|
| "INTELEKT 2001..." Nr. 10 | |
| | |
Autori | Mesazh |
---|
Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:00 pm | |
|
Prolog
Ëndrrat shpirti më thërrasin t’u rrëfej, t’u them ca fjalë,
Ndaj u nisa radhë të shkruaj për këdo që është gjallë,
Mora letrën dhe pendën, thellë dëshira më vëlon.
Ah, kjo zemër më ka dhimbje, shpirt brenda më kullon...
Pendën mora nëpër duar, kartën shtroj e vë përpara
Që shumë ngjarje histori t’i rendis, t’u mbetet fara.
Tërë mundimet dhe andrallat që më erdhën këtë vit,
Plagë ç’më hapi njerëzia, gjak kullojnë natë e ditë.
O tërbim i Perëndisë, ç’m’i trazon ti mendtë e mia.
Mos i nxit ti këta njerëz të më shtojnë mbi dhimbjet thinja,
Lerma zemrën të më flasë, le të nxjerrë ç’i mban xhani,
Dhimbjen jashtë le ta derdhë, hidhërimin mos ma mbani,
Don të zbrazet vaji zi, brenga dertet t’i dëfrejë,
Veç me lot është e vaditur helm dhe vrer piu përherë.
Kjo dëshirë, ky zjarr nga brenda që më lut. Më shtyn të them
Plagët keqas më ngacmojnë, të zgjidh gjuhën frikë të mos kem.
Po ku qenkan kaq shtrënguar, lidhur fort, futur kaq thellë?
Fjalët meken dhe s’më dalin. Mbyten keq në helm, humbellë
Ndaj dhe i ka rrebeluar Rumelisë në ato anë
Sepse hallet që më plakën s’shqiten, po më rrinë pranë,
Egërsi e Perëndisë, falmë mirësi dhe fat,
Hiqmi dertet halleshumë, të gëzoj dhe unë për pak.
Mos mëno, o Zot i madh, yshti ç’janë në pushtet
Që njerëzinë të qeverisin, fukaranë të mos ta lënë të shkretë,
Tërë bëmat, që tronditën dhe gdhendën historinë,
Faqebardhë dhe ballëndritur nëpër kohët vetëtimë.
Me kalem unë di t’i thur ç’bën ai mbi gjithë vezirë,
Arbërisë e Rumelisë bëri, dha ç’qe më mirë.
Ja po shkruaj tek kjo kartë si i ngriti lavdinë,
I mbuluar me kurorë, kurrë s’pa humbje, s’pa dështim
Emri i ndritur Ali Pashës nëpër botë shkoi vetëtimë,
Lart u ngrit ai si burrë njerëzit mbanë qeveris.
Skaj më skaj larg nëpër kohë emri i tij përherë do të ndrisë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:00 pm | |
| * *
“Brinjët keq ata më thyen, çurk më rrjedh nga hundët gjak,
Gjer shtëpinë më shkatërruan mbi Alinë kush deshte hak...
Mbet gërmadhë, shkatëruar jeta ime mbeti ashtu,
Mjek kërkoj të më kurojë për shumë plagë që kam këtu.
Bota rrotull m’u sterruaa, mendja thellë më mbet pak gjë
Shumë këngë që pata shkruar, treten, zvordhen një nga një,
Me mundime prapë ia nisa t’i këndoj zulmet Vezirit,
Dhëntë fati e urdhëron të më ndijnë mua fakirit. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:00 pm | |
| * * *
Ish Pasha shumë i dëgjuar, diamant për mbi Vezirë,
Babë i mirë për fukaranë, për të mbeturit jetimë.
Është nderi i Arbërisë, është petrit në Rumeli,
ç’i dhuroi atij natyra, nuk i kishte tjetër njeri.
Është ai për Tepelenën nderi, vetë krenaria
Trim të tillë nuk polli kurrë, në mot-mote Arbëria.
O kurorë e Arbërisë, o luan që kalle tmerre!
Bir i Veli Pashës ti, lavdi dhe nder i kësa dere! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:01 pm | |
| Trup i vrarë i Ali Pashës
Karafila, tufa lulesh ç’e mbulojnë në çdo anë,
Bukur ndrequr, zbukuruar, porsi yll mes netëve ngjan.
Hedhur sipër ka një shtrojë qepur anët me flori
Dhe mbi çerven i artë, i menduar rri, mban zi.
Një trishtim në cep të buzës, sytë qepur pikëllim
Mjekër e tij e bardhë, e bardhë si dëborë në thëllime,
Si të ish i gjallë në jetë, nur që tretet në vetmi.
Ballë i gjërë dhe i larë zverdhur krejt porsi qiri,
i venitur porsi hëna nëpër rrugët e agimit, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:01 pm | |
| Një kandil që po jep shpirt, mes stuhisë dhe tmerr tërbimit.
Kurrë njerëzit nuk e panë të jetonte mes haresë
Tek të tjerët gjersa roi asnjëherë nuk vuri besë,
Sepse njerëzit janë si rrethi, që lëviz aty, këtu,
Kurrë s’qëndron aty ku duhet, endet rrugës kuturu.
O i madhi Ali pashë! Epirit hero, biro!
Tmerr e klithmë e papërmbajtur, shembëlltyrë e mbretit Pirro.
Asnjeri nuk e pandehu këtë hall e fund të zi
që ky trup këtu të mbetej, koka tutje në Azi.
.......
Nga libri i autorit
“ALI PAS HAIDA E HAXHI SHEHRETIT” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:01 pm | |
| Peço Kagjini, poet, publicist
u lind në Sheper, Zagori, Gjirokastër më 10 Maj 1924,banon në SHBA, Kryetar Nderi i Shoqatës Atdhetare – Kulturore « çajupi »
Jeta e tij është një histori më vete me mjaft vëllime në të dy kahjet: Pjesëmarrës aktiv në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare; pas çlirimit për kontributet e tij vendoset në mjaft funksione e detyra në sektorë të rëndësishëm. Viti 1956 ishte viti i “kthesës” në jetën e tij, vit fatal, ku, si rrjedhojë e “mendimit” ndryshe, filloi për Peçon “kalvari” i një jete të persekutuar dhe të internuar. Në krijimtarinë e tij pasqyrohen realisht idetë, bindjet, proceset, kthesat, antagonizmat, përplasjet, ëndrrat, vuajtjet, dënimi dhe protesta. Në internim hodhi në letër ndjenjat e tij dhe mendimet për të shkuarën edhe ardhmërinë, duke krijuar një plotësi fizionomie.
Fillesa e botimeve të tij fillon me vëllimin poetik “Vargje zemre”, botuar në vitin 1999, nga Shtëpia botuese “Albin” e duke vijuar me librin tjetër publicistik kushtuar ngjarjeve të Konferencës së Tiranës.
Një tentativë e bukur në gjininë e novelës. “Blloku i shqyer” u mirëprit nga lexuesit.
Vëllimet e tij të paraqitura në këtë libër janë frut i një pune pasionante për të “evokuar” periudhën e internimit dhe post-internim me frymën e re demokratike. Z. Peço është anëtar i Lidhjes së Krijuesve “Pegasi”, Abania, Gjirokastër | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:02 pm | |
| Duke pasur lartësi intelektuale dhe nivel kulturor Zagoritët e zgjodhën Kryetar të Shoqatës Atdhetare - Kulturore “Çajupi”. Tashmë banon në SH.B.A dhe është Kryetar Nderi i kësaj Shoqate.
Libra të botuar: 1. “Vargje zemre”, botim i Shtëpisë Botuese “Albin” 1999, sponsor: Stavro Çapi. 2. “Blloku i shqyer”novelë, botim po i Shtëpisë “Albin” 1999, “Në vend të parathënies” shkruar nga Jorgo Bulo. 3. “Konferenca e Tiranës e prillit 1956” (kujtime, meditime, refleksione), botim i Shtëpisë Botuese “Albin” Tiranë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:02 pm | |
| Vëllime të përgatitura për botim nën kujdesin e Lidhje së Krijuesve “Pegasi”:
1.“Dhimbje e revoltuar”2.”Dhimbje në dëshpërim” 3. “Flas me njerëzit”, redaktuar nga Kristaq F. Shabani, të pajisura me shënime kritike dhe prezantuese.
Poema të pabotuara: 1. “U zhgënjyem, vëlla!”2. “Një zë i ri në pleqëri” 3.”Ashtu s’kalohej” 4. “Mote të mëdhenj e të lavdishëm” 5. “Dielli është i yni” këto poema të autorit janë shkruar në periudhën, kur ka qenë i internuar në Belsh, nga viti 1987 deri në maj të vitit 1990; ndërsa poema e fundit është shkruar në Plazh Durrës, dhjetor 1992.
Sumbulla poetike: 194 sumbulla (strofa katërvargjëshe) shkruar nga viti 1986 deri në vitin1997.
Vepra të tjera në poezi “Viti tetëdhjetë e nëntë” 2. “Mot i mallkuar”
Shkrime në prozë: “Nga një e kaluar që s’kthehet më…” skica letrare. “Mbi gjyshërit dhe stërgjyshërit” gjeanologji e familjes Kagjini
“Sheperi, fshati im”, të dhëna dhe kujtime për vendlindjen. “Gratë, “Doriane” sheperiote” një studim historik social mbi nënat dhe motrat e fshatit tim. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:03 pm | |
| Vepra autobiografike “Mbi dallgët e jetës” (Një jetë, shumë mësime) me njëzet e dy pjesë sipas rrjedhës kronologjike jetësore, viti 1924 deri në vitin 1999 me mbi 3000 faqe. Përkthime:1. Nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga italishtja, 171 faqe.
2. Pjesë nga libri “Mbi historinë e doktrinave politike”, përkthyer nga frëngjishtja, 24 faqe.
40 fletore me rreth 4000 faqe dhe Arkiva me rreth 2000 faqe, në të cilat përmblidhen pjesë të përzgjedhura në prozë e në poezi, mendime e citate nga shumë libra të lexuar si dhe fjalë të urta, sentenca e maksima, shkrime të veprimtarisë kulturore dhe letrare, fjalime me karaker politik, mendime dhe refleksione, analiza dhe komente, kujtime, artikuj, të dhëna biografike dhe poezi të papërfunduara.
Ditarët
Mbajtur në 19 fletore me rreth 4433 faqe që nga 28 prilli i vitit 1975 në Elbasan e deri më 31 dhjetor 2004 në Bridgeport të SHBA.
Korrespodenca
Në të përmbahet korrespodenca me institucionet shtetërore dhe shumë letra të dërguara nga në marrëdhënie me dashamirësit që nga viti 1991. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:04 pm | |
| ZAGORISË
ZAGORI, të puth në ballë!
Dhe i plakur, ndihem djalë…
Kur ndihem
në gjirin tënd,
shpirti “i bukur”
nuk më dhemb.
Zagori, qysh në rini,
me zemër isha tek ti.
Dhe tani në pleqëri,
shpirti më daltë tek ti. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:04 pm | |
| NIVAN (GURRË), ZAGORI
korrik 1998
PARA PASQYRËS
Para pasqyrës rri menduar…
Dhe ajo menduar,
e qetë ndihet,
se në të të vërtetën jetoj…
Paqyra ime e pandarë
është vjetëruar, shkatërruar…
Unë plakur e drobitur,
nga jeta i persekutuar,
tepër i përzhitur…
Megjthëse lëngon,
pasqyra merr guxim
të më kujtojë të kaluarën…
Më thotë:
“Sa herë ty të dënuan,
aq herë u dërmove…
Kur nga Tirana të larguan,
u ciflosa dhe unë.
Kur nga Durrësi
brenda ditës të fluturuan;
gjithë plagë në Elbasan më shpunë, sa më larg, në periferi mërguar.” | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:05 pm | |
| Copëtuar e shkelmuar,
nga teshat mbuluar,
bashkë me Miltonin fëmijë,
çaste të vështira për të kaluar.
Pasqyrë e dashur,
edhe më larg shoh,
kur më tregon fytyrën
e qeshur si fëmijë,
sytë e shkëlqyer të rinisë.
Ç’kujtime besimi e guximi,
përjetë të paharruar!
Ti përpara,
prapa Gjoli i Belshit.
Dhe unë,
në periudhën e errët,
fitoren kërkoj,
të vijë bashkë me farëzimin e lirisë…
Të marrin fund vitet,
muajt e ditët,
me stuhi e ngrica kallkan,
kur çmenduria e vdekja lëvizin,
bashkë në netët pa gjumë,
i tmerruar.
Më jep shpresë e besim,
kur më kujton pranverën në dimër,
rininë në pleqëri,
gostinë në uri… | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:05 pm | |
| Më shkund borën
që flokëve u ka rënë,
si në Bisej në Shëndre,
kur dimrat ishin të egër e të rëndë…
O qenia ime e dytë,
që lot nuk sheh te sytë!
Mos u shqetëso e dëshpëro për mua!
Edhe në këtë jetë- varr,
e kaluara që më krijon shumë mall,
shëndet është për mua. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:05 pm | |
| Ajo më burrëron,
për jetën më shtohet dëshërimi,
si llavë vullkani ushton besimi.
Krenohet balli nga ideali,
damarët sa s’pëlcasin nga durimi,
zemra rreh si çekani.
Në gjoks varet krenaria.
Vetullat e sytë
qëndrojnë si karakolle shpëtimi.
Pasqyrë bujare!
Tek ti shoh besimin e shpresën.
Për ditët që vijnë,
do të ndiej shpëtimin.
Pas vuajtjeve e mundimit,
me buçimë do të vijë
kënga e përparimit.
Do të rritet fara e mbjellë.
Toka prodhim do të japë,
begati e gëzim për të gjithë.
Dielli do të ndriçojë
e ngrohë përsëri.
Do të marrë fuqi Njerëzimi! | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:06 pm | |
|
TRIUMF INTELIGJENT I TË MADHIT
Sfera e gjuhësisë dhe ajo e përkthimit
Petro ZhejiËshtë shquar në lëmin e përkthimit dhe në procesin studimor, duke arritur në pika kulmore të kohës. Në fillesë të studimeve të larta u vërejt një mospërkim i aftësisë së shfaqur me atë çka studioi, u arsimua. Ndoqi studimet në Universitetine Tiranës, në fakultetin e Shkencave Natyrore, Dega Matematikë, por arsimi i tij nuk u ndal këtu, por vijoi dhe me përfundimin e studimeve në Fakultetin e Filologjisë, Dega Gjuhë – Letërsi, ku kishte dhe prirje. Por me gjithatë në jetën e tij të mëvonshme ky dyarsimim i lartë e ndihmoi për të ecur në rrugën që projektoi, pasi kishte një kombinacion dinamik midis shkencave të sakta dhe të përpikta dhe artit të studimit të fjalës. Ai lindi në Tiranë në vitin 1929. Iu përkushtua në fillesë profesionit të mësuesit, pastaj, si rrjedhojë e zotërimit të disa gjuhëvetë huaja, mori përsipër barrën e madhe të përkthtyesit. Petro Zheji, në përkthimete tij, iu drejtua kryeveprave të Letërsisë Botërore duke përkthyer me aftësi e talent të jashtëzakonshëm Miguel Servantesin, veprën e tij madhore “Don Kishoti i Mançës”, e cila u pronësua menjëherë nga lexuesit, të cilët u njohën me një vepër me frymëmarrje të madhe dhe me një stil të veçantë. Pas kësaj Petroja solli në shqip shkrimtarin e madh rus Leon Tolstoin me veprën “Ringjallja”, e cila përcillet me tonalitet dhe me mjaft mjeshtëri. Leon Tolstoi “flet” shqip bukur në këtë vepër. Përkthimet e tij | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:06 pm | |
| të mëvonshme janë: “Kambanat e Bazelit” e Lui Aragonit. Po kështu një sukses i tij i madh është dhe sjellja në shqip i novelave të Maksim Gorkit, një mjeshtri tjetër të madh i botës shkrimore ndërkombatare. Një punë pasionante, sa e vështirë, por edhe e bukur në të gjitha veprat që përktheu dhe që u botuan, por disa prej syresh nuk e patën këtë fat, pasi “selektiviteti” i sistemit i mënjanoi “prurjet” e përzgjedhura të Petro Zhejit. Krahas artit në lëmin përkthyes, Petroja ka një shquarje dhe një rol parues në lëmin e studimeve shkencore, sidomos në fushën linguistike. Për t’u evidentuar është puna kërkimore e tij në këtë fushë e pasqyruar me natyralitet, bindësi e argumentësi në veprën “SHQIPJA DHE SANSKRISHTJA”, një vepër mjaft “ngacmuese” dhe kryefjalë në këtë fushë. Një nga meritat e tij më të mëdha është se ai është krijuesi, themelues i filozofisë ekzistencialiste në Shqipëri.( Si përkufizohej Ekzistencializmi? Si rrymë filozofike e imperializmit, që merr si parësore ekzistencën, të kuptuar si tërësi përjetësimesh, që paraqit jetën si di/ka në kohë të shterpuar, e shkëput njeriun nga realiteti, nga shoqëria, veprimtaria shoqërore dhe e mbyll në vetvete, ushqen pensimizmin dhe frikën e përjetshme, para vdekjes; shpreh dekadenten në letërsi e artet e epokës. Vetëkuptohet që një trajtesë e tillë e pikëpamjeve të Zhejit, nuk mund të lejoheshin të lulëzonin në sistemin totalitar në botën studimore).
Në vitin 1990 ka emigruar në qytetin e Detroitit, Miçigan, në SHBA, ku vijon të punojë me përkushtesë në fushat, ku tashmë ka “skeptër”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:08 pm | |
| Petro Zheji, ose kur flasin të mëdhenjtë
Shënime rreth veprës studimore të Petro Zhejit, “Shqipja dhe Sanskritishtja”Fatmirësisht, në historinë e trazuar të këtij vendi, ka patur e vijon të ketë individë të shquar, prania e të cilëve na ka ndihmuar e na ndihmon të ndjehemi dikushi si komb. Janë individë me zemër të madhe e mendje të gjerë, të cilët kanë ditur e dinë t’ia kushtojnë jetën kombit të tyre. Është fjala hiç më pak, po për individë prania e të cilëve na e nxitin në mënyrë të vetvetishme ndjenjën e krenarinsë e të vetëdijes kombëtare. Një nga këta individë është z. Petro Zheji. Për mendimin tim e, me sa kam arritur të di, edhe për mendimin e atyre pak njerëzve përnjëmend të kulturuar, z. Petro Zheji vezullon si një nga figurat më të shkëlqyera që ka nxjerrë ndonjëherë kultura shqiptare: një iluminist i madh, një rilindas i njëmendtë i epokës moderne shqiptare, një demiurg i përmasave europiane e botërore, një mendje universale e gjithëpërfshirëse, që nuk është se gjendet lehtë në kohët tona. Personalisht, e them me plot gojën se: mendja e këtij individi ka përmasa gjeniale dhe nuk përfshihet në asnjë nga sistemet aktuale të krahasimit dhe të vlerësimit, që ekzistojnë ndër mjediset kulturore shqiptare. Pra, Zheji është jashtë gare, ose përmbi garën. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:09 pm | |
| Shumica e njerëzve e njohin si përkthyes, sidomos si përkthyes të “Don Kishotit” të Servantesit. Punë e jashtëzakonshme: është e lehtë të konstatohet që e ka kapërcyer plotësisht nga ana artistikisht pjesën e parë të përkthyer nga Fan Noli. Askush nuk mund të më kundërshtojë për këtë. Për më tepër, mendoj se z. Zheji do të qe në gjendje t’i rimerrte veprat e përkthyera nga Noli, duke ia dalë mbanë t’i realizojë më mirë. E jo vetëm veprat e përkthyera nga Noli. E jo vetëm sa i takon përkthimit. Sepse dihet: aty ku shfaqet z. Zheji, mitet e idhujt rrëzohen në mënyrë krejt të natyrshme. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:10 pm | |
| Po të lexojmë veprën e tij madhore “Shqipja dhe Sanskritishtja”, vërejmë se epërsia dhe veçanësia e zotit Zheji janë të padiskutueshme, por me këtë që po themi mund të bien dakord vetëm individët përnjëmend të kulturuar, të vetmit që mendojnë shqip, të vetmit që e kapërcejnë egoizmin e sëmurë dhe janë në gjendje të entusiazmon çiltërsisht për arritjet e të tjerëve. Sa për mendjengushtët, cinikët, cmirëzinjtë, mediokrit, për ata që thjesht janë të llangosur me pakëz kulturë, nuk ia vlen të merren fare në konsideratë. Jam i bindur se zoti Zheji, duke patur parasysh faktin se përmasat kulturore dhe dija e gjithanshme ia kanë zgjeruar pa masë horizontin shpirtëror, ndjen për ta keqardhje dhe dhimbsuri të sinqertë. Por epërsia e zotit Zheji ndaj studiuesve të tjerë të gjuhës shqipe, vijon të mbetet në këmbë, do apo s’do ai vetë, në mënyrë të vetvetishme e jo si qëllim më vete; si rrjedhojë e një përkushtimi thjesht e vetëm profesional dhe shkencor, e jo si pikësynim; si rezultat i paqes e jo i luftës. Dikush mund të këmbëngulë se epërsia e tij qëndron në faktin se ai njeh shumë gjuhë të huaja. E vërtetë: një njeri që lexon, fjala vjen në dhjetë gjuhë të huaja, i ngjan një deti që ushqehet nga dhjetë lumenj. Nëse lumenjtë mungojnë, deti shndërrohet në një moçal. Si rrjedhojë, gjeografia jonë studimore është përplot me moçale. Kemi jo pak | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:10 pm | |
| frymorë që vetëquhen historiografë, gjuhëtarë, etnologë, etj, të cilët dinë vetëm një gjuhë të huaj, edhe atë sa për të komunikuar me policin e doganës. Ose hiç! Dhe, për turp, këta individë kanë goxha zë në kapitullin e shkencës sonë akademike. Normalisht, të paaftë dhe frikamanë e sidomos të paditur siç janë, këta shkencëtarët e sotëm të gjuhës shkojnë mbas qerres së indoeuropianistëve dhe albanologëve të huaj, të cilët kanë bërë dikur zbulimin e madh se shqipja na rridhka nga latinishtja! Pse? Sepse këta gjuhëtarët tanë, duke mos njohur latinishten, greqishten e vjetër, sanskritishten, etj, nuk mund të kenë kurrfarë njohjeje as për limfën pellazge që rrjedh në pemën e gjuhëve indo-europiane, pemë tek e cila besojnë thjesht pse besojnë gjuhëtarët e huaj; dashtë Zoti, e inshallah e njohin mirë shqipen. Një leksion i vogël: të njohësh gjuhën shqipe nuk do të thotë të njohësh thjesht standardin zyrtar, por të njohësh gegnishten dhe të gjithë mozaikun e larmishëm të nëndialekteve të veriut e të jugut, të cilët përbëjnë një pasuri të jashtëzakonshme. I njohin? I flasin? Nuk e besoj. E, normalisht, si mundet të kuptosh se ç’është shqipja, si mund ta pranosh idenë se shqipja është e stërlashtë, nëse korpusin e saj leksikor nuk je në gjendje ta krahasosh me korpusin leksikor të dhjetë gjuhëve të tjera, ose së paku të atyre gjuhëve që na u konsiderokan si mëma, halla apo teze të shqipes, si për shembull latinishtja, greqishtja e vjetër e sanskritishtja? Kush tha që injoranca nuk është argument? Është që ç’ke me të, sepse prodhon “realitet” me bollëk! Në Shqipëri ka prova të pakundërshtueshme e të mjaftueshme që injoranca është argument i paepur; tekefundit, | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:10 pm | |
| kjo është arsyeja pse gjërat shkojnë kaq mirë. Në mënyrë të tërthortë, përmes cilësisë së veprës së tij, Petro Zheji na porosit që të bëjmë kujdes për të mos i ngatërruar shkencwtarët me rrogtarët. Me këtë rast, e gjej të udhës që, disa pseudoshkenctarë, t’i konsideroj stratiotë apo spahinj të shkencës së gjuhësisë. Punojnë pse paguhen. Po të mos paguhen nuk punojnë. Pse, kjo është shkenca? Ky është shkencwtari?! Petro Zheji nuk është vetëm poliglot. Mes tjerash, ai zotëron edhe dy cilësi madhore: këndvështrimin e mahnitshëm origjinal, metafizik e zanafillor, si dhe guximin për të thënë një të vërtetë që, shkenca jonë zyrtare, e ideologjizuar, e politizuar dhe e inferiorizuar siç është, nuk ka këllqe ta bëjë. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:11 pm | |
| Sanskritishtja si nënbashkësi e shqipes
Homeri i quan paraardhësit tanë pellazgë hyjnorë, ndërsa të folmen e tyre e quan gjuhë të perëndive. Pra, Homeri u ka kënduar madhërishëm popullit e gjuhës sonë të lashtë, duke i himnizuar e lartësuar sa s’ka më. Sa i takon cilësimit të parë, ka shumë hamendje, por të gjitha hamendjet, pak a shumë, duan apo s’duan një pjesë e studiuesve shqiptarë e të huaj, qendërzohen në një: Pellazgët njihen si një ndër popujt më të lashtë, origjina e të cilit humbet shumë e shumë përtej historisë. Pra, cilësimi i parë, në një mënyrë apo një tjetër, dihet. Por, kur është fjala për cilësimin e dytë, askush nuk ka ditur e as di të na sqarojë në mënyrë bindëse se, përse Homeri e ka lartësuar kështu gjuhën e pellazgëve, pra gjuhën e paraardhësve tanë të lavdishëm. Përse gjuha e pellazgëve hyjnorë ishte gjuhë e perëndive? Sigurisht, jo thjesht pse nëpërmjet kësaj gjuhe u kënduan Iliada e Odisea; jo thjesht pse përmes saj u krijua teogonia e parë në botën antike të njohur; jo thjesht se nga pellazgjishtja u krijua Kroni, Zeusi, Poseidoni, Hermesi, Rea, Demetra, etj; jo thjesht se më pas kjo gjuhë polli greqishten e vjetër dhe latinishten, por sepse qëndron në themel të të gjitha gjuhëve të tjera, sepse është matricë e tyre, sepse është kazani më i vjetër në të cilën janë gatuar të gjitha gjuhët e tjera. Gjithsesi, është një njeri që na sqaron më së miri se pse pellazgjishtja është hyjnore, dhe është gjithashtu një libër që na bind në lidhje me këtë. Dihet: ky njeri është Petro Zheji. Dihet: vepra është “Shqipja dhe Sanskritishtja”. | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:11 pm | |
| Që në fillim të librit, Zheji thotë diçka që mendoj se duhet mësuar përmendësh nga gjuhëtarët tanë: “Përsa i përket shqipes, megjithë meritat që kanë librat e studiuesve të huaj dhe shërbimet që i kanë sjellë disa prej tyre çështjes shqiptare, e sidomos në periudhën e Rilindjes sonë, duhet pohuar se ato lënë shumë për të dëshiruar. Përgjithësisht, duke lexuar këto studime, bindesh përherë e më tepër se për shqipen mund të flasin me siguri të plotë vetëm shqiptarët”. Diku tjetër, duke trajtuar gabimet dhe keqkuptimet e G. Majerit, i cili e nxjerr shqipen borxhleshë dhe huamarrëse të gjuhëve të tjera, Zheji, mbasi shprehet “shqipja shquhet si huadhënëse e jo si huamarrëse”, citon dhe shprehjen e thukët që Çabej ka thënë në lidhje me gjuhëtarin gjerman: “Në këtë mënyrë, ky dijetar s’pati mundësi ta rrokte gjuhën shqipe prej trungu, por e rroku prej degësh”. Në “Shqipja dhe Sanskritishtja”, sa i takon tezës së lashtësisë zanafillore të gjuhës shqipe, Zheji e shpërfaq veten vazhdues të denjë të dijetarëve të Rilindjes shqiptare, si: Jeronim de Rada, Sami Frashëri, F. Bilotta, V. Pasha, Naim Frashëri, K. Kristoforidhit, etj. Duke u bazuar në dijet e tyre, por ndonjëherë edhe në mënyrë profetike, rilindasit pohuan njëzëshëm që gjuha shqipe është shumë e lashtë dhe mëmë e greqishtes dhe e latinishtes. Përgjithësisht pohuan, por nuk argumentuan. Ai që argumenton në mënyrë thellësisht shkencore është Petro Zheji. Ai beson plotësisht në pikëpamjen e rilindasve, dhe i përvishet punës, duke arritur t’i vërtetojë, ashtu siç Shlimani besoi fjalët e Homerit dhe arriti të zbulonte Trojën. Sigurisht, krahasimi çalon shumë | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:12 pm | |
| sa i takon kriterit të profesionalizmit, sepse Zheji është një gjuhëtar klasi, ndërsa Shlimani një arkeolog diletant. Gjithsesi, kemi të bëjmë me dy zbulime të mëdha, të cilat mbështeteshin në dy dëshmi fjalësh, të pandehura si hipotetike. Për gati një shekull të tërë, studiuesit e mëvonshëm vijuan të mendonin se këndvështrimi i rilindasve tanë në lidhje me lashtësinë e gjuhës shqipe, i kishte bazat në nevojën urgjente për të rimëkëmbur vetëdijen dhe krenarinë kombëtare tek shqiptarët, pra në sajimin e një iluzioni që do ndihmonte në çlirimin shpirtëror dhe kombëtar. Por nuk është kështu. Iluzioni ka të bëjë me studiuesit e mëvonshëm, ndërsa rilindasit thonin të vërtetën e vetëm të vërtetën. Petro Zheji na bind për këtë, në nivelin më të epërm shkencor, duke shtuar se shqipja nuk brendashkruan veç greqishten e latinishten dhe gjuhët që derivojnë prej tyre, por gjer dhe sanskritishten, gjuhën e indianëve të lashtë, gjuhë që konsiderohet më e vjetra. Ai merr njëqint fjalë sanskritishte dhe u vë përballë njëqint fjalë shqipe. Për mungesë hapësire, po paraqesim vetëm disa prej tyre: | |
| | | Kristaq F. Shabani Miqte e Forumit
Numri i postimeve : 11718 Age : 65 Vendi : Gjirokaster, Albania Profesioni/Hobi : Poetry Registration date : 04/07/2008
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 Sun Jul 18, 2010 10:12 pm | |
| Sanskr. Shqip
varga varg, vatsa viç; vatsa vit, vjet; bhara barra; antara antar; ulka yllka; krimi krimbi; arya ari; lipsu lypës; lap llap; vrana e vrame, vrânë; koça koqe; tris trish; cud cyt; tata tata. | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10 | |
| |
| | | | "INTELEKT 2001..." Nr. 10 | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |