Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 13 ... 26  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyMon Jul 12, 2010 2:48 pm

Prishtinë, 12 korrik - Presidenti i Kosovës
Fatmir Sejdiu në fjalimin
vjetor para deputetëve të Kosovës i ka
bërë sot thirrje Beogradit që të
distancohet nga stimulimi i dhunës
në Kosovë, ndërsa u ka bërë me dije
të gjithë atyre që pretendojnë
ndryshimin e kufijve të Kosovës, se kjo
nuk do të ndodh kurrë. Po
ashtu Presidenti Sejdiu kërkoi nga deputetë
dhe institucionet që të
punohet më shumë në luftimin e krimit dhe
korrupsionit, të forcohet
ekonomia, ndërkohë që nga Komisioni Evropian
kërkoi përkrahje që
edhe Kosova të përfshihet në procesin e
liberalizimit të vizave.
Fjalimi
vjetor para Kuvendit të Kosovës
është obligim kushtetues për
presidentin. Deputetët e Lidhjes
Demokratike të Dardanisë nuk kanë
qëndruar në Kuvend gjatë fjalimit të
presidentit Sejdiu.
Pasi iu
ka rikujtuar deputetëve dhe
përfaqësuesve diplomatikë të huaj, të
akredituar në Prishtinë, se më 9
korrik 2009 kishte mbajtur
fjalimin e fundit vjetor, ai ka shtuar se
gjatë kësaj periudhe
dymbëdhjetëmuajshe ka pasur ngjarje dhe vendime të
rëndësishme për
të mirën e vendit tonë, ka vazhduar progresi,
konsolidimi dhe
forcimi si shtet sovran e demokratik. Me këtë vështrim
ai ka
përmendur se Republika e Kosovës, gjatë këtyre dy viteve e gjysmë

pavarësimit të saj, ka arritur të bëj hapa vendimtarë për t’i
ndërtuar
institucionet e saj demokratike; ka arritur të ketë Kushtetutën
dhe
Ligjet, Gjykatën Kushtetuese, Agjencinë e Inteligjencës dhe Forcën e
Sigurisë së Kosovës dhe të gjitha i ka bërë në përputhshmëri të plotë
me
Pakon e Ahtisarit, duke garantuar plotësisht të drejtat e
komuniteteve
pakicë, pra me një konsensus cilësor dhe të gjerë. Me këtë
veprime,
Kosova ka arritur t’i kryejë obligimet që mori ndaj bashkësisë
ndërkombëtare
dhe qytetarëve të saj dhe hodhi poshtë të gjitha prognozat
e këqija
që u lansuan para pavarësisë së vendit. Sot me krenari mund të

themi se është mbajtur stabiliteti i përgjithshëm, megjithëse jo pa
sfida
dhe probleme, kurse shteti ynë është bërë faktor e kontribues
aktiv
dhe i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
Gjatë
muajit
nëntor ne patëm zgjedhjet për pushtetin lokal, të cilat ishin të
parat
që u organizuan nga institucionet e vendit. Megjithëse pati edhe
vërejtje
dhe lëshime, këto zgjedhje morën vlerësime pozitive si nga
vëzhguesit
e brendshëm, ashtu edhe nga ata të jashtëm. Procesi i
konsolidimit
të pushtetit lokal dhe i decentralizmit, me qëllim të
afrimit sa më
ta madh me qytetarin, mori një shtysë të rëndësishme para
pak
javësh, me zgjedhjet e mbajtura në Komunën e re të Parteshit. Në
zgjedhjet
e kësaj komune, të banuar me shumicë komuniteti serb, morën
pjesë
rreth 65 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kjo pjesëmarrje
kaq
e lartë është një tregues faktik se Republika e Kosovës po ec sigurt
drejt standardeve më të avancuara të shtrirjes së pushtetit lokal sa më
pranë qytetarëve.
Në rrafshin ndërkombëtar, Republika e Kosovës çdo
ditë e më shumë po e ndërton shtetësinë dhe po punon për thellimin e
marrëdhënieve
me institucionet, organizatat dhe aleatët e saj kudo në
botë. Deri
tani kemi njohjen nga 69 shtete dhe kemi ndërtuar një rrjet
diplomatik
solid, i cili po kryen punë të mirë për ndërtimin e imazhit
dhe
mbrojtjen e interesave të Kosovës nëpër botë.
Duhet të konstatoj
se edhe këtë vit, fatkeqësisht, Serbia po e vazhdon qasjen destruktive,
me qëllim që të parandalojë njohjen e mëtejme të Kosovës. Megjithatë,
ne
jemi të sigurt se ky proces sado që duket se ka pengesa, nuk mund të
parandalohet,
sepse liria dhe pavarësia e vendit tonë janë më të
fuqishme se
smira dhe urrejtja e kundërshtarëve, se procesi është
krejtësisht i
pakthyeshëm.
Ndër veprimet joracionale të Serbisë
ishte edhe
paraqitja e kërkesës për mendim këshillëdhënës të Gjykatës
Ndërkombëtare
të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Presidenti
ua kujtoi deputetëve edhe vizitat që ka zhvilluar gjatë këtyre
dymbëdhjetë
muajve në vende të ndryshme të botës me mision të forcimit

bashkëpunimit me miqtë që tashmë kanë njohur Kosovën dhe për të
vendosur
miqësi të reja me vende të tjera.
Ai përmendi edhe
Botërorin që
sapo ka përfunduar dhe shfaqi keqardhjen që Kosova nuk mund

ishte pjesëmarrëse e tij.”Kosova ka qenë gjithnjë përplot me
sportistë
shumë të shkathtë, të cilët kanë arritur rezultatet të
admirueshme
në arenën ndërkombëtare. Të tillë ka përplot edhe sot, por
atyre u
mohohet padrejtësisht e drejta për të konkurruar me të tjerët.

Afrikën e Jugut kombëtarja e Zvicrës pati tre përfaqësues nga Kosova,
shumë kombëtare të tjera në të gjithë Evropën kanë në përbërjet e tyre
lojtarë
të lindur në Kosovë. Por, fatkeqësisht, ata nuk mund të luajnë
me
fanellën e Kosovës, ngase atdheut të tyre të origjinës nuk i lejohet

jetë pjesë e këtyre garave.

Në shumë takime me liderë dhe
përfaqësues institucionesh
ndërkombëtare kam theksuar se nëse sporti
është ambasador i paqes dhe i
miqësisë mes popujve, nëse sporti
është urë lidhëse e miqësive të reja
në mes vendeve, vërtet është
shumë johumane që të rinjve të Kosovës t’u
mos u lejohet pjesëmarrja
në aktivitetet sportive të rangut
ndërkombëtar”, u shpreh
Presidenti Sejdiu para Kuvendit të Kosovës.

Ne
jemi të
inkurajuar që së bashku me fqinjët tanë po ndërtojmë raporte që
i
kontribuojnë shpejtimit të rrugës sonë të përbashkët drejt
integrimeve
euroatlantike, tha Sejdiu në adresimin vjetor para
ligjvënësve të
vendit. Shtetet e rajonit kanë dëshmuar përkrahjen e
tyre duke e
njohur pavarësinë e Kosovës në momentet më kritike dhe duke
vendosur
marrëdhënie diplomatike me shtetin tonë. Deri më tash, Kosova
ka
nënshkruar një numër të madh të marrëveshjeve bilaterale me shumë
shtete
në rajon dhe këto kanë ndërtuar bazën ligjore për ta konkretizuar

bashkëpunimin në shumë fusha.

Me fqinjët tanë të parë,
Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, ne
tashmë kemi ndërtuar
raporte të shkëlqyeshme, të cilat po zhvillohen në
mënyrë konkrete
çdo ditë e më shumë. Unë pata nderin që gjatë muajit
qershor të
këtij viti të jem nikoqir i Samitit të Tretë të liderëve të
rajonit,
i cili u mbajt në një ndër vendet me të bukura të Kosovës, në
Prevallë
të Prizrenit. Sikur edhe dy takimet e para, të mbajtura në
Vlorë
dhe në Ohër, edhe takimi i mbajtur në Prizren dëshmoi gatishmërinë

tonë të përbashkët që të gjejmë mënyra praktike për ta lehtësuar
lëvizjen
e lirë të qytetarëve si bazë e rëndësishme për proceset
integruese.
Në këto tri takime, unë kam përsëritur idenë që kam
paraqitur qysh
në fillim të vitit 2008, për një Mini-schengen ballkanik,
që do t’ua
lehtësonte lëvizjen e ndërsjellë qytetarëve të shteteve tona
dhe do
të nxiste edhe më shumë bashkëpunimin në aspektin ekonomik dhe

të gjitha fushat e tjera. Përveç me fqinjët e parë, Republika e
Kosovës
çdo ditë po i thellon marrëdhëniet e mira me shtetet e tjera të
rajonit,
tha ai duke përmendur vizitat dhe bashkëpunimin me Kroacinë,
Slloveninë,
Hungarinë, Bullgarinë, Turqinë dhe vendet e tjera.

Konstatoj
me kënaqësi se FSK-ja dita-ditës po rritet, profesionalizohet dhe
modernizohet,
vazhdoi Presidneti. Ajo po bëhet një institucion serioz
dhe i
besueshëm, reflektues dhe mbështetës për të gjithë qytetarët e
Kosovës.
FSK-ja shumë shpejt do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësi
shtesë.

takime me drejtuesit politikë e ushtarakë të NATO-s unë jo
një herë
kam kërkuar që pjesëtarët e FSK-së, qoftë edhe në mënyrë
simbolike,
të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë dhe besoj se kjo
ditë
nuk është e largët.

Duke folur për angazhimet rreth integrimeve
evropiane, presidenti
Sejdiu theksoi se

derisa të arrihet
liberalizimi i viziva me vendet e
BE-së, do të angazhohet që të
gjitha shtetet anëtare të ndihmojnë në
procesin e fascilitimit të
vizave me Kosovën, në mënyrë që sadopak të
lehtësohet lëvizja e lirë
e qytetarëve të Kosovës në këtë periudhë,
Bashkësia ndërkombëtare
dhe sidomos Bashkimi Evropian duhet të kërkojë
nga Serbia që ajo të
luajë një rol më konstruktiv në iniciativat për
bashkëpunim rajonal,
meqë, për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur deri më
sot. Ne besojmë
fuqishëm se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin
Evropian, siç
është edhe ajo e mbarë rajonit.

Një nga fushat e angazhimit tim
të përhershëm në këtë periudhë
kishte të bënte me funksionimin e
shtetit ligjor, sundimin e rendit,
sepse ligji nuk guxon të mbetet
detyrë vetëm e sistemit të drejtësisë.
Përkundrazi, është obligim i
secili qytetar dhe i secilit institucion të
Republikës të bëhet krah
i punës dhe i suksesit të domosdoshëm të këtij
sistemi. Të gjithë
miqtë ndërkombëtarë, të gjitha institucionet në të
cilat synojmë të
anëtarësohemi na thonë qartë se luftimi i krimit të
organizuar dhe i
korrupsionit është sot detyra kryesore që duhet të
bëjmë në Kosova.
Këtë të vërtetë nuk kemi pse ta fshehim, as ta
relativizojmë.
Dukuria aq e përfolur e korrupsionit duhet të hiqet
njëherë e
përgjithmonë nga fjalori i ditës dhe kjo nuk bëhet vetëm me
fjalë,
por me veprime konkrete, të cilat duhet t’i bëjnë institucionet
përkatëse,
prokuroritë dhe gjykatat.


Republika e Kosovës nuk guxon
të lejojë që të shihet nga të tjerët
si një vend transiti, aq më pak
si një vend i krimit të organizuar, i
shpërndarjes së narkotikëve, i
trafikut me njerëz apo i formave të tjera
që e njollosin imazhin e
saj. Prandaj, nevojitet veprim i pakompromis,
me qëllim që të gjitha
dukuritë që e dëmtojnë shtetin dhe prestigjin e
tij, të mposhten që
në zanafillë.


Vlerësoj se është bërë një veprim i duhur
në muajt e fundit kur unë
emërova gjyqtarët dhe prokurorët. Etapa e
parë dhe e dytë tashmë kanë
përfunduar me sukses, ndërsa pres që
etapa e tretë të realizohet në
tetor 2010.


Kam
tërhequr vërejtjen se për të mundësuar funksionimin më efikas të

gjyqësorit, duhet të miratohet sa më parë Ligji për Gjykatat, së bashku
me disa ligje të tjera qenësore për gjyqësorin, siç është edhe Ligji
për
Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Dua të përsëris se temë e
veçantë
sot është lufta kundër korrupsionit në institucione, e cila
mbetet
pengesë për proceset tona zhvillimore dhe integruese. Luftimi
i
korrupsionit nga organet e drejtësisë nuk bën të mbetet vetëm
slogan,
mirëpo duhet të vendosen mekanizmat që e luftojnë
korrupsionin në çdo
nivel. Lufta kundër korrupsionet është interes
nacional dhe ai duhet të
shndërrohet në një prioritet qenësor.

Sundimi
i ligjit kërkon një sistem efikas dhe një bashkëpunim të
pashkëputshëm
në mes prokurorisë, policisë dhe gjykatave, po edhe të
EULEX-it në
pjesën e vet të përgjegjësive. Prandaj, unë kam përkrahur të
gjitha
veprimet që krijojnë hapësira për bashkëpunim efikas dhe
kontribues
në mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, i
cili
është këtu me ftesën tonë për të na ndihmuar në procesin jetik të
sundimit
të ligjit në të gjithë vendin. Andaj, bashkërendimi i
përpjekjeve
nga të gjitha palët e interesit, si vendëse, ashtu edhe
ndërkombëtare,
si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjitha
institucioneve të
sundimit të ligjit: organeve të ndjekjes, prokurorisë
dhe
gjyqësorit, është i domosdoshëm.


E ripërsëris,
funksionimi i shtetit demokratik nënkupton pavarësinë e
plotë të
sistemit prokurorial dhe gjyqësor dhe moslejimin e asnjë lloj
ndërhyrjeje
politike në punët e tyre.


Presidenti tha se ekonomia
mbetet sfida kryesore e shtetit të ri të
Kosovës, sepse ajo është
parakusht për të gjitha zhvillimet e tjera në
vend. Përderisa bota
ka njohur krizën globale, këto vitet e fundit, ne
në mënyrë
konstante kemi pasur një rritje modeste të ekonomisë. Sipas
ekspertëve
të kësaj fushe, sivjet kjo rritje mund të jetë përafërsisht 4
për
qind. Ndonëse në aspektin statistikor ky duket një trend pozitiv,
kjo
rritje natyrisht që nuk është e mjaftueshme, kur dihet se në Kosovë
kemi
shkallë shumë të lartë të papunësisë dhe jemi ndër vendet më të
varfra
të Evropës.



Investimet e huaja të drejtpërdrejta, aq
të rëndësishme për
ekonominë e brishtë të vendit tonë, varen edhe
nga mënyra se si i
trajtojmë dhe si u qasemi ne vetë investitorëve
para hyrjes së tyre në
Kosovë, shtoi ai.


Në Kosovë
duhet të përmirësohet edhe qeverisja e korporatave, të
cilat, nga
ana e tyre, duhet të kenë parime të qëndrueshme të qeverisjes
duke
përfshirë kontrollin dhe përcaktimin e mjeteve me të cilat synojnë

të arrijnë caqet që ia vënë vetes, por edhe monitorimin dhe përdorimin
efikas
të burimeve të tyre.


Duhet të kemi më shumë vëmendje për
arsimin dhe kulturën. Arsimi
cilësor është çelësi kryesor për
realizimin e shumë reformave të
nevojshme për zhvillimin e vendit
tonë.



Në institucionet e Kosovës ende ka një mungesë
të theksuar të punës
kërkimore-shkencore. Pa institute të ngritura
kërkimore-shkencore, nuk
ka ndonjë vend që ka njohur zhvillim
dinamik ekonomik dhe human.



Fatkeqësisht, në
Republikën tonë ende ka të rinj, të cilët nuk e
përfundojnë arsimin
primar. Kjo duhet të na shqetësojë dhe të na
alarmojë të gjithëve.
Braktisja e shkollës nga nxënësit duhet të ndalet.

Presidenti
i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se ende veprojnë forca
krimi që
vazhdojnë ta pengojnë suksesin e Kosovës, duke nxitur e duke
krijuar
skena dhune e terrori në pjesë të caktuara të vendit, veçmas në
veri
të Mitrovicës. Ato janë drejtpërdrejt nën urdhrat e atyre që e
përgjakën
në mënyrë brutale Kosovën edhe në dekadën e fundit të
shekullit XX.
Para pak ditësh, pak kilometra nga ky Kuvend, ne i dëgjuam
thirrjet
“Vrasje shqiptarëve!”. Këto thirrje kobzeza, për fat të keq,
na i
rikujtojnë skenat e dikurshme të thirrjeve shoviniste antishqiptare

të grupeve ekstremiste të Sllobodan Millosheviqit, të cilat e çuan
rajonin
në lufta të përgjakshme, plagët e të cilave popujt e kësaj pjese

botës ende nuk po mund t’i shërojnë.

Ne kemi detyrim kushtetues
dhe ligjor ndaj qytetarëve të Kosovës për
t’u siguruar jetën në
paqe dhe të pacenuar nga banda të orkestruara.
Paqja jonë të mos i
mashtrojë këto grupe se mund të kthehen sërish me
arsenale krimi.


Ftoj
zyrtarët e Beogradit, edhe presidentin Tadiq, të distancohet
nga
grupet e tilla që nxiten dhe përkrahen për të shkaktuar tensione dhe
dhunë. Fryma e nxitjes doli në pah edhe pas incidentit të fundit në
Mitrovicë,
në të cilin pësoi një qytetar i komunitetit boshnjak, ndërsa
dhjetë
të tjerë, pjesëtarë të komunitetit serb, u plagosën. Po kështu,
edhe
sulmin ndaj deputetit të këtij kuvendi, z. Petar Miletiq, i cili
njëkohësisht
është kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Liberale
Serbe dhe
drejtues i Këshillit Konsultativ për Komunitete në kuadër të
Zyrës
së Presidentit, Beogradi zyrtar u përpoq ta paraqesë si “pasojë e
shpalljes
së njëanshme të pavarësisë së Kosovës” duke provuar ta gjuajë
gurin
dhe ta fshehë dorën.


Kërkoj, edhe nga këtu, që aktorët e
krimeve të tilla të gjenden dhe
të marrin dënim të merituar. Bandat e
krimit nuk duhet të lejohen të
vazhdojnë me shkaktimin e trazirave
dhe incidenteve që prore kanë pasoja
të rënda njerëzore dhe
ekonomike për Kosovën, rajonin dhe paqen në
tërësi.


Prandaj,
ritheksoj thirrjen tonë për bashkësinë ndërkombëtare, në
rend të
parë për Bashkimin Evropian, që Serbisë t’i thuhet shkurt dhe
hapur
se ajo nuk mund të synojë anëtarësimin në familjen evropiane pa
hequr
dorë nga politika e saj nacional-hegjemoniste, e cila solli pasoja

të tmerrshme për të gjithë popujt e rajonit, duke përfshirë edhe vetë
popullin
serb, prijësit e të cilit ende nuk po mund të distancohet nga
ajo
politikë.


Ne kemi dhënë aq shumë dëshmi dhe po japim ende
se jemi për paqe,
për bashkëpunim dhe normalizim marrëdhëniesh me
Serbinë. Por, edhe pse
ripërsëritja ka rrezik të shndërrohet në
refren, ne do të vazhdojmë të
mbajmë këtë kurs të kujdesit dhe të
retorikës së matur, edhe pse
gatishmërisë sonë për bashkëpunim pala
tjetër i përgjigjet përherë me
destruksion.


Njëkohësisht,
ritheksojmë se me Serbinë mund të bisedojmë kudo dhe
kurdo për të
gjithat temat që janë me interes për dy shtete sovrane dhe
fqinje,
por asnjëherë për çështjen e pavarësisë dhe të integritetit
territorial
të Republikës së Kosovës, sepse kjo çështje është përmbyllur

njëherë e përgjithmonë më 17 shkurt 2008.


Nga ky Kuvend,
ne ju themi sërish të gjithë atyre flasin për
ndryshime kufijsh dhe
shkëmbime territoresh në mes Kosovës dhe Serbisë,
se ne e
kundërshtojmë forcërisht çdo ide të tillë të pamatur, sepse
çmojmë
realitetet ekzistuese në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Pra,
secili
zot në shtëpi të vet, pasi që ne nuk kemi asnjë pëllëmbë tokë për

t’i falur askujt.


Idetë për lëvizje kufijsh janë
gjithmonë të rrezikshme, por ato janë
veçmas të rrezikshme në
rajonin tonë. Burizanët e këtyre ideve duhet ta
dinë se një
eksperiment i tillë do të hapte Kutinë e Pandorës për krejt

Ballkanin Perëndimor, sepse çështje të ngjashme mund të hapeshin lehtë

të gjitha vendet e kësaj hapësire.



Duke përfunduar
fjalën e tij para ligjvënësve të Kosovës, presidenti
Fatmir Sejdiu u
bëri thirrje të gjithëve, “juve që jeni në pushtet dhe
juve që jeni
në opozitë, juve që merreni aktivisht me politikë dhe juve
që nuk
keni ndonjë angazhim politik, moto të angazhimit tuaj ta keni
gjithmonë
interesin e qytetarit dhe të shtetit të Kosovës.


Ne jemi
kalimtarë, i përhershëm është vetëm interesi i qytetarit,
është
atdheu ynë”, përfundoi ai duke bekuar Republikën e Kosovës dhe
miqtë
e saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sportisti
Fillestar/e
Fillestar/e
Sportisti


Male
Numri i postimeve : 36
Age : 33
Vendi : prishtine
Registration date : 12/07/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyMon Jul 12, 2010 10:31 pm

Pa lidhje teme.

Sot ndegjova emisionin "Hajt Pak" E nje far trullani tha se:Tony Bleri per popullin Shqiptare eshte me i madh se Skenderbeu" ec e vazhdo te shkruash me tutje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyTue Jul 20, 2010 6:32 pm

Cito :
Pa lidhje teme.

Sot ndegjova emisionin "Hajt Pak" E nje far
trullani tha se:Tony Bleri per popullin Shqiptare eshte me i madh se
Skenderbeu" ec e vazhdo te shkruash me tutje.
Po presim te na sjellesh ti ndonje tem me lidhje !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 22, 2010 6:47 pm

Lajmi me i forte kunder serbis ishte sote.....Berisha: GJND-ja iu dha fund pazareve me tokat shqiptare
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një konferencë të
drejtpërdrejtë për media, menjëherë pas shpalljes së opinionit rreth
ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vlerësoi se vendimi i
sotëm i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është historik për të
ardhmen e shtetit të Kosovës.

Ai tha se pavarësia ishe e njohur nga bota e lirë në tërësinë e saj, por
ky vendim i GJND-së sipas tij mbetet vendim hyjnor për Kosovën dhe për
të gjithë shqiptarët.

“Analiza ishte e kristaltë, fitorja ishte bindëse. Ishte e tillë sepse e
drejta ishte në anën e shqiptareve. Madje ky vendim pritej edhe nga ato
vende qe nuk e njohur Kosovën, sepse shumica e tyre kishte respekt te
madh për vuajtjet dhe sakrificat që përjetuan shqiptarët e Kosovës për
një shekull”.

Kryeministri Berisha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe
aleatët evropian për kontributin që kanë dhënë që populli i Kosovës të
jetojë i lirë dhe i pavarur.

Berisha tha se Shqipëria deri tani ka bërë çdo përpjekje të mundshme për
të ndikuar në njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojë
lotimin, i cili sipas tij tani do të jetë më i lehtë, “sepse vendimi
GJND-së i ka dhënë mbështetjen më të fuqishme këtij procesi”.

Kryeministri Berisha tha se GJND-ja me vendimin që mori të enjten i dha
fund edhe kapitullit të pazareve territoriale të tokave shqiptarëve, e
në radhë të parë të Kosovës


Urime..urime..urime.............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 22, 2010 7:15 pm

ishte nje vendim teknik
qe ska te beje me rudiksionin juridik.
Kosova eshte shtet sipas rez 1244 multietnik pa komb dhe pa flamur kombetare ,pa ushtri dhe pa sovranitet.
me enklava serbe e coptueme e skakatueme
sipas marrveshjes se kumanoves
qdo kushe qe per5krahe kosoven multietnike sipas rez 1244 planit te Ahrtizarit ,plan antishqiptare me enklava serbe jane te qmendur
nuk ka komb kosovare po shqiptare ..
ata qe perkrahin kombin kosovare nuk shofin me large se hundes se vete.
Kosoven e presin edhe 100 qind probleme..
kete status pritet qe te njef edhe Rusia dhe Serbia se shpejti sepse ,nuk eshte shtet sovran po njofen vetem kufijte administrative ..
urime kosoven multietnike sipas rtez 1244 pa komb,dhe me enklava te pasrtra serbe.. multietnik
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 22, 2010 11:18 pm

Tamam si Jeremiqi je pergjigje ''vendim teknik''!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 22, 2010 11:19 pm

Washington, 22 korrik – sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton
përsëriti sot se Kosova është shtet i pavarur, territori i së cilës
është i pacenueshëm, dhe foti ato shtete që ende nuk e kanë bërë, ta
njohin Kosovën.

Clinton tha se mendimi i GJND-së “vendosmërisht përputhet” me qëndrimin
afatgjatë të SHBA-së se deklarata për pavarësinë e Kosovës është në
përputhje mew të drejtën ndërkombëtare.


“Ky është qëndrim që e kemi shprehur edhe në mbrojtjen gojore në dhjetor
të vitit të kaluar në GJND. Kosova është shtet i pavarur dhe territori i
saj është i pacenueshëm”, tha Clinton në komunikatën e lëshuar nga
ambasada amerikane në Beograd, që e transmeton FoNet.


Sipas fjalëve të saj, Serbia dhe Kosova janë miq dje partnerë të SHBA-së.


“Tashti është koha që të lihen mënjanë dallimet dhe të ecet para, të
punojnë në mënyrë konstruktive bashkë në zgjidhjen e problemeve praktike
dhe përmirësimin e jetës së popullit në Kosovë, Serbi dhe rajon”,
porositi Clinton.


Kjo është rruga drejt perspektivës së tyre evropiane, sqaroi sekretarja
Clinton dhe përshëndeti përpjekjet e Unionit Evropian për t’i ndihmuar
në realizimin e orientimeve evropiane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 22, 2010 11:20 pm

22 korrik – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq vlerësoi sot se vendimi i
GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është “i rëndë për
Serbinë”, por që vendi i tij do të vazhdojë që ekskluzivisht me mjete
politike të mbrojë integritetin e saj territorial.

"Është e qartë se gjykata nuk është përcaktuar për të drejtën në
shkëputje, por ka vendosur të trajtojë ekskluzivisht për përmbajtjen
teknike të deklaratës së pavarësisë. . Gjykata ka shmangur të japë
mendimin për çështjen thelbësore dhe ka vendosur që për të gjitha
implikimet politike të debatohet në organin më të lartë të KB-se”, u tha
tadiqi gazetarëve, transmeton “Blic”.


Tadiqi ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme të gjitha organet
shtetërore do të analizojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të
Drejtësisë, kurse gjatë këtij vikendi emisarët e tij do të shpërndajnë
mesazhin personal të tij për shefat e 55 vendeve në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyFri Jul 23, 2010 10:44 am

fionaa,
Tamam si Jeremiqi je pergjigje ''vendim teknik''!
po tamman se ju jeni si serbia jetoni me lajka e mashtrime

po e verteta eshte se kosova eshte ,,shtet"sipas rez 1244
dhe marrveshjes se kumanoves kete e thote Nato Kfor
E enklavizume pa komb pa identitet kombetare
Titiste servile me gjak perzier e perkrahin kete statuse
per ate si jemi punet i kemi ,popull kosovare i krahasuar me magjup serb turq malazeze egjiptas ,multietnik
e ju knaqi sepse turpi ska kufi marrija servilizmi..
hesat Pasha ishte tradhtare servile i evropes
kjo politik antikombetare me disa njerez antikombetare jane bere me servile ndaj te huajve.
ky vendim eshte marre me qellim qe te vazhdojne bisedimet ne dem te popullit shqiptare ..qe te binden se jane kosovare dhe ja ,,jeni shtet" pa shtet pa sovranitet ,me enklava serbe.
keshtu populli heshte dhge fillon dialogu per status te ri ,coptim te tokave shqiptare
kosova ka nje status special qe e njef evropa bota ,po me vone edhe serbija rusija sepse nuk jena shtet sovran...
po te meqem jeni ju sidomos ju fionaaa..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sportisti
Fillestar/e
Fillestar/e
Sportisti


Male
Numri i postimeve : 36
Age : 33
Vendi : prishtine
Registration date : 12/07/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyFri Jul 23, 2010 2:07 pm

Lajmi i fundit: Sot ne Prishtine ka protesta per mbrojtjen e Ramushit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xhevati
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Xhevati


Male
Numri i postimeve : 93
Age : 59
Vendi : Drenice
Registration date : 14/05/2010

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyFri Jul 23, 2010 5:39 pm

Protesta per mbrojtje te hajnave banditeve
qe u pasunuan duke i vrare shqiptaret
me hajni
Protesta per Ramush Rugoven sepse udbashet e Rugoves i mbron ramush Rugova
ky bene politiken e Rugoves sepse Rugova e shpetoi nga haga dhe prap ne hage.
Kurre mos dalte sepse shume dem eshte ti ba popullit ,krejt at pasuni pa njeres me hajni
10 vjet per ramushin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptySat Jul 24, 2010 3:05 pm

Cito :
fionaa,
Tamam si Jeremiqi je pergjigje ''vendim teknik''!
po tamman se ju jeni si serbia jetoni me lajka e mashtrime

po e verteta eshte se kosova eshte ,,shtet"sipas rez 1244
dhe marrveshjes se kumanoves kete e thote Nato Kfor
E enklavizume pa komb pa identitet kombetare
Titiste servile me gjak perzier e perkrahin kete statuse
per ate si jemi punet i kemi ,popull kosovare i krahasuar me magjup serb turq malazeze egjiptas ,multietnik
e ju knaqi sepse turpi ska kufi marrija servilizmi..
hesat Pasha ishte tradhtare servile i evropes
kjo politik antikombetare me disa njerez antikombetare jane bere me servile ndaj te huajve.
ky
vendim eshte marre me qellim qe te vazhdojne bisedimet ne dem te
popullit shqiptare ..qe te binden se jane kosovare dhe ja ,,jeni shtet"
pa shtet pa sovranitet ,me enklava serbe.

keshtu populli heshte dhge fillon dialogu per status te ri ,coptim te tokave shqiptare
kosova ka nje status special qe e njef evropa bota ,po me vone edhe serbija rusija sepse nuk jena shtet sovran...
po te meqem jeni ju sidomos ju fionaaa..



avash avash se na trembe mo ha?
Sikur te ishte rezultat ne favore te serbis si do reagoje ti?jam kureshtar te di ? avash mo njeri se nuk shkojn ashtu gjerat si ne duam
. e sa per te meqme pa dyshim hehehe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyMon Jul 26, 2010 11:05 pm

shtet ,kosovare flamur multietnik rez 1244
enklava serbe mitrovica e coptume
haj medet haj popull kosovare nje komb i ri baraz me magjup hashkali turq e ashkali malazez e melez..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyTue Jul 27, 2010 10:42 pm

Rrug te coptume , pa uje pa rregull,
katastrofa neper zyre , komunale nuk kush qka dhe si punon , per nje dokument lipet nje histori dokumentesh e qe nuk kan vler as per hiq , rrena ne tv puna kurkund hiq ksaj i thuhet perparsi
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyWed Jul 28, 2010 10:15 am

trishtim o bashkom,ska jete as prespektive
keta Polkitikan jane bere pasuni per veti me drog e hajni
dhe shkaterrun kombin
te huajve nuk ja nin knaqen me keta servile
se edhe ata sna dojne hiq,po tallen me ne
pse mos mu tall ku kane pa se shqiptaret jane ne gjendje me heq kombin identitetin flamurin gjuhen kulturen e qka jo
futja nje status kataru,se budalles i pelqen qka tiu dhashe
keta jane ne gjendje edhe grat mi nda me ta...per interes..te huaj
kurre prespektive ska me pase ne kosove as shqiperi as ne maqedoni as ne presheve e bujanovce as ne mal te zi
se shqiptaret te zi ishin kane ,edhe mutit i thojne i mire...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 29, 2010 12:25 am

Ksaj i thon kur mazi del para peles .
Edhe kto ja kan ni zanin Politikes ja kan nis me u mar me ta pa pa lidhje se qe do te thot Politik.
(Zhaba e kish pas pa tu e math bullun , edhe ajo nisi me qu kamen me e math )edhe kto qashtu jan ka ja bajn ku jav nijn te huajve ata po vijn pi i mbushin kontot e tyre dhe po ikin prap , e po e vuan Popullata prap varfrin e skajshme .
(Po ne anene tjeter nuk asht varfri kur sejcila shtepi ka nga dy apo tri makina , telefona celular ka sa te duash , shitoret plot e per plot me mallra te serbis e shteteve tjera , kam mrri edhe perj kines te sjellin gjera te ndrishme ,per mendin timin kjo quhet varfi luksose , )ka me te vertet varfri po kush qan hallin per ta ,fundi fundit vet jan fajtor pse ja u japin voten hajnave dhe dollavergjive qe ti sjellin ne pozita te larta .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 29, 2010 9:41 pm

OKB: Rezoluta e Serbise per Kosoven e papranueshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyThu Jul 29, 2010 11:05 pm

Po rrëshet si thiu(derri) në akull kadal dale .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyFri Jul 30, 2010 10:25 pm

krejt jane te pranueshme o drin
po keto jane lojra te evropes dhe te huaja
sepse behen me qellim me kete popull budall e politikan tradhtare
te gjithe e njofin planin antishqiptare te Ahrtisarit dhe rez 1244
kjo behet me qellim me mashtrue popullin..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptySun Aug 01, 2010 2:40 pm

Aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane

Duhet të jeni shtet, për të pasur perspektivë evropiane. Duhet të jeni shtet i njohur nga BE-ja dhe institucionet e saj. Aktualisht, BE-ja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe aktualisht Kosova nuk ka perspektivë evropiane. Kështu ka thënë Gerald Knaus, drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Ai thotë se edhe pse opinioni i GJND-së, globalisht është parë si fitore për Kosovën, “në anën tjetër, kur është fjala për Evropën, që në disa mënyra është sfida më e rëndësishme për Kosovën, vendimi i GJND-së nuk ka ndryshuar asgjë deri më tash”, pasi që “Kosova ende nuk ka mundësi që të ketë çfarëdo marrëdhënieje zyrtare kontraktuale me Bashkimin Evropian.
“Meqë ky është një parakusht për anëtarësim në një të ardhme në BE, kjo sigurisht se është zhgënjyese. Mbetet shumë e paqartë, se kur, nëse jo tash, pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, do ta rishikojnë politikën e tyre”, thotë Knaus, duke shtuar se “sa i përket BE-së, vendimi i GJND-së mund t’ia vështirësojë jetën Serbisë, por jo domosdoshmërisht duke e ndihmuar Kosovën... të paktën jo deri më tash”.
Ai e ka qartësuar se “edhe pse politikanët evropianë flasin për perspektivën evropiane të rajonit, nuk ka perspektivë evropiane për Kosovën, derisa nuk njihet nga 27 vendet anëtare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyMon Aug 09, 2010 10:25 pm

Rusia ndalon eksportin e drithrave?



Kryeminsitri rus, Vladimir Putin,
deklaroi se të korrat në Rusi këtë vit do të jenë 10 milionë tonë më pak
sesa vitin që kaloi. Shkak për këtë janë bërë zjarret e shumta dhe i
nxehti i paparë në 1 000 vjet që shoqërohet me thatësira të theksuara.


Kjo e ka detyruar qeverinë ruse të
marrë vendimin që duke filluar nga 15 gushti të ndërpresë eksportin e
drithrave, veprim i cili është pasur nga rritja e çmimit në tregun
global të miellit.

Rusia është prodhuesja e tretë e drithërave në
botë. Përveç prodhimit të dobët Rusia gjatë këtij viti humbi 10 milionë
hektarë tokë si pasojë e zjarreve.

Si mendoni?Do jen ne gjendje populli ti perballoj ngritjen e qmimit te bukues?kur kemi parasyshe papunsin qe mbretron ne vendin ton ku vetem 45 % e popullates jan te punsuar?Sa do arri qmimi i bukes deri ne vitin e ardheshme, kur nga sot 35% eshte ngrite qmimi?Do jet ne gjenje populli ti perballoj kesaj krizes?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kaqurrelja
Fillestar/e
Fillestar/e
kaqurrelja


Female
Numri i postimeve : 60
Age : 37
Vendi : deutschland
Registration date : 11/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyFri Aug 13, 2010 9:13 pm

Qfarë veprohet pa drejtpeshim korret me pasoja.Kosova ka vend të begatshëm për të fituar bukën:E keqja se këtë begati fshatarët e KS po e përbuzin duke lënë tokat dhe drejtuar qyteteve ku bukën e gojës e fitojnë duke u bërë bartës karrocash.Nesër nuk do kemi drithëra as miell,ata do ti kthehen tokës,por ajo do të humbas efektin e vet nga se nga një tokë e lënë djerrë me vite nuk pritet prodhim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptySat Aug 14, 2010 8:20 pm

Thaqi flet per kontrabandistet e si duket ka harru se qe ma sa mijra her te njejen kang ,fjal fjal dhe vetem fjal sepse ne veri nuk guxon te ja prish qetsin Tadiqit dhe pa lejen e tij ky as do te ndermarr diqka por mashtron popullaten apo ishte vetem per te verifiku se mos vall po jav prish kush timin e duhanit .
Qe 10 vite flitet dhe as gje nuk behet si i thuhet ksaj pune ?


Kontrabandistët dhe kriminelët i kanë ditët e numëruara, sepse edhe në këtë pjesë të territorit të Kosovës do të vihet rendi dhe ligji”, ka thënë Thaçi.
Ai gjatë kësaj vizite, ishte në shoqëri të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, dhe ministrit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza dhe kryetarit të Mitrovicës, Avni Kastrati.
Gjatë inspektimit të punimeve në renovimin e shtëpive në këtë lagje Thaçi u ka premtuar banorëve se brenda vitit do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe u ka garantuar atyre siguri. Ai ka diskutuar me kryetarin e Mitrovicës për një projekt të ri të qeverisë për ndërtimin edhe të rreth 200 shtëpive të tjera në veri për kthimin e banore të veriut në shtëpitë e tyre, projekt ky i cili do të kushtojë 5 milion euro. Ai ka thënë se këtë projekt do ta prezantoj në qeveri. Thaçi gjithashtu ka falënderuar banorët për gatishmërinë e tyre për bashkëpunim me zyrën e qeverisë të hapur në veri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptySun Aug 15, 2010 10:28 am

krejt keto premtime o bashkom i kemi qe 20 vjet.
fjale te kota .
kombi na u nderrue flamuri historia kultura e ne flasim jo keshtu jo ashtu.
Nuk dije se sa me keq mundet me qen per ne vetem edhe serbe me na thene ska met tjeter .
Nuk po dije se pse po lavderohen disa ,perqka,per kosovarizem e per flamur multietnik e per kosove multietnike
perpara i kane thene bashkim vllaznim e tashe i thojne multietnik
ali hoxha hoxh alia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina EmptyTue Aug 17, 2010 5:53 pm

he ,dikuj po i doket mire me kete status ...!!!!!
Mu pas kan naj popull tjeter moti i kishte perzane keta politikane qe naj nderruan qka ka shqiptare ne emer te ,,demokracise" tradhtise.
keta qe perbuzin amanetin dhe gjakun e deshmoreve duke aluduar se uck paska luftue per Planin e Ahrtizarit dhe kosoves multietnike ,püer popullin kosovare e qka jo shqiptare.
per flamurin multietnik etj.
Po te ngriten deshmoret ne kembe prap do ja krisnin luftes kunder serbit dhe kunder ketyre ,,shokeve te tyre qe i tradhtuan per karrig e pushtet pa shtet .
Qe jane pasunue per nje dite ne emer te luftes qe paskan bere per interesa personale.
Gjaku i deshmoreve i mbulofte keta manipulues qe shfrytezuan luften per interesa personale ,per pushtet pa shtet.
Kurre dite skane me pa as sjane tuj pa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 26Shko tek faqja : 1, 2, 3 ... 13 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: