Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lidhja e Prizrenit

Shko poshtë 
+6
Leka i Madh
besa-bese
Beton
Vuthjani
Riki30
Sofra
10 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
besa-bese
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1178
Registration date : 27/10/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Nov 11, 2007 12:57 am

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Djgjalshp1
Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Heqjaelapidareveteabdylitey.prizrenit2
Lidhja Shqiptare e Prizreni u rrenua nga barbaret !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySat Dec 22, 2007 3:58 pm

Sef Kosharja:

(?-1881).
B.Asllan Sef Kosharja

Pjesmares aktive i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.Ishte nga fshati Koshare i rrethite te Ferizajt.U shqua ne priten qe forcat vullnetare te Lidhjes te Prizrenit organizuan me 21 Prill 1881 ne afertesi te fshatit Koshare kunder ushtrive osmane te komanduara nga Dervish pasha.

Pas betejes se Koshares u kap i plagosur nga forcat e armikut.Meqense nuk pranoi ta denonte veprimatrin e Lidhjes,Dervish pasha e vari po ate dite,para fshatit,ne maje te nje lisi,per qendrimin heroike qe mbajti para litarit,populli i Kosoves e per jetoi me nje kenge ne te cilen thuhet midis te tjerave.

Sef Kosharja
..i pari i fisit
Hije te paska maja
..e lisit!
Po, hije m'ka
..mu o djemt' e mij,
Se kam len' shpirtin per Shqipni.!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Jan 06, 2008 2:11 am

Lidhja SHqiptare e Prizrenit Sipas Dokumentave Angleze

Lidhja, Lidhja e Prizrenit, Lidhja Shqiptare, Lidhja Shqiptare në Prizren, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Kombëtare, Lidhja e Sigurisë Kombëtare, Lidhja Shqiptare e Sigurisë Kombëtare, Lidhja Kombëtare e Shqipërisë, Besa, siç quhej ajo në dokumentet angleze, paraqitte njëherë një organizatë politiko-ushtarake revolucionare dhe të pavarur të shqiptarëve, e pastaj një Qeveri autonome popullore shqiptare, respektivisht një lëvizje apo një revolucion popullor shqiptar. 1

Karakteri i vërtetë i lëvizjes popullore shqiptare shihet më së miri nga memorandumi i saj, drejtuar Anglisë, në mars të vitit 1878, ku ndër të tjera thuhet: „... një çështje e re do të dalë në shesh nga këto komplikime të grumbulluara — çështje kjo e Shqipërisë (...) Në qoftë se Evropa do ta miratojë vetvendosjen e sllavëve në shtete të pavarura apo autonome, është e qartë se shqiptarët nuk mund t'i lejojnë vetvetes, me kënaqësi, një administrim aq të kalbur dhe të keq, siç ishte ai nën të cilin ishin deri sot. Ata janë të bindur (...) se Qeveria osmane s'do dhe as që ka mundësi t'u japë atyre (shqiptarëve) një gjë (administrim) më të mirë (...). Shqiptarët, të cilët janë të vendosur t'i këputin zinxhirët që i kanë lidhur me Perandorinë Osmane, kërkojnë një Qeveri të ndarë, e cila do të jetë më shumë në harmoni me kërkesat dhe traditat e tyre; ata kërkojnë të drejtën për të hyrë në gjirin e familjes së madhe evropiane, të cilës i përkasin për kah raca dhe farefisnia (.. .)". 2

Peticionin drejtuar kundër Paqes së Shën Stefanit, të dt. 30 mars 1878, në emër të Vilajetit të Kosovës, e ka nënshkruar Haxhi Ymer efendiu (Kryetar i Lidhjes së Prizrenit — S. R.). Shqiptarët, edhe me peticionin e 28 prillit të vitit 1878, protestuan kundër Paqes së Shën Stefanit. 3

Zaten, më 3 maj 1878, Kirby Green, ndër tjerash, referoi: „Në krahinën e Gucisë, Plavës, Beranës, Graniqit, dhe në shumicën e shpatijeve lindore të maleve të Shqipërisë Veriore, Lidhja depërtoi në mes të shqiptarëve, duke i lidhur kolektivisht dhe individualisht për të rezistuar, deri në vdekje, të gjitha përpjekjet, pa marrë parasysh a janë ato përpjekje të jashtme ose të Portës, përpjekje këto që duan ta ndërrojnë gjendjen e tanishme të territorit të tyre". 4

Më 4 maj banorët e Dibrës; më 9 maj banorët e Podgoricës, të Shpuzës, Zhabjakut, Ulqinit, Grudës, Kelmendit, Hotit, Kastratit; më 12 banorët e Prizrenit, kurse më 18 maj 1878 banorët e Pejës, Gjakovës, Gucisë etj., protestuan kundër vendimeve të Paqes së Shën Stefanit. 5

Ndërkaq, në telegramin e konsullatës angleze në Shkodër, të dt. 12 qershor 1878, ndër të tjera, thuhet: „Më 10 qershor iu dërgua protesta Vezirit të Madh, e nënshkruar nga banorët e Podgo-ricës, Shkodrës dhe prej të gjithë bajraktarëve të Malësive dhe të Mirditës; peticionarët deklaruan se nuk do ta lëshojnë asnjë territor që i takojnë Shqipërisë dhe se do ta kundërshtojnë me armë dorëzimin e çdo territori — dhe kërkuan me telegram që banarët e të gjitha krahinave shqiptare t'i bashkahen Lidhjes, 6 e cila e ka Komitetin Shqiptar në Prizren. 7

Koha nuk pritte. Situata politike zhvillohej gjithnjë në dëm të interesave shqiptare. Prandaj udhëheqja e Lidhjes Shqiptare u aktivizua edhe më shumë. U muar vendimi që të ftohen „në një mbledhje të përgjithshme në Prizren, përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë për të diskutuar mbi mbrojtjen e tokave shqiptare po qe se aneksimi i tyre do të vendosej nga Kongresi i Berlinit. Mbledhja u caktua të bëhej më 10 qershor 1878". 8

Lidhur me të, konsulli anglez në Shkodër, Kirby Green, thotë: „Posa u dëgjua se Marrëveshja e Shën Stefanit nuk ishte marrëveshje definitive, Lidhja Shqiptare kaloi në harresë, dhe vetëm në prag të mbledhjes së Kongresit të Berlinit u ringjall". 9

Mirëpo, sulltani, duke synuar që ta thyente tehun revolucionar të Lidhjes Shqiptare dhe asaj t'i jepte karakter „mysliman", në Kuvendin e përgjithshëm të qershorit, ia doli të krijojë fraksi-onin proturk. Për këtë arsye fraksionit revolucionar, të prirë nga udhëheqësit e denjë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, — Haxhi Ymer efendiut, Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit, Haxhi Zekës, Zija Prishtinës, etj., — iu desh, prej tash, të luftojë vazhdimisht në tri fronte: kundër Qeverisë Osmane, kundër fraksionit të djathtë të Lidhjes, që u krijua në Kuvendin e qershorit, dhe kundër aspiratave të monarkive fqinje dhe të shteteve të mëdha imperialiste të Evropës. Një luftë e tillë nuk ishte e lehtë. Përkundrazi, siç do të shohim, ishte plot me rreziqe dhe pasoja të rënda.

Menjëherë pas mbajtjes së Kuvendit të përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit shpërthyen konfliktet e hapta dhe të ashpra në mes të Portës dhe të disa udhëheqësiye shqiptarë që ishin ithtarë të sulltanit nga një anë, dhe të fraksionit të majtë të Lidhjes nga ana tjetër. Kështu, në gjysmën e dytë të gushtit 1878 Porta e dërgoi Mehmet Ali pashën për t'i vënë në zbatim nenet e Traktatit të Berlinit. Porse, shqiptarët progresistë në Gjakovë e vranë misionarin e Portës, Mehmet Ali pashën me suitën e tij e cila përbëhej nga shqiptarët konservatorë (në fillim të shtatorit 1878). Ndër kaq, ushtria e mareshalit, Mehmet Ali pashës, e cila përbëhej nga shqiptarë toskë, kaloi nga ana e fraksionit të majtë të Iidhjes. 10

Vrasja e Mehmet Ali pashës bëri jehonë të madhe si tek shqiptarët ashtu edhe në gjithë Perandorinë Osmane dhe në Evropë. Shqiptarët progresistë vrasjen e mareshalit e priten me entuziazëm, kurse Porta dhe Evropa me shqetësim.

Lidhja e Sigurisë Kombëtare kaloi në aksione të gjera. Kështu, Këshilli Qëndror i Lidhjes, me seli në Prizren, i urdhëroi nënkomiteteve që të kujdesen për sigurinë e të krishterëve dhe të huajve, e në të njëjtën kohë të jenë të përgatitur për të marrë masa më vendimtare për të miren publike. 11

Dy javë pas vrasjes së Mehmet Ali pashës, d. m. th. në fund të shtatorit të vitit 1878, Komiteti i Lidhjes Kombëtare të Shqipërisë e pa të udhës përkohësisht të përqendrohet në Pejë, të cilën e shpalli për kryeqytet të vetin, dhe i ftoi përfaqësuesit e të gjitha krahinave të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme që të takohen aty. Nga ana tjetër fiset rreth Prizrenit, Gjakovës dhe të Pejës thuhej se ishin në trazira të mëdha, meqë gjatë sulmit i cili mbaroi me vrasjen e Mehmet Ali pashës, shumë malësorë, disa nga të cilët i mbeten besnik Qeverisë Osmane, u vranë. 12

Kalimi i kryeqendrës nga Prizreni për në Pejë u bë nga shkaku se Prizreni dhe lokalitetet e tjera në jug, një herë, nuk e pra-nuan kursin e rreptë të Komitetit të Lidhjes. 13

Pra, lufta e suksesshme kundër politikës së Portës; lufta e rreptë kundër shqiptarëve që mbetën ithtarë të sulltanit; ltifta për stabilizimin e gjendjes në vend; tërheqja e kryeqendrës së Iidhjes nga Prizreni për në Pejë, ku progresistët me Haxhi Zekën në krye ishin më të fuqishëm; ftesa e përfaqësuesve të Shqipërisë Veriore dhe të Mesme që të marrin pjesë në Kuvendin e Iidhjes në Pejë, për ta shqyrtuar situatën e krijuar, dhe për të marrë vendime të duhura për luftën në tri fronte, ishin karakteristikat kryesore të periudhës katër mujore (qershor-tetor 1878). Kuven di i Lidhjes, i cili u mbajt në Pejë, në fillim të tetorit 1878, ishte thjesht Kuvendi i përfaqësuesëve popullor shqiptarë.

Pas këtij kuvendi ngjarjet u zhvilluan më tepër me një luftë të brendshme. Xhelozia lokale dhe aspiratat personale e dobësuan bnkur shumë karakterin kombëtar të Lidhjes. Shqiptarët dërguan përforcime të konsiderueshme në Bosnje. Forcat shqiptare u grumbulluan në Jeni Pazar dhe në qytetet e tjera kufitare, me qëllim që t'i kundërveheshin austriakëve nëse do t'iu afroheshin kufijve shqiptarë, konstaton konsulli Green. 14 Kështu, Kuvendi i Lidhjes, i cili u ftua në Prizren kah fundi i nëntorit të vitit 1878, d. m. th. dy muaj pas mbajtjes së Kuvendit në Pejë, e që u ftua nga ana e sheh Mustafa i Tetovës, i cili më parë e vizitoi sulltanin dhe që llogaritej si qytetar besnik i tij, mund të konsiderohet si kuvend proturk. Mirëpo, kjo ftesë nuk u prit me entuziazëm nga shqiptarët progresistë. Për këtë arsye, përpos Shkodrës, e cila dërgoi një përfaqësues, nuk shihet që krahinat e tjera të kenë dërguar përfaqësuesit e vet. 15

Megjithatë Lidhja, luftën e saj në tri fronte, ditaditës, ë bënte më të ashpër. Prandaj fama e saj rritej në çdo anë. Kështu, në fund të shkurtit të vitit 1879, Lidhja, me një peticion, iu drejtua Britanisë së Madhe, ku ndër tjera, theksohej: „Ngjarjet e fundit dhe rreziku i zhdukjes së kombësisë sonë e rriti dashurinë për atdheun aq shumë të dashur të të gjithë njerëzit e zakonshëm dhe zgjoi në malet tona idetë e përparimit dhe të qytetërimit, të cilat një popull i dëshiron për ruajtjen e ekzistencës së vet, dëshirë kjo e cila nuk mund t'i mohohet.. 16

Me fjalë të tjera koha njëvjeçare në mes të këtij kuvendi dhe të kuvendit të ardhshëm, u shqua më së shumti me luftën diplomatike të Lidhjes dhe me përpjekjet e saj për ta marrë pnshtetin lokal në duar të veta dhe për ta shkëputur vendin nga Perandoria Osmane. Sipas lajmeve angleze Lidhja i kishte dërguar përfaqësuesit të vet — Abdyl Frashërin dhe Mehmet Vrionin — në Itali, Prancë, Angli, Gjermani dhe Austro-Hungari me qëllim që t'i lutnin qeveritë e atyre shteteve për ndihmë. 17 E në vend pu shteti de facto kaloi në duar të Lidhjes. Ajo, për të siguruar rendin dhe qetësinë mori masa përkatëse. Në Prizren i vari në litar dy vrasës. 18 Në Prizren, në gjysmën e dytë të shtatorit (1879), u tubuan katërdhjetë përfaqësues të Iidhjes Kombëtare. Këta erdhën nga të gjitha viset e Shqipërisë e priteshin të vinin edhe përfaqë-sues të tjerë. Në Kuvend duheshin të shqyrtoheshin „çështjet e atdheut dhe të sigurimit të qetësisë", sepse, për mungesë të aftësisë dhe të masave efikase të organeve të pushtetit osman, vendin e kishte kapluar anarkia. E „nga veprimtaria e kësaj Lidhjeje varej fati i mbarë Shqipërisë", thotë St. John. 19

Më në fund, pasi që kishin mbërritur edhe përfaqësuesit e tjerë të Shqipërisë, më 3 tetor 1879, ia kishte filluar punës Kuvendi i Komitetit të Lidhjes Shqiptare në Prizren. Aty ishte hartuar një peticion për sulltanin, me të cilin kërkohej sajimi i një Principate të lirë dhe të pavarur ose i një Republike të Shqipërisë dhe të Rumelisë (Maqedonisë — S. R.) me Manastirin kryeqytet. 20 D.m.th. u kërkua formimi i një republike të përbashkët të Shqipërisë dhe të Maqedonisë.

Gjatë periudhës njëvjeçare (1879—1880) Lidhja organizoi luftëra të armatosura për mbrojtjen e Plavës dhe të Gucisë; 21 „krijoi ndjenja më të mëdha në mes të myslimanëve dhe të krishterëve të Shqipërisë Veriore"; 22 mori në duart e veta gjithë pushtetin politik, publik dhe gjyqsor; 23 formoi Komitetin edhe në Janinë; 24 i drejtoi memorandume dhe peticione Fuqive të Mëdha; 25 dhe, në gjysmën e dytë të korrikut 1880, organizoi në Prizren Kuvendin e ri, ku u muar vendimi që të kërkohej nga Porta krijimi i një Vilajeti të njësuar shqiptar. 26

Periudha e fundit e veprimtarisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (fundi i 1880 dhe çereku i vitit 1881) karakterizohej: me fuqizimin e lëvizjes popullore shqiptare — në Prizren, Gjakovë, Pejë etj., të gjitha autoritetet osmane u pushuan nga postet e tyre dhe ato u zëvendësuan me njerëzit e popullit të zgjedhur nga Lidhja (fillimi i 1881); me dërgimin e emisarëve të Lidhjes nga Shqipëria Veri-Lindore dhe e Mesme për në Shkodër për të predi-kuar bashkimin e Shqipërisë në një vilajet autonom; me njoftimin e Shkodrës se Lidhja ishte detyruar ta formonte shtetin autonam shqiptar dhe kërkoi prej saj që të hyjë në Besë (shkurt 1881), sepse, pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi dhe masave të rrepta të Dervish pashës Lidhja e Shkodrës ishte shuar; me marrjen e pozitës së Kryetarit të Këshillit Administrativ të Prizrenit nga Kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymer efendiu; me drejtimin e të gjitha punëve në të gjitha kazatë dhe qytetet e Vilajetit të Kosovës nga ana e Lidhjes dhe me vendosjen e rregullit në ato kaza nga ana e policisë së Lidhjes; me kërkimin e Kryesisë së Lidhjes së Prizrenit që 15.000 burra të mbledhur në Kuvendin e Dibrës të marshojnë për në Manastir për t'i dëbuar të gjitha autoritetet civile dhe ushtarake turke (shkurt 1881); me ardhjen e Abdyl Frashërit në Prizren për t'i ndihmuar Lidhjes në luftë kundër organeve osmane; me dërgimin e dy peticioneve sulltanit, — njeri nga kazaja e Pejës, Gjakovës, Prishtinës, Prizrenit, Tetovës, Shkupit dhe Dibrës së Epërme dhe tjetri nga Tirana, Kruja, Kavaja, Peqini, Elbasani, Gjirokastra, Janina dhe Dibra e Poshtme, me të cilët u kërkua njësimi i të gjitha krahinave shqiptare në një vilajet (fundi i marsit 1881); me tubimin e nja 15.000— 20.000 burrave shqiptarë — myslimanë dhe të krishterë — në afërsi të Shtimjes, për ta kundërshtuar Dervish pashën i cili erdhi, me një ushtri shumë të madhe, për ta shuar Lidhjen (gjysma e dytë e prillit 1881); me thyerjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit pse u detyrua të luftojë kundër një fuqie shumë më të madhe se sa ajo që kishte në dispozicion dhe pse, siç na njohton konsulli anglez, Kirby Green, disa udhëheqës të shquar të Lidhjes, meqë ishin funksionarë osmanë, u larguan nga lëvizja popullore shqiptare, dhe iu bashkuan sulltanit; me burgimin në kala të Prizrenit, të disa udhëheqësve të shquar të Lidhjes — Abdyl Frashërit, Shaip agës dhe me ikjen nga Prizreni të Kryetarit te Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kryetarit të Kuvendit Administrativ dhe Kryetarit të Gjyqit Suprem të Lidhjes, njeriut më me influencë të asaj kohe, Haxhi Ymer efendiut, thotë K. Green. 27
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:16 pm

LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ORGANIZIMI I SAJ USHTARAK








Shkruan: Arbër Ahmeti





Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit u mbajt më 10 qershor 1878, tre vjet pas fillimit të Krizës Lindore. Rreziku
që i kanosej shqiptarëve ishte jashtëzakonisht i madh. Lakmitë e shteteve
shoviniste fqinje dhe fitoret e aleatës së tyre Rusisë mbi Turqinë përbënin
rrezik për ekzistencën e kombit shqiptar.Ministri i jashtëm serb Ilia
Garashanin hartoi dokumentin “Naçertania” më 1844, projekt që synonte rritjen e
Principatës së vogël serbe në “shtet të madh jugosllav sipas shembullit të
perandorisë së Stefan Dushanit”. Poashtu edhe Greqia permes programit të
monarkut të saj Jani Koletit, hartoi programin i cili njihej me emrin “Megali
Idea”(Ideja e Madhe) që synonte rritjen e mbretrisë së vogël greke në Perandori
të madhe helenike me kryeqendër Stambollin. Në bazë të parimeve të këtij programi tërë
Epiri deri në Shkumbin, dhe tërë Maqedonia deri në Korçë i takon Greqis. Po
ashtu edhe Mali
i Zi ëndërronte që për kryeqendër ta kishte Shkodrën, dhe kjo lakmi u tregua
qartë me veprimet e Knjaz Nikollës kur vojvodët dhe bandat malzeze me
ndihmën e turqve pushtuan Vraninën
,ishull me pozit
ë strategjike në liqenin e Shkodrës i cili
konsiderohet si urë për të marrë Shkodrën.


Gjatë bisedimeve greko-serbe që u
zhvilluan në Stamboll më 1861, Athina dhe Beogradi u pajtuan për ta ndarë
Shqipërin mes tyre, madje ato si kufi mes tyre caktuan rrugën e vjetër Egnatia
(Durrës-Elbasan-Ohër). Edhe pse nuk u arrit ndonjë marveshje konkrete këto dy vende vazhdonin qëndrimin e
tyre antishqitar.Këtë qëndrim për vitet që vijuan e shtjellon mirë profesori i
nderuar Kristo Frashëri i cili në monografinë e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit citon: “Më 1866, kur
mardhëniet midis shqiptarëve dhe Stambollit ishin shumë të acaruara sa
pritej,siç shkruante atë vit Dora D’Istria,që në rastin më të parë të ndodhin
ndërlikim të rënda, Athina dhe Beogradi u vunë menjëherë në lëvizje për të
shfrytëzuar momentin në interes të politikës së tyre ekspansioniste. Si më 1845
ashtu edhe tani,më 1866, banda andartësh grek hynë përsëri nga territori i
Greqis në Vilajetin e Janinës për të ndezur flakën e kryngritjes antiosmane nën
flamurin e Megali Idesë helenike. Në të njëjtën kohë, diplomacia serbe shpresoi
se do të shfrytëzonte gatishmërinë e shqiptarëve për kryengritje antiosmane
duke i premtuar njërit prej perfaqsuesve të fundit të feudalve separatist, Xhelal
Pashë Zogut, krijimin e një shteti Shqiptar liliput në viset e Shqipëris
qëndrore.”


Më 1867 dy monarkitë ballkanike, Serbia
e Greqia u ulën sërish pëball njëra tjetrës për të biseduar, rezultat i të
cilave ishte Traktati i Aleancës Greko-Serbe, i nënshkruar në Vëslau,i cili
parashihte luftën e përbashkët kundër perandorisë Osmane,duke i shikuar
Shqiptarët si ndihmesë të shkallës së lartë, por pa dalur jashtë kornizave të parimit të ndarjes
Shqipërisë të vendosur 6vjet më parë në Stamboll.


Që pas vitit 1859, kur u shpërbënë
çeta e Gjetë Bukoshit dhe Sefë Koshares filloi një erë e re e organizimit të
popullit shqiptar. Për 17 vite rresht Lëvizja Kombëtare shqiptare, punoi me
vetëmohim për të vetëdijsuar popullin,dhe të rris gatishmërinë e tij për luftë
kundër armikut. Ndryshe nga e kaluara (para viteve 60-ta) tashmë besohej në
forcën e popullit të
bashkuar dhe organizuar ,e jo në komitën dhe grupet e shpëndara maleve që
përkundër dëmit të jashtëzakonshëm që i shkaktonin armikut,nuk do t
ë
arrinin kurrë çlirimin e plotë. Tërë ajo përpjekje u kurorzua më 10 qershor
1878, kur tërë populli shqiptarë iu përgjigj thirrjes për tu bashkuar në luftë
për mbrojtjen e çdo pëllëmbe të tokës Shqiptare. Historiani amerikan Ferdinand
Schevill, në veprën e tij “Ballkani-Historia dhe qytetrimi” për pozitën e
Shqiptarëve në shek XIX citon: ”Duke qenë një popull analfabet dhe i paorganizuar,
shqiptarët nuk mundën të krijonin një propagandë dhe njihnin vetëm gjuhën e revolës dhe pushkës. Megjithatë
ata ishin shumë të aftë në përdorimin e këtyre mjeteve dhe shpesh u përdorën
nga turqit meqë kishin të njëjtën fe me otomanët”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:17 pm

vazhdimi...



Propaganda e jashtme shumë e mefshtë
shqiptare, sillte krijimin e opinionit të gabuar, të ndikuar nga propaganda greke
e sllave shumë e zhvilluar, gjë që qonte intelektualë gjer në atë pike sa ta quanin Shqipërinë
“shprehje gjeografike”, siç ndodhi me Bismarkun.


Përkundër propagandës së jashtme të
pazhvilluar, Lidhja kishte propagandë të brendshme mjaftë të fuqishme, e cila
ishte fryt i punës së Lëvizjes Kombtare Shqiptare, dhe populli nuk ndikohej
fare nga njerzit me poste, apo shërbëtorve të portës, por u besonte trimave dhe
mendjeve të shquara që prinin në çdo betej ndaj çdo armiku, u besonte bijve më
të mire të kombit që dilnin nga gjiri i tij në ditët më të vështira. Jeta dhe
vepra tre vjeçare e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1881), është një nga
epopetë më të mëdha të popullit dhe historisë shqiptare që ndikoi në krijimin e
kombit shqiptar, dhe ishte organizimi i vetëm mbarëkombtarë që nga koha e
Skënderbeut.


Vendimet dhe planet e Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit synonin organizimin tërësor të forces luftarake të
popullit shqiptar. Ndër sukseset e Lidhjes është se në kuvendin e saj përballoi
me sukses sabotimet e sulltanit, i cili përmes feudalëve vendas mundohej të merrte të
drejtën për mobilizimin e forcave luftarake vullnetare të vetëmbrojtjes të
cilët nën hijen e flamurit perandorak dëshironte ti dërgonte në Bosnje, dhe ti
përdorte për interesa të veta.


Po
ashtu Lidhja zbatoi masa për të pa aftësuar dhe izoluar skemat dhe shabllonet e
ngurta organizative ushtarake feudale, të cilat ishin pengesë sepse kufizonin
si në numër dhe cilësi forcën ushtarake vepruese të Lidhjes.


Synimi i Lidhjes ishte të bënte
organizimin e plotë ushtarakë dhe format e luftimit ti fuste në binarët e
veprimtarisë së rregullt dhe ti ngrinte në nivelin strategjik, duke mos harruar
format organizative popullore e tradicionale,dhe përvojën e mire luftarake të
së kaluarës.


Parashikimi i numrit të forcave të
gatishmërisë u bë në varësi me shkallën e rrezikut dhe mobilizimin e forcave
armike që do të kalonin në agresion, si p.sh. Mali i Zi i cili vuri në gjendje
gadishmërie të lartë gjithë forcën ushtarake.


Shifrat e më poshtme janë të nxjerra
nga studimet e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.Sipas këtyre
studimeve Lidhja planifikoi 25’000 luftëtarë për ruajtjen e kufirit shqiptar.


Drejtimin Mal i Zi-Shkodër me
50-60km gjatësi forcat e ruajtjes apo mbrojtjes arrinin në 5000-6000
luftëtarë.Për ruajtjen e kufirit në drejtimet verilindore dhe lindore, përballë
Serbisë dhe Bullgarisë, me gjatësi deri 200 km, u caktua një forcë prej 6000-7000
veta. Në drejtimin jugor, sektori i Prevezës dhe Artës, rreth 30-40 km i gjatë
u parashikua ta mbronin forcat ekzistuse shtetrore,sepse eprorët dhe ushtarët
ishin Shqiptarë dhe Valiu apo autoriteti i Portës së Lartë nuk kishte ndikim
mbi ta.


Forcar e ruajtjes dhe gadishmërisë
morën forma të formacioneve të rregullta, dhe pikat e përqëndrimit i kthenin në
kampe ushtarake, ku bëhej përgatitje dhe stërvitje ushtarake, pajisej, furnizohej
dhe organizohej trupa etj.


Sistemi i gatishmërisë i planifikuar
nga “Komiteti i Luftës” (diku paraqitet edhe Komiteti i Mbrojtjes) i Lidhjes
Shqiptare, kishte koordinuar futjen e veprimit të forcave sipas radhëve të
caktuara.Duke u varur nga veprimet e kundërshtarit dhe largësisë së rajonit të
grumbullimit të forcave, kategorizimin e rradhëve sipas studimeve të QBPU e FA
të RSH (Qendra për botime dhe përkthime ushtarake e Forcave të Armatosura të
Republikes së Shqipërise) e bënë kështu:


-Të rradhës së parë ose sigurimit
luftarak;


-Të rradhës së dytë ose forcat e
mbrojtjes fillestare; dhe


-Të rradhës së tretë ose të
mbrojtjes së plotë, rezervat apo përforcimet e mbrojtjes.





Forcat e rradhës së parë dilnin prej
popullsive të rajonit kufitar,në brez kufitar të thellë 10-20 e më tepër
kilometra.Ato nuk arrinin arrinin numër të lartë të luftëtarëve,për sektore
shifrat e mobilizimit të forces luftarake vullnetare arrinin në nivelin e
batalionit(200-500 luftëtarë). Në Plavë,Guci,Hot,Grudë dhe Ulqin për
secilin sektor numri i forcës së armatosur arrin 300-400 vullnetarë.Në gjithë vijën
e kufirit me Malin e Zi, numri i këtyre forave vullnetare të dalla nga rradha e
parë arrinte në 2500-3000 luftëtarë.


Rradha e dytë përbëhej nga forcat e
zonave më të thella të vendit,në një distance nga brezi kufitarë që fillonte
nga 20km dhe shkonte deri në 80 km në thellsi.Krijimi i formacioneve të rradhës
së dytë bëhej me urdhër të udhëheqjes qëndrore të Lidhjes.


Rradha e tretë ose forcat e
mbrojtjes së plotë, rezervat dhe përforcimet e mbrojtjes,plotësohej nga forcat
që vinin nga zonat më të thella të vendit. Të tilla ishin
Dibra,Mati,Kavaja,Tirana,Elbasani,Berati,Vlora etj. Disa nga grupimet apo
formacionet e kësaj kategorie përbënin rezervat e mirfillta strategjike, të
cilat mund të përdoreshin parimisht do të përdoreshin si përforcime për formacionet
e rradhës së dytë, dhe plotësim në forcat mësymse. Parashikohej se me rastin e
luftës në veprim të forcave të rradhës së tretë raporti i forcave rritej së
tepërmi.Sipas disa përllogaritjeve të përafërta,raporti do të arrinte në
1.5me1(1.5:1) ose më tepër në favor të Lidhjes Shqiptare,duke llogaritur vetëm
forcën e gjallë, pa u llogaritur bateritë e artilerisë që parimisht në ato kohë
një grykë topi rrahte 10 veta,pavarsisht se kjo qëndronte vetëm në teorin
ushtarake sepse shpërndarja e forcave dhe vendosja e tyre në terren i
pamundësonte artilerisë të bënte dëme të konsiderushme përveqse në rastet e
mësymjes, kur forcat ekspozoheshin.


Sistemin e plotësimit të rradhëve
dhe mobilizimin Lidhja e ngriti në një shkallë më të lartë, të bazuar në
kriteret zakonore krahinore dhe mbarëkombtare,pa harruar të servirej me metodat
e përdorura në vendet e tjera. Lidhja vendosi kritere normative dhe rregulluse
(“Kanuni i Lidhjes”-1 korrik 1878),duke krijuar një varg organesh për këtë
qëllim(Komiteti i Lidhjes, Komiteti i Luftës apo siq quhet ndryshe Komiteti i
Mbrojtjes).


Mobilizimi shtrihej në popullsinë e
Shqipërisë pa përjashtime.Hapi i parë i Lidhjes në këtë drejtim ishte
regjistrimi i popullsisë, qëllimi i të cilit ishte që të dihej saktësisht,siç
shprehej në urdhëresën ushtarake numri i njerëzve të aftë për të mbajtur armë.


Dëshmi janë raportet e konsullit
austro-hungarez Lippih i cili nga Shkodra i raportonte më 20 korrik 1878
qeverisë së tij se komitetet e Lidhjes Shqiptare ne sanxhaqe,siç citonte ai,
“po punojnë me zell për regjistrimin e të gjithë burrave prej moshës 15-70
vjeç,pjesërisht për ti inkuadruar në milicinë efektive,pjesërisht për ushtrinë
e saj rezervë”.


Lidhur me këtë përcaktohet se cilido
dhe cilitdo besim ti takojë duhet të ishte i gatshëm ti përgjigjej në kohë
thirrjes së atdheut. Normë e zakonshme e mobilizimit ishte “një luftëtar për
shtëpi’, mirëpo në raste të jashtëzakonshme. ne krahina kufitare,numri arriti
edhe në “tre burra për shtëpi” e madje edhe gjithë burrat e aftë për të mbajtur
armë,siç ndodhi në Malsinë e Madhe.


Sipas regjistrimit që bëri Lidhja, në
gjitha viset ky plotësim përfshinte rreth 260’000 veta, që ishte baraz me
15-16% të popullsisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:17 pm

vazhdimi...



Vilajeti i Kosovës me Shkupin, Manastirin dhe rrethet nxirrte
rreth 130’000 luftëtarë. Ndersa Vilajeti i Janinës përfshirë Beratin, Prevezën,Artën,
së bashku me rrethet e tyre arrinin shifren 70’000 luftëtarë.


Shkodra me Shqipërinë e mesme deri
në Ohër do të jepte deri 60’000 luftëtarë.


Ndërsa prof.dr.Kristo Frashëri kur
përmend dispozitata e Talimatit(Urdhërsë/17 qershor 1878) në të cilat Kuvendi i
përgjithshëm synon të ngrijë në këmbë ‘një ushtri të rregullt të disiplinuar
dhe të ndërgjegjshme’ citon:


“Forcat ushtarake të Lidhjes do të
përbëheshin nga ushtarë të mobilizuar,të cilët do të qëndronin në frontin e
luftës,dhe nga ushtarë rezervë ,të cilët do të rrinin në gatishmëri pranë
shtëpive të tyre.Si bazë territoriale për ushtrinë do të shërbente
sanxhaku,kurse nga pikpamja operative,të gjitha repartet do të vareshin nga
komiteti qëndror.Kuadrot ushtarake do të caktoheshin nga instancat eprore,por
do të miratoheshin nga popullsia e bazës territoriale të repartit(nenet 2-15)”


Sipas “Talimatit” njësia bazë ishte
kompania prej 100 vetash me në krye një Kapiten. Do të kishte kompani
këmbësorësh dhe kalorësish, të inkuadruar në batalione prej 500 vetash me në
krye një Major. Disa batalione do formonin një regjiment (brigadë) me
2’000-2’500 luftëtarë të komanduar nga një Kolonel, ndërsa dy regjimente me
rreth 5’000 ushtarë do krijonin një divizion të komanduar nga një
Gjeneral(Kapedan).


Njësia më e lartë do të ishte
korparmata që do mbulonte një front luftarak, e cila do përbëhej nga një numër
i caktuar divizionesh sipas rëndësisë së frontit.


Moblilizimi jo që u planifikua por
edhe u krye në periudha kohe të shkurtëra nga një deri dy javë,e në raste të
jashtzakonshme edhe brenda 3-5 ditësh, siç është rasti i mbrojtjes së Hotit dhe Grudës(prill
1880).



Sistemi ushtarak i Lidhjes, duke u orientuar nga forca
vullnetare dhe duke pasur mbështetje ekonomike të dobët,nuk mundi të formonte
një ushtri të rregullt e të përhershme.Sipas programit t
ë
Lidhjes u realizua vetëm mobilizimi, plotsimi dhe organizimi pjesor për të
kundërvepruar në drejtimet e kërcënuara e të veçanta. Në përshtatje me mundësitë e
mësymjes së armikut nga disa drejtime, ushtria shqiptare do të formohej nga
disa grupime të veçanta. E gjithë fuqia e armatosur e Lidhjes sipas urdhëreses
së saj do ndahej në pesë korpuse. Do përbëhej nga grupforca të mëdha
ndërkrahinore të quajtura korpuse (ushtri krahë).


Korpusi i Kosovës, i Tregut të Ri, i Shkodrës, i Shkupit dhe ai i Janinës
do përbënin ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.


-Korpusi i Kosovës do mund të
përbëhej prej 70 mijë vetash. Ai do të kishte si detyrë të mbrohej ndaj
mësymjes serbe, kurse në kuadrin e veprimeve mësymse për çlirimin e tokave të
pushtuara prej serbisë do përbënte forcën kryesore. Gjithashtu do të ndihmonte
korpusin e Shkodrës dhe Tregut të Ri në luftën kundër Malit të Zi.


-Korpusi i Tregut të Ri do formohej
nga 20’000 veta dhe përbënte forcën ndihmëse e përforcuese ndaj Malit të Zi dhe
Serbisë.


-Korpusi i Shkupit përbëhej nga
40’000 veta dhe do merrej me mbrojtjen në drejtimin strategjik lindor.


-Korpusi i Shkodrës mund të arrinte
deri në 60’000 luftëtarë por natyrisht duke u plotësuar nga rrethet e
Tiranës,Elbasanit,Matit,Ohrit,Dibrës etj. Përbënte forcën kryesore për
mbrojtjen dhe kundërmësymjen në drejtimin strategjik verior përballë Malit të
Zi.


-Korpusi i Janinës formohej nga
25-30 grupe luftëtarësh që llogariteshin afërsisht 70’000 veta.Kishte për
detyrë mbrojtjen ndaj agresionit grek.


Numri i njësive të secilit korpus
ishte i ndryshëm.Në Korpusin e Kosovës dhe Janinës mund të formoheshin 15-18
regjimente(brigada) këmbësorie,në atë të Shkodrës prej 14-15 regjimente këmbësorie,në
të Shkupit 8-9 regjimente dhe në atë të Tregut të Ri 5-6 regjimente këmbësorie.
Korpusi si njësi strategjike mund të plotsohej pjesërisht dhe plotësisht në
varësi me situatat.


Për mbrojtjen e Plavës, Gucisë dhe
Hotit e Grudës u plotësuan 2-3 regjimente apo afërsisht një division në secilin
drejtim. Formacionet e plotësuara në gjitha drejtimet marrur së bashku arritën
afërsisht 40’000 veta prej të cilëve 9’000-10’000 në Plavë e Guci, deri 12’000
në Hot e Grudë, rreth 3’000 në Ulqin, 5’000 në Janinë, po kështu 7’000-8’000 në
vitin 1881 në luftën kundër osmanve. Korpusi dhe njësitë taktike të hyra në
varësi të tij ishin të përkoshme. Ato mund të plotësoheshin e të qëndronin në këto përmasa aq
kohë sa do të zhvillohej lufta dhe me efektiv të zvogluar për aq kohë sa do të
vazhdonte kërcënimi dhe duhej mbajtur gatishmëria luftarake në drejtime të
caktuara.Efektivi i regjimentit të përkohshëm(që do të plotësohej) do të ishte
2’000 veta ndërsa i divizionit 4’000 veta,në rast të ngutshme efektivi i njësive
të plotësuara do të ishte më i vogël,i batalionit 200 dhe i regjimentit më i
ultë se 2’000. Këtu shihet se Lidhja ka vënë themlet organizativo-ushtarake të
rregullta dhe përgatitje e drejtim ushtarak me baza shkencore.


Organizimi ushtarak më i lartë i
Lidhjes ishte seksioni i finanacave dhe mbrojtjes i cili mori formën e një
këshilli dhe Shtabi ushtarak madhor i cili si i tillë veproi deri në shtypjen e
Lidhjes.Seksioni i mbrojtjes ishte ngarkuar me detyrat e hartimit të planeve
dhe urdhrave për mobilizim të formacioneve të armatosura, të organizimit dhe
kontrollit të gatishmërisë, dhe drejtimin veprimeve luftarake strategjike.


Ky organ kishte kryetar Sylejman
Vokshin (kryekomandant i ushtrisë së Lidhjes), pak anëtar dhe personelin. Edhe
pse ishte organ i udhëheqjes qëndrore të Lidhjes mbeti në nivelin e grupit
drejtues operativ.Organe drejtuese në shkallë më të vogël ishin “Komiteti i
Mbrojtjes” të degëve të Lidhjes në sanxhaqe.


Komitetet që paten funksione
kryesisht ushtarake morën përsipër barren e organizimit dhe drejtimit të luftës
mbrojtse.


Në kuadrin e logjistikës, problemi
kryesor u bë furnizimi dhe pajisja me armatim dhe municione i formacioneve
ushtarake. Lidhja kërkoi të siguronte shumë armë të reja këmbsorie.Vetëm
kontigjenti i parë i pushkëve i kërkuar për nevojat e mbrojtjes së sektoreve në
Vilajetin e Janinë ishte 20’000 deri 30’000 copë. Po
kështu edhe nga pjesët e tjera të vendit u kërkua numër i madh i pushkëve. Për
plotsimin e nevojave të mbrojtjes së vendit Lidhja parashikoi edhe rrëmbimin me
force të armëve nga depot shtetrore dhe ushtarake osmane. Ndër masat e para për
sigurimin e armëve që bëri Lidhja ishte ndalimi i qarkullimit të armëve nga
administrate shtetrore turke si brenda ashtu edhe nxjerrja e tyre jashtë
Shqipërisë.


Lidhja si bazë furnizimi me armë
konsideronte edhe qendrat tradicionale Shqiptare të prodhimit të armëve. Të
njohura për prodhimin e armëve ishin Shkodra, Prizreni,Tetova, Gjakova, Peja, Dibra,
Mati, Lezha, Tirana, Elbasani, Vlora, Delvina, Janina, Preveza, Gjirokastra
etj. Furnizimi me ushqim dhe veshmbathje kryesisht u mbështet në burimet e
vendit dhe mundësit vetjake të luftëtarëve. Nuk duhet harruar të ceket se gjatë
kohës sa veproi Lidhja Shqiptare e Prizrenit populli në përgjithsi nuk i
paguante taksat e papërballueshme administrates turke (e cila ishte pasivizuar
dhe izoluar gjatë viteve 1878-1881) dhe të korrat ishin të bollshme madje
thuhet se duhej ndërtuar hambarë të tinjë kudo nëpër vendet fushore në
Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:18 pm

vazhdimi...



Abdyl Frashëri, Ahmet Koronica, Haxhi
Zeka, Jakup Ferri, Ali Gucia etj. shkrin gjithë pasurinë e tyre për Lidhjen.


Thelbi i konceptit strategjik që
përcaktoi Lidhja pëbënte kryesisht idenë e luftës mbrojtse dhe çlirimtare. Tipari
kryesor mbrojtës do të ishte mbrojtja me këmbëngulje e çdo pëllëmbe toke. Për
rrjedhoj skena të luftës do të bëheshin krahinat buzë kufirit dhe ato të
afërta.Në kuadër të luftimeve mbrojtse, përpos asgjësimit të forcave armike që
mund të futeshin në brendësi të tokave Shqiptare, Lidhja parashikonte të
ndërmerrte edhe veprime kundërmësymse, gje që do të tregonte se mbrojtja nuk do
të ishte aspak pasive mirpo plotësisht aktive. Në përshtatje me terrenin, Lidhja
Shqiptare, si veprimet ushtarake mbrojtëse edhe ato kundërmësymse i kreu në
praktikë me drejtime apo vija strategjike.


Drejtimet strategjike kryesore të
veprimeve luftarake ishin Mal i Zi-Shkodër, Mal i Zi-Rrafsh i Dukagjinit, Serbi-Tregu
i Ri, Serbi-Fushë Kosovë dhe Greqi-Çamëri.


Planet mbrojtse të përpiluara me
kujdes dhe nga ushtarakë të regjur paraqiteshin në programet politike e
ushtarake të Lidhjes si në nivelin e udhëheqjes qëndrore ashtu edhe në ato të
udhëheqjeve të degëve kryesore të Lidhjes (Komitetet që u vendosën pranë
sanxhaqeve).


Mbrojtja e tërsisë territoriale të
tokave shqiptare u vë në plan të parë në planet strategjike që hartoi Lidhja. Ndërsa
menjëherë pas mbrojtjes së trojeve shqiptare si detyrë në planet e Lidhjes
hynte çlirimi i tokave të pushtuara më parë, siç janë tokat e shpopulluara dhe
pushtuara të Kosovës veriore e verilindore nga principata serbe dhe atyre të
pushtuara nga Mali
i Zi. Secila grupforcë(korpus) do mbronte e kundërsulmonte në drejtimin e
caktuar në një front të gjerë prej 100 e më shumë kilometrash. Poashtu sipas
planeve të Lidhjes u planifikua një mbrojtje në një front të përgjithshëm rreth
500-600 km të gjatë,vijë fronti e cila nuk kishte gjasë të mbulohej me forca në
tërë gjatësinë e saj, për shkak të terrenit malor të ashpër e shumë të
thyer,por natyrisht nuk ekzistonte as frika dhe mundësia e sulmit të armikut në
një vijë të tillë.


Në këto plane strategjike të Lidhjes
natyrisht shqyrtohej edhe vendosja e trupave në terren dhe në rajonet e duhura
e sa më afër sektorëve të mbrojtjes. Rajonet e përqëndrimit të forcave kryesore
shtriheshin në një brez kufitar të thellë që fillonte rreth 20 km pas vijës
kufitare dhe nuk kalonte më thell se 50 km. Rajonet e grumbullimit të korpuseve
veriore ishin: Prizreni, Peja, Gjakova, Prishtina, Mitrovica, Tregu i Ri dhe
Shkodra, ndërsa në Jug ishin Janina, Preveza, Arta etj. Sipas planit strategjik
të lidhjes organizimi dhe veprimet e shpejta të mbrojtjes me forca të
mjaftueshme realizoheshin në një afat kohor të shkurtër prej 1-4 ditë.


Në aspektin e kundërmësymjeve të
forcave të Lidhjes, ajo parashikoi çlirimin e viseve të pushtuara nga Serbia
dhe Mali i Zi para vitit 1878, duke specifikuar në programin politik e
strategjik se nëse Serbia nuk do ti lëshonte trojet e pushtuara prej saj, atëherë
ndaj saj do ndërmerreshin ekspedita ushtarake deri në çlirimin dhe zbrazjen e
atyre viseve. Në të njëjtën mënyrë do të veprohej edhe ndaj Malit të Zi.


Për tu
arritur një gjë e tillë Qeveria e përkohshme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
hartoi një plan strategjik në bazë të të cilit për tu realizuar kundërmësymja
për çlirimin e tërë viseve veriore dhe verilindore (këto të fundit ishin ende
nën administratën turke) të Shqipërisë duheshin krijuar dy grupforca të mëdha
me nga 40’000 ushtarë dhe një rezervë prej 20’000 vetash. Ky operacion i madh
do fillonte me veprimin e dy grupforcave,njëra e përbërë prej 12’000 vullnetarësh
që do marshonte në drejtimin Fushë Kosovë-Shkup-Manastir dhe tjetra njësi
operacionale në drejtimin Dibër-Ohër-Manastir, gjë që do të shthurte
administratën turke nga këto pjesë e sidomos nga Shkupi ku do fitohej përparsi
se do mbyllej mundësia e një ekspedite turke të befasishme(pasi portat për
hyrje në Kosovë konsiderohen Shkupi dhe Presheva) dhe njëkohsisht do krijohej
mundësia për përballimin e ekspeditave truke në Shkup apo përgatitja e
mbrojtjes në grykë të Kaçanikut (pa harruar të sigurohet lugina e Preshevës
pasi shumëherë ekspeditat ndëshkimore turke janë ndarë në dy pjesë duke qarë
drejt Rrafshit të Kosovës përmes këtyre dy drejtimeve). Në anën tjetër forcat
vullnetare të Kosovës në bashkveprim me popullsinë e Tregut të Ri dhe
Shkodrës do mësynin në drejtimin
Shkodër-Podgoricë për të çliruar Ulqinin dhe Podgoricën nga pushtimi Malazez. Këto
plane kundërmësymse që Lidhja i hartoi me një kujdes dhe seriozitet të veçantë
nuk u realizuan për shkak të ngjarjeve të mëvonshme. Pengesë kryesore ishte
sundimi osman edhe pse në pjesën më të madhe të vendit ishte i paralizuar
përshkak të strukturave paralele dhe fenomenit të mbylljes së forcave turke
nëpër kazemrma që ruheshin nga luftëtarë të Lidhjes. Po
ashtu një ndër shkaqet janë edhe forcat reaksionare, shabllonet organizativo
ushtarake feudale që në momente të caktuara me dredhi çorientuan dhe penguan
forcat e Lidhjes për organizimin e mbrojtjes ndaj forcave osmane (Prill 1881).


Lufta mbrojtse e Lidhjes më e
organizuar dhe më e rreptë u zhvillua kundër mësymjeve të ushtrive
malazeze.Veprimet luftarake të Forcave të Lidhjes karakterizoheshin me
vendosmëri të pashoq dhe moral të lartë të luftëtarëve të saj.


Lufta për mbrojtjen e Plavës dhe
Gucisë zgjati nga tetori 1879-janar 1880.Përplasjet e para ndodhën në fillim të
tetorit. Në nëntor u zhvilluan luftime mes palëve në Popiç e Velikë. Beteja e
parë e rëndësishme u zhvillua prej 4-7 dhjetor, ku u sulmua drejtimi
Andrejevicë-Plavë, përkatsisht betejat e rrepta u zhvilluan në fshatrat
Nevshokë e Velikë. Beteja më e rreptë e këtyre ditëve u zhvillua në mëngjesin e
4 dhjetorit në Nokshiq, ku lufta u bë aq e rreptë saqë më nuk hynin në punë
pushkët, dhe palët ndërluftuse u ngjeshën edhe më rreptë duke luftuar me
jataganë .Reth 4’000 forca malazeze sulmuan drejtimin Andrejevic-Plavë dhe
6’000 trupa tjerë u nisën për pushtimin e Plavës dhe Gucisë të cilat edhe
arritën të futeshin 6-7 km në territorin Shqiptar,deri afër Plavës. Pos kësaj
nën presionin e fuqive të mëdha Porta e Lartë për të zbatuar dorzimin e Plavës
dhe Gucisë dërgoi mareshalin Muhtar Pasha që komandonte 7 batalione, mirpo ata
u ndaluan pa hyrë në Klinë dhe pas një shkëbim zjarri të shkurtër Mareshali
turk u kthye që të mos gjente fatin e Marshal Mehmet Ali Pashës.Forcat e
Lidhjes që luftonin për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë kishin formuar edhe një
shtab që përbëhej nga Ali Pash Gucia(kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi
Zeka, Mic Sokoli, Filip Çeka, Isuf Sokoli etj. Një regjiment i përbërë prej
2500-3000 vullnetarësh të organizuar në batalione ishin përqëndruar në Plavë
dhe përbënin forcën kryesore. Në Guci ishin vendosur 3-4 batalione, dhe në
lindje të Velikës po aq. Këto forca të ndihmuara edhe nga vullnetarët e Tregut
të Ri arritën me sukses të thyenin forcat e armikut por edhe pushtuan disa
fshatra përtej kufirit.Forcat malazeze u tërhoqën të thyera,ndësa nga të dyja
palët humbjet arritën disa qindra të vrarë.


Profesori Kristo Frashëri(Lidhja
Shqiptare e Prizrenit-fq/220-221) tregon për idenë e Cetinës për shpërthim të
një aksioni luftarak kundrejt Plavës dhe Gucisë në javën e fundit të
dhjetorit.Sipas tij Shtabi Ushtarak malazez kishte rreshtuar gjatë kufirit
jugor të Malit të Zi rreth 25 batalione
dhe një bateri artilerie . Ai thotë se prej 25 batalioneve,18 qenë rreshtuar
përballë Plavës dhe Gucisë,kurse pjesa tjetër e përbërë prej 7 batalionesh
ishte përqëndruar në Podgoricë që të ndërhynte në rast se forcat shqiptare
mësynin drejt këtij sektori.Në anën tjetër u mobilizuan me mijra vullnetarë nga
të gjitha anët e Shqipërisë por vetëm një pjesë e tyre u urdhëruan të shkonin
në frontin verior.


Komandën e operacioneve e morri në
dorë kryetari i Shtabit, Ali Pashë Gucia. Këto ishin lëvizjet e mëdha nga të
dyja anët,para se të ndodhte përplasja,ngjarje që do hynte në rrethin e dy
betejave më të mëdha për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, para agimit të 7
janarit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:19 pm

vazdhimi



Vetëm 7’000 luftëtarë ishin
përqëndruar mëngjesin e akullt të 7 janarit 1880,kundrejt 9’000 ushtarëve
malazez,ndërsa 600 kolashinas e palabardhas nga ana e Bjellopoljes dhe Moioçvacit
sulmuan kufirin verilindor të Malit të Zi. Ky sulm i befasishëm u bë për të
çorientuar forcat malazeze që ishin përqëndruar në sektorin e ngushtë
Velikë-Pepaj me qëllim shpartallimin e forcave shqiptare që në mësymjen e parë,
dhe ky sulm i papritur krijoi përshtypjen tek forcat malazeze se shqiptarët po
synonin të pushtonin Andrejevicën. Qëllimi kishte qenë tu mirrej nisma e sulmit
forcave malazeze. Menjëherë u bënë lëvizje në vijën e përqëndrimit të forcave
malazeze,të cilët u detyruan ti dërgonin disa batalione malazeze drejt veriut
për të ndaluar marshimin e forcave shqiptare drejt Andrejevicës dhe sigurimin
se mos bëhej ndonjë mësymje nga sanxhaku i Tregut të Ri,pasi njësi të vogla
shqiptarësh kishin zhvilluar opercione luftarake në errësirën e 6 janarit,brenda
territorit malazez. Këtë lëvizje të forcave malazeze që e kishte parashikuar
Shtabi Shqiptar,e shfrytzoi mëngjesin e 8 janarit kur forcat shqiptare të
rreshuara në sektorin e Plavës, siç shprehet K.Frashëri’shpërthyen me tre
kolona një sulm të furishëm kundër pozitave të armikut që ndodheshin në
Velikë,në Pepaj dhe Arzhanicë’. Sulmi ishte nisur nga luftëtarët e Nokshiqit
nën komandën e Kurt Asllanit dhe Nure Kurtit, dhe ishte aq i fuqishëm saqë
forcat Shqiptare arritën të depërtonin menjëherë brenda rradhëve të armikut, duke
u përleshur si në betejën e Nokshiqit, trup më trup. Pas këtij sulmi të parë
sulmuan forcat e tjera shqiptare, të cilat zunë ngusht 7 batalionet malazeze (afërsisht
3 mijë ushtarë) dhe i detyruan të tërhiqeshin. Krahu i djathtë i forcave
shqiptare pasi shpartalloi batalionet e Mark Milanit pushtoi Arzhanicën dhe
Velikën, ndërsa krahu i majt mori Pepajn duke iu drejtuar fshatit Murinë ku
ndodheshin forcat e Teodor Milanit. Betejat e Velikës dhe Pepajt ishin më të
rreptat pasi morën edhe emrin e tyre, ndërsa malazezët e quajtën beteja e
Murinës për të fshehur sado pak turpin e humbjes. Pasi u thyen ushtritë
malazeze u tërhoqën në grykën e Sutjeskës ku vendosën të bënin një rrezistencë
këmbëngulëse.Por forcat Shqiptare nuk synonin të vazhdonin më tej. Sa për
humbjet shifrat më të sakta i dha Ali Pashë Gucia madje në një letër që i
dërgonte më 14 janar 1880 bajraktarit të Helmit në Hot, Ismail Markut, thoshte:“Në
ndeshjen që patëm me malazezët të enjtën që shkoi(8 janar 1880) ata pësuan
humbje të rënda dhe u thyen.U dogjën tre fshatra të tyre.Ranë në duart tona 37
krena,një flamur dhe 4 arka municioni.Shyqyr zotit ana jonë pati vetëm pak të
plagusur dhe të vrarë. Nuk mund të tregohet nderi dhe fitorja që korrëm në këtë
betejë të përgjakshme”. Pas kësaj beteje forcat Shqiptare u tërhoqën në kufijt
e vjetër,gjë që i tregoi qartë botës se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk
synonte pushtimin e territoreve që nuk ishin shqiptare. Me këtë betejë të
përgjakshme,për organizimin dhe përpilimin e strategjisë të së cilës komandanti
i Shtabit të ushtrisë malazeze Bozho Petroviç deklaroi se shqiptarët i
drejtonte një “mjeshtër i madh”, u mbyll seria e përpjekjeve malazeze për
pushtimin e Plavës dhe Gucisë.Me thyerjen e malzezve në këtë sektor dhe me vendimin
e Fuqive të Mëdha skena e luftës u zhvendos në Hot dhe Grudë.Projekti
“Korti”(Corti) siç u quajt në fushën e diplomacisë, parashihte ti jepeshin
Malit të Zi Hoti dhe Gruda përfshirë fshatrat Selcë dhe Vukël të Kelmendit
banorët e të cilve ishin tërësisht shqiptarë. Menjëherë u vunë në lëvizje
forcat Shqiptare. Në Shkodër po përgatitej mbrojtja e Hotit dhe Grudës, ndërsa
në Gjakovë rifilluan parapërgatitjet dhe mobilizimi i vullnetarëve për
mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Kjo ndodhi që të mos mbetej e pambrojtur Plava
dhe Gucia kur skenat e luftës dhe betejat e rrepta do zhvendoseshin në Hot dhe
Grudë.Por kjo ndodhi natyrisht edhe për shkak të provokimeve të shpeshta që po
i bëheshin sektorit të Plavës dhe Gucisë nga ana e malazezve. Duke mos
përjashtuar mundësinë e pushtimit të kazas së Gucisë në kohën kur do ndodhte
lufta në Hot e Grudë,në Gjakovë u mblodh një kuvend ku morën pjesë qytetarët e
Gjakovës, malsorët e Gjakovës dhe përfaqsus nga krahinat fqinje.Ky kuvend që u
mbajt ditët e para të marsit vendosi të dërgonte në Plavë e Guci rreth 6000
luftëtarë të pajisur me pushkë “Martina” (modeli më modern i asaj kohe Martini-Henry).
Në këtë kohë mardhëniet e shqiptarëve me Portën e lartë u acaruan tej mase. Dy
ishin shkaqet,prirja e Portës për të pranuar projektin“Korti” dhe zia e bukës
që kishte kapluar gjithë vendin. Konsulli anglez Sen Xhon raportonte nga
Prizreni: “Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse të ritheksoj edhe njëherë
ndjenjën e dëshprimit mbi gjendjen e vajtueshme që gjendet ky vend” (Public Record
Office,London-Rap.10/20 shkurt 1880 Prizren). Kështu u pa nevoja për shkëputje
nga Perandoria osmane. Nga mesi i muajit mars Sulejman Vokshi, Ali Ibra dhe
Haxhi Jonuzi shkuan në Rakoc të Gjakovës ku deklaruan se Lidhjes i duhej një
program i ri,që të mbrohej tërësia e trojeve Shqiptare,dhe deklaruan se duhej
bashkimi i gjithë Shqiptarëve pa dallim feje duke denoncuar përpjekjet për
përçarjen fetare në vend. U planifikua edhe një marshim i armatosur nga Gjakova
në Prizren ku ndodhej Ahmet Muhtar Pasha me 12 batalionet e tij. Krerët e
Lidhjes i dërguan edhe një ultimatum Muhtar Pashës, ku kërkohej largimi i
menjëhershëm i 7 nëpunsve të administratës turke të cilët ishin përpjekur të
pengonin mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë, dhe të emroheshin menjëherë dy oficerët
e xhandarmërisë të propuzuar nga krerët radikal të Lidhjes (sipas konsullit
anglez në Prizren Sen Xhon). Me ta u bashkua edhe Ymer Prizreni, pas të cilit
qëndronin 8000 trima të armatosur. Shqiptarët kërkuan të hynin me çdo kusht në
Prizren për të “vërtetuar zbatimin e kërkesave të tyre”. Marshali pranoi të
hynin në Prizren vetëm krerët me 60 trima të shoqruar dhe të mos qëndronin më
shumë se 48 orë. Mirpo fill pas krerëve hynë edhe 600 malsorë të armatosur dhe
nuk u larguan pas dy ditësh por pas 7 ditësh,më 29 mars 1880. Kjo ndodhi për të
paralajmruar administratën turke dhe të demostronte fuqinë para saj, dhe
poashtu të përgatiste terrenin për të marrur pushtetin kur të jetë koha. Ngjarjet
i vendosim në Shkodër ku bëhej përgatitja për mbrojtjen e Hotit dhe Grudës. Më
15 mars 1880, Ali Pash Gucia i bëri thirrje Hotit sipas zakonit të lashtë të
malsive të veriut, ta printe luftën kundër ushtrive armike. Ai kërkoi që në
kundërsulm të merrnin pjesë edhe luftëtarët Dibran, Matjan dhe Mirditor(sipas
Kristo Frashrit). Në anën tjetër në Stamboll po bëheshin bisedime të fshehta
mes Stambollit dhe Cetinës.Më 9 prill Porta e pranoi projektin “Korti” por duke
hequr përgjegjsit që binin mbi të.Si kundërpërgjigje ndaj këtyre bisedimeve ,më
9 prill 1880 u mblodh në Shkodër Komiteti Ndërkrahinor,ku morën pjesë gjithë
krerët e Malsive të veriut.Sërish u ripohua vendimi për të mos lëshuar Hotin e
Grudën.Malsorët e Malsisë së madhe deklaruan se ishin të gatshëm ta mbronin
Hotin dhe Grudën me forcat e tyre,veçse kërkuan që në luftë të merrnin pjesë në
shenjë solidariteti 100 vullnetar nga Shkodra po aq nga fshatrat e rrethit dhe
nga Mirdita.Dita e dorzimit të Hotit e Grudës po afrohej (22 prilli). Mbrëmjen
e 21 prillit (sipas K.F) u nisën duke lundrua nëpër liqen me disa dhjetra
anije,afër 3000 veta,bashkarisht me Shtabin ushtarak dhe kryetarin e tij Hodo
Sokolin,të cilët pasi zbrakuan në skelën e Helmit,arritën gjatë natës në Tuz.Po
në atë kohë dy emisarë të valiut të Shkodrës (kapiten Jakup Aga dhe dragomani i
legates italiane Pjetër Tonieti)u nisën me anije drejt Podgoricës ku do kryenin
me komandantin Pop Ilia Plamencanin formailtetet zyrtare për dorzimin e Hotit
dhe Grudës.Sipas dokumentit, forcat turke do të tërhiqeshin nga Tuzi dhe pikat
që do ti dorëzoheshin Malit të Zi, më 22 prill 1880,në orën 4.30 pasdite. Trupat
osmane filluan të tërhiqeshin në kohën e caktuar.Forcat e Lidhjes që kishin
ditë që ruanin ato zona,me të parë që po tërhiqeshin ushtrit osmane,zunë Urën e
Razhnicës mbi lumen Cem(Ku kalonte rruga që qonte ushtrit Malazeze nga
Podgorica në Tuz),dhe me të shpejtë zunë edhe pikat tjera të lëshuara nga
ushtritë osmane.Kristo Frashëri tregon për dëshmit e P.Tonietit, për çastet kur
ushtritë turke po tërhiqeshin nga kalaja e Tuzit. Sipas tij kur repartet turke po
tërhiqeshin nga kalaja,malsorët Shqiptarë u sulen mbi ta duke i kërcënuar se do
hapnin zjarr në rast se do merrnin me vete materialin luftarak. Të friksuar dhe
pa pasur ndërmend të hapnin një konflikt të armatosur me ‘shqiptarët e egërsuar
u larguan me të shpejtë pa tërhequr materialin që ndodhej ende në Tuz’. Me këtë
rast Shqiptarët shtinë në dorë 4000 arka me municion,560 pushkë“Martina”,60
thasë galeta, 20 thasë oriz dhe 60 thasë miell. Si pasoj e këtyre veprimeve të
rrufeshme situate në kufirin shqiptaro-malazez ndryshoi rrënjësisht.Forcat e
Lidhjes me 8000 vullnetarë,shtabi i të cilve u vendos menjëher në Tuz,qëndronin
përball 12 batalioneve malazeze me rreth 10 mijë ushtarë të komanduar nga Petar
Vukotiqi. Po më 22 prill ushtria malazeze u nda në dy kolona dhe mësyu drejt
“tokave të premtuara”,njëra drejt urës së Rzhanicës e tjetra drejt fshatit
Dunosh. Kur kolonat arritën në brigjet e lumit Cem, pasi që iu kërkua të
kthehej mbrapsht,ushtritë malazeze u sulmuan me furi duke u detyruar të
tërhiqeshin. Në të
njëjtën kohë u sulmuan furishëm edhe afër Helmit
. Konsulli Lë Rè, dëftonte guximin e
shtuar të shqiptarëve pas konfrontimit tek Ura e Rzhanicës. Ai thohte se përdit
niseshin vullnetar nga Shkodra drejt Tuzit, dhe mijra vullnetarë tjerë që vinin
nga 4 anët e Shqipërisë. Sipas tij numri i mbrojtsve arriti 12 mijë luftëtarë, dhe
se ushtarët shqiptarë që shërbenin në ushtrinë osmane po dezertonin në masë, vetëm
më 25 prill sipas tij kishin dezertuar 160 ushtarë nga garnizoni i Shkodrës, kurse
të nesërmen u arratisën 300 vetë.


Madje Engjëll Çoba deklaronte se
Lidhja po përgatitej që brenda “një jave” të mësynte për të rimarrur
Podgoricën. Morali i luftëtarve që ndodheshin në Tuz u rrit edhe më shumë kur
mbi 2000 mirditor marshuan përmes Kallmetit (1 maj), Zadrimës (2 maj), Bushatit
(3 maj), hynë në Shkodër më 4 maj dhe më 6 maj arritën në Tuz.

Pas dështimit të planit “Korti” dhe ushtrive malazeze, Fuqitë e Mëdha
menduan ta kënaqnin Cetinën duke ia ofruar asaj Ulqinin dhe Tivarin me
rrethina. Dega e Lidhjes Shqiptare në Shkodër menjëherë filloi të përgatitej
për mbrojtjen e Ulqinit. Organizimi i mbrojtjes filloi në muajin gusht 1880,kur
afërsisht 2000 vullnetarë të rrethit të Ulqinit rrëmbyen armët.Valiu turk me 6
batalione ndërmorri një ekspeditë për dorzimin e Ulqinit por pa sukses. Kur u
muarr vesh se flota e Fuqive të Mëdha do shkonte në Ulqin, më 17 shtator mbi
6000 vullnetarë shqiptarë sulmuan dhe çliruan Ulqinin, duke e detyruar ushtrinë
turke të fshehej në kazerma dhe më vonë të largohej fshehurazi nga qyteti .Më
25 tetor erdhi në Shkodër marshalli Dervish Pasha me 21 batalione. Në muajin
nëntor,si pasojë e kërcënimeve,trysnisë dhe premtimeve në Komitetitin e Lidhjes
së qendrës së Shkodrës ndodhën përqarje, që u shoqruan edhe me dobsimin e
mbrojtjes së Ulqinit.Numri i vullnetarëve mbeti afërsisht 3000 veta,të cilët
ishin të rrethuar nga forca 10 herë më të shumta në numër. Forcat ushtarake
malazeze ishin 6000 veta dhe 4 bateri artilerie në afërsi të malit Suterrman
nga veriu. Flota luftarake detare e Fuqive të Mëdha,me 17 anije të mëdha me 138
topa dhe 7300 detarë, zotronte krejt detin përpara qytetit.Dervish Pasha me 22
batalione mbante të bllokuar gjithë rajonin e Lezhës dhe Shëngjinit,e deri në
Shkodër. Isuf Sokoli udhëhiqte vullnetarët në Ulqin. Më 22 nëntor repartet e
ushtrisë turke u ndeshën me vullnetarët Shkodran afër Klenjës dhe në malin e
Mazhurës. Shqiptarët qëndruan derisa nuk u fut në veprim artileria,kur
vullnetarët u detyruan të tërhiqeshin.Në këtë mënyrë forcat turke marshuan
drejt Ulqinit. Largësia e trupave turke që do largoheshin nga qyteti dhe atyre
malazeze ishte vetëm 50 hapa, saqë Dervish Pasha deklaroi se duhej ti kapte për
dore malazezët për ti prurë në Ulqin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyTue Mar 04, 2008 9:19 pm

Veprimet e fundit luftarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u bënë në pranverën
e vitit 1881 kundë ushtrive osmane. Në dhjetor të vitit 1880 udhëheqja e
Lidhjes shpall qeverin e përkohshme. Gjatë muajve të parë të vitit 1881 ajo
shtriu pushtetin e saj pothuajse në tërë Shqipërinë. Për t’iu kundërvënë kësaj
Porta e Lartë dërgoi një ekspeditë për të shuar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
dhe qeverinë e pëkohshme me në krye marshall
Dervish Pashën me 22 batalione. Betejat kryesore mes forcave shqiptare dhe
ushtrisë perandorake osmane u zhvilluan më 17-22 prill 1881, ne Ferizaj, Slivovë,
ku trimi i madh i Malsisë së Madhe njëkohsisht prijsi i gardës së ushtrisë
shqiptare,Mic Sokoli, ia vuri gjoksin grykës së topit të baterive turke që po
bënin kërdinë mbi forcat e lidhjes.Luftime të ashpra u zhvilluan edhe në
Shtimje,Caralev,Dulë dhe Suharek. Më 22 prill luftime u zhvilluan në qafë të
Dulës,Suharek dhe Prizren. Më 23 Prill Turqit morrën Prizrenin. Në këto luftime
turqit lane mbi 2000 të vrarë ndërsa shqiptarët rreth 800 të vrarë e të
plagosur. Në maj dhe qershor rezistenca vazhdonte në fshatrat e Gjakovës dhe
Lumës. Ndërsa deri në korrik rrezistohej edhe në Dibër por me forca rajonale.Në
vjeshte 1881 veprimet luftarake ranë krejtësisht.


Epopeja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është një ndër më të mëdhat të
popullit Shqiptar. Ajo është mësim e frymzim edhe për brezat që jetojn sot e
kësaj dite.Gjaku i dëshmorve që ranë për atdheun na thërret,kujtimi për ta
është plagë në zemër e këngë trimërie në gojën e lahutarit. Kujtimi për ta na
ngrohë zemrat si zjarri bubulak në netët e ftohta të dimrit,e na i mbushë ato
me trimëri e vullnet,që idealin e lartë për të cilin ranë,ta qojm deri në fund.





Literatura e përdorur:Kristo Frashëri-“Lidhja Shqiptare e Prizrenit”


Historia e
Popullit Shqiptar II



Revista Ushtria


Ferdinand
Schevill-“Ballkani-Historia dhe Qytetrimi”



Konferenca
Shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të-



-Prizrenit I,II


Arbër
Ahmeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySat Mar 08, 2008 1:56 pm

studimi i Nënkol. Prof. As. Dr. Pjetër Hidri
Nënkol. Ahmet Leka me emrin çeshtje ushtarake te lidhjes Shqiptare te Prizrenit ishte si baze per shkrimin e Arber Ahmetit LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT DHE ORGANIZIMI I SAJ USHTARAK.Me sa kam kuptuar ky se shpejti do hedhe ne qarkullim nje version me te modifikuar duke filluar qe nga qeshtjet dhe problemet qe dolen pas Tanzimatit,popullsine,shtrirjen e shqiptareve,qeshtje ekonomike,me tej duke permendur organizimin dhe tubimet ne te gjitha pjeset e Shqiperise,dhe me pas luften e Lidhjes Shqiptare ne çdo cep te Shqiperise,deri me 23 prillin e 1881-shit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Mar 09, 2008 4:26 pm

Historia e Malesie Në të kaluaren përfshinte pjesën veri-përëndimore të Shqipërisë veriore që nga Shala deri te Shpella e Berishes në brigjet e lumit Moraça.
Përbëhej nga zona të vogla teritoriale të njohura me emrin male, në të cilat zhvillohej jeta fisnore.
Ato ishin: Hoti, Sumasit (me vonë Grudë), Këlmëndi, Kuçi, Kastrati, Shkreli, Triepshi, Koja, Kopliku, Tuzi (si pjesë e Grudës).

Në krye të çdo mali ishte kryekreu, kurse çdo vellazëri kishte kreun (të parin) e vetë. Vepronin edhe pleqët e maleve.

Toponimi (emrimi) Malësi del nga fjala shqipe MAL-i me kuptim gjeografik dhe teritorial.
Malësia e Madhe ndahet në zonat bjeshkore: Triepshi, Korita e Hotit, Këlmëndi, dhe disa zona te Shkrelit)
Zonat malore: Koja, Fudnat, një pjesë e Grudës, pjesa e madhe e Hotit, një pjesë e Kastratit dhe Shkrelit
Zona fushore: Kopliku, Gruemirë, Buz-Uji, një pjesë e Kastratit dhe Hotit, kurse më së shumti fushë ka Gruda - Fusha e Cemit, Dheu i Zi, Vllanë, Vrane, Fusha e Tuzit, Mileshë dhe Dinoshë.

Cemi (lumi i vetëm në Malesi) e ndanë Malësinë fizikisht në dy pjesë.

Malet kryesore janë Deçiqi dhe Suka (në Grudë), Bukoviqi dhe Cemeri
(në Hot), Kazhaniku (në Triepsh), Kapa e Brojës (Këlmënd), Mokseti (Kastrat) e tjerë.

Qëndrat dhe katundet (fshatrat) me të mëdha ishin Tuzi, Vranja, Vllana, Dinosha, Kësheva, Prifti, Pikala, Selishti, Skoraqi, Arza, Drumja, Spija, Vuksalekajt, Kushet e Hotit, Bajza, Kopliku, Gruemirë, Vërmosha, Stjepofi, Nikmarashi e tjerë.

Në Malësi ka tri klima: e butë-mediterane, malore dhe kontinentale.

Në të kaluerën e lashtë ilire në Malesi jetonte fisi i madh Ilir-Labeatet.
Tokrat malore të Malesisë së sotme quhënin "Malet e Labeateve" (mons labeatis), fusha afër Liqenit të Shkodres është quajtur liqeni i Labeateve (lacus labeatus).

Vëndbanimet Ilire më të njohura në Malesi janë Meduni, Qytezat (e Dinoshes, Buxes se Triepshit, Sukës së Grudës, Këshevës, Qafës së Kishës, Arzës) pastaj Vuksalekajt, Burgu i Grudës (Dushiq), Samoborri, Cinna te Kopliku etj.

Në kohët e lashta nëpër Malësi kalonin rrugët shumë të rëndësishme edhe për Europe, siç ishte ajo nga Norona nëpër Dinoshë-Tërgajë-Vërmoshë-Guci dhe tjetra Noronë-Dinoshë-Tuz-Koplik-Shkodër.

Mendimtarët botërorë (shumë nga ata) do të cekin se deri me ardhjen e Turqëve, Shqipria veriore, pra edhe Malesia, me kurrgjë nuk do të jetë mbrapa Europes.

Malësia e Madhe deri me 1476 mbante lidhje të mira dhe të ngushta me Venedikun. Janë të njohura përsonat historik që mbanin qëndrime të tilla dhe mbeshtetëshin në Venedik (Itali) si Anaro Hoti (Hot), Vuksa Gela (Grudë), Vuksa Gjeca (Këlmënd). Poashtu, deri me atëherë Malësia mbante lidhje edhe me Dinastitë e Ballshideve dhe Cernovekaseve (Ballshet dhe Cernojeviqet) të etnosit shqiptarë.

Me 1479 kur sulltan ishte Muhamedi i dyte (1451-1481) Turqia do të okupojë Malësinë dhe do të formoj nahitë (krahinat): Kuç (me të do të hyjnë edhe Triepshi e Koja), Këlmëndi, Hot dhe Zhabjaku.
Gruda (tokrat e Mark dhe Gjon Sumës) do të hyjnë në kuadër të nahisë së Zhabjakut.

Vuksa Gela si kryekreu i Grudës do të luftoj kundër turqëve dhe sllavevë.
Gruda do të fitojë dhe do të mbetet mal në vehte. E tërë Malësia do te zhvillojë luftë kundër otomaneve pandërprerje që deri me 1912.
Janë të njohura luftat dhe kryengritjet e viteve: 1565-1575, 1596, 1601, 1609, 1610-12, 1624, 1638, 1652-53, 1668-69 ,1698-99 ,1712, 1732, 1808, 1822, 1832-34, 1838, 1844, 1856, 1862, 1871-72, 1879, 1883, 1869, 1910-1912.
Më të njohurit janë 1565-1575 (në Hot e Grudë), 1610-11 (në tërë Malesi), 1638(në Këlmënd), 1832-34(Hot-Kastrat), 1883 (në Hot e Grudë), 1869 (Grudë) dhe kryengritja prej 24 mars - 2 gusht 1911.

Pjesa malore e Malësisë kurrë nuk do të pranoj pushtetin turk dhe nuk do të paguaj taksat dhe tatimet (haraçin).

Me 1641 kryeprifti i Grudës dhe i tëre Malesisë Karlo Della Mirandella do të organizojë në brigjet e lumit Cem (Tërgaje) besëlidhje në mes maleve dhe do të hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe në Priftë të Grudës.
Turqit do ta ndalojnë, siç kanë ndaluar çdo send që ishte përparimtarë.
Malësorët janë të besimit katolik deri me ardhjen e turqëve, atëherë fillon perhapja e besimit islam.

Kishat kryesore janë: e Grudës (më e vjetra) e Sh'Mehillit në Dinoshë, Arzë, Brigje të Hotit, Triepsh, Selcë, Bajzë, Tuz etj.

Ndër xhamitë më të vjetra në Malesi janë ajo e Dinoshës, Tuzit, Koplikut dhe Vllanës.

Personalitetë shumë të njohura që kanë punuar dhe vepruar në Malesi jane:
Karlo Della Mirandella, Leonardo Di Martino (prift dhe shkrimtarë), Pater Gjergj Fishta, Anton Harapi, Marjan Prelaj, Josip Rela (shkrimtare-arbëreshë nga Zara e Dalmacisë).

Jeta në Malesi ishte shumë e veshtirë (gjatë pushtetit turk), por ajo, në prëmtime diçka do të lehtësohet me reformat e Sulltanit të vitit 1839 (Hatisherifi i Gjylhanes), dhe me Hatihumajanine vitit 1856, kur në Shkodër do të organizohet Komisioni i bajraqeve (xhibala) me qellim që veziri i Shkodrës më lehtë ta sundoj dhe kontrollojë Malësinë.
Malësorët do të mbrohen nga sulmet malazeze me 22 prill 1880 (Beteja e Zharnices) ku u dalluan Baca Kurti Gjokaj, Paloke Gjoka Vulaj, Halil Haka Nikaj, kurse diçka më parë në Dinoshë (1863) Smail Martini Ivezaj dhe Om Haku Kajoshaj.

Me 1880-81 në Vrane, Gruda do të fitoj ushtrinë malazeze dhe përsëri dallohet Smail Martini, bajraktar i grudës.

Me 1879 Çun Mula në krye të Hotit do të luftoj kundër ushtrisë se veriut të Shkodrës por pa sukses; ushtria turke ishte e fortë.
Me 1883 dhe 1886 gjyqi ushtarak i sulltanit do të dënojë një numër të madhë të krerëve të Hotit dhe Grudës për shkak se po prishnin përëndorin.
Me i njohuri nga të dënuarit ishte, patjeter Smail Martini Ivezaj që do të internohet, me krerët e Grudës, në Diari-Bekir (Anadolli-Afrik).
Disa nga krerët e Malësisë do të marrin pjesë edhe në Lidhjen e Prizrenit në qershorë 1878 (Baca Kurti, Çun Mula etj.)

Me vendimin e Xhibales (komisionit turk për Malesi) 1856 Malësia e Madhe ndahet në dy pjese: Triepshi dhe Koja do të hyjne me kadillukun e Podgoricës, kurse pjesa tjetër e Malesisë: Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati dhe Shkreli mbetën nën ndikimin e Shkodrës.
Me 1876-77 Triepshi, Koja dhe Fudnat fuqitë e mëdha ju dhane Malit të Zi dhe kufiri u vendosë nga Vrana-Ura e Zharnicës-Omerbozhaj-Vorri i Vuksa Gelës (maja e lemuet ne Suke)-Lemajë.

Me 1887 në Triepsh, kurse me 1888 në Kojë do të hapen shkollat në gjuhë sllave dhe do të futen mbiemrat e sllavizuar me mbaresen "viq" ose "iq"

Në nëntorë 1907 në Lemajë do të zhvillohet një betejë e trieshjanevë me turq, kurse po ato vite në Tuz dhe Dinoshë do të hapen shkollat fetare islamike, kur një e Dinoshës do të jetë edhe shkolla me Mulla Arapin për të gjithë.

Revulucionin e Xhon-turqeve (turqit e rinjë) me 1908 malësorët do ta perkrahin duke shpresuar se ai do të sjellë demokracinë, jetë e lirë, perparim, realizimin e të drejtave nacionale-etnike, hapjen e shkollave në gjuhën shqipe etj., por nuk ndolli ashtu. Turqit, nëpër mes misionarëve të tyrë e tradhtuan atë dhe malësorët për të realizuar të drejtat e veta, si do të ceki Faik Konica, filluan luftën kundër shumë ujqëve, jo të sigurt se ushtarakisht do të fitojnë, por do të terhjekin vëmendjen e Europës, dhe mbas themelimit të Komitetit Nacional Shqiptarë në Podgoricë në shkurt 1911 në krye të së cilit vëndoset Sokol Baci Ivezaj dhe që drejtohej nga Nikollë Ivanaj, Kole Martini (profesor i gjuhës shqipe nga Dukagjini), Kolë Sokol Baci Ivezaj dhe me një numer të anëtareve të shquar si Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Nikolle Soga (nga Shkodra), Luigj Gurakuqi etj.

Komiteti për së afërmi bashkpunonte me Pater Gjergj Fishten, At Ndre Mjeden, At Jak Serreqi, Pater Bona Gjecaj, Isa Boletinin, Ismail Qemalbeu, Dodë Brajcin, Mehmet Shpendin, Aleksandro Siliqin ete tjere.

Në mbledhjen e Podgoricës (2-4 shkurt 1911) do të vëndoset që kryengritja do të fillojë me sigurimin e armës, afer Shën Gjergjit.
Për të realizuar këtë mision nga ana e Komitetit angazhohen Nikollë Ivanaj (shkon në itali) dhe profesor Gjergj Pekmezi (nga Pogradeci) në Vienë , por ajo filloi me parë me 24 mars me sulmin e nje çetë të Hotit kundër kaushës turke në Brigje të Hotit.
Të nesërmën malësorët sulmojnë kaushet ushtarako-policore në kufirin me Mal të Zi si janë Porokia, Lishahu, Qafë Bokrrine, Mergjes (Vrane) si edhe ato në starre, Arzë, Rranxë të Rrases, Pllanicë etj.

Betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deciç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911 në të cilat u dalluan shumë persona e sidomos Tring Smailja Ivezaj.
Gjatë luftës, gjegjësisht kryengritjës u dalluan në të madhe Dedë Gjon Luli Dedvukaj.

Me 6 prill 1911 në një pjesë të malit Deçiq, në Bratilë, u ngrite flamuri kombëtarë-shqipëtarë e që paraqet rastin e parë mbas vdekjës së Gjergj Kastriotit me 1468, dhe është flamuri i kryengritjës shqiptarë për liri.
Me ushtrinë turke, shumë herë numërikisht më të madhe se ajo malesorë dhe më mirë e pregaditur, ushtruar dhe furnizuar, gjatë periullës së kryengritjes ullëheqen Bedri Pasha, Et'hem Pasha, Turgut Pasha, Hasan Riza Pasha, Esat Pasha Toptani dhe më në fund Abdylah Pasha që deri ater ishte nënsekretar në Ministrinë e Drejtësisë.



KERKESAT E MALESOREVE

1.
Me 17 nentorë 1910 amnestia e pergjithshme të shtypit me iradelurdher të sulltanit
Shërbimi ushtarak ne valetin e Shkodrës
Mudiri i qytetit të Tuzit dhe maleve duhet të jetë shqiptar-vëndas
Kajmakami i Malesisë duhët të jetë Kristian dhe duhet të foli shqip
Armatimi ose çarmatimi për të gjithë njësoj
Pasuria e konfeskuar të kthehët dhe të paguhet dëmshperblimi

2.
Mbas formimit të Komitetit Qendrore Shqiptare në krye me Sokol Bacin (zgjidhet në kërkesën e emigrantave shkodran) dhe me sekretarë Kolë Martinaj (profesor i gjuhës shqipe) dhe Kolë Sokol Bacit (jurist) me 2-4 shkurt në fund të njëjtit muaj do të përpilohen kërkesat drejtuar qeverisë turke në Cetinë, Sadradinbeut, me 30 mars, e që janë:
Njohja dhe ruejtja e tërësisë teritoriale të tokave shqiptare.
Njohja e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare si dhe në mësim në katër vilajetet (Shkodër, Kosovë, Janinë dhe Manastirë).
Të gjithë nënpunësit të jenë shqiptarë dhe kombi shqiptarë të pranohet nga ana e stambollës.
Përdorimi i të ardhurave nga viset shqiptare në dobi të këtij kombi.
Ushtarët shqiptarë të merren dhe të dalin jashte kufinjeve vetëm në rast lufte me qeveritë e huaja.
Këto kërkesa u nënshkruan nga 20 krerë në mesin e cilëvë janë: Sokol Baci Ivezaj (Grudë), Dedë Gjon Luli Dedvukaj (Hot), Dedë Nika Ivezaj (Grudë), Gjeto Mark Ujka (Hot) si dhe Martin Preka (Triepsh)

3.
Gjatë kryengritjes, kurë Turgut Pasha kërkonte dorëzimin e pakusht të malesorevë dhe kur gjyqi ushtarak dënoi udhëhëqësit kryësorë, krerët e Malësisë të mbledhur në Pikalë (pranverë 1911) perpiluar edhe një listë:
kërkesë që drejtohet turqisë, e në të cilën kërkuan: Autonominë e tokrave shqiptare, lirinë, hapjen e shkollave, dëmshperblimet etj.
Në mbledhje muarën pjesë ndër të tjerë: Dedë Gjon Luli Dedvukaj, Mehmet Shpendi, Dodë Preci, Dedë Nika Ivezaj, Gjeto Mark Ujka Junçaj e shumë të tjerë.

4.
Ndër kërkesat, apo memorandumet me më zë të malesorevë eshte "Libri i Kuq" i përpiluar nga Luigj Gurakuqi dhe të tjerët, qe u miratua në Kuvendin e Grecës , me 23 qershore 1911, po ashtu i drejtuar opinionit europian, gjegjësisht të përmendurit Eduard Grej, që ateherë konsiderohej ndër diplomatët më lidër të Europës.
Kërkesat e "Lordeve të Malesise", siç i quante R. Rankin, korrespodent i "Tajmsit" dhe "Çikago Herald Tribujn", krerët malesorë janë të përfshirë në 12 pika:

Garanti nga ana e qeverisë së Stambollës se nuk do të përsëritet veprimtari të tilla, respektimi i religjionit, traditës dhe zakoneve të vjetra kanunore të garantuara me kushtëtutë.
Njohja e plotë e kombit shqiptarë me të drejtat si çdo komb tjetër.
Liri e plotë e kombit shqiptar për të zgjedhur deputetët e vetë.
Liria e plotë e mësimit në gjuhë shqipe, hapja e shkollave shqipe me te drejtat e barabarta me shkollat tjera në Qeverinë Turke.
Autonomia dhe organizimi decentralist administrativ i vilajeve ku ndollen shqiptarët.
Zgjedhja e valiut dhe nenpunësve, zyrtarëve e të tjerëve që dinë gjuhën shqipe dhe zakonet e vëndit.
Kajmakani i Tuzit, atëherë kryeqëndër e Malesisë, të jetë shqiptarë.
Përcaktimi i një përfaqsuesi, inspektorit të përgjithshem të Sulltanit.
Përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe të pranohet si gjuhe zyrtare, pran gjuhës turke.
Shërbimi ushtarak në vënd të vet dhe e drejta që ata të shërbejne në besimin (fenë) dhe zakonet e veta.
Të ardhurat të angazhohën në dobi të vëndit të vetë, përveç takses doganës (gjymrykut), të ardhurat nga duhani dhe alkoholi, shfrytëzimi i pyjëve, kullotave e tjera.
Të drejtat për keshillime në lidhje me buxhetin e vilajetit.
Formimi i fondeve të nevojshme dhe grumbullimi i të hollave për rindërtim e shtëpive, ndertimin e rrugave, dëmshperblimin për shkatërrimet e bëra.
Formimi i komisionit të përzier për mundësimin dhe sigurimin për ata që kthehën në vënd dhe realizimin e dëmshperblimeve.

"Libri i Kuqe" (Menorandumi i Greçes) është shkruar shqip dhe frengjisht e nënshkruhet nga Sokol Baci (Grudë), Dedë Gjon Luli (Hot), Dedë Nika (Grudë), Dodë Prëçi (Kastrat), Tomë Nika (Shkrel), Cal Dedi (Selcë), Lulë Rapuka (Vukel), Llesh Gjergji (Nikç), Gjeto Mark Ujka (Hot), Mehmet Shpendi (Shalë), Avdi Kola (Gimaj), Nikë Mëhilli (Shllak), Tup Cuni (Prekali), Binak Lulashi (Toplanë), Bash Bajrami (Nikaj) dhe Bek Delia (Dukagjin).

Malësorët filluan dhe zhvilluan kryengritjen të vetdijshëm se nuk kanë mundësi dhe forcë të mposhtin turqit, por të bindur se do të ndikojnë në përmirsimin e pozitës së tyre dhe të bindin opinionin demokratik europian në zgjedhjen e problemit të shqiptarëvë.
Ajo bëri që Hoti, Gruda, Këlmëndi, Kastrati, Shkreli, Tuzi të jenë në pikëvëmëndjen e Europës, dha figurat e mëdha të shqiptareve, Dedë Gjon Lulin dhe Tringë Smajlja Ivezaj, e posaçërisht Kuvendi i Gerçes bëri që europa të fillojë të mëndojë me më kujdes për të biseduar me urti, gjakëftoftësi, durim, e që janë cilësi traditën, idenë për fitim etj.

Mbas ngritjes së flamurit në Vlorë me 28.11.1912 - nga 16 dhjetore 1912 deri me 2 gusht 1913 u mbajte konferenca e ambasadoreve në Londër me pjesmarrjen e fuqive të mëdha.
Me 17 dhjetorë u vëndosë që të formohet Shqipëria e lirë dhe e pavarur.
Me mbledhje udhëheqte Eduard Grej, kryeministri anglez.
Mbas planeve dhe projekteve të shumta në fillim të marsit 1913 fuqitë e mëdha vëndosen që Hotin dhe Fudnen t'ja japin Malit të Zi si dhurate dhe kështu Malësia përsëri u nda në dy pjesë.
Në majë 1913 malësorët do të organizojnë demonstratat në Tuz dhe Shkodër, por pa sukses.
Me 29 korrik 1913 fuqitë e mëdha do të prënojnë Shqiperinë në gjirin e shtetëve të pavarura.
Kufirin shtetërore shqiptaro-malazez do ta vendosi Komisioni Nderkombetare Rus Sergej Potapov.
Me 1912 Tuzi do të shpallet Kapetani, kurse me 1914 do të formohen komunat:
Tuz, Rapshë, Traboin dhe Grudë e më vonë edhe Vrane.
Po të njëjtën kohe në Tuz do të hapen shkollat në gjuhën shqipe (nuk do të punoj) dhe serbe.
Me 1916 në Triepsh, Priften, Dinoshë, Tuz dhe Hot do të hapen shkollat shqipe me mësues nga fshati Arbanasi afer Zares (Dalmaci-Kroaci), në mësin e tyre ishin edhe Josip Rela dhe Josip (Zef) Duka.
Në mes të dy luftërave botërore në Malësi nuk ka shkolla shqipe (Hot, Grudë, Triepsh dhe Kojë) por ato do të hapen mbas luftës së dyte botërore.

Sot veprojnë katër shkolla tetëvjeçare (Tuz, Skorraq, Stjepov dhe Dinoshë) dhe shkolla e mesme në Tuz.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Mar 09, 2008 4:27 pm

Karakteristikë e të folurit të Shqiptarevë të Malesisë është përdorimi i togjeve zanore: "UO", "UA" dhe "`U" (nasale) në vënd të përëmnit "unë" dhe vehtës së tretë të prezentit të foljes ndihmtare.
Të folurit e Malesisë ruan në shumë niansa karakteristikat e gjuhës së Buzukut (shekulli i XVI të).
Pra, të folurit e Malësisë është nën ndikimin e gjuhës letrare e të civilizimit në përgjithsi në evolim e sipër.

Në Malësi përdoret "`a" në vënd të foljes "ështe", pastaj "i" në vënd të numrit "një". p.sh.
"i herë" në vënd: "një herë" ,
"kin" në vënd të "kishin",
"in" në vënd "ishin" etj.

Në Malësi shqiptohet qarët : ç, q, gj, xh.
Të folurit e Shqiptarëve të Shtojit dhe rrethit të Ulqinit, dallohet fare pak nga ai i Malesisë.
Në Ulqin përdoret "nelt", në vënd "lart", "atjenit" në vënd "atje", "isht" në vënd të "është", "ç’ish" në vend të "ç’është" etj.
Njëzëtetetë qershori 1970 është ditë historike për Malesinë.
Në këtë ditë, në qytetëzen e vogel në Tuz (Grudë) , malesorët bënë Besëlidhjen që mos të hakmerrën ndaj kurkujt, përveç dorasit ose atij që të shpall gjygji si fajtor.
Ai të ndjekët jo vetëm nga ana e organeve shtetërore, por edhe e tërë Malesisë.

Inisiatorë për të ardhur gjër ky moment historik, kanë qënë punëtorët shoqërorë e politik, përfaqsuesit e fiseve dhe të tjerë nga trevat e Malesisë: (Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës së Kuçit e Fundnes).

Këtë vepër humanitare që sodhen burrat e Malesisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Mar 09, 2008 4:27 pm

Në Malesi janë ruajtur edhe sot disa zakone rreth lindjes së fëmijes.
Origjinën e vet e kanë shumë të vjetër dhe janë të ngjajshme me zakonet e popujve tjerë të Ballkanit.
Lindja e djalit të malesorët është gëzim i madh.
Kur ndokujt i lind djalë jepet lajmi në tërë fshatin dhe shtijnë me pushkë ose revole dhe thonë: "u rritë me jetë".
Kur lind vajzë nuk shtijnë kurrkush me pushkë, por thonë: "shyqyr që ka p'shtua nana e ishalla pas vajzës djali" etj.

Grat e fshatit kur vijnë të shofin nënën në lodhnim thonë: "mashalla" që fëmia mos të marrë mësysh.
Është zakon që në djepin e fëmisë të hullet bar i njomë ose gjeth me qellim që fëmia të qëndrojë gjithmonë i njomë.
Fëmijës mëshkull zakonisht i bëhët përgim (përgzim).

Fëmia lahet vetëm në mëngjes, nëse larja bëhët më mbramjë, uji nuk derdhet natën, por në mëngjes heret.
Ujin e derdhin në rrëjë të ndonjë bimë më deshirë që fëmija të rritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Mar 09, 2008 4:28 pm

Shqiptarët e Malësisë kanë ruajtur shumë zakonet nga e kaluara e veçanarisht ato rreth martesës.
Dikur ai fis ose shtëpi që në shekuj me rradhë nuk është korit as në luftë as në kohë të paqës i ka martua më shpëjt bijat e veta. Sot kjo traditë është duke u zhdukur.
Ka qilluar që vajzës të ia caktojnë fatin edhe pa e njohtë bashkshortin, e bile, ka ngja që fëmijve t’u caktohet fati pa lind.
Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnë prej se nisin “shkuesit” për të kërkuar vajzen për djal. Darzma fillon atë ditë kur vajza-nusja niset nga shtëpia e prindërve.
Dikur darzma ka zgjatë disa ditë, ndërsa sot kryhet për 1-2 ditë.
"Shkuesit" janë një ose dy vetë të cilët i cakton familja e djalit.
Ata shkojnë në shtëpinë e vajzës dhe babait i kërkojne vajzën.
"Shkuesit" duhet të janë të mençëm dhe njohës të mirë të kuvendit dhe zakonit të malësorëve.
Ata zakonisht lavdërojn djalin dhe shtëpin e djalit.
Babai i vajzës ka për detyr t’u japë fjalën pozitive ose negative atë ditë apo një ditë tjetër, të cilën e cakton ai.
Dikur vajza nuk merrte pjesë në zgjedhjen e fatit të vetë, por pajtohej me atë burr të cilin ia caktonin prindërit.
Sot ky ligj mjaft i ashpër i mardhënjeve familjare është liberalizuar mjaftë.
Tani vajza të shumtën e rasteve vëndos vetë për fatin e saj të ardhëshëm.
Pasi shkuesit marrin përgjegje pozitive, atëhëre babai i vajzës bashkë më "shkuesit" dhe miqët e rinjë caktojnë ditën e fejesës.

Pesorët janë ata të cilët shkojnë për të fejuar vajzën. Me dy pesorë zakonisht shkon edhe një shkues.
Të shumtën e rasteve pesorët janë nga shtëpia e dhëndrit të ardhëshëm.
Fejesa bëhet me një lirë-monedhe të caktuar.
Si shënjë jepet unaza, apo ndonjë stoli tjetër me vlerë, (gjërdan, arë etj.)
Kur merret unaza konsiderohet se vajza është roguar (e kaparisur për djalë të caktuar).
Pesorët në ditën e fejesës japin meqërin (të holla).
Pesorët me këtë rast u falin grave të shtëpisë të holla dhe vajzave që janë në atë vellazëri.
Ata sjellin një ferlik (dash të prer për mish) dhe tri okë raki.
Atë ditë caktohet zakonisht data e martesës.

Mqeri është një sasi të hollash që jepet në ditën e fejesës ose më vonë.
Në qoftë se babai i vajzës nuk merr mqerin, do të thot se vajzën nuk do ta martoj gjatë atij vitit.
Të hollat që i merr babai i vajzës i përdorë për të pregaditur pajen e nusërisë.
Të hollat jepën sa për t’i siguruar vajzës pesë xhubleta dhe pajën tjetër të nusërisë. Nësë pajën e nusërisë e siguron shtëpia e dhëndrit, atëherë pesorët nuk japin kurfar të hollash për këte qellim.
Qellon që vajza pas fejesës nuk don të marrë për burrë të fejuarin, atëherë kjo punë del në pleqëri.
Pleqet nësë pajtohen se faji është i shtëpisë së vajzës sjellin vëndimin që shtëpia e vajzës të paguaj dyfisht të gjitha shpënzimet që janë bërë rreth fejesës.
Në këtë rast vajza mbetët e lirë.
Nëse pleqëria mbetet pezull, atëherë shtëpia e vajzës i ka borç sipas kanus (Kanunit të Lekë Dukagjinit) një mashkull, ose sillet vëndimi që vajza të ketë 24 deshmitare.
Nësë ngjan e kundërta, dmth djali nuk e don vajzën e fejuar atëherë edhe kjo punë qitet në pleqërinë e fisëve të cilët siellin të njëjtin vëndim sikur edhe për vajzen. Edhe në këtë drejtim marëdhënjet tani kanë ndryshuar - vajza mund të marr edhe burr tjetër, por shtëpia e saj duhet të paguaj dyfisht shpenzimet që janë bërë gjatë fejesës.

Dasmorët-krushqit ditën e caktuar shkojnë për nuse. Ata zakonisht shkojnë të dielën në mbramje. Flëjnë atje e të hënën këthehën me nuse.
Krushqit me vehte marrin një dash të rjepur me brira në maje të cileve i vëjne një ose dy molla. Me vehtë marrin raki. Udhës i qarosin me raki të gjithë ata që i takojnë. Krushqit kanë kryetarin e vetë-bajraktarin me flamur i cili u mprin.
Të gjithë nisën nga shtëpia e djalit. Krushqit këndojn e shtiejnë me pushkë ose revole.
Dikur për nuse shkonte një dasmoreshë, mirëpo ka qilluar që nusën t’ia rrëmbenin, prandaj më vonë u dërgua për nuse një dasmor e një dasmoreshë ose një dasmoreshë e shum dasmorë, sikur bëhët tani.
Krushqit-dasmort në shtëpinë e nuses, hane, pinë, luajnë e këndojnë.
Krushqit çojnë unazën e kunorës nga shtëpia e dhëndërit.

Nisja e vajzës-nusës bëhët me një ceremonial karakteristik; ajo kapet për vargojt e vatrës për derë të shtëpisë, qanë me mallëngjim për shtëpinë, familjen e vëllazërinë që po i lën.
Para se të dalë nga shtëpia e siellin tri herë rreth zjarrit dhe pastaj vëllai më i madh ia mbath opingën apo këpucen e djathtë.
Kryetari i krushqëve në të dalunën e nusës nga dera e shtëpisë ia vën unazen në gishtin e dorës së djathtë.
Ai atëherë në shënje gëzimi shtjen me pushkë.
Nusja posa del nga shtëpia qanë.
Në oborr të shtëpisë të gjithë përqafohen me të.
Njeri nga më të afërmit e saj e siell tri herë në atë krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap për dore.
Shkojnë bashkë disa hapa e pastaj e lëshon, me ç’rast e kap dasmoresha.
Nusja duke u larguar u lën lamtumirën më të aferme duke valvitur shamin e bardhë me të cilen ka mbuluar fytyrën me duvak.
Shoqët e saja e përciellin me këngë të ndryshme, por nga një herë edhe qajnë prej mallëngjimit.
Krushqit me nuse duhet të arrijnë në shtëpinë e dhënderit para se të muget nata. Mirëseardhjen e krushqeve me nuse e prêt e tërë fshati me këngë.

Gjeverët janë dy mëshkuj të cilët caktohen zakonisht nga më të afërmit e dhëndërit për t’u kujdesuar për nusen ç’prej së arrin e gjër sa të maroi darzma.
Të ardhmën e nuses në oborr në shënjë qe nusja të sjelle lumturin, begatinë në familje njeri nga gjeverët merr një mollë me një monellë brënda të cilën e gjuan përmbi çatinë të shtëpisë.
Pastaj në mesin e shtëpisë qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herë.
Nusen pastaj e ulin të rrij në stol. Në prehër të saj e vëjne një djal të vogel të cilin ajo e puth dhe i fal një palë çarapa.
Në mbrëmje arrijnë dy kumarët: kumara i parë dhe i dytë.
Pasi arrijinë të gjithë të ftuarit, shtrohën sofrat, së pari pijë e meze dhe pastaj buka. Kumarët zejnë kryet e vëndit, pastaj rrin të tjerët sipas vëndit qe u takon. Mbretëron një atmosferë gëzimi që duket se secili aty-atë natë martohet.
Dallinë përshëndetëse e nfren i zoti i shtëpisë, pastaj kumarët dhe pas tyre të gjith me rrallë.
Dhëndri në këtë gëzim nuk paraqitet aq shpesh.
Ai është i angazhuar më tepër rreth përgaditjeve me qellim që darzma të jenë sa më mirë.
Nusja nuk merr pjesë në kurrfarë defrimesh.
Gjatë të ngrënunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshën dy ose tri herë para tryezave të bukës.
Në atë rast nusës ia heqin duvakun prej fytyrës.
Kumara që rrin në sofrën e parë i pari shtjen me pushkë ose revole.
Pasi ajo së pari vjen pran sofrës së parë e andej me rrallë të tjerat.
Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakë e me hije të mirë.
Pastaj fillojnë të këndojnë…
Të marten para se mbaron darzma kumara i fal të holla nrikullës mbasandej edhe grave të tjera të shtëpisë dhe vajzave.

Të marten qitet jasht në një vënd të caktuar e tanë paja e nuses me qellim që të dihet se çka sjellë ajo përveç pajës së sajë.
Ajo sjelle të fala: çarapë, shami dhe peshqirë, këmisha etj. për kumarën e të afërmit e burrit.
Dasmoresha tregon publikisht se të cilat të fala janë për kënd.
Në Malesi, vajzat i martojnë më teper në petka-tesha malsorçe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca të brezit, kapica, breza, çarapa prej cohet të qenisura me rrueza, opak dhe mashe për t’u ndezur duhanim musafirit etj.
Bashkëshortët pa kunorzuar nuk flejnë bashkë.
Kunorën e lidhin zakonisht të marten në zyrën e gjendjes civile, e pastaj ato që janë religjioze në kishë.
Si nusja ashtu edhe dasmoresha janë tejet të tërpnuara, ato meken kur vën kunorë, nuk ua këthejnë shpinën të pranishmëve.
Pas tri javësh martesë nusja shkon të vizitonin gjininë.
Sa netë duhet të flëj në gjini, e cakton babai ose vëllai më i vjetër i burrit të saj.
Kur kthehet nga gjinia duhet të vijë me opakë ose këpucë që ia blen gjinia.
Atë mbramje mbildhet e tër fshati e tej per t’i falur të holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemë e gjëra të tjera.
Kur rrin, më parë nusja të gjithëve musafirëve u zbathte opangat e çarapet, pastaj me rënd ua lante e fshinte këmbët.
Tani edhe ky zakon është zhdukur krejtësisht.
Në Malesi fiset në mes veti nuk martohen.
Sikurse në çdo vënd tjeter ashtu edhe në Malesi, disa zakone që kanë qënë përpara sot nuk zbatohen, por janë duke u thjeshtuar sipas deshirës së të rinjëvet.
Në kohët e mëparshme nuk është martuar në mes vedit as bajraku.
Si vertetim i kësaj është bajraku i Hotit i cili as sot e kësaj ditë edhe pse numron më tepër se 500 shtëpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
Çdo martesë e këtillë në Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi. Duhet ta themi se edhe kjo ka nisë të ndërroj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
dibranja
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 542
Registration date : 19/09/2007

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySun Sep 07, 2008 9:52 pm

[size=18]

Krekesa e lidhjes se Pizrenit per autonomine nentore –ngjarjet e Gjakoves



Ngjarjet e Gjakoves paten nje jehone te madhe si brenda ashtu dhe jasht vendit.Ato terhoqen vemendje mbi problemin e mardhenjeve midis shiqtareve dhe qeverise turke dhe dhane shkas diferencimin ne radhet e pjesmaresve ne levizje.Elementet e moderuara dhe turkomane filluan ne lekundershmeri dhe te shikonin ne shqetsimin levizjes qe po u shqiste ne dore.

Nen ndikimin e ketyre ngjarjeve dhe me urdher te degeve te lidhjes dhe ne garnizonet e krahinave qe ndodheshin larg Shqiperise si ne Thesali,Maqedoni etj u shtuan dezertimet e ushtareve shqiptare.Ku keto ngjarje te Gjakoves sollen me vehte nje shthurje te plote te administrates turke ne ate krahine,organet qeveritare pushuan si funkcjoninm dhe u zevendesuan me njerez tek te cilet populli kishte besim,perfaqsuesit konzullor austro-hungarez dhe ruse nga Pizreni dhe Shkodra raportonin ne qendrat e tyre se ne Gjakove pushteti ishte ne dore e shtresave me te ‘’ulta’’te popullit gje qe i shtynte ate te karasonin gjendejn e krijuar aty ne Komunen e Parizi.Per patriotet shiptare u krijua tani kushte te favorshme qe te shtronin ne menyre zyrtare,si nje kerekse te te gjithe popullit shiptare,kerkesen per autonomin e Shiperise.Njekohesisht qendra e lidhjes ftoi gjitha karhinat e vendit per te derguar delegatet e tyre ne Prizren per mbledhej e keshillit te pergjithshem,ku me 27netore 1878 ne mbledhjet plenare u shtua dhe pas diskutimesh te gjata u aprovua ne lidheje me ceshtejn e autonimise nje memorandum qe iu drejtua Portes.Meorandumi filloj me nje rejshtim te karhinave te cialt,sipas mendimit te hartuesve permbi Shiperine.Keto krahina fillonin qe prej Novi Pazarit e shkonin deri ne Janine e Preveze,ku momerandumi argumentonte kerkesat e autonomies me nevojne per ti dhene ketij vendi e populli me afrsi te madha mundesine e zhvillimit te lire.

Per tija paraqitur sulltanit kerkesat per atunomi,ne nje mbeldhej qe u be ne Diber u caktuan 9 delegat ;3nga kahinat e Veriut dhe 6 nga ato te Jugut .Midis tyre ishin Sheh Mustafa Tetova,Abdyl Frasheri,Musatfa Pashe Vlora,Iljaz Pashe Dibra,Mihal Kristo nga rrethi i Gjirokastres etj,per ti dhene me teper kereses peshe Abdyl Frasheri gjate dhjetorit 1878 e janrit 1879 pershkoi viste e Shqiprise qe nga Dibra e deri ne Vlore e me tej,per ta pajisur delegacjonin me mandatin e gjith poullit shiptar.Ai u prit vet me entuzjazem ku populli e neshruajti me gezim mandatin e te derguarve,megjithat vendimi i Lidhjes u zbatua nen udhheqjen e Abdul Frasherit delegacjoni u nis per ne Stamboll ne fund te janarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 1:54 pm

Harta sipas traktatit te Shen Stefanit

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 280px-SanStefanoEng
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 29
Registration date : 29/08/2008

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyWed Dec 03, 2008 8:31 pm

Formimi i Lidhjes Shqipetare te Prizerenit

Shperthimi i kryengritjes clirimtare antiosmane ne Hercegovine e ne Bosnje me 1875,shenoi fillimin e Krizes Lindore.Serbia e Mali i Zi te nxitur edhe nga Rusia,i shpallen lufte Perandorise Osmane.
Po keshtu veproi Rusia me 24 prill 1877.
Ne fillim te Krizes Lindore shqipetaret qendruan ne pritje,duke ndjekur me vemendje zhvillimin e ngjarjeve,sepse po te hynin ne lufte,perkrahe popujve ballkanik kunder osmaneve,egzistonte rreziku se vete ata do ta ndihmonin realizimin e synimeve pushtuese greke dhe serbe.
Nese hynin ne lufte perkrahe osmaneve,atehere do ta ndihmonin sunduesin e tyre shekullor dhe do te vihej ne pikepyetje qenia shqipetare.Pikerishte per kete,filluan perpjekjet per te organizuar me mire levizjen kombetare dhe per te siguruar aleat te jashtem.Ne maj te vitit 1877 u formua nje komitet shqipetar me qender ne Janine,dhe ne vere te po ati viti nje komitet me qender ne Shkoder.
Ne dhjetore te vitit 1877,ne Stamboll u formua nje komitet tjeter me emrin''Komiteti Qendror per Mbrojtjen e te Drejtave te Kombesise Shqipetare'' me kryetare Abdyl Frasherin dhe me antaret:Pashko Vasen,Ymer Prizreni,Sami Frasheri,Zija Prishtinen etj.
Patriotet shqipetare hyne ne bisedime edhe me perfaqesuesit e Greqise per te krijuar nje aleance shqiptaro-greke,per lufte te perbashket kunder Perandorise Osmane.
Takimet u zhvilluan disa here,por ato perfunduan pa asnje rezultat,sepse qeveria e atehereshme greke ishte kunder formimit te nje shteti te pavarur shqipetar,ku do te perfshiheshin te gjitha tokat shqipetare nga Vranja,ne verilindje te Kosoves,e deri ne Preveze,ne jug te Camerise.
Perkrahja qe Rusia u ofroi shteteve sllave te Ballkanit ne lufte kunder osmaneve iu dha mundesi atyre te ankesonin territore te gjera shqipetare.Luftimet serbo-osmane qe u zhvilluan ne trevat e Sanxhakut te Nishit,i cili i takonte Vilajetit te Kosoves,u pershkuan me terror e gjenocid te ushtrise serbe ndaje popullsise shqipetare.
Gjate dhjetorit 1877 dhe janarit 1878 ushtria serbe detyroi te shpernguleshin me dhune rreth 640 vendbanime shqipetare me mbi 160 000 banore.Shqipetaret e Nishit,te Prokuples,te Leskovcit,te Vrajes,te Kurshumlise dhe te vendbanimeve te tjera shqipetare u detyruan te strehohen ne thellesi te Vilajetit te Kosoves,qe edhe sot njihen si muhaxhere(refugjate).
Pas perfundimit te luftes ruso-osmane,me 3 mars 1878 u nenshkrua nje marreveshje e paqes mes paleve,nderluftuese e cila u quajt Traktati i Shen-Stefanit.
Sipas ketij Traktati,copetoheshin rende trojet shqipetare.
Ne baze te kesaj marreveshje,Bullgaria e cila fitonte autonomine do te ankesonte krahinat shqipetare te Korces,te Pogradecit,te Struges,te Dibres,te Kercoves,te Gostivarit,te Tetoves,te Shkupit,te Kacanikut dhe te Kumanoves.Serbia do te ankesonte viset veriore te Kosoves deri afer Mitrovices,Malit te Zi do t'i jepshin:Ulqini,Kraja,Anamali,Hoti,Gruda,Kelmendi,Plava,Gucia dhe Rugova.
Mirepo kjo marreveshje ruso-osmane nuk u perkrahe nga Fuqite e Medha,te cilat kishin vendosur organizimin e nje konference te paqes,e cila do te mbahej ne Berlin.
Ne situaten e rrezikshme qe u krijua per shqipetaret pas nenshkrimit te Traktit te Shen-Stefanit,kerkohej mobilizimi dhe organizimi i te gjitha forcave per te mbrojtur trojet etnike nga copetimi dhe per te siguruar te drejtat kombetare.Para te gjithash,duhej krijuar brenda vendit nje qender e vetme per te organizuar e drejtuar perpjekjet shqipetare.
Per kete qellim patriotet shqipetare thirren nje kuvend mbareshqipetare ne Prizren.
Me 10 qeshor 1878 filloi punimet Kuvendi i Prizrenit.
Ne te merrnin pjese figura te shquara si:Iliaz pashe Dibra,Abdyl Frasheri,Ali bej Gucia,Hasane pashe Tetova,Ymer Prizreni,Ahmet Koronica,Zija bej Prishtina,Jashar bej Shkupi,Shaban bej Peja,Sylejman Vokshi,Shuaip Spahiu,Ali Ibra etj.Kuvendi zgjodhi kryetar Iljaz Pashe Dibren.
Ideja e perhapur qysh me pare per te formuat nje lidhje te pergjithshme shqipetare me karakter kombetar gjeti mbeshtjetje te pjesmarresit e Kuvendit.
Prandaj ne fillim Kuvendi vendosi te formonte Lidhjen e Prizrenit dhe t'ia bente te ditur Kongresit te Berlinit se populli shqipetar ishte i vendosur te luftonte cdo vendim qe cenonte ndonje pjese te atdheut.
Kuvendi vendosi gjithashtu te formonte Keshillin e Pergjithshem(me funksione legjistative) me qender ne Prizren dhe Komitetin Qendror(me funksione ekzekutive)ne kuader te te cilit u formuan tri komisione:Komisioni i Puneve te Jashtme me Abdyl Frasherin ne krye,Komisoni i Puneve te Brendshme i drejuar nga Haxhi Shabani,dhe Komisioni i Financave nga Sylejman Vokshi.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit organizoi forcat e armatosura vullnetare per te mbrojtur tokat shqipetare qe do te rrezikoheshin dhe shpalli nje bese te pergjithashme per te nderprere gjakmarrje ndermjet shqipetareve.
Kongresi i Berlinit filloi punimet me 13 qeshor 1878.Ne te moren pjese perfaqesuesit e gjashte Fuqive te Medha:Gjermanise,Anglise,France,Rusise,Austro-Hungarise dhe te Italise.
Pas nje muaj punimesh,me 13 korrik u nenshkrua Traktati i Berlinit,i cili pakesonte perfitimet politike dhe territoriale te Rusise dhe te sllaveve te Ballkanit.
Krahinat shqipetare qe Traktati i Shen-Stefanit ia jepte Bullgarise do te mbeteshin perseri nen sundimin osman.Serbia nuk do te zgjerohej ne drejtim te Mitrovices dhe te Prishtines,por do te merrte Pirotin,Vranjen,Nishin,qe ne Shen-Stefan i ishin dhene Bullgarise.
Mali i Zi,edhe pse nuk do ti merrte te gjitha krahinat e premtuara ne Shen-Stefan,megjithate atij i jepshin krahinat e Tivarit,Podgorices,Plaves,Gucise,Rugoves dhe Kolashinit.
Kongresi shqyrtoi edhe kerkesat e Greqise e cila nuk kishte marre pjese ne lufte,por kishte parashtuar kerkesa per zgjerimin e saj territorial ne dem te Shqiperise.
Kongresi rekomandonte si vije kufiri lumin Kalamas,me c'rast krahina shqipetare e Camerise do te ankesohej nga Greqia.
Megjithate keto ndryshime qe beri Kongresi i Berlinit,prapeseprape popullit shqipetar jo vetem qe nuk iu njoh e drejta per shtetin autonom,por territore te caktuara shqipetare iu dhane popujve fqinje...!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
foxteam
Fillestar/e
Fillestar/e
foxteam


Male
Numri i postimeve : 43
Age : 52
Vendi : TROJET SHQIPTARE
Profesioni/Hobi : USHTARAK
Registration date : 22/12/2008

Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: qka thoni per ,,LIDHJEN E SHQIPETAREVE TE PRIZRENIT,,   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptyMon Dec 22, 2008 9:39 am

qka kishit propozu qe bustet e Ymer Prizrenit dhe Abdyl Frasherit te vene ne vendet e veta ne prizren

Kjo Teme u bashkua, pasi qe veq ekzistonte nje teme e njejte me ate qe ke hapur.

Ju lutemi para se te hapeni temen, te kerkoni neper forum se a ekziston nje teme e ngjajeshme me ate qe doni te hapeni.

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 EmptySat Jan 03, 2009 10:15 pm

Shkruajti Dr. Riza S A D I K U

Populli shqiptarë gjatë historisë, dy herë ia ka tërhequr vërejtjen mbar Evropës. Së pari me Lidhjen e Lezhës në vitin 1444, përmes së cilës ftoheshin princat dhe paria e kohës nën udhëheqjen e Skënderbeut të mbrojnë territoret shqiptare, dhe së dyti me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878, kur delegatët shqiptarë të cilët përfaqësonin trojet e natyrshme etnike nën Perandorinë Osmane, ia bëjnë me dije opinionit evropian dhe shteteve vendimmarrëse të kohës, se tokat shqiptare janë të pandashme , për të cilat luftoi gjatë shekujve të kaluar, për ti çliruar nga Perandoria Osmane, dhe jo për tu ripushtuar nga sllavët [1].
Lidhja e Prizrenit është shprehja ma vigane e popullit shqiptar kundrejt rrezikut ma të madh që i kërcënohej kombit autokton të një gjuhe, të një tradite e të një gjaku .
Në frymën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit lindi ideja e Shqipërisë Etnike dhe Shqipëria e Shqiptarëve, të cilat terma u bënë bazament i fortë i atdhedashurisë dhe i platformës politike të Ballit Kombëtar me rastin e themelimit, më 13 qershor 1939, si dhe sinonim i afirmimit, propagandimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes mbar kombëtare shqiptare, si në trojet etnike, ashtu edhe në arenën e organizatave ndërkombëtare politike.

Pas fatit tragjik të marrëveshjes së Mukjes në gusht të vitit 1943, dhe triumfit të ideologjisë komuniste në trojet etnike shqiptare, në fund të vitit 1944 fillon ndjekja ma e vrazhdë dhe ma e tmerrshme e veprimtarëve të çështjes kombëtare, qëllimi i të cilëve ishte dhe mbeti bashkimi i trojeve etnike në një shtet të natyrshëm shqiptar i bazuar në vendimet e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.[2]
Një numër i veprimtarëve të devotshëm të çështjes kombëtare, të cilët arritën tu shpëtojnë pushkatimeve, burgosjeve dhe ndjekjeve komuniste, emigruan jashtë atdheut duke u vendosur në fillim në kamp-strehimore të ndryshme të Italisë, Greqisë, Turqisë dhe vende tjera të Evropës, Azisë, Amerikës dhe Australisë. Pas konsolidimit të tyre, filluan aktivitetin politik dhe kombëtar sipas rrethanave dhe kërkesave të reja të kohës. Nga organizatat politike të cilat, jo vetëm që vepronin në mërgim për afirmimin e platformës politike të trashëguar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, por në bazë të së cilës, me mburrje dhe krenari, kanë kërkuar zgjedhjen e çështjes mbar kombëtare, zëdhënëse më të fuqishme dhe të zjarrta ishin: Balli Kombëtar, Lidhja Kosovare, Komiteti Shqipëria e Lirë dhe Grupi Shqiptar Demokrat-Independent me qendër në Stamboll, të cilat platformën e tyre politike e mbështetnin në Dekalogun e Mid’hat Frashërit, djalit të Abdyl Frashërit–themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit [3]. Në këtë frymë në mërgim vepronte edhe Legaliteti, Blloku Idependent, Lidhja Shqiptare e Prizrenit me seli në Nju Jork, Lidhja Çame me qendër në Çikago e tjera organizata politike.

Me konsolidimin e radhëve të organizatave të lartpërmendura në mërgim, me qëllim të afirmimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes mbarë kombëtare, mërgata shqiptare, përmes mjeteve të informimit, sidomos gazetave dhe buletineve, me rastin e përvjetorëve, në veçanti të jubileve, filluan të botojnë artikuj dhe fejtone, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhë të huaja, si anglisht, frëngjisht, italisht, turqisht etj., për rëndësinë dhe vendimet e Kuvendit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të mbajtur më 10 qershor të vitit 1878.[4]
Veprimtaria serioze kombëtare e organizatave politike në mërgim, filloi të respektohet dhe të legjitimohet nga qeveritë e shteteve perëndimore, të cilat ua mundësuan të anëtarësohem në organizata të ndryshme të Evropës dhe ato ndërkombëtare, përmes të cilave në mënyrë institucionale i shprehin orientimet dhe kërkesat e tyre politike për zgjedhjen e çështjes shqiptare, në bazë të platformës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.[5]
Organizatat në fjalë, përmes mjeteve të informimit, shkruanin jo vetëm artikuj të ndryshëm, por edhe fejtone. Njëra ndër gazetat, në të cilën më së shumti u shkrua dhe u propagandua platforma politike e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte gazeta “Flamuri”, organ i Ballit Kombëtar, jo vetëm në gjuhën shqipe , por edhe në gjuhë të huaja. Njëri ndër njohësit më të mirë të Lidhjes së Prizrenit i cli ka shkruar në mërgim në gazetën “Flamuri”, për mendimin tim, është edhe Prof. Dr. Athanas Gegaj, ka botuar shumë artikuj interesat për Kuptimin, Organizimin, Vendimet, Politikën dhe Luftërat e Lidhjes së Prizrenit, për Prizrenin Kryeqytet të Kombit, për Lidhjen e Prizrenit dhe veprimtarinë e saj në Jug të Shqipnisë, etj.[6]

Në shtypin e mërgatës shqiptare, në gazetën “FLAMURI”, punime interesante dhe shumë të rëndësishme për historinë e popullit shqiptarë, që kanë të bëjnë me Lidhjen e Prizrenit, ka shkruar edhe Prof. Ibrahim Kelmendi, me titull: “Pak fjalë për të kaluemen e Shqiptarëve.[7]

Mërgata shqiptare, kujdes të veçantë u ka kushtuar edhe përvjetorëve të ngjarjeve të rëndësishme nga historia e popullit shqiptarë, në këtë kontekst është dalluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Kështu, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të saj, gazeta FLAMURI, nr. 42-44, gusht 1953, thuajse tërë numrin ia kushton këtij jubileu. Me këtë rast u botuan këto artikuj: Rëndësia e Lidhjes së Prizrenit nga Prof. Abas Ermenji, Liga e Prizrenit nga Lumo Skendo, Lidhja e Prizrenit nga At Gjergj Fishta, dhe The Albanian League, nga Prof. Stavro Skendi.[8]

Me rastin e shënimit të 80 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në gazetën FLAMURI, botohet artikulli i Sami Frashërit i 20 shkurtit të vitit 1881, kur i shkruan Jeronim De Radës.[9] Këtë përvjetor e shënon e dhe gazeta BESA, Organ i Grupit Shqiptar Demokrat-Idipedent në Turqi, në faqen e par të gazetës, me titull:”Ne këtë qershor mbushi 80 vjet Lidhja e Prizrenit, që organizoi gjithë energjitë kombëtare të 4 vilajeteve kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit”. [10] Gazeta BESA e Stambollit, kujdes të veçantë i ka kushtuar edhe 85 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me të cilin rast, në faqen e parë të saj botohet artikulli me këtë titull: “Në 85 vjetorin Shqiptarët përkujtojnë me mirënjohje dhe krenari Lidhjen e Madhe të Kombit që filloi në Frashër dhe u realizua në Prizren, për të mbrojtur atdheun nga coptimi”.[11]

Mërgata shqiptare, kujdes të veçantë i kushtoi edhe shënimit të 90 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me të cilin rast në faqen e parë të gazetës “Flamuri”, dominoi artikulli i Prof. Abas Ermenjit në gjuhën frenge, me titull: “ LE 90-e ANNIVERSAIRE DE LA LIGUE ALBANAISE DE PRIZREND”, dhe artikulli i Dr. Nihat Bakallit me titull: ”LIDHJA E PRIZRENIT” [12], kurse në gazetën BESA në faqe të parë u botua artikulli me titull: “90 Vjetori i Besëlidhjes Kombëtare në Prizren”.[13]

Ngjarjeve të rëndësishme nga historia e popullit shqiptar, mërgata shqiptare gjithmonë u ka kushtuar rëndësi të veçantë. Më 18 prill 1970, Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” organizon një seminar mbi çështjen shqiptare, me të cilin rast, në këtë seminar fton profesorin e mirë njohur të Vjenës, njohësin e shkëlqyeshëm i çështjes shqiptare Dr. Robert Shfanke, i cili mban ligjëratën shume interesante me titull: Lidhja e Prizrenit dhe Austro-Hungaria”[14]

Kur bëhet fjalë për përvjetorët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duhet vuar në pa, se 100 vjetori i themelimit të saje është shënuar në mënyrë madhështore në mërgim, jo vetëm që kjo ngjarje historike ka dominuar në shtypin e mërgatës, por janë organizuar edhe simpoziume të veçanta.[15]
Në Nju Jork, simpoziumi shkencor kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, organizuar nga Balli Kombëtar, Komitetit Demokrat Shqipëria e Lirë dhe Lidhja Kosovare është mbajtur më 24 dhe 25 qershor 1978 në Hotelin Sheraton. Për rëndësinë historike të Lidhjes së Prizrenit, kumtesa kanë lexuar: Prof. Vasil Andoni, dr. Ali Koprenska, dr. Jani Dilo, Gjon Pjetër Gjonmarkaj, dr. Sami Repishti, prof. Stavro Skendi, prof. Luan Gashi dhe prof Abas Ermenji. Në Çikago përvjetori jubilar u shënua më 3 korrik, të cilin e përshëndetën shumë personalitete të administratës amerikane, në mesin e të cilëve edhe senatori Çarls Percy, kurse fjalimin historik e ka mbajt Prof Abas Ermenji. Në Detroit përvjetori është shënuar më 9 korrik, të cilin jubile, po ashtu e madhëroi përshëndetja e kongresistit të Miçingenit Z. Derzinski, kurse për rëndësinë historike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit foli Prof. Abas Ermenji.[16]
Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Riza_sadiku_doc1



Duhet theksuar se nga ky simpozium, mërgata shqiptare, respektivisht Komiteti Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë" më 28 nëntor 1978 në Romë të Italisë, botoi librin e veçantë prej 164 faqesh, me titull: “Njiqind-vjetori i Lidhjes së Prizrenit 1878-1978”






Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Riza_sadiku_doc2


Kur bëhet fjalë për shënimin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në mërgim, këtë përvjetor më 2 shtator 1978, në hotelin “Nju Jork Sheraton”, me pietet të lartë e përkujton edhe Federata Pan Shqiptare “VATRA”, Lidhja e Prizrenit, Legaliteti dhe organizatat tjera me seli në Nju Jork. Për rëndësinë historike të LSHP ka folur Dr. Rexhep Krasniqi, Zonja Nermine Vlora Falaski, për rëndësinë e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, Prof. Zef Nekaj, kumtesën ia kushton , Lidhjes së Prizrenit në epikën gojore, kurse Z. Elez Biberaj, ka folur për veprimtarinë ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shqiprinë Veriore 1878-1881. Te gjitha këto punime janë botuar në një libër te veçante nga “VATRA” në Nju Jork në vitin 1978, me titull: “LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT 1878-1978.[17] Organi i “Vatrës”, gazeta “Dielli” i datës 16 qershor 1978, në faqen e parë boton artikullin me titull: “100 VJETORI I LIDHJES SË PRIZRENIT”.[18] Këtij jubileu rëndësi të veçantë i kushtoi edhe organizata politike, “Lidhja Çame” me seli në Çikago, me të cilin rast tërë numrin e 14 të revistës “Krahu i Shqiponjës” ia kushton 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.[19]

P Ë R F U N D I M

Nga shembujt që u cekën më lartë, numri i të cilëve është shumë i madh, shihet qartë se mërgata shqiptare, në kohën kur regjimi sllavo-komunist me shërbimet sekrete, në krye me Bashkimin Sovjetik kur gjendeshte në piedestalin më të lartë të dominimit, si dhe faktor shumë i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, përkrahës tradicional i politikës serbe për copëtimin e territoreve shqiptare, pa luhatje dhe fuqishëm në mënyra dhe forma të ndryshme për 60 vjet me radhë, ua bëri me dije miqve dhe armiqve të popullit shqiptar, se themelet e shtetit të natyrshëm etnik shqiptar janë vënë në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit në vitin 1878, të cilat janë bazament i fortë i Dekalogut të Ballit Kombëtar dhe udhërrëfyes i çdo shqiptari të ndërgjegjshëm, se nuk do të ketë qetësi në Ballkan dhe Evropë derisa nuk zgjidhet çështja shqiptare mbi këtë platformë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja e Prizrenit   Lidhja e Prizrenit - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja e Prizrenit
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Lidhja e Prizrenit sukses apo deshtim
» Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar
» Varri i Ymer Prizrenit eshte ne Ulqin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: