Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "INTELEKT 2001..." Nr. 10

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:22 pm

- I dhashë shushavat13), se nuk ia vlente.

- Po ti ç’më je lëshuar si Shaqo Llapa?

- Të vaftë qafa prapa që mbete kaq prapa nga dynjallëku!…

- Nuk ka prit të presim tani, po nisu shpejt!

- Atë e morën shokët në të hollëqëkuri…

- Tani po, e lidhe gomarin për rigoni.

- Nuk ia thotë fare djali juaj për këngë.

- T’u shoftë serseleja14) ty, që kërkon të shkelësh me këmbë punën time.

- Hajde, pa do ta gjesh dhe ti koqen e kandilit.

- Ai të shan në të gjithë kaptellët 15)…

- Mos ia krih edhe shumë bishtin asaj, se aq më shumë e përdredh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:23 pm

- Nga të pangrënët m’u prenë duar e këmbë.

- Rri urtë, se do të të kashais! 16)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:23 pm

Mendim kritik

Pasaporta poetik e autorit Anastas Bita



Dy fjalë rreth vëllimit “Mos më kërko atje ku s’jam”(fragment)

Librin e vlerësoj për mesazhet humane që jep, për ironinë shakatare të gjallë, përdorur me mjeshtëri prej autorit. Gjatë leximit më pëlqen se kjo letërsi artistike nuk shfaqet dhe nuk është vetëm thjesht një pasqyrim i drejtpërdrejt i jetës. Ajo është krijim estetik, sepse na krijon një realitet të ri estetik, vlera të reja estetike, të cilat sigurisht nuk mund t’i shpëtojnë ndikimit të aktualitetit, të bashkëkohësisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:23 pm

Ky vëllim është i tëri një metaforë, brenda të cilit pulson shpirti i shqetësuar i poetit në një kohë të trazuar. E në këtë kohë poeti nuk nxiton, por me pjekuri, me mall e brengë, me gaz dhe me duf hedh në vargje përjetësimet e tij të vrullshme dhe pasionante me nerv e ngjyra poetike…

Ai e do shumë Zhejin, saqë e quan faltore, është bir i traditës e zakoneve të tij. Ai është poet i miqve e mik i rakisë. Ai u thotë njerëzve: “Tungjatjeta! Por jo rrallë ndihet keq:

“Po psherëtij, erdhi kohë e keqe, ankthin, bluajmë me kafshatë. Kujt t’i japësh përshëndetje? Kujt t’i flasësh buzëgaz?”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:24 pm

Autori është poet i ndjenjës së hollë, i sinqertë në të shkruar. Të ngelet në mend vjersha për Sarën, Fjonën dhe Erën, për mjaltin e mjaltit, mbeskëzat e tij.Kënga e saponisur për nënë Poliksenin ka dalë vetë nga zemra dhe merr vlera të larta përgjithësuese. “Emërmadhja ra në gjumë, lodhur shumë… a ikur shpejt… nënëz-o, ujëvarë malli, përcillet dashuria për nënën si stafetë brezave. Libri ka disa lirika të freskëta, por unë dua të theksoj dhe vetëm dy fjalë për poezinë “Ti dhe motra ime”, ku jepet një nga plagët më të dhimbshme dhe më të ulta të kohës që jetojmë: prostitucioni në kontrast të fortë me ndershmërinë që ekziston të femrës shqiptare. “Llërën e bukur të
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:24 pm

vajzës sonë shqiptare, vetëm dëllënja ia prek, kur gërxhit i shkon pranë”, thotë autori dhe nënteksti është i qartë: Kohërat venë e vinë, por nderi është floriri, është drita e syrit, është gjëja më e shtrenjtë, është vetë jeta dhe vazhdimësia e racës. I mbushur me dufe, me ndjenja të fuqishme, por i papushtuar nga pasionet, me një logjikë të ftohtë, ai shprehet më në fund për bjondinën prostitutë: “Unë s’kam arsye të kem dhimbje, kur prodhon kombi skarcitet…”

Duke i uruar poetit penë të florinjtë, po i them që edhe në botimet pasuese t’i shpërndajë metaforat siç shpërndahet sheqeri dhe arrat në bakllava, që s’hidhen vetëm në një thelë të saj, pasi atëherë do të na velnin…

Albert Abazi, poet Vlorë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:25 pm

Krijimtari letrare





Jorgo Telo



BOTA E PAFUND E ZEMRËS



Dashuria – yll i këngës,

Bota e pafund e zemrës.

Dashuria – dallg’ e prush,

cep më cep jetën e mbush.



Dashuri, më shih në sy,

çdo të ligë e hedh me ty,

Më qëndro te buza pak,

mos u tremb nga puthja e zjarrt’.



Puthja ësht’ lezeti yt,

të hap rrugë, nuk të mbyt.

Puthja ësht’ si çelës porte,

s’do tamtame, s’do konforte.



Puthja e çdo dashurie -

një dhurat’ prej Perëndie.

Një ilaç që zemrat ngroh,

që largon acar e lloh…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:25 pm

Dashuria yll i këngës,

Bota e pafund e zemrës.

FLOKËGREMISUR MBI SUPE

- Flokëgremisur mbi supe,

as vemi nga ata tutje?

- I nxituar je, mor djalë!

Shoqet ç’do mendojnë, vallë?

- Shoqet e shokët na dinë,

pse t’ua fshehim dashurinë?

- Pas pune tek molla ime

do marrim këngë rinie.

- Këngët-o që i do shumë,

Ato që kam ngritur unë.

- I nxituar je ngahera,

kemi dhe këngë të tjera.

- E kam ngrit’ për ty, moj nuse,

flokëgremisur mbi supe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:25 pm

MARR DYLBITË



Marr dylbit’ për të vështruar.

Ja atje përmbi radhua:

një si vash’ a një si grua

Çapazi kalit kaluar.

Malin ngjit duke kënduar.

Ajo shkonte tek ish ftuar.

Unë shihja i menduar.

Dylbit’ shtrëngoja në duar

si një plak vullkan i shuar,

por me zemër të harbuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:26 pm

Portretizime dhe dinjitet njerëzor

Trifon Nika



NJË NJERI I VEÇANTË



(XHA VITUA)

Xha Vitua qe njeriu i veçantë i fshatit Vithuq që dinte të komunikonte me të mëdhenj e të vegjël. Qe i ditur dhe zotëronte me shkrim e me gojë shqipen e greqishten; dinte edhe italisht e anglisht. Në fshatin tonë qe burri më i mençur, korrekt me të gjithë. E karakterizonte mençuria dhe urtësia, veti këto që e bënin të dashur me të gjithë.

Fjalët e xha Vitos qenë si gozhda në dru të lisit. Ishte një njeri që nuk harrohet lehtë që me takimin e parë që mund të kishte edhe një i panjohur më parë me të.

Më kujtohet kur na mësonte gjëra që ne nuk kish nga t’i mësonim më parë… Na mësoi se si Prometeu i dha zjarrin tokës për herë të parë, duke treguar shpirtin e tij të lirë karshi urdhërave të Zeusit. Dhe e dënuan se i shërbeu njerëzimit.

Pa zjarr nuk do të kishte përparim shoqëria njerëzore dhe jeta e njeriut nuk do dallonte nga ajo e kafshëve…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:26 pm

(Dhe vazhdonte rrëfimin xha Vitua): E dënuan Prometeun, duke e lidhur tek një shkëmb duar e këmbë, për ta ngrënë shqiponjat. Prometeu thoshte: “I bëra të mirë botës dhe po vuaj vetë.”

Ne mbeteshim gojëhapur dhe e dëgjonim me vëmendje. Na tregonte xha Vitua për matematikanë të mëdhenj, si për atë që shpiku “zeron”. “Pa zero, na thoshte, s’mund të bëhen veprime, nuk shumëzon dot dhe as veprimet e tjera s’bëhen.

Na thoshte për ata që shpikën rrotën, karrocën e dorës e deri tek treni. Shpesh na fliste për shëndetin: “Po të kesh shëndet, i ke të gjitha…Doktori më i madh i të gjitha kohërave po shkonte drejt fundit të jetës së tij. Nxënësit e tij i thanë: “Na thuaj atë fjalë që s’na e ke thënë gjer tani!”

Dhe doktori u tha:

- Shkruani numrin “Një” (1).

Ata e shkruan menjëherë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:26 pm

- Shtoni pas njëshit sa të doni “zero” Kuptohet që do të bëhen numra me vlerë të madhe, por po të heqësh “njëshin” të gjitha zerot mbeten pa vlerë…

Edhe në jetë këtë duhet të kemi parasysh: Njëshi është shëndeti e pastaj vinë pretendimet e tjera që mund të ketë njeriu…”Pa shëndet pasuria nuk ka vlerë” përsëriste njeriu i urtë xha Vito.

Xha Vitua ishte edhe gjysmë doktor, në një kohë kur doktorët ishin shumë të paktë, siç qenë të pakta edhe ilaçet. Në fshatin tonë, gjatë muajve të verës, fëmijë e të rritur mbusheshin me puçra, të cilat ishin shumë të bezdisshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:27 pm

Xha Vitua sajoi një melhem, me të cilin u arrit të shëroheshin puçrat e të lehtësoheshin të sëmurët. Ky detaj tregon se xha Vitua kishte horizont të gjërë dijesh. Njihte mirë gjeografinë dhe popujt. Na fliste për kinezët, indianët, japonezët.

Për japonezët na thoshte se vetsakrifikoheshin me gjithë aeroplanë mbi vaporrët amërikanë në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Për kinezët na thoshte se ishin si miza e lisit. Për të argumentuar një fakt të tillë na tregoi një bisedë që kish mbetur në histori në formë barcolete:

Në Lidhjen e Kombeve u bë kureshtar Çan Kai Shia, se ç’përfaqësonte një prift me mjekërr në atë Mbledhje. E kishte fjalën për të madhërishmin Fan Noli. Dhe i thanë kinezit:

- Pyete vetë, se ai di edhe kinezçe!

Dhe Çan Kai Shia iu afrua Fan Nolit dhe e pyeti: - Kë përfaqësoni ju këtu, zotëri?

- Përfaqësoj Albaninë – u përgjigj aty për aty Noli me krenari.

- Ku bie kjo Albania? – pyeti sërish tjetri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:27 pm

- Në Europë, në Ballkan. – u përgjigj Noli.

Çan Kai Shia nuk po e kuptonte akoma dhe e pyeti Fan Nolin se sa popull përfaqësonte. “900.000 njerëz liridashës” - ishte përgjigja e Nolit. Tjetri u habit dhe kur mori përsëri të njëjtën përgjigje tha: “Mua 90.000 vetë m’u mbytën brënda një dite në lumin Jance.”

- E di – ishte përgjigjur Noli – por unë nuk i kam miza, që t’i shkel me këmbë, por i kam shqiponja që fluturojnë.)

Këtë episod xha Vitua na e tregonte me entusiazëm e tepër krenar për popullin të cilit i përkiste.

Xha Vitua qe takuar personalisht me Fan Nolin, ndaj dhe fliste për të me një dashuri e respekt të madh.

Xha Vitua ishte rregullator i fshatit. Me mençurinë, gjakftohtësinë e urtësinë që e karakterizonon, zgjidhte halle të ndryshme të bashkëfshatarëve, sheshonte mëritë e grindjet që mund të kishin njerëz të ndryshëm me njëri – tjetrin. Nuk ishte nga ata tipa që i hedhin benzinë zjarrit, por e anasjellta…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:28 pm

Xha Vitua nuk i honepste ata njerëz që shkaktonin sherre kot së koti, ata burra që ziheshin me gratë e të tjerëve. Ndaj përsëriste; “Është turp për një burrë që të grindet me një grua. Unë këtij burri i them i marrosur dhe kuptohet… të marrosurit hapi udhë…: Bëj sikur s’e sheh, sepse, sa më shumë ta xërrisësh m…, aq më shumë erë lëshon… Prandaj lëreni të zërë cipë dhe të qelbet, sa ta lajë shiu. Tipa të tillë janë kapadai, mburravecë… dhe kur i bëjnë një të keqe gjitonit a ndokujt tjetër, e quajnë për nder…”

Fjalët e mençura të xha Vitos nuk kishin të sosur:

- Kur ka keq gjitoni, ke keq edhe ti. I dituri e urren njëherë të paditurin, kurse i Padituri e urren njëqind herë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:28 pm

Kujdesej shumë për kishën. E pastronte dhe e ajroste të shtunë më të shtunë. Kur hynte në kishë thoshte: “Baba shënkoll, si m’u erre? Ti sheh të mirat e të ligat që kemi ne dhe shumë i durueshëm je… Falej dhe ikte.

.

Shpirtgjerësia e xha Vitos ishte një nga virtutet më të dukshmë e të spikatura të tij. Për ta konkretizuar këtë vlerë ka shumë, por do të sillja para lexuesit një rast:

Meqë i vinte shumë keq për fukarenjtë, nuk kursehej në çfarëdo situatë që të ndodhej familja e tij.

Qe prishur mulliri i blojës. Koha e keqe dhe lumi i mbushur nuk të lejonin për t’u hedhur tek mulliri i Topovës. Një grua nga fshati fqinj trokiti në shtëpinë e Vitajve dhe kërkoi hua një tas me miell. Hyri në shtëpi pa teklif.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:28 pm

Mamaja, kunata e xha Vitos ishte cingune. Ajo as kërkonte e as jepte. Sa dëgjoi kërkesën e hallexheshës, mundohej të gjente arsye që të mos i jepte. Mirëpo xha Vitua që i nuhaste gjërat, e kuptoi menjëherë dhe i tha kunatës: “Bëji një kafe mysafires dhe, sa të pijë ajo kafen, eja pak, se të dua unë.”

Mamaja e vrejtur, pasi bëri kafenë, iu afrua xha Vitos.

- Jepi tenxheren me miell dhe mos prashit shumë! – i tha ai.

- Nuk i jap – këmbënguli në të sajën ajo.

- Dëgjo këtu! Jepi dhe mbushja plot. Dhe t’i thuash që të vijë të marri prapë po pati nevojë.

- E ç’thua kështu? – fliste Mamaja e nevrikosur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:32 pm

- Jepi dhe i thuaj ta sjellë kur të ketë. Pa mendo, moj, sikur, me këto që nxjerr ti nga goja, të vijë ai çapkëni i saj dhe ta na gostiti me ca bomba!… Ku do futesh ti dhe e tërë shtëpia pastaj?!…

- Bobo! Edhe kjo të na bëhat pastaj dhe!…

- Pse, ç’pandeh ti? – filloi ta sqaronte xha Vitua – mos janë të gjithë njerëzit të butë?!

Dhe nuk kundërshtoi më kunata, por mbushi tenxheren me miell dhe ia dha asaj që po priste mjaft e mërzitur. Huamarrësja falnderoi me gjithë shpirt xha Viton, duke i premtuar, se do t’ua kthente sa më parë dhe u largua kokëulur. Xha Vitua i tha qetë: “Ta hani me shëndet dhe bjere kur të duash dhe, po pate nevojë, eja të marrësh tjetër, se jemi njerëz e do të huemi me njëri – tjetrin. Pastaj edhe kohë lufte është, moj motër!

Ajo që mori miellin, ia ktheu xha Vitos pas katër – pesë ditësh. Dhe ai thirri kunatën e i tha:

- Hë, e pe? E solli. E ti doje të mos i jepje… do na nxije faqen…

- Unë ia dhashë, se më trëmbe ti me punën e atyre bombave, pa…

- E si të ta gjeja mendjen tya?! – i tha kunatës xha Vitua dhe qeshi lirshëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:34 pm

- Jepi
Kuriozitete, inteligjencë,natyralitet





“Fliste një shqipe për merak”





*. Koço Taçja në specialitet ishte kuzhinier dhe profesioni i tij i kishte dhënë të drejtën të njihej me shumë njerëz. Një nga njerëzit e tij më të preferuar, me të cilin ka pasur kontakt ka qenë prof. Eqerem Çabeji, për të cilin fliste me admirim të paparë: “Ai njeri ishte shumë i ditur dhe i urtë. Njerëzit e ditur janë gjithmonë të urtë. Fliste një shqipe për merak. Me të folurën e tij të tërhiqte dhe bëheshe shumë shpejt mik me të. Kështu më ndodhi edhe mua. Dhe lidhja jonë quhej gjuhë- kuzhinë”.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:35 pm

“Xherahët”





.* Në Zagori ka funksionuar në kohërat e para sistemi dentar, i cili përfaqësohej nga “xherahët”( shkulës dhëmbësh ), të cilët u hiqnin dhëmbët e sëmurë me darë të posaçme dhe pas heqjes futnin në vendin e hequr kripë për të penguar hemoragjinë. Heqja me darë nga “xherahu”ishte torturë, por tortura e heqjes ishte më e vogël se ajo e dhimbjes. Xherah të tillë në Zagorie ka patur në çdo fshat, por më të përmendurit kanë qenë: Theodhori Koxhgjoni, Mitro Hila, Thanas Kapetani, Jano Pango etj. Tani që Zagoria po “humbet” dentistët e saj do të rishfaqen prapë “xherahët”?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:36 pm

“Mjeshtri i urave të derdhura”





Dentisti i parë i Zagorisë është Kristofor Llane nga Lliari, i cili fillimisht punonte si çirak, mandej ndoqi shkollën e mesme dhe pastaj Universitetin, Pedagog i shkollës së Laborantëve. Përgatitës i buletinëve shkencore dhe i studimit:“PËR NDËRTIMIN E URAVE TË DERDHURA”. Ai, përveç kontributit në profesion, ka lëvruar edhe poezinë.



Miltiadh Miho i pasionuari i librit ka qenë gjuajtës i “librit apo blloqeve” të rralla. Në vitin 1960 “gjuan” bllokun e profesor Filip Shabanit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:36 pm

“Ky është shkencëtar…”



Napolon Semi, farmacist me emër të madh, përpilon një listë kërkesash për medikamente për një NJËSI TREGËTARE FARMACEUTIKE në Zvicër. Farmacistët e specializuar të perëndimit të zhvilluar pyesin të çuditur: “Nga është ky dhe kush është ky?” I çuditi aftësia shkalla e madhe e njohjes, pastaj thanë: “Ky është shkencëtar!” Kjo skenë ripërsëritet në një vend fqinj me ne. Në bibliotekën “SEMI”gjen Anuarë, Katalogje, Treguesa të Farmaceutikës të viteve të fundit. Krahas tij po rritet edhe i biri, ENKEL, i cili po përfundon studimet po për FARMACI.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:37 pm



“Laboratori më i saktë është Bleta”



Ndoshta edhe Klintoni do të shijojë mjaltin e koshereve të mjeshtrit “ PANDELI ÇAVE”. Të gjithë laboratorët, që kanë

patur “fatin”të kontrollojnë e analizojnë “Mjaltin – Çave” kanë mbetur të tronditur: “ MJALT FIN, I PASTËR“. Kur e pyesin Çavenë për këtë mrekulli ai ripërgjigjet: “Kështu duhet të ndodhë. Laboratori më i saktë është vetë Bleta! Kur e ripyet se ku ju zë gjumi më mire. Ai s’mënon të përgjigjet: “ Në kosheren që ka më shumë zhurmë !” S’diskutohet me kokë pranë saj. Ka një muaj që Pandeli Çaveja është qytetar i qytetit të Tiranës . Atij i ka ardhur përgjigja firmosur nga vetë kryetari BROJKA . Kështu ai fiton të drejtën ekskluzive banor i Gjirokastrës , i Tiranës i “kosheres së bletës”. Ndonjë ditë ai mund të marrë dhe shtetësi amerikane! (shkruar në vitin 2001)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:38 pm

Amerikë

Zagoritët po i ngjiten Amerikës dhe Kanadasë : Pilo Bita , Pirro Kllapi , Thoma Kllapi , Stefan Koçi , Vasil Zogo , Violeta Koçi , Koço Andoni, Thanas Kllapi

“Në plantacionin Llane”

Në “plantacionin” Kristostom Llane do të ndesheni të habitur me çudirat më të mëdha të botës në shartime . . .

Kampi “Çajupi” i Garulit

Ëndrra për ta kthyer Çajupin në një vend klimaterik të shfrytëzuar eshte e kaherëshme . Përpjekje të mëdha qysh në kohë të para , por mospërballimi i kushteve të vështira atmosferike të dimrit ka bërë që banorët të heqin dorë me zemër të thyer duke realizuar rënien si në Dërmaz , ku janë mbeturinat e sotme të qytezës , që u “shpleks nga emigrimi dhe emigrimi në pozitat e sotme. Garuli ngriti Kampin e Çajupit për të pushuar si dhe një pulari me 150 pula . . .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 65
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 EmptySun Jul 18, 2010 10:38 pm

Operacioni jashtë sallës së operacionit”

Një lajm mjaft interesant është për z .Ilia Taçi ( Nikolli , ndihmësmjek , i cili pasi bëri operimin çudibërës në Zhej në kushtet e një dimri të jashtëzakonshëm , pa asnjë lidhje me Gjirokastrën u quajt me plot të drejtë “doktor” , mbasi ai ka vazhduar edhe Universitetin , por kushtet familjare nuk e lanë të përfundonte . Si ndodhi ? Një djalë i vogël ishte rrëzuar mbi një gardh dhe kishte çarë barkun . Në rast se nuk jipej ndihma djali rrezikohej të vdiste . Ilia me aftësitë e tij , ndërhyri si një kirurg i vërtetë , deri në qepjen e plagës dhe djali nga Zheji në ditarin e tij sot ka të shkruar “ Shpëtimtarin e tij”. Ai ka qënë dhe është mjeshtër i kurimit të Epilepsisë . Sot Ilia Taçi ka një mori kërkesash jo vetëm në rrethin e Gjirokastrës , por edhe në atë të Lushnjës ku kalon gjysmën e vitit , ndërsa pjesën tjetër e kalon në Zagorie , në fshatin e tij . Në vitet e para të hapjes nga izolimi z. Ilia me saktësi profesionale bëri një ndërhyrje plot talent , duke shëruar një të huaj, i cili u befasua në aftësinë e “doktor Ilisë”! Tani është duke shkruar kujtimet e tij .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





"INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: "INTELEKT 2001..." Nr. 10   "INTELEKT 2001..." Nr. 10 - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"INTELEKT 2001..." Nr. 10
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 11Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 9, 10, 11  Next
 Similar topics
-
» Lufta me 2001 ne Maqedoni?
» IMAM ISA HOXHA (1918-2001)
» HAFIZ SELIM YVEJSI (1913-2001)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: