Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:50 pm

K.Th. Spiri edhe kërkesat nga fshatarët e tij, që ishin ngritur në poste të larta qeveritare do t’u bënte me humor e satirë bashkë si: “Kiço ti e Kiço unë, Ti ministër, unë kapistër. Dil Kiço se kam pak punë. Katër dhën e katër dhi, ka poeti në shtëpi. Dil, të na dalë sikleti, kërkon djali bursë shteti”. Vjershat e tij përhapeshin si trakte gjithandej. Ato ishin të hidhura, sidomos për kohën që thureshin. Shpesh e qërtonin, e thërrisnin, e dënonin, por ai nuk hiqte dorë. Për herë të fundit K.Th. Spirin e kam takuar në fund të sheshit të ]erçizit në Gjirokastër. Si e përshëndeta, e pyeta: ‘’]’thua, Kiço, a ke “kryer” ndonjë vjershë të re?”

“Nuk më lë “Komoteti i Partisë!”- më tha.

Dhe që atëherë nuk e kam takuar “K.Th. Spirin”, nga poetët më i miri, por vjershat e tij kanë marrë udhë dhe janë përhapur ngado.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:51 pm

* * * Krijime mbi shtrat popullor (e kultivuar)









POEZI EROTIKE NGA JORGO TELO

(Sipas meloritmit isopolifonik)





MOJ E BUKUR VETULLHËNA!



“Moj e bukur vetullhëna,

s’ta them dot, ç’ma thotë zemra!”



“Të ndiej kur më shkon te porta,

o bilbil me shumë nota”.



“Nuk më ndez kënga siç dua,

që të prek telat e tua”.



“Djalë, si s’më ke kuptuar,

Syt’ e mi e kanë të shkruar”.



“Mos ma lodh zemrën, moj mike,

se të di që s’je nazike!”



“Jo më pak të njoh dhe unë

dhe në jetë dhe në punë”.



“Të mos shkojmë monopatit;

mespërmes t’i biem fshatit”.



“Rreth e rreth do na këndojnë

zogjt’ e shumt’ që na rrethojnë”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:51 pm

NË SOFAT TË BUZËS



- Në sofat të buzës

të rri pakëz dua.

O moj zagorite,

me sy ç’po më thua?



- Buzët po më digjen,

buzët duan krua…

Të kuptoj, o djalë,

me sy të kulluar!



- Vallë, o moj mike,

ç’t’i ka përvëluar?

O moj zagorite,

me sy ç’po më thua?



- Prush m’i bëri malli,

zemra e dashuruar

Të kuptoj, o djalë,

me sy të kulluar!



- Prushi me prush, Xhane,

mallin a e shuan?

- O moj zagorite,

me sy ç’po më thua?



- Nuk e di ç’të them,

nuk e kam provuar

Të kuptoj, o djalë,

me sy të kulluar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:52 pm

MOJ E DASHURA SI ËNDRRA!



Moj e dashura, si ëndrra,

moj e dashura!

Pa trokitur hyn te zemra,

moj e dashura!

Ki kujdes, kur të vij unë,

moj e dashura!

Llozin portës mos ia vurë,

moj e dashura!

Pse të rri e të pres jashtë,

moj e dashura!

S’mbetet koh’ të lozim bashkë,

moj e dashura!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:52 pm

Ankesë për zënkën



Çevua vajti te Myftaraqi

te kapedan Stavrotaqi...

– O Stavro, të keqen unë,

të shikosh mishrat e mia,

janë bërë si mavria.

- Kush ti bëri, motra ime?

- M’i bëri Kolua me cimbe.

- - O Kolo, o djalë i njomë,

ti këtë s’e ke dhiqomë (të drejtë).

Edhe Kolua Stavron shikoi,

tha ta rrihte, por përtoi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:52 pm

Andon KONOMI

*

Për dy koqe kutruli



Del o yll, të dalë hëna,

të dalë Koço Kadëna,...

Djalë që kishte bërë mëma,

luftonte në mulli brenda...

Ra Leskaj në zi,

vranë Axhemin mbi mulli,

për dy koqe kutruli.* (lloj gruri)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:53 pm

Vetëtima në Çajup

Ditën duke u gdhirë e shtunë,

qysh të them i ziu unë,

Ditën zunë e pëllisnin qetë,

zënur qielli nga retë.

Tërë natën gjëmoi,

shiu e breshëri s’pushoi,

Ç‘feksi që në saba,

lart nga qielli zjarr ra.

Në Çajup në kafene,

ishin katër kafexhinjtë,

tregtarët dhe bekshinjtë,

Ilinë flaka llamburiti e zjarrtë,

sa doli te dera miku,

feksi sheshi si elektriku,

flakë të madhe u çeli

qe kësmet s’u këput

teli dreqi e marrtë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:53 pm

More mik, të trashë e zure...



More mik, të trashë e zure,

na u mburre me ca poture,

me ca levando që prure,

shtëpia po rri daulle,

s’ka një të zier fasule.

Katër qoshet e shtëpisë,

në mes.... i mavrisë,

ç’derman u bëhet fëmisë,

ngordhën për një çikë gjizë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:53 pm

Gole Zogo, Zhej

Në krijimtarinë poetike të bejtarit Gole Zogo, gjen një panoramë të Zhejit të dikurshëm, merr informacion të ngrohtë dhe një pasqyrim real të ndodhive, ngjarjeve, pasi evokohet e kaluara, sillen dhe ndalet në ngjarje edhe madhore. Krijimet e tij kanw karakter “toponomik”. Krahas kësaj, Golja ka një kujtesë të çuditshme, pasi mban përmendësh të gjitha krijimet e Andon Konomit. Falë tij shumë krijime të Andonit sot gjallojnë dhe transmetohen nga njëri te tjetri, duke ruajtur identitetin e krijimit autentik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:54 pm

* * * O Bucelth...

O Bucelth të erdha pranë, /ndenja mbi majat e tua, /mbi faqe lot më ranë /Bukuritw mw çmendwn mua.

O Bucelth, o mal i bukur,/ të ngroh dielli, të ndrit hëna./ Kwto maja aq bukuroshe,/ Tw gjithwve ua ka wnda.

O kalorës përmbi kalë,/ pa hidh sytë e shih një herë,/ këtë mal të bukur shumë,/ që Krijuesi e ka sjellë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:54 pm

* * *

Dola në breg të Perdharit,/ si dielli në majë të malit /dhe sytë me lot m’u lanë,

ment e mia larg më vanë,

Mu te lisi i Tërthorit,

si një trim qëndron në këmbë,

si një mbret qeveris vëndë,

dhe ka një hije të rëndë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:54 pm

* * *

I hedh sytë nga Bucelthi

për çudi,

Gropë e Tares te Mëlleza

fryn veri.

Në Kanik, mu te gorrica,

shkoj me vrap,

Vangjel Qendrua

del te stani

shikon vend rreth e qark.

*
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:55 pm

*

Kastelan në atë breg,

në ato ara

s’ka si ty,

i lidh dy fshatrat bashkë,

një kufi.

** *
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:55 pm

Burimeve të tua, Zhej,

rrjedh uji i ftohtë,

tek njëri e shova etjen,

tek tjetri s’vajta dot....

Zogjtë mbushin pemët

dhe me gaz këndojnë

e kënaqin shpirtin

ata që dëgjojnë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:55 pm

Vinë mentë ngjyra – ngjyra

Mëngjesi porsa ka dalë,

ka dalë Bejkua në shkallë,

ca i është rrudhur fytyra,

i vinë mentë ngjyra – ngjyra.

Plot inat e marifete,

ka zënë e po flet me vete.

Bëri plane, si ia kish ënda

që t’i hynte tjetrit brenda,

po çe do s’i shkeli këmba...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:56 pm

Katerina Kulo, Topovë

autore e librit “A zbrazet shpirti nga kënga“, gjithashtu edhe këngëtare popullore (interpretuese e këngës).



Mjaltë në lule e mjaltë në këngë

Atje ku thuret kënga,

me simbolet e Dhëmbelit,

Këngën ta mëson Mëma,

vargjet ngjajnë si rreze dielli...

Shihni si këndon Tefta,

si thur vargje Vasiliqia,

Ç’dritë skene jep Rovena,

Ylber kënge Zagoria...

Shndrit këngës Margarita,

thur vargje Eftimia,

dasmën udhëheq Mimoza,

Bekim nga Perëndia...

Mahnitet sot Çajupi,

me odën plot me poetë,

Vargje nektar ai pruri,

Vetëtima nxjerrin retë.

Buçet kënga në luginë,

Ç’ia thotë lulja lules- o,

Mjalt’ në lule e në këngë,

Rro, moj Zagorie, rro!



Si mali që vjen tek mali.

Engjëjt, që nuk bëjnë gjumë!

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:56 pm

Nder dhe respekt për Prof. Dr. Gjergj Zheji, i cili u nda nga gjiri ynë





Prof. Dr. Gjergj Zheji

Lindi në Tiranë në vitin 1926, ku mori arsimin fillor, 7 vjeçarin dhe të mesmin. Mandej vijoi studimete larta në UT, në Fakultetin Histori- Filologji, dega Gjuhë -Letërsi shqipe. Si rrjedhojë e aftësisë së tij, passi ushtroi profesionin e mësuesit në shkolla të ndryshme të vendit, u caktua pedagog në UT.

Ai, krahas ushtrimit të profesionit , u shfaq si një talent në fushën letrare, ku spikati në të gjitha gjinitë e letërsisë si: prozator, studiues dhe kritik si dhe përkthyes.

Veprate tij janë të larmishme. Gjatë veprimtarisë së tij shkrimore ka botuar pesë romane. Midis syresh mund të përmendim: “Muret e Krujës” , “Rusha”, “Kullat”; katër libra vëllim e tregime, katër libra për fëmijë; është autor i pesë teksteve mësimorë universitarë si : “Folklori shqiptar”, “Maja e çelur”, “Antologji e komentuar e letërsisë shqipe”(me bashkautor), “Bazat e vargëzimet shqiptare” 1983, “Vëzhgime metrike”, “Antologji e letërsisë shqipe” (me bashkautor) si dhe i tetë përkthimeve “Republika e Platonit”, “Per Gynt” e Ibsenit, “Fabulat e Krilovit” (me bashkautor). Duhet theksuar se ai ka shkruar dhe “A.Z. çajupi”, jeta dhe vepra si dhe “Mysafirët e çajupit”.

Është me vend të bëjmë një përkufizim, ndoshta evident: Gjergj Zheji ka dhënë një kontribut parësor në gjuhën e letërsinë shqipe, në fushën e studimit dhe të kritikës si dhe në folkloristikë. Veprat e tij në gjininë e romanit shquhen për trajtesën, gjallërinë dialoguese, për kërkimet e vlerës, për tablot figurative, për përshkrim thelbësor personazhesh, për forcë intriguese, për gjallim aktesh dhe për vlera autentike. Këto tipizime e të tjera e klasifikojnë Zhejin ndër shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:57 pm

Hijet e maleve

fragment i shkëputur nga romani “Kullat”



*

Ndali. Iu zu fryma. Po sikur të kishte marrë me vete ndonjë plaçkë, ndonjë bohçe a send tjetër të rëndë? Do të kishte mbetur në mes të këtyre rrëpirave. Tani është pa gjë në duar, vetëm rrobat e trupit ka e megjithatë, po i zihej fryma…

Po si bëhet që të shkoi tek ai pa marrë me vete një plaçkë?... Po pandallonat kush ia ka hequr dhe i ka veshur sërish këto petka të gjata, që i ngatërrohen nëpër këmbë dhe s’e lënë të ecë lirisht?… Ajo nuk di gjë. Këto i di vetëm babai. Ai e lidhi këtë martesë. Ai i di të gjitha. Ajo po bën pikë për pikë siç e ka urdhëruar ai… U përpoq ajo, u përpoq Xhela, por të gjitha vajtën kot. E ja, tani ajo po shkon kështu, fill e vetme, në derë të burrit. Maja kalon dorën mbi faqet e djersitura mbi ballin e lagur nga djersa… Pastaj nis të rendë sërish.. Fshati i atij është ende larg, kurse dielli edhe pak edhe perëndon… Duhet të arrijë patjetër me ditë… Martesë e çuditshme… Por kështu e ka urdhëruar babai. Dhe sytë i shkëlqyen kur e urdhëroi. Sytë dhe sëpata e hollë e ngjeshur në brez…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:57 pm

Kur doli nga Gruzi, e ndjeu gojën shkrumb. Sikur dhëmbët t’i qenë bërë hi. Pastaj ai shkrumb i thatë iu bë farmak i hidhur. Atëherë, në udhë e sipër, zgjati dorën të këpuste një degë. Por e tërhoqi prapë me rrëmbim. Ato ishin qershitë e Arabeskave. Një mëngjes kishte kaluar me brigadën andej dhe kishte këputur një grusht qershish për vete e për shoqet. Ishin qershi të bukura, të mëdha, të kuqe, si qershi Burani. Po, tek po i vinin në gojë, një grua atje pranë, kishte thënë: “Ta dinë njerëzit se sa gjak është derdhur për këtë qershi, s’i prek kush as me dorë!”. Vajzat i kishin flakur tutje qershitë…

Fshati nuk dukej ende e dielli po perëndonte… Ishte ngjitur shumë lart. Mbi kokë tani kishte malin e Skënderbeut. Mbi pyllin e Sakaracit, gjithë pisha, kishin rënë rrezet e kuqe të diellit e krejt shpati dukej së largu sikur e vështroje nëpërmjet një xhami të kuq… Fshatit , që i doli përpara, i dredhoi. Duhej të mos e shikonte njeri. Fshati i atij ishte më larg, mbas asaj kodre…. Ra në gjunjë në një burim. Pa në ujë kufijtë e fytyrës së vet e pastaj piu me rrëmbim. Kur u ngrit, dhjetë çapa më tej shqoi një pemë qershie. Kokrrat skuqnin. U turr dhe këputi një degë. Ishin qershi të bëra mirë… por, sapo i preku me gishtrinj, kokrrat u nxinë, e humbën shkëlqimin: ajo hije e çuditshme buronte e zezë diku brenda lëkurës së tyre…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:57 pm

Largoi gishtrinjtë nga kokrrat. Shkëlqimi u kthye përsëri. Afroi dorën. Hija i errësoi…

“Hija qenkam unë!”, - tha dhe u tremb. Lëshoi qershitë në dhe. Hapi pëllëmbën e dorës dhe vështroi… Lëvizi gishtrinjtë me radhë e nuk dinte se ç’mendonte…

“E vdekur jam unë apo e gjallë?”.

Ajo e dinte se ishte e gjallë dhe ishte nisur për të vajtur te burri që e priste atje, në fshat, e priste me padurim, kështu i kishte thënë babai.

“Unë jam hije, - tha dhe në gojë iu mblodh vrer. – Një hije që shkon të bëhet nuse…”.

Një qen lehu diku. Maja u tremb dhe rendi me të katra. Rendte dhe mendonte për veten, që ishte bërë hije. Kur kishte ndodhur kjo? Kur u nis, qe gjallë. Për këtë ishte e sigurtë. Po si atëherë? Me siguri rrugës ishte shndërruar në një hije… O mbase nuk kishte shkelur kund, por zanat, nga zilia, se qe e bukur dhe po shkonte te burri, e kishin kthyer në hije… Po sido që të bëhej, qoftë edhe hije, ajo do të shkonte te burri. Ai e priste me padurim. Kështu i kishte thënë babai. ç’do të thoshnin nesër në fshatin e saj, kur ta merrnin vesh? ç’do të thoshte Dejaç po vajzat e tjera? Do të habiteshin shumë e do ta kishin zili. Si zanat. Sepse burri i saj nuk qe dokushdo: kishte një palë kulla si pallatet e përrallave. Ndërkaq, dielli kishte perënduar krejt. Yjet qenë ndezur në qiell. Patjetër duhej të kishte dalë edhe hëna, sepse Maja e shikonte hijen e vet që rendte përpara saj.

Si të ishte hëna atë mbrëmje? Duhej të ishte e bukur, plot dritë, se kudo, nëpër male e pyje, mbi pemë e mbi shkëmbinj, mbi ujëra e mbi re, kishte derdhur një dritë të butë, të ëmbël, si pluhur argjendi… Edhe mbi atë, Majën, duhet të ketë derdhur nga ky pluhur i çuditshëm…

Maja kthen kryet të shikonte hënën e bukur, po në qiellin plot yje, hëna nxin. Është si një lëmsh i zi leshi, si një njollë e madhe zifti…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:58 pm

Vajzës i priten gjunjët. “Hënë e zezë!”, - thotë e i dridhet buza. Maja kthen sytë të shohë yjet. Yjet nxihen edhe ata. Në fillim nxihen ata që janë më pranë hënës, pastaj, ca e nga ca, nisin të nxihen të gjithë… Nuk shuhen, nxihen…Tani është mbushur qielli me këto njolla të zeza e të pafundme… Vajza ulërin. Tmerrohet dhe ikën me vrap. Nga sytë i rrjedhin lotët, faqet i djegin, shamia i shket dhe leshrat e saj të verdhë e të prera shkurt i përndahen anës nga vrulli…

Sa ikën kështu, as ajo nuk e di. Më në fund arrin. Në mes të mjegullës së ngrohtë të ndajnatës, në mes ca gërvimash të çuditshme, që vinin nga diku, në mes të blegërimave të dhive të nginjura e të pamjela. Maja hyn në fshat. Lotët i përthahen. Ajo shkon gjuhën në buzët e shkrumbosura. Kraharori i hov përpjetë duke kërcyer mbi të linjta. Ku është kulla e atij, ajo kullë që është si pallatet e përrallave? Maja hyn në oborr. Kulla është e zezë, duket si e kalbur. Vetëm në përrallat e këqija ka të tilla kulla. Nëpër skuta të errta, ca bulkthe të palodhura cërcërijnë pa pushim në ajrin e valë. Një këmborë tringëllin diku pas gardhit. Një dhi turfullon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:58 pm

“Edhe këtu e paskan nxjerrë bagëtinë nga kullat”, - thotë. Oborri është i zi. Një rreze e verdhë drite ikën nga një derë e hapur dhe bile në mes të oborrit të mbushur me kakërdhi e kashtë të fëlliqur…

Dikush del nga kulla. Nuk është ai.... Është një plakë.

“Vjehrra!”,- thotë Maja.

“Xhafë! Xhafë!” – thërret plaka. Xhafa gjëmon nga brenda. Ai është. Majës i dridhet zemra.

“Xhafë! Erdhi, erdhi!”, - lajmëron plaka.

Maja çuditet.

“Ku më njohu?- thotë me vete. - Si duket më prisnin të gjithë… Paska pasur të drejtë babai!”.

Në derë tani kanë dalë të gjithë. Duket një grup laragan. Atje është dhe ai.

“Eja, nuse!”,- thotë një zë i ngjirur. Dikush shkëputet nga të tjerët dhe afrohet. Është plaka. Kur del nga hija e kullës, mbi rrobet e saj bie hëna. Po Majës i duket sikur ajo plakë është veshur e gjitha me rrecka… Kur plaka i zgjat duart për ta marrë në grykë, Majës i bëhet se ajo i zgjat dy copa lecka që kërkon t’ia lidhë në zverk..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:58 pm

Pastaj ai lëmsh leckash e tërheq për dore dhe ua shpie të tjerëve. Të gjithë diç i thonë, por ajo nuk dëgjon gjë. Shikon vetëm buzët e tyre që lëvizin, por nuk ndien asnjë zë. Si në një film të vjetër pa zë.

“Ky është plaku, - thotë Maja. – kurse ky me këto mustaqe të zeza është im shoq!”.

Ia ngul sytë atij që është i shoqi, aq sa burri turbullohet. Mbase i vjen zor nga pleqtë që nusja e re ia ngul sytë me kaq guxim para tyre… Por pleqtë nuk merren me të. Plaku është ulur në qoshte të oxhakut, kurse plaka diku ka vajtur. Mbase po përgatit ndonjë gjë për të ngrënë... Jo, do ta kenë përgatitur gjithçka më parë, se ata e prisnin…

Nga dera e hapur hyri një lagështi dhe nJë erë gjethesh të kalbura. Dëgjohet pëshpëritja e buburrecave që vozisnin pranë arkës së bukëve..

“Po kjo grua kush është?”- pyet Maja me vete.

Në këmbë është nëj grua e hollë si një karthije,…



Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:59 pm

Figura krijuesish të trevës së Zagories

Historiadë...



Irakli Koçollari



Lindi në Tiranë në vitin 1955. Ka mbaruar arsimin e lartë në vitin 1975 dhe mandej është caktuar në Ministrinë e Brendshme. Ka punuar në Ministrinë e Jashtme dhe si diplomat jashtë vendit. Që prej vitit 1974 ka filluar të shkruajë dhe të botojë në shtypin periodik shkrime me karakter historik, letrar, kërkimor. Është autor i librave: “Arvanitasit”, botuar në vitin 1994, i cili është mirëpritur nga kritika historike dhe letrare. “Alipashaida” është libri i tij i dytë, fryt i një pune shumëvjeçare.

“Ali Pashaida” është botim i Shtëpisë Botuese “ONUFRI”

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 EmptySun Jul 18, 2010 9:59 pm

Pylli i poezisë shqipe është i lashtë

Ne kishim gjetur një pendë të një zogu të rrallë. E dinim që ai ekzistonte, por nuk e kishim parë. Na duhej një zoolog që të na e zbulonte. Dhe zoologu i vonuar erdhi. E kërkoi zogun e e rrallë dhe e gjeti. Dhe ne u mahnitëm, kur ai hapi krahët. E njëjta gjë ndodhi me poemën “Alipashaida”. Ne e dinim se ajo ekzistonte, si ai zogu. Një shekull e treçerek pritëm të vinte “zoologu”. Dhe zoologu erdhi dhe e gjeti zogun. Ky “zoolog” ishte Irakli Koçollari, që na e solli zogun e mahnitshëm me emrin “Alipashaida”. Por ai nuk e solli në gjuhë të huaj. E solli me shqipen e kulluar, me muzikën dhe harmoninë e fjalës stërgjyshore. Dhe të shqipërosh një poemë në përmasat e vëllimeve të “Iliadës”, të “Lahutës së Malësisë”, apo të “Historisë së Skënderbeut’ është një punë lakmuese kolosale që rrallë e bëjnë njerëzit e kësaj shoqërie konsumiste, ku, për fatine keq, janë reduktuar ndjenjat dhe pasionet patriotike,... E them këtë, pasi shqipërimi i vyer i Irakli Koçollarit është dhe një akt patriotik.

Në kohën e Bajronit, në kohën kur shkruhej “Child Harold”, ishte shkruar edhe “Alipashaida”. Kështu që pylli i poezisë shqipe është pyll i lashtë dhe na bën të mburremi. Dhe këtë mburrje e kemi falë edhe Irakli Koçollarit, këtij burri të talentuar, stoik. Të kulturuar me vetitë e një intelektuali të vertetë dhe me ndjenjën e lartë të patriotizmit.

Dritëro Agolli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, ... 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: