Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 15 ... 26  Next
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyFri Oct 08, 2010 8:59 pm

SË PARI, ZGJEDHJA E DREJTPËRDREJTË E ADEM DEMAÇIT KRYTAR I KOSOVËS, PASTAJ KOMBINATORIKA E ZGJEDHJEVE (III)
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 578adm_dmaci1

BAROMETRI DIPLOMATIK

*** Tani, është momenti më oportun që i gjithë spektri politik dhe jopolitik i opozitës shqiptare në Kosovë, si dhe mbarë populli shqiptar i Kosovës, të ngrihej në këmbë, në protesta paqësore demokratike, duke kërkuar që Z. Adem Demaçi, të vihet në krye të Republikës së Kosovës. Hëpërhë ky është PRIORITETI politiko-strategjik, kombëtar dhe demokratik për të paqësuar gjendjen e brishtë politike në Kosovë. Ndryshe, do të vazhdohet “kënga e vjetër”: “Çka po i thotë Dema Kadrisë, nuk ia di renin burrnisë...”, Luftë për pushtet, përçarje, mashtrim, shfrytëzim, manipulime, vjedhje dhe korrupsion në kurriz të popullit dhe të Kosovës.
I lumtur dhe krenar është populli shqiptar i Kosovës, që pati fatin të ketë në gjirin e vet një kolos të kombit, të Shqipërisë Etnike dhe një demokrat dhe humanist të formatit evropian (lauret i “Çmimit Saharov”), Adem Demaçi.

Ndërkaq, të mjerë dhe fatzinj janë të gjithë ata, që në forma të ndryshme po bëjnë përpjekje (ashtu sikurse politika serbo-jugosllave), ta anatemojnë dhe ta njollosin figurën dhe veprën e Tij të ndritshme kombëtare shqiptare dhe evropiane, me qëllim të fundit, që t' ia mohojnë të drejtën legjitime dhe meritat e pakontestueshme, që të zërë postin e kryetarit të Kosovës.

Nuk ka asnjë dilemë se, vetëm armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, pa arsye, e urrejnë dhe, politikisht e kontestojnë Z.Adem Demaçi.

Paradoksi dhe flerti apolitik dhe antikombëtar

Qe 20 vjet me zhurmues dhe me shurdhues propagandistikë flertues: “Baca Adem, Baca Adem”, e me vepër: “Gazi alem, gazi alem”!!! – Karrigën e rujanë për vete, kurse Bacën Adem e “ngushëllojnë” me përralla, me tirada politike boshe, si dhe me predikime për demokracinë, për mirëqenien, për “reformat” ekonomike, për lirinë dhe për pavarësinë personalizuese dhe uzurpuese vetëm për kastat e tyre politike dhe më të pasura.

Këtë absurd dhe këtë paradoks amoral, apolitik, antidemokratik dhe antikombëtar, tanimë qe dy dekada e kanë kuptuar edhe çiliminjtë, lere më ata që e njohin, që e duan dhe që e kanë në shpirt dhe në zemër figurën dhe veprën madheshtore kombëtare shqiptare, Adem Demaçi.

Ja, kjo është “dashuria” dhe “devotshmëria” ndaj kryevlerës kombëtare shqiptare, Adem Demaçi!

Ja, kjo është makutëria dhe tradhtia në vepër për një kolltuk të butë, për një xhep evro, për një firmë, për një burektore, për një veturë...,etj., tanimë, qe 20 vjet me vetëdije dhe me pavetëdije e braktisën dhe e mënjanuan nga skena politike dhe shtetërore Z. Adem Demaçi, në mënyrë që të sundojnë dhe të pasurohen vetë, të rrojnë si princër në emër të reformave politike, ekonomike dhe demokratike, duke e lënë popullin me shpresa të vrara, të papunë, të pastrehë, pa ekzistencë, të uritur, pa mbikëqyrje sociale dhe shëndetësore, si dhe të vrafëruar më shumë se kurrë në historinë e tij të derisotme.

“Sa të lumtur që jemi”, shumica dërrmuese klientë të shoqtave të ndryshme humanitare, shumica skamnorë me strajca në krahë-refugjatë në atdhe, refugjatë jashtë atdheut, si pasojë e politikës së gabuar të regjimeve demokratike (që asgjë në praktikë nuk është demokratike, por vetëm deklarative dhe fiktive), që nuk e vrajnë mendjen për hallet dhe për problemet jetike të popullit, por për luftën e tyre për pushtet dhe, se si të pasurohen sa më shumë në mënyrë të paligjshme në kurriz të popullit dhe të Kosovës. Ky ishte dhe ende është preokupimi kryesor i tyre, jo populli as Kosova.

Në një kohë të shkuar, jo fort moti, kur ishim në zor, kur edhe hekuri digjej nga tirania dhe sundimi i egër kolonialist serbo-jugosllav, kush në burg, e kush jashtë burgut, në vend të psherëtimës dhe vajtimit, me guxim dhe krenari thërrisnim, o ku je, o Baca Adem, eja e na shpëto! E sot, çfarë ndodhi me ne, qe 10 vjet në paqe, kush na i mbylli sytë, kush na e qepi gojën dhe , kush na heshti, që të mos kërkojmë zgjedhjen e Bacës Adem për kryetar të Kosovës, sepse Ai vetëm aty, e meritonte të ishte në krye të Kosovës.
vazhdon > http://www.albaniapress.com/lajme/12558/SE-PARI-ZGJEDHJA-E-DREJTPERDREJTE-E-ADEM-DEMACIT-KRYTAR-I-KOSOVES-PASTAJ-KOMBINATORIKA-E-ZGJEDHJEVE-III.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 09, 2010 2:07 pm

Veprimet e shtetit serb në drejtim të destabilizimit të situatës së sigurisë
Shpërndaje Postuar: 1:07 / 9.10.2010 Komente: 0



Fadil Kajtazi

Tranzicioni i tejzgjatur është element që karakterizon në përgjithësi botën postkomuniste dhe ka bërë që edhe më tej në këto vende të mos ketë stabilitet politik por të mbretërojnë kriza të vazhdueshme shoqërore të cilat kohë pas kohe rrezikojnë sigurinë në shkallë të gjerë. Edhe vendi i ynë si shteti më i ri i dal nga mjedisi i botës postkomuniste por edhe i rrethuar nga të katër anët me shtete me prejardhje me origjinë të njëjtë ideologjike ka pothuaj probleme të njëjta që e shoqërojnë tranzicionin e çdo vendi, por e kaluara historike dhe rrethanat aktuale politike kanë determinuar një situatë specifike e cila në këtë mjedis të ri gjeopolitik pa dyshim që ka refleksionet e veta.

Si çështje kyçe e cila vazhdon të ndikoj keq në sigurinë e Kosovës tash e sa vite, është konflikti shqiptaro-serb që zgjatë më shumë se 130 vjet, e të cilin nuk arritën ta ndali lufta shqiptaro-serbe 1998-1999, intervenimi i NATO-së me 1999, si dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me 2008 e cila tani më është njohur nga vendet më të rëndësishme të botës. Natyrisht që ky konflikt tani nuk e ka intenzitetin që kishte në vitet e kaluara, por ai është duke u zhvilluar dhe duke ndikuar keq në sigurinë e përgjithshme në Kosovë e cila pa dyshim ndikon keq edhe sigurinë e përgjithshme rajonale dhe më gjerë. Kjo fazë e zhvillimit të situatës politikë Kosovë-Serbi, mundë të karakterizohet si një lloj detante, për nga forma e zhvillimit por që në thelb dallon shumë nga ajo çfarë ishte gjatë luftës së ftohët pasi që rivalët as për së afërmi nuk janë të barabartë si në aspektin ekonomik, të hapësirës territoriale, të numrit të popullsisë dhe të potencialit ushtarak.

Satisfaksion për ne për një kohë mund të jetë prania ushtarake e forcave të NATO-së, por shikuar në prizmin e zhvillimeve të gjithëmbarshme globale, (si kriza ekonomike botërore, përhapja e armatimi nuklear, shtimi i aktiviteteve terroriste, rritja ekonomike kineze, ambiciet imperialiste ruse si dhe moskonsolidimi i demokracisë në Rusi, konflikti Korean, etj) dhe në këtë kuadër, duke marrë për bazë kalkulimet e politikes serbe, destabilizimi i Kosovës dhe eskalimi i situatës së sigurisë në shkallë të gjerë, e i iniciuar nga Serbia është permanent. Në favor të kësaj flasin shumë argumente të cilët për t’u vënë në pah nuk kanë nevojë për ndonjë dije të stërholluar dhe akteret politik të vendit tonë duhet që si pikënisje të aksionit të tyre politik, t’i kenë këta faktorë. Pozita kushtetuese e Kosovës në Kushtetutën e Serbisë është njëri nga faktorët që duhet marrë në konsideratë nga elitat politike kosovare e që është dominant në prodhimin e efekteve negative që ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes së sigurisë së Kosovës dhe rajonit.

Në preambulën e Kushtetutës së Serbisë decitivisht është e përcaktuar se “Krahina e Kosovës dhe e Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë” dhe se “nga kjo pozitë e Krahinës së Kosovës dhe Metohisë burojnë obligimet kushtetuese të të gjitha organeve shtetërore që të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e shtetit të Serbisë në Kosovë dhe Metohi në të gjitha marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme politike”. S’ka kurrfarë dyshimi se ky obligim kushtetues është përcaktues në politikbërjen e Qeverisë së Serbisë dhe nga ky burojnë edhe veprimet konkrete në drejtim të Kosovës ku me këtë rast për ne janë ato që ndikojnë drejtpërsëdrejti në sigurinë e vendit tonë dhe ndër to ndër më të mprehta janë: Pozicionimi i ushtrisë së Serbisë, dhe veprimtaria ofanzive e shërbimeve serbe të zbulimit.

Pozicionimi i ushtrisë së Serbisë

Po të shikohet bazimi aktual i Ushtrisë së Serbisë si për ka thellësia ashtu edhe për nga gjerësia, shihet qartë se ai është i organizuar sipas organikës së gjendjes së gatishmërisë luftarake. Prej gjashtë brigadave të këmbësorisë sa ka tani aktive ushtria serbe, vetëm njëra është e vendosur në pjesën veriore të Serbisë (brigada e parë selia e komandës në Novi Sad), kurse pesë të tjerat e rrethojnë Kosovën dhe janë të dislokuara si më poshtë:

- Brigade Speciale, komanda në Pancevw, njësitë në Panvevë dhe Nishë (3 batalione dhe një çetë)
- Brigada e II, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e brigadës në Kralevë, njësitë e shpërndara (batalionet) Novi Pazarë, Valevë, Rashkë. Në përbërje të brigadës 5 batalione dhe dy regjimente;
- Brigada e III, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e stacionuar në Nish, njësitë në Prokuple, Zajecar, Kurshumli. Në përbërje të brigadës 11 batalione;
- Brigada e IV, brigadë e përziere e këmbësorisë, njësive të blinduara, artilerisë klasike dhe raketore, dhe njësive të mbrojtjes kundër ajrore. Komanda e brigadës është e stacionuar në Vrajë, njësitë në Vrajë, Leskovc dhe Bujanovc. Në përbërje të brigadës ka 11 batalione.

Përpos kësaj, po të shikohen edhe armatimi me të cilin janë të pajisura këto brigada shihet se ai është ofanziv dhe ku përfshihen batalionet tankiste të pajisura me tankun M-84, regjimente me artileri klasike e pajisura me obuz 122 mm. me larghedhje 17 km, obuz 150 mm. me larghedhje 28 km, artileri raketore 128 mm. me larghedhje 20 km, artileri raketore 262 mm. me larghedhje 50 km. E gjithë kjo po të kombinohet me drejtimet komunikuese me Kosovën, nuk do kurrfarë komenti se në rast të prishjes të konstalacionit të tanishëm gjeopolitik në botë, Ushtria serbe është në pritje të një urdhri që në formën e një “bkc krg-ut” të pushtojë Kosovën.

Shërbimet e Zbulimit dhe informimit

Gjithnjë në kuadër të obligimeve kushtetuese që kanë, në drejtim të Kosovës janë të angazhuara edhe shërbimet serbe të zbulimit BIA, VOA dhe VBA. Nenin 2 i ligjit për BIA decidifisht përcakton se: “agjencia kryen detyra të cilat kanë të bëjnë me: ruajtjen e sigurisë së Republikës së Serbisë dhe zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve të drejtuara në përmbysjen apo prishjen e rendit kushtetues të Serbisë”. Kjo dispozitë ligjore është e mjaftueshme për të konstatuar praninë ofensive të shërbimeve serbe në Kosovë. Për këtë BIA ka formuar qendrën e saj në Vrajë e cila mbulon Kosovën në rrugë agjenturore dhe të përgjimeve të telekomunikimit.

Para disa muaj, gazeta austriake “Money” ka publikuar lajmin se:“725 zyrtarë, që paguhen nga Qeveria e Serbisë për veprimtarinë e tyre në komunat e Kosovës ku nuk ka më serb, nuk ka dyshim se janë pjesëtarë të shërbimit sekret serb. Ata duket haptas se paguhen për shërbimet e tyre që kryejnë në Kosovë”. Pa bërë ndonjë analizë të thellë, por duke përcjellë përditshmërinë kosovare, ky lajm duhet të merret serioz dhe i besueshëm pa vu këtu në dyshim faktin se gazeta ka mundur ta siguroi informacionin nga shërbimet sekrete austriake të cilat disponojnë informacion të drejtpërdrejt nga tereni apo nga intervistat e oficerëve të shërbimit serb të cilët po dezertojnë dhe po kërkojnë azil në vendet perëndimore.

Përpos grumbullimit të informacionit me interes për shtetin serb, këto agjenci përmes agjenturës influente ndikojnë keq në përditshmërinë tonë të jetës institucionale. Agjentët me influence, të akomoduar nëpër institucionet tona shtetërore, arsimore, nëpër media, në shoqërinë civile, nëpër institucionet fetare, në biznesin privat, nëpër sindikata, bëjnë lojën e vetë. Shpesh herë duke u thirrur në patriotizëm, në gazetarinë hulumtuese, në mbrojtjen e lirive edhe të drejtave të njeriut, të demokracisë, të ambientit dhe të drejtave sindikaliste, krijojnë skema të cilat qojnë në situata të cilat vendin e sjellin para kolapsit (si ajo e marsit të vitit 2004) apo shkaktojnë kriza institucionale si kjo që po ndodhë tani.(për dy orë vendi mbetet pa president)

Skemat e përpunuara deri në detale nga analitikët e këtyre shërbimeve zbatohen në Kosovë nga rezidenturat e këtyre agjencive të cilat i zbatojnë pa vështirësi dhe në të shumtën e rasteve dalin të suksesshme. Këto skema që nga paslufta kryesisht kanë qenë të orientuara në futjen e përçarjes në mes partive politike, tendencës për t’i futur në konflikt shqiptarët me bashkësinë ndërkombëtare, krijimin e imazhit të keq për Kosovën në arenën ndërkombëtare etj. Dhe po të shikohen periodikisht nga viti 1999 e deri më tani, rastet e prishjes serioze të situatës së sigurisë lidhen zakonisht me ndonjë takim për Kosovën të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vizitës së ndonjë delegacioni të lartë ndërkomëtar etj. Injorimi i këtyre faktorëve nga elitat politike të Kosovës, mediet, rrethet akademike, shoqëria civile, por edhe nga popullata e Kosovës mundë të jetë fatal për brezat e ardhshëm. Është koha e fundit të një aksioni të mençur për t’i krijuar perspektivë të shëndosh vendit tonë të shumëvuajtur

(Autori është analist i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 09, 2010 2:14 pm

Shoqëria civile në politikë, partitë politike si shoqëria civile!
Shpërndaje Postuar: 1:50 / 9.10.2010 Komente: 1



Behxhet Sh.Shala

Në vendet me demokraci të zhvilluar dhe konsoliduar, shoqëria civile është pjesa më aktive, më shpresëdhënëse e cila, si korrigjuese e gabimeve të politikës në fakt është gardian dhe garantues i demokracisë në ato shtete. Është zemra, shpirti dhe truri i vet shtetit andaj në këto shtete nuk hasim në dhunime të ligjit dhe demokracisë siç hasim në shtetet ku demokracia është më shumë shprehje linguistike se diçka që mund të shihet, preket apo përjetohet!

Kosova e paraluftës dhe e pasluftës ka qenë vend e tash shtet ku demokracia nuk ka pasur adresë andaj nuk e kemi ditur ku është! Për shkak të rrethanave që ishin para luftës në Kosovë, e tërë Kosova u shndërrua në një OJQ, ku disa OJQ-ë, sindikatat e ndryshme, ato humanitare bënin politikë siç bënin edhe partitë politike të sapoformuara e që ngjizja e tyre ishte bërë pikërisht në këto OJQ-ë! Emërues i përbashkët i këtyre aktiviteteve “politike” ishte lufta për mbijetesë meqë popullit shqiptar i kanosej një rrezik objektiv për shfarosje nga një regjim fashist dhe racist siç ishte regjimi serb! Qysh atëherë e sidomos pas përfundimit të luftës flitej për konceptin dhe rolin e shoqërisë civile në ndërtimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë! Jo se kishim ndonjë përvojë në këtë drejtim prandaj filluam ta imitonim shoqërinë civile në vendet e rajonit duke mos i marrë parasysh rrethanat specifike që ishin në Kosovë!

Shoqëria civile në Kosovë e keqkuptojë rolin dhe misionin e saj sepse, me t’u bërë pjesë e proceseve, qëllimin e kishte të bëhej pjesë e pushtetit, qoftë në mënyrë makiaveliste apo si dr.Xhekili (me dy fytyra), duke shkelur mbi parimin qytetar në emër të cilit edhe thirrej. Nuk pajtohem me shumë analistë që deklarojnë se shoqëria civile në Kosovë ka qenë e fuqishme dhe përcaktuese për shumë procese. Pikërisht është e kundërta sepse po të kishin një shoqëri civile të fortë në Kosovë, gjeografia politike, ekonomike, sociale, kulturore, morale do të dukej ndryshe e jo kjo që e kemi sot! Shoqëria civile në Kosovë ka pasur dhe ka edhe sot individë të fortë, të cilët kanë krijuar monopol duke luftuar ekskluzivisht për interesa personale duke e dobësuar dhe margjinalizuar kështu rolin e saj! Dr. xhekilizmi (dyfytyrësia) e saj qëndron në faktin se gjatë ditës e kanë sharë pushtetin ndërsa gjatë natës kanë bërë dashuri me të, qoftë si zhigolo, qoftë si kurtizane!

Seancat seksuale- politike i kanë pasur sidomos me ndërkombëtarët me ç’rast e kanë shpalosur tërë pasionin e tyre që nuk mund ta gjeni as në veprat e Markiz de Sadit, babait të sadizmit! Dihet mirëfilli se jeta e tepruar e natës shkakton shumë dëme, nga pagjumësia deri te pasojat tjera! Disa bosë të shoqërisë civile në Kosovë kanë qenë aq të pandershëm sa që, kur kanë dështuar në politikë, përsëri i janë kthyer “ bazës” deleguese të saj, shoqërisë së dhunuar civile duke e komprometuar edhe më shumë! Fatkeqësisht, sot ata janë kritikuesit më të mëdhenj të pushtetit dhe përkrahësit më të fuqishëm të shoqërisë civile! Dhe asnjëri prej tyre nuk ka mbetur i pasistemuar dhe pa të ardhura materiale! Konformizimi i një numri të madh të këtyre individëve, josinqeriteti, dyfytyrësia, imoraliteti dhe grykësia e madhe e ka devalvuar në masë të madhe rolin e një shoqërie civile duke e shndërruar atë në një bujtinë buzë rrugës ku politikanët injorantë, për pak para dhe premtim se do t’u japin pakëz pushtet i shfryjnë epshet e tyre seksuale dhe të tjera!

PER-i dhe FER-i

Nëse nuk më tradhton kujtesa më duket se Diellza Kolgeci, para disa viteve e pati formuar një OJQ apo iniciativë për të rinjtë me synim që në një të ardhme ta shndërroi në një forcë politike e të cilën e ka emërtuar PER. Meqë kjo “forcë” premtuese politike nuk duket të jetë konsoliduar në skenën politike kosovare mendoj se Diellza Kolgeci ka vendosur të merret me punë më të mençura dhe për të cilat është e kualifikuar dhe ka predispozita. Dhe besoj se nuk është ndarë aspak me humbje, madje ka fituar.

Mbreti i kosovarëve që dikur deklaroheshin, torturoheshin, burgoseshin dhe vriteshin pse ishin shqiptarë, Ambasadori Kristofer Dell, disa muaj më parë, në një intervistë dhënë të gjitha medieve të “pavarura”, elektronike dhe të shkruara pati thënë se tash në Kosovë u krijua një klimë për një subjekt të ri politik e që në fakt mund të llogaritet si datë e themelimit të subjektit më të ri politik në Kosovë i quajtur Fryma e Re apo si akronim FER. Përfolej se Shpend Ahmeti që drejtonte Institutin GAP do të ishte në krye të këtij subjekti e që doli si e vërtetë! Po kush e merr atë guxim që të mos i kryej detyrat e shtëpisë që i cakton Mbreti i kosovarëve me origjinë shqiptare?!! Ilir Deda nga KIPRED nuk përfolej si bashkëthemelues i subjektit të ri politik por si aderues në njërin nga subjektet ekzistuese politike,LDK –së në radhë të parë! Në shumë paraqitje publike dhe intervista Iliri e mohonte inkuadrimin e tij në politikë. Mirëpo, unë aspak nuk kam dyshuar se ky do të inkuadrohet në politikë meqë kohëve të fundit e pati sforcuar retorikën kundër politikës aktuale! Pjesë e së cilës ka qenë një kohë të gjatë, me të gjitha të mirat dhe të këqijat që prodhon politika aktuale!

Dikush po e krahason me ORA-në e Veton Surroit e cila u arkivua në arkivin e partive të dështuara pas së cilës e humbi edhe emrin mirëpo përmes procesit të riinkarnimit u kthye me emrin Klubi për Politikë të Jashtme! Kjo është ajo që e thashë më lartë, e fillon si pjesë e shoqërisë civile, dështon në politikë dhe ringjallesh përsëri si shoqëri civile. Prandaj edhe nuk kemi shoqëri civile! Nuk e di me çka do të merret FER-i mirëpo nuk i japë gjasa të mëdha madje mendoj se ky do të jetë dështimi i radhës i individëve të fortë të shoqërisë civile në “luftën e demave”, në zgjedhjet e ardhshme! Proceset politike në Kosovë po finalizohen e në kuadër të kësaj edhe proceset integruese të Kosovës në BE dhe strukturat euroatlantike dhe ku, as FER-i, as PER-i nuk do ta kenë ndonjë ndikim! Kosova dhe qytetarët e saj po trajtohen nga BE si zgjebanikë( njerëz me zhugë) andaj kemi mbetur të fundit në procesin e liberalizimit të vizave. Në fund të fundit liberalizimi i vizave për pjesën dërrmuese të qytetarëve të Kosovës ( me mbi 70% të varfër, 65% të papunësuar, 25-35% analfabetë, 10-15 % analfabetë me tituj shkencorë) nuk mund të llogaritet si ndonjë përfitim !

Në kartën e liberalizimit të vizave sot luajnë ata që janë në pushtet dhe nga opozita që i kritikon! Nëse edhe FER-i luan në këtë kartë, do të bëjë gabim strategjik shkaku se liberalizimi i vizave nuk është ajo nga e cila varet ardhmëria e Kosovës dhe qytetarëve të saj! Madje, kjo është stërkequr shumë dhe ka karakter ekskluzivisht mashtrues. BE nuk ka shumë alternativa. Ose do t’i hapë dyert edhe për kosovarët ose duhet ta zhvendosë edhe gjeografikisht Kosovën në Etiopi, Sudan dhe Somali! Neve vetëm gjeografia po na shpëton sepse BE, deri tash po na trajton si qytetarë të shteteve që i përmenda! Mos të flasë këtu për standardin jetësor i cili është ndoshta edhe më i ulët se në këto shtete!

Të qenit individë të fortë nuk nënkupton që e keni të garantuar bazën e elektoratit. Madje, kjo më shumë mund të merret si hendikep, se si përparësi! Aq më parë kur elektorati në Kosovë ( ata që votojnë) janë të shquar për kah besnikëria ndaj subjektit që e votojnë! Janë tradicionalistë të cilët më shumë i obligon Kanuni i Lekë Dukagjinit se programet apo projektet politike të subjekteve që garojnë në zgjedhje! A do të jenë në shpërputhje ofertat e FER-it me mundësitë për t’i përmbushur premtimet e fushatës, do të shohim! Unë besoj se po! A do ta mbështesin “miqtë” ndërkombëtar projektin e FER-it dhe a do ta mbajnë fjalën?! Edhe kjo nuk është shumë e sigurt! Shembull të gjallë e kemi anëtarin e LDK-së, Fatmir Sejdiun! Të cilin pikërisht “miqtë” dhe “mikeshat” ndërkombëtare e kanë mbytur politikisht dhe moralisht për së gjalli! Dhe shumë dilema të tjera për këtë subjekt të ri politik me njerëz të fuqishëm por pa votues! Nëse FER-i megjithatë bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës e për këtë, të jem i sinqertë nuk e besoj fare madje nuk i lejoj vetes as të shoh një ëndërr të tillë, kjo do të realizohet sepse po garon për herë të parë! Mund të premtojë çfarë të dojë, si dikur ORA dhe AKR! Mund të pësojë fatin e fluturës ( e cila fluturon vetëm një verë) ndërsa këta ta kenë vetëm një mandat. Si dikur ORA e me gjasa të mëdha që këtë fat ta pësojnë edhe LDD dhe AKR! Përkundër parashikimit tim të zymtë për FER-in, unë nuk ua dëshiroj këtë fat!

Por, nëse kthehemi pakëz prapa do të bindemi se të gjitha subjektet garuese në zgjedhjet e mëparshme të dala nga shoqëria civile, kanë dështuar si të tilla! Ndërsa, të gjithë individët e shoqërisë civile që janë inkuadruar si të tillë në subjektet ekzistuese politike, kanë përfituar ose më mirë të them janë shpërblyer me poste ministrore, ambasadorë, këshilltarë, anëtarë dhe drejtues të bordeve dhe poste tjera ku i kanë “ra fukarallëkut shkelëm”! Kanë mundur Enver Hoxhaj dhe Blerim Shala të formojnë parti politike por nuk e kanë bërë!! Mos mendoni se kanë gabuar?! Aspak!! Më dorëliri në këtë drejtim ka qenë PDK dhe lideri karizmatik i saj, zotni Hashim Thaçi i cili u ka dalë në fjalë atyre që u ka dhënë premtime! Edhe nëse është vonuar, përsëri premtimin e ka përmbushur! Prandaj, besoj se përfaqësues të shoqërisë civile më shumë do të aderojnë në subjektet ekzistuese se që do të tërhiqen nga subjektet garuese të shoqërisë civile!

LDK dhe lideri i saj, me poste të dyfishta, ka qenë më dorështrënguar andaj është shndërruar në “ Fermë të Krokodilëve”, po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit! Shpresoj dhe uroj që FER-i mos ta ketë fatin e ORA-së por as të PER-it ! Gjithashtu, shpresoj dhe dëshiroj që fushata të jetë FER, e dinjitetshme, e moralshme dhe e njerëzishme! Jam kundër asaj që dikush ta shfrytëzojë rastin për ta diskualifikuar kundërshtarin duke i gërryer zorrët e së kaluarës apo prekur familjen! Kjo duket se po bëhet sidomos me Ilir Dedën. Prandaj e konsideroj si shumë të ulët, të pamoralshme dhe jonjerëzore!

Kermabo dhe 1 Prilli

Krejt në fund, pensionisti nga Franca në pushime vjetore në Kosovë për tri vjet me radhë, me një pagë mujore prej dhjetëra – mijëra euro, si boss i EULEX-it, pasi u kyç me “shlivovicë” në Beograd dhe e mbushi barkun me bukë Kosove, prej një distance të madhe, nga Brukseli u zotua se do ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke mos përjashtuar as arrestimin e politikanëve në pozita të larta! Çfarë mashtrimi! Së paku në fund është dashur ta thotë të vërtetën!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 11, 2010 11:00 am

Rusi, Gjermani: Synohet thellimi i lidhjeve politike dhe ekonomike
Presidenti gjerman, Christian Wulff, sot e fillon vizitën e tij pesëditëshe në Rusi, që ka për qëllim thellimin e lidhjeve politike dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Gjatë vizitës, pritet që zoti Wulff të takohet me presidentin rus, Dmitri Medvedev, dhe me kryeministrin rus, Vlladimir Putin.

Gjermania është partneri më i madh ekonomik i Rusisë.

edhe qekjo na mungon dhe tani me na hanger dreqi pom duket ,sit lidhen edhe gjermant me rus luje mac kryt e bullit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyTue Oct 12, 2010 6:33 pm

Klinton në Kosovë hiqen flamujt shqiptarë nga sheshet e Prishtinës

PRISHTINE- Flamuri kombëtar shqiptar, i vendosur në mesin e atij shtetëror dhe amerikan, është hequr nga sheshet e Prishtinës.

Heqja e flamujve është bërë në prag të vizitës së Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Kompania “Dolphin”, punëtorët e së cilës ishin parë duke larguar flamujt, të kontaktuar nga televizonet Kosovare, nuk kanë dashur të japin asnjë informacion lidhur me këtë akt.

Sipas burimeve mësohet se Ambasada Amerikane në Prishtinë ka sqaruar se mbajtja e flamurit të një shtetit fqinj, nuk është e lejuar nga protokolli.

Sipas mediave Kosovare, ky veprim është pritur me pakenaqesi nga qytetarët që ndodheshin në rrugë në momentin e heqjes së flamurit kuqezi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyTue Oct 12, 2010 8:15 pm

valla Flamurin Kombetare nuk munden serbet te naj hekin me dekada ,
E po naj hjekin tradhtaret ,servilet shqiptare.
E ne ,,trimat" vetem shiqojme e shkruajme ketu.
Ku eshte populli ,,trim" qe kemi..
Apo edhe gomar me na quajt ne do te pajtohemi.
Eshte dashte krejte populli te ngritet ne kembe dhe ti vene flaken flamurit multietnik serbe dhe keta tradhtare politikane ti rrezojme nga pushteti qe se kane fare.
Keta nuk jane shqiptare ,po jane hajna bandit tradhtare kuisling e te poshter dhe jane gjak perzier.
Po te kishte ndodhe dikun ne serbi shkup apo mal te zi populli i kishe kalle krejte dhe i kishte debue nga atdheu...
Te poshter....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shqipdon
Fillestar/e
Fillestar/e
shqipdon


Male
Numri i postimeve : 42
Age : 40
Vendi : Fush Kosove
Registration date : 01/09/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 16, 2010 3:32 pm

LDK tërhiqet nga koalicioni


Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë vendim të shtunën që të tërhiqet nga koalicioni qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se në mbledhjen e së shtunës janë analizuar thellë zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më këtë rast kjo parti merr vendim që zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat përfundimisht në ditën e hënë, me 18.10.2010 të bëjnë dorëzimin e detyrave nga postet që kanë pasur.

“Nga dita e hënë, 18 tetor 2010, LDK tërhiqet nga Koalicioni qeverisës, përkatësisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. LDK mbetet e përkushtuar të jetë kontribuuese e fuqishme në të gjitha proceset e rëndësishme demokratike e shtetërore në interes të vendit dhe gjithë qytetarëve të tij”, thuhet në njoftimin e LDK-së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 16, 2010 5:07 pm

lamsh eshte tuj shkue ne kosoven multietnike.
tashe sdihet se kushe qka eshte.
edhe pasunin duhet me ja konfiskue dhe mi perzan nga kosova keta hajna.
se perndryshe kane me na shkaterrue deri ne palc ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 16, 2010 10:02 pm

Eh mor xhiti të shkojn e të lipin azil në serbi se ma nuk kan vend tjeter siq po thua me përzan nga Kosova .As ajo si pranon vetëm ju ka mbet nej planet në han .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 16, 2010 10:44 pm

A nuk paska as nje lajme per divorsin PDK-LDK...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySun Oct 17, 2010 12:08 pm

jane kane lesbejka o Drinii per ate sju majti shume
martes per interes ,martesa per interes nuk zgjatin shum.
Sa me naj shkaterrue kombin
tashe dojne me dal nga pergjegjsia.
PO jo kurre nuk ju falet tradhtia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySun Oct 17, 2010 2:36 pm

Kudo ne shqyptari po shkon lamesh, Kosove, Iliride, Shqypni !
hajt se liderat i ka nxane harami, po qysh faji ka populli shkrete me i ra ne hise kato horra !!! Njat ashet Kosove,Iliride, Shqypni, medet medet medet, Zoti i marrofet en dite vdekes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 10:01 pm

Ministrat në kabinetin qeveritar Thaçi nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar në njoftimin e bërë publik nga kjo parti për daljen nga koalicioni qeverisës me PDK-në, të hënën kanë bërë dorëzimin e detyrave tek sekretarët e përhershëm.

Nga të parët që ka dorëzuar detyrën ishte ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, kurse zëvendës kryeministri Ramë Manaj, ende është në objektin e Qeverisë, duke kryer edhe disa punë teknike, që kërkohen para se ta lëshojë zyrën. Të shtunën Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për tërheqje nga koalicioni qeverisës me PDK-në dhe me këtë rast ka kërkuar nga zëvendëskryeministri i kësaj partie dhe ministrat që të hënën t’i dorëzojnë detyrat e tyre.

Në Qeverinë Thaçi, LDK-ja ka pasur një zëvendëskryeministër, pesë ministra dhe disa zëvendësministra.

Pas kësaj situate, zyrtarë vendor në vend dhe përfaqësues të partive politike kanë theksuar se vendi ndodhet në krizë institucionale, ndërsa si mundësi janë paraparë edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 10:29 pm

ikja nga koalicioni ishte nje kompromis ndremjet isa mustafes qe ldk te dilte nga koalicioni kurse ky ne te kunderten mos te kandidoje per kryetar te ldk ta le
fatmirin te qete sepse bukoshi eshte nje kafshate e lehte [per fatmirin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 10:36 pm

Cito :
ikja nga koalicioni ishte nje kompromis ndremjet isa mustafes qe ldk te dilte nga koalicioni kurse ky ne te kunderten mos te kandidoje per kryetar te ldk ta le
fatmirin te qete sepse bukoshi eshte nje kafshate e lehte [per fatmirin

Interesant kjo!!!keta edhe pse ishin ne kualicion mesveti kan pas raporte siku( Ujku me dhin)them nga anet tona.Ama ky largim i pa pritur i Fatmir Sejdiut te le pershtypj per shum gjera lidhure me bashkpunimin se kishin keto dy parti me te mdha ne ks.''mban er kjo prishje ''.
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 10:45 pm

ldk e ka shfrytezuar kete periode e cila nuk eshte e ngjeshur me aktivitete politke dhe ne shtetet perendimore fillojne festa por nj gje eshte esigurte ldk dote jete nje opozite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 10:55 pm

Ama eshte gabim fatal se nuk ka qen rendi te prishn kualicionet ku kemi te bejm me mija problem tjera ,ja rasti i privatizimit te PTK?her lejojn nje dite tjeter thon jo kjo eshte per tu habit cfar bejn keta sikur kan ne dore gjithe popullin dhe luajn si te duan,por fai eshte i popullit qe kan ren ne ''gjumin dimror'kjo eshte pron e shteti edhe kjo po ju rreshqet nga duart !sa eshte e drejt kjo ?kush lejon gjera tilla te luaj me pasurin e popullit ?keso polaq vetem ne shqiptaret kemi , se nuk dim te dallojm te bardhen nga e Zeza!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrimtaf
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
rrimtaf


Male
Numri i postimeve : 1090
Age : 55
Vendi : kosov
Registration date : 30/07/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyMon Oct 18, 2010 11:04 pm

kjo nuk eshte asgje tragjike do te gjendet zgjidhje me miqte tane por kjo ka qene edhe nje hakmarrje e isa mustafes per shkak te ligjit per prishtinen te cilin e kane miratu ne parim por nuk kane veprue .per ti dhene bugjetin e nevojshem per prishtinen dhe keshtu i kane zbeh premtimet e isa mustafes dhe kjoo mund te cilesohet si hakmarrje politike ne disa momente vendimtare dhe ta vene ne pozite te palakmueshme pdk faktikisht ikane ndalur disa procese per nje kohe te shkurte me e udhes ka qene te qendrojne ne koalicion edhe per 5apo6 muaj dhe keshtu ldk nuk do te humbiste autoritetin e vet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyTue Oct 19, 2010 1:17 am

UN mendoj se situata asht super normal kta palaqot tan skan ashtu keshtu ne dor dhe situata ska shka me bé ma m*** veqse ma mir!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyFri Oct 22, 2010 11:58 pm

Me krizën ekzistuese, Kosova vërtet ka hyrë në një moment të veçantë jo thjesht të historisë së vet politike, por dhe të historisë së saj institucionale, në kuptimin juridik. I duhet njëherësh të mendojë për zgjedhje të parakohshme, për zëvendësim ministrash, për zgjedhje presidenti, etj, etj. E gjitha kjo po ndodh kur Kosova ballafaqohet me sfida të rëndësishme qoftë në planin e brendshëm, qoftë në planin rajonal dhe ndërkombëtar. Ajo duhet të miratojë buxhetin, të miratojë strategjinë e privatizimit të Postë Telekomunikacionit, të miratojë një Kod të ri Zgjedhor, të hyjë në bisedime me Bashkimin Europian për liberalizimin e vizave, pasi Kosova sot është vendi më i izoluar në Europë, të hyjë në bisedime me Serbinë, etj, etj.

Por veprimi që ka thelluar krizën është padyshim tërheqja-nuk është dorëheqje-e ministrave të LDK-së. Ajo ndodhi disa ditë pas largimit të Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton. Si do sillen institucionet e Kosovës në një situatë të tillë, kur duket se vetëm Parlamenti ka legjitimitet, ndërkohë që të gjithë institucionet e tjera janë me legjitimitet të dyshimtë? Dhe e gjitha kjo me një premisë themelore: çdo veprim i organeve, institucioneve kushtetues në Kosovë, sot ka një rëndësi unike. Ato luajnë rolin e precedentit në ecurinë e këtyre organeve. Dmth. dhe në rastet kur këto veprime nuk janë parashikuar me kushtetutë, ato mbeten si veprim që duhet ndjekur në të ardhmen në situata të ngjashme. Kosova është duke testuar kushtetutën e vet, e cila është në vitet e para të jetës së saj. Është duke u provuar nëse Kosova ka aftësi shtetformuese. Po ku janë problemet me largimin e ministrave?

Ka një plan kushtetues të shikimit të problemit. Në të gjithë kushtetutat serioze europiane, ministri qëndron në detyrë deri në marrjen e funksionit prej ministrit pasardhës. Edhe pse kjo gjë nuk është shkruar në Kushtetutën e Kosovës, qëndrimi në detyrë dhe dorëzimi i saj pasardhësit, mbetet një parim universal i të drejtës kushtetuese. Ky qëndrim në detyrë lidhet me nevojën për vazhdimësi të mandatit nëpërmjet një figure politike, pra moslënien bosh të postit për asnjë moment. Ministri ka detyra specifike me karakter politik, që nuk mund të dorëzohen tek një sekretar i përgjithshëm, i cili është autoritet administrativ apo dhe tek një zëvendësministër. E keqja më e madhe është se në ndonjë rast janë larguar dhe zëvendësministrat, diçka që e thellon krizën për ministri të rëndësishme për jetën publike si shëndetësia, e jashtmja, e pse jo dhe e kulturës. Në pikëpamje të zakoneve të mira administrative, ndenja në zyrë deri në momentin e fundit kur vjen bujtësi tjetër, gjithashtu është njëlloj detyrimi i pashkruar edhe në rastet kur nuk është shkruar, madje dhe në Kosovë. Përshembull, ministrat e qeverive të ndryshme i kanë lënë stafetën njëri - tjetrit në zyrë, qoftë në momente zgjedhjesh, qoftë në momente krize qeveritare. Vende të caktuara madje kanë dhe ceremoni të dorëzimit të detyrës, kur paraardhësi i dorëzon pasardhësit dosjet e prioriteteve, problemet e mbetura të pazgjidhura, etj. Pa folur që në shumicën e kushtetutave europiane, mbarimi i detyrës së një ministri shënohet me dekret presidencial. Kushtetuta shqiptare p.sh parashikon dekretin me rastin e lënies së detyrës së një ministri, për dorëheqje, shkarkim, etj, etj. Madje Presidenti ka të drejtë të informohet përse shkarkohet, apo dorëhiqet një ministër.

Në planin politik, lënia e detyrës në këtë mënyrë është një veprim që zhvlerëson shumë funksionin e ministrit. Pasi zhvlerësoi rolin e Presidentit me mënyrën si zoti Sejdiu u largua apo si e ushtroi funksionin e vet), (ai zgjodhi të ishte kryetar partie dhe jo president), tani LDK po zhvlerëson rolin e një ministri. Ministrat ju bindën urdhërit të kryetarit të tyre dhe jo urdhëresave ligjore, kushtetuese, diçka që i ngarkon me përgjegjësi. Për të kuptuar absurditetin e një veprimi të tillë, duhet shqyrtuar dhe një situatë ekstreme. Supozojmë se ai që dorëzonte detyrën do të ishte ministër i Mbrojtjes në një moment lufte: a mund ta dorëzojë detyrën ministri si pasojë e largimit të partisë së vet nga qeveria?

Duke mbetur në pikëpamje politike, lënia e detyrës është një veprim politik agresiv, i cili imponon që PDK të zëvendësojë apo të bëjë diçka për vijimësinë e mandatit, pra kërkon ta thellojë krizën me çdo kusht. Duket e qartë se dhe LDK, si PDK kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme, megjithëse nuk ndihet e sigurt se do ketë garanci në një proces zgjedhor të ndershëm. Megjithatë duket i çuditshëm ky ngut i zotit Sejdiu. Kreu i LDK, i cili dëshiron të shmangë shkuarjen në zgjedhje krahas PDK-së, diçka që do të thellonte rënien elektorale të partisë së vet, ka dyshime në seriozitetin e zgjedhjeve. Para se të merrte këtë vendim të largimit të ministrave, Sejdiu i kërkonte PDK ndryshime në Kod, pastrim të listave zgjedhore, etj, etj. Por sot duke dalë nga qeveria në ngut e sipër, LDK po heq dorë nga disa garanci plus, që ja jepte qenia në qeveri.

Nga pikëpamja politike për shumë arsye duket se LDK po hyn në konflikt dhe me perëndimorët, madje ky lloj largimi e shton konfliktin me ta.
Pra, duket se një veprim i tillë i ka krijuar jo thjesht probleme LDK-së, por dhe shtetit të Kosovës. Në këto kushte duket se as ndërkombëtarët nuk e kanë të lehtë të përcaktojnë një axhendë të veprimeve institucionale: duhet zgjedhur më parë presidenti, të shkohet në zgjedhje të parakohshme, të shkohet tek qeveria teknike apo me bazë të gjerë deri në fund të mandatit? Dilema interesante për një shtet të ri. (panorama)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 23, 2010 1:53 pm

PDK= me hajduq
LDK=udbashé´

shyqyr qe po shkojn kta sherdhata.
Dhe po presim nji frym te re, shtres te mirfillt qe jan per ket atdhe te mjer, e per ket popull te gjor, qe po ju shkon jeta se hardhucit nder gur, pa pas kurr per ta ngupur barkun as buk e uj e leje ma gjerat tjera per jet.
RROFT, VETVENDOSJA PER NJI SHQIPRI ETNIKE, NE KRYE ME ADEM DEMAQIN, E JO ME ME MAHALLEN E UDBASH-VE DHE ME MAHALLEN E HAJDUTVE TE ATISARIT!!?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 23, 2010 4:47 pm

Te dy part o xhem jane me udbashe dhe hajdut e kriminele
patrit Kosovare ska asgje prej tyre
ishalla Albini ja merr dhe nuk tradhton si keta se si te vjen shqiptari ne karrig e nderron kombin flamurin gjuhen e qka jo
hej kuku per ne qeshtu ishim kan me shekuj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptySat Oct 23, 2010 7:40 pm

te gjithe njejte
E shakterrun kombin shqiptare
e sju vjen turp ende te thirren ne ,,patriotizmin" e tyre.
valla paskan luftue keta Kupi me shoke...hallal bre burra
se kete qe bete ju sun e beri shkau..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyTue Oct 26, 2010 2:04 pm

TI: Korrupsioni, Kosova e fundit në rajon

Renditja e vendeve sipas shkallës së korrupsionit.
26.10.2010
Ilirjana A. Bajo
Kosova renditet e 110-ta me një vlerësim prej 2.8 pikësh në mesin e 178 shteteve të botës nga Transparency International. Kjo organizatë ka bërë sot publik raportin vjetor mbi shkallën e korrupsionit në nivel global.

Është hera e parë që kjo organizatë e rendit Kosovën në mesin e shteteve të tjera. Ndryshe nga ç’mund të mendohet, arsyet pse Kosova nuk ka qenë pjesë e atij që njihet si treguesi i korrupsionit të matur nga Transparency International, kanë qenë teknike.

“Kjo ka qenë hera e parë që ne kemi mundur të përdorim tre burime në Kosovë. Kjo është ajo që ne bëjmë me çdo vend - përdorim tre burime informacionesh për të nxjerrë treguesin. Deri tani, Kosova nuk ka qenë e përfshirë për arsye teknike, jo politike”, thotë Deborah Unger, zyrtare për informacione pranë Transparency International.

Kosova gjendet në mes sa i përket vlerësimit të korrupsionit, por ajo renditet më poshtë se vendet e tjera të rajonit.

Maqedonia ka pozitën më të mirë sa i përket shkallës së korrupsionit në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Maqedonia renditet e 62-ta me një numër pikësh prej 4.1, e ndjekur nga Mali i Zi që gjendet në vendin e 69-të.

Më pas vjen Serbia në vendin e 78-të, me një vlerësim prej 3.5 pikësh, e ndjekur nga Shqipëria në vendin e 87-të, me 3.3. Pas Shqipërisë gjendet Bosnja në vendin e 91-të ose me një nivel pikësh prej 3.2.

Të gjitha vendet e rajonit kanë shënuar përparim krahasuar me vitin e kaluar. Shqipëria, në raportin e vitit 2009, të hartuar nga Transparency International, renditej e 95-ta, e po kështu dhe Serbia, e cila vjet ishte në vendin e 83-të. Përmirësimin më të dukshëm e ka bërë Maqedonia.

Në nivel global, vendin e parë si shtete më pak të korruptuara e ndajnë Danimarka, Zelanda e Re dhe Singapori me 9.3 pikë. Ndërkaq, Somalia e përmbyll raportin me një vlerësim prej 1.1 pikësh.

Në një gjendje po kaq negative sa i përket shkallës së korrupsionit janë dhe Mijanmari e Afganistani me 1.4 pikë. Këto janë tre vendet që mbyllin tabelën.

Tre të katërtat e vendeve të përfshira në raport gjenden poshtë vlerësimit prej 5 pikësh, kur Transparency International përdor vlerësimin 10 si maksimal dhe 0 për shkallën më të lartë të korrupsionit. Të gjitha vendet e rajonit kishin më pak se 5 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 EmptyTue Oct 26, 2010 7:18 pm

Deri kur do jet kjo dukuri e keqe ?
Në qdo vend ku hin duhet të paguhet riqfet apo në mnyrën moderne siq po e quajn Korrupcin .na lodhi dhe na fiku .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 5 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 5 e 26Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6 ... 15 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: