Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty
MesazhTitulli: "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu EmptySat Apr 27, 2013 11:30 pm




*Jetëshkrimi i autores
Mimoza Agalliu ka lindur në qytetin e Tiranës dhe banon po në Tiranë. Ka përfunduar studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “50 vjetori i Pavarësisë” në vitin 1981; në vitin 1982 ka vazhduar një kurs intensiv për infermieri, pranë Qendrës Spitalore në Tiranë; në vitin 1983-1984 ka ndjekur kursin intensiv për gjuhën Angleze. Mandej përfundoi studimet nw Universitetin e Tiranës për Bio – Kimi; në vitin 2005 u diplomua në Universitetin e Tiranës Fakultetin Histori – Filologji, Dega – Gjeografi; në vitin 2009 përfundon Fakultetin e Infermierisë, në Universitetin “Kristal”, në Tiranë. Po në këtë vit përfundon edhe MASTER në Menaxhim Publik dhe Spitalor dhe Master shkencor në Universitetin e Tiranës për Menaxhim Territori. Ka kryer një sërë trajnimesh: Në vitin 2002 trajnuar, në kuadrin ”Rrjeti i Grave Milenium 2000” Qendra Task - Forcë i Paktit të Stabilitetit ); në vitin 2002 te Qendra ( Stefan ).Ëindoës, Excel, Poëer Point, Word, Internet; në vitin 2003 trajnuar në Projektin:”Gratë në Udhëheqje “ UNDP; në vitin 2008 është rajnuar pranë ASHR: “Trajtimi dhe parandalimi i dhunës me bazë gjinore në Sistemin Shendetesor ( United Nations Population Fund )”.
Ajo është e çertifikuar për gjuhët angleze dhe italiane në vitin 1996 (Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të huaja). Mimoza ka një përvojë të pasur profesionale: infermiere, mësuese, pedagoge e jashtme në disa Universitete të vendit, në Fakultetin Publik të Infermierisë në Universitetin e TIRANËS, në Fakultetin e Infermierisë
në Universitetin “ KRISTAL” në Universitetin “Mbretëresha GERALDINË”.
Në periudhën mars 2006, mars 2007 ka qenë anëtare e delegacionit shqiptar në Kongreset e Këshillave të Qarqeve Rajonale të Evropës ( Strasbourg ).
Që nga viti 2000 e në vazhdim është Z/kryetare e Grupit Këshilltar të PS në Njësinë Nr. 6, Tiranë.
Mimoza është anëtare e LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, anëtare e AKADEMISË ALTERNATIVE PEGASIANE si dhe Sekretare për Shkëmbimin universal të vlerave pë Letërsi dhe në Art e LNPSHA “PEGASI” ALBANIA.
Ka botuar mjaft shkrime mbi problematikat sociale dhe shkrime me trajta profesionale
në median e shkruar.
Ka përgatitur për botim dy libra me problematikë social edhe profesionale.
“Çelnajë” është libri i saj i parë poetik, i cili do të pasohet me dy të tjerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty
MesazhTitulli: Re: "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu EmptySat Apr 27, 2013 11:30 pm


Poezia e peizazhit shpirtëror

Nga Kristaq F. Shabani

Daljet e befta dhe me cilësi, kualitivitet, natyrisht, tërheqin vëmendjen dhe natyralizohen, duke u bërë objekt diskutimi në fushën letrare. Shpesh ne përdorim atë thënësi të madhe, duke e motivuar talentin me shprehjen e bukur “parabolike” : “Ai, ajo është organ i lindur për poezi”. Në këtë thënësi kryefjalëzon ideja e talentimit, e demonstrimit aktiv të një spontaneiteti krijues, të një përsjellje të bukurimtë e origjinale të poezisë, kësaj gjinie princeshë, e cila kërkon tejshumë aftësi shumëplanshe.
Vëllimi poetik “Çelnajë” i poetes Mimoza Agalliu ka një fizionomi origjinale dhe individuale, ku me substratin e saj shpalos arritjen dhe përsjelljen e një poezie të lirshme, të figurshme, të qendisur me stilin individual, të perceptimit dhe të precipitimit të mendimit me objekt të përcaktuar, duke injektuar mesazhe dinamikë për progres mendimor, progres social e proces psikoterapiutik. Mendimi i avancuar, këndvështrimi i fiksuar, bisturia e përdorur me aftësi, inteligjencë, kujdesia për të gdhendur e latuar krijesën, syri i mprehtë, fiksimi pas të bukurës, dallësia dhe ndarësia e prezencës antibukuri, prezenca e “materies” shpirt dhe antishpirt, personifikimi “personazhifik” nëpërmjet konturës dhe zbërthesesës së saj, arkitektuara poetike e karakterit të veçantë, ndjesia e perceptuar dinamikshëm, aftësia depertuese në hollësinë e bukur të pasqyrimit, motivi panoramik dhe peizazhor me prezencë të qenieve të Gjithësisë, të parë nga një sy “zhbirues”, e dritojnë këtë vëllim poetik ndryshe, në dallesë nga mjaft krijues dhe e sjellin “magmën” poetike të vrullshme, nxehtësisht; magnetizojnë shpirtin e prirur drejt bukurimit dhe gjeturisë ekstreme të shkëlqimtares… Mimoza është tejet e lidhur me poetikën dhe një bashëkësim i tillë tipik, ka krijuar një simbiozë fosforeshente, një ujëvarë , e cila ka bukuri derdhjeje në botën shpirtërore njerëzore… Poezia kështu, natyron dhe ëmbëlson, tregon timbrin e saj dhe sjell sadisfaksione shumëplanësh … Nëpër këtë “galaktikë poetike” përsillen Planeti i shpirtit, Diellëzimi, Pentagrami, Dëlirësia, Humania në tejarritje njerëzore, Sublimiteti, elementë të pazbuluar të feminilitetit, emancipim tejskajor, natyrorja me bukuritë e saj ekstreme, ndjenja fine e tjerë .
Ndalesa në trajtimin e peizazhit mendimor është një nga pikat më të forta të kësaj poezie meditative, e cila në strukturë ka elementë të shumtë të profetikë, të prurjes të të dy botëve natyrore dhe shpirtërore…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty
MesazhTitulli: Re: "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu EmptySat Apr 27, 2013 11:31 pm


Poezia është streha, ku unë flirtoj me shpirtin!
Eshtë melodia e zemrës time.
Nuk mund ta perceptoj jetën të shkëputur nga vargu.

Ndoshta, shpeshherë, bëhem pak e mërzitshme për njerëzit e afërt, apo miqtë, sepse gjithmonë mbaj shënime në celular, apo bllok!
Më pëlqen të hedh në gërma gjithçka, e cila është e bukur, por edhe fenomenet, dukuritë, në jetën socio - ekonomike të vendit, apo mjedisit, ku unë gjendem e frymëmarr! Më pëlqen natyra, në kuptimin e gjërë të fjalës, peizazhet, kuriozitetet, ekploret, ndoshta, ngaqë, një nga degët , në të cilën kam studiuar, është Histori- Gjeografia!
Kjo mund të jetë një ndër arsyet, e cila më bën më të ndjeshme, të vëmendshme, ndaj perceptimit të peizazheve!
Më pëlqen natyra në tërësinë e saj.
Nuk mund të them, se nuk e ndjej mungesën e saj në ditët e gjata, të ftohta të dimrit! Thjesht më mungon ta prek, ndjehem e divorcuar, përkohësisht, me të.
Poezia për mua është vetë Jeta!
Vjen, si ide, e cila rrokulliset zhurmshëm në dejet e mia, duke u përpunuar, në tru, në formë imazhesh, dhe, pasi është pjekur, në tërë fazat e saj të prodhimtarisë, lind tek unë vrullshëm shpirtërisht!
Nuk ka kohë fikse, kur poezia del nga shpirti! Ajo është me mua, brenda meje, çdo çast!
Pret vetëm çastin në formë ngarkese emocionale, pozitive, apo negative, të çlirohet, si llavë vullkani, ku, pas këtij çlirimi, shpirti jeton një farë gjumi letargjik.
E dua jetën me të gjitha format, përmasat, dukuritë, ngjyrat, pa e paragjykuar atë! Jam në një dyluftim të heshtur me veten në perceptimin e Botës, përsa i përket ndjesive, që më bëjnë të ndjehem keq! Por në përgjithësi i kam shumë të mira marrëdhëniet me veten, dhe, kjo për mua, është qëllimi i parë në jetë!
Ndodh që, herë – herë, jeta më rrëzon.

Vritem, por, kur ngrihem, e sfidoj këtë jetë më fuqishëm, se më parë!
E përçmoj zvarritjen, më pëlqen të ndeshem me vështirësitë, por, gjithmonë, kryefjalë në mendje dhe zemër kam Zotin!
Poezia për mua është shtëpia e shpirtit, ku unë ankohem për jetën, në një dyluftim pa armë, si dy gladiatorë.
Aty qaj, mërzitem, përpëlitem, më pëlqen të shëtis në shi, ku brenda shpirtit më lind një poezi!
Poezia më bën jo rallë, të ndjehem keq, duke parë problemet, apo ngërçet socio- ekonomike të komunitetit.
Duke qenë një natyre empatike, e vuaj këtë realitet, në formë përjetimi të dhimbshëm, por, deri në atë pike, pa dëmtuar veten, sepse jam shumë kurajoze, e gatshme për ta sfiduar, gjë, e cila lexohet dhe në vargjet e mia.
Më pëlqejnë njerëzit me vlera të larta dhe personalitet të fortë, dhe kurrë nuk bëhem mike me ata, të cilët janë të dobët dhe jo kurajozë!
Kërkoj gjithmonë forcë te Zoti për të vazhduar para edhe, kur portat e fatit mbyllen.
Unë trokas nëpër portat e mbyllura, por gjithmonë ndodh të më hapen disa syresh.
Poezia për mua është Dashuri, ndjenjë e pastër, komunikim i mirë njerëzor, është respekt reciprok, revoltë, gëzim, vjeshtë, dimër, verë, por, mbi të gjitha, është një pranverë e çelnuar e hedhur në mënyrë mbresëlenëse në kohë, hapësirë, distancë, në një varg të çiltër e të ndjerë!
Është një gershetim nëpërmjet mendjes, shpirtit, zemrës, që vjen ndjenjë, kristalizohet ide, dhe me imazhet luaj për ta përcjellë me një mesazh vargu, ku mundohem të arrij një feed back pozitiv , midis vetes dhe lexuesit.

Sesa ia arrij, kjo mbetet për t’u parë!
Poezia, për mua , është optika, që unë shikoj, perceptoj jetën, botën e tërë, por, mbi të gjitha, është çelnajë e shpirtit tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty
MesazhTitulli: Re: "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu EmptySat Apr 27, 2013 11:31 pm

Unë, së pari, poezinë e jetoj, pastaj e filozofoj në vargje

Intervistë me Mimoza Agalliun , autore e vëllimit poetik “Çelnajë”

Intervistoi: Aleksandra Shabani (Majlinda) IWA, WPS, UPLI

E nderuara Mimoza, keni kaq vjet që merreni aktivisht me krijimtari në gjininë e poezisë, po kështu edhe me shkrime të karakterit social dhe profesional si dhe jeni trajnuar për probleme te mprehta të shoqërisë. Jeta juaj është e mbushur plot ngjasi , evente dhe kulturim, duke u kujdesur gjithmonë për nivelin tuaj arsimor…Një veprimtari e gjerë, plot nerv, kërkim, lodhje.
Për të arritur që, pjesëmarrësit, në këtë auditor, të realizojnë një njohje sa më konkrete për ju, do të dëshironim t’ju drejtonim disa pyetje. Duke bërë një kontrast me të kaluarën, shkurtimisht, do të donim t’i përgjigjeshit pyetjes:
1. Çfarë vini re në atë që rrjedh, pas ndryshimit të konceptit në fushat, ku ju protagonistoni? E kemi fjalën për profesionin tuaj si pedagoge, por edhe për lëvizjet poetike, prozën, median e shkruar dhe atë vizive.

Zhvillimi i shoqërisë shqiptare, përmes etapave, fazave të vështira, ku ka kaluar, ka sjelle, rritjen, formimin e identitetit tim profesional në profesionin e pedagoges, si dhe një pjekuri në lëvrimin e poezise dhe prozës !Profesioni im më ndihmon në zgjerimin e koncepteve për jetën, vizionin e të perceptuarit të problematikave, e cila shërben në precipitimin e situatave edhe kur ato janë të vështira .

Ka risi. Duke kaluar në dy kohë, ose dy periudha ,të cilat sfidojnë njëra- tjetrën, natyrisht periudha e dytë jeton një fazë pjekurie, me koncepte më të qarta për jetën, më vizionare dhe me objektiva, qëllime me specifike ! Tashmë unë e di çfarë kërkoj nga vetja, duke u përpjekur në realizimin e tyre, pa kthyer kokën pas.

2. Si mund ta përkufizoni poezinë tuaj: Poezi e peizazhit shpirtëror, apo lirikë e shpirtit tuaj, lirikë e vjelur nga protagonistë të “tjerë” dhe e brujtur në magjen e kreaturës suaj?
Poezia e Peizazhit shpirtëror është thellësia e mendimit tim, imagjinatës, ndjenjës, zemrës e shkrirë në peizazhin natyror ,të cilin unë e dashuroj, si frymëmarrjen time.
Pra, unë së pari poezinë e jetoj, pastaj e filozofoj në vargje.
Poezia ime, mendoj se eshtë:
Fjala, e cila buron nga shpirti, pikturuar në natyrë për të nxjerrë një peizazh shpirtëror, duke ndërthurur këto dy botë natyrore dhe shpirtërore !
3. Sa ndikon në poezinë tuaj çasti, natyra, syri i menduar, malli, puthja, premtimi, loti, falja, mesazhi, trëndafili, dhurimi , mos mbajtja e fjalës, tradhtia?
Në poezinë time ka vend për të gjitha ndjesitë pozitive, apo negative, sepse vetë jeta është në funksion të tyre!
Çasti? Jetoj me çastin, duke e vlerësuar atë.
Natyra? Është foleza e shpirtit tim poetik.
Syri i mprehtë? Reflektimi pas një meditimi të gjatë.
Malli? Kur shpirti përjeton vetminë, zbraztinë
Puthja? Melodia e konceptit “Jetë”
Premtimi? Fjala e dhënë është besnikëri?
Loti? Është vazhdimësia e jetës.
Falja? Tolerancë.
Mesazhi?
Komunikim verbal, jo verbal, feed back-u pozitiv në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe me natyrën…
4. Proza është bashkëudhëtare e përhershme juaj… A ka ndonjë “marrëdhënie kontraktuale” me poezinë.
Në proze kam mundësi të shprehem gjatë dhe të fjalosem me veten apo me personazhet , kam lirshmëri apo hapësirë më të madhe shprehëse, duke e zgjatur në kohë përshkrimin.
ndërsa në poezi i kam mendimet më të qarta, koncize, dhe me shpërthyese në ndjenjë.
5. Ju jeni një femër e hekurt që, herë pas herë, tentoni me sukses, jo vetëm në krijimtari poetike, por edhe në profesionin tuaj të kërkoni me insistim risinë. Nga analiza, që i keni bërë këtij fakti të çmuar, ku e bazoni suksesin e saj te “hekurësisë”?
Eshte një forcë e brendshme, që të shtyn të ecësh përpara, e cila quhet vullnet, përkushtim, këmbëngulje për të arritur qëllimet, objektivat. Është kuptimi i jetës në optikën time .
6. Sikundër, ne jemi informuar, ju gjithmonë i kërkoni shumë vetes suaj dhe nuk jeni asnjëherë e kënaqur nga ajo? A ka nje motivim kjo, ndonjë shtysë apo thjesht ngacmim individual ?
Kërkoj nga vetja gjithmonë shumë. Nuk kënaqem me arritjet.Punoj shumë, përballem me çdo lloj vështirësie, ndoshta dhe rrezikoj, por me pak intuitë, vizion, me ndihmën e Zotit në përgjithësi ia kam dalë mbanë !
Nuk tërhiqem lehtë nga çdo rrugë e nisur, por dua ta coj deri në fund për ta realizuar objektivin.
7. Duke pasur një shpirt të tillë ju jeni e apasionuar ndaj natyrës … Si ndikon natyra në jetën tuaj?
Marrëdhënia më e bukur eshte ajo, e cila më lidh me natyrën.
Kam një dialog të shkëlqyer me peizazhet, me barin, pemët, liqenin, Detin, Yjet, Hënën, gurgullimen e ujit, fëshfërimën e gjetheve, këngën e zogjve, vesën e mëngjesit, aromën e luleve.
Qëndroj gjatë duke dialoguar me natyrën.
Është e vetmja marrëdhënie, e cila funksionon shkëlqyer , por vetëm në një rast grindem me të: Kur retë gllabërojnë qiellin, por edhe atëhere ndodh të përdor tolerancë në këtë dialogim, duke menduar që, sipër atyre reve, feks një diell i madh, i cili shpejt do të ndrisë tokën.
8. Ju, krahas të tjerave , e pelqeni shumë muzikën… Mund të na shpalosni ndjesitë tuaja në këtë drejtim.
Muzika për mua është Melodia e shpirtit. Kur unë dëgjoj muzikën, që më pëlqen, patjetër, që direkët e anijes së Poezisë duken në horizont.
Nuk dëgjoj çdo lloj muzike. Më pëlqejne ariet nga divat e muzikës botërore,
sonata: baladat hip – pop; muzika meditive. Disa prej kengëtarëve janë: Aleksandro Safina, lirikat e Scorpions, grupet e viteve 70- 80 me sloë songs.
9. Cili shkrimtar ju tërheq më shumë?
Stephan Cvajg, Remark, Pablo Neruda, Kadare, Migjeni.
10. Cila ka qenë dita më e bukur që mbani mend deri tani?
Ndoshta kjo sot është një nga ditët e mia më të bukura, e cila do të mbahet mend për shumë kohë!
11. Hobi juaj?
Më pëlqejnë shumë udhëtimet e gjata, të eksploroj natyrën në tërësinë e saj, vendet historike, apo shëtitjet në natyre, ku i jap mundësi vetes për të medituar, reflektuar vetëm.
12. Cila është ngjyra, e cila ju pëlqen? Kë veti , cilësi dhe virtyt çmoni te njerëzit?
Të gjitha ngjyrat i preferoj shumë, por më shumë e bardha, e gjelbra; ngjyra e qiellit me mahnit !
Kë veti? Të qenit vetvetja.
Kë cilesi? Inteligjenca, zgjuarsia.
Virtyt? Mirenjohja, moskeqdashja.
Mania per te arritur suksesin me vullnet e përkushtim.
13. Cili është idoli juaj në letërsi, në gazetari dhe në muzikë?
Kam lexuar shumë letersi, filozofi, histori, psikologji dhe do të vazhdoj të lexoj ende ! Libri për mua është shumë i dashur, ndonëse kohën e kam të ngarkuar me shumë punë dhe veprimtari të ndryshme !
Në letërsi shkrimtari im i pëlqyer është Stephan Cvajg.
Në gazetari më pëlqen të ndjek emisionet e Maria Di Filipit, ndërsa në muzikë Leonard Cohen dhe Toto Cotugno, ndër shumë të tjerë.
14. Ç’pjesë të jetës suaj zë familja, shoqëria? Diçka për familjen tuaj.
Familja ze gjithçka. Është Kryefjala e jetes, e ditës dhe e natës.
Në familje jemi anëtarë dhe shokë të mirë. Shoqëria është edhe kjo pjesë e rëndësishme e jetës, ku unë kam mundësi të zgjedh e të shoqërohem me pjesën më të shëndoshë të saj.
15. “Çelnaja” do të çelë gonxhe të tjera?
Janë dy gonxhe, të cilat janë pothuajse gati për të shpërthyer: një vëllim me poezi dhe një roman.
Nuk nxitohem për t`i botuar, sepse gjithçka e shkruar, ka nevojë për t’u riparë e rishkruar.
E nderuara Mimoza, ju falenderojme dhe ju urojmë suksese ne përvijimine kësaj rruge të bukur ..
Faleminderit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty
MesazhTitulli: Re: "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu   "Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Çelnajë" vellim poetik interesant nga poetja Mimoza Agalliu
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» " Lëkura e gjarprit" vëllim poetik nga poetja MIMOZA SALI
» "Kam emër Ilirie" vëllim poetik nga Shejmondë Paçarada
» Gjelbëroj tej e kënd ditën!… poezi nga Mimoza Agalliu
» "Një krijim një gjallim i ri poetik" poetja Fatime Kulli
» LNPSHA "PEGASI" ALBANIA FOKUSIM POETJA MIMOZA REXHVELAJ

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: