Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:20 pm

Dua të theksoj këtu që e rëndësishme është dhe përgatitja e kumteve, referenca nga autorë italianë që janë referuar (mbajtur ) në Simpoziumiet Ndërkombëtare në Gjirokastër, Tiranë.

Autorët italianë kanë marrë pjesë me krijimet e tyre në Mitingjet poetike të zhvilluara në fund të simpoziumeve, ku mjaft poetë italianë janë vlerësuar më /mime. INTERPRETIME NGA POEZITË E BOTUARA NË REVISTËN “POMEZIA DI NOTIZIE” TE DOMENICO DE FELICE, ROMA , ITALI


DOMENICO DEFELICE , FLAVIA LEPRE, GORGINA BUSCA GERNETTI , SANDRO ALLEGRINI , SANDRO ANGELUCI, MARIA ELENA DI STEFANO, NIKOLETA SCALERA. ANNA VETURA ,VITTORIO BACCELLI, BIANCA MADECCIA, GABRIELLA GIANFELICI, PACIFICO TOPA, ADRIANA MONDO , MARIA LUISA SPAZIANI, ADRIANA MONDO, LUIGI DE ROSA, LORETTA BONUCCI, GIOVANNA MARIA MUZZU, MARIAGINA BONCIANI, GIOVANNI CIANCHETTI”, ANTONIA IZZI RUFO, GIUSSEPE CONTI, MARIA LUISA DANIELE TOFFANIN , EMILIA BISESTI, MARIA ANTONIETTA MOSELE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:28 pm

KËTË VIT NE DO TË MARRIM PJESË NËDISA ANTOLOGJI MË GJUHËN ITALIANE.

Ne kemi përzgjedhur sot për të prezantuar shkurtimisht

Monografinë për poetin , shkrimtarinë Alberto Moravija, shkruar nga Dr. Gëzim Rredhi, pedagog në universitetin Eqrem Çabej, Gjirokastër, “Antologjinë me poetët italianë’ ku janë gjigandët e poezisë italiane përkthyer nga përkthyesi Sinan Vaka, poeti Ligor Shyti, i cili ka përkthyer mjaft poetë italianë, kryesisht nga Mottola e Italisë si dhe “Mesazhi i detit” përkesë me motivimin e sotëm të peotes Elefteëria Kallojeri, përkthyer në italisht nga poetja dhe përkthyesja Aleksandra Shabani.

Miqësia do të shënojë kulme të reja dhe trajtesa të reja bashkëpunimi e vëllazërimi dhe fokusi i bashkëpunimit do të jetë më i madh.

Ju faleminderit edhe në emër të poetëve të dy vendeve të dy vendeve,anëtarë të Lidhjes sonë me qendër këtu në qytetin e bukur të Gjirokastrës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:29 pm

Veprimtari prezantuese

Frashtan Dropull i Poshtëm

Qershor 2010



Pershendetja e Presidentit te Lidhjes Internacionale “PEGASI” Albania në prezantimin e librit “ Shamitë e holla te hedhura” të krijuesit Vasil Pirali.



Faleminderit që na krijuat mundësinë e pjesëmarrjes.

Zoti Vasil, suksese në rrugëtimin e bukur, por të ëvshtirë poetik…

Artdhmëria do të ketë më shkëlqim syri, më dritëzim. Dollitë do të ngrihen më hareshem për Nerajdhat. Është një sy që lëviz dhe kundron.

Nga libri juaj “Shamitë e holla të hehdhura” do t’ju bëj një surprizë. Kam përkthyer në gjuhën shqipe vjershën

“Në dasmën e Vasilikisë do të ngrija dolli, por…”



Sot do të bëja urdhërime hareje.

Do të ngrija dolli

Këngë të Nerajdhës të Bandillit

Do të “mirëseardhej” në fshat i gjithë Mërgimi…



Por vjedhës shpirtmarërs fshehtazi

Jetën tonë e sfumuan nga hareja,

Pikëzoi loti në tavolina

E pijetuan gjithsishëm në dolli.



Melankoli - hidhëresa u përkul nga peshimi,

Nata kaloi e memectë,

Ra mga buzët dhëmbërimi

Zemërza jonë copëzonte xham...

Duke përfituar nga prezenca jonë këtu, në pamundësi kontakti direkt, jam i autorizuar që t’I dhuroj shkollës 9 vjeçare Frashtan të Dropullit të Poshtëm , Gjirokastër librat e autorëve grekë të kohës së sotme moderne: Panajota Hristopullu Zaloni, Leta Kucohera, Jota Fotiadhu- Ballafuti, Iro Aleksandhraki

si dhe Antologjinë “KORSI E HAPUR” Autorë të Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” , dhe autorë të tjerë nga vendi dhe bota. Po kështu dhe librin “Zgjedhjet e zonjës Friman” të shkrimtarit grek Petro Abatzoglu, përkthyer nga përkthyesi gjirokastrit Leonard Mero. Dua të theksoj se gjithë këto libra mbajnë vulën përgatitore të Lidhjes sonë dhe japin kontribut në shkëmbimin universal të vlerave .



Në këtë veprimtari Kryetari i Lidhjes NPSHA “PEGASI” ALBANIA poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani shoqërohej nga poeti Niko Dhimo, Poeti Hadër Mevlani dhe gazetari i mirënjohur sportiv Sokrat Papadhopulli.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:30 pm

Në vend të një portretizimi...

Një hapje e vogël sipari për një intelektual emërmadh

Filip Meksi, një zhejot tipik, një njeri vizionar, energjik, kërkues, por edhe tolerant, gjithmonë i etur për kulturim dhe dije, ka luftuar me përkushtim për të dashur vendlindjen, paçka se ka qene i shkëputur për hir të profesionit të tij si ushtarak në disa qytete të Shqipërisë si: Vlora, Shkodra, Tropoja , Ballshi,Tirana. Ky njeri profesionist në specialitetin e tij ka dëshmuar kulturimine familjes së tij , por edhe të”qytezës industriale” të Zhejit të bukur me atë arkitekturë të spikatur e prejardhur si rrejdhojëe “kundrimit “ të syrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:30 pm

vëzhgues, por edhe e mbrujtur edhe me elementë dinamikë kjo e krijuar edhe falë përvojës zhejote... I gjithë Zheji është një tablo e pikturuar bukur nga natyra në çdo cep të tij e duke u ngritur madhështor mbi të Perëndia e Shkëmbit të Zhejit... Njeriu sykaltër merrte frymëzim në profesionin e tij nga vendet e bukur atë Zhejit... Njeri korrekt dhe me një prezencë tipike të mbajtjes së uniformës ushtarake, por edhe me komunikimin ndërnjerëzor me vartësit, shpesh herë me aftësinë e tij gjuhësore dhe lakonike të ëmbël, ose siç shprehemi ne shkrimtarët , gjuhëtarët fjalësin e tij të përpunuar , dinte të futej në shpirtrat njerëzore... E ku nuk punoi dhe veproi Filip Meksi, një libër i veçantë jetësor dhe s’u mbajt mend për profesionalizmin etij, për aftësinë etij, për fjalën e tij, për buzëqeshjen e tij dhe shpesh u harrua nga shkruesit, të cilët u kanë thurur lavde, apo lavdërime atyre që ndoshta e meritojmë shumë më pak se Filipi... Ai sot është në një pozicion dominant atje larg Shqipërisë në Londër me familjen e tij,bashkëshorten djalin dhe vajzën dhe ardhmërinë e familjes Meksi, por si gjithmonë ndjek zhvillimet shqiptaren dhe zagorite, lidhet me të afërmit, miqtë e tij,... Shpesh herë merr dhe “inkursione” të bukura në Shqipëri, duke “shkelur” vendet që atë e nostalgjojnë dhe që ky njeri ka kujtime të bukura.... Nga Londra, nëpërmjet mjeteve logjistike të kohës është afër të gjithëve ... dhe shtëpisë së origjinës së tij në Zhej, të cilën e ka ngritur së toku me vëlezërit e tij Leonidhën, e Jorgon...

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:31 pm



Poezia moderne bashkëkohore

Poezia turke



Turqit flasin shqip fal meje.





Betül Dünder ka lindur në vitin 1975 në Stamboll. Ajo është diplomuar në Universitetin e Anadollit dhe ka punuar si aktore dhe drejtore teatri për shumë vite. Poezia e saj e parë është publikuar në revistën letrare “Varlik” dhe përmbledhja e saj e parë “Ayna Yougunlugu” (Pasqyrë Lodhje”) u publikua në vitin 2006.



Korije e mjerë





Vetmia e natyrshme

më bëri të them atë çka thashë,

unë i lashë shumicën e të dashurve të mi

të ikin larg,

derisa duke u bërë mërzi e përjetshme,

zemra ime!

vend shkëmbor i gurtë i gjuhës sime,

çfarë gëzimi ka për të nisur ditën,

me duart e nënës sime në fotografi

ajo sjell në mend shumë njëherëshi:

“Mos harro të këndosh këngë!”

Këtë unë e di mirë,

për mua, detet janë për t’i vizatuar .

Unë isha gjithmonë e rrezikuar,

falë vetmisë së natyrshme .

Unë di kaq kam shumë emra për t’i fyer fëmijët.

Zemra ime ! edhe sikur

ambulancat të përpiqen

t’i japin fund për ty.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:32 pm

2. Emel İrtem lindi në Eskişehir – Seyitgazi në vitin 1969. Ajo është diplomuar në Universitetin e Stambollit, Departamenti i Gjuhëve Latine dhe Letërsisë. Në vitin 1999 libri i saj i parë “Divaneliğe Dönen Pergel” është vlerësuar me çmimin poetik …..Murat Ariburnu. Poemat, historitë janë publikuar në shumë revista turke. Përmbledhja e dytë e poezisë “Zehirli Rüya” u publikua në vitin 2007. “Marcus ‘ un Lisan -i Kalbi” është libri i fundit i poetes, i publikuar në vitin 2008.





Kohë që po vjetrohet



Kohë të vjetra,

në të cilat ti mendon i lodhshëm,

kanë fund brenda meje,

derisa digjen me dritën e diellit të verës,

ndërsa ti rritesh në një cak të zbehtë,

zogjtë janë bërë të verbër.

E mësuar të qesh

me etiketat e manekinëve,

çfarë mendon ti mërzitje,

që më lëndon kaq shumë,

derisa duke menduar për gjëra të vjetra,

unë kuptoj që vera,

është hija e shallit

ti e njihje erën e braktisur

të pozicionuar vendeve të shkretuara

babai yt ishte atje,

ai të kishte dhënë ty

menjëherë briskun e rojes të drejtë të tij,

dhe ti kishe prerë grykën time me të,

çfarë mendon ti lodhje ,

ishte verë absurde .



Unë gjithashtu, u maturova

në kohë të vjetra,

tani vera është me myshk,

dhe shpirti im,

derisa duke u ndezur,

dritat e diellit,

e dinw

sa e dhimbshme

është të bëhesh i ngadaltë,

kush e di që, njëherë në kohë,

verërat ishin det me lule,

unë duroj

që të mund të heq dorë

prej dashurisë sime ,

por shpirti im është rritur kaq i lodhur.



Përkthyer në shqip nga agnlishtja: Aleksandra Shabani

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:33 pm

INTERVISTË ME BABANË E “BABA TOMORRIT”

(Fragment nga Fantareportazhi “Mysafirët e rinj të ÇAJUPIT”)



Ndërçast një bilbil ia shkuli për shtatë palë qejfe nëpër degët e rrapit tendëgjërë e sa s,na hutoi të tërëve, po më shumë mallshumin Andon.

- Eh, si e dredhin zërin bilbilat e Shqipërisë! – psherëtiu i ngazëllyer poeti. Ndërkohë nuk po shternin së zhurmëruari gjinkallat nëpër morinë e pemëve përreth. Andoni i pikasi e foli:

- Mor po sado të ngjireni ju cinxure e cinxëresha në garë me bilbilat e bilbileshat e këtyre maleve e korijeve, të humbura do dilni gjithnjë!…

Ne qeshëm me gjithë shpirt me pikasjen e poetit për kapjen me maturi të detajeve të natyrës përreth…

- Mos na zërë mbrëmja në Çajup, se sikur e kemi marrë “piano-piano”- foli duke drejtuar timoin me siguri të plotë në vetveteAndrokliu.

- Mos u ankoni hiç, se atëherë kur qeshë djalë, duhej të ruaje së pari kokën nga hasmi që të dilte mbi udhë e nën udhë, kurse ju mund të flini dhe jashtë e s’u prek kush.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:33 pm

- Nuk po na mungojnë këto çudira edhe sot edhe pse po shijojmë erë demokracie, të cilën e dëshiroje kaq shumë zotrote dikur, - tha njëri nga ne.

- Më falni, që u preva fjalën, - tha poeti.

- I falur qofsh përherë, zoti Andon! Sa ke punuar ti për këtë gjuhë e për këtë mëmëdhe, të punonim dhe ne e të tjerët ehuu, sa të paqme do ta kishim sot të folurën në gjuhën e mëmës; veç të kishim këtu dhe një të afërmin tënd nga Sheperi, Jorgo Bulon, që të bindeshe plotësisht…

- E kam vënë në dijeni dhe profesorin e sikur u kandis. Mund të vijë tani nga Gjirokastra, ku do gdhihej sonte, - sqarova miqtë.

- E kam dëgjuar shumë këtë emër, - u hodh Andoni, sapo dëgjoi emrin e professor Bulos. Jam krenar që Sheperi ynë po nxjerr djem të shquar për vete e për gjithë vendin. Kam dëgjuar e lexuar nga dora e tij… Në Tiranë vazhdon të jetë?

- Pikërisht aty vazhdon të banojë e të punojë fisnikërisht në dobi të letërsisë e gjuhës shqipe, - u dëgjua zëri I Evienit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:37 pm

- Hë, më i lumtë mendja e shpirti i pasur! Kësaj i them dashuri të vërtetë për mëmëdhenë unë, - uroi me gjithë shpirt Çajupi.

- U ka ujdisur të tillë uji i Gjinecit e gjithë ujrat e Dhëmbelit, që u ngritët të tillë ju të atij krahu, - përforcoi Evieni thelbin e bisedës, që me sa po shihej ishte si prelud i një kuvendi më të plotë që parashihej të zhvillohej gjatë orëve të qëndrimit te burimi I Bratit në Çajup… Ky…Jorgo koncioti më ka vënë në dije për një “Intervju”, siç thotë frëngu; Në rregull, pajtohem me çdo më pysni, veç t’ia kemi pa hile njëri-tjetrit, se boll u nginja me ca gjepura që më erdhën pandërprë , kur nxora “Baba Tomorrë”…

- Sos kemi për të ndarë gjë tapitë e letërsisë…që të sillemi të pafytyrë si ata, - përforcoi idenë e kuvendit Buloja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:38 pm

- Përkundër neve më shumë do na flasi sot zemra me Ty, zoti Andon, - sqarova unë, që lumturisht aty për aty u quajta nga poeti Jorgo Koncka. - Zgjodhëm muajin më të bukur të viseve tona, kur blerimi, lulëzimi e këngërimi i zogjve s’kanë të reshtur; kur bizbizimat e bletëve tahmaqare për nektar e polen s’njeh lodhje nga çasti që çel syrin e artë dielli e gjer sa e mbyll atë.

Zoti Andon po pinte dollinë e fundit, ku gjendeshin shëndetet e të tërëve emër për emër. Urimet e ndërsjellta përcilleshin më njëfarë zhurme karakteristike që krijohet natyrshëm në kësi rastesh, kur pjesëmarrësit me zë të ngritur urojnë shoqi-shoqin e gatiten të nfrihen për ta mbyllur gostinë mbresëlënëse.Si për habinë tonë e sikur të kishin marrë urdhër nga muza e zërit të bukur, Kaliopi, ia krisën këngës një tufë thëllëzash malore-pllajore. Ne ndaluam gjithçka e mbetëm si të ngrirë për të dëgjuar me etje atë sinfoni shpirtndjellëse… Unë rashë në meditime të menjëheshme vetvetiu bëra lidhëzimin tokë-Parajsë përmes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:38 pm

tingujsh thëllëzorë që mund t’I konvertoja kështu me gjuhën njerëzore:

“O ju njerëz, ku ishit sot?

U mblodhi I madhi Zot!

Këtë botë e atë botë…

Ju te Brati keni qenë,

keni pirë e keni ngrënë.

Të gjithë keni hapur xhanin

për Çajup margaritarin.

Le të thonë, si të thonë,

do këndojm’ siç kem’ zakonë

për bilbil poet Andonë!

Neve na zgjodhi behari i artë për mysafirë të ballkonit të jugut shqiptar, pllajës së Çajupit e sidomos të “njeriut mal”, Andon Zakos.

Të nderuar lexues, Mundet qëndruam ca kohë brenda një aventure tokë-qiell, ku nuk besoj se keni humbur, por keni përfituar diçka njerëzore në dobi të shpirtit tuaj. Ju lutem mos u pendoni për kohën që harxhuat duke më lexuar. Edhe sajesat e imagjinatës e fisnikërojnë shpirtin e vërtetë…

Jorgo S. Telo

Gjirokastër, mars – korrik 2006
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:39 pm

* * *

A duhet të vijojë festimi “Ditët e Çajupit”

Filloi një traditë e mirë në organizimin e festimit për të nderuar Çajupin e Madh në vitin 2009, ku protagonistë dhe nisiatorë të këtij evenimenti ishin intelektualët zagoritë në Gjirokastër dhe që u impulsua dinamikisht edhe nga Komuna e Zagories, por çuditërisht këtë vit u hesht. Shtëpia botuese “TOENA” mori përsipër edhe botimin e librit të këtij aktiviteti që nga vetë Drejtori i kësaj shtëpie botuese u quajt në fjalimet e tij të mbajtura në Gjirokastër dhe në vendlindjen e poetit si një aktivitet model, i organizuar mjaft bukur..., por për fat të keq premtimi mbeti “teorik”.

Në këtë veprimtari u prezantua dhe kolona e veprave të Andon Zako Çajupit, të përgatitura për botim nga Prof. Dr. Jorgo Bulo, Akademik.

Më poshtë po japim programin e këtij aktiviteti si dhe fjalimin e mbajtur nga Kryetarja e Komunës në Gjirokastër, te busti i poetit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:40 pm



“DITËT E ÇAJUPIT”

PROGRAMI I VEPRIMTARISË

“MAJA ÇAJUPIANE”

DATAT 27-28 Mars 2009

GJIROKASTËR, SHEPER- ZAGORI KOMBËTAR ANDON ZAKO ÇAJUPI



ORGANIZATORË:

KOMUNA ZAGORI GJIROKASTËR, SHOQATA ATDHETARE – KULTURORE “ ÇAJUPI”,

SHTËPIA BOTUESE “TOENA” TIRANË, LIDHJA E KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA

FAKULTETI I SHKENCAVE – SHOQËRORE UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ” GJIROKASTËR

27.03.2009(DITË E PREMTE) GJIROKASTËR

17.30 HOMAZHE TE BUSTI I ANDON ZAKO ÇAJUPIT

* FJALA PËRSHËNDETËSE: “ÇAJUPI, MERITON NDERIMIN MË TË MADH”

ANASTASI DUSHI, KRYETARE E KOMUNËS ZAGORI

* 18.00 AMFITEATRI I UNIVERSITETIT

PREZANTIM I KOLANËS SË VEPRAVE TË A.Z. ÇAJUPIT(1-5) PERGATITUR NGA PROF.DR. JORGO BULO

* FJALA HYRËSE AKILE VASI KRYETAR I SHOQATËS ATDHETARE- KULTURORE “ÇAJUPI”

* FJALA E BOTUESIT TË KOLANËS Z. FATMIR TOÇI

“BOTIMI I VEPRËS SË ÇAJUPIT , SIPËRMARRJE E NJË BOTUESI”

* REFERENCË: ”ANDON ZAKO ÇAJUPI POET KOMBËTAR DHE FIGURË E MADHE E RILINDJES KOMBËTARE” PROF. I ASSOC, DR. ROLAND ZISI, DEKAN I FAKULTETIT TË SHKENCAVE SHOQËRORE

* “SHTYSAT PËR NJË PARAQITJE PLOTORE TË VEPRËS SË ANDON ZAKO ÇAJUPIT” PR.DR. JORGO BULO (PËRGATITËS I KOLANËS)

* EKZPOZE E VEPRËS SË ÇAJUPIT

*PËRSHËNDETJE, MENDIME DHE SENTENCA NGA PJESËMARRËSIT NË VEPRIMTARI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:41 pm



DITA E DYTË 28 MARS (E SHTUNË) SHEPER, NË VENDLINDJEN E POETIT



10.30-11.15 HOMAZH TE BUSTI I ANDON ZAKO ÇAJUPIT

FJALA E MIRËSEARDHJES NË DITËT E ÇAJUPIT

ANASTASI DUSHI, KRYETARE E KOMUNËS

INTERPRETIME NGA KRIJIMTARIA E POETIT SHKRURTESË BIOGRAFIKE E ANDON ZAKO ÇAJUPIT (NGA MATILDA ÇEREPI)

NXËNËSIT E SHKOLLËS 9 VJEÇARE “ANDON ZAKO ÇAJUPI” GJIROKASTËR

ORA 11.30 KONFERENCË SHKENCORE

FJALA HYRËSE: “ÇAJUPI, REFERENCË KRENARIE, DINJITETI DHE ATDHEDASHURIE” DHIMITËR VAITI, KRYETAR I KËSHILLIT TË KOMUNËS

2. REFERAT: “ROLI I ÇAJUPIT NË LETËRSINË SHQIPE

PROF. DR. JORGO BULO , AKADEMIK

3. KUMTIM: “NJË “UDHËTIM” I SHKURTËR NË POLIEDRIZMIN KRIJIMTAR TE MAJËS ÇAJUPIANE” AKILE VASI, KRYETAR I SHOQATËS ATDHETARE- KULTURORE “ÇAJUPI” EVJEN PERI, STUDIUES, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I SHOQATËS ATDHETARE- KULTURORE ÇAJUPI”

4. KUMTIM: “NDIKIMET NDËRSJELLORE ÇAJUP- FOLKLOR”

STEFAN BULO, MËSUES I MERITUAR STUDIUES, KRIJUES

5.”NDIKIMI ÇAJUPIAN NË KRIJIMTARINË POSTMODERNE SHQIPTARE”

KRISTAQ F.SHABANI,I.W.A, W.P.S, SHKRIMTAR, POET, KRYETAR I LIDHJES SË KRIJUESVE “PEGASI”ALABANIA

6. KUMTIM: “VEPRA E ÇAJUPIT DHE TAKIMET E SAJ ME RRYMAT LETRARE”

ERMIR NIKA, STUDIUES

7. GRIMCA JETËSORE PIKANTE NGA JETA E ANDON ZAKO ÇAJUPIT

ALQI JANI, MËSUES I MERITUAR, STUDIUES, KRIJUES

8. INTERPRETIM NGA VEPRA E ANDON ZAKOS ARISTOTEL STEFANI, AKTOR

ME RASTIN E KËSAJ VEPRIMTARIE KOMUNA ZAGORI SHTRON NJË DREKË, KU PËRSHËNDET KRYETARE E KOMUNËS ZNJ. ANASTASI DUSHI SI DHE PARA DREKËS ORGANIZOHET NJË VIZITË NDERIMI TE SHTËPIA E STAVRO DHE SOFOKLI ÇAPIT

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:42 pm



Fjala e Kryetares së Komunës Zagori zonjës ANASTASI DUSHI TE BUSTI I ANDON ZAKO ÇAJUPIT



Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Të nderuar banorë të qytetit të Gjirokastrës të pranishëm në këtë homazh!

Të nderuar bashkrahinas e bashkëkrahinase zagoritë.

Të nderuar miq e dashamirës të trevës sonë…

Dita e 27 marsit është një ditë madhore që kujtohet dhe përjetohet historikisht, pasi është dita e lindjes të një prej figurave më të ndritura të Rilindjes sonë Kombëtare, të poetit të madh Kombëtar ANDON ZAKO ÇAJUPI, i cili u përpoq me mendje dhe me penë për Mëmëdhenë. Ne zagoritët, pa dyshim, kemi një krenari të ligjshme, pasi një burrë kaq i madh, kaq i ditur, një poet kaq i shquar, një mëdhetar kaq i flaktë e ka origjinën nga Zagoria jonë dhe e juaja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:43 pm

Jo pa qëllim ne vendosëm në mënyrë unanime që këtë vit, për herë të parë të festojmë DITËT E ÇAJUPIT, pasi, sa më shumë ikin vitet, aq më e lartë e madhështore ngrihet figura e poetit; aq më origjinale bëhet vepra e tij , e cila ruan vlerat, seriozitetin dhe ndikon drejtpërdrejt në ndërgjegjen shoqërore të Çdo shqiptari. Çajupi ishte i pari që dha alarme poetike të fuqishme që depertuan natyrshëm dhe zgjuan ndërgjegjen për kundërveprim. Stili, origjinaliteti, afria si dhe mënyra tingëlluese e thirrjeve drejtuar shqiptarëve për të luajtur vendit për Mëmëdheun, ndikuan katërcipërisht tek shpirti dhe zemra e Çdo shqiptari. Në këtë kuadër Çajupi shihet si një kontribues i madh i Çështjes kombëtare. Pas Gjirokastrës nesër më 28 Mars, ne do të festojmë në vendlindjen e tij dhe tonën, atje ku balta është më e ëmbël se mjalta. Duhet të nënvizoj se, Çajupi i ka bërë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:43 pm

nderet e tij Atdheut dhe Atdheu vazhdon t’ia bëjë, ta dojë, ta respektojë dhe t’i mësojë përmendësh vargjet e tij të fuqishme. Shumë studiues, shumë shkrimtarë, jo vetëm zagoritë, por edhe te tjerë nga vendi, kanë punuar e luftuar që meritonjësi të ketë gjithmonë meritën për kontributin e dhënë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptySun Jul 18, 2010 11:43 pm

Por për fat të keq ka ende neglizhime, pavarësisht nga kërkesat e njëpasnjëshme për të rregulluar KODRËN E RILINDJES, ku prehen edhe eshtrat e Poetit të madh. Gjirokastra ardhjen e eshtrave të Çajupit e ka pritur me nderim të madh, i ka mbajtur me kujdes e duke i vendosur lule në gjoksin e tij. Në ish Shtëpinë Pionierit, pavarësisht nga angazhimet e marra, ende busti i tij atje është i sakatepsur… Nuk mund ta shohim Andon Zakon ashtu, por duam ta shohim kështu! Një problem tjetër që shqetëson komunitetin tonë dhe më gjerë, është se, pavarësisht nga kërkesat tona për t’i dhënë titullin e lartë “NDERI I KOMBIT”, kërkesat mbeten pa u miratuar. A nuk e meriton Andon Z. Çajupi këtë nderim?

Të nderuar pjesëmarrës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:02 am

Të nderuar pjesëmarrës!

Komuna Zagori gjithmonë ka harmonizuar veprimet dhe ka zhvilluar veprimtari të dëndura për të nderuar të mëdhenjtë, ka bashkëpunuar me Shoqatën Atdhetare – Kulturore “Çajupi” si dhe me të gjithë kapacitetet intelektuale, jo vetëm të trevës, pavarësisht se ku jetojnë dhe punojnë, por edhe më gjerë që figura të tilla të vijojnë të jetojnë jetën e tyre kurrë të pambaruar…

Ne gjithmonë kemi nxitur veprimtari të këtij karakteri, po kështu dhe veprimtarinë e shkrimtarëve, poetëve dhe studiuesve të trevës sonë, të cilët janë të përkushtuar për të pasuruar historinë e krahinës. Nuk mund në këtë çast të mos falënderoj punën pasionante të Prof. Dr. Jorgo Bulos , akademik, i cili sjell sot kolanën e veprave të Çajupit, të botuatr nga z. Fatmir Toçi. Kjo është një periudhë rizgjimi dhe nderimi.

Ne do të vimë gjithmonë këtu të nderojmë atdhetarin e flaktë, poetin e madh, njeriun e mbrojtjes të së drejtës…. ANDON ZAKO ÇAJUPIN. Le të festojmë dhe të gëzojmësë bashku përvjetorin e ditëlindjes së poetit.

Ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:03 am

Botohet për herë të parë



Kumtim dαtë 28.03.2009 në Sheper, Zagori

Ndikimet Çajupiane në krijimtarinë postmoderne shqiptare”

Mbajtur nga poeti dhe shkrimtari Kristaq F. Shabani

Hyrësi

Së pari dua të kapërcej gardhime, apo piketa kokëposhtë të vendosura, të qymyrëzuar, inatçore që ofshajnë në një korim ndaj penës së artësuar, të cilën shpesh herë kërkojnë t’i humbin identitetin, kur ana e tij kreative ndikon natyrshëm në kreaturën e sotme. Andon Ζako Çajupi në këtë “territor” të lirë ka përftesa, pasi shigjeta e erudimit në vend të shkojë lart, ka luhatje të paqëndrueshme, si rrjedhojë e nivelit të dobët të leksiondhënësve, të studiuesve e të kritikës së mefshtë, të erudimit të tyre në krahasim me seriozitetin e kaluar apo me përvojën botërore të hulumtimit. Niveli i kuptimësisë këtu është është i qartë.

Trajtesa e këtij kumti është përvijim i zbulesave të nisura qysh në epokimin e ditirambeve dhe lënien në harresë të tingëllimeve të kambanave të shenjta, pasi rrahësit kaluan në proces ndryshkëzimi dhe shembëlltyra e pasqyrimit te bashkohësisë mbeti në një udhëkryq të stisur, akrepndalur, si rrjedhojë e paaftësisë dhe parimitetit ndalues të trajtesave subjektive. Sensi i trajtesës së sotme kërkon mendësi të reja. Ende, paçka nga studimi i realizuar në një këndvështrim të objektit të këtij kumti, nuk është përvijuar thelbësorja…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:03 am

2. Shfaqësi postmoderne Tashmë, kur rendja për në hapësira të kërkuara me fantazinë njerëzore apo të “mbinjeriut” po nxitohet të konturohet një arkitekturë tjerët poetike me diversitet më të madh, gjë që këtë e bëjnë poetët, të cilët janë pararojues, kanë marrë përsipër, në mbarë botën, që të merren dhe me artin e kritikës së njeri - tjetrit me gjetje fantastike figuracionale, me trajta operative dhe me shpejtësi prekëse qiellore, anueshmëri e karakterit filozo-erotik ambicioz, që konkurrojnë diellëzimin e sotëm, ku hënat dalin gjokslëshuar dhe bukurimi kalon caqe të sensit bukuror, kur krijohen gjendje ekuacionale poetike, kombinime të atyre që kurrë s’kanë harmonizuar në frazim që, si rrjedhojë e krijimit kundërsor dhe shtresor dhe kur po përforcohet ajo që “pesha e fjalës poetike ngrohëson, diellëzon, shfanit e shfaq, hap udhë të reja mendimore dhe fanarëzon dy-tre-katërkalimet, kur kandilët poetikë, merren pak parasysh çuditërisht Çajupi ynë dhe i të gjithëve nuk e lëshon skeptrin poetik, por ndodhet komod në përsiatjet postmoderne rrokëse, madje me efekte edhe ndikuese. Krijimtaria çajupiane që në fillesën krijuese (creative) ka pasë kapërcime, rrokje tematike dhe larmitet (apo larmishmëri). Nëse përdorim me aftësi shpjeguese, shprehëse, mund të pohojmë se zbukurimet figuracionalë janë kryefjalëzime të poetikës së tij, kryetentime të sjellshme, të kombinuara me një varganizm tejpërcjellëse ironie e artësuar, shpotitëse dhe efektive… përvëluese, dinamike, një depertim trajektues, ylberor mbi po ato konturet e profile të atij kompozicioni të ndërtuar një shekulll më parë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:04 am

Lirshmëmria e të shprehurit, udhëtimi plot nuancë figurative, portretizimi i thjeshtë, por bindës, sa herë hedh vështrimin apo kthen kokën… E njëjta konturë, e njëjta fanitje… të projektuara në ekranizime shpirti, por me krijimin e tij nis në udhëtim fantazinë për gjetje. Sado ndryshesë, ai mbetet një fshat vogëlor me kisha e varre, shtëpi si të futur në gjoksin prodhues të pasthirrmimeve dhe ofshamave mërgimore që përcillen jehonisht, jo vetëm te Kodra Sinoresh, Kodra Ujqish, Kodra Ndarëse, Kodra Vrasëse, Kodra Gjakëse, por pas çdo kthese e ikje… Mbi këto varre një ligjërim post modern, që çdo poet modern do ta kishte zili t’i këndonte bashkëkohërisht një jete princeshe të prerë ashpërsisht në mes, kur bukurimi, lulesa e saj flladitonte e flladiton….
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:04 am

Që ditën që vdiqe, qëkur s’të kam parë, lotët që kam derdhur, s’më janë dhe tharë…

Një poet i trajtës bashkëkohore mundet në një variacion të përsillej e të përsillej me fjalësin e tij shprehës dhe kërkues dhe të gatuante… këtë rrymëzim të ri liriko- elegjiak, një prezencë plot ngjyrim, plot mallëzim, plot tentativë për të kujtuar e fikur një dhimbje të madhe që s’e largëson dot…

Sytë tretësirë lotimi, dita e tunduar e ikjes, çrënie kambanash me gjuhë rrahësish frikse,/ marramendësisht ndryshkëzuar nga elegjia…./ Mbi pikëvrojtim resh, vështrimendur hapësirave,/

Vendeve parajsorë fanitet sytëpërlotur Evjenia…/ Kaq vite në parajsë, të mbajnë të zgjuar Ëngjëjt,/ Di që këtu ke një varr, përlotem me shpirt e zemër…/ Ja shekulli u bë një, plot i tërë, vajtoj ty e vajtoj djalin … S’ më mjaftoka një copëz ëndërr , por një jetë ëndërr ….Dhimbjet mbeten tek unë, se kapërcejnë dot malin. Variant-

Do të ruhej konteksti, por do të ndryshonte paksa ritmi.

Kështu mund të kishte shkruar Çajupi postmodernist… Shpesh thuhet se ai i nuhat të gjitha…. Po ky kategorizim a nuk i shërbeka idolizimit dhe trajtesë së Çajupit, i cili punoi me durim me këtë formatim vargu të ardhur nga Planeti i Ndjenjave, ndoshta dhe para kohe si mollë e pabërë?

Leximi apo rileximi i pasazheve sarkastike i stisjeve “dykotolidonare” poetike, me efekt prurës anatemon therës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 EmptyMon Jul 19, 2010 12:04 am

3.

Në kolanën e botuar “INTELEKT 2001…”, që i kushtohet tërësisht Zagorisë, kam theksuar:

Për Andon Zako Çajupin e madh është shkruar pak. Ndonjë mund të habitet. Kërkuesit shkencorë, hulumtuesit e veprës së tij, ndoshta, do të befasohen nga kjo mënyrë thënieje! Për Çajupin e madh është shkruar shumë, saqë ka vepra të shumta me zbërthim analitik, por s’është thënë e plotë ajo, që duhet thënë! Çajupi ka qenë korife i vargut të sintetizuar, brilant, të rrjedhshëm, ndjenjësor, të profilizuar me një logjikë të çuditshme poetike, që duhet të merret shembull edhe në të sotmen postmoderne. Shpjegimi i mënyrës plot tonalitet i të shkruarës, i kapjes madhore të temave, i plasticitetit letrar, i kombinacionit melodik, i harmonizimit të gjinive në ndërthurje çudibërëse, janë disa nga karakteristikat më tipike befasuese. Ironizmi, që ka formuar, e afirmon në një kult personal “gjinor”, i cili arrin në një sarkazëm të universuar, që përpin me mjaltizmin e thënies. Është shprehës autentik i kulturës prezente si dhe i shkollës ironike të trevës të ngritur në një gradient të lartë, por edhe i mendimit progresiv interesant dhe profetik. Karakteristika këto të poezisë së sotme bashkëkohore. Vjershat e Andon Zako Çajupit janë himne tërë ndjenjë, që lëshojnë alarme poetike në shpirtin dhe të pushtuar, të cilat e çojnë në këmbë për të protestuar, për të liruar veten edhe kur ka pronë mendimin e lirë, por në të vërtetë më i robëruar se kurrë… Thirrjet himnizuese poetike të Çajupit janë kontrolle historike të individit, shoqërisë dhe kombit dhe krijojnë precedentin e rikontrollit…Kjo forcë e ka zanafillën te shkolla zagorite, te folklori i pasur mbi të cilin është ngritur vepra e pavdekshme. Ko tregon supermacinë poetike, të krijuarnë shtresa bazimi liriko-epiko-psikologjiko-sociale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 10 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 10 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... , 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: