Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:47 pm

mori fund dhe aventura e djaloshit të vogël Dalan Shapllo, sot studiues, shkrimtar. Aneja e qortoi me shprehjet karakteristike gjirokastrite, ku kombinonte edhe kërcënimin: “ U, mor ditëshkurtër, ku do të veç? Ti je i vogël dhe as sa pushka nuk je! Nuk e dëgjon si sokëllet ujku?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:47 pm

Edhe pas largimit nga fshati Ndëran miqësia ndërmjet familjeve të Siri e Kadri Shapllos dhe Dhimosten Konomit u mbajt. Kjo vazhdoi gjatë gjithë kohës edhe kur familja e Siri Shapllos u vendos në Tiranë edhe ajo Dhimosten Konomit në Vlorë.

Një miqësie e madhe, një miqësi e bukur, humane. Të kujtohet kjo “traditë” miqësie ishte obligim dhe nder për familjet intelektuale gjirokastrite ndaj hodha këto rreshta në këtë skicim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:47 pm

Bujaria e Mbretëreshës





“Zoti Dhimosten, sille familjen në Tiranë. Shtëpinë ta sigurojmë ne…”



Një ditë Mbretëresha i tha ustait:
“Pse nuk e shpërngul familjen nga fshati në Tiranë?…”


“E kam vështirë, zonjë! Po ja…,”

“E keni fjalën për shtëpinë ku do të banoni?”

Usta Dhimoja e vështroi në sy.

“Ç’merak keni? Ju kuptoj për shtëpinë… Për shtëpinë do t’ju ndihmojmë ne. Do ta blejmë me shpenzimet e Oborrit Mbretëror! Kështu që familjen do ta keni afër, do të jetoni me të dhe s’ do të keni preokupime si deri tani. Vajzat tuaja mund të vijojnë Institutin Femëror “Nëna Mbretëreshë”,” - përfundoi “ofertën” Mbretëresha.

“Të mendohem, zonjë, dhe të faleminderit për kujdesin!”- preku ndjenjat e saj të mira usta Dhimoja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:47 pm

(Në atë kohë kur konservatorizmi dhe fanatizmi brente shoqërinë shqiptare disi të civilizuar në Shqipëri, shkollat e larta për vajzat shikoheshin si një luks i tepërt dhe konsideroheshin “mollë e ndalueme” edhe për pjesën që ishte në gjendje financiare… Një bursë përsëri s’ishte e lakmueshme…)

Usta Dhimoja ishte në dilemë. S’dinte ç’variant të përzgjidhte. Ndodhej para dy alternativave: Të qëndronte i vetëm në Tiranë apo të sillte familjen në Tiranë. Për të realizuar alternativën kishte edhe ndihmën, bujarinë dhe dhe kujdesin… Varianti i dytë doli triumfator
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:48 pm

* * *

Fragmente nga libri “Itinerari i magjisë” (“Mbreti i kuzhinës”)



STAMBOLL, TURQI


“Manovra” e Mbretit





Kërkesa e Mbretëreshës për të sjellë një çift kuzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria, në Pallatin Mbretëror në Tiranë.

Mbreti Zog luan në aspektin taktik.

Plotësimi i kërkesave të të dyja palëve.

Dështimi i kërkesës së Mbretëreshës, realizimi i idesë Mbretërore.

Dhimo Konomi përsëri në Tiranë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:48 pm

Mbreti Zog mendonte se si duhej ta kapërcente pengesën që i kishte dalë para. Ndodhej para marrjes së një vendimi, të cilin duhej të zgjidhte përfundimisht. Kërkesa e Mbretëreshës Geraldinë ishte me “teh”. Esenca e kërkesës së saj ishte: Të merrte në oborrin mbretëror një çift kuzhinierësh nga vendi i saj, Hungaria. Ajo këmbëngulte për “çiftin”, pasi kërkonte gatimin e ushqimit në “stilin” e vendit të vet.. Por, që të realizonte këtë kërkesë të saj, do të thoshte të lëshonte nga duart një “usta” të shkëlqyer të artit kulinar francez si z.Dhimo…

“S’duhet t’ia prish Mbretëreshës, - mendoi. – As z.Dhimo, i cili plotëson në maksimum kërkesat e mia, s’duhet ta humbas…” E dinte mirë dhe kishte kaq kohë që ustai ishte i nivelit, por, në gjendjen në të cilën ndodhej ai, përveç të tjerash, ishte edhe kurues i tij.

“Mbretëreshës do t’ia plotësoj kërkesën dhe ustain do ta mbaj…Prova është ajo që do të përcaktojë se vendimi im do të jetë i drejtë…”

Filloi të aplikojë vendimin e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:48 pm

Në një bisedë që bëri me Geraldinën, i tha: “Kërkesën tuaj për ardhjen e çiftit kuzhinier nga Hungaria e pranoj...”

Mbretëresha buzëqeshi dhe e puthi me mirësjellje Mbretin duke shprehur konsideratën për vlerësimin që u bënte gjithmonë mendimeve të saj bashkëshorti i zgjuar.

Geraldina bluante në mendjen e saj pyetjen:

“Po me ustain ç’do të bëhet?… Kur Mbreti ma plotësoi mua kërkesën, ai e ka vendosur zgjidhjen…”

E kënaqur, duke lënë mendimet e saj të ndërprera, e pa të udhës të largohej në dhomën e saj. Mbreti me vështrimin e tij kundronte nusen e tij të bukur, që i gëzohej bukurisë dhe zgjuarsisë së saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:49 pm

Pas disa çastesh thirri adjutantin.

“Lajmëro usta Dhimon të vijë tek unë!”

“Si urdhëroni, Naltmadhëri!”- përsëriti si zakonisht në këto raste adjutanti dhe shpejtoi të zbatojë urdhërin.

Pas pak, në zyrën e Mbretit u shfaq usta Dhimoja duke përshëndetur:

“Mirëmëngjes, Naltmadhni!”

“Mirëmëngjesi, zoti Dhimo!… Të futemi drejt e në temë. Unë kam menduar një surprizë për ju…”

“Jam në dispozicionin tuaj, Naltmadhni!”- u përgjegj Dhimoja duke treguar gatishmërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:49 pm

Naltmadhëria vijoi: “Ju falënderoj për sjelljen shembullore dhe për shërbimin e shkëlqyer që bëni këtu në oborrin mbretëror. Duke parë se dhe ju keni shumë kohë që nuk jeni takuar me tuajt, mendova që t’ju nis me pushime për ca kohë në fshatin tuaj Nderan të Zagories. Kështu do të keni mundësi të pushoni, të çmalleni me familjen dhe të afërmit tuaj. Në rastin më të parë që ne do t’ju lajmërojmë, ju do të paraqiteni në krye të punës. Më thoni a jeni i kënaqur për këtë surprizë të Mbretit?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:49 pm

“Shumë i kënaqur, Naltmadhëni!”- shprehu falënderimin z.Dhimo dhe kaloi me shpejtësi në mendje se diç duhet të kishte ndodhur dhe Mbreti kishte vendosur t’i bënte surprizën. Mbreti vuante nga ulçera në stomak dhe i vetmi kurues me gatimet e tij ishte pikërisht ai, që kujdesej duke qëmtuar dhe barishtet në treg e tjera, të nevojshme për mirëshëndetin e tij…. Kishte dëgjuar diçka për një kërkesë të Mbretëreshës për kuzhinierë nga vendi i saj, jo se ajo nuk e donte Dhimon. Pyeti vetveten:

“Të gjitha këto të kishin lidhje me këto pushime surprizë?”

“Kam menduar edhe për rrugën. Edhe për të të përcjellë deri në Gjinokastër, zoti Dhimo…”

“Ju falënderoj, Naltmadhëni, dhe nuk di si t’jua shpërblej!”

Mbreti e shikonte me admirim këtë usta që e kishte nderuar gjithmonë me pritjet dhe gatimet e tij.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:51 pm

Në moment thirri ekonomatin e Pallatit, të cilin e urdhëroi që t’i jepte z. Dhimo shpezat për vajtje – ardhje.

“ Jeni shumë fisnik, human dhe bujar, Naltmadhëni!”- vijoi të rishprehte falënderimin ustai.

“Udhë të mbarë, usta!” - e uroi Mbreti dhe e përqafoi ustanë e tij.

“ I faleminderit zotërisë suaj dhe mirë u gjetsha!…”

***

Të nesërmen u ngrit herët dhe, i shoqëruar me adjutantin e Pallatit Mbretëror, u nis për në Gjirokastër. Gjatë udhëtimit, herë pas herë, sillte në mendje bisedën me Mbretin. Përsëriste fragmente.

“Sa i mirë është Mbreti!… S’na e prishi të dyve… Ai e ka llogaritur mirë kthimin tim në Pallat.”

U shkëput nga ngjarja e djeshme dhe e lëshoi mendimin e tij të bridhte i gëzuar në fshatin e tij Nderan. Kishte disa kohë që s’i kishte parë me sy fëmijët dhe gruan. Fantazonte si do t’i takonte… U emocionua. Solli përsëri në mendje nënën e tij, Dhespinën, e cila e përcolli pesëmbëdhjetëvjeçarin e saj te Kodrat e Sinorit, duke e këshilluar dhe puthur për herë të fundit. Nuk do t’i besohej se ajo ishte e puthura e fundit e nënës së tij të dashur. Po, për fat të keq, kështu ishte. Kur u kthye nga Stambolli nënën nuk e gjeti të gjallë.

***

Pas disa orësh udhëtimi, u shfaq Gjirokastra. Sa e donte këtë qytet të gurtë! Donte të rrinte një natë, por mezi priste të shkonte në fshat. Mundësia për t’u nisur nuk ekzistonte. Vendosi që atë natë të rrinte me adjutantin dhe të mos i shqetësonte të tijtë në Gjirokastër duke zënë vend në një han në qendër të qytetit.

Të nesërmen pajtoi një qeraxhi.U përshëndet me adjutantin e pallatit Mbretëror duke i thënë: “Përcilli falënderimet e mia Mbretit!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:51 pm

Qeraxhiu e njoftoi për gatishmërinë e nisjes. Filloi udhëtimin për në fshat nga rruga e Çajupit. Rruga ishte e gjatë dhe përshkohej disa orë me këmbë. Lanë pas Gjirokastrën, Shen Todhrin, Erindin, Stërpenin dhe u ngjitën për në Korez. Usta Dhimoja kundroi si nga një ballkon gjigand bukuritë natyrore që shpaloste Koreza. Shikonte dhe s’gopej. Me amfiteatër ngjasonte lugina e Drinos. U ngjitën përpjetë rrugës së Korezës deri sa mbërritën në Qafën e Çajupit, në Qafën e Historive. Kujtoi episode të grabitjeve. Nga Qafa u shfaq mrekullia: Perla e fushës së Çajupit, një bukuri mahnitëse!… Pas fushës, Shenpremtja, “Hija e Mallkuar”, “Përroi Selës”, Dërmazi, dikur qytetëruar, Topova dhe, së fundi, Nderani i tij.

Një pritje e bukur, përqafime, puthje dhe rrëfime.

“Ç’ne ky pushim?” – pyeti Fotinia.

“Edhe pushimi na duhet…,”- tha shkurt Dhimoja.

Pastaj filloi të lozte me fëmijët, të cilët i gëzoheshin ardhjes së babait.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:52 pm

****

Në Tiranë kishte mbërritur çifti hungarez i kuzhinierëve. Mbretëresha Geraldinë ishte e qeshur dhe gëzonte bashkë me Mbretin, por ndiente dhe një dobësi për mungesën e usta Dhimos. Për të plotësuar kërkesën e saj, ndoshta edhe tekë të saj, Mbreti kishte larguar ustain e tij më të mirë.

“Më do shumë Mbreti… Ai sakrifikon për ne. Por brenda për brenda, shpirtin e saj diçka e brente:

“A do të ishte në gjendje çifti hungarez të kënaqte shijet e Mbretit me “stilin” e gatimit?”

Filloi prova e madhe. Ditët kalonin njëra pas tjetrës në Tiranë me monotoninë e tyre të gatimit. Në Pallatin Mbretëror diçka nuk shkonte mirë, por këtë duhej ta kuptonte Geraldina, se vetë Mbreti e kishte parashikuar. Dhimoja ishte zhytur në gëzimin familjar dhe në punët e stinës së fshatit. Kështu gëzonin familjet zagorite kur u kthehej i zoti.

Por kjo qetësi, ky gëzim nuk ishte e thënë të vazhdonte gjatë. Një ditë vjen lajmi nga Tirana: “Usta Dhimosten Konomi të niset urgjentisht në Tiranë se e kërkon Mbreti!…

Dukej që “çifti” hungarez kishte mbetur në “klasë”, s’kishte kaluar dot ujët e Danubit “blu”…

Dhimoja u kthye në Tiranë në krye të punës dhe mori me urdhër të Mbretit drejtimin e gatimeve . Çifti hungarez kuzhinier u kthye në ndihmës të usta Dhimos. Mbretëresha e kuptoi gabimin e saj dhe u betua se nuk do të bënte më kërkesa të tilla.

Një ditë hungarezët u kthyen nga kishin ardhur…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:52 pm

1. Stilisti



Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore për Italinë la në mes të katër rrugëve, si në të zitë e jetës, mijëra ushtarë italianë, të cilët erdhën si pushtues dhe në përfundim të kapitullimit të tyre u mbajtën dhe u kujdesua për ta nga ana e popullit! Kjo tregon shpirtëgjerësinë e madhe të popullit tonë. Të kujdeseshe për ata që kishin luftuar, për të mundurit, tregonte kulturimin e këtij populli fisnik, i cili kishte balancë mendimi. Të ushqeje dhe të mbaje njerëzit që ishe përleshur e kishe derdhur gjak! Ushtarët italianë kishin mbetur pa përkrahje. Përfytyro një njeri i lënë në mëshirë të fatit, i lënë në mes të rrugës, pa shpresë, pasi kanë përfunduar një aventurë pushtimi. Edhe ushtarët filluan në krahinat e Jugut që kishin mbetur të shisnin krahun e punës në shkëmbim të ushqimit dhe fjetjes. Ata filluan të familjarizoheshin me banorët vendas duke treguar anën e dytë të medaljes që shprehej me humanizmin njerëzor, dashurinë, aftësinë në ushtrimin e shumë profesioneve që i kishin përvetësuar në Itali si dhe ajo çka ishte më e madhe aftësia dorëflori për punë. Kjo u interesonte dhe banorëve vendas. Filluan të mësojnë shqipen pak dhe saktë. Në punë shkonin seriozisht dhe çdo lloj oune e kryenin me shumë disiplinë. Kështu ata fituan zemër. Ushatër e djeshëm, punëtorë të respektuar të sotshëm. Dashuria ndaj këtyre italianëve ushtarë - punëtorë arriti deri atje sa vetë banorët vendas iu mësuan vendet e fshehta, shpellat për t’u mbrojtur nga raprezaljet re forcave gjermane dhe kolaboracioniste që pas kapitullit të Italisë fshiste, ishin hedhur edhe në sulm ndaj aleatëve të tyre kapitulues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:53 pm

Kështu rridhte jeta në një fshat të Jugut të Shqipërisë. Monotonia e stinës prishej nga vala e punës së përditshme… Një ditë prej ditësh njërit prej robërve italianë të mbetur në fshatin malor të Jugut, papritur e pakujtur merr një letër nga familja në Itali ku e lajmëronin se ishte bërë me djalë dhe se lufta ishte drejt përfundimit të saj. Edhe Gjermania Naziste po thyhej, Gjermani e pathyeshme po numëronte ditët deri në kapitullimin e saj. Italiani që quhej Vitorio pa dyshimin më të vogël u intuziazmua. Gëzimi dhe entuziazmi dukeshin me një qartësi të madhe në fytyrën e tij. Vërehej po qartë se ai tashmë po përgatitej për t’u larguar nga ky vend mikpritës dhe për të shkuar në vendlindje. Para nisjes si duket diç bluante në mendjen e tij. Me shqipen e çalë lajmëromnte këdo që haste në rrugët e fshatit dhe i ftonte të nesërmen në një thiatrotë vogël në shenjë respekti dhe mirënjohje për ata njerëz të mirë që e kishin mbajtur, strehuar dhe veshur dhe shpëtuar nga vdekja e sigurt. Fshatarët shikonin në sy italianin e emocionuar dhe qeshnin nën buzë. Dikush fliste me sinqeritet, dikush me të tallur me fjalët: “Vitorio, Stambolli digjet dhe kurva krihet… Ne nuk na lënë punët tona të ndjekim thiatron tënde…”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:53 pm

Vitorio i kishte vënë syrin një gomaricë të vogël, shumë të lezetshme dhe “elegante”. I kishte bërë dhe një stolisje po të lezetshme që do ta kishin për zili e nder ta bënin edhe stilistët më të mirë të Globit. Edhe ata nuk do ta kullandrisnin në atë mënyrë. Veshur dhe hedhur në kokë një copë tyli, i cili mbahej i lidhur në një shirit të kuq dhe i kaluar nga beli te qafa, duke vazhduar me dy fjongo të lidhura bukur në veshët e gomaricës dhe duke përfunduar te penda e zonjave të rënda në kokë. Shkurt kaq e bukur ishte paraqitja sa që dhe Mikelanxhelo vetë nuk do të ishte në gjendje ta hidhte në bronz një paraqitje të tillë kaq simpatike dhe domethënëse. Do ta pushtonte shokimi edhe Mikelanxhelon. Imagjinoni gomaricën e vogël me ato dy këmbët e para të holla dhe elegante e tërhequr nga kapistalli nëpër fshatin e vogël dhe në rrugën e ngushtë kryesore të tij nga Vitorio. Fshatarët të habitur nga kjo skenë sfiduese dhe mbresalënëse. Disa nënqeshnin dhe nën zë thoshnin: “Ej, shikoni ka dalë për shëtitje Vitorio së bashku me “të fejuarën” e tij!..” Disa qeshnin me të madhe, disa kureshtonin, krijohej një ilaritet i madh. Vitorio vijonte t’i vinte vërdallë fshatit, pa u merakosur, me gomaricën e tij të stolisur bukur. Gjatë lëvizjes takohet me një grua që shquhej për humorin e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:54 pm

saj të madh, e cila sa e pa Vitorion me gomaricën e stolisur, u afrua pranë shikonte herë Vitorion e herë gomaricën dhe tha: “More djall, ku të ka vajtur mendja…. E ke stolisur sikur është tamam nuse!”

“Ah, lufta po mbaron dhe prandaj e vesha si nuse. Ne avash - avash do të nisemi për në shtëpitë tona. Kështu që s’dihet nuk do të shihemi më, prandaj e vesha kështu.”

Hidhet gruaja noprano dhe i thotë: “ U nxifshi ju dhe lufta juaj! Për ju lufta filloi pa mbaruar akoma. Po të jetë për punë ju italianëvet nuk ua ha qeni shkopin, i keni duart flori, lumin e ktheni nga poshtë, malet i bëni fusha, por në luftë, aha, mamamia dhe duart përpjetë!…”. S’e përfundoi frazën gruaja duke i dhënë kohë italianit të mendonte dhe kuptonte se ç’do të thoshte…. “Sa për gomaricën, - vijoi ajo, pas një momenti të humbur,- të lumshin duart për stolisjen si nuse e fortë. Edhe për sa i përket dosave nuk bini poshtë…”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:54 pm

E kuptonte pak shqipen, por e kuptoi mirë se ç’donte të thoshte me shpotinë e saj gruaja, ku e shpinte ajo fjalën… Vitorio duke e përshëndetur gruan noprane, duke marrë me vete shpotinë e saj vijoi rrugëtimin e bukur në rrugët e fshatit për të lajmëruar fshatarët që gjente për thiatron e nesërme… Një punë e përkryer stilisti që shkaktonte edhe të qeshura me modelin e bukur që sfilonte: gomaricën e stolisur nga Vitorio. Dhe me të vërtetë nuk kaloi shumë muaj nga thiatrua dhe Gjermania naziste kapitulloi. Ishte kapitullimi i dytë. Vitorio u largua për në Itali, por sipas të thënave të gruas noprane dhe shpotitëse, ai nuk i harroi kurrë fshatarët që i shpëtuan jetën dhe u kujdesën për të. U dërgoi një letër në shenjë respekti… Gomarica e tij e stolisur për të interpretuar në “thiatro” mbahet në kujtesë të atyre që e përjetuan dhe e transmetuan. Vitorio mbeti një italian dhe ju vu një nofkë e bukur ”stilisti”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:55 pm

Mendimi analitik



Një fillesë e bukur: “I fokusuar libri i studiuesit Evjen Peri “Zagoria zakone dhe tradita”

ELI VITO

Pedagoge e gjuhës italiane në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër

NKryetare e Shoqatës “Çajupi”, Dega Gjirokastër



LIBRI “ZAGORIA ZAKONE DHE TRADITA” – KONTRIBUT

I RËNDËSISHËM PËR KULTURËN KOMBËTARE

Hyrje

Botimi i librit “Zagoria, zakone dhe tradita” i autorit Evien Peri, përbën një ngjarje të shënuar, jo vetëm për krahinën tonë e popullin e saj, por edhe më gjerë, për opinionin shoqëror, kulturor e shkencor në mbarë Shqipërinë. Ky botim është në vazhdën e disa librave të tjerë, që kanë dalë kohët e fundit nga autorë zagoritë, që flasin për Zagorien, kulturën, historinë e traditat e saj. Në këtë kuptim libri në fjalë plotëson, zgjeron dhe pasuron njohuriëe dhe punën e deritanishme të këtyre punimeve e në të njëjtën kohë, vendos një gur të çmuar me shumë në mozaikun e kulturës kombëtare. Libri ka vlera autentike dhe pavarësisht se ai i drejtohet me modesti vetëm lexuesit zagorit, ai e kapërcen ndjeshëm këtë kufi për shumë arësye. Së pari: është nga librat e parë të kësaj gjinie. Së dyti: pozicioni gjeografik i krahinës në juglindje të vendit, në një territor, ku ndahen dy etni të ndryshme, e bën shumë interesant librin. Së treti: largësia, “izolimi” brenda një fortese natyrore, ka bërë që aty të ruhen, mbrohen, zhvillohen elemente të traditës, të ruhet “pastërtia” e
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:55 pm

zakoneve tipike autentike, që shkojne deri në thellësi të shekujve. Pra ky libër shërben si një provë e fuqishme e autoktonisë dhe vazhdimesisë së jetës në këtë territor të Shqipërisë.

Së fundi: libri shërben si një etalon, si një njësi me vlerë për krahasimin e etnokulturës së kësaj krahine me zonat e tjera të vendit, qoftë të jugut, qoftë me gjerë. Pra shërben si një urëlidhje me kulturën e përgjithshme kombëtare.Autori, materialin bazë, “lendën e parë”, “materien” e librit, nuk e ka gjetur nëpër arkiva, biblioteka, kartoteka vendase apo të huaja. Arkivi, qe ai ka shfrytëzuar është jeta e gjallë e popullit të Zagories, shpirti i tij, ku janë depozituar e rrojnë prej shekujsh vlera të pavdekshme, që janë percjellë brez pas brezi, deri në ditët tona. Imagjinoni se sa më mirë do të ndjeheshim sot po të kishim botime të këtij lloji, të shkruar shekuj më parë, që të kishin të njëjtën problematikë, të njëjtin subjekt, të njëjtën natyrë! Por, asnjëherë nuk është vonë, prandaj le ta përshëndesim nxehtësisht autorin dhe punën e tij shumëvjeçare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:55 pm

Lashtësia dhe përkatësia

Zagoria, siç “dihet” është një emërtim sllav (pas malit) dhe nuk dihet se kur ka hyrë për herë të parë në përdorim. Nga historia dimë se kur osmanët pushtuan Shqipërinë (Gjirokastrën) dhe krijuan sanxhakun e Arnavit -ëve dhe me shtrirje nga Preveda deri në Mat, krahina e Zagories tashmë e gëzonte këtë emër. Ajo figuron si nahije (komune), brenda së cilës përfshiheshin dhe disa fshatra të Pogonit. Theksojmë se toponimia sllave në Shqipërinë e Jugut, është e dendur, rezultat i pushtimit relativisht të gjatë bullgar, përkatësisht gjatë sundimit të car Simeonit dhe car Samuelit, shekujt VIII -XI. Pra, emri Zagorie ka hyrë në përdorim si një emërtim administrativ, i imponuar nga pushtimi sllav. Pyetja që shtrohet këtu është: “Po para kësaj periudhe çfarë emri kishte krahina? Cilat fise të lashta e banonin këtë trevë? Ç’përkatësi etnike kishin ata?” Natyrisht, përgjigja e këtyre pyetjeve kërkon studime të thelluara dhe del jashtë natyrës së këtij diskutimi. Ne po mjaftohemi me disa të dhëna që sigurisht kanë rëndësi jo të vogël.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:56 pm

Në prehistori Zagoria përfshihej në grupin e madh të kulturës jugore vendase, të njohur nga autorët e vjetër si “Pellazgjik”. Dëshmitë jo të pakta historike të disa autorëve, kohët e fundit kanë gjetur konfirmimin nga zbulimet arkeologjike, të cilat nuk lënë vend për interpretime ekuivoke, apo hipoteza të konsideruara si “mitike”. Një kryeqendër e kesaj kulture (pellazgjike) për tërë trevën e Ballkanit, ka qenë Maliqi, rrezatimi i së cilës është shtrirë që nga Thesalia, Maqedonia e sotme, Bosnjë - Hercegovina, Kosova, etj. Gjurmët e kësaj kulture gjejnë dokumentim qysh prej mijëvjeçarit të gjashtë para erës sonë (kulturat neolitike dhe eneolitike) dhe që vazhdojnë pa ndërprerje gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit, duke krijuar lidhje të drejteperdrejtë me popullsinë e njohur si ilire në periudhën historike.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:56 pm

Është koha, kur babai i historisë, Herodoti, shekulli VIII p.e.s. gjithë popullsitë, që shtriheshin që nga lumi Sava në veri e deri te gjiri i Ambrakisë (Artë) i cilëson me një emër të përgjithshëm “barbarë”. Barbarë kishte kuptimin: popullsi e huaj, pra etni e ndryshme nga ajo helene. Hesoidi, shekulli VII p.e.s. përmend krahinën e Helopisë, e cila shtrihej në pellgun e Janinës së sotme pa dhënë ndonjë përcaktim të qartë gjeografik. Ndërsa dy shekuj më pas, edhe Tuqididi, ai që përmend disa emra fisesh, që zinin jugun e vendit, të cilët në shekullin e katërt do të pagëzoheshin si fise epirote nga autorët greke. (Epir = sterë, kontinent, tokë, hitrland). Ne sot njohim rreth 14 fise epirote, ndër të cilët mund të përmendim: thesprotët, mollosët, kaonët, athamanët, antitanët, tymfejtë, paruejtë, perrebejtë, ethikët, kasopët, orestët, prasaibët, antigonët, sellët, hellopët, etj. Ndërsa është e sigurtë që rrethi i Gjirokastrës banohej nga kaonët, Zagoria, po të krahasojme burimet e autorët antikë, duhet të jetë banuar nga fisi i perrebejëve. Etimologjinë “perr” mund ta afrojmë me fjalën “berr“, në evoluimin gradual perr > berr = bagëti, të imtat, gjë e gjallë. Kjo fjalë është e gjallë sot në Zagorie me variacione të ndryshme përdorimi si berr, berrat etj. Nga ana tjetër, gjuhësisht është provuar se kjo fjalë është
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:57 pm

autentike shqipe dhe ka një origjinë shumë të lashtë, është një kompozitë onomatopeike.

Zona përreth Zagories, le të themi më mirë gjithë pellgu i Gjirokastrës, ka qenë bartës i një kulture dhe qytetërimi të lartë dhe të pasur. Në këtë pellg ka patur disa qytete antike, si Antigonea e ndërtuar nga Pirrua i madh i Epirit, Adrianopoli dhe disa qytete të tjera ende të paidentifikuara. Sipas disa autorëve latine, Paulus Emili, shkatërroi rreth 150 qytete në Epir, mori robër rreth 150.000 banorë dhe grabiti “male” të tëra me pasuri e plaçkë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 EmptySun Jul 18, 2010 10:57 pm

Por, nga gjithë kjo e kaluar e largët, nga gjithë kjo trashëgimi, çfarë risi sjell libri i autorit tonë zagorit, çfarë njohurish e kontribute jep ai në mbështetje të të dhënave historike, gjuhësore e arkeologjike?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 7 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 7 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 6, 7, 8, 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: