Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina

Shko poshtë 
+23
mujota
arberia
Politikani
hekrem
rrimtaf
Medalim
shqipdon
tosybell
fatbardhi
Xili
Kostandin
miradie
Prof Xhavit Dalloshi
Atdhetari
xhema
kaqurrelja
Driniiiii
detektivi
BashKom
Xhevati
xhiti
Sportisti
......
27 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 14 ... 26  Next
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Aug 21, 2010 12:03 am

Bajram Rexhepi
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, i ka quajtur keqinterpretim deklaratat e tij në të përditshmen serbe "Danas", se Kosova është e gatshme për reagim të armatosur në rast se serbët e veriut vendosin që t′i bashkohen Serbisë apo të shpallin pavarësinë e kësaj pjese të Kosovës.

"Qeveria e Kosovës është e gatshme që të marrë vendim për ndërhyrje të armatosur në rast se serbët e veriut vendosin që t′i bashkohen Serbisë apo të shpallin pavarësinë e kësaj pjese të Kosovës", shkruante e përditshmja serbe "Dana




Fillon mobilizimin se do filloj prap lufta si duket phaaaaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyMon Aug 23, 2010 8:18 pm

o moj fionaa
a hala su msove me rrena te ketyre politikaneve servile .
sa keshtu sa ashtu thojne .
Si grate e keqija jane bere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyTue Aug 24, 2010 12:35 am

Hajde mashalla dikush thumit dikush patkoit , sa thon kshtu sa ashtu i ndrroj komentet si dikush qerap kjo tregon zgjuarsin a tyre , mjer Populli ne dor te kujt ka mbet .mu si grat e kqija si thot xhiti ,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyTue Aug 24, 2010 12:10 pm

rrena rrena rrena ,rrena rrena te felliqura si qifut......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Aug 25, 2010 10:20 pm

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 5 milionë eurove për investime në pjesën veriore të Mitrovicës, përderisa ka shprehur zotimin për vënien e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit dhe për vënien para drejtësisë të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.

Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë në mbledhjen e rregullt të Qeverisë se dokumenti i Ahtisarit mbetet bazë për integrimin e pjesës veriore, formimin e komunës së re dhe mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pjesë.

“Është shumë me rëndësi që Qeveria e Kosovës të vazhdojë të investojë edhe në atë pjesë të Republikës së Kosovës, prandaj do të kemi edhe ide kreative shtesë që do të krijojnë rrethana lehtësuese në kuptimin e integrimit, duke pasur parasysh luftimin e krimit, kontrabandës dhe arrestimin e njerëzve që e kanë shkelë ligjin. E kam thënë edhe më herët dhe e theksoj prapë se ata njerëz i kanë ditët e numëruara, kushdo që janë, shqiptarë apo serbë, dhe duhet të mendojmë për jetë më të mirë për gjithë qytetarët në atë pjesë. Andaj në kuadër të angazhimeve propozoj nxjerrjen e një vendimi për zotimin e 5 milionë eurove për investime në atë pjesë në emër të Qeverisë së Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati ka thënë me këtë rast se nga studimet që janë bërë në këtë pjesë, është ardhur në përfundimit se janë të nevojshme 5 milionë euro për zhvillimin socio-ekonomik të veriut të Kosovës.

“Me këtë edhe njëherë Qeveria e Kosovës dhe gjithë shoqëria e Kosovës po tregojnë një gatishmëri që t’i kontribuojnë jo vetëm funksionalizimit të jetës, por kjo është alternativë jo vetëm e integrimit të asaj pjese, por edhe për ngritjen e kualitetit të jetës dhe të një perspektive të përbashkët”, ka thënë ai.

Ferati ka theksuar se që tani janë evidentuar projektet me vlerë prej 600 mijë euro të cilat do të implementohen së shpejti, ndërkaq shuma tjetër do të implementohet sipas projekteve që do të paraqiten.

Ndryshe kryeministri Thaçi 5 milionët për veriun e Mitrovicës i ka premtuar kohë më parë gjatë një vizite të bërë në lagjen “Kroi i Vitakut”. Sipas zyrtarëve komunal, faza e re për rindërtimin e shtëpive në pjesën veriore do të nisë gjatë vjeshtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Aug 25, 2010 10:27 pm

Prishtinë, 24 gusht - EULEX-i ka pranuar përgjegjësitë, me disa kushte, për lirimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj nga paraburgimi i Gjykatës së Hagës. Përveç për Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit, misioni i Bashkimit Evropian ka garantuar edhe për lirimin e ish-bashkëluftëtarit të tij, Lahi Brahimaj.
Sipas gazetës serbe “Politika”, që e transmeton Telegrafi, EULEX-i e ka marrë përgjegjësinë për lirimin e tyre deri në rifillimin e gjykimit të pjesshëm të caktuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi. Sipas kësaj gazete, EULEX-i ka pranuar që Haradinaj të lirohet përkohësisht, me kusht që gjatë kësaj periudhe të mos largohet nga Prishtina (vendbanimi) ose Gllogjani (vendlindja), si dhe të njoftojë këtë mision 24 orë përpara kur lëviz nga njëri vend në tjetrin.

“Gjatë lirimit me kusht, Haradinaj nuk ka të drejtë të merr ndonjë post qeverisje në Kosovë, nuk ka të drejtë të merr pjesë në aktivitete publike dhe as të bëjë deklarata publike, por mund të vazhdoj aktivitetin e tij partiak”, citon një komunikatë të EULEX-it kjo e përditshme serbe.

Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës vendosi muajin e kaluar për rigjykim të pjesshëm të Haradinajt, edhe pse ai ishte shpallur i pafajshëm nga kjo gjykatë për të gjitha pikat që e ngarkonin atë si ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit. Vendimi për rigjykim të pjesshëm të Haradinajt është vlerësuar nga shumë analistë si përpjekje për balancim të situatës, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.

Ditë më parë mediet, duke u thirrur në burime anonime, kanë njoftuar se ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj do të lirohet të mërkurën nga paraburgimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Aug 25, 2010 10:31 pm

he !!! mir kan vepru sa te japin hapsir Ramushit qe ti bej te deshmojn pro ti , se perndryshe immmmmmmm????.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyFri Aug 27, 2010 11:07 pm

spo kuptoje lojen e hages ,apo me qellim pi qojne pi kerdisin kunder interesave shqiptare dhe pi leshojne.
Haa Po !!!!!!!?????????
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Aug 28, 2010 1:49 pm


Kshyrne qeni ish Polici i serbise piku nga qielli ne politik.
Qka thote !
Ne kohen e Milloshit polici me i ndershem.. e tashe..aaa ha a ha...kushe po na udhehqeq po mendojne se te gjithe shqiptaret hajne bari .
Jo nuk te shiten rrenat o kosovare servile serbe.
Po nje dite te gjithe do te mbetni si mbet Ali Shukria e Rrahman Morina pushteti seshte per gjithmone ,do vjen nje dite qe ne histori do te quheni tradhtare te kombit ju me kliken tende komuniste -servile ..
Ky qen Kosovari hala lehe me rrenat e tija serbe se identiteti kombetare eshte i rendesishem .
A keta vete hiqen qka ka shqiptare .
Ky Kosobvare shka......apo...Rom a ashkali a turk a malazez aaaa...!!!!??????..


Kuçi: Identiti kombëtar i rëndësishëm
28.08.2010, ora 11:46


PrishtinaQeveria e Republikës së Kosovës ka për qëllim gjithmonë integrimin e saj në fushat e ndryshme botërore globale dhe ato evropiane, por paraprakisht dhe gjithmonë duke forcuar identitetin kombëtar si një traditë e veçantë jo vetëm për ne brenda përbrenda shqiptarëve, por edhe duke treguar një traditë të mirë identitet të fortë edhe përballë kombeve të tjera të lira- ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi.
Këto komente ai i bëri në hapjen e Konferencës shkencore ndërkombëtare “Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare”, i organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës dhe Qendra e Studimeve Albanologjike të Tiranës. Kjo konferencë ndërkombëtare mbahet nën përkujdesjen dhe mbështetjen e kryeministrit Hashim Thaçi.

Më tutje, Kuqi tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka krijuar një mundësi që të bëjmë një forcim të identitetit tonë kombëtar dhe jo e kundërta.

“Dhe në këtë drejtim pa dilemë studiues të nderuar ju e keni një rol të veçantë në këto gjurmime, në këto trajtime që do të jenë padyshim bazament i fortë edhe i vendimmarrjes politike tek ne, besojmë edhe në Shqipëri por edhe diku tjetër”, theksoi zëvendëskryeministri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySun Aug 29, 2010 4:07 pm

KUSHË JANË ZNC, GNK dhe GNS?‏
Publikuar më 29 gusht, 2010 në orën 05:32 ( Para 9 orë e 32 minutave ) KUSHTRIM JANINA | Opinion |


VALLJA E DREÇIT E SAHANLËPIRËSVE TË BRUKSELIT E TË BEOGRADIT

„... gjakun ujë ma bëjnë gjithmonë

sahanlëpirësit e kombit ton,

sa herë të jemi në prag të lirisë

e kthejnë ujin në mulli të Serbisë...“

E fillova këtë shkrim timin me vargun e një rapsodi popullore, sepse as kush më mirë se vet populli nuk i emëron plagët e veta.

Nuk e bëra këtë pse më ka pushtua “romantizmi nacional” i Sinan Hasanit, por se na ka pushtua realiteti nacional që po e jetojmë. Mbi frymëmarrjen e këtij vendi po rëndon sërish me tërë peshën e rraste të varrit, soji i Sinan N. Hasanit e Ali Shukri – Shaliqit, Xhavit Nimanit, Fadil Hoxhës, Mahmut Bakallit e Veli Deve - Çakallit, soji i autodidaktit Xhevdet Hamzait, e hamazajve tjerë të stafit aktual politik. Mbi vargmalet e alpeve shqiptare dhe mbi fushat e dhunuara me beton e me çelik po hidhet vallja e djallit! Krah për krah me titistët e moçëm dhe bijtë e bijat e tyre në valle kanë hyjë edhe ahtisaristët e ri të hunit e të konopit.

Kjo quhet tani vallja e përpunuar e sahanlëpirëseve të Brukselit e të Beogradit. Shtoje këtu edhe numrin mizor të sahanlëpirëseve të Podgoricës, të Shkupit e dhe Athinës. Pas tyre në lëkurën e qengjit në formë të gëzofit të baba dimrit të BE, shkon me thesin në shpinë me dhurata për sahanlëpirësit e korruptuar duke ju dhanë atyre nga një koce për ta lëpirë, derisa thesin e mbush me paratë e vjedhura të këtij populli dhe ikë si hija e pa kapshme vdekjes.

Lufta shekullore për lirën e shqiptarëve nga okupatorët sllav ka mundur të përfundoi me 1999 përgjithmonë. Por Brukseli nuk e la te përfundoi kjo lufte mes Shqiptarëve dhe Serbeve sepse kjo do të përfundonte edhe praninë e Brukselit në vendin ton. Ujkut i duhet mjegulla! Prandaj Brukseli, duke e lanë të hapur luftën mes shqiptarëve e sllavëve po e arsyeton sundimin e vet kolonial në vendin tonë.


Çka bëri Brukseli prej se e filloi sundimin e vet mbi trohet shqiptare nga 1999? I dërgoi ushtritë e veta në Ballkan dhe ato i dislokoi vetëm në hapësirën etnike shqiptare dhe i çarmatosi ushtritë shqiptare nga Presheva e deri ne Sarandë dhe po e shkatërron armatimin e shqiptarëve sistematikisht. Natyrisht që kjo të duket se është vepër e vet shqiptarëve, ata këte e bënë me pëlqimin formal të Salih Berishve, Ibrahim Rugovëve, dhe të Kryeministrave, Ministrave të Mbrojtjes e Komandantëve të ushtrive shqiptare edhe në Tiranë, në Shkupe, në Prishtinë dhen në Preshevë.


Brukseli nuk e çarmatosi as një ushtar serb, maqedon e malazez, nuk e shkatërroi armatimin serb, maqedon e malazez dhe nuk e dërgoi as një ushtar apo policë te vetin në Malin e Zi, në Serbi e Maqedoni. Nuk i futi këto vende që ishin shkaktare të luftërave e të gjenocidit nën administrimin ndërkombëtar as nuk i shpërbëri institucionet e tyre që kishin bërë krime. Përkundrazi. Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia, u armatosën e u mbështetën nga Brukseli ku hapur e ku fshehur, barabar me Moskën. Bile edhe ndaj kriminelit malazez-serb Sllobodan Millosehviq u ndërpre gjykimi nga gjykata e Hagës dhe kështu Serbia, Mali i zi e Maqedonia u liruan nga përgjegjësia për krimet e gjenocidit të bëra ndaj Shqiptarëve, ndaj Boshnjakëve, ndaj Kroatëve dhe ndaj Sllovenëve, nën komandën e ti.

Tani së fundi pas deklaratës të ZNC, ku thuhet se se: “… ZCN-ja do t’ishte e kënaqur që realizimi i tërësishëm i pakos të Ahtisarit të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë”, pas deklaratës të KFOR-it, ku thuhet se: “KFOR-i përmbahet rezolutës së OKB 1244” me të cilën njihet sovraniteti kolonial i Serbisë mbi Kosovën, pas deklaratës të EULEX-it, ku thuhet se: “EULEX-i ka status neutral ndaj pavarësisë të Kosovës”, që do t՗ thotë se misioni i BE në Kosovë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe pas deklaratës të GNK ku thuhet se: “Lidhur me problemin e veriut, Grupi Ndërkombëtar i Krizave propozon tri zgjidhje të përfytyrueshme: Plani i Ahtisaarit, autonomia më e zgjeruar dhe shkëmbimi i territoreve”.

GNK është një grup ekspertësh për nxitjen e krizave me metoda e strategji shoveniste. Karakteristikë e veprimeve të GNK është se ky grup del publikisht me deklarata të veta vetëm atëherë kur ato që thotë ky grup, të jenë akti i kryer në bisedimet e fshehta ku thuren tradhtitë e mëdha.


Duhet pas parasysh se po afrohen zgjedhjet, prandaj GNK thotë edhe se: “Dështimi për të negociuar në muajt e ardhshëm, mund ta ngrijë konfliktin për disa vjet, meqë palët po hyjnë në cikle elektorale, gjatë së cilave ka gjasa që të përdoret konflikti për të mobilizuar mendimet nacionaliste dhe për t’ju shmangur kritikave për korrupsionin e brendshëm dhe për dështimet e qeverisë”. Prandaj duhet pritur që hajnat e “koza nostra”-ve në Prishtinë dhe Beograd përsëri të ngjeshin maskat “patriotike” për ti fituar votat , së paku të atyre që nuk e bojkotojnë këtë teatër formal. BE i duhet ky akt formal, sepse përmes këtyre qarqeve mafioze mundet të vazhdon sundimin e vet kolonial në Ballkan.


Çka duhet bërë për tu mbrojtur nga nata polare shekullore e flamurit të errët me shumë yej të Perandorisë Globaliste të hajnave të BE, që kanë deklarua se në Kosovë kanë me qëndrua 1 vit më shumë se Perandoria Osmane?


Shqiptarët duhet ti kthehen Gjergj Kastriotit dhe të marrin energjinë që ai e kishte ndaj Poretës të Lartë të Stambollit dhe me te të mbrohen nga Porta e Lartë e Brukselit. Shqiptarët duhet ti kthehen Adem Demaçit, Adem Jasharit e Adem Shehut dhe të marrin energjinë që ata kishin kundër Portës të Lartë e Beogradit e Moskës. Shqiptarët duhet ti mbështetën mërgimtarëve shqiptar të SHBA sepse ata me patriotizmin e vet të pa shoq i sollën angloamerikatët në krahun e Shqipërisë dhe ia ndalën turrin Beogradit, Brukselit dhe Moskës. Shqiptarët duhet të merren edhe me sahanlëpirësit e titizmi dhe ahitsarizmit, sepse ose duhet zhduk këtë kancer, ose ky kancer do ta zhduk kombin.


Se a shkon një shoqëri përpara apo përmbrapa, vendos raporti i forcave mes forcave progresive dhe forcave reaksionare. Nëse si shoqëri nuk mobilizohemi për tu mbrojtur nga forcat reaksionare, ato do të qëndrojnë në pushtet aq gjatë sa munden. Për 12 vite me Kosovën po qeveris një grusht njerëzish që në rotacion, si në kohën e Titos, kalojnë nga funksioni në funksion duke u pasurua si ushejzat me gjak nga kurrizi i këtij populli të varfër e të mjerë.


Ata janë pjesëtarët e Grupit për Negociata me Serbinë (GNS), të lidhur ngusht me fije mafioze me ZNC dhe GNK e Brukselit!

Kushtrim Janina

Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyMon Aug 30, 2010 12:07 am

ZCN-JA DHE BE-JA ANTISHQIPTARE
Publikuar më 27 gusht, 2010 në orën 04:42 ( Para 2 ditë e 18 orëve ) Tafil Duraku | Opinion |


Për deklaratën antishqiptare të ZCN-së dhe BE-së, mësuam nga një shkrim i qëlluar i z. Besnik Prishtina, në Albaniapress. Dhe, këtu, është koha e fundit të thuhet se Brukseli, sundimin e vet fashist, antinjerëzor dhe antishqiptar, në emër të demokracisë dhe në emër të gjoja Evropës së bashkuar, e ka shtrirë në Kosovën e trepushtuar shqiptare, madje, pa asnjë pengesë, mbështetur në idetë fashiste e gjakatare të Serbisë pushtuese dhe të Akademisë së saj të Shkencave dhe të Arteve, si dhe në elaboratet famëkeqe antishqiptare të Ilia Garashaninit, Vasa Çubriloviçit, Dobrica Çosiçit, etj.
S’do mend se deklarata e ZCN-së dhe e BE-së, se “… ZCN-ja do t’ishte e kënaqur që realizimi i tërësishëm i pakos të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë”, jo vetëm që është jonjerëzore dhe johumane, luftënxitëse e luftëmbështetëse, ajo, në esencën e saj, është edhe armiqësore e antishqiptare.

Pyetja që duhet ta shtrojmë këtu, është: Kush u paraprinë atyre deklaratave tejcinike të “demokracisë” evropiane dhe cili është qëllimi final i tyre?... Ndërsa, për mjetet e “informimit” në Kosovë, nuk duhet të flasim fare, sepse, ato, edhe para, edhe gjatë, e, edhe pas luftës së UÇK-së, e kanë treguar “fytyrën” e tyre të vërtetë “patriotike” e “kombëtare”, në stilin e tyre, tashmë, të njohur “patriotikisht” e “kombëtarisht”. Pra, gazetat e ish-regjimit dhe të regjimit të “ri”, motikohë, kanë dëshmuar se janë më antishqiptare se të gjitha gazetat e armiqve të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ndërsa, një udhë shqiptare, do të thoshim, pa dyshim, po e mbajnë dhe po e ruajnë “Albaniapress”, “Radio Kosova e Lirë” dhe rrallë ndonjë tjetër krah tyre.

Të gjitha punët e pamira në kurriz të shqiptarëve të Kosovës i dëshmuan bindshëm aksioni ndërkombëtar UNMIK-ian i mbledhjes së armëve të UÇK-së dhe burgosja e luftëtarëve të saj, pas përfundimit të luftës, si dhe vrasja e demonstruesve shqiptarë, nëpër demonstrata paqësore, kudo në Kosovë. Politika antishqiptare e Titollkut pati një udhëzues, ku, trojet e pushtuara shqiptare i copëtoi edhe në tre republika tjera jashtë Kosovës, në atë të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi.

E, sot, dymbëdhjetë vjetë pas luftës së UÇK-së, në Kosovën e trepushtuar shqiptare, është koha të thuhet se shqiptarët janë më të dëmtuarit, e më të përndjekur edhe se në kohën e pushtimit serbo-jugosllav të tyre, ndërsa, mbi ligjet janë vetëm ndërkombëtarët dhe “shqiptaro”-titistët e rafinuar. Këtë mëse miri e dëshmon aksioni i UNMIK-ut për mbledhjen e armëve të UÇK-së dhe burgosja e luftëtarëve të saj, përzënia e shqiptarëve nga puna, mbyllja dhe falja e fabrikave e matrapazëve “shqiptaro”-titistë dhe këlyshëve të tyre, e të tjera pisllëqe evrondërkombëtare.

Pra, në Kosovën e trepushtuar, qe dymbëdhjetë vjetë, hiç pa pushim, zbatohen politikat antishqiptare të Beogradit, gjë që e dëshmon bindshëm edhe emërimi i shumë zyrtarëve “shqiptarë” në poste të larta “shtetërore” dhe funksione të tjera “shoqërore”… Të gjitha këto të pamira, shihen dukshëm, po zbatohen në kurriz të shqiptarëve, e, po i tumirin evrondërkombëtarët, duke ndërruar emra e destinime.

Prandaj, është koha që të gjithë organizmat ndërkombëtar, në Kosovën e trepushtuar serbo-evrondëkombëtarisht, ta kuptojnë se pa u zgjidhur drejt çështja shqiptare, nuk ka zgjidhje të drejtë njerëzore e humane për çështjen në fjalë, sepse, lufta dhe betimi i UÇK-së duhet të çohen deri në vendin e Nderit të tyre. Dhe, këtë duhet ta kuptojnë e ta dinë edhe ZCN-ja dhe BE-ja, e, edhe organizmat e OKB-së në Kosovë dhe duhet të angazhohen maksimalisht e fuqishëm për zgjedhjen e Çështjes shqiptare në Mesdhe dhe duhet ta kuptojnë njëherë e mirë, përfundimisht, se pa zgjidhjen drejtë të saj, kurrë nuk do të ketë qetësi Evropa dhelpër, me politikat e saj ndëshkuese në kurriz të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI.

Pra, është koha e fundit që t’i tregohet edhe ZCN-së, e, edhe BE-së e OKB-së së antishqiptarit Ahtisari, se, pavarësisht dëshirës së patundur të “shqiptaro”-titistëve&Co, për ta zgjatur sundimin e Serbo-Jugosllavisë dhe sistemin më antishqiptar “demokratik” evrondërkombëtar, në trojet e pushtuara shqiptare, se, ai, ka përfunduar përgjithmonë. Atë kthim ZCN-ja dhe BE-ja, do të mund të bëjnë dhe ta realizojnë, vetëm atëherë kur të zhduken nga faqja e Tokës shqiptarët dhe emri fisnik i të fundit të tyre.

Bashkësia ndërkombëtare dhe ZCN-ja duhet ta kuptojnë dhe ta dinë se nëse duan të jenë miq të pushtetarëve mizorë “shqiptaro”-titistë, nuk janë miq të shqiptarëve dhe të Shqipërisë – SHQIPËRI!...



Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 01, 2010 1:21 am

Thaçi: Nuk pranojme asnjë rezolutë serbe


Hashim Thaci
Asnjë rezolutë e cila konteston pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe sovranitetin e saj të plotë, pa marrë parasysh modifikimet që mund ti bëhen, nuk është e pranueshme për Kosovën, kanë thënë presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi gjatë një takimi me ambasadorët e SHBA-ve në NATO dhe BE Ivo Dalder
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 01, 2010 5:16 pm

A pi beson lajmeve a....
Pas shpine tjeter e para mediumeve thojne tjeter sen.
Kosova eshte shitur e coptume e enklavizume ka marre funde .
keto jane vetem lojna me mashtrue popullin siq kane mashtrue qe 20 vjet.
Kosova ,,republik" nen serbi pa sovranitet multietnik me enklava e coptueme e shkaterrueme ,pa komb pa flamur pa sovranitet pa ushtri.
Multietnik bashkim vllaznim ,kosovare etj etj...veq rrene vetin fleni...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 08, 2010 12:56 am

Vritet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 7 shtator 2010 (23.10)

Është vrarë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në “Kodrën e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës, Hakif Mehmeti, i njohur me emrin Kika. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.40, ndërkohë që ai është transferuar në spitalin që ndodhet në veri, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Shkaqet e vrasjes nuk dihen, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili për Kosovapress tha se është në pyetje një vrasje me armë zjarri, ku viktima është një shqiptar i lagjes “Kodra e Minatorëve”.
“Njësitë rajonale të Policisë së Kosovës janë duke mbledhur informacionet fillestare rreth rastit, ndërkohë që kryesit dhe motivi i këtij akti kriminal janë për momentin të panjohur”, ka thënë Hoti.
http://www.rtv21.tv/home1/index.php?section=news&cmd=details&newsid=8823
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 08, 2010 10:30 am

Vendimin e gjnd Politikanet tone e quan ne hane edhe pse ky vendim nuk permend sovranitetin po vetem pavaresine ..
E shume politikane nuk jane ne gjendje te dallojne pavaresine dhe sovranitetin..
Tashe u arrit marreveshja serbi Be qe be nuk njef sovranitetin e kosoves..
Qka na rrejne tashe keta politikane qe kane pranue qe kosova te jete Republik nen serbi kete edhe kafshet e malit e dijne...
Po ja qe ka kafshe edhe njerez qe se kuptojne kete mashtrim.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 08, 2010 11:56 am

popooo..ka fitue te trashet e sules ...haahaaaa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyWed Sep 08, 2010 3:09 pm

Serbet shtet ne shtet dy shtete ne Kosove.
Ata Strukturat e veta ne tonat.
Ata me kombesi dhe flamur te vetin e identitet kombetare .
Ne pa flamure dhe pa kombesi pa identitet kombetare.
Ma s,mrami ja rrasi Be Politikaneve tone .
jane bere te ndegjueshem se jane me kushte ne politik pershkak krimeve hajnise dhe shume veprave kriminale Pozit e opozit..
ja rrasen vetevetes dhe popullit te vete me tradhti...
POpulli ende po i voton dhe perkrahe sepse eshte popull gjumash..Kure tju del gjumi veq e kane henger....

Blic: BE ofron negociata për status special të Veriut të Kosovës
08.09.2010, ora 12:55


MitrovicaKur Beogradi e Prishtina, pas dekadës së armiqësive, përfundimisht të ulen rreth tavolinës që me ndihmën e BE-së të merren vesh për bashkëpunimin, Serbia nuk do të ulet si palë e mundur, por do të ketë mbështetjen e Brukselit e të Washingtonit, shkruan sot “Blic”.

“Askush nuk dëshiron që Serbia të mbetet e mundur dhe jostabile. Ne e kemi të qartë se autoriteteve në Serbi duhet t’u japim diçka me të cilën do të mund të dalin para votuesve të vet, si me një fitore”, thotë gazeta e Beogradit, duke cituar burime të afërta me kabinetin e Catherine Ashton.

Autoriteteve të Beogradit, shton “Blic”, Brukseli i ofron dialog mbi statusin special mbi Veriun e Kosovës dhe enklavave në jug, si dhe integrime të përshpejtuara evropiane, kurse mbledhja e mbrëmshme e presidentit Tadiq dhe e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, i ka afruar të dy palët drejt marrëveshjes.

Me këtë marrëveshje, episodi i konfliktit me 22 vendet e BE-së dhe SHBA-së, që po vazhdon qysh kur u parashtrua rezoluta serbe para Asamblesë së Përgjithshme të KB, me siguri do të përfundojë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyThu Sep 09, 2010 8:43 pm

Tradhti ,mashtrim , mos ju besoni rrenave te komunisteve dhe hajnave..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 113
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 8:23 pm

Arrestohet polici i dyfishtë Lubisha Vujinovic

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Lubisha Vujinovic njëherësh edhe punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë është arrestuar si i dyshuar në lidhje me vrasjen e Hakif Mehmetit në veri të Mitrovicës.
Zyrtar policor në Mitrovicë kanë deklaruar se te i dyshuari është gjetur kartela e MUP-it të Serbisë dhe kartela identifikuese, që e dëshmojnë veprimtarinë e tij të dyfishtë.


Raportohet se hetimet për vrasjen kanë orientuar në zbulimin e veprimtarisë ilegale të policit serb të Kosovës.

Ndryshe, Vujinovic mbante një klub të bilardos në këtë lagje dhe ka pasur raporte të mira me Hakif Mehmetin, ndërsa para se të ndodhte vrasja, viktima kishte qëndruar në lokalin e policit të dyfishtë dhe ky i fundit e kishte dërguar atë në spital.

Zyrtarët policor deklarojnë se Vujinovic ishte kontaktuar nga policia për shkak se ka qenë ndër personat e fundit që kanë kontaktuar me Mehmetin, para se ai të vritej. Ai është ndaluar nga policia për të nisur procedurat fillimisht disiplinore, e më pas edhe penale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptyFri Sep 10, 2010 10:51 pm

e leshojne pas dy tri dite ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Sep 11, 2010 12:22 am

Bisedimi i filluar me Serbinë!!!
Publikuar më 10 shtator, 2010 në orën 14:45 ( Para 8 orë e 25 minutave ) Afrim Morina | Opinion |


Mbrëmë gjersa pritej që Organizata e Kombeve të Bashkuara të vente në shqyrtim rezolutën e përmirësuar të Serbisë, në RTK zhvillohej debati në mes pozitës, opozitës dhe disa analistëve të “pavarur”. Pozita mundohej të arsyetonte bëmat e saj dhe të thirrej në rezultatet e shtetësisë së Kosovës, ndërsa opozita si gjithnjë e sulmonte. Madje kishte nga ata të opozitës që kishin bërë thirrje kundër UÇK dhe favorizonin politikën “stabile” të një shteti më “stabil” në Evropë, kishin mbështetur ndër të parët për të hyrë në bisedime me Serbinë në çdo kërkesë të sajën, madje edhe filluan të bisedonin në Vjenë edhe pa bekimin e opozitës (tash pozita)


Parashikimet e “skeptikëve” po bëhen realitet

Nuk e kam ndërmend të ndalem rreth debatit se si zhvillohej dhe si përfundoi, por më tërhoqi vëmendjen një mendim i Kryetarit të Parlamentit z. Jaku Krasniqi, kur tha se “disa skeptik” nuk po i shohin rezultatet e arritura që nga Rambujeja e deri sot, po mundohen të mbjellin pakënaqësi. Ndonëse unë jam njëri nga ata “skeptikët” që nga Rambujeja e këtej nuk kam tumirë asnjë vendim Qeveritar, pa marrë parasysh se kush ishte në “pushtet”, sepse në pushte ka qenë UNMIK dhe sot EULEX, vendosa që edhe kësaj here të jep mendimin tim publikisht, se kanë filluar apo jo bisedimet me Serbinë.

Dështimi dhe avancimi politik i diplomacisë serbe

“Skeptikët” me të drejtë ishin kundër marrëveshjes së Rambujes dhe aty ndodhi fati në fatkeqësi, sepse ta kishte nënshkruar Serbia atë akt, me siguri ne do t’i kishin edhe sot politikën, policinë dhe ushtrinë e Saj këtu. Mentorët e saj (lexo- Rusia me kompani) i sugjeruan të mos nënshkruante marrëveshjen dhe ky ishte gabimi i diplomacisë Serbe.
Më vonë duke e parë këtë gabim të pafalshëm Serbia u kthjell dhe filloi të hedh hapa të matur politik. Filloi me Marrëveshjen e Kumanovës, ku shqiptarët arriti t’i përjashtojë nga loja. Hapi i dytë ishte nxjerrja e Rezolutës 1244, pastaj Pakoja e Ahtisarit dhe tash së fundi Rezoluta në OKB.

“Skeptikët” janë në ballë të proceseve për bashkim kombëtar

Për të gjitha këto bëma të politikës serbe, të pa kundërshtuara nga politikëbërësit shqiptar, “skeptikët” paralajmëronin fundin e çdo veprimi dhe gjithnjë konstatonin se kjo nuk është politik kombëtare, jepnin sugjerime si të dilet nga kjo krizë, por më tepër kishte ndikim politika jo shqipfolëse, pa marrë parasysh se nga kush vinte dhe nga analistët oborrtar, të cilët vështirë e kanë të shkëputën nga politika e dikurshme në shërbim të të huajve.
Këta “skeptik” me veprën e tyre jetësore kishin dëshmuar se janë për çështjen e bashkimit kombëtar dhe do të jenë deri në fund të jetës që çështja shqiptare të kapët drejte, të analizohet drejtë, të trajtohet drejtë, të zgjidhet drejtë, që gjeneratat e ardhshme më të mos vuajnë, të mos burgosen, të mos vriten dhe të mos jenë të përbuzur siç ishin dikur dhe sot këta “skeptik”.

Ndryshimi i Rezolutës serbe, jep për të kuptuar vënien e koordinatave bashkëbiseduese

Gjatë debatit u theksua ndër tjerash, janë apo jo qeveritarët në bisedime me Serbinë. Nga pozita u tha preras, se nuk janë në bisedime, por se bashkëbisedimi është i domosdoshëm.
Unë mendoj se bashkëbisedimi ka filluar dhe këtë e dëshmojë me fakte, në bazë të njohurive politike dhe njohjes së diplomacisë fluturuese, e cila të shumtën e herëve jep rezultate më të mëdha se sa kur ulën në tavolinë të bisedime dy palët. Gjithë këto përpjekje të Bashkimit Evropian, në relacionin Beograd- Prishtinë, për t’ia mbushur mendjen Serbisë të ndryshojnë rezolutën e fundit të ofruar në OKB, nuk kanë mbetur edhe pa premtime serbët për rezultatet që do të arrihen. Serbët duke e ditur mendimin e GJND dhe vendosmërisë së shteteve më të fuqishme ekonomike e ushtarake që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kanë përdorur taktikën “të kërkohet shumë për të nxjerr të dëshiruarën”. Ata kanë qenë të vetëdijshëm, se kthim prapa nuk ka, parandej edhe kanë pranuar kompromisin, të cilin sinjal e kishin nga Kushneri dhe Fejth (për të cilët kam shkruar më herët) që të ketë autonomi për Veriun dhe Jugun e Kosovës, të ketë minishtete serbe nën juridiksionin kishtar (tipi Vatikanit), ose kantonizim të tipit Zviceran.
Diplomatët e kësaj politike fluturuese nga perëndimi janë pajtuar për këto kompromise me Serbin dhe në çdo takim me pushtetarët në Kosovë e kanë dhënë këtë lajm për “zbutjen” e politikës serbe për kufijtë e jashtëm, mirëpo, ne shqiptarët duhet të pajtohemi për këto veprime përbrenda territorit tonë dhe të mos i lëmë të koritur këta burrështetas që u munduan për ne.
Kjo nënkupton fillimin e bashkëbisedimeve me Serbin, vënien e koordinatave të bashkëbisedimit dhe arritjen e suksesit në bashkëbisedim.

Ua tërheqin vërejtjen “skeptikët”!

“Skeptikët” ua tërheqin vërejtjen, që mjaftë luajtët me dinjitetin e kombit, mjaftë e copëtuat atë, mjaftë i përbuzët luftëtarët e lirisë, prandaj mos hyni në këto lojëra të fëlliqa për të bërë edhe ndarje tjera përbrenda këtij territori të gjakosur e turpëruar në skajshmëri. Merrni guximin pushtetar, intelektual e kombëtar, për të zhbërë Pakon e Ahtisarit, të nxjerrët Kushtetuta përmes votës së qytetarëve, me të gjitha të drejtat qytetare, por për asnjë pakicë kombëtare që të trajtohet si shtet formuese, të trajtohet kisha ortodokse me favoritet të cilat nuk i ka as përbrenda Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë e Greqisë, por që të gjitha fetë të trajtohen njësojë, siç trajtohen edhe në Shtetet e Perëndimit. Në këtë Kushtetutë të parashihet edhe e drejta e bashkimit përmes referendumit gjithëkombëtar, mbështetur në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë.
Mos e mbillni të keqën, e cila do të na dërgojë deri te lufta, në të cilën do të përfshihen edhe fëmijët e Juaj, deshët apo nuk deshët, sepse ajo do të jetë e fundit për të qenë të bashkuar, pasi Ju nuk keni lënë e nuk po leni shteg dalje përmes forcës së argumenteve, të cilat i kemi pasur dhe i kemi në dorë, vetëm për hir të kolltukëve dhe miqësisë!


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Prof Xhavit Dalloshi
Fillestar/e
Fillestar/e
Prof Xhavit Dalloshi


Male
Numri i postimeve : 47
Age : 64
Vendi : Gjermani
Registration date : 27/11/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Sep 11, 2010 9:50 am

OKB Vendosi per Rezoluten Serbe qe Kosova te jete e ,,Pamvarur“ po sipas Rez:1244 !!!

Shkruan:
Prof.Xhavit Dalloshi Anetare i -CDU-Gjermani

Pas vendimit te -GJND -,Politikanet tone qe me deshire e quajne veten Kosovare dhe heqen dore nga Identiteti i tyre Shqiptare .
Vendimin e- GJND - e shpallen ne favore te tyre duke aluduar se krejte ,,punet u kryen“.
E pshtjellen e bene mjegull para popullit te hutuar apo te narkozuar nga keta Politkan qe po dijne te luajne lojen mire me kete Popull te lodhur e te rraskapitur.
Vendimi i -GJND -ishte vetem nje PLUs , po - GJND -nuk te bene shtetin ,shteti behet nga Politikane te menqur ,te diejshem e te Guximshem!
QE ne momentet me te veshtira dijne te dalin nga situata te paparashikueshme , e momentalishte ne trojet shqiptare nuk kemi nje Politikane te tille.
Edhe vendimi i -GJND - ishte nje vendim qe njef ,,Pavaresine e Kosoves „ po sipas Rez :1244.
Sepse thote qe shpallja e pavaresise se Kosoves eshte bere sipas Rez: 1244.
Dhe nuk shkelen parimet e te drejtes nderkombetare,dhe nuk eshte ne kundershtim me Rez:1244.
Kete vendim te –GJND“ me se shumti po e interpretojne disa analiste te dyshur si bashkepunetore te ish Rezhimit te Millosheviqit apo kishin nje te kaluar te dyshymte.
Mediat Elektronike dhe ato te shkruara , si disa TV me shume hapesire po ju japin ketyre njerezve se sa atdhetareve te njemende Shqiptare.
Eshte qudi se vete Politikanet Kosovare kure Serbia parashtroi kerkesen ne- GJND-
thane se qfaredo vendimi i -GJND -per Kosoven eshte vendim Formal , keshillues , dhe nuk eshte vendim OBligues per palet.
PO pas vendimit te –GJND- keta Politikane harruan se qka paten thene dhe kete vendim e shpallen ne favore te tyre dhe si sukses te tyre duke aluduar se ja qfare pune ,,te mrekullueshme po bejne“!
Duke aluduar ne ,,fitoren e tyre“ duke interpretuar vendimin me euforizem te tepruar dhe sipas deshirave te tyre pa hy ne thelb te asaj se qka u tha ne –GJND- detalishte.
Mua me duket se ishte edhe nje marreveshje e m,shefte ne mes paleve qe ky vendim te del me shume pozitiv per Kosovaret !
Keshtu qe popullin do te shtine ne nje gjume edhe me te rende se qe eshte duke menduar ne rrenat dhe mashtrimet e Politiakeneve shume Servile qe jane ndaj te huajve dhe lojrat e Evropjaneve qe dijne ti luajne gjithmone ne deme te shqiptareve me ndihmen e disa ,,Shqiptareve te shitur“.
Pas paraqitjes se rezolutes Serbe te perpiluar me ndihmen e Miqeve te tyre Evropjan…
KU u bene disa ndryshime kozmetike ,qe prap te trullosin popullin me narkoze te re…!!!
Ne -OKB . kjo Rezolute u aprovua me aklamacion duke u perkrahe Rezoluta Serbe sipas Rez: 1244 qe njef Kosoven nen Sovranitetin Serbe.
Per kete u pajtuan te gjitha shtetet njeherit edhe Amerika.
Shume deputet dhe Politikane po perziejne dallimin ne mes te paveresise dhe Sovranitetit ..
SE Kosova nuk eshte Shtet i „Pa mvarur dhe Sovran“ e konfirmojne edhe Eulex,UNMIK ,Nato ,KFORI..
Te cilet haptas thojne se kufijte e Kosoves jane Kufije Administrative,dhe njofin Rez 1244 dhe marreveshjen e Kumanoves qe Politikanet tone i bishtojne dhe fare se permendin kete marreveshje.
Pra ne mbledhjen e- OKB- POlitikaneve tone i dualen rrenat per Fushe …..
Te gjithe u pajtuan se duhet te kete Dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise qe te gjejne nje zgjidhje te perbashket per Statusin e Kosoves edhe pse kete se permendin haptas qe mos te kete reagime nga Populli Gjumash…..
Politikanet te ashtequajtur,, Kosovare“ thojne se dote kete vetem dialog per qeshtje teknike qe seshte e vertet,sepse ka vetem dialog Politik e jo teknik..
Keshtu na thane edhe per bisedimet ne Wien.
Nje gje eshte e kjarte se Kosova eshte e ,,pamvarur“ sipas Planit te Ahrtizarit dhe Rez: 1244,
dhe 6 pikeshit te Ban Kimunit (apo Banit)…KU serbet do te kene Enklavat e tyre ne jug te Kosoves dhe per veriun do te kete nje status Special..
PO se shpejti do tju shtohet edhe Plani Famekeq Antishqiptare I Ahrtizarit edhe plani Plus .
Kosoven pe bejne pershesh ku serbeve ju kane garantuar Decentralizimin (apo me shkurt Enklava ne baza Etnike). Ku ne te ardhmen prap do te kemi probleme si ne te kaluaren.
PO nje gje dihet ,se Kosova eshte e ,,Pamvarur“ me nje lloje vetqeverisje multietnike po pa Sovranitet as Ushtri te veten !
Duhet te dalim nga kjo ,,narkoze” qe na ka kaplua ,perndryshe do te behet vone!
Thojne nje fjale popullore se rrena i ka kembet e shkurtura…

Gjermani. 10.09.2010



Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Sep 11, 2010 12:26 pm

xh dalloshi -more shok profesor mir e ke por narkozat neve nuk na lshojn me dekada
e pom duket kur te na del gjumi veq na morri lumi!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 64
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Sep 11, 2010 10:03 pm

Profesor te lumte se ke parashikime te hatashme.
PO njerez si ju i vyjne shqiptarise po ja qe kesi njerez si ju nuk i dojne sepse ju nuk jeni mashe e atyrte te mashtrojne dhe vjedhin popullin apo te ndegjueshem qka te thojne hajnat te bejshe ..
PO ja qet marrinat tradhtianat per fushe...
Te lumte aty qka ke shkrue eshte e vertet ..
Normal qe ne njeri si ti nje Intelektual me vizione te kjarta me miq qe ke ne Politiken Gjermane i dine gjerat me mire se shume ,,Kosovare " qe e quajne veten..
Sepse ju ishi ai qe arrite te ngritni luften e ,,UCK" ne qender te vemendjes Gjermane..
E meritat e tua po i kullotin ata qe shajshin UCK...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 59
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 EmptySat Sep 11, 2010 11:55 pm

Çfarë do të thotë rezoluta e re konkretisht për Kosovën?

Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Prof. Dr Ulrich Karpen nga Universiteti i HamburgutIntervistë me Prof. Dr Ulrich Karpen nga Universiteti i Hamburgut, specialist për çështjet konstituitive dhe të drejtën ndërkombëtare mbi interpretimin nga specialistët të tekstit të rezolutës së fundit për Kosovën.

Deutsche Welle: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara aprovoi dje një rezolutë të re për Kosovën. Ju keni në dorë tekstin e kësaj rezolute. Si e interpretoni atë?      

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Siç pritej Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njohu vendimin e marrë nga Gjykata Ndërkombëtare. Përveç kësaj Asambleja e Përgjithshme është pro propozimit të Serbisë dhe të pjesës më të madhe të vendeve të BE-së dhe më e rëndësishmja është që e gjitha nuk ka të bëjë me aktin ligjor të njohjes, por me fillimin e një dialogu midis Bashkimit Evropian, Serbisë dhe Kosovës për të sjellë paqen në këtë rajon të vështirë. Fillimi i bisedimeve për bashkëpunimin miqësor është ajo, çka i duhet në radhë të parë BE-së, Kosovës dhe Serbisë.

Deutsche Welle: Por kjo është pjesa politike, nuk ka të bëjë me çështjen e kufijve dhe të statusit, apo jo?

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Ka të bëjë si jo, pjesa politike është si gjithnjë shumë e rëndësishme, tregon për të ardhmen dhe pengon lindjen e tensioneve dhe aksionet jomiqësore midis shqiptarëve dhe serbëve. Pjesa juridike është e rëndësishme, kjo është pika e parë. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare thotë që shpallja a pavarësisë nga Kosova nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Në rastin e Kosovës kemi të bëjmë me një shkëputje nga Serbia, një pjesë e territorit të shtetit serb u bë e pavarur dhe shpalli pavarësinë. Sipas të drejtës ndërkombëtare humbja e një territori ndodh, kur forca e re shtetërore që është krijuar, i shkon punës deri në fund. Pra faktikja, siç thatë dhe ju, politikja është vendimtare. Një forcë e re shtetërore futet në jetë (si në rastin e Kosovës), thotë Gjykata dhe e drejta ndërkombëtare, nëse shteti i parë ka hequr dorë nga sovraniteti territorial, këtë Serbia nuk e ka bërë, ose nëse kushtet e sjellin që ripushtimi e territoreve të humbura të mos ketë më mundësi të ndodhë. Për këtë çështje vazhdojnë diskutimet. Ministri serb thotë se Serbia nuk do të heqë dorë.

Deutsche Welle: Do të thotë kjo se do përdoren dhe mjete të tjera? 

Prof. Dr. Ulrich Karpen: Jo. Atë që vendosi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, unë e interpretoj në këtë mënyrë: Serbia në të ardhmen nuk do të kryejë më aksione luftarake për rimarrjen e Kosovës.  Dhe këto janë kushtet, e para se është bërë shpallja e pavarësisë dhe e dyta kushtet janë të tilla që shteti që e ka humbur territorin, në këtë rast Serbia nuk ndërmerr aksione luftarake për rimarrjen e territoreve. Shumë e rëndësishme për njohjen juridike të Kosovës është njohja nga shtetet e tjera, kjo ndërkohë ka ndodhur dhe unë jam i sigurt se vendimi Asamblesë së Përgjithshme do të çojë në një valë të re njohjesh. Për këtë është i rëndësishëm vendimi, që u muar dje nga bashkësia e shteteve, nga Asambleja. Ky vendim nuk është vendim për njohjen e Kosovës nga bashkësia e shteteve, kjo nuk mund të thuhet, sepse Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është shprehur me shumë kujdes duke thënë se është dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, që thotë se shpallja e pavarësisë nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare. Për më tepër vendimi përqëndrohet tek bashkëpunimi miqësor. Unë e vlerësoj vendimin si të mençur, shumë të kujdesshëm e megjithatë në pikat më të rëndësishme për njohjen juridike me pohime shumë të qarta. Tani janë hapur dyert për një kooperim miqësor dhe është pranuar ligji i të drejtës ndërkombëtare, i cili thotë se e drejta ndërkombëtare bazohet në faktiken, në atë që është realizuar ndërkohë, në këtë rast ndarja e Kosovës. E thënë shkurt, një shtet, që është kthyer në të pavarur, nuk mund ta rimarrësh me shpatë, thotë e drejta ndërkombëtare. Natyrisht që mund të fillohet një luftë, kjo është e vërtetë, por ky në fakt nuk do të ishte instrument juridik për rimarrjen e shtetit, që është ndarë, që ka zbatuar sesecionin.  

Autor: Aida Cama
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina   Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lajmet e fundit nga Kosova -Prishtina
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 26Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3 ... 14 ... 26  Next
 Similar topics
-
» ÇFARË ËSHTË PRISHTINA PËR SHQIPËRINË ?
» Lajme nga Shqiperia
» Lajmet nga Rajoni
» Askush se kujtoi
» Prishtina kryeqyteti më i shtrenjtë në rajon

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: