipëria. Kuvendi hodhi poshtë vendimet e këtyre konferencave dhe shprehu vendosmërinë për të mbrojtur me armë si Ulqinin në veri, ashtu edhe Çamërinë në jug. Një çështje tjetër themelore që u diskutua aty ishte ajo e autonomisë së Shqipërisë. Programi i paraqitur nga Abdyl Frashëri i kalonte caqet e vilajetit autonom dhe parashikonte krijimin e një shteti autonom shqiptar, nën sovranitetin e sulltanit. Diskutime pati sidomos për kohën dhe mënyrën e realizimit të autonomisë. Një pjesë ishte për shpalljen e menjëhershme të autonomisë, por shumica pranoi si kohë më të përshtashme çastin kur Porta e Lartë do të lejonte copëtimin e tokave shqiptare në veri ose në jug. Lidhur me mënyrën e veprimit, Kuvendi vendosi që t’i parashtrohej edhe njëherë Portës së Lartë kërkesa për autonomi, por të merreshin gjithashtu edhe masa për t’a realizuar atë me pahir, duke organizuar kryengritjen e armatosur.
Në vjeshtën e vitit 1880, kur marrëdhëniet ndërmjet Lidhjes Shqiptare dhe Portës së Lartë u acaruan edhe më shumë për çështjen e Ulqinit, përfaqësuesit e Anglisë dhe të Austro-Hungarisë u premtuan drejtuesve të Lidhjes se po të dorëzohej Ulqini pa luftë, do t’u jepnin shqiptarëve të drejtat për autonomi. Kjo i joshi qarqet e moderuara, por patriotët radikalë nuk u besuan atyre premtimeve dhe ishin të vendosur për mbrojtjen e Ulqinit me çdo kusht. Madje ata mendonin se tani që Porta e Lartë mund ta dorëzonte Ulqinin me forcë, duhej të viheshin në jetë vendimet e Kuvendit të Gjirokastrës për autonominë e Shqipërisë.
Në këto rrethana, më 20 tetor 1880, u mbajt në Dibër një kuvend i jashtëzakonshëm i Lidhjes, ku morën pjesë rreth 300 delegatë nga krahina të ndryshme dhe që përfaqësonin të dy rrymat e lëvizjes për autonomi. Delegatët e rrymës patriotike radikalë të kryesuar nga Abdyl Frashëri parashtruan programin që ishte i njëjtë me atë të Kuvendit të Gjirokastrës, në të cilin, përveç mbrojtjes së Ulqinit, parashikohej krijimi i vilajetit të Shqipërisë dhe i qeverisë së përkohshme shqiptare. Kuvendi vendosi që Ulqini të mbrohej, por për çështjen e autonomisë pati debate të zjarrta. Delegatët e rrymës së moderuar pranonin edhe kërkesën për formimin e vilajetit autonom të Shqipërisë, por ndaheshin për mënyrën e realizimit. Disa ishin për veprime të armatosura, kurse të tjerët ngulnin këmbë në paraqitjen vetëm të një peticioni, duke ia lënë në dorë sulltanit realizimin e tij. Mirëpo të gjithë delegatët e moderuar ishin kundër formimit të qeverisë së përkohshme. Kuptohet që me ta bashkoheshin edhe delegatët që qëndronin në pozita sulltaniste.
Për shkak të këtyre divergjencave (kundërthënieve), Kuvendi i Dibrës doli me dy rezoluta: ajo e rrymës radikale me 130 vota, që kërkonte një autonomi të gjerë të realizuar me forcë, dhe rezoluta e rrymës së moderuar me 150 vota, që kërkonte një autonomi të kufizuar dhe me pëlqimin e sulltanit. Të dy rezolutat u dërguan në Stamboll, kurse për qeverinë e përkohshme Kuvendi nuk mori asnjë vendim.

FORMIMI I QEVERISË SË PËRKOHSHME SHQIPTARE

Lufta për mbrojtjen e Ulqinit

Që nga qershori i vitit 1880, fuqitë e mëdha i kërkuan Portës së Lartë t’i dorëzonte Ulqinin Malit të Zi, duke përdorur edhe armët kundër shqiptarëve. Madje e kërcënuan se do të zhvillonin një demonstratë detare në bregdetin shqiptar. Nga ana tjetër, Lidhja Shqiptare dhe kuvendet e saj i kishin përsëritur disa herë Portës së Lartë vendosmërinë e shqiptarëve për të mbrojtur Ulqinin. E ndodhur nën një presion të dyfishtë, Porta e Lartë në fillim bëri përpjekje, duke përdorur të hollat, premtimet dhe kërcënimet, për t’i bindur shqiptarët që të hiqnin dorë nga qëndresa e armatosur, por nuk ia arriti qëllimit. Duke iu përgjigjur thirrjes së Lidhjes, forcat vullnetare shqiptare, nën drejtimin e Isuf Sokolit, Haxhi Mehmet Bècit, Mehmet Gjylit etj., rrethuan Ulqinin, e shtinë në dorë atë dhe deklaruan se do ta mbronin deri në fund. Ushtria osmane u detyrua të largohej nga Ulqini. Pas disa ditësh, më 20 shtator 1880, një flotë e përbashkët e fuqive të mëdha, e përbërë prej 17 luftanijesh, arriti para Ulqinit dhe u kërkoi në formë ultimatumi shqiptarëve që ta dorëzonin qytetin. Por forcat e Lidhjes nuk pranuan. Ato do ta mbronin qytetin e tyre, duke qenë të rrethuara, në veri nga ushtritë malaziase, në jug nga ushtritë osmane dhe nga deti nga forcat detare të fuqive të mëdha.
Me gjithë qëndresën heroike të 3 mijë vullnetarëve shqiptarë, forcat osmane, që kishin epërsi të madhe ushtarake, hynë në Ulqin, të cilin ua dorëzuan malaziasve më 26 nëntor 1880. Lufta për mbrojtjen e Ulqinit la përshtypje të thellë në opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Në shtyp dhe në disa parlamente të Europës pati protesta kundër kësaj politike të padrejtë të Fuqive të Mëdha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar   Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lidhja e Prizrenit
» Lidhja e Prizrenit sukses apo deshtim
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
» PLATFORMË E BASHKIMIT KOMBËTAR SHQIPTAR

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: